• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GLLABRIMI I TROJEVE SHQIPTAR

August 1, 2020 by dgreca

 Derisa nga 120 mijë km2, sa kishte në fillim të shekullit XIX njësia etnogjeografike Shqiptare, tash shteti zyrtar shqiptar ka ngel në vetëm 28.760 km2. Kurse Vilajeti i Kosovës, në  Perandorinë Osmane kishte 43.872 km2, në prag të Pavarësisë 1912 kishte 32.900 km2, në komunizëm Kosova ngeli në 10.887 km2. Praktikisht sot,në Kosovën e pasluftes, nga institucionet aktuale kosovare nuk administrohen më shumë se 7-8 mijë km2.

Ismail Gashi-Sllovia  /

Urrëtia e thënë nga latinët e vjetër,“Historia është mësuesja e jetës”, gjatë traditës e praktikës historike të popujve, u shëndërrua në urëti universale mbarnjerëzore. Andaj, nuk ka asnjë arsye, që nga kjo urëti të përjashtohen vetëm shqiptarët, të cilët historikisht e aktualisht është dashur e duhet të mësojnë shumë nga kjo urëti . Kjo sintagmë po të ishte respektuar drejt nga ne,  do ndihmonte të pengonim të kaluarën e të tashmen e hidhur. Siç është e njohur nga e kaluara, fillimi dhe fundi i shekullit 20-të, për tërësinë e substancën tonë kombëtare, fatkeqësisht po përsëritët edhe në fillim të shekullit 21. Shekullin e kaluar tërësia  hapësinore dhe substanca jonë kombëtare, u copëtua pa të drejtë nga qendrat dhe fuqitë ndërkombëtare të vendosjes. Me dhunë e masakër u gllabëruan Jablanica, Toplica e Kosanica, u mor Qameria, u thërrmua tërësia etnike shqiptare Kosova Lindore, Pollogu dhe tokat tjera shqiptare në IRJM. U rralluan shqiptarët në Hot e Grudë e u tretën tërësisht në Sanxhak. Nga gjithë kjo kohë e ngjarje historike, ne u tkurrëm në hapësirë etnike e pësuam në substancë njerëzore. Nëse historia vërtet do të ishte mësuese e jetës, do të na mësonte nga leksionet e  vlerave pozitive historike e njerëzore. Kur dihet se praktikisht veprime e realitete të përafërta ndaj nesh po ndodhin edhe sot në gjithë hapësirat e tërësisë etnike shqiptare, kështu po veprohet, nga institucionet shtetërore te Republikes së Kosoves edhe në pranin e administrimit të subjekteve përgjegjëse ndërkombëtare në Kosovë.

            Kjo padrejtësi njerëzore e kombëtare po vazhdon historikisht që nga fillim shekulli 19-të, kur njësia etnogjeografike shqiptare kishte 120 mijë kilometra katrore, kurse Kongresi i Berlinit këtë tërësi e tkurri për 24.458 kilometra katrorë. Shqipëria etnogjeografike deri më 1912 kishte 90.270 kilometra katrorë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër/1913/, pa përfilljen e shqiptarëve, aprovoi projektin për Shqipërinë londineze, Shqipërinë zyrtare, historike apo Shqipërinë matanë Drinit me vetëm 28.760 km2,  kur 61.510 km2, ju dhuruan Serbisë, Malit të Zi e Greqisë. U ndanë pjesët e tërësisë etnike Kosova, Qameria, Gruda e Hoti, Pollogu e pjesë tjera shqiptare. Vilajeti i Kosovës, që ishte njësi autonome osmane, deri më 1878 kishte 43.872 km2, në prag të pavarësisë 1912, pas shkëputjes me dhunë të pjesëve nga Toplica, Jablanica e Kosonica, mbeti me vetëm 32.900 km2, me vetëm 1.270 milon banorë, nga të cilët vetëm 3.7% serbë. Qendrat ndërkombëtare të vendosjes tkurrën e rrudhën hapësirën etnike të shqiptarëve, por edhe ndrydhën e shtrydhën vet popullatën dhe qenjën tonë kombëtare. Komunistët sllavë bënë thermi me trojet tona. Pas Bunjajve pasuan reagime e veprime negative politike e ushtarake, u vendos influenca komuniste edhe në hapësirat shqiptare. Etnogjeografinë shqiptare e participuan në disa shtete të Ballkanit, Jugosllavisë i ndanë Kosovën me Kosovë Lindore, Pollogun dhe hapësira tjera etnike shqiptare në IRJM, Malit të Zi Hotin, Grudën e Ulqinin me Tivar, e Krajën me Shestan. Por, për të mos lejuar asnjë rrezikim nga shqiptarët, vetë komunistët jugosllavë, këto hapësira i thermuan në disa republika jugosllave. Kosovën me vetëm 10.887 km2 e pagëzuan Provincë Autonome të Serbisë, Pollogun dhe treva tjera shqiptare i bashkëngjitën me Republikën Maqedone, Kosovën Lindore e ndërthurën në Republikën e ngushtë Serbe, ndërsa Plavë e Guci Ulqin, Tivar, Krajë e Shestan i bashkuan në Republikën e Vogël të Malit të Zi. Ky thermim i kësaj tërësie etnike shqiptare u bë me qëllim të sundimit, shtypjes e aspiratës serbe për asimilim të shqiptarëve e mosrrezikimi të komunizmit sllavë nga shqiptarët në Jugosllavinë e titos. Kjo klimë e rëndë, jo edhe pa rezistencë, kaloi mbi katër dekada, të katrahurës komuniste sllave. Para Demonstratave të 27 nëntorit 1968, dhe Pranverës së Madhe Studentore 1981, kur rinia studentore shqiptare theu tabunë, se kuminizmi është sistem i barazisë nacionale, i të drejtave kombëtare dhe lirive të njeriu. Madje, kinse sistemi komunist jugosllav, ka aktin shtetëror-legjislativ, Kushtetutën më të përsosur e më humane në botë. Gjatë gjithë sundimit komunist, Kosova dhe shqiptarët qëndruan në këtë hapësirë nën mbikqyerje neveritëse, të mohimit e në presion fizik, politik, kombëtar e shpirtëror. Shqiptarët dhe Kosova në këtë kohë tmerri luftoheshin në sipërfaqen e përkufizuar prej 10.887 km2. Në këtë sipërfaqe të mbetur nga grabitjet e kohës përfaqësuesit shqiptarë i gjeti Marrëveshja e Rambujes shkurt 1999, ku ndërkombëtarisht vet shqiptarët morën pjesë drejtpërdrejt  në mbrojtjen e të drejtës në jetë dhe ekzistencë kombëtare e shtetërore,  të cilën marrëveshje e nënshkruan në Paris në mars 1999.  Marrëveshja Teknike e Kumanovës e nënshkruar pa asnjë përfillje të shqiptarëve madje as pa praninë tonë, si dhe Rezoluta 1244 të KS në OKB, Kosovën e trajtuan në këtë përkufizim kufijsh,  Hyrja e forcave të NATO-së në Kosovë dhe Korniza Kushtetues e 2002, ndryshuan kufijtë dhe lejuan gjymtimin e tërësisë etnike të Kosovës.

Ricoptimi i tërësisë së Kosovës, në rrethanë e realitet të ri, ndodhi që nga 12 qershor 1999, këto veprime në fillim nga qendrat politike e ushtarake ndërkombëtare u morën  për incidente të pëvenerueshme. Hyrja triumfaliste e forcës ushtarake të UÇK-së e cila luftoi për ta mbrojtur popullin shqiptarë dhe bërjen e shtetit të saj të rrezikuar nga krimet e dhunës serbe dhe bërjen e shtetësisë së Kosovës, ndodhën befasia shqetësuese. Në Kosovën Veriore në pranin e faktorit ndërkombëtar e vendor u bë ndarje jashtë gjithë marrëveshjeve e rezolutave ndërkombëtare, “me një të rame” u shkëputën nga qenia shqiptare 18% e hapësirës kosovare me popullatën e saj vendore. Për këtë nga populli shqiptar u trumbetua e u shkrua, madje edhe u protestua në gjithë format demokratike, që të respektohen Rezoluta 1244 e KS të OKB-së dhe marrëveshjet paraprake. Tash pas 17 vjetësh nga ky copëtim, gadi e harruar, ka ngelur vetëm kënga  relikt “Jo nuk ndahet Mitrovica”, e ndarja thuaja se është zyrtarizuar dhe ka marrë formë e përmbajtje të pranimit të heshtur. Por, ka pasur vazhdimisht tentime e “pickime” te trevës etnike te shtetit të tërësisë së Kosovës. Kosova ka dalzotët e sajë, nuk është livadh i shkret ku kullosin edhe gomarët e verbër, që me marrëveshje jo valide serbe-maqedone  në Dobëlldej shkoqën edhe 2500 hektarë të Kosovës e më pastaj edhe disa hektarë në krahun e Dardanës e për këto grabitje plagët tona të pushojnë shpejt. Kjo hapësirë e vjedhur nuk mbrohej as nga Rezoluta 1244 e as nga Korniza Kushtetuese, as nga subjekti i autorizuar i KFOR-i e UNMIK-u, e as nga krrokatjet injoruese, monotone e neveritëse të disa institucioneve “me programe dinamike” të Kosovës, për njohjen formale të Kosovës së lirë e  të pavarur. Në këtë shtet, karakteristik në historinë e praktikës shtetërore, mëvetësishëm e papengueshëm vepronte administrimi i shtetësisë serbe, vepronin institucionet e ligjet serbe të mbështetura nga faktori ndërkombëtar. Serbët në Kosovë luteshin, emëroheshin, e me bekimin e Beogradit, zgjidheshin e zgjidhen edhe tash në shtetin e Kosoves së pavarur arbitrarisht në institucionet zyrtare të Kosovës, por ata zgjidhen paralelisht dhe në institucionet e subjektet shtetërore të Serbisë. Serbia këtu organizon lirshëm e pa pengueshëm zgjedhje, madje më në nivel demokratik se në vet hapësirën e shtetit serb. Enklava, ose njësitë decentralizuese qendrore me seli, tash komunën e  Graçanicës, katër njësit komunale në Kosovën Veriore, tash edhe Kllokoti, Ranilluku, Gorazhdeci e Parteshi kapin, jo vetëm qëndron e rrafshit të Kosovës me mbi 20 fshatra etike serbe të Prishtinës, Lypjanit, Fushë-Kosovës e Kastriotit, ish-Obiliqit. Njësia enklaviste e Shtërpcës me bukuritë e Brezovicë, ajo e Moravës së Binqës me vendbanime etnike serbe nga hapësira komunale e Gjilanit, Vitisë dhe Dardanës, ish-Kamenicës. Njëfarë autonomie deri vone e kishin  dhe vendbanime etnike serbe të mjedisit të Vushtrrisë e disa vendbanime edhe më të vogla në trevën kosovare, Kur kihen parasysh gjithë këto copëtime të paligjshme e të padrejta në çdo pikëpamje. Kosova aktualisht nga 10.887 km2. Institucionet kosovare, të njohura edhe nga ndërkombëtarët, mund të qeverisin dhe të mbikëqyrin diku në vetëm 7-8 mijë km2. për të cilat nga bisedimet teknike,politike e steterore edhe ato për vendosjen e statusit të Kosovës, të cilat po mbahen të hapura  apo të fshehta dhe shërbejnë si parakushte për standardet e kushtëzuara nga ndërkombëtarët, për statusin e Kosovës, apo  plotësimin e arsyeshëm njerëzore, historik e kombëtare të shqiptarëve të Kosovës për njohjen e pavarësisë së Kosovës në tërësinë e  kufijve ekzistues të Kosovës së paraluftës së fundit 1998/99. Dhëntë Zoti, që  angazhimit i të zgjedhurve tanë të jenë në nivelin e përgjegjësisë e përgjegjësisë politike e kombëtare, për një vendimmarrje serioze, korrekte e të sinqertë në këto momente e rrethana historike. Institucionet e Republikës së Kosovës  të jenë në nivel të vetëdijesimit e vendosjes së drejtësisë. Autoritete aktuale qeverisëse të kenë vetëdije në nivel të përgjegjësisë dhe obligimet që kanë marr para të drejtës së përfaqësimit të popullit në këto momente historike  të veprimit korrekt politik në nivele ndërkombëtare të vendosjes, të ndalet copëtimi i mëtejshme të hapësirës sonë në Kosovë. Koha sikur po deshmon dyshimet e popullit dhe pjeses politike opozitare lidhur me demarkacionin dhe asociacionin e Komunave me shumicë sërbe. Polemizimi ndershqiptare, qe tash e sa kohe nuk ka te ndalur, Nuk ka arritur ne shkallen e bashkbisedimit e marrevshjes vëllëzërore per tokën e larë me gjakun e brezeve tona ndër shekuj.  Nuk hamendem te dyshoj ne asnjeren palë, pozitare e opozitare shteteformuese se, është me pak e më shume atdhetare. Kam bindje të fortë si edhe shumica e shqiptarëve se, kush nga sqitarët ende mund të mendojë, e le më të vepron me dhënë,siç edhe po deklarohen çdo ditë, ansjë pllëmb toke shqiptare,as kujt, e lë më kundërshtarëve historik sllavë.

 Tkurrja dhe berja e Shqiperise Londineze

573 vjet më parë,(28 Nëntor 1443) Kastrioti ngriti flamurin në Krujë dhe krutanëve Ju drejtua mekëto fjalë:”Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur.Lirinë e pash se e keni kudo, në krahror, në ballë, në shpata e në ushtat Tuaja”. Ndërkaq 470 vjet më vonë,  Kuvendi në Vlorë proklamon Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë etnik prej 90.270km2.

Trojet shqiptare në Perandorinë Osmane të shek.XVII kishte 120mijë Km2 Shën Stefani(3 mars 1878),kur duhej të përfundonte Lfta ruse-turke(1877-1879)u planifikua coptimi i 4/5 të tokave shqiptare për interesa Bullgare, serbe e Malin e Zi.Kurse Kongresi i Berlinit(13 prill 1878), shkëputi 25 mijë km2 nga vilajetet shqiptare. Greqi mori 9.275km2, Serbia mori 10.500km2 e Mali i Zi mori  4.683km2.

Gjeografia shqiptare në katër vilajetet përfshinte 90.270km2

1.Vilajeti i Kosovës………. 32.900km2

2.Vilajeti i Shkodrës…….. 10.970km2

3.Vilajeti i manastirit……. 28.500km2

4.Vilajeti Janinës…………, 17.900km2

Më 28 nëntor 1912, Kuvendi i Vlorës shpall pavarësinë e shtetit shqiptar, në një tërësi të trojeve shqiptare prej 90.270km2.Më 17 dhjetor 1912.Londra,për ti zgjedhur problemet midis shteteve të otrantostë”Aleancës Ballkanike” dhe Turqisë(pa shqiptarët). Kjo konferencë (29 korrik 1913)shtetet e mëdha, në vend se ta njohin Pavarësinë e Shqipërisë, në kufijtë e sajë etnik prej 90.270 km2, ia dhuruan shteteve sllave. Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Glalberimi i Trojeve shqiptare, Ismail Gashi Sllovia

ATHETARZMI NË SOFRËN E DIELLIT…

August 1, 2020 by dgreca

Bajame Hoxha (Çeliku)/ DY POEZI PËR PATRIOTIN QAZIM GJANA /

Në t’naltat male o Luma trime, /     

Ke pas njoftë besë e burrërinë./           

T’ ka pas kalue bajagi moti/             

Ku ty t’ u dha ajo besë voci./

Mos me harrue kurr besën e dheut       

Që u pat lindë n’majat e nalta,               

E mbajti ndez’ dhe larg atdheut            

Hej, trim Lumjanin Qazim gjana!         

Nuk ishte lojë ajo besa e trimit           

Që i ushtoi zani ndër shqiptari.                    

Ishte dritë – qielli e atij mërgimit            

Për t’shtrenjtën Nanën Shqipni.                     

Qazim Gjana, o shqiponjë me fletë        

Ti për at’ mbret e për at’ shtet,               

Eh, sa ka hjekë popull’ i shkretë              

Pa një strategë e për njëri t’ drejtë!           

Ndër fusha e mal deri në Dri t’ Zi            

Me i zbardhun faqen asaj Shqipni!                 

Me trima e mbret të Shqiptarisë 

Moti kisht ndritë nën dritë t’ lirisë. 

Për besë burri t’ kish lind ty nana 

Me faqe t’ bardhë e për trimëni. 

Veç ndera yte o Qazim Gjana,  

Asht flamur sot për ket Shqiptari. 

Fisnikrisht ajo marshon xhenetit 

Plot nder’ e gjithkah n’ lavdi, 

Për at’ besë që i dhe ti mbretit                   

Gjanajt përjetësohen në histori. 

     QAZIM GJANA

Dy tri fjalë due me i bashkue 

Për me ndreq një fjalë të drejtë,

Për at’ trimin Qazim gjana

Që kurrë emni s’ka me iu tret!

Për me fol e me nderue 

Njat trim Lume që ka shku nalt, 

Kurrë s’jam step e lanë pas dore

Kësi bij trimash, e besë artë.

N’faqet e atdheut të paharruem

Dhe në atë të bukurin Bruksel,

Ia ke zbardh faqen ti atdheut

Me fjalë burri, e besë fort.

Nëpër udhët e bukura të Brukselit

Këmba yte ku ka ec,

Ka lëshu aromë rrënjësh t’atdheut

Si strateg majash, në mot e jetë.

Veç paqen ambël ti ke pas afrue

Ndër shqiptarët në mërgim,

Hapin kur s’e ke pengue

Për ma të mirën e Shqiptarisë.

Sot, me ken trim është pak zor

Zor ashtë me ken i ndershëm,

Ty t’kish lan’ baba nder e lavdi

Me ia kushtue jetën atdhetarisë.

Kur zogjtë lart ndër t’bukurat cicërima

Emrin tënd po e ndeshin shpesh,

Ishe trim, mburret malësia

N’kuvende burrash, fjala yte kishe peshë.

Ndër oda burrash e kudo ku ngrite zanin

T’ka respektu fjalën gjithë shqiptaria,

Emri yt është shkrujt ngado:

Jo! S’ke vdek o Qazim Gjana 

Ndër atdhetarizëm ti je Hero!

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Bajame Hoxha (Çeliku), Dy poezi, Qazim Gjana

Nuk eksperimentohet me vdekjen…

August 1, 2020 by dgreca

Shkruan: Nue Oroshi/

Nuk eksperimentohet me vdekjen, politikan shqiptar bashkohuni sot me njëri -tjetrin sepse nesër do të jetë vonë/

Që kur është shfaqur pandemia në Gjermani kam parë një mobilizim të paparë të skenës politike gjermane ku pozitë e opozitë kokë më kokë së bashku me orë të tëra diskutonin se si duhet të gjinden mënyrat  dhe metodat më të mira mbrojtëse që të shpëtohet populli.Politika në Gjermani reagon për çdo rast dhe është shumë e rrebtë në respektimin e rregullave ,në Gjermani rregulla të thjeshta por që shpëtojnë jetë të qytetarëve.Dhe derisa çdo kund në botë politika është bashkuar për ti dalë në ndihmë qytetarit në Kosovë dhe Shqipëri skena politike është përqarë aq shumë sa që edhe pandemia nuk i bashkon, edhe vdekjet e qytetarve i keqpërdorin për të fituar poena politike,pra, me një fjalë ju ka humbur rruga në oborr politikanëve tanë.Ore të mjerë bashkohuni njëherë e punoni për qytetarin. Ndihmone mjeksinë duke ju siguruar kushte të punës mjekeve dhe infermiereve dhe duke angazhuar edhe punëtor shëndetësor shtesë në mënyrë që të ndihmohen popullata e pambrojtur.Një pjesë të fajit këtu e mbanë edhe popullata e cila nuk po e kupton faktin se grumbullimet dhe tubimet në masë janë burim i infeksionit.Në këto rrethana që po kalon Kosova dhe Shqipëria duhet të ulën poshtë flamujtë partiakë dhe të diskutohet se si të dilët nga kjo gjendje.Kjo pandemi ka lodhur e dërmuar edhe shtete Evropiane të cilat kishin mjekësi të avansuar.Politikanë shqiptar kuptone një gjë.Nuk eksperimentohet me vdekjet.Nuk fitohen poena politike në fatkeqësinë e popullit.Lërini për disa muaj grindjet politike dhe qasjuni njëherë e përgjithmonë angazhimeve për të mbrojtur jetërat e qytetarëve.Duke mbrojtur jetërat e qytetarve i mbroni edhe jetërat e familjarëve tuaj.Pasi të kaloj pandemia nxirrëni nga arkivi fjalorin tuaj të shpatave të ndryshkura dhe fillone betejën politike,por në  kohë kolerash pushojnë inatet dhe armiqësitë politike.Madje vetëm disa qindra vite me radhë shqiptarët e vërtetë dhe atdhetarë ndalnin armiqësitë qoftë ato edhe vrasje dhe kur  vendi ishte në rrezik ata u vëllazëroheshin më njëri -tjetrin duke ngrirë përkohësisht konfliktet apo hasmëritë që kishin me njëri- tjetrin.

Filed Under: Opinion Tagged With: Jo eksperiment me vdekjen, Nue Oroshi, Politika, Vdekja

From the National Theater of Tirana to the Haghia Sophia of Istanbul

August 1, 2020 by dgreca

By Genc Pollo-

In April 2009, then a Deputy Prime Minister I led the Albanian delegation to the Second Global Forum  Alliance of Civilizations that was held in Istanbul. This UN endorsed Alliance was initiated by the Turkish Prime Minister Erdogan and his Spanish counterpart Zapatero. It aimed to promote the tolerance, understanding and a peaceful or ideally amicable coexistence among the civilizations and the world’s cultural and religious traditions. Its inception four years after the attack on the New York Twin Towers, the profile of the two Prime Ministers and other elements made it obvious it was focusing mainly on the relationship between Europe, the West and the Muslim countries. Every participating state has to adopt a national plan to promote tolerance, understanding and amicable coexistence. A year later and in this spirit with Istanbul being European Capital of Culture Prime Minister Erdogan would declare: “This is a European city; with its heart, its culture, its civilization its people, its past, its future, it has always looked towards Europe. Istanbul has shaped European culture and has been shaped by it.”

Ten years later in Turkey,  the State Council rescinded a 1935 edict by state founder Atatürk which did turn into a museum a mosque that before the Ottoman seizure used to be Hagia Sophia, Constantinople’s biggest and most famous church. On the same day President Erdogan decreed that the building should be run again as mosque by Dianet, the religious affairs authority. He went further to announce the first day the Friday prayers would be held there. Interestingly in his Arabic language statement Erdogan also signaled that the next step would be the liberation of the Jerusalem al Aqsa mosque (!). The latter is controlled by Israel and managed by Jordan.

Since that day the debate rages wether the 20 century Atatürk secularism still fits in the 21 century increasingly sectarian Turkey, wether the museum status of Hagia Sophia was an offense for both Christendom and Islam or wether the shrine could have dual use. Questions are raised also wether Muslims in a Turkey with innumerable mosques did really need another one or wether the couples of hundreds open churches are sufficient for few Christians there. But these would be issues for another note.

What matters today is that Hagia Sophia’s reconversion into a mosque was widely condemned and criticized in Europe, in the West and elsewhere; including by Turkish and Muslim leaders who candidly believe in the tolerance, understanding and amicable coexistence between religions and cultures.

National sovereignty vs International law

The Hagia Sophia of Constantinople and the National Theater of Tirana differ a lot in terms of historical weight and symbolic power. The first is globally renown since fifteen centuries while the full history of our Theater since its founding as the Skanderbeg Circle in 1938 by Albanian royal authorities  was not known to many until the controversy of the last two years. What makes them resemble is the justification by both governments in front of the international criticism: “its an internal affair, a matter of national sovereignty”. In both cases though,  the reverberations of the actions go beyond the state borders and affect non material interests and feelings in Europe and the world. This is obvious in the case of the Church of Constantinople; for the Theater in Tirana this was clearly formulated by the chairman of the Foreign Affairs Committee of the European Parliament who opening a committee debate on Albania spoke of “destruction of European cultural heritage”. In both cases the governments refused dialogue with legitimate domestic and foreign stakeholders. Further to that more concerning is the disregard or even the violation on international rules and obligations. In 1985, following a request by the Turkish government, Hagia Sophia was admitted in the UNESCO World Heritage Sites. This status makes it obligatory that any legal or physical change of the site must occur after consultations and perhaps approval by this UN body.

The National Theater was included this year among the seven most endangered cultural sites by Europa Nostra, the first partner of the European Commission in this field, This organization, after exchanges with the government and with the encouragement of the Commission, had secured funds from the European Investment Bank Institute for a restoration project.

Unfortunately neither Tirana nor Istanbul cared to follow international rules or self-assumed obligations.

One more distinction between the cases of Hagia Sophia and the Tirana Theater – the motives of the Turkish government appear to be political and electoral, whereas in Tirana, the motives have been exposed as highly corrupt. In Istanbul, things were run through procedures, paperwork, and statements; formally things appeared right. In Tirana, from the first special law on demolishing the theater through to a public private partnership to the last municipal council vote, almost all were unconstitutional, illegal, and irregular. Beyond this, the government sent armed police and bulldozers in a pre-dawn raid against civil activists and the historical building complex – actions that were similar to the Taliban’s destruction of the ancient Buddha statues in Bamyan, Afghanistan.

*Genc Pollo-

Albanian MP and former Chairman of the Parliamentary Committee on European Integration. He is also an ex-Deputy Prime Minister, Minister of Education; Telecoms

 July  2020

Filed Under: Politike Tagged With: Genc Pollo, Haghia Sophia, National Theater, Of Istanbul, tirana

RRËFIM NGA NJU JORKU- NË NDERIM E RESPEKT TË INTELEKTUALIT CAUSH AZEM ÇOKU…

August 1, 2020 by dgreca

RRËFIM NGA NJU JORKU- NË NDERIM E RESPEKT TË INTELEKTUALIT CAUSH AZEM ÇOKU, QË NDËRROI JETË NË VENDLINDJE/

Lajmi i ndarjes nga nga jeta i Caush Azem Çoku është pikëllus, i dhimbshëm.Tek ngushëlloja sot vëllezërit Esat dhe Bedri Çoku,si dhe nipin Frenkie, më dridhej zëri. Kam qenë me fat qe i kam njohur vëllezërit Çoku, edhe Caushin.Herën e fundit e takova së bashku me shkrimatrin e ndjerë Halil Jacellari.Halili dhe Caushi jetonin në Itali, unë në SHBA. Drekuam bashkë në restorant Peshku në Lushnjë.Debatuam gjatë drekës për Letërsinë. Folëm edhe për Kadrenë. Unë me Halilin, ishim mbrojtës fanatik të Kadres, Caushi bëri oponentin. Natyrisht që pëlqente artin dhe mjeshtrinë e të shkruarit të Kadaresë, ama kishte rezereva për velin politik të Shkrimtarit. Por Caushi dinte të debantonte, pa ngritje zëri, me kulturë, edukatë fisniku. Ishte intelektual i formatit të lartë. Nuk u mor me politikë, i qëndroi larg asaj sepse ishte dënuar prej politikës, edhe pse pa faj. Jetoi mes Romës, Lushnjës dhe Tiranës.

Familja humbi njeriun e dashur,fëmijët babanë e dhembshur, vëllezërit humbën vëllanë shumë të dashur, ne miqtë humbëm mikun tonë të shtrenjtë.

Lamtumirë Caush Çoku! I mbijetove ferrit të burgut- Pushofsh në Paqen e merituar!

Në kujtim të Caushit dhe në nderim të Familjes Çoku, ndër më te persekutuarat e Myseqesë, po sjell rrëfimin me vëllanë e tij, mikun tim, ish deputetin Esat Çoku, kur ai jetonte në Nju Jork, ku shpaloset jeta e familjes!

***

DASHURI NE VEND TE URREJTJES

Historia e familjes Çoku, që edhe pse i “dhuroi” socializmit një shekull burg dhe internime, nuk kërkoi hakmarrje, nuk ushqeu urrejtje, por i fali dhe u pajtua edhe me dëshmitarët fatkeqë të proçeseve të montuara.Ishin shumë ata që kishin pranuar të dëshmonin kundër Cokëve me deklarata të rrejshme… 
- Shprehje e tolerancës është edhe akti i pajtimit të familjes Çoku me 26 dëshmitarët e rremë, që dolën kundër tyre në proçeset gjyqsore, kur u dënua Azemi me djemtë, Bedriun, Caushin e Esatin.
-Dashuri në vend të urrejtjes është mesazhi i familjes Çoku, që, në tranzicionin e zgjatur, është shpërndarë nga Shqipëria, në Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 NGA DALIP GRECA*(Me shuem foto gjeni ne Facebook)
Esat Çoku bashkë me të shoqen, Zyhranë dhe të birin Francin, jetojnë(jetonin) në Pelham Parkway, në Bronx, NY. Në historinë e jetës së përditshme të Esatit dhe Zyhrasë nuk ka ndonjë gjë të veçantë për të shënuar. Ata janë emigrantë, si gjithë të tjerët, punojnë në punë të zakonta, lodhen e rropaten dhe jo rrallë mund të ndodhë që të shprehin dhe ndonjë lloj "pendese" për mërgimin në moshën e pensionit. Por, kur kthejnë kryet nga i biri dhe shohin përkushtimin e tij në mësime, rezultatet shumë të mira integruese në jetën amerikane, i bëjnë "hallall" vuajtjet e mërgimit. Ky çift, që ju prezantova, gjithë ditët e javës lodhen në punët e mundimshme, siç janë të gjitha punët e pakualifikuara, ndërsa në fundjavë do t’i gjeshë të gëzuar në shoqërinë, që kanë zgjedhur këtu në emigracion, me të cilën shkojnë kohën e lirë fundjavave, herë duke dalë një shëtitje, herë një bisedë në klubet e shqiptarëve, herë në aktivitetet e shumta që zhvillohen në Nju Jork dhe jo rrallë, duke bërë vizita tek njeri-tjetri. Në shoqërinë e tyre ka njerëz të zakontë, ka ish diplomatë, ish oficerë, inxhinierë, gazetarë, doemos që ka edhe ish të përndjekur të sistemit komunist, me të cilët i bashkon vuajtja dhe rezistenca antikomuniste. Esati shpesh gjendet ne mjediset e Vatres, dhe aty ndjehet mire sepse eshte oaz Mememdhetarie. Aty takon edhe bashkvuajtesit e vet: Fatbardh Kupin, Dine Dinen, Lek Miraken, vellezerit Muja,Pellumb Lamaj e shume te tjere. Të përndjekurit janë bashkëvuajtësit e Esatit, por ai nuk i paragjykon njerëzit, është krejtësisht tolerant, i paparagjykueshëm në ato ç’ka ka hequr ai dhe familja e tij. Vuajtjet e tij dhe të familjes nuk ia faturon çdo lloj njeriu, ato qenë pjellë e sistemit komunist. Ish deputeti i Partisë Demokratike ka marrë rrugën e mërgimit këtu ne SHBA, Caush Çoku, rrugët e mërgimit nisi t’i shkelë menjëherë pas burgut, që në vitin 1991ne Itali. Edhe pse qe shpallur armik dhe qe arrestuar në emër të popullit si armik i popullit (kush e pyeti popullin?!), Esati orë e çast mendon me mall për Shqipërinë dhe thotë se vështirë do ta ketë, nëse nuk kthehet një ditë atje, ku ka lënë gjithçka; edhe gëzimet, edhe vuajtjet, edhe prangat, edhe varret e të dashurve; edhe tokën, edhe vreshtin, edhe shtëpinë në Muçias(ne fakt eshte kthyer familjarisht). Edhe “armiqtë” e dashkan Atdheun!!!!
Shprehje e tolerancës është edhe akti i pajtimit të familjes Çoku me 26 dëshmitarët e rremë, që dolën kundër tyre në proçeset gjyqsore, kur u dënua Azemi me djemtë, Bedriun, Caushin e Esatin.
            “Nuk arritëm të  pajtohemi vetëm me gjashtë prej dëshmitarëve, të cilët patën vdekur, para se ne të liroheshim prej burgjeve, thotë Esati. Për ne ata ishin fatkeqë të një sistemi antinjerëzor. Falja dhe mëshira ishin më e shumta që mund të bënim ne për ata.” 
Toleranca dhe dashuria njerëzore e çoi Esat Çokun deputet në  Parlamentin Shqiptar (1992-96). Ishte rasti më i veçantë në Shqipëri, kur ish i përndjekuri ishte në një sallë me ish hetuesin e vet. Esati dhe hetuesi i tij, Bashkim Caka, ishin njëkohësisht deputetë, njëri për PD-në dhe tjetri për PS-në! Kur ishte në krye të Shoqatës së Ish të Përndjekurve Politikë të Lushnjës(1991- 1995), apo pjestar i kryesisë të Shoqatës Kombëtare të Ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë në po këto vite, Esati nuk kultivoi as urrejtje, as hakmarrje, vetëm kërkoi integrimin e bashkëvuajtësve. Kështu donin edhe vëllezërit, Bedriu dhe Caushi, të cilët, edhe pse nuk u morën me politikë, u treguan qytetarë të denjë. Trazicioni 15 vjeçar i Shqipërisë e ka shpërndarë familjen Çoku. Njëri vëlla, Bedriu, ka mbetur në Shqipëri, i cili, pas 15 vitesh, ka vendosur të trokasë në politikë, duke pranuar të jetë kandidat për deputet i “Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar”, ndërsa Caushi jeton në Romë, si gazetar i Komunitetit Europian. Esati jeton në New York. edhe për një fakt tjetër, për tolerancën. Në kohën e krizës së pushtetit demokratik, Bedriu ishte ne krye te burgjeve të Shqipërisë. Atëherë Fatos Nano ishte në burg. Bedriu urdhërohet që të mos i ndodhte asnjë e keqe me jetën e kryetarit të opozitës. Shkoi vetë me helikopter dhe e shpëtoi Nanon nga rreziqet, që i kanoseshin. Kur socialistët erdhën në pushtet me Nanon kryeministër, vetë i pari kërkoi që t’i bëjë një vizitë në shtëpi për ta falenderuar, se i kishte shpëtuar jetën. Bedriu ia çeli derën e apartamentit dhe e priti.Shefi i opozites e “shperbleu” , pas vizites e shkarkoi dhe e la pa pune! Një javë pas vizites jetëshpëtuesi i Nanos, edhe pse kishte përfunduar studimet për jurist, edhe pse zotëronte tri gjuhë të huaja, u gjend i papunë…Shpërblim i bukur!
 
Nëna e burgjeve
 
Në fillimet e emigrimit, Esati  kaloi një provë të vështirë. Nuk e kisha parë asnjëherë në atë gjendje të rënduar psikologjike, tmerrësisht dëshpëruese. Në  shtëpi ishte vetëm me nipin( I ndjeri nip u kthye ne Shqiperi, por para nje viti nderroi jete). Esati kishte marrë lajmin e hidhur të vdekjes së nënë Esmasë.  
-         Qenka e thënë që të mos i hedh një dorë dhe nënës, ashtu siç nuk i hodha babait, (ishet ne burg ate kohe) - qante dhe psherëtinte ato ditë Esati.
 Kur u vdiq babai, me 12 dhjetor 1982, tre vëllezërit qenë në burg dhe nuk mundën të ishin në varrimin e atit të tyre të dashur, ndërsa tani që vdiste nëna, Esati ishte këtu, larg, shumë larg, dete e oqean kaptuar. Statusi nuk e lejonte që të udhëtonte….
Nënë Esmaja kishte ikur nga kjo botë, ndërsa ai kishte vënë fotografinë e saj në një kënd dhe vajtonte e priste njerëz, që vinin t’i mjekonin plagën e dhimbjes…
Dukej se gjoksi nuk ia mbante dhimbjen. Miqtë dhe të njohurit nuk reshtnin, por plaga e shpirtit s’mbyllej kollaj….Ai i binte telefonit herëpashere dhe merrte informacion rreth varrimit. Fliste me vëllezërit, por  fjala lagej nga lotët dhe telefoni bëhej memec…E shoqëroi kortezhin së largu, deri sa përfundoi varrimi.
- Së paku t’i kisha hedhur një dorë dhe,- përsëriste herëpashere Esati, që kapte tëmthat, i shtërngonte fort dhe fshinte sytë, nga të cilët rridhnin lotët e dhimbjes. Ishte fillikat. E mbyti dëshpërimin me lot dhe psherëtima….

….Kishte vdekur Esma Çoku, një nënë e vuajtur, një ndër nënat e rralla që e kishte përballuar të keqen me stoicizmin e saj të rrallë. Shumë fatkeqësi patën rënë mbi të gjatë 50 vjetëve. Fillimisht i kishin prangosur burrin, Azemin, të cilin, pasi i sekuestruan pasurinë, e damkosën “kulak”. Ajo nuk e la të shoqin të vdiste i vetmuar në qeli, së paku nuk e la të uritur, por torbën në shpinë dhe i shpinte ushqime. Fatkeqja, guximshëm, përpiqej të rriste djemtë, që t’i bëheshin të mbarë. Ajo nuk ishte thyer as atëherë, kur familjen e deklasuar Çoku e internuan nga qyteti i Fierit, në Tokën e Vdekur të Myzeqesë, as kur i arrestuan djalin e vogël, Caushin, as kur i prangosën të dytin, Bedriun (të dy ushtarë pa pushkë në xhenjo), as kur e lanë të vetmuar, pasi i morën edhe Esatin. Do të mbetej vetëm me Zyhranë, bashkëshorten e Esatit, e cila iu kthye si shoqe dhe motër në ditët e vështira. Bashkë e  merrnin rrugën për t’u takuar me të tre djemtë, që njëkohësisht vuanin burgjeve të Spaçit, Burrelit, Qafë-Barit….Udhëtonin dy-tre ditë për të shkuar tek djemtë-armiq të pushtetit… Rrugë pa rrugë, qëllonte që të flinin edhe jashtë, kur nuk ua hapnin dyert nga frika se ishte nëna e djemve të dënuar politikë, ndërsa, e reja, nusja e armikut. …Ja, kështu me atë torbën në krahë e mira nënë baritej maleve të Shqipërisë për të mbajtur gjallë shpirtrat e djemve, që vuanin absurdin. Ajo vërtetë nuk ishte e burogosur, por shpirti i saj qe njëqind herë më i prangosur se sa duart e ënjtura nga prangat e të shoqit dhe e bijve të saj. Ata u planifikuan nga ai sistem si kundërshtarë të vijës së parë dhe qenë ndër të fundit që lanë qelitë e ferrit. Bedriu ishte ndër të burgosurit e fundit që la qelitë pas vizitës të Peres De Kuelarit në Shqipërinë komuniste.

Vëllai i dytë i Esatit, Bedriu, duke e përshkruar nënën e tij në librin, që ka në dorëshkrim, shkruan: “Kanë kaluar gjithë ato vite pritjeje që i kanë dhuruar asaj shumë ankth, dhimbje dhe tmerre, tani nuk i besohet se është e lirë dhe djemtë i ka të lirë…”.
…. Viti 1991. Bedriu, një ndër të dënuarit politikë, që u lirua i fundit nga burgjet shqiptare, me ndihmën e shoqërisë së vjetër, që kishte në Fier, arriti të merrte një shtëpi në qytetin e tij të fëmijërisë dhe të ëndrrave, pikërisht në atë vend, ku ata patën barakën e tyre, para se t’i internonin në “tokën e  vdekur”. Nënë Esmaja, që qe mësuar me jetën e fshatit, sikur e kishte të vështirë të rimësohej me jetën e qytetit, nga e kishin shpërngulur në një natë të errët. Por, nga ana tjetër, i dukej vetja si në ëndërr, kur e shihte veten në atë shtëpi të re së bashku me të birin, i cili shkonte si zotni në shkollë, i veshur për bukuri me kostum e kollare, ku jepte mësim gjuhët e huaja, që i kishte mësuar atje, në universitetin- burg!
- Mos jam në ëndërr? -  pyeste veten e zonja e shtëpisë dhe dëshironte që të jetonte sa më gjatë, për ta gëzuar lirinë…!
 
Tre vëllezër në një prangë. COKËT, një shekull burg e internim
Rrallë mund të gjesh familje, që të ketë kaluar tërë jetën në burgjet komuniste. Të marra së bashku, vitet e burg-internimeve bëhen shumë dhe rëndojnë në kujtesën e kombit si për mijëra familje të tjera, të cilëve iu mohua jeta e lirë, thjeshtë, sepse qenë rreshtuar në anën e kundërt të barrikadës komuniste. Le të ndjekim statistikën: 
- Azem Çoku, babai  -  11 vite burg
- Caush Çoku, djali i vogël  -  22 vite burg
- Bedri Çoku, djali i dytë  -  23 vite burg
- Esat Çoku, djali i madh  -  8 vite burg dhe internim…
- Esma Çoku -  e internuar me dekada… bashkëshortja e Azemit, nëna e djemve të burgosur;  64 vite dyerve të burgjeve, duke ndjekur fatin e të shoqit dhe të bijve…
-         Vëllai tjetër, nipër e mbesa, lindur e rritur nëpër baltën e fushave të Myzeqesë së përvuajtur  -  të internuar… 
    ***
Po të bashkosh vitet e e burgut dhe ato të internimit për familjen Çoku, të dalin më shumë se një shekull dënime. Statistikat e mësipërme ndoshta nuk kanë nevojë për koment, por historia duhet kujtuar me qëllimin e mirë, që të mos harrohet. Poeti, publicisti dhe shkrimtari Visar Zhiti, për të cilin poezia qe prostitutë, që e futi në burg dhe njëkohësisht Shën Maria, që i ruajti shpirtin në vuajtjet e ferrit komunist, tek ka paraqitur dy vëllezërit Çoku, në parathënien e librit të tyre “Caush Çoku& Bedri Çoku, dy vëllezër në një prangë”, shkruan kështu në përcjelljen parathënëse: 
 “Si personazhet e një drame, duken dhe ashtu janë, të një drame tepër të rëndë, të gjallë, që s’u luajt dot në skena, po në jetë; aktet e së cilës u zhvilluan në purgatorin e mërzitshëm të socializmit dhe brenda në ferrin e diktaturës së tij.
Janë anëtarët e një familjeje të ndershme, punëtore, të shtypur, të dënuar dhe anash emrit vitet e burgut, ku shpesh numri i tyre është më i lartë se gjysma e jetës të secilit. Së bashku bënë gati një shekull burg e internim, deri në rënien e komunizmit.
Familja Çoku ishte në konflikt me sistemin e ri komunist.Konflikti vinte që nga vitet e Luftës, kur Azem Çoku, i ati i djemve, do gjendej i rreshtuar në radhët e Ballit Kombëtar, në luftë për të çliruar Atdheun nga fashizmi dhe nazizmi e do të ndëshkohej pas çlirimit vetëm pse nuk qe i rreshtuar në radhët e partizanëve.Madje, një herë, do ta shpëtonte nga skuadra e pushkatimit i ati i Ylli i Bufit, që asokohe ishte udhëheqës me partizanët lokalë, ngaqë vetë ai ia kishte borxh jetën Azemit. Pushkatimi i shokëve në sytë e tij e bënë Azem Çokun më të vendosur në idealin e tij nacionalist, por kjo do t’i kushtonte jo pak, por 11 vite burg dhe një jetë të privuar nga liria; i braktisur nga miqtë, iu sekuestrua pasuria dhe do të tregohej me gisht “ja, kulaku!”. Kjo ishte vula, që do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës atë dhe familjen. Pas burgimit të tij, familjen e hoqën nga qyteti dhe e internuan në Tokën e Vdekur, sinonim i vetë vdekjes. Internimi i familjes ua vrau ëndrrat djemve….”
Bedriu, ish kampioni i gjimnastikës, një ndër qëndrestarët e Spaçit
Bedri Çoku, vëllai i dytë, nuk e kishte menduar se një ditë jeta e tij do të merrte atë krisje të pariparueshme. Ai ishte ndër nxënësit më të mirë të gjimnazit në Fier. Ishte ndër djemtë “e përkëdhelur” në kuptimin e personalitetit; ishte kampion i gjimnastikës, shquhej për talentin si instrumentist, i vetmi fizarmoniçist i gjimnazit, një ndër volejbollistët e spikatur të ekipit të të rinjve të “Apollonisë”, një letrar me talent. Nuk i kishte shkuar ndërmend se një ditë do t’i hidhte prapa krahëve të gjitha këto dhe do të përfundonte në një fshat të humbur moçalor, ku edhe emri të ngjallte datën…Toka e Vdekur do të ishte vendi pritës pas dëbimit. Ku do të jetonin? Sarajet, që kishte pasur dikur babai i tyre, ishin sekuestruar për nevoja publike;  ata duhej të ndërtonin vetë një shtëpi me drurë e baltë, drurët e marra në pyll dhe balta aty, e vetmja që nuk mungonte në Myzeqe. Atje filloi të tërhiqej zvarrë jeta e gjimnazistit dhe e sportistit të talentuar. Kur gati po mësohej me atë jetë vuajtjesh, në fshatin e tij vijnë për një aktivitet gjimnazistët e shkollës, ku dikur ai kishte studiuar. Deshën t’i bënin një surpirizë shokët dhe shoqet e gjimnazit. Por shokët e partisë dhe rinisë në fshat i kishin marrë masat. Ata shpërndanë helmin ideologjik, para se të niste aktiviteti dhe për Bedriun thanë një mijë të zeza. Gjimnazistët iu hodhën në mbrojtje ish shokut të tyre, por e paguan shtrenjtë. Edhe ata i gjeti gjëma më vonë. Ata që e mbrojtën, u përjashtuan nga aksioni dhe nga gjimnazi, se kishin mbrojtur armikun! Kjo qe një ngjarje e hidhur, që do ta trondiste më shumë shpirtin rebel të Bedriut dhe ishte prologu i asaj, që do të vinte më pas. Ai ishte një i dënuar, ngaqë qe bir kulaku, të cilin e priste vetëm arrestimi dhe  nuk vonoi; ashtu si edhe vëllanë e tij të vogël Caushin, i kishin thirrur ushtarë. I kishin çuar në xhenjo, atje ku atdheu mbrohej me pushkë druri, me kazëm e lopatë. Edhe atje ai përpiqej të mos u jepte shkas për ta rrasur në qeli. Por ata e kishin planifikuar. Arrestuesit e tij qenë “burra” që e mbanin veten për “heronj të kombit”; një ndër ta ishte vetë Mark Dodani. Bedriu thotë se arrestimi i tij ishte i denjë për skenar filmi, si në ato të Xhejms Bondit. E trasferuan në Korpusin e Gërhotit, pasi kishin hapur fjalë se do ta merrnin në qendër të korpusit, sepse, si fizarmoniçist i talentuar, i duhej qendrës dhe se do të aktivizohej me ekipin e gjimnastëve të  Gjirokastrës. Mirëpo skenari qe shkruar; vëllanë më të vogël e kishin arrestuar e tani ishte radha e Bedriut. Me 9 dhjetor 1968, Mark Dodani përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme dhe Agron Çoba, përfaqësuesi i Sigurimit të Ushtrisë e morën në makinë, gjoja se po e trasferonin, siç qenë hapur fjalët kohët e fundit dhe rrugës i vunë prangat: “Në emër të popullit je i arrestuar!”

Proçesi i montuar i gjyqit, ku u gjykua ai dhe i vëllai, Caushi, përbën një akt sa tragjik në jetën e dy të rinjve, aq edhe komik për nga besueshmëria. Esati, që u thirr në sallën e gjyqit, u zbraz para trupit gjykues, duke thënë se vëllezërit e tij ishin viktima të luftës së klasave. U shpallën armiq dhe tradhëtarë, pa kryer asnjë tradhëti ndaj Atdheut dhe popullit. Në librin e tij Bedriu tregon se në ditëgjyqin e tyre ishin edhe sportistët e Apollonisë, të cilët kishin asistuar në gjyq pas një ndeshjeje në Gjirokastër. Ata kishin duartrokitur, kur vëllezërit kishin mbrojtur veten nga akuzat shpifëse.

CAUSH COKU, Gazetari që jeton mes Romës dhe Lushnjes
Me Caush Çokun, më të voglin e djemve të Azem Çokut, jam njohur në mesin e viteve ’90, edhe pse me të kisha bashkëpunuar shumë si tek gazeta lokale “Ora e Fjalës”, edhe tek “Republika”, ku ai kishte dhënë ndihmesën e tij jo vetëm me shkrimet e veta, por edhe me poezitë e ndjera, të shkruara në rininë e tij dhe në kohëburgimin e vet absurd.
Caushi, ashtu si dhe vëllai i tij, Bedriu, u burgos pa bërë asnjë faj, asnjë krim; u burgos thjesht se ishte planifikuar të burgosej. Gjyqi ishte një farsë e inskenuar, ku regjisorë ishin operativët, hetuesit, gjykatësit dhe prokurori.  Formula funksiononte mekanikisht. Një ditë prej ditësh, në vend që të gjendej në repart mes shokëve të tij ushtarë të xhenjos, e hodhën në qelinë e ftohtë të burgut, pa kryer asnjë faj, asnjë krim, nuk pat shkelur asnjë ligj, asnjë rregullore ushtarake. Por ç’rëndësi kishte? Ai duhej dënuar. Ditën e gjyqit, asgjë e veçantë për t’u shënuar. Akt-akuza ishte fallso, dëshmitarët fallso, ndërkohë që gjyqtari e ndihmësgjyqtarët kënduan në të njëjtin kor me prokurorin…dhe kaq…  Pas 6 vitesh burg të ashpër, me 21 maj 1973, dy vëllezërit, Bedriu dhe Caushi morën pjesë në revoltën e Spaçit, madje nuk ishin thjeshtë pjesëmarrës, por ishin dhe organizatorë. Bedriu dhe Caushi ishin frymëzues dhe flamurmbajtës. Revolta qe e përmasave tronditëse për shtetin komunist; ishte krejt e veçantë në të gjitha shtetet komuniste të Lindjes. Një revoltë, e shtypur egërsisht nga diktatura, do të kishte padyshim edhe viktimat e veta. Ndër viktimat ishin dhe vëllezërit Çoku, të cilët u izoluan nëpër qeli dhe u hetuan egërsisht për rolin që patën në aktin  kundërshtues ndaj shtetit. Secilit i bënin presion; Bedriut i thoshin se vëllanë tjetër, Caushin, e kishin ekzekutuar, ndërkohë që edhe Caushit i thoshin se do të të ekzekutojmë njësoj si vëllanë tjetër, Bedriun. Por askush prej vëllezërve nuk hyri në lojën-kurth. Të dy u ridënuan me 25 vjet burg. Pas gjyqit special i heqin nga Spaçi dhe i çojnë në burgun-tmerr, atë të Burrelit, ku thuhej hapur se, po hyre në Burrel, s’del më! Atje ishin kundërshtarët më të rrezikshëm të qeverisë komuniste. Burgu i Burrelit kishte një kapacitet  prej 180 vetash, pra me më kundërshtarët e sistemit. Edhe pse ishin në të njëjtin burg, dy vëllezërve u ishte ndaluar të takoheshin me njeri-tjetrin. Takoheshin një herë në 6 muaj, apo një herë në vit, vetëm me lejen e komandës dhe nën vëzhgimin e rreptë të gardianëve.
Pasi doli nga burgu, Caushi nuk notoi në ujrat e politikës shqiptare; e përfshiu vala e mërgimit duke hipur në anijen “Panama” dhe mbërriti në brigjet e përtej detit në ditët e marsit 1991. Ishte fat për emigrantët shqiptarë që qenë të shoqëruar me të, ngaqë Caushi ishte një përkthyes i mirë për ta. Shumë shpejt u bë i njohur në shtypin italian. Shkrimet e tij filluan të botohen në gazetat “Corriere Della Sera”,”Il Mattino” etj.. Shpejt fitoi statusin e gazetarit europian “C.E.A.”, ndoshta ndër të paktit shqiptarë, që e gëzojnë këtë status. Ka shkruar edhe për gazetat qendrore e lokale shqiptare. Prej vitesh mban lidhje me njerëz të shquar të gazetarisë dhe artit. Caushi ka dhënë një kontribut të veçantë në ndihmën e pakursyer ndaj refugjatëve shqiptarë në Itali.
   
Dy vëllezërit, që shkruanin poezi dhe tregime në burg
 
Dy vëllezërit e shfrytëzuan burgun, kryesisht për të mësuar gjuhë të huaja. Duke shfrytëzuar të burgosurit politikë, që ishin shkolluar nëpër Europë, ata arritën të mësonin anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Kjo do t’i shërbente Bedriut pas burgut, që të hapte kurse private të gjuhëve të huaja e më pas të punonte si mësues i anglishtes në shkollën e mesme në Fier, ndërsa Caushi do të bëhej përkthyes i emigrantëve shqiptarë në Itali e do të shkruante për Shqipërinë në gazetat më të mëdha të Italisë.
Në kohëburgimin e tyre dy vëllezërit nuk do të ndaheshin nga pasioni i rinisë, krijimtaria letrare, e cila qe bërë pjesë e akt-akuzës, kur u kishin rrëmbyer lirinë. Caushi pat shkruar shumë poezi, si poemën “Iliriada”, në tre cikle – “Iliria, Arbëria dhe Shqipëria”, ciklin “Moti i Madh”, “Skënderbeu” me 25 këngë e 495 vargje etj.

Në shënimet e tij poeti Visar Zhiti, në vend të parathënies, që shoqëron librin “Dy vëllezër në një prangë”, shkruan:

“Caushi në qelinë e tij sajonte vjersha, mohonte burgun, i këndonte me zë të heshtur nënës, lirisë, dashurisë së humbur, vendlindjes, dinjitetit dhe hynte thellë, thellë (si i burgosuri, që zbret nëpër aktet e lagura të  minierës) tek rrënjët e kombit, sajonte Iliriadën e tij dhe përsëriste betejën me sllavët e ardhur nga Kaukazi, andej, nga ku u prangua Prometeu.

Vargu i Caushit herë është i lidhur si cigaret e burgut, të dredhura me letër nga veprat e Enver Hoxhës, herë i ashpër si sytë e lidhur para pushkatimit, i ëmbël si hëna që vjen frëngjive, cicëritës si “Dallëndyshja e Burrelit”, që të burgosurit e ushqenin me thërrimet e zemrës së tyre, herë i hutuar si muzgjet atje, rebel, ulëritës dhe i përtharë si plagët.”

Për krijimtarinë e Bediut, Visari do të meditojë:

“Bedriu në qelinë e tij do të mbaronte një nga romanet “Njeriu që kapërcen vetveten” e vazhdimisht do të shkruante tregime. Natyrisht, që ishte e vështirë dhe një aventurë e tmerrshme të shkruaje hapur kundër diktaturës e diktatorit. Honorari do të ishin brilantet e gjakut tënd, pushkatimi yt. Dhe të burgosurit shkrimtarë i mërgonin ngjarjet në tjetër vend apo në tjetër epokë. Kështu është dhe tregimi “Sitamarrtaha”, një  alegori ndaj dhunës, ndaj gënjimit dhe zhgënjimit me kumbim rrënqethës aktual.

Bedriut i intersojnë plagët sociale, prapambetja mentale e shoqërisë socialiste, aktet ordinere (tregimi “Zemërimi” apo “Krimineli”). Personazhet e tregimeve të tij duan të vdesin, kanë depresione, i trondit mungesa e dashurisë, apo humbja e saj dhe dinë të qajnë burrërisht.

Bedri Çoku fluturon me fantazi edhe përtej telave me gjemba të kufirit shtetëror dhe del në Kosovën e tradhëtuar, duke shkruar tregimin e habitshëm “Liri”; jep ambiente, peisazhe e idera fisnike…

Tani Bedriu ka në dorë romanin autobiografik me titull të përkohshëm “Ne dhe ata – Blloku dhe antiblloku”, ku gjithçka shihet qetë, pa urrejtje në jetën e përmbysur të kësaj familjeje fisnike. Duke qenë vetë personazh, nga të fundit e liruar në vitin 1991 prej burgjeve komuniste, ai hedh sytë pas dhe shfleton jetën e tij të trazuar, jetën e familjes dhe të të gjithë shqiptarëve.

 
          ***
Esati, deputet së bashku me ish hetuesin e tij
 
Esat Çokun e njoha në ditët e para të Lëvizjes Demokratike, kur Partia Republikane më kishte besuar si Sekretar të Komitetit Ekzekutiv Pluaralist, edhe pse deri atëherë nuk isha anëtar i asnjë partie poltike.
Partia Demokratike e Lushnjës, e cila e kishte Esatin anëtar të kryesisë së vet, e kishte caktuar si përfaqësues në Komitetin Ekzekutiv, ndërkohë që ai ishte edhe Kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Lushnjës dhe në kryesinë e Shoqatës Kombëtare. 
Nuk isha takuar ende me Esatin, kur në zyrat e kryeministrisë në kryeqytet, ku kisha shkuar me nënkryetarin demokrat, më bëri përshtypje një burrë i gjatë e zeshkan, i cili, kur lexoi emrat e anëtarëve të Komitetit Pluralist, i ndali sytë tek emri i Esatit dhe pyeti: 
- Paskit Esatin ju të PD-së? 
- E njihni?- e pyeti nënkryetari demokrat.
- Kam qenë hetuesi i tij…  por, nuk i kam hyrë në hak. I thashë se ne, për ç’ka e akuzonim, i kishim të provuara akuzat, kishim dëshmitarë, kishim 
inçizime, pastaj (ish hetuesi pushoi pakëz) … ai ishte planifikuar prej kohësh, sepse kishte dy vëllezër në burg, ndërkohë që edhe i ati kishte vuajtur 11 vjet për politikë dhe ishte varrosur si kulak dhe armik….Ky qe shpjegimi vullnetar i hetuesit Bashkim Caka, që në ato momente nuk ishte më hetues, por ishte në rolin e juristit të kryeministrit Ylli Bufi.
 Më vonë, Esati do të ishte në të njëjtin Parlament me ish hetuesin e tij; njëri deputet i PD-së, tjetri deputet i P.S.-së. Ky ishte një fakt i hidhur i demokracisë shqiptare!
Kur u kthyem në Lushnjë, ia thamë Esatit ndodhinë me ish hetuesin Caka. Ai vetëm qeshi, ndërsa më vonë, kur do të shkonte në Parlament, së bashku me të edhe ish hetuesi i vet si deputet i PS-së, ai do të pinte kafe me të, por  nuk do të rrinte pa i thënë se hetuesit, para se të bëheshin deputetë në një kuvend me viktimat e tyre, duhej të kërkonin falje… Më pas do të botonte një shkrim kurajoz në gazetën lokale "Ora e Fjalës", të cilën unë e drejtoja atë kohë, ku thoshte se nuk mund të kishte demokraci të vërtetë, kur ish hetuesit tanë, pa na kërkuar falje, vijnë të përfaqësojnë popullin në Parlament, ndërkohë që na kishin dënuar dje në emër të popullit, natyrisht, pa e pyetur fare popullin.  
Ish hetuesi i tij kishte heshtur. Esati nuk ishte ekstremist ndaj atyre që i shkaktuan vuajtje atij dhe familjes së tij, por ai kërkonte së paku një ndjesë publike nga aktorët dhe ingranazhet e diktaturës, gjë që nuk është bërë ende deri më sot. 
Me Esatin qeverisëm në një kohë të vështirë, kohë, kur bashkë me ndryshimin politik u manifestuan veprime anarkiste dhe Lushnja ishte një ndër rrethet që “ishte planifikuar” t’i nënshtrohej terapisë së shokut dhe të kthehej në “tokë e djegur”. U dogjën furrat, që prodhonin bukë për qytetarët; u shkretuan serrat model të  Divjakës, që furnizonin dikur vendet e Lindjes; u shkaterruan fabrikat e Ushqimores, ku punonin 10 mije lushnjare…u prenë plantacionet e mollëve, filloi prerja dhe djegja e ullinjve, u shkulën vreshtat, pa përmendur plaçkitjen e ndërmarrjeve dhe fabrikave. Në këto kushte Komiteti Pluralist (ku Esati ishte anëtar i tij, përfaqësues i PD dhe unë sekretar, përfaqësues i PR) përpiqej të harronte përkatësitë partiake dhe t’i dilte për zot qeverisjes vendore. E ndjenim se policia e vjetër, që kishim për të ruajtur rendin, në të shumtën e rasteve, ishte bashkëpunuese me ata që shktërronin. Në këto kushte morëm rrugën për në Tiranë; fillimisht trokitëm tek Kryeminsitri, por ai s’kishte kohë të na priste; iu afruam Presidencës, që ende kishte  në krye Ramiz Alinë, por, para nesh, atje kishte shkuar kryeprokurori dhe kryegjykatësja socialiste, kështu që nuk kishte vend për ne. Përfundimisht, na priti Ministri i Rendit, Vladimir Hysi. Ankesat tona ishin për rendin, kështu që kërkuam ndëshkimin e policisë.
U la që ballafaqimi të bëhej në Lushnje. Esati qe ndër ata që ia numëroi të gjitha haptazi shefit të rendit, duke kërkuar largimin e tij. Më bënte përshtypje kurajo e Esatit; ai ua thoshte copë mendimin e tij kujtdo, pavarësisht se e vërteta ishte e hidhur.
Një ndër bashkëpunimet me Esatin ishte ceremonia madhështore e rivarrimit të 67 viktimave të komunizmit, pushktuar nga Mehmet Shehu në fshatin Matjan. 67 burra, ndër ta dhe fëmijë, ishin pushkatuar nga Mehmet Shehu në vitet e luftës; motivi i vrasjes ishte pjesëmarrja e tyre me Ballin dhe deklarata e njërit prej fshatarëve, Kurt Xhepës nga Çerma, që i kishte deklaruar të tmerrshmit Mehmet Shehu se ai derr bëhej, por komunist, jo. Komandanti i tmerrshëm qe bërë bishë dhe i kishte çuar të gjithë në  plumb….Bashke me Esatin shkuam per dite em ardhe tek fshati Matjan, ku ishin groposur te masakruarit dhe prekem dhimbjen permes rrefimeve te fshatareve, qe ate kohe e kishin apre me syte e tyre tragjedine…
Rivarrimi i viktimave të terrorit komunist ishte një ndër prioritetet  e pushtetit të ri demokratik, i cili sapo ngrihej në këmbë.Ceremonia, që u organizua në qytetin e Lushnjës, pati për realizues Esatin; së bashku shkuam në fshatin, ku ishin pushkatuar viktimat e pafajshme dhe, me ndihmën e fshatarëve, siguruam eshtrat e tyre, ndërkohë që Sigurimi i vjetër i shtetit u përpoq të pengonte me çdo kusht ceremoninë. Veteranët u përpoqën që të ngrinin kundër opinionin qytetar për faktin se Komiteti ynë Pluralist mori një vendim të guximshëm; arkivolet do të varroseshin në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit, përbri parcelës, ku ishin varrosur dëshmorët partizanë, si shenje e pajtimit, se paku pajtonim te vdekurit. Komiteti i Veteranëve filloi të lëvizte, duke u ankuar në Tiranë dhe në Komitetin tonë Pluralist. Esati, që kryesonte komisionin e rivarrimit, njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Ish të Përndjekurve Politikë, mbrojti me logjikë mendimin unanim të Komitetit Pluralist, duke thënë: “Ju kërkoni pajtim kombëtar, pa na kërkuar falje për viktimat, që i keni çuar në varre pa gjyq, pa kërkuar falje për 64 vite burg të familjes time, shtuar këtyre edhe  dhjetëra vite të tjera internime, pa kryer asnjë lloj krimi dhe tani nuk pranoni që pajtimi të fillojë nga të vdekurit e pafajshëm?” Debati u mbyll me fitoren e  Esatit dhe e gjithë Lushnja doli dhe përcolli në varreza dëshmorët nacionalistë. Mijëra qytetarë morën pjesë dhe asnjë nga parashikimet kërcënuese të veteranëve nuk ndodhi.
Më pas, Esat Çoku kreu detyrën e Sekretarit të Komitetit Pluralist, edhe pse nuk kishte asnjë mundësi zgjidhjeje për hallet e qytetarëve. Ai u përpoq që të mirëkuptohej me qytetarët, pavarësisht se të kujt pale ishin ata, të majtë apo të djathtë, ndërsa në takimet e partisë së vet ai ishte i papajtueshëm për devijimet majtas.
Edhe detyra, që kreu në Komisariatin e Policisë, ia rriti kredibilitetin ish të përndjekurit politik Esat Çoku, ndërkohë që, si ish kryetar i Shoqatës së Ish të Përndjekurve, ai u përpoq të integrojë të vuajturit në shoqëri, ndërsa fëmijët e tyre t’i nisë drejt universiteteve. Koha, kur përfaqësoi Partinë Demokratike në Parlament, 1992-1996, ishte një kohë prove për të, provë që e kaloi me sukses, ndërsa në kohën e “revolucionit” përmbysës të pushtetit demokratik, ai u përpoq sa mundi, që të ndalte hovin e shkatërrimtarëve….
*** 
Nderim e respekt per familjen Çoku!
U prehet ne paqe shpirti i Caush Çokut!
 

Filed Under: Featured Tagged With: Caush Coku, dalip greca

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 444
  • 445
  • 446
  • 447
  • 448
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT