• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KODI SEKRET I KULLOTAVE SHQIPTARE

July 17, 2020 by dgreca

Shkruan: ILLO FOTO-Studjues-New York/

Rubrika e specialistit- Tri Rrëfenja në një/

I-Rrëfenja e Parë- Kodi sekret i kullotave shqiptare/

400 mijë hektarë ishte fondi kullosor i Shqipërisë, në vitin 1953. Kjo shifër dihej me siguri sepse Ministri i pa përsëritshëm(I dënuar nga diktatura) Gaqo Tashko i invetarizoi vetë kullota duke i shkelur të tëra me këmbë, në krye të një komisjoni ekspertësh. Ministri nuk i invetarizoi kullotat, për t’i tjetërsuar por për t’i kultivuar si një nga pasuritë më të mëdha të këtij vendi.
Eureka-, thanë ideollogët monistë shqiptarë të gjysmës së shekullit 20. Kullotat do t’i kthejmë në toka buke dhe problemi u zgjidh. Traktorët rusë punonin ditë e natë që nga Qafa e Gjarpërit deri në Leqet e Hotit. Pritej të prodhonin drithë të mbarë si bimësia shekullore, që rritej mbi to.Të mos zgjatemi.Nuk u prodhua asgjë sepse kullotat e çdo vargmali kanë një kod sekret , që nuk mund t’u tjetërsosh destinacionin.Në titull shkrova dhe përkatësinë” shqiptare”. Pronësia e kullotave , është vargmali. Kur vargmali vijon matan kufirit, natyra e kullotës mbetet si në origjinë Le ta illustrojmë.
Në se kullotat e Pindit në Greqi janë të ngjashme me ato të Papingut, ose të Gramozit, duket se damari toksor është i njëjtë. Me që jemi këtu, po shtojmë se kullotat e veriut grek , janë të njëjta me Nemerçkën. Të parët tonë , kur vendosnin kufirin , midis etnive , merrnin parasysh rrjedhjën e ujrave. Burrat e shtetit europjnë , kur ndanë kufijtë , përdorën , me xhinde lapsin e kuq dhe i sakatuan kufijtë . Kushtin e rrjedhjes së ujrave e anashkaluan . Krijuan shtete me konflikte kufitare shekullorë .
Në kurrizin tjetër të vargmalit grek natyra e kullotave , kam besim se ndryshon , simbas kodit sekret të kullotave natyrore.Ndonjë ekip ekspertësh miks, mund t’i stdjojë kullotat, në të dy anët e kufirit.Jam i sigurtë, që mbulesa me bar dhe identifikimi bimor, janë të njëjtë , në kufirin greko- shqiptar.Stanarët tonë (çelnikët ) kurrë nuk do t’i ndanin kullotat kështu .
Deri tani zbuluam dy sekrete të kodit : Bimësinë e pa tjetërsushme dhe kufitë malorë të brezave kullosorë . Kodi është shumë i gjërë , sa vetë kullotat . Një ndryshim vërehet dhe në temperamentet e njerzve , që janë ushqyer me ushqime të një treve të caktuar.Fare lehtë dallohet një nordik.Eskimezët janë ekstremë.
Një gazetar I BIRN , në interes , për kullotat tona , më pyeti , në se I njifja kullotat shqiptare I fola , për aq njohuri sa kisha , por as Ai mbeti i kënaqur as unë.Problemi i kullotave shqiptare është biologjikisht kompeks sepse terreni kullosor vishet me bimë krejt specifike nga ana botanike dhe fiziollogjike, në përshtatje me tokën dhe klimën ku zhvillohet bimësia e shumëllojshme kullosore. Simbas të dhënave të praktikës në kullota shqiptare rriten disa fish lloje bimësh , krahasuar me botën bimore të kultivuar.Disa invetarizus të florës , thonë se në kullotat tona rriten mbi 25 mijë bimë kullosore dhe jo kullosore ((helmuse)
Në se do të mundte një person të bënte herbarium,me të tëra këto bimë, nënkuptohet të kesh të depozituar të tërë malin me pyjet , ujrat dhe shkëmbinjtë.Është fuqia e brendshme e qelizës , kromozomit , që vë në lëvizje globin dhe më gjërë , po të kemi parasysh që çdo copë kullote është trup i gjallë. Në ç’kuptim? Natyra ka përshtatur vlerën ushqimore të bimësisë , në harmoni me kërkesat biollogjike të një kafshe të caktuar. Kullotat e kuajve dhe qingjave të mishit , kanë tjetër florë, nga ajo e deleve pëlleja dhe e deshve .
Jo vetëm specialistët e terrenit kanë interesa të njohin në detaje kullotat , por edhe shkencëtarët mjekësorë , kërkojnë vartësinë e ushqimeve shtazore , që prodhohet nëpër male , mbi 800 metra mbi nivelin e detit . Bimësia është në raport me lartësinë detare . Kemi parasysh , që bima konservon të tërë energjinë klimatike dhe tokësore , ku rritet .
Po përmend dy kullota të njohura nga inventari , që ka përcaktuar komisioni shtetëror, Jaruja( dimërore ) dhe Biza e Malit me gropa ( verore ) .
Kullota dimërore “Jaru” shtrihet në pjesën fundore të kodrave të Levanit, afër Apollonisë. Kjo kullotë ka kapacitet 600 dele/ bar, megjithse ka sipërfaqe të kufizuar . Në kohën e furisë së tokave të reja , pjesa më e shëndoshë e kësaj kullote u plugua , për ta kthyer në tokë arë .
Unë këtë kullotë e kam arritur të papluguar tërësisht . Qysh pas shirave të parë të Vjeshtës , kjo kullotë vishej me bar të gjelbër dhe nga dhjetori mbulohej me lule të lloj llojshme . Kur ndodheshe përballë saj kujtoje se ishte pranverë. Kur lulet i hanin delet, bari gjenerohesh , si në film ,Kullotat , që kufizoheshin me të, zinin bar të gjelbër , ndonjë lule të rrallë , por jo mbulesën e Jarusë . Barinjtë thoshin , një Jaru ka Shqiperia . Kjo shprehje permbledh gjithçka : Nuk gjen një lloj të tillë lulesh , në Janar , madje as në Mallafre . Nuk gjen 15 Ha. tokë të mbuluar me lule në Janar dhe në shkurt. Ishte vetëm Jaruja e Levanit ! Kemi të bëjmë me specifikën e tokës , sepse flasim , për klimë të njëjtë .Jaruja është kodër në formë patkoi , me hapje nga deti .
Kullota malore ruan brenda vetes energji , që specifikisht ja transmenton një lloi kafshe të caktuar. Ne kullotat e famshme të Teksasit , rriten vetëm gjedhë . Nuk gjen asnjë dele .
Kafshët , në kullotën verore ndryshojnë. ngjyrën e mantelit , vështrimin dhe skeleton. Në një rast kam parë një fenomen. Dikushi pat çuar në Bizë dy lopë Xhersej , që dihet se kanë ngjyrën e sorkadhes.Ishin kthyer me ngjyrë të bardhë si brunalpimna.Ngjyrën orgjinale e merrnin përsëri, kur të vinin në fushë. Ngjyra e mantelit ka lidhje fiziollogjike me organizmin në tërësi .
Kërkimet e sotme shkencore janë duke u thelluar. Lidhin efektin e klimës malore në cilësinë e ushqimeve veçanërisht mishi dhe djathi , që konsunohen në malësi .
Në vitet ‘80 të shekullit të kaluar , në kullotat malore të Bizës , kam takuar një teknik kullotash , që quhesh Abedin Braçe . Në atë kohë ka qenë i moshuar . Rrekej të shtonte farërat e bimëve kullosore dhe rrethonte parcella të vogla , për të mos u kullotur , Kishte arritur të siguronte disa koleksione farnash , por ara e prodhuar në parcelen “X”nuk mbinte në parcelën fqinj “Y” kërkonte vetëm kushtet e “X”.Atbotë , nuk e besova , Abeidnin , po kur dëgjova se jonxha dhe tërfili, nuk u pranuan , nga parcellat e Sharovës , në Skrapar , gjithçka fliste në favor të tij. Është e vështirë të ndash trupin e bimës kullosore nga sistemi rrënjor, sepse rrjeti rrënjor është i fuqishëm , i imtë . Më shumë përbëhet nga volumi rrënjë . Sejcila bimë është një botë më vete .
Me kaq pak shembuj , krijohet bindja se patollogjia dhe zhvillimi bimor në kullota është ndryshe nga zona e ulët , që rrihet nga të tjera erëra , dhe ka influencën e detit. Kjo ndodh , deri diku dhe në kullotat specifike dimërore , siç është rasti i Jaruse , që përmendëm pak më lart . Gjithçka varet nga orët me diell , që e kanë të koncentruar , në gjethe. Me fenomenin e fotosintezës krijohen esencat e tjera, ndaj të cilave reagon organizmi frymor .
Në këtë vështrim , i sëmuri, që shkon në mal dhe ushqehet me mish dhe djathë krijon barrierën , që quhet imunitet. Ajo që dihet prej kohesh nga specialistët dhe barinjtë, ashtë fakti se janë njohur vendet e kullotave, që rrisnin barna helmuse . Kur kopeja kullot , këto breza kullotash, ngordhin 20- 25 kokë dele, në ditë. Këto ngordhje nuk ndodhin gjithnjë , por në disa ditë të muajit korrik . kur shmangen kullotja në këto ditë , nuk ka më ngordhje, pra vegjetacioni varet nga toka dhe afati kohor i kullotjes.
Që kullotat verore kanë pasë veçori nga zona e ulët e dinim , por që studimet komlekse janë thelluar dhe po gjejnë lidhje midis mjedisit dhe zhvillimeve të tilla biollogjike, janë studime , që ne nuk i kemi ditur. Në fakultet leksione për kullotat na janë zhvilluar më pak se gishtat e dorës .
Specialistët e terenit , duhet të krijonë kushte të ketë sa më shumë bagëti në male dhe të përdoren mënyra tenike që të zgjatet laktacioni I bagëtive në male dhe të vinë nga kullotat kafshë të zhvilluara , me parametra kohorë . Kullota nuk është vetëm alterrnatva që ushqen pak bagëti në 3-4 muaj . Njihej ndonjë veti shëruse , por e dyshimtë dhe vetëm kaq .
Studimet e sotme synojnë më shumë anën mjekësore se ate ekonomike . Ne nuk kemi pse te ngelemi pas vendeve te zhvilluara . Duhet te ngihet struktura studimore komlekse , vetem , per kullotat . Te vijojme punen , ku na i la shkencetari Tashko . Do ta quaja privilegj te merrja pjese ne nje eksedite te tille ! Ne si shtet shquhemi , per kullota cilesore dhe per çfrytezim empirik te tyre .
Ne Kohen e Zogut , nepunesi kryeor I Komunes , ishte tekniku i kullotave . Tani nevojiten struktura shkencore autoritare , qe te bashkepunojne me struktura analoge te rajonit dhe me gjere. Keto probleme te mos ja leme mjekesise , por t’i programojme dhe t’i zbatojme me mendje dhe studim te vazhdushem . Nuk eshte e thene , qe ne krejt malin , nuk mbillet gje prej gjeje , por duhet gjetur fara dhe toka , qe i pershtatet . Te krijojme farna dhe kafshe te malit , qe i dikton situata e pandemive .
Shtresa e dheut , ku zhvillohen kullotat eshte shume e ceket , deri 5 cm. Dhe ka shume pak , krahasimisht me rrjeat e rrenjeve . Per profilaksi veterinare parcellave , u kthehet pas 6 dite , por ajo , per 6 dite rezulton e rritur , sa per gjithe muajin e prandveres , qe ne mal konsiderohet se eshte Korriku dhe gjysma e Gushtit .
Po te keni vene re , gjat zhvillimit te turizmit ne Shqiperi , eshte fakti , qe kudo ku ka pika turistike , fillimisht, ne ato rrethina, kane qene stanet e bagetive shtegetuse . Te paret tone , nuk kishin me ke te keshilloheshin . Ata gjithmone i jane drejtuar inteligjences natyrore . Aty ku ndodhen plazhet e Sarandes dhe te Ksamilit, kane qene stanet e fameshme te çelnikeve , qe nuk i kishte as Ballkani , para ardhesit e ketyre plazheve , ishin kullotat me nam ballkanik : Ksamilit , Shenvasise Jala , Mallafreja . Plazhi i Himares rakordon me stanet ne Himare , Vuno , Piluri . Plazhi I Vlores – Orikumit , rakordon me Shashica- Radhima . Semani rakordon me Fierin Shijaku, rakordon me Sukthi , Hamallaj . Velipoja rakordon me Zadrima , Shtoi , Kakarriqi. Ne te tera keto pika ,( Nje brez ne lindje te buzes se ujit ) kane dimeruar stanet e dhenve dhe te dhive . Jane kullotat e fameshme te dimerimit , per te ciliat zhvilloheshin ankande dhe shiteshin me flori , ç’do vit , per dimerim te bagetive .
Ne stan , eshte kopjuar jeta dhe puna e komunitetit , nga ku ka dale stani . Thone se me COVID-19 nuk u infektua ndonje pjestar stani. Njerezit duhet te krijojne alenca te tjera me malet . Kete me shume se nevoja ekonomike do na i diktojne infeksionet pandemike .
Njohja e kullotave dhe shfrytezimi i tyre ishin e vetmja industri e kohes , rreth te ciles zhvillohej jeta ne Shqiperine blegtorale.Stanaret e vjeter ( celniket ) e kane vleresuar dhe kane gjetur menyren me te mire te mundeshme , per te vene ne levizje resurset natyrore . Te paret tone mendonin gjate , kur ngrinin stan , ose nje venbanim , qofte dhe me dy shtepi.Duhet te kishte mundesi te zgjerimit , te mos ishte teren i rreshqitshem , te siguronte ujin , te ishte i mbrojtur nga ererat e veriut , te mos rrezikohej nga shpellat e malit, orteqet dhe nga zjarret .
Asnje vendbanim i vjeter nuk ka ceduar . Duke njohur keto cilesi te ngitjes se nje fshati , ka dale proverbi “Nuk behet zakon i ri ne fshat te vjeter”. Nenkuptohet se ne fshatin e vjeter , nuk mund te levizesh as nje gur , qe ka vendosur mendimi i shendoshe kolektiv. Pjese integrale e fshatit ishte stani dhe kullota , me te gjithe sekretet qe fshihnin ne vetvete . Shumica e venbanimeve te reja , kane te meta thelbesore.Nje nhga venbanimet me te studjuara eshte ish ferma e Levanit . Ndertuar ne koder , por gjysma ekspozohet nga Veriu , kur kodra ka shume xhepa , qe te ndertohj nje qyteze krejt e mbrojtur . Thumana ka pase qene ne koder. U spostua , per te pasar tokat afer shtepive.
Ata qe ndertuan plazhet , hotelet dhe fushat e lojnave, paten nje referance te sigurte te jeteses : stanet,qe ngriten te paret tone te urte dhe inteligjente , veti , qe ndoshta i kultivon jeta ne male.

II- Malet- krenari dhe Pasuri

Jemi lodhur duke folur dhe degjuar per krenarine e maleve . Ata na kane dhene shum nga krenaria e tyre . Per dobine e malave tona , ka spekulluar , Enver Hoxha . Ai tentoi t’i tjetersonte malet , sepse arriti te thote “ t’i bejme si fushat “. Kjo eshte teza me antishkencore , qe eshte thene ndonjehere , per malet . Malet kane identitetin e tyre te pa tjetrsushem . Ata jane burime te pashtershme per ujrat,pyjet, kullotat,mademet.Vetem shkretetirat jane uniforme.
Aleanca jone me malet nuk duhet te jete formale , as thjesht , per tju kundervene nje ideollogjie shterpe , qe synonte tjetersimin e identitetit te tyre .Duhet te kthejme syte , ng mallet, per te çfrytezuar sa me hume resurse , qe na ofrojne . Sipermarres serioze , lipset te krijojne korporata komlekse , per te rigjeneruar pasurite e maleve ; pyjet , kullotat , ujrat , guroret , prodhimin e gelqeres dhe te tjera veprimtari , qe I afrojne malet me njerzit . Pyjet dhe kullotat , kane nevoje per sherbime rigjeneruse , siç kane nevoje edhe per çfrytezime racionale.Malet pa stane , kthehen ne kufoma gjigante , mbi te cilat kendojne qyqet dhe rriten kafshe virusebartese .
Industrite , qe zhvillohen ne male, fillojne me industrine e drurit , me blegtorine , me industrine e turizmit dhe lojnat dimerore , te industrialiimit te ujit te pijeshim , me punonjesit e industriase se gurit dhe industria e bulmetit . Jane shume mjeshteri , qe takohen ne male dhe qe perbejne nje populate malesore , me shume synime , duke u dhene maleve jete cilesore sa dhe ne fushat . Kjo gjalleri ne male , kondicionohet , nga interest qeverritare , per te zbuluar resurset .
Vete lartesia e tyre , mbi nivelin e detit eshte nje pasuri e fshehur . Ketu ja vlen te ndalemi me gjate . Fushat , si me te populluara dhe me ngarkese dioksidi karboni , favorizojne lindjen dhe perhapjen e viruseve , siç eshte COVID-19 dhe ata , qe do ta pasojne.Presioni i diferencuar atmosferik rrit imunitetin , siç na ka vertetuar praktika ne pandemine e parafundit.Nuk ka pandemi te fundit , por vetem te parafundit . Eshte me raçionale te shpenzojme miliona , per ngjitje ne male , se sa miliarda me nje armik te pa dukshem .
Bari I kullotes ka kercell te shkurter , te llogaritur , per aparatin gojor te deles . Kullotat malore te dhive , nuk mbulohen vetem me shkurre , por dhe me barishte kercell gjata , gjethe te gjera . Para kullotat malore jane kullote te perziera, por te diferencuara , per bageti te imta , te trasha dhe per kuaj . Rendesi ka fakti , qe dhite ne kulloten malore , reflektojne nje lloj si delet . Qumushti dhe mishi i dhive , merr vetite si dhe tek dhente .
Pershtatet aforizmi “Kur nuk shkon mali te Muhameti , shkon Muhameti te mali “ . Jemi ne nje sitúate , qe kullotat malore çfrytezohen simbolikisht . Nder kohe , kemi njoftimin shkencor se bimesia kullosore e maleve , prodhon qumusht dhe mish kurativ , per shume semundje , madje dhe te pa sherushme .
Blegetoret e veriut shqipetar , e paten praktikuar me kohe shtegetimin , sepse nuk kishin distance me kullotat dimerore .
Ai shtegtim quhej “ngjitje ne bjeshke “dhe pas stanit shkonin te gjithe antaret e familjes . Kishin pak diference kullotat stinore , ne veri . Veriu ka tradite baritore shume te pasur . Aty jane krijuar dy rraca dhensh , me cilesi shume te spikatura , delja rude dhe ajo shkodrane . Ata kane perdorur dhe besoj nuk e kane çvetetuar shtegetimin , por rritja e numurit te bagetive te imta , perben problem dhe per zonen veriore te vendit. Ligji yne , per kullotat , ze fill ne vitin 1923 dhe akte nen lijore , per administrimin e tyre , nuk kane munguar dhe as mungojne .
Deri perpara pak kohesh njifej fakti , qe bagetija duhet te shtegetonin ,per forazhin falas , qe perfitohej nga kullotat . Studimet e thelluara , vertetojne se bulmetrat dhe mishi , qe merret nga bagetite ne malesi , kane vlera kurative , perveç vlerave bio .
Aktualisht kemi pak studime , per te mos thene , s’kemi fare, te permbajtjes ushqimore te bulmetit dhe mishit , qe prodhohet ne male .
Kur shkencetaret te studjojne kullotat shqiptare , duhet te merren edhe me cilesine e mishit dhe te qumushtit te deleve veriore , qe reflektohet dhe ne nenproduktet , krahasuar me delet fusharake , te atyre , qe shtegetojne ose jo. Simbas llogjikes keto prodhime , do te jene me diferenca , por do te na rrenjosin ndervaresine e cilesive te prodhimeve me ushqimin kullosor malor.
Shtegetimi i deleve , ne Shqiperi e mesme dhe te jugut , nuk eshte shume i vjeter , veçse dihet , qe u pervetesua shume shpejt. Blegtoria shkencore ne Shqiperi , lidhet me emrin e Dr. Bilal Golemit (mes vitet 30 te sh, 20 ) , nje mjek veteriner atdhetar dhe shume i ditur , qe pat punuar ne Institutin Paster , ne France . Kishte te tera mundesite te jetonte ne France , ose Turqi , por zgjodhi Shqiperine e prapambetur , ku nuk mjaftuan veshtiresite e kohes , por provoi dhe burgun .
Dr .B. Golemi , si ish Drejtor blegtorie ne Ministrine e kohes , ju dha perkrahje te madhe çelnikeve , per te zhvilluar blegtorine shtegetuse . Botonte nje reviste me titull “ Delja “ . jepte subvencione , per blegtoret . Ne kohen e Dr. Bilalit , blegtoria ishte vendosur ne baza shkencore,krahasuar me fqinjet . Behet fjale , per mbi 80 vite perpara . Shtegetimi yne eshte konceptuar dhe nxitet nga shkenca , ç’ka me ben te besoj, qe Dr Bilali , i ka pas ditur vlerat sheruse te produkteve , qe prodhohen ne male .
Blegetoret vllehe, me intuite te theksuar profesionale , ishin filletaret e shtegetimit shqipetar, nen drejtimin shkencor te Bilal Golemit . Gjat Mbreterise , pushtimit dhe gjat luftes ,u duken blegtoret e medhej , qe nen shmbellin e blegtorve fqinj filluan te praktikonin shtegetimin , ne kullotat malore , per te shmangur semundjet , qe shkaketonin shume deme ne fushe , por dhe per ushqim te bollshem dhe te njome , qe kishin kullotat verore . U kthye ne zakon shtegetimi i blegtoreve te Sarandes , drejt kullotave te Gramozit , ne Korçe , nje udhetim i gjate dhe i veshtire, qe shtrihej ne mbi 200 Km . Ka nje mendim se titulli “çelnik “, pronareve te staneve, ju dha edhe per veshtiresite , qe kalonin ne jeten baritore dhe veçanerisht , ne shtegetimet e gjata .
Perveç Gramozit filluan te eskploroheshin , Nemerçka ,Polisi ,Mali i gjere , Shendellija, Lanija , Biza , mali i Çikes . Ne keto male shpalosej nje bote tjeter kullosore . Ishte e ngjashme me kullotat dimerore , por me vegjetacion te çvendosur , ne muajt e thate te vitit Maj – Tetor .
Dy ishin Çelniket me te shquar , por jo te vetmit , Ndini Jano , qe kishte 15 mije koke dele , dhe Vasil Shupuli , qe kishte rreth 8 mije krere dele . Ne Gjirokaster , Kurvelesh Elbasan , ka pasar blegtore me tufa te medha , por shtegetoniin , brenfda rretheve ku dimeronin . Shtegetime me te shkurtra kryenin stanet e dhive , per specifiken e kullotes dimer – vere , me ndryshime te pakta .
Pronaret e staneve , midis te tjerave , quajten çelnike , per t’u dalluar nga pronaret e tokave , qe mbiquheshin , bej ose aga. Sidoqofte pronaret ,jane balli i poppullsise , sepse mbeshtesin zhvillimin ekonomik te vendit .
E bene shtegetimin rutine te punes se tyre vjetore , qe konkretizohej ne harmonizimin e kopese se deleve , me kulloten verore . U kthye ne zakon shtegetimi i blegtoreve te Sarandes , drejt kullotave te Gramozit , ne Korçe , nje udhetim i gjate dhe i veshtire , sepse kryej krejtesisht ne kembe dhe shtegetonte i gjithe fshati baritor , me djepe dhe me akermorte.
Te lidhesh kulloten me denlen , nuk perben ndonje veshtiresi , sepse ato e gjejne veten , por t’i lidhesh natyralisht dhe ne te tera etapat jetesore , eshte çeshtje tjeter .Ne lidhjen natyrale , evitohen semundjet e kafsheve dhe ngordhjet . Delet , qe shtegetojne perballojne me mire fushaten e pjelljeve dhe dimerimin .
Shqiperia quhet vend blegtoral , por ka kohe , qe nuk e meriton kete emer , sepse te imtat nuk ka ndonje zhvillim numerik , qe t’i pergjigjet kushteve klimatiko tokesore . Kjo mund te gjykohet e dhe nga nje tabele krahasuse, per nje periudhe 34 vjeçare , kur popullsia eshte rritur dukshem , ndersa bagetia eshte pakesuar . Duhet te merret me shume pushteti vendor , me kete problem shume shqetesus . Me poshte , lidhur me kete dispropocion , do te bejme nje perllogaritje sa I kushton ekonomise se vendit tone zhvillimi dispropocional i blegtorise se imte .
Zhvillimi numerik i t’imtave , ne raport me popullsine (1973-2007)
(Mije krere ) (Mije/ fryme )
Vitet Krere dhen Krere dhi Timta gjithsej Popullsia 1973 1.381 925 2.306 2.485
1986 1.318 964 2.282 2.590
2007 1.378 620 1 . 998 2,800
Qe te kuptojme ne se vendi eshte i ngopur me bageti te imta( dhen + dhi )duhet te plotesojme malet me kapacitetin e plote kullosor. Aktualisht kullotat malore qajne per zot. Malet duhet te buçasin nga kemboret dhe zilet e bagetive dhe te kafsheve te ngarkeses. Aty ku folem per mbulesen bimore te kullotes, nuk theksuam nje fakt. Çdo parcele kullote , ne kufi me pyllin, qe e rrethon, ka nje kullote me bimesi te larte , e vlefshme , per kafshe te trasha, kryesisht kuaj.
Era e grykave te malit , te ngjan se flet , ne emer te kullotes :
“ Do tu sherbej falas , per dhente, dhite
dhe kafshet e ngarkeses, ne nje periudhe 4-5 muaj ç’do vit “.
Eshte para pare nga natyra , qe stani shoqerohet me kafshe ngarkese . Ky eshte fenomen natyror , qe flet per persosmeri morfollogjike te kullotes .
Ne zonen e ulet , ku dimerojne bagetia , njerzit duhet te parashofin ushqimin ne grazhd te bagetise , sepse kullotat dimerore , jane tjetersuar ne toka buke dhe ne qendra te banuara ( plazhe ) .
Kur te jeni , per ndonje pune ne Athine , vizitoni tregun fshatar . Aty gjen te gjitha llojet e zileve , kemboreve , paisjeve te kafsheve te ngarkeses , freret , samaret , shalat , kamzhiket . A ka ne Shqiperi nje treg te tille ? Po qe se nuk mbushen malet me stane, kurre nuk do te kete nje treg te tille. Tregjet krijohen nga nevoja , as me deshire , as me urdher .
Kam qene vetem nje here ne kete treg grek . Barinjte shqiptare mu parafytyruan me borseline dhe barehsat me minifunde. Jemi nga vendet me tradite baritore , por sot jemi ne fund te listes te Ballkanit . Eshte e pa falshme !
Shtimi i numurit te krereve , behet me synim te qarte nga c’do pronar , qe parashef shume detyra , perfshire dhe masat profilaktike veterinare. Nje shembull skandaloz i dmtimeve te krereve , ka ndodhur ne shtegetimin e bagetive , ne vitin 1947. Shteti vendosi te shtetezoi kopete e medha te çelnikeve dhe te gjitha pronat , qe ishin mbi nevojat e nje familje blegtore . Per kete problem kam biseduar balle , per balle me çelnikun e dyte te Shqiperise , Vasil Shupuli , qe kishte stane , prej rreth 8 mije krere dele pelleja .
E pyeta si u ndie , kur dorezoi stanet , pas te cileve kishte shkrire jeten e tij dhe te familjes .
– U ndjeva sikur mu shkul zemra nga kraharori dhe u vendos midis meje dhe te derguarit te Qeverrise , qe me paraqiti vendimin e shtetezimit .
– Reagove?-e pyeta une .
– E mblodha veten shpejt , sepse kisha shembullin e Ndinit
(Jano). Ndini kundershtoi . E burgosen dhe vdiq ne burg .
Ne vijim me tregoi se pergatiti dreke , per shtetezuit dhe beri muhabet shtruar .
-U thashe , ne se kishin barinj , qe t’i mbanin dhente , siç I kam mbajtur une . Ai me tregoi disa djem , te rinj , qe me thane se ishin nga Laberia . Nuk ma mbushen mendjen djemte.Kishte dhe disa mesoburra , por nuk afroheshin me barinjte e mi . Une dija faktin , qe bariu i gjese se gjalle , eshte baraz me pjesetarin e familjes .
– Mora guximin dhe i propozova shtetezusit , vijoi tregimin , Shupuli , ne se mund te na linte siç jemi dhe bagetite le te jene te shtetit . Ne na jepni nje roge , simbas ligjeve dhe stanet i keni te garantuara . Natyrisht nuk e pranoi propozimin tim . Me dha nje leter me firmen e tij dhe ne ikem , nga ato vende , qe i ka bekuar Zoti , siç me she , u bera labovit me trup . Me shpirt jam atje ne Bajkaj dhe Delvine . Dua atje te me varrosin , po qe se e permban ligji, mbylli biseden , Çelniku Shupuli .
Sot po se po , por dhe ate kohe , gjykoja , se funksionaret e atij shteti , filluar nga Hysniu e me te poshte , ishin me llogjike infatile ndaj çelnikut Shupuli . Te teper kishin pushtetin e pa merituar .As nuk mund te tentohet per krahasim . Zgjuaresia e Shupulit ishte kalitur ne betejat e jetes dhe ishte konkretizuar ne pasurine blegtorale , te pa shembellt ne Shqiperi . Drejtusit e atij shteti kihin siguruar pushtet me dhune , pa merita te provuara dhe pa as nje shkollim adekuat .
Shtetezimi absurd u krye me dhune , me te gjitha hollesite , qe parashifte vendimi i Qeverrise qendrore , por ndodhi ajo , qe parapa Çelniku Shupuli . Ngordhje ne mase . Semundje kronike te deleve , dobesi , sa nuk perballonin shtegetimin . Behej fjale,per NSHBL ( Ndermarrjet shteterore blegtorale ) kryesisht te perqendruara ne rrethin e Sarandes .
U lajmerua Qeverria, per kete gjendje skandaloze dhe u derguan ne vendin e ngjaries , veterineret me te shquar te Vendit, madje u detyruan te shoqeronin dhente ne shtegetimin çfilites . Dr. veterineret , qe u derguan prane NSHBL- ishin shkencetare , te ardhur nga Universitetet me fame. Po permend disa prej tyre : Masar Dervishi , Stavri Gjollma , Çerçem Çelo , Gjon Kiri , Vasil tagari etj . Gjendia e semundshmerise ne ndermarrjet , nuk ndryshoi . Çerçem Çelo , ne nje takim me Hysni Kapon , mundi t’i thote :
– Delet ne NSHBL ,nuk vuajne , per veteriner , por per mirembajtje zooteknike , po nuk moret masa , per drejtimin e Ndermarrjeve , bagetite do te shuhen .
Me sa duket , Hysniu i vuri gishtin kokes , dhe u derguan ne keto Ndermarrje , drejtus me pervoje , si Zenel Poçi , Xhoxhi Blushi , ushtaraku Feti Rugji, Xhebro Gjika ( ne Kote_ Vlore ) , Sotir Pasko ( ne Cerrik ) . Keta drejtus i kerkuan qeverrise specialist te afte . Per fat ishte koha , kur dilnin nga ILB kuadrot e para .
U derguan , ne Ndermarrjet blegtorale te asaj kohe , specialistet : Sotir Deda , Ilia Pali , Novrus Shtylla, Skender Çela , Murat Menohasa , Polo Mihali , Shemshedin Haçka , Pirro Mançe , kleanthi Dhuci , Ibrahim Skenderi etj . Keta u bene ekipi shkencor dhe praktik , qe nxuarren nga gjendja zgrip , ish NSHBL –te . Ishin dyfishi I ketij numri , por nuk me kujtohen , per momentin .
Keta drejtus dhe specialist e ndryshuan rrenjesisht situaten ne keto ndermarrje nga me te renndesishmet , per kohen . U zbatua nje kod organizativo- teknik , qe e permbysen situaten , pa kthim.
Nen drejtimin e tyre menazhus dhe drejtus , NSHBLte moren pamjen e ndermarrjeve rentabile dhe kapitali baze , qe ishin delet zhvilloheshin biollogjikisht normalisht .
Mirembajtja baritore e tufave te deleve , preventivoi shume semundje dhe disa u eliminuan krejtesisht . U vendosen rregulla ne shtegetim dhe ne fushatat , qe karakterizojne bagetite e imta .
Kemi te bejme me nje ndryshim rrenjesor , qe ndodhi me bagetine e imte ne Shqiperi.Ndryshimin e pare thelbesor , e pat bere Dr. B. Golemi ,Shqiptari i ditur , qe vleresoi kullotat shqiptare.Çelniket e kohes ishin njerzit me te afert te Dr. Bilalit, i cili qysh ne ate kohe , mbi 80 vjet perpara njifte vleren ushqimore dhe terapeutike te bimesise , ne kullotat verore.Me gjith keto merita dhe pune revolucionarizuse ne blegtori regjimi i Zogut e burgosi dhe e denoi me 101, Doktorin e Institutit Paster.
Vazhdusit e denje te punes se Dr. Golemit ishin ekipi i drejtusve dhe specialisteve , qe permenda me lart.Ata qe permbysen gjendjen krize ne ish NSHBL te , qe kercenonte zhdukjen fizike te 50 mije krere te imta.
Ekipi I drejtusve dhe specialisteve , qe u derguan , prane NSHBLve u ben pjese e fshatit baritor . Prishen komoditetin e tyre jetesor , per te shpetuar nga katastrofa nje pasuri te madhe te popullit .
Po te ishte per Qeverrine dhe ish Ministrine e saj te bujqesise , pasuria e Shqiperise , e trasheguar nga çelniket e jugut , do te ishte shuar e tera , rreth 50 mije krere te imta , qe perbenin tufen baze te te imtave ne Shqiperi .
Te ndalemi pak me gjate ne punen e tyre . Specialistet , perveç krijimit te kushteve ushqimore te tufave , vune ne baza shkencore rritjen e te vegjelve dhe keputjen e tyre , ne peshe optimale , 12 kg. Ata vune re , midis te tjerash , se delet qe perballonin ngordhejet nga diktocauloza , çala , zgjebja dhe zbekthi , nuk perballonin barsmerine , qe kishte arritur ne disa tufa ne 50 % , nga 90 % , qe eshte e mundeshme . U vune ne jete vleresimi( bonitimi) i qingjave dhe deleve , qe krijoi tufa homogjene racore . Shtegetimi , per kullotat malore , u rivendos , simbas kushteve strikte te ish çelikeve . Pesha e deleve arriti mesatarisht 28 kg , nga 25 kg. , qe e gjeten . Rendimenti i qumushtit , u rrit 5/kg , per krere , qingjat shiteshin me peshe 23 kg , nga 13 kg , qe e gjeten . Te tera keto shifra , jane te regjistruara , ne statistikat e kohes , qe nuk te falnin , per saktesi . Nuk eshte veshtire te behet llogaria perfundimtare , qe barazohet me miliona $ .
Ne keto kushte une ngre zerin e protestes , se pse keta specialiste dhe drejtus , nuk u shpallen heronj . Kjo ka vetem nje spjegim , fajtoret e kesaj gjendje skandaloze , qe u krijua ne NSHBL_te ishin qeverritaret e kohes , qe kryen nje shtetezim si te ishin thase me cimente.Nuk i vleresuan si organizma te gjalla , nga me delikatet , qe njifen ne glob , prandaj natyra i ka veshur ne lesh .
Ne ate kohe u shpallen heronj shume shofere, muratore , traktorista tezgjaiste.Nuk dua ta paragjykoj aftesine e tyre dhe u kerkoj ndjese , ne se shenimi im , le nje hije , per punen e tyre te ndershme dhe atdhetare . Ekipi drejtus dhe speciliste , qe permbysen gjendjen katastrofale te ish NSHBLeve , e meritonin titullin e larte te heroit, per faktin se ne vend te ndermarrjeve te falimentuara , siguruan sipermarrje me tregues teknike te nivelit shkencor , per kohen , duke dhene nje fitim miliona $ , kur i gjithe mjedisi ishte i zhytur ne varferi .
***

III- RREFENJA E TRETE

Delja“Tip i deshiruar “meriton vemendje shumefishe .
Delja e pas viteve 1990 eshte nje kafshe bujqesore , me cilesi morfollojike dhe biollojike te ndryshme , nga primitiviteti , qe na pati rezervuar historia . Perpara se te transformohej delja autoktone , nuk munguan kundershtite , qe perfaqesonin konservatorizmin e kohes.
Puna kembengulese dhe metodike , qe zbatoi IKZ( Instituti i kerkimeve Zooteknike drejtuar nga Ahmet Çelo, Sotir Pasko dhe Teki Tartari, krijoi nje rrace te re dhensh , te pa njohur ne vendin tone.Autore te temes shkencore , “Permiresimi i deles se vendit “ ishin : Prof . Dr.Novrus Shtylla dhe Bashkepuntori shkencor Atif Dema.U krye nje aksion kombetar , qe vahdoi mbi 36 vjet . Ne ç’do vit kontrollohej inseminimi artificial , ne te gjithe malet dhe stanet fushore te Shqiperise . Ndryshoi morfollogjia dhe fiziollogjia e nje kafshe bujqesore , ne gati 1.5 milion krere dhe qe jeton ne keto troje , mbi 15 shekuj .
Ne Gramoz, Lenie , Gurtop e kudo ne vende te ngjashme , laboratoret e spermes se dashit funksiononin , si te gjithe laboratoret biollogjike ne Tirane.Do te mbetet i pa harruar Dr. Pavllo Dushari , specialist ne Ministrine e bujqesise te kohes , qe ne tre muajt e veres , qarkullonte ne kembe, ne te tera stanet e maleve te Shqiperise . Linte detyra, per stacionet e nderzimit , rikthehej i verifikonte . Stacionet e maleve permbushnin te gjitha kushtet e aseptikes , qe rekomandon shkenca.
Nuk u kryqezuan , delet e Kukesit dhe te Shkodres , qe kane pase qene , ne ate kohe , afer 140 mije . Kishte dy tufa elite delesh , qe prodhonin desh . Prodhoheshin, ç’do vit mbi njemije desh rracatore , qe shperndaheshin cep me cep vendit . Ne vitet 1990 , presupozohej , qe delia shqiptare te ishte gelltitur , nga rracat permiresuse . Ishte dhe eshte nje rrace tranzitive , qe ka karakterisikat e rracave permiresuse dhe ato te nen sharteses , “Recka” primitive shqipetare.
Ishte koha , qe pritej te dilte nje dekret , qe te sanksiononte , racen e re , me nje emer . Kjo nuk ndodhi dhe ne te gjitha shkrimet , eshte folur , per nje dele “tip i deshiruar “ , por pa emer nominal .
Per te pare ndryshimet , qe pesoi delja recke , po paraqesim tabelen e me poshteme( Shifrat jene marre nga anuari statistikor 1989) :
Tregusit Delja “Recka “ Delja Delja ne ish Ferm.
Tip I Shteterore
deshiruar
Krere gjithsejt/ mije 1.400 1.200 200
Rendimenti qumusht. Kg/krer 40.7 42.8 50.8
Rendimenti i leshit “ 1.3 3.0 3.4
Pesha e gjalle e deleve “ 25 28 31
Pesha e shitjes se qingjit “ 12 13 13
Tregu i industrise se djathrave kerkon pa kufi qumusht dele. Gjenetikishht ne te ardhmen duhet te synojme ne reduktimin e rendimentit te leshit, ne favor te qumushtit , qe perben popullaten dominante te deleve tona . Delja e sotme shqiptare , nuk e ka perfunduar udhetimin gjenetik .
Me shume interés eshte rritja e peshes se deleve prodhuse, rrjedhimisht dhe e qengjave , qe shiten , per mish . Pesha e therjes se qingjave , duhet te pesoi rritje , deri ne dyfish .
Ne pazar te mos kete me mish qengji , por vetem mish dashi , qe nenkupton qingj mbi nje vjeç ( milor).
Me privatizimin , nuk dihet se ç’drejtim mori gjenerata e re e deleve . Metodikisht duhet te nderhyet , qe kjo sitúate te rivendoset . Si? Te ndiqet , dinamika e tufes ne shkalle republike , duke u perqendruar te remontimi metodik i tufes.
Ky operación kombetar , qe do ta shtjellojme dhe me poshte , dikton nevojen urgjente , te krijohet nje Berthame me specialiste , qe do veproi , ne Qarqet , qe ndodhen delet “tip i deshiruar “ . Kjo berthame duhet te perbehet nga experte ,qe do te vijoi punen aty ku mbeti ne vitet 1990 .
Do te kryhet nje bonitim i plote, duke i kaluar te tera delet ekzistuse , ne dore . Te dali elita e “ Tipi i deshiruar” , si per deshte dhe per delet dhe te percaketohen deshte rcatore .
Berthama shkencore ( e rraces ) , do te jete e perjeteshme , per te mbajtur ne parametrat e synuar tufen e gjithe Republikes . Plotesohet me pune gjihvjetore .
Une , propozoj , qe delja e transformuar , te quhet “Golemi “ , per nder te shkencetarit tone te pa vdekshem, Dr. Bilal Golemit. Botonte dhe nje gazete “Delja “ . Mund te kete dhe poropozime te tjera , deri sa te arrihet ne konsesusin e duhur . Delja tip i deshiruar ( Golemi? ) , duhet te zhvillohet, siç do ta gjykoi “Berthama shkencore “ . Duhet te kete nje ligj , per racat dhe personelin, qe une e quajta berthama shkencore .
Te tera rracat boterore , kane kabinetet dhe personelin , me vjetersi shekullore . (Eshte kjo , qe une e quaj berthama shkencore, ne disa shtete quhen “Akademi e rraces X“ ). Mund te konsultohet problemi me ligjin angles , qe eshte me i vjetri ne bote. Ne nuk mund ta quajme “ Akademi “, sepse kete institución , ne gjuhen shqipe e kemi hymnizuar . Te gjendet nje emer sipas ligjit angles te rracave .
Pa ndonje llogari te sakte , a priori , une mendoj se 20- 30 veta duhet te kete kjo berthame, me qendra , ne Korçe , Vlore , Tirane dhe tre autovetura . Natyrisht keto shifra do te vendosen , pasi te njifni ligjin angles ose zvicerian , per rracat , me ndryshimin , qe atje rracat jane te sanksionuara me shekuj , ndersa te ne do punohet , per konsolidim , te asaj , qe eshte rrezuar , keto 3 dekada.
Nuk jemi kaq te varfer , sa mos ta kemi per rracen tone te deleve , nje strukture zyrtare autoktone . Ne rrast se e quajme veten te varfer sot , pa zhvillimin cilesor te te imtave , do te jemi shume me te varfer .

Do te jete mangesi e qeverrive shqiptare , sot e ne vijim , ne se nuk financojne vazhdimin e konsolidimit racor te deles se Shqiperise, per te cilen eshte investuar 40 vjet pune shkencore e mirfillte .
Dikush duhet te behet nismetar , qe kete problem madhor ta konsolidoi me ligj dhe te zbatohet ne praktike te perjeteshme . Rotacionet nuk permbysin ligjet. Po rimesojme shume gjera nga greket , por nuk na lejohet te mesojme , per ullinjte ,per perimet , per pyjet , per bagetine e imte . Kemi pervoje te çmuar . Duhet te mesojne te tjeret nga ne .
Tiparet e deles “tip i deshiruar “( Golemi? ) , aktualisht jane te lekundura , sipas te dhenave ne tabelen e sipershenuar .
Delja “tip i deshiruar “( Golemi ) dhe elita e saj ndodhen sot ne oborret fshatare , simbas privatizimit . Nuk besoj se mbi delet e privatizuara u krye ndonje operación , per te thelluar tiparet rracore te sjella , deri ne vitin 1990 . Kjo me motivoi , per te shkruar keto 3 esse , qe dikush mund t’i rrezoi , po jo pa argumenta .
Puna shkencore e gati 40 viteve , nuk ka pse te humbasi , pa nam pa nishan . Jemi shume te vonuar , per te rikrijuar tufat elite , te prodhimit te desheve . Ne te tera rastet duhen mbajtur nen kontroll cilesor , e gjithe tufa baze , bashke me skorton .
Biznesi i staneve , aktualisht kerkon disa investime te vogla , por eshte biznes , qe centi i investuar , kthehet ne dhjetra Euro . Eshte jo vetem fitimprures , por lehtesisht i zbatushem , kur kemi parasysh , qe gjysma e ushqimit vjetor te deleve , gjendet falas , ne kullotat malore . Fuqia punetore , nuk kerkon ndonje pergatije arsimore adekuate .
Ku jane disa nga kontravajtjet , per zhvillimin e te imtave dhe çfrytezimin e kullotave ?
Duhet te caketohen qarqet ku do te prodhohen deshte racatore . Çmimi i nje dashi duhet te varioi , ndoshta sa çmimi i 3 dele kl. I-re , mbase dhe me shume . Subvencioni , duhet te plotesoi diferencat e kostos .
Theren qingjat dhe kecat , pa mbushur viti , qe do te thote se mishi eshte i pa maturuar dhe humbet nje peshe e kondiderushme , qe ne shkalle vendi arrin dhjetra Ton , mish qingji dhe keci.
Te paret tone , nuk i thernin qingjat , pa u bere nje vjec , qe i pergjigjej peshes mbi 20 kg. peshe e gjalle. Vertet ti je pronar , por ke detyra ta trajtosh pasurine shkencerisht , sepse eshte pasuri kombetare .
Nje qingj i therur , ne moshe te njome , proteinat nuk i jane maturuar dhe vlera ushqimore e mishit , eshte diku afer zeros .
E shifni se ku na ka çuar kjo praktike shqiptare e theries se qingjave ?
Kjo nuk ndodh , ne Greqi dhe vendet fqinj . Perpara lufte ne Shqiperi nuk tregetohesh kurre mish qingji , por mish dashi( Pyesni kasapet e moshuar, perpara qe te mos i keni me ) . Keshtu ishte emertimi i mishit te imte , por shpejt u kthye ne mish qingji , pa u thelluar , se ndothte nje gabim i rende , jo vetem ekonomik , por dhe teknik .
Duhet te arrijme , numur kreresh , qe t’i mbushim malet me bageti, por bageti me standarte shkencore , sepse kemi te bejme me shendetin e popullit dhe te turisteve , qe nuk na i kane borxh te ushqehen pa standarte .
Jemi shume larg cfrytezimit te kapacitetit te kullotave verore, qe sipas evidencave , kapin 250 mije Ha. ku mundesohen te verojne , mbi 2 milion krere . Nepermjet shtimit te bagetive , neper male , do te nxisim , zhvillimin e turizmit malor. E kam fjalen , per malet e Shqiperise se mesme dhe te jugut .
Ne veri, situata ka nisur , per mbare .
“Kurora e gjelber” , jep nje shkrim , per turizmin malor . Ne Theth eshte ndertuar nje hotel , me 20 shtreter , ndertuar krejt prej druri . Fjala eshte per 1700 m . mbi nivelin e detit . Ka pak vite , qe turizmi alpin verior , po ben hapa te vogla , por te sigurta perpara. Me te shquarat jane Dardha dhe Thethi . Turizmi ne Theth , perben nje sukses te madh , kur kemi parasysh , qe Thethi eshte porta e alpeve Dinarike .
Kullotat malore shqiptare , ndoshta dhe ato ballkanike , permbajne ne vetvete shume elemente biollogjike dhe sheruas , qe ende nuk i njohim .Mjafton te permandim , qe Edit Durham, u keshillua nga mjeket te ngjitej ne mal . Ajo u be legjende e maleve ballkanike . Mori emrin e dyte “ Mbretereshe e maleve “ . Jetoi 81 vjet ( 1863-1944 ), qe ne ate kohe ishte moshe e rralle , per ta arritur.
Turizmi malor duhet te konkuroi , per nga numuri , me ate detar. Ne kemi mal me shume se det dhe male jo do si do, por male , qe ngrene te vdekurin nga varri .
A ka ne jugun e vendit , nje nisme turistike serioze ?
Me sa di une , pergjigja eshte jo , por ne kullotat malore jugore, mund te investohet shume pak dhe te krijohen kushte te mira , per turizem , ne kohe shume te shpejte dhe me pak investime.Pse dhe Si ?
Kullotat malore te Gramozit , Nemerçkes , Lanies , Polisit, Çikes, Martaneshit , Kurveleshit dhe te tjera emra kullotash ne malet Shqiperi e mesme- Juge , jane krejt ndryshe nga kullotat alpine . Kullotat e jugut jane ngjitur me fshatra te banuara den babaden . Ne keto fshatra , si ne Shtylle , ne Grabove , ne Erseke , ne Polis , ne Teqe te Dushkut , ne Llenge , ne Zagori, ne Sopik rruget jane te gateshme . Lartesia nga Deti eshte gjysma e asaj alpine te Thethit . Stanet nuk jane vendosur kuturu , por mbi bazat e provave shumevjeçare . Diku me zhavorr , po ka rruge . Rruget malore , nuk eshte e thene te jene te tera te asfaltuara .
Ka infrastrukturen minimale te jeteses , pa dyshim dhe uji i pijshem.
Duhet bere instalimi i ujit ne ndertesa dhe mund te adoptohen ne hotele shume shtepi , qe aktualisht jane bosh .
Stani eshte mikpritesi me bujar i malit . Banoret e tjere , ushtrojne profesione malore, siç jane pylltaret , druvaret , kultivusit , gjahtaret ,punusit e gurit , punusit e bulmetit, te semuret dhe, mbi te gjithe , turistet .
Jane gjithsej, rreth 40 fshatra , prane pikave , ku jane stanet verore . Sipermarresit turistike , duhet te behen te ndergjegjshem , per nje resusurs , qe deri tani , eshte lene ne gjume .
Ne ndryshim nga pikat e turizmit detar , ne mal, prane stanit , do te sigurojne ushqim dietik dhe kurativ .
Po qe se ne kete drejtim do te vonohemi , do te vdesin barinjte , qe i dine vendet e staneve dhe duhet filluar puna nga alfa . Ta çfrytezojme pervojen e tyre , per te krijuar nje harte turistike te Shqiperise se mesme dhe te jugut , qe do te kete kapacitetin me te madh turistik ne Shqiperi, ndoshta dhe me gjere . Pa dyshim, shume shpejt do te jete me i frekuentuari.
Ne keto pika turistike , nuk do mungoi ajka , qumushti i thartuar ne lekure te kecit , djathi i napes , mishi i dashit, qumushti I dhise , ky I fundit , eshte vertetuar shkencerisht se stimulon rritjen e imuniteit . Fshati I bashkengjitur , do te siguroi perimet dhe frutat .
Ku mund te gjendet nje simbjoze e ngjashme , ne Glob ?
Prodhimi vjetor i forazhit ne male , duhet te vertitet te 1.5 milion ton , qe shkon kot nga viti ne vit .Kullotat malore , jane enigem botanike , qe fiksohet ne permbajtjen ushqimore te mishit dhe te qumushtit . Duhet te behen kembana e alarmit , per te kthyer seriozisht vemendjen nga shtegetimi veror i te imtave dhe zhvillimi teresor te turizmit ne keto zona , qe natyra na i ka falur me bujari dhe me fisnikeri. Ne nuk kemi male me lartesi aksidentale, siç jane malet greke , bullgare etj .
Me aq sa di une , turizmi , ne malet e veriut , u fillua nga Zvicerianet, me ndermjetesine e Ingj. mekanik Ismail Beka . Nje rruge e tille te masivizohet , ne juge , por shume me e thjeshte dhe me fitimprurese . Te leshe kete shans pa çfrytezuar , eshte e pa faleshme .
Jemi vend blegtoral dhe duhet te matemi me Zvicren , per nga niveli ekonomik shteteror . Zvicra ka me pak resurse blegtorale se ne , por i ka te tera resurset ne pune dhe realizon GDP , tre here me te larte se tona . Ambicjet tona te biznesit , duken te venitura .
Ka kohe , qe ka filluar turizmi malor ne Thefh , por mbeti aty . Bagetia , qe shtegeton ne Theth , perben nje fraksion , me te qinta te tufes , ne shkalle Republike . Kam pershtypjen se dhe kullotat ne Alpet , nuk jane te ngopura me bageti , por malet e Shqiperise mesme dhe te jugut , kane kohe , qe jetojne zbrazesine trishtuse .
Per turizmin ne keto zona , deri sot, nuk behet fjale . Kishte nje emisjon televiziv , qe tregonte se ujqrit , kishin zbritur ne fshat . Kur ka stane , ujqrit , nuk gjejne qetesi nga qente e stervitur dhe nga armet . Nuk ka stan pa arme zjarri me leje . Ne natyre , nuk ka fenomene te shkeputura . Natyra eshte nje e vetme . Kur te shtohen banoret e malit , eliminohen banoret e rrezikshem . Stanet kane qene model i respektimit te rregullit dhe higjenes kolektive dhe mbi te gjitha , model i mikpritjes.Ndoshta s’kam informacionin e duhur , por nuk kam degjuar ndonje bari te semure me CVID-19 .
Ne te tria rrefenjat- ese per kullotat , kam qellimin , qe te çfrytezohen resurset malore , qe fillojne nga pyje- kullotat dhe perfundojne te industria turistike . Ne themel te kesaj sfide eshte shtimi i numurit te krereve te te imtave dhe ruajtja e parametrave racore te deles , mbi te cilen eshte investuar gati 40 vjet pune shkncore e holle dhe voluminoze . Ne keto ese kam permendur se kullotat malore , perbejne enigem per floren dhe vlerat . Kullotat alpine jane tjeter enigem , krahasimisht me maloret, por me pak te studjuara . Ne kete fushe , studjusit specialiste lipset te vendosin gurin e pare dhe me tej , sepse kete detyre e dikton koha.
Komuniteti europjan , zbaton , grante kunder varferise , qe mbeshteten ne zhvillimin e blegtorise . Blegtoret greke , kane dekada , qe perfitojne keto grante . Veç perfitimit te ndihmave-grante , shteti yne duhet te subvencionoje blegtoret , qe rrisin , deri ne 500 krere dele ose dhi , si dhe ruajn e karakteristikat e rraces.
Kam lexuar se tufat e Sharrit ne Tetove dhe Kosove formohen me 200 krere . Mendoj , qe te ne , te jene 500 , per efekt kusimi dhe ne kemi pervojen çelnike , qe i mbanin tufat me 600 krere . Lipset te ndalohet me ligj theria e qingjave , nen 22 kg. dhe e kecave 20 kg. peshe e gjalle . Eshte koha qe te mesohemi te prodhojme mish te maturuar nga te imtat . Ne male duhet te shtegetojne tufa miloresh te tredhur dhe keca mbi nje vjeçare te tredhur . Keto tufa jane frigori i gjalle i mishit cilesor .
Te organizohen ekspozita , konkurse , per kafshet e imta te mishit ,me çmime , qe te kene vlera monetare te prekshme, nga pronaret fitues.
Demet e shkaktuara nga abandomi i te leshtave e konsideroj nje termet me te fuqishem se ai i 26 Nendorit 2019.Ka ndodhur termeti i abandonimit te te imtave , ne te tere kuptimin e fjales.Koha po na bind se komplekset e shpende- derra dhe bagetia e imte , do te jene deget kryesore te blegtorise shqiptare, ne dekadat qe vine.Kam lexuar se pronare te fermave te lopeve , importojne sane. Nga importi varen , deri diku dhe komplekset . Nga bagetite e imta , egziston mundesia e exporit , mish dhe bulmetra te çertifikuara si materjal “bio”gjithnje per bagetite , qe kullosin ne malet mesdhetare.
Sa here kombi ka qene ne vuajtje ekonomike, syte i ka hedhur te blegtoria e imte. Kete vemendje e ka fiksuar te proverbi:“gjeri i gjalle te mban gjalle”.
Illo Foto, Qershor 2020,Astoria – NY

Filed Under: Analiza Tagged With: Illo Foto, Kodi sekret, Kullotat Shqiptare

“Ti do t’i mësosh të gjitha pak nga pak”

July 17, 2020 by dgreca

Shkruan: Albana M Lifschin/Dielli-Jashtë binte një shi i imët. Isha ulur mbi shtratin e gjyshit dhe kisha hedhur një batanije krahëve. Për qark
meje libra. Isha e rrethuar prej tyre si prej qindra ngjarjeve,me dëshirën për t’i përthithur të gjitha njëherësh. Sikur të ishte e mundur! Në to gjeta episode dhe njerëz që s’i njihja, që s’kisha dëgjuar kurrë për ta. Kisha hyrë në botën e “reaksionit”. Njerëz që kishin luftuar kundër qeverisë komuniste të Tiranës në vitet e para të pasçlirimit.
(“Të pasluftës thuaj, se për t’u çliruar s’jeni çliruar kurrë”, më kishte korrigjuar daja). Në libër gjyshi u referohej atyre si ”luftëtarë të lirisë” dhe jo ‘reaksionarë’.
Vazhdova më tej. Lufta. Përçarja. Vendosja e pushtetit të ri dhe lista të tëra të vrarësh antikomunistë. Të vrarët ishin vendosur të ndarë në kolona sipas bajrakëve. Krahas çdo emri ishte data e vrasjes dhe vendi se ku kishte rënë dëshmor. Ata ishin dëshmorë, po emrat e tyre s’i kishim mësuar dhe nuk do t’i kishim mësuar kurrë, sikur të mos… Shkisja dorën nga emri i parë deri tek i fundit, sipas numrit rendor.

Nga bajraku i Oroshit, 40 veta;
nga bajraku i Spaçit, 30 veta;

nga bajraku i Kushnenit, 27;

nga bajraku i Fanit, 39 veta;

nga bajraku i Dibrrit,
55 veta;

nga bajraku i Kthellës (aty ku ishte bajraktar gjyshi), 43 vetë.

Nga bajraku i Selitës, 13 të vrarë në luftën antikomuniste;

 nga bajrakët e Malësisë së Lezhës, 22 vetë.

Pastaj gjyshi vazhdonte me lista të rretheve të Veriut, deri dhe në Kosovë, në një hapësirë prej 21 faqesh.
Kolona të tëra të vrarësh, me qindra. Brigada të tëra luftëtarësh antikomunistë, luftëtarë të lirisë. Një faqe e tërë historike, që kishte edhe ajo dëshmorët e saj. A kishin edhe ata një ditë përkujtimore?

Jo. Atyre nuk u ishte rezervuar vend në altarin e të rënëve. Familjet e tyre ishin kalbur internimeve.
“Ne të gjithë jemi viktima të atij sistemi”, më pat thënë më vonë një profesor i nderuar, me të cilin isha takuar në Nju-Jork. Ishte nga Shkodra dhe kishte bërë vite të tëra burg, sepse nuk kishte pasur të njëjtat pikëpamje me moshatarët e tij komunistë. S’ia harrova kurrë ato fjalë. Njerëzit më të vuajtur janë ata që kanë vision të qartë e të mençur.
“Ti do t’i kuptosh të gjitha pak nga pak…” më kishte thënë daja. Isha ende në hapat e para të njohjes të së vërtetës.
***
Albana MLifschin Nga “Yjet nuk jane te kuq” 2013
Ne foto: Gjon Melyshi,bajraktari i Kthelles-Nje nder udheheqesit kryesore te kryengritjeve anti-osmane ne krahinen e Mirdites.
Pjesmarres ne disa kuvende krahinore te Mirdites,si perfaqesues i bajrakut te Kthelles.

Filed Under: ESSE Tagged With: Albana M Lifschin, Do ti mesosh te gjitha, Gjyshi

AT SHTJEFËN KURTI, NJËRI PREJ 100 VIKTIMAVE MË TË NJOHURA TË KOMUNIZMIT NDËRKOMBËTAR

July 17, 2020 by dgreca

Nga Fran Shkreli /

http://tribunashqiptare.com/wp-content/uploads/2017/02/frank_shkreli2.jpg”Instituti Kombëtar i Kujtesës – Komisioni për Zbulimin dhe Dënimin e Krimeve kundër Kombit Polak”, është një ent qeveritar, përgjegjës për arkivat e Polonisë dhe ç’prej vitit 2007 edhe për lustracionin dhe për zbulimin e krimeve të kryera kundër Kombit Polak.  Misioni i këtij instituti është të ndërmarrë hetime për krimet e regjimeve komuniste dhe naziste në Poloni, të kryera midis viteve 1917-1990 dhe njëherazi dokumenton zbulimet dhe ia shpërndan ato publikut.  Kohët e fundit, Instituti Kombëtar i Kujtesës ka publikuar një listë me emërat e viktimave më të njohura të komunizmit në botë, duke përfshirë në këtë listë edhe priftin katolik shqiptar, At Shtjefën Kurtin, viktimën e pafajshme të regjimit të Enver Hoxhës, i ekzekutuar nga një skuadër pushkatimi me 20 Nëntor,1971.  Nuk jam i sigurt se çfarë kriteresh ka përdorur Instituti polak që ka seleksionuar këta 100 persona, viktima të komunizmit ndërkombëtar, por ky vendim duhet të shikohet përball faktit se, bazuar në të dhënat e veprës autoritative mbi krimet e komunizmit, “Libri i Zi i Komunizmit”, komunizmi ndërkombëtar ka vrarë 80-100 milion veta. 

Shtjefën Kurti (24 dhjetor 1898 – 20 tetor 1971) ishte një prift katolik shqiptar, i ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë një periudhe të përndjekjes komuniste kundër fesë dhe klerit, nga një regjim anti-kombëtar, i cili ishte i pari dhe i fundit në botë — të pakën deri tani — që i kishte deklaruar luftë edhe Perendisë.  Kurti shërbeu si prift gjatë një periudhe tepër të vështirë për besimet fetare në Shqipëri, një vend në të cilin shtypja komuniste kishte për objektiv përndjekjen dhe mbylljen e kishave dhe xhamive si dhe burgosjen, internimin dhe eliminimin fizik të klerikëve.  Ai, në përgjithësi simbolizon persekutimin e qindra klerikve katolikë dhe të feve të tjera të intrenuar e të vrarë nga regjimi komunist në Shqipëri, por prej tani, ai do të njihet edhe si njëri prej 100-viktimave më të njohura të komunizmit ndërkombëtar, në botë.  

Dy biografë zyrtarë të At Shtjefën Kurtit, nipi i tij Nikolin Kurti dhe bashk-autori Nikollë Loka, në mos qofsha gabim kanë botuar dy monografi për jetën, veprimtarinë dhe për vrasjen makabër të At Shtjefën Kurit, e ku jepen hollësi të pa zbuluara deri tani për jetën, veprimtarinë dhe eliminimin e tij nga regjimi komunist enverist.  I ndjeri At Kurti,  në përgjithësi simbolizon persekutimin e qindra klerikëve katolikë dhe të tjerë të intrenuar e të vrarë nga regjimi komunist në Shqipëri, por prej tani, ai do të njihet edhe si njëri prej 100-viktimave më të njohura të komunizmit ndërkombëtar në botë, i vrarë nga një skuadër pushkatimi. 

Biografët e tij shënojnë se para komunizmit, Dom Shtjefën Kurti ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për bashkimin e shqiptarëve dhe në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, sidomos shqiptarëve nën Jugosllavi.  Vlen të përmendet përkujtesa, “Gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi”, e përgatitur prej tij, dërguar Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.  Gjithnjë sipas autorëve Nikolin Kurti dhe Nikollë Loka, Dom Shtjefni është arsimuar në Itali dhe Austri, ndërsa gëzonte një reputacion të jashtëzakonshëm në popull, si klerik dhe atdhetar.  Viti 1945 e gjeti Dom Shtjefën Kurtin famullitar në kishën katolike në Tiranë.  Këtu, sipas tyre, fillon edhe përndjekja që nuk ndalet asnjë çast deri në eliminimin e tij.  Më konkretisht, ai u arrestua në vitin 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg si agjent i perëndimit.  Lirohet nga burgu i Burrelit në vitin 1966 dhe arrestohet sërish në vitin 1971 për spiunazh, sabotazh, dhe kryerjen në fshehtësi të riteve fetare.  Madje, historia e tij e ekzekutimit, vetëm për shkak se pagëzoi një fëmijë, ka mbetur në kujtesën kolektive si një nga aktet më absurde dhe më të shëmtuara të komunistëve.  Ai u denua me vdekje dhe u ekzekutua nga një skuadër speciale pushkatimi me 20 nëntor 1971, por sot e kësaj dite nuk janë gjetur eshtrat e tij.  Me 5 Nëntor 2016, Dom Shtjefën Kurti ishte njëri nga 40 klerikët që u lumënuan si “Martir” dhe u pranua shenjtor i Kishës Katolike.

Albania Is Said to Execute Priest for Baptizing Child

March 28, 1973

The New York Times Archives

VIENNA, March 27 (AP)—The Roman Catholic news agency Kathpress said today that a priest has been reported executed in Albania for secretly baptizing a child.  Albania is Communist‐ruled and religious rites are outlawed.  Kathpress said reports from residents in the Albanian‐Yugoslav border area identified the priest as the Rev. Stephen Kurti, an inmate at a labor camp.  The agency added that the clergyman was reported to have been asked by a woman to baptize her child and was seen doing it.  He was then reported to the authorities…”

 Një paraqitje retrospektive – Komuniteti shqiptaro-amerikan me të mësuar lajmin e vonuar të vrasjes së Dom Shtjefën Kurtit në Shqipëri, nga burime lajmesh amerikane dhe ndërkombëtare, siç është gazeta e njohur New York Times (si më lartë).

Lajmi për ekzekutimin barbar të Dom Shtjefën Kurtit u prit me zemërim dhe hidhërim  të thellë nga komuniteti shqiptar në Nju Jork, pa dallim feje a krahine.  U hodhëm menjëherë në lëvizje për të protestuar këtë krim shtetëror anti-njerëzor dhe organizuam shpejt e shpejt një demonstratë para Misionit të Shqipërisë komuniste pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (ku “diplomatët” e Enverit na gjuajtën me vezë nga dritaret e tyre) dhe para vet kryeqendrës së Organizatës botërore (OKB), me qëllim për të sensibilizuar opinion amerikan dhe ndërkombëtar për këtë akt makabër të regjimit komunist të Enver Hoxhës.  Morën pjesë përfaqsues nga mbarë komuniteti, i prirë nga Monsinjor Zef Oroshi dhe Imam Isa Hoxha, për të vënë në dukje para botës krimet e atij regjimi, sidomos, kundër klerikëve katolikë, por edhe të feve tjera në Shqipëri.  Ishte ky një lajm që tronditi botën perëndimore në atë kohë, por ishte edhe një zgjim për gjëndjen e mjerueshme, jo vetëm të klerikëve si Dom Shtjefën Kurti.  Vrasja e tij ishte gjithashtu edhe një lajm ilustrues i gjëndjes së mjerueshme dhe diktaturës së egër komuniste, në përgjithësi, në Shqipëri e Enver Hoxhës.  Megjithë mentalitetin prej bunkeri, kur pa se lajmi për vrasjen e Dom Shtjefnit kishte marrë dhenë, regjimi fashisto-komunist enverist u detyrua më në fund të pranonte, nepërmjet gazetës Zëri i Popullit — zëdhënses së besueshme dhe besnike të regjimit dhe të Partisë Komuniste — aktin makabër të pushkatimit të priftit katolik, ndërsa shkruante se Dom Shtjefën Kurti qe dënuar me të drejtë, sipas saj, si “spiun, bandit dhe avanturist”.  Sipas Zërit të Popullit, Shtjefën Kurti do të ishte anëtar i “një bande revizioniste e financuar nga Vatikani, që së bashku me amerikanët dhe anglezët do të kishte planifikuar rrëximin e regjimit komunist.”

Përveçse ishte një koment kundër At Shtjefën Kurtit, komenti i Zërit të Popullit, reflektonte situatën në një vend që ishte në konflikt të pa shpresë me vet-veten, një shtet që ishte vet-izoluar nga bota dhe një vend që i kishte shpallë luftë jo vetëm gjithë botës, por kishte shpall edhe Perendinë armik që duhej luftuar me çdo mjete propagande, duke shpallur me ligj Shqipërinë si vendin e parë ateist në botë, pasojat e të cilit, fatkeqësisht shihen edhe sot, jo vetëm në jetën shoqërore në përgjithësis por sidomos në arenën jo tolerante politike. 

Është vërtetë shqetësues fakti se ndryshe nga vendet tjera ish-komuniste, Shqipëria nuk ka marrë asnjë masë për të gjetur dhe për të identifikuar eshtrat e viktimave të komunizmit ose vendet ku janë hedhur ato pas ekzekutimit, përfshirë edhe eshtrat e At Shtjefën Kurtit, megjithë vëmendjen vendore, ndërkombëtare dhe Vatikanit — që ka tërhequr rasti i tij tragjik gjatë viteve e deri tani, siç tregon edhe përzgjedhja e tij nga Instituti Kombëtar Polak i Kujtesës, si njëri prej 100-viktimave më të njohura të komunizmit.  

Gjithashtu është shumë shqetësues fakti që eshtrat e Dom Shtjefën Kurtit – vrasjen e të cilit komuniteti shqiptaro-amerikan e protestoi para botës pothuaj 50 vjet më parë — e të cilat i kërkon familja e tij edhe sot e kësaj dite, nuk janë gjetur ende, megjithë përpjekjet private të familjes, sipas nipit të tij Nikolin Kurti, për të zbuluar vendin dhe për gjetur eshtrat e axhës së tij. 

Por siç duket, shpresa për të zbuluar të vërtetën nuk vdes kurrë, madje as në Shqipëri.  Përballë refuzimit të qeverisë shqiptare për t’i hyrë kësaj pune tepër të rëndësishme për paqën dhe pajtimin në vend, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), me një thirrje që botoi para një jave, fton shoqatat, organizatat e familjeve të personave të zhdukur dhe organizatat e shoqërisë civile të paraqesin një kërkesë/aplikim për Programin Grantet e Vogla të ICMP për Shoqatat Familjare të Personave të Zhdukur/Organizata të Shoqërisë Civile, Shqipëri 2020-2021.  ICMP është një organizatë ndërkombëtare e pavarur, e bazuar në marrveshje ndërkombëtare, me më shumë se 20 vjet përvojë në 40 vende.  Eshtë e vetmja organizatë ndërkombëtare që ka si detyrë ekskluzive të punojë për çështjen e personave të zhdukur.  ICMP ndihmon qeveritë të ndërtojnë institucione të sundimit të ligjit që kërkojnë me sukses dhe paanshmëri personat e zhdukur dhe mbështet përpjekjet për t’iu bërë të mundur familjeve të të zhdukurve të mbrojnë të drejtat e tyre.  Programi i ICMP i Granteve të Vogla (të ICMP Albania 2020-2021), financohet nga Bashkimi Evropian.

HAPJA E THIRRJES PËR PROPOZIME PËR GRANTE TË VOGLA TË ICMP PËR SHOQATAT E FAMILJEVE TË PERSONAVE TË ZHDUKUR/ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE, SHQIPËRI (2020-2021)

Për më shumë hollësi lexuesi dhe familjet e personave të zhdukur gjatë periudhës së komunizmit, por edhe të tjerë të interesuar në këtë subjekt, mund të lexojnë më shumë hollësi në linkun më sipër ose në portalin e ICMP.

Fatkeqësisht, gjatë këtyre 30-viteve post-komunizëm jemi mësuar, pasi kemi mjaft arsye të themi kështu, se megjithëse e mirëpritur kjo nismë nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, megjithëse e vonuar, shpresojmë që të mos jetë një përpjekje e kotë, kryesisht, për arsye të mos bashkpunimit të organeve qeveritare të Shqipërisë për të zbuluar të vërtetën se çfarë ka ndodhur me personat e zhdukuir në Shqipëri gjatë komunizmit.  Shoqëria shqiptare, por sidomos familjet e të zhdukurve të viktimave të komunizmit, kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën për të afërmit e tyre, që të vihet drejtësia në vend, si edhe të sigurohen dëmshpërblimet që të gjitha shtetet, përfshirë Shqipërinë, kanë një detyrim të respektojnë – nëqoftse duam që Shqipëria të bëhet ndonjëherë një shtet normal me standarde evropiane.  Shpresojmë në suksesin e Programit të ICMP të Granteve të Vogla (të ICMP Shqipëria 2020-2021). Shpresojmë dhe lutemi me familjet e viktimave të komunizmit anë e mbanë Shqipërisë, që presin pa shpresë për 30-vjet, për të mësuar më në fund të vërtetën mbi fatin e keq të të afërmëve të tyre, përfshirë familjen e At Shtjefën Kurtit!  Dështimi nuk është i pranueshëm.

Kujtime nga protesta e komunitetit shqiptaro-amerikan kundër vrasjes barbare të At Shtjefën Kurtit nga regjimi komunist hoxhist, Nju Jork, 1973

              Ish-Udhëheqësi shpirtëror i Komunitetit Mysliman në Nju Jork, i Përndershmi Imam Isa Hoxha duke folur në demonstratën e komunitetit shqiptaro-amerikan për të protestuar vrasjen makabër të At Shtjefën Kurtit, para OKB-së, 1973.


                  Demonstrues me pllakarda: “Njoftojmë botën se At Shtjefën Kurti nuk është i vetmi  që ëshët pushkatuar nga regjimi komunist” –“Ne shqiptaro-amerikanët u bëjmë thirjel të gjithë njerëzve liridashës, Papës, Presidentit Richard Nixon…”

Autori, pjesëmarrës në protestën para OKB-së me Monsinjor Dr. Zef Oroshin, ish-udhëheqësin shpirtëror të komunitetit katolik shqiptar në Nju Jork, 1971

Filed Under: Politike Tagged With: 100 viktimat e komunizmit, At Shtjefen, Frank shkreli

MARTIN CAMAJ DHE KATEDRA E PERJETSHME E ALBANOLGJISE NE N.Y.U.

July 17, 2020 by dgreca

  • NËSE SHQIPTARËT DO TË KISHIN MBAJTË PREMTIMET QË I DHANË CAMAJT DO TË KISHIM KATEDRËN E PËRHERSHME TË ALBANOLOGJISË NË NEW YORK/
  • KOLIQI DHE CAMAJ NUK MUND TË RRËZOHEN NGA PANTEONI I KULTURËS KOMBËTARE AS ME DOSJET E TIRANËS AS TË BEOGRADIT/
  • ERNEST KOLIQI DHE MARTIN CAMAJ, MIQ TË PËRHERSHËM TË VATRËS DHE DIELLIT-/

– GAZETA”DIELLI”, DËSHMI E PËRPJEKJEVE TË PALODHSHME TË PROF. CAMAJ PËR TË HAPË KATEDRËN E GJUHËS DHE KULURËS SHQIPTARE”GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”  NË NEW YORK NË VITET 1986-1989-

 – DËSHMI EDHE NË GAZETËN AMERIKANE  THE NEW YORK TIMES-

NGA DALIP GRECA

Fushata denigruse kundër dy korifejëve të Kulturës Kombëtare Shqiptare Prof. Ernest Koliqi dhe Martin Camaj e nisur nga Auron Tare duket se ka për qëllim që të baltos dy kontributorët e mëdhenj në fushën e Letërsisë, Lingustikës dhe kulturës kombëtare në tërësi. Vatra e sheh këtë nismë të Tares, të promovuesëve të tij, dhe atyre që qëndrojnë pas, si vazhdimësi e ekspeditës antikombëtare për të rrëzuar nga Froni simbolet tona kombëtare. Vala e tërbuar që ka mbjellë shtypi i shkruar, portalet elektronike, media sociale në tërësi,si dhe media vizive në trojet kombëtare, ka vënë në shenjestër,  me dosjerë policeskë të supozuara e të keqinterpretuar, dy personalitetet e shquara. Nëse Tare shkroi 37 faqe hamendësime në studimin e tij të dyshimtë, media i ka shumëfishuar ato, ndërsa studiot televizive, përfshirë edhe emisionet e atyre, që me emra sllavo-rusë, e kanë shpallë Heroin Kombëtar,antihero,  tradhëtar të Kombit,- vazhdojnë t’i japin hapsirë pa limit për të endur rrjetën e shpifjeve me teori konspiracioni. Nuk është e para herë që ndodh një sulm i tillë në rrethana tepër kritike për Trojet e Arbërit. Kështu kanë bërë Taret me shokët e tij me Heroin Kombëtar Gjegj Kastrioti Skënderbeu, me Shenjtëreshën Shqiptare Nënë Tereza, me At’ Gjergj Fishtën, me shkrimtarin Ismail Kadare, dhe të tjera figura simbol,që na identifikojnë në Botën Perëndimore.

Martin Camaj ne Seminarin Nderkombetar “Vatra dhe Dielli” 28-30 Nentor 1969.

Për Vatrën, si Ernes Koliqi, ashtu edhe Martin Camaj, mbeten figura të denja të Panteonit të Kulturës Kombëtare, të pazëvendësueshëm dhe të pa rrëzueshëm nga Taret me shokë.

Tares i ka ardhë në ndihmë për ekspeditën e tij ndëshkuese ndaj dy kolosëve të Kulturës Kombëtare edhe fakti se Politika shqiptare(Shteti politik) është treguar  e pazonja për të vlerësuar Prof. Ernest Koliqin, Prof. Martin Camaj dhe shumë figura të tjera Kombëtare me kontribut në Kulturën e Kombit, për shkaqe politik-biografike, i kanë mbuluar me harresë dhe i kanë ndëshkuar dhe tash po i ndëshkon edhe Tare për motive të dyshimta.

Vatra ka pasë fatin e mirë që si Profesor Ernest Koliqin ashtu edhe Prof. Martin Camaj t’i ketë patur mysafirë dhe miq të nderuar, e bashkëpunëtorë të gazetës së saj DIELLI. Janë të shumtë shkrimet studimore, eseistike, analitike, letrare,  të Prof. Camaj në faqet e Diellit, ashtu si nuk mungojnë as artikujt e Prof. Ernest Koliqit.Kolana e veprës së tyre letrare dhe studimore ndodhet e plotë në bibliotekën e Vatrës.

PROF. KOLIQI DHE PROF. CAMAJ, LIGJËRUS NË SEMINARIN NDËRKOMBËTAR TË 60 VJETORIT TË DIELLI

Të dy korifejtë e Kulturës Kombëtare ishin mysafirë në manifestimin e madh Kombëtar Mbarëshqiptar, që u organizua në Boston dhe në New York në 28-29-30 Nëntor 1969 me rastin e 60 Vjetorit të Gazetës DIELLI. Profesor Camaj, që në atë kohë drejtonte Katedrën e Studimeve Shqiptare në Universitetin Munich-ut në Gjermaninë Perëndimore, u paraqit në seminarin 3 ditor kushtuar Vatrës, Diellit, Historisë dhe Kulturës Kombëtare me ligjëratën“Mbi funksionin e Gjuhës së Nolit dhe të Konicës”. Ndërsa prof.Ernest Koliqi u paraqit me ligjëratën ” Fan Noli, përlavdues epiko-lyrik i burrnisë shqiptare.” Në këtë manifestim të madh kombëtar ligjëruan figura të shquara të Kulturës Kombëtare si At Vincens Malaj, Prof. Zef Valentini, Giusepe Schiro Jr., Prof. Stefan Peters(Profesor në Universitetin Amerikan në Washnigton, ish funksionar në Ministrinë e Punëve të Jashtme Amerikane), Prof. Louis Solano, pranë Universitetit Cambridge në Harvard University,Dr. Dhimiter Berati, Vicky Kotelly, Profesoreshë e gjuhës frënge në Michigan, Hasan Dosti, juristi i njohur, ish Ministër i Drejtësisë, Kemal Vokopola, nëpunës në degën e Drejtësisë pranë Librarisë së Kongresit në Washington, Ragip Frashëri, në atë kohë përfaqësues në Romë i Kuvendit të Kombeve Europiane të Robëruara(ACEN), Papas Ignazio  Parrino, Studiues dhe profesor në Universitetin e Palermos, ndihmësiI Prof. P.Zef Valentini, Refat Xh. Gurrazezi , ish editor i Gazetës Dielli për disa dekada, Nelo Drizari, ish editor i Diellit, shkrimtar, piktor, përkthyes, Dr. Hamdi Oruçi etj.

PROF. MARTIN CAMAJ DHE KATEDRA E GJUHËS  & KULTURËS SQIPTARE NË UNIVESITETIN E NEW YORK-ut

Katedra e Gjuhes dhe Kulturesh Shqiptar do te hapej ne korpusin e fakultetit te Shkences dhe Arteve.

 Që kur ishte në manifestimin mbarëshqiptar të 60 vjetorit të Gazetës “DIELLI” e në vazhdimësi Prof. Camajt i lindi ideja për hapjen e një katedre të Gjuhës shqipe në New York. Ideja u bë e nxehtë në vitet 1986-89. Fillimisht bëri përpjekje në Columbia University, por kuotat e pagesës atje ishin më të larta, të papërballueshme nga komuniteti shqiptar. Shkoi dhe në disa universitete të tjerë, duke u përqëndruar në New York, ku jetonte një pjesë e madhe e shqiptarëve me mundësi financiare.

Disa gjurmë të përpjekjeve të tij këmbëngulse gjenden në shtypin e kohës. Gazeta “Dielli” e ka mbajtë lexuesin të informuar gjatë të gjithë kohës dhe ka ruajtë gjurmët e nismës të Prof. Camaj për Kulturën dhe gjuhen Kombëtare Shqipe. Vetëm gjatë vitit 1986 janë tre artikuj të tillë. Në numrin e 16 shtatorit 1986, Dielli hapet në vend të kryeartikullit me shkrimin e titulluar”Një Katedër Albanologjike në Amerikë?” Shkrimi informon lexuesit se ashtu siç ishte shkruar edhe në një numër të mëparshëm ;- gjatë vizitës në SHBA të Prof. Martin Camaj, Kryetari i Katedrës të Studimeve Shqiptare në Universitetin e Munich-ut në Gjermaninë Perëndimore, i ishte rikthye sërish komunitetit shqiptar duke përgatitë opinionin për hapjen e Katedrës së gjuhës shqipe dhe Kulturës kombëtare në New York. Ajo vizitë e Camajt kishte zgjatë dy muaj e gjysëm. Gjatë asaj kohe ai kishte vizituar shumë universitete, duke hulumtuar mundësitë e përshtatshme , kushtet qe vinin universitetet amerikane për hapjen e një katedre albanologjike(Albanian Studies).

Gazeta e Vatrës informonte se Prof. Camaj dhe intelektuali amerikan Leonard Fox kishin formuluar një paketë propozimesh, të cilin editori i atëherëshëm Dr.Edward Licho, shprehte shpresën që ta botonte sapo ata ta dërgonin në redaksi. Prof. Fox kishte përkthyer në atë kohë në gjuhën angleze Gramatikën e Prof. Camaj” Albanian Grammar” dhe i njihte mirë kushtet e universiteteve amerikane. Nga ana e tij z. Fox kishte studiuar në Universitetin Columbia në  New York dhe kishte punuar shumë kohë si asst.professor.

Gjatë asaj kohe që qëndroi në SHBA Prof. Camaj bisedoi me shumë shqiptarë dhe krijoi opinionin e tij se shqiptarët e mbështesnin masivisht idenë e krijimit të Katedrës albanologjike, dhe do të jepnin ndihmë të pakursyer për të përballuar kuotën financiare që kërkonte universiteti.

Dielli shkruante: Kjo është shenjë e mirë dhe inkurajuse, por kontributin më të rëndësishëm do ta japin vetë shqiptarët.

Dielli e çmonte shumë rëndësinë dhe dobinë e një Katedre Albanolojike në një universitet të mirë amerikan, ku katedra të tilla kishin dhe popuj prej kombsish me numër më të paktë në numër se sa shqiptarët. Gjithësesi Dielli shihte me realizëm edhe vështirësitë që paraqeste krijimi i një katedre albanologjike. Së pari duheshin grumbulluar fondet nga komuniteti dhe kjo ishte sfida më e vështirë, duke mos llogaritur dhe mirëkuptimin mes donatorëve.

Gazeta e Vatrës shkruante se: “nismëtarët e kësaj ideje meritojnë lavdërime dhe përgëzime bashkë me urimet që të dalin me sukses në përpjekjet e tyre. Përsa i përket Federatës Vatra dhe Gazetës Dielli, ne jemi të bindur se do ta përkrahim me gjithë fuqitë tona idenë e ndritur për krijimin e një katedre albanologjike në Amerikë. Vatra dhe Dielli përgjatë të gjithë jetës së tyre kanë përkrahur kurdoherë çdo inisiativë dhe çdo vepër që ka qenë në dobinë e Kombit dhe popullit shqiptar.Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në këtë rast.DIELLI do t’i  ketë shtyllat e veta ta hapura…”

KARRIGIA E PËRJETSHME  E KULTURËS SHQIPTARE NË N.Y.U

Në gazetën Dielli të datës 30 prill 1987 është botuar nga N.Y.U. paketa e propozimit për hapjen e Katedrës të Gjuhës dhe kulturës Shqiptare”A proposal to establish a Chair In Albanian Culture at  N.Y.U.).

Në të shkruhej se Universiteti i Nju Jorkut, universiteti më i madh privat në Shtetet e Bashkuara, kishte kënaqësinë të njoftonte se propozonte krijimin e një karrigeje për Kulturën Shqiptare,( A Chair In Albanian Culture AT  N.Y.U) me ndihmën dhe interesimin e palëve të tjera të interesuara. Sipas paketës të publikuar në gazetën DIELLI, karrigia e Kulturës shqiptare kishte koston 1, 2 milion dollar dhe do të ishte e përjetshme. Ajo do të vendosej  në Departamentin e Gjuhëve dhe Letërsive të Lindjes së Afërt në Fakultetin e Arteve dhe Shkencave të Universitetit.Kryetari përfaqësues do të ishte i përkushtuar në ruajtjen e Kulturës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara mbi baza të përhershme, duke vënë në dispozicion udhëzimet në gjuhën, letërsinë dhe historinë shqiptare. Katedra e Gjuhës shqipe do të përcillte një kuptim të gjerë të rolit të Shqipërisë në mjedisin ballkanik dhe mesdhetar dhe do të tregonte interes për rëndësinë moderne të kulturës shqiptare. Duke pasur parasysh kontributet që shqiptarët kanë bërë në Shtetet e Bashkuara dhe pasurinë e trashëgimisë së tyre, ishte koha për të njohur kulturën shqiptare në një institucion kryesor të arsimit të lartë, shkruhej në paketën e propozuar.

Paketa informonte se Universiteti i Nju Jorkut ishte i interesuar për ta hapur këtë katedër. Nisma ishte lehtësisht e arritshme edhe për faktin se shqiptaro-amerikanët përbënin një numër të konsiderueshëm në shtetin e New Yorkut e në shtetet përreth. Universiteti kishte krijuar përvojë dhe i kishte kushtet  në Departamentin e Gjuhëve dhe Letërsive si për Lindjen e Afërt ashtu edhe Europën Lindore. Ky Departament ishte hapur që më 1966 dhe ofronte gradën Master, Doktoraturë në gjuhë dhe Letërsi të Vendeve të Lindjes së Afërt dhe Diploma universitare për gjuhët e vjetra Lindore etj.Qendra Hagop Kevorkian ishte e specializuar pikërisht për to.

Kjo do të ishte një mundësi e mirë për studentët e interesuar të Katedrës shqiptare për të mësuar gjuhët kryesore të Lindjes së Afërt, të njihnin kulturat e rajoneve të përfshira nga këto gjuhë. Mbi 107 kurse të ndryshme pasuniversitare dhe universitare ofroheshin çdo vit. Në vitet e fundit studentët do të kishin mundësi që të trainoheshin për karriera në mësimdhënie, biznes, shërbim qeveritar etj.

Universiteti i Nju Jork-ut pranonte përmes paketës propozuese se kjo nismë do të kishte rriskun e vet dhe do të përbënte një sfidë për ta financuar plotësisht karrigen e Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare, por shprehte bindjen se; nëse trashëgimia shqiptare do të ruhej dhe ndahej me shqiptaro-amerikanët dhe të gjithë qytetarët e tjerë, duhet të ndërmerreshin hapa që në atë moment për të siguruar mbijetesën e saj. Universiteti kërkonte që të mbledheshin 1.2 milion dollarë gjatë një periudhe pesë-vjeçare. Kontributet ishin të mirëseardhura dhe ekzistonin mundësitë për të marrë një njohje të përjetëshme.

Kontributet që dhuroheshin ishin plotësisht të zbritshme nga taksat sipas Ligjit në Shtetin e New York-ut.

Universiteti jepte dhe alternativë: Kjo shumë(1.2 milion dollarë) mund të sigurohej edhe nga një familje nëse i kishte mundësitë financiare(koha 5 vjet), nëse ndodhte kjo “karrigia” do të emrohej me emrin e dhuruesit(Siç ndodhi kohët e fundit me Katedrën e Albanologjisë në Universitetin DePaul në Çikago, që mbanë emrin e filantropit shqiptar-Hidai Eddie Bregu).

Nëse “karrigia” do të financohej nga shumë donatorë, katedra do të mbante emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ashtu siç veprohet në SHBA, donatorët e dhuratave nga njëqind mijë dollarë ose më shumë, të pagueshëm për një periudhë pesëvjeçare, do t’u shkruhej emri në një pllakë, që do të mbetej përjetsisht aty.

Individët, familjet, ose organizatat që do të jepnin kontribute nga $10 mijë deri në $ 99 mijë, do të renditeshin në një vëllim të ruajtur në Bibliotekën e Qendrës Kevorkian; këto dhurata mund të bëheshin gjatë një periudhe pesë-vjeçare. Dhuratat me më pak se 10 mijë dollarë, si dhe dhurimet më të mëdha, do të shënoheshin në raportin mbi projektin që do t’u dërgohej të gjithë pjesëmarrësve.

 Në gazetën Dielli për ata që donin të nisnin kontributet jepeshin informacione te sakta, personi konatktues, adresa: (Director of Development for the Faculty of Arts and Science, 25 West Fourth Street, New York, New York 10012), numriiI telefonit, mënyra e pagesës etj.

SHUMAT E LARTA TË PREMTUARA DHE OPTIMIZMI I PROF. CAMAJT

Prof. Martin Camaj i vijoi përpjekjet dhe erdhi shumë herë në New York për të konkretizuar hapjen e Katedrës. Premtimet e shqiptaro-amerikanëve ia kishin ngrohë zemrën. Dielli 28 shkurtit 1988 botonte në faqe të parë, në vend të kryeartikullit, shumat e premtuara.Pa i përmend emrat(10 nga ata kanë ndërruar jetë), statistikat janë këto: Tri familje premtonin nga $100 mijë, 6 familje nga 50 mijë dollar, 5 familje nga 25 mijë dollar, një familje 20 mijë dollar, 8 familje me nga 10 mijë dollar.

Ndërkohë gazeta The New York Times i kishte bërë jehonë nismës të shqiptaro-amerikanëve në numrin e saj të 13 dhjetorit 1987, ku njoftone se shqiptaro-amerikanët kishin premtuar 950 mijë dollar për themelimin e Katedrës të studimeve shqiptare në njerin ndër universitetet më të njohur të Amerikës, New York University.

Në komentin që bënte vetë Prof. Camaj, në letrën që botonte në Dielli me 28 shkurt 1988, shkruante se” Ky lajm u prit me befasim të admirueshëm në rrethet akademike në Evropën Qendrore dhe në Itali, posaçërisht nga lavruesit e disiplinës  albanistike, gjuhëtarë e historian.”

Camaj përcillte ne letrën e tij përgëzimet dhe urimet e nxehta për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, por kryekreje për ata shqiptarë të ndritun që garantojnë shumë:”emnat e tyne do të mbesin të përjetësuem në historinë e kulturës shqiptare! Akt për t’u lavdue edhe për gazetën Dielli, që ashtu si i ka hije, u ba zadhanëse e kësaj inisiative…”.

Camaj sqaronte se burimin për të gjithë ata që duan të dinë me saktësi procedurat dhe rregullat e përgjithshme e të posaçme për Chair Of Albanian Studies mund t’i gjejnë në propozimin e Universitetit të New York’ut:A proposal to Albanian CULTURE AT N.Y.U(publikuar në Dielli, 30 prill 1987).

Udhëzime më të plota ishin botuar në Gazetën Dielli me 28 Nëntor 1987 , në artikullin e profesorit të atij Universiteti, Prof. Carl M.. Kortepeter.

Prof. Camaj konstatonte: Si njeri i degës Albanologjike në një Universitet Evropian, më ban përshtypje posaçërisht gjansia e konceptit dhe perspektiva e shkëlqyshme për zhvillimin e studimeve shqiptare në këtë universitet dhe se këtë zhvillim e ka në dorë komuniteti shqiptar në USA. Kjo do të jetë Katedra e parë e studimeve shqiptare në mbarë kontinentin amerikan, ku gjurmohen dhe mësohen landë humanistike, (gjuhë, letërsi, dhe histori Kombëtare), nga të gjitha kontinetet, ashtë fort i përshtatun që të marrë përsipër landë të studimeve tona në rang e shkallë akademike. Seicili që e ka për zemër mbarëvajtjen e studimeve shqiptare, si tash në fazën fillestare të themelimit të Katedrës, ashtu edhe në të ardhmen, e ka në dorë si askund në botë, me inisiativë vetjake, të tregojë sa e don kulturën e vet. E ka në dorë të japë kontributin për specializimin e shkencëtarëve të rinj, të cilëve nesër do t’ju bjerë barra e mbajtjes në kambë të katedrës, prandaj duhet të krijohen sa më shumë bursa studimesh(scholarship); këta shkencëtarë të caktuar për tu aftësue në degët albanologjike, duhet të dalin nga komuniteti shqiptar-amerikan.

Siç dihet ky projekt dështoi. Po përse? Natyrisht jo për shkak të Prof. Camaj, që i bëri shërbimet deri në fund këtij projekti, por për faj të komunitetit shqiptar, që nuk mbajti fjalën e dhënë. Dielli kontaktoi disa nga personat e përfshirë në këtë projekt me dëshirën e mirë atdhetare për t’i shërbyer Kulturës Kombëtare. Ata dhanë fakte të përjetuara,dhanë opinionet e tyre për dështimin, por ne këtë shkrim nuk po përmendim emra. Qëllimi ishte të sillnim për lexuesin përpjekjet e Prof. Camaj për hapjen e Katedrës.  Shkaqeve do t’ju rikthehemi së shpejti.Nëse bashkatdhetarë të tjerë kanë informacion, kanë qenë vetë pjesë e projektit, ose thjeshtë kanë dëgjuar apo lexuar, ata mund të kontaktojnë me Editorin me telefon ose me emailin:gazetadielli@gmail.com.

Filed Under: Emigracion Tagged With: dalip greca, Katedra e Albanologjise en N.Y.U., Martin Camaj

DR. SKENDER VELIU FLET PËR DIELLIN NGA SLLOVENIA

July 17, 2020 by dgreca

SI SHPËTOI SLLOVENIA NGA KATASTROFA COVID-19

Skender Veliu, doktor në repartin e kirurgjisë në spitalin e përgjithshëm  Splošna Bolnišnica Jožeta Potrča në qytetin Ptuj në Slloveni, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, shtetin slloven në betejën ndaj Covid-19. Me Dr. Skender Veliun bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

SLLOVENIA PËRBALLË PANDEMISË COVID-19

Në fund të vitit 2019 në Wuhan të Kinës u paraqit një numër i konsiderushëm i rasteve më pneumoni të panjohur. Shkencetarët erdhën në konkluzion se bëhej fjalë për sëmundje të re infektive të cilën e quajtën COVID-19. Shkaktari i të cilës është virus nga familja e koronavirusëve të cilët shkaktojnë edhe sëmundjet e njohura që më parë – SARS dhe MERS. Për parandalim të përhapjes së virusit është me rëndësi përveç largësisë mbi 1,5m edhe izolimi i kontakteve (pastrimi dhe dezinfikimi i duarve). Virusi fillon të shumohet 24 – 48 orë para fillimit të simptomeve të sëmundjes që domethënë se personi është vektor i virusit edhe pse nuk ka shenja të sëmundjes. Sasia më e madhe e virusit gjendet në hundë, më intenzivisht shumohet në fillim të sëmundjes. Pas 15 ditëve në hundën e të sëmurëve gjendet një sasi e vogël e virusit ndërsa pas 21 ditëve humbet krejtësisht. Inkubacioni zgjat 2 – 14 ditë mesatarisht 4 – 6. Sëmundja mund të shfaqet në 14 ditët e para pas infikimit. Karakteristikë janë dhembjet e muskujve dhe nijeve lodhshmëri, ftohje, në disa raste edhe barkqitje. Simptomat më të shpeshta janë temperatura e lartë trupore dhe kollitje e thatë. Në format më të rënda të sëmundjes paraqitet edhe ndjenja e mungesës së ajrit. Momentalisht nuk kemi në disponim medikamente apo vaksina për shërimin e kësaj sëmundje. Në Slloveni kemi udhëzime nacionale të cilat diktojnë menyrën e shërimit të pacientëve me COVID-19. Përdoren të gjitha metodat dhe medikamentet që janë në disponim dhe që përdoren në vendet e tjera të botës.

COVID-19 NJË INTERPRETIM STATISTIKOR

Sipas informatave të deritanishme 80% e pacientëve e tejkalojnë në mënyrë të lehtë, 15% në menyrë të mesme dhe 5% në menyrë kritike. Vdekshmëria e pacientëve në gjendje kritike është 50%, ndërsa në përgjithësi është vdekshmëria 2 – 4%. Të fëmijët sëmundja kalon në menyrë të lehtë që domethënë se fëmijët nuk janë në grupin e të rrezikuarve përveç fëmijëve të imunokompromituar. Në Slloveni virusi u importua nga Italia ndërsa bartjet sekundare të virusit ndodhën brenda familjeve dhe në disa kolektive pune. Sllovenia është shtet i vogel i cili ka 2.094.060 banorë me dendësi 103 banorë ne kilometër katrorë. Rasti i parë u konfirmua me datë 4.3.2020. Epidemia u shpall në 12.3.2020. Edhe para shpalljes së epidemisë pati aktivitete të shumta drejtuar parandalimit të përhapjes së virusit. Para së gjithash ishin kto rekomandimet për domethënjen e distancës sociale, higjenës së duarve dhe kollitjes dhe rekomandimet që banorët të rin në shtëpi. Shpallja e epidemisë solli heqjen e transportit publik, mbylljen e shkollave, çerdheve, restoranteve, ndalimin e mbledhjes në vende publike, kufizimin e levizjes brenda komunave, mbyllen e kufijve, aeroporteve. Gjithashtu karantinën e domosdoshme pas kthimit nga vendet e jashtme, mbyllja e të gjithë dyqaneve përveç dyqaneve me artikuj ushqimorë. U përcaktuan terminet e blerjes në këto dyqane, sidomos për grupet e rizikuara të popullatës. Dezinfikimi i duarve është tashmë pjesë e jetës, gjithashtu edhe përdorimi i maskave në hapsira të mbyllura. Të infikuarit të cilit nuk kanë nevojë për shërim në spital është i domosdoshëm vetëizolimi në shtëpi. Me masat e lartëpërmendura arritëm që të ndalojmë përhapjen e virusit kështu që në datën 15.5.2020 Sllovenia e tërhoqi shpalljen e epidemisë. Shumë nga masat e lartëpërmendura mbetën në përdorim (distanca sociale, dezinfikimi i duarve, mbajtja e maskave në hapsira të mbyllura). Mundemi të udhëtojmë jashtë shtetit me disa kufizime, pas kthimit prej shteteve të cilat janë në të ashtuquajturën listën e kuqe na pret karantëna 7-ditore dhe testimi për COVID-19.

BARRA E PANDEMISË NË SLLOVENI

Në Slloveni COVID-19 paraqiti problemin më të madh në institucionet ku janë të strehuar të moshuarit. Kemi pasur 3 raste ku numri i të infikuarve ishte tejet i madh por me aktivitete adekvate ia dolem të ndalojmë përhapjen e virusit. Deri me 12.7.2020 në Slloveni kemi evidentuar 1859 raste pozitive me COVID-19. 111 pacientë kanë vdekur dhe janë bërë 116.023 teste. Në institucionet për të moshuarit janë evidentuar 485 raste pozitive. Numri më i madhë i të sëmurëve është në grupmoshën 45 – 54 vjet (314 raste). Më shumë të vdekur ka në grupmoshën mbi 85 vjet (61 rast). Paraqitja e COVID-19 në Slloveni ka pas një ndikim të madh në funksionimit e sistemit shëndetësor dhe kërkon ndryshime dhe adaptacione të shumta. Në kohën e epidemisë kemi pasur 16 pika hyrse ku mjekët familjarë i kanë drejtuar pacientët me simptoma të sëmundjes COVID-19 në testim. Rastet e të infikuarve të cilët nuk kanë pasur nevojë për shërim në spital i kemi drejtuar në izolim shtëpiak dhe me kujdes kemi monitoruar gjëndjen shëndetësore nëpërmjet bisedave telefonike. Në rast të përkeqësimit të gjëndjes dhe nevojës për hospizalizim pacientët e tillë janë drejtuar në spitalet e veçata. Kemi 4 spitale të tilla në të cilat i kemi në disponim të gjitha kushtet për izolimin dhe shërimin e pacientëve të tillë.

FAZAT QË NDOQI SHTETI SLLOVEN NË SHËRIMIN E PACIENTËVE

Në të gjitha spitalet në mënyrë intenzive u pregaditëm për shërimin e pacientëve me COVID 19. Në fazën fillestare Minsistria e Shëndetësisë dha udhëzime për ndërprerjen e të gjitha programeve elektive, kështu që në të gjitha spitalet trajtonim vetëm raste emergjente dhe bënim pregaditje për epidemi me dimenzione më të mëdha. Çdo spital e ndamë në 3 zona. Zona e parë ku trajtohen pacientët pa shenja të COVID-19, zona e dytë ku trajtohen pacientet tek të cilët dyshohet prezenca e COVID-19 dhe zona e tretë ku trajtohen pacientët pozitiv. Më e rendësishmja është triazha në hyrje të spitalit ku çdo pacienti i matet temperatura trupore dhe merrët anketa epidemiologjike. Të punsuarit e kemi të domosdoshme gjatë trajtimit të pacientëve të mbajmë maskë kirurgjike ose mjete të tjera mbrojtëse. Në spitalin tonë me sukses e përdorim edhe dezinfikimin e hapsirave me drit ultraviolete e cila është treguar e sukseshme në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në sallat operative regjimi higjenik është i rreptë, gjatë operacioneve ku rreziku është më i madh përdorim mjete mbrojtëse individuale. Me masat e lartëpërmendura kemi arritur që ta ndalojmë përhapjen e virusit pas hapjes në jetën publike pas 31.5.2020 u paraqitën raste të reja kështu që në korrik shifet rritja e numrit të infikuarve. Shteti dhe institucionet  shëndetësore pregaditen për valën e re të epidemisë.

VIRUSI KA NDRYSHUAR PËRGJITHMONË JETËN TONË

Në kohën e paraqitjes së sëmundjes COVID-19 jeta e njerëzve dhe sistemi shëndetsor në Slloveni janë ndryshuar rrënjësisht. Ndryshimet bien pasoja serioze për shëndetin e njerëzve mirëqenjen subjektive dhe kualitetin e jetës posaçërisht për disa grupe të banorëve siç janë fëmijët, gratë, të moshuarit dhe të papunësuarit. COVID-19 përveç ndikimeve në shëndetin fizik, vendet e punës dhe të ardhurat rrit shqetësimin e njerëzve gjë që ndikon në kontaktet sociale, besimin tek njeri-tjetri, besimin tek institucionet dhe siguria personale. Hulumtimet tregojnë se njerzit në Slloveni dhe BE në kohën e epidemisë ndjehen pak më keq, më shumë ka pasur punë nga shpia, besimi në BE dhe në qeverinë aktuale ka qenë i ulët, është rritur numri i paraqitjeve të dhunës familjare, është ulur optimizmi i njërzve në lidhje me ardhmërinë. Shkaku i epidemisë janë luhatur temelet e shëndetsisë Sllovene ku perballohemi me infrastrukturën e vjetëruar. Gjithashtu e kemi të parregulluar kujdesin afatgjatë. Ndërprerja e programeve elektive sjellë zgjatjen e pritjes për trajtime të ndryshme. Janë përkeqësuar disa sëmundje kronike, është përkeqësuar situata financiare. Nuk i kemi të qarta të gjitha pasojat të cilat do ti tregojë e ardhmja. Sigurisht na pret rrugë e gjatë me investime në pajisje, kapacitete shëndetsore, infrastrukturale që të mundësojmë trajtimin e sigurtë për të gjithë shtetasit e Sllovenisë. Në nivel individual është e nevojshme ndërgjegjesimi dhe kuptimi i realitetit të ri –  vazhdimisht mbajtja e distancës sociale, rëndësia e higjenës së duarve dhe përdorimi i maskave mbrotëjse.

KUSH ËSHTË DOKTOR SKENDER VELIU

Dr. Skender Veliu ka lindur në vitin 1970 në fshatin Dobri Dol në afërsi të qytetit Gostivar në Maqedoninë e Veriut. Në vendlindje kreu shkollën fillore, arsimimin e mesëm e ka përfunduar në Gjimnazin e Gostivarit. Duke marrë parasysh pozitën e palakmueshme të Shqiptarëve në Maqedoni në atë kohë ka vendosur që studimet ti vazhdojë jashtë vendit. Në vitin 1989 menjëherë pas mbarimit të Gjimnazit regjistrohet në Fakultetin e Mjeksisë në Bratislavë në Sllovaki. Të njëjtin Fakultet e mbaron me sukses në vitin 1995 dhe vazhdon specializimin në Kirurgji po ashtu në Sllovaki. Provimin e specializimit në Kirurgji e mbaron me sukses në vitin 1999. Si specialist i kirurgjisë së përgjithshme vendos të shpërngulet në Slloveni. Para punësimit detyrohet të ekuivalentojë diplomën. Punë kjo që kërkon kryerjen e 10 provimeve diferenciale dhe përsëritjen e provimit të specializimit në Ljubljanë, Slloveni. Prej vitit 2000 punon dhe jeton në spitalin e pergjithshëm – Splošna bolnišnica Jožeta Potrča Ptuj në repartin e kirurgjisë. Preokupim primarë e ka kirurgjinë abdominale – operacionet laparoskopike, miniinvazive. Gjithashtu me sukses i trajton edhe plagët kronike në ambulancën për plagë kronike të cilën edhe e udhëheq. Në dekadën e fundit të karierës profesionale merret edhe me operacionet endovaskulare të enëve të gjakut në ekstremitet e poshtme.

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Skender Veliu, Slloveni, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 469
  • 470
  • 471
  • 472
  • 473
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT