Nga Frank Shkreli/
Kështu u shpreh në një intervistë me Radion Europa e Lirë, ish-disidenti anti-komunist polak, Adam Michnik, duke e krahasuar njëherazi agresionin e Rusisë së Putinit kundër Ukrainës me aneksimin e Çekosllovakisë nga Adolf Hitleri në vitin 1938. Kundërshtari veteran i komunizmit tha se Europa duhet patjetër të gjëjë mënyra për të “Ndaluar Putinin” për t’i thënë stop agresionit të tij në Ukrainë, megjithë koston ekonomike që mund të rezultojë si rrjedhim.
Paralajmërimet për një ndërhyrje të mundshme dhe të shpejtë ushtarake ruse po bëhen nga të dy anët e Atlantikut: nga aleanca e NATO-s, si dhe nga zyrtarë amerikanë dhe europianë, të cilët pohojnë se ditët e fundit, Rusia ka grumbulluar forca të shumëta ushtarake përgjatë kufirit të saj me Ukrainën lindore. Një ndër ta ishte Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk i cili të mërkurën u tha gazetarve në Varshavë, se duke u bazuar në informacionin që ai ka marrë gjatë disa orëve të fundit, sipas tij, sugjeron se mundësia për një ndërhyrje të drejtë për drejtë ushtarake nga ana e Rusisë në Ukrainë, është më e madhe tani se ç’ishte disa ditë më parë. Ndërsa Ministri polak i Punëve të Jashtëme, R. Sikorski paralajmëroi se Putini po përgatitet për një invadim të Ukrainës nën pretekstin e një ndërhyrjeje, gjoja për qëllime humanitare, për të mbrojtur minoritetin rus atje.
Burime të ndryshme, zyrtare dhe jo zyrtare, sugjerojnë se Rusia ka grumbulluar rreth 20-mijë trupa në kufirin me Ukrainën. Ndërkaq, edhe Kryeminsitri holandez Mark Rutte u citua nga media të ketë thënë të mërkurën se po ndalohet puna për identifikimin e viktimave të aeroplanit të vijës ajrore të Malajzisë, që sipas zyrtarëve ukrainas dhe atyre perëndimorë, është rrëxuar nga forcat pro ruse më 17 korrik. Kjo masë, tha ai, po merret për arsye se gjëndja e sigurisë në Ukrainën lindore po keqësohet gjithnjë e më shumë, në vendin ku është rrëxuar në mënyrë barbare aeroplani civil nga forcat pro-ruse, ku gjetën vdekjen pothuaj 300 pasagjerë të pafajshëm. Një akt barbar ky, në të cilin, që sipas të gjitha gjasave mesa duket kishte gisht Moska, në mënyrë direkte ose indirekte.
Në lidhje me mundësinë e një agresioni të shpejtë ushtrarak rus kundër Ukrainës, janë venë në lëvizje një numër takimësh diplomatike dhe po bëhen paralajmërime nga zyrtarë të ndryshëm perëndimorë, me qëllim për të parandaluar një gjë të tillë, ndërkohë që edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka mbajtur seanca. Njoftohet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Fogh Rasmussen vizitoi Kievin të ënjtën, i ftuar nga udhëheqsit e Ukrainës për të biseduar mbi takimin e ardhëshëm të partneritetit të NATO-s me Ukrainën, që ishte caktuar më heret, por siç duket, përball situatës së krijuar tani, bisedimet midis dy palëve mund të përqendrohen mbi atë që thuhet se është një kërcënim i menjëhershëm ushtarak rus ndaj integritetit territorial të Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen gjatë vizitës së tij në Kiev i premtoi mbështetje Ukrainës përballë atij që ai cilësoi si agresion rus dhe sipas lajmeve i bëri thirrje Moskës që të tërheq forcat e saja nga kufiri.
Ndërkaq, në fillim të kësaj javë u njoftua nga Organizata e NATO-s takimi që Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Perëndimore Rasmussen pati me Kryeministrin britanik, David Cameron dhe me Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura të NATO-s, Gjeneralin Philip Breedlove, në kryeqëndrën e aleancës në Belgjikë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi gjatë këtij takimi se aleanca, “është e vendosur” të mbrojë të gjithë Aleatët nga çdo kërcënim. “Ne jemi”, tha ai, “në një periudhë kritike të historisë, ndërkohë që po kujtojmë shkatërrimet e shkaktuara nga Lufta e parë Botërore (në 100-vjetorin e saj) — paqa dhe siguria e jonë po kërcnohen përsëri, kësaj radhe nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.” Udhëheqsi i NATO-s, shtoi se rrëximi kriminal i aeroplanit të vijës ajrore të Malajzisë muajin që kaloi, e ka bërë të qartë për të gjithë se konflikti në një pjesë të Europës, rezulton në pasoja tragjike anë e mbanë botës.” Aleanca NATO, nga ana e saj, ka njoftuar se ka ndërmarrë tanimë masa të menjëhershme për të përforcuar mbrojtjen e përbashkët në ajër, në detë dhe në tokë, si përfundim i agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe për rreth saj.
Ndërkaq, gjatë një vizite të mërkurën në kryeqëndrën e Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në Stuttgart të Gjermanisë, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel tha se përball keqësimit të situatës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara, së bashku me vendet e tjera anëtare të NATO-s, janë të angazhuara në këtë drejtim, ndërkohë që aleanca ka shtuar masat ndaj kërcënimit rus, përfshirë vendosjen e forcave të saja në Poloni dhe në tre shtetet baltike, anëtare të NATO-s. Duke reaguar ndaj grumbullimit të forcave ruse në kufirin me Ukrainën, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes tha, se “këto nuk janë shënja të mira”, dhe shtoi se “për derisa Rusia shkakton dhe nxitë tensionet në atë zonë, gjëndja atje do të keqësohet”, duke theksuar se, “këto masa duhet të marrin fund ashtuqë që problemet të zgjidhen nepërmjet një procesi paqësor, ashtu siç ndodhë zakonisht midis kombeve të qytetëruara”. Ai i quajti rusët si, “të rrezikshëm, provokues dhe të pa përgjegjeshëm”, duke thënë se Rusia me masat e saja, po vazhdon gjithnjë të izolojë veten nga komuniteti ndërkombëtar”.
Thonë se historia përsëritet. Në rastin e Ukrainës, kjo nuk është hera e parë që Rusia sillet në këtë mënyrë ndaj saj. Gjatë viteve 1932-1933, Rusia komuniste nën udhëheqjen e Stalinit ndërmori një gjenocid të vërtetë ndaj popullit ukrainas duke e zhytur vendin në një uri të tmershme që shkaktoi vdekjen e miliona ukrainasve. Ishte ky një mjet djallëzor komunist për të minuar krenarinë kombëtare të popullit ukrainas dhe për ta nënshtruar atë. Ky gjenocid shërbeu në atë kohë edhe si një mënyrë për të shtypur popullin ukrainas për një periudhë afatgjatë, duke i mohuar atij gjërat më elementare të nevojshme për të mbijetuar, siç është buka e gojës. Kjo periudhë urie, e imponuar nga Rusia komuniste në fillim të shekullit të kaluar kundër Ukrainës, njihet nga ukrainasit me emërin “Holodomor” që do të thotë, “vdekje nga uria”. Regjimi komunist sovjetik donte të zhdukte çdo kërcënim nga nacionalistët ukrainas, të cilët sipas Moskës në atë kohë, mund të kërkonin pavarësi e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik. Historianët thonë se përveç “Holodomor-it”, Stalini zhduku më shumë se 5000 mijë intelektualë ukrainas, kolektivizoi fermat dhe kishte venë në shënjestër për t’i zhdukur si klasë, ata që quheshin kulakë, një politikë kjo e qëllimshme nga rusët për të zhdukur kulturën dhe nacionalizmin ukrainas.
Edhe Putini, si një karikaturë e Stalinit që është, i trajnuar mirë si aparatçik i sistemit shtypës komunist rus, ka shprehur shpesh keqardhjen e tij për shbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik, duke e quajtur atë si, “Katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit 20”, e që sipas tij, ka frymëzuar lëvizjet separatiste mbrenda Rusisë. Si e tillë, ishte një tragjedi e vërtetë për Rusinë, ka thënë Putini. Ai ka theksuar gjithashtu se si përfundim i shbërjes së Bashkimit Sovjetik, dhjetëra miliona rusë mbetën jashtë kufijve të Rusisë, por Putini nuk thotë se shumë prej tyre nuk ishin homogjenë atje, por ishin dërguar në vendet në periferi të Rusisë pikërisht për t’i mbajtur nën kontrollin e perandorisë komuniste sovjetike të drejtuar nga Moska, popujt dhe kombësitë e zonës së Euro-Azisë, për pothuaj një shekull.
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry e ka cilësuar invadimin e Ukrainës nga Rusia si një “Akt i shekullit të 19-të, në shekullin 21”. Sipas analistëve, shihet qartë se, në një mënyrë ose një tjetër, Rusia e Putinit ka për objektiv rivendosjen e perandorisë sovjetike. Ukraina është vetëm fillimi, nëqoftse ia del, thonë ata. Europa dhe bota kanë të bëjnë me një barbar të egër të mentalitetit të shekullit 19-të, që sipas njërit prej komentatorëve më të njohur amerikan, George Will, “Është e vështirë për njerëzit e civilizuar për t’a kuptuar”, një njeri i cili shkruan ai, “ka disa karakteristika të veçanta, institucionale dhe emocionale, me një të kaluar aq të keqe e të ashpër, sa që është vështirë të imagjinohet.” Besoj, komentatori Will i referohet të së kaluarës së Vladimir Putinit si ish agjent i policisë sekrete famë keqe sovjetike, KGB-së.
Është e pa evitueshme që Ukraina e sotëme të mos krahasohet me Çekosllovakinë e vitit 1938. Pushtimi i Çekosllovakisë nga Hitleri ishte hapi i parë i agresionit nazist anë e mbanë Europës. Putini e konsideron veten si një car i ri i Rusisë, si i “predestinuar” nga Perendia dhe i “bekuar” nga Kisha Ortodokse ruse për të shpëtuar “Nënën Rusi” dhe për të mbrojtur interesat e Rusisë në zonën e Euro-Azisë dhe më gjërë, por ama në kurrrizë të popujve që dëshirojnë liri dhe vetvendosje, pa ndërhyrje nga Moska. E kush nuk ua ka pa sherrin carëve të Rusisë dhe pasardhësve të tyre? Europa dhe bota bëjnë mirë që të mësojnë nga historia dhe të mos bëjnë të njëjtin gabim si në vitin 1938, dhe të dëgjojnë thirrjen e ish-disidentit anti-komunist polak, Adam Michnik, që Putinit t’i thuhet “Stop” tani, para se të jetë vonë, ose bota dhe Europa do të përballen shpejt me pasoja të pa-parashikueshme për të gjithë.
“2 Gushti –Dita e Mërgimtarëve”, Prekaz 2014
Nga Hazir Mehmeti/
Fjalё pёrshёndetёse në emër të mërgimtarëve/
I nderuari Ministër për Diasporë, z. Lbrahim Makolli,
I respektuari bacë Rifat Jashari, familja Jashari dhe familje të dëshmorëve,
Të nderuar ish ushtarë, invalidё e veteranё të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Të nderuar udhёheqёs e qeveritarё të Skenderajt,
Të nderuar mërgimtarë, mysafirё e pjesëmarrës,
Kam nderin dhe jam i priveligjuar qё në emër të tё gjithё mërgimtarëve gjithandej globit t’ju përshëndesë dhe t’ju dёshiroj mirё se ardhje e pushime tё kёndshme nё vendlindje.
Është krenari e nder i veҫantё t’ju drejtohem nga këtu, nga vendi i shqipeve, nga Prekazi heroik, djep i legjendave me Kryelegjendën, Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari në emër të mërgimtarëve, me dëshirën për prosperitetin e vendit tonë të shenjtë, Kosovës dhe gjithë Shqipërisë Natyrale..
Mërgata jonë jetoj dje e jeton sot me shqetësimet e sfidat e shumta që ka Kosova, si shtet i ri. Ne jemi pjesë e saj dhe do tё përpiqemi për ta ndihmuar pa reshtur në të gjitha format e mundshme ekonomike, politike e kulturore.
Ne do përpiqemi të jemi krahu i fortë në hapat e zhvillimit dhe integrimit të Kosovës krahas vendeve të tjera të Europës.
Prekazi, këtu ku jemi tubuar sot, është vendi i frymëzimit tonë, vend i ndërgjegjësimit tonë se, ku jemi dhe ku shkojmë me veprimet tona, që herë-herë janë të luhatshme e të dëmshme për vendin për të cilin u derdh aq shumë gjak e u bënë aq shumë sakrifica shekujve.
Këtu, më shumë se askund tjetër, duhet kujtuar e rikujtuar vuajtjet tona shekullore, duhet kujtuar Ushtrinë Çlirimtare e Kosovës, e cila lindi nga gjiri i popullit liridashës dhe me luftë e sakrifica solli Lirinë, duhet kujtuar i gjithë populli ynё i shumvuajtur, por kurrё i nёnshtruar, i cili mbijetoi dhe sot e gёzojmё LIRINË.
Vendit tonë i detyrohemi për të gjitha, ashtu siç qeveria e Kosovës i detyrohet mërgatës për të gjitha nevojat e saj.
Ministria e Diasporës ka bërë hapa fillestar drejt njohjes së nevojave që ka mërgata e mërgimtari dhe hapjes së rrugëve të kthimit të kapitalit dhe investimeve të tyre në vendlindje. Kjo u shpreh me përkrahjen nga mërgimtarët të rrjetëzimit të bizneseve shqiptare gjithandej botës.
Aktiviteti i Ministrisë së Diasporës dhe Arsimit, u shpreh në ngritjen e interesimit për mësimin e gjuhës amtare nga sa më shumë nxënës në shtete ku jeton e vepron mërgata jonë. Këtu duhet një punë këmbëngulëse dhe e vazhdueshme e përbashkët dhe kemi arsye të mos jemi të kënaqur.
Si mësues që jam, bëjë thirrje nga këtu, nga Prekazi Legjendar, të të gjithë prindërit mërgimtarë që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës amtare. Ky tani është patriotizmi që kërkohet në ruajtja e gjuhës së shenjtë shqipe dhe identitetit tonë kombëtar.
Ajo u shpreh në hapjen e Qendrave Kulturore në disa kryeqytete me peshë ku jeton mërgata shqiptare. Ne do i përkrahim pa rezervë aktivitetet e tyre kulturore të cilat do rrisin afirmimin tonë para kulturave të kombeve tё tjera si formë e integrimit gjithëkulturor gjithandej botës.
Sot këtu, Prekazi flet për arsye në veprimet tona karshi vendit. Interesi i vendit sot kërkon dorën tonë të sinqertë në rrugën e ndërtimit drejtë progresit.
Faleminderit Familja Jashari!
Faleminderit Prekazi historik!
Faleminderit Ju tё pranishëm për vëmendje!
Prekaz, 2 gusht 2014
Franc Nopça;hebreu hungarez që e lartësoi kombin shqipëtar në botë
Nga Fahri Xharra/
“ Në Shqipëri – në panairin e Europës – janë të përfaqësuara të gjitha llojet e mundshme të armëve. Kryearma është martina tek e cila, këtu, dallohen dy tipe: ajo me radius të gjatë veprimi, e importuar, martinë origjinale, e ashtuquajtura kaçator, dhe një me radius të shkurtër veprimi e punuar vetë në vend si imitim i së parës, njëfarë lloj karabine, e cila njihet si ´Hut´e Gjakovës´ . …..Martinat vendase – karabinat- punohen nga metali i butë, prandaj edhe kushtojnë 1 deri në 1 Napoleona e gjysmë, sepse prishen shpejt. Si qendra të industrisë së martinës meqë rast madje edhe mbishkrimi i patentes amerikane imitohet – janë Gjakova dhe Tetova .Një lloj modeli i ri pushkësh që pëlqehen është hedhur në treg nga Gjakova ka qe disa kohë dhe është një kombinim i manzerrës me martinen. Manipulimet e nevojshme teknike me këtë rast dhe mbyllja bëhet në Gjakovë, hë për hë porse kjo pushkë, edhe pse për nga preciziteti i një manzerre jo tepër shtrenjtë, s´ka gjetur ende përdorim të përgjithshëm në vend. Më shumë se sa si raritet dhe si trashëgim, se sa për arsye tjera çfardoqofshin, dyfeqet e përpunuara, me strall, po arrijnë nganjëherë çmime jashtëzakonisht të larta.” ( Franc Nopça , për shqiptarët)
Po ,pse gjithë këto armë? sepse ishim të rrezikuar vazhdimisht . Nuk dinim të zgjedhim mikun. Kurrë nuk kemi ditur : edhe sot jo që jo. “Të gjithë popujt e Ballkanit para interesave karrieriste individuale, vendosin interesat nacionale dhe arrijnë të na diskriminojnë dhe dominojnë në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Greqi e Turqi. Nuk kemi dëgjuar kurrë një politikan serb, malazez, maqedonas të shpallë Vladimir Putinin vëlla, edhe pse kanë lidhje gjaku, gjuhësore dhe fetare. Politikanët tanë kur janë në pyetje ngritjet e tyre, i imponojnë popullit vëllazëri. Perëndimi ka dhe do të ketë një problem me Erdoganin dhe me ata ministra turq, që përpiqen të ndalojnë të qeshurit e grave, por jo qarjen e tyre. Perëndimi nuk e sheh me sy të mirë nënshtrimin e Kosovës ndaj Turqisë . (Lis Bukuroca Antiamerikanizmi , tradhti kombëtare)
Franc Nopça ishte baron dhe malësor, hebre hungarez (dhe austriak), hulumtues dhe udhëpërshkrues, doktor i paleontologjisë dhe entuziast i albanologjisë, gjeolog dhe antropolog. Fotograf, arkivist, ligjërues e drejtor në Akademitë e Shkencave dhe vizitues i guximshëm e kurreshtar i çdo pëllëmbe toke të Shqipërisë së Veriut. I dashuruar njësoj si në fosilet dinosauriane të Siebenbürgen-it të zbuluara rastësisht qysh më 1895 nga e motra Ilona, ashtu edhe në doket e zakonet e malësorëve të Veriut, me të cilat ra në kontakt qysh më 1903 kur ishte në Shkodër, përkatësisht më 1905, kur bëri udhën dhe përshkrimin e parë në Veri, anipse jo rrallë i sëmurë nga malarja dhe i penguar e i kërcënuar nga Valitë e Shkodrës. Një njeri i gjithanshëm, mund të thuhet, nëse merren parasysh fushat e veprimtarisë së tij, por edhe një poliglot, sepse Nopcsa njihte disa gjuhë përnjëherë: hungarisht, anglisht, gjermanisht, italisht, rumanisht, si dhe gjuhët sllave, por kuptohet edhe shqipen, gjegjësisht, dialektet e saj. Simbas studjuesit hungarez József Hála Nopcsa me kontributin e tij në shumë fusha (gjeografi, gjeologji, etnografi, gjuhësi, arkeologji, histori, etj.) dhe me respektin e tij ndaj shqiptarëve që në vitin 1913 gati qe zgjedhur mbret i Shqipërisë. Një hulumtues, një vrojtues, një arkivist, një dashamirës dhe mbrojtës i shqiptarëve. (fakte të gjalla, te cilat nai kanë mëshehur ) Studimet si ´Die Bergstämme Nordalbaniens und ihr Gewohnheitsrecht´ (Fiset e malësorëve të Shqipërisë së Veriut dhe e drejta e tyre zakonore), ´Geographie und Geologie Nordalbaniens´ (Gjeografia dhe gjeologjia e Shqipërisë së Veriut), ´Albanien. Trachten, Bauten und Geräte Nordalbaniens´ (Shqipëria. Kostumet, ndërtimet dhe veglat e Shqipërisë së Veriut) ´Aus Shala und Klementi´ (Nga Shala dhe Kelmendi) si dhe ´Das Katholische Nordalbanien´ (Shqipëria katolike e Veriut) janë të një rëndësie të veçantë jo vetëm në aspektin faktografik, por edhe shkencor . Sa jane të studjuara këto vepra e kryevepra? i ka kapur kush nëpër duar që së paku të krenohet që kishim miq të vërtetë në botë (sikurse sot ,që kemi) ?( Arif Kutleshi )
Kurrë nuk kemi ditur ta zgjedhim mikun . Miqët na kanë zgjedhur neve , për qudi!
( “Nuk e kanë degraduar intervenimin amerikan vetëm klerik të ndikuar nga bindjet fetare, por edhe akademik, madje edhe Rexhep Qosja tek Rudina Xhunga e përmblodhi si “interes strategjik amerikan.“ Pas vrasjes së amerikanëve në Gjermani, pati edhe kërkesa për t’ u tërhequr SHBA nga Kosova, nëse ndodhë një akt i tillë në Kosovë, Amerika mund të largohet, sepse miu nuk mund të tallet me luanin, as ta mashtrojë, jo “( Lis Bukuroca)
“Austria jo vetëm që njohu shqiptarët me Europën por e bëri Shqiperinë shtet ,se mos ishte ajo sot ishim as nuk ishim ketu ku jemi Thedor Ipeni ishte pjese e aksionit austriak per Shqiperine dhe ka shkruar nen direktivat e mnistrise se jashtme austriake.( Elena Kocaqi , historiane )”
Monarkia austro-hungareze nxori një vistër emrash të njohur siç janë: Hahn, Meyer, Jokl, Bopp, Miklosich, Šufflay, Patsch, Steinmetz, Lambertz, Thalloczy, Ippen, Haberlandt, (anipse këta emra nuk ishin vetëm austriakë) të cilët në mënyrë permanente u morën me shqiptarët,., dhe nxitsja kryesore e këtij interesimi të planifikuar vlerash shqiptare ishte vetë Qeveria. Disa prej këtyre porse, merren me të drejtë si themelues të Albanologjisë.
Është kënaqësi të merresh me Nopcsen. shkruan Arif Kutleshi Ta hulumtosh veprën e tij, ta përkthesh pastaj në gjuhën shqipe, një materje që është krejtësisht shqiptare, është edhe më shumë se një kënaqësi: është një privilegjë.
Pra jemi të privilegjuar që hebrenjtë na e mbrojtën historinë,: na e lartësuan në Europë si gjuhën ashtu edhe kombin , na e zbardhën fytyrën të cilën na nxinin (errësonin ) fqinjët, dhe disa nga ne.
Më 25 gusht Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do diskutoi për Kosovën
Ban Ki – moon :” Sfidat mbeten në zbatimin e disa arritjeve të marrëveshjes së Brukselit”
Nga BEQIR SINA- OKB/
NEW YORK – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet më 25 gusht për të diskutuar raportin e rregullt tremujor nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun për situatën në Kosovë, theksuan burime zyrtare në Selia e Kombeve të Bashkuara në New York.
Të njëjtat burime pohuan se kësaj radhe një orar i përkohshëm i seancave, është botuar në faqen e internetit të OKB-së, e cilaka thënë se debati mbi situatën në Kosovë duhet të mbahet në orët e mëngjesit kohës lokale, për ndryshim nga heret e tjera kur debatet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë mbajtur gjithmonë mbasdite, po me kohën lokale.
Në debatin e fundit zoti Ban Ki – moon – Sekretari i Përgjithshëm i OKB, pati thënë se:” Sfidat mbeten në zbatimin edisa arritjeve të marrëveshjes së Brukselit”, thuhej në raportin e fundit për Kosovën raporti që i ishte përgatitur për periudhënmes 21 janarit dhe 15 prill .
Duke shtuar se :”Kjo, megjithatë, nuk duhet të errësojë përparim të dukshëm të arritur në dialogun Beograd-Prishtinë”, ku Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun, pati thënë për raportin e parë të këtij viti (periudhën mes 21 janarit dhe 15 prill)në Kosovë, teksa pati vënë në dukje, se “duke i inkurajuar të dyja palët që të “vazhdojë të bëjë përpjekje në drejtim tëzbatimit të plotë dhe besnik të marrëveshjes ne po i japim shtytje procesve në Kosovë”.
Meqenëse, ende nuk ka dalë qeveria e re – mbas zgjedhjeve të fundit, ka shumë gjasa që delegacionin nga Kosova në – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, i cili do të mblidhet më 25 gusht për të diskutuar raportin e rregullt tremujor ngaSekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun për situatën në Kosovë, t’a udhëheqë Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Në maj të këtij viti, në seancën Këshillit të Sigurimit, presidentja Atifete Jahjaga për her të fundit në New York, kërkoi njohjen e shtetit të Kosovës nga pesë vendet e BE-së dhe të gjitha vendet anëtare të OKB-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për suksesin e përbashkët, bashkëpunimin mes shteteve të rajonit të Ballkanit, Jahjaga theksoi se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit do t’i japë forcë edhe perspektivës evropiane të rajonit.
“Marrëveshjet e negociuara dhe të nënshkruara në Bruksel i kanë përforcuar perspektivat evropiane të Kosovës dhe Serbisë, bazuar në bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, edhe pse secila në rrugëtim të veçantë drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.
SHEJTNIA E TIJ, PAPA FRANÇESKU VJEN NË TIRANË…
Shtrohet një “sofer” pa sofrabez dhe mësalla shkodrane…/
Nga Fritz RADOVANI/
■Qellimi i vizitës së Shejtnisë së Tij Papa Françeskut në Shqipni…
Papa Françesku ka thanë se Shqipnia asht vendi i parë europian që ai ka në plan të vizitojë në shtator, me qëllim që me nderue të gjithë Ata që vuajtën nën komunizëm.
■Programi i shpallun per viziten… Botue në gazeten “Dielli” me 31 Korrik 2014:
Është përmbyllur programi i plotë i vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri më 21 shtator 2014 në të gjitha detajet e tij. Koordinatori i përgjithshëm i vizitës së Papës, Doktor Albert Nikolla, ka lexuar sot programin dhe logon e vizitës në një konferencë shtypi në katedralin e “Shën Palit” në Tiranë.
Më 21 shtator 2014, ditë e dielë, Papa do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 9.00 ku do të pritet me një ceremoni të veçantë nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.
Në orën 9:30, Papa do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës.
Në orën 10:00 do të takohet me autoritetet në sallën e pritjes së Presidencës dhe do të ketë një fjalim të Atit të Shenjtë.
Në orën 11:00 do të kremtohet një meshë në sheshin “Shën Tereza”, shoqëruan nga fjala e Papa Françeskut në fund të saj.
Në orën 13:30, Papa do të takohet në një drekë me Ipeshkvinë shqiptare dhe shpurën papnore.
Në orën 16:00, Papa do të takohet me krerët e komuniteteve të tjera dhe komuniteteve të krishtera në Universitetin katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” e aty do të mbajë një fjalim.
Në orën 17:00 do të ketë një kremtim të lutjes mbrëmësore në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm.
Në orën 18:30 do të ketë një takim me fëmijët e qendrës “Betania” dhe një përfaqësi të qendrave bamirëse të kishës katolike në Shqipëri.
Në orën 19:45, Papa do të largohet me një ceremoni nga aeroporti “Nënë Tereza”.
***
■Çka pritet nga ky program?! Hartuesit e tij a i pergjegjen qellimit të vizitës?!
E tham me bindje të plotë se jo!
Në program mungon “vizita e qendres së Gjenocidit komunist në Europë” ku, u ushtrue në mënyren ma barbara Gjenocidi komunist kundrejt Klerit Katolik Shqiptar, i mungon SHKODRA MARTIRE e masakrueme nga viti 1944 – 1991…
“Besa, Bujaria dhe Burrnia” janë të daltueme në Gurët e Kështjellës Rozafat!
Atje asht edhe “Burgu i Kishës së Fretenve”… Ma i tmershmi n’ Europen komuniste, ku, krimet dhe torturat ishin ma mizoret… Kleri i sotëm a e di këte?!..
Po lumi Kir e Drinaz ku, barbarët e Shek. XX, tretën Trupat e Bekuem të Vorrezava të Kishës Katedrale, të Jezuitëve, Kishës së Zojës tek Kalaja, Kishës së Fretenve dhe disa mija kufoma të vramish e të dhunuemish nder Male e burgjet komuniste… ku janë?!
Vizitës i mungon Bekimi i Vorrezave të Martirëve t’ Atdheut dhe të Fesë…nder zallishta e prroje pa asnjë Kryq tek koka… I mungon ndezja e një qirit pranë Pendës së Kirit, dhe ajo e palejueshmja, i mungon Bekimi i një “Monumenti” të dishruem tash sa kohë!..
***
Në Tiranë Papa Françesku, do të takojë disa nga persekutorët dhe shumë trashigimtarë e atyne që kanë krye Gjenocid kunder Popullsisë dhe Klerit Katolik Shqiptar, pikrisht, vrasësit ma barbar t’ Europës, dhe jo, të persekutuemit nga Gjenocidi.
Mbas 70 vjetësh masakra dhe shfarosje, Vorrezat e Martirëve të Atdheut dhe të Fesë Katolike presin Bekimin e Papës… Presin Shejtnimin e të gjithë të zhdukunve nga lufta e pamëshirshme antikatolike dhe antishqiptare… dhe jo, perjashtimin e Atyne që nuk kanë kursye as jeten, as vepren per “Fé e Atdhé”! Presin Shejtnimin nga Papa, të gjithë Ata Klerikë Katolik Shqiptar e Atdhetarë, që nuk u perkulën nga tortura dhe masakrat kur U asht kerkue “shkëputja nga Papa dhe Vatikani”, po dhane jeten e Tyne tue thirrë: “Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnoftë Feja Katolike, Rrnoftë Shqipnia!”
Melbourne, Gusht 2014.