• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DR. ELEZ BIBERAJ:SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT NË UDHËN E RIMËKËMBJES

November 10, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Ditët e fundit më ra në dorë libri më i ri i Dr. Elez Biberajt, botuar kohët e fundit nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Tiranë.Libri i titulluar, “Shqipëria dhe Shqiptarët në Udhën e Rimëkëmbjes”,është një përmbledhje e 15 shkrimeve, kumtesaveose fjalimeve më me rëndësi që Elezi ka botuar ose që ka paraqitur në seanca të ndryshme,në qarqet qeveritare ose akdemike mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët, gjatë tri dekadave të fundit.Dr. Elez Biberaj është i njohur mirë si në botën perëndimore ashtu edhe në trojet shqiptare në Ballkan për veprimtarinë e tij të palodhshme në qarqet akademike amerikane dhe falë punës së tij të gazetarit prej më shumë se tri dekadash, filimisht si Shef i seksionit shqip të Zërit të Amerikës dhe tani si Drejtor i VOA-s për Euroazinë. Elezi, siç ve në dukje edhe Profesor Nikolla Pano në parathënjen e librit të ri, ka gëzuar dhe gëzon, “një reputacion të merituar nga vëzhguesit dhe analistët më të respektuar të botës për zhvillimet e periudhës komuniste dhe paskomuniste në Shqipëri dhe në Kosovë.” Këtë reputacion Dr. Biberaj e ka fituar si përfundim i botimeve të tre librave dhe një numri të madh artikujsh dhe prezantimesh mbi zhvillimet në trojet shqiptare, përfshirë edhe 16 artikujt dhe kumtesat përfaqsuese më të rëndësishme të Dr. Biberajt,që pëmblidhen në librin që u botua kohët e fundit në Tiranë.
Artikujt dhe prezantimet e përmbledhura në këtë libër trajtojnë tema, çështje dhe lëvizje të zhvillimeve të tranzicionit paskomunist në trojet shqiptare, një tranzicion ky që deri tani siç dihet është treguar tepër të vështirë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë – por edhe në trojet e tjera shqiptare — probleme këto dhe sfida, kryesisht të shkaktuara nga konfliktet ndërpartiake të klasës politike. Dr. Biberaj i cilëson këto vështirsi si probleme të rritjes, siç e thotë shpesh autori. Elezi, megjithëse është realist mbi problemet e pa mohueshme dhe sfidat e mëdha të tranzicionit postkomunistm të cilat përballen shqiptarët, në shkrimet e tija, në kumtesat si dhe në bisedat private me të huajt, sidomos në qarqet e qeverisë amerikanedhe me akademikëdhe ekspertë të tjerë, ai mbetetpërgjithmonë optimist për zhvillimet shqiptare në përgjithësi, ndaj siç duket edhe titulli i librit të tij të ri, “Shqipëria dhe Shqiptarët në Udhën e Rimëkëmbjes”.
Meriton të vihet në dukje se kur Dr. Biberaj shkruante disa prej këtyre artikujve të botuar në këtë libër dhe kur ai ftohej të mbante referate mbi gjëndjen e shqiptarëve në Ballkan,duhet patur parasyshë se ai ishte ndër të pakët ekspertë tëpunëve shqiptare në përgjithësi, por në veçanti ishte ndër të rrallët, nodhat i vemti,që e paraqiste çështjen shqiptare nga njëkëndvështrim i trekëndshit Tiranë-Prishtinë-Shkup, shpesh duke shkaktuar edhe shqetsime tek dëgjuesit, të cilët ndodhte që disa prej tyre të cilësonin deklaratat e Elez Biberajt si nxitëse të nacionalizmit shqiptar. Por këto qëndrime nuk e shqetësuan kurrë shumë Elezin. Këtë vlerësim bën edhe profesori i nderuar dhe gjithashtu një kontribues me merita të mëdha ndaj çështjeve shqiptare në botën akademike këtu në Shtetet e Bashkuara, Profesori shqiptaro-amerikan, Nikolla Pano, në parathënjen që i bën librit të posa botuar tëDr. Biberaj, kur thotë se, “Një nga karakteristikat dalluese të shkrimeve të Elez Biberajt është se ato përshkohen me atë që karakterizohet si një qasje panshqiptare, pa i dhënë ndonjë kuptim përçmues këtij termi.”Me këtë dua të them”, vazhdon Profesor Pano, “se ai nuk i trajton zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë në një vakum. Përkundrazi,” pohon Nik Pano, “Ai i sheh ato në kontekstin e evoluimit të situatave brenda bashkësisë ballkanike shqiptare, që është rezultat i faktorëve të tillë si rënia e sistemit komunist, shpërbërja e Federatës Jugosllave dhe vështirësitë e tranzicionit paskomunist”, shkruan Profesor Pano.
Ky pohim vërtetohet nga shkrimet dhe kumtesat e pëmbledhura në librin më të ri të Dr. Elez Biberaj, ndër të cilët dallohen titujt, siç janë: “Kosova: beteja për njohje”, “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave dhe çështja e Kosovës”,“Shqipëria pas Hoxhës: dilemat e ndryshimit”, “Shqipëria dhe shqiptarët në periudhën paskomuniste”,“Çështja kombëtare shqiptare: rruga e vështirë drejt autonomisë, shkëputjes dhe pavarësisë”, “Kosova: rasti për një zgjidhje jetë gjatë e të qëndrueshme”,“Kosova: lindja e një shteti të ri” e ashtu me radhë, duke e përmbyllur librin me kumtesën të cilën Dr. Biberaj e paraqiti para Kongresit amerikan në lidhje me sfidat demokratike dhe perspektivat politike të Shqipërisë para se të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri qershorin e vitit të kaluar,duke thënë se “Shqipëria është një vend në një udhëkryq të rëndësishëm, që vërtitet midis përplasjeve politike destabilizuese dhe aspiratave për mirëqenien kombëtare, konsolidimin e demokracisë dhe integrimin europian.” Dr. Biberaj në këtë kumtesë para disa ligjvensve amerikanë tha në lidhje me zgjedhjet e vitit të kaluar se,“Zgjedhjet iu ofrojnë aktorëve të politikës shqiptare një mundësi për të tejkaluar qasjen e zakonshme që i sheh ato si një lojë ku ka vetëm fitues dhe të humbur, për të dëshmuar se ato synojnë konsolidimin e demokracisë dhe për të riinstitucionalizuar politikën demokratike. Nëse i jepet fund paralizës politike dhe lojërave të rrezikshme, që kanë karakterizuar katër vitet e fundit”, shkruan ai, ”kjo do të çlironte potencialin e madh që kanë shqiptarët dhe do të hapte rrugën për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”

Ky është jo vetëm optimizmi që e dallon Elezin për të ardhmen, por edhe shpresa e tij për Shqipërinë dhe për Shqiptarët, por nga ana tjetër ai shkruan zgjedhjet në vetevet nuk janë një zgjidhje. Në lidhje me këtë, ai shkruan se, “Vetëm zgjedhjet, edhe sikur të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare, nuk janë shpëtim për demokratizmin e Shqipërisë. Qeveria e re që do të dalë nga këto zgjedhje do të ballafaqohet me sfida të vështira dhe nuk mund të zhytet në debate të zgjatura paszgjedhore.”, ka shkruar ai duke iu referuar zgjedhjeve të vitit që kaloi në Shqipëri.
Kjo deklaratë e Elezit, ose më mirë të themi ky paralajmërimprofetik mbi situatën politike në Shqipëri atëherë dhe sot, duket tanifatkeqsisht si një profeci e realitetit për situatën e stërgjatur dhe të rrezikshme politike në Republikën e Kosovës, ku si rezultat i grindjeve dhe i mos bashkpunimit politik midis palëve, ende nuk janë krijuar inistitucionet e reja qeveritare madje edhe pesë muajë pasi u mbajtën zgjedhjet, ndonëse edhe në përgjithësi ato u mbajtën në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Edhe pse kushtet nuk kanë qenë të favorshme për lindjen e një brezi të ri udhëheqësish, Shqipëria ka një brez të ri, të arsimuar dhe dinamik, që priret të mendojë në një kontekst perëndimor e demokratik dhe është i gatshëm të ngrihet në pozita me ndikim. Shqiptarët e zakonshëm kanë treguar një angazhim të thellë për integrimin në BEdhe e shohin demokracinë si formën e tyre të preferuar të qeverisjes”,ka kumtuarDr. Elez Biberaj në Kongresin amerikan pak më shumë se një vit më parë,fjalim ky që përfshihet në librin “Shqipëria dhe Shqiptarët në Udhën e Rimkëmbjes” të autorit Biberaj.
Mesazhi i kësaj kumtese të Elezit para Kongresit amerikan një vit më parë, si dhe mesazhi i shkrimeve të tjera të përmbledhura në këtë libër mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët, madje mund të them i të gjitha shkrimeve, kumtesave dhe intervistave të Elez Biberaj, për të cilat unë kam njohuri, — është se ai beson me gjithë qenjen e tij se Shqipëria, Kosova dhe të gjithë shqiptarët, kanë, “aftësinë për të thelluar reformat demokratike dhe për të rivendosur besimin e publikut te procesi politik. Por në mënyrë që të rigjallërojnë demokracinë dhe të shtyjnë përpara aspiratat demokratike të vendit, elitat politike shqiptare duhet të bëjnë shumë më tepër për të vendosur sundimin e ligjit, për të fuqizuar institucionet jopartiake, për të luftuar korrupsionin dhe për të larguar perceptimin e përhapur se politikanët janë pasuruar në kurriz të qytetarit të thjeshtë”, shkruan Dr. Elez Biberaj.
Jam i detyruar të rrëfej se me Elezin jemi njohur si studentë nga bankat e një kolegji të vogël në Bronks të Nju Jorkutqë në vitin 1972 dhe kemi mbetur kolegë dhe miq të ngushtë pasi na ka lidhur puna dhe interesimiipërbashkët për fatin e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve. Fati e bëri që eventualisht të punonim së bashku pranë Zërit të Amerikës për vite me rradhë dhe si i tillë mund të them se kam nderin të pohoj se kam lexuar pothuaj çdo gjë ka shkruar Elezi. Për më tepër, kam qenë i pranishëm në pothuaj të gjitha prezantimet e tija në qarqet e qeverisë amerikane, në Kongresin e SHBA-ave, në mjedise akademike dhe tëatyre që në Amerikë i karakterizojnë si “think tanks”, jo vetëm në Washington por edhe në mbledhjet akdemike që mbaheshin anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, në kuadër të konferencave vjetore mbi çështjet e ish-vendeve komunsite të Europës Lindore dhe të Bashkimit Sovjetik. Andaj mund të pohoj se në këtë libër dhe gjatë gjithë karierës së tij 30-vjeçare, Elez Biberaj i ka kushtuar jetën e vet profesionale dhe mund të them edhe jetën private, një misioni të trefishët, për realizimin e të cilit nuk pushojë kurrë:Shëmbjes së komunizmit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe më në fund integrimit të kombit shqiptar në organizmat euro-atlantike, aty ku e ka vendin e vet, në rresht me kombet e përparuara perëndimore.Ndoshta, si kolegë dhe miq që jemi, dikush mund të më kritikojë për komentet e mia në lidhje me këtë vepër dhe për veprimtarinë e Elez Biberaj në përgjithësi, por megjithëkëtë, unë i bashkohem vlerësimit të Profesorit Nik Pano, i cili shkruan se, “Ekspertiza e Dr. Biberajt në çështjet shqiptare dhe të Ballkanit është vlerësuar më tej brenda Zërit të Amerikës, nga agjencitë e tjera qeveritare,nga qendrat studimore, prestigjioze, joqeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia akademike. Ai është intervistuar dhe konsultuar nga qendra kryesore mediatike në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë shtetit gjatë periudhave të krizës në Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan Pano.“Këto lidhje të ndërsjellëta i kanë mundësuar Elezit të ngrejë lart vetëdijen e kolegëve në qeveri, akademi, media dhe publikun amerikan, në lidhje me sfidat me të cilat është përballur dhe përballet Shqipëria, Kosova dhe popullsia shqiptare në Ballkan, si dhe për të ndikuar mbi pikëpamjet e tyre”, thekson profesori shqiptaro-amerikan Nik Pano.Pasi kam qenë dëshmitar i afërt i kësaj veprimtarie të Dr. Elez Biberaj për të cilën pohon profesori, unë jo vetëm që jam plotësisht dakort me vlersimin e punës së Elezit nga Profesori i nderuar dhe mik i përbashkët, Nik Pano, por dua të shtoj se në të gjithë këtë veprimtari Elezi ka treguar dashurinë e tij prej atdhetari për Shqipërinë dhe për Shqiptarët kudo, por edhe për vendin e adaptuar ku ne të gjithë gjetëm strehimin, lirinë dhe mbështetjen për të jetuar të lirë po se po, poredhe për të realizuar ëndërrat tona dhe në këtë proces për të ndihmuar sado pak drejtë të mires së përbashkët për shqiptarët kudo. Elez Biberaj, si ndoshta si ansjë tjetër, e ka realizuar këtë ëndërrë. Për më tepër, Elez Biberaj e ka zhvilluar dhe e vazhdon veprimtarinë e tij për të mirën e përbashkët dukeiu shmangur shfaqjeve të bujshme dhe duke e treguar veten me vepra të mbara dhe të frutshme, siç është libri i fundit i tij, “Shqipëria dhe Shqiptarët në Udhën e Rimëkëmbjes”.Për këto dhe merita të tjera, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Bujar Nishani i ka akorduar Dr. Biberajt Medaljen, Nderi i Kombit, duke iu shtuar Medaljes së Mirënjohjes që i akordoi atij një vit më parë edhe ish-Presidenti Bamir Topi.

Filed Under: ESSE Tagged With: :SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT NË, Dr. Elez Biberaj, Frank shkreli, UDHËN E RIMËKËMBJES

Historia nuk e amniston askend

November 10, 2014 by dgreca

Tërbimi i popullit do të ishte ceremoni varrimi për karrieren e shumë politikanëve./
Opinion nga Ramadan Bozhlani/
Historia shqiptare demostratat e vitit 1981 i ruan në kujtesë si njërën ndër ngjarjet më të guximshme dhe më të bujshme të cilën e jetësuan ndjenjat studentore, pavarësisht se e kishin parasysh që pasojat do kenë ngjyrime tragjike. Studentët nuk ishin vetëm simbol i diturisë së mirëfilltë dhe të vizionit të së ardhmës, por ata mbartën mbi supet e tyre fatin e popullit dhe në emër të tij ranë heroikisht duke i mbushur faqet e historisë së lavdishme. Ja, ky ishte shpirti studentor që shuhej në përkushtim për hir të popullit.
Nga ajo ndodhi heroike kanë kaluar 33 vjet dhe sot shpirtit studentor ju ka shuar fryma revulucionare, është katandisur në një gjendje të mjeruar prej që ka filluar të politizohet dhe ta braktisë popullin i cili ka rënë në një gjendje skllavërie.
Mbi unionet studentore nëpër të gjitha fakultetet e ka shtrirë dorën politika dhe i ka shndërruar në vegla propaganduse ku këtë e dëshmon më së miri heshtja e thellë e tyre në këtë gjendje në të cilën ndodhet populli. Tmerrësisht e dhimbshme kur e kujton se dikur studentët përfaqësonin popullin, ndërsa sot interesat politike.
Sa fillon të thellohesh më shumë mbi gjendjen aktuale zhgënjimet janë edhe më dëshpruese, gjumi i ariut i ka përfshirë edhe këto kategori në të cilat populli pati shumë besim dhe të cilat dikur vepruan në emër të tij denjësisht siç janë profesorët, shkrimtarët, poetët, gazetarët, veprimtarët dhe ushtarët.
Historia nuk e amniston askend , sidomos ata që janë ndërgjegjja e popullit.
Gjatë fushatave zgjedhore gjithë andej nëpër parulla u promovuan synime evropiane dhe e rikonfirmojnë sa herë të prononcohen para kamerave integrimin evropian.
Atëherë ju e dëshironi një popull evropian!
Popujt evropianë nuk i durojnë padrejtësitë, sa do të vogla që janë, ato i tërbojnë dhe i bëjnë të shpërthejnë në revoltë duke bllokuar qendra të qyteteve, duke djegur dhe duke hedhur plehra pranë institucioneve deri në realizimin e synimeve të veta. Ja kështu veprojnë popujt evropianë.
Ndërsa populli ynë pavarësisht se është përdorur, është keqperdorur, është varfëruar, është njëllosur, është përulur dhe është fyer në bazë të interesave të tyre përsëri qëndron kokë ulur. Edhe pse është braktisur nga të gjithë ai duhet ta ketë frymën revoltuse, sidoms sot kur është paralizuar atmosfera institucionale dhe organi përfaqësues, nuk është sendertuar edhe pse u shpenzuan gjithë ato para për votimin e përfaqsuesit të popullit dhe kjo vetëm për hir të ambicjeve të smura të politikanëve. Në bazë të kësaj amullie institucionale Kosova zyrtarisht sistemohet në statusin nënçmues si shtet i pasigurtë, ku përsëri pesha bie mbi supet e popullit.

Fyhreri thot: “Me teoritë tuaja të parlamentarizmit keni shtyer kombin në humnerë. Ndërsa ne me kurajo dhe me sulm….do ta ngritim kombin tonë në atë shkallë që ai të mundet më në fund të hypë në tempullin e lirisë”.
Tërbimi i popullit do të ishte ceremoni varrimi për karrieren e shumë politikanëve.

Filed Under: Featured Tagged With: e amniston askend, Historia nuk, Ramadan Bozhlan

Kur krimineli kthehet në vendin e krimit

November 10, 2014 by dgreca

Opinion nga Mr.sc. Nue Oroshi/
Krimineli Rrahman Parlloku së bashku me dy komunist Pajazit Nushi dhe Jusuf Bajraktari, disa nostalgjik te tjerë të komunizmit pansllavist dhe proserb të dëshmuar, ripushtimin e Trojeve Shqiptare e quajne clirim. Atëher shtrohet pyetja pse u dasht lufta e viteve 1998-1999 dhe përkrahja e NATO-s për ta nxjerr Kosovën nga kthetrat e pushtimit Serb, pasi qe ajo qenka cliruar para 70 vjetësh. Ajo që bije në sy ësht pjesmarrja e kriminelit Rrahman Parlloku i cili së bashku me Qeda Mijeviqin, Milladin Popoviqin,Qamil Brovinen, Svetozar Vukmanoviq Tempon,Fadil Hoxhen, Aleksander Rankoviqin, Ali Shukriun, ndimuan në ripushtimin e Kosovës dhe rikthiminë e sërishëm nën pushtiminë serbosllav, që sode këta të mjerë e quajn „Clirim“. Dhe gjith ky shou i fallsifikimit të historis u ba me mjetët e taksapagusve Gjakovar sepse ishte nën administrimin e pionjerës komuniste më shami të kuqe në gjoks, dhe yllë të kuq komunist në ballë, Mimoza Kusari Lila, e cila tanimë i takonë një partije që ju ësht harruarë emri që nga 8 Qershori 2014 në Kosov.
Rrahman Parlloku dhe kriminelët e tjerë komunistë janë përgjegjës për vrasjen e 47.300 shqiptarëve gjatë Luftës së dytë Botërore, në të gjitha visetë etnike Shqiptare. Tani është fakt i njohur dhe i vërtetuar me argumente shkencore se Partia Komuniste e Shqipërisë si dhe Partia Komuniste e Kosovës u krijuan nga jugosllavët, apo siç thoshte atdhetari Prenk Cali në një dialog me komunistin Mehmet Shehu edhepse i zënë tradhëtisht në mes të këtyre dyve, u zhvillua ky dialog: Mehmet Shehu i thot Prenk Calit: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari po t’u bëje me ne komunistat, pse veprove kështu. E vigani i Malësisë Prenk Cali i përgjigjet: Jo zotni, faji bie mbi ju komunistat, se ju u bëtë me anmikun shekullor të shqiptarit me shkaun. Këtu është për tu theksuarë fakti, se shqiptari komunist si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i del në përkrahje sllavit komunist vetëm se e kishin të njejtën ideologji, kundër vëllait të gjuhës, gjakut dhe flamurit.
Pra, komunistët shqiptarë dhe sllavë luftojnë kundër nacionalistëve shqiptarë, meqenëse historia do fakte, atëherë për këtë bazohemi në librin e atdhetarit, Tahir Zaimi, Lidhja e II e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës, Bruxelles 1964, i cili shkruan: Për me shtypë e shkatërrue fare këtë rezistencë të fortë me kryeneqësi që sapo shuhej më një anë, plaste papritmas në tjetrën, kërkohet prap kontributi i shqiptarëve të zezë, të cilët të inkuadruem në tri Brigada, njana e (V-ta) nën komandën e Shefqet Peqit dhe tjetra e (III-ta) në atë të Rrahman Parllokut, që kishte për sekretar politik Gafurr Qyqyn, vrapojnë në ndihmë të marshallit Jugosllav, i cili nuk e ndjente veten aspak në gjendje me zotnue situatën.
Brigada të cilat arrijnë më shpejt e para e nisur nga Elbasani, e tue kalue nëpër Librazhd-Klenjë-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dodës në Lusen të Lumës ku i plasë pushka dhe mbas një ndeshje të përgjakshme mbetën 14 dëshmorë prej Lusne, kurse në anën tjetër vriten 180 nga efektivat e Brigadës, e cila kalon nëpër Topojan, Shishtavec dhe së andejmi në Gjemashicë-Bellushë-Prizren, prej kah në Gjakovë, Pejë e vise tjera të Kosovës, ku qëndron për një kohë prej dy vjetesh, dhe tjetra e nisun nga Shkodra, e tu kalue nëpër malet e Dukagjinit, e nëpër Malësi të Gjakovës, në Junik dhe prej andej në Pejë e vende tjera të Kosovës. Kurse, një tjetër brigadë nën komandën e Aqif Lleshit, niset nga Peshkopia e kalon në Dibër të Madhe, Kërçovë, Gostivar,Tetovë e Shkup për t’ja dorëzuar patronit-aleat viset e Maqedonisë Shqiptare.
Forcat komuniste maqedone që deri në mbarim të vitit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit të fuqive nacionaliste Xhemë Has Gostivari mbasi vendi u shkel prej brigadës Shqiptare, filluen prap me u forcue e me u shtri në atë sektor, ku masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, ndër të cilët vetëm në Tetovë 4000, në Gostivar 700, dhe në Kërqovë 500 veta. Se rexhimi komunist në Shqipëri vepronte njëtrajtshmërisht me rexhimin komunist në ish Jugosllavi dhe në bashkëpunim të plotë në luftën kundër atdhetarëve shqiptarë tregon edhe rasti i dy atdhetarëve shqiptarë, kolonel Fuad Dibrës dhe profesor Kolë Margjinit.Që të dy këta atdhetarë kishin shtetësinë shqiptare por që forcat komuniste nga Shqipëria i dorëzuan të dyt tek forcat komuniste jugosllave, dhe, ku më pas u vranë që të dy.
Profesor Kolë Margjini u arrestua nga grupet kriminele komuniste shqiptare, të cilat ia dorzuan organeve jugosllave. Gjykata e dënoi me burgim të rëndë ndërsa UDB-a e likuidoi në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit, më 1949. Nuk i dihet varri se ku është gjuajtur pas likuidimit. Kolonel Fuad Dibra me 14 nëntor 1944 u shoqërua nga forcat e Brigadës së V-të të Ushtrisë Komuniste të Shqipërisë për në Tiranë ku u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave.
U dënua me vdekje dhe u ekzekutua në Korishë të Prizrenit, me 9 tetor 1946, sot e asaj dite nuk i dihet varri. Gjithsejtë, sipas të dhënave të Tahir Zaimit dhe historianëve tjerë, janë vrarë nga sllavokomunistët në viset etnike Shqiptare jasht Shqipërisë Londineze 47.300 shqiptarë.Vlenë të veçohet fakti se Nacionalistët Shqiptarë, Kosovë, i kanë quajtur në shkrimet e tyre të gjitha viset shqiptare të cilat kanë mbetur jashtë shtetit shqiptar, pra përafërsisht në kufijtë etnikë të Dardanisë antike. Këtë shtrirje gjeografike e përdorë edhe atdhetari Tahir Zaimi kur jep të dhënat për vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve në këto krahina.
Nuk e di se si ësht ndierë krimineli Rrahman Parlloku kur vjenë e përshendetë pikërishtë në vendin që ka kryerë krime të rënda në Gjakovë dhe rrethinë, sepse ishte në krye të një brigade të III kriminele e cila me urdhëratë e serbisë dhe të rusisë vriste e priste shqiptarë atdhetarë vetëm, se e doninë të lirë atdheunë e tyre dhe të orjentuarë drejtë politikës Evropiane, aty edhe ku sod e kësaji dite ësht e orjentuar pjesa më e madhe e popullitë shqiptarë e sidomosë intelektualët Idealist. Në fundë skamë për të thën gja për këta komunista pansllavistë, që shpirtinë ja kanë falur, dreqit, djallit të mallkuaritë dhe mefistofilitë, përveqë faktitë se ky djallë ju marrtë me vete, dhe kurr emri mosë ju dëgjoftë për të gjitha ato tradhëti dhe masakra që bët mbi popullinë shqiptar.

Filed Under: Komente Tagged With: kthehet dhe fletë lavdërimi, Kur krimineli, në vendin e krimit

DESHQIPTARIZIM I LETËRSISË KOMBËTARE

November 10, 2014 by dgreca

Nga Rasim BEBO/Chikago/
Ka mbërritur në shkolla një listë e re librash, të rekomanduara për bibliotekat shkollore, të cilën Ministria e Arsimit e ka publikuar më 28 Tetor. Aty janë përjashtuar “Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova” dhe krejt letërsia studimoree Kosovës, si dhe “De Rada”, dyqindvjetori i të cilit, kremtohet sivjet. Bordi i Ministrisë së Arsimit, i thirur në ilegalitet dhe i miratuar po ashtu pa asnjëfare trasparence e kriter, shpalli më 28 Tetor me gjuhë ultimative qëështë karakteristikë e kësaj qeverie, një liste me treqind e tetëdhjetë e pesë tituj, e cila është një sakatim i listës shumëvjeçare të miratuar nga Ministria e Arsimit, ku ishin hequr titujt e armiqve politikë dhe ishin shtuar si me sustë mjaft tituj nga shtëpite botuese. Ky është një skandal kombëtar i botuar së fundi në shtypin tonë. (Ramiz Dërmaku, “Skandal” gazeta Bota Sot, marrë nga Gazeta 55)
Gjatë këtyre dy dekadave, kupola e drejtuar nga guvernatori Janullatos, përveç qilizmës që i bëri tokës shqiptare, duke mbjellë në të vorreza të ushtarëve grekë me kufoma shqiptarësh, duke mbjellë shkolla greke, duke ndërtuar kisha të stilit grek dhe kisha me emër të shenjtorit Shën Kozma, i cili është ekzekutuar në vitin 1779 nga qeveritarët shqiptarë të kohës.
Historianët grekë, të orientuar nga kisha greke,kanë shkruar artikuj të veshur me “dinakërinë greke”, se çamët nëÇamëri (muslimanët) janë kolonë turqish dhe për këtë nuk duhen të njihen si popull shqiptar autokton. Por Qeverisja Shqiptare dhe Akademia e Shkencave kanë heshtur.Kështu erdhi si pasojëedhe deklarimi i tyre se “Çamëria nuk ekziston”. Forumet botërore e ligjëruan,sepse nuk u doli përpara nga ne, një kundër-rezolutë për Çamërinë, që të kundërshtonte rezolutën greke.
Sllavët na rrëmbejnë emrin “Maqedoni” dhe ne na quajnë ardhacakë dhe “ashkla” të mbetura gjatë kohërave. Ne duhet të kemi parasysh, “se ata që nuk kujtojne të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë”, siç thotë historiani amerikan George Santajama.
Me fjalët “Shqipëri lindore”, “veri-lindore” dhe “Iliriada” i kanë zënë vëndin emrit “Maqedoni”, emër i vjetër mbi katërmijëvjeçar.” A është kjo normale? Ndërsa fshatrat e Strugës, vendosin në Strugë pllakatën përkujtimore pas njëqind vjetëve të “kryengritjes Maqedono-Shqiptare” kundër okupatorit serb. Tëkuptojmë këtë rast, “maqedonët” janë sllavët e Maqedonisë dhe këta u bashkuan me shqiptarët, gjoja luftuan kundër serbëve. Sa gënjeshtër e hapur. A ka ndodhur ndonjëherë që sllavo-maqedonët të luftojnë kundër sllavo-serbëve?
Historiani Maqedon Andonov Polianski e quan popullatën sllave në Maqedoni “maqedonas”, kur ata kanë ardhur një mijë vjet pas Aleksandrit të madh të Maqedonisë. Kur e pyesim për këtë, ai thotë, ne me të vërtetë kemi ardhur shekuj më vonë, por kur erdhëm në Maqedoni ne jemi maqedonas. Kështu grekët mohuan Çamërine dhe sllavët përvetësuan emrin maqedon dhe uzurpuan pushtetin. Ndërsa qeveria dhe Akademia e Shkencave vazhdojnë në përkrahje të deshqiptarizimit, kjo është një fatkesi e madhe.
Personaliteti shqiptaro-amerikan, zoti dhe zonja Dioguardi deklaruan se historiani grek Nikolas Stavros ka thënë: “futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shekullin e njezetë”. Kjo deklaratë e historianit grek, tingëllon tepër poshtëruese për nderin dhe për dinjitetin e Rrepublikës së Shqipërise, dhe më tej. Janullatosi ka deklaruar në gazetën greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit ështëshqiptaria, këtë tezë do ta luftojmë duke dalë hapur kundër rilindjes kombëtare shqiptare”. (nga Eshref Ymeri)
Qeveria Shqiptare dhe Akademia e Shkencave Shqiptare, e perforcuan mendimin e Janullatosit, per te zhdukur të gjithë mendimin shqiptar me të gjithë perfaqësuesit e vet, duke nisur me Branko Merxhanin e duke vijuar me Mehdi Frashërin, Mithat Frashërin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën e Anton Harapin. Këta e mbushën me antizogizëm dhe antinacionalizëm. Po kështu albanologu At Zef Valentini është fshirënë mënyrë metodike nga lista e vjetër. Hakmarrja është shekullore dhe të njëjtin fat kanë pësuar edhe kujtimet e papërseritshme tëAt Zef Pëllumit, “Nder i Kombit” të vlerësuara edhe me “Penën e Artë” nga MTKRS-ja, vetëm se këto shënime janë shpluhurosur prej kohës.
Mungesa e krejt të ashtuquajturit neoshqiptarizëm, pason goditjen si me sopatë të gjithë mendimit shqiptar para luftës së II botërore dhe ështënjë krasitje e gabuar, në listën e re të qeverisë së Edi Ramës, mungesa në listë e krijimtarisë së Ibrahim Rugovës, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes e Eqerem Kryeziut. Nuk është një harrese në kuptimin e mirfilltë të fjalës, pasi librat e tyre kanëqenë rregullisht në të gjitha listat e Ministrisë së Arsimit që nga viti 2006, por është një qëndrimi i turpshëm, për të cilin anëtaret e bordit duhen te skuqen dhe Ministria duhet te nxjerrë përgjegjësitë e vërteta të këtij sakrilegji. Kështu është sakatuar prejlistës së botimit,me një të rënë të lapsit,krejt botimi i shqiptarëve të Kosovës.
Voluntarizmi për sakatimin e listës së vjetër rekomanduese, ka goditur kryesisht qëndrimet perëndimore të shqiptarëve, ndërkohë që shtesat e reja, janë thellësisht riciklime tëopinioneve bolshevike, të viteve të shkuara në të ashtuquajturat “studime të reja shqiptare”. Serish si shpëtojmë dot krahasimit, kur qëmtojmë se në listëështë shtuar një studim për Skënderbeun i gazetarit Virgjil Kule dhe jo studimi i Aurel Plasarit,ku përfshihen edhe studime për Kutelin e Camajn, janë fshirë njësoj sic janë fshirë edhe tituj e perfshirë në kolanën “Inteligenda”.
Mungesa ulëritëse e listës, e cila shkon fiks sipas historikut të mungesave tëçfarëdollojshme të kryeministrit Edi Rama, është mungesa e çfarëdolloj libri të shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Libra të pafund në shqip, të shkruar nga studiues, poetë e historian janë rrëzuar, ndërkohë që në shqip janë botuar prej vitesh edhe cikli i poezive të nënë Terezës, e cila gjithashtu po provon censurën e re të mirditores Lindita Nikolla.Kjo censure orientale,është përdorur edhe për librat në shqip të Atit të Shenjtë Benedikti XVI, apo historianit hebre më i njohur i shekullit XXI Simon Sebag Montefiore.
Nuk dihet ende si qëndron e vërteta, pasi ministria, s’ka dalë formalisht me shkresën e vet me firmë e vulë qe u ka nisur drejtorive rajonale në rrethe, por thirrja mbetet që sa më shpejt lista të miratohet, qoftë edhe vetëm me klientelën e lartpërmendur të mazhorancës. Nuk ka asnjë problem që librat e Jorgo Bules, Rudina Xhunges, Arben Putos, Shaban Sinanit e Floresha Dados shkojnëpreferencialisht në shkollat tona nëntëvjecare e të mesme, dhe NënëTereza, Jeronim De Rada, Branko Merxhani, Ibrahim Rugova, Ali Podrimja dhe At Zef Pëllumbi sërish censurohen.
Duhet përcaktuar fajtori për sakrilegjin e 28 Tetorit e po ashtu duhet zyrtarizuar edhe bllokimi i 30 Tetorit. Ministria Lindita Nikolla, duhet të gjejë fajtorin, nëse nuk do të konsiderohet vetë fajtore për sakatimin e listës së vjetër dhe harresat e tmerrshme të De Radës, Nënë Terezës e Ibrahim Rugovës. Kurse Edi Rama, i cili pati kohë gjatë tetë viteve të opozitës, të bënte lojën e peshtirë të përshtyrjes së botuesve, kur ata s’ishin në grigjen e tij, tani ka detyrimin të denoncojë listën e të kthejë në shinat e një tradite pozitive, e cila synon arsimin kombëtar dhe jo arsimin partiak enverist. (me shkurtime nga Redaksia 5/11/2014).
Rasim Bebo Tiranë 10 nentor 2014

Filed Under: Analiza Tagged With: DESHQIPTARIZIM I, LETËRSISË KOMBËTARE, rasim bebo

MANIA E ARTIKUJVE

November 10, 2014 by dgreca

NGA BAHRI OMARI/*
Shqiptarët e Amerikës kanë maninë të shkruajnë artikuj nëpër gazeta dhe e shkojnë çdo kufi me këtë mani. Sicili që ka zënë të mësonjë Abecenë, ndjen fuqi në vete të shkruajë një artikull, qoftë për politikë, qoftë për kritikë. Pas eksperiencës që kemi patur, afro këto dy vjet, nuk mundim të ndajmë më tepër se 40-50 veta që t’ua zërë dora pëndën dhe të dinë se ç’shkruajnë.
Shkrimi me fjalimet ndryshon tepër; shumë dinë të fjalosen bukur, po nuk dinë të shkruajnë. Gjithashtu ka shkrimtarë mjaft të lartër që nuk flasin dot si shkruajnë. Po shqiptarët nuk i ndajnë këto gjëra dhe duan të gjithë të bëhen artikullshkronjës.
Një shkrimtar duhet të marrë para sysh vështirësinë e asaj që do të shkruajë. Duhet të dijë si niset dhe si përfundohet një artikull.
Dimë njerës që e kanë prerë të marrët e gazetës sepse nuk ia botoj Redaktori artikullin.
Munt të themi që artikullshkronjësia është bërë sëmundje nër ne, dhe shumë shqiptarë kanë idenë që pajtimin e tyre në gazeta e japin që të kenë të drejtë të shkruajnë. Shtypi përkrahet si vegël përparimtare, si gjë e cila mpron të drejtat e kombit dhe jo për një ide aq foshnjarake.
Kjo mani i bën shqiptarët t’i përsëritin artikujt mi një themë. Po kjo bëhet kur i zoti i artikullit të dytë kërkon ta zhvillojë çështjen ca më mirë, ose ta gjykojë nga një pikëpamje tjatër.
Sikur t’i marrim t’i studiojmë festimet e ditërave të shënuara dhe t’i kqyrim raportet që vinë nga kollonitë, shumë pak ndryshim do gjejmë nga njëri te tjatri. Gjithashtu mi lëvizjen e grekomanëve, nuk do gjejmë nonjë mendim të ri, gjithë përsëritet e para, me një mënyrë që e velin njerinë fare.
Në çdo gjë ka një mënyrë, ka një rijësim (nouveauté) e cila bëhet me qëllim të mos e mërzitë njerëzinë. Kur do shkruajmë gjësendi, të përpiqemi t’u servirim nonjë gjë të re këndonjësve që t’u heqim vrejtjen ta këndojnë atë që shkruajmë. Artikuj që shkruajnë shqiptarët e këtushmë – përveç disa të pakëve – janë ja personale, ja për grekomanët, ja për fillimin e nonjë shoqërie. Shumë të pakë janë ata që mundin të shkruajnë gjëra mi thema të përgjithëshme.
Le të heqim dorë nga mani e artikujve se nuk u japëm rast atyre që dinë ta ndritojnë gjëndjen me shkrime të vyera. Duhet ta përkrahim shtypin jo për të botuar artikuj, po si vegël përparimtare të qytetërimit.
Botoi, DIELLI,4 janar 1917

Filed Under: Editorial Tagged With: Bahri Omari, MANIA E ARTIKUJVE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4301
  • 4302
  • 4303
  • 4304
  • 4305
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT