Nga Ramiz LUSHAJ/Bahri Haki Hoxha është një nga senatorët e PD në Durrës e në Shqipëri. Nr. 3 e mban libreza e antarësisë së tij në PD-në e Durrësit. Ndër të parët: prej 24 dhjetorit 1990. Kësokohe ke antarësue dhe nipi i tij, Flamur Lufti Hoxha, me të cilin më 25 dhjetor, ende pa u krijue dega e PD në Durrës, e themeluan seksionin e PD në Bisht-Pallë (Porto-Romano), pasi në këtë vendbanim e kishin qëndrimin e fundit në internimin 14-vjeçar. I kishin sjellë aty nga Kukësi i Dy Drinave, pasi rregjimi i enveriadës e shënjestroi këtë derë të fisme nga Bicajt e Lumës, nga e cila kanë dalë burra të përmendun ndër kohëna si mulla Idriz Tahiri, Haki Hoxha, Lufti Hoxha, Fadil Hoxha, Bahri Hoxha,…e deri tek i sotmi, Flamur Lufti Hoxha. Ishte 5 janari i vitit 1991. Bahri Hoxha me të vetët, demokratë të vjetër e të rinj, ndër ta dhe Arben Çejku (tevona, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë e në Maqedoni) organizuan në Katundin e Ri në Durrës të parin miting antikomunist në zonat rurale në Shqipëri.
HIMARIOTI QË U ZGJODH KRYETARI I REPUBLIKËS SË ARGJENTINËS
Shkruan: Arben LLALLA/
Shqiptarët historikisht kanë bërë karrierë personale në shumë vende të botës, ata ishin të parët më Egjipt, kryetar shteti të Rumanisë, Italisë, Greqisë, Turqisë etj. Gjatë kërkimeve historike rreth shqiptarëve në Greqi ndesha në disa të dhëna se kryetari i Parë i Republikës Demokratike të Argjentinës ishte Bartolomeo Mitre Martinezi i cili ishte politikan, ushtarak, shkrimtar, gazetar, ish-Guvernator i Buenos-Aires dhe një nga burrat shteti më të njohur në Amerikën Latine.
Sipas të disa të dhënave familja Mitre kishte ardhur në Argjentinë nga Venecia dhe kishte origjine greke, por nga kërkimet e mia mësova se në të vërtetë origjinale e familjes Mitre ishte nga Himara dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropulos. Shumë familje shqiptare të besimit ortodoks para shek.20 nga mungesa e një kishe ortodokse shqiptare shkonin për lutje në kishën ortodokse greke e fëmijët e tyre ndiqnin shkollat greke deklaroheshin me origjinë greke në emigracion. Raste të tilla kemi plotë gjatë shekujve të mëparshëm, por edhe sot. Ne do të sjellim të dhëna se familja e Bartolome Mitre Martinezi ishin nga Himara.Familja Mitru ose Dhimitriu u larguan nga Himara rreth viti 1670 dhe emigruan si fillim në Venecia. Kjo familje himariote kishte lidhje të ngushta me shqiptarin nga Labova, humanistin e madh Vangjel Zhapën.Bartolomeo Mitre ka lindur në Qershor të 1821 në Buenos-Aires. Që në fëmijëri dallohej për shpirtin e tij kryengritës, kryelart dhe mospërfillës ndaj sfidave të jetës. Në moshën 15 vjeçare u largua nga Buenos-Aire për në disa vende të tjera të Amerikës Latine.Nga viti 1836-1839 studio në shkollën ushtarake-dega artileri dhe mori gradën Toger. Gjatë kësaj periudhe botoj shumë vjersha dhe shkrime në gazetat e ndryshme të Amerikës Latine.Në janar të 1841 u martuar me Delfina Maria Luisa De Vedia py Perez, nga kjo martesë ata patën gjashtë fëmijë, dy vajza dhe katër djem.
Nga mosmarrëveshjet e shumta politike që pati u detyrua disa herë të ndryshojë vendbanimet duke jetuar në Kili, Peru, Uruguaj, Bolivi. Udhëhoqi shumë beteja luftarake dhe u zgjodh disa herë ministër i mbrojtjes dhe i jashtëm i provincave Amerikane Latine. Gjatë viteve 1840 Bartolomeo u takua me arbëreshin Xhuzepe Garibaldin të cilin e adhuronte shumë.
Gjatë viteve 1850 Mitren e shohim ministër të jashtëm dhe të mbrojtjes së qeverive provinciale të Buonas-Aires dhe më tej në vitin 1860 Guvernator i provincës të Buenos-Aires deri më 1862. Në 12 Tetor të vitit 1862 u zgjodh kryetar i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës dhe e mbajti këtë post deri më 12 Tetor 1868. Ai për vitet që udhëhoqi Argjentinën është vlerësuar si Kryetari i Unitetit të Vendit dhe zhvillimit ekonomik. Kandidojë disa herë të tjera për kryetar të Argjentinës si më 1874 dhe 1891, por humbi.
Bartolomeo Mitre ka dhënë një kontribut të madh në fushën e kulturës së Argjentinës, ai në vitin 1870 themeloj gazetën La Nacion, është themeluesi i Akademisë së Historisë së Argjentinës, shkroi shumë poezi dhe botoj dy libra historike Historia de Belgrano dhe Historia de San Martin.
Në vitin 1893, Bartolomeo Mitre mori titullin Grand Master i Lozhës së madhe të Masonerisë në Argjentinë, dhe më 1901 u emërua Anëtar Nderi i kësaj Lozhe. Vdiq në 1906, shtëpia ku jetoj që nga viti 1860 e deri sa vdiq u kthye në Muze Mitre, ku në të ka pjesë nga historia e Argjentinës, gazeta që ai themeloj La Nacion udhëhiqet ende nga trashëgimtarët e Bartolomeo Mitre.
Për fat të keq deri më sot nuk është shkruar asnjëherë që Bartolomeo Mitre ka origjinë shqiptare, por bibliografët shkruaj se ai ka origjinë greke, por siç dihet Himara s’ka qenë kurrë Greqi, s’ka patur kurrë grek. Prandaj është mirë që studiuesit shqiptar që merren me diasporën shqiptare të bëjnë studime edhe për origjinën shqiptare të Bartolomeo Mitres.
NDEROHET ISH KONGRESMENI JOE DIOGUARDI
Nga Beqir SINA/
Greqia mbyll bankat, bursat në pikiatë
– ”Perdet” e hekurta do të qëndrojnë të ulura në bankat greke sot, dita e parë e dekretimit nga Greqia të kontrollit të kapitalit në prag të gropës financiare, ndërkohë që bursat botërore përgatiten për një të hënë të zezë, të friksuar nga një infektim i mundshëm nga kriza.Nga Tokio në Hong Kong, bursat aziatike ishin në ulje të ndjeshme, ku Hong Kongu ulej me 3,63 për qind.
Në Evropë analistët presin një rënie të fortë me rreth 5 për qind, përveç se në Greqi ku bursa do të mbetet e pandryshuar.
Qeveria greke e Aleksis Ciprasit vendosi të dielën të mbyllë sektorin financiar për ta ruajtur nga një rënie e frotë, ndërkohë që bankomatët janë gati bosh.
Tërheqja e parave nga bankomatët deri më 6 korrik do të jetë deri në 60 euro në ditë, sipas një vendimi të kontrollit të kapitalit të botuar në Fletoren Zyrtare greke në mbrëmjen e së dielës.
Teksti i nënshkruar nga presidenti i Republikës, Prokopis Pavlopoulos dhe nga Cipras, tregon karakterin shumë urgjent për të mbrojtuar sistemin financiar grek dhe ekonominë greke për shkak të mungesës së likuiditetit që vjen nga vendimi i eurogrupit më 27 qershor mbi refuzimin e vazhdimit të marrëveshjes së huasë për Greqinë.
Bankat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 korrik, ndërkohë që referendumi i programuar nga qeveria greke mbi degociatat me kreditorët e vendit do të zhvillohet të dielën më 5 korrik.
Këto negociata dështuan të shtunën, duke e futur krejtësisht Evropën në dyshime dhe duke mbajtur Greqinë pranë daljes nga eurozona(Kortezi:ATSH-AFP/)
Kosovë-Serbi, Dialogu vazhdon
Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun në Bruksel për temat e 23 qershorit/
Nga Behlul JASHARI/ Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun për të njëjtat tema si në 23 qershor edhe sot në Bruksel, në raundin e 27-të në nivel të lartë kryeministror, të nisur në mëngjes, të dytin brenda një jave, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.
Ndërmjetësuesja, shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini, fillimisht takoi veçantë delegacionin kosovar, e pastaj elegacionin serb, para takimit të përbashkët trilateral, i cili sapo ka filluar.
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se bisedimet midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, janë përqendruar në çështjet e pazgjidhura midis palëve, si: energjia, telekomi, krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës dhe liria e lëvizjes.
“Përparim i mirë është bërë në të gjitha çështjet. Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë për këto katër çështje në orët e ardhshme dhe ne do të mblidhemi shumë shpejt, në ditët e ardhshme, për të finalizuar marrëveshjet”, ka thënë Mogherini përmes një deklarate për media, pas raundit të 26-të.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se Memorandumi i Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve të makinave është nënshkruar në prag të takimit.
Ne Bruksel, kryeministri i Kosovës, Mustafa, nuk është deklaruar, ndërsa pas kthimit në Prishtinë, në një mbledhje të qeverisë, tha se, “ gjatë takimit të datës 23 qershor janë trajtuar disa prej çështjeve që kanë qenë të parapara, si çështja e parimeve themelore lidhur me asociacionin e komunave, çështja e energjisë, çështja e kodit telefonik, çështja e kalimit mbi urën e Ibrit dhe poashtu është arritur që të nënshkruhet Marrëveshja lidhur me policat e sigurimit”.
“Mund të them se për çështjet e tjera, sa i përket asociacionit të komunave, energjisë, për të cilat është diskutuar në mënyrë specifike, të tjerat nuk kanë arritur të diskutohen thellësisht. Kemi mbetur që të punojmë edhe më tutje në nivel të ekspertëve për të sqaruar disa çështje që kanë qenë shumë të hapura ndërmjet nesh dhe jemi marrë vesh që të vazhdojmë këtë të hënë”, shtoi ai.
Ne, vijoi Mustafa, jemi angazhuar që të gjitha këto çështje të zgjidhen në suaza të parimeve të cilat ne i kemi përcaktuar më parë dhe unë mendoj se ashtu edhe do të ndodhë.
“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që dialogu të jetë konstruktiv dhe që zgjidhjet të jenë ato të cilat do të ndihmojnë që ne në të ardhmen t’i lëmë anash problemet të cilat i kemi tani të hapura, por edhe të orientohemi në perspektivën tonë zhvillimore dhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, deklaroi kreu i qeverisë kosovare.
Ndersa, kryeministri i Serbisë, Vuçiç, ka folur në Bruksel, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Mustafa, ku ka thënë se bisedimet kanë qenë shumë të vështira dhe se nuk është arritur ndonjë marrëveshje finale.
“Kemi shënuar mjaft përparim, para së gjithash për çështjen më të vështirë që është Asociacioni i Komunave Serbe. Shpresoj se në ditët e ardhshme, së paku këtë marrëveshje mund ta finalizojmë, por po punojmë intensivisht dhe seriozisht për të gjitha temat e tjera”, shprehej Vuçiç.
“Bashkësia e komunave serbe” në Kosovë, renditej e para nga “katër temat” e raundit të 26-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror Prishtinë-Beograd. Media në Serbi ka renditur të dytën “energjetikën”, të tretën “telekomunikacionin” dhe të katërtën “Parkun e paqes” siç e quajnë barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër të qytetit të Mitrovicës, që ndanë veriun me shumicë serbe nga jugu me shumicë shqiptare.
Burimet zyrtare në Prishtinë po ashtu kanë theksuar katër tema, me dallim vetëm në renditje, “energjinë, telekomin, barrikadën mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë dhe Asociacionin e komunave serbe”.
Ndërsa, shtypi i sotëm në Prishtinë thekson se, për dallim nga herët e tjera, të hënën, që në mëngjes, pritet të fillojë raundi i ri i dialogut në nivelin më të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. “Takim Mustafa-Vuçiç pritet të zgjasë së paku deri në orët e vona të pasdites, por kësaj radhe në BE shpresojnë se vërtet do të ketë rezultate konkrete, të cilat munguan në takimin e fundit, javën e kaluar”, shkruan shtypi, duke shtuar se, “vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini, kishte bërë të qartë se në takimin e radhës pret formalizimin e marrëveshjeve në disa pika”.
Për katër vite bisedimesh në Bruksel, që nisën me teknike e kaluan në nivel të lartë kryeministror, Kosova dhe Serbia kanë arritur 20 marrëveshje. Këtë e bëri të ditur në Prishtinë ministrja për Dialogun në qeverinë kosovare, Edita Tahiri, në konferencën e tretë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, ku në fundjavë foli për temën “Progresi në dialogun e Brukselit dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës”.
“Sot katër vite pas, janë arritur njëzet e dy marrëveshje me Serbinë, disa janë zbatuar nga Serbia, e disa janë rrugës së zbatimit, dhe në disa fusha Serbia ka shënuar ngecje serioze në zbatimin e marrëveshjeve”, u shpreh ajo.
Ministrja Tahiri tha se dialogu që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka dhënë rezultate të rëndësishme në disa plane. Vlen të veçohen rezultatet në forcimin e kushtetutshmërisë, ligjit dhe demokracisë në tërë vendin dhe shuarja e strukturave paralele serbe në fushat ku janë arritur marrëveshjet, pastaj përparime ka pasur në normalizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore me Serbinë, dhe në mënyrë të veçantë dialogu i Brukselit ka kontribuar në perspektivën euro-atlantike për Kosovën. Ajo pastaj u ndal në veçanti tek procesi i zbatimit të marrëveshjeve në fushën e drejtësisë dhe shuarjen e të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, si dhe informoi mbi takimin e radhës në Bruksel në nivel kryeministrash ku, “do të trajtohen dhe eventualisht mbërrihen marrëveshjet për temat që janë në rend dite”.
Ajo shprehu pritshmërinë që, “do të ketë rezultate për përmbylljen e çështjes së kodit shtetëror telefonik, për të cilën do të aplikojë shteti i Austrisë, pastaj do të ketë përparime në çështjet e zbatimit të marrëveshjes për energjinë, në përkufizimin e parimeve të përgjithshme për asociacionin dhe për heqjen e barrikadës nga ura e lumit Ibër”.
Ministrja Tahiri shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të polisave të sigurimit të automjeteve mes dy shteteve, e cila marrëveshje do të ulë koston e tarifave dhe mundësojë një lëvizje më të lirë për qytetarët dhe në veçanti për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Kosova me dialogun e Brukselit po dëshmohet si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, dhe vetë dialogu i Brukselit po konsiderohet si kontribuuesi kryesor për paqen në rajon duke qenë se në vendet tjera nuk ka pasur zhvillime inkurajuese, duke pasur parasysh që në Maqedoni ka probleme demokratike dhe etnike ku nuk ka pasur përparime në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe po ashtu Bosnja vazhdon me sfidat e saja”, tha ministrja Tahiri.
Në Bruksel këtë të hënë të 29 qershorit 2015 takohen për herë të katërt kryeministrat Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë, ndërsa nga 26 raundet e zhvilluara deri tash të dialogut Prishtinë-Beograd në nivel të lartë, 23 ishin mes kryeministrave të atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç. Takimi i parë kryeministror në Bruksel është zhvilluar në 19 tetor 2012, ndërsa i 26-ti në 23 qershor 2015. Bisedimet në nivel kryeministrash kanë pasuar dialogun teknik Kosovë-Serbi, të filluar në 8 mars 2011, po ashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre.
Pas raundit të 26-të, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në 25 qershor ka nisur me pyetjet për delegacionin kosovar se çfarë biseduan e për çfarë u dakorduan në raundin e 26-të kryeministror në 23 qershor dhe çka do të nënshkruajnë të hënën me delegacionin e Serbisë në Bruksel. Gjatë “koha për deklarime jashtë rendit të ditës”, këto pyetje i bënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, dhe deputetja e Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, duke theksuar opinonin e tyre se bashkësia e komunave serbe në veri do jetë “një autonomi apo republikë”.
Marrëveshja 15 pikëshe për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerësuar historike, e parafuar para dy vitesh, në 19 prill 2013, nga Thaçi e Daçiç, si dhe ndërmjetësuesja, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, Baronesha Catherine Ashton, në 6 pikat e para ka Asoaciacionin apo Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.