• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PERSE E NDERMORI UDHETIMIN NE SHTATE VENDET BALLKANIKE NDIHMES SEKRETARJA NULAND

July 14, 2015 by dgreca

*Deklaratat për Shtyp të Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike Victoria Nuland/
*Statements by Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs Victoria Nuland/
Ndihmës Sekretarja Nuland: Faleminderit të gjithëve. Kjo është ndalesa e gjashtë në këtë tur ballkanik në shtatë vende që po bëj bashkë me skuadrën tonë me përfaqësues të agjencive të ndryshme të shërbimit. Ky është viti i dytë që e bëjmë këtë lloj udhëtimi. Është një mundësi për të qënë në kontakt me partnerët dhe aleatët tanë në mbarë rajonin. Kështu që është një mundësi për ne për të biseduar për çështje rajonale, për të folur për kontributin që vendet e Ballkanit bëjnë për paqen dhe sigurinë globale, por gjithashtu për të punuar së bashku mbi çështjet që SHBA kanë mbështetur për një kohë të gjatë në mbarë rajonin: çështjet e demokratizimit, ekonomisë dhe shtetit ligjor, dhe rrugën Euro-Atlantike për të gjitha vendet në rajon dhe mënyrën se si ato punojnë së bashku për këto çështje. 
Pra, patëm një pasdite mjaft të ngjeshur. Patëm një bisedë të gjatë me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm. Gjithashtu pata mundësinë të ulesha me Presidentin dhe pastaj shkova të takoja z. Basha, kryetarin e opozitës. Patëm gjithashtu një tryezë të rrumbullakët të jashtëzakonshme me një rang të gjerë organizatash joqeveritare nga një numër sektorësh, që punojnë për çështjet e demokracisë, çështjet e shtetit ligjor, të drejtat e komunitetit LGBT, çështjet e mjedisit. Dhe në të gjitha këto biseda, ne folëm për një rang të gjerë çështjesh që janë pjesë e Partneritetit Strategjik Shqipëri-Shtetet e Bashkuara që ne firmosëm vitin e kaluar. Ne folëm për sigurinë, për punën që bëjmë së bashku në NATO. Ne folëm për reformën në gjyqësor, shtetin ligjor, dekriminalizimin. Ne folëm për zgjedhjet e fundit që patët dhe procesin demokratik për ecjen përpara. Ne folëm për zhvilimet në rajon dhe me fqinjët tuaj. Dhe sigurisht ne kemi folur për çështjet ekonomike, rritjes, investimit dhe mundësive për energjinë. 
Mesazhi im ishte i njëjti në çdo takim me qeverinë, me opozitën, dhe me organizatat joqeveritare: Shtetet e Bashkuara për 20 vjet kanë investuar investuar dhe janë kujdesur për zhvillimin Euro-Atlantik të Shqipërisë. Ju keni bërë përparim të madh në 20 vite. Ne kemi qënë krenar që kemi qënë partnerët dhe aleatët tuaj në këtë proces, por nuk ka nevojë që unë t’u them se ka ende mbetet mjaft punë për t’u bërë dhe se ne do të qëndrojmë me ju ndërsa e bëni këtë, pavarësisht nëse është luftë kundër ekstremizmit, sigurimi që brezat e ardhshëm të përfitojnë nga një Shqipëri e pastër dhe demokratike, apo që të përmbushni aspiratat tuaja, jo vetëm për të qenë në NATO por edhe anëtarë të Bashkimit Europian. 
Dhe tani do të pranoj disa pyetje. 
TCH: Met Veliu, televizioni Top Channel. Populli shqiptar vlerëson çdo deklaratë të bërë nga ambasadori juaj në Tiranë në lidhje me pastrimin e sistemit të drejtësisë por të gjithë bëjnë pyetjen: kur ambasada do të publikojë emrat e të korruptuarve brenda sistemit të drejtësisë? Keni ndonjë plan për ta bërë këtë në të ardhmen? Faleminderit. 
N/S Nuland: Faleminderit për pyetjen. Në takimet si me qeverinë ashtu dhe me opozitën sot ne folëm gjerësisht për angazhimet që ju keni bërë, që qeveria dhe parlamenti kanë bërë, për një reformë gjyqësore domethënëse dhe serioze. Ajo çfarë ju ka gëzuar juve, ajo që ka gëzuar dhe ne javën e fundit, është se duket se tani ka një angazhim nga ana e qeverisë dhe nga ana e opozitës për të punuar së bashku për këtë dhe se është rënë dakord mbi strukturat për ta bërë këtë. Ka një arsye pse e keni parë ambasadorin tonë, Ambasadorin Lu, të flasë shumë hapur mbi nevojën për reformën në drejtësi dhe për nevojën për ta bërë atë në frymën e unitetit, në frymën e përkushtimit shumëpartiak. Kjo ndodh sepse të gjithë miqtë tuaj në Uashington, të gjithë miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara, besojnë se nëse nuk përballeni me këtë çështje komplekse dhe nëse nuk e bëni atë së bashku, të gjithë të interesuarit në Shqipëri, atëherë nuk do të jeni në gjendje ta ndërmerrni atë hapin tjetër demokratik. Dhe populli shqiptar ka pritur tepër gjatë për një drejtësi të pastër, të paanshme, për të pasur besim në gjykatat e tij. Prandaj nuk është çështja nëse Shtetet e Bashkuara do të përmendin emra; çështja është që kjo reformë të prodhojë një sistem më të mirë, më të pastër ku gjyqtarët dhe prokurorët japing llogari, për sjellje të paanshme. Mendojmë se është e mundur me një reformë të mirë, me ligje të mira, me vënie të provë të sistemit si duhet, por kjo është diçka që duhet ta bëni ju; nuk është diçka që duhet ta bëjmë ne. dëgjova angazhimin e fortë të të gjitha palëve sot. Do të vëzhgojmë cilindo për t’u siguruar që do t’i përmbushin këto angazhime. 
News24: Kemi dëgjuar shumë për dekriminalizimin. Çfarë do të bëjnë SHBA për t’u siguruar që politika shqiptare të pastrohet nga njerëzit me të kaluar kriminale?
N/S Nuland: Edhe kjo është një çështje për të cilën keni dëgjuar Ambasadorin Lu të flasë me forcë, për kriminalitetin në sistemin politik. Ai e bën këtë me mbështetjen e plotë të të gjithëve ne në Uashington. Sinqerisht, në një demokraci, populli, votuesit meritojmë më shumë se sa t’u paraqiten kandidatë me të shkuar kriminale. Dhe ne iu bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të këmbëngulin që partitë politike këtu t’u ofrojnë kandidatë të pastër, t’u ofrojnë njerëz që duan ta çojnë vendin përpara në vend që ta tërheqin prapa. Por përsëri, ajo që duam të shohim është legjislacion ose ndryshime kushtetuese që e bëjnë shumë shumë të vështirë për cilëndo parti që të paraqesë njerëz që ka kriminalitet në të shkuarën e vet ose që duan të merren me kriminalitet nga pozicione pushteti. Megjithatë, nuk duhet të prisni që drejtësia të bëhet nga jashtë; nuk duhet të doni që Shtetet e Bashkuara të gjykojnë këtë apo atë apo atë tjetrin. Duhet të doni një sistem që e bën të pamundur që kjo të ndodhë. Prandaj poi mbështesim reformat që do ta bënin një fushë të ndaluar për politikanët e pistë. Dhe duam të shohim të gjithë udhëheqësit e partive politike, pavarësisht nga krahët, që të bashkohen dhe të bëjnë ato lloj reformash sistemike legjislative që mbështet një sistem më të pastër. Përsëris, dëgjuam angazhime të mira si nga qeveria ashtu edhe nga opozita sot. Tani duhet të punojnë së bashku për ta bërë realitet. 
Edhe një gjë të fundit përpara se të largohemi për në stacionin e fundit të vizitës; doja të thoja që kemi pasur biseda shumë të mira, kudo në spektrin politik sot si dhe me përfaqësuesit e OJQ-ve, lidhur me nevojën për t’u përballur me ekstremizmin dhe punën që jeni duke bërë për t’i trajtuar këto çështje në Shqipëri dhe në rajon. E konsiderojmë vërtet që Shqipëria ka dalë si udhëheqëse rajonale në këtë luftë dhe e vlerësojmë vërtet shumë këtë si partnerë. Keni një traditë të pasur bashkëpunimi shumëetnik dhe respektimit të ndërsjellë mes feve dhe kjo dërgon një mesazh shumë të fortë për rajonin dhe për botën dhe ne ju përgëzojmë për punën që po bëni për t’i forcuar këto prirje këtu dhe për të dhënë një shembull të fortë për fqinjët tuaj. Është gjithmonë diçka e shkëlqyer të jem këtu, por për fat të keq më duhet të largohem për në Beograd. Ju falenderoj që erdhët këtu sot.
###
Statements by Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs Victoria Nuland
Assistant Secretary Nuland: Thank you everybody for joining us this evening. This the sixth stop on a seven country Balkan trip that I’m doing with our interagency team and this is the second year that we have done this trip. It is a chance to touch base with our partners and our allies around the region. So it’s an opportunity for us to talk about regional issues, to talk about the contribution that Balkan countries make to global peace and security but also to work together on the issues that the U.S. has long supported throughout the region: issues of democratization, economic and rule of law reform, and the Euro-Atlantic path of all of the countries of this region and the way they work together on these issues. 
So we had a very full afternoon today. We had a long session with the Prime Minister and the Foreign Minister. I also had a chance to sit with the President and then I went to see Mr. Basha, the leader of the opposition party. And then we had a terrific round table with a broad cross-section of non-governmental institutions working on democracy issues, working on rule of law issues, LGBT rights, environmental issues. And in all of these conversations we talked about a full range of issues that are part of the U.S. – Albania Strategic Partnership that we signed last year. We talked about security, the work we do together in NATO. We talked about judicial reform, rule of law, decriminalization. We talked about the recent elections that you had and the democratic process moving forward. We talked about developments in the region and with your neighbors. And we have of course talked about economic issues, growth, investment, energy opportunities. 
My message was the same in every meeting with government, with opposition, with the non-governmental organizations, with civil society: the United States for 20 years has invested and has cared about the democratic Euro-Atlantic development of Albania. You have made enormous progress in 20 years. We have been proud to be your partners and allies in this process, but I don’t have to tell you that there is considerable work still to do and we will stand with you as you do it. Whether it is fighting the challenge of extremism, whether it is ensuring that the future generation benefits from a clean, democratic Albania or whether it is meeting your aspirations, not only to be NATO members but also to be EU members.
And now I will take a couple of questions. 
Q: Met Veliu, Top Channel TV station. Albania’s people do appreciate every single declaration made by your ambassador in Tirana with regard to cleaning up the justice system, but everybody is asking this question: when will the U.S. Embassy in Albania mention the names of the corrupted people inside the justice system? Do you have any plans to do that in the future? Thank you.
A/S Nuland: Well, thank you for this question. In meetings with both the government and the opposition today we talked extensively about the commitment that you have made, that the government and the parliament have made, to significant and serious judicial reform. What you were pleased about, what we have been pleased about in the last week, is that there now appears to be a commitment on the part of the government and on the part of the opposition to work together on this and the structures are now agreed how they will do that. There is a reason why you have seen our ambassador, Ambassador Lu, speak out very publicly about the need for judicial reform and the need to do it in a spirit of unity, in a spirit of multi-party commitment. That is because all your friends in Washington, all of your friends in the United States, believe that unless you tackle this complex set of issues and you do it together, all interests in Albania together, you will not be able to take that next democratic step. And the people of Albania have waited too long for clean impartial justice, to be confident in their courts. So it is not a matter of the United States naming names; it is a matter of this reform producing a better, cleaner system where judges and prosecutors are held accountable for impartial conduct. We think that is possible with good reform, with good laws, with good stress tests, but that is for you to do, not for us to do. So, I heard strong commitment on all sides today. We will be watching everybody to make sure they fulfill those commitments. 
Q: News 24: We have heard a lot lately about incriminated politicians in Albania. What does the U.S. think about this and will the U.S. take measures against these politicians? Like for example not being able to travel to the U.S.?
A/S Nuland: Well, again this is an issue you have heard Ambassador Lu speak strongly about, about criminality in the political system. He does that with the full support of all of us in Washington. Frankly, in a democracy, the people of the country, the voters, deserve better than to be presented with candidates with criminal records. And we call on all Albanians to insist that the political parties here offer them clean candidates, offer them people who want to take the country forward rather than drag it backwards. But again, what we want to see is legislation or constitutional changes that make it very, very difficult for any parties to put forward people who have criminality in their past or who want to pursue criminality from positions of power. But you shouldn’t want justice to be made from the outside; you shouldn’t want the United States judging this one or that one or the other one. You should want a system that makes it impossible for this to happen. So this is why we are supporting the kind of reforms that would make this a no-go zone for dirty politicians. And we want to see all of the political leaders regardless of party join hands and make the kind of systemic legislative constitutional reforms that support a cleaner system. And, again, we heard good commitments from both the government and the opposition today. Now they need to work together to make it a reality. 
One last thing I just want to say before we get on the plane and go to our last stop is that we also had very good talks across the political spectrum today and with the NGO representatives about the need to tackle extremism and about the work that you are doing to address these issues in Albania and regionally. And we really do consider that Albania has stepped up as a regional leader in this fight and we very much appreciate that as partners. You have a rich tradition of multi-ethnic collaboration and cooperation and of mutual respect across religions and that sends a strong message to the region and to the world and we congratulate you for the work you are doing to strengthen those tendencies here and to set a strong example for your neighbors. It is always great to be here, but unfortunately I have to head for Belgrade now. Thank you for coming.
###

Filed Under: Featured Tagged With: 7 vende ballkanike, Ndihmes sekretarja, Nuland, turi

Shqiperi-Kosove-MARRËVESHJE PËR PËRGATITJEN E RINISË PËR NJË SHQIPËRI DHE KOSOVË EVROPIANE

July 14, 2015 by dgreca

MARRËVESHJE PËR PËRGATITJEN E RINISË PËR NJË SHQIPËRI DHE KOSOVË EVROPIANE

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 14 Korrik 2015-Kosova dhe Shqipëria u bënë sot me marrëveshje për Bashkëpunim në Fushën e Rinisë. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendin Klosi, dhe ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala nënshkruan në Prishtinë Marrëveshjen për Bashkëpunim në Fushën e Rinisë, me të cilën Shqipëria dhe Kosova harmonizojnë politikat në fushën e rinisë.
Sipas kësaj Marrëveshje, Kosova dhe Shqipëria do të ndërmarrin politika dhe programe të përbashkëta në mbështetje të frymës së bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të rinjve të dyja vendeve.
Ministri Blendi Klosi e vlerësoi këtë Marrëveshje si një hap tejet të rëndësishëm që ndihmon në përgatitjen e rinisë për një Shqipëri dhe Kosovë Evropiane.
Ministri Shala e vlerësoi Marrëveshjen si vazhdimësi të bashkëpunimit të frytshëm, që tashmë Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Kosovës ka me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. Ai po ashtu u shpreh se me marrëveshjen e sotshme edhe formalisht konkretizohen veprimet e përbashkëta për politikat e rinisë.
Pas nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit në fushën e kulturës, kjo marrëveshje u vlerësua se është një mundësi më shumë që Kosova dhe Shqipëria të përafrojnë politikat dhe programet, me aktivitete dhe veprime të përbashkëta në fusha të ndryshme, dhe në funksion të përgatitjes së dy vendeve për integrim në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja e nënshkruar sot ndërmjet ministrave Klosi e Shala parasheh hapa konkretë, nëpërmjet të cilave nxitet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e rinisë.
Ministri Klosi sot në Prishtinë zhvilloi takime edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, zv/kryeministrin e parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

PËRKUSHTIM I QEVERISË SË SHQIPËRISË PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT ME QEVERINË E KOSOVËS NË TË GJITHA FUSHAT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u bisedua për progresin e deritashëm dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e punësimit, mirëqenies sociale dhe rinisë.
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për të arriturat në Kosovë në të gjitha fushat, me theks të veçantë për reformat dhe prioritetet e Qeverisë që lidhen me zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, si dhe reformat në arsim e shëndetësi.
Kryeministri Mustafa theksoi se mirëqenia sociale, punësimi dhe rinia janë prioritete qendrore të programit qeveritar, duke e njoftuar për hapat konkretë që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në fushën e punësimit, aftësimit profesional, mirëqenies, përkrahjes së veçantë për rininë dhe gruan në fushën e punësimit.
Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë në proceset zhvillimore ekonomike e sociale, që lidhen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e mirëqenies dhe punësimit në të dyja shtetet.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Shqipërisë, Blendi Klosi, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës në të gjitha fushat, duke përfshirë aspektet prioritare që lidhen me punësimin, mirëqenien sociale e rininë.

KOSOVA DHE SHQIPËRIA DUHET TË HYJNË NË FAZËN E BASHKËPUNIMIT KONKRET EKONOMIK

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim ministrin e Mirëqenies sociale dhe rinisë së Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin. Në takim u diskutua për aspektet e mirëqenies sociale, tregun e punës, edukimin profesional të rinisë dhe çështjet tjera me interes të përbashkët.
Kryetari Veseli mirëpriti këtë vizitë duke vënë në pah gatishmërinë e legjislativit për bashkëpunim të gjithanshëm, në veçanti me Komisionin që mbulon fushën e mirëqenies sociale, punën dhe rininë. Veseli tha se raportet në mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të lëvizin përtej shprehjes verbale të dashurisë vëllazërore dhe të hyjnë në fazën e bashkëpunimit konkret ekonomik, duke hequr barrierat që po e pengojnë ende këtë bashkëpunim.
“Sot, axhenda ekonomike dhe mirëqenia sociale është prioritet jo vetëm i legjislativit por tërë institucioneve tona. Projektet konkrete në fushat e caktuara me interes të përbashkët mund të fillojnë menjëherë, jo vetëm për edukimin profesional, duke vënë në theks specifikat dhe komplementaritetin e këtij lloji të edukimit por edhe përvojat e mira me kurikula, punësimin e të rinjve nëpërmjet edukimit profesional. Rinia jonë duhet të jetë e aftësuar jo vetëm për tregun tonë të punës, por edhe për tregun global, ngase ajo përbën aset të rëndësishëm nacional”, theksoi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Ministri Klosi vuri në pah nevojën e të dyja vendeve për aktivitete të përbashkëta që i lëvizin iniciativat e deritanishme drejt konkretizimit të projekteve.
“Përvojat e mira që kanë sjell rezultate në vendet tona mund të jenë pikënisje e mirë për thellimin e bashkëpunimit, jo vetëm për edukimin profesional, tregun e punës dhe trajnimet profesionale, por edhe në trajtimin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore”, theksoi ministri Blendi Klosi.
Kryekuvendari Veseli dhe ministri Klosi u dakorduan që iniciativat konkrete të përbashkëta sa më parë të vihen në zbatim me qëllim të plotësimit të nevojave të qytetarëve në fushën e përkujdesjes sociale, përgatitjen e rinisë për tregun e punës dhe në pajtim me interesat e biznesit.

KOSOVA DHE SHQIPËRIA NUK KANË KURRFARË PENGESE NË BASHKËPUNIM
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ministrin e ri të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin.
Zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri Klosi kanë diskutuar për projektet e përbashkëta në shërbimet sociale, për tregun e punës dhe ofrimin e pakove komplementare në fusha me interes të ndërsjellë përbashkët. “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kurrfarë pengese në bashkëpunim, por këtë duhet ta thellojmë edhe më shumë në rrafshin praktik, sepse vullneti dhe gatishmëria nuk ka munguar asnjëherë”, ka thënë Thaçi.
Ministri Klosi theksoi se vendet tona kanë nevojë për axhenda të përbashkëta për skemat sociale. “Është e nevojshme që të praktikojmë shërbime dhe skema të njëjta aty ku mundemi, si për të moshuar, ashtu edhe për tregun e punës, duke u ofruar trajnime të interesuarve, në përputhje me nevojat e bizneseve”, ka thënë ministri Klosi.
Zëvendëskryeministri Thaçi i ka ofruar përkrahjen e tij ministrit Klosi për përgatitjen dhe zbatimin e çdo projekti me interes të përbashkët dhe ka shprehur gatishmërinë që të lehtësojë dhe përshpejtojë implementimin e tyre.

NDARJET JANË SHUMË TË PAKËTA, E ATO QË NA BASHKOJNË JANË SHUMË TË ARRIRA

Ndarjet janë shumë të pakëta, e ato që na bashkojnë janë shumë të arrira, tha ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, sot në Prishtinë, në vizitën e parë zyrtare si ministër i pyetur nga korrespondenti në Kosovë, Behlul Jashari, për të ardhmen e bashkëpunimeve, derisa fjalën shumë e ka përsëritur tre herë.
“I përkas një brezi të ri në politikën shqiptare e të Kosovës dhe mendoj që ndarjet janë shumë të pakëta, e ato që na bashkojnë janë shumë, shumë, shumë të arrira. Kemi fusha që ne duhet ta ndiejmë veten në politika të njëjta. Unë jam shumë dokard me të gjitha ato çfarë kemi folur në shumë takime sot”, u shpreh ministri Klosi.
Ne si politikë, vijoi ministri shqiptar, kemi shumë për të bërë për të arritur ritmin e qytetarëve, të cilët jetojnë një jetë të përbashkët.
“Nuk është më ngjarje kur marrim pjesë në aktivitete të përbashkëta kulturore. Nuk përbën më lajm kur shkojmë për pushime tek njëri-tjetri për arsye të ndryshme. Nuk përbën më lajm kur kalojmë kufirin. Prandaj, nuk do të përbëjë më lajm edhe kur të bëjmë takime të përbashkëta pune. Mbledhja e qeverive në mars mendoj do na gjejë me një sërë arritjesh në fushat e bashkëpunimit”, theksoi ministri Klosi.
“E thash që politika vazhdon të jetë mbrapa dëshirave të qytetarëve”, u shpreh ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Blendi Klosi, marreveshje, Shqiperi e Kosove Europiane

Shkencetari Mentor Permeti u perkujtua ne Nju Jork

July 14, 2015 by dgreca

…Asnje shtetar nuk begenisi te shkonte ne ceremonine mortore te Mentor Permetit….Mjerim shpirteror per qeveritaret/
Shkruan: Illo Foto-New York/
Ne daten 5 Korrik 2015, vajza e Mentor Permetit , Mira , me bashkeshortin Gezim Gjyrezi, shtruan nje dreke ne nje restorant te Astorias – NY, ne perkujtim te jetes se Mentorit , qe vdiq 3 muaj me pare . Ne dreken modeste , pervec ciftit nismetar, merrnin pjese: Cifti Leni dhe Jorgji Coka nga Tirana , cifti Tasha dhe Jorgji Muzaka nga Lushnja, cifti Meri dhe Mihal Jano nga Fieri, Cifti Milika dhe Illo Foto nga Gjirokastra dhe cifti Kujtime dhe Bujar Dokollari nga Permeti. Cifti Gjyrezi e ka orgjinen ne Shkoder .
Sic eshte bere e ditur ne kohen e duhur, Mentori vdiq ne shtepine e vajzes, Mira Gjyrezi, ne Ridgewood te NY dhe u varros ne Tirane, ne vorrezat publike me nje ceremoni funerali ne Akademine e Shkencave. U bene homazhe nga kolege, ish studente, profesore, miq, bashkqytetare. Gjithcka u organizua dhe u perballua nga familja Gjyrezi , nen kujdesin e ish studentit te Mentorit, Pedagogut te UB Fetah Elezi.Miqte familjare te Mentorit nga Diaspora nuk mund te merrnin pjese ne homazhe dhe ne varrim , per shkak te distancave kontinentale, prandaj u shtrua dreka perkujtimore familjare, sic u lart permend. Takimet perkujtimore jane ne traditen shqiptare , sikurse i kryejne te gjithe kombet e perparuara te botes. Jane te mira, sepse krijojne nje vazhdimesi te memories familjare dhe historike nga brezat pasardhes.
Nga vete orgjinat e pjesmarrsve te drekes perkujtimore, duket se pati pjestare nga shume treva , c’ka flet se Mentori, eshte nje figure, qe i perket te tere Shqiperise , jo thjesht per mardhenie pune , por dhe per mardhenie shoqerore. Dreka mund te kishte me shume pjesmarres , qofte dhe vetem ketu nga NY , por gjithsesi simboli, se Mentori i perket te tere Shqiperise dhe Diaspores , behet e qarte edhe me kete pjesmarrje .
Kujtimet , qe sollen te pranishnimit , vertetojne se Mentori nuk ishte vetem nje shkencetar i madh , por ishte model , i jetes shembellore ne pune, familje dhe shoqeri . Mbeti atdhetar i flakte . Familja e Kujtime Dokollorit , nga Permeti , ka lidhje shume te vjetra me familjen Permeti . Babai i Kujtimes ka sherbyer si ajutant i Babait te Mentorit , qe ka qene ushtarak i larte i Mbreterise . Ne kujtimet nga Babai , Kujtimja tregon se ajutanti dhe familja e tij trajtoheshin jo si sherbys , por njerez te afert te familjes . Kjo miqesi vijoi dhe ne brezin e Kujtimes dhe ne brezin e ri te sotem te femijve te Kujtimes dhe te Mira Permetit ( Gjyrezi ) .
Familja Mihal Jano , lidhet me familjen Permeti nga fqinjesia familjare . Nuk paten mardhenie pune . Gruaja e Mentorit, Nadia , megjithse me origjine bullrare , ne te tera rrastet u identifikua si shqiptare e tradites . Me Llaqi Janon , babain e Mihalit , Mentori lidheshin si veterane te luftes partizane , ku te dy paten marre pjese ne moshe shume te re . Mentori , Nadja , Mira dhe nipi kishin shoqerine e tyre te qendrushme me fqinjet e thjeshte te tera shtresave .
Mbresa te pa shlyshme , ka lene Mentori ne kujtese te cifti i agronomve Jorgji dhe Tasha Muzaka . Keta e kane kaluar , te tere jeten ne mardhenie pune me Mentorin , behet fjale , per 4 vjet fakultet dhe gjat gjithe karieres se tyre si bashkepuntore shkencore te Institutit te kerkimeve bujqesore te Lushnjes , qe ka qene institucioni me i rendesishem shkencor ne Shqiperi . Kete institucion Mentori e gjeti ende ne feminine shkencore dhe e beri te njohur , ne Europe . Cifti agronomeve , Muzaka tregoi shume ngjarje , nga jeta e Mentorit , si shkencetar i mirfillte dhe si drejtus i Institucionit me te larte arsimor ILB dhe atij shkencor, IKB .
Nga te tere pjesmarresit , une kam punuar me pak kohe , drejtperdrejt me Mentorin , vetem 6 vjet , por ne nje front pune nga me te veshtiret , per te . E kishin sjelle per prove ne ish fermen Lushnje, si ne nje paradhome burgu .
Ndame bashke veshtiresite qe sillte bujqesia e nje shteti te mbyllur , qe nuk dinte ku kishte koken dhe kerkonte jetet tona . Midis te tjerave njifja nga afer pasionet e Mentorit , mardheniet e tij me pronen dhe me parate ishin nga me interesantet . Me kujtohet , qe me kishte thene se Babai i tij kishte 3 cifliqe , ne Permet , Kruje dhe Tirane , prandaj pyeta Miren drejtperdrejt , ne se u qe kthyer ndonje prone .
– Asnje meter katror toke , u pergjigj Mira . Ky eshte realiteti shqiptar i pronave . Pronaret u shpiken .
Bisedat rrodhen ne komente te realitetit shqiptar , kryesisht rreth bemave te grabitjes se pronave dhe krijimit te nje shtrese me emerimin misterioz “ish pronare “ .
Vijova te tregoj momente te perditeshme te punes se Mentorit, qe e dinte sakte se pse e kishin risjelle ne Lushnje .
Diktatura keshtu bente me specjalistet , qe i urrente , por nuk mund t’i arrestonte pa nje shkak te dukshem ne publik . I transferonte nga Tirana , per ne rrethe , ku Lushnja ishte ne balle te ketyre paraburgimeve .
Mentori njifet si autor i krijimirt te i nstitucioneve arsimore dhe shkencore , por ai eshte seleksioner dhe gjenetist farnash te grurit , foragjeresh dhe te gjithe farnave te tjera , vec misrit , qe e trajtonte Instituti i famshem i Shkodres. Prodhimi i farnave perben kulmin e punes seleksionuse – gjenetike ne bujqesi . Ne elementin fare , per mbjellje , eshte koncentruar puna shkencore dhe fizike e nje me shume brezave .
Ai zbatoi ne praktike drejtimin shkencor te fermes gjigante te Lushnjes , te cilen e ngriti ne nje ekonomi te prodhimit komleks bujqesor dhe blegtoral te pa pare ne Europe . Eshte autor i me se 40 tituj botimesh shkencore dhe jane te pa numurt referatet shkencore , shkrimet dhe ligjeratat akademike . Krijoi miqesi me Institutin italian te grurit , prej nga solli varitete te shumta , qe sherbyen si baze per kryqezimin dhe krijim varitetesh hibride ne pershtatje me klimen . Farnat dhe materjali biollogjik bashkojne ne minjature zhvillimin historik me tregusit klimatike te treves .
U arrit , qe e gjithe siperfaqja shqiptare , mbillej me farna te rendimentit te larte. Vetem me grurin puna shkencore dhe seleksionuse e Mentorit , i solli ekonomise miliona dollare te ardhura . Rendimentet ne grur dhe ne tera kulturat bujqesore u kater dhe tete fishuan . Kjo pune kerkonte jo vetem shkence te kualifikuar te nivelit te larte , por dhe kulture te larte bujqesore , qe gjithsesi ishte krijuar me shume vite pune ne ILB Tirane dhe dhjetra shkolla te mesme profesionale ne te kater anet e vendit . U crrenjos uria , qe e pat munduar vendin me dekada . Ne kete transformim gjigant , rolin kryesor e mban shkenca bujqesore , drejtuar nga akademiku Permeti , shkencetar i nje vendi te vogel ! Ne Shqiperi ky heroizem shkencor eshte pak i njohur . Pervec nje broshure biografike te shkruar nga Prof. Fetah Elezi dhe dhe pak shkrime te tjera publicistike , nuk gjen nje vleresim te plote te vepres se shquar te ketij shkencetari hero . Nuk mund te kete emertim tjeter nje njeri , qe e ka shpetuar popullin nga uria kronike .
Ketu mund te ndeshim pyetjen se ne ate kohe ndihesh mungesa e theksuar ushqimore , qe eshte realitet i pa mohushem , por ky realitet do te ishte me tragjik , po qe se nuk do te ishte shkenca bujqesore , ne lartesine e detyrave , qe impononte situata tragjike ushqimore .
Puna gjigante e M. Permetit eshte shume e ngjashme me agronomin amerikan , Norman Errnest Borlaug , i cili drejtoi punen shkencore ne Meksike , ku gruri zhdukej , cdo vit nga ndryshku . Norman krijoi lloje rezistente ndaj ndryshkut dhe u stabilizua prodhimi . U evitua uria, madje Meksika prodhoi grur per export. Me te tille zell punoi shkencetari Borlaug , ne Indi dhe Kine . Shkencetari pati jete te gjate, 95 vjec dhe zhvilloi veprimtari shkencore dhe ne Afrike , ku zia e bukes krijonte stiva me te vdekur dhe kishte perfshire po thuaj tere kontinentin . Shkencetari Norman , per kete veprimtari shkencore , u vleresua shume ne vendlindje , duke u dekureuar me medalje te larta te shtetit , ndersa ne shtetet ku ka eliminuar urine , ai respektohet si hero kombetatr . A mund te harroi nje i uritur kronik , doren qe i jep buken , kur ai eshte ne prag te agonise ? Kete beri amerikani Norman dhe shqiptari , Mentor Permeti .
Shtypi shqiptar , shkroi per vdekjen e Mentor Permetit . Per ceremonin e e varrimit te Mentorit , kam marre emaile nga shume miq nga Atdheu . Te tere me shkruajne se jane te indinjuar , qe ne ceremoni dhe ne homazhe nuk mori pjese as nje personalitet shteteror . Nuk u duk as Ministri i linjes .
Per mendimin tim Mentori duhet te nderohej me atributet e nje shkencetari hero , sepse ju gjind popullit ne kohen e duhur dhe nuk kurseu asgje , per kete popull , qe sot gezon ne demokraci dhe ate , qe krijoi Mentori e ka busull orientuse , per te ndertuar nje jete me te mire ne Atdhe . Eshte shume larg vleresimi i Shkencetarit shqiptar nga homologu amerikan Borlaug , qe eliminoi urine ne Meksike dhe Indi . Kontributet i kane te njejte .
Une kam mendim shume te ftofte per vdekjen dhe ceromonite , qe behen per te . Njerezimi duhet t’i reformoi keto rite te trasheguara bres pas brezi . Perpara 7 vjetesh kam lene porosi , per familjaret e mi , qe trupi im pas vdekjes , te digjet , duke e quajtur kete lloj varrimi , shume me te paster , te volitshem , sigurisht dhe te thjeshte . Jam per ceremoni varrimi , shume madheshtore vetem per herojte , qe bien ne krye te detyres dhe per shtetaret dhe shkencetaret e shquar , ndryshe nuk do te kishte memorie , jeta do te kthehej ne parade monotone dhe fallco .
Ceremonite shteterore , per njerzit e shquar meritojne madheshtine mbarepopullore , qe eshte jo vetem respekt per sherbimet , qe i kane sjelle komunitetit , por nje impuls per te mos u larguar nga vepra e tyre . Shteti im , kete nuk e beri per Mentorin , por u percoll , po thuaj se privatisht nga familja dhe miq te afert . Ne kemi trasheguar nje psikollogji , qe vepra heroike , quajme ato te kapedanve te pushkes . Kjo eshte e drejte , por jo i tere heroizemi . Heroizmi ka dimensine shume me te gjera .
Ceshtja eshte shume me delikate , kur e shikojme problemin ne konteksin kohor . Shkencetaret , qe punuan ne monizem , kaperxyen jo vetem veshtiresite , qe dikton rruga e shkences , por kaperxyen kufizimet ideollogjike , qe diktonte regjimi diktatorial . Brenda atij regjimi u krijuan vlera , ne shkence , bujqesi , Arsim , letersi , shendetesi. Populli ka bere histori edhe ne kete periudhe te erret . Shkencetaret dhe deshmoret jane krenaria e kombit . Mentor Permeti, jo vetem eshte njeri prej tyre , por eshte , aktualisht , me i shquari. I ka sherbur vendit me pushke , pene , dituri , perkushtim atdhetar dhe civilizus , pa as nje njolle dhe perfolje .
Ndryshimet demokratike e filluara ne 1990 , nuk mund te crrenjosin mentalitet moniste as per kaq dekada , sa kaluan . Rrenjesisht duhet te ndryshojne mendesite , ideollogjite dhe konceptet shkencore ne te tera fushat . Trashegimia e krijuar ne disa shkenca u rrafshua ne nivelin zero , sepse per 50 vite u frymezuan dhe u formesuan nen ideollogjine staliniste . Shkencat historike , ushtarake , filozofike , pedagogjike , jane krasitur rende , sepse keshtu duhej . Shume shkenca teknike te industrise u ben e te pa vlefshme , jo thjesht se u eliminua industria , por industria e re , qe pretendohet te ngrihet , ndryshon ne indin e gjenezes se saj .
Ndryshon puna me disa dege te kultures , artit , vecanerisht te letersise , shkencave ekzakte dhe ato dokumentare . Historia e zhvillimit te tyre nuk nderpritet , por zhvillohet rrjedhshem , duke e quajtur monizmin nje etape te kaperxyer , por dhe kohe natyrale te zhvillimit te ketyre shkencave . Ato u zhvilluan vrullshem gjat monizmit , duke krijuar nje pasuri shume te vlefshme kombetare , nje start i ri per zhvillimin kohor te teknollogjive bujqesore .
Shkencetaret e sotem te pluralizmit , mund te diskutojne ne c’do tryeze shkencore nderkombetare , per arritjet e nje shkence bujqesore shqiptare me stazh 70 vjecar e me shume . Shkencetari me produktiv dhe me stazh me te gjate , ne shkencat shqiptare , mbetet Mentor Permeti . Rroli i kolegeve te tij as zvogelohet as mohet . Ajo qe eshte e pa falshme ne kete proces zhvillimor eshte fakti , qe 25 vitet e tranzicionit , zhvillimi shkencor eshte nderprere dhe nuk dihet kur do te kemi si shtet nje figure shkencore bujqesore kombetare , si 16 shkencetaret , qe zhvilluan bujqesine shqiptare ne 50 vitet moniste .
Nje gje e dekllaroj me pergjegjesi apsolute . Ne c’do stad , qe te arrije shkenca e shekujve te arthem , shkenca e themeluar nga Mentor Permeti dhe shoket e tij , do te jete objekt referance , sic jane shkencetaret e rilindjes per shkencat e zhvillimit te koheve moderne . Nuk mund te ecet me kete fryme mohuse te disa pseudoprofesorve , qe e konsiderojne shkence leksionet teorike te kopjuara ,qe mbajne perpara studentve dhe ku ende nuk ka nje ose disa ferma didaktike , ku studentet te ballafaqohen me praktiken prodhuse . Nuk kam pare ne shtyp ndonje punim profesature , me doktrinen shkencore te Mentor Permetit . Cilat jane objeksionet e sotme te shkencave bujqesore ? E thene me hapur , shkencat bujqesore jane inekzistente .
Me thoni ju lutem nje punim shkencor te realizuar keto 25 vjet ! Nuk do te mund ta gjeni. Megjithse disa specjaliste te shkelqyer- bizesmene dhe kurajoze kane ngritur ferma prodhimi te krahasushme me fermat ne perendim . Te tjere kane ngritur sera shume moderne , pa ndonje studim fleksibiliteti dhe duke hapur mijra puse per ujitje , duke harxhuar pa hesap energji elektrike . Gjithsesi eshte veprim antishkencor , sepse ujrat nentoksore , duhet te ruajne baraspeshat e tyre . Me kujtohet , kur perpara 30 e me shume vjet , duhet te hapja nje pus , per nevoja te ngutshme prodhimi ne ish fermen Lushnje . Erdhi Inxh. Ibrahim Tafilj , bashke me grupin teknollog dhe nuk pranuan ta hapnin pusin , sepse diku larg kishte shume puse te tille . Sot ne cdo 100 metra gjen nje ose me shume puse. Ne cdo hap ka kufizime shkencore , per veprimtarite praktike .
Duhet tjeter vleresim , per shkencetaret pergjithesisht dhe shkencetaret bujqesore vecanerisht . Po te ishte M. Permeti zvicerjan dhe te kishte bere kete kariere shkencore 50 vjecare , jo vetem do varrosej si hero , por do te kishte shtatore ne shumicen e kantoneve te shtetit . Ne jemi popull me tradita , por duhet te mesojme nga kultura dhe historia e shteteve , qe kane perparuar ne kohet moderne .
Nuk mund te behesh shkencetar i vertete , pa njohur ne thellesi traditen shkencore para ardhese . Per shkencetaret bujqesore njohja e te kaluares , ka vlere sa dhe vete vete mjedisi . Ky eshte nje realitet i provuar dhe per vendet e zhvilluara normalisht , jo me per nje vend si yni , qe zhvillimi , ne vend qe te kete rrjedhur normalisht , eshte dashur heroizem , per ta shtyre paksa perpara .
Praktikisht tek ne zhvillimi i shkencave bujqesore , nuk u krye ne vakum , por gjeti kohen e pershtateshme te mbeshtetjes . Ministri Pirro Dodbiba , qe drejtoi bujqesine ne fillim te viteve te 70 te shekullit kaluar , hartoi skemen e zhvillimit shkencor , qe e diskutoi ne tryeza te gjera me shkencetare te afirmuar dhe me njerez te praktikes , pa anashkaluar instancat e arsimit te larte . Mbas Pirros , Ministrine e ministroi Heroina e vertete e punes , Themie Thomai , nen ministrimin e te ciles , per 12 vjet skema shkencore u plotesua , u provua dhe zhvilloi veprimtarine produktive , deri ne vitet 90 , kur dhe vete shkenca bujqesore u venit , deri ne zhdukje te plote , qe vijojme ta perjetojme si shtet dhe si komb.
Zhvillimi shkencor , nuk mund te realizohet , pa nje drejtim shteteror si ai , qe munden te krijonin Dodbiba – Thomai , per 20 vjet . Zhvillimi shkencor presupozon bashkpunim te tera nyjave shkencore dhe reparteve te pushtetit .
Jemi shume te vonuar ne zhvillimin frontal te shkences bujqesore , qe duhet t’i paraprije prodhimit kapitalist shqiptar , qe eshte ne perqindje te larte bujqesor . Koha ka thirrur ne skene , Mentor , Pirro dhe Themije te rinj , qe me siguri ka shume dhe do te gjenden , midis dhjetra mije studentesh te mirshkolluar brenda dhe jasht shtetit . Ajo , qe duhet te spikati eshte polika bujqsore , qe do te hartoi pushteti dhe qe ka shume mundesi te vihet ne jete me Komunat fshat – qytet ; nje mundesi reale , qe na ka munguar deri perapara 23 Qershorit te ketij viti.
Illo Foto , NY – Korrik 2015

Filed Under: Featured Tagged With: Illo Foto, Mentor Permetu, perkujtohet ne NY

Homazh per Prof . Dr. Betim Muco :“ Me mbani mend duke qeshur”….

July 14, 2015 by dgreca

Nga Violeta MIRAKAJ/
Diten e Shtune, me date 11 Korrik 2015 ,shoqata “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia; organizoi nje veprimtari ne 6 – mujorin e largimit nga kjo jete te Prof. Dr. Betim Muco. Kjo veprimtari u ideua nga poetja Iliriana Sulkuqi me nje perkujdesje te perkor , si dhe nga i palodhuri Llazar Vero, duke pase dhe ndihmen e kryetarit te shoqates Z. Tajar Domi, Vlashi Fili, Bujar Gjoka dhe anetaret e tjere me familjaret e tyre.
Salla u mbush plot.Ishin te shumte ata qe kishin ardhur ta takonin, jo vetem te familjes ,si Znj.Marta Muco me femijet; por dhe miqte e tij dhe te familjes nga Washingtoni dhe New York.
Bashkebisedimi midis te pranishmeve ishte i grohte, sollen vete fjalet e miresise qe ai na la. Pak e njihnim Prof. Dr. Betim Muco.veprimtaria e tij ishte e madhe
Betim Muco lindi ne vitin 1947 ne Tirane. Eshte diplomuar per fizike dhe ka ushtruar profesionin e kerkuesit shkencor ne fushen e shkencave te tokes. Botimet e para letrare i ka qe nga shkolla e mesme. Ka botuar mjaft libra me poezi, tregime, romane e letersi per femije dhe ka perkthyer ne shqip shume autore te njohur nga letersia boterore. Qe nga viti 2001 ka pase jetuar e punuar ne Merilend, SHBA ku ka qene aktiv si ne profesionin e tij ashtu dhe ne letersi
Konsulent, Incorporated Reseach Institutions for Seismology (IRS), Washington DC, SHBA.
Themelon dhe drejton shtepine Botuese Equinoxes Publishing House,LLC, ku boton 10 libra ne shqip dhe nje ne anglisht. Per 10 vjet me radhe Editor Shkencor ne General Dynamics Information Technology. Fiton qendrimin e perhershem ne SHBA ne dy kategori: Per interesa kombetare te SHBA dhe si individ me aftesi te shquara. Per vite me rradhe ne Shqiperi eshte Pergjegjes i Rrjetit Sizmologjik, Instituti i Sizmologjise, Akademia e Shkencave, Rruga don Bosko, Tirane , Shqiperi
Ne vitet 1974 – 1993 –Kerkues kerkimor shkencor, Instituti i Sizmologjise, Tirane, Shqiperi
Arsimimi dhe kualifikimi i tij eshte i vazhdueshem gati ne gjithe jeten e tij duke qene shkencetar vizitues ne disa vende ne Departamentin e Shkencave te Tokes dhe per 6 muaj ne Japoni ne Institutin e kerkimit te termeteve, Universiteti i Tokios
Titulli “Drejtues Kerkimesh” (ekuivalent me Profesor) .
Doktor i Shkencave, Teza: “Vecori te termeteve te Shqiperise dhe roli i ujerave nentokesore ne gjenerimin e tyre”,Fakulteti i Gjeologjise e minierave, Universiteti Politeknik, Tirane , Shqiperi.
Dallohet per pjesemarrje dhe udheheqje ne projekte nderkombetare si psh Koordinator dhe studjues kryesor i projektit “Harta dhe Vleresimi i Gjeohazardeve te Balkanit (OOP – 024) projekti i dhene nga US Civilian Research and Development Foundation (CRDF) etj…
Te gjithe kete veprimtari shkencore jane realizuar ne botime te 4 librave mbi sizmologjine, botuar ne shqip (autor apo bashkeautor) dhe nje liber mbi rreziqet gjeologjike te Shqiperise, botuar ne anglisht (bashkeautor). 39 artikuj shkencore profesionale botuar ne revista te huaja apo nderkombetare te te shkencave te tokes dhe ne permbledhje studimesh nga Shtepi Botuese shkencore nderkombetare…etj…
Poste honorifike e anetaresi ka pase qe nga Anetar i Borditn te lidhjes se Shoqatave Shqiptare te Mjedisit, Tirane ,Shqiperi deri ne (1994 – 2015), Anetar I jashtem per Shqiperine ne Bordin e Drejtoreve te Instituteve Kerkimore te Bashkuara per Sizmologjine (IRIS), SHBA ; Anetar i Shoqates Gjeofizike Evropiane, Anetar i Komitetit Themelues te Agjensise Boterore te Monitorimit Planetar dhe Reduktimit te Riskut te Termeteve, Gjeneve, Zvicer; apo Anetar i shoqates Gjeofizike te Amerikes (AGU); Perfaqesues i Shqiperise ne Shoqaten Nderkombetare te Sizmologjise dhe Fizikes se Brendesise se Tokes (IASPEI) etj…
Veprimtaria shkencore e prof. Dr. Betim Muco eshte sa e larmishme dhe e gjere, duke nisur nga artikuj botuar ne revista dhe botime te huaja te recensionuara dhe vazhdon me artikuj botuar ne revista dhe botime te recensionuara te Shqiperise, artikuj abstrakte dhe postera paraqitur ne konferenca, workshope apo veprimtari te tjera shkencore nderkombetare apo rajonale.
Nje kujdes te madh ka treguar per kumtesat profesionale paraqitur ne veprimtari kombetare, artikuj popullore botuar ne Shqiperi,apo takime shkencore dhe konferenca nderkombetare te ndjekura etj..
Me seriozitetin e shkencetarit dhe me frymezimin e poetit dhe te prozatorit, dallohet dhe ne krijitarine artistike si dhe ne perkthimet. Nje vlere te pashoqe ka “Antologji e Poezise Boterore te shekullit 20- te” ku duke ju referuar parathenies se kesaj permbledhje ai shprehet : “ Poezia eshte nje perpjekje per te rithene vetveten. Ajo lind nga shpirtra qe shohin atje ku jo te gjithe shohin dot dhe duke kapercyer kohera, epoka e sisteme shoqerore behet pasuri e cmuar e krejt njerezimit. Kjo antologji permbledh 135 poete nga e gjithe bota qe kane jetuar dhe krijuar kryesisht ne shekullin e 20-te “ I vjen keq se nuk ka mundur te beje me shume, pasi poetet jane perfaqesuar nga nje tufe poezish qe jo kurdohere shprehin dimensionet e verteta te artit te tyre poetik..”
Nje nga miqte e ngushte te Prof. Dr.Betim Muco eshte shkrimtari Roland Gjoza – New York. Ne pamundesi me ardh ne kete perkujtimore, dergon nje mesazh miku, vellai ku midis te tjerave shprehet “ ..te lutem transmetojani familjes Muco, nderimin gjer ne shenjteri te kesaj dite, aq te rendesishme, jo vetem per ta, po dhe per miqte, letrat, shkencen. Betimi eshte ringjallur, qe diten kur u kujtua dhe s’harrohet me…….Ajo qe e la. Zemra. Jo nuk e lodhi shkenca , ajo perpikmeri e rende prej ekzaktesie, jo, nuk e lodhen udhetimet e pafundme kozmopolitin fisnik, qe donte t’i shijonte te 1000 bukurite divine te kesaj bote perpara se te shkonte andej nga 100 vjetet, jo nuk e lodhen c’lidhej me njerezit, po me te fshehten e frymezimit spontan qe e rremben njeriun prej sferes fizike dhe e con ne tejjete…Pikerisht ne tejjete e kishte kerthizen. Po ndoshta atje e donin me fort dhe i kishin caktuar ndonje detyre… Ndoshta… Ne frymezim eshte , ne frymezim, ne nje kopesht me Danten,i cili ben mekatin s’e nuk e le te shfaqet njerezisht. Na e mori Dante, as Ajnshtani, as Kolombi, as Marta, s’paten fuqi ta mbanin . Keshtu e kane poetet. Po nuk ikin vertet, vetem sa bejne nje sfide, keta anarshiste te statukuose dhe vijne ku i zeme me goje. Si sot , ne kete takim miqsh e familjaresh , qe e kane ate fuqi sa ta lene Danten vetem. Po, po, e ka kete fuqi, “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia, e ka kete fuqi Marta, miqte. U shfaq. Syri eshte me i varfer se ndjenja, ndonese shquhet. Te mos harrojme se sot kemi ngapak Zot midis nesh. Dhe ndodh mrekullia, jo permes fjaleve te ungjillit, po permes fjaleve te shpirtit. Kemi humbur format, s’kemi veshje e tipare qe te na dallojne, po jemi bere lende efemere, vetem e vetem qe Betim Muco te ngjallet! Dhe ja ku e ngjallem. ….”
Z.Tajar Domi shprehet : “Duke respektuar ne kete menyre, thjesht por me shpirt dhe me zemer Prof.Betim Mucon, ne respektojme veten, respektojme vlerat tona intelektuale kombetare, dhe mburremi denjesisht para botes per keto kapacitete, qe ne cdo vend te jene, konkurojne me koken lart dhe fitojne. Por, ne nuk duhet t’i leme qe fjala e tyre te degjohet vetem pas vdekjes. Edhe per se gjalli, ishin po ato. Te percojme tek te rinjte, kontributet e tyre……..Emra te tille si i Prof. Betim Mucos e shume te tjere, duhet ta bejne kete brez te ndjehet krenar, e ne kete rruge te shtohet edhe me shume atdhedashuria e ndjenja kombetare.
Kombit i nevojiten vlera, qe ai te njihet e te zhvillohet perkrah kombeve te tjere. Betimi ishte nje vlere e tille e madhe dhe i tille mbetet edhe pas vdekjes.Ai la pas nje trashegimi brilante te jetes se tij …krijimtari artistike dhe shkencore….
Po keshtu per veprimtarine letraro -shkencore te Betim Muco e solli Vlashi Fili .
Ne shenimet e saj ja si shprehet poetja Natasha Lako : “I rende si guret e dheut mbeti Betim Muco, por ndoshta edhe njeriu me delikat dhe i ndjeshem i kesaj bote dhe i asaj Lidhje Shkrimtaresh, aq te perfolur prej te gjitheve ne ne korr.
Betimi i le shqiptareve talentin dhe ndershmerine, permbajtjen fisnike, busullen e anijes letrare qe nuk pranon kurrefare patetike dhe profka te medha, si dhe modestise ne te jetuar thelle. Ja perse edhe nje godine do te behet e shenjte kur te ruaje edhe emrin e tij te rralle, pavaresisht se ai shkeli gjithe anet e botes.
Jam krenare qe kam shkruar per vepren tende letrare , mik qe dashur te afrosh popullin tim me te gjithe shkrimtaret dhe poetet si me nje jete hoshenari, larg zhurmave te medha. E dija qe te pelqenin udhetimet, por nuk e dija qe mq ngut do te nisje udhetimin tendte fundit.
E di qe fjala e Betim Muco do te bekoje popullin tim ne jete te jetes me nje ze burri te vertete.”
Marta Muco ,bashkeshortja falenderoi te pranishmit,si dhe u ndal shkurtimisht te puna e palodhur e Betim Muco ; lidhja e tij me krijimtaririne artistike dhe ne vecanti marredheniet e mira qe kishte ai me te gjithe boten sizmologjike.Shume botime te tij si ne poezi dhe ne proze ju dhuruan shoqates, dhe shkolles shqipe.
Faruk Myrtaj dergon kete mesazh : Betim Muço përktheu, si zakonisht për kënaqësi të tij, edhe tregimin “Vdekja e Plakut” të Vasili Shukshin. Deri në rreshtin e mbramë një prozë humane, teksa ndjen orën e fundit Plaku i prozës s’rri dot pa i thënë plakës së tij se ‘..kish qenë ca i ashpër me të!’
Kjo mu kujtua kur Astrit Lulushi, me të cilin na ndodhi të hanim bukë tek Muçot, më bëri të ditur se Betimi ishte nisur për tjetërkund…
Kisha vetem e-mailin dhe telefonin e tij, të Betim Muços, por ngurrova cilin te perdorja. Si për të provuar atë që sapo kisha dëgjuar, m’u duk me e lehtë, t’i shkroja pikërisht atij, Betimit.
Përgjigja më erdhi shpejt. Adresa e dërguesit ishte po ajo, e Betim Muços. Edhe pse ne fund te rreshtave ishte emri i Marta Muços:
“E di që me shpirt ke qenë këtu me mua, ndërsa përcillja Betimin e shtrenjtë në banesën e fundit. E mbarova detyrën e parë. Tani kam Tiranën, që është më e vështirë për mua, por që unë do ta bëj edhe atë për Betimin tim të dashur.
Po dhimbja nuk më lehtesohet Faruk. Ku ta gjej forcen? Nuk ka asnje gjë në këtë botë, që ma zevendeson humbjen. Avash avash do filloj të mbledh e sistemoj dhe botoj c’la pas Betimi. Por kam nevoje per pak kohe. Se besoj se mund të prek ende ndonjë gjë të tij pa qarë me lote, akoma jo….”
Zogjtë, duke imituar poetët, kthehen hera herës tek foleja e tyre, që ne njerëzit e quajmë Atdhe. Njeriun e sotëm, kudo, e udhëzojnë, e joshin, me globalizmin, por në asnjë rast nuk mundin, as kur ia bëjnë fare shkoqur ftesën, të harroj atdheun…
Shkrimtarët nuk ikin kurrë prej atdheut, as kur detyrohen, janë atje edhe kur fizikisht shfaqen tjetërkund. Ekzili ndaj është burim veprash të mëdha dhe ndaj përshkëndit memoria e tij e fosfortë.
Shkrimtarit, pavarësisht distancave e gjuhës me të cilën niset për tek lexuesi, edhe kur ndodh të mos përkthehet kurrë, i përndrit vegimi i mundësisë së komunikimit  me shkrimtarë e lexues në botë, kudo ku merr me mend se ka shkak se mund ta ndjejnë apo të ketë shembëllime subjektesh, kumtesh estetike apo sociale.
 Por, pa dyshim, përgjithnjë e pashmangshëm, krijuesi është e ndjehet në gjuhën e vetë, në trojet ku gjuha artikulohet në belbëzimet e para të fëmijëve…
Betimi, shume vite përpara se të vihej në rrugë prej Atdheut, solli në shqip “Virgjëreshat Shqiptare” të (nobelistes së mëvonshme) Munro dhe vetëm paskësaj u nis vetë për matanë Atlantikut. Prej strehës së ngrohtë në Botën e Re, solli në shqip Antologjinë e Poetëve të Botës, të asaj bote që ishte, pavarësisht nesh, por që tashmë e kemi prej ndërmjetësimit të tij.
Këto solla ndërmend teksa po besoja se Betimi më ishte përgjigjur prej andej, nëpërmjet po asaj Marte, që dukej se sapo kishte marrë përsipër të përgjigjej për dy persona njëherësh…
Padyshim ishte e vetmja mënyre : T’i ikte dhimbjes, duke bërë jetën e të Dyve.
Pra, siç kishte ndodhur deri sot, me ne miqtë e shumtë të Betimit të Saj dhe të Fëmijëve të Tyre  aq të dashur.
Plaku i Shukshin, mbase ndaj u përkthye, që të na thotë të gjithëve, dhimbshëm, në emër të Jetës:
“…Kam qenë ca i ashpër me ju…”
Faleminderit, që ishe aq i dashur me ne të gjithë, Betim.
Nje nga miqte e tij, Vaid Hyzoti u shpreh :“….per nje cast mendova se qiejte ku banon tani Betimi yne, u perthyen, e ulen dhe e sollen mes nesh, ashtu te qeshur, sic na e la amanet… ishte gjithe ai bashkebisedim qe u soll sot ketu nga vete fjalet e miresise qe ai na la. Te gjithe e njihnim dhe e kishim ne kujtese buzagaz, duke mbajtur ate amanet qe u kishte lene :”Me mbani mend duke qeshur”. …. Betimi punoi, shkroi e skaliti fjalen vetem per te tjere, me heshtje dhe te pashoqe….
Dhe ja, ne kete dite ishte i pranishem me ne shkencetari i nivelit te larte ne fushen e sizmologjise, poeti , prozator dhe perkthyesi i talentuar Prof. Dr. Betim Muco. Emri i tij do te jete gjithmone midis nesh, se vepra e tij e ben ate te pavdekshem

Violeta Mirakaj
New York, 13 korrik 2015j
Homazh per Prof. Dr. Betim Muco
1947- 201
“ Me mbani mend duke qeshur”
Diten e Shtune, me date 11 Korrik 2015 ,shoqata “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia; organizoi nje veprimtari ne 6 – mujorin e largimit nga kjo jete te Prof. Dr. Betim Muco. Kjo veprimtari u ideua nga poetja Iliriana Sulkuqi me nje perkujdesje te perkor , si dhe nga i palodhuri Llazar Vero, duke pase dhe ndihmen e kryetarit te shoqates Z. Tajar Domi, Vlashi Fili, Bujar Gjoka dhe anetaret e tjere me familjaret e tyre.
Salla u mbush plot. Ishin te shumte ata qe kishin ardhur ta takonin, jo vetem te familjes ,si Znj.Marta Muco me femijet; por dhe miqte e tij dhe te familjes nga Washingtoni dhe New York.

New York, 13 korrik 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: Homazh per Betim Muco, iliriana Sulkuqi, Violet Mirkaj

MHILL GJURAJ, NJE LIBER JO VETEM PER VETEN….

July 14, 2015 by dgreca

Mhill Gjuraj, mërgimtar, veprimtar, humanisti dhe afaristi i suksesshëm – shembull i mirë ku politika, patriotizmi, feja e familja rrefehen në libër/
Nga Beqir SINA – New York/
Bronx NY : Kur të bie rasti të marrësh në mërgim, ndonjë libër të ri në shqip, dhe të botuar për ndonjë veprimtar të njohur në disaporë, patjetër se edhe ne si gazetar, do të duhet të shkruajm më shumë pas atyre, që kemi lexuar; se kush është autori ose kush është figura e librit, protogonisiti i cili ka nxitur ose edhe frymëzuar autorin të shkruaj për diasporën? Por, edhe, vetë lexuesi, me këtë rast patjetër kërkon të dijë se cila është jeta e tij në mërgim, por edhe andej nga ka ardhur, cila ka qenë! Ç’trashëgimini ka lënë vepra dhe jeta e tij – diasporës e shqiptarëve në trojet e tyre etnike të andej e këtej kufirit shqiptaro-shqiptarë !Ç’farë ka bërë ai per t’u bërë figurë qendrore për të bërë libër, e tjera!
Dhe, kështu duke lexuar qoftë edhe një libër të vetëm të ndonjërit prej tyre, pasi sot ato janë me dhjetëra e ndoshta me qindra, në komunitet- jo rrallë her ndodh që të befasohesh dhe të kërkosh më shumë të dishë ndaj këtyre njerëzve. Ngaqë, shpesh her kemi vënë re të mrekullohemi – kur shohim se si flakëron në shpirtin e tyre, zjarri i dashurisë për atdheun, për familjen e tyre, për fenë ose malli si i themi ne shqiptarët “për gurët e drurët”, për të afërmit, për miqët e shokët, për farefisin e njërëzit e tjerë. Natyrisht, po në këto libra, çdo njeri nga ne, mëson si pakuptuar, se kjo dashuri e dhëmbshuri për familjen dhe, atdheun e fenë e tyre, trashëguar nga të parët, i bëri këta njërëz, tani të lirë në vendin kampion të lirisë e demokracisë, të jenë kaq shumë krenar për prejardhjen e tyre dhe vendorigjinën e tyre, të lumtur dhe patriot e atdhetar të flakët. Aqsa vepra dhe puna e tyre, kontributi i tyre kombëtar, i ka obliguar shkrimtarët e njohur, të marrin penën e të shkruajnë, një ose dy a tre libra me biografinë dhe bibliografinë e tyre, plot me tregime dhe kujtime, “fotografi, që flasin me shumë se 1000 fjalë”, apo për profile – dhe familje patriotesh e atdhetarësh, nga troje trimash e kreshnikësh, që trashëgim u a lanë të parët, duke derdhur gjakun lumë, në çdo pëllëmbë tokë, aty ku i thonë Shqipëri, ku flitet lexohet e këndohet shqip, bukës i thonë bukë, e ujit i thonë ujë .
Njëri prej këtyre vperimtarëve të njohur – shumë i thjesht – fjalë pak , por punë shumë , i dhashur për familjen, kombin dhe fenë e të parve tanë, është edhe bashkëkombasi ynë Mhill Gjuraj.

I lindur në fshatin Sverkë e Thatë të Komunës së Pejës, më 1956 – ai tash e dyzet vjet jeton e punon këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , në shtetin e federal Connecticut -Keniktiket, që gjendet në kufi me shtetin e New Yorkut, Pennsylvania dhe New Jersey . Arsimimin e tij e ka kryer në vendlindje, ndërkaq qysh nga mosha e re, përkatësisht në moshë 16 vjeçare, bashkë me familjen ai ka emigruar jashtë atdheut, fillimisht në Itali, pastaj nga Italia (pas 15 muajsh), erdhi në Amerikë. Ai është njëri prej atyre personaliteteve , që ka bërë emër në jetën shoqërore dhe afariste dhe veprimtarie kombëtare, që ka vepruar shumë për t’i dhënë ndihmë atdheut të tij, sidomos Kosovës dhe popullit të saj,

Veprimtari shqiptaro-amerikan, z. Mhill Gjuraj, në Gusht 2011, katër vjet më parë, ishte dhe donatori i shtatores së Nënë Terezës, në qytetin e bukur të Pejës, e cila është një rast unikat në historinë e botës , e një personi që quhet nënë e të varfërve, që quhet nënë e jetimëve dhe, mbi të gjitha, të quhet nënë e njerëzimit, ashtu si është Nënë Tereza e kombit shqiptar, u monumentalizua në bronz, nobelistja e parë dhe e vetme shqiptare, humanistja më e madhe shqiptare e të të gjitha kohërave, Gonxhe Bojaxhiu, e lumnuemja Nënë Tereza.

Mhill Gjurrja, ishte po ai që me 10 mijë dollar do të bëhej pjesë e kontributeve nga diaspora shqiptare në Amerikë, për ndërtimin e Katedrales së Nena Terezes në Prishtinë, dhe, në donacionet që u mblodhën në Turneun e 4 të Golfit, po Mhilli, dhurojë 18 mijë dollar për njërën nga penxheret e mëdha të Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, si dhe pati dhuruar më parë 5 mijë dollar për aksionin e mbledhjes së ndihmave për Shtëpinë e Pleqeve, në Bronx, organizuar nga asambleisiti shqiptar Mark Gjonaj.

Mhill Gjuraj, përveç aktivitetit të tij, si afarist i suksesshëm, intelektuali i shquar shqiptaro-amerikan – ka dhënë një kontribut dhe mbështetje mbresëlënëse në ndihmën për sensibilizimin e çështjes kombëtare, veçmas asaj të Kosovës, së tij, dhe procesit të zhvillimeve demokratike Kosovë, por, edhe Shqipëri, dhe, trojet tjera stërgjyshore. Ai vazhdimisht tregon interes e vëmendje të veçantë për gjendjen e vështirë ekonomike të Kosovës dhe të tokës mëmë – Shqipërisë, dhe të trojeve të tjera etnike, për të cilat i bashkëngjitet në të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë me taban kombëtare, historik e kulturor. Me modestinë, që e karakterizon, i pabujshëm e pa rrahje gjoksi, por si një patriot e atdhetar i vërtetë, ndihma dhe kontributi i tij për Kosovën, është e virtytshme njerëzore dhe mbresëlënëse, duke e sensibilizuar atë deri në institucionet më të larta vendim marrëse të politikës amerikane, vetëm e vetëm që Kosova e tij, të fitonte pavarësinë.

Mhill Gjuraj – për të gjitha ato çka ai ka bërë – nuk i ka shpëtuar as penës se artë të shkrimtarit të mirënjohur Mikel Gojani, i cili ka dalë me dy libra, që janë mirëpritur nga lexuesit, nga botuesit dhe nga kritika letrare kudo në hapësirën shqiptare dhe kanë gjetur jehonën e tyre në Kosovë dhe jashtë saj. Librat janë : “Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë, ( botoi Shtëpia Grafike Botuese “Fishta”, Prishtinë 2013 ) editor Rrok Berisha, Redaktor Marjan Cubi, rencensues Luz P.Thaqi, redaktor teknik Xhavit Thaqi, ndërsa ballina Antian Asllani, dhe librin tjetër “Mesazhe nga Podiumi”( i cili është një përmbledhje me kumtesa, diskutime dhe shkrime rreth librit : Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë) , botuar nga shtypshkronja :”Dukagjini” Pejë, redaktor Prend Buzhala, recensentë Ismet Krasniqi dhe Hajdin Morina, redaktor teknik Lavdim Beqiri……

Mhilli, në të dy librat, e Gojanit, na paraqitet si një familjar shembullor, besimtar i devotëshëm, njeri me formim politikë me rendësi të dorës së parë, për lirinë e pavarësinë dhe ndërtimin demokratik të Kosovës, dhe anëtar i devotshëm i Kishës Katolike Shqiptar “Zoja e Shkodrës”, aty ku ka qenë për disa vjet edhe kryetari i Këshillit të Kishës shqiptare në Nju Jork .

Autori i dy librave Mikel Gojani – për protagonistin e librave të tij – Mhill Gjurajn – ka sjellur në dorë të lexuesit një biografi dhe protret të plotë të një njeriu të thjesht në kuptimin më njerëzor të fjalës, i devotëshëm në kuptimin më fisnik dhe në të njëjtën kohë atdhetar e patriot i flakët, dhe i vendosur në kuptimin më sinjikativ të këtyre fjalëve , njeri i qart e i prerë, me të gjitha veshtersit e jetës dhe të veprimtarisë së tij, të pasqyruar me aq mjeshtëri nga vetë autori në këto dy libra: “Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë, dhe libri “Mesazhe nga Podiumi”.

Mhilli, veprimtarin e tij kryesore, në Amerikë, e zhvillon me shoqata dhe organizata patriotike, ku ai ka aderuar që nga ardhja e tij në “Tokën e Bekuar”, ku nuk ka rreshtur së punuari me të gjitha forcat e tij. Në libërin e pare ndërthurët një gamë e larmishme e verimtarive të tij , me karakter fetar, kombëtar dhe shoqëror, takime dhe tubime, intervista, shënime e botime artikujash, fotografi nga ato që flasin më shumë se 1000 fjalë . Por, Mhill Gjuraj, është më shumë se kaq, se sa është një libër biografik, ku mësojmë pak ose shume nga biografia personale e protagonistit të tij. Lexuesi, sidomos me anë të librit :” Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë ” do të informohet kryesishtë për devotëshmërinë e besimit të tij fetar – veprimtarinë e tij shoqërore dhe politike, dhe sidomos atë atdhetare e patriotike, i gjendur përher mes shumë patriotëve dhe veprimtarëve të tjerë ne Amerikë, me të cilët ai edhe lidhi edhe miqësinë dhe krijojë shoqërinë tij. Libri për të, me autor Mikel Gojanin – ka një shtrirje të sakt të përshkrimit kronologjikë, që ndoshta edhe dallon paksa atë nga librat e tjerë . Sidomos, për thjeshtësinë dhe frymën që ai përcjell tek lexuesi i tij . Rendi e parashtrimit të veprimtarisë së protogonistit për faktorët me më shumë nga rëndësia të tyre, e sidomos e personaliteteve për të cilat bëhet fjalë në libër, janë pikasur edhe në dy faqet e para që i ka shkruar (në vend të recensionit” recensuesi i librit të Mikel Gojanit, gazetari Luz P. Thaqi , i cili na vjen si një trumbetim duke na thënë; se “mos humbisni rastin pa e lexuar librin e tij :” Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë ” .

Ndër të tjera z.Thaqi ka thënë se: libri, “Mhill Gjuraj – vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë, që kohë më parë ka dalë në dritë prej autorit Mikel Gojani, flet mbi figurën e afaristit, humanitarit dhe mërgimtarit të përkushtuar shqiptar Mhill Gjurjaj, dhe është në interes të të gjithëve e sidomos për vlerat dhe dinamikën e një nga periudhat e rëndësishme të diasporës shqiptare në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork”, ku që të dy librat janë të padiskutueshme në vlerat dokumentuese e edukative të një libri – dhe ku bibloteka jonë do të pasurohet dhe do të jetë në shërbim të lexuesit shqiptarë kudo që ndodhet!”

Libër ky, ku, megjithëse lënda e parë e tij është lidhur me jetën dhe veprën e protagonistit të librit, lexuesi aty do të mësojë vetëm pak më shumë nga jeta personale e Mhllit. Kjo, sepse, autori flet për aspektin atdhetar të shoqëruar të jetës së tij, duke lënë me një modesti të vogël krejtësisht në hije atë personale në veqanti atë familjar – që do të ishte dhe pjesa më e artë, që ai i është përkushtuar, gjatë gjithë jetës, kudo ku personalizohet Mhill Gjuraj, si njeri i thjesht i dashur e i nderuar nga të gjithë për kontributin e madh dhe punën e tij të palodhur.

“Nuk ka se si të mos potencojmë, thotë Luzi, që një nga arsyet më të rëndësishme se si diaspora jo vetëm se ka qenë promotor i rëndësishëm i të gjitha lëvizjeve kulturore e politike të kohës në shërbim të kombit në përgjithësi, e posaçërisht në shërbim të pakursyeshëm( pothuajse me të gjitha mjetet dhe jetën), të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së vendit, pa, një mbështetje të këtillë, sigurisht, se rrugëtimi drejt lirisë dhe pavarësisë do të ishte edhe më i gjatë dhe me shumë sfida të tjera, por ja që ndihma dhe mbështetja e diasporës, thotë Thaqi, përbënte ndihëm apo krahun e fuqishëm të elitave që ishin në krye të këtyre proceseve në Kosovë si në procesin e çlirimit ashtu edhe të pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit demokratik.”

Në këtë aspekt, kur flitet dhe shkruhet për diasporën në SHBA, e cila ka një kontribut historik në çështjen kombëtare shqiptare, pjesë e së cilës eshtë edhe protagonisti i këtyre dy librave të Mikel Gojanit, Mhill Gjuraj , duhet cekur që merita më e madhe, u takon të gjithë këtyre atdhetarve dhe patriotëve të diasporës, që shkruajn ose ja u shkruajn librat shkrimtarët. Pikërisht, aty ku qëndron edhe një fakt mjaft i rëndësishëm se këta burra : gjithçka që ata bëjnë për kombin, e bëjnë me zemërbardhësi e me patriotizëm, me atdhedashuri e përkushtim të sinqertë, për njerëzit dhe vendin e tyre. Të gjithë këta patriot e atdhetar, që me dekada morën rrugën e kurbetit, janë familjar dhe fetar, fisnik, patriot dhe demokrat, që nuk morën pjesë në lëvizjet shoqërore, politike, dhe partiotike, dhe, nuk japin për popullin dhe vendin e tyre, për grada e për poste, për t’u mburrur e rrahur gjoksin – sepse ndodhën në Amerikë, apo kanë bizneset dhe punët e tyre që u shkojnë mirë dhe janë të suksesshme, por, se ata vetëm e vetëm – e duan me të vërtet dhe me gjithë zemër, Kosovën, Shqipërinë dhe të gjitha viset shqiptare, duke mos pasur asnjë edhe ndonjë lloj interesi apo përfitimi ekonomikë, politik apo moral. Këtu, qëndron edhe ndryshimi në krahasim me të gjithë ata që në diasporë u shërbejn sistemeve dhe ideologjive, sa her ato janë në pushtet apo vijnë e shkojnë, dhe u lëpihen apo u servilosen partive dhe të parëve të tyre, që më pas t’u krijojnë atyre favore në bizneset e tyre, apo përfitimet të ndryshme që u bëjnë atyre sistemet që vijnë e shkojnë, në vendlindjen e tyre.

Dhe, së fundi natyrisht, që një kapitull i rëndësishëm është padyshim edhe ai i fundit të librit. Ai, kur të tjerët e vlerësojnë veprimtarinë e atdhetarit të përkushtuar humanistit Mhill Gjuraj – si pjesë e kesaj disapore shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Aty pikërisht ku veprimtari dhe humanisti Mhill Gjuraj jeton edhe punon dhe na vjen ashtu si e njohin dhe e njohim, dhe siç është në vlerësimin e të tjerëve”, që ngërthen atë në disa opinione të miqve bashkëpunëtorëve dhe bashkëveprimtarëve të z. Mhill Gjuraj, të cilët flasin për punën dhe angazhimin e tij në shërbim të humanizmit dhe të kauzës kombëtare në këtë diasporë. Me këtë rast, janë edhe disa nga vlerësimet e tyre për vlerat humaniste dhe atdhetare të z. Gjuraj, të cilat i japin klerikët, atdhetarët, patriotët, intelektualët dhe veprimtarët, të shquar, si dr. Don Lush Gjergji, don Pjetër Popaj, z. Eric Reichenbaun, z. Agim Rexhaj, z. Marjan Cubi, z. Anton Berisha, ish ambasador në Slloveni, z. Gani Bajraktari, z. Mëhill Velaj, Pashkë Maksuti, Harry Bajraktari, Luz Thaqi, Tom Mrijaj, e të tjerë. –

Kujtojë se Gjekë Gjonaj – nga Malësia e Madhe, në një shkrim të tij rreth librave të shkrimtarit Mikel Gojanit për Mhill Gjurajn në vend të përfundimit, shkruan ai se :”Jeta dhe veprimtaria e shquar atdhetare , humintare dhe fetare e z. Mhill Gjuraj është shembull i mirë që duhet ndjekur çdo shqiptar kudo që ndodhet. Si i tillë ky shqiptar i suksesshëm është figurë model për gjeneratat e reja se si ndershëm , me punë, mund e djersë, mund të kontribuosh jo vetëm për vete, por edhe në tabanin kombëtar si aktivist i palodhur i çështjes shqiptare”.

Mhilli Gjuraj me pak fjalë është njeri me zëmër të madhe, fjalë pak dhe punë shumë – është burri i Pejës së Dukagjinit, i cili tërë jeten e vet në diasporë, për më shumë se katër dekada e pikërishtë këtu në Amerikë, ai e ka vënë në të mirë të vendit të tij. Dhe, për këtë biografia e tij e plot është ajo së bashku me familjen e tij – gruan Agen dhe fëmijët Linda, Zefi, Marjani, dhe Lora, plot nipa dhe mbesa, duke mos kursyer asgjë , as “xhepin” , kohën dhe përpjekjet, që trojet etnike dhe kryesishtë Kosovën dhe populli i saj, të jenë të lirë e të pavarur, pa sundimin serbë. Ku të gjitha , tregimet, sakrificat e përshkrimet, që i gjejmë në dy librat biografik të shkrimtarit të mirënjohur nga Kosova – Mikel Gojani, do të thotë se për Mhil Gjurajn, ende nuk kanë përfunduar as me këto dy libra, sepse nuk përfunduar edhe misioni i tij – familjes, miqve të tij – dhe dasporës shqiptare, për ta parë Shqipërinë Etnike. Në një kohë – që edhe më të parët e tij dhe të tyre në diasporë, e thënë shkurt , baballarët, babgjyshët e katragjyshët, e tyre, nuk u ndalën e nuk u përkulën as ndaj Perandorisë Osmane, as në sundimin brutual të shqiptarëve në kohën e ish-Jugosllavisë e cila nuk egzitonë më, dhe as nën ish Jugosllavinë e Millosheviqit, dhe as nën regjimin 45 vjeçar diktatorial të Enver Hoxhës. Dhe, si i till edhe Mhill Gjuraj, me gjithë familjen e tij, është pjesë e pandarë e kësaj diaspore, duke qenë edhe ai pjesë i kontributit historik të tyre , që me dekada nuk kurseu asgjë për një Shqipëri të lirë e demokratike, Kosovën të çliruar, të lirë e të pavarur, dhe çështjen shqiptare të zgjidhur, kudo deri në bashkimin tonë Kombëtar.

Filed Under: LETERSI Tagged With: familja, humanizmi, kombi, libri, Mhill Gjuraj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3720
  • 3721
  • 3722
  • 3723
  • 3724
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT