LAS VEGAS (SHBA) – Drejtuesi i kompanisë ”Sony”, Kazuo Hirai falenderoi sot të gjithë ata që kanë mbështetur grupin e tij dhe kanë mundësuar publikimin e filmit “Intervista që vret!”, rrezikuar nga një sulm informatik masiv në fund të muajit nëntor kundër studios ”Sony Pictures”.
“Liria e fjalës, liria e shprehjes, liria e asocimit, janë kriteret bazë të ”Sony”-t dhe industrisë tonë të argëtimit”, theksoi ai në një konferencë shtypi një ditë para hapjes në Las Vegas të sallonit të përvitshëm elektronik publik ndërkombëtar CES.
“Ne jemi krenarë për partnerët që kanë qenë kundër përpjekjeve kriminale që kanë goditur ”Sony”-n”, shtoi Hirai, i cili foli për herë të parë publikisht për këtë çështje.
Pas një sulmi të rëndë informatik në fund të muajit nëntor, kompania ”Sony Pictures” anuloi daljen e filmit “Intervista që vret!”, që tregon një përpjekje për vrasjen e liderit koreano-verior, Kim Jong-Un nga CIA.
”Filmi është projektuar tashmë në 580 kinema të pavarura në SHBA dhe është i disponueshëm në disa shërbime video me kërkesë”, sipas Hirait.
“Dëshiroj të falenderoj të gjithë partnerët që e mundësuan këtë, media që ka mbështetur daljen e këtij filmi dhe ata që e kanë ndjekur këtë film”, shtoi ai.
Presidenti amerikan, Barack Obama premtoi disa javë më parë se SHBA-ja do të reagonte kundër Koresë së Veriut për sulmin më të rëndë kibernetik të kryer ndonjëherë në territorin amerikan, gjë që Pheniani e ka hedhur poshtë menjëherë.
CMIM NDERKOMBETAR PER DIETOLOGEN SHQIPTARE
Dietologia, Anila Kalleshi u nderua me çmimin “The International Award United Europe”, Austri/
Nga Albert Z. ZHOLI*/
Anila Kalleshi nuk ndalon së vlerësuari nga juri ndërkombëtare me çmime ndërkombëtarë për kontributin e dhënë në fushën e dobësimin e shëndetshëm për të gjithë personat që vuajnë nga obeziteti apo mbipesha. Në 30 dhjetor 2014 Anila Kalleshi u nderua me çmimin “The International Award United Europe “ me motivacionin për “Kontribut në zhvillimin e Integrimit Europian”. Anila Kalleshi ishte e vetmja përfaqësuese shqiptare e cila u nderua me çmim ndërkombëtar në Samitin e Liderve Ndërkombëtarë në ceremoninë e përvitshme të cmimeve Socrates në Pallatin Mbretëror Pallavicini organizuar nga Asambleja e Biznesit Europian . Ky çmim për Anila Kalleshin është një ogur mirë për 2015, ku ajo do vazhdojë të punojë me seriozitet e të ndihmojë të gjithë individët që kanë probleme me shëndetin. Anila Kalleshi është vlerësuar në Amerikë, Londër, Belgjikë, Itali, Zvicër, Paris etj..
Ku konsiston terapia që u nderua me cmim?
Si rezultat i kësaj terapie, klienti humbet 6-7 kg në 10 seanca të plota dobësimi dhe reduktim të perimetrit deri në 10 cm. Ky shërbim ka të bëjë me trajtimin e dhjamërave, shkrirjen e tyre në thellësi. Humbja ne peshe nepermjet aparaturave vjen si pasojë e djegies së kalorive. Shumë njerëz të cilët kanë tentuar humbje peshe përmes dietave te cilat nuk kanë qenë të suksesshme, do të arrijnë rezultatin qëkanë dëshiruar prej kohësh brenda një kohe të shkurtër. Shpeshherë paaftësia për të humbur peshë është e lidhur me toksinat kimike. Këto toksina eleminohen nga trupi gjatë përdorimit te aparaturave dhe humbja në peshë vjen në mënyrë të natyrshme ,në mënyrë të shëndetshme duke djegur kalori pa kryer aktivitet fizik të sforcuar .
Shërbimet që ofrohen tek “Anila Kalleshi’s Center” janë dobësim i përgjithshëm dhe lokal, rimodelim i trupit, detoksikim, tonifikim, drenim, trajtim anticelulit. Trajtimi konsiston në paketa prej 10 seancash ku një seancë zgjat 3 orë. Seancat bëhen çdo ditë, dhe trajtimi është intensiv. Terapia nuk konsiston në përdorimin e medikamenteve shkarkuese, si lasix (një medikament që përdoret për të sëmurët me hipertension, por që në kushte normale shkakton probleme serioze për shëndetin), çajërave të ndryshme, kapsulave, etj., të cilat kanë efekte anësore mjaft të rënda për organizmin.Në një seancë realizohen pesë proçese: dobësim, modelim, drenim, tonifikim dhe detoksikim.Në çdo seancë klienti humbet 1-1.5 kg.Natyrisht kjo nuk është një peshë reale dhe në 10 seanca të plota arrin të ruajë si peshë të humbur 6-7 kg. Proçesi i dytë është modelimi I cili ka të bëjë me rregullimin e formave dhe të pjesëve të veçanta të ekzagjeruara apo “të mbytura “ nga dhjami. Në këto zona problematike punohet dyfish në mënyrë që rezultati të jetë më i dukshëm në zonat problematike. Drenimi është një proçes tjetër mjaft i rëndësishëm pasi nuk lejon që dhjami të “ngurtësohet”,por e copëton në mënyrë që të jetë më e lehtë të dalë jashtë. Për personat me formë trupore ginoid (me shpatulla të ngushta dhe këmbë të trasha), ritensioni hidrik është një ndër faktorët kryesore të shtimit të peshës peshë, ndaj drenimi është një proçes shumë i rëndësishëm për këtë kategori klientësh. Pas procedurës së dobësimit , një rëndësi mjaft të madhe ka tonusi I lëkurës,ndaj tonifkimi bëhet pas çdo seancë në mënyrë që mos të kemi një mish të lëshuar. Ulja e tensionit te gjakut- Nxehtesia shkakton zgjerim te eneve te gjakut, duke rritur kërkesën e gjakut në lëkurë. Rritja e vëllimit të enëve të gjakut shkakton ulje te presionit të gjakut. Zemra juaj do të punoje me shpejt për të kompensuar kërkesën e rritur te gjakut në lëkurë . Kjo është arsyeja pse sauna ben një stërvitje të butë kardiovaskulare që është e krahasueshme me ecjen ne këmbë. Detoksikimi -Ne jemi të ekspozuar ndaj mjaft substancave toksike në jetën tonë të perditëshme . Lëkura nëpërmjet djersitjes ndihmon në eleminimin e toksinave dhe të metaleve të rënda nga trupi ynë. Ulja e tensionit të gjakut. I nxehtit shkakton zgjerim të enëve të gjakut, duke rritur kërkesën e gjakut në lëkurë. Rritja e vëllimit të enëve të gjakut shkakton ulje të presionit të gjakut. Zemra juaj do të punojë me shpejt për të kompensuar kërkesën e rritur të gjakut në lëkurë . Kjo është arsyeja pse këto aparatura bëjnë një stërvitje të butë kardiovaskulare që është e krahasueshme me ecjen ne këmbë. Aparaturat lehtësojne dhimbjen. • Dhimbja mund të lirohet përmes reduktimit të spazmave të muskujve. Dhimbja mund të përmirësohet nga hyperemia dhe vasodilatatacioni i prodhuar. KJo terapi ndihmon në reduktimin e infiltratit inflamator, edemës inflamatore dhe eksudate. • Qarkullimi i rritur periferik siguron transportin e nevojshëm për të ndihmuar në evakuimin e edemës, ndalimin e inflamacionit, qetësimin e dhimbjes dhe për të dihmuar shërimin e semundjes. Detoksikimi është proçes tjetër shumë i rëndësishëm pasi ndihmon në nxjerrjen e toksinave përjashta. Organi që përfiton më shumë nga saunat infrared është lëkura. Përmes lëkurës bëhet e mundur eliminimi i toksinave nga trupi juaj. Përdorimi i kremërave , deodoranteve, vajërave, qelizat e vdekura të lëkurës etj , bllokojne poret e lëkurës duke bllokuar mbeturinat në të. Nxehtësia nga aparaturat hap poret dhe djersitja largon toxinat dhe metalet e rënda nga trupi juaj. Zgjerimi i enëve të gjakut rrit sasinë e oksigjenit dhe lëngjeve në qelizat e lëkurës, pastron dhe eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe materialeve të tjera të dëmshme duke nxjerrë një shtresë të re të freskët me qeliza te shëndetshme. Lëkura juaj jo vetëm që do të duket dhe të ndihet më e re, por ajo gjithashtu do të funksionojë në mënyrë më efikase . Aparaturat të pajisura me INFRARED përmirësojnë sistemin imunitar. Nepermjet nxehtësisë rritet dhe temperatura e trupit tuaj, duke shkaktuar një ethe artificiale. Organizmi punon për të luftuar kete”ethe”, dhe sistemi imunitar forcohet. Shumë baktere dhe viruse mund të mbijetojnë vetëm në vargje shumë të veçanta nga rritja e temperaturës. Eliminimi e toksinave dhe mbeturinave të prodhuara nga djersitja intensive, bëjnë që rezistenca ndaj sëmundjeve të rritet. Në këtë mënyrë mund të dobësoheni dhe sistemi juaj imunitar do të përmirësohet. Studime të shumta tregojnë një reduktim të ftohjes me 30% në personat që frekuentojnë këto aparatura. Për një minutazh prej 30 minutash në këto aparatura digjen 900 kalori . Pas 10 seancave të cilat bëhen cdo ditë, bëhet i mundur dobësimi 6-7 kg , celuliti do të eleminohet dhe lëkura juaj do të jetë e tonifikuar. Kanotazh : 600 kalori Not : 300 kalori Vrapim : 300 kalori Tenis : 265 kalori Ciklizem : 225 kalori Golf: 150 kalori Ecje ne kembe :150 kalori Bowling : 120 kalori Maratonë : 593 kalori Përveç anës estetike , aparaturat arrijnë të realizojnë edhe një pjesë të mirë të problemeve shëndetësore që mund të shkaktohen nga mbipesha.Trajtimi në seancë ka të bëjë me trajtimin e dhjamërave dhe shkrirjen e tyre në thellësi. . Aparaturat në vetvete kanë të inkorporuar infrared, i cili penetron 6 cm nën epidermë dhe bën djegien dhe shkrirjen e dhjamërave. Sa për informim, rrezet e diellit ndahen në: dritën e diellit (që ka vetëm elementin viziv), ultravioletin-që janë rreze pjesërisht të dëmshme (rrezet e solarit- nëse kalohet minutazhi i përcaktuar mund të aktivizojë qelizat kancerogjene dhe mund të krijojë kancer të lëkurës) si dhe Infrared-i që ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve si artriteve, cefaleve, metatarsave, mpiksjeve të gjakut, sinusitit, asmës bronkiale, tendinitet, pagjumësinë, lodhjen, ankthin, stresin, lënien e duhanit dhe të alkolit,etj Trajtimi nuk ka efekte anësore. Nuk u këshillohet grave shtatëzëna, fëmijëve në zhvillim,personave qëjanë me dializë dhe atyre që vuajnë nga epilepsia.Trajtimi përmirëson dukshëm dhe pamjen e celulitit deri në zbehjen e plotë. Aparaturat që përdoren janë vibrosauna,magic line,space tunel, vakum, sauna, ultratinguj, infrared dhe eletrostimulator..Bëhet një analizë trupore ku merren të gjithë parametrat trupore si : indeksi i masës trupore, masa dhjamore, masa skeletore, masa hidrike, masa muskulore dhe metabolizmi dhe në sajë të këtyre treguesve bëhet një rregjim ushqimor i personalizuar i cili konsiston në marrjen e 5 vakteve por në reduktimin e sasive kalorike ushqimore.
*Falenderojme autorin qe e dergoi shkrimin per Diellin
Fan S. Noli dhe Koshienca Shqiptare
Me 6 Janar 1882 lindi ikona e Kombit shqiptar, themeluesi I Kishes Autoqefale Orthodokse Shqiptare, apostulli i dytë i shqiptarëve ,bashkethemelusi I Federates Panshqiptare te Amerikes “VATRA” , themelues I Gazetes DIELLI, perkthyesi, muzikologu, poeti, Kryeministri, diplomati qe anetaresoi Shqiperine në Lidhjen e Kombeve, FAN S. NOLI/
Nga Atë Arthur Liolin*/
Fan Noli ishte njeri i të gjitha kohërave. Tërë jetën, talentin dhe aftësinë e tij të pashoqe ai i vuri në shërbim të popullit shqiptar.
Në fe dhe letërsi, qeverisje dhe gazetari, studime skolastike dhe në muzikë, ai u përpoq t’i jepte popullit të vet – aq të vuajtur nën pushtimin shekullor – një bazë të shëndoshë për të rizbuluar identitetin kombëtar pas disa shekujsh shtypjeje dhe asimilimi kultoror. Në këtë drejtim, ai e përqëndroi tërë energjinë e tij intelektuale e shpirtërore me një vullnet të paparë në lëmitë ku ai e pa të domosdoshme, sepse ai e kishte kuptuar mirë thënien biblike: “një popull pa vizion zhduket.”Çdo pjesë e punës që bëri ai gjatë jetës përbën një përpjekje të vetme për ndërtimin e kombit dhe ngritjen e koshiencës kombëtare. Po përdor fjalën koshiencë, me qëllim për ta dalluar këtë kategori shoqërore nga ksenofobia e ligë që po u kërcënohet shumë shteteve tani kur po kalojmë në shekullin tjetër. Kjo përpjekje e Nolit në bërthamë çonte drejt bashkimit dhe afrimit dhe nuk ndante apo përjashtonte. Le të shohim disa aspekte.
Shqiptarët orthodokse po ballafaqoheshin me pengesa të mëdha në përpjekjen e tyre për të krijuar një kishë kombëtare në gjuhën e tyre, përpjekje kjo plot martirizime e sakrifica. Kështu, në fillim si prift në vitin 1908 dhe pastaj si peshkop, Noli vuri themelin e një kishe autoktone përmes përkthimeve dhe botimit të librave kryesorë të shërbimit fetar dhe duke frymëzuar Shpalljen e Autoqefalisë në vitin 1922. Për këtë, ai u quajt, pas Shen Palit, apostulli i dytë i shqiptarëve. Bash për këtë arsye, mbështetja që ai pati prej popullatës muslimane, katolike, protestane, hebreje si dhe asaj kristiano-orthodokse dhe bile edhe të mosbesimtarëve ishte shprehje e një bashkëpunimi kulturor midis tyre, që më vonë u bë standard për shoqëritë multi kulturore.
Në fillim të këtij shekulli, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria u gjend pa një arkivë kombëtare. Si një atë i urtë, Noli përktheu në shqip, në mënyre sistematike kryeveprat e autorëve dhe poetëve të mëdhenj botërorë, duke u shtuar atyre veprat e veta orgijinale, të cilat që atëherë vazhdojnë të jenë inspirim i intelektualëve tanë për të menduar, kompozuar, shkruar dhe krijuar në gjuhën e tyre të njësuar. Dimensionet kozmopolite të të menduarit, entusiazmi patriotik, ironia ideologjike dhe rrëfimi i thjeshtë karakterizuan gjuhën e tij, ndërsa me individualitetin e tij të madh dhe respektimin e parimeve në veprat e tij, me forcën tronditëse të luftërave të tij personale, të dyshimeve dhe epifanive u jepte shkrimeve të tij një vërtetësi çliruese: vulen e një njeriu të ndershëm.
Para më pak se një shekulli, vendet e banuara me mija vjet nga shqiptarët ishin ende pjesë te padefinuara të perandorive dhe konfiguracioneve gjeopolitike të huaja. Dihet nga të gjithë se gjysma e popullit shqiptar jeton tani jashtë kufijve të vërtetë të Shqipëris dhe se shumica është e privuar nga të drejtat më elementare humane dhe civile të mbledhjeve dhe të shprehjes së lirë. Meqë Shqipëria qe shndërruar në një korridor për fiset endacake dhe për ushtritë invaduese, banorët e saj shpesh reflektonin divergjenca kulturore. Por, megjithatë, ky popull antik mbeti kompakt dhe në thelb homogjen deri në ditët e sotme.
Si themelues i Federatës Panshqiptare Vatra dhe editor i gazetës “Dielli”, Noli prej viteve 1909 deri 1919 udhëtoë nëpër vende të ndryshme ku banonin shqiptarët dhe ku ata kishin të drejtë organizimi – një gjë që ishte mohuar në vendin e tyre autokton. Shtetet e Bashkuara ishin një nga këto vende që e mirëpriti Nolin. Këtu ai fitoi respektin e Presidentit amerikan Wodrow Wilson, më 1918, dhe përfaqësoi Shqipërinë në Gjenevë, më 1920, duke siguruar kështu futjen e saj në Lidhjen e Kombeve. Duke fituar admirimin e shokëve dhe respektin e bashkatdhetarëve të rinj të ndërgjegjshëm, ai shërbeu si anëtar parlamenti, ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryeministër: një karrierë diplomatike që do të kishte kërkuar një jetë të tërë për t’u përmbushur.
Një provë tjetër për orientimin, durimin dhe ndërgjegjen e tij qe mërgimi i tij politik, në vitin 1925, kur ai ia kushtoi jetën kishës së tij, studimeve shkencore dhe zgjërimit të veprimtarisë letrare. Muzika shqiptare, që kishte lindur nga temat antike të luajtura me instrumenta antike, ishte ende e lokalizuar dhe e kufizuar në ritualet e fshatrave. Kështu Noli u regjisrua në New England Conservatory për të marrë mësime në një fushë krejt tjetër. Duke kompozuar një Rapsodi Shqiptare dhe Uverturën Bizantine, ai u dha shqiptarëve shembullin se atë që kishin bërë të tjerët mund ta bënin edhe ata vetë. Nëse ai mund ta bënte këtë, nuk ishte pse mos ta bënin edhe ata. Ishte ky një mësim për kurrajo. Për këtë ai është njëri nga modelet kryesore për vendin tonë.
Në Shtetet e Bashkuara, ai pat studiuar historinë dhe shkencat politike në Harvard (1909-1912) dhe më vonë në Universitetin e Bostonit, gjithnjë duke u përpjekur për të bartur shpirtin e demokracisë dhe qytetërimit amerikan në tokën e të parëve të tij, duke arritur kulmin e përpjekjeve me reformën agrare që bëri qeveria e tij në vitin 1924. Në këtë kohë Shqipëria ballafaqohej me pengesa të mëdha që nuk lejonin ndryshime, si ekonomia e varfër, mentaliteti feudal, besnikëria ndaj klaneve primitive, numri i vogël i miqve dhe numri i madh i kundërshtarëve grykës. Kjo ishte një nismë e guximshme, që edhe sot na habit për nga trimëria dhe largpamësia. Qeverija dhe përkrahësit e tij pasqyronin më së miri diversitetin krahinor dhe fetar, që nuk ishte gjë e zakonshme në atë kohë dhe dëshmonte për tolerancën dhe zemërgjerësinë e të gjithë udhëheqësve shqiptarë të këtij zgjimi kombëtar të shqiptarëve. Gjatë tërë kohës Nolin, kuptohet për interesate e veta, shumë e shpallnin si të vetin, por kurrë nuk u bë vegël e ndonjërit.
Nuk ka dyshim se kishte edhe kontradita të brendshme në këtë eksperimentim fillestar të lirisë dhe të një qeverisje iluministe. Realiteti politik i kohës, mungesa e një baze të përshtatshme arsimore, pavendosmëria e tij që menjëherë të formonte një bazë kushtetutare, mbështetja e tij vetëm në mjeshtërinë diplomatike dhe presionet e panumërta nga jashtë ishin gabime të trashëguara, që pengonin suksesin e menjëhershëm. Duhej kohë, dhe kohë ai nuk pati.
Sidoqoftë, qeveria e vitit 1924 qe fillimi: një Pranverë e shkurtër por e ndritur që edhe sot frymëzon zemrat dhe mendjet e atyre që aspirojnë një Shqipëri të lirë, demokratike, të lulëzuar dhe të barabartë, me besim të plotë në vetevete, por gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me fqinjët e ndershëm në rajon, në kontinentin e saj dhe në tërë botën… Një Shqipëri që e respekton vendin stërgjyshor, por mbron edhe parimet universale të drejtësisë…Një Shqipëri e zellshme për të rritur potencialin e saj ekonomik, por dhe e vetëdijshme për grykësinë njerëzore, shfrytëzimin dhe mungesën e përgjegjësisë ekologjike….Një Shqipëri e udhëhequr nga prijës të aftë dhe të besuar, por që në të njëjtën kohë i japin llogari parlamentit dhe elektoratit të tyre…Një Shqipëri që respekton lirinë e besimit dhe diversitetin fetar, por që nuk lejon fanatizmin eksklusiv…Një Shqipëri që përkran talentin dhe ëndërrat e qytetarëve të saj plot vitalitet, por që edhe pranon parametrat e provuara nga koha të ligjit kushtetues dhe të konventave ndërkombëtare.
Por ky synim i vlefshëm ka edhe çmimin e vet. Bashkë me lirinë vjen edhe detyra. Me krenarinë kombëtare duhet të vijë edhe përgjegjësia. Me dëshirën për tokën dhe pasurinë personale duhet të vijë edhe shpirtgjërësia dhe synimi personal duhet të përputhet me mirëqenien e përgjithshme.
Në fund të fundit, këto janë çështje të ndershmërisë dhe të drejtësisë, të mëshirës, të trimërisë dhe të mikpritjes. Të koshiencës. Këto janë çëeshtje të etikës dhe moralit që përbëjnë ndërgjegjen e një kombi dhe popullatës së tij. Të gjitha sistemet jetëgjata demokratike kanë këtë element të domosdoshëm për bazë. Noli e dinte këtë dhe, mu për këtë, u mundua ta kultivonte në të gjitha fushat e lartepërmendura.
Republika e Shqipërisë sot, me udhëheqësinë e saj ekzekutive dhe gjykatën, qytetarët dhe diasporen, klerikët dhe fermerët, minatorët dhe mësuesit, tregtarët dhe mjekët, ushtarakët dhe intelektualët, shumicën dhe pakicën e saj ka detyre para gjeneratave të ardhshme dhe vetvetes të shfrytëzoje shansin për ta mbushur jetën e tyre me liri, siguri dhe nder.
Duhet të jemi të bindur se realiteti demokratik i Shqipërisë sot ende mbetet të përceptohet plotësisht, të absorbohet plotësisht dhe të zbatohet plotësisht. Është gjithashtu e qartë se ky proces filloi vetëm para ca vitesh dhe si i tillë nuk mund të mohohet. Janë të shumtë ata që përjetuan çnjerëzimin dhe manipulimin në mungesë të demokracisë. Pavarësisht nga provat dhe sfidat që duhet të përballojnë koshienca dhe vullneti i këtij vendi, ka shenja shpresëdhënëse se populli shqiptar po përpiqet t’i tejkalojë pengesat e mëdha dhe të sigurojë vendin e tij të merituar në këtë botë.
Qeveria e Noit e vitit 1924 ishte faza e parë dhe do ta ruajë përherë vendin e saj si lajmëtar i idealit demokratik në Shqipëri. Prandaj, Fan Stilian Noli do të përkujtohet jo vetëm për veprimtarinë e tij voluminoze dhe përpjekjet e tij në emër të interesit kombëtar të atdheut. Noli përkujtohet sot sepse ai ndihmoi në hedhjen e themeleve të gjera të një qëllimi kombëtar të bazuar në kultivimin dhe vlerësimin e asaj që vlerësohet nga i gjithë njerëzimi. Duke bërë këtë, ai nderoi veten, popullin e tij dhe Zotin e tj.
*“Kumtesë e mbajtur në Tiranë, me rastin e 70-vjetorit të Qeverisë Demokratike të vitit 1924 nga I Përndershimi Atë Arthur Liolin Tiranë, 15 Qershor 1994
Hoteli ku bujtën poetet
Nga Gëzim Llojdia/
1.Hoteli ku bujtën poetet, një ngrehinë përkarshi detit në Ujë të Ftohtë. Deti-pasqyra ku tejqyrët fytyra:mërmërima dimërore. Valët këtë natë hepohen. Lëkundje sizmike.
Llaftari dimërore. Copëra, rrëzimi. Dhimbje,lotësh. Harrimi. Poetët të menduar nëpër karrige. Bustet-Trëndafila të drurëve të harruar.
Jemi në ditën e fundit të takimit poetik. Poetët. Të bëhen një shpirt,një trup e të jenë të pajtuar ?Kurrsesi. Dje u grindën me Nasen. Kanë mugulluar kohët. Nëpër akullime. Sythe-buavitur. Trajta habitore thellësisht të habitur. Eh Nase miku im!Nasja vë duart në zjarr.
-Aliu, thotë është liriku më i zëshëm.
-Jo them unë. Lasgushi është.
Poetët ndizen dhe mërmërisin vargimin e lirikut Ali.
………………….
Një vështrim i arratisur/Nga qepallat e qendisur/Ku është shpirti im skalisur,
Nga dy syt’ e zez të tu/Vjen me thotë ashtu-kështu!Më thot’ jo edhe më ndez
Më thot’ po edhe më vdes/Nata zgjatet edhe zgjatet/Ah kjo nat’ me or’ nuk matet!E un’ mbetem duke lutur/Lutem yjeve të këputur.
…………………………………..
do të thot’ një fjal’ në veshë:/do të them në veshë një fjalë…/nuk është fjal’ por është valë,/që nga shpirti del e vjen/dhe në zemër vjen e zjen,/me rrëmbim e me tërmete,/e më bënë që s’jam në vete..
Myrteza M. :Kur Aliu në udhë ,gratë dhe vashat thërrisnin prapa qelqeve të penxhereve:Hej shikoni po del Ali Asllani…Zhurmë poetësh, elipse fjalësh. Sërish lirikat e Aliut.
…………………………….
Ti përherë në shtëpi/dhe përhera puth e pi/Pi e puth/si një zog i zën’ në kurth/përpëlite nëpër odë,/mbush një godë e zbraz një godë/dhe me fletë për poezi/Përgëzohem or’e ças,/nga një bot’ në tjetrën shkas/rreth për ty me zotin flas!/Syri puthet, gota pihet,/numri tyre s’mund të dihet,/kurse zemrat dashurohen,/gotat puthjet s’numërohen!/Un’ kam vjershën edhe pijen/po je ti që u jep shijen/pija ime, shija jote un’i gjithë hija jote!
………………………………….
Unë :Një bust dhe emri i poetit dhe pushtetarit Ali Asllani u vendos në një shkollë të mesme në një qytezë të vogël të Labërisë buzë lumit Shushicë. Ali Asllani qëndron 10 km larg vendlindjes së tij,fshatit Vajzë ku lindi i ati. Gjithmonë përpara Bashkisë, ai kishte urdhëruar që të punonte një lustraxhi,kurse brenda në korridor,të vendosej një gardërobë me disa xhaketa e bluza. Dhe kushdo që do të shkonte për ta takuar Kryetarin e Bashkisë,duhet ti fshinte këpucët dhe ti lyente me bojë,aq sa ato mbanin. N.q.s qytetari nuk kish mundësi të paguante llustraxhinë,atë e paguante Bashkia nga fondi i saj,dhe pastaj sipas kohës dhe nevojës vishte dhe një xhaketë,e shkonte për të takuar Kryetarin,Ali Efendinë. Dalë nga dalë, qytetarët filluan ta kuptojnë dhe në takim me të shkonin më të pastër dhe të veshur më mirë,sipas edhe mundësive që kishin. Ali Asllani i vendosi këto kushte,jo vetëm se ato ndikonin në rritjen e kulturës qytetare,që atëherë ishte shumë e nevojshme,por edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët,se në ato zyra të shtetit,që iu zgjidheshin problemet dhe hallet,që iu mbrohej prona dhe iu garantohej dhe jeta,të shkoje i rregullt,ti doje e respektoje ata nëpunës e pushtetar,sepse doje dhe respektoje shtetin tënd që ahere ndihej shumë nevoja e tij. Ishte ky qëndrim dhe ky preokupim i Ali Asllanit që institucionet në qytetin e Vlorës,të funksionin normalisht, e të ecnin në rrugë të mbarë,duke i zgjidhur më së miri,hallet e problemet që kishin në atë kohë,Vlora dhe qytetarët e saj. Prandaj ishin të shumtë e përditë jo vetëm banorët e qytetit të Vlorës, por edhe banorët të fshatarëve të rrethit,që përherë shkonin të takonin Ali Asllanin,Kryetarin e tyre.
Kaq për poetin,lirik dhe pushtetarin e diplomatin Ali. Fryrje sythymesh. Shpërthim sizmik lulërish. Ngazëllim masiv. Ethe. Ehe plot zhaurimë. Lot,poezi.
I.Mborja:Kur pyesnin Lasgushin çfarë je :përgjigjej- jam poet.
Mirëpo cila është poezia Lasgushit:
Mi zall të pyllit vjeshtarak /Dremit liqeri pa kufi, /Ay ndaj fundesh u përflak /Posi me zjarr e me flori /posi me flake u ndes e kroj, /E vetëtiti plot magji,/E ylli i ditës perëndoj /Në qetësi dhe dashuri /Tashi po shuhet nën mal/Qytet’i ngrysur ne zi. /Po ndizen yjtë dal-nga-dal /Plot bukuri! plot fshehtësi!/Në këtë çast perëndimor, /Ndaj po më dehen sytë e mi, /Kuptoj si shpirtin vjershëtor /M’a frymëzon nja mall i ri.
Unë them se këto: Elipse rrathësh,agojnë shenja fjalësh. Pjesët e ngrira,do të shkrihen. Prej mahisë. Ari qelqor,ndrinë nëpër lëfyte. E bukurisë. Lasgushi Hyjnor.
2.
Hoteli ku bujtën poetët në stinë dimri. Dimri ka ,zgjatimet e tij. Krahët, trupi ,këmbët . Pushteti i ftohtësisë ,që shtrihen në hapësirën gjithkund. Zbritur prej hapësirës,si rrathët,që shtohen në sipërfaqe uji. Frymëmarrja e ngadaltë e shtruar,e qetuar.
Dimri. Në mos është,ka pjesë nga lugati. Ky zemërkeq me piskama uluritëse si lukuni ujqish të xhindosur,që hënën në mos vërtetë,copë-copë do ta bënin. E kërrusur nata. Shira tërbimi. Stërbimi. Dëborë, akullim,cingërimë. Dimri maskarallëk,por si sinonim i afrohet fjala fukarallëk. Ftohtë tej hapësira. Ne jemi shtruar rreth tryezës për vaktin e darkës. Pyesim krijuesit Sabiti,Ganiu,Haziri sa orë u duhet për tu kthyer në Mitrovicë?Rreth 6 orë shtonë Sabiti.Nga udha e kombit.Poetet e tjerë mblidhen rreth tryezës. Samiu është avokat- poet ,Xhelal Tosku vetëm poet. Beatrice Ballici mësuese –poete,Iliri nga Elbasani piktor,një ese e tij lexohet këndshëm,bënë llaf për tradita dhe folklorin lab. Bardhyli fabulist .Virgjili ka shkruar edhe vargje poetike.”Kryqtari i fundit” ia ka dedikuar Skënderbeut,është shitur në Kanada,SHBA,Evropë. Në vitet viteve ’80,pra shekulli i kaluar lajmet tek i vetmi stacion që emetonte lajme i ndiqnin përmes zërit të këtij artisti të mrekullueshëm.
Nëse do të pyesje Xhelalin:Çfarë je. Përgjigja është e lexueshme.
-Jam poet. Aty nga mesi i viteve ’80,një brez i ri poetësh u shfaqën nëpër faqet e periodikëve letrarë. Mes tyre tek ‘Gazeta” Zëri i rinisë” kujtoj edhe emrin e një poeti .Ai vinte nga qyteti i vogël kur këmbeheshin trenat për në destinacionet e jugut dhe në juglindje të vendit. Xhelal Tosku është poet i formuar. Ai do të jetojë vetëm me poezinë. I përkushtuar asaj magjie qiellore. Nga ajo strehë shkon e vjen përherë shpirti i tij. Si gurët e rrallë të smeraldit,që shkëlqejnë në errësirë,dritëza e poetit ndriçoi vende, që nën mjegull bënin jetën me shpirtin në errësirë.”Minierat e shpirti ,prodhojnë diamante të rrallë”.
Në perëndim, i quajnë të marrosur sigurisht pas fletëve,të hutuar gjithë kohës dhe të tjetër soji njerëzor .Një studiues kosovar thotë se ky: Parisi i madh ka fare pak dyqane libri,tregues poezia po zhduket vetëm në Shqipëri e Kosovë po lulëzon vrullshëm. Aq i fuqishëm është potenciali i tyre shpirtëror dhe pjellja e tyre shpirtërore,pra poezia e atij soji saqë shpesh quhet si produkt i frymës hyjnore. Në oborrin e krijuesve poezia është lulja erëmirë,lulja erëmirë nxori polenin e artë,por era i nxori shenjtoret nga kahu i lindjes në perëndim,herë me era jugore të bardha,herë me shtegtarë të hutuar,që në thelb përbënin shenjtorët e ndërlikuar,që si fundmi u thërrasin shkurt poetë.
Poezi nga Xhelal Tosku- Gjeneza në Pijetore/në fillim ishte fjala/tha ai/pas fjalës një kokërr mollë/thashë unë/pas mollës Adami dhe Eva/tha ai/pas Adamit dhe Evës kjo botë shkërdhat/thashë unë/dhe botën e kthyem që të dy me fund.
3.Ditët poetike janë dëshmi e manifestimit poetik. Pas tri ditëve poetët bëjnë gati bagazhet. Nesër hoteli ku bujtën poetët buzë këtij deti jugor do të jetë boshë .Poetët largohen nesër. Nuk ka agjenci udhëtimi si dikur por gjithsecili në hesap të vet. Çfarë do të bëjë deti,paskëtaj sigurisht do të vajtonte kohën e shkuar. Ujërat dallgëzonin. Ikën poetët,kurrkush nuk i pa,si ikën. Pika e lotit mbeti mbi hapësirën pa skaj të këtij deti.
4.Raca e Poetëve po rrallohen. Në vitet e fundit poetët,shkrimtarët e qytetit jugor Ferhat Çakërri, Anastas Bita, Fadil Zeqiri, Miliano Stefa shkuan definitivisht në qytetin e heshtur të varrezave publike .Në ftohtësinë e tokës së Babicës shkuan këtë fund vere në botën e parajsës, poetët Petrit Qejvani dhe Jonida Osmani. Rrallohen poetët, rrallohen shitoret e librave në botë. Mirëpo dihet, poezia është bijë e parë e bukurisë hyjnore,a do të na lërë vërtetë Zoti pa të?
NJOFTIM NGA PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT NE SHBA
Te shtunen do te perkujtohet ne Kew Gardens New York, Gjenenerali Abaz Kupi/
Partija Levizja e Legalitetit, Dega e SHBA-se, ne bashkepunim me familjen Kupi, ka nderin te njoftoje komunitetin shqiptar, entet fetare dhe politike,mbreteroret shqiptare, anetaret e Partise Levizja e Legalitetit, miqte dhe dashamiret e familjes Kupi, se edhe sivjet, si cdo vjet, diten e Shtune me date 10 Janar 2015, ne oren 12:00 pm do te mblidhemi tek varri i Gjeneral Abaz Kupit, ne varrezat Maple Grove Cemetery, ne Kew Gardens New York, per te perkujtuar 39 vjet…orin e vdekjes se keti udheheqesi te madh te nacionalizmit shqiptar, njeriut simbol te beses ndaj atdheut, themeluesit te Organizates Kombetare “Levizja e Legalitetit”, politikanit te pa kompromis, besnikut te pashoke ndaj Mbretit Zog dhe mbi te gjitha organizatorit te rezistences antifashiste te 7 Prillit 1939, Kryetarit tone dhe heroit kombetar, Abaz Kupi!
Tubimi do te mbahet ne oren 12:00 pm ne adresen e meposhtme:
Directions
127-15 Kew Gardens Road, Kew Gardens, The New York Times 11415
Telephone: 718-544-3600, Fax: 718-544-2227
Te gjithe Shqiptaret jane te ftuar dhe te mirepritur.
Mire se te vini.
Kryesia e Partise Levizja e Legalitetit per SHBA.