MESAZHI I NISHANIT: QYTETARËT TË MOS SHESIN VOTËN, ËSHTË ARMA MË E FORTË/
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka përcjellë një mesazh për zgjedhjet e 21 qershorit, kur na ndajnë edhe 27 ditë nga ky proces. Presidenti i Republikës i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të mos shesin votën pasi ajo është amra më e fortë.
Nishani u shpreh se duhet ti japim rëndësin që meriton këtij momenti.
Në mesazhin e tij, Presidenti tgotë se vota është mjeti më i rëndësishëm për përmirësimin e të tashmës dhe të ardhmes dhe është mjeti më i rëndësishëm për ndreqjen e gabimeve.
Bujar Nishani: “Të dashur bashkëqytetarë, ka nisur tashmë fushata zgjedhore për të votuar drejtuesit vendor. Votimi përbën një akt sublime, nga aktet më të rëndësishme njerëzore të shprehjes së vullnetit të lirë në një vend demokratik ku qytetarët shprehin preferencat për ata prej të cilëve do të qeverisen në 4 vitet e ardhshme me bindjen dhe shpresë se të zgjedhurit prej tyre do të mbajnë premtimet e ta bëjnë punën siç duhet. Ju ftoj në këtë rast, që këtij momenti të rëndësishëm dhe delikat, t’i japim rëndësinë që meriton. Vota është mjeti më i efektshëm, instrumenti më i fuqishëm në dorën e qytetarëve për ndreqjen e gabimeve, shërimin e plagëve, sigurimin e paqes sociale si dhe përmirësimin e gjithçkaje tjetër që ka të bëjë me të tashmen e të ardhmen e individit dhe vendit në përgjithsëi. Votimi u kujton njerëzve që nuk janë aq të ndryshëm, nuk janë shumë larg nga njëri-tjetri, se fatet e individëve janë të ndërlidhura se me vullnet pozitiv të përbashkët ndreqen shumë gjëra. Mund të përmirësohet jeta përditshmëria si dhe të gjallërohet e shtohet shpresa. Duke votuar në mënyrë të gabuar ose duke mos votuar, jemi të pa mbrojtur e të pasiguruar. Vetëm nëpërmjet votës merrni në dorë fatet tuaja. Demokraci do të thotë të kesh dhe të respektosh një numër të drejtash themelore të individit në marrëdhënie me bashkësinë. Një nga këto të drejta është edhe e drejta e votës, të cilën e arritëm me aq mund e sakrifica e që është një liri e paçmuar. Lirinë e votës nuk mjafton vetëm ta keni, po duhet të dini edhe ta përdorni. Përdoreni mirë lirinë e të votuarit. Nëse e përdorni si duhet, mund të jetoni të qetë në intervalin mes dy votimeve. Nëse e përdorni keq, shpërdorimin e asaj lirie do ta vuani me pasoja, madje edhe dramatike. Respektojeni dhe votojeni kandidatin që t’ju respektojë ju dhe veten e tij, që brengoset që sakrifikon, pse jo dhe që vuan më shumë për ju se për veten. Mos e shisni votën, ajo nuk ka çmim. Shitja e votës është turpi dhe tmerri më i papërfytyrueshëm që i njollos të gjithë njësoj. Kandidati që ua blen votën nuk ju respekton, vetëm ju gënjen, ju përbuz e ju urren. Fenomeni i shëmtuar i shit-blerjes së votës ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara. Është e mundur të ankoheni për atë që keni zgjedhur normalisht, por që nuk e ka përligjur atë besim të dhënë. Por të korrektoni dikë të cilit votën ja keni shitur, është e pamundur. Vota nuk merret në këmbim të asnjë favori. Vota vetëm meritohet. Denonconi përpjekjet për blerjen e votës. Mos u bëni viktima të këtij gabimi fatal. Pasojat shkatërrimtare të të cilit vuhen gjatë. Mbarësia e zgjedhjeve përcakton gjithçka që ka të bëjë me fatet tuaja në marrëdhënie me shtetin. Mos lejoni që dita e zgjedhjeve të bëhet ditë pazari zgjedhjesh. Le të jetë dita e votimit siç i ka hije një vendi ku demokracia funksionon. Një ditë feste. Zgjidhni kandidatët me vizion, bindje, vendosmëri, energji, pasion e frymëzim, kandidatët që e kanë dëshmuar se votën tuaj e meritojnë. U uroj një fushatë të mbarë e korrekte të gjithë kandidatëve në garë dhe stafeve të tyre zgjedhore”.
Amerikanët shënojnë Ditën e të Rënëve
Sot amerikanët shënojnë Ditën e të Rënëve, gjatë së cilës në kryeqytetin e vendit, Uashington, mbahen ceremoni të ndryshme përkujtimore për të kujtuar të rënët në luftra.
Me këtë rast, u krye një ceremoni edhe në Afganistan, ku trupat amerikane atje nderuan kujtimin e të rënëve.
Në zyrat e misionit në Kabul, gjenerali amerikan John Campbell mori pjesë në një ceremoni, gjatë së cilës u vendos një kurorë për të nderuar ushtarët e vrarë në luftime në Afganistan, që nga koha e fillimi të luftës atje, më tepër se një dekadë më parë.
Mbi 2,300 ushtarë amerikanë dhe mbi 1,100 pjesëtarë të forcave të koalicionit kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Afganistan në 14 vitet e fundit.
Dita e të Rënëve u përkujtua këtë vit, ndërsa forcat amerikane dhe ato të aleatëve hapën një kapitull të ri në misionin e tyre në Afganistan, duke kaluar nga një mission luftimesh në një rol mbështetës dhe këshillimi të forcave afgane të sigurisë.(VOA)
TAKIM ME KONGRESISTIN AMERIKAN NE HOTEL SHERATON NE TIRANE
Presidenti i Rrjetit te Bizneseve Shqiptare në Botë u takua në Tiranë me kongresment amerikan/
Nga Beqir SINA-Tirane/
Në Tiranë , Hotel Sheraton një delegacion i ardhur special në Tiranë nga Kongresi dhe Senati Amerikan u takua në një nga mjediset e këtij hoteli Dr. Naim Dedushaj , Drejtor për Investime të Diasporës në Ministrin në Qeverinë e Kosovës , me z. Nazar Mehmeti , afarist shumë i fuqishëm nga Dallasi Teksas , dhe president i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës shqiptare në Botë njëkohësisht mik i kongresmenëve Robert Aderholt, Bob McEwen, dhe Stan Holmes, i cili njëhereshit është edhe përgjegjës për eventin vjetor të Shtëpisë së Bardhë – ” Breakfast Prayer -Lutja e Mengjesit ” që mbahet çdo vit në Washington DC, dhe ku janë të ftuar edhe personalitetet shqiptare nga Kosova Shqipëria dhe trojet shqiptare.
Si na deklarojë me këtë rast pas këtij takimi në Tiranë – Hotel Sharaton, dr Deduashj takimi ka qenë mjat miqësor . Në këtë takim bashkëbiseduesit folën gjatë lidhur për Kosovën, Shqiperinë dhe në veçanti për shqiptarët në Maqedoni zhvillimet e fundit në Kumanovë , si dhe u fol për shqiptarët në Mal të Zi dhe viset tjera shqipetare !
Gjatë takimit u bisedua edhe për Diasporën Shqiptare në Botë me theks të veçantë atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, Dedushaj dhe Mehmeti në fjalën e tyre gjetën rastin ti njoftojnë kongresitët amerikan, me zhvillimin e forumit katër ditor Prishtinë Tiranë dhe me për themelimin e Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare të Diasporës në 18 vende të botës dhe sukseset e këtij rrjeti global që po bëhet një superfuqi ekonomike financiare shqiptare, në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë e Kosovës.
Presidenti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare veprimtari i shquar Nazar Mehmeti, i ftojë miqt kongresmen amerikan Robert Aderholt, Bob McEwen, dhe Stan Holmes, që në takimin e dytë i cili do të mbahet në metropolin e botës New York, të marrin pjesë edhe ata. Çka u pritë me shumë kënaqësi nga kongresmentë amerikan të cilët konfirmuan edhe pjesëmarrjen e tyre.
Kurse, Dedushaj tha se u bisedua edhe për Lobimin për çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në pergjithësi për të pasur edhe një interesim më të madh në Kongresin dhe Senatin Amerikan dhe për mbështetje më të fuqishme nga Washingtoni për, Kosovën, Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo në botë.
Miqt amerikan kongresistët Robert Aderholt, Bob McEwen, dhe Stan Holmes, u angazhuan se do të jenë së bashku me kolegët e tyre të Grupit të Shqiptarve në Capitol Hill – Albanain Caucas si zëri dhe mbështetësit e shqiptarëve. Takimi ishte mjaft miqësor.
Besnikëria deri në vdekje ndaj Sasha Mijallkovit dhe…
*Më 22 maj 2015, në intervistën për Klan Kosova, Menduh Thaçi u përpoq të shfajësohet nga implikimi i tij në Masakrën e Kumanovës. Megjithatë, jo brejtja e ndërgjegjes por ndërdija e tradhtoi keq Menduh Thaçin i cili zbuloi disa elemente domethënëse për këtë situatë./
*Besnikëria deri në vdekje ndaj Sasha Mijallkovit dhe politika vdekjeprurëse ndaj Kosovës/
Nga Bardhyl MAHMUTI/
Reagimet e shumta për heshtjen e dy udhëheqësve të partive politike shqiptare që kanë qenë, herë njëra e herë tjetra, në pushtetet antishqiptare të Maqedonisë bëri që më në fund t’i drejtohen opinionit publik shqiptar lidhur me Masakra e Kumanovës.
Pas dy intervistave televizive të Kryetarit të BDI-së në Alsat M dhe TV Klan, për të cilat dhashë një pjesë të qëndrimeve të mia në artikullin «Besa kanunore dhe përgjegjësia institucionale, opinionit publik shqiptar iu drejtua edhe Kryetari i PDSH-së.
Më 22 maj, në intervistën për Klan Kosova, Menduh Thaçi u përpoq të shfajësohet nga implikimi i tij në këtë tragjedi. Megjithatë, jo brejtja e ndërgjegjes por ndërdija e tradhtoi keq Menduh Thaçin i cili zbuloi disa elemente domethënëse për këtë situatë. E shoh të rëndësishme t’u kthehem këtyre elementeve që mbetën pa u sqaruar për teleshikuesin e kësaj interviste.
Elementi kyç në këtë intervistë ishte lënia në heshtje e faktit se publikimi i përgjimeve të telefonatave në Maqedoni nxori në shesh BETIMIN e Menduh Thaçit se Sasha Mijallkovit do t’i qëndroj besnik deri në vdekje! Por, Menduh Thaçi sqaroi se raporti i besueshmërisë ndaj Sasha Mijallkovit ishte për shkak të pozitës kyçe që kishte ky person në strukturat e VMRO-së dhe pushtetit të Maqedonisë. Sikur Menduh Thaçi të ishte një qytetar i thjeshtë i Maqedonisë askush nuk do t’ia kontestonte të drejtën që t’i betohej kujt të ketë qejf dhe t’i qëndrojë besnik sa të ketë qejf. Por, është skandaloze në aspektin kombëtar kur një udhëheqës partie, që kërkon vota prej qytetarëve shqiptarë për të realizuar aspiratat e tyre politike, në vend të betimit se do t’u qëndrojë besnik premtimeve të dhëna para elektoratit shqiptar i betohet shefit të aparatit represiv të shtetit që shtyp shqiptarët. Edhe më keq se kaq. Përderisa Menduh Thaçi i betohet Sasha Mijallkovit se do t’i qëndrojë besnik deri në vdekje, në intervistën për TV Klan Kosova, Kryetari i PDSH-së përmendi qëndrimet e tij në raport me Kosovën dhe udhëheqësin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Në këto raporte Menduh Thaçi theksoi se “besueshmëria e tij është vdekjeprurëse”. Nuk ishte një llapsus! Ai e përsëriti dy herë se “besueshmëria e tij ndaj Kosovës dhe Ramush Haradinajt është vdekjeprurëse”. Madje herën e dytë ai shtoi se kjo “besueshmëri vdekjeprurëse është në kuptimin pozitiv”!
Teleshikuesve të vëmendshëm u imponohet të shikojnë se a mundet të ketë mbiemri «vdekjeprurës» edhe kuptim pozitiv! Definicioni i këtij mbiemri përfshin personat dhe aktet “që sjellin vdekjen, që janë shumë të rrezikshëm, që janë shumë të dëmshëm… që sjellin shkatërrim, shkatërrimtar, asgjësues… Politikë vdekjeprurëse. Pasoja vdekjeprurëse…” . Shkurt, në asnjë rast, në asnjë formë dhe në asnjë kuptim figurativ mbiemri «vdekjeprurës» nuk ka kuptim pozitiv.
Ajo që është pozitive në këtë intervistë del nga nëndija e Menduh Thaçit: besnik deri në vdekje ndaj Sasha Mijallkovit ndërsa besnikëria ndaj Kosovës dhe Ramush Haradinajt është vdekjeprurëse!
A thua ndërdija e tij nxori në shesh edhe atë që Menduh Thaçi u mundua ta lërë në heshtje gjatë intervistës?!
Nuk mund të harrohen faktet se gjatë pushtetit diktatorial të VMRO-së dhe PDSH-së 2006-2008 forcat policore dhe ushtarake maqedonase ndërmorën aksione vdekjeprurëse për të terrorizuar Malësinë e Karadakut në përgjithësi, ndërsa fshatarët e Tanushës në veçanti;
Nuk mund të harrohen faktet se në aksione vdekjeprurëse u vranë shqiptarë në fshatin Vaksincë, në Haraçinë, në Shkup, në Rrafshin e Pollogut …
Nuk mund të harrohen faktet se në aksione vdekjeprurëse të masakrës në fshatin Brodec të Malësisë së Tetovës gjatë operacioneve ushtarako-policore maqedonase, u vranë, u plagosën dhe u arrestuan me dhjetëra shqiptarë;
Nuk harrohen fjalimet e Zv. Ministrit të Punëve të Brendshme (anëtarë i PDSH-së) dhe deputetëve të PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë kur mburreshin se kishin qenë “shumë efikas në aksionet vdekjeprurëse në Brodec kundër kosovarëve që kishin ardhur të destabilizonin Maqedoninë!”
Bombardimet e Malësisë së Tetovës dhe Masakra e Brodecit ishte paralajmërim se pushteti terrorist i Maqedonisë nuk zgjedh mjete për të terrorizuar shqiptarët.
Në Kumanovë u përsërit, në një shkallë më tragjike, Masakra e Brodecit dhe ajo që kemi parë nga politika vdekjeprurëse e deriatëhershme. Kush ka pasur gisht në këtë masakër e dinë Sasha Mijallkovi dhe argatët e tij. Shpresojmë se njerëzit që i kanë shpëtuar kësaj masakre do të hedhin dritë për të ndriçuar këtë krim të shëmtuar. Kam bindjen e plotë se një ditë do të ndriçohen krimet e diktaturave “multietnike” në Maqedoni.
Por, nuk duhet të harrojmë se Çështja shqiptare në përgjithësi dhe ajo e shqiptarëve të Maqedonisë në veçanti kanë bartur mbi kurrizin e vet pasojat e betimeve për t’i qëndruar besnik deri në vdekje armiqve të popullit shqiptar siç i ka bartur edhe pasojat e politikës vdekjeprurëse antishqiptare.
Njerëzit e tillë nuk largohen vullnetarisht nga politika sepse, deri sa të jenë gjallë, ata janë betuar të jenë besnik ndaj armiqve tanë. Unë nuk ua dëshiroj vdekjen. Por, ata që dëshirojnë të çlirohen nga barra e njerëzve të tillë këtë gjë mund ta arrijnë përmes mobilizimit politik dhe votës për opsion tjetër. Veprimi i këtillë i votuesve shqiptarë në Maqedoni do t’i çlironte edhe njerëzit e tillë sepse do t’ua bënte të pavlefshëm betimin: nuk do t’i duheshin as Sasha Mijallkovit dhe pasardhësve të tij!
P.S.Në ditët në vijim do të trajtoj aspekte tjera të këtyre tri intervistave.
Vangjel Dule, ky dhëndër shqiptari “hero” modern grek
Nga Arben LLALLA/
Shumë politikan shqiptar dhe analistë u çorrën me vrull duke mbrojtur Vangjel Dulen kur dha dorëheqje si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe kritikuar PDIU dhe Shpëtim Idrizin si fajtorët kryesorë. Por këta llapaqenes që nuk i dinë mirë gjërat ose bëjnë sikur nuk i dinë duhet ta thonë të vërtetë ashtu siç është dhe jo të shprehin opinionet e tyre pa doganë. Vangjel Dulen nuk e hoqi PDIU e as Shpëtim Idrizi, por Vangjel Dule kishte më se një vit që kishte dal në heshtja nga koalicioni qeveritar, këtë ai e ka shprehur disa herë se ska komunikim me PS dhe në veçanti me kryeministrin Rama. Vangjel Dule është i përkëdheluri prej 15 vitesh i politikës shqiptare, ai fal ndërhyrjes së kryepeshkop Anastasit ka arritur të gjitha përfitimet politike të deri tanishme. Si deputet këtë mandat Vangjel Dule e ka fal votave të shqiptarëve, dhe në veçanti atyre mysliman të cilët gjatë numërimit i dhuruar disa qindra vota të cilat i përkisnin partive të tjera shqiptare. Kjo nuk është gënjeshtër, por një e dhënë e shprehur para pak ditësh në një shkrim nga Panajot Barka, i botuar në portalet greke. Panajot Barka shkruan se Vangjel Dule mori vota në Vranisht të cilët janë shqiptar dhe jo grek… Më tej Barka thotë se pritet që Vangjel Dule të dali nga koalicioni si hero, duke kërkuar mbrojtje nga Athina zyrtare. Këtë taktik Vangjel Dule e ka bërë disa herë, shkruan analisti minoritar Panajot Barka Pra, që më 25 Prill 2015, Barka ka paralajmëruar teatrin heroik të Vangjel Dules. Për mendimin tim Vangjel Dule të gjithë atë teatër “heroik” me lojë fjalësh për të dalë nga kolltuku i nënkryetarit të Kuvendit e ka bërë me qëllimin e vetëm për të justifikuar humbjen e kandidatëve të PBDNJ dhe OMONIA në bashkitë ku konkurrojnë si në Konispol, Finiq, Dropull, Himarë. Vangjel Dule në se është aq i prekur nga hyrja në qeveri të PDIU, ai duhet të kishte dhënë dorëheqje që kur u nënshkrua koalicioni i ASHE, dhe jo ditën që u votua në mënyrë demokratike për nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë z.Idrizi. Në historinë e shtetit shqiptar për herë të parë një çam zgjidhet në një postë të lartë dhe për këtë nuk duhet të ofendohemi apo të shqetësohemi sepse çamët janë shqiptar. Shqiptarët nga Çamëria janë gjigantët e Ballkanit, njerëz të urtë, punëtor, por propaganda komuniste i degradojë çamët për kënaqësi të Athinës dhe sllavëve. Çamët nuk u persekutuan në të vërtetë si bashkëpunëtor të gjermanëve, por e vërteta është se ata janë trashëgimtar që ruajnë traditat e lashta të trojanëve, Aleksandrit, Akilit, antikës së Ballkanit. Po kur marrin vesh nga historia palaçot mbrojtës së Evangjelit.
Këta opinionistë dhe politikan që u shqetësuan nga dorëheqja e Vangjel Dules përse nuk kanë shprehur indinjatën e tyre kur Vangjeli fotografohej me aq dashur me flamurin e Vorio Epirit-Aneskimit të Jugut të Shqipërisë? Këta sahan lëpirës, dhe lavire të politikës përse nuk kanë protestuar kur Vangjel Dule e shpalli Himarën minoritet grek? Përse ajo pjesë që i doli në mbrojtje Vangjel Dules nuk reagoj asnjëherë kur ky zyrtarizojë kandidat për bashkinë e Himarës, Fredi Belerin, i cili është terroristë, pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë më 1994, ku mbetën të vrarë dy ushtarak shqiptar dhe është dënuar më 2003 për dhunimin e simboleve kombëtare shqiptare?
Tashti për të gjitha ata që besojnë në trimërinë, inteligjencën dhe burrërinë e Vangjel Dules po i them disa të vërteta që duhet me i thënë që moti. Vangjel Dule prej shumë vitesh është përfaqësuesi i deputetëve ortodoks me kombësi shqiptare në Lidhjen Botërore e Deputetëve Ortodoksë me qendër në Moskë dhe Athinë. Si është e mundur që një deputet me kombësi greke të përfaqësojë deputetët ortodoks me kombësi shqiptare në Kuvendin e Lidhjes Botërore të Deputetëve Ortodoksë? (Sepse Vangjel Tavo është përfaqësuesi i deputetëve me kombësi greke në Lidhjen Botërore të Deputetëve me Kombësi Greke) Si është e mundur që për këtë gjë heshtin deputetët ortodoks shqiptar? Vangjel Dule, ky burravec që na hiqet si hero i nacionalizmit grek për se nuk thonë se bashkëshortja e tij është shqiptare 24 karate dhe fëmijët e tij janë aq grek sa edhe shqiptar. Dhe nuk ka asgjë të keqes sepse ne shqiptarët kushqë të parë në Ballkan kanë grekët, por mos të na hedhë baltë Vangjeli mbi kulturë dhe historinë shqiptare sepse familja e bashkëshortes Dules ka dhënë kontribut në çështjen shqiptare dhe për këtë e nderojmë.
Familja e Vangjel Dules është nga Goranxi, por rrënjët e kësaj familje janë nga Gumenica dhe erdhën në Goranxi para 150-120 vitesh si barinj me dhentë e bejlerëve shqiptar nga Epiri i Poshtëm, nga Çamëria. Prandaj mos të na shesë shumë patriotizëm grek Dule se e dimë mirë origjinë e goranxëve nga janë dhe sa grek janë. Por propaganda kishtare, presionet e ndryshme ndër vite ka bërë që dhjetëra fshatra dhe mijëra shqiptar ortodoksë të asimilohen. Por regjistrat e vjetër tregojnë rrënjët e tyre shqiptare. Si historian që jam mund të përballem me këdo për këto që shkruaj, para fakteve edhe vetë ZOTI përulet.
Duhet ti rikujtoj Vangjelit se kush ja dha atë të drejtën e bursës në kohën e komunizmit për të studiuar për anglisht? Kur e dimë se në atë periudhë disa bursa të veçanta si anglishtja, gjermanishtja, etj., ishin me pikatore dhe jepeshin vetëm të përkëdhelurve të Partisë së Punës me miratim nga Komiteti Ekzekutivë i qytetit, në këtë rast qyteti i Gjinokastrës.(Xhaxhai i Arjan Çanit mund të na tregojë për bëmat komuniste të babait të Vangjel Dules)
Nëse Vangjel Dule dhe palaçot e tjerë që lëshuan britma çakejsh për dorëheqjen e tij, nëse i bëjnë këto veprime për ndonjë pagesë mbijetese, ju themi se keni zgjedhur rrugën e gabuar, nëse i bëni me prapavija të rrezikshme politike, këtë sjua falim ne dhe historia.
Si është e mundur që Vangjel Dule, patrioti i greqizmit ka lidhje të ngushtë familjare me një gazetar të djathtë dhe që shkruan për gazetën RD? Po e mbyllim me kaq sot për sot, por nëse Vangjeli dhe çakenjtë do çirren përsëri për ndonjë lëvizje politike që i takon vetëm institucioneve demokratike të Shqipërisë, ne përsëri do sjellim fakte të reja.