SHKUP, 25 shkurt – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të kandidojë për një mandat të ri presidencial. Ivanov ka vendosur ta pranojë iniciativën e ngritur nga një grup intelektualësh, që mori përkrahje më të gjërë politike dhe qytetare, konfirmuan për MIA-n një pjesë e nënshkruesve të iniciativës. Vendimin e tij presidenti pritet ta njoftojë përmes fjalimi para opinionit publik maqedonas. Iniciativa u nënshkrua nga 50 intelektualë, mjekë, akademikë, klerikë nga shumë bashkësi fetare dhe nga sportistë. Afati për paraqitjen e kandidaturave për president është deri nesër në orën 20:00. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoni do të zhvillohen më 13 prill