Kur ktheheshim njerezit nga varrimi i nënës se shkrimtarit Visar Zhiti, dikush tha: iku si nënë e vuajtur, por e lumtur. Vuajti burgun e te birit, por provoi krenarine qe i biri u be minister.
Por sot, te gjitha fjalet kane marre arratine dhe nuk gjendet dot as edhe nje germe per te ngushelluar Edën dhe Visarin.
Pamvaresisht hatermbetjeve, qejfmbetjeve, zemra me dhimbjen per humbjen jane jashte kontrollit te çdo lloj kujtese, e mbartin vetem nje pyetje- O Zot, nuk u ngope qe e bere te vuaje si djale Visarin kur ishte i ri, por kerkon prova prej tij edhe si at?!
Me i bukuri i djemve, dy metra djale, plot endrra, deshira dhe mall, me te fshehta te rinjsh dhe bukuri ende te paperfunduar, iku, u shemb nga nje send pa jete, nga nje motorr i parendesishem qe, ne sekonde, transformoi tre jete- Atjonin e la pergjithmone 20 vjeç, Eden dhe Visarin filloi t’i zbardhe, t’i kerruse, t’i mbushe me te pamunduren, te paimagjinueshmen- dhimbje, nga ato dhimbje, ku, asnje prej miqve te ngushte, shokeve, te njohurve dhe te panjohurve nuk te heq dot asnje grame. Asnje fjale e te gjithe neve nuk e ngushellon dot Eden e Visarin, por, nese, ne qeli, i shkoi vetem ndonje shok i rralle, tani, te pakten, t’i jemi prane.
I qofte dheu i lehte Atjon Zhitit!
Lotët pushtojne tere qenien time…..Mbahu Visar! Meso te durosh edhe kete gjëmë! Eda, nuk ka ngushellim, derisa t’i shkosh pranë djalit me te bukur qe qielli e deshi sot aq deshperimisht, sa e mori!
Dhembshurisht, Miranda e Maksi HAXHIA
***
Federata VATRA che Gazeta Dielli i shprehin ngushellimet me te thella Eda dhe Visar Zhitit per humbjen e djalit te tyre te dashur, Atjon Zhiti. Ne keto caste te veshtira, Zoti u dhashte force e qendrese. I perjetshme kujtimi i Atjonit. Shpirti ne Paqe!
LAMTUMIRE ROZI!
Të Enjten e 18 Dhjetorit, komuniteti shqiptar përcolli me dhimbje e pikëllim të thelle për në banesën e fundit, shkrimtaren, gazetaren,poeten, përkthyesen, vatranen Rozi Theohari, që u nda nga jeta pas përballjes me sëmundjen e kancerit.
Pas shërbimeve funerale që komuniteti shqiptar dhe ai amerikan kryen gjatë ditës së Mërkurë, me 17 Dhjetor, në Shtëpinë Mortore, ku ishte vendosë trupi i së ndjerës,ditën e Enjte, nën drejtimin e Kancelarit të Kryekishës së Shën Gjergjeit, At’ Arthur Liolin, u organizua mesha në gjuhën shqipe. Në meshë ishin të pranishëm familjarë e të afërm, përfaqësues nga komunitetit shqiptar si Konsulli i nderit për Masachusetts Stefan Kochi, dhe Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Cezar Ndreu dhe Editori i Diellit Dalip Greca, Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan Adnan Mehmeti dhe Kryetarja Raimonda Moisiu, Mark Kosmo nga MASSBESA, Shkrimtari Gaqo Bushaka, poeti Mhill Velaj, Presidentja e Shoqatës së Mjekve shqiptaro-Amerikan Lidnita Coku, Kryetari i Shoqatës Kombi, Artur Vreka, Rita Saliu me bashkëshortin dhe personalitete të tjerë. Të ndjerës Rozi Theohari i kanë dhënë lamtumirë me fjalime të shkurtëra Raimonda Moisiu,dr. Gjon Bucaj, dr.Lindita Coku, dhe në emër të familjes i vëllai i Rozit, Kico Ceku, që shpalosi copëza nga jeta e motrës Rozi.
Në fjalën e tij të shkurtër dr. Gjon Bucaj, tha:
Lamtumira e funditasht gjithmonë e trishtë, e tillë ashte dhe e sotmja për të gjithë ne, sidomos për familjarët e të ndjerës,pranë të cilëvet kemi ardhë për të përcjellë Rozin së bashku dhe për t’ua lehtësue sadopak dhimën.
Rozi Theohari ishte antare e përkushtueme dhe përkrahëse e “Vatrës”, në gjurmat e Dardharëvet paraardhes,dhe bashkëpuntore e gazetës “Dielli”,si intelektuale e mirëfilltë dhe shkrimtare e talentueme. Ajo ishte edhe antare e Shoqatës së Shkrimtarëvet Shqiptaro-Amerikanë, ishte afër Kishës së Nolit dhe, përgjithësisht, gjithnji aktive në bashkësinë e shqiptarëve të Amerikës, qyshë prej kur shkeli në ketë tokë të bekueme, në atdheun tonë të dytë.
We will cherish the great memories of her and we will alëays remember her kindness and the beautiful smile on her face.
Në emën të kryesisë se Vatres, dhe timin personal e të familjes sime, si dhe të tëgjithë antarëve të Federatës Panshqiptare VATRA, u sjell familjes Theohari & Ceku dhe të afërmve të tyne, përdhimtimet ma tëthella, me uriminqë në të ardhmen të kenë vetëm gëzime.
Pas meshës në mjediset e Kryekishës Orthodokse Shqiptare Shën Gjergji, u ekspozuan librat e shkrimtares Rozi Theohari. Pjesmarrsit bënë fotografi rreth ekspozitës dhe sollën në bisedat e tyre kujtime rreth Rozit dhe krijimtarisë së saj(te plote mund ta lexoni ne Diellin e printuar)
Të shporim:Sovjetët, spiunët dhe komunistët!
Nga Lek Mirakaj/
Thirje e fortë dhe e guximshme.Kur themi e guximshme, kemi parasyshë reagimet që do vinin pas kësaj thirje të fortë.Dhe reagimet nuk vonuan.«Marionet» u quajt nga ai ,që të paktën ne të persekutuarit ,prisnim ti bashkohesh nismës.Që dosjet duhet të hapen ,nuk ka asnjë dyshim.Njerzit duhet ta dinë çfar ka ndodhur në birucat e errta të sigurimit dhe si organizohesh proçesi i përndjekes dhe dhunës.Shoqërija shqiptare duhet të dij kush qenë kriminelët ,urdhëruesit dhe zbatuesit e krimeve ,që me të drejtë theksohet se ishin më të tmershmet e tërë lindjes komuniste.Shoqërija shqiptare duhet të dijë se kush nga politikanët ,gjygjtarët,zyrtarët tanë ishin në eskortën e krimit dhe kush nga ata qenë spijun bashkëpuntor në krime.Pranohet nga të gjithë ,se një nga shkaqet që tranzicioni po zvarritet prej vitesh,është mungesa e trasparences dhe përfshirja e njerzve të inkriminuar në administratë e politikë.Aresyeja është e thjeshtë.Demokracija është vullnet i shprehur nga njerëz të lirë.Dhe njerëz të lirë nuk mund të jenë ata që kanë skelete në sirtarë.Njerëz të lirë nuk janë ata që shantazhohen nga kryetar partish,që në kundershtim me ligjin, i kanë dosjet e njerzve të zgjedhur prej tyre.Sa e vërtetë është kjo,do mjaftonte fakti që sa herë që kanë dashur, dosjet janë përdorur në mënyren më të.turpshme.Le të kujtojmë të pakten dy raste të jashtëzakonshme ,kur dosjet janë tundur për kandidatët për president.Cinike dhe e turpshme.E përmenda këte për të treguar se sa kurajo mund të kenë ata individ që kanë hije në të kaluaren e tyre për të ngritur zërin kundër atyre që zotërojnë dosjet e tyre.Hapja e dosjeve jo vetëm që do pastronte administraten nga të inkriminuarit,(po egzistoj vullneti,për mue shum e dyshimtë,)po do i bënte njerëz të lirë edhe ata që e vuajnë të kaluaren e tyre.Dhe më e rëndësishmja ,do shmangte shantazhin e dosjeve.Diskutohet për “modele”kur zgjidhja është shum e thjeshtë.Mjafton të pranohet e vërteta absolute,”KRIMET KUNDER NJERZIMIT”nuk parashkruhen dhe at-herë ,le të themi se preferojmë modelin gjerman.Po mos të harojmë se Gjermanija demokratike akoma sot i denon krimet e ndodhura para 70 vjetësh.Mos të fshihen mbas gishtit, jo shkelje të drejtave kushtetuese e justifikimesh bajate që përdorin gjoja konstitucianalistët tanë, njerëz që në shumicen e tyre janë pjesë e krimit komunist.Gjatë një emisioni televiziv,moderatori demostroj një dosje ku operativi tregonte se e ka rekrutuar individin duke e shantazhuar me gruan a famljen.Shantazhi dhe dhuna formalisht denoheshin edhe me ligjet e satrapit Enver.Le të gjykohen me ligjet e asaj kohe ata që kanë shkelur ligjet e asaj kohe , i kanë lënë të shkruara vetë se çfar kanë bërë.Dhe at-herë ,ashtu si thotë ajo grua trime dhe jo”marionetë» do i shporim sovjetët ,spijunët dhe komunistët nga politika ,drejtësija dhe administrata.Le të shpresojmë se reagimi i kryetarit të grupit demokrat ,qe një lapsus dhe ajo forcë politike që shumica e ish të persekutuarve i ka dhënë besimin deri tani ,do i bashkangjitet nismës se deputetes Doda.Për ne të persekutuarit e diktatures qëndrimi ndaj këtij problemi është treguesi se kë në të vërtetë opozita përfaqëson.Ne nuk harrojmë krimet dhe konsiderojmë se është koha për çdo individ, për cilëndo forcë politike, të tregojë me ke eshtë.Është me dëkomunistizimin e pa kompromis që do na afroj më shpejt me evropën ,apo bashkëjetesen me të keqen dhe turpin.Është koha për veprim,llafet dhe demagogjija nuk pijnë më ujë.Ne ish të persekutuarit dhe shumica e shqiptarve që duan nj demokraci të vërtetë, do gjykojmë veprat dhe jo fjalët as lojrat e Veliajt me projekte për hapje dosjesh pa lustracion.Boll.Le ti shporim……
TUPI
Nga Mimoza Dajci*/
Tupi eshte komshiu im, jetojme ne nje kat. Eshte nje qenush i lezetshem, lozonjar e i sjellshem me banoret e pallatit. Shkojme mire me familjen e tij. Prindet e kane te vetmin djale e bejne shume pas tij. Ku, nuk e kane rregjistruar, neper te gjitha kurset e klasat e mundshme. Kur te rritet Tupi thone ata, te jete i afte per jeten, e mos ti trembet syri per asgje.
Sapo mbushi tre vjec e rregistruan ne piano e ne balet. Ndersa ne moshen 5 vjecare kur filloi shkollen fillore e rregjistruan ne tenis, not, volejbol, basketoboll, yoga, peshengritje e ne taekwondo. Kur kthehej Tupi ne shtepi pas shkolle ndihej shume i lodhur. Nuk dinte se cfare te bente me pare, te lahej te pastrohej, te hante, te flinte apo te pregatiste detyrat per te nesermen.
Nje dite i kishte ardhur mysafire gjyshja, e ema e babait.
Ai sa u ul ne tryeze te hante syte i nguli pa dashur diku ne nje pike, e gjuha i kishte dale jashte.
– Cfare ke keshtu qe mendohesh – e pyeti e shqetesuar gjyshja?
Tupi ishte perqendruar aq shume tek pika ku i kishin ngelur syte, sa nga hutimi nuk i dha pergjigje as gjyshes. Ajo i foli perseri.
– Ham, ham, Tup i dashur – i tha ajo, se e dinte qe Tupit i pelqejne shume ledhatimet – cfare ke keshtu, nuk me dukesh mire.
– U me fal gjyshe, me kishin mbetur syte ne nje vend. Po mendoj se cfare te bej me pare per neser, detyrat e matematikes, abetares, gjuhes, te perfundoj nje projekt te punes se dores, apo te bej gati rrobat e taekwondos?
– Po sot, a shkove ne not e ne piano – e pyeti perseri ajo?
– Po, mi gjyshe shkova si nuk shkova – i thote ai dhe rrotullon koken sa majtas djathas sikur i binte notave te pianos e dukej sikur kerkonte dicka i c’perqendruar.
Duke pare kete situate gjyshja i thote prinderve te tij, djalit e nuses.
– Ham, ham, mesa shikoj djalin e keni shume te ngarkuar me mesime e aktivitete te tjera jashteshkollore, ai duket shume i lodhur, prandaj duhet ta largoni nga disa kurse, per te perballuar shkollen me sukses.
Ata pane ne sy njeri tjetrin, nuk u pelqeu mendimi “Ham, ham” i gjyshes. Argumentuan, debatuan e me ne fund rane dakort me “Ham, ham-et” e saj.
Qe ne pamje te pare Tupi te le pershtypjen e nje qenushi inteligjent, por ngarkesat e teperta e lodhin shume. Eshte i bardhe, me pulla te murme, sycka te zinj si geshtenje mali. Kur bie bore rrokulliset si top neper kodrat e parkut e kenaqet duke vrapur e lodruar me shoket e tij.
Eshte i dashur me prindet, shoket e shoqet e klases. Nje here beri edhe nje heroizem ne palzh, ku kishte shkuar me prindet ne fundjave, shpetoi nje vajze te vogel qe ishte duke u mbytur nga dallget e oqeanit. Hero e quajten, i dhane edhe medalje. Veshur me kostum te zi e me papjon ne qafe shkoi me prindet ne ceremoni.
Por Tupi eshte i thjeshte, nuk eshte mendjemadh, medaljen ia dhuroi gjyshes, sepse ajo e shpetoi nga kurset e teperta qe e prisnin cdo dite.
* Perralle
New York
Dhjetor, 2014
Mëngjeset e bardha në kafe “Rostand”
(esse)nga Përparim Hysi/
Jam i magjepsur nga libri i fundit të Ismail Kadaresë dhe, tek do mundohem të jap përshtypjet e mia si lexues, nuk qeshë i zoti që të gjeja një titull të saktë dhe shtova veç epitetin të bardha. Se, kur thotë dhe imeshoqe: Kadare është si rrobë kadife: nuk mban qime! Shkurt: është vështirë që të flasësh për të. Vendos të heshtësh, po nuk të lë ai. Dhe ja tek më vijnë në ndihmë nja dy vargje nga Poeti i bukur Agim Shehu: “… rri, po nuk më rrihet/ se më vijnë mornica/”. Kështu që vendosa të them përshtypjet e mia.
* * *
E lexova me një frymë ” Mëngjeset në kafe “Rostand” dhe them (ndoshta nuk është vetëm imja kjo bindje) se ka shkruar librin më të bukur qëkur ka lënë Shqipërinë. Për kafenetë në Evropë dhe ca më tutje ku më ka çuar hera, kam parë e dëgjuar. Kafenetë vetëm në Shqipëri janë vend çeplendisjeje e më the të thashë, se jashtë është fare ndryshe. Në Florida ku kam jetuar jo pak, por 12-vjet, kish kafene nga të cilat nuk të bënte zemra të largoheshe. Kafe-librari dhe, në kishe nevojë për të dëgjuar muzikë, atje kishe kufjet, disqet dhe e ndjeje veten sikur në të njëjtën kohë ishe dhe në bibliotekë, por edhe duke ndjekur një muzikë dhome, simfonike apo klasike. Më mirë se kaq, nuk kish se si bëhej.
Për kafenetë në Evropë dhe sidomos në Paris kam dëgjuar prej kohësh. Aty, në Paris, gati 100-vjet më parë ka patur një kafe “Rotondo” ku mblidheshin shkrimtarë e artistë, sidomos nga emigracioni. Mblidheshin atje dhe, në shkoj me mend atje para gati 100-vjetësh, ndodh se edhe duke lexuar për Kafe “Rostand”, tak dhe më ravijëzohet një personazh emblematik: piktori italian me prejardhje hebre, Amedeo Modiliani. Atje Modiliani i madh sikur e kish ngritur “atelien” dhe bënte vizatime në kartë ( me laps, sigurisht), dhe i shiste fare “shtrenjtë”: qoftë dhe me një pjatë makarona nga pronari i Rotondos. Atje, veç tjerash, një ditë prej ditësh, u rrëfye “Hera që ngatërroi Perënditë” aliaz Anna Ahmatova një bukuroshe që, aq ia prishi mendjen Modilianit, sa ky, aty për aty, ia bëri portretin që, thonë, e panë të varur mbi kokën e një poeti tjetër të bukur, Aleksandër Bllok. Modiliani vdiq në përkorje. Pronari i Rotondos vuri pasje me pikturat e tij dhe të vjen që të vësh kujën, kur jo më vonë se vjet një pikturë e Modiliantit u shit 25 millionë dollarë!!! Por jo më kot nuk përmend Rotondon. Se kam edhe më. Në Rotondo dukej edhe Aleksej Tolstoi bashkë me të shoqen. Edhe filofrancezi rus, Ilia Ehernburg që, fare rastësisht, i shpëtoi gijotinës së Kobës (Stalinit). Pra, kafenetë në Evropë janë si “qela” ku mblidhen shkrimtarë e artistë. Nga kjo anë, them: dhëntë Zoti që kjo gjë të arrihet dhe në Shqipëri. Kjo dëshirë nuk duhet të jetë vetëm imja. Aq më tepër kur të vetmin klub që kishte Lidhja e Shkrimtarëve e mbylli ish ministri i ç(kuturës), Ylli Pango, dhe e zhbëri për të mos u bërë më. Shkrimtarët bredhin si “çifutët në shkretëtirë” dhe akoma nuk ka dalë një Moisi që t’i shpëtojë. Po kështu kryetari i fundit i Lidhjes bredh duke mbajtur në çantë “tapitë” dhe vulën e thatë. Pak paradoksale, por është e vërtetë.
* * *
Thonë që njeriu plaket duke nxënë. Kësaj thënieje do t’i shtoja vetëm kaq: gjithmonë ka vend për të ndryshuar bindjet. Kur them kështu, nuk flas me apriori. Si një lexues që nuk kam lënë pa lexuar (dhe blerë) qoftë dhe një vepër të Kadaresë, kam patur bindjen që veprat që shkroi, pasi la Shqipërinë, nuk e kishin atë tharmin dhe magjepsjen. Mirëpo ja tek lexoj këtë librin e fundit: “Mëngjeset në kafe “Rostand” dhe bindjet bien. Përmbysen dhe, sado që kam dy ditë që e kam lexuar, nuk ndahem dot. Bëhem agravues po nuk e pashë atje, mbi tavolinë, dhe jo vetëm kaq: jap e marr sikur kam rënë në dashuri. Është kthyer tek unë adoleshenca. E lexoj, i rikthehem dhe prapë më bëhet se dua të them diçka dhe nuk di nga ta nis. Vërtet që libri hapet me ” Mëngjeset…”, por këto mëngjeset u ngjajnë atyre përrallave të “Njëmijë e një netëve” kur Shehrezadeja vinte në gjumë sulltanin. Në një gjuhë kafeneje: “Mëngjeset…”, janë si kafe me bisht.
Tek lexon, befasohesh: e sheh shkrimtarin herë me kobure si Isë Boletinin në Londër dhe herë përbri emrash që të trondisin: “… qe një afishe ku lexoje Shekspir, Miler dhe Kadare… Sikur vetëm kaq, nuk do qe pak. Pastaj, pak nga pak, je dëshmitar i ngjarjeve pa preçedentë: Kadare do dekorohet a do shpallej si anëtar akademie dhe, për turpin e Sqhipërisë, “koksit që mos ta kenë kokën”, përtonin që të assitonin në këtë ceremoni që i bënte nder Shqipërisë më shumë. Pohimi: “Nuk më duan as të majtët dhe as të djathtët” është rrufe në qiell të kthjellët. Tek lexoj, e zezë mbi të bardhë, këtë pohim tronditës, më vinë ndër mend vargjet nga “Visaret e Kombit”( në pastë menden, me ma korit fisin/ gjujma re, njitash, me kokërr rrfeje”). E meritojnë këtë rrufe mbi kokë të gjithë ata shtetarë që e lanë vetëm Kadarenë në atë moment ku, veç tjerash, nuk u luajt himni vetëm e vetëm për këtë nonsens fare të pakuptimtë.
E gjej me vend që të them. Në Turkmeni ku ka vlerë të çmuar ujë, ka një porverb: “Burimit ia dimë vlerën vetëm kur thahet”. Për fat të mirë, Kadare për mabrëshqiptarët, është një burim që kurrë nuk do të thahet. Aty, në kafe “Rostand”, përmjet penës së autorit, has dhe në shkrimtarë të dëgjuar të kohës: ja Le Clezio që nuk ndahej nga Modiano… derisa i pari mori çmimin Nobel dhe, thuaj,se “lidhja” u prish. Modiano nuk është askush tjetër po frnacezi Patrick Modiano që, siç lexojmë, jep e merr me Kadarenë deri për një vizitë familjare. Me sot, me nesër, duket vizita nuk është bërë dhe ka një përkim të çuditshëm: dhe Modiano, dhe Kadare janë nominuar për Nobel.
Kadare për herë të tridhjetë ( vini re: për herë të tridhjetë dhe Modiano për herë të parë). Ku ta dinte Kadare që, ndërsa libri priste dritën e botimit, Modiano në tetor të këtij viti mori çmimin Nobel. Hë, dhe diçka tjetër: sado francez, ky, Modiano, po paskësh pika gjaku (kushëri i largët) me atë Modilianin e “Rotondos”. E, ndërsa Kadare,e pati për të tridhjetën herë, unë, si pak “kumarxhi” që jam, them: -Tridhjettë e njëshi merr paratë! Urimi im në vesh të Zotit!
* * *
Se ku kam lexuar:” Prozatorët e mirë lindin nga poetët e këqij”. Në rastin Kadare, kjo sentencë bie. Kadare ka qenë Poeti më i bukur i Letërsisë Shqiptare dhe nuk e la poezia atë, po qe Kadare që la poezinë. Sa për mua, bëri pak mëkat: sa shkroi poezi, ai qe më i paarriri. Iku si një poet i bukur dhe u bë edhe më i bukur me prozën e tij.
Këtu tek “Kafe Rostand” të ngre mendjen. Nuk di se ku të qendrosh më parë: tek esseja për “Makbethin” apo tek “Requemi” për RReshpjen. Askush si Kadare nuk e ka “qarë” RReshpjen. Është një “requem” aq rrënqethës sa t’i ngre flokët gjemb; mishit ta bën kokrra dhe, qoftë të jesh dhe zemërgur, do të ligështohesh e do mbresohesh. RReshpja është ai Princi i Bukur që përfundoi si një barbon ku nuk kish ku të futte kokën.
* * *
Pak popullorçe: bakllavaja hahet në fund. Në po tentoj që të shkruaj diçka për kafen “Rostand”, dua të jem i drejtpërdrejtë: ma ka bërë mendjen çorap dhe tërë natën nuk e bëj gjumin rehat nga “Kukulla” alias “portreti i nënës”. Është rrëfimi më emblematik, më i bukuri i shkruar në letërsinë shqipe. Më antologjiku. Më prekësi dhe më… që nuk mbarojnë. Ka të drejtë populli, kur thotë: ” Pas çdo të keqe, ka dhe ndonjë të mirë”. Parë me këtë sy, unë them: Kadare, po të jetonte në Tiranë, kurrë nuk do shkruante ( më drejt: kurrë nuk do ta jetërsonte kështu portertin e nënës.). Me “Kukullën” ai vjen aq i bukur,aq njerëzor, aq tokësor dhe i vërtetë, sa nuk i gjendet shoku jo vetëm në Shqipëri, po dhe në botë. Dhe mos kujtoni se po hiperbolizoj. Kadare i ka ngritur nënës monument. E ka treguar ashtu si është: pa makiaazh; pa atë parfumin që mbante në sepete, si nuse e porsaardhur që ia rrëmbyen gjermanët. E ka rrëfyer që nga “çupëria” kur pa “atë” nga dritarja dhe “realizoi” dashurinë e parë!!! E rrëfen duke qenë “vikitmë” të një shtëpie të madhe që po e “ha”; e ka parë në “bankon e drejtëssë” (ziqit të familjes) në raportet vjerrë-nuse; baticat dhe zbaticat e këtyre gjyqeve qenë” lotët” e nuses kur e humbte gjyqin, dhe “mbyllja” në kat të dytë të vjerrës, kur ballanca (ziqi) anonte nga nusja. Sa jetë ka në këtë tregim! Të duket për një çast që nëna nuk është me këmbët në tokë. Tek mbyllet e stërmbyllet me vetveten, ajo bëhet aq e bukur dhe e papërsëritshme, me propozimin aq shpotitës: dua bisedime!!! Pa më gjeni diku të gjashmen! Dhe më tej: a nuk mundesh shkrimtari që ta retushonte këtë figurë dhe ta bënte nga ato nënat që rrezëlinin vetëm intelegjencë e mënçuri. Jo. Retushimet do ta prishnin të gjithë portretin. Ajo është “Kukull” dhe ashtu mbetë në gjithë tregimin. Dashuria nuk ka brirë.Kadare, pse e do sipas mënyrës së vetë, domosdo, na e jep këtë “Kukull” të gjallë, të bukur dhe, gati- gati, si një portret që nuk qëndron i varur në mur, po vete e vjen në gjithë sheshveprimin e tregimit. Jo më kot autori, e vë “Kukullën” që kërkon bisedime, përkrah figurash të tilla potente, të njohur nga të gjithë, si: regjisori Piro Mani që shkëmben mendime për tetarin dhe pikërisht, për “Përbindshin”. Apo ca më tej me kinoregjisorin Kujtim Çashku. A mund që t’i shmangte këto nga tregimi i tij? Patjetër. Do t’i shmangte, mendoj unë, po të jetonte në Tiranë. Po, kur vdiq “Kukulla”, shkrimtari ynë qe në Paris dhe vrapoi me gjithë Helenën që o ta ngjente gjallë, o , në fund të fundit, t’i hidhte një grusht dhe. Ai erdhi me një frymë dhe plotësoi një nga “kërkesat për bisedime”: të më varrosni me “atë”.
Natyrisht, as që më mbarojnë përshtypjet për “Kukullën”. S’ka monument letrar më të bukur. Kjo “Kukull” që, çuditërsiht, më ravijëzohet ngado që lëviz dhe më duket dhe si nëna ime dhe si të gjithë nënat që janë aq të mira.
Tiranë, 18 dhjetor 2014