• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NEW YORK- Lidhja qytetare Shqiptaro-Amerikane feston 25-vjetorin

June 15, 2015 by dgreca

Nga ILIR IKONOMI/*

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë lobiste shqiptaro-amerikane, festoi mbrëmë në Nju Jork 25–vjetorin e krijimit, me praninë e qindra njerëzve dhe të disa ligjvënësve të njohur të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Lidhja, e drejtuar nga Joe dhe Shirley Dioguardi, pati si temë kryesore të festimit tolerancën fetare mes shqiptarëve.

Ish-kongresmeni Joe Dioguardi, ka shumë gjëra për të treguar në këtë 25-vjetor.

Kur u themelua organizata kohët për shqiptarët ishin të vështira në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Zoti Dioguardi ishte anëtari i parë i Kongresit që solli në vemendje të qeverisë amerikane çështjen e të drejtave për shqiptarët me anë të një rezolute, qysh në vitin 1986.

“Arrita të bind disa njerëz të rëndësishëm, qysh nga fillimi, se shqiptarët kishin nevojë për vemendjen e tyre, pasi ata nuk kishin zërin që u duhej. Arrita të bind ligjvënës të tillë si Hyde, Gilman, Dole, Biden, McCain dhe Schumer. Ne gjithmonë jemi përpjekur që të sensibilizojmë njerëzit kryesorë nga të dyja partitë politike,” tha ish-kongresmeni Dioguardi.

Mbrëmë, i ftuari kryesor ishte senatori nga Arizona, John McCain, ish-kandidat për President.

Ai preku njërën nga temat që e përmend shpesh në fjalimet e tij në Senat – luftrat që bëhen sot në Siri dhe Irak, si dhe krimet e urrejtjes në botë që shpesh kryhen në emër të fesë.

“Në kontrast me këtë sfond është Shqipëria, Shqipëria që dallon nga të tjerët, një vend ku respekti dhe besimi reciprok mes ndjekësve të të gjitha feve, ka prodhuar bashkekzistencë paqësore në popullin e saj. Kudo në botë Shqipëria vlerësohet për toleracën e saj fetare, një burim shprese për t’u ndjekur nga i gjithë rajoni,” tha zoti McCain.

“Shembulli i shqiptarëve, tha senatori McCain, nevojitet më shumë se kurrë sot kur toleranca dhe liritë fetare po sulmohen. Mbrojtja jonë më e mirë është të flitet për atë lloj tolerance dhe bashkekzistence paqësore që shqiptarët demonstrojnë çdo ditë.”

Shirley DioGuardi, këshilltare për Çështjet e Ballkanit në këtë organizatë, thotë se kjo ishte pikërisht arsyeja që Lidhja zgjodhi temën e tolerancës fetare për të festuar 25-vjetorin:

“Ne të gjithë e dimë: bota shqiptare në Evropën Juglindore është në një gjendje të vështirë, e kam fjalën për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Ne e dimë se ka probleme mjaft të mëdha në nivelin ekonomik, politik dhe shoqëror. Ajo që ne deshëm të theksojmë sonte ishte elementi që i ngre shqiptarët në të gjithë botën dhe kjo është toleranca fetare shqiptare. Ata janë në fillim shqiptarë, pastaj vjen feja,” tha zonja DioGuardi.

Jerry Nadler, kongresmen nga Nju Jorku, e ka njohur Joe dhe Shirley Dioguardin shumë vite më parë dhe, përmes tyre, ka krijuar mjaft afërsi me shqiptaro-amerikanët.

“Shumë hebrej në Luftën e Dytë Botërore u masakruan nga nazistët dhe pjesa më e madhe e botës nuk ndihmoi, sepse ose kishin frikë ose ishin antisemitë. Por shumë shqiptarë ndihmuan dhe kjo nuk duhet harruar, sepse njerëzit në rrezik duhen ndihmuar,” tha kongresmeni.

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka një bord të përbërë nga njerëz, shumica e të cilëve kanë bizneset e tyre dhe kontribuojnë me çdo mundësi për të ndihmuar shqiptarët në Ballkan.

Anëtari i Bordit, Marash Nuculaj, tha:

“Ne shqiptarët e dimë se kush jemi, por është me shumë rëndësi që ta dijë gjithë bota. Dhe, po ta dijë Amerika kuptohet që do ta dijë gjithë bota. Toleranca fetare te shqiptarët është vërtetë një shenjtërim, një bukuri.”

Senatori nga Nju Jorku, Charles Schumer është njëri prej ligjvënësve që ka paraqitur në Kongres një projektligj për imigracionin.

“Një nga gjërat që do të bënte projektligji për imigracionin është se do të lejonte më shumë shqiptarë të vinin në Amerikë. Dhe, a e dini pse e bëra këtë? Sepse unë e dua vendin tim dhe sa më shumë shqiptarë të ketë në Amerikë, aq më më e mirë do të jetë ajo,” tha senatori.

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka premtuar se do ta vazhdojë punën si organizatë lobiste për të mobilizuar më tepër mbështetje në Kongresin amerikan në favor të shqiptarëve në Ballkan.(Zeri i Amerikes)

Filed Under: Komunitet Tagged With: 25 vjet, Gala, Joe DioGuardi, Liga

AUSTRI-U mbajt kuizi vjetor i diturisë “Linci 2015”

June 15, 2015 by dgreca

I.Lladrovci: “U bëjë thirrje prindërve shqiptarë që t’i regjistrojnë fëmijët në gjuhën shqipe”Y.Avdiu-”Të dashur vëllezër, u thërras që t’i mbushni klasat me nxënës shqiptarë, vijueshmëria është shqetësuese”. Z.Giegler: “Integrimi është çelësi i lidhjes sonë”./

Shkruan: Hazir Mehmeti, Vjenë/

Në një ambient të bukur u mbajt gara e diturisë “Linci 2015” në Landin e Austrisë së Epërm i organizuar nga Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “NaimFrashëri” në Austri. Peshën kryesore në realizimin e programit e kishte mësuesi nikoqir, z.IsmetSinani me gjithë familjen e tij. Në garë morën pjesë mësues/e nga e gjithë Austria.
Nga Ambasada e Republikës së Kosovës ishte z.ImerLladrovci, konsull. Mysafir tjerë ishin edhez.YmerAvdiu, drejtor drejtorie për diasporë në Ministrinë e Diasporës, z.NuhiGashi, koordinator për mësimin shqip në diasporë pranë MASHT së Kosovës, z.ArifDemolli, shkrimtar.Hajro Ulqinaku, shkrimtar, FatimeBlakaj veprimtare etj. Nga vendoret mori pjesë z.StefanGiegler dhe z.BelimrZec nga Bashkia e Lincit, përfaqësuesi i Partisë SPÖ z.JakobHuber, Drjtoeresha, znj.BammerInge, Mustafa-Selimpahic, kryetar i shoqatës së mësuesve të gjuhëve amtare në Austri i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të shoqatës që drejton. Manifestimin e drejtuan me shije Valbona Krasniqi dhe Besian Sinani. Manifestimin e hapi Kryetari i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë në Austri z.IsmetSinani. Ai përshëndeti në emër të shoqatës. “Sot na bashkoi Linci, një qytet me traditë e kulturë, ku strukturat udhëheqëse të qyteti gjenden në mesin e festave tona dhe të nacionaliteteve tjera duke i përkrahur aktivitetet tona në bashkëjetesën tonë shumëkulturore, për të krijuar ura lidhëse mes nacionaliteteve në Linc” Në emër të Ambasadorit të Kosovës z. Sami Ukelli, përshëndeti konsulliz.ImerLladrovci. “Ju po e trasoni rrugën e rilindësve tanë, ju fëmijë të dashur, në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe. Ju bëjë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë në Austri që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin shqip. Ky është interesi i fëmijës, familjes, kombit. Suksese! Ai në emër të Ambasadës ndau mirënjohje z.IsmetSinani, si organizues i manifestimit. ”NuhiGashi (MASHT-Kos) përshëndeti të pranishmit në emër të dikasterit që përfaqëson. “ Uroj që gara të jetë fituese e të gjithëve dhe të jeni të lumtur”.YmerAvdiu nga Ministria e Diasporës: “Ju përshëndes të gjithëve. Dua që t’i bashkëngjitëm thirrjes së z.Konsull që të regjistrohen të gjithë nxënësit shqiptarë dhe të mbushen klasat me nxënës. Suksese!” Përfaqësuesi i qytetit të Lincit, këshilltar z.StefanGiegler:“ Mirëdita! (shqip) Në Linc jetojnë njerëz me prejardhje nga 150 kombe dhe fliten mbi njëqind gjuhë e shumë besime fetare. Ne synojmë që banorëve në qytetin tonë t’iu japim shanse për jetë e perspektivë me dëshirën të jetojmë së bashku dhe integrimin e shohim çelës i lidhjes sonë. Në këtë rast dua ta përshëndes Shoqatë e Mësuesve në Austri dhe ta falënderoj njëkohësisht për këtë angazhim në Kuizin Integrues të parin në Linc. Është me rëndësi shprehja, jo vetëm në gjermanisht por edhe në gjuhën amtare dhe kjo është shumë më rëndësi në kapjen e njohurive mbi historinë, kulturën, gjuhën e vendit të origjinës”. Znj.BammerInge, drejtoreshë: “Unë kam shumë nxënës në shkollën time dhe jam krenare me ta dhe prindërit e tyre. I falënderoj për bashkëpunimin e frytshëm!” Në emër të Shoqatës “Kosova” në Linc përshëndeti veprimtari zAfrim Dedushaj. Shkrimtari i njohur ArifDemolli lexoi nga krijimtaria e tij për fëmijëi cili u prit ngrohët nga publiku.

Në garën e Ciklit të Ulët me temën “Integrimi” morën pjesë ekipet: Linc:“Shqiponjat”, “Prizreni”, “Opoja”, “Llapi”; Welsi,”Dardanët”, nga Vjena “Fluturat”, “Bletët” dhe “Ilirët”, nga Graci ekipet “Dituria” dhe “Dita”, nga Harbergu “Dardania”, nga Welsi ekipi “Shpresat”.

Juria e përberë nga mësueset: I. Hasani, F. Aredini dhe R.Ndrecaj, fitues shpalli ekipin “Llapi” nga Linci, vendi i dytë “Dardania” Hartberg, vendi i tretë ekipi “Shpresat” nga Linci.Kuizi me temë “Integrimi” i projektuar dhe organizuar nga organizatori u mbajt në gjuhën gjermane dhe sipas njohurive të mësuara në shkollë. Kjo formë pati kritika nga disa prindërit, disa e pëlqyen por në fund ekipet mbeten të kënaqura.Në garën e Ciklit të Lartë i fillores gara u mbajt në gjuhën shqipe në formën e përgjigjeve alternative e hartuar dhe projektuar nga z.NuhiGashi (MASHT) i cili i paraqiti pyetjet sipas ecurisë së garës. Kjo formë është tërheqëse edhe për publikun e gjerë. Në këtë cikël në gara morën pjesë tetë ekipe, juria: M.Berisha, M.Demaj,F. Aredinaj, fitues shpalli grupin e nxënësve “Afrim Zhitia” nga DeutschWagrami “me mësues Ibrahim Hasani, vendi i dytë i takoi ekipit “Dukagjini” dhe të tretin ekipi “Iliria”. Morën pjesë edhe ekipet: ” Dituria”, “Yjet ” ,” Rozafa” , “Shqiponjat” e “Flamuri ” Programi artistik ishte i pasur me këngë, valle recitime nga nxënësit, ku veçan u dalluan vallet nga grupi i Gracit të përgatitura nga mësuesja Bukrije Limani. Me recitime u paraqitën:Yllka Vllahiu, Jetlira Maliqi, AgnesaSinani.Deline e Benard Krasniqi, ekzekutoi në violinë Fiona Kabashi etj. Mësuesi nikoqir i cili organizoi kuizin u përkrah nga disa donator, ku Ministria e Diasporës u dallua nëtri vitet e fundit me mbështetjen e saj çdo vit me 2 mijë eurosh. Të tjerët:Fondi SPÖ, Bashkia e Lincit, kompania “Festimi Turs”, Kompani e udhëtimi ZhitiaTurs” u dallua në bartjen e nxënësve nga Grazi në Linc dhe anasjelltas etj.     Salla e bukur në Linc me pajisjet e nevojshme, foli e këndoj shqip me zërin e ëmbël të nxënësve shumë nga të cilët të veshur me kostum kombëtar, me flamuj kuqezi dhe të Republikës së Kosovës i dhanë gjallëri e kuptim që do mbetet gjatë në kujtesë. Disa pengesa si: zëri i lartë, gabimet teknike, pëshpëritjet e personave pa ndërgjegje, hamendjet e jurisë u mbytën në madhështinë e garës dhe mundi i organizatorit u shpërblye.

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Hazir Mehmeti, Kuizi vjetor, Vjene

Serbia i ka borxh Kosovës

June 15, 2015 by dgreca

Serbia i ka borxh Kosovës territore të shumta jashtë Kosovës- e jo të invadojë e të marrë territore të tjera,… asnjë pëllëmbë tjetër nga Republika e Kosovës/

 Nga Brahim (Ibish) AVDYLI/

 Duke u kthyer në Zvicër, ku jetoj, pas një udhëtimi të gjatë në emër të kulturës e poezisë, në Ennepal të Gjermansë, i ndalur për punë nëpër disa pika të ndryshme, edhe nëpër Austri, e në bisedime me individë të veçantë, sapo kthehem në Zvicër e marr dhe e blej gazetën “Bota Sot”,[1] e cila ndodhej vetëm në atë pikë të shitjes, nga disa shkrime të lexuara aty nxitem dhe befasohem. Sidomos në artikujt e saj “Serbia e imiton Rusinë në Krime, kërkon të invadojë veriun e Kosovës”, “Lufta speciale e Serbisë, sponzoron ISIS-in të provokojë invadimin” dhe “Kosova ta akuzojë Maqedo-ninë për planifikim dhe finanzim të tragjedisë së Kumanovës”…

Këta artikuj të gazetës dhe mjaft gjëra të tjera në opinion më zgjuan kërshërinë të shkruaj këtë shkrim, me të vërtetat dhe të pavërteta e veta, sado që i kam thënë pikëpamjet e mija disa herë më parë, edhe në forma të tjera.

Në vrazhdë të këtyre, erdhi befas rasti i Kumanovës, e cili, jo vetëm se mori jeta njerëzish të posaçëm, por na shokoi me realizimin e përgjakshëm të tyre nga ana e Maqedonisë, duke i mbytur pas zënies nga ana policisë maqedonase Mirsad Ndecajn e Beg Rizajn, por edhe “planet” e posaçme ushtarake të Serbisë, gjoja për “intervenim ushtarak”, që ajo po tentojka të bëjë, në ardhmen, në Republikën e Kosovës.

Kërcënimet e vazhdueshme dhe aplikimet e tyre të rënda përgjatë qindra vjeçarëve ndaj Kosovës, na detyrojnë të mendojmë dhe të shkruajmë këtë shkrim serioz.

Kërcënimet e tilla, synimet e përhershme, provokimet, etj. janë mëse të vërteta e përmanente, me gjithë krerët e Evropës së Bashkuar, që vetëm për Serbinë e sllavët veprojnë dhe kanë harruar se pikërisht serbët i kanë inicuar luftërat botërore I e II. Janë politikanët e Evropës pikërisht ata që ia kanë ndërruar emrin Gadishullit Ilirik, duke synuar që të mos e njohim të kaluarën historike të tij dhe t`i themi “Ballkan”, ashtu siç dëshironin krerët e veçantë të Kongresit të Berlinit, më 1878.[2]

I kam ende të hapura plagët që na i hapëm, si p.sh. Sami Ukshini, pa folur aspak me ne, pothuajse që pas luftës së shqiptarëve në Maqedoni, të Beg Rizajt e vëllezërve apo kushërinjëve Ndrecaj, etj. të cilët e bëjnë një hap të ngutshem, të gabuar dhe të pa logjikë, ndonëse janë ushtarak të ushtrive të ndryshme, dhe na lënë në mendime të ndryshme, nga më të ligat. Nuk do mend të mohohet se ndaj tyre ishin të hapura disa proceduara ndërkombëtare, por nuk e kuptojmë si e vendosën ata që të shkojnë direkt e në gojë të armikut sllavo-makedon, në Kumanovë, të gjithë së bashku, pa i përfillur njëherë elementet e para e të mësuara të aftësimit ushtarak.

Gjenerali nuk guxon të veprojë kështu, sepse do të marrë në qafë shumë jeta të njerëzve dhe të idhtarëve, të organizuar në një formacion të ri e luftarak. Aq më pak nuk do të kishte guxuar të futet në Kumanovë, sepse Gjenerali duhet të qëndroj larg vijës së betejës dhe vetëm i mbrojtur në prapavijë, të cilën nuk do ta arrinte ta marrë aq lehtë armiku më dinak. Pra, nuk po merrem më shumë me ta, sado që më kanë rrjedhur lotët për viktimën më të vogël, vajzën 8 vjeçare, të “dënuar” për të kënaqur pushtuesin sllavo-makedon, krahas të tjerëve, në një kohë të rrezikshme.

Në po merremi vetëm me çështjen e madhe të Serbisë, sepse kjo është kryesorja. Të tjerave çështje, po aq të mëdha, si psh. Maqedonisë, Epirit, dhe Malit të Zi, do t`u kthehemi më vonë, veçanërisht Maqedonisë…

Kanë shkuar gazetat këtyre ditëve sikur Serbia po merret me disa shkrime të saj të vjetra dhe pretendon të marrë nga Kosova “territore të tjera” nga e tërë Republika e Kosovës, sikur nuk ka marrë territore të mjaftuara nga territoret tona, edhe pse i ka marrë deri në Nish dhe Sanxhakun e Serbisë, që i mbanë nën dhunën e saj. Zatën, ato i ka shpopulluar tërësisht, nga gjenocidi i parparë, prej të qenurit “toka shqiptare”, dhe ndonjëren nga këto treva, si p.sh. “Sanxhakun e Serbisë”, i ka futur nën mbrojtjen UNESKO-s, si “zonë të mbrojtur”…

Por, sipas gazetës “Bota Sot”, Serbia kërkon të bëjë me Veriun e Kosovës, siç bëri Rusia me Krimenë,[3] sado që nuk është krejtë e saktë, dhe aq më pakë nuk mund të krahasohet Kosova me Krimenë, sepse Kosova ka qenë që prej gjenezës së vet tokë pellazge, dardane, ilire dhe shqiptare. Ajo kurdoherë ka mbetur diametralisht tokë antiserbe. Kundër kësaj nuk pushojnë “planet serbe”, për një “intervenim ushtarak”, sepse Serbisë nuk i ndalen uritë për humbjen gjak të shqiptarëve që janë kundër luftës e që vonë luftojnë, por që sundohen nga një kastë e piunave të Serbisë, që është vënë në “krye” të udhëheqjes së Kosovës.

Kjo kastë, e vënë në kokë të udhëheqjes së Kosovës, kanë mësuar të jenë ashtu siç duan armiqtë tanë, të jenë “politikanë” të veçantë të tregtisë me tokën shqiptare. Atë tokë të shenjtë nuk ua ka lënë trashëgim x-gjyshi, stërgjyshi, babagjyshi e baba që ta shesin me të holla te hazmi i tyre, sepse fjala “Sk-ip-at-arë” [4]do të thoshte se “nuk kanë tokë për të ndarë” me armiqtë. Por, ata kanë mësuar të bëjnë “politikë” me popullin e vet, më përpara se me armikun e vet, dhe armiku i mëson kësisoji, anipse ua jep sa të dëshirojnë paratë dhe i detyron që të bëjnë allishverishe.

Ne po detyrohemi t`ua shpjegojmë atyre çka do të thotë “politika”, sepse e kanë harruar sigurisht fjalën e urtë të popullit të vet “mos më bëj politikë”, që do të thotë “mos më rrej bukur e paturpshëm”. Fjala “tik”, sipas greqishtes, është insekt helmues, pra i ngjashëm me një gjarpër, dhe fjala e lidhur “poli” dhe “tik”, nënkupton “shumë gjarpër”, siç thoshte Gore Vidal, sipas Ridvan Musliut, “një lloj insekti gjakpirrës”.[5] Të jesh politikan do të thotë të mësosh të gënjesh, madje të gënjesh shumë dhe pastaj ti bësh të gjitha, edhe të shesësh tokat e Atdheut.

Ne, mos të harrojnë se Zoti i Madh ia jep mundësinë popullit, për të mos i harruar të gjitha tradhëtitë, e kur të vijë koha do të marrin patjetër hak.

Kosova nuk krahasohet me Krimenë dhe nuk është Krimeja, por është Republikë e Kosovës dhe kufiri i saj nuk mund të prishtet, edhe pse serbët janë të ardhur përmes kolonizimit masiv gjatë shekujve 18, 19 dhe 20. Gjenocidi u ka ardhur atyre për shtat. Dihet se Serbët janë shumë pak në Republikën e Kosovës dhe shqiptarët janë mbi 82% të popullsisë. Nuk ka mundësi që ta quajnë “shtet multietnik”, por me tendenca raciste të atyre që vendosen mbi Kosovën. Serbia të shet e nuk blenë, dhe e ruan kohën kur t`i vije, për blojë. Tani, jemi në shekullin 21. Kolonizimet e shumta të tyre i kemi mundur me gjakëderdhje, vrasjeve kriminele e të pashpirtë të serbëve. Ata, që tani e përgadisin “luftën e tretë botërore” dhe askush nuk e vëren. Gjarpërinjëve u duhet gjakderdhje e re. Ata janë të fshehtë, dinakë dhe të pabesë…

Kjo botë e paskrupullt është dhënë pas pasurisë së madhe e që vjen lehtë. Ajo vjen pa djersë të madhe dhe ashtu shkon. Politikanët e Kosovës nuk e dinë se njeriu kur të vdes e do të shkojë nga kjo botë në jetën tjetër, shkon lakuriq, pa pallate e pasuri të kësaj bote. Le të kuptojmë njëherë porosinë e Aleksandrit të Madh, i cili në varr shkoi me të duart e thata, ndonëse të gjithë botën e kishte nën ato duar të fuqishme. U fut në varr me të dy duart bosh e pëllëmbë të kthyera përpjetë, sikur të na thoshte se botën e kishte, por shkoi nga kjo jetë me duar të zbrazëta. Askush nuk do të marrë nga kjo botë asgjë, e as serbët, por secili do të japë një llogari për sjelljet e veta, nga të cilat mijëra njerëz pa të drejtë e kanë dhënë jetën e tyre.

Paraprakisht, e kanë dhënë jetën e tyre qindra e mija fëmijë të mjerë shqiptarë, qindra e mija gra e pleq, qindra e mija njerëz të veçantë nga populli ynë, që nuk kanë dashur të bëjnë keq, të vjedhin e të presin si serbët, apo të gënjejnë e vjedhin si politikanët tanë. Po i kujtojmë latinët kur i krahasonin sebët me “serpente”, pra me një gjarpër të fshehtë nën dushk. Gjarpëri papritmas të kafshon, qoftë edhe në Maqedoni. Ti e merr kot “me të mirë” kur importon e bëhesh “mik” me një gjarpër…

Punimi im i cekur, “Një çështje urgjente për shqiptarët”, është një shkrim i veçantë, më afër të vërtetës, sado që Çamerinë dua ta shoh të bashkuar me Shqipërinë, edhe pse i thuhet me të vërtetë “Republika e Epirit”, midis gënjeshtrave të shumta serbe, sllave, sllavo-makedone e greke. Ai është një shkrim i vërtetë për çështjen shqiptare.

Te “Molla e kuqe” e deri në Prevesë thuhet se është populli shqiptarë. Republika e Epirit është shumë më e gjërë se Çamëria. Ajo është pjesa e shenjtë e Avranitasve të Greqisë, që flasin shqip. Pa ndihmën e tyre nuk është themeluar shteti i Greqisë. Prej kësaj republike e deri në Nish, Kosovën Lindore, jashtë Republikës së Kosovës, Maqedonisë, Sanxhakun e Serbisë e në Malin e Zi, bashke me tokat shqiptare deri në bregdetin e Malit të Zi, është toka autoktone etnike shqiptare, pra “Shqipëria e Bashkuar”. Pak kilometra në veri të Nishit, shtrihet lumi Nishava dhe kalaja e shenjtë Nassiusit dardan. Pastaj rruga kthen në të djathtë, e cila fushën e lokalitetin e këtij vendi e ndanë në dy pjesë. Aty është vendbanimi i dikurshëm i shqiptarëve, i cili thirret “Katund”. Banorët serbë edhe sot e quajnë “Katund kod Crvene Jabuke”, pra Katundi te Molla e Kuqe. Jo larg nga atje, është gjymrikana e Mollës së Kuqe, e shqiptarëve autoktonë, të cilët u shpërngullën e u vranë gjatë dhjetorit të vitit 1877-1878, kur u krijua më vonë Lidhja e Prizrenit. Atëbotë, ishte bërë dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve me rob e me fëmijë nga Katundi i Mollës së Kuqe, Nishit, Toplicës, Kosanicës dhe Kazajsë së Vranjës, nëpër një dimër të ashpër, nga ushtria vrastare e piromane e knjazit të katërt serb, Millon Obrenoviqit.

Shprehja te “Molla e Kuqe” ka mbetur shprehje popullore shqiptare, e thënë me lotë në sy, për ato vende dhe regjione ku është luftuar dhe është derdhur gjaku si përrua. Nga ai gjak i pakursyer e i derdhur është ngopur toka. Në të njëjtin vend kanë filluar të mbijnë lule të kuqe dhe të rriten e të zhvillohen pemë, nga të cilat do të lulzonin e hidhnin fruta me ngjyrë të kuqe, si të gjakut.

Populli nga nostallgjia dhe malli i madh e i pashuar për ato vende e regjione të caktuara, ku është derdhur gjaku i valtë e i nxehtë edhe i fëmijve, me shprehjet e veta pikëlluese i ka emërtuar si “toka e kuqe”, “guri i kuq i livadhit”, “kroi me ujë të kuq”, “varrezat e krushqëve të përgjakur”, etj.[6] Në Perëndim të Nishit shtrihet edhe Arbanasi, që do të thotë se atje kanë banuar arbanët, arbërit, pra shqiptarët.

Serbia i ka borgj Kosovës një territor më të madh sa dy Kosova, rrethin e Nishit, rrethin e Pirotit, rrethim e Vranjës, rrethin e Leskovcit, rrethin e Toplicës, Përkupljes dhe Kurshumlisë, etj. Më vitin 1858 Përkupla i kishte 500 familje shqiptare të fesë muslimane, 300 familje shqiptare të fesë katolike, 10 hebreje dhe 20 rome. Feja nuk është mbi kombin, por është nën kombin. Njeriu ka të drejtë të zgjedhë një besim, por kjo nuk ia cakton përkatësinë kombëtare.

Kosova ka qenë prej vitit 287 pjesë qendrore e Dardanisë (Dardhanisë) dhe ishte herët i pranishëm edhe krishterimi që ekzistonte që prej shekullit III, me Ipeshkvin në Ulpianë. Ajo ka qenë e banuar me shqiptarë, që në kohën e neolitit

Ta dinë Serbët se po të marrin një copë toke nga toka e shenjtë e Kosovës i thejnë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare për paqen e sigurinë në Gadishullin e Ilirisë (jo të Gadishullit Ballkanik!) dhe do t`u jetë afër Moska të ikin, sepse laku ka ardhur prap deri në fyt! Le të kuptojnë edhe bashibozukët, blerësit, kantabandistët e Republikës së Kosovës dhe klasa e lartë e korrupsionit në Kosovë, se na ka ardhur deri në fyt!

“Politikanët” tanë janë bërë “lider” në emër të luftës sonë të ndershme, në mënyrë të pandershme. E dimë se ata janë rekrutë të sigurimit të sekret serb, sikurse kanë qenë baballartët e xhaxhallarët rekrutë të UDB-së. Nuk po i themi me emra. Ata i dijmë në pjesën dërmuese, por po presim…

Nuk do mend se propaganda serbe se “do të bëjë me veriun e Kosovës si Rusia me Krimenë”, është një propagandë e egër që bëhet me bekimin e qeverisë dhe nën udhëheqjen e krerëve të Shërbimit Inteligjent Serb BIA.[7] “Skenar ogurzi kanë përgaditur krerët ushtarak dhe intelegjenca e shtetit të Serbisë me qëllim të realizimit të projektit të ngjashëm të invadimit dhe aneksimit të veriut të Kosovës, si Rusia në Krime”, thuhet në artikullin e marrë nga http://www.tesheshi.com.

Që prej luftimeve tashmë të njohura në Kumanovë, nuk kanë pushuar së propa-ganduari mediat serbe se i njëjti program pritet të ndodhë edhe në veri të Kosovës, me qëllim që situata e sigurisë brenda vendit tonë të jetë shumë e tensionuar, deri sa serbët të presin një ditë më të mirë që të ndërhyjnë ushtarakisht në veriun e Kosovës e deri në lumin Ibër. Serbia po grumbullon armatim në Nish, ndërkohë që e ka shtuar prezencën ushtarake dhe policore në kufi me Kosovën.

“Ka dyshime të bazuara nga shërbime të inteligjencës të shteteve anëtare të NATO-s, se në aeroportin e qytetit të Nishit në Serbi, forcat ushtarake ruse kanë lënë një sasi bukur të madhe të armatimit të tyre pas stërvitjeve, armatim ky që besohet të jetë shumë modern”, thuhet në shkrimin e marrë prej “tesheshi”. “Në këtë raport, vijon të thotë burimi, që tani dihet botërisht se është më i ruajtuari në rajon, armatimi që besohet të jetë i ushtrisë ruse, është i strehuar nëpër hangarë, ndërsa ruhen nga rojet të veshura me rrobe civile”.[8] Dhe, burimi ndërkombëtarë, që mund të jetë i pabazuar, e përcjell këtë informacion, duke thënë se shkrimi i grafiteve të UÇK-së në ndërtesa të banimit nëpër qendrën e Nishit, është për sulmimin e armatosur të shqiptarëve në këto rajone, pra në “luginën e Preshevës” , të thënë më mirë në rrethin e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës dhe kthmin e tyre nëpër territore e vjetra të rajonit të Nishit. Kjo, në të vërtetë, duket se është një propagandë serbe.

Nuk ka asnjë dyshim që Kosova është e sigurtë nga NATO-ja dhe vendosmëria në të ardhmen e saj. Kosova është e vedosur në hartën gjeopolitike e gjeostrategjike të Aleancës më të fuqishme të NATO-s në tërë botën dhe se informacionet e plasuara nëpër mediumet e influencuara prej palës serbe, bëhen vetëm që të fitojnë kohë dhe të shtyejnë në vonesa të mëdha çështjen e Kosovës, veçanërisht në veriun e Kosovës deri në lumin Ibër. Republika e Kosovës është e patjetërsueshme në rrugën e saj të pavarësisë e shtetësisë. Të mendosh se mund ta sulmosh NATO-n dhe Kosovën është një çmenduari e pabesueshme, sepse Bonstill-i është njëra pikë e saj që e ka si në pëllëmbë të dorës hapësirën e gjërë deri në Rusi. “Lufta e tretë botërore”, që e planifikojnë serbët, e ndikuar nga Rusia, do të jetë katastofale për ta.

“Krahasimi i verut të Kosovës me Krimenë dhe i Ukrainës me Kosovën e aq më shumë i Serbisë me Rusinë, mendoj se është i paqëndrueshëm. Serbia do të udhëheqë luftë ndryshe ndaj Kosovës, ajo do të pret, nëse ka nevojë me dekada, që ne t`i humbim mbështetjet që i kemi, të mbetemi vetëm dhe pastaj të invadon në Kosovë”, thotë për “Botën Sot” Naim Maloku.[9]

Republika e Serbisë dhe Shërbimi Sekret i saj, si shtet, organizon dhe finanzon islamizmin ekstremist nëpër Republikën e Kosovës, që Kosova të humbë simpatinë e Amerikës, si Rusia me telebanët në Afganistan, dhe për këte ajo bën përpjekje të shtojë edhe më tej përforcimin e vehabistëve e selafiste nëpër Kosovë. Për të forcuar islamizmin ekstremist të Republikës së Kosovës, Milutin Jovanoviçi ka hapur faqen http://www.botaislame.com, të cilën e mbanë mëtutje,[10] dhe kjo gjë i ka shkaktuar probleme serioze. Ata kanë krijuar imazh të keq para bashkësisë ndërkombëtare. Ajo i ka përfshirë përpara fushat ekonomike, kulturore, arsimore dhe fetare.

“Për vite të tëra shërbimet serbe janë infiltruar brenda organizatave fetare islamike. Kjo gjë bënë në dy rrugë: agjentura serbe mbenda klerit fetar është bartur nga koha e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Në kohën e Rankoviqit ajo sa vetëm është forcuar për të vazhduar deri në ditët e sotme. E dyta, nga bashkëpunimi me vendet arabe ku të rinjët tanë kanë studiuar e që këto vende kanë pasur marradhënie “vëllazërore” me Jugosllavinë, përkatësisht me Serbinë”- thotë Fadil Kajtazi, Ekspert i Sigurisë së Republikës së Kosovës, për “Botën Sot”.[11] Padyshim se kjo ka futjen në një konflikt serioz të shqiptarëve me bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne edhe më herët-thotë Fadil Kajtazi-kemi tërhequr vëmendjen e opinionit se kërcënimi serb ndaj Kosovës është permanent. Intensiteti i këtij varet nga shumë faktorë, por dominues është gjendja e përgjithshme në nivel global, ku zhvillimet në lindje, parasegjithash pretendimet hegjemoniste ruse këtij kërcënimi i japin dimension tjetër. Në qoftë se i referohemi historisë, dy luftërat ballkanike (për ne, janë luftërat e Gadishullit Ilirik) si dhe Lufta e parë botërore janë <sponzorizuar> nga Rusia, kurse realizator ka qenë Serbia”.[12]

Pra, përveq se janë evidente përpjekjet e rizgjimit të idesë së “pansllavizmit” në këtë gadishull, vie edhe ndikimi permanent në Maqedoni, sepse edhe aty ka hedhur Serbia një pakicë serbe, që vepron e ndihet e gjallë kur nuk e pret. Rasti i befasi-shëm i Kumanovës, ku u vranë dhjetë persona, prej tyre nëntë shtetas të Kosovës, ka ardhur si organizim i mbarë sllavizmit. Sllavo-makedonët mbahen si të këtillë, sidomos ata që kanë mbetur nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Ata e kanë si pikësynim të mbajnë nën vete të ashtuquajturën “Republika e Iliridës”, pra 42% të shqiptarëve autoktonë, sa janë vetë sllavo-makedonët. Për formën e qeverisjes në këtë Republikë, do të flasim më vonë.

“Vetë fakti se shumica e të arrestuarve në Kumanovë janë qytetarë të Republikës së Kosovës i obligon institucionet e Kosovës të kërkojnë informata të hollësishme, për këtë ngjarje tragjike e cila ka tronditur opinionin. Ka dyshime se disa nga të vrarët janë ekzekutuar në burg si dhe disa nga të arrestuarit iu nërnshtrohen torturave çnjerëzore dhe kjo duhet ti shqetësojë institucionet e Kosovës për të kërkuar hetim ndërkombëtar të pavarur dhe një komision miks meqedonase-kosovare”-thotë për gazetën “Bota Sot”, Kryetari i Partise Liberaliste të Kosovës, Gjegj Dedaj.[13]

Nuk do mend se Serbia e Rusia provokojnë sistematikisht Republikën e Kosovës. Për këtë e kërkojnë edhe një “gjykatë speciale” në Kosovë, për të hedhur para gjyqit palë të caktuara dhe për të shtuar këtë trusni ndaj saj.

Ne jemi lodhur nga këto lojëra të saj nëpër disa krerë të Evropës së Bashkuar. Le ta mbajnë mend se posa ta prekin integritetin e Kosovës, do të jetë afër Moska të ikin përtej saj, sepse e dimë faremirë se ata janë frikacakë. Dhe frika po mundohet të “trimërohet”. Serbia na ka borgje të vjetra, jashtë Republikës së Kosovës…

[1] “Bota Sot”, botimi në Zvicër, data 9 qershor 2015.

[2] Shikoni p.sh. intervistën e botuar të Akd. Prof. Dr. Aleksandre Lambert, “Evropa sabotoi historinë tuaj në shekullin XIX, kur Ilirinë e quajti Ballkan”, të nxjerrë nga http://lajmonline.com/sq/Kombetare/Aleksandre-Lambert-Evropa-sabotoi-historine-tuaj-ne-shekullin-XIX-kur-Ilirine-e-quajti-Ballkan-43044.

[3] Bota Sot, artikull i marrur nga http://www.tesheshi.com, i botuar në faqen e tretë.

[4] Shikoni edhe njëherë punimet e mia “Shpalime për Evopën e Bashkuar dhe Shiptarët, prej gjenezës e deri më sot” nr. XII e XIII, apo librin e Muharrem Abazajt, “Pellazgët kanë folur e shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqe 359.

[5] Shikoni edhe punimin tim, “Një çështje urgjente për shqiptarët”, i botur në disa gazeta dhe në faqen time, të dërguar në EU dhe UNO, te Serkretari Gjeneral, Ban Ki-Mon, me datën 16.10.2014.

[6] Reshat Avdiu, “Te Molla e Kuqe”, në http://www.albaniapress.com, apo në http://www.dialogplus.ch, 17.02.2015.

[7] Te shkrimi i njëjtë te gazeta “Bota Sot”, 9 qershor 2015, faqe 3.

[8] Sipas shkrimit të marrë nga gazeta “Bota Sot” prej http://www.tesheshi.com.

[9] “Bota Sot”, e të njëjtes datë, shkrimi “Lufta speciale e Serbisë, sponsorizon ISIS-in të provokojë invadimin”, faqe 4-5.

[10] Shiko shkrimin “Serbia organizon dhe finanzon islamizmin ekstremist në Kosovë”, në faqen e http://www.gazetaora.com, të datës 8 prill 2014.

[11] I njëjti shkrim në “Bota Sot”, në faqet 4-5.

[12] I njëti shkrim i Mimoza Laknës, te “Bota Sot”, e datës 9 qershor 2015, faqe 4.

[13] Shkrimi i Nehat Shaqirit, “Kosova ta akuzojë Maqedoninë për planifikim dhe finazim të tragjedisë së Kumanovës”, “Bota Sot”, 9 qershor 2015, faqet 6-7.

Filed Under: Opinion Tagged With: Brahim Avdyli, Serbia i ka borxh Kosovës

EMI, POETJA NGA BURRELI, QË NUK MUND TË RINGRIHET NE KËMBË….

June 15, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/

Kjo në foto është Emrie Krosi nga Klosi i Burrelit një vajzë mjaft e fortë, intelektuale e zonja por historia e saj është tregues i qartë i vajzës, të cilën vetëm shpresa e madhe e ka bërë atë të rrallë. Më ka bërë shumë përshtypje perfoemanca e saj në një aktivitet të një shoqate në qytetin e Durrësit disa ditë më parë. Teksa shpërndaheshin çmime të poezisë të këtij aktiviteti Emi siç dhe e thërrasin miket e saja ashtu me pak mundim ka preferuar të zërë podiumin e konferences së poezisë për të dërguar urimet për nderin që vlerësuan poeten nga Burreli. Me disa flajë që asaj i buronin nga thellësia e shpirtit ajo është ndërprerë nga duartroktitjet e të pranishmëve. Kjo ishte meritë e vajzës 35 vjeçare që sot banon në kryeqytet ndërsa dhe kafenë në mëngjes e shoqëron duke lexuar libra të shkrimtarëve vendas dhe të huaj, sigurisht atyre të dëgjuar. Jam befasuar nga kjo panoramë që Emi ka sjellë tek aktiviteti kulturor në Durrës, ndaj vendosa që të bashkëbisedoja me këtë poete dhe në një pasdite pranë një Bari në kryeqytet Emi kishte preferuar të më rezevonte këtë takim duke perzgjedhur panoramën e bukur tek ky bar të rrethuar nga hijeshia e luleve. Një kafe dhe ujë ishte porosia e saj sakaq kjo e shoqëruar me një cigare. Menjëherë unë ndërhyra ” pini duhanin? Po vetëm tre cigare në ditë dhe kështu do të vijonte dhe historia e saj që në vogli.

Jam rritur thuajse jetime pasi mamaja  është ndarë nga jeta kur isha vetëm pesë vjeçe. Ndërësa si tërë shoqëria varfëria është shtuar akoma, sidomos nga humbja e nënës, ndërsa ishim tre fëmijë të vegjël. Babaj duhej të martohej sërish për këtë fakt ka menduar më shumë gjyshi ynë  Halili  ishte njëri shumë i zgjuar, punëtor shumë besimtar, por dhe paksa i ashpër. Kështu një tjetër nënë duhej të na rriste. Kjo nënë e dytë lindi plot gjashtë fëmijë të tjerë dhe shtëpia jonë është mbushur plot. Njerkën nusja e dytë e babaj e kemi vlerësuar si motër, pasi mosha e aj shumë e re kur erdhi në shtëpinë tonë, ndaj bashkë me gjyshen rriten plot dymëdhjetë fëmija.Pasi kam mbaruar shkollën tetë vjeçare më nota të shkëlqyera mundësitë për të vijuar arsimimin ishin minimale, pasi duhej të punonim për të ushqyer motrat dhe vëllezërit më të vegjël. Për të ndjekur shkollën e mesme vajzës i duhej të udhëtonte shumë rruga deri në qytetin e Klosit. Kjo nuk ja vështirësonte iniciativën Emit, dhe do të ndiqte shkollën me shumë vështirësi, nga kushtet ekonomike të familjes. Katër vite duke ndjekur arsimin e mesëm nëpërmjet shumë vështirësive sidomos nga rruga e gjatë në stinën e dimrit. Gjuhë- letërsia ishin pasioni më i madh, sigurisht pa lënë menjanë lëndët e tjera. Për të studjuar në shtëpi kushtet më mungonin, pasi duhej të merresha me shumë punë dhe koha për të ndjekur librat ishte pasi të gjithë të flinin dhe unë të vijoja mësimet. Në pjesën më të madhe të kohës ndonëse nuk isha vetëm 15 vjeçe do të gatuaja, të merresha me bagëtitë duke u kativizuar me punët e shtëpisë. Gjyshi nganjëherë me jepte më shumë liri që unë të merreja me librat, dhe për mua ishte shumë e vështirë të ndërtoja jetën në të tilla kushte familjare. Por vendosmëria dhe ndihma nga gjyshi unë arrita të përfundoja shkollën e mesme pedagogjike për t’u mundësuar të ndiqja një punë në arsim. Unë isha e sigurtë se do të përfaqësohesha një dikushi dhe nuk mund të harroja një mësues nga Tirana që më vlerësonte madje më ndihmonte sepse dhe unë kërkoja më shumë njohuri tek lëndët mësimore.

Përfundimi i arsimit në shkollën e mesme më mundësoj të nisja dhe një punë në shkollën e fshatit me ciklin e ulët. Ishin fillimet e zhvillimeve demokratike në vendin tonë, unë një mësuese pa përvojë për me bindje të forta se fëmijët kërkonin impenjim ndaj unë i kërkoja vetvetes të përkushtohesha punës me shumë pasion. Nuk kanë kaluar as dhe tre muaj nga nisja e punës në shkollë ndërsa një grup kontrolli do të vlerësonte punën e çdo mësuesi. Unë mësuesja më e re rezultova me sukses dhe kam ndier kënaqësi, por dhe drejtori i shkollës….. tregohej vlerësues për detyrën time.

AKSIDENTI

Ishte muaj nëntor i vitit 1992 vetëm tre muaj punë si mësuese teksa shoqëroheja me një tjetër kolege për të arritur në shkollë do të kalonim pranë një ure disa të gjatë por shumë e lartë. Rreziku ishte për të gjithë banorët nga amoritizimi i saj dhe atë ditë më gurgullonte brenda kraharorit tim dhe nuk ndihesha mirë. Dhe kolegia ime nuk shprehte besim tek kjo urë me dërrasa të kalbura dhe pak nga akulli nga temeparturat e ulta që mbart kjo zonë në fundin e këtij nëntori. Unë vendosa që të kaloja mbi këtë pasarelë, sapo kam arritur pak metra një dërrasë e thyer do të bëhej dhe shkaku të rreshqisja duke rënë poshtë urës në rreth tetë metra poshtë në gurët e lumit. Mësuesja tjetër që shoqërohej me mua lëshoj zë të lartë dhe një burrë që ndodhej me shtëpi aty pranë më ka ardhue në ndihmë duke më dërgua në spitalin e Burrelit. Mungonin mjekët specialsitë, medikamentet, por ç’është më e keqja nuk më dërguan për trajnetim më të specializuar në një nga spitalet e Tiranës. Mjekët në Burrel ende nuk përcaktonin diagnozën e saktë ndonëse kaluan plot tre javë dhe gjedja ime përkeqësohej. Gjedja fizike dhe shëndetësore ishte drejt rënjes, prindërit nuk kishin mundësi të nënin ndërhyerje tek mjekët nga mungesa e të ardhurave. Për mua po humbinin shpresat mbase dhe për të jetuar, dhe mosha ime vetëm 18 vjeçe dhe askushi nga bluzat e bardha të merrnin ndonjë mundim për të më shëruar. Pas tre javësh jam trajtuar në një siptal në Tiranë duke menduar se është zbuluar diagnoza  e saktë pas aksidentit që pësova pranë objektiti të dijes, por dhe këtu mjekët dështuan. Nuk e kam mësuar që nga viti 1992 dhe deri më sot përse mjekët nuk zbuluan diagnozën. Vetëm një fjalë  tregonin ata ka thyer shtyllën kurrizore dhe nuk mund të rikuperohet. Këtë lajm mjekët ma komunikuan dhe mua por unë nuk besoja tërësisht. Dhe unë kërkova tek vetvetja një eksperimentim për t’u ngritur në këmbët pa ndihmë e asnkujt. Kjo ishte shumë e vështirë, ndërsa tek krahët kisha shumë forcë dhe kjo me më inkurajonte për kë tej.

Kjo vajzë e fuqishme nga 15 vite është zhvendosur nga fshtrat e Burrelit  pranë kryeqytetit në ëndrrën e saj të sigurunte një punë, ndonëse dyert e institucioneve janë hapur për Emin por asnjë nuk i ka siguruar ndonjë vend punë edhe pse ka kryer arsimimin e lartë gjuhë letërsi,  ka mastër shkencor,  dhe pret të ndjekë dhe doktoraturën. Sakrificë për këtë vajzë e cila endet në gjetjen e një pune, por nuk ka mundur dot dhe shkaqet Emi nuk po i zbulon.

Por kjo vajzë e rrallë ka një dritë jeshile pas kaq vitesh në një operacion në një klinikë italiane ku asaj i kanë premtuar sukses. Atë që nuk arritën mjekët tanë prej 23 vitesh nga aksidenti premtimet i vijnë nga kjo klinikë italiane e cila pret një dhuratë në përmirsimin e plotë të asaj që e mundon nga kaq vite Emin e cila ka sjellë për lexuesit disa poezi.

Disa ditë më parë bashkë me Emin ishi\m në fshatin e saj të lindjes, ajo solli kujtimet që nga fëmijria ndërsa ëndërra nuk u vijua ashtu siç e kishte menduar kjo vajzë por beson sërish kjo vajzë që duhet të marrë vemendjen e shteti.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Ahmet Zani, Emrie Krosi, Poetja nga Burreli

RRUGËTIM MES PSHERTIMASH DHE MALL MËRGIMTARI

June 15, 2015 by dgreca

Nga Abdurrahim ASHIKU/
Përshkrim/

Me autobusët e linjës Top-line, udhëtohet rehatshëm, në qetësi, në respekt për pasagjerin e në një komunikim me kulturë. Nuk është pak por rreth katërmbëdhjetë orë ngrirë në ngushtësinë e karriges komoditeti i së cilës ta lehtëson ose jo rrugëtimin.
Kakavinë, pikëdhembjen mërgimtare ku akrepat e orëve ndalen e durimi ngjitet në rezonancë, e kaluam si të ishim në Evropë. Përpara nuk kishim asnjë autobus çka na e ngjiti buzëqeshjen si me zamkë, e një nga një, pa u ngutur zbritëm për tu vënë në radhë për vulën e kalimit mbi pasaportë. Radha u prish. Tre policë, në tre kabina, na e bënin me duart zgjatur si shatë duke na tërheqë secili në drejtim të tij. Në pak sekonda mbaruam e për disa minuta u nisëm drejt pikës kufitare shqiptare.
Një kalim kufiri që do ta donim të ishte çdo ditë, çdo natë, në dimër dhe në verë…
E urova…
Megjithëse dita ditës nuk i ngjan…

ATDHEU IM…/

Kam nëntëmbëdhjetë vjet që udhëtoj, hyj dhe dal në Atdheun tim. Si i ikur nga zori, nga paralajmërimi i majit të egër 1996, ultimatumit për të mbyllur gojën, ultimatumit për të më dhunuar shpirtin e jetës së njeriut, familjen. Dhe në këto nëntëmbëdhjetë vjet mund të ve në llogari edhe gjeografinë edhe numrin e gropave të rrugës mbi zhavorr e kalldrëme dhe në asfalte të moçme të shqyera, edhe rrugën e re me ende “nja dy pëllëmbë” mbetur në të kaluarën. Ajo copë rrugë, vetëm 11 kilometra, nga Tepelena në Memaliaj që përshkohej me shpejtësi traktori me zinxhirë, në kalim të kohës, shtruar me zhavorr nga “ata” dhe asfaltuar nga “këta” tash nuk më trishton, m’i mbledh e m’i hedh në anë kujtimet…
Në udhëtim mbi rrota që lëvizin, meditimi është shok e mik, ciceron që flet dhe hesht, frymëmarrje e thellë dhe ngushtim gjoksi…
Luginën e Dropullit e kam kap në shpirt një ditë të ngrohtë qershori 1962, student, pjesëtar i një ekspedite pedologjike për studimin e tokave acide. Qesh ndalë e pata marrë disa kampione në fshatin Bularat, fshat që e kërkoj në çdo udhëtim. E kërkoj me sytë e asaj kohe, e mbledh dhe e mbaj edhe në vështrimin që e kap në ndryshimet e radhës…
Fusha e Dropullit ka qenë ndër fushat ku kultivohej jonxha për farë dhe duhani gjethe vogël “samsun”. Tabani i saj është shumë i përshtatshëm për plantacione të tëra vreshtash prej nga rrjedha e lëngut të rrushit, vera dhe rakia ta “plasin ballin”…
Toka djerrë dhe “plantacione” ndërtimesh në atë truall që dropulliti nuk e preku asnjëherë me themele ndërtesash….
Hyrja në Gjirokastër, edhe në gjumin më të thellë, të zgjon në hedhjet përpjetë nga gropat e rrugës. Ajo copë rrugë me gropa (cili qytet i Shqipërisë nuk e ka këtë pamje) nuk të lë ta shohësh bukurinë dhe madhështinë e “kryqëzorit” të historisë shqiptare që ka lundruar ndër shekuj pa iu fut uji dhe pa iu prish direkët.
Viroin e kam jetuar një ditë maji të viteve tetëdhjetë në një takim gazetarësh ashtu si kam jetuar uzinat dhe fabrikat e Gjirokastrës që u jepnin jetë njerëzve e tash pamja e mureve në kolona të braktisura betoni më trishton. Dikur një skelet metalik ombrelle nuk prishej pa ndërruar dy-tre veshje pëlhure e pajisjet e kuzhinës kryenin “revolucion” në mënyrën e të ushqyerit deri në skajet më të largëta të vendit…
Udhëtoj në zjarrin e ndezur të një fushate zgjedhjesh për pushtetin vendor e refreni i çdo partie e çdo kandidati më shurdhon veshët…
“Do të hapim…vende pune…”
Ku? Si? Me se?…
Askush nuk e thotë…
Memaliaj, qyteti i punëtorëve të nxjerrjes së qymyrit të gurit, më vjen në sy i mërdhirë kallkan. Minierën e vranë e me të vranë të gjithë banorët…
Nga Qafa e Koshovicës rruga është po ajo, e ngushtë si dikur në kontrast me rrugën e gjerë në hyrje e në dalje të rrethit të skajshëm të qytetit. Pritet të bëhet një baj-pass që makinat të ecin lirshëm. Kjo do të ndodhë dhe trishtimi që të vjen nga “rruga e vjetër” do të shuhet. Por trishtimi kur sheh kompleksin industrial ku në fund të viteve gjashtëdhjetë u ngrit kombinati kimik i prodhimit të plehut të nitratit të amonit që i dha gjelbërim dhe prodhim bujqësisë shqiptare, të mblidhet në shpirt e nuk del. Pa nitratin e amonit të Fierit dhe pa superfosfatin e Laçit nuk bën rrugë bujqësia. Me plehra të dyshimtë që vijnë nga jashtë edhe bujqësia, edhe shëndeti i njerëzve është në dyshim…
Udhëtoj zemrës së Myzeqesë, fushës së ndarë në rripa, pak me bimë e pemë frutore e shumë djerr…djerr…djerr…
Sapo kisha përfunduar së lexuari një libër të mikut tim Dr. Jorgji Muzaka “Njerëz të mirë”.
Libri është një enciklopedi e gjerë e vlerave intelektuale të specialistëve shqiptarë të bujqësisë.
Në faqet e librit të tij Jorgji Muzaka na sjell personalitete të larta të shkencës shqiptare. Na sjell Mentor Përmetin, shkencëtarin, akademikun e madh të bujqësisë shqiptare. Na sjell Andrea Shundin shpirtin shkencor të të cilit pata fatin e njohur kur ai udhëtoi nga Amerika e largët në Greqi ku e përcolla me dashuri e respekt në disa fshatra arvanite ku ai kërkonte fjalën e lashtë shqipe për verëtarinë dhe vreshtarinë për t’i futur në fjalorin enciklopedik shkencor për to… Sjell zooteknikun e njohur Dr. Viktor Pukën, Naun Priftin, Aleksandër Çelikun. Prof.. Adem Salillarin, Enver Isufin, Veli Hoxhën, Fuat Memellin e të tjerë, e të tjerë…
Jorgji Muzaka ka qenë punonjës shkencor i Institutit të Kërkimeve Bujqësore të Lushnjës. Deri në vitin 1996 ai punoi në seleksionimin e pambukut, bashkautor dhe autor i krijimit të disa linjave pambuku. Nuk iu nda pambukut edhe kur atë e anatemuan. Me ndihmën e një miku vazhdoi eksperimentet edhe pse ndodhej larg në mërgim ku edhe atje, në Greqi, ngriti një ngastër eksperimentale. Jorgji Muzaka që nga janari i vitit 1985 mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave Bujqësore”…
Tash Jorgji Muzaka, në moshë pensioni, u jep gjelbërim kopshteve përtej oqeanit Atlantik, në Nju Jorkun e largët…
Myzeqeja tash nuk prodhon më pambuk. Mundi, dijet, djersa e një brezi të tërë specialistësh ka humbur. Trembëdhjetë mijë punëtorë të kombinatit të tekstileve të pambukta në Berat kanë humbur punën e tyre…
Dhjetëra mijë punëtorë të Myzeqesë e kanë lënë djerr fushën më pjellore të vendit dhe një ndër fushat më pjellore në Ballkan…
Rripave të tokës së ndarë të Myzeqesë herë – herë më vijnë në ekranin e vogël satelitorë fytyra të gëzuara pushtetarësh të lartë, të krye kuvendarit, kryeministrit, ministrit të bujqësisë.. që reklamojnë “përvojën” e ndonjë fermeri që ka mbjellë “një rrip” nga rripat pambarim të tokës të mbjellë me luleshtrydhe, domate, sallatë, kastravecë që po “mbushin” rrugët e eksportit. Pamjet më kujtojnë një bashkëfshatarin tim nga Brezhdani i Dibrës, Tahsim Karasanin, një bujk i përkryer që në vitet pesëdhjetë në një ngastër me tre dynymë tokë mori njëqind kuintal misër “Farëmadh Dibre” për hektar…
Më ngjan se propaganda e sotme në bujqësi është kthyer më se një gjysmë shekulli prapa…
Një bujqësi ndarë në rripa toke nuk mund të bëjë përpara…
Ligji 7501, i miratuar me konsensus e dy partive të mëdha duke shpërbërë fushat më pjellore të vendit e ka vënë bujqësinë shqiptare në një kolaps që mbase nuk do ta riparojnë disa dhjetëvjeçarë, në mos shekuj…

PALMAT-KJO MANI BASHKIAKËSH…

Me palmën si bimë jam njohur në vitin 1961 kur vazhdoja studimet e larta. Në oborrin para konviktit, ish ndërtesës të Shkollës së Dakos në kodrat e Kamzës, para hyrjes kryesore ngrihej e degëzuar diku tek dhjetë metra lart një palmë trungun e së cilës nuk e mbërthenin hapa krahësh dot dy studentë. Palma duhet të jetë mbjellë nga Dakoja, pronari i vendit dhe i shkollës në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar.
Kryebashkiaku i Durrësit Dako (nuk e di në se ka të bëjë me Dakon e “Shkollës së Dakos”) , tek mbillte “Palmën e Njëmijtë” deklaroi se Durrësi është qyteti i palmave dhe se palma e parë daton e mbjellë në vitin…1970!
Tek udhëtoja më bëri përshtypje se palmat janë bërë dru zbukuruesit më të lakmuar dhe më të pranishëm në bizneset e reja shqiptare, në lulishtet që rrethojnë lokalet.
Por palmat janë bërë dhe “vrapojnë” në rreshta të gjatë tashmë në bulevardet kryesorë dhe në autostradat shqiptare.
Hyrja e Durrësit, në tërë gjatësinë e plazhit ta këput kokën në vështrimin lart për të kapur degët e pakta në majë të palmave, gjethet e të cilave më vijnë të zverdhura…
Hyrja e Tiranës, në ndarjen midis dy kursive të autostradës është binjake me atë të plazhit të Durrësit me ndryshimin se për mbajtjen drejt të gjithë asaj “binaje” të lartë trungu është i mbështetur në katër kërraba që luftojnë për t’i mbajtur në rrënjë palmat, në ndryshim me ato të plazhit që nuk e kanë këtë kujdes…
Dakoja në deklaratën e tij për shtyp përgënjeshtroi opozitën që një palmë e vlerësonte me pesëmijë euro duke thënë se kushtonte vetëm 220 euro (!)
Pyjet shqiptare janë të mbushur me dru pyjorë që me një kosto modeste dhe me traditë shqiptare mund t’ia shtojnë bukurinë rrugëve, lulishteve dhe mjediseve të gjelbra të vendit. Peshkopia me Bulevardin e Blirëve mbase jep një shembull të bukur që duhet vlerësuar…
Mania për të kopjuar të tjerët po bëhet sëmundje që kushton…
Të qenit vetja, kombëtarja, shqiptarja më ngroh…
Vijon…

MALI I ROBIT

E bukur është autostrada në dalje të Kavajës e në hyrje të Durrësit. E blinduar me mbajtëse hekuri, dyfish në qendër e tek e tek anash, e projektuar që të mos kalojnë as mizat. Por mizat kanë fletë dhe e kalojnë kur të duan dhe ku të duan pa. Edhe njerëzit e kalojnë por me kokë që lëviz si lavjerrës herë majtas e herë djathtas për të kap çastin e kalim – vrapimit jashtë rrezikut për kokën…
Banorëve të Malit të Robit, siç quhet kodra me një antenë sipër e diku 20-30 shtëpi në pjerrësi, për të kaluar autostradën për në plazh u është dhënë mundësia të shkojnë rrugë pa rrugë deri tek rrethrrotullimi i Kavajës ose deri tek rrethrrotullimi i Shkozetit. Një nënkalim poshtë rrugës së trenit ose një urë kalim mbi autostradë do t’i lehtësonte banorët që ta shijonin bregun e detit që ka emrin e vendit ku banojnë, Plazhin e Malit të Robit…
Autostrada në drejtim jugun e ka një dalje, një vendqëndrim të shkurtër të automjeteve në marrje e lënie pasagjerësh. Në krahun tjetër po të duash të ndalesh tek Mali i Robit nuk ke asnjë shans përveçse rrezikut në kalimin e strukturave metalike dhe…
Unë kam një shtëpi të vogël në plazhin e Malit të Robit, shtëpinë e pleqërisë. Kur shkoj mendohem gjatë ku të ndalem. Preferoj rrethrrotullimin e Kavajës, “Kavajotin” kur dikush më pret dhe autobusin që kalon në rrugën dytësore…
Kësaj radhe më pritën çka mi lehtësoi krahët nga valixhet…

KOMPLEKSI “AGZA-DIBRA” DHE KANALI FOLE MUSHKONJASH…

Agimi dhe Zabiti janë dy dibranë që pak kohë më parë bashkia e Durrësit ku jetojnë dhe punojnë u dha titullin “Qytetar nderi”. Nuk njoh rast tjetër por që t’u jepet titulli më i lartë i qytetit dy ndërtuesve është një vlerë e shumëfishtë. Dhe titulli u është dhënë për korrektësi dhe cilësi në ndërtime…
Agimi dhe Zabiti në plazhin e Malit të Robit i kanë qëndruar paksa larg detit, nuk janë përzierë në mishmashin e ndërtimeve dhe të pushtimit të detit me linja të gjata me gurë e panele çimentoje në mbrojtje të pronave të tyre. Ata kanë ndërtuar një kompleks modest me tre godina tre plus papafingo, rrethuar me mure dekorativë, shtruar me kalldrëm tullash, gjelbëruar me shije urbanisti…
Ke dëshirë të pushosh, madje të jetosh tërë vitin në këtë mjedis. Të përjetosh qetësinë, të dëgjosh zërat e fëmijëve tek luajnë me njeri tjetrin në oborr pa shqetësimin e prindit kur fëmija del nga dera e apartamentit…
Mallin dhe dëshirën ma prish kanali i zhytur në ujëra të zeza e kallamishtesh që gjejnë ushqim të bollshëm për tu rritur e harbuar, fole mushkonjash që nuk ndalen përpara asnjë helmi…
Thonë se kanalin dhe rrugën nga autostrada ende në zhavorr e gropa do ti sistemojnë. Kanalin do ta fusin në tuba e rrugën do ta shtrojnë me asfalt, vetëm pesëqind metro rrugë dhe diku tek dy kilometra deri në derdhje në det…
Thonë…
E kanë thënë tash dhjetë vjet…
Me të thënë e me të bërë kanali vazhdon t’i derdhë ujërat e pista në një det të tërë…

HEKURUDHË NË GRAHMAT E FUNDIT…

Një fishkëllim vjen e më kthen në kohë, dikur pas mesit të viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar. Mua, se të tjerët i kthen pas mesit të viteve dyzetë. Më kthen tek lokomotiva me avull që ndalej kurdoherë sapo kalonte tunelin e Rrogozhinës për tu mbushur me ujë, lënda e dytë pas qymyrit që i jepte forcë…
Një histori e veçantë ndërtimi i hekurudhave në Shqipëri, histori që nis me hekurudhën Durrës Peqin e Durrës Tiranë për të vazhduar udhëtimin drejt Fierit, Ballshit e Vlorës në Jug, drejt Gurit të Kuq në Pogradec në Jug-Lindje e drejt Laçit, Shkodrës, Hanit të Hotit dhe Evropës në Veri. Histori ku u derdh shatërvan djersa e të rinjve dhe të rejave nga i gjithë vendi…
Zëra politikanësh në prag zgjedhjesh diku flasin për hekurudhën. Berisha rreth një dekadë më parë u premtoi Kavajasve së do tu sillte trenin elektrik. Sikur ta kishte bërë atëherë tiranasit do të udhëtonin bregdetit me tren siç udhëtojnë athinasit nga Kifissia në Pire. Qetë – qetë, në stacione afër e afër, vetëm me njëqind lekë…
Po flitet për lidhjen e Kosovës me tren nëpërmjet luginës së Drinit…
Berisha bërtiti fort përsëri të enjten në parlament…
Po flitet për lidhjen e Maqedonisë me hekurudhë nëpërmjet Linit e Strugës…
Fjalë zotërinj, fjalë… si në komeditë dhe tragjeditë e Shekspirit…
Treni kalon duke lënë pas psherëtimën në agoni…
Në dritaret e vagonëve të pasagjerëve pas xhamave të thyera shoh ndonjë fytyrë të ngrysur…
Treni shqiptar nuk arrin në Tiranë. Ia kanë ngrënë stacionin…

NJË NËPUNËS BANKE ANAKRONIK…

Më duhej që të merrja një informacion për gjendjen time të llogarisë, shtesën për paratë nga pensioni im dhe i gruas futur në një llogari ndërtimi.
Nëpunësja e arkës më drejtoi tek një punonjës i shërbimit mbasi vetëm ai kishte të drejtën e informimit.
U ula përballë dhe pasi i paraqita librezën prita sa vallëzimi i gishtave të tij mbi tastierën e kompjuterit të përfundonte…
“Shtesa është një milionë e njëqind mijë e…”
“Sa, sa?”- ia kthej unë i habitur
“Një milionë e njëqind mijë e…”
“Ma shkruaj, sepse nuk e marr vesh.”
Mori një letër dhe mbi të shkroi shifrën njëqind e një mijë e…
“Ua thashë me lekë të vjetra”- foli duke më vënë letrën përpara.
“ Ju jeni i ri, i thashë, nuk besoj se jeni i datëlindjes 1964 kur ndryshoi në masën një me dhjetë monedha shqiptare. Jeni edhe nëpunës në një institucion ku detyrimisht duhet të flisni me të tashmen e lekut dhe jo me të shkuarën”
Më pa si të kisha zbritur nga Marsi…
Në mbrëmje në ekranin e vogël të televizionit shtëpiak veshi më kapi Romen, Bashën e Berishën. Secili, sipas interesit propagandistik fliste herë me “lekë të vjetra” e herë me “lekë të reja”…
“Mirë këta, pyeta veten se bëjnë politikë po ai nëpunësi i bankës çfarë bën?”.
Mbase ky allishverish do të shuhet kur të hyjë euro-ja e leku do të mbetet në skaj të kujtesës…

“NJËZET E KATËR ORË UJË NË DITË…”

Një refren që përsëritet pas çdo fjalimi kandidati për kryetar bashkie veçanërisht në Tiranë e Durrës ku “grushtet” e “boksit elektoral” janë pa doreza…
E thonë të djathtët dhe të majtët me sigurinë që e kanë ujin njeri në xhepin e djathtë të këmishës elektorale e tjetri në xhepin e majtë.
Po si do t’i japin ujë Tiranës dhe Durrësit ku është ngulur gjysma e banorëve aktualë të Shqipërisë askush nuk ta thotë.
Po se ku do ta marrin gjithë atë rrjedhë të madhe uji gjithashtu askush nuk e thotë.
Më se gjashtëdhjetë vite më parë këndohej një këngë: ”Tiranës ujë e dritë i japim për dhjetëvjetor…”. Asokohe Tiranës i mjaftonte uji i Selitës për të pirë, për tu larë dhe për të ujitur kopshtet…
Tirana u rrit. U gjetën ujërat e fushës së Milotit që futur në tuba e shuan etjen jo vetëm të Tiranës por edhe të Durrësit…
Përsëri Tirana vazhdoi të rritet në nevojën e përditshme jo vetëm për të pirë e për tu larë por edhe për industrinë, veçanërisht atë ushqimore, që nuk ngopej me ujë…
U ndërtua ujëmbledhësi i Bovillës deri në përurim…
Tirana, mes përmes e në periferi të saj mblodhi çerekun e Shqipërisë. Bovilla u fut në tuba…
Uji firoi rrugës nëpër të çara të panumërta…
Qytetarët i dhanë rrugë një biznesi të paparë ndonjëherë në vend, pa dyshim edhe në Evropë. Vunë pompa dhe e ngjiten ujin në rezervuarë alumini, inoksi apo plastikë mbi tarraca…
Ujë përsëri me orar, me zgjime për “syfyr” për të mbushë rezervuarët…
Tirana nuk ka ujë, ka rezervuarë…
Kandidatët për kryetar bashkie në çdo takim flasin për “Njëzet e katër orë ujë…”
Jetoj në një qytet evropian që uji ngjitet me vetërrjedhje edhe në katet më të larta të pallateve, edhe në majë të maleve të ulëta që e rrethojnë Athinën. Asnjëherë nuk më mungon uji. Është i pastër dhe i pijshëm më i mirë se ai i shisheve.
Po nga e merr ujin Athina?
Diku, 180 kilometra larg, në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar në lumin e vogël Morno, u ngrit një digë. Uji u fut në një kanal betoni, kaloi një rrjet të gjatë tunelesh në një volum njëzet metër kub në sekondë dhe u depozitua në liqenin e Maratonës njërit prej burimeve të ujit jo vetëm për Athinën por edhe për rrethinën, madje edhe për ishujt e afërt.
Një zgjidhje evropiane që me pak mend e me shumë pak shpenzime, pa ndërtime dige e tunelesh të gjatë, mund e duhet të bëhet edhe në Shqipërinë time e tënde. Uji që del nga hidrocentrali i Shkopetit, i futur në tuba apo në një kanal betoni, përcjellë nëpërmjet një impianti modern trajtimi…do ta mbyste me ujë tërë linjën vetë rrjedhëse…Milot, Laç, Fushë Krujë, Vorë, Durrës, Kavajë… jo vetëm në qytete por edhe në fshatra…
Kanali që lidh ujëmbledhësin e Mornosë me Athinën është 188.5 kilometra i gjatë. Ai përshkon 67.5 kilometra tunele, 113,5 kilometra kanale të sistemit të hapur e të mbyllur, 7.5 kilometra sifone…
Kanali që do të lidhte Shkopetin me Durrësin do të ishte diku tek 50 kilometra i gjatë…
Vetëm kaq…
Populli thotë një fjalë…”Më mirë të dish apo të kesh?”
Shqipërisë nuk i mungon uji, i mungojnë mendtë…

Vijon…

MIQ QË MË ÇUAN NË VENDLIDJE

Tiranën në dy tre ditë nuk e sheh dhe as të sheh. Koha në maj edhe të djeg edhe të lag. Ke dëshirë t’i takosh të gjithë, gjini e gjak, miq e shokë por nuk mundesh…
Nuk e njihja Azis Ketën përveçse në komunikimet në internet. Më kishte kërkuar shumë herë që sapo të vija në Shqipëri ta takoja. Kur u nisa i përcolla numrin e celularit në Shqipëri.
Ishte telefonata e parë që mora dhe këmbëngulja e fortë që të takoheshim. Më tha se do të merrte me vete Lutfi Harkun, bashkëmësuesi im në shkollën e mesme bujqësore “Nazmi Rushiti”, autorin e librit për heroin e njohur partizan që hyri në këngë me krismën e pistoletës në Zerqan mbi kapitenin e xhandarmërisë italiane…
“Se ky popull ka djem me huqe,
Këmishën e zezë ta bën të kuqe”…
U ulëm në një lokal ku dikur ka qenë hoteli “Vjosa” dhe gjerbëm kujtimet e viteve të largëta.
Ketët e Bulqizës i kam njohur herët. I pari ka qenë Esat Keta portretin e punës si tornitor në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës e kisha skicuar dhe botuar në “Zërin e Rinisë” në vitin 1964…
Më vonë në jetën time fisi i Kete do të ishte i pranishëm e respekti për ta do të rritej vazhdimisht…
Lutfi Hankun kisha kohë që nuk e kisha takuar, afro njëzet vjet…Ishte po ai Lutfi që njoha nga afër në shkollën e mesme bujqësore, i qetë në nxjerrjen e fjalës, Lutfiu që edhe në emigracion më ka ardhur sa e sa herë në kujtimet e dy ish nxënësve tanë të dhënë pas letërsisë, Gjon Neçaj tash në Tropojë, poet e hulumtues në vlerat e mëdha të trevës verilindore të vendit tonë mbushur me këngë e legjenda që ta ndalin frymën, dhe Gjovalin Lumaj nga skaji më verior i Shqipërisë, Vermoshi, poezitë dhe proza e të cilit më vjen në faqet sociale si margaritar i një malli që nuk shuhet nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës…
Kthehemi së bashku në Peshkopinë tonë që me mall e dhimbje e lamë apo na la. Nën kurorën e blirëve, tash kur pemët janë kapur duarsh për të formuar një tunel me gonxhet gati të varin gonxhet në lulëzim për të shpërndarë erën e mrekullueshme, kujtimet na ulen në gjunjë e malli na bërtet “Kthehuni, ju jeni për këtu” …
Lutfiu ka qenë mësues letërsie, ka lëvruar tregimin, reportazhin e përshkrimin në publicistikë. Ka lëvruar edhe romanin. Por mbi të gjitha parmenda e punës së tij letrare ka bërë hulli të thellë në arën e madhe të monografive për njerëzit e mëdhenj të luftës. Pas Nazmi Rushitit ai do të rrëmonte në jetën dhe veprën e Baba Faja Martaneshit. Libri për të do të rrëmbehej pa ra në tokë. Më tej do të vazhdonte me Gjokë Doçin, trimin lurjan që ra në Symizë të Mallakastrës, lapidarin e të cilit banorët e kanë ruajte si në ditën e parë të vendosjes…
Azizi merrej me pikturën, kishte një koleksion të madh me piktura dhe një studio për ruajtjen dhe propagandimin e tyre…
Ishte një mbrëmje e bukur mes dy njerëzish që të “lodhin” në udhëtimin në vendlindje duke të çlodhë me mallin e dashurinë që përcjellin…

PESËMBËDHJETË VJET NË KËRKIM TË TAPISË…

E kam një shtëpi në Tiranë, shtëpia ime, shtëpia e bashkëshortes sime, shtëpia e Altinit, Erblinës dhe Indritit, fëmijëve tanë që punuan dhe dhrahmi pas dhrahmie i mblodhën lekët dhe e paguan.
E porosita në janar të vitit dymijë…
Pagova një për një këstet…
Më thanë se shtëpia është gati dhe pasi mblodha një “krah” plaçka shkova…
Nuk më pëlqeu ndërtimi. Suvaja gërvishtej me gisht. Uji më vinte nëpërmjet një tubi kolektiv që niste në katin e parë për të përfunduar në katin e dhjetë. Vetëm një saraçineskë kishte, kryesorja. Në pikat nyje hidraulike nuk kishte asnjë saraçineskë. Në kontratë thuhej se ndërtimin do të bëhet sipas normave të Bashkimit Evropian. Nuk ishte bërë as me normat e diktaturës. Nuk kishte dhe nuk ka vend për sahat uji. Instalimi elektrik nga sahati në fund të shkallëve e nga kuadri kryesor tek nyjat me ngarkesë të madhe elektrike ishte me tel 1.5 milimetra katror…
E hodha në gjyq. E fitoi ai. Kishte para. Kishte krah të fort në shtet. Kjo është Shqipëria.
Në tetor të vitit 1913, trembëdhjetë vjet më pas, më në fund mu dhanë në dorë dokumentet për hipotekim. Ndoqa rregullat. Pagova jo vetëm ata që më takonin mua por edhe ata që i takonin ndërtuesit…
Më thanë se pas një muaji tapia të vjen në shtëpi…
Më pëlqeu korrektesa…
Por ishin vetëm fjalë…
Tapinë ende nuk e kam marrë dhe nuk e di se kur do ta marr…
Pengesë na qenka se katet e pallatit i paskan llogaritur mbrapsht. Në të gjithë botën kati i parë vjen pas katit përdhes. Ata katin përdhes e kanë llogaritur kat të parë dhe çorba është bërë me kaq produkte sa zyrat e hipotekës së Tiranës nuk po i gjejnë fundin…
Po pres që në shtëpinë e familjes sime ku banon djali i madh një ditë dikush nga zyrat e hipotekës të trokasë dhe t’i thotë djalit…”Urdhëro, firmos këtu se more tapinë e shtëpisë. Ta gëzoni…”
Në Shqipëri Kryeministri po shpërndahen me ruspë hipoteka shtëpish e objektesh ekonomike. T’i gëzojnë…
Pres mos vjen edhe tek unë…
Ta gëzoj me shoqen e jetës, me fëmijë, me nipër e mbesa…
E çfarë e lumturon më shumë një njeri që udhëton drejt të tetëdhjetave?

NË STUDION E BUJAR KAROSHIT…

Nuk mund të shkoj në Tiranë e të mos vizitoj studion e Bujar Karoshit dhe bashkëshortes së tij Miranda Golecit, njeri me rrënjë të vjetra në Fushë të Çidhnës, “një pash” larg Drinit, e tjetra me rrënjë në Rabdisht, “një pash” nga kufiri shqiptaro-shqiptar, një fshat i vogël me bjeshkët në krye e vargmalet që nga njëri krah, majë pas maje kapen dorë për dore me Korabin, e nga ana tjetër me Kërçinin në prehrin e të cilit mban Dibrën e Madhe m’atë anë e fushën pjellore të Maqellarës në këtë anë. Një çift që rrallë e gjen…
Bujari është botues i librave të mi dhe i librave të shumicës së krijuesve dibranë.
Atë ditë, bashkë me mikun tim të viteve të shkuara të punës në një gazetë të madhe të vendit, Naim Zoton, përgatiteshin për festën e librit, festë në të cilën kishin stendën e tyre…
Si gjithnjë, kësaj radhe do të merrja me vete një libër enciklopedi për arsimin në trevën e Dibrës, vëllimin II të mësuesit dhe studiuesit kaladodas Xhemal Domi “Dibra në hulli të historisë” si dhe librin e mikut tim të vjetër Mevlud Buci “Alegoria e Dibrës filozofi e shekujve” (Gjurmime alegorike, anekdota, shprehje popullore) për tua shtuar librave të shumtë botuar nga Bujar Karoshi që zënë një rast të tërë të bibliotekës së mërgimtarit…
Në do ta marrësh Dibrën me vete larg e larg “nëntë male kaptuar” për të shuar mallin e vendlindjes shko në studion e Bujar Karoshit…
MALLI I ERALIT DHE BRENGA IME PËR EBIN

Erali, djali i djalit, nuk mu nda gjatë gjithë ditëve që isha në Tiranë. Me mua do të flinte, me mua do të shkonte mëngjeseve në shkollë, me kënaqësinë që të më prezantonte me mësuesen…
E kishte marrë malli nipin tim si asnjëherë…
E kishte një arsye…
Në mars, në ditëlindjen e tij të shtatë, do të bënte një udhëtim shprese për motrën e tij Ebin.
E donë shumë motrën e tij që ecën për dhjetë vjeç. E donë aq sa nuk lejon askënd t’i bërtasë kur ajo e ngre zërin e saj, të vetmen formë komunikimi me babanë, mamanë, hallën, gjyshin, gjyshen…
Ka lindur me një problem të pashërueshëm, me vatra të gjera të fjetura në tru, mbase përgjithmonë në gjumë, pa zgjim, pa mëngjes jete…
Udhëtuan drejt Stokholmit, vendit të Nobelit ku u kishin thënë se kujdeset si askund për fëmijët; i merr, i strehon, flet me gjuhën e shkencës për shëndetin dhe të ardhmen…
E ëma është mjeke, i ati është specialist ndërtimi. Kanë shtëpinë e tyre. Nuk janë të pasur, por as të varfër që të marrin arratinë për një copë bukë. Mjekja pas përgjigjeve “Shumë, shumë, shumë…keq” në Athinë dhe Tiranë për të ardhmen e vajzës kërkoi të marrë një përgjigje shkencore në Suedi…
I pritën me “këmbët e para”…
Shqiptarët ishin të padëshirueshëm. Kryeministri ynë në vizitën e tij në shtator kishte deklaruar se Shqipëria “është vend i sigurt”…
Edhe ministri i jashtëm disa ditë më parë në atë vrimë i ra fyellit…
Djalin e tij, kryeministri, vite më parë e kishte shëruar në…Amerikë…
I përplasën në një kamp me banjë kolektive e ushqim “kishe”. Askush nuk erdhi ta marrë fëmijën e ta kontrollojë…
Tre javë pa u larë fëmija…
U kthyen në shtëpinë e tyre, në punën e tyre me brengën se humanizmi nuk arrin tek dhimbja njerëzore, i kalon anash…
Erali i shmangej bisedës për udhëtimin në vendin e brezit polar. Edhe për dëborën që përjetoi për herë të parë nuk fliste…
E ka një brengë nipi im shtatë vjeç, brengë fëmije. Brengën për motrën e tij. Brengën se ajo nuk i ka folë asnjëherë, nuk ika buzëqeshë, nuk e ka ledhatuar siç ledhaton motra e madhe vëllain e vogël. Brengë fëmije të rritur para kohe…
Nipi im shtatë vjeç e ka kapërcyer fëmijërinë, është rritur. E ka rritur brenga për motrën që e do…

ZGJEDHJET “EDHE HAHEN, EDHE PIHEN”…

Një reklamë që ku nuk të del e nga kush nuk lëçitet: “Kosi edhe hahet, edhe pihet”. Që kosi hahet të gjithë e dinim, por që pihet tani e mësuam. Kosi që të pihet duhet të hollohet të paktën tre ujë e një kos duke e rrahur me telin e kuzhinës në tasin e porcelanit apo të plastikës apo në mikser. Futet edhe në tundës a dybek, rrihet deri në nxjerrjen e gjalpit dhe bëhet dhallë për tu përzierë përsëri sipas formulës “Dhallë more dhallë unë shti ujë e ti i bardhë”…
Por, si puna e kosit, në Shqipëri janë bërë zgjedhjet e pushtetit vendor. Zgjedhjet në fjalorin e kandidatëve për kryetarë bashkie “Edhe hahen, edhe pihen”.
Si puna e “kosit që hahet edhe pihet”, zgjedhjet e kanë përzierësin apo tundësin e vet. I zakonshëm, i thënë një çerek shekulli pa ndërprerë, në zgjedhje kuvendare e vendare, me të njëjtën formulë, me zëra të ndryshëm herë të qartë si të dalin nga “gryka e pushkës”, e herë të ngjirur si të dalin nga “gryka e çiftes”.
Në çezmat e qyteteve dhe fshatrave shqiptare nuk ka ujë. Në gojën si gjiriz të kandidatëve uji vërshon si i dalë nga turbina e hidrocentralit.
“Ujë njëzet e katër orë”…
Në Tiranë…
Në Durrës…
Në Vlorë…
Në Gjirokastër…
Kudo…
Më tej vijnë të tjerë shatërvanë…
Ulje tridhjetë për qind e taksave..
Ulje njëzet për qind e dritave…
Rrugë të asfaltuara…
Shkolla të bukura…
Çerdhe, kopshte…
Punë një njeri për çdo familje…
O Zot, sa shumë “hahen dhe pihen zgjedhjet”, me një uri dhe etje të partiake për pushtet…
Sa shumë! Sa lartë e ngrenë zërin. Deri pas notës më të lartë të pentagramit ku fillon ngjirja..

“POLICIA EDHE HA, EDHE PI”…

Kakavinë e lashë pas në kalim të dy ditëve…
Si në hyrje, ditë më parë, nuk kishte radhë autobusësh. Vetëm një para nesh…
Nuk kishte, por nuk mund të rrinim pa u vënë në radhë, pa dy orë andej e këndej…
Disa të rinj do t’i kalonin në sitë…
Ku shkoni, pse shkoni, sa para kini…
Pyetje andej. Pyetje këndej…
Një i ri, diku tek të tridhjetat që nëpërmjet Greqisë donte të shkonte në Turqi, na tha me mburrje se e kishte thyer policin me një pesëmijëshe…
“Policia edhe ha, edhe pi”…

*   *  *

…Tash jam në Athinë. Më 22 korrik mbush 19 vjet ikjeje. Ikje natën…
Me trup jam këtu, me mendje jam atje…
Është vendi im…
E dua…
Do të desha që edhe Ai të më dojë, të na dojë…
Jemi gjaku i tij, nuk duam të hollohet…

Abdurahim Ashiku

Athinë-Tiranë-Athinë, maj 2015

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Abdurrahim Ashiku, DHE MALL, MËRGIMTARI, RRUGËTIM MES PSHERTIMASH

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3806
  • 3807
  • 3808
  • 3809
  • 3810
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT