• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARË, BASHKOJUNI PARADËS SË 20 QERSHORIT NË NEW YORK!

May 18, 2015 by dgreca

*MOTO E SHQIPTARËVE NË PARADËN E 20 QERSHORIT NË NEW YORK DO TË JETË:”KUMANOVË JEMI ME TY”!/
* VITIN E KALUAR NË FOKUS ISHTE”CAMËRIA”, KËTË VIT DO TË JETË ILIRIDA!/
* LISA MILICAJ DO TË JETË “GRAND MARSHALL” PËR PARADËN/
Të dielën e 17 Majit në mjediset e Shtëpisë së VATRËS u mblodhën organizatat e Komunitetit Shqiptar të Treshtetshit (NY, NJ, CT) për të nisë përgatitjet për Paradën e 20 Qershorit, që do të mbahet si cdo vit në Sheshin “AMERIKA”. Takimin e organizoi Organizata Rinore”Rrënjët Shqiptare”- “Albanian Roots” me president Marko Kepi, e cila është edhe organizatore e Pardës.
Parakalimi i shqiptarëve organizohet në kuadër të Paradës Ndërkombëtare të Emigrantëve, që për cdo vit organizohet në Manhattan. Prej disa vitesh kuadratit shqiptar i prinë Shoqata e të rinjëve”Rrënjët Shqiptare”, e cila po vazhdon rrugëtimin e nisur nga Liga Shqiptaro-Amerikane, Motrat Qiriazi e të tjerë organizatorë të mëparshëm.
Takimin e së dielës e ka hapë z. Marko Kepi, i cili u ka uruar mirëseardhjen pjesmarrësve dhe ka falenderuar Vatrën, si mikpritëse e takimit.
Në takimin e parë përgatitor për Paradën morën pjesë këto shoqata e fondacione:Shoqata “Rrënjët Shqiptare”, Federata “VATRA”, AAC, FBSH, Ana e Malit, Plavë- Guci, Fondacioni Malësia & “Dedë Gjo Luli”, Albanian American Open Hand Associattion Inc., Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, Klubi i Shqiptarëve Iliriada në Long Island, Instituti”, Albanian American Film Week, Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, festivalistët “Zërat e Rinj’ të Pranvera Cobo e të tjerë. Po ashtu kanë pranuar pjesmarrjen dhe kanë dhënë mbështetje edhe organizata të tjera, që nuk mundën të ishin pjesmarrëse në takim si: Liga Qyetare Shqiptaro-Amerikane,Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Shoqata e Grave Motrat Qiriazi,Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”- Ansambli “Rozafat”, Bashkimi Kombëtar & Shkolla Shqipe,Levizja e Legalitetit, Qendra Kulturore Hasan Prishtina, Shoqata Dibra, Fondi Paterson,The Women’s Organization “Hope & Peace”, Camëria etj.
Takimi, që zgjati rreth dy orë, është përqëndruar në përcaktimin e fokusit të Paradës, parullat, vendosjen e pjesmarrsëve, prenotimin e Floats, ku u premtuan 5 të tilla, është shifra më e lartë se vitet e tjera. I pyetur nga gazeta Dielli, presidenti i Shoqatës”Albanian Roots” z. Marko Kepi, për fokusimin e paradës dhe motos së saj për shqiptarët, tha: Vitin e shkuar kishim në qendër cështjen Came,më parë gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi, për këtë vit kemi Ilridën, vecanërisht Kumanovën, ku u ushtrua terror shtetëror mbi shqiptarët, shtëpitë e pasuritë e tyre. Është fakt se shqiptarët ndjehen të pambrojtur në shtëpitë dhe trojet e tyre autoktone. Prandaj ne vendosëm njëzëri që parakojmë me kërkesa të përcaktuara për shqiptarët e pambrojtur me moton:”Kumanovë, Jemi me ty”!
Parada për cdo vit ka një zgjedhje nga shqiptarët e suksesshëm. Për këtë vit, Lisa Milicaj do të jetë -Grand Marshall”, tha Marko Kepi për Gazetën Dielli,më e vjetra gazetë në print e botës shqiptare, që publikohet në SHBA prej 106 vitesh .
Takimi ia rdhshëm, tha organizatori Marko kepi, është lënë me 13 Qershor, ku pjesmarrësit dhe organizatorët do të raportojnë për masat e marra në fazën përgatitore.
Lista e përfaqësuesëve pjesmarrës në takimin e organizuar në VATËR me 17 Maj është kjo:
Marko Kepi, Gjon Bucaj, Nikoleta Bucaj, Zef Perndocaj,Asllan Bushati, Rina LIka, Bujar Gjata, Beqir Sina, Haxhi Dauti, Agim Loci, Skënder Kodra, Mentor Mata, Arben Rrustja, Aleksandër Nilaj, Alban Hoxha, Klaudia Rroku, Ismet Kurti, Arlinda Prelvukaj, Lulzim Bucolli, Frank Kukaj, fatmir Rama, Dalip Greca e të tjerë.(d. Greca)-Fotografi nga takimi i gjeni ne Facebook

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, Kumanove-Jemi me Ty!, ne New York, ne paraden e 20 Qershorit, shqiptaret

Pa marrëveshje bisedimet në Maqedoni

May 18, 2015 by dgreca

Takimi i katër drejtuesve të partive më të mëdha në Maqedoni lidhur me zgjidhjen e krizës në vend, rezultoi pa marrëveshje.
Takimi ishte një nismë e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkiit Evropian për t’i dhënë fund krizës disa-muajshe në këtë vend, krizë që u shkallëzua nga skandali i përgjimeve.
Drejtuesit politikë, siç bëhet e ditur, nuk kanë arritur të paraqesin as propozimet e tyre për zgjidhjen e problemeve.
Në takimin e sotëm të organizuar nga diplomatët perëndimorë, morën pjesë kryeministri konservator Nikola Gruevski, shefi i opozitës Social Demokrate Zoran Zaev dhe dy udhëheqës të partive shqiptare, Ali Ahmeti drejtues i Bashkimit Demokratik për Integrim në koalicionin qeveritar dhe Menduh Thaçi, udhëheqës i një partie opozitare.
Maqedonia përballet me një prej krizave më të thella politike që nga shpallja e pavarësisë nga Jugosllavia në vitin 1991. Pjesa dërrmuese e krizës ka ardhur si rezultat i akuzave të opozitës, se qeveria kishte përgjuar ilegalisht 20 mijë njerëz.
Të dielën, dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një protestë kundër qeverisë në Shkup. Shumë prej tyre kanë ngritur një kamp përballë zyrave të kryeministrisë dhe janë zotuar se do të rrinë aty, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Gruevski. Sot në darkë pritet të organizohet një protestë në mbështetje të qeverisë.
Qindra përkrahës të opozitës e kaluan natën jashtë ndërtesës së qeverisë në Shkup nën kërkesat e vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit konservator Nikola Gruevski.
Protestuesit, të cilët thonë se kanë në plan të qëndrojnë aty për ditë me rradhë, po ashtu kanë bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Mbështetësit e opozitës e kaluan natën në tenda pas protestës së të dielës ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.
Qeveria e vendit të vogël ballkanik pas përballjes me skandalin e përgjimeve, përjetoi edhe një konflikt të armatosur në Kumanovë mes policisë dhe disa shqiptarëve të armatosur, ku sipas autoriteteve humbën jetën 18 njerëz.
Në këtë rajon të njohur për historinë e përgjakshme të konflikteve ndëretnike dhe paqëndrueshmërisë politike, zhvillimet kanë shkaktuar alarm si benda ashtu edhe jashtë atij vendi.(VOA)

Filed Under: Rajon Tagged With: Bisedimet, ne Maqedoni, Pa marrëveshje

Xhihadistët, Shqiptari i vrarë në Siri, zbardhet dosja hetimore, rekrutimi dhe rruga drejt ISIS

May 18, 2015 by dgreca

Nga Anduena Llabani/
Ervin Hasanaj është shqiptari i radhës që vritet në Siri ndërsa familja e tij mbahet ende peng. Lajmi për vdekjen e tij u mësua dy ditë më parë. Ndërkohë që raporti i antiterrorit zbulon se rekrutuesi i familjes drejt Sirisë është Bujar Hysa, imami i xhamisë së Mezezit i arrestuar një vit më parë.
Edhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, e konfirmoi rastin për të cilin tha se po hetohet intesivisht.
Saimir Tahiri: Nuk është në çështjet më të lehta për tu verifikuar, ndërkohë mbajmë kontakte të vazhdueshme edhe me familjarë të të gjithë shtetasve që figurojnë në listën tonë paraprake të atyre që janë nisur oër të luftuar jashtë Shqipërisë. Informacion më të hollësishëm për këtë nuk mund tju jap pasi informacioni konfirmohet cast pas çasti.
Ora News ka siguar raportin e intinerarit që Ervin Hasanaj dhe familja e tij ndoqi nga Shqiperia drejt Turqisë, për të përfunduar në Siri. Të dhënat e siguara në rrugë operative nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe drejtorise se antiterrorist.
Duke ju referuar këtij materiali mësohet se :
Personi që ka shoqëruar familjen e Hasanajt drejt Sirisë ka qenë kunati i tij Altin Beka. Më datë 11.11.2013, ai bashkë me të ëmën dhe motren e dy vajzat të mitura kanë udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejte Stambollit. Rezulton se pas 6 ditësh qëndrim, Beka dhe e ëma e tij janë kthyer në Shqipëri.
Mesdohet se Altin Beka (dhe e ëma e tij) ka shoqëruar të motrën dhe fëmijët e saj për në Siri, për t’u bashkuar me burrin e saj, Ervin Hasanaj i njohur ndryshe si (Ebu Ahmed), i cili është larguar për në Siri më datë 16 janar 2013.
Hetuesit thonë në këtë raport të detajuar se : “Nuk kemi informacion nëse ata kanë hyrë apo jo në territor sirian gjatë gjashtë ditëve të qëndrimit të tyre jashtë Shqipërisë.
Në raport përmendet dhe emri i imamit të xhamise së Mzezit Bujar Hysa, i akuzuar për rekrutim të shqiptarëve drejt Sirisë.
Më datë 11.nentor 2013,rreth ores 21.27, Bujar Hysa kontaktohet në telefon nga Altini Beka, i cili njofton Hysën se në Hatai kanë mberritur njerezit dhe se ai nuk ka vajtur t’i presë. B. Hysa jep një tjetër adresë qëndrimi derisa të lidhet me personat përgjegjës.
Nexhmije Beka, lindur në komuna Bastar-Tiranë, banues në Sauk -Tiranë, rezulton se ka udhëtuar jashtë vendit më datën 11.11.2013 dhe nuk eshte kthyer.
Megjithëse mbetet ende e paqartë arsyeja, bashkëshortja me dy vajzat e mitura tashmë mbeten shtetase të Isis.+(Kortezi TV Ora News)

Filed Under: Kronike Tagged With: Anduena Llabani, rruga drejt ISSI, xhihadisttet

Presidenti Nishani me zyrtaren amerikane: Rrezik prishja e marrëdhënieve ndëretnike

May 18, 2015 by dgreca

Zhvillimet e fundit në rajon kanë qenë pjesë e bisedës së presidentit Nishani me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Dr. Sarah Sewall.
Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se gjatë takimit Presidenti i Republikës tërhoqi vëmendjen për rreziqet që vijnë nga prishja e marrëdhënieve ndëretnike. Duke ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të politikës së jashtme të Shqipërisë në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kreu i Shtetit u shpreh se: “roli dhe prezenca e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbeten jetësore dhe të pazëvendësueshme”.
Po ashtu Presidenti i Republikës e informoi gjithashtu Nënsekretaren Seëall për angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe adresimin e çështjes së të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj të shtetit islamik ISIS/ISIL”, duke u ndalur në: koordinimin mes agjencive të specializuara ligj-zbatuese në Shqipëri; masat e marra për përmirësimin e legjislacionit përkatës; identifikimin dhe adresimin e faktorëve lokalë e socialë në parandalimin e rekrutimit dhe radikalizimit; si dhe në bashkëpunimin me vendet e tjera partnere të rajonit apo edhe më gjerë.
Duke vlerësuar rolin lider të Shteteve të Bashkuara në koalicionin e luftës kundër terrorizmit si dhe partneritetin mes dy vendeve për adresimin e ekstremizmit dhe radikalizmit në nivel lokal dhe global, Kreu i Shtetit shprehu besimin se, bazuar në traditën më të mirë të harmonisë fetare, Samiti i Parë Rajonal që do të zhvillohet në Tiranë, në dy ditët e ardhshme, për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm do të përcaktojë qartë piketat e ardhshme të bashkëpunimit mes aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë si dhe do të përpunojë strategjitë e nevojshme për adresimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Zyrtarja amerikane, nga ana e saj, shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për vullnetin e demonstruar nga Shqipëria në organizimin e Samitit të Parë Rajonal për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm si dhe theksoi nevojën e zhvillimit të një plani veprimi kombëtar për adresimin e këtyre sfidave.
Zhvillimet e fundit në rajon kanë qenë pjesë e bisedës së presidentit Nishani me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Dr. Sarah Sewall.
Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se gjatë takimit Presidenti i Republikës tërhoqi vëmendjen për rreziqet që vijnë nga prishja e marrëdhënieve ndëretnike. Duke ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të politikës së jashtme të Shqipërisë në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kreu i Shtetit u shpreh se: “roli dhe prezenca e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbeten jetësore dhe të pazëvendësueshme”.
Po ashtu Presidenti i Republikës e informoi gjithashtu Nënsekretaren Seëall për angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe adresimin e çështjes së të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj të shtetit islamik ISIS/ISIL”, duke u ndalur në: koordinimin mes agjencive të specializuara ligj-zbatuese në Shqipëri; masat e marra për përmirësimin e legjislacionit përkatës; identifikimin dhe adresimin e faktorëve lokalë e socialë në parandalimin e rekrutimit dhe radikalizimit; si dhe në bashkëpunimin me vendet e tjera partnere të rajonit apo edhe më gjerë.
Duke vlerësuar rolin lider të Shteteve të Bashkuara në koalicionin e luftës kundër terrorizmit si dhe partneritetin mes dy vendeve për adresimin e ekstremizmit dhe radikalizmit në nivel lokal dhe global, Kreu i Shtetit shprehu besimin se, bazuar në traditën më të mirë të harmonisë fetare, Samiti i Parë Rajonal që do të zhvillohet në Tiranë, në dy ditët e ardhshme, për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm do të përcaktojë qartë piketat e ardhshme të bashkëpunimit mes aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë si dhe do të përpunojë strategjitë e nevojshme për adresimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Zyrtarja amerikane, nga ana e saj, shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për vullnetin e demonstruar nga Shqipëria në organizimin e Samitit të Parë Rajonal për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm si dhe theksoi nevojën e zhvillimit të një plani veprimi kombëtar për adresimin e këtyre sfidave.

Filed Under: Kronike Tagged With: marrdheniet nderetnike, presidenti Nishani, zyrtarja amerikane

Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje

May 18, 2015 by dgreca

Sikur të ishin të ndërgjegjshëm deputetet aktual shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, kishin për ta thirrur mbledhjen urgjente dhe formimin apo konstituivin e organeve gjegjëse për shpalljen e pavarësisë dhe shpartallimin e Maqedonisë.Zgjedhje tjetër nuk ka,pos konfederatës së përkohshme në Maqedoni ose shkëputje dhe bashkim me Shqipërinë që do të përfshinte edhe territore që ndodhen sot në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi./
Ne Foto:Gjurmet e terrorizmit shteteror maqedonas/
Opinion nga Asllan DIBRANI/
Për ta paralizuar regjimin e egër të sllavo-maqedonasve dhe oportunizmit e politikes qyqare të shqiptareve zyrtare si në Maqedoni nga lidershipi i atjeshëm qe rrinë në heshtje , po ashtu edhe në Tiranë dhe Prishtinën zyrtare. Më së miri,po tregon zëri i qytetarëve më protestat e tyre që nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Struga, Ohri, Dibra,Kërçova,Prishtina,Tirana, dhe qytete tjera përbrenda Shqipërisë dhe Kosovës me protestat kundër regjimi të Maqedonisë! Rasti të montuar “Monstra” dhe varg veprimet antishqiptare deri të rasti i Kumanovës janë arsye të fuqishme që të ndërgjegjësohet faktori shqiptar dhe ta paralizojë Maqedoninë artificiale. Demagoget shqiptar të rrejshëm gjeja se po mbrojnë interesat e shqiptarëve janë vetëm aktrime sipas notave që ju bien maqedonaseve. Protesta të tilla u mbajtën dhe po mbahen në shenjë solidarizimi edhe në mërgatën shqiptare, që nga zullumi dhe terrori sllav u detyruan të emigrojnë në shtete të ndryshme të perëndimit. Si në të kaluarën për rastin e Kosovës mërgata shqiptare ishte promotorr i lëvizjeve për çlirimin e Kosovës ,po ashtu janë duke e dridhur dhe rikujtuar padrejtësinë ndaj shqiptarëve historikisht. Një hise e padrejtësisë po shkallëzohet edhe këto ditë me rastin e Kumanovës.
Terrori shtetëror i Maqedonisë kundër shqiptarëve në Kumanovë!
– Akti i pasigurisë juridike dhe diskriminimit që u bëhet vazhdimisht vëllezërve tanë nga shteti barbar i Maqedonisë dhe trajtimi i tyre si qytetarë të dorës së dytë, krijon hapësirë dyshimi që mos t’i shpëtoj një lufte të re Maqedonia, nëse vazhdon me një prezencë të reprezaljeve, dhunës dhe terrorit kundër popullatës shqiptare nga shteti shovinist-sllav i Gruevskit i dirigjuar nga caqe tjera antishqiptare?!…
Politikës shoviniste të Maqedonisë sllave po u shkon për shtati heshtja që po bëhet në Tiranën zyrtare dhe në Prishtinë, po edhe nga lidershipi shqiptar në Maqedoni, që janë treguar shume te pa përgjegjshëm në këto çaste dramatike . Kjo heshtje e liderëve të zgjedhur nga vota e popullit apo me manipulime ,nuk përjashtohet rasti që protestuesit do të gjejnë një rrugëzgjidhje ma të drejtë me kritere të reja dhe parime për zgjedhjen e problemit njëherë e për gjithmonë. Zëri i këtyre shqiptarëve që e duan atdheun e tyre duhet ta qesin jashtë loje politikën zyrtare të mjerë të Menduh Thaçave , Ali Ahmetave dhe të tjerëve, që e zhgënjyen dhe po e zhgënjejnë popullin e vet me demagogji injorancë dhe mashtrime!!!
-Si kriter , alternativë dhe model aktual i zgjedhjes së problemit në Maqedoninë skandaloze , duhet të jetë rruga e fundit që pakënaqësia e tyre protestuesve të kalojnë nga protesta në rrugë, në institucione zyrtare për shpalljen e pavarësisë se territorit shqiptar në Maqedoni . Proceset politike duhet t’i paraprijnë rrugës së sajë drejt pavarësisë duke i shpallur të gjitha dokumentet e mëparshme të pa vlefshme që i nënshkruan partitë politike shqiptare në dëmin e popullit shqiptar . Sikur të ishin të ndërgjegjshëm deputetet aktual shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë , kishin për ta thirrur mbledhjen urgjente dhe formimin apo konstituivin e organeve gjegjëse për shpalljen e pavarësisë dhe shpartallimin e Maqedonisë. Zgjedhje tjetër nuk ka , pos konfederatës së përkohshme në Maqedoni ose shkëputje dhe bashkim me Shqipërinë që do të përfshinte edhe territore që ndodhen sot në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi.

Filed Under: Opinion Tagged With: asllan dibrani, ose shkëputje, sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë, terrorizmi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3874
  • 3875
  • 3876
  • 3877
  • 3878
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT