• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiperi-Serbi- Thjesht, futboll

February 25, 2014 by dgreca

Nga ILIR LEVONJA/ Florida/

Më 14 tetor 2014 Shqipëria do të ndeshet në futboll me Serbinë. Kjo në kuadrin e eliminatoreve të Europianit 2016, në Francë. Qysh prej shortit, të dielën më 23/2/2014, kjo ndeshje futbolli është bërë temë e ditës. Ka shumë ethe, shumë strategji, shumë paraimagjinata, aq sa nuk shfleton dot një web këtej dhe andej Ballkanit. Megjithëse, e thënë thjesht, është një ndeshje futbolli. Të paktën nga njëra anë ka sfumuar finesën sharlatane të politikanëve. Megjithëse është pikërisht kjo e fundit që ka çuar në një lloj imazhi të frikshëm midis qytetarit shqiptar dhe atij serb. Pra, politika. Sidomos që nga shpërbërja e Perandorisë Otomane, u forcua me ngritjen e blloqeve, kultin e individit, deri sa na shkatërroi, dogji, vrau, shfarosi, zhvendosi nën dritën e rënies së murit të Berlinit.
Në të njëjtën kohë është e çuditshme se si deri dje shorti na shmangte. Sikur diçka misterioze I largonte këto dy vende, sikur I ruante. Ndofta ka patur ndeshje klubesh, them ndofta nga që nuk kam informacionin e duhur në lidhje me takimet sportive. Mbaj mend vetëm edicionin ’87-1988 kur Flamurtari i Vlorës eleminoi Partizanin e Beogradit nga kupat e Europës. Edhe sot e kam të gjall atë gol të Sokol Kushtës, por edhe mbylljen e trishtë të regjisë televizive me një buqetë lulesh hedhur në barin e fushës. Atëhere, dukej sikur ndesheshin dy botë amorfe alienësh. Jetonim atmosferën me dritë të pakët të yjeve, jo të lirisë.
Tani shorti i një kohe tjetër. Na vuri përball. Një sprovë e madhe.
Sepse deri pikërisht kësaj dite, trajta e ajrit midis shqiptarëve dhe serbëve ka qënë me përmbajtje jashtëzakonisht të lartë inkadeshente. Duket se tani është ujëzuar disi, në kuptimin kohor. Në një prove të re shqiptarët dhe serbët. Short inatçor, ku në fund të fundit u thotë njerëzve se, jepini kuptimin jetës, tregojini se sa e vlerë dhe e vërtetë është të jetuarit në liri. Qytetaria, bashkëjetesa, etj.
Mirëpo jashtë të gjitha këtyre, në kuadrin jetësor ka një tjetër panoramë. Shqiptarët dhe serbët vërejnë se kanë kaq shumë të përbashkëta midis tyre aq sa habiten me historinë. Flasim për qytetarin e thjeshtë, atë që përbën shumicën.
Kemi të përbashkët nervin, gjaknxehtësinë, tundimin nga fjala e dhënë, konceptin për mikun, ruajtjen e shpatullave etj. Por sidomos rakinë.
Unë përshembull kam vite që punoj me serbë, këtu ku jetoj. E kam trajtuar edhe më përpara raportin e marëdhënieve ballkanike në dheun e huaj. Me serbët kemi një afrimitet dhe kujdes gati kontraversal me atë realin në Ballkanin tone perëndimor. Nuk e di përsenë, përpiqem, ose më saktë kam kohë që dua ta kuptojë pse. Ndofta janë pikërisht tiparet e përmendura më sipër.
Kam këtu Gordanën nga Beogradi. Më tha një ditë se byrekun e kemi mësuar nga ju, nuk e njihnim. Një nuse e kushëririt, nga Prishtina, ajo na e mësoi. Pastaj flasim për gatimet e tjera, sarmën, apo lakramen me mish të grirë e oriz, shlivovicën e tyre, (nuk bën vaki të mos më sjelli një shishe të tillë sa here që shkon në Beograd) dhe rakinë e rrushit tone. Mallin e saj për konjakun Skëndërbeu, të Korçës.
Ndihmojmë njeri-tjetrin, e presim e përcjellim në aeroport. Dhe nuk na vjen mire kur na shenjojnë me gisht të habitur, serbë e shqiptarë?! Flasim edhe për historinë, politikën ndër vite të Ballkanit tone.
Eshtë thjesht një ndeshje futbolli, e tillë duhet trajtuar. Më shumë se serbëve u ka dhënë shqiptarëve një shans historik. Fitimtarëve! Një komb, një kombëtare.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Shqiperi-Serbi, thjesht futboll

Presidenti Nishani: Feti Vogli, martir i lirisë dhe i paqes

February 25, 2014 by dgreca

Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë ceremonisë përkujtimore në dy vjetorin e largimit nga jeta  të Dëshmorit të Atdheut Feti Vogli, e organizuar  sot në mjediset e shkollës së mesme të komunës Baldushk, e cilësoi atë si një martir të lirisë dhe paqes.

“Martirët janë njerëz të rrallë me shpirt të madh e me zemer të gjërë, njerëz që bëjnë gjëra të mëdha, jo për vete. Njerëzit si Feti vogli kanë jetë dhe vdekje të jashtëzakonshme, madje njerëzit si Kapiten Vogli nuk kanë vdekje fare, janë të pavdekshëm”, theksoi Nishani.

Presidenti gjithashtu e cilësoi Voglin si eksportuesin  e paqes. Sipas tij, Vogli  ishte një shqiptar që kuptonte përgjegjësitë  universale njerëzore që ka një njeri i lirë ndaj njerëzve të rrezikuar kudo që ata të ndodhen.Paqëruajtësi Feti Vogli ishte një njeri i rrallë, që gjithmonë i mposhti pengesat, gjithmonë i kaloi vështirësitë, Dëshmori i Atdheut, ishte një njeri i përkushtuar.

“Gjeografia e përkushtimit të Feti Voglit është madhështore, Kapiten Feti Vogli na mblodhi sot këtu që me artin etij mposhti pavdekësinë, ndaj ai është prova që ky vënd është një vënd me shpresë është që ky vënd nxjerr martirë”, u shpreh Nishani

 

Filed Under: Kronike Tagged With: feti Vogli, martir, Nishani

Marrëveshje me BERZH për krijimin e Këshillit Kombëtar të Investimeve

February 25, 2014 by dgreca

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i BERZH Suma Chakrabarti firmosën Marrëveshjen kuadër për bashkëpunimin mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Marrëveshja u nënshkruar gjatë Konferencës së Investimeve me temë ”Investing in Ëestern Balkans”, organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që u mbajt në Londër.

Siç u shpreh Kryeministri “me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne jemi duke bërë një hap të madh përpara, në çlirimin e potencialit ekonomik të vendit. Krijimi i mjedisit të duhur të biznesit është tani më kritik se kurrë dhe ne jemi të sigurtë se me ndihmën e BERZH do të përparojmë shumë shpejt”.

Marrëveshja parashikon gjithashtu edhe krijimin e Këshillit Kombëtar të Investimeve si një strukturë që do të trajtojë me përparësi çështjet e lidhura me investimet në vend dhe do të jetë një organ i rëndësishëm referimi dhe orientimi për Këshillin Ekonomik Kombëtar.

Pjesë e delegacionit shqiptar, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, diskutoi në panelin me temë “Klima e Investimeve” përkrah personaliteteve të njohur si zv. Presidenti i politikave të BERZH, zv. Kryeministri i Maqedonisë, Drejtoresha e Bankës Botërore për Europën Juglindore E. Goldstein etj

.Reformat e Qeverisë në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit në vend, intensifikimit të komunikimit me bizneset, thjeshtësimin e procedurave ligjore dhe administrative, luftimin të informalitetit në sektorin privat e publik dhe krijimin e një marrëdhënie të re besimi dhe bashkëpunimi mes sektorit publik dhe atij privat, ishin në qëndër të fjalimit të Ministrit Ahmetaj.Prezentë në këtë konferencë ishin delegacione nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, si Kryeministri i Kosovë Hashim Thaçi dhe krerët e qeverive të Bosnje- Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë etj, me qëllim promovimin e potencialeve të vendeve të tyre por edhe të rajonit si i një i tërë përpara investitorëve të huaj, shpalosjen e platformave dhe pikëpamjeve në fushën e bashkëpunimit ekonomik, të energjisë, transportit, turizmit, projekteve strategjike etj. Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj iu referua kuadrit makroekonomik të ekonomisë shqiptare, ecurisë së deritanishme dhe masave të marra nga Qeveria e re për përmirësime të ndjeshme në të gjithë sektorët në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit. Ai theksoi se raporti i Doing Business është një tregues i rëndësishëm për ekonomitë e të gjitha vendeve, por debati për të nuk është thjesht një çështje renditjeje të përvitshme.

“Më shumë se sa klasifikimi në këtë raport, duhet të shqetësohemi për avancimin dhe cilësinë e reformave tona, për shpejtësinë me të cilën po i realizojmë ato dhe mbi të gjitha, për cilësinë dhe kapacitetin vendimmarrës për përmirësimin e klimës së biznesit nga njëri vit në tjetrin. Mbas çdo indikatori të Doing Business, qëndron një politikë specifike ekonomike, financiare apo ligjore e administrative, dhe përtej vendit në klasifikim, duhet të shohim përmbajtjen e politikave dhe cilësinë e zbatimit të tyre në praktikë, duhen analizuar shkaqet dhe faktorët e suksesit apo dhe dështimeve të mjaft reformave”,  theksoi Ministri Ahmetaj.Projektet strategjike të Qeverisë në fushën e investimeve të huaja direkte dhe objektivat kryesorë të saj ishin një tjetër element i rëndësishëm i fjalës së Ministrit Ahmetaj në diskutimin e tij.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Edi Rama, investimet, Keshilli Kombetar, Marreveshje me BERZH

Giorgio Armani propozon ngjyrat e pranverës

February 25, 2014 by dgreca

Nga Megi Zonja/. Stilisti i madh italian, Giorgio Armanin në sfilatën e prezantuar në Milano  ka shfaqur tendeca ndryshe.  Ai ka perdorur gjate kesaj sfilate , ngjyrat  gri,  te bardhe, jeshile ushtarake dhe te zeze.

Këto me sa duket do te jene edhe ngjyrat me të cilat do te  vishen partizanet e Armanit,  në tre muajt e stinës se pranveres . Keshtu pretendohet të jene vertete modern dhe me shumë klas.

Ne kete kuader, Naomi Campbell dhe Rita Ora “shpërthyen ” pasarelën e “Milan Fashion Week”. Veshja e Campbell ka qenë një “shpërthim” i vërtetë, edhe pse veshja e saj nuk ishte nga ato klasiket, një fustan tepër i shkurtër dhe një dekolte e hapur.  Ndërsa e ëmbla, këngëtarja e famshme Rita Ora, me një stil si Campbell, gjithashtu ekzaltoi të gjithë të pranishmit me performancën e saj, hipur mbi një makinë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Giorgio Armani propozon, ngjyrat e pranverës

Ivanov kërkon një mandat të dytë presidencial

February 25, 2014 by dgreca

SHKUP, 25 shkurt – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të kandidojë për një mandat të ri presidencial. Ivanov ka vendosur ta pranojë iniciativën e ngritur nga një grup intelektualësh, që mori përkrahje më të gjërë politike dhe qytetare, konfirmuan për MIA-n një pjesë e nënshkruesve të iniciativës. Vendimin e tij presidenti pritet ta njoftojë përmes fjalimi para opinionit publik maqedonas. Iniciativa u nënshkrua nga 50 intelektualë, mjekë, akademikë, klerikë nga shumë bashkësi fetare dhe nga sportistë. Afati për paraqitjen e kandidaturave për president është deri nesër në orën 20:00. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoni do të zhvillohen më 13 prill

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ivanon, rikandidon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4829
  • 4830
  • 4831
  • 4832
  • 4833
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT