….Një jetë me përpjekje, sakrifica, ëndrra, zhgënjime, suksese, e kaluar për të arritur çlirmin e Kosovës ku kam lindur dhe demokratizimin e Shqipërisë time Nënë, nuk mund të kishte një ditë më të bukur sesa kjo e sotmja.
Qindra mijëra kilometra udhëtime, netë e ditë në dispozicion të çështjes tonë kombëtare, përpjekje të paepura të bëra në një jetë që ndodhej midis dy botëve: Atë të dashurisë dhe dhimbjes për atdheun, për Shqipërinë në njërën anë dhe për Kosovën në anën tjetër.Te dyja të ndara prej një kufiri të vendosur në mes të një populli, të një kombi, të një gjaku, të një dheu – dhe një jete me të gjitha të mirat në vendin më të bukur në botë, Ameriken, por…gjithesesi,në mërgim.
Një jetë me shqetësimin e pandarë për fatet e njerëzve të gjakut tim, të vëllezërve, të të afërmve të bashkëkombasve tanë deri në ditën e lirisë;
Dhe të gjitha këto në një vend, në një Vatër, ku u ruajtën fatet e atdheut tonë këtej kufirit e ku u mbrojtën ato matanë kufirit në Kosovën tonë të dashur.
Ishte VATRA ajo që me ngrohtësinë e saj, me idealet e saj, me frymëzimin e saj në një vend të madh ku u vendosen fatet tona më mori pranë vetes për të bërë një udhëtim jo të shkurtër, por plot tridhjetë vjeçar që nga ajo ditë kur si emigrant i ri në Shtetet e Bashkuara iu bashkangjita për të mos u ndarë kurrë më prej saj.
Sot është një ditë e madhe për VATRËN.
JU zoti President si një drejtues vizionar i Shtetit tonë Amë keni nderuar vatranët, jo thjesht Ing. Agim Karagjozin, Dr Gjon Buçajn dhe mua, por tërë ata burra që e filluan këtë udhëtim të gjatë që nga çelja e tokave të Ulsterit, nga fabrikat e Bostonit, nga dera e Kishës së Nolit, nga zgjuarsia e Konicës, nga përpjekjet e Panaritit deri tek figura eminente e inteligjences shqiptare,Prof. Arshi Pipa, dinjiteti i Ing. Agim Karagjozit e urtësia e Dr Gjon Buçajt.
Unë ndjehem I lumtur, i nderuar, i prekur, i detyruar deri në pikën e fundi të qenjes time për kombin tim.
Zoti President!
Nuk ka fjalë që ta përshkruajë mirënjohjen time për Juve, për Institucionin që Ju Përfaqësoni, për nderin që na keni bërë.
Por ka një mënyrë për tua shpërblyer këtë:
Ta çojmë më përpara punën e Vatrës për të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe tërë shqiptarëve në botë.
Zoti e bekoftë këtë vend, Shqipërinë tonë, Kosovën tonë , trojet tona shqiptare popullin shqiptar!
Zoti i bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikes!
Zoti ju bekofte juve!
Faleminderit!
* Pershendetja e zv/kryetarit te Vatres, Agim Rexhaj me 24 Nentor 2014, ne Presidencen e Republikes, me rastin e dekorimit me titullin “Nderi i Kombit”
***
AGIM REXHAJ: “NDERI I KOMBIT”, VLERËSIM PËR VATRËN
Zv/kryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj, ndjehet i gëzuar dhe tepër i vlerësuar për nderimin që i bëri Presidenti i shqipërisë me Urdhërin e lartë “Nderi i Kombit”. Ai i tha editorit të Diellit se këtë dekoratë të lartë e sheh jo thjesht si dekorim vetiak, por si një vlerësim për vetë Vatrën. E thashë edhe para presidentit, tregon z. Rexhaj pas kthimit nga Tirana:” Ju zoti President si një drejtues vizionar i Shtetit tonë Amë keni nderuar vatranët, jo thjesht Ing. Agim Karagjozin, Dr Gjon Buçajn dhe mua, por tërë ata burra që e filluan këtë udhëtim të gjatë që nga çelja e tokave të Ulsterit, nga fabrikat e Bostonit, nga dera e Kishës së Nolit, nga zgjuarsia e Konicës, nga përpjekjet e Panaritit deri tek figura eminente e inteligjences shqiptare,Prof. Arshi Pipa, dinjiteti i Ing. Agim Karagjozit e urtësia e Dr Gjon Buçajt.”
Agim Rexhaj është zv/ kryetar i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”Vatra” prej më shumë se dy dekadash, dhe në Kuvendin e prillit të vitit 2013, kryetari i tanishëm, dr. Buçaj, e propozoi sërish për ta pasur në krah në drejtimin e Vatrës.
Z. Rexhaj tregon se e lëshoi vendlindjen, Kosovën e tij të dashur, në dhjetor 1983. Veprimtaria e tij kishte rënë në sy të okupatorëve serbë pas dmeonstratave të ’81-shit, ku familaj ishte e rrezikuar në egzistencën e saj. Persekucioni nis me nxjerrjen nga puna të familjarëve Rexhaj. Dy vëllezërit, Agimi së bashku me Bashkimin, duhej të gjenin shtegun e shpresës.Nuk mbeti rrugë tjetër,thotë ai, veç ikja në mërgim dhe vënia në shërbim të Kosovës. Marrin rrugën e dhimbshme të mërgimit dhe përmes vështirësish të panumërta arrijnë në kampin e refugjatëve në Austri dhe prej andej në SHBA, në tokën e bekuar, që do të ushqente me shpresa dhe ëndrrën për Kosovën e lirë.
Z. Rexhaj që në fillim u përfshi në organizimin e lëvizjes në ndihmë të Kosovës. Ai ishte bashkëthemelues i Shoqatës “Kosova Demokratike” 1990 ne New York, e cila zhvilloi një veprimtari Kombëtare të rëndësishme në drejtim të njohjes së represionit serb në Kosovën e pushtuar nga okupatori serb, që ushtronte gjenocid mbi popullsinë e pafajshme dhe mohonte të drejtat njerëzore.
Zoti Rexhaj me bashkëpunëtorët e vet u bënë bashkepuntorë të ngushte të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Themelimi i LDK-së në Kosovë, krijojë lëvizjen e shpresës tek shqiptarët e Amerikës. Në ato procese formuse të LDK, shqiptarët e Amerikës kanë pjesën e tyre madhore, ndërkohë që z. Rexhaj,tregon për Diellin se udhëtoi nga Amerika në Kosovë, në fund të Shkurtit 1990 dhe dha kontributin e tij. Ai u takua me presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij dhe mori udhëzime për krijimin e strukturave të LDK-së në SHBA.Pas kthimit në SHBA, ia nisi punës.
Ai kujton se ishte data 21- Mars 1990,kur nisën anëtarësimet në LDK, në Restorantin që ishte pronë e vëllezërve Bashkim dhe Agim Rexhaj.
Pas këtij momenti veprimtaria e LDK-së në SHBA nis të japë frytet e veta, të sensibilizojë politikën amerikane, përmes demonstratave dhe vizitave në Washington. Era e Lirisë për Kosovën po frynte nga brigjet e Atlantikut, ku bijtë e saj u organizuan.
Z. Rexhaj është pjesmarrës dhe organizator i demonstratave për Kosovën në New York, Washington, Dejton dhe etj. Ai e ka udhëhequr për disa vite LDK në SHBA, ku kontributi për mbledhjen e ndihmave financiare për Kosovën ka qenë i konsiderushëm.
Z.Rexhaj, tregon se ai kontribuoi edhe ne mbledhjen e fondeve per UÇK. Së bashku me Vatrën, ai mblodhi ndihma për Luftën dhe ndërmorën nëj udhëtim të vështirë deri në spitalin e Bajram Currit, ku kuroheshin të plagosurit e luftës dhe dërguan atje ndihma. Po ashtu mijëra dollarë u dorëzuan nga Vatra në zyrën e Kosovës në Tiranë. Z. Rexhaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë dhënë kontribut të madh në afrimin e politikanëve dhe zyrtarëve amerikanë në mbështetje të çështjes së Kosovës. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin mbështetës të fuqishëm në Rambuje, ku shkuan dhe shumë vatranë.Në komunitetin shqiptar, zv/kryetari i Vatrës ëshët i njohur edhe për kontribut të veçantë në pajtimin e gjaqeve, të mbartuar edhe këtu në SHBA. Ai ka realizuar 38 pajtime.Ndjehet me fat që në vitin 1986 mori kontakt me vatranët dhe u bë pjesë aktive. Në vitin 1991 ishte sekretar i Vatrës, ndërkohë që ajo kishte për kryetar një ndër figurat eminente të inteligjencës shqiptare, Prof. Arshi Pipën.
Një vit më vonë do të zgjidhej zv/Kryetar i Vatrës, detyrë që e mban edhe sot.
Nuk ka veprimtari të Vatrës ku të mos jetë edhe kontributi i z. Rexha; ai ishte pjesë aktive e komisionit të përcjelljes së eshtrave të themeluesit të Vatrës, Faik Konica, po ashtu ishte nëTiranë në qershor 1998, kur një delegacion i shoqatës Vatra shkoi nga SHBA, qëndroi në Shqipëri në kuadrin e një misioni vëzhgues dhe ndihme për shqiptarët e Kosovës pas fillimit të agresionit ushtarak serb.
Vatra dorëzoi me atë rast në Zyrën e Kosovës në Tiranë, disa dhjetëra mijë dollarë për Luftën në Kosovë.
Po ashtu z. Rexhaj dhe një pjesë e delegacionit shkoi në Tetovë për t’u takuar me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Shqiptarëve,dhe per ta vizituar Kryetarin e Gostivarit z. Rufi Osmani, aso kohe i burgosur nga regjimi Maqedonas për shkak të përdorimit të flamurit shqiptar.
Bashkë me Vatranët, menjëherë pas luftës në Kosovë, Rexhaj ishte pjesë e delegacionit shqiptaro-amerikan qw vizituan Kosovwn.
Z. Agim Rexhaj ka qenë mbështetës i vendosur i proceseve demokratike në Shqipëri që në fillimet e Lëvizjes Demokratike e deri sot. Ai është aktiv edhe sot, si nënkryetar i Vatrës, por edhe si individ,është pjesmarrës i takimeve me kongresistë e senatorë amerikanë, merr pjesë në fushatat e tyre, në mbledhejn e fondeve etj.
Po ashtu z. Rexhaj, thotë se është në korent të zhvillimeve në politikën amerikane dhe kontribues në dhënien e opinioneve, prej vitit 2004 është anetar i Komitetit Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP) National Committee on American Foreing Policy.Ai shton se ishte anëtar i Bordit per shume vite ne Ligen Qytetare Shqiptaro Amerikane nga 1990-1996.
Z.Rexhaj ne vitin 2004 me delegacionin e Vatrese dhe LDK-se ne Vatikan mori pjese ne ceremonin e Lumturimit te Nene Terezes.Ishte ne komisionin per ngritjen e shtatoreve te Nene Terezes ne Prishtine,Mitrovice dhe Struge.Ai tregon se ishte pjesë në komisionin per ngritjen e Memorialit te Shaban Polluzhes ne Fshatin Polluzhe-Kosove ne Gushte te vitit 2004 dhe se kanë pasur shumë probleme nga grupimet e majta që përpiqeshin ta pengonin, madje 9 here ka udhëtuar nga Peja ne Polluzh me kembengujle qe inagurimi i ketij memoriali, te sponzoruar nga shqipetaret e New Yorkut, të realizohej me çdo kusht. Kryetar i atij komisioni ishte vatrani Sejdi Hysenaj. Inaugurimi u bë në muajin gusht, por fatkeqsisht majtisët e Drenasit e bënë pa praninë e komisionit.
Z. Rexhaj, po ashtu ishte anëtar i komisionit per ngritjen e Katedrales Nena Tereze ne Prishtine.
Nënkryetari i Vatrës ndjehet tepër i nderuar që vlerësimi i tij u bë së bashku me nderimin e martirëve të Vatrës. Ia tahshë dhe Presidentit Nishai dhe të gjithë pjesmarërsve në ceremoni, thotë z. Rexhaj: “Unë ndjehem i lumtur, i nderuar, i prekur, i detyruar deri në pikën e fundi të qenjes time për kombin tim.Nuk ka fjalë që ta përshkruaj mirënjohjen time për Juve, për Institucionin që Ju Përfaqësoni, për nderin që na keni bërë.Por ka një mënyrë për tua shpërblyer këtë:
Ta çojmë më përpara punën e Vatrës për të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe tërë shqiptarëve në botë.”(Botoi Dielli ne Print, Dhjetor 2014)
FAMILJA BUSH: PORTRETI I NJË PRESIDENTI NGA DJALI I TIJ PRESIDENT
Nga Frank Shkreli/
“Në rast të një konflikti në Kosovë, i shkaktuar me ndonjë ndërhyrje nga ana e Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë si dhe mbrenda vet territorit të Serbisë.” Deklarata e Presidentit amerikan George Bush i vjetri, në një letër dërguar presidentit të Serbisë, diktatorit Sllobodan Millosheviç, që tani njihet si letra e paralajmërimit me rastin e Ditës së Krishtlindjes, më 25 Dhjetor, 1992. “Sa më shpejt aq më mirë, duhet të themi se mjaft është mjaft!Kosova është e pavarur.” Presidenti George W. Bush i riu, gjatë një konference me shtypin në Tiranë, Qershor 2007, kur deklaroi se ai si president i Shteteve të Bashkuara kishte vendosur se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur sa më parë më mirë, duke sfiduar në këtë mënyrë Serbinë dhe miken e saj Rusinë dhe Presidentin Putin, që të hiqnin dorë nga përpjekjet e tyre për të bllokuar pavarësinë e Kosovës, në arenën ndërkombëtare.
Dy presidentë amerikanë, babë e djalë, të cilët për hir të detyrës së tyre më të lartë në Shtetet e Bashkuara si presidentë të këtij vendi kanë hyrë në historinë e kombit amerikan, por si zbatues të politikës së jashtme të Amerikës në arenën
ndërkombëtare gjatë mandateve të tyre në Shtëpinë e Bardhë, janë bërë gjithashtu pjesë e pandashme edhe e historisë së kombit shqiptar. Ata e kanë rezervuar këtë vend në historinë shqiotare me ndërhyrjet e tyre në kohë të caktuara, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve — në një periudhë kur kombi shqiptar kishte më shumë nevojë se kurrë më parë për mbështetjen e Amerikës, me përjashtim ndoshta të fillim shekullit të kaluar, kur një president tjetër amerikan, në personin e presidentit Woodrow Wilsonit, i cili në rrethana të ndryshme, i erdhi në ndihmë Shqipërisë dhe pavarësisë së saj. Dy presidentët Bush i përkisnin Partisë Republikane ndërsa Presidenti Wilson ishte i Partisë Demokrate, ashtu siç ishte edhe Bill Klintoni i cili zbatoi kërcënimin që kishte deklaruar presidenti George Bushi i vjetër kundër Serbisë, me rastin e Krishtlinjdes të vitit 1992.
Është tepër e jashtzakonshme që dy presidentë amerikanë, e për më tepër babë e djalë, të kenë patur një efekt të tillë në rrjedhat e historisë moderne të kombit shqiptar, siç mund të thuhet se pati politika e dy presidentve të familjes Bush, politikë e cila kontriboi shumë në çlirimin dhe më në fund në themelimin e një Kosove të pavarur, që është sot. Por qëllimi kryesor i këtij shkrimi nuk është kontributi i politikave të dy presidentëve Bush ndaj Kosovës ose Shqipërisë, por u bë shkak një libër që më ra në dorë si dhuratë për Krishtlindjen që sa po kaloi. Është libri që Presidenti George W Bush i riu, botoi Nëntorin që kaloi me titull: “41 – Portreti i Babait tim”, libër që tani po përhapet për shitje e i cili ka arritur nivelin e librave më të lexuar, “bestseller” këtu në Shtetet e Bashkuara. 41 sepse Presidenti Bush i vjetri ishte presidenti i 41-të i radhës i Shteteve të Bashkuara.
Fenomeni babë e djalë presidentë, siç është familja Bush, është tepër i rradhë, vetëm rasti i dyt në historinë e Shteteve të Bashkuara. Rasti tjetër ka ndodhur pothuaj 200-vjetë më parë kur John Quincy Adams pasoi në detyrën e presidentit të SHBA të atin, John Adamsin. Prandaj, botimi i biografisë personale nga George Bush i riu të babait të tij George Bush i vjetri është një rast unik. Në intervale të ndryshme historike, për të gjithë presidentët e Amerikës janë shkruar e botuar një mori librash, por asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një president të ketë shkruar biografinë e babait të vet, dmth, të një presidenti tjetër. Libri, në fjalë, në të vërtetë është një tregim i një jete plotë ngjarje private dhe politike, të një njeriu të ndershëm dhe patriot. Siç e thotë edhe vet autori, libri është një tregim dashurie – dashuri e djalat për babanë — duke shtuar se janë shkruar dhe do të shkruhen libra për babain e tij, ndërkohë që disa prej tyre mund të jenë ose jo objektive sipas tij. Por ky libër, thekson George W Bush i riu, nuk është i tillë, nuk është një vlersim objektiv, pasi shkruhet dhe del nga zemra. “Ky libër është një portret personal i një njeriu të jashtzakonshëm, të cilin unë jam i privilegjuar dhe i bekuar ta thërras baba”, shkruan ai.
Libri “Portreti i Babait tim”, përfshinë shërbimin ushtarak të Bushit të vjetër si pilot në Oqeanin Paqësor ku është plagosur gjatë Luftës së dytë Botërore, duke vazhduar me veprimtarinë e tij si biznismen në industrinë e naftës në shtetin Texas. Në librin prej 300-faqesh, nënvijohet kariera politike prej 30-vjetësh e Bushit plak fillimisht me fushatat politike dështuese në Teksas, pastaj si kongresmen. Bushi i riu, përshkruan në hollësi përvojën e babait të tij president, në fushën e diplomacisë si përfaqsues i vendit të tij në Kinën komuniste dhe si ambasador pranë Kombeve të Bashkuara, si dhe periudhën që ai shërbeu si drejtor i CIA-s, dhe më në fund përqëndrohet edhe në kulmin e arritjeve të tija politike si Zëvendës president i Presidentit Ronald Reagan për 8 vjetë me radhë dhe më në fund përshkruan veprimtarinë e tij gjatë mandatit katër vjeçar si president i Shteteve të Bashkuara, nga vitit 1988-1992. Libri në përgjithësi portretizon një udhëheqës politik dhe biznismen të suksesshëm por edhe një burrë familjar me vetitë e tija personale dhe private që vetëm familja e tij i njihte mirë, përfshirë edhe djalin e tij presidentin George W Bush, autorin e këtij portreti. Autori shkruan gjithashtu edhe për influencën që babai i tij ka pasur në zhvillimin e tij si individ dhe si politikan, përfshirë edhe influencën e ushtruar gjatë dy mandateve që ai vetë shërbeu si presidentpor edhe si guvernator i shtetit Teksas para se të bëhej president.
George Bushi i ri kishte njoftuar, verën që kaloi, se kishte në plan të shkruante librin mbi jetën dhe veprimtarinë e babait të tij ish-presidentit George Bush i vjetër dhe se dëshironte ta botonte atë me rastin e 25-vjetorit të shëmbjes së Murit të Berlinit. Si i tillë, libri përqëndrohet më shumë në politikën e jashtëme dhe më pak në politikën e mbrendshme të administratës së babait të tij George Bushit të vjetër. Aty përshkruhet roli udhëheqës që luajti Presidenti Bush i vjetër, ndër të tjera, në përfundimin paqësor të luftës së ftohët,dhe në ofensivën ndërkombëtare për çlirimin e Kuvajtit. Ai e cilëson babain e vet si realist në politikën e jashtëme dhe si “mjeshtër i diplomacisë personale.” Si shembëll të këtij realizmi dhe pragmatizmi politik e diplomatik, në portretin e tij thuhet se megjithëse imponoi sanksionet ekonomike kundër Kinës pas masakrës së studentëve në sheshin Tienanmen të Pekinit më 1989, Presidenti Bush i vjetër ndërkohë ndoqi edhe rrugën e diplomacisë me udhëheqsit e Kinës. Ndërsa në lidhje me mbarimin e luftës së ftohtë, ai shkruan se në fund të vitit 1989, Bushi i vjetër vizitoi Hungarinë dhe Poloninë ku u prit nga turma të mëdha njerzish, por thekson se ai ishte i kujdesshëm që në fjalimet e tija të mos tregohej provokues dhe bëri ç’mos që me retorikën e tij të mos shkaktonte reagime të padëshirueshme nga Moska ose nga elementë konservativ komunistë në ato vende, që mund të pengonin zhvillimin e revolucioneve paqësore anti-komuniste anë e mbanë Europës Lindore dhe Qëndrore. “Unë nuk do të shkojë e të vallëzoj tek muri (i Berlinit) për të festuar shëmbjen e tij, citohet të ketë thënë presidenti George Bush i vjetër. Ndërsa po merrte fund komunizmi në Europë, ai njëkohsisht, zhvilloi marrëdhënje të ngushta me udhëheqsin e atëhershëm sovjetik,Mikhail Gorbaçov, por duke mbajtur qëndrime të forta dhe parimore mbi të ardhmen e vendeve ish-komuniste të Europës jashtë sferës politike sovjetiko-ruse si edhe mbi pakësimin e armëve bërthamore.
Nga faqja e parë e deri tek e fundit e librit “Portreti i Babait Tim”, vihet re dashuria e djalit për babain, por vihet re gjithashtu edhe një pasqyrim i karakterit të Presidentit George Bush i vjetër, si person, si baba dhe si familjar, që është unike për të mos thënë e vetme dhe si e tillë e vlefshme dhe e radhë nga historia e ish-presidentëve amerikanë dhe familjeve të tyre. Për më tepër, George Bush i riu shkruan se gjatë jetës së tij private dhe politike, babai i tij njihej si një njeri që bënte shumë miqë dhe i cili e ruante miqësinë, duke shkruar se i ati ishte shembull i cili gjithmonë konsideronte ndershmërinë dhe sjelljet e mira njerëzore mbi grindjet dhe interesat politike. Ai shton se babai i tij njihej për miqtë që kishte edhe në radhët e kundërshtarëve politikë të Partisë Demokrate, përfshirë edhe ish Presidentin Bill Clinton, i cili e mundi atë në garën për president të vitit 1992, por i cili tani konsiderohet si mik i familjes Bush.
George Bush i riu e pranon vet se libri, “41 – Portreti i Babait Tim”, nuk është një vlerësim objektiv i jetës dhe veprimtarisë plitike të babait të tij, Presidentit George Bush të vjetër, të cilin ai e konsideron si një “president të madhërishëm”. Megjithëse nga pikëpamja e tij si djalë i tij, nuk mund të ishte ndryshe përveçse një president i madh, eventualisht historia do të bëjë vlerësimin përfundimtar të jetës dhe veprimtarisë së George Bushit të vjetër dhe George Bushit të ri, të sukseseve dhe të dështimeve të tyre në politikën e mbrendshme dhe në fushën e diplomacisë ndërkombëtare.
Në këtë vlersim historik patjetër do të përfshihet edhe roli që babë e djalë, dy ish-presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë luajtur në historinë moderne të kombit shqiptar, sidomos roli i tyre i suksesshëm në shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës dhe në njohjen më në fund të pavarësisë së shtetit të Kosovës. Nuk është ky një rol aspak më i vogël se roli që kishte luajtur dikurë një tjetër president amerikan, Woodrow Wilsoni në mbështjetjen e pavarësisë së Shqipërisë kundër lakmive të fqinjve dhe miqëve të tyre, fillim shekullin e kaluar. Në kohën e Wilsonit, ashtu si edhe në kohën e dy presidentëve të familjes Bush, për kombin shqiptar, kauza ishte e madhe, e shënjtë, ishte kauza e lirisë dhe e pavarësisë kundër terrorizmit dhe barbarizmave çnjerzore të fqinjve dhe përkrahsve të tyre kundër shqiptarëve. Ishte kjo një luftë për mbijetesë të shqiptarëve në Ballkan, ishte një kauzë për lirinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në momente kritike të historisë. Për këtë duhen falënderuar edhe babë e djalë, presidenti George Bush i vjetër dhe Presidenti George Bush i ri për rolin e tyre të pa diskutueshëm në për kauzën e lirisë dhe të pavarësisë që gëzojnë sot shqiptarët kudo.Fan Noli do ta konsideronte njohjen e këtij roli, si një detyrim moral ndaj Shteteve të Bashkuara dhe presidentëve të saj gjatë historisë, përfshirë dy presidentët e familjes Bush
DR. BUÇAJ: DEKORIMI I MARTIRËVE TË VATRËS, AKT DREJTËSIE KUNDËR PADREJTËSISË
-Intervistë me Kryetarin e Vatrës, Dr.GjonBuçaj,me rastin e dekorimi të martirëve të Vatrës, dënuar nga diktatura komuniste*/
Dielli- Dr. Buçaj, në prag të festës së pavarësisë së Shqipërisë ju udhëtuat me një delagacion të Vatrës në Tiranë.Tashmë është bërëpublik fakti se qëllimi i atij udhëtimi ishin dekorimet që bëri Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani për martirët vatranë.A mund t’u jepni më shumë hollësi vatranëve përecurinë e asaj vizite?
Dr. Gjon Buçaj- Po, ai ishte qëllimi.Që në shtator kur ishte në New York, president Nishani na kishte ba me dije se martirët e Vatrës, do të dekoroheshin në nji ceremoni të organizueme me rastin e përvjetorin e pamvarsisë. Kur erdhi njoftimi nga Presidenca se data e dekorimit ishte caktue 24 nandori na bamë rezervimet e udhëtimit bashke me djalin tim, Eduardin dhe, në të njetën kohë, shpërndava njoftimin Kryesise dhe antarëve të Këshillit Drejtues me sygjerimin se do të ishte mirë që kushdo kishte mundsi të udhëtonte në atë rast për në Tiranë, për të marrë pjesë në ceremoninë ku kreu i shtetit shqiptar do të nderonte pas vdekjes disa vatranë të cilët kishin ra viktima të pafajshme tëregjimit gjakatar komunist. Fillimisht shprehu gatëshmeninë të vinin sekretarja e Vatrës znj.Nazo Veliu së bashku me z. Veis Belliu, si dhe antari i Këshillit Drejtues z. Çezar Ndreu.Kur erdhinjoftimi se përveç 12 martirëvet vatranë, me atë rast do të dekorohej edhe nënkryetari z. Agim Rexhaj, edhe ai bashkë me znj. Laura udhëtuen për në Tiranë.Ceremonia u zhvillua në ambientet e Presidencës në orën 5 të mbasdreketë 24 nandorit, në prezencën e shumë familjarëve të personaliteteve që dekoroheshin, si dhe të disa ish të burgosun dhe të persekutuem politikë. Takimi ishte i ngarkuem me emocione dhe për ne ishte gjithashtu nder që takonim farefisin e atyne atdhetarëve të cilët kanë qenë gjithëmonë inspirim për ne me veprimtarinë e tyne në shërbim të shqiptarizmit. Mbas ceremonise dhe përshëndetjevet dhe falënderimevet me presidentin, në emën të Vatrës shtruem nji koktel për pjesëmarrësit në restorantin Piazza me pronar z. Kadri Morinaj. Duhet përmendi me mirënjohje se ai refuzoj pagesën prej nesh.Ashtu si edhe pronari i hotelit Tirana International z. Ramë Geci nuk pranoi pagesat nga unë, as nga nenkryetari Rexhaj për dy dhomat gjatë kohës që qëndruem në Tiranë. I falenderojmë.
Dielli-Si dhe kur lindi ideja për dekorimin e martirëve të Vatrës?
Dr. Buçaj- Kujtimi i atyne që e themeluen Vatrën dhe e mbajtën me sakrifica në veprimtari të pandërpreme në sherbim të kombit, ka qenë gjithëmonë frymzim dhe shtytje për të vazhdue në gjurmat e tyne. Mirënjohja dhe admirimi për këta veprimtarë patriotë kanë qenë gjithëmonë prezent gjatë çdo kohë që jemi marrë me Vatrën.Kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës e kemi quejtë si akt vlersimi dhe mirënjohjeje për paraardhësit.Prandej nderimin e tyne e kemi pa si detyrë. Në mënyrë të posaçme na ka randue fakti se,në vend të nderimit dhe mirënjohjes,disa nga vatranët kanë marrë,në mënyrë mizore, ndëshkim të pamerituem, “në emën të popullit”. Kjo e ka ngarkue kombin me borxh ndaj këtyne martirëve.Prandej, në shtatorin e vitit të kaluem, në nji takim pune me presidentin Nishani në NY, i shprehëm mendimin se do ti kërkonim dekorimin e disave nga vatranët të cilët, mbas sherbimit për çashtjen kombtare ne Shetet e Bashkueme, u kthyen dhe vazhduen në atdhe veprimtarinë e tyne gjithënji në frymën e shqiptarizmit. Presidenti Nishani na tha se propozimin do ta merrte në shqyrtim me seriozitetin ma të madh. Mbas kërkimesh dhe konsultimesh, muejtëm me përpilue nji listë prej 12 vetësh të cilën ia dërguem presidentit. Kjo ishte mënyra se silindi ideja për dekorimin e martirëvet të Vatrës.
Dielli- Mendoni se u krye detyrimi moral i Vatrës ndaj vatranëve të persekutuar apo të pavlerësuar nga regjimi komunist me këto dekorime?Po për të tjerët, që kanë dhënë kontribut dhe kanë ndërruar jetë këtunë SHBA, a është menduar për ndonjë vlerësim në të ardhmen?
Dr. Buçaj- Kësaj here Vatra ka marrë inicjativën për të nderue vatranët që kanë emnues të përbashkët përsekutimin nga komunizmi, por ka edhe të tjerë të cilët kanë vdekë jashtë atdheut dhe nuk janë vlerësue nga shteti shqiptar; disa nga ata regjimi diktatorial do t’i kishte rreshtue me martirët po t’ikishte futë në dorë. Natyrisht vlerësimi dhe nderimi i veprimtarëve atdhedashës asht nji proces të cilin shteti shqiptar duhet t’a vazhdojë dhe kjo nuk asht detyrë vetëm e “Vatrës”. Shteti shqiptar duhet të vlerësojë edhe dhetamija viktima të tjerë tëpafajshme të regjimit pro sllava ntikombëtar edhe antinjerzor komunist. Por kjo nuk pritet se do të realizohet përderisa shoqnia shqiptare të mos i ketë la hesapet me të kaluemen tragjike të diktaturës.
Dielli- Ka personalitete të Vatrës, si Kristo Dako psh, që ka qenë kryetari Vatrës,editor i Diellit, delegat në Konferencën e Paqës, botues, autor librash, drejtor i Institutit të Lartë Femëror në Kamëz,pra me kontribut Kombëtar, që ende nuk është vlerësuar. Po ashtu shkrimtari Arshi Pipa, edhe pse një periudhë të shkurtër ka drejtuar Vatrën dhe ka edituar Diellin, por ka qenë gjithmonë në krah të Vatrës?
Dr. Buçaj-Përgjigjia e pyetjes para kesaj vlen pjesërisht edhe për këtë. Veprimtarëve të masipërm, ende të pavlerësuem, mund t’ushtohen edhe Kostë Çekrezi, Qerim Panariti, Rifat Gurrazezi, Xhevat Kallajxhiu, Hamdi Oruçi, Athanas Gegaj, Eduard Liço e të tjerë. Të gjithë duhen vlesërsue për kontributin politik e kulturor në dobi të çashtjes kombëtare.Kjo asht detyrë kryesisht e shetit Shqiptar.Kësaj here na jemi përqendrue tek nderimi i vatranëve që ranë viktima të komunizmit. Realizimi i dekorimit t tyne mendoj se ka randsi historike pse asht nji akt drejtesije kunder padrejtesise qe denon krimet absurd te komunizmit dhe bjen ndesh me qendrimin armiqsor të atij sistemi kundër vlerave që shërbyen atdheut në periudhat e ndryshem, pra në rrethana lirie ose edhe nen okupimin e huej. Atdheut i keborxh dashunine dhe ndimen me sakrifica jo vetem kurasht mire por edhe kur asht keq, jo vetem kur asht i lre, por edhe ma teper kur nukasht i lire.Prandej dekorimi i tyne ka qenë detyrë morale dhe juridike.
Dielli- Po ashtu me të njëtin dekoratë u vlerësua edhe zv/kryetari i Vatrës,z. Agim Rexhaj, ndërsa më parë jeni dekoruar ju dhe presidenti i nderit i VATRES, z. Agim Karagjozi. A mund të jepet një sqarim publik se kush ishte institucioni që bëri propozimet?
Dr. Buçaj-Askush nga Vatra nuk ka ba propozim për dekorime, përveç martirëvet të Vatrës. Nuk e dijmë se çfarë institucioni i ka ba propozimet, por asht fakt se presidenti Nishani ka sjell dekorata edhe për personalitete dhe aktivista të tjerë të diasporës. Dekoratat për ne të gjallëve të Vatrës na kanë ardhë krejtsisht të paprituna. Me ato nderohet Vatra dhe na do t’i mbajme me pervujtni, tue dijte se ka shume te tjere me merita sa na, ne mos edhe ma shume se na.
Dielli- Ju dorëzuat në selitë e Komuniteteve fetare fotografinë simbolike të klerikëve, pjesmarrës në 100 vjetorin e Vatrës.Diçka më shumë për mesazhin përcjellës dhe si u pritën ato?
Dr. Buçaj-Siç dihet, në kremtimit e 100 vjetorit të Federatës Pan Shqiptare Vatra që u organizu në prill 2012 në NY kanë qenë prezent në vend nderi përfaqsuesit ma të lartë klerikë të besimevet tona. Kemi dorzue institucioneve fetare nga nji fotografi prej atij kremtimi ku pasqyrohet kjo prezencë historike, që simbolizon harmoninë ndërfetare tek ne shqiptarët.Si e tillë u prit dhe u vlersue nga titullarët e institucionevet fetare si në Tiranë asht edhe në Prishtinë.
Dielli- Në Tiranë ju patët shumë takime, a mund t’i përshkruani me detaje?
Dr. Buçaj-Na kemi shkue me program zyrtarpër të marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të martirëvet vatranë dhe shfrytëzuem rastin për të sjellë fotografitë e klerikëve. Por në intervale te shkurta te kohes patëm kënaqsinë të takohemi edhe me disa nga miqt dhe personalitetet qe i kemi takue ne te kaluemen, qofte si mysafire ne Vater, qofte si mikpritesa ne Shqipni, si me kryetarin e bashkisë në Tiranë, Zotin Lulzim Basha, me ish kryemistrin Dr. Sali Berisha, z. Eduard Selami dhe miq të tjerë, sidomos ish të përndjekun politikë, z. Simon Mirakaj, Reshat Kripa, Uran Kostreci, Uran Butka, e të tjerë.
Dielli- Pas Tiranës, ju udhëtuat drejt Prishtinës.Cili ishte qëllimi dhe në çfarë aktiviteti morët pjesë?
Dr. Buçaj-Në Prishtinë udhëtuem, së bashku me z. Çezar Ndreu i cili vizitonte Kosovën për të parën here.Ndersa Çezarit iu desh te nesermen te kthehej ne Tirane megjithe kusherinin e vet Bashkimin qe na solli ne Prishtine me makine, une me Eduardin morëm pjesë në promovimin e librit “Letër Këmbime të Rilindjes Kombëtare Shqiptare” me autorë Skender Blakaj dhe Ismail Islmajli. Për botimin e këtij libri vatranet kane ndimue edhe pse ndër këto letër këmbime janë shumë nga Faik Konica, disa të panjoftuna ma parë.Libri, u promovue nga akademikë dhe autorë të njoftun,u prit shumë mirëdhe u komentue pozitivisht nga media. Kemi sjellë, me autografinë e autorit Blakaj, nga nji ekzemplar për të gjithë ata që kanë ndihmue financiarisht për botimin e tij, tue e ba Vatren bashkebotuese.
Dielli- Qeveria e majtë me kryeministër Ramën, ka sjellë një risi në mandatin e saj: Ka lejuar shfaqjen e portreteve të diktatorit Enver Hoxha, ndërkohë që përmes Bunk-Art, ka ekspozuar imazhet e udhëheqjes komuniste.Po mbushet një çerek shekulli dhe ende nuk ka një ligj që të dënojë Enver Hoxhën, që ende mbanë titullin Hero i Popullit…e të tjerë. Komenti juaj në emër të Vatrës?
Dr. Buçaj-Mund të them se shfaqj e portretit të dikatorit Enver Hoxha asht nji dukuni anakronike e cila shqetson shoqninë shqiptare dhe fyen të gjithë ata që vuejtën nga diktatura sllavo-komuniste.Mund të ju kujtohet se para zgjedhëjeve të vitit kaluem Vatra pat marrë qendrim kundër kualcionit të majte, për solidaritet me shtresën e ish të përndjekunëvet politik, të cilët kishin shprehë shqetsimin për sllogane pro diktatorit dhe për kërcenime për të kthye portretin e tij në sheshet e qyteteve të Shqipnisë. Këtë shqetësim ia kemi përmende edhe zotit Rama, kur ishte në New York mbas fitores së zgjedhjeve. Mungesa e denimit të krimeve dhe të krimineleve të komunizmit dhe të kryekriminelit Enver Hoxha, e len rrugën hapët për këtë dukuni recidive të së kaluemes tragjike dhe pengon zhvillimin dhe ecjen përpara të shoqnisë shqiptare. Qendrimi i Vatrës ka qenë i kjart që në fillimin e ndryshimevet politike mbas ramjes së murit e Berlinit. Shqipnia duhej të shkëputej nga e kaluemja e diktatures së kuqe, duhej të hapëshin dosjet, të zbatohej ligji i lustracionit, të vendosej respeki i të drejtave themelore të njeriut me kthimin se prones të konfiskueme nga komunizmi dhe me damshpërblimin dhe integrimin e shtreses së ish të përndjekunëvet politikë, duhej të denoheshin krimet dhe kriminelet dhe të kërkohej falje për krimet dhe padrejtësitë e ushtrueme mbi kurrizin e popullit per nji gjysme shekulli. Këto i kemi kërkue në mënyrë vazhdueshme si kushte të domosdoshme për ndertimin e nji shoqnie demokratike me ligj e drejtësi dhe pa korrupsion.Kësaj here ka propozue hapjen e dosjevet edhe kreu i partisë socialiste.Realizimi i ketij propozimi do te zhdukte edhe korrupsionin, pse Ligji i Lustracionit duhet te perfshije edhe transparencen e pasunise prrallore te grumbullueme nga hajnat dhe plaçkitesat qe i kane nxane frymen zhvillimit ekonomik dhe permiresimit te jetes se qytetarevet. Do të shohim shpejt ne se do te jete kjo nji nisme serioze, apo do të mbetet hipokrizi si deri tash.
Dielli- Si do t’i komentonit zhvillimet në Kosovë, cili është qëndrimi i Vatrës?
Dr. Buçaj- Çashtja e Kosovës ka qenë gjithëmonë në qendër të interesimit dhe të veprimit për lirimin nga robnia sllave. Tash që asht e pamvarun shqetësimi i Vatrës asht njisoj si ai i popullit te saj: për ecuninë drejt konsolidimit të pamvarsisë dhe të krijimit të nji jete ma të mirë e ma të drejt për kosovaret, të cilëvet korrupsioni dhe karrjerizmi po ia nxen fryemën. Besoj se popullin e Kosoves kjo gjendje e ka çue në kufi të durimit.
Dielli-Çfare do te veçonit nga zhvillimet ne trojet etnike?
Dr. Buçaj-Negative, mungesa e bashkëpunimt ne mes forcavet politike. Pozitive, rritja e patriotizmit dhe përforcimi i ndjenjes së bashkimit kombëtar në popull.Nisma private per te ndertue shpija nevojtarevet ne Luginen e Presheves, asht nji drite frymezimi.
Dielli- Si do ta vlerësonte veprimtarinë e Vatrës në mbyllje të këtij viti kryetari Buçaj?
Dr. Buçaj-Veprimtaria e Vatrës ka nji kahje pozitive me rritjen e numrit të anëtarëvet dhe me shtuemjen e degëvet.Duhet kujdes për ma shumë spjegime degëvet të reja dhe anëtarëvet të rinj mbi mënyrën e funksionimit të Vatrës si organizatë.Asht kënaqësi kur vren frymën e idealizmit atdhetar edhe tek radhët e reja që po i bashkohen Vatrës gjithënji e ma shumë.
Dielli- Cili është mesazhi në këtë fundviti?
Dr. Buçaj-Shëndet e gëzime dhe suksese të gjithë shqiptarëvet kudo janë, si dhe vatranëvet me urimin që ta mbajnë entuziazmin në rritje për nji Vatër të fuqishme në sherbim të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të çashtjes kombëtare, në frymën që na lan themeluesat dhe paraardhësat tanë.
Dielli- Faleminderit për intervistën!
Dr. Buçaj-Ishte kënaqsi.Edhe Editorit i uroj shëndet e gëzime familjare dhe ma shumë ndimë nga vatranët dhe nga lexuesat për “Diellin”.(Intervistoi:Dalip Greca)
*Kjo interviste u publikua ne Diellin e Dhjetorit 2014
Sasha Pajevic, gruaja që cështjet gjinore i shndërroi në një të drejtë shoqërore
Nga Marjana Bulku-New York*/
Ne kishim punuar mjaft muaj bashkë në Shqipëri.Ndoshta në kohë të ndryshme por që falë programeve që NDI(Instituti demokratik amerikan)ofroi pas viteve 90 -të në Shqipëri në ndihmë të ndërtimit dhe konsolidimit të proceseve demokratike atje.Ndoshta në mënyra të ndryshme por në funksion të një kauze të përbashkët.Ajo në mënyrë globale e rajonale ndërsa ne ,në rrafshet tona lokale ku shpesh herë politika, ajo e vogël dhe meskine na kishte ndarë, deformuar ,transformuar,,,pa arritur të na zbulohej kurrë vizioni ynë i vërtetë, qëllimet tona të përbashkëta, përpjekjet , në dukje të vogla por me efekte dhe rezultate konkrete,kontributet tona reale brenda subjekteve të ngushta ku politika shihej vetëm si flamur partie dhe jo si platformë e saj. Sasha do të shndërrohej natyrshëm në një lidere të vërtetë nga ku liderët politikë në Shqipëri do kishin cfarë të mësonin, nëse do ekzistonte ky i fundit vullnet.
Janë qindra zonja që e njohin Sashën : e palodhur, organizatore e mirë e qindra trajnimeve ku mësimet reciproke na vlejtën edhe pse mosha jonë e të nxënit ishte ndoshta një cikël i mbyllur për shumëkënd,,,thirrjet e saj përtej lodhjes së natyrshme që puna me gratë ndonjëherë jep; ”vajza,vajza” na bënim të ndjeheshim vërtet rinore dhe energjike në moshë,por edhe në kontribute. Ajo mbante shënime për cdo herë shtoheshin ato tryeza shkollash plot dije që Instituti Demoktatik Amerikan në Shqipëri ofronte për Liderët politikë në Shqipëri si dhe për trajnerët e Partive politike ku shume nga ne patën rastin të certifikohen pas shtjellimit të disa moduleve studimore. Me humorin e hollë ajo din të bëjë miq ndërsa me zgjuarsinë di të ndërtojë partnership afatgjatë.Ka dicka që ajo din ta bëjë gjithmonë mirë ; rekrutimin e kapaciteteve njerëzore dhe motivimin e tyre për të bërë cfarë ata dinë dhe munden.
Teksa bisedoj me të në zemër të Manhattanit kujtoj me nostalgji vizitat e saj në Peshkopi,,,ecjet nëpër qytetin e ftohtë me hapin sportiv por edhe me aparatin on, ku lagja e vjeter historike do ta tërhiqte ndoshta më shumë sesa ish-banorët nostalgjikë të atij qyteti ku bukuritë janë braktisur pa kthim…Atë e tërheq cdo qytet shqiptar,,,kemi shumë të përbashkëta ,shprehet ndërsa i mbivlerëson shqiptarët si njerëz paqësorë që pranojne realitetin ,rrjedhimisht edhe bashkëjetesën me të.
Kujtojmë së bashku emra,,,që janë dhe s’janë (kujtesë brilante),,, por që thjeshtësia e saj nuk lë asgjë për të neglizhuar, një lloj thjeshtësie që është sekret madhështie në të njejtën kohë. Nuk i ka harruar shakatë, udhëtimet, takat e larta të grave që menjëherë pas takimeve zyrtare zevendesoheshin me të sheshtat e thjeshta…”Ato ishin femra me shije e klass që politikës do ti falnin civilizim dhe mjaft efikasitet”
Eshte specifik rasti se si ajo arriti ti bënte gratë të linin mënjanë mëritë dhe ndasitë e politikës kur projektonin kauza mbi shëndetin, sigurinë, mirëqenien. Familjet e shëndetëshme dhe gratë, politika jo si pronë vetëm e njërës gjini, gratë shqiptare dhe mania e shkollimit pafund , vetëvlerësimi ishin pafund kauza që u shndërruan në projekte rajonale ku Dibra, Gjirokastra, Tirana, Berati , Shkodra ,etj kishin strategji të përbashkëta mbi shendetin, sigurinë, higjenën …
Ajo negocionte me liderët lokale të subjekteve politike duke ju bërë prezentë se kontributi i grave tejkalon kufijtë partiake dhe në fakt partitë janë institucione që normalisht duhet të normalizojnë raportet ndërnjerëzore,,,por dëshpërimisht ndodh e kunërta ato shpesh herë i ndezin fitilat e konflikteve mes njerëzve që subjektet politike i kanë shndërruar në barrikada ku lufta zhvillohet me mjete të fyerjes, poshtërimit, mohimit …
Kur e pyes për Shqipërinë e ku me vete kam gjithmonë mallin e ikjes dhe nostalgjinë e kthimit atje ,natyrisht përzier me dashurinë e gjërave të bukura që bëmë e mund të bënim për atë vend ,ajo menjëherë përgjigjet se;” ai vend ka progresuar,,, ka ecur nëpër një udhë ku jo të gjithë ia kanë lehtësuar ecjen…por është një proces”.
Unë kam takuar shumë njerëz që e duan Shqipërinë, ëndërrojnë për të ,kontribojnë atje ,por janë të rrallë ata që shfrytëzuan energjitë më të mira që ka ai vend në funksion të programeve, misioneve, kauzave. Sasha Pajevic, gruaja qe u be Lidere ndoshta e pashpallur e cështjeve të grave në Shqipëri, ajo që dinte të menaxhonte saktësisht burimet ( njerëz ,kohë,para) ajo që tejkaloi programimet kur pa se nevoja e tejkalonte kërkesën,ajo që gratë e partive i bëri bashkë në një rrjet kombëtar (”Barazi në Vendimmarrje”),ajo që axhendat e varfra partiake i pasuroi me teknika dhe profesionalizëm, ajo që di të thotë ”Faleminderit” pas cdo kontributi, ajo që bashkëpunëtorët i quan pasuri të shtrenjtë dhe i ” shpërblen” me mos harrim, ajo që Shqipërisë nuk i pëlqen vetëm peisazhin dhe ushqimin e shijshëm ,por edhe njerëzit dhe vyrtytet.Ajo që Shqipërinë nuk e harron kurrë e meriton mirënjohjeen e atyre që e njohin dhe vemendjen edhe të të panjohurve.
Teksa pijmë një kafe së bashku me Sashën , diku në Manhattan,,,edhe pse tashmë asnjëra nga ne nuk jeton më në Shqipëri,por duket se jo vetëm biseda jonë ka mbetur atje,por një kohë shumë e madhe e jona jeton ende në Shqipëri.
Ndodh që edhe pse jetojmë në vende të ndryshme,udhët të na takojnë prapë në Shqipëri, ajo me miqtë e saj prej Malit të Zi e unë me miq …prej nga kudo,por një gjë është e sigurt tek Sasha padyshim që ka mbetur dicka shqiptare aty, vitet që jetoi atje, njerëzit që nuk i harron dot kanë lënë gjurmë Shqipërie madje edhe shumë fjalë shqip në fjalorin e saj. Ndërsa tek zonjat shqiptare ajo ka lënë një network që për fat është ende i gjallë dhe aktiv” Barazi në vendimmarrje” , një format më shumë në vazhdën e përpjekjeve për ti dhënë frymë demokracisë në Shqipëri.
Faleminderit Sasha, edhe në emër të zonjave për të cilat ju investuat aq shumë .
Marjana Bulku
New York
2015
* Ne Foto, autorja e shkrimit me zonjen Sasha Pajevic
VITI I RI 2015- Paqe ne bote; paqe ne zemrat tona!
Nga Sami Repishti/- Nga Amerika e larget, urimet ma te mira per te gjithe, vellazen e motra, me rastin e Vitit te Ri 2015. Paqe ne bote, paqe ne zemrat tona, e vullnet te mire per mbar njerezimin.
Ne boten ku jetojme per fat te keq paqa dhe vullneti i mire per mbar njerezimin nuk kane perparue gjate vitit te kaluem. Konfliktet jane ashpersue kudo qe jane, dhe ne shume vende tjera ata jane krijue nga forca te erresines. Bota e jone ashte perseri e ndame ne dy kampe qe na kujtojne kampet ne “luften e ftohet”, rrezik serioz per paqen qe na kerkojme.
Fondamentalizmi fetar–qe sot deshmohet kryesisht ne boten arabe me shumice myslimane- abuzon parimet dhe qellimit e fese islame, e cila mbeshtetet ne parimin moral te “paqes se mbrendshme” me veteveten per çdo individ, dhe ate te jashteme si pjesetar te nji shoqenie te gjane, te krijueme per arritjen e vellaznimit universal. Shprehja “umma” ne arabisht per bashkesi islame perfshine te gjithe pjesetaret kudo qe jetojne, pa dallim.
Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne, nji masaker e pabesueshme, e te gjithe ne emen te “islamizmit”. Kjo vetevrasje kolektive qe ka mbrapaskena politike ka krijue nji atmosfere anmiqsore ndaj “islamizmit” ne bote, megjithese as parimet as praktika e paleve luftuese nukkane gja te perbashket me “islamizmin” qe ata pretendojne me mbrojte-ose me “perteri”- tue reklamue “pastertine e shekullit 7” nji aluzion i viteve te Profetit Muhamed.Asgja nuk ashte ma larg nga e verteta se aktet kriminale te fondamentalisteve te çmendun te cilet gjithçka mund te jene, por jo ndjekes te besimit islam.
Ajo qe ngjet sot ne Lindjen e Aferme sidomosashte nji reagim i vonuem i viteve te gjata te kolonializmit europian qe shtypi boten arabe; nji reagim kunder “modernizmit” qe nuk pranohet nga shoqenite gjysem te zhvillueme te vendeve islamike; dhe nji tronditje qe para-lajmeron ndryshime rranjesore ne jeten dhe mendimin e popullsive te atyne vendeve – nji lloj “levizje protestante” e cila nuk ka gjete akoma Martin Luther-in e vet per percaktim dhe kodifikim, por nji levizje megjithate qe nuk do te ndalet deri sa te gjej pergjegjen e vet te plote. Historikisht, ky ashte nji process i gjate dhei pandaleshem! Le te mos harrojme luften 30-jeçare ne Europe!
***
Atmosfera “anmiqsore” mbijeton sot edhe ne kontinentin tone europian. Me gjithe perparimet e medha historike qe u arriten me formimin e NATO-s dhe krijimin e institucioneve europiane – me sukses te padiskutueshem sidomos ne ekonomi dhe mbrojtje te drejtave te njeriut – kohet e fundit kjo fryme ashte çfaqe ne formen e saj negative me fenomenin e “emigracionit”, dhe pranimin e “te huejve fatzez” nga popullsite vendese. Shembullin ma te ri e kemi pa me organizime kunder “gastarbeiter-ve” ne Gjermani, qe detyruen Kancelaren A. Merkel me fole fuqimisht, dhe ne nderin e Gjermanise, ne favor te pranimit e te perkrahjes se punetoreve te huej, emigrante.Ne Suedine demokratike digjet nji xhami nga urrejtja fetare.
Ne Greqi, kemi shembullin e shqiptareve te emigruem dhe trajtimin e tyne si “elemente te padeshirueshem”, qe detyrohen me ndryshue fene, me mohue gjuhen, me marre emna greke dhe me pranue Greqine si vendi i tyne, me kercenimin e debimit. Akoma te fresketa jane kujtimet tona te operacioneve “fshesa” kur dhjeta mijera emigrante nevojtare shqiptare deboheshin brutalisht nga vendet e punes ne Greqi, e hidheshin pa ceremoni ne territorin shqiptar, ku mungonte puna, dhe ku shteti nuk kishte mundesi me ushqye qytetaret e vet. Akoma sot, afer 600.000 emigrante shqiptare ne Greqi trajtohen si “te rrezikshem’ , nuk kane shkolla shqipe, dhe ata shume te paketa mbahen gjalle me ndihma vullnetare nga nji grup misionaresh shqiptare qe meritojne admirimin tone.
Vete Greqia sot po kalon vitet e veshtira te nji kaosi politik dhe nji kolapsi ekonomik. Organizata te “se djathtes” si “Agimi i Arte” kerkojne haptazi kthimin e diktatures se djathte me thekse admirimi per nazismin barbar. Nga “e majta”, partia Syriza reklamon haptazi nji Greqi komuniste me kerkese per dalje nga Bashkimi Europian.
Ne Spanje, Levizja Populiste Podemos ka qartazi tendenca autoritare, (ne se jo diktatoriale) qe tregojne shgenjim dhe lodhje nga demokracia liberale. Ne France, grumullimi post-fashist Le Front National ashte kunder tegjitheve, sidomos kunder emigracionit afrikan, me theks mbi popullsine myslimane. Prania, perhere ne rritje, e popullsise myslimane ne France, ashte kthye ne nji futboll politik qe sulmohet, ose perdoret si “monedhe shkembimi” nga partite politike te vendit per qellimet e tyne te dites. Ne Britanine e Madhe, The Independence Party, ngulmon ne daljen jashte Europes dhe mbylljen e portave per emigrante, sidomos nga ai i vendeve myslimane. Qindra, ndoshta mijera emigrante, refugjate pa fajin e tyne. mbyten ne ujenat e Mesdheut pa terheqe vemendjen e publikut europian “te qytetnuem”.Ne shqiptareve na kujton “tragjedite e Otranto-s” vetem pake vite ma pare. Ne Hungari, kryeministri Urban flirton me idene e nji rregjimi fashist, qendrim qe ka tradita te forta ne ate vend. Ne Itali, policia shperndane vazhdimisht demonstratat e neo-fashisteve nostalgjike qe helmojne atmosferen politike te vendit. Ne Serbi, fryma e Millosheviqit predominon.
Presidenti Xi i Kines ban thirrje “….te jemi gati per fitore ne rast lufte” thirrje qe shqeteson shume shtetet e vogla per rreth dhe helmon atmosferen e rajonit. Ne Rusine e Putin-it, po krijohet nji atmosfere qe njohim te gjithe, e qe sjelle vetem lufte e shkaterrime: shovinizmi rusomadh! Okupacioni brutal ushtarak i Krimese, dhe nderhymja edhe ma brutale ne Ukrainen lindore jane hapat e pare qe synojneri-krijimin e imperatorise sovjetike, nji burg popujsh jo-rus te nenshtruem me force. Per ironi te fatit, sot kujtojme thanjen e Karl Marx-it ne vitet e Luftes se Krimese (1856):
“Politika ruse nuk ndryshon. Metodat, taktikat, manovrimi mund te ndryshojne, por ylli polar i politikes ruse – sundim botenor- ashte yll i fiksuem. Ka vetem nii rruge qe duhet ndjeke ne marredhanjet me Rusine, dhe kjo ashte rruga qe nuk njeh friken”(korrepondenti londinez i gazetes The N.Y Daily Mail. Emni i tij: Karl Marx.Simbas The New York Times, 10 Maj 1973).
Nji ringjallje e kesaj utopie te rrezikeshme parashikon edhe mobilizimin e vendeve sllave, satelite te perjeteshme te yllit moskovit. Ketu qendron edhe shqetesimi i shqiptareve, me qe Serbia dhe Mali I Zi e shohin veten si pjese te kesaj perandorie (“kelyshet e moskovit” A.Gj.Fishta). Dhe te dy shtetet jane afer, shume afer Kosoves dhe Shqiperise.
Zhvillime aspak inkurajuese!
***
Atmosfera “anmiqsore” mbijeton sot edhe ne vendin tone.Ajo ka karakter politik dhe social. Per fatin tone, ajo nuk ka ngjyra fetare ose krahinore. Keto shenja tregojne nji “anmiqsi” sociale e perfaqesueme nga pakenaqsia e madhe e pa barazia ekonomike. Vorfenia dhe ata qe jetojne nen mesataren e nevojshme per nji jete me dinjitet, e qe jane shumica, rritet; ndersa klasa e privilegjueme, qe jane pakica, pasunohet çdo dite e ma shume. Hendeku qe hape kjo dikotomi e padeshirueshme perban nji rrezik social, ne se jo iminent, padyshimte paevitueshem. Ashte çeshtje kohe, dhe intensiteti.
Kjo nuk donte thote se nji rrezik social i ketill duhet te inkurajohet per arsye partizanie politike. Thirrjet “na udheheqni te vime atje (Tirane) me protesta dhe te heqim kreun (Qeverine) nga qyteti” jane thirrje te hapta per aksione violente, jane te paligjeshme, dhe sjellin vetem dam. “Me nji fryme revolte çdo dite me sfiden e sigurimit te bukes se perditeshme…” tingellon jo bindese kur deklarohet nga ish-qeveritare qe kane drejtue vendin per tete vjet me rradhe. Situata ekonomike e nji populli nuk permiresohet mbrenda nji viti, aq ma pak nga nji administrate pa eksperience.
Atmosfera publike e sotme ne Shqiperi nuk lejon nji qasje ma te arsyeshme per bashkimin e dy poleve politike kundershtare. E inkurajueme nga nji fitore elektorale qe tejkaloi edhe parashikimet ma optimiste, administrata socialiste ka tregue nji prirje te forte drejt monopolizimit te pushtetit me uzurpimin e pushteteve qe zakonisht jane jashte autoritetit te saj. Me nji shumice absolute ne Kuvend, kalohet nji legjislacion pa ose me pak diskutime, dhe ne mungesen e nji opozite qe bojkotoi per muej me rradhe. Ekzekutivi ashte mbushe me elemente partiake, verbenisht te nenshtruem ndaj kupoles se drejtueme me “dore te forte”, dhe qe ka marre mbi vete prerogativa qe i gezonte Kryetari i Shtetit, jo vetem ne sektorin civil por edhe ushtarak. Tashti, bahen perpjekje me sigurue nji maxhorance ne gjykatat e vendit, sidomos ne ata te nivelit republikan. Ndamja klasike, dhe e domosdoshme, e tre pushteteve ashte venite deri ne nji pikesa krijohet pershtypja se Shqiperia po rreshqet ne nji shtet monist. Kjo eufori monopolistike ka ndertue bazat per nji “arrogance te pushtetit”, qe nuk mund te jetoje gjate.
“Ndamja” e thelle pushtet/opozite ka krijue boshlleqe qe forca te treta, megjithese minimale, perpiqen me mbushe, dhe me sigurue nji rol sado te kufizuem ne kuadrin e jetes politike te vendit. Nji rast i veçante i ketij fenomeni ashte çfaqja ne publik e grupeve te nostalgjise diktatoriale me simbolin e tyne: imazhin e krykriminelit E.H., satrapit aziatik qe vendosi rregjimin e terrorit, frikes se pergjitheshme dhe urise.
Manifestimet e turpeshme –dhe te rrezikeshme- te ish komunisteve nostalgjike, tashti te moshuem –ne pritje te gjykimit nga nji Zot qe ata luftuen me ashpersi primitive- jane revoltuese aq sa edhe qesharake. Ne mesin e tyne, per fat te mire, nuk ka te rije e te reja, nji prove elokuente se apeli i tyne nuk gjen mirepritje ne breznine e rritun mbas ramjes se turpeshme te“diktatures se proletariatit” neShqiperi Kjo tregon se “nostalgjiket” jane ne grahmet e fundit te jetes dhe vepres se tyne, ne fund te nji udhetimi sa kriminel, aq edhe famekeq!
***
Keto fenomene negative ngrejne koken sepse Shqiperia akoma sot nuk ka pranue fajin publikisht; ajo jeton me ndergjegje te randueme. Kjo gjendje fluide me frikeson! Ne qofte se sot refuzojme me perballue demonet e se kaluemes, breznia e re do te pesoje rrjedhimet e pa evitueshme. Ata qe harrojne mekatin e tyne, e perserisin pa pushim.
Sot, shumica e qytetareve shqiptare perpiqen me dale nga rrethi vicioz qe i mundon vetem me hedonizem, me shijimin e te mirave materiale, pa kujdes per vlerat morale dhe shpirtenore. Dhe kjo, jo vetem ne Shqiperi. Disa gjejne rrugedaljen e tyne ne terrorizem, nji rruge pa dalje sepse nuk respekton shenjtenine e jetes njerezore, pa perjashtim. Perpjekjet e vazhdueshme e pikepamjet e paragjykimet e ofrueme nga forcat e medha te shoqenise konsumeriste jane mjaft efektive per rritjen e konformizmit, ndersa prirja me qene”i veçante”, i hapun per mendime jo-konvencionale, jo populiste, disident, shikohet si “herezi”…ose “don-kishotizem”. Megjithese, pikerisht aty ashte tharmi i nji jete te mirefillte, dhe i perparimit te mirefillte te shoqenise; pikerisht aty ashte nundesia e nji kuptimi ma te mire te botes ku jetojme, e gjetja e nji alternative anti-konformiste, te pranueshme, autentike, dhe gjithehere fisnike…!
Shqiperia ende sot jeton ne pellgun e padrejtesise se institucionalizueme. Edhe sot. ajo nuk gjen zanin e saj autentik, zanin e ndergjegjes njerezore. Ne Shqiperi nuk ashte ba “pastrimi shpirtnor”, rrefimi i ndergjegjshem e denoncimi i krimineleve ordinere komuniste.Si rrjedhim, kemi sot manifestime publike neo-komuniste. Ne Shqiperi nuk u hodhen bazat e nji shoqenie civile te qytenueme ku heshtja para krimit e shetitja e kriminelit ne rruget e katundeve dhe sheshet e qyteteve nuk lejohet, as nga qytetaret as nga pushtetaret te detyruem me ligje me mbrojte kete shoqeni. Akoma ma keq: keto akte banditeske te neo-komunisteve sponsorizohen nga “majat e pushtetit” dhe shpenzimet paguhen me fondet e shtetit. E çuditeshme deri ne çmenduri!
Shqiperia sot, jeton ende ne nji vakuum moral qe duhet mbushesa ma pare. Nji pastrim ligjor i paligjeshmenise ashte i domosdoshem.Ky vakuum ashte vecanerisht i dukshem ne arsim, ne tekstet shkollore per breznite e ardhme. Botekuptimi komunist ne vendin tone,fryma, mentaliteti, metodat, shprehjet e tia helmuese nuk janeçrranjose dhe vazhdojne me derdhe helm ne shoqenine tone.
Ne kete gjendje, nuk mund te shpresohet per nji zgjidhje qe lehteson plaget akoma te hapuna. Sot, femijte e viktimave te diktatures se kuqe mbeten vazhdimisht te pangushelluem, nuk gjejne qetesi, e jetojne perhere me friken e pertrimjes se terrorit e krimit ne kurrizin e tyne. Manifestime neo-komuniste rrisin kete frike, dhe forcojne ankthin e nji te neserme kercenuese. Manifestuesit neo-komuniste vrasin shpresen e te ardhmes ma te mire, ete jetes ma te qete, perte gjithe,,,! Pjesemarrja, direkt ose indirekt e “pushtetareve” ne manifestim ku lejohet adhurimi i satrapit aziatik ashte nji akt qe duhet denue rande!
Sot, ne Shqiperi, jane te gjalla kujtimet e burgjeve dhe kampeve te punes se detyrueshme, si te burgosun ose si te debuem, mbushe me burra e gra, pleq e te rij, kuadri monstruoz i te cileve helmon mendjen e ndergjegjen e çdo qytetari te ndershem me nji zemer te paster. Ne ato kampe debimi e burgje u dergjen e vdiqen te rijte idealiste, legjonet e studenteve te gjimnazeve te te gjithe qyteteve te Shqiperise, qe pa pretendime treguen vendosmenine e tyne me kundershtue murtajen e kuqe e vdekje-prurese. Sot, kane mbete vetem kujtimet e te gjithe intelektualeve guximtare te edukuem ne universitetet europiane, te gjithe kleriket e mire-informuem sidomos katolike, te gjithe ata qe refuzuen te “vallezojne” bashke me Neronin kur Shqiperia digjej flake; te gjithe qytetaret e katundaret, punetoret e bujqet te shgenjyem nga premtimet e te vorfnuem, malesoret kryenalte e te dermuem ne torture, pleqet pa shprese mbijetese ne burgje, te smuret qe vdiqen çdo dite pa asnji mjekim…. kujtimet e nji mase te gjane te burgosunish pa asnji arsye, turmat e pafajshme, te mbyllun mbrenda me plotesue “fuqine punetore” te planeve te çmenduna pesevjecare….
Sot jetohet me shpresen se e kaluemja e ferrit mbi token shqiptare nuk do te perseritet, kurr ma…kurre ma; se nuk do te arrestohen, torturohen, denohen e pushkatohen te pafajeshmit…kurre ma nuk do thyhen kockat e gjunjeve me çekan, nuk do te kalohen netet e gjata te dimnit te varun ne litar te ashper ne deget e pemeve ne oborre te e Sigurimit ose hekurat e qelive te burgut, ne shi e ne bore, me nji trup te çveshun lakuriq e te dermuem nga kerbaçi i “hetuesit”, gjysem te ngordhun nga denimi pa buke, pa uje, dite e nete me rradhe….ashtu si shoket e mi, ashtu si une! Kurre ma, kurre ma!
Para çfaqjeve te ketilla, poetesha Nelly Sachs, qe mbijetoi holokaustin shkruen:“Na lini, ne embelsi, jeten te rimesojme… /Mos na tregoni qen qe kafshojne…”
Do te ishte nji gabim fatal me harrue keto fakte kokeforta, e ne planifikimin e se nesermes mos me llogarite mundesine e daljes perseri ne skene te monstrit te kuq. Por do te ishte gjithashtu njilloj gabimne se refuzojme “…te jemi te afte te nxjerrim nga vuajtja, virtyte, e te krijojme ‘kulturen e vuajtjes’ qe popujt e zhvilluem e kane” (Visar Zhiti)
Me urimema te mira per nji Shqiperi me popull te zhvilluem, me paqe ne zemrat tona, me dashuni e meshire per fatkeqte, e shprese per dite ma te mira per te gjithe njerezimin!
Gezuar Vitin e Ri 2015!
Ridgefield,CT. USA,