• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Njoftim Tragjik nga Kanadaja

June 28, 2014 by dgreca

Komuniteti shqiptar i Kanadase njofton se bashkekombasi Ismet Dakaj, 46 vjecar, me banim ne Toronto, humbi jeten tragjikisht ne nje aksident ne vendin e tij te punes ne Toronto. I ndjeri Ismet ka qene luftetar i UCK qe nga viti 98, ku se bashku me vellaun Labinotin u rreshtua ne ceten e Ramush Haradinaj ne Jabllanice te Gjakoves. Pas luftes se bashku me familjen emigroj ne Kanada ku ju bashkua familjes se gjere qe kishin arritur si refugjate te luftes ne Kanada. Varrimi i te ndjerit do te bejhet ne atdhe, ne qytetin e Pejes.

Filed Under: Kronike Tagged With: humbi jeten, Ismet Daka, ne aksident

SHQIPERIA,VEND I DENJE PER ANETARSIM NE BASHKIMIN EUROPIAN

June 28, 2014 by dgreca

Nga Sami Repishti*/
Ridgefield,CT.SHBA.- Sot, 24 qershor 2014, agjensite nderkombetare te lajmeve njoftojne se Ekzekutivi (Keshilli i Ministrave te Jashtem) i 28 vendeve anetare te Bashkimit Europian, vendosi unanimisht te jape per Shqiperine statusin e kandidatit per anetarsim ne Bashkimin Europian. Urime Shqiperi, urime!
Mbas pranimit ne NATO, qe siguron pavaresine dhe integritetin tokesor te atdheut tone, statusi i kandidatit sot, dhe ma vone anetarsimi i plote ne Bashkimin Europian, shenon hymjen e Shqiperise ne nji bote ku mbretnon paqa, shteti ligjor, demokracia, dhe ne nji perqindje te nalte edhe prosperiteti ekonomik e zhvillimi qytet nues i shoqenise shqiptare. Sukses i madh! Pergjegjsi akoma ma e madhe!
Bashkimi Europian (BE) ashte nji krijese politike e imponueme nga nevoja ekzistenciale: me pengue lufta te reja shkaterrimtare ne mes te shteteve fqinj.
Ideja e nji Europe te Bashkueme nuk ashte e re. Por ne vitin 1945, ajo u imponue si nji domosdoshmeni, “hic et nunc”, para se ciles mediokriteti arkaik heshti. Tue kalue neper nji proces te gjate por te kujdesshem, ne vitin 1951 u krijue CECA (konsorciumi franko-gjerman per qymyrin dhe çelikun) qe zgjidhi problemin qendror te landeve te para per nevoje lufte. Francezi Robert Schumann, fitimtar,i bani thirrje per bashkepunim gjermanit Konrad Adenauer, i mundun. Ishte ky nji hap qe nxori Gjermanine nga psikoza e disfates ushtarake, dhe e inkuadroi ate ne gjiun e Europes se lire. CECA ishte nji sukses i madh politik e ekonomik qe lidhi dy ish anmiqt e medhej europiane ne ndertimin e nji paqeje te qendrueshme ne Kontinent.
Rruga e gjate per formimin e BE-se kaloi me sukses faza te randesishme bashkepunimi dhe perparimi ekonomik e social qe forcuen themelet e demokracise ne Europen perendimore dhe, si rrjedhim, ushtruen nji influence vendimtare ne levizjet per liri qe u zhvilluen ne “Europen e grabitun” (M.Kundera) te perandorise sovjetike. Ne Berlin, ne Vroclav, ne Hungari, ne Prage, dhe ne Gdansk te Polonise, me levizjen Solidarnost, (1980) filluen te tronditen themelet e sovjeteve. Me 4 nandor 1989, rrezohet Muri i Berlinit, Gjermania ribashkohet (tetor 1990), dhe fillon ekzodi i pakontrollueshem i refugjateve anti-komuniste. “Europa e grabitun” kthehet ne gjiun e “Europes se Lire”!
Me vrasjen e Çausheskut, Rumani, edhe Shqiperia lekundet nga levizja heroike e studenteve tone (dhetor 1990) dhe pak muej ma vone diktatura komuniste 45 vjeçare rrezohet si nji keshtjelle prej karte nen peshen e deshtimit te mbrendshem politik, ekonomik e shoqenor. Gjate kesaj periudhe, asnji zhvillim europian nuk u “kuptue” nga komunistet shqiptare, kufoma te ngurrezueme qe nga viti 1945, tashma mase subjektesh robotike me mentalitetin e bindjes pa kondita ndaj PPSHse
Sot, Europa ashte e lire, e plote, demokratike, pa kufij-pengese dhe perballon te ardhmen me konfidence. Ligjet edhe rregulloret e ketij organizimi madheshtor jane te kodifikueme ne “acquis communautaire’-in voluminoz (me afer 85.000 faqe qe kerkojne te pakten dy vjet per nji lexim te kujdesshem…!)
***
“Europa” ka marre nji kuptim konkret ne Mesjeten e hereshme. Mbas dyndjeve barbare qe shkaterruen Perandorine Romake (476 AD),u ngrit ne Europe nji force e re, dinamike, me nji te ardhme premtuese: Krishtenimi. E prirun kah paqa dhe me predikim per dashuni per njeni tjetrin, besimi i ri rindertoi “shoqenine” europiane dhe “familjen” europiane. Tue denue dhunen e tue predikue faljen e fajit, krishtenimi zbuti atmosferen luftarake te fiseve barbare dhe krijoi premisat per nji shoqeni “te qytetnueme” Ai permbante ne vetevete cilesite e nji qytenimi qe u njoh si “christianitas”.
Manifestimi i plote i ketij qytetnimi u arrit ne vitin 800 A.D. me kunorezimin e Karlit te Madh (Charlemagne) ne Aachen, si Perandor i Perandorise se Shenjte Romake E ndertueme mbi baza morale, shenjtenimi i jetes se njeriut, denimi i dhunes dhe i poligamise, dhe mohimi i divorcit , Kisha Katolike Romane hodhi bazat e qendrueshme te shoqenise dhe te familjes europiane, berthame e qytetnimit te sotem perendimor.
Ky zhvillim ne drejtimin e duhun, me te gjitha peripecite, siguroi perparimin e Europes. Aty lindi dhe u zhvillue renaissance-a, humanizmi, iluminizmi francez, idete sociale …. . Ideja se “njeriu i lire” ashte vlera ma e madhe dominoi mendimin europian, dhe me te gjithe nacionalizmet, internacionalizmet dhe levizjet shkaterrimtare qe vorrosen “Europen e vjeter”, ne vitin 1945 . filloi ndermarrja historike e BE-se, e deshirueme nga te gjithe, dhe e perfundueme me Traktatin e Lisbones 13 dhetor 2007 (ratifikue 1 dhetor 2009).
Europa e sotme ashte nji Europe e lire, paqesore, demokratike dhe pa kufij pengese, nji Europe e vendosun me mbrojte e zhvillue ma tej te drejtat dhe lirite individuale te njeriut. Ajo qe mbetet akoma, ashte pranimi nga kombet e ndryshme me abdikue disa te drejta te sovranitetit kombetar ne favor te nji Europe politike ma te plote, super-nacionale, e formueme vullnetarisht me te drejta te barabarta. “Problemet qe Europa ka perballue ne keto pese vitet e fundit,- shkruente gazeta The New York Times me 22 maj 2014,- tregojne se nevoja per nji bashkim europian ashte sot edhe ma e madhe se asnjihere ma pare”.
Gjate te gjithe ketij itinerari europian me ngjarje te rendit te pare, Shqiperia jetoi e shkeputun me dhune nga forca te jashteme anmiqsore. Ne Mesjete, kryesisht nga invazioni ushtarak otoman qe shkaterroi vendin tone si ndeshkim per rezistencen shqiptare, dhe pengoi afrimin tone me Europe, deshira e madhe per kulture e perparim u ba e pamundeshme. Si rezultat, per afer pese shekujsh te gjate Turqia mbajti vendin tone si koloni ushtarake me rrjedhime negative per zhvillim, me shkeputje nga bota perendimore, dhe me reduktimin e Shqiperise ne nji krahine te humbun te Perandorise otomane, efektet e se ciles ndiehen akoma ne shoqenine tone sot te disorientueme.
Perseri, ne vitin 1945, nji kombinacion faktoresh negative, te mbrendshem dhe te jashtem, transformuen nji te ardhme premtuese ne nji katastrofe qe rrezikoi vete ekzistencen e vendit si pjese e shoqenise europiane. Komunizmi qe u vendos me dhune te skajshme ne Shqiperi, jo vetem qe trathetoi gjakun e deshmoreve te rame per lirine e atdheut, traditen tone kombetare per liri, por vrau pa meshire çdo perpjekje te mendjeve fisnike me qene pjese e Europes se qytetnueme. Vlerat kombetare te beses, mikpritjes, burrenise, nderit personal, dhe te pavaresise se individit ne shoqeni u zevendsuen nga nji sistem shtypes kriminal, i lindun nga genjeshtra, dhe i ushqyem me urrejtje, tratheti, spiunim, e dhune te skajshme…!
Ky zhvillim i mbrapshte ndoshta spjegon mungesen e nji “pranevere shqiptare” gjate 45 viteve te shtypjes komuniste, si dhe gjate zgjuemjes nga gjumi diktatorial. Kjo mungese tregon ekzistencen e te metave strukturale ne shoqenine tone civile. Ajo ma kryesorja ashte, per mendimin tim, humbja e frymes se bashkesise ne shoqeni, “empatia”, ne mes te qytetareve; si rrjedhim, ndjenja dhe bindja se grindjet dhe perballimet absurde qe torturuen Shqiperine qe nga dita e Pavaresise kombetare e deri sot … jane nji rruge-dalje! Ky trajtim “partisan” i problemeve publike, nuk perfaqson interesat legjitime te mbar popullit shqiptar.
Mashtrimi ne politike, nuk ashte politike; ai ashte mashtrim i thjeshte dhe ka rrjedhime. Poshtenimi i kundershtarit politik nuk ashte fitore; ashte shkaterrimi i gjysmes se kombit qe guxon me mendue ndryshej. Dhe kambengulja fanatike per mbajtje, ose rikthim, me çdo kusht ne pushtet ashte nji formule e destinueme me deshtue sepse ashte e gabueme ne teori dhe nuk ka te ardhme ne praktike. “Pushteti” ne politike ashte mjet, jo qellim si ne diktaturen e proletariatit. Qellimi i pushtetit ashte administrimi i vendit qe synon perparimin e sigurise se pergjitheshme , pa dallim, pa perjashtim, ashte ngritja e nivelit ekonomik e kulturor te popullsise, ashte forcimi i kohezionit social te shoqenise shqiptare, sot te fragmentueme.
Sepse, ne qofte se vuejtja e shqiptarit ne Kelmend nuk prek zemren e shqiptarit ne Konispol, koncepti i nji “kombi shqiptar” ashte thjesht nji iluzion, nji koncept abstrakt!
***
Agresioni rus ne Krime dhe Ukraine, dhe kercenimet kineze kundrejt fqinjve te vet jane shenja frikesuese se ideologjia komuniste nuk pranon disfaten e plote. Bota e Lire po ndergjegjsohet dhe shikon me shqetesim, e vendosmeni njikohesisht, kete zhvillim kercenues. Europa e Bashkueme ashte pjese thelbesore e Botes se Lire, bota ku shqiptaret aspirojne te anetarsohen. Jemi ne nji periudhe zhvillimi te multi-lateralizmit, para nji kerkese frantike per zgjidhje te perbashketa te problemeve te perbashketa. Bota e sigurise dhe stabilitetit qe u ndertue ne San Francisco me 1945, bota e OKB-se, kerkon nga çdo qeveri “reparimet” e nevojshme per evitimin e jo-stabilitetit dhe konfliktit shkaterrues. Koncepti i “qeverisjes” ne boten tone sot ashte nji sfide per çdo vend, pavaresisht nga madhesia, popullsia, niveli i zhvillimit e raportet me boten e jashteme.
Fashizmi u mund ne lufte; komunizmi deshtoi si sistem ekonomik e social i padrejte, “…nji çizme shtypse ne fetyren e njeriut,….e perhere!” (G.Orwell) Mbas katastrofes mbeti rishikimi i orientimit te ri: liberalizmi tradicional dhe adaptimi i tij kerkesave te demokracise. Gideon Rose e permbledh konsensin per kete orientim:” …pranimi i “shtetit” si asistence sociale, prirja per nji decentralizim te pushtetit, nji system i ekonomise se perzieme, dhe pluralizem politik”. Ky “orientim” kerkon nji bashkejetese te kapitalizmit me nji demokraci te mirefillte per masat e gjana popullore, nji situate ku klasat qe vuejne pse nuk kane za, ose perjashtohen nga procesi ekonomik prodhues, duhet te jene pjese perbase e sistemit. Sot, theksohet “pabarazia ekonomike” ne nji shoqeni ku “drejtori” paguhet 500 here ma shume se “punetori i thjeshte”, nji fenomen negativ qe jo vetem pakeson prodhimin ekonomik, por bren bazen e mbeshtetjes se qeverise nga “qytetaret” e vet qe perjetojne padrejtesine, e nuk gezojne pjesen qe u takon ne te miren e pergjithshme.
Na duhet nji “shtet providues” (etat proviseur) me nji system asistence sociale per te harruemit e shoqenise. Ky qendrim ashte thelbesor, sidomos ne ditet tona kur çdo forme e “socializmit” ashte demaskue nga eksperienca. Kete pergjegjsi, ne Europe, e mori persiper me sukses “demokracia kristiane” dhe institucionet shtetnore per perkujdesje.( Schumann-Adenauer-De Gasperi)
Ne nji periudhe pothuejse çmendurie mbas kapitalit, pavaresisht si grumullohet, tragjedia e jone moderne konsiston ne pa-aftesine tone me kuptue se ky orientim hedonist nuk sjelle lumtuni; ai permban ne vetevete tjetersimin e plote te individit nga bota ku jeton, perfundim kryesor i nji çmendurie kolektive.
Kemi nevoje per nji “bashkepunim vullnetar” nji prirje qe zhvillohet si refuzim i qendrimeve mbizotenuese, tanima te diskreditueme: vazhdimesi perballimesh, nenshtrim pa kondita, rivalizim te perhereshem; nji prirje qe synon bashkepunim te balancuem me kujdes.
Na shqiptaret kemi nevoje urgjente per nji rikthim sa ma te shpejte te lirise dhe dinjitetit te te gjithe qytetareve qe akoma frikesohen nga “dora” qeveritare dhe nga “grushti” i hijeve te zeza partiake qe kane zane per fyti vendin tone. Shqiperia duhet te shpetoje veten nga “vetja” e saj, para se te kerkoje ndihmen dhe bashkepunimin ne Europe, e te mos lejoje te cilesohet “shtet i falimentuem”,( pershtypje qe fitohet nga sjellja e deputeteve “partiake” ne Kuvend ), te mos cilesohet si nji vend qe damton ma shume nga qenia jashte BE se mbrenda saj. Ata qe mendojne se nen kontrollin e BE vendi i jone do te “riformohet” si nji shtet ligjor, ndoshta kane te drejte; por kjo zgjidhje jo-fatlume damton rande dinjitetin tone kombetar, dhe per shume kohe! Shqiperia nuk e meriton kete perçmim!
Shqiptaret kane nevoje per nji autoritet legjitim, nji shtet ligjor, nji administrate funksionale, me rregulla, dhe per kete qellim duhet te punojne te gjithe, tue ndertue institucione demokratike qe sherbejne si ndermjetese ne mes te “shtetit” dhe “qytetarit”. Ma konkretisht, perfaqsues i BE-se ne Shqiperi, Z. Clive Rudebold deklaroi ne Tirane: ”Kerkesat kryesore jane: zbatimi i ligjit, mbarevajtja ekonomike, institucione demokratike, dhe mbrojtja e te drejtave te njeriut. Lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuem…”
Nuk pritet ndonji perfitim nga konfidenca e teprueme ne aftesite e nji “udheheqsi” ose te nji partie politike qe kerkon dominimin e plote te jetes se vendit. As pritet ndonji perfitim ne dobesimin, deri ne shumje, te kundershtarit qe mendon ndryshej. Nuk duhet perjashtue gjysma e popullsise. Sepse, e verteta dhe zgjidhja pozitive e problemit nuk jane gjithehere ne anen e shumices. Mendje te ndrituna shpesh here revoltohen. Duhet respektue mendimi i tyne, sepse zakonisht ata i largohen zgjedhjeve te thjeshta, e sidomos sloganeve partiake mashtruese. Bota e sotme ashte ma komplekse se kurdohere ma pare. Me kuptue kompleksitetin e saj, me zbulue sekretin e saj, me punue me sy e veshe te hapun para saj, jane kondita themelore per sukses.
Keshtu e shoh une Shqiperine time qe pritet te hyje ne Europe, e kerkon te perfitoje nga Europa. Europa ka nji te ardhme te ndritun, ne paqe dhe e plote. Na nuk mund te ndryshojme historine me ideologji te diskreditueme. Na duhet te jemi agjente pozitive te historise europiane, aktiviviste perkrahes te paqes e stabilitetit politik ne Europe, pjesemarres te marshit triumfues te njerezimit drejt lirise se plote te njeriut.
Per Boten mbar, Shqiperia ashte vetem nji “vend”; per ne, shqiptaret, ky “vend” ashte Bota mbar!
* City University of New York

Filed Under: Analiza Tagged With: BASHKIMIN EUROPIAN, PER ANETARSIM NE, Sami repishti, shqiperia, VEND I DENJE

KËSHTU VRET VETËM MAFIA….

June 27, 2014 by dgreca

nga Kolec TRABOINI/
Vetëm pak kohë pasi kishte ndodhur, shkova e pash vendin ku u vra në mënyrë mizore një bisnesmen i njohur shqiptar që shkonte në punën e tij. Ashtu siç shkonte përditë. I rregullt deri në përsosje. I aftë, plot talente dhe i përkushtuar. Ai na tregonte se si duhet të shkohej në të ardhmen. Me punë , me përkushtim. Por dikujt nuk i shkonte për mbarë kjo rregullsi e ky sukses. Është pak vështirë të mendohet se kjo vrasje në publik, në mëngjez dhe në qëndër të Tiranës madje në prani të tre policëve, dy roje e një rrugor, do të kryhej për një hakmarrje. Dikush kërkonte ta zhdukte që ti hapej rruga për gllabërimin i bisneseve të Artan Santos. Dhe ato ishin të shumta dhe të suksesshme: Banka Credins, Universiteti Luarasi, Media grup Fokus, ku përfshihen News 24, Scan TV, Balkan Web, Gazeta Shqiptare Radio Rash. Indikacionet e rivaliteteve për këto bisnese kanë qënë të dukshme. Por gjithçka arrin të mbulohet me mister. Ne krime të tilla ku janë mpleksur fije të mafies kriminale me influenca në pushtet arrijnë të fshihen e kurrë vrasësit e vërtetë nuk dalin. Atyre as fytyrën nuk ua gjen dot. Janë si mjegull kudo dhe askund. Mund të kapën dy kriminelët, mund të dënohen por ata me siguri nuk do të flasin, nuk do të tregojnë gjithçka sepse e dinë si veprojnë ligjet e mafias. Rrezikon tërë familjen e fisin. Prandaj gjithçka që do të gjejmë, se mbase 100 mije euro venë për kapjen e vrasësve bëjnë punë, do të jenë vrasës profesionistë, që për një dorë para vrasin njeriun më të suksesshëm në këtë vend. Ata as e kuptojnë se duke qëlluar Artan Santon jo vetëm kanë larë hesapet e padronëve, bosave të mëdhej që paguajnë shuma marramendëse për kësisoj vrasjesh, po kanë vrarë edhe besimin e populli, gjithësesi ata janë thjeshtë mekanizma qorre. Makina vrasëse në duar të Mafias. Asaj mafie që nuk është çudi që pasi i dhanë plumba, u gjënden edhe në Sheraton për homazhe, për të hedhur lule mbi arkivolin e Artan Santos. Kështu veprojnë mafiat, madje nuk e kanë për gjë të dalin të thonë para mikrofonave të TV se e kishin mik. Një miqësi mortesh. Se vërtetë si na doli që e paskeshin pas mik të gjithë, kur javë a dy javë më parë e kishin sharë, e kishin mohuar, madje një ortak i tij e kishte ndaluar të hynte në institucionin ku ishte bashkëpronar. Sepse kështu kuptohet kapitalizmi në Shqipëri që të jesh ujk i pamëshirshëm përndryshe nuk bën përpara.
Në bllok, aty tek pema, pranë shkallëve të Credit Bank ku u vra Artan Santo dikush kish shkruar “Mafia po na vret!”. Po, e ka vra Mafia e mafia më së shumti rri në kupolën e shtetit, në trajtën e oligarkëve të respektuar.Po të mos kishte Padrino nuk do të kishte vrasës me pagesë. Po është e vërtetë që Mafia po na vret përditë pak e nga pak, herë këtu e herë atje, por Mafia është një përbindësh me shumë gjymtyrë e që koka e saj si një makinë që organizon vrasjet është brënda segmenteve të shtetit. Dhe kjo është katastrofale. Atje ku losin miliona, atje ku pangopësia është e lemeritëshme e që shteti nuk ka me çfarë i bën se i ka brënda tij të infiltruar, me imunitet, me rreth klanesh ku rrojnë si mbretër.
O shqiptare, Mafia po na vret! Shtet zgjohu! Prokurori, Gjyqësi, Polici zgjohuni, na shpëtoni ne edhe veten, sepse Mafia është e pamshirshme për këdo që nuk është në rrjetin e saj, ajo kurrë nuk e ndalon rrjedhjen e gjakut. Vrasja e Artan Santos, u bë prej kriminelëve në mes të Tiranës aty ku as që nuk mendohet se guxon të lëviz një vrasës, pikërisht atje qëllon sepse Mafia ka siguri dhe kërkon ta terrorizojë e gjunjëzojë këtë popull që kurrë nuk i pushuan travajat.
Po nuk u zgjuam të gjithë, ky vend ka marrë fund!

26 qershor 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: KËSHTU VRET, Kolec Traboini, VETËM MAFIA....

GREECE VIOLATES MOST BASIC HUMAN RIGHTS:THE TRAGIC PLIGHT OF THE CHAMS-THE RIGHT OF RETURN IS A HUMAN RIGHT

June 27, 2014 by dgreca

By Mithat Gashi/
The London Conference of Ambassadors (1912-1913) divided Albania in half: Chameria, the southern part of Albania, was given to Greece and Kosova to Serbia. The population of Chameria has always been ethnically Albanian. According to the census held by the Turkish Administration in 1910, Chameria was populated by Albanians. The Ottoman Census of 1912 about Chameria illustrates the following: There are four major regions within Chameria. Gumenitza (with 10,126 Albanians) Filati (22,348 Albanians), Paramithia (13,780 Albanians), Margariti (15,732 Albanians), Parga (800 Albanians). The total number of people in these territories, the census states, was 71,983. Out of this population 62,786 were Albanians. The rest were Greeks and some Jews.
The Greek historian Herodotus in his book Historia recognizes that Albanians, not Greeks, lived in the territory we call today Chameria.
Since its occupation of Chameria in 1912-1913, the Greek government has utilized every effort to expel the Albanian population from Chameria. There were three phases of compulsory expulsions. The first was the period when the Ottoman Turks retreated from the Balkans in 1912. The second phase of expulsions took place after the Treaty of Lausanne signed in 1923, in which Greece and Turkey agreed to the largest single compulsory exchange of populations known to that time. Under this agreement, Greece forced thousands of Albanian Muslims from Chameria to go to Turkey. Turkey accepted them as Muslims, not as Albanians.
When the Convention for the exchange of Greek and Turkish populations was signed at Lausanne on the 30th January, 1923, “the Greek delegate had declared that Greece had no intention to proceed with an exchange of Moslems of Albanian origin who inhabited a district well defined….” The Greek leaders and diplomats reaffirmed this statement by a letter sent to the League of Nations on August 6, 1923. But the reality was different. The Greek authorities used many methods of coercion to force the ethnic Albanians out of their homeland. Aside from various oppressions, the Greek authorities passed a law that all landed property would be expropriated. The land was the source of income for the Chams.
Before the Council on the League of Nations, Mr. M. Blinishti, Chief of the Permanent Albanian Secretariat accredited to Geneva, said that the “property of Moslem Albanians was confiscated, their harvest was requisitioned, they were prohibited from sowing their corn or from selling or letting their property to forestall its expropriation, Greek refugees [from Turkey] were installed in their houses, and their right to vote was suppressed.”
Furthermore, British historian J. Swire noted that Mr. Blinishti begged that the League should constitute a special Commission to investigate the case of the Moslem Albanians, but this proposal was opposed by the Greek representative, M. Caclamanos. The Greek representative contended that the League would act beyond its power in doing so. “No state,” wrote M. Blinishti, “has the right to drive out autochthonous inhabitants from its territory like a herd of cattle.”
The third phase of expulsion took place at the end of the Second World War. Special military forces organized by the Greek government massacred thousands of Chams and forced them to go to Albania.
Seventy years ago, on June 27, 1944, Greek criminal bands resorted to the worst atrocities witnessed in this region. The Albanian parliament passed a law in 1994, designating June 27th as a date for commemorating the “Genocide of the Chams.” June 27th is described as the last act of genocide against the ethnic Albanians of Chameria. The cruelty included rapes, cutting different body parts, the nose, ear, etc. Even pregnant women and babies were massacred. On June 27, 1944, within 24 hours, more than 600 men, women, and children were massacred in a town called Paramithia. From June 1944 to March, 1945, 1286 people were killed in the town of Filat. 626 people were massacred in Margellic and Parga and 192 were killed in Gumenica. In total, 2900 men, 214 women, 96 children were killed. 745 women were raped. 32 children, who were less than 3 years of age, were massacred. 68 villages of Chameria were razed to the ground. 5800 houses and places of worship were burned down. Valuable property that belonged to the Chams was confiscated.
Barbara Harff and Ted Robert Gurr maintain that the most serious of all human rights abuses is genocide, an active state behavior that threatens the personal security of a target population. Michael Stohl and George Lopez further advance the argument that governmental pattern of repressive actions, such as imprisonment, torture, or murder by governments, conducted either arbitrarily or for political purposes is a form of active state behavior that leads people to perceive a threat to their personal security.
The Greek officials have not denied the fact that they have expelled tens of thousands of Chams to Albania as WWII was ending. The Greeks use as an argument an accusation -simply a fabricated invention- that the reason they expelled Chams from their homes is because according to the Greeks, the Chams collaborated with the Nazis and Italian occupiers. The Greek contention is false. For the argument’s sake, even if it were true that some Chams collaborated with the Italians and the Germans, should this reason be used as a justification of the actions that the Greek authorities undertook to expel tens of thousands of people? And should the same line of thinking be used in the 21st Century to prevent the Chams from returning to their home?
Today, there are over 200.000 Chams in Albania. The Cham refugees and their descendants wish to return to their ancestral homeland. The concept of the right to return home in article 13(2) of the Universal Declaration is specific about those people who have been denationalized or expelled from their own homeland. It states that “everyone has the right to leave any country, including his own, and to return to his country. The most universal provision on the right to return is codified in the 1966 International Covenant on Civil and Political Rights, which states: “No one shall be arbitrarily deprived of the right to enter his own country.”
Another organization, the Human Rights Watch, has continually supported the right of refugees to return to their own homes. Most of the Chams who initially fled the territory are dying of old age. Should their descendants claim the right to return? Human Rights Watch maintains that the “right [to return is] held not only by those who fled the territory, but also by their descendants, so long as they have maintained appropriate links with the relevant territory.” In light of what we examined, we can state that the voluntary return or re-establishment is a reflection of relevant rules of customary international law.
The Orthodox Albanian population that remained in Chameria does not have the right to declare their nationality for fear of being imprisoned. The Greek authorities have continually denied the existence of minorities in Greece.
The Universal Declaration of Human Rights article 13 reaffirms the right of every individual to leave and return to their homes and that the right of return is a human right;
It is alarming that various Greek government officials over the years have made it clear to Albanian politicians -that the compensation for the Cham’s seized of property or the right of return are unacceptable and off any agenda of talks.
We call upon the International Community, the United States Government and the United Nations to intervene and put pressure on the Greek Officials to start negotiating the return of the Cham refugees and the compensation of their seized properties. It is in the interest of peace and stability in the region to engage in serious dialogue and negotiations. The Greek government should treat the Chams as Albania treats its Greek minority in the southern part of Albania. That is the right thing to do.

ENDNOTES

Filed Under: Editorial Tagged With: BASIC HUMAN RIGHTS:THE TRAGIC, GREECE VIOLATES MOST, IS A HUMAN RIGHT, Mithat Gashi, PLIGHT OF THE CHAMS-THE RIGHT OF RETURN

LINDITA GJOKA QË U RA TUPANAVE NË ATHINË…

June 27, 2014 by dgreca

Këngët e vendlindjes në mërgim/
Bisedë me Lindita Gjokën, një grua me një zë që të merr në fluturim e të çon maleve e fushave të vendlindjes…/
Bisedoi Abdurahim Ashiku/ Athine/
Mora një çmim, por nuk ishte çmimi ai që më gëzoi. Ishte diçka e veçantë për ne emigrantët. Edhe është. Edhe duhet të jetë. Të jetë në vazhdim. Se e di çfarë do të thotë? Se ti e di shumë mirë, se edhe ti je emigrant, të dëgjosh zanin e Shqipërisë, të këndosh kangët e Shqipërisë, të dëgjosh Himnin e Flamurit, të thërrasësh emrin Nanë Shqipëri në një vend të huej, nuk mund të mos kesh ndjenjë, të mos jesh patriot, të mos jesh shqiptar e të mos ta ndjesh këtë gja…
E pashë tek u ngjit në skenë si një zanë e maleve, me çifteli në gjoks, me plis të bardhë e flokët e artë derdhur mbi njerin krah. Thanë se ia kishte marrë pamjen Shote Galicës. Unë i shtova edhe Norën e Kelmendit, edhe Tringën e Grudës, edhe Zonja Çurren e Margarita Tutulanin, edhe… Ishte njëpamje që të merrte me vete në një udhëtim maleve të vendlindjes, atje ku zëri i bjeshkëve dhe tupanat pushojnë duke kënduar. E kur telat e çiftelisë dridheshin e zëri merrte arratinë, larg e larg, “Në Dardani ku bien tupanat” shikimin ta turbullonte pika e lotit dhe shpirtin ta mbërthente malli dhe brenga për vendlindjen…
Është Lindita Gjoka në një zë dhe pamje që të merr e të ngjit lart, në kujtime e melodi të përmallshme.
Më thotë se ka lindur në Rrubik, më saktë në fshatin Rrubik i Vjetër dhe se atje ka mësuar të shkruaj e lexojë shqipen e bukur. Është një ndër shtatë vajzat e familjes Gjoka me një vëlla të vetëm. E vogël, tetë vjeçe ka shkuar në Lezhë prej ku, dhjetë vjet më vonë ka marrë rrugën e kurbetit, një rrugë që e ndau nga shumë ëndërra për t’u përballuar me zhgjëndrrën më të madhe të shqiptarit në fundin e një shekulli dhe në fillimet e një shekulli tjetër. Është e martuar dhe ka një vajzë 17 vjeçe, gëzimi dhe krenaria e një familjeje të lidhur ngushtë me jetën dhe punën në mërgim…
Por le ta sjellim paksa portretin e saj nëpërmjet një bisede të lirë…
E pyes…
Çfarë ndjetë kur veshur si Shota kënduat këngën “Kur bien tupanat”?
Me vështrimin larg si të dojë të ngjitet maja malesh e t’u bije tutanave më thotë…
Kur mora rrobat dhe i vesha për herë të parë mu mbushën sytë me lot.
Nuk isha vesh ma para si Shota. Nuk më është dhënë mundësia nga që kam ikë e vogël. Këtu m’u dha shansi që ti vesh. Ishte hera e parë…
Ku i gjete rrobat?
M’i dhanë si dhuratë në festival, shoqëria, grupi im, Bardhok Ndoci, kryetari i grupit tim. E falenderoj sepse më bani me u ndje kaq krenare me ato rroba duke më dhënë një ndjenjë dhe emocion të papamë. Kur vesha rrobat dhe dola para pasqyrës me pa veten mu mbushën sytë me lot nga malli, nga vlerësimi i asaj rrobe që më sillte dashurinë e madhe për vendlindjen.
Pse pikrisht “Kur bien tupanat” dhe jo një këngë tjetër?
Ajo më frymëzoi si kangë sepse nuk desha të ndajë as Veri dhe as Jug, nuk desha të zgjedh çfarë kënge të këndoj, të Veriut apo të Jugut, apo të Shqipërisë së Mesme. Ishte një këngë patriotike që përfshin gjithë Shqipërinë kangë që na përket të gjithëve, Jugut, Veriut apo Shqipërisë së mesme. Jemi shqiptarë dhe na përket të gjithëve.
A mund të flasësh pak për veten tënde?
Po si jo. Vetëm 18 vjet kam jetuar në Shqipëri. Mbarova shkollën 8 vjeçare. Hyra në vitin e parë të gjimnazit. Filluan rrëmujat e vitit 1991. Jemi 7 vajza dhe një djalë. Djali është i treti në radhë. Kërkonin edhe për një djalë tjetër siç e kemi zakon. Babai ka punuar në Rrubik tek uzina e bakrit. Besoj se dinë për të.
Po. Kam bërë një reportazh për uzinën në vitin 1964 kur ishte në ndërtim. E kam parë edhe në rrugëtimet për Kosovë, tash të shkatërruar totalisht dhe të braktisur.
E kam parë edhe unë. Me të vërtetë të kap një melankoli.Si ishte dhe si u bë.
Nejse, si të gjithë të tjerët. Unë isha e vogël, tetë vjeçe.
Jeni marrë me këngën përpara?
Në festivalet e shkollës, në konkurimet e shkollave, biles kemi shkuar edhe në Durrës. Nuk më kujtohet në se kam qenë në klasën e tetë apo të shtatë. Atje morëm çmim. E mora vetë. I bija edhe çiftelisë. Isha veshur me rroba kombëtare si mirëditore. E kisha marrë me shumë pasion dhe nuk e dija se ka për të ardhur koha e bashkëpunimit edhe me këngën, me muzikën dhe me shoqërinë.
Kur u takove përsëri me çiftelinë?
Pas njëzet vjetëve.
Si u takove?
Në një bisedë me Bardhokun, kryetari i grupit tim. Shkuam në një mbrëmje rinore ku ishte ftuar grupi “Zëri i Vendlindjes” ku ishte edhe kryetari i grupit, Bardhoku me të cilin jemi të lidhur me kumari që për ne është si të jesh një gjak. Më thase do të bëhet një festival dhe më pyeti në se do të vija. Unë nuk isha në dijeni.
Kisha njëzet vjet që nuk e kisha prek çiftelinë me dorë. Në atë moment e marr në dorë dhe i bie çiftelisë. Sadiku, edhe ky i grupit tim,duartroket. Ku je, më thotë teksa i ndriste fytyra, pse nuk ke ardhur me kohë?
Kështu pas njëzet viteve preka çiftelinë dhe u bëra pjesë e grupit. I rashë me dëshirë dhe këndova në festival jo vetëm “Në Dardani bien tupanat” por nëtë gjitha kangët e grupit “Zëri i Vemdlindjes”.
Cilat ishin emocionet tek dëgjoje duartrokitjet për interpretimin e këngës?
Kur këndoja kangën nuk kisha emocione. Pas kangës, kur zakonisht ikin emocionet, mua më vijnë. Kisha momente që më dridhej i gjithë trupi dhe isha gati me qa.
Çfarë çmimi morët?
Çmimin e dytë.
I pari çmim për ju është ky?
Kam marrë shumë çmime në shkollë por nuk ishte çmimi ai që më gëzoi. Ishte diçka e veçantë për ne emigrantët. Edhe është. Edhe duhet të jetë. Të jetë në vazhdim. Se e di çfarë do të thotë? Se ti e di shumë mirë se edhe ti je emigrant, të dëgjosh zanin e Shqipërisë, të këndosh kangët e Shqipërisë, të dëgjosh Himnin e Flamurit, të thërrasësh emrin Nanë Shqipëri në një vend të huej,nuk mund të mos kesh ndjenjë, të mos jesh patriot, të mos jesh shqiptar e të mos ta ndjesh këtë gja. Nuk quhesh shqiptar për mendimin tem.
Isha shumë krenare, sidomos me atë rrobë që kisha vesh. U ndjeva…nuk përshkuhet me fjalë.
Kemi nevojë për mbështetje. E kemi pas këtë gjithëmonë. Dhe nga që nuk kemi pas mbështetje deri sot nuk kemi arritë të bëjmë diçka. Jo se jemi dikush ne si kangëtarë apo valltarë, apo si shkrimtarë, gazetarë apo si patriotë në radhë të parë. Të bëjmë diçka. T’i tregojmë botës se kemi kulturën tonë, kemi artin tonë, kemi shtetin tonë shqiptar. Asht gja e madhe kjo. Të sjellim tek fëmijët tanë, tek e ardhmja jonë, kulturën shqiptare, gjuhën tonë, gjuhën shqipe që asht kryesore.
Në “Botën e re” bien tupanat, një titull në kronikën e festivalit…
Ai titull më ka pëlqyer jashtë mase. Për ne është një Botë e Re. Ne si mërgimtarëjemi një botë e re.
Çfarë këngësh të pëlqen të këndosh nga këngët epike të Veriut?
Janë shumë kangë, janë shumë kangëtarë të mëdhenj të Shqipërisë. Kur këndojnë ata dridhen malet, dridhen fushat. Janë shumë. Nuk di kë të përmend ma parë. Jo vetëm të Veriut por edhe të Jugut. Për atë që e ndjen veten patriot e nxjerr nëpërmjet kangës, atjekuptohen.
Cilën këngë do të doje të këndoje në festivalet e tjerë?
Ajo do të jetë surprizë. Më mirë mos ta thom.
Bisedoi Abdurahim Ashiku
Athinë qershor 2014

Filed Under: Mergata Tagged With: Abdurrahim Ashiku, E NË ATHINË..., LINDITA GJOKA QË U RA TUPANAV

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4534
  • 4535
  • 4536
  • 4537
  • 4538
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT