• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PESË PREDIKATARËT MA TË MËDHEJ TË KLERIT KATOLIK SHQIPTAR NË SHEKULLIN XX

January 4, 2015 by dgreca

■1945 – 1950 Pushkatohen dhe zhduken 5 kolosët e mendimit Atdhetar, Fetar…
Nga Nga Fritz RADOVANI*/
I-At Anton HARAPI O.F.M. (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946)
■Asht lé me 5 Janar 1888 në Shirokë, pranë Shkodres. Studimet e nalta i ka ndjekë në Salzburg, e mandej Schwaz e Villach të Tirolit të Austrisë, ndërsa studimet teologjike i ka krye në Romë. Në vitin 1910 kthehet në Atdhé dhe shugurohet Meshtar tue plotsue kushtet e Urdhrit Françeskan O.F.M., në Shkoder. Besnik i Idealit “Atdhé e Fé”!
■Asht organizator ndër tre bajrakët Hot, Grudë e Triepsh i Memorandumit të përgatitun nga Ai vetë në vitin 1918, që Paria e Maleve i dorzoi komandantit francez në Shkodër. Në bashkëpunim me Luigj Gurakuqin dhe At Fishtën, harton një peticion të nënshkruem nga 200 përfaqësues të tre Bajrakëve, drejtue përkatësisht Konferencës së Paqës në Paris, ministrave të jashtëm të ShBA, Anglisë, Francës dhe Italisë. Asht nisiator dhe formoi grupimin “Ora e Maleve”. Kjé bashkëpunëtor dhe nismëtar edhe i botimit të fletores me të njëjtin emën. Në vitin 1925, arrestohet pak kohë nga A. Zogu, dhe shkon profesor në Liceun “Illyricum”… Nga vitët 1930-1936 asht drejtor i “Hyllit të Dritës”, si shkruejnë dhe gazetat “Posta e Shqypnisë” e “Zani i Shna Ndout”, ku për shtatë vite mbuloi rubrikën me mendime filozofike popullore “Thâna e thâsha”.. Në vitet pasuese asht predikues i palodhun i vlerave, parimeve, kulturës së krishtenë dhe Atdhetarisë.
■Edhe mos të angazhohej për Shpëtimin e Atdheut, në vitin 1943 me Rregjencën Shqiptare, At Anton Harapi do të pushkatohej nga komunistët para datës 20 Shkurt 1946.
■Asht orator, mendimtar, dijetar, shkrimtar, organizator, trim dhe parashikues i dalluem në mendimet e Tij, në lidhje me t’ ardhmen e njerzimit mbas Luftës II Botnore:
“SHQIPNIJA U FITUE ME GJAK; ME GJAK EDHE PO MBAHET E ROBNUEME. DO TË VIJ DITA E, ME PAQË E DREJTËSI DO TË FITOHET !” (Shkurt 1946.)

II. Imzot Gaspër THAÇI (23 Janar 1889 – 25 Maji 1946)
■Asht lé në Shkoder me 23 Janar 1889. Studmet e nalta i ka krye në Insbruck të Austrisë dhe shugurohet Meshtar në Shkoder me 21 Shtator 1912.
■Me 8 Dhjetor 1912 ngriti Flamurin Kombtar në Qelzë, ku shërbente si famullitar.
Mbas vdekjes së Imzot Lazër Mjedjës, emnohet Argjipeshkëv metropolitan në Shkoder, ku mbas vitit 1944, përballet me diktaturen komuniste. Në muejn mars 1945, dy javë mbas pushkatimit Don Ndre Zadejës, nuk pranon me pritë Mehmet Shehun. Asht thirrë nga Enver Hoxha bashkë me Imz. Frano Gjinin, atë kohë Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, për me pré mardhanjet me Vatikanin, po nuk kanë pranue.
■Në kushte izolimi, me 26 Maji 1946, mbyllë sytë nga një smundje e randë.
■Sigurimi komunist organizon të gjitë agjentat e vetë me pengue me çdo kusht funeralin, pjesmarrjen e qytetarëve e të rinisë shkodrane në vorrim të Argjipeshkvit të paharrueshëm për të gjithë qytetin. Studentët katolik të gjimnazit të Shtetit kërcejnë nga dritarët për me shkue në Kishën Kathedrale, ku do të thohej Mesha solemne me korin e drejtuem nga Prenkë Jakova dhe muzikanti At Filip Mazrreku. Vetë Regjenti Apostolik Imzot Frano Gjini, drejtonte ceremoninë. Vorrimi u ba në Kishen Katedrale. At Konrrad Gjolaj do të shkruejnë se: “Punën e bame deri at’ ditë me rininë, ia prishi një arkivol!”
■Edhe Neroni që ka djegë Romën ka një vorr në Itali. Ndërsa, tek né në Shqipni, në vitin 1967 hapën vorret e Atyne që kanë vue thëmelet e qytetnimit Evropjan dhe komunistët ua tretën Eshtnat e Tyne… Ashtu si u veprue me të gjithë Ata që janë pushkatue, dhe u zhdukën nder hetuesi u veprue edhe me Imz. Gaspër Thaçin…

III. Don Lazër SHANTOJA (7 Korrik 1891 – 5 Mars 1945)
■Asht pinjoll i një familjes së vjetër shkodrane. Studimet e nalta i ka krye në Insbruck t’ Austrisë, dhe në vitin 1915 shugurohet Meshtar. Asht njohës i shumë gjuhëve të hueja, dhe shkelqen si orator, publiçist, stilist i rrallë, filozof dhe politikan, që për hirë të çeshtjes kombtare, gjithmonë në prizmin e bashkimit Trojeve Shqiptare, sakrifikon edhe jeten në moshen 54 vjeçare, mbas një masakrimi të pashoq nga terroristët tue u ngritë në panteonin e Atdhetarëve Shqiptar si “Martir’ i Parë i Klerit Katolik Shqiptar, me 5 Mars 1945… Pushkatimi i Tij ishte një “dëshirë” e Nanës së Tij, e cila kur e pau në një birucë të cunguem kambësh, dhe të zhytun në pisllek iu lut katilëve komunistë: “Aman, ju lutem, ma vritni djalin, mos e leni me vuejtë kështu!…” Ata ia plotsuen “dëshiren”…
■Në 1919 provoi burgun nga italianët. Në 1925 provoi burgun e A. Zogut… Gjithë jeten e kaloi në mërgim, po gjithmonë me mend, zemer dhe veprimtari pranë Atdheut.
■Si orator la mbresa të pashlyeshme ndër të gjitha vendet ku i shkeli kamba, jo vetem në Shkoder apo Tiranë, po edhe në Vlonë e të tjera qytete, ku pat rasen me u folë Shqiptarëve në ditë Feste e morti… Fjala e Don Lazrit në vorrimin e Avni Rustemit, asht një nder perlat letrare të Shantojës, ndonse fanatikët anadollakë mundohen me e harrue.
■Në vitin 1924 mbetë padyshim publiçisti ma i persosun dhe i pakompromis në
veprimtarinë Atdhetare, me artikujt dhe satiren e Tij në gazetën “Ora e Maleve”.
■Don Lazer Shantoja asht ndër letrarët ma modern të letersisë sonë.
■Në 1945, kur u arrestue tha: “As ma pak e as ma shumë se ajo që kam dijtë me kohë, se komunistët janë veç tradhëtarë!..” (D.L.Shantoja, Sheldijë 26 Janar 1945).
■A mundet kush sot, mbas 70 vjetësh me provue të kundertën?
■Yjet e Kombit nuk shuhen me ujë, dhe as, nuk mbulohen me baltë!

IV. Don Ndré ZADÊJA (3 nandor 1891 – 25 Mars 1945)
■Asht lé me 3 Nandor 1891 në Shkoder. Studimet e nalta i kreu në Insbruck të Austrisë. Me 26 Prill 1916 ka thanë Meshen e Parë tek Kisha e Zojës pranë Kalasë.
■Don Ndreu ishte shumë i rij kur pena e Tij filloi me shkelqye jo vetem si klerik, po edhe letrar, dramaturg, prozator dhe poet. Asht i njohun ndër tre letrarët botnor, me letren që i ka dergue At F. Cordignano S.J., jezuit italian që guxoi me fye Shqiptarët.
■Me 16 Gusht 1944, ditën e Shna Rrokut, në Shirokë paralajmon: “Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju o të rij. Një rê e zezë ngarkue me ideologji të kuqe po dyndet mbi krenat tona. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë s’keni për të pasë shka me i ba, veç me i bajtë e me sprovue të këqijat, se përveç të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin”. Ishte predikatar që fjala e Tij trokiste në zemrat e rinisë Shqiptare!
■Ja disa thanje të Don Ndreut: “Sot ka edhe nga ata që thonë se nuk e njohin Flamurin Kombtar, nuk ngrihem në kambë për Hymnin e Shqipnisë. Ka pasë edhe në 1912 të tillë – ka pasë që donin përsëri gjysëmhanën e jo, Shkabën tonë madhështore…
Po për fat të mirë ka pasë shumë e ma shumë, ka përsëri sot e do të ketë në jetë të jetëve, nga ata që kanë kenë e janë përsëri gati të flijohen për “Ruben e kuqe”, Flamurin tonë me shkabë.” Dramat e Tij ishin Atdheu, Feja e Gjergj Kastrioti. Prandej, edhe…
■U arrestue… U torturue… I lidhun përdore me Atdhetarin Prek Cali… U gjet tek Muri i Gjakut nën çinar… Askush nuk ndigjoi një fjalë prej “gjyqit” Tij… Ishte i dyti Klerik Katolik Shqiptar që po pushkatohej në Shkodren e Martirizueme. 25 Shkurt 1945.
■Para pushkatimit tha: “Shqipni, moj mizore, çka të baj ma shumë për ty..?!”

V. Don Kolec PRENNUSHI (1 Janar 1902 – 2 Korrik 1950)
■Ishte i pesti klerik katolik i Familjes Prennushi, në Shek. XX. Asht lé në Shkoder me 1 Janar 1902. Studimet e nalta i ka perfundue në Linz të Austrisë, dhe u shugurue në Shkoder Meshtar, me 25 Qershor 1925, Ditën e Zemres së Krishtit…
■Zotnues i disa gjuhëve të hueja, qyshë i rij perkthyes dhe letrar modern.
■Ka shkrue libra me karakter filozofik dhe teologjik: “Zoti Asht”, “Rrimë shtremt e flasim ndrejt”, “Për Krishtin o kunder Krishtit”. Në vitin 1941, zen vend në Letrarët e Antologjisë Shqipe, “Rreze Drite”, me prozen “Të vershuemit”.
■Ka shkrue artikuj edhe me pseudonimin “Mujs Polemi” në revistat: “Zemra e Krishtit”, Hylli i Dritës”, “Cirka”, “LEKA” etj.
■Ishte i vetmi Shqiptar, që ftohej nga Jezuitët e Shqipnisë per leksione fetare me rasën e ushtrimeve shpirtnore në kuvendin e tyne.
■At Zef Valentini S.J., e ka cilësue: “Il futuro Cardinale d’ Albania”.
■Në vitin 1948 arrestohet nga komunistët dhe torturohet per 11 muej në hetuesi.
■Në nandor 1949 Don Koleci, lirohet dhe ngarkohet për me “aprovue” “Projekt Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”. Merr pjesë në dy mbledhjet e përgjithshme të klerit dhe paraqet haptas mendimet e veta në Argjipeshkvinë e Shkodres në dhjetor 1949.
■“Këta do të na kërcnojnë se do të mbyllin kishat tona, në kjoftë se na nuk miratojmë këte projekt- statut kështu si asht këtu. Ky projekt-statut nuk duhët miratue prej nesh se, edhe mbas miratimit të tij këta kanë me i mbyllë kishat prap se prap. Jam i sigurt se do të na thonë se do t’ju vrasim, por asht ma mirë me ba shka kanë ndër mend sot se ma vonë. Lè të na vrasin ma mirë sot me faqe të bardhë, sësa me firmue këte dhe nesër prap kanë me na mbytë por, na do të vdesim me faqe të zezë. E, na, nuk duhët me harrue se me këta na jemi hupë se hupë. Komunistët kështu kanë ba ku e kanë marrë pushtetin, në Rusi, në Spajë e kudo. Na nuk jemi të parët që nuk po i njofim se kush janë….Këta janë gjithkund njisoj…!” (At K.Gjolaj në librin “Çinarët”, fq.125).
■Don Kolec Prennushi ka vdekë i shkatrruem nga torturat me 2 Korrik 1950.
***
■Me siguri kjo temë në të ardhmen asht një liber në vete. Kjo i perket Rinisë!
■Sot unë, vetem holla një gur si shenjë aty ku duhen hapë e vue thëmelet!
■Këta predikatarë caktoheshin përpara festave të mëdha me folë ndër Kisha, ku rinia vershonte me ndigjue temat filozofike që ata trajtonin me një oratori të rrallë.
■Asht e vërtetë që Enver Hoxha zbatoi me përpikni të gjitha vrasjet që urdhnonin serbo bolshevikët e Titos, dhe zhduku ajken e Klerit Katolik Shqiptar në vitët e para të vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipni, po edhe sikur këta kolosë të mos vriteshin që në ditët e para, në Marsin e 1945 e deri në Korrikun e vitit 1950, koha provoi se mbas vitit 1944, Gjenocidi komunist ishte i pashmangshëm. Ai do të zbatohej pa kushte!
■Etja e Enver Hoxhës për kolltukun e vet në qeverisjen e shtetit Shqiptar, ishte e kombinueme edhe me formimin e tij anadollak familjar, masonizmin francez dhe njëfarë
magallomanije prej injoranti, që kerkonte me zhdukë me rrajë inteligjencën Shqiptare të përgatitun ndër universitetet ma të njohuna të Europës Perëndimore, ku ai vetë nuk arrijti me krye asnjë vit ndër ato qendra kulturore e dije universale.
■E vetmja shkallë e njohjes së tij, në kohën kur ishte rregjistrue në universitetin e Montpellier të Francës, asht ajo që dëshmonte bashkëkohësi i tij atje, Prof. Petro Fundo:
“Kur e pyeta Enverin po ti, çfarë mendon të bëhësh, ai tha: “Terrorist”!
■E sigurisht, ky terrorizëm do të shpërthente atëherë kur tek Enver Hoxha, u kombinue me atë doktrinë barbare të cilën nuk e ka njoh kurrë, doktrinën shkatrrimtare markste – leniniste, që përputhej me interesat shoveniste sllavo – bolshevike të Titos dhe të Stalinit: “Shkombtarizim i Popullit Shqiptar dhe shpartallimi i Shtetit Shqiptar, me kulm e thëmel që asht konsiderue Muri Mbrojtës i qytetnimit Europjan nga invazioni sllav…” (Lord Beaconsfield (1804-1881), Memorandumi i Kongresit Berlinit 13 qershor 1878).
■Ky “Mur Mbrojtës” nuk rrëzohej… Vazhdonte me qendrue ndër shekuj që nga viti 1444, kur Mbrojtësi i Qytetnimit Europjan, Heroi ynë kombtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kishte ngulë përjetsisht në Krujë Flamurin me Shqipe dykrenare…
■Viti 1913 u kishte lanë një kujtim jo vetem komshijve po, edhe pak ma larg: “Flamuri i Shqipnisë, e ka per nderë me u gjuejte me topa!” (At Gj. Fishta 12 Qershor).
■E ky robnim i yni kishte piksynimin kryesor tek porosia e Titos: “Shkatrroni kulm e thëmel çerdhën e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!”
■Enver Hoxha mbante mend edhe nga mejtepet porosinë e sulltan Mehmetit:
“MOS TË MBESË GJALLË ASNJË SHKODRANË!”
■E ndoshta, ky ishte shkaku kryesor i urrejtjes së Enver Hoxhës, që e “përjetsoi” tiran i Popullit Shqiptar… I renditun nder 100 Tiranët e 3600 vitëve në Histori Botnore!
Melbourne, 2015.
* Ne vijim te rubrikes;Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…

Filed Under: Featured Tagged With: Fritz radovani, pese predikataret e medhenj, shqipatr, te Klerit katolik, te shek XX

FILOZOFIA KOHORE NË NJË LIBËR ME RRËFENJA

January 4, 2015 by dgreca

Nga Illo Foto, Studiues/
      Në këto 2-3 vitet e fundit kam bërë mbi 30 vlerësime librash dhe autoresh, pjesa më e madhe i përket kontingjentit që më kanë dërguar autorët. Kjo mënyrë vlerësimi është kritikuar nga shumë  bashkëkohës në shtyp. “Plasën duke lexuar dhe mburrur njeri tjetrin, për disa shkrime surugato “, shkruante një i ri  me merita të cunguara në krijimtarinë bashkëkohore. Mënyra e korrigjimit të shkrimeve të njeri tjetrit, nuk më duket punë e pa dobishme. Sot nuk ka kritikë të sanksionuar zyrtar dhe as do të ketë. Kritikën klasike e mohoi vetë koha, liria e shtypit dhe e fjales.
     Sa herë shoh një botim nga brezi ynë, ose afër me ne, krenohem, ndërsa, kur shoh shkrime të spikatura  nga  autoret e rinj, ndihem i lumtur.  Ne na i ka  pas privuar e kaluara  fjalën e lirë. Të shkruaje atëherë duhet të beje hesap kokën, jo thjesht nga censura, por kryesisht nga interpretimi politik. Nuk ka pak njerëz, që shkruajnë.  Bëjnë shumë mirë, jo thjesht se lenë gjurmën e brezit, por lënë përvojë të besueshme dhe të vlefshme për të rinjtë. Krijimtaria e brezave të vjetër gjithnjë ka vlerë të lartë përmbajtjesore, sepse aty është tretur një përvojë e gjatë, me të mirat dhe të këqijat e saj.
       Sado, që  një i moshuar si ne, nuk njeh në themel raportet e tashme të vlerave dhe  kahet e zhvillimeve, por njeh sasinë shumatore të jetëve dhe ngjarjeve, në një diapazon shumë të gjerë, që ja jep faktori moshë, një faktor, që nuk mund ta perceptojnë jetët e reja. Nga kjo pikëpamje, një autor i moshuar është shumë i avancuar  dhe i pa mundur, për t’u imituar nga bashkëkohësit homologë me moshë të re. Ka dhe disa prioritete të tjera, por unë do të ndalem te njeri.
    Në moshën tonë të rinisë dhe adoleshencës është vënë në punë memoria, kujtesa, studimi i përqendruar, puna me arkivat, me ditarët, me  kujtimet. Sot, të tëra këto punë i ka zëvendësuar teknologjia. Në këtë rast, lipset të kemi mirë parasysh mësimin elementar biologjik, sipas të cilit, organet, që nuk përdoren, atrofizohen. Truri punon më pak, por natyrisht më cilësisht.
       Nuk ka arsye të ndahen shkrimet e të rinjve, nga ato të  të vjetërve. Ato e kanë bërë vetë ndarjen. Bien në sy qysh larg, por gjithsesi të tëra i bashkon kauza, për të lënë gjurmët e një realiteti, që kanë njohur autorët. Nga kjo pikëpamje, për mua, nuk ka shkrime pa vlerë, por, me vlera të kufizuara . 
 Lexuesi i sotëm është kualifikuar në nivel të pa parë  dhe të me njëhershëm. Nëpërmjet fejsbukut po thuaj ç’do lexues, është kthyer në krijues. Jep diçka dhe pa ndërprerje  nga vetja e tij. Në këtë kuptim, lexuesi  na gjykon brenda një spektri  shumë të gjerë, që kurrë nuk do ta kishte paraparë as Zhul Verni. Simbas shtypit, përdoruesit e fejsbukut, kanë arritur një miliard. Për të tërë ka një gjë origjinale, për ta sjellë përpara lexuesve dhe kjo ndodh në çdo sekondë të 24 orshit. Në këtë furtunë shkrimesh, krijimesh  dhe leximesh, mbeten me shumë vlerë krijuesit profesionistë, që mendimet e tyre i formulojnë në libra, siç është dhe rasti i librit të Luan Cipit, që e kam në ekranin e kompjuterit tim.
  Tregimet, që ka përmbledhur autori në librin e tij “Rrëfenja dhe Tregime“, kanë një vlerë të madhe edukuese, njohëse dhe kulturore, në mjedisin intelektual aktual shqiptar. Të tëra tregimet janë zgjedhur me shumë vëmendje si tematikë dhe janë punuar me shumë kujdes. Lexuesi i vjetër dhe i ri gjen përgjigje adekuate, për probleme të ngjashme, por dhe zgjidhjet e duhura, që mjeshtërisht i ka rekomanduar një shqiptar i moçëm dhe i ditur, siç është Luani.
   Mendimi im është tërësisht i sanksionuar: Letërsia e sotme, për të qenë e dobishme, lipset të jetë e provuar personalisht nga autori. Lexuesi i sotëm nuk ka nevojë, për hamendësime dhe trillime pa fund, për probleme të pa jetuara, që kur hidhen në tregim, ose marrin formën e përrallës, ose janë shumë bajate, që ke ndot t’i afrosh në tryezën e analizës. Përdoruesi i  internetit, është i saturuar me lloj, lloj ngjarjesh, që vinë nga burime të sigurta dhe, shpesh, të rreme. Këtij truri të lodhur nuk mund t’i servirësh parafabrikate mediokre, sepse në mënyrë të natyrshme i flak, pa i lexuar, madje i refuzon, qysh në takimin e parë. Këtu kam parasysh lexuesin e vëmendshëm dhe serioz, të pa lodhur nga komercializmi i jetës që na rrethon.
      U mundova të gjeja ndonjë tregim mediokër, brenda librit të Çipit. Tregimet nuk janë të tërë të një niveli artistik dhe përmbajtjesor, po nuk ka tregime të tipit limonade. Asnjë të tillë.  Brenda këtij libri gjen tregime me vlerë të rëndësishme historike, të cilëve duhet t’u drejtohesh, kur është fjala për dokumente historike. Po e përgjithësoj këtë fakt, duke  i rekomanduar lexuesit, se tregimet e Çipit, për historinë e qyteteve, ku ka banuar, të episodeve të luftës, të punës dhe portretet, që ka përshkruar janë dokumente, të cilave mund t’u adresohen dhe historianët e mirëfilltë. Ku mund të gjejnë historianët të vërteta të përjetuara nga një burrë 80 vjeç, që është i pajisur me një memorie të fuqishme, me talent për narracion  dhe me një përvojë pune të gjatë dhe korrekte? Ky është filozof, sipas kuptimit shqiptar, të këtij termi.  Shqiptari quan filozof, njeriun, që di gjithçka  dhe i jep rrugë gjithçkaje. Nuk është e gabuar si  koncept. Filozofët e lashtë të tillë ishin.
Mjafton të thoshe Sokrat, ose Aristotel dhe kishe thënë dhe biologun, dhe matematikanin dhe historianin dhe inxhinierin, pa dyshim edhe  shkrimtarin. Sot  ky lloj koncentrimi në një njeri të vetëm  është i pa mundur, sepse secila shkencë  ka një zhvillim kulmor. Filozofi i sotëm është një ndër specialistët e një prej shkencave, që studiojnë jetën, shoqërinë. Filozofi më i kompletuar është ai, që analizon përditshmërinë e jetëve njerëzore, shumatorja e të cilave bëjnë shoqërinë ku jetojmë, ku mësojmë në shkollë, ku bëhet luftë, ku punohet, ku besohet në zot, zhvillohet terrorizmi, bëhet jetë nate, etj. Këtë përditshmëri nuk e përshkruan kronologjikisht, por e ngre në art. Në rast se duam një shkrimtar filozof, kemi Luanin. Këtë e percepton secili lexues, sa bie në kontakt me librin, për të cilin bëj fjalë.  
     Vlerësimin e plotë të librit e ka kryer në parathënie shkrimtari Martiko, që e klasifikon dhe rrymën letrare, në të cilën Luani aderon. Pa dashur ta quaj vërejtje, mendoj se nuk ka pse të thuhet “Në vënd të parathënies “, kur ajo është realisht parathënie ose vlerësim. Në parathënien e Martikos do të shtoja se frymëzimin dhe formimin e Luanit nuk ja ka dhëne vetëm rritja dhe rinia në Gjirin e Vlorës, por pasioni dhe puna  e pandërprerë në studim, analizë dhe përgjithësim  të fenomeneve  mbështetur në  arritjet shkencore  të profileve, me të cilat lidhen problemet që trajton Luani.
     Shkrimet e Luanit unë i vlerësoj  perfekte . Ato  godasin drejt për drejt  fenomenin real. Ne jemi të lumtur, që këto analiza na i jep një njeri, që vlerëson të tëra shkencat dhe mbart një periudhe 80 vjeçare, me vështirësitë dhe gëzimet që jep jeta njerëzore.
Kam parasysh, një jetë, që  ka çarë vetë, pa e marrë askush për dore, për të baritur në labirintet. Ajo, që pasqyron Luani  ju vlen të tëra brezave dhe ata, që sot e refuzojnë, do të vijë koha, që do thonë: Sa të drejtë ka pasur autor Luani, kur na jep shembujt e shkëlqyer dhe vlerën morale të jetës së shkurtër të Babait të vet. Babai Luanit nuk pati ndonjë titull dhe as ndonjë pasuri të madhe të trashëguar, për të bëre bamirësi. Ai është një shqiptar me zemër të madhe, që është ndeshur me vështirësi të paparashikuara dhe të tëra i ka mposhtur me dinjitet dhe guxim, sipas specifikës që i është paraqitur. Nuk mund të krijosh një portret të tillë me fantazi. Kamani ka bërë jetën e tij të ndritur, që meriton të imitohet. Kjo është arsyeja, që i vlerësoj maksimalisht tregimet e Luanit  dhe i rekomandoj t’i lexojnë me tendencë njerëzit e çdo brezi. Kamanin  nuk e konsumonin vështirësitë, por vdekja e pa pritur, që i ndodhi në kulmin e jetës së tij prej krijimtari, në 58 vjeç .
  Në letërsi, gjinia më e lartë e të shkruarit është romani, sepse në një roman thuren disa aspekte të jetës dhe ndërvarësia e tyre  nga personazhet reale ose të krijuar. Por tregimtarë të fuqishëm në botën letrare janë të shquar dhe shumë të lexuar, siç është rasti i Çehovit. Në fund të fundit, po ta shtrydhësh një roman, nuk besoj se trajton më shumë probleme se sa libri me tregime i autorit Çipi. Nuk jam unë kompetent të gjykoj shijet e lexuesve, por them se është koha e prozës së shkurtër, kur kemi parasysh, që koha për leximin vjen gjithnjë duke u rrudhur. Detyrën e kësaj proze e plotëson, më së miri, libri me tregime i L.Çipit.
Luani shkruan dhe poezi. Unë do të veçoja poezinë për Babanë.  
  E kam të vështirë të klasifikoj cili është tregimi me i realizuar. Ata janë të tërë të pëlqyer nga ana artistike dhe të kërkuar si referencë historike. Librit internetik i mungon një tregues lënde, që është i domosdoshëm, por unë, për thjeshtësi të lexuesit tim, po përshkruaj atë, që unë plotësova  gjatë leximit ne ekran.
Kur është fjala për gjitonët, kujtova, se ndoshta duhet thënë fqinjët, por  jo. Gjiton është fjalë shqip. Me këtë tendencë kam verifikuar edhe fjalë të tjera. Luani është i kujdesshëm në përdorimin e fjalëve dhe të dialektalizmave.
Portreti i shkurtër i Petraq Palit, është më i sakti dhe më i kompletuar se të gjithë shkrimet që kam parë për këtë personalitet të Himarës.
     Historia e qyteteve Vlorë, Fier, Gjirokastër, Selenicë, është material reference për këdo që shkruan, për këto qytete dhe për ata, që vijojnë të jetojnë në to.
 Luani e dashuron objektin që përshkruan. Unë, si lexues, ndjej se autori  shkruan me ndjenjë të fortë, siguri dhe realisht, pa zbukurime  dhe retushime. E jep të plotë fotografinë, bardh e zi  dhe lexuesi gjykon vetë, për gjithçka; autori nuk i bëhet barrë rrugës  së gjatë të imagjinatës, që është karakteristikë e ç’do lexuesi.
       Në historinë e Vlorës, më bëri përshtypje rendimenti i ullinjve, për kohën e kaluar. Statistika thotë ishin 100 mijë rrënjë dhe jepnin 200 mijë barrë. I takon çdo rrënjë 2 barrë, ose rreth 140 kg. për  rrënjë. Përgjithësisht regjistrat otomane janë të sakta dhe nuk ka pse të paragjykohen, por ky rendiment, lipset të behet objekt i një diskutimi shkencor dhe ne kemi mjaft shkencëtarë të kësaj fushe, madje dhe nga brez i ri. Personalisht, me jepet rasti t’ua sugjeroj një realitet, për studim të thelluar, sepse të parët tonë kanë qenë mjeshtër në kultivimin e bimëve veçanërisht të ullirit.
    Shumë sinjifikativ tregimi për italianin Otello. Unë e kam përjetuar kohën e kapitullimit të ushtrisë italiane dhe se si ushtarët italianë u trajtuan nga familjet fshatare shqiptare. Është një moment i shpirtit human të këtij populli, që  shumë segmente të sotme, vijojnë ta deformojnë qëllimisht. Ky humanizëm nuk vdes, sepse është në karakterin kombëtar, gjë që e shohim  dhe në tregimin e dy djemve të furgonit të Vlorës. Brezi i ri i vlonjatëve, nuk është ai që paraqitin kronikat e zeza greke, italiane dhe tonat, është ai që na jep shkrimtari vlonjat, 80 vjeçar, L. Cipi. A ka njeri, që nuk bindet për këtë fakt të thjeshtë  në dukje, por shume specifik, për moralin kolektiv shqiptar?
 Doktorët e Vlorës , qe ka portretizuar L. Cipi, janë të njohur an’e kënd Shqipërisë , veçanërisht  gjatë viteve të monizmit. Kanë qenë shumë të dëgjuar mbiemrat e doktorëve:  Kauri,  Flloko, Angjeli, etj.  
  Kur lexon radhën e peshkut, të qumështit dhe të tërë sagën e kësaj natyre, njeriu jo vetëm, që ligështohet për jetën e popullit të vet, por armatoset me një material të sigurt, për t’u kundërvënë  disa shfaqjeve sporadike të disa veteranëve të pa sqaruar, qoftë dhe teorikisht, për dëmet kolosale, që i solli vendit instalimi i diktaturës komuniste të lindjes.
    Martesa e Kadiut te Gjirokastrës dhe Hotel Grandi – Korçë, janë tregime  të nivelit të lartë artistik dhe meritojnë një  përsiatje të veçantë, ndoshta sa e gjithë përsiatja e librit. Këto dy tregime, ai i Kamanit dhe Historinë e Vlorës, unë i veçoj si elitën e gjithë ketij libri elitar.
   Me shume elegancë, autori na ka futur në botën e hajdutërisë ordinere, që lidhen me tregimet për vjedhjen e shtëpisë dhe të portofolit. Autori ndërhyn me zemër të plagosur të sqarojë këto plagë shoqërore, por që nuk mund t’i anashkalojë, sepse ai i ka  vuajtur në kurriz. Në balancim të këtyre tregimeve, autori na jep tregimin e shkëlqyer “Po na kthehen djemtë“.  Me ketë tregim, autori jo vetëm na jep një pasazh të emigracionit si fenomen, por na përforcon idenë, që shqiptari emigracionin e ka përdorur si trampoline, për të rregulluar jetesën në vendlindje. Kjo traditë  është përcjellë dhe në masën e emigracionin biblik postkomunist.
   Nuk mund të le pa përmendur tregimet e sakta, për firmat piramidale  dhe përditshmërinë e jetës së pleqve, kompjuterit dhe celularëve. Luan Cipi me shokët e vet të moshës, që kuvendojnë në Vlorë e Tiranë, janë në grup enciklopedik, që lëvizin dhe përherë e pasuroje repertorin e tregimit, me kujtime që ju vlejnë kohëve dhe brezave. 
     Njerëzit e ditur, ose me saktë të rinjtë e etur për dije, shtohen çdo ditë në Shqipëri dhe kjo lidhet me rritjen e kërkesave të arsimimit, në të tëra nivelet. Brezin e Luanit, do ta kërkojnë , këta njerëz, që ndoshta tani e shohin me indiferentizëm zhvillimin e sotëm kulturor dhe prurjet memoristike të brezit, që ka përjetuar diktaturën komuniste .
  Në fillim të këtij shkrimi, zumë në gojë zhvillimin filozofik. Një filozof i pa diskutueshëm mbetet Luan Cipi, me botimet e tij, me bagazhin e dijeve, që vinë nga një maturant me medalje ari, nga një ekonomist, qe ka krijuar linjën e vet origjinale të karrierës profesionale. Nga cili filozof mund të mësosh më shumë?
Personalisht krenohem me krijimtarinë e suksesshme të Luan Cipit, bashkëmoshatarit dhe bashkëkohësit tim. I uroj jetë të gjatë dhe produktive!
Illo Foto / Studiues, në NY –  30 Dhjetor 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: FILOZOFIA KOHORE, Illo Foto, ME RRËFENJA, NË NJË LIBËR

Hapja e dosjeve, kushti i paplotesuar drejt Europes

January 2, 2015 by dgreca

Nga Gjergj Lacuku/ Jacksonville-Florida/
Hapja e dosjeve ne Shqipni asht nji çeshtje themelore per nji shoqeri civile qe aspiron per nji te ardhme demokratike e dinjitoze,qe andrron per te kene pjese e nji familje te madhe Europiane.
Arsyet e hapjeve te dosjeve jane te shumta por ato duhen te hapen se pari per te mesuar te verteten mbi te kaluaren, se dyti per t’ju dhane vendin e duhur ne shoqeri si te persekutuarve ashtu edhe persekutuesve,se treti asht pajtimi i klasave te ndame ne menyre antihumane gjate periudhes se erret te diktatures komuniste.
Padyshim , qe e verteta sado e hidhur te jete, duhet pranu ashtu siç asht dhe duke nxjerre ne drite te verteten e asaj lajthitje gjysem-shekullore, ne nuk kerkojme hakmarrje fizike por te pakten nji drejtesi morale. Shoqeria jone e ka te domosdoshme parimin e se vertetes dhe duke reflektu ne te kaluaren, lè ti japim nji shans meditimi atyne qe ishin te perfshire ne krimet e kryera ne emen te norganeve shtetnore. Ne e dijme shume mire se asnji nga ne nuk asht perfekt, kjofte ai i majte apo i djathte por me hapjen e dosjeve lè ti i japim vehtes tone mundesine per te njohur ma mire se kush ishim , kush na udheheqi, kush i sherbeu asaj diktature makabre. Le te i japim vehtes dhe gjithesecilit mundesine per vetedije qe nji gja e tille e pajustifikueshme te mos ndodhin kurre ma ne shoqerine tone civile.Nga ana tjeter , me aktet tona demokratike, duhet te shfaqim pjekunine tone si nji komb i vertete Europian , qe edhe pse ishim te ndarë per arsye te nji ideologjie qe tashme dihet botnisht qe ishte e destinuar per me deshtue, ne në fund te fundit dijme si ta leme mbrapa te kaluaren e hidhur per hir te nji te ardhme te perbashket, me te mire per te gjithe.

Se dyti , ne nuk kerkojme asgje ma teper nga ajo qe është moralisht e drejte . Te perballemi me te kaluaren pa frike per te njohur te ardhmen tone dhe per te ecur si nji komb i civilizuem. Do thoja se askush nuk ka nevoje ma shume per hapjen e dosjeve se sa te burgoserit politik dhe familjaret e tyne . Tmerri qe ne jetuam duhet te na sherbeje si nji mesim apo ushqim shpirteror se ne mbi te gjitha jemi qenje njerzore dhe si te tille natyra na ka dhuru te njejten ligj , qe asht respekti reciprok pa kurrefare dallimesh, kjofshin ato te besimit, ngjyres apo origjines.Jam i vetedijshem per delikatesen e nji proçesi te tille sepse kerkohet transparence permanente ku secili te kete akses per te u informue n lidhje me informacionet e mbledhuna kundrejt individeve qe ishin politikisht te burgosun. Nji gja duhet te kemi parasysh qe ligji per hapjen e dosjeve nuk duhet te jete ndares i shoqerise por ma teper te sherbeje si ure bashkimi midis se kaluares dhe se ardhmes .

Se treti , edhe ndonese per fatin e keq jemi i vetmi vend ish-komunist ku akoma dosjet mbahen te mbyllura( hapja e tyne mbas 24 viteve le shume per te deshiruar ) faktet e ketyre dosjeve te mbetura duhet te jene te aksesume nga çdo individ i shoqnise qe deshiron te dije mbi te shkuaren dhe sherbyesit e qeverise diktatoriale .Ne kete opinion te timin, prap e ve theksin qe te mos krijohet asnji iluzion per denime apo hakmarrje politike por lè rritemi, te naltesohemi si njerez duke u perballe me te verteten sido qe kjofte ajo . Un ika nga Shipnia ne nji moshe adoloshente kur akoma diktatura ishte ne kambë e çdo dite po merrte me vete jete njerzish dhe ne qe ikem atehere me duket se akoma jetojme me kujtimet e hidhura te asaj kohe te erret qe jetuam ne vendin tone. Por tashme , me ramjen e perdes se hekurt , me frytet e nji demokracie ndonese akoma iliberale dhe te brishte, me nji pjese te bashkekombasve qe jetojne ne demokracite Perendimore, besoj se ka ardhe kohe per nji pajtim te shoqerise civile sepse duke kujtu te kalumen qe te mos harrojme dhe duke i shtrire dorën njani-tjetrit per nji te ardhme ma te mire, mund te arrijme qe te i mos perserisim kurre gabimet e se shkuares por te krijojme nji fushe mundesish ku secili asht i lire per me dhane ma te miren per vete ne veçanti dhe shoqnine ne pergjjthesi.
Ne perfundim, do thoja nese nuk arrihet nji transparence mbi te kalumen, nese nuk arrihet nje pranim i se vertetes dhe nese nuk falim fajtoret per hir te se ardhmes, atehere hapja e vonuar e dosjeve do te ishte nji deshtim per shoqerine civile.

Filed Under: Opinion Tagged With: Gjergj Lacuku, hapja e dosjeve, kushti drejt europes

2014/ In this fifth annual NATO membership

January 2, 2015 by dgreca

Reverence and respect for the Albanian people, who despite a wild multi-year dictatorship, kept in mind spirit and desire to join the North Atlantic Alliance as the most successful alliance in world history, for maintaining peace and security in difficult periods of instability and uncertainty in different countries and regions of the world
For Albanians, peace is sacred and our people have treasured it for century. After 90s, about 90%, more than other nations, saw and has seen this alliance as guarantee for peace in the world.
As a result of our people’s belief in the values of this alliance, Albania was among the first countries to become an active part of the initiative for Partnership for Peace program {PfP}, despite economic difficulties, limited resources and the fragility of democratic institutions undergoing in this protracted period of transition.
Finally, the Bucharest Summit on April 2, 2009, justified the almost 50-year dream of the Albanian people, who already is aware of the lost time on his way to integration in modern society, through the inclusion and commitment to Euro-Atlantic security structures.
Even simple sailors or their leaders after ’80, largely viewed the actions of the dictatorship against the alliance as funny, while performing the tasks blindly and obedient, in heart and mind they admired alliance. Despite our sailors navigate the seas and oceans across the world they didn’t create any incident with NATO ships or US fleet in the world.
Reverence and respect for all former prisoners and political persecuted, no matter that despite endless ordeal of suffering, in dungeon dictatorship, they kept alive the dream of Albania being part of the NATO Alliance.
Reverence and respect for Albanians in the Diaspora who supported the diversified efforts of our country’s membership in NATO, and many of them have been military alliance since its creation.
Reverence and respect for our port workers, graciously welcomed anchoring of NATO ships, thus facilitating their mooring to ensure our ports.
Reverence and respect to our sailors, who on December 4th 1992, made the first agreement of cooperation with NATO, regarding former Yugoslavia embargo, despite that we were not a member of alliance yet. Reverence and respect for the crews of two torpedo-boats and 3 sailors squad, who in spring 1993, generously hosted with perfect military ceremony, Secretary General of NATO, His Excellency, Mr. Manfred Werner and Commander of NATO, Four stars General, Vincent.
Reverence and respect for all our military personnel, Navy, Army and Air Forces, who participated in the first joint training peacekeeping SAR-EX-01, beside the US Navy Marines, and marking the first cooperation with friendly NATO troupes, after half a century of Cold War.
Reverence and respect for all Albanian citizens, from Durres to Vlora, from Saranda to Shngjin, from Kavaja to Shkodra and Tirana, throughout South to North, East to West, since early 90s, they rise against conservative of that time, and applied tradition of loyal and mahogany of the Albanian people for his guest, which in these cases were NATO.
Reverence and respect for our Armed Forces, who in recent years have been an integral part of the operations and principal activities of NATO, even giving the first martyrs, as Captain Feti Vogli, a common hero of the Albanian people and alliance. While the participation of the Albanian Armed Forces in the activities of the Atlantic Alliance and its partner countries is a great experience and very helpful, showing that we share common values with NATO, and also able to put these values in function of peace and security.
Reverence and respect for all retired and former military, with pain, caution and prudence, supported democratic processes in this country, as well as reforms undertaken in the framework of the reform of the Armed Forces transformation.
Reverence and respect for recruit corps of Albania who with dedication and professionalism is working to achieve the standards required by the alliance in the Armed Forces.
Reverence and respect for all our military personnel that are part of joint missions beside the alliance, by glorifying the name, flag, honor and pride of the eagle country.
Reverence and respect to the people of Alliance countries, political, economic, diplomatic and military, that helped resolving Kosovo issues, giving them the missing breath.
Reverence and respect for the American people, the US military, with whom friendship and cooperation has been very significant and useful, because it reflected peace, prosperity, security and stability for the Albanian nation, as our renaissance dreamed for. After nearly 60 years later, US donated a very special plan Marshall to the Albanian nation, which is helping it to successfully overcome the geopolitical challenges of the new millennium, in time and space. US presence in the region is an integral part of the security process and contributes to the peace and stability in the region and Europe. Therefore Albanians should be grateful to American people forever and ever.
Reverence and respect for all of our media journalists, who during these years, with truth and realism, followed the activities of the Joint Armed Forces of Albania and alliance.
Finally, reverence and respect for all Albanians celebrated April 2, 5th anniversary of Albania’s membership in NATO, together, in the right place, without prejudice perennial generations have caused us loss.
Shefqet Kërcelli

Filed Under: Histori Tagged With: 2014/ In this, fifth annual NATO, membership, Shefqet Kercelli

STINËT E QYTETIT TIM

January 2, 2015 by dgreca

Skicë letrare/
Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj/
Ky qytet, ku përshëndeta botën për herë të parë, më fali dhembjet e vuajtjet e pakrahasueshme, por më ka dhuruar edhe gëzimin dhe bukurinë e jetës.
Ky është qyteti i diellit, të cilin valët dhe briza e Adriatikut të kaltër, që puthin ëmbël bregun, i falin mirësinë. Ndërsa Joni blu, përjetë i dashuruar me bregun e artë, herë i qetë dhe herë me tërsëllim, i fal atij me të tepërt bujarinë, duke e shndërruar gjithë krahinën buzë kaltërsisë pa fund në në të zgjedhurën e Zotit. Ndaj pa druajtje, e quaj :”Parajsa ku kanë bërë folenë dhe prehen Perënditë”. Ky është qyteti më i bukur në botë, Vlora, të cilën nuk e ndërroj me asnjë qytet tjetër në botë apo me mrekullitë e Universit. Edhe pse e vuajtur, e drobitur nga plagët e shekujve, përsëri Vlora ngelet “Perla e Rivierës Shqiptare.” Qytetit tim i kam kushtuar qindra vargje poetike, sidomos në prozë.
“NË KËTË QYTET
Në zemër të qytetit
kam lindur…
Në këtë qytet bregdetar
u lodha duke pritur…

Këtu melodia xanxare
shndërrohet në këngë e valle.
Këtu jeta vlen
më tepër se çdo ëndërr djaloshare.

Në këtë qytet,
ku deti s’fle kurrë,
këtu dua të prehem,
mëngjeseve të zgjohem këtu.

Dua që rrezja e diellit
të më përkëdhel,
ëndërra të më përkund
dhe flladi, ëmbël të më puth…

* FUND VJESHTE

Rendin ditët, rendin…
Shpejt ato i zënë vendin njëra-tjetrës…
Përherë dhe më të shkurtra, më të zymta….
Prej stresit ndihen të tishtuara…Vjen një çast dhe ato shpërthejnë në vaj. Kthejnë kokën pas të lodhura dhe kërkojnë të gjejnë diçka të përbashkët në ditët që kanë kaluar. Por mjerisht asgjë, asgjë…
Ç’u bënë ngjyrat?!
Ku shkuan buzëqeshjet?!
Po këngët…pse mungojnë vallë?!
Të gjitha kanë shtegtuar larg…Sinonim i kësaj braktisjeje është foleza e dallëndyshes që rri kalavarur dhe e përkund era pa mëshirë nën strehën e ballkonit tim.
Nata po e sfidon ditën dhe errësira kërkon ta mundë dritën…
Ditët e pikëlluara shkurtohen përherë dhe më shumë. Lotët e furishëm të qiellit duken se i kanë tkurrur aq shumë, saqë ngjasojnë me xhuxhët që dridhen së ftohti. Kërcitjet e dhëmbëve të tyre arrijnë deri në veshët e mi.
Krijuesit e parë të botës zhurmojnë me tërsëllim dhe prej gojëve të tyre gjigante, të errëta si plumbi, shpërthejnë flakë.
Grindja vazhdon me ashpërsinë e ciklonit dhe përplaset mbi ditët xhuxhe duke i fshikulluar me egërsi.
Ditët dëgjojnë:
“Si thoni, ta shkatërrojmë?”
“Jo do ta lëmë:”
“Mendohuni mirë! Tani që erdhi fundi?! Ta presim në paqe foshnjën që do të lind.”
Pastaj qetësi…Duket se s’pipëtin asgjë.
Papritur ditës xhuxhe iu kthye buzëqeshja.
Syri i botës, i kënaqur që dita më xhuxhe se të tjerat ishte e gëzuar, nisi të vështronte me imtësi çdo skutë, ledhatonte me dashuri ripërtëritjen e xhuxhes dhe me qetësi, priste orën njëzetë e katër, për t’i dhënë lamtumirën vjeshtës, si dhe një epoke të pakthyeshme, vetëm për t’i hapur rrugën stinës së re të plakut me thinja…

*Dimër
Me flokët e arta butë-butë, toka është mbuluar. Plaku thinjosh endet nëpër rrugë si endacak. Si një tinzar, vjedhurazi, ai futet në çdo skutë. Si i marrë rend tufani dhe gjithçka duket se ka ngrirë. Madje edhe foshnja e sapo lindur me emrin “Njëzetë e një”, duket i mardhur. Mbi trupin e tij njomëzak dhe të brishtë kalojnë furishëm dukuritë natyrore, që sillen tejet egërsisht. Masat e ngrira përplasen në drurët ngjyrë hiri të pyllit pa jetë, duke krijuar një masë mjegulle të bardhë në gri. Diku kërcet një degë e thyer, zhurmë, që e përfshinë murlani në ulërimën e vet. Rrëqethet atmosfera e përhimtë…Bota duket e shkretë, e braktisur, sepse i mungojnë ngjyrat, gjallëria…Duket se çdo gjë ka ndalur në vend, e ngrirë, e heshtur…Ngjason me një trup të pushtuar prej brengës dhe trishtimit.
Nën ulluqet e një çatie, pas stalaktiteve, dëgjohen regëtima jete, cicërima e një zogu që kërkon strehë për të futur kokën. Pas xhamave të mjegullt të dritareve, ndihet mbytur jeta e një dimri të paparë…Vallë kush e ka hedhur këtë napë ngjyrë gri në të errët mbi fytyrën e qiellit dhe vellon e bardhë mbi tokë?!
Jashtë dritareve shihet zbehtësi. Në fasadë vetëm dy ngjyra: bardhë e gri…
Natyrë e ashpër dhe e ngurtësuar… gjithsesi, mes saj, foshnja mëson të ecë. Më pas do të nis të ngrihet edhe në këmbë…
Është dimri i vitit dy mijë në vendin tim…

*Pranverë
Lotët e natës i kanë dhënë një shkëlqim si të farfurinjtë gjelbërimit të livadhit, i cili ngjason me një qilim mbuluar nga një mori e pafund kristalesh në ngjyrë të bardhë. Syri i botës përshëndet gëzueshëm. Me buzëqeshjen e tij të ngrohtë i përkëdhel e i transformon kristalet në vezullime shumëtrjatëshe dhe shumëngjyrëshe. Tek-tuk natyra e ka qëndisur me lule të bardha e të verdha, që i japin hijeshi.
Në anë të livadhit, përroi ia thotë një melodie të qetë, aq nanuritëse, saqë, po të mbështetësh kokën mbi barin e freskët dhe joshës, të zë gjumi…
Pak më tej pylli madhështor, i përtërirë, me lulesat që gërvishtin hapësirën qiellore, të lë përshtypjen e një krenarie të pazakontë për të…
Ndërsa nga filizat me ngjyrë vishnje si në vjollcë rrjedhin pika loti si kristal. Pikërisht aty bulëzon një syth. Kjo pamje fantastike të fton të hysh në brendësi të pyllit, për ta shijuar nga afër magjinë e tij.
Veshi të kap zhurma misterioze , që janë në harmoni me njëra-tjetrën. Fëshfërima e gjetheve shkrihet me ajrin e freskët. Shushurima e një rrëkeje përkëdhelet nga rrezet lozonjare të diellit, që formojnë figura fantastike pa mbarim. Meloditë e panumërta të zogjëve bashkohen me gurgullimën e një ujëvare, që dëgjohet diku matanë pyllit. Të gjitha së bashku formojnë simfonitë e pafund të të madhërishmes natyrë.
Sa del nga pylli syri ndesh në faqen e kodrës vallen e fustaneve të bardha dhe rozë të kumbullës dhe të bajames. Solistë të këtyre valleve janë fluturat e bukura dhe krahëlehta.
Ndrsa nipi im, fshehur pas një gëmushe, del e më dhuron një tufë me manushaqe. Duke më përqafuar më uron :”Gëzuar pranverën 2000, nëna!”

* Mbrëmje vere

Mbrëmje…
Perëndimi i përflakur pasqyrohet mbi sipërfaqen e qetë të detit, zhytet në thellësi dhe i jep atij një pamje misterioze . Reflektimi i diellit në horizont, në ngjyrë të kuqe që shkon në portokalli, ngjason me bishtin e një sirene gjigante që arrin deri tek shkëmbinjtë, edhe ata të përflakur e të përndezur prej tij, kërkojnë të shuajnë etjen dhe epshin e pangopur përtej zjarrmisë lakmuese.
Një dallgë lozonjare, si krahët e një pulëbardhe, puth me butësi bregun dhe shuan etjen e shkëmbinjve, që në atë perëndim kanë marrë ngjyrën blu me nuanca viole.
Një afsh i nxehtë, që del prej gojëve të zhuritura dhe të etura të tokës, të merr frymën. Të rinjtë, si një pranverë e përtërirë, kërkojnë freskinë e asaj stine që sapo shkoi. Po ku ta gjejnë?!
Enden nëpër parqe pranë shelgjeve vajtues, ku ende këndon gjinkalla. Por mjerisht…edhe shelgu ankohet aq shumë, sa i bën ata të dy të shkojnë drejt detit. Briza detare, mikpritësja e gjithë banorëve të globit, i ledhaton aq ëmbël, sa ata të joshur prej saj, hyjnë në ujë. Dhe aty…
Nën petkat transparente prej ujit, shkëlqejnë linjat e bukura të trupave të të dashuruarve, si në përralla. Luajnë me valët, përqafohen pa përfillur temperaturën që shënon dyzetë gradë.
Së largu dëgjohet kënga e varkëtarit:
“Ndale varkën varkaxhi,
të vimë edhe ne!”

Filed Under: ESSE Tagged With: STINËT E QYTETIT TIM, Vilhelme Vranari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4192
  • 4193
  • 4194
  • 4195
  • 4196
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT