• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PLOT 90 VJET, TAKIMI I FUNDIT I DY BURRAVE …

February 18, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

Vetem “historianët, dr…prof…e akademikët…” e Shqiptarëve të sotëm, mendojnë ose u kanë thanë “me mendue” se, Historia e Shqipnisë duhet shkrue “pa Burra”!

Shpesh, mendoj me vete: “Atdhetarët tanë, u vranë krejt ‘kot’ per Shqipni!”

Si mund të mendohet sot mbas gati 90 vjetësh që janë vra Këta dy Burra, madje, kur thohet se, mbas 50 vjetësh “Historia” gjithnjë shkruhet pa pasione nga historianët…

Gati gati, të dy Këto Figura të mëdha Atdhetare, aqsa edhe Heroike e të pasterta si biluri…po fshihen dhe as nuk zihen me gojë as nder pervjetorët e Atyne ngjarjeve, per të cilat Ata kanë dhanë jeten?! Kujt po i bie sot nder mend 135 vjetori që ka lé Gurakuqi?

Kontributi i tyne per çeshtjen e madhe Atdhetare, lufta per çlirimin e Trojeve dhe e të gjitha Tokave të okupueme nga pushtuesit e huej barbar, ishte detyra e parë që këta dy Burra i kishin vue vetes. Po, a ktheheshin këta kreshnikë të Pavdekshem nga rruga në të cilen nuk njihnin asnjë hap mbrapa? – Asnjeni! Sikur t’i kishte ba një Nanë!

Vonë ka me u kuptue se të dy ishin Bijt’ e Një Nane, Nanës së Madhe Shqipni!

Asnjeni nuk kishte ma të voglen deshirë per sundim… Asnjeni nuk thehej as me miqësi dhe as me pare ar, edhe pse këmishat e tyne i kishin të shkyeme…

Asnjeni nuk njihte “marrveshje” në dam të çeshtjes kombtare, dhe këte e provoi koha dhe faktet e atyne rrethanave aq të vështira kur të dy rrefuzuen “rrushfetin”…

Cili prej Tyne nuk ishte Trim?

Mu në Parlamentin e vitit 1924, Luigj Gurakuqi deklaroi: “Né nuk vrasim, né jemi njerëz të ligjit!”…Kujt ua drejtoi këto fjalë Burrnore, Vllaznore e Shpirtnore Shqiptare?

Pikrisht, vrasësve dhe tradhëtarëve që në vend të shpirtit kishin “napolonin ar”!

Në gjakun e tyne anadollak kishin pabesinë dhe shitjen e Tokave Shqiptare!

E “Historia e Shqipnisë” mbas vitit 1912, e vertetoi këte tradhëti me Esad Pashen, Ahmet Zogun, e deri në ditët tona Ata Troje të shituna prej tyne, edhe sot, vazhdojnë me kenë të sundueme nga fqinjët e armiqtë shekullor të Popullit Shqiptar!

Luigj Gurakuqi u vra me 2 Mars 1925. Bajram Curri u vra me 25 Mars 1925…

Kush i vrau? – Per mos me u permendë vrasësi e Tyne, asht mendue “harresa”…

Vrasjet politike asnjëherë nuk janë krye nga një person i vetem!

Ky asht perkufizim që kam lexue nga studjues dhe politikan të mëdhej të kohës.

Sikur Ahmet Zogu të kishte ba vetem këto dy vrasje, politikanët pasues që kanë veprue në gjurmët e tij (e shpesh, edhe ia kanë kalue), me vrasjet e veta këta të fundit, do të kishin krijue një moment “hutimi” ose “topitje” nder ngjarjet tragjike të asaj kohë.

Mirëpo, SOT, “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, nuk na lejon me “harrue”…

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.

– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!…

Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani e Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).

***

E tragjedia vazhdon…edhe nder ditët tona…

Edhe  Shtëpia e Gurakuqit  duhej shembë!?

  Kam pasë një mik, të Ndjerin Pjerin Shestani…Erdhi një ditë tek unë…

Mbas pak kohe nxori nga xhepi një kuti duhani…Ishte e vjetër dhe e nxime nga koha. Mendova se mos do me e pastrue por, jo! E hapi biseden: “Një përson do me e shitë këte kuti cigaresh, për nevojat e tij. Asht i familjes Marubi. Më ka thanë se, po mujte me e shitë 2000 lekë (të vjetra), më ban nderë mbasi aq i duhën atij për nevojën që ka..!” Unë kishe 2500 lekë që më kishin teprue nga të hollat e meremetimit të një unazës dhe, pa u mendue shumë për vlerën, ndonse, kutija ishte argjentit e veshun me suvat të zi, po ma tëpër, tue u nisë nga vjetërsia e saj mora paret dhe ia pagova kutinë e duhanit.

Ai më tha: “E gëzofsh Fritz, këte kuti duhanit! Ke ble një dishka me vlerë shumë të madhe! Nuk të tregova përpara sesi asht historia e kësaj kuti duhani! Në vitin 1924 kur ka ardhë në Shkoder, një nga Burrat e fortë të Shqipnisë Bajram Curri, Ai asht takue me Luigj Gurakuqin në shtëpinë e Kel Marubit, dhe mbasi kanë pi kafet e para, Bajrami i ka thanë Luigjit: “Luigj, më duket se nuk gaboj kur mendoj për ty se jé ndër trimat ma të fortë që kam mujtë me njohtë në jeten teme. Kjo kuti duhanit qyshë sot asht e jotja!”… Dhe i ka falë këte kuti duhani. Kur më thanë se donë me e shitë, e mora dhe jam nisë direkt e tek ti, mbasi më vinte keq me ra në dorë të tjetër kujt, dishka me kaq vlerë!”

Unë e mora në dorë, por jo, si kuti duhani! Tashti kishe një rrelike! Dhe, si të tillë e kam pasë vlersue që ditën e parë, tue mendue se ndër duert e kujt kishte kalue ajo kuti! Përnjëherë më dolën parasyshë Portretët e Atyne dy Burrave, Atyne dy Atdhetarëve, që pushka e tradhëtarit i pat rrëzue përdhe…por, Ata Trima nuk u kalbën…asnjëherë!

Ata u gurzuen si lisat shekullor… Burrnia e Atyne dy Shkambijve nuk vdes, por as nuk humbë kurrë… Ajo, edhe sot, asht e ruejtun mbrenda Asaj kuti duhani..!

Shkoder, (1995). Botue, Melbourne 2014.

Filed Under: Histori Tagged With: 90 vjet me pare, Bajram Curri, Hasan Prishtina, u takuan dy burrat

SHQIPTARET E KOLORADOS FESTUAN PAVARESINE E KOSOVES

February 18, 2014 by dgreca

Nga Monika Kadi-Coulson/

Festimi I Pavarësisë së Kosovës në shtetin e Kolorados u festua më 16 shkurt 2014, në Denver. Erdhën shumë shqiptarë, të të gjitha viseve, dhe u mbodhën së bashku. Ishte gëzim i madh të festohej 6-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. U hap festimi me Himnin Kombëtar, si dhe atë të Kosovës. U mbajt një fjalim i shkurtër, ku u theksua mirënjohja për Shtetet e Bashkuara, të cilat dhanë kontributin e tyre kryesor Kryetari i Komisionit të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Colorado, Fehmi Alija, u shpreh si më poshtë:Sa i përket ndjenjave te mia të pavarsimit të Kosovës, kam shumë për të thënë. Si ta them, kush analizon pak edhe mendon ma gjate,me siguri kemi ndjenja te përziera. Ka qene ndjenje shumë e veqante kur Kosova është shpalle shtet. Kemi dale me Lulen me fëmijët ,kemi marre shampanje me veti, kemi pire. D,m,th ndjenje shumë e pa përshkrueshme, sepse u liruam nga një terror serb i paparë. Mirëpo a festuan të gjithë? Jo.sepse kishte njerëz qe kishin humbur gjate luftës fëmijët, burrat, gratë, të afërmit. E disa prej tyre s’i kanë gjete ende kufomat e tyre. Pse ta thash ne fillim, ndjenja te përziera. Neve e fituam pavarësinë te kushtëzume, na imponuan një flamur, qe un për vete kurrë se kam valvitë e asnjëherë se kam fute në shtëpi. Na u orkestru një hymn pa tekst qe as sot e asaj dite nuk e di se cfar mesazhi ka. Na u imponua një politeke nga europa, edhe sot e kësaj dite jemi ka i bartim pasojat. D,m,th, po na përgatitet një identitet tjetër. Identiteti Kosovar, ku ne këtë identitet përfshihen serbet edhe te gjithë etnitetet tjera. Për ketë arsye edhe flamuri i ka gjashte yje. Neve si komb jemi faktorë ne Ballkan, po a po i konvenon Evropës kjo jo. Për këtë arsye neve edhe sot kemi probleme, se na i dëshirojnë dhe po na orkestrojnë problemet. Nuk është rastësi qe Sh.B.A na përkrahin neve, se jemi popull i mire, popull paqedashës, popull qe nuk njef historia qe e kemi sulmu dikën. Gjithmonë jemi mbrojt, dhe prapë se prapë gjithmonë na kan bere pa drejte dhe na kan ndare. I vetmi populli shqipetarë i ka strehu hebrejet në kohen e nazizmit , edhe atë duke i rrezikuar jetrat e tyre. Qe fatmirsisht tash po mabehn manifestime ketu ne Amerike. Po flasin deshmitare te gjalle hebrej se si i kan shpetuar te vetmit shqipetarët ne Europe. Për kët arsye neve duhet te jemi së bashku, duhet te kemi maredhenja te mira ne mes vete, ta duam njeri tjetrin si vellau vellan, si motra motren,s e keshtu jemi. Pa marre parasysh individeve qe mendojnë per interesa te ngushta dhe personale, fatmirsishte ata jan pak. Për kete arsye mu me ka shty qe ta marrim një inicjateve këtu në Denver, edhe pse jemi numer i vogel, por te jemi shembull për te mire. ”

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: festuan, Monika Kadi-Coulson. shqiptaret e Kolorados, pavaresine e Kosoves

Rudina, pse humbi ky emër? Si lindi Gjakova?

February 18, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

Kosova nuk është djep i serbëve , por është pre pirateske  e tyre. Politikanët dhe intelektualët serb duhen ta dinë që kjo krahinë shqiptare ” banohej nga shqiptarë , bashkëatdhetarë dhe vëllezër qysh prej kohës së pellazgëve”( V.Bernard ;”Maqedonia dhe Helenizmi”) . Por si e thot Aristidh Kola në librin e tij ” Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviqit ” (f.67) se në të vrtetë Kosova ,:” falë pozitës gjeografike të saj. është e tillë që kush e zotëron atë ; zotëron gjithë vendkalimet për Adriatik, për në Egje e për Shqipëri . Pra përbën një nyje të rëndësishme ekonomike dhe strategjike, prandaj edhe thuhet në trajtë hiperbolike, që kush e zotëron Kosovën e zotëron Ballkanin”.

E verteta e Gjakoves ! Keni dëgjuar për nahijën e RUDINES ?

“Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes mediave, kur të cënojnë integritetin, territorin e  kombit, të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturën e të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë nacionalizëm”.(Vilhelm Vranari Haxhiraj). Gjakova apo Rudina ,nje pyetje që më ngarkon. A me të vertetë lindi jeta pas Hadum Agës në Gjakovë? . Pa ofendime ,pa parabindje fetare, pa lokalizëm shpirtëror, në shërbim të së vertetës e cila na është mohuar dhe meshefur.Ne duhet t´a zbulojmë. ”Xhamia e Hadumit është një objekt sakral në Gjakovë, Kosovë. Objekti është ndërtuar gjatë sundimit të Perandorisë së Osmanlinjve, në dekadën e fundit të shekullit XVI.[1]

Në defterin zyrtar te Perandorisë të vitit 1571, Gjakova (?) përmendet si fshat, ndërsa tregu i saj konsiderohet si qendër tregtare rajonale. Në atë periudhë, konkretisht në në vitet 1594/1595, Hadum Sylejman Efendia – i njohur si “Hadum Aga”, vendos ta financojë ndërtimin e një xhamie e cila do ta bartte emrin e tij. Pas ndërtimit të xhamisë në territorin e fushës së Jak Vulës, fillon zhvillimi i hovshëm i ekonomisë, pasi zejtarët nisin të vendosen në afërsi të objektit të saj. Në këtë mënyrë krijohet struktura e kompleksit të Çarshisë së Madhe, e cila më vonë luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të Gjakovës.”

A me te vertet lindi jeta në Gjakovë pas Hadum Ages ?   A kishte jetë andejpari ,dhe para tij? Po si quhej ai vend ku Hadum Aga vendosi të ngriste xhaminë?Si do që të jetë qyteti ekzistues i takon periudhës osmane. Në fakt, në bazë të të dhënave historike, Gjakova njihet qysh nga dekada e pestë e shekullit XIV, më saktësisht nga viti 1348, kur i takonte nahijes së Alltun-Ilisë, me qendër në Junik. Ndërkaq, sipas burimeve të kulturës materiale, ndërtimeve arkitekturale monumentale, ajo njihet nga dekada e fundit të shek. XVI. : Po mirë në dokumentat e e vitit 1348 , nuk ka mundur ta ketë emrin Jakova.Si e kishte atëherë, dhe pse u mshef ai emër ? Po , pse Hadum Aga e zgjodhu mu këtë  vend (sot Gjakovë) , e jo për shembull Junikun?

”Kryepyetja eshte cila ishte tradita, toponomia , onomastika, historia shqiptare ne brezat familjar para Jak Vules sepse ekzistenca shqiptare dhe e vete Gjakoves dokumentohet para pushtimit osman ne Ballkan… Në tëkundert vetem historiografia serbe thotë se para ardhjes se perandorisë osmane nuk kishte shqiptarë në Kosovë. Një deshmi e qartë është se kodi i Stefan Dushanit ishte bëre para ardhjes osmane si projekt serb qe katoliket shqiptare ti ortodoksoj  me qellim te qartë ti sllavizoj. Këto dëshmi dëshmojnë ekzistencen shqiptare ne keto hapësira prandaj historia duhet te shkruhet drejte në interes te kombit pa paragjykime dhe manipulime për interesa ditore…!!!(Eduard Frrokaj)

Sigurisht ,sepse për paradoks po të pranojmë teorine se ka filluar me Hadum Agën atëherë ju japim të drejtën serbëve dhe historiografisë se tyre se jemi ardhacak të vonëshem . Pra qëllimi i shkrimit është hulumtues , thënë më mirë një nxitje më shumë për të vërtetën shqiptare në këto troje.Nuk guxohet ti ipet kahje tjetër , se vetëm që e rëndojmë qëllimin . Një gjakovës thoshte: duhet ti percjell rrefimet e baballarëve tanë se Xhamija e Hadum Ages ështe ndertuar me gurët e kishes që ishte aty.” Sa është kjo e vërtetë?

“Sipas regjistrimeve regjistrimeve të vitëve 1571 dhe 1591 regjioni Verilindor i Sanxhakut të Dukaxhinit , ose sipa emrit të dhënë  në shek.XVI-të , regjioni i Hasit  ishte tërësisht i banuar nga shqiptarët . Regjioni i Hasit ishte i ndarë në tri nahije:  Nahija e Rudinës (Gjakova e sotme dhe fashtrat e saja në jug), Nahija e e Domeshtiçit (fshatrat në mes Gjakovës së sotme dhe Prizrenit) si dhe Nahija e Pashtrikut ( fshatrat në lindje dhe në perëndim të malit Pashtrik).Kjo mbyllet me faktin që ngjajshëm me banorët  e regjioneve malore të Shqipërisë Veriore edhe banorët e këtyre tri nahijeve kishin emrat tipik Shqiptarë: Gjin, Gjon, Gac, Bac, Kol, Gjec, Doda, Prend, Biba, Nue, Dida, Shtepan, Vata,( Burimi: http://archive.is/tr44YThe albanians in Kosova through the centuries, by S.Pulaha – www.ezboard.com )

Të analizojmë : regjistrimi ,edhe i vitit 1591 këtë lokalitet e shënonte si Rudinë , kurse Xhamia e Hadumit u ndërtua në vitët 1594-1595 ; dhe që nga atëherë humbi çdo gjurmë e Rudinës .( Rudinë;Shesh i gjerë me bar të njomë në mal; lëndinë. Rudinat e bjeshkëve. Kullotin nëpër rudina ) Dashtas apo jo, të sillet ndërmend  se a mos ishte diçka shumë e rëndësishme në tokat e Rudinës që duhej të zhbëhej ? Pse humbi emri i Rudinës ? Si lindi Jakova ? Por edhe një gjë , perderisa te sqarojmë fatin e Rudinës ; Jakova rrjedhë nga emri  i Jakov Vulajt   ,pra Jakovaj  e më  vonë Jakova  e kurrësesi nuk ka të bëj  me kompozimin Jak+ova (ova ,turqisht fushat ) . Por me rëndësi është ,se a e dinte Jakovi (shkurtimisht Jaku) se Rudina  do të emrohet sipas tij  më vonë ? Pse duhej humbur gjurmët?

Duke u nisur nga stili i ndërtimit të jashtëm , madhësisë së tempullit vetvetiu lind pyetja se a mos ishte ndonjë objekt tjetër aty , mu aty ku Hadum Aga vendosi të ndërtonte xhaminë e tij. A mos u rrënua ai objekt tërësisht , apo a mos u adaptua për nevoja dhe qëllime të Hadum Agës. Hadum Aga kishte lindur në fshatin Guskë ,afër Gjakovës.

Në librin e cekur më lartë të Selami Pulahës ceket : Ndikimi i Antroponomisë Sllave në këto anë ishte shumë i vogël. Ndryshimet në mes të banorëve me antroponomi  shqiptare dhe antroponomi sllavo -(ortodokse fxh)jane të pa besushme të mëdha.Prej  2507 krerëve shtëpimbajtës  të cilat ishin të krishterë , 1768 kishin emër  katolik Shqiptar, 648 emra të përzier katolik shqiptaro-sllav (ortodoks ,shkizmatik fxh) dhe vetëm 96 ishin e emër  sllav(shkizmatik fxh): Banorët musliman me emër shqiptarë ishin 492 . Po ata ortodoksët (shkizmatikët ) si flisnin , a mos flitnin shqip ? Sigurisht që po.

Ne Gjakovë ,pra në qytet duhet te kryhen kërkime arkeologjike duke u nisur nga të dhënat apo hartat qe mund te jene ne arikivat e Vatikanit. Manstriri i Deçanit ?, por atje nuk ka interes. A e imagjinoni një vend ku jane zhvilluar pjesë te rëndësishme të historisë europiane që ende te mos dihet asgjë se çfarë ka nentoka. Enigma e pa zgjidhur kurrë është vendi ku është ndërtuar objekti i parë i  fabrikës së tekstilit ”Emin Duraku” , (Vektaria ) në Gjakovë. Flitet por s ´ka guxuar të publikohet se aty ishte gjetur një shkritore e vjetër metalesh qe duhej të ketë datuar nga Kultura e Vinçës. Ishin kohërat tjera atëherë ,vitet e 50- ta shekullit të kaluar. Pra jemi në një kohë që duhet të punohet në këtë drejtim dhe të gjëndet e vërteta e Rudinës.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Fahri Xharra, pse humbi ky emër? Si lindi Gjakova, Rudina

Monolog dhimbjesh, dashurie, malli e proteste….

February 18, 2014 by dgreca

Esse-analizë e vëllimit me poezi, “Dhimbjes i rrinë të vogëla këpucët e heshtjes” e Poetit e Publicistit -Vasil Tabaku)/

Shkruar nga Raimonda MOISIU/

 Poeti dhe publicisti i njohur, Vasil Tabaku i prezantohet audiencës së lexuesve dhe botës shqiptare, si një ndër  autorët mjaft interesantë e mbreselënës i dhjetra vëllimeve në të treja gjinitë; poezi, prozë dhe publicistikë, ndërkohë është  autor i mijra editorialeve gazetareske, esse, analiza dhe opinione social- ekonomike- politike e kulturore. Dhe kjo nuk erdhi krejt rastësisht, por as e papritur. Ato janë dëshmi e prirjeve të shpirtit letrar-artistik, psikikes e filozofikes, aftësisë dhe kredencialeve të identitetit krijues të tij. Në një nga ato ditët e nxehta të korrikut, 2013, isha në Tiranë, kur  në celularin tim u shfaq numuri i poetit e publicistit  Vasil Tabaku. Deri atë cast njiheshim nëpërmjet eksperiencës krijuese si dy miq e kolegë virtualë në rrjetet sociale. E lamë të pinim kafe në qendër të Tiranës, te Bar – Kafe “Europa”, mjedis i njohur ky, ku mblidhen e  takohen intelektualë, shkrimtarë, poetë e gazetarë, kafe e biseda “për qejf të poezisë e  të letërsisë”. Ishte një  ditë e këndshme dhe impresionuese mes kolegësh. Por edhe dicka më shumë! Vasili më dhuroi dy libra të tij, -romanin “Baleti i drerit të plagosur” dhe vëllimin me poezi “ Dhimbjes i rrinë të vogëla, këpucët e heshtjes”. Poezinë e poetit Tabaku e njoh mirë për harmonizimin e bukur, zhvillimit të identitetit të pjekur poetik dhe  gjetjes poetike brenda detajit artistik, kujdesit estetik e filozofik,  tonit qytetar e intelektual dhe vargjeve lirike, c’ka ai deklamon atë që askush nuk e mendon, imagjinon dhe të paparashikueshmen. Poezia e poetit Tabaku  deklamon më shumë se fjalët që reflektohen në  tekstin melodioz muzikor të një kënge. Ne dëgjojmë përmes tingujve  muzikorë të ndryshëm notat e shpirtit tradicional e klasik, por  poetët nuk janë pinjollë të muzikës, ata janë  njerës të talentuar që krijojnë vargje falë dhuntisë dhe imagjinatës poetike të tyre. Si poezia dhe  muzika të ngjallin emocione se i këndohet, jetës,  dashurisë e dhimbjes,-asaj njerëzores. Argumenti është sekondar,  finishi  poetik i vargjeve është primar. Fjalët dhe veprat janë mënyrat indiferente të energjisë hyjnore e njerëzore, ku fjalët janë vepra dhe veprat  në një farë mënyre janë fjalët. Nëpërmjet metaforës poezia prodhon afërinë mes detajeve jetësore e njerëzore, filozofike e artistike, që kurrë nuk i kemi menduar më parë se ato do të mund të bashkëjetojnë të veshura me artin e fjalës së bukur. Teksa lexoj poezitë e vëllimit “Dhimbjes i rrinë të vogëla këpucët e heshtjes”, mendoj se poeti Tabaku nuk është një poet “ i famshëm”, por ai është një poet i mrekullueshëm dhe njeri i jashtëzakonshëm. Ky fakt është shumë më e rëndësishme e domethënës  për mua, se sa pyetjes që mund të lindë,  se a po shkruaj për dikë të njohur…?! Ky vëllim poetik reflekton personalitetin e maturuar poetik të  autorit, që  është i dallueshëm për qartësitë dhe  skepticizmin e tij ndaj realitetit e përvojave jetësore, kur koha duket sikur mbaron. Karakteristikat e tjera të stilit të tij poetik plot ajër dhe liri, janë forma të strukturuara të hapjes  me botën shpirtërore, psikiken e humanen, tërheqjes drejt momentit poetik  nga njëra anë dhe ndaj jetës në anën tjetër, imazhin e simbolit të dhimbjes e harmonisë, dashurisë dhe përjetimit shpirtëror, dhembshurinë, heshtjen dhe  pikëllimin, vetëdijen e mosvetëdijen, pranë e larg. Të gjithë takohemi në këtë jetë jo thjesht për mirë apo për keq, por  në marrëdhëniet me njerëzit gjithsecili prej nesh, pret  një përgjigje sa herë ka pyetje  në  “fushëbetejën”-e  jetesës e mbijetesës.

 

Stili poetik  e poetit Vasil Tabaku,  është dyvalenca  e ekzistencës njerëzore.

 

Vëllimin  poetik autori nuk e ka ndarë në kapituj, por ndërsa shfleton atë dhe  lexon poezitë kupton se është  cikël poetik i plotë alegorik, inteligjent dhe ambicioz. Autori me mjeshtëri letraro – artistike e filozofike prezanton kontrastet e dy aspekteve të personalitetit të tij poetik; 1-nga njëra anë  vargje entusiaste ku brenda realitetit human është njeriu, me kompleksitetin e larminë e ndjenjave e emocioneve, të strukturuara këto  me  imtësira psiko-analitike dhe metaforike:

“Thesari i vetëm që kemi/është puthja…/Meteorin e këputur të kokës së kaprollit/mban në duar/ /kërkon të mbështetesh/tek një përqafim.”(poezia “Realitete”,f.51).

Poeti përkufizon pikëpamje komplekse dhe intensitetin simbolist  njerëzor me simbolikën  e lidhjes të fortë të  lirisë së shpirtit, gjëndjes emocionale të natyrës njerëzore, si pozitive ashtu edhe  negative, dhëmbshurisë e etjes për të dhuruar  e marrë dashuri.

“Dhimbja vesh këpucët e heshtjes,/mbi rrugën e kafshuar,/nga hapat e varfërisë,/supet e mi,/janë frymëmarrja e detit ,/me hënën,/nga zambakët e bardhë./Duart/kanë/humbur ndjesinë e prekjes./Pëllumbat e gjinjve fërfëritës/qajnë/nga mungesa e dashurisë.”,(poezia “Shpërbërje”f.53).

–  2-nga ana tjetër të vërtetën e pamëshirshme me mall e brengë, melankoli e heshtje, trishtim e gëzim, vargje   që motivojnë luftën për jetën dhe përmirësimin e të kundërtave në hapësirën e dimensionit njerëzor dhe stalagitet e shpërbërjes në hapësirën e boshtë të farsave sociale, në dritën e gjërave të shkruara në heshtje nga mendja e dhimbja,  monologon sinqerisht dhe emocion poetik  dhimbjen e dashurinë njerëzore, dhe arrin në përfundimin se poezia e poetit Tabaku është dyvalenca  e ekzistencës njerëzore.

  “Ne ishim bashkë/ kisha pirë vesën e syve të bukur/kisha puthur lulet/zjarri ishte derdhur brenda meje/si shkrepëtimë rrufesh…/Kisha ndjerë ftohtë/kisha ngrirë përpara syve,/statuja e dhimbjes sime/kishte mbetur memece/.(poezia “Sytë e bukur”f.170)

Poeti Vasil Tabaku në këto vargje ka saktësi lirike, sinqeritet e ciltërsi të  drejtëpërdrejtë të ndjenjës e shpirtit poetik. Përzgjedhjet e figurave letrare janë   jashtëzakonisht të goditura e të zbuluara, të lakmuesheme dhe i pavëndshëm ndaj energjisë simbolike. Autori me termat – “sytë e bukur, puthja, zjarri, shkrepëtima, ftohtë, ngrirë, dhimbje, rrufesh,  memece”, terma që  nënkuptojnë – dashuri, besnikëri, durim, kurajo dhe ka  argumentuar vecorinë për të monologuar me lexuesin me  forcën krijuese artistike e filozofike të dala nga shtrati i ndjenjave të fuqishme. Poezi të tilla si “Ajkuna qan Homerin”, “Dashuri e dashuruar”, “Krizë”,  “Me c’dhimbje të dua”, “Puthja e zambakëve”, “Etyd”, Të ndezësh zjarre”, etj, janë ndërtuar me vargje lirike  që dramatizojnë kontrastet mes jetës, artit dhe krijesave natyrore përreth, dashurinë e dhimbjen ndaj paqëndrueshmërisë së natyrës, këndvështrime lirike origjinale e të arrira, psikikja dhe përjetimi shpirtëror që demonstrohen nëpërmjet  artit e forcës së fjalës  artistike e filozofike, -magjia e artit në të përditshmen. Poeti demonstron  mjeshtërisht dualitetin; me brengë e trishtim, gjuhë të figurshme e letrare për vashën e heroin lirik në kohë e hapësirë, sikundër;  “Ajkuna fshin lotët e derdhur për Homerin/vetëtimat/ka varur në qafë/Me yjet si gurë të cmuar”, dhe emërton  përshkallëzimin e  intensitetit të tyre me epitete, krahasime e metafora, nën vëzhgimin e hollë e të vëmendshëm të personazheve,  temperamentet e emocioneve individuale, të gjallë e të paharrueshme. Vetëdija e poetit Tabaku monologon me lotët e gurët e cmuar, të  Ajkunës që fshin lotët për Homerin –një vajtim ky, që ka muzën dhe perëndinë e saj brenda mjedisit elegjik e poetik.

“Prej kënge është bërë edhe zemra ime/Po shpirti eh shpirti/Qënka një humnerë/shpresë e dhimbjeje…/Ku bisqe drite/Ushqehen me frymën time/Me dashurinë dhe puthjen/me zjarrin e thinjur e ëndrrat.”(poezia “Me c’dhimbje të dua”).

Ndjeshmëria e nevoja e poetit për të zbuluar shtigje e gjetje poetike, mediton e monologon, i ngroh  brenda shpirtit të tij që është zjarr nga ndjenja e dashurisë, poeti identifikon tensionin qëndror të subjekt/objektit, tërheqjen e tyre drejt artit të fjalës nga njëra anë dhe ndaj jetës nga ana tjetër, mision për të transmetuar filozofinë e jetës, dhimbjes e dashurisë njerëzore.

“Me emrat e Mujit e Halilit/Me vajin madhështor të Ajkunës/një qarje,/Që rrëqeth planetët dhe njerëzit/Me qumështin mitik të zanave/Dhe pluhurin qiellor/të kreshnikëve…./Bota/ Ka shtangur/Dëgjon këngët hyjnore/Nga gurrat e zërave të aedëve popullor.”(poezia “Eposi shqiptar” (f.129).

Kjo është poezi –baladë me temë historie me mendim, sqimë e klasike. Ka edhe të tjera poezi të tilla baladike, elegjike, historike dhe  sonetë. Por zgjodha këtë se më tërhoqi vëmendjen si krijim i individualitetit të vecantë dhe  përmasat artistike e filozofike. Paraqitja e heronjve me emrat e tyre, nuk se është prirje e rastësishme për poetin Tabaku, por është aftësia krijuese tij, koeficenti artisik me koeficentin filozofik që kristalizojnë dhe evokojnë historinë, heronjtë, traditën, krenarinë, dashurinë dhe  përcohet thelbi i përjetësisë të vetëdijes e kujtesës njerëzore e historike, të vërtetën e kumtuar nga dialektika e kreshnikëve  me qumështin mitik të zanave. Poezia e poetit dhe e publicistit Vasil Tabaku ka ritëm funksional, metafora lehtësisht të kuptueshme, të cilat të fusin në teleskopin poetik, zbulojnë prirjet  e mesazhit të tij pozitiv që nxisin vetëdijen njerëzore, meditimet, intimitetin, shqetësimin e poetit, tematika të vecanta me tendencën e vargut tradicional, estetik e bashkëkohor,  tematika që përcaktojnë biografinë kolektive të vetvetes e brezit që jeton e i përket. Kemi poezi lirike që i dedikohen atdhedashurisë, si; “Të puth Shqipëria ime”,(f.10), “Brenga e Mërgimtarit”(f.11), “Vështrim mbi Tiranë”(f.156), “ Realitete shqiptare”,(f.180), “Luaj dramën time”( f.172), etj,

dhe semantika e ideve të tyre,  është dashuria, historia, ndjenjat patriotike, krenaria, guximi  për të thënë të vërtetën e realitetit gri, të veshura këto me ngjyra gazmore e  të dhimbëshme, shpirtërores e psikikes,  dhimbjes e mallit, vuajtjes e  sakrificës, mungesën e njerëzve, shpresës e spekulimet mbi njerëzoren, pesimizmin dhe optimizmin, shpirtin intelektual, qytetar e  protestues, për të thënë të vërtetën, ëndrrën e ndaluar dhe ëndrrën e së ardhmes. Kemi poezi me ton qytetar, social  e intelektual, ku shpaloset aspekti human i poetit, sikundër; “Gjëra të trishta”(f.146), “Kthim te e vërteta”(f.128), “Reale” (f.124), “Fundi” (f.129), “Arratisje” (f.127), etj.

Është  një mision i tërë me konvecione të goditura artistike e filozofike, që poeti Tabaku  penetron  në dramën cinike e tragjedi të ngurtësuara; “Shqipëri/dhimbje e dimërt/e shpirtit tim/Dimërzuar dimërisht/hesht/në cep të shekullit të ri./Nëpër zërin tim/rrokullisen gurë/si tragjedi të ngurtësuara nën një qiell klithmash.”

Në këto vargje ndjejmë  nervozitetin, stresin, virtuozitetin dhe kujdesin human,  si thirrje e ankthit të kohës së mbarsur nga  stereotipet e kontrasteve të mëdha, farsave sociale dhe bujarinë njerëzore. Me inteligjencë, grintë ironie, poeti  monologon raportin shpirtëror intim me atë që është shpallur botërisht; e varfëra me të pasurën, të vërtetën e të pavërtetën, e anashkaluara me gjërat që janë në skenën e jetës, vlerën e antivlerën, zotin, ankthin, grotesken e sarkazmën, qytetaren dhe intelektualen, realitetin e hidhur dhe shpresën e pashpresë, me vitalitetin e pushtetin e habitshëm moral, social e politik të tyre  -mes të bukurës e së përditshmes njerëzore.

“Hap qiellin/kërko/sytë e humbur të të verbërit…/duart e mija/janë mbushur/me shi lotësh…/I verbëri/vërtitet brenda natës së vet/gishtat /I digjen/nga copëzat e thyera të dritës.”(poezi “Dhimbje qielli”,(f.92).

 Në këteë poezi kemi imazhin e dukshëm. Hija e copëzave të thyera të dritës ndaj hijes së errësirës në sytë e të verbërit, mbulon plotësisht imazhet e tjera, që dëshmojnë sfidën në kohë e hapësirë të imponuara vetvetiu me  vizionin ekspresionist poetik. Poeti e ka formuar këndvështrimin e tij poetik me anë të rrënjës së ideve, figurave retorike dhe metafizike, prirje kjo drejt qasjes të intimitetit personal e kolektiv, ku poeti edhe ne  të gjithë banorët në tokë e qiell, por pak prej nesh guxojnë apo ta përshkruajnë atë me ngrohtësi, sic bën autori Tabaku. Poeti shpengon dhe shpëton veten nga heshtja e syve të të verbërit, një heshtje që i ngjan dhimbjes qiell…vdekjes….

Poeti dhe Publicisti Vasil Tabaku përmes krijimit letrar artistik e filozofikes, përmes grintës poetike të imagjinatës,  lirikes, psikikes e shpirtërores, në vëllimin poetik “Dhimbjes i rrinë të vogëla këpucët e heshtjes”, i dalë nga shtëpia botuese “Ada”,  na ka dhënë mjeshtërisht monlogun e dhimbjes, dashurisë mallit e protestës – me besimin dhe aftësinë e shpirtit krijues, qytetar, intelektual e njerëzor, jo vetëm ngjall emocione e mbresa të jashtëzakonëshme për audiencën e lexuesve e dashamirësve të poezisë, por  përcon edhe mesazhin botës, që  të mendoje më ndryshe, i jep optimizëm e shpresë se e ardhmja ekziston e i përket jetës e dashurisë njerëzore

Raimonda MOISIU

Hartford CT USA

Shkurt 2014

 

Filed Under: ESSE Tagged With: analize, esse, Raimonda Moisiu, Vasil Tabaku

Ish kryeministri Sali Berisha kerkon rrezimin e bustit te kryeministrit Edi Rama

February 18, 2014 by dgreca

Proteste, me 20 Shkurt te gjithe se bashku ne sheshin Skenderbej!/

Ne faqen e tij te facebook-ut ish kryeministri Berisha u ben thirrje shqiptareve qe te mos mungojne ne protesten e 20 Shkurtit sepse ka dhe nje bust per te rrezuar, dhe ky sipas ish kryeministrit, eshte kryeministri actual Edi Rama. Ja mesazhi i plote:
Te dashur miq, kete foto e mora nga nje faqe e te rinjve qe me padurim po presin 20 shkurtin, diten e protestes me te fuqishme popullore kunder Edvin Kristaq Rames. Kunder neobllokmenit, qe ne shembullin e eterve hoxhist qe permbysem 23 vjet me pare, mashtroi shqiptaret dhe boten. Per te grabitur votat ai u zotua per 300 mije vende pune, sherbim shendetesor falas, mosprishje te banesave pa leje dhe legalizime falas, ulje te taksave dhe te çmimeve per ushqime dhe energji, rend dhe siguri por qe ne 4 muaj, nuk ka krijuar as edhe nje vend pune dhe ka shkaterruar dhjetera mijera vende pune, ka rritur te gjitha çmimet dhe taksat per 100% te qytetareve, gjobit pa te drejte çdo dite dhjetera mijera qytetare, hedh ne ere shtepi dhe ndertime me leje, vendos monopolet e rrethit te tij familjar.
Te gjithe ne proteste per te shnderruar pranveren qe vjen ne pranveren e demokracise qe meritojme! sb

Filed Under: Featured Tagged With: #di Rama, 29 Shkurti, Busti, Sali berisha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4852
  • 4853
  • 4854
  • 4855
  • 4856
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT