• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FEJTON ME SHUFRA ARI

July 30, 2014 by dgreca

Pse u harrua ari i vjedhur i Thesarit të Shtetit? Po prokuroria çfarë ka bërë në kaq vjet, fle mbi dosje? Ja po i themi ca llafe për ta nakatosur problemin e vjedhjes së shekullit që shkoi, se kush e di na dëgjon Prokuroria dhe zgjohet nga gjumi i thellë letargjik, sepse i bën nani-nani edhe politika./
Shkruar nga Kolec TRABOINI/
Të nderuarit gjumashët tanë të Drejtësisë së Leshit e të Preshit- meqë nuk e kini vënë ujin në zjarr të kapni hajdutët e Arit të Thesarit të Shtetit, të paktën me ata te policisë se fshehtë( ca po na thonë se do kemi edhe FBI shqiptare) që keni de, që rrinë kot, të fshehur qofshin apo edhe hapur, shkoni e bisedoni me popullin, pyesni popullin se ai e di shumë mirë kush e ka vjedhur Arin në tunele sikur të vidhnin një thes me misër apo një gomar me shalqinj. Veç ato shkresurinat që keni sajuar atëbotë harrojini, dhe lërëni atë punën e fshatarit me gomar se nuk e ha njeri sapunin për djathë në Shqipëri. Por le ti vimë pakëz rrotull tuneleve me ca pyetje. Kush e ruante thesarin?! Kush i caktonte rojet. Kanë qënë të zgjedhur me konkurrim e zotësi apo miq tarafi e fisëri, si në këtë vjedhjen spektakolare të këtyre ditëve që ca po thonë kap shifrat 40 apo 60 milion e kusur valute europe. U fshin nga faqja e dheut nën hundën e guvernatorit Fullani që na mban edhe leksione mbi ca fitime e zhvillime financiare e ekonomike fantazore. A e keni lexuar se kush punon në Bankën e Shtetit ku ruhet paraja e popullit. Të mjerit popull thuaj. Të gjithë bij të politikës, fis i guvernorit, të këtij e atij e, asnjë njeri i vetëm i ardhur me zotësi dhe që nuk ka një mik a kushuri në politikën e lartë. Asnjë nga populli i thjeshtë. Gjithçka nga blloku i ri, nga byroja e re politike, nga Komiteti i ri Qëndror… A e doni listen e të punësuarve në Bankën ku guvernon një figurë e lartë e kupoles si Adrian Fullani, i cili si të ishte shejk apo faraon bën një jetë përrallore. Shkruajnë gazetat për mysebetet e tij por as qeveria e vjetër as kjo e reja nuk kanë vesh të dëgjojnë, kanë vetëm gojë për të ngrënë e gjuhë për të llapur. Ja ky më poshtë është ekipi i tarafeve e çokave të politikës në Bankën e Shtetit Shqiptar që drejtohet nga Adrian Fullani , botuar kjo në gazetën “Sot”:

1. Miranda Rama,(kunata e Sali Berishës) Këshilltare e Guvernatorit.
2. Adela Bode, (vajza e Ridvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Financiar.
3. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve
4. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit.
5. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikëqyrjes.
6. Blerta Kruja, (motra e Keltis Krujës) Departamenti i Administrimit.
7. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
8. Evis Çeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave.
9. Gejsi Çeku, (djali i Robert Çekut) Departamenti i Kontabilitetit.
10. Anjeza Harizaj, (vajza e kryetarit të PD-së Kavajë, nusja e djalit të Fatos Bejës)
11. Kristi Kromidha Nano, (vëllai i Xhoana Nanos) Departamenti Juridik.
12. Eduart Roku, (nipi i Guvernator Fullanit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
13. Elsa Zhulali, (vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë.
14. Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës.
15. Besnik Dedja, (daja i gruas së Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike
16. Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikëqyrjes
17. Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave
18. Ledia Bregu, (kushërira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit
19. Juna Bozdo, (motra e Eno Bozdos) Departamenti i Mbikëqyrjes
20. Eduard Sinani, Drejtor i Sigurimit, vëllai i Dëshira Subashit (ish- anëtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve).
21. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
22. Marilda Shkurti, (vajza e dajës se Guvernator Fullanit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Çeshtja shtrohet mos vallë ashtu siç ndodhi me vjedhjen e shufrave të arit, edhe kësaj radhe i kishin vënë ujkut mëlçinë në qafë për ti ruajtur. Ka mundësi. Se ashtu bëri Fullani, vuri hajdutin për të ruajtur paratë. Ose vihen ca policë matrahulë që edhe ata flejnë gjumë e nuk ruajnë asgjë. Por problemi është se mirë u vodhën, po ku shkuan shufrat e arit se ato nuk ishin gjëlpëra që të humbisnin në mullarë. Është e thjeshtë. Kush shkelqeu dhe u bë bos i madh në Shqipëri, pra nga asgjëja na doli gjëja? Por që të flasim pak më shkoqur është mëse bindëse ajo që thuhet se i vodhi politika. Cili do thoni ju. Cili nga këta të politikës e ngjeu gishtin në mjaltin e Thesarit, të Arit të Shtetit? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë, madje edhe njerëzit që nuk dinë por edhe ata që e kanë vjedhur vetë po kështu pyesin. Edhe ju që i lexoni këto radhë pyesni. Po ju edhe pse e dini mjaftueshem te verteten, pyesni e bëni kinse. Çudi….sa të zgjuar janë shqiptarët…. As hetuesit nuk pyesin kështu. Madje ata as nuk pyesin fare. Pse, paratë e babait i kanë që të interesohen për to? Populli për atë punë është për tu rjepur e për tu vjedhur, por ndonjëherë edhe për tu vrarë. Nuk e dini se Gërdeci bashkë me 21 janarin u harruan ani pse së bashku kanë 30 varre duke përfshire edhe gra e fëmijë, nuk po zemë në gojë ata viktimat e politikës e mafias shqiptare që ikin një e nga një se ata janë aq shumë sa duhet të shkojmë në shekullin tjetër pa le se mos mbërthejmë ndonje fajtor pasi të ketë shkuar në botën tjetër.
Kështu punët në Shqipëri. Vritet, vidhet, dhe askush nga qeverisësit e pushtetarët nuk flasin. Keni parë ju se edhe opozita hesht se Qeveria nuk di çfarë të bejë më parë se e se i ka KLD dhe sejmenët e Drejtësisë kundra e akoma nën komandën e Qoftëlargut. Presidenti po ashtu i heshtur sikur të mos ketë ndodhur gjë këtu tek ne, tek populli i vet, po në Republikën e Zulullandit, nëse ekziston ende ky emërtim konician. Kryeprokurori ngec-ngec. Asnjë fjalë. Kap policia e lësho drejtësia si në lojë të kungulleshkës a si macja me miun. Populli qesh, e ç’të bejë tjetër populli. Kush e pjerdh popullin në Shqipëri. Gjykatat kanë halle se nuk po dinë ku ti fshehin rushfetet, shtëpitë, pasuritë, se frika sa një mal, se sidokudo ka nisur rruspi. Gjin Gjoni nuk di ku ka kokën. Po sa Gjin Gjona ka Shqipëria. Madje ky Gjini i shkretë mund të jetë vrima e fundit e kavallit. Më e pakta se ky riosh u ekspozua shume tek po i gëzohet zbukurimoreve e sendeve të çmuara, me varëse të mëdha ari e me unaza me kalorës, sigurisht dhe makina lluksoze si çdo fshatar që zbret nga provinca dhe me një kurs tremujor (shkolla e Sudes politike), u bë Maliq-Kadi.
E he, janë ca punë të thella vërtetë, por, po të duan, gjëndet fare lehtë se kush e vodhi thesarin, kush e vodhi shtetin, kush e bëri qametin në Shqipëri. Aq më tepër se Thesari, me shufra qofte a me letra, nisi vërtetë si në një legjendë persiane “Sazan hapu!”, me një fshatar me gomar ( Ali Baba), por ama atë çast e përkëtej vidhet për çdo ditë që ka falur Zoti dhe e manipulon robi.
Por, që të mos i zgjasim llafet tërkuzë, a e doni të vërtetën lakuriq siç e thotë populli? Po…- thonë të gjithe, – të vërtetën e duam! Po ku ka të vërtetë që tua bëj qejfin të gjithëve?! Me të vjedhur e me hajdutë, me viktima e me vrasës. Po ka një pistë që të çon tek e vërteta. Këta që kanë patur apo vazhdojnë ti kenë kyçet e shtetit e që heshtin e kanë vjedhur, sepse po të mos e kishin vjedhur vetë, do ti kapnin jo vetëm hajdutët e thesarit por edhe vrasësin e Santos, sepse edhe ajo punë parash ishte. Dhe paratë janë aty në bankë. Ku ka para ka gjurmë gjaku, aty fshihet krimi. Dhe enigma e çdo sekreti bashkë me paratë janë. Kot kërkohet nëpër qymeze fshati për të gjetur vrases të paguar. Edhe po ti kapni nuk dinë asgjë. Mafia punon me duar të pastra, me doreza të bardha me bisturi të mprehta e të holla. Madje a nuk i patë policët se si bënin sehir, ndërkohë që vrasësi me nge paloste të mjerin bankier. Madje pa harruar edhe një plumb të fundit në kokë që të përfundonte me sukses të plotë biznesi i vrasjeve të porositura nga lart, por jo nga larg. Dhe ishte bankieri më i madh i Shqipërisë. Investitor marramëndes. (Please! Mos pyesni si u bënë kaq shumë para në një vend kaq të varfër se u del kallaji të gjithëve sikur ti gervishni fare pak. Madje, edhe atyre të huajve që na mësojnë si luftohet korrupsioni dhe si bëhet shtet. Buzët me mjaltë dhe ata). Por le të vazhdojmë për ti dhënë fund këtij fejtoni tragji-komik: Polici me revole në brez shihte skenën jo më shumë se pese metra larg. Pastaj vrapoi me bisht ndër shalë. Kështu ruhen bankat dhe njerëzit në Shqipëri. Kështu punon edhe drejtësia, edhe politika, edhe shteti. Peshorja e drejtësisë shkon gjithnjë andej nga del leku. Rri e vras mendjen, ani pse e di që kot e kam që grindem me vete, po si more nuk u vete mendja këtyre që kanë shtetin e pushtetin, që kanë gjithçka e nuk bëjnë asgjë, që për të paktën 5 vjet të sjellin prokurorë e gjyqtarë nga Amerika dhe Europa, ti venë të punojnë për së mbari, tu bien korrupsionit me top, të shohim pastaj kush ishte hajduti e kush kopuku, që ti e vë roje e ai të vjedh shtëpinë me kuç e me maç.
Po jo more jo, nuk sjell njeri prokurorë e gjykatës nga jashtë, as nga Europa e as nga Amerika, nuk e bën atë gabim politika, as shteti, as leshi e as preshi, Nuk janë aq budallej këta rrufjanët tanë sa të sharrojnë traun ku kanë vënë këmbët, a të thyejnë qypin ku përditë e fusin gishtin në mjaltë. Kurrë!

30 korrik 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: FEJTON, Kolec Traboini, ME SHUFRA ARI

Çorbë greke për Himarën Shqiptare

July 30, 2014 by dgreca

Athina sërish i ka zgjatur duart drejt Himarës shqiptare dhe po tenton të gatuaj çorbën e radhës duke aktivizuar “kalin e trojës”, PBDNJ dhe Omonian, pa kursyer dhe gjakshprishurin, Pirro Dhima, deputet i PASOK-ut. Në fakt, qeveria greke e ka flakur tej diplomacinë duke ndërhyrë brutalisht me numrin dy të saj, zv/kryeministrin Venizellos, një¬kohësisht ministër i jashtëm i Greqisë. Telefonata me 24 korrik me homologun shqiptar Bushati, përveç nervozizmit, shquhej edhe për arrogancë karakter¬istike helene. Venizellos e kishte flakur tej velin diplomatik të misionit të tij gjatë vizitës që pat bërë në shkurt të këtij viti, ku kishte garantuar ndihmë pa kushte Shqipërisë drejtë Bashkimit Europian. Në bisedën telefonike, numri dy i Qeverisë greke i kujtonte Shqipërisë se “Shqetësimi i komunitetit grek është një çështje kritike dhe mjaft e ndjeshme për Athinën zyrtare… dhe se tani që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat do të duhet që ajo të plotësojë një sërë detyrash, ku e drejta europiane duhet të mbizotërojë dhe të plotësohen kriteret e Kopenhagenit”.
Të nesërmen, shefi i diplomacisë greke, urdhëroi çirakun Dule të PBDNJ, njëkohësisht numëri dy i Kuvendit të Shqipërisë, të nisej urgjentisht për Athinë, ku diskutuan për çorbën që po gatuajnë në Himarën shqiptare.
Tani Vangjeli e harroi shqipen, po flet vetëm greqisht, natyrisht me gjuhën e Athinës.Dikur edhe ne Parlamentin Grek flitej shqip…
Nuk mjaftoi vetëm thirrja e Dules në Athinë, deputeti i PASOK-ut,Pirro Dhima,mori urdhër të lërë Athinën dhe të zbarkojë në Himarë. Prepotenca dhe arroganca e Dhimës lexohet në deklaratën që dha për mediat:” U takova me kryetarin e Bashkisë Gjergj Goro dhe deputetin Kokdhima dhe ua bëra të qartë se nuk biem dakort me ndarjen territoriale…Theksova se për ne vorioepirotët,
është e pa pranueshme kjo ndarje…”
Deklarata nuk ka nevojë të komentohet. Pirro është çirak i grekëve dhe shërbesat i kryen sipas urdhërave të atyre që e paguajnë dhe që e kanë graduar, aq me shume qe ai nuk i fshihet misionit te fantazmes Voriepirote, qe ka nje shekull qe thuret e shthuret!… Ndersa misioni i deshtuar i Koco Kokdhimes, nuk ia vlen barra qerane qe te komentohet…
Përse po shqetësohet aq shumë Athina për reformën administrative të Shqipërisë?
Ç’punë ka Greqia me Himarën shqiptare? Tash p o filtet e dhe për referendum popullor!Zot na ruaj ruaj nga corba qe po gatuhet ne Athine!
Zhurma për referndum po vjen sërish nga Athina dhe qëllimi nuk është vetëm Himara, por edhe e njësive me popullsi çame. Athina, me një gurë kërkon të vrasë dy zogj-edhe Himarën edhe Çamërinë.
Në ditët e nxehta të korrikut, por dhe gjatë vapës së gushtit, zhurma për Himarën,do të vazhdojnë. Zërat se Himara flet greqisht dhe si e tillë është greke, janë avaze të vjetra
vorioepirote, që gatuhen në Athinë, sa herë që Greqisë i vjen oreksi për trojet shqiptare.
Po si është e vërteta e Himarës shqiptare?
Lexoni specialen në faqet 1, 3 dhe 15 te Diellit te printuar

Filed Under: Editorial Tagged With: Çorbë greke, dalip greca, për Himarën, shqiptare

Genc Tukici , per vete dhe babane…

July 30, 2014 by dgreca

Bisedë me pianistin e shquar shqiptar Genc Tukiçi:Babai im Ibrahim Tukiçi më ka mësuar të përqafoj energjinë universale dhe me anë të forcës shpirtërore ta shpreh në muzikë…/
Artisti i shquar shqiptar Genc Tukici që me lojën e gishtave të tij duket sikur bën balet mbi tastierën e pianos ka magjepsur mijëra e mijëra artdashës në koncertet që ka dhënë në shumë vende të botës. I lindur në një familje artistësh si i biri i Ibrahim Tukiçit i cili ishte një intepretues i shkëlqyer i muzikës klasike dhe popullore medoemos që kjo kulturë muzikore do të ndikonte në botën shpirtërore të Genc Tukiçit.

Ju ftoj të ndiqni bashkëbisedimin me një artist dhe pianist të mirënjohur dhe me siguri që nuk do të lexoni një intervistë të zakonshme, por në vend të bisedës do të dëgjoni tingujt në tastierë luajtur mjeshtërisht nga një pianist shqiptar që është bërë pjesë e qenies së tij.

Z.Genci cili ka qenë koncerti i parë dhe në çfarë moshe keni dalë për herë të parë në skenë?
Koncerti i parë më kujtohet, ka qenë në koncertet e Majit në Teatrin e Opéras dhe të Baletit në Tiranë, kam qenë 6 vjeç.
Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me këngëtarin e famshëm Ibrahim Tukiçin si biri i Tij dhe sa ka ndikuar si prind dhe pedagog në edukimin muzikor dhe estetik të botës suaj?
Babai im i nderuar ka qenë dhe është akoma sot personi më i rëndësishëm në formimin tim si muzikant, por edhe si njeri, roli i tij është determinant në jetën time. Ai më ka mësuar të përqafoj energjinë universale dhe me anë të forcës shpirtërore ta shpreh në muzikë, të jem modest dhe ti dua njerzit dhe natyrën, të dua jetën, të dashuroj pafund…
Po me vëllain tuaj këngëtar, kompozitorin e mirënjohur David Tukiçin a mund të tregoni displinën artistike qe ju edukoi babai juaj dhe a ka pasur momente dëshpërimi kur keni qenë fëmijë që në vend të lojnave si moshatarët tuaj merreshit me mësimin e muzikës dhe të instrumenteve?
Davidi,vëllai im i madh, miku im më i mirë, koleg serioz, partener, muzikant i shkëlqyer, personalitet sensibël dhe vullkanik, të dy admirues të futbollit. Më kujtohet që falë disiplinës dhe rigorozitetit që babai na ka imponuar që në fëmijëri, shpesh herë kur luaja Bach apo Bethoven, lotët më ridhnin ndër faqe, teksa dëgjoja shokët e mi që luanin futboll… Pak kohë më pas, loja më e mirë për ne u bë muzika. Në të ne gjenim gjithçka, gezimin, vuajtjen, madhështoren, hyjnoren, sarkazmën, ironinë, dashurinë, pasuri e rrallë për një fëmijë, trashëgimi e paçmueshme nga Baba…
A mendoni se pasurinë muzikore që ju ka lënë Ati juaj dhe shtëpinë e tij ta ktheni në një Muze për të gjithë artdashësit e Tij, sepse shpesh ndodh që njerëzit që kanë lënë gjurmë në shumë fusha ikin, ikin pakuptuar dhe ndodh që i mbulon pluhuri i harresës nga qeveritë e ndryshme?
Në respekt për peindërit tanë ne e kemi lënë shtëpinë tonë ashtu siç ishte kur ata ishin në jetë bashkë me ne. Por kjo është e lidhur me ne, fëmijët e tyre, ndërsa, mendoj se trashëgimia më e mirë për një muzikant është të lerë gjurmë në mendjen dhe shpirtin e njerëzve, ky është muzeu më i mirë, një muzikant i vërtetë reziston në kohë.
Në çfarë vendesh keni dhënë koncerte dhe cilët kanë qenë partnerët kryesorë dhe repertori tuaj?
Kam luajtur në Europë, Azi, Afrikën e Veriut si dhe në Amerikë, por kjo është vetëm një panoramë gjeografike, me kohë kam kuptuar që muzika nuk ka kufi. Kam pasur shumë partenerë të ndryshëm, muzikantë nga e gjithe bota, kemi folur të njejtën gjuhë, kemi folur muzikë, por parteneri me i rëndësishëm për mua është vêtë muzika.
Ju jetoni në Francë si muzikant, artist, cilat janë kontaktet tuaja me diasporën shqiptare në Francë dhe si ndiheni përballë kolegëve francezë, pasi ju ecët në gjurmët e muzikës shqiptare dhe ABC-n, tingullin hyjnor të saj e dëgjuat në shkollat e muzikës shqiptare?
Unë jetoj dhe punoj në Paris, ku niveli dhe kontributi i muzikantëve shqiptarë është i konsiderueshëm, vërtetë unë jam diplomuar në shkollën shqiptare dhe mund të thèm me bindje që vertetë Shqipëria është vend i vogël, por me një shkollë muzike të nivelit ndërkombëtar që për nga cilësia si dhe tradita e shkurtër, por e ngjeshur, nuk i len gja mangut dhe shkollave ma të mira në botë, për këtë jam shumë krenar….
Po në Amerikë keni plane për koncerte dhe si konkretisht?
Po, kam disa projekte për të luajtur në Amerikë dhe veçanërisht në New York, por akoma datat nuk janë preçize…
Cilat janë projektet tuaja në të ardhmen?
Aktualisht jam duke kompozuar një pjesë për soprano dhe piano me titull “Soprano Folle”, që do të luhet në Paris në sezonin e ardhshëm. Nga shtatori děri në dhjetor do të kem koncerte me Inva Mulën dhe Ermonela Jahon në Paris dhe në Londër, në shtator në Prishtine dhe në nëntor në Tiranë. Kështu mbyllet 2014-ta.
Si muzikant çfarë do t’u sugjeronit prindërve të rinj që kanë dëshirë t’ju mësojnë fëmijëve të tyre pianon, cila është mosha më e përshtatshme?
Do t’ju këshilloja çdo princip të drejtë për fëmijën drejt muzikës dhe pianos jo vetëm si një zbavitje e thjeshtë, por si një instrument që po fillove me pak rigorozitet, hap një dritare për fëmijën nga ku mund të shohë me sytë e zemrës shumë larg dhe pa kufi, fantastike apo jo? Sa më shpejt aq më mirë, por mosha më e mirë është ajo kur ti fillon dhe e don muzikën…
Diçka për familjen tuaj?
Në familjen time çdo gjë sillet rreth muzikës. Pianoja është piestare e familjes, bëhet muzikë pa orar, nga mëngjesi děri natën vonë. Muzika është ushqim shumë i mirë, nuk të shëndosh, të mban élégant dhe në formë…
Faleminderit për intervistën,
Faleminderit dhe juve!

Bisedoi Keze Kozeta Zylo
New York

Filed Under: Interviste Tagged With: Bisede, Genc Tukici, Keze Zylo, per vete dhe babane

ÇFARË I DUHET SOT KOSOVËS?

July 30, 2014 by dgreca

KOSOVËS SI KURRË MË PARË I DUHET VLERA AKADEMIKE E KOMBERTARE E JO MILITANEIZEM INATEÇOR DHE ORDINER/
Shkruan Asllan Dibrani dhe Sylë Mujaj*/
Se Kosova është në duart e bandës vrastare të Hotel “Rognerit”, nuk ka dilema!.Kosova e pasluftës kudo që prek, kudo që shkel , kudo që sheh, çdo gjë është e lidhur me : krim, vrasje, pasurim të paligjshëm, miliona euro të pista,fajde, falje tokash kriminelesh pro serb, korrupsion , abuzim dhe veprimtari antishqiptare… Nuk kanë asgjë simbolike me popullit tonë!.
-Të përsekutuerit , luftëtarët , martirët , na ish të burgosurit politik,dëshmorët,intelektualët dhe veprimtarët e devotshëm u viktimizuan dhe u ngulfaten nga folkloristët politik dhe pseudopatriotik . Ata u nëpërkëmben u keqpërdorën vetëm sa për marketing politik siç e përdorin z.Adem Demaqin në raste të shumta per ndonje rast krize te brendeshme sa me e hutuar opinionin etj !?. Frika dhe dhuna nga kërcënimet ne vazhdimësi po ju hiqet popullit dhe të lartshënuarve për ta konceptuar realitetin e politikën shumë vjeçare shterpë te pa frytshme dhe të dëmshme. Në vend se të jenë të lartpërmendurit në skenën politike ta udhëheqin shtetin në nivele strukturash intelektuale u kurorëzuan grupe mafioze ,bandash të vitesh 1970, që u rrahshin grushta për rrospiat serbe “kurvska konobarice”. Këta i kemi në pushtet duke, filluar nga militant , ordiner të patriotizmit fantazmë në emrin e pushtetit , vidh, plaçkit dhe dhuno kapitalin e këtij populli, rrëno kulturën e këtij populli, shkreto ekonomin e këtij vendi, është një mëkat në vete , që me shekuj i pati në shpinë pushtuesit osman dhe serb. Populli akoma po i shëron plagët e ish pushtuesve. Edhe tani në shpinën e vet , ju kanë vënë kjo bandë e pa skrupull , që donë ta rrjep akoma pa tupësisht, vetëm e vetëm të mbesin në qeverisje të mëtutjeshme si (Kompani dhe agjencioni antikombëtare). -Qeveri e mbushur me ordiner dhe kriminel që plaçkitën fonde të popullit për çlirimin e Kosovës , analfabet dhe kasap që i sollën mjerim popullit mbas çlirimit e para çlirimit. Po, po huligan e halabak, vagabond e radikal të sherrit, qe po i paguan krejt populli ynë destrutivitetin e tyre servile e pro serbe rasti konkret i sponzorimi të fidanëve në urën e Mitrovicës tonë dhe tregtimin e mallrave e tyre nga Serbia dhe shtetet aziatike me prodhime kancerorale dhe mallrave plehra të pa afatizuara!!!???…
Këto fundërrina po e zvarrisin proceset dhe ribashkimin e Kombit. Edhe miqtë tanë ndërkombëtar po e shohin një “papjekuri” të stafit politik gjysmanalfabet. Ata i eksperimentuan të gjitha metoda qe ta izolojnë popullin dhe lojërat e fëlliqtë që bëhen ketij populli ,por kot “gjembat e iriqit mbesin gjemba të pa krasitura”. Bota ec me minuta ne proceset e zhvillimit, shqiptaret kanë mbetur me tepsi në dorë duke e cituar “Profetin Muhamet para 1000 vitesh” Vitet po ikin ,shekujt po ikin , bota dhe popujt tjerë po ikin me kohën. Ne shqiptarët kemi mbet i vetmi popull duke vrapuar pas fesë duke e nxitur popullin deri në luftë civile pa ec edhe një milimetër përpara nga gjendja e kohës së predikuesit fetar Muihamet për atë kohë të përshtatshme me rrethanat e zhvillimit të shoqërisë !!!???…
Miqtë tanë si amerikanet ,gjermanë, austriakët ,britanikët ,izraelitët etj kanë krijuan një dilemë se çka të veprohet me këtë popull, aq vetëvrasës aq brutal kundër vetvetes!!!… Sugjerimet tona janë se uniteti dhe faktori shqiptar qe sot është në tokat dhe shtëpitë e veta nuk guxojnë as KFOR- istët pro serb, ti ndalojnë , as folkloristët shqiptarë , as mercenarët e krahut ekstrem ,as ish pushtuesit e djeshëm as të kuq e as te zi, sepse u rrezua ish Jugosllavia dhe bashkë me te edhe Serbia , qe po përpiqet ta zgjas sa do pak zvarritjen e vetëvendosjes së popullit shqiptar.
-Nuk ka më konfederatë sllave,qe i pushtuan shqiptaret se cili ma keq e ma barbarisht se tjetri . Nuk ka më as Serbi , pos një province që të huajt e mendojnë disi si ish Jugosllavi apo trashëgimtare e saj ?.
-Tregtia jo legjitime e mallrash qe i lejojnë pa ligj e vetëm ne interesin e një klani ,apo ministrie pro serbe e pro zyrash të huaja pro sllave me mjekra, e pa to, me lesh e pa lesh talibanik, që po e cenojnë edhe shëndetin e qytetarit kosovar është për ta gjykuar dhe ndaluar sa ma parë?!. Ata po harrojnë se populli i shtypur, i ish pushtuar nga gjenocidi serbe apo osman të ndihmuar nga (pobratimat e tyre shqiptar) do te mbesin ata qe vendosin për fati e popullit shqiptar , jo jo kësaj here dhëmbet do tu mbesin të thyer në gozhda , se ky popull ka potencial, aftësi ,vullnet dhe dije , që t’i del vetvetes zot . Populli do ti ndëshkoj të gjithë skenarët që për hatër te Serbisë dhe pro serbe si ELKO-s, ETC, me liderët e vetë , po e përgjakin popullin tonë , po ngrisin probleme artificiale: si “Kopshte me lulishte të betonuara” që të tërhiqet vëmendja e të kushtetoj edhe një mandat pushteti mizor e dinak të hapur me Bogolub – Braça Karić etj me pobratimat e vet shqiptar !?.
-Kjo po shihet nga Aeroplani që mbjelljet ishin të sponzoruara 50 % nga liderët shqiptar e 50% nga liderët serb. Pra, pa ujitjen e kompanisë qeveritare të Kosovës,zor se do t’i përballojnë thatësisë ato pisha e lule e betonuara mbi urën e qytetit të Mitrovicës tonë… Shtrohet pyetja pse?.Sepse aty është rrugë e popullit shqiptar që do të përqendrohet në eurozonë, pasi qe ishim para shume mbeturinave sllave si popull i lashte e me vlera rajonale. Edhe sot e kësaj dite po terrorizohet populli i ynë , siç po ndodh në Maqedoni me vëllezërit tanë, ne Mal te Zi, Serbi dhe në Greqi.
-Problem në vete në kohët e fundit kanë krijuar edhe myslimanët fantazma në Kosovë, apo fundamentalizmi islamik mbeti tej mesjetës si një filozofi e çoroditur ,që po ky sekt qeveritar e mbolli në tokën e Kosovës, duke prodhuar një serë grupesh militante terroriste islamike me një ekstrem të pa parë që për çdo ditë shkojnë si qeni ne rrush në luftën e Sirisë e gjetiu .
Këta në këtë 10 vjeçar vranë në mënyrën me mizore, me mizorisht se sa shtazët e egra të xhunglës. Pra vdiqën miliona veta edhe në dëme te mëdha të kulturat dhe popujt tjerë sidomos ata te Azisë . Një peshë të fajit dhe sherr patën edhe polli ynë nga fondet e krijuar në Rusi- Beograd e Londër apo shtetet arabe nga dy tre Sheikë të pasur në lobin ruso-serbo -sllav, kundër perëndimit në përgjithësi dhe kundër popullit shqiptar!!!.
Një farë mënyre tek populli ynë kanë krijuar një skandal të madh të përçarjes “përçaj e sundo”. Ku i dimë shumë mirë edhe pasojat vandaliste si në Amerikë në ndërtesat binjake, në Angli në Londër, në stacionin e trenit në Spanjë, në Itali, dhe katastrofa me çnjerëzore e mijëra familjesh të vrara me eksplozive as pa i njohur fare vetëm se ishin me mendime te kundërta po edhe grupi i kundërt në besimin fetar. Shkurt model i terrorizmit ndërkombëtar , po financohet edhe në Kosovë nga militant antishqiptar me qëllim të vrazhda për ta zhbërë popullin liridashës shqiptar nga vlerat e veta shekullore !!!???…

-Ne ja arritëm qëllimit në këtë shekull, ta kthejmë Shqipërinë normale ne ri-bashkim që duhet një proces ceremonial edhe formal ta shpallim bashkimin kombëtar me një shtet gjuhë dhe komb nga akademikët dhe intelektualët tanë, lart duart militantet e pa shkollë dhe ordiner qe e shëmtuan popullin deri në gremine dhe pa siguri me një varfëri të pa imagjinuar!!!???…

Nga autorët e ish të burgosurit politik dhe publicistët nga Shtutgardi Gjermanidhe LLugano Zvicër Korrik 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Asllan Dibrani dhe, ÇFARË I DUHET, SOT KOSOVËS?, Sylë Mujaj

NJË VEPRIMTARI ME MESAZHE PAQEJE NË UNIVERSITETIN E VLORËS

July 30, 2014 by dgreca

Nga MSC. Albert Habazaj/ Vlore/
Në mjediset e Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” u zhvillua prezantimi i librit eseistik “Lecce sbarocca”, shkruar nga prof. Franco Ungaro, krijues teatror dhe shkrimtar. Takimi u zhvillua nën kujdesin e konsullatës së përgjithshme të Italisë në Vlorë, të Institutit Italian të Kulturës dhe Departamentit të Italishtes dhe Bibliotekës së Universitetit. Morën pjesë dhe nënkryetarët e Bashkisë së Vlorës z.Ilir Banushaj dhe Edmond Breshanaj. Prezantimin e librit e bëri ish – konsulli italian në Vlorë, z. Sergio Strozzi, i cili e cilësoi shumë interesant dhe për Vlorën. ” Lecce sbarocca” është libri i dytë i autorit, i cili nuk ka lindur në Lecce , por në Taranto , por shkruan me mjaft dashuri për këtë qytet me histori, që mund të humbte, por mbijeton, që mund të ishte qytet i stilit barok, por nuk është i tillë, që mund të ishte bashkëkohor, por as i tillë s’është. Vetë titulli është metaforik dhe kemi një neologjizëm ironike, të përdorur me mesazhe të qarta nga autori për përmirësimin e qytetit të dashur, për përparimin e tij, për respektimin kozmopolitan dhe multikulturalizmin ballkanik apo vlerat e qytetit autentik salentin. Libri trajton problemet bashkëkohore të Leçes në të gjitha rrafshet e jetesës, të niveleve të mendësive dhe veprimit konkret të grupshtresave të ndryshme dhe personaliteteve të fushave të ndryshme, që nga teatralët deri te titullarët e komunarët. Libri është interesant dhe për Vlorën, pasi ka lidhje të ndërsjellta midis Leçes dhe Vlorës. Klima kulturore dhe kontradiktore e Leçes, dhënë me art e realizëm nga autori, erdhi më bukur e natyrshëm nga interpretimi emocional dhe jetësor i aktores Alessandra Crocco e kompanisë teatrore “Koreja”, e cila lexoi disa pjesë nga libri. Ndryshe ka qenë Leçe nga ç’është sot, ndaj s’duhet të harrojmë nga vimë të dimë çfarë bëjmë e duhet të bëjmë – ky është mesazhi i librit, por jo vetëm për Leçen, si duket…Forma narrative librit është shumë e ndezur, me një kolonë zanore të freskët, të gjallë, konkrete për ta dashuruar të bukurën dhe për ta aplikuar atë.
*Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Vlorë, Albania
– Foto-ARKIV

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, MESAZHE PAQEJE, NË UNIVERSITETIN E VLORËS, NJË VEPRIMTARI ME

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4497
  • 4498
  • 4499
  • 4500
  • 4501
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT