• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Asociacion Komunash, jo “Zajdnicë “a la Bosnje”!

June 22, 2015 by dgreca

Shoqata e Ish të Burgosurve Politikë    dhe    Lidhja e Juristëve e Kosovës/

Pjesëmarësit në Tryezën: “Ora e Debatit Alternativ”, organizuar nga SHBPK dhe LJK, që kishte për  shqyrtim temën : “Zajednica Srpskih  Opstina”- asociacion, bashkësi, apo “Republika Srpska” në Kosovë, pas ekspozesë  së dr. Mazllum Baraliut, kryetar i LJK dhe debatit të gjerë të zhvilluar, nxorrën, këto përfundime dhe rekomandime:

  • Koncepti i “ZSO”, në trajtën  që po imponohet, është pjesë e luftës speciale kundër  Republikës së Kosovës dhe realitetit të ri në këtë pjesë të Evropës, dhe ,si e tillë, përbën sfidë serioze për përspektivën e procesit të normalizmit, demokratizimit, integrimit dhe evropianizimit të Republikës së Kosovës. Në emër të integrimit dhe  decentralizimit, imponohet  prirja e legalizimit  të  dezintegrimit të plotë të komunave me përbërje etnike serbe dhe centralizimit të tyre në lidhje me Beogradin.
  • Dykuptimësia  e qëllimtë  termonologjike, në gjuhë të ndryshme është në funksion të kamuflimit të synimit të vërtetë të kësaj ndërmarrjeje, që nën petkun e  një asociacioni tjetër të komunave, të futet kontrabandë lidhja, në linje ekskluziviste monoetnike, e komunave me shumicë (të pretenduar dhe të arnuar) serbe, në formën   “Zajednica “(Bashkësia) e komunave serbe, model ky, me të cilin ka nisur edhe “Republika srpska”, në Bosnje.
  • Kështu siç është disenjuar e gatuar, specialiteti i quajtur shqip :Asociacion dhe serbisht: “Zajednica“, vjen ndesh me Kushtetutën e Kosovës, me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore, me Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe madje edhe me “Propozimin Gjjihëpërfshirës  për statusin e Kosovës, të  Presidentit Ahtisari.                                                                                       
  • ( Kushtetuta e Kosovës, Neni 124.2. [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] Themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre, rregullohen me ligj…4. Komunat kanë të drejtë për bashkëpunimin ndërkomunal dhe për bashkëpunimin ndërkufitar, në pajtim me ligjin.  6. Komunat obligohen të respektojnë Kushtetutën, ligjet, dhe të zbatojnë vendimet gjyqësore.Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.                                                                                                                        Karta evropiane e veteqeverisjes lokale: 10.1 : E Drejta e autoriteteve lokale per asocim ( anglisht :asociation, serbisht: udruženje)10.3. E drejta e autoritetit lokal per te qene pjese e nje asociacioni ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja)…duhet te njihet nga çdo shtet.              
  • Propozimi gjithpeprfshire i Presidentit Ahtisari: 9.1, Bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do të kenë të drejtë të formojnë dhe marrin pjesë në asociacionet ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja) e komunave të Kosovës për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta në pajtueshmëri me ligjin….?                                                               
  • Ligji për Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë, Neni 31.:Të drejtat e komunave për të formuar asociacione ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja) 31.1. Për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta, komunat formojnë dhemarrin pjesë në asociacionet ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja) që funksionojnë, në pajtim me ligjin.                                                    
  • Kosova ka ndërtuar zgjidhje dhe praktika tejet të avansuara madje edhe favorizuese dhe përtej standardeve evropiane për komunitetet minoritare. Në këtë frymë janë themeluar edhe pa pasur kushtet elementare, komuna të reja me përbërje serbe dhe është themeluar edhe Asociacioni ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja) i Komunave, mbi baza inkluzive dhe ghjithëpërfshirëse i cili është ngritur dhe funksionon në pajtim me Kushtetutën, Ligjin dhe Kartën Evropiane. “Zajednica”,  që mëtohet të imponohet, vjen ndesh edhe me natyrën dhe karakterin e Asociacionit ekzistues të Komunave në Kosovë , madje, edhe me të ashtuquajturen “Marreveshje e normalizimit..”
  • Ligji i Serbisë, për qeverisjen lokale, ashtu si edhe ligjet e ngjashme të vendeve tjera në fqinjësi e më gjerë, poashtu aplikon formulën ” bashkëpunim dhe “udruzhenje” ( shqip: shoqatë,) si kornizë ligjore për bashkëpunimin ndërkomunal edhe atë pa lejuar specifikimin si  bashkëpunim dhe asocim mbi baza ekskluziviste etnike, siç  tentohet të imponohet në Kosovë.
  • Pjesëmarresit e tryezës ftojnë përfaqësuesit  e zgjedhur të pupullit të Kosovës, përfaqësuesit institucionalë të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht përfaqësusit e Kosovës në procesin “dialogues”, që po vazhdon të zhvillohet në Bruksel, si dhe  të gjthë  individët dhe mekanizmat e brendshëm e të jashtëm, me ndikim në procesin e vështirë të normalizimit të plotë të gjendjes në Kosovë, që duke pasur parsysh, këto dhe rasye të tjera si këto, të kundërshtojnë  synimin  për t’i impunuar Kosovës, një model me format, kompetenca dhe karakter pa presedan,  me formula antikushtetuese, me funksion blokues e defunksionalizues dhe me dimension e karakter eskluzivist monoetnik dhe dezintegrues.
  •       Duke u bazuar edhe në parimet e integritetit, barazisë dhe reciprocitetit, Kosova dhe perfaqësuesit e sajë  ligjvënës dhe ata negociues  duhet të  insistojnë  palëkundshëm në domosdonë e  zgjidhjeve  me kute e formula të njëjta për problemin e komunitetit serb në Kosovë me  formulat e zgjidhjes për probleme të njëjta dhe të barazvlershme  që lidhen me komunitetin  shqiptar, në Luginën e Preshevës. Me qasje fleksibile por edhe parimore, dhe me zgjidhje të barabarta, të drejta e të qëndrueshme, do të mundësohet realizimi i së drejtave të mirënjohura minoritare dhe ato të vetëqeverisjes lokale, në pajtim me frymën dhe shkronjën e Kartës evropiane, Kushtetutes dhe Ligjit si dhe  sipas praktikave pozitive të vendeve tjera me demokraci të zhvilluar e me standarde të përparuara.

 

Prishtinë, 18 qershor 2015.                                     Sekretariati i Tryezës

Meriman Braha dhe Heset Mazreku

Filed Under: Opinion Tagged With: Kosove, Lidhja e Juristeve, Shoqata e ish te perndjekurve

Çfarë është qëllimi i gjithë kësaj që e them unë?

June 22, 2015 by dgreca

Nga Aurel Dasareti*/

Porosi shqiptarit kozmopolit: – Merr pjesë në gjithë dhimbjen e botës, vetëm mos i përqendro forcat tua aty ku je i pafuqishëm dhe aty ku nuk është në interes të Kombit dhe Vendit tënd, por tek ata që ti mund të ndihmosh e duash dhe atje ku ti, Kombi dhe Vendi yt fiton kënaqësi.

***

Problemet e refugjatëve afrikan-aziatik le t`i ndreqin ato shtete Evropiane që me shekuj Afrikën dhe Azinë e kanë pas koloni; janë ata që  i kanë shkaktuar ato probleme atje dhe është obligimi tyre t`i zgjidhin, e jo Shqipëria me Kosovën dhe trojet tjera shqiptare që edhe vet ia ka pa sherrin Evropës plakë në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Shqipëria xhuxhe bile as që është  vend i BE, askush nuk mund ta detyron të pranon azilkërkues. Ne qysh tash kemi shumë fundamentalistë shqipfolës, duke filluar prej hoxhallarëve, veçanërisht me qindra IS terroristë që luftojnë dhe vdesin për ”Tokën e Shamit” në Irak, Siri etj. Nuk na duhen të importojmë katilë të tjerë.

***

Dëgjova se policia e FYROM-it ka arrestuar një numër të konsideruar terroristësh internacional që merren me trafikimin e “emigrantëve”, dhe shefin e tyre “Bangladeshi” të cilin shqiptarët me shekuj e kanë mbajtur ilegalisht në shtëpitë e tyre.

***

Mua dhe miqve të mi na shqetëson, poshtëron dhe provokon shumë fakti se një numër i konsideruar i shqiptarëve janë të gatshëm të japin jo vetëm shtëpinë dhe lekët por edhe jetën për të “shpëtuar” jetën e “azilkërkueseve” fals që hyjnë në tokat tona hiç pa na pyetur neve. Tokë jetime! Sikur ju të hynit pa leje në tokat e tyre do ta paguanit shumë shtrenjtë këtë poshtërsi.

Na shqetëson fakti se ju shqiptarë të FYROM-it etj shtroni dreka, darka, i strehoni ardhacakët e paftuar në shtëpia e xhamia pa menduar fare për pasojat.

Pse them kështu?

Sepse përveç tjerash, me “mikpritjen” e juaj  të disa qindra “azilkërkuesve” në shtegtim ju në realitet nuk ndihmoni, por joshni të vijnë me mijëra dhe milion tjerë që dëgjojnë për rastet ku ju tregoheni “fisnik”, ashtu që shumë prej tyre do të humbin jetën rrugëve s`bashku me fëmijët e pafajshëm.

Përveç tjerash, unë nuk besoj aspak se këta që ikin nëpërmes Shqipërisë, FYROM-it, Kosovës do të fitojnë azil në Perëndim. Me siguroi se 99% prej tyre do të dëbohen në vendin e parë ku shkelën Evropën. Kjo dmth se do të kërkojnë dhe fitojnë azil në trojet etnike shqiptare; dhe hopa, me vullnetin e juaj e kolonizoni tokën e juaj; ju, shumica e të cilëve edhe vëllain e barkut e vrasin për një kufi livadhi.

Evropës Perëndimore i konvenon ndërtimi i kampeve për azilkërkuesit afrikan-aziatik në vendet e origjinës apo llafi vjen në Shqipëri, FYROM, Kosovë. Kjo edhe me arsyetim se shumica e tyre janë myslimanë dhe më mirë do të “integrohen” mes jush  që gjithashtu “jeni mysliman”. Kështu pra planifikojnë shumë politikanë dhe qeveritarë Perëndimor me të cilët kam kontaktuar; dhe me një plumb vrasin dy gjela:

– e heqin qafe (nga vetja) valën masive të “azilkërkuesve” fals

– njëherë e përgjithmonë e zgjidhin çështjen shqiptare në Ballkan, me tokat e kolonizuara nga afrikanët-aziatikët – shqiptarët do të asimilohen

***

Mua më kontaktojnë edhe shumë hoxhallarë të nderuar shqiptarë (nga vendi dhe diaspora) që e dinë se jam shqiptar katolik, por si atdhetarë të mirëfilltë, më thërrasin “vëlla” dhe i thërras “vëlla”. Njërit prej tyre i telefonova dje:

“Siç duket, arabët, pakistanezët, afganët, nigerianët, somalezët etj do të nguliten në tokat shqiptare” – i thash.

“Mjerisht, ke të drejtë Aurel, ne shqiptarët jemi mësuar t`ia ngulim vetvetes” – ishte përgjigja.

***

Në verën e vitit të kaluar, kalimthi e vizitova FYROM-in dhe Kosovën. Kudo shikoja mjerim, dhembje e trishtim. Gjithkush përpiqet të shet diçka, sa për të fituar një copë bukë. Edhe sende të vjetra bile, por askush nuk blenë. Shikoj. Në rrugët  e Tetovës shumë traktorë të mbushur me mijëra shalqinj apo speca, blerës askund. Nuk kanë lek të blejnë. Një “shitës” më tha se do të jetë i detyruar t`i fugi shalqinjtë por edhe specat pasi rrallë kush i blenë dhe kanë filluar të prishen. Shkoj në Shkup, hy në Bit Pazar. Një çift bashkëshortësh shumë pleq, shumë të leckosur dhe të sëmurë më lutën të blejë nga ta disa pjata të përdorura. “Jemi shumë të unët, nuk kemi fëmijë të na ndihmojnë, asnjë ndihmë sociale …” më thanë. Më tutje një grua e re më lutën të blejë nga ajo një xhemper: “Është punë dore, kam tre fëmijë jetim, jetojmë me qira në një podrum, kam punuar 10 ditë në te…pronari do të na dëboje nga banesa…”- rrëfehet.

Trishtim!

Ika për në Kosovë. Me taksi. Prishtinë. Para se me arritur në aeroport (aeroplan për Gjermani), me dy fëmijët e vogël dhe gruan u ndalëm në një restorant. Pasi nuk ishim të unët as që hëngrëm ushqimin. Na u afrua një grua me djalin 11 vjeçar përdore. “Zonjë, a mundemi me e ngrënë këtë ushqim që u ka mbetur në pjata, nuk kemi hëngër me ditë të  tëra” – i thotë gruas time e cila filloi të qajë me zë.

Trishtim!

Krejt kjo tragjedi për shkak të kriminelëve prej qeveritarësh që tradhtuan, shitën, vodhën dhe plaçkitën gjithçka.

***

Askush prej jush që me lot deveje vajtoni për arabët…nuk demonstroi, askush prej jush nuk mbajti grevë urie, askush prej jush nuk i dërgoi ultimatum qeverisë të zgjidhet problemi i atyre qindra mijëra motrash dhe vëllezërish tonë të gjakut dhe gjuhës që vuajnë në mjerim, por menjëherë vajtoni, demonstroni, mbani grevë urie, u ndihmoni “vëllezërve” të juaj të fesë myslimane që sipas fotografive, veshmbathjen e kanë shumë më të shtrenjtë dhe më moderne se ju. Por edhe xhepat i kanë më të thellë. Sipas statistikave, për të udhëtuar deri në FYROM secili prej tyre ka paguar kriminelët kontrabandist minimum 10-15000 euro.

Pasi shumica prej atyre “refugjatëve” të huaj e quajnë veten mysliman, atëherë pse dëshirojnë të vendosen në Evropën Perëndimore të krishterë ku gati në secilin ushqim, edhe në gatimin e bukës, përdoret mishi (dhjami) i derrit?

Pasi shumica  e tyre janë arab, pse nuk kërkojnë azil në shtetet shumë të pasura arabe, për shembull në Arabinë Saudite, Kuvajt, Dubai, Katar…?!

Unë e di pse. Shumica e “azilkërkuesve” janë meshkuj, të moshës së re, nuk u konvenon të vendosen në shtetet që përmenda sepse atje nuk do të kenë asnjë shanse të bëjnë seks jashtëmartesor me ndonjë femër, Ligjet e Sheriatit do t`i dënonin shumë keq, kurse në Evropën “moderne” nuk ka këso rreziqesh.

Sikur këta të vendosen në tokat shqiptare, përveç të gjitha të këqijave tjera, do të vijë edhe te çekuilibri gjinor. Më shumë meshkuj se sa femra, ashtu që shumë prej femrave shqiptare do të martohen me afrikanët-aziatikët, dhe si pasojë, shumë meshkuj shqiptarë do të mbesin virgjrin dhe beqarë të devotshëm, llafi vjen, si beqarët e Kinës dhe Indisë.

***

Ka shumë gjasa që do të ketë përleshje për gratë

Ekziston frika e madhe se deficiti i madh i grave në këto shtete: Indi dhe Kinë do të ketë pasoja sociale të rrezikshme, kjo për arsye se pas disa vitesh, kur fëmijët që sot janë të vogël do të bëhen të mëdhenj – do të përplasen ndërmjet veti në një luftë tepër të vështirë për gratë.

Dy vendet më të populluara të botës, Kina dhe India rrezikojnë çekuilibër serioz gjinorë në popullsitë e tyre. Një nga arsyet kryesore është se shumë çifte për shkaqe (jo)kulturore zgjedhin të abortojnë vajzë-fetusin. Si rezultat, pas 20 vitesh popullata e këtyre dy vendeve do të ketë një tepricë meshkujsh prej 25-30 për qind.

Mungesa e femrave do të ketë pasoja të rënda sociale, sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore kanadeze CMAJ.

Çekuilibri në raportin e shpërndarjes gjinore do të thotë se shumë meshkuj nuk do të jenë në gjendje të martohen dhe të kenë fëmijë. Atje edhe sot ka me dhjetëra milion burra  të “virgjër”, të moshës mbi 45 vjeçare. Prandaj, ka arsye shumë serioze për frikën se kjo do të çojë në një numër në rritje të akteve të dhunës dhe krimeve të tjera të rënda, thotë studimi.

*USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Dasareti, policia e FYROM

HESHTJA ZGJEDHORE QË VJEN NGA ”QARKU I TREMBËSHJETË”…

June 22, 2015 by dgreca

Shqipëria është ndarë në 12 qarqe që, siç thuhet zyrtarisht, janë ftuar për të votuar mbi tre milionë e treqind mijë shqiptarë…/

“Qarku i trembëdhjetë”, rreth dy milionë, është i privuar nga e drejta për të votuar, i është hequr pa gjyq e drejta e votimit, e drejta e zgjedhësit dhe e të zgjedhurit…/
Në atë “mbi tre milionë e treqind mijë…”, në lista, në të gjithë vendin janë qytetarët e “Qarkut të trembëdhjetë”, mërgimtarët në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Angli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi…mërgimtarët shqiptarë në të pesë kontinentet dhe mbase në të gjitha shtetet e botës./

Nga Abdurahim Ashiku/ Athine/

E diele, 21 qershor 2015…
Jam ulur në qetësinë e shtëpisë sime në mërgim me vështrimin mbi ekranin e vogël sinjali i të cilit vjen nga sistemi satelitor botëror. Kaloj me indiferencë sinjalin kompjuterik të telekomandës sa në njërin ekran të vogël në tjetrin, sa në stacionet “afër qeverisë” aq edhe në stacionet “larg qeverisë”.
Nuk votoj.
Jo se nuk dua por se nuk duan.
Nuk duan partitë politike në Shqipëri të montuara tash 24 vjet në karriget e Kuvendit, që ta bashkojnë kartonin jeshil për një ligj që mërgimtarët të kenë të drejtë të votojnë, ta përcjellin votën në “kutitë e votimit” siç e përcjellin miliona emigrantë në vendet demokratike.
Kanë të drejtën të shprehen me votë të burgosurit deri në dënime me “burgim të përjetshëm” dhe nuk kanë të drejtë të votojnë mërgimtarët e lirë, njerëzit që në këtë një çerek shekulli i kanë dhënë vendit më shumë se çdo komunitet, miliarda dollarë çdo vit, gjakun në deje që e ka mbajtë gjallë jetën shqiptare, që e ka ngritur nga “kuota zero”…
Një absurditet ala shqiptar…
Shqipëria është ndarë në 12 qarqe që, siç thuhet zyrtarisht, janë ftuar për të votuar mbi tre milionë e treqind mijë shqiptarë…
“Qarku i trembëdhjetë”, rreth dy milionë, është i privuar nga e drejta për të votuar, i është hequr pa gjyq e drejta e votimit, e drejta e zgjedhësit dhe e të zgjedhurit…
Në atë “mbi tre milionë e treqind mijë…”, në lista, në të gjithë vendin janë qytetarët e “Qarkut të trembëdhjetë”, mërgimtarët në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Angli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi…mërgimtarët shqiptarë në të pesë kontinentet dhe mbase në të gjitha shtetet e botës.
Jam ulur dhe gjerboj, mundohem të marr “ajkën e qumështit”  të fjalëve  të (k)analistëve që mundohen ta fusin fjalën në (k)analin e zgjedhjeve.
Gjerbja më vjen paksa e hidhur si t’i kishin hedhur “ajkës së qumështit” gjethe pelini.
Në gojë folësish televizivë, në zë analistësh të njohur me zë e figurë deri në shkallën mesatare të mërzitjes, në titra elektronikë poshtë e djathtas ekranit më vijnë lajme “të mëdha” e të “vogla”.
Në Roskovec nuk kanë filluar zgjedhjet. Shkaku nuk është “poshtë” por “lart”. Në listat zgjedhore, kandidatët e dy krahëve  janë të të njëjtit krah politik. Të të njëjtit shkruar e printuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por në fakt të krahëve të kundërt.
Gabim njerëzor?
Jo, faj njerëzor.
Në Kavajë komisionarët, me urdhër partiak, kanë marrë në dorë “kapistrën” e zgjedhjeve. Nuk lejojnë njerëzit të votojnë edhe pse ligjërisht kanë të drejtë…
Çudinë shqiptare në katror do ta qesëndiste Zhvejku me shprehjen e tij “Idiot në katror”…
Daljet partiake në ekranin e vogël nuk e di pse më kujtojnë filmin “Ballë për ballë”, deklaratat e palëve me akuza ndaj njëra tjetrës. Deklarata të një fuqie të madhe botërore ndaj një fuqie të vogël që donte të jetonte pa saç mbi kokë….
Daljet e sotme nuk e di pse më ngjallin trishtim…
Pushteti qenka më i ëmbël se hallva…
Pak a shumë kështu thoshte dikur edhe prefekti i Tiranës për…fashizmin.
E shkruar me titra poshtë ekraneve të vegjël apo në krah të djathtë të tyre, me figurë e pa zë, më vijnë dy gishta në sallën e votimit…
Thyerje e kodit zgjedhor?
Askush nga analistët nuk e thotë…
Një mesazh në facebook…
Kryeministri i Shqipërisë, që din shkrim e këndim, dikërka edhe aritmetikë…
Një thirrje në adresë të emigrantëve…
Ju që jeni në emigracion bëni një telefonatë në shtëpi, tek te afërm a miq në Shqipëri dhe thuajuni të shkojnë në votim sepse vota e tyre është investim edhe për ju! Rrofshi:‎edirama
Nuk mund të mos kishte reagime...

*           *          *

I nderuar kryeministër i Shqipërisë,
Edhe një herë Ju me këtë status-thirrje ndaj Ne emigrantëve që për më shumë se 25 vjet kemi mbajtur në këmbë shtetin shqiptar me remitanca dhe vota, por pa të drejtë vote dhe përfaqësimi, treguat indiferentizëm dhe mosmirënjohje duke na parë si mbështetje por pa na mbështetur!
Z. Kryeministër ka ardhur momenti të na ktheni borxhin; të drejtën e votës, të drejtën përfaqësimit dhe jo vetëm…

* * *
Ku e keni Ministrinë e Emigracionit që na premtuat zoti Rama? 

Ku votojmë ne emigrantët që na premtuat se do të ju krijojmë kushtet të votoni në vendet ku punoni e jetoni? 

Pse nuk erdhi Erion Velija, i cili zgjedhjet e kaluara e gdhinte këtu në Greqi me ne emigrantët? 

Pse po na i shponi xhepat për pasaportat e fëmijëve që për fajin tuaj po pajisen me pasaporta të reja kur kanë akoma edhe 90% të kohës së afatit të skadimit? 

Pse nuk e ndërtuat atë qendrën kulturore për shqiptarët që të ndiheshin se shumë emigrantë të tjerë të botës?
Pse nuk e njihni shkollimin shqip të fëmijëve në mërgim dhe mësuesit nuk i vlerësoni as materialisht dhe as moralisht?

Pse? Pse? Pse-të janë pa fund. Nëse ju zoti kryeministër pretendoni se të gjithë fshatarët i bëtë qytetar, por ka ndodhur e kundërta. emigrantët janë bërë qytetarë evropianë dhe nuk mund të mashtrohen sa herë keni fushata elektorale.
Pema mbillet sot dhe korret mot, zoti kryeministër.

* * *
Në Memaliaj  shkakun për pjesëmarrjen e ulët në votime e kërkojnë tek emigracioni, largimi i njerëzve dhe boshatisja e qytetit
Në disa qytete jugore të Shqipërisë pak autobusë me emigrantë kanë kaluar kufirin, kryesisht minoritarë veprimtarë të PBDNJ-së…
Një analist flet për bojkotim të zgjedhjeve nëpërmjet pjesëmarrjes së vogël. Do të isha me të në qoftë se ai do të më jepte numrin e saktë të emigrantëve në listat zgjedhore në të gjithë Shqipërinë.
“Qarku i trembëdhjetë”, rreth dy milionë mërgimtarë nuk votuan…
Po të kishin të drejtën e votës pjesëmarrja në votime do të ishte rreth 80 përqind.
Vota e tyre mbeti pezull…
Unë kam 19 vjet që nuk votoj…
Herën e fundit kam votuar më 26 maj 1996, atëherë kur vota u vodh me “rruspë” për t’i hap rrugë shkatërrimeve të padëgjuara…
Tash  jam ulur para ekranit të vogël dhe po pres numërimin e votave…
Po meditoj se kur do të më hapet porta për të votuar…
Nuk e di…
Dhe nuk dua ta di…
Deri atëherë do të jem i asimiluar në gjuhë, gjini, dashuri për vendlindjen time…
Mos e thëntë Zoti…

Abdurahim Ashiku

Athinë, 21 qershor 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: Heshtje zgjedhore, Qarku i 13

Pse po vepron kështu o Baton Haxhiu ?

June 22, 2015 by dgreca

As që ia vlen ma të merrem me ketë temë të rëndësishme (ndasitë në mes arkitektëve),pasi si individ nëse kërkon ligjshmëri dhe rregull në shoqërinë kosovare, anatemohesh, izolohesh apo lëçitësh si i marrë, pasi te ne janë instaluar disa rregulla primitive që skajshmërisht dëmtojnë të gjitha proceset normale,posaçërisht në fushën e Planifikimit Hapësinor,Urbanizmit dhe Arkitekturës.

Se inskenimin e konfliktit në mes të arkitektëve të Kosovës e kishte sponsorizuar “dikush”,i cili duhet të gjendet vetëm me anën e mekanizmave legjitim shtetëror,në çdo hap po vërtetohet. Sot është e qartë, qëllimi parësor ishte me e bllokuar procesin e Licencimit të arkitektëve,për të vazhduar punët kundër ligjore në fushën e ndërtimit nga vitet e pas luftës. Si sponsor medial ishit zgjedhur ju për të dramatizuar ndasitë në mes arkitektëve kosovar,me emisionet tua atraktive “Zona B”,në Klan Kosova.

Disa të dhëna po i theksoi,por që ju do të duhej të ishit në dijeni,pasi e keni trajtuar ketë problematik në emisionet e juaja televizive nga viti 2013.

Licencimin e kishte organizuar MMPH (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) si obligim ligjor, pas aprovimit të Udhëzimit Administrativ nr 6/2011 të muajit maj 2011. Pati angazhime serioze nga ana e AsAK-ës ndërkohë, për funksionalizimin e procesit të komplikuar të licencimit të profesionistëve në fushën e ndërtimit. U themelua Bordi i Përkohshëm për Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve,me rekomandimin e ndërkombëtarëve si fazë kalimtare drejt Odës së Arkitektëve,Planerëve Hapësinor,atyre Urban,Ndërtimtarëve, Elektro inxhinierëve etj. Kështu si tani që po kërkon Ministri aktual z. Agani.

U aprovuan një seri dokumentesh tjera dhe rregulloresh adekuate si dhe vendimi nr 2579/12 në muajin shtator të vitit 2012,për caktimin e anëtareve për Komisionin Vlerësues i cili pas disa trajnimeve dhe të një pune të përkushtuar i kaloi të gjitha fazat e procesit,për të ardhur në fazën përfundimtare të intervistës me kandidatët të cilët kishin kaluar fazat paraprake. I kisha rezervat e mija profesionale në ketë proces,por për qëllim të fillimit të Licencimit, jam dakordu që në të ardhmen e afërt të plotësohej ai.

Befasi,e pa imagjinuar për mua  ishte kur MMPH bllokoi provimin dy herë në shtator 2013 dhe me 7 mars 2014. Për të dy rastet nuk u dhanë arsyet për veprime të tilla centraliste,që na rikujtojnë një kohë që kemi menduar se ka perënduar. Ministria në krye me Dardan Gashin,me këto veprime si duket qëllimisht e ka keqtrajtuar Bordin e përkohshëm për Licencim dhe 21 Vlerësuesit e zgjedhur,në një proces demokratik dhe transparent, të pa parë deri atëherë në Kosovë.

Për ju dhe disa të tjerë nuk do të jetë e qartë kurrë, se tërë kjo punë profesionale është bërë pa kompensime materiale, por vetëm me premtime mashtruese,edhe se në buxhetin e Ministrisë (MMPH-së) për disa vite ishin paraparë mjete materiale për procesin e Licencimit,ku shkuan ato para ? Kush i tjetërsoi ato ? Janë pyetje që duhet sqaruar organet e autorizuara shtetërore,punë e cila nuk u bë deri me sot.

Si një nga pjesëmarrësit aktiv në të gjitha ndodhitë hapësinore,urbane dhe  arkitektonike në Kosovë në katërdhjetë (40) vitet e fundit,po i lejoj vetes të iu drejtohem me kritika konstruktive,se si iu jeni qasur kësaj problematike, në mënyrë të hapur anuese për një grup të caktuar të arkitektëve. Gjuha e juaj denigruese befason në disa emisione të “Zonës B”,ke ftuar akterë të ndryshëm që ishin përfshirë në këto ndasi, asnjëherë as që ke tentuar të zbardhësh arsyet përse ka ndodhur kjo ?

Shkaku kryesor ka qenë licencimi,inatet klasike ballkanike si dhe përvetësimi i një pune katër (4) vjeçare të bërë për procesin e licencimit nga ana e AsAK-ës legjitim. Kjo punë ishte përkrahur nga USAID-i dhe natyrisht MMPH-së si bartësi kryesor i projektit. Qëllimi parësor i Ministrisë ishte vendosja e kontrollit shtetëror të arkitektëve e kjo do të arrihej, sikur në të gjitha shtetet e civilizuara me anën e licencimit,gjegjësish mbikëqyrjes permanente të profesionistëve të kyçur në procesin e ndërtimit,për të filluar me e stabilizuar situatën në këtë sferë cila është kaotike edhe pas 16 vite.

Që nga viti 2013 i ke dhënë hapësirë televizive një grupi te caktuar të arkitektëve të Kosovës. Nga ju kanë dal shumë të pavërteta, të ndërlidhura me vlera milionëshe,që as për së afërmi nuk përkojnë me realitetin. Si duket je i informuar tërësisht gabim nga ata të cilëve iu ke besuar, apo ato janë bindjet e juaja djallëzore,apo je i urdhëruar me veprua kështu. Bashkëbiseduesi i juaj i fundit në “Zonën B” të datës 15 qershor 2015, pos shumë të pavërtetave,manipuloi edhe me çështje tjera si vlerat monetare 50 000 euro, që hapësira e kufizuar në shtyp nuk më lejon me i shpjeguar.

Ku ishin këta zotëri në vitet e pas luftës ? Që asnjë herë nuk reaguan për atë se çka po ngjante me urbanistikën në Kosovë. Kanë manipuluar- mashtruar arkitektët dhe ndërtimtarët e vjetër me një propagandë “Geobbelsiane”,e cila është manifestuar edhe me demonstrata të instrumentalizuara,që rezultuan me BLLOKIMIN e procesit. U tha se kinse të gjithë ata duhet t’i nënshtrohen provimit profesional që dikur e kishin dhanë. Në asnjë dokument ligjor nuk kërkohet një gjë e tillë,pasi është kundër-Kushtetuese.

E di se të qenit gazetar është shumë vështirë,ka raste të shumta kur të imponohen tema të ndryshme, kundër bindjes tënde apo kundër një realiteti faktik, si është rasti me mospajtimet në mes arkitektëve kosovar. Ato janë rezultat i mos funksionimit të shtetit e në rastin konkret të MMPH-së,e cila me veprimet e veta është fajtori kryesorë përse LICENCIMI i Arkitektëve dhe të tjerëve të kyçur në procesin e ndërtimi nuk ka filluar as pas 16 viteve. E sa ishin të interesua faktorët vendimmarrës që të ketë rregull në fushën përfituese të ndërtimit,në çdo hap po vërehet.

Për vendimet e marra nga departamenti i OJQ-ve në kuadër të MAPL (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal) as që vlen të diskutohet,ajo mbet çështje e Prokurorisë së shtetit pasi regjistrimi i një OJQ-je me të njëjtin emër,me përvetësimin e xhirollogarisë rrjedhëse, mjeteve materiale dhe punës së mundimshme shumë vjeçare në procesin e Licencimit,në botën e civilizuar vlerësohet si vepër penale. Kjo i ka ndodhur AsAK-ës legjitim,nuk e di se për të cilat interesa personale po e bën këtë,ma së paku për të zbardhur të vërtetën e cila shumëkujt i dhemb,i pengon.

Theksohet për disa numra dhjetëra,qindra (10,100,…) anëtarësh, e harrohet se në Kosovë veprojnë mbi një mijë (1000) arkitektë aktivë,të cilët me siguri dëshirojnë të kenë një asociacion të dinjitetshëm,ashtu si ka tentuar të veproi nga viti 2008 AsAK legjitim. Mu këtu është thelbi dhe qëllimi i krijimit të situatës së tendosur,me ndërhyrjen e grupit që ju po e përkrahni,në emër të mbrojtjes së ligjshmërisë të cilën në këto 16 vite ma së pakti ose fare nuk e kanë respektuar haptas,për atë e kemi situatën e tillë urbane në Kosovë. Natyrisht në rrugëtimin e tyre ka pasur edhe të meta,të cilat nuk kanë ndikuar në esencën e funksionimit të asociacionit. Jam i bindur se nëse do të kishte vullnet të mirë do të tejkaloheshin së bashku,dhe nuk do të kishim këto ndasi të cilat ma së shumti po i dëmtojnë vet arkitektët.

A po mendoni se në ketë mënyrë të veprimit po i kontribuoni zgjidhjes se ndasive të mëdha në mes të arkitektëve,apo po hidhni “benzinë në zjarr” me këso emisione të porositura,apo me deklarata publike ku individët e caktuar ngritën në super-mena,apo anëtarët e kryesisë së AsAK-ës legjitim cilësohen me fjalë denigruese, çka aspak nuk korrespondon me realitetin. Kjo nuk të shkon për nderë z. Baton Haxhiu që me të pa vërteta dezinformon opinionin, edhe se e konsideroni veten si një pende serioze në realitetin e zymtë kosovar,korrigjohuni për hir të vërtetës.

Prishtinë                                                                             arch. Ylber Vokshi -Ylli

22.06.2015                                                                               arkitekt i pavarur

ylberv@gmail.com

 ose

Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)

Filed Under: Opinion Tagged With: Baton Haxhiu, pse po vepron keshtu, Ylber Vokshi

Ndriçim i veprimtarisë së pa kursyeshme të shqiptarëve në Suedi

June 22, 2015 by dgreca

Këtë përmbajtje e ka numri i katërt i librit ” Thesari kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” i cili është përgatitur nga SHSHASH ” Papa Klementi i XI Albani”, që me sukses zhvillon veprimtarin e saj në këtë shtet të largët skandinav. Të katër numrat e botuar  deri me tash janë të çmuar dhe kanë vlera shkencore, thotë Prof. Fetah Bahtiri, kryetar i Këshillit Redaktues/

Shruan: Xhavit Çitaku/

Mërgata shqiptare është një thesar i çmuar i qytetërimit ilir, e cila me mençuri, me shkathtësi të mendjes dhe me një freski të shpirtit diti aq mirë që të lartësoj aq bukur kulturën, historinë e traditat shqiptare edhe në dhe të huaj. Komuniteti shqiptar në Suedi ishte jashtëzakonisht mirë i organizuar dhe dha kontribut të madh në sensibilizimin e situatës së rëndë në kohën e okupimit klasik nga Serbia, në grumbullimin e mjeteve në Fondin e Trepërqindshit, mbajtjen e familjeve në Kosovë, në shërimin e të sëmurëve dhe zgjidhjes së shumë vështirësive në të cilat gjendej populli i Kosovës dhe së fundi edhe me pushkë në dorë luftoi për çlirimin definitiv të Dardanisë.

I gjithë ky sukses i mërgatës shqiptare këto ditë u kurorëzua  me veprën voluminoze, përkatësisht të numrit të katërt i librit të SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” me titull “ Thesari Kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi”, që doli këto ditë nga shtypi. Lidhur me këtë punë të madhe e të rëndësishme që është bërë nga kjo shoqatë e vyeshme në biseduam me prof. Fetah Bahtirin, kryetar i Këshillit redaktues, të këtij asosoacioni shqiptar. Ai me këtë rast  na tha: “ SHSHASH ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, e themeluar në vitin 2011, gjer më sot me një punë të përbashkët dhe me përkushtim kolektiv ka nxjerrur në dritë tre libra me rreth 2000 faqe. Librat mbajnë titullin ”Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” dhe kanë numrat 1, 2 e 3. Këto ditë u botua edhe numri 4 i Thesarit kombëtar të kësaj mërgate i cili ka më shumë se 800 faqe.

Librat ”Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” kanë për synim pikërisht ndriçimin e veprimtarisë së pakursyeshme të shqiptarëve të cilët në trollin e Suedisë u angazhuan me mish e me shpirt për të vënë gurë në themelin e shtetit që quhet Kosovë. Është planifikuar që ky ndriçim të bëhet me botimin e diku rreth 10 librave të këtillë me gjithsej 8000 – 10 000 faqe. Kjo do të arrihet leht për arsye se ka pasur shumë veprimtari, ka shumë angazhime dhe ka shumë materiale.

Shkrimet mbështeten në dokumentacionin orogjinal

Por, që çdo gjë të jetë në vendin e vet, shkrimet mbështeten në hulumtimin e dokumentacionit origjinal i cili si i tillë, i pandriçuar dhe i pabotuar gjer më tani– është burim, material shkencor dhe thesar i çmuar. Kështu, Thesarët kombëtar kryesisht u kushtohen kontributeve dhe sakrificave të bashkatdhetarëve tanë në shërbim të misionit për realizimin e pavarësisë së Kosovës. Duke realizuar këtë synim, gjer më tani në Thesarin kombëtar 1, 2 dhe 3 janë përfshirë shumë mjedise, shumë qytete e aktivitete, veprimtarë e aktivistë, me qindra dokumente, gazeta, artikuj, lista, intervista, etj. nga qytetet dhe komunat si: Borås, Båstad, Falun, Göteborg, Hyltebruk, Hässleholm, Laholm, Landskrona, Lundegård, Lättarp, Smedjebacken, Uddevalla, Ängelholm, Vetlanda, Jönköping-Råslätt, Överum, Gulspång, Norrköping, Svenshögen, Stockholm, Malmö, Jokkmokk, Marks, Dals-Ed, Falkenberg, Perstorp, Hultsfred etj.

Ndërkaq, nga territoret jashtë Suedisë që janë përfshirë në librat tanë “Thesar kombëtar” me tema janë prezentuar: Gjermania, Zvicra, Shqipëria, Kosova, SHBA, Ilirida, Rumania, Kroacia, Serbia etj. Pritet që lista të zgjerohet edhe me vende të tjera të Evropës e më gjerë. E tërë kjo punë do të realizohet me shkrimet të cilat gjërat i paraqesin e i sqarojnë vetëm me gjuhën e argumenteve. Zaten, edhe thesarët kombëtar të botuar gjer më tani i kanë këto karakteristika: janë thesar të vërtetë e të çmueshëm dhe kanë vlera shkencore.

Të përkujtoj se ky nuk është konstatim i imi, por këtë e kanë pohuar qartazi edhe të gjithë ata që i kanë pasur në dorë Thesarët tanë. Që mos të parafrazoj dhe mos të komentoj pa nevojë, për të parë se Thesarët tanë janë thesarë vërtetë të çmuar, do t´i citoj disa nga referuesit me rastin e promovimeve të Thesarëve tanë kombëtar që janë bërë në vende të ndryshme.

Vlerësime interesante e të çmueshme nga kritika

Për librat ”Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” vlerësime interesante e të çmueshme kanë dhënë edhe shumë kritikë, institucione, politikanë, dijetarë, individë. I nderuari Daut Demaku u drejtohet me një ”LETËR E HAPUR TË GJITHË MËRGIMTARËVE”, për arsye se ai paska fituar një ”Frymëzim nga veprimtaria e Shoqatës së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë “PAPA KLEMENTI XI ALBANI” në Suedi”. Ai ndër të tjera thekson me entuziazëm:

”Ky zjarr i mallit për atdhe krijon atdhe – dashurinë e madhe. Në atë shtet, që ka një numër të madh të mërgimtarëve, aty është edhe atdhedashuria e vërtetë. Prandaj, më dëgjoni mirë: mërgimtarët dhe vetëm mërgimtarët kanë dashuri dhe fuqi që ta bëjnë atdheun shtet me prestigj të lartë, ku edhe të tjerët do TË DËSHIRONIN TË JENË SHQIPTARË.

Pikë për pikë sikur mërgata suedeze që e bëri Suedinë – Suedi!”

Në kontekst me këtë, Daut Demaku na drejtohet:

”… lus të gjithë mërgimtarët që të na ndihmojnë t’i shkëpusim prangat e robërisë shpirtërore!…

Të gjithëve, prandaj, ju lus të merrni shembull Shoqatën e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Sepse, prej të gjitha veprimeve të mrekullueshme, që i ka bërë kjo Shoqatë e mbarë dhe e mençur, brenda saj është edhe një segment, që meriton jo vetëm nderimin, por edhe përkuljen deri në tokë, sepse nxori në dritë përvojën e mërgatës suedeze – atyre njerëzve të mençur që jetonin në Amerikë – dhe – marrëveshja e atyre mërgimtarëve e bëri Suedinë – Suedi, shtetin më të respektuar në kontinentin e vjetër, por edhe në botë. Atdheu juaj ka nevojë për vetëdijësim, për mbjellje të dijes së mirë në tokën tuaj, për një vetarsimim që garanton ndërtimin e individit dhe të shtetit me prestigj…” – është porosia e të urtit Daut Demaku.

E pse edhe mërgimtarët shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Suedi, mos ta bëjnë Kosovën shtet!?

Prof. Dr. Shefkije Islamaj: Ju sot nuk shikoheni vetëm si potencial ekonomik, por edhe si potencial politik dhe intelektual. Veprimtaria juaj në të mirë të gjuhës e të shkollës shqipe, në të mirë të përgatitjes së brezit të ri, të fëmijëve tanë, përmes aktiviteteve të shumta njohëse, edukuese, letrare, muzikore, sportive, ka jehonën edhe në Kosovë. Përmes medieve elektronike, teknologjive të reja informatike, gjithë kjo veprimtari e juaja bëhet shumë frymëzuese për të gjithë ata që ia duan të mirën Shqipërisë e Kosovës, që ia duan të mirën shqiptarëve kudo janë ata…

Çka përmban libri?

Ky libër, ashtu si edhe i pari, për nga përmbajtja është tejet i pasur dhe i larmishëm. Më tepër se një përmbledhje shkrimesh tematikash të ndryshme dhe dokumentesh e shkresash të shumta, libri është një paraqitje shumëplanëshe e veprimtarisë shumë të gjerë që ka zhvilluar kjo Shoqatë në harkun njëvjeçar në fushën e artit letrar, në veprimtaritë krijuese në përgjithësi, në veprimtaritë arsimore e kulturore, në veprimtaritë shënuese e kremtuese, në veprimtaritë shkencore, në aktivitetet sportive, përfshirë këtu edhe vizitat e bëra jashtë atdheut nga anëtarë të kësaj shoqate dhe vizitat e autoriteteve shqiptare në qytetet ku jetojnë shqiptarët në Suedi…

Ç’është në të vërtetë ky libër?

Shkurt: ky libër është shprehje e ndërkomunikimit shqiptar, është shprehje e përpjekjes dhe e përvojës së pasur të komunitetit tonë në Suedi, është shprehje e frymëzimit, është shprehje e një vetëdijeje të lartë kolektive për përkatësinë.

Çka na zbulon tjetër ky libër?

Ky libër zbulon edhe raportin e shqiptarëve me suedezët me shtetin suedez, zbulon pozitën e tyre, interesat e këtij komuniteti, shfrytëzimin e potencialit vetjak dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron një shtet demokratik si Suedia…

…Libri Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi 2, pra është një tregim i veçantë, një tregim që do të vazhdojë për shqiptarët e Suedisë, sepse ata vazhdojnë të jenë transmetues të vlerave njerëzore, qytetëruese, kulturore e letrare në vendin ku jetojnë, sepse ata do të vazhdojnë të shpalosin pasuritë shpirtërore, mendore, intelektuale në një hapësirë humane, në një shoqëri shumëkulturore, të hapur e demokratike, për të gjithë pa dallim, sepse ata do të vazhdojnë të na flasin shqip përmes librave si ky.

Prof. Dr. Adem Zejnullahu: Shoqata e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi: Papa Klementi XI Albani, me angazhimin e saj, në të mirë të zhvillimit të gjuhës, të shkollës shqipe, të kultivimit dhe të ruajtjes së traditës sonë

etnokulturore, të transmetimit të saj nëpër media e aktivitete të ndryshme kulturore e artistike, si dhe të botimit të shumë veprave, të autorëve të ndryshëm, që ngërthejnë krijimtarinë shpirtërore, ka luajtur dhe po luan një rol shumë të rëndësishëm për popullin tonë në përgjithësi e në veçanti për këtë mërgatë.

Thesari Kombëtar 2, të cilin po e promovojmë sot ngjason me Visaret e Kombit, Kalendarin Kombëtar etj., të cilat botoheshin dikur, e që luajtën një rol të rëndësishëm, në pasqyrimin e traditës sonë kulturore, me botimin e materialeve të ndryshme nga fusha e gjuhës, historisë, folklorit etj.

Në fund duhet thënë edhe këtë se Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi Papa Klementi XI Albani, sipas veprës 2 është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në pasqyrimin e hollësishëm të jetës dhe të veprimtarisë së kësaj mërgate, por kërkon edhe një sistemim e vlerësim më kritik në përgatitjen më cilësore me kritere të caktuara botuese e shkencore. Pa dyshim, ky botim i punuar me përkushtim e vullnet të madh të udhëheqjes së saj, e cila zhvillon një veprimtari kaq të dendur e të rëndësishme për popullin dhe atdheun tonë të mahnit, andaj e falënderojmë nga zemra duke i dëshiruar suksese të reja edhe në të ardhmen!

Prof. Salih Zogiani: Me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe traditës, në mungesë të përkrahjes institucionale të diplomacisë së shtetit shqiptar, mërgimtarët tonë në Suedi, të bashkuar, u angazhuan në organizimin e jetës shoqërore. Formuan Shoqatën “Papa Klementi XI Albani”, e cila tani e konsoliduar, veprimtarinë e vet e ka shtrirë në shumë fusha të jetës shoqërore në diasporë, përmes aktiviteteve kulturo-arsimore. E filluan me sensibilizimin e opinionit suedez e më gjerë, me mbledhjen e ndihmave, të cilat vazhdojnë ende, ndihma këto që bënë të mundur që populli i Kosovës të mos gjunjëzohej asnjëherë.

Prof. Hysni Syla: Libri “Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” 3, dëshmon se shqiptarët që jetojnë sot në Suedi dhe në vendet e ndryshme të Evropës dhe të botës, numri i të cilëve, siç dihet, është shumë i madh, janë të organizuar në forma të ndryshme dhe po përpiqen për të ruajtur gjuhën shqipe, e cila, sipas Ismail Kadaresë, është njëra ndër më të rëndësishmet në Evropë.

Padyshim se mërgata shqiptare në Amerikë ka qenë dhe është më e fuqishmja. Por rrugës së saj dhe me sukses është duke shkuar edhe mërgata shqiptare në Suedi, e cila është shumë aktive dhe po arrin suksese të lakmueshme.

Ramadan Haxhijaj: Republika e Kosovës tani shtet i njohur nga shumë shtete të botës, ka dërguar ambasadorë dhe do të dërgojë edhe të tjerë. Por ju them se, Ju ishit, Ju jeni dhe Ju do të jeni ambasadorë jo të politikës, por ambasadorë shpirtëror të denjë që e keni përfaqësuar Kosovën me lot, me djersë dhe gjak.

Te mërgata shqiptare rreh fort zemra për atdheun

Bedri Tahiri, shkrimtar: E veҫanta e kёsaj Shoqate ёshtё se i ka vu vetes pёr obligim qё pёr ҫdo vit tё nxjerr nё dritё edhe njё libёr voluminoz tё quajtur Thesar Kombёtar. Njё titull mjaft i qёlluar e domethёnё: thes+ari= thesari. Kjo shoqatë ka për qëllim që ta kultivojë e ruaj gjuhën dhe kulturën shqiptare në mërgim. Përmes aktiviteteve të ndryshme ajo synon që të nxisë të gjithë ata që janë të prirë të merren me shkrime që ta gjejnë veten në vendin ku jetojnë dhe të veprojnë në formë të organizuar në mënyrë që të krijojnë vlera e vepra më të mira letrare, artistike dhe kombëtare. Shqiptarёt qё jetojnё nё Suedi dje kanё qenё pёrkrahёsit e tё gjitha ndihmave pёr Kosovёn e sidomos tё luftёs sё lavdishme tё UҪK-sё dhe sot paraqesin potencial tё pazёvendёsueshёm ekonomik, politik e intelektual… Ne sot po e pёrurojmё vёllimin e tretё tё librit ”Thesar Kombëtar i Mёrgatёs Shqiptare nё Suedi 3”. Libri ngërthen në vete në mënyrë të dokumentuar aktivitetet e zhvilluara nga komuniteti shqiptar në Suedi në dobi të çështjes kombëtare. Lёnda aq e pasur dhe e larmishme, me njё pёrkushtim tё pashoq tё redaksisё sё zgjeruar, individёve e grupeve punuese, ёshtё mbarёshtruar mirё e mbarё brenda 750 faqesh, duke u konceptuar nё tetё kapituj tematik e pёrmbajtёsor.

Mr. Fadil Gecaj: Edhe përurimi i sotëm i librit “ Thesari Kombëtar 3” është një promovim i vlerave, që është fryt i punës së palodhshme të SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” në Suedi. Vërtetë veprat e tyre janë një thesar i çmuar, të cilat shumëkush do të dëshironte t’i këtë në bibliotekat e tyre. Këtë libër, sikur edhe dy të mëparshmit, e karakterizon puna kolektive, apo më mirë me thënë puna ekipore, e cila kërkon shumë përkushtim, disiplinë e respektim të mendimit të njeri- tjetrit.

Prof. Dr. Mehmet Rukiqi: Vepra “ Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare 1 “, në Suedi, është një ndër dhuratat më të çmuara, për 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së Flamurit Kombëtar, për herë të dytë, në Vlorë, më 28 nëntor 1912…

… Shoqëria “Papa Klementi XI Albani” është besnikërisht duke e ndjekur traditën tonë historike të mërgatës shqiptare që fillon me “Besa Besën” në Boston, në krye me Fan Nolin në vitin1907 deri te shoqëria “Vatra” në Amerikë dhe pa fije dyshimi që do ta vazhdojë rrugën e vet besnikërisht në të ardhmen sikurse shoqatat simotra të lartëpërmendura.

Prof. Zekë Murseli: Na gëzon fakti se në këto ditë vere tubohemi për vlera, për krijime që vërtetë janë një thesar i kombit tonë.

Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletinit: Ajo që më së shumti me pëlqen në librat “ Thesari Kombëtar” është se aty nuk ka shkrime me ngjyra politike, por në to hidhet dritë për humanitetin, aktivitetin në fushën e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të shumë e shumë mërgimtarëve tanë në luftën çlirimtare.

Mursel Ibrahimi, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës: … Kontribut në paqë, kontributë në luftë, kontribut financiar, kontribut shkencor dhe kontribut solidar. Ndaj këta njerëz tanë që gjithnjë ishin e janë të lidhur për atdheun meritojnë një lëvdatë shumë të madhe.

Viron Kona nga Shqipëria: “Te ju kam parë zemra, që rrahin fort për atdheun”.

FESTË ATDHËTARIZMI…

… 1. Kur përurohen vepra, me vlera të çmuara…

Më 30 tetor 2013, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë të Suedisë, “Papa Klementi XI-Albani”, përuroi në sallën e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit Tiranë, dy vepra voluminoze, “Thesar Kombëtar”1 dhe 2.

Ishte një manifestim entuziast, emocionues dhe mbresëlënës. Salla ishte e mbushur me njerëz të letërsisë, artit dhe kulturës, me gazetarë e studiues, mësues e nxënës, të rinj dhe të moshuar, plot e për-plot.

… 3. – Dy margaritarë më shumë, në gjerdanin e artë të kulturës…

… Ashtu si Tirana dhe Durrësi, i priti “Thesarë Kombëtarë” 1 e 2, Prishtina, disa muaj më parë. Kështu do të vepronte çdo qytet dhe krahinë, kështu do të vepronte e tërë Shqipëria, e tërë Kosova, mbarë trojet shqiptare dhe Diaspora, sepse ajo ishte festë e atdhetarizmit shqiptar.

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës: Ndjehem i nderuar që marrë pjesë në promovimin e një libri, që është fryt i punës të bashkatdhetarëve tanë në Suedi, të cilët me veprimtarinë e tyre të palodhshme po lënë gjurmë në kulturën tonë të përgjithshme kombëtare, por edhe në kulturën e shtetit ku jetojnë dhe veprojnë. Për kontributin dhe sakrificën e mërgatës shqiptare dhe veçanërisht për kontributin dhe sakrificën e shqiptarëve në Suedi, ne mitrovicasit jemi të njoftuar shumë mirë dhe për këtë arsye ju jemi mirënjohës përgjithmonë.

Halit Barani: Ky libër voluminoz, i ndarë në kapituj, pasqyron punën dhe veprimtarinë e palodhshme të intelektualëve shqiptarë në Suedi dhe kontributin e mërgatës shqiptare në të gjitha segmentet e jetës. Libri është i pasuruar me shumë faktografi nga puna e anëtarëve të Shoqatës “Papa Klementi XI-Albani” dhe takimi i tyre me miq nga të gjitha trevat shqiptare, ku kanë shkëmbyer përvojat e tyre, për të vazhduar më pas me poezi e prozë, anekdota dhe artikuj gazetash, nga autorë të ndryshëm. Në faqet e këtij libri një vend të rëndësishëm zënë personalitetet dhe familjet kontribuese…

Në këtë rast dua ta përmend kontributin dhe veprimtarinë e palodhshme të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi. Kjo shoqatë nxori në dritë përvojën e mërgatës suedeze dhe që nga themelimi e deri më sot e ndau fatin dhe veprimin me popullin e vet në Kosovë dhe më gjerë.

Ish-Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli: I përgëzoj të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi,… të cilët për asnjë moment nuk kanë pushuar së angazhuari dhe nuk pushojnë së angazhuari në drejtim të krijimit të krijimtarisë së tyre, jo vetëm para opinionit ku ata jetojnë, por mbi të gjitha para opinionit në Kosovë.

Prof. Dr. Jusuf Osmani: Duke ditur se ”thesari kombetar ” është një vepër e një rëndësie të veçantë, vlera e saj është e shumëfishtë. Vlera e saj rritet edhe më shumë me kalimin e kohës, sepse kujtesa njerëzore – të predikuarit e tyre të cilat barten nga brezi në brez kanë rëndësi të madhe shoqërore dhe vlerë historike .

Prof. Ymer Berbati: Thesari 3 prej 757 faqesh ngërthen në vete një mal veprimtarish e aktivitetesh të shumanshme. Njeriu nuk do të ishte njeri po të mos ishte zbukurimi e fisnikërimi i ambientit dhe jetës së tij. Këtë veçanti krijuse e njerëzore, e prekim dhe e ndjejmë më shpirt gjatë leximit të këtij Thesari të mrekullushëm. Këtë material shoqata e krijuesve e ka mbledhur posi bleta nektarin dhe e ka vënë ne Kosheren e mjaltit të kulturës kombëtare.

Engjëll Berisha, Drejtori i Bibliotekës „Dr. Ibrahim Rugova“ në Gjakovë: Një përmbledhje e veprimtarisë së diasporës, nga një grup veprimtarësh në Suedi, në një libër me emërtimin ”Thesari Kombëtar”, me një gamë redaksie, dhe Kryesi e Shoqatës e udhëhequr nga veprimtari Hysen Ibrahimi, dhe grupi punues secili me punë specifike dhe voluminoze, paraqet një vepër e cila për mua më shumë i kontribuon kujtesës së një kombi, prej së cilës bëhet historia, kur dihet se truri i kombit shqiptar është i shpërndarë, ashtu siç është e shkapërderdhur qenësia e jonë në shumë shtete, në shumë kufij, në shumë kontinete dhe në shumë mënyra… Ky grup mërgimtarësh, kjo diasporë në Suedi, ashtu siç e thotë ky libër, ashtu siç mësohet nga shumë shkrime, ashtu siç e thonë të tjerët nga vende tjera të diasporës, është shumë i organizuar. Edhe pse, Kosova është e çliruar, shpirtin e tyre e okupon dashuria për vendin. Veprojnë njësoj, duke sjellur ndihma humanitare, duke u takuar për ta përshkruar jetën politike e ekonomike të vendit të lindjes, e për t´ia përkushtuar ndonjë tregim, poezi apo referim tjetër e që i shërben edhe letërsisë.

Prof. Halil Haxhosaj: Për veprën e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” me titull “Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi, 3” mund të flitet, shkruhet e studiohet edhe më tepër dhe më shumë, sepse kjo përveç se thesar kombëtar shqiptar, është edhe një monografi historike e të gjitha veprimtarive të shqiptarëve atje. Andaj këta shqiptarë të kësaj mërgate me siguri e duan mëmëdheun e tyre, Kosovën martire, tash “edhe më mirë”, edhe më shumë, edhe më ngrohtë! E kanë dashur, e duan dhe do ta duan! Edhe përgjithmonë, edhe përherë, edhe deri në pakufi…!!!

Besa Gaxherri: Kjo vepër flet për historinë kombëtare, për veprimtarinë e shumë atdhetarëve, artin, kulturën, ekonominë, poezinë por edhe për të ardhmen.

Azem Gashi nga Peja: Fjalët janë të varfëra për ta shprehur gjithë madhështinë e kësaj vepre, të këtij margaritari të çmuar që bëni ju atje në mërgim.

Nëse njeriu thellohet sado pak në këto vlerësime që u jepen Thesarëve tanë kombëtar, nuk mund të ngelë më anësh pa u emocionuar kur fare qartazi sheh se me të vërtetë janë krijuar thesare të çmuara shkencore të cilat do të lënë gjurmë shqiptare e atdhetare në Suedi me vlera të cilat do t´u shërbejnë edhe gjeneratave të ardhme.

Por, këtu duhet të theksohet edhe një çështje, edhe një fakt: përveç ndjenjës dhe dashurisë për atdheun e kombin, mundësinë për krijimin e Thesarëve kombëtar na e ka krijuar edhe shteti suedez, edhe populli mik suedez. Suedia neve na na ka ndihmuar, na ndihmon edhe sot dhe neve na sheh si ambasadorë të mirë të Shqiptarisë – të vendit të prejardhjes. Shi për këtë ne e falenderojm shumë këtë shtet”, përfundoi Prof. Fetah Bahtiri.

Filed Under: Mergata Tagged With: Shqiptaret en Suedi, Xhavit Citaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3790
  • 3791
  • 3792
  • 3793
  • 3794
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT