• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Soçi 2014, Udheheq Gjermania

February 14, 2014 by dgreca

Gjermania vazhdon t’I udheheqin Lorat Olimpike diemrore qe po zhvillohen ne Soci. Shtetet e Bashkuara te Amerikes vijojne qe te jene ne vendin e katert, duke patur shume afersi me vendin e trte, Kanadane. Tabloja e medaljeve ne Lojrat Olimpike ne Soçi pas dites se 7-te dhe 44 garave te zhvilluara deri te premten eshte:

ar argj. bronz total

Gjermania 7 2 1 10

Zvicra 5 1 1 7

Kanada 4 5 2 11

SHBA  4 3 6 13

Norvegji 4 3 6 13

Holande 4 3 5 12

Bjellorusi 3 0 1 4

Rusi 2 5 5 12

Kine 2 2 0 4

France 2 0 2 4

Poloni 2 0 0 2

Austri 1 4 0 5

 

Filed Under: Featured Tagged With: Soci 2014, udheheq Gjermania

Shën Valentini në Opera

February 14, 2014 by dgreca

Nga Besi Londo/TIRANË.Shën Valentini ka sjellë në skenën e Universitetit të Arteve në Tiranë disa prej kryeveprave operistike të kompozitorëve me famë botërore të cilat kanë si libret historitë e dashurisë, të përjetësuara me personazhe të njohura si Violeta, Alfredo, Toska, Rozina,..

Koncerti simfonik “Shën Valentini në Opera”, nën dirigjimin e Lorenzo Turchi-Floris, i ofroi te premten ne mbremje publikut kryeqytetas pjesët më të famshme të autorëve klasik si, Rossini, Verdi, Puccini, Mozart, Lehar, etj. Koncerti u shoqërua nga baritoni Armando Lika, soprano Anila Gjermeni dhe tenori italian, David Sotgiu. Publiku duartrokiti ariet e operave te njohura si, “Berberi i Seviljes”, “Traviata”, “Toska”, “Turando”, etj.
Dirigjenti Lorenzo Turchi – Floris, i cili erdhi në Shqipëri për të drejtuar orkestrën e RTSH-së, në të njëjtën kohë është edhe pianist e kompozitor. Ai u formua së pari në Itali dhe pastaj në Rusi, ku perfeksionoi njohuritë e tij për piano në Rachmaninov Musical Institute.Nga viti 1998 Maestro Turchi – Floris është drejtor muzike i Choeur et Orchestre Symphonique du Mont-Blanc dhe nga viti 2008 drejton Musicfor International, përmes së cilit shumë aktivitete të tij muzikore ia kushton mbështetjes dhe zhvillimit të muzikës në vendet në zhvillim. Maestro ftohet rregullisht si solist dhe dirigjent nga orkestrat prestigjoze si: tilla Orchestre Symphonique du Mont-Blanc (Francë), i Musici Estensi (Itali), St Laurent KammerOrchester (Gjermani), Sarajevo National Orchestra (Bosnia Herzegovina).

I ftuar në këtë koncert ishte dhe tenori David Sotgiu i lindur në Perugia, ku edhe u diplomua në oboe pranë Konservatorit Francesco Morlacchi. Ai ka studiuar më pas kanto me Sesto Bruscantini, Renato Bruson, Raina Kavaibanska, Luciano Pavarotti dhe Mirella Freni. Në 2002 ishte ndër fituesit e sezonit të 56-të Konkursit të Komunitetit Evropian për të Rinjtë Këngëtarë Lirkë të Teatro Lirico Sperimentale Adriano Belli të Spoleto-s. Nga 2003 deri më sot ka performuar në shumë skena të teatrove evropiane. /k.sh/

 

Filed Under: Featured Tagged With: ne Operan e Akademise, se Arteve, Shen Valentini

ZOTI FLAUBERT, JAM UNĖ!

February 14, 2014 by dgreca

Nga Orhan Pamuk /

Nė pjesėn e fundit tė udhėtimit tė tij nė Orient, Flaubert, pasi ka vizituar Egjiptin, Palestinėn, Libanin dhe Sirinė, mbėrriti nė Stamboll nė tetor 1850, i shoqėruar nga miku i tij Maxime Du Camp. Dy miqtė kishin udhėtuar tashmė sė bashku, duke shkruar pėrvojat e tyre, dhe e kishin ndjerė veten mjaft mirė.
Du Camp ishte njė mik i vėrtetė, me prejardhje nga njė familje e mirė, paksa snob, por i besueshėm dhe i dashuruar pas letėrsisė dhe arteve. Gjatė udhėtimit tė tyre, Flaubert ishte i zėnė me problemet e veta, me tė ardhmen dhe hallet e tij. Si hall, bėhet fjalė sidomos pėr vuajtjet qė ia shkaktonte sifilizi, marrė nė Bejrut. Pėrveē sifilizit, vetė udhėtimi, qė zgjaste prej mė shumė se njė viti, e kishte ēuar Flaubertin nė buzė tė rraskapitjes. Flokėt i binin, dhėmbėt gjithashtu; ai dėshironte tani tė kthehej nė shtėpinė e vet, tek nėna e tij, dhe tek jeta e tij nė Rouen.
Dhe Flaubert i shkruan nėnės sė vet kėto fjalė qė vetė unė ia pėrsėrisja vetes me zė tė ulėt, duke u pėrpjekur t’i besoj, ndėrsa ende nuk i kisha kapur tė tridhjetat: “Aq mė bėn pėr botėn, pėr tė ardhmen, pėr thashethemet, pėr njė organizėm ēfarėdo, madje dhe pėr famėn letrare, qė dikur mė ka bėrė tė kaloj net tė tėra pa gjumė duke e ėndėrruar”.
Nė fund tė viteve 1970, ndėrsa jetoja vetėm me nėnėn time nė Stamboll dhe mundohesha tė botoj romanin tim tė parė, tė sapopėrfunduar, mė kujtohet tė jem pėrpjekur tė gjej hotel Justiniano, nė Galata, ku Flaubert ndenji dhe shkroi kėto fjalė mė 1850. Pėrpiqesha ta merrja pėr model, njėlloj siē ai vetė kishte bėrė me “njerėzit e tij tė mėdhenj”. Sepse nėse njė prej parimeve tė etikės letrare moderniste qė Flaubert formulon nė kėtė letėr tė famshme, me njė qetėsi pothuaj instinktive, ėshtė nevoja pėr t’u mbajtur mėnjanė jetės borgjeze dhe mashtrimeve tė saj, tjetri parim ėshtė njėjėsimi me autorėt e mėdhenj, tė cilėt kanė ditur ta zbatojnė me sinqeritet kėtė parim pothuaj tė shenjtė.
Shkrimtari duhet tė mbahet mėnjanė jetės, t’u ikė tė gjitha institucioneve, shtetit, tėrė jetės sė tij tė rėndomtė familjare, ta vėshtrojė arritjen dhe lavdinė letrare me dyshim. Ja parimet absolute tė misionit tė kėtij kleriku tė ri shekullar, dhe tė tėrė moralit letrar modernist. Shkrimtari i ri qė pėrgatitet pėr njė jetė letrare tė vėshtirė dhe kėrkuese duhet tė ketė njė besim tė ēiltėr nė kėtė parim tė shenjtė modernist dhe tė dijė, nėse suksesi vonohet (dhe nganjėherė nuk arrin kurrė), tė mos dorėzohet dhe tė lėshojė krahėt, por tė ecė pėrpara, duke u kėnaqur me pak, mbi udhėn qė ka zgjedhur, me besimin tek shkrimi.
Unė ngulmoj nė mendimin se ky moral modernist shkrimi ėshtė njė vlerė nė tė cilėn tė gjithė shkrimtarėt kanė besuar, dhe se ata duhet ta nderojnė nėse duan tė mbahen nė kėmbė pėrballė kthimit tė letėrsisė nė tregti.
Pėrveē suksesit tė vetė veprave tė tij, njė nga arritjet e mėdha tė Flaubertit ėshtė se ai ka mundur tė jetojė nė pėrputhje me kėtė moral qė ai e ka zgjedhur pėr veten e tij qė nė moshėn njėzet e nėntė vjeē.
Kur i lexoja kėto letra, nė vitet 1970, mendoja edhe unė, njėlloj si Flaubert, qė do tė ishte e mundur tė mbahesha mėnjanė jetės, sukseseve tė lehta, shoqėrisė dhe tė fuqishmėve.
Nga ky kėndvėshtrim, Flaubert ishte pėr mua njė shenjtor, po aq sa dhe njė vetmitar: ē’ėshtė e vėrteta, i pari ndėr tė gjithė ata vetmitarė tė letėrsisė moderne qė iu kanė kthyer shpinėn jetės dhe sukseseve sipėrfaqėsore. Joyce, Proust, Kafka, Pessoa, Walter Benjamin dhe Borges bėjnė pjesė nė zanafillėn time.
Lidhja ime pas kėtyre autorėve e merr burimin e vet sa nė mospranimin nga ata tė suksesit tė lehtė, aq dhe nė krijimet e tyre letrare dhe nė horizontet e reja qė ata kanė shpallur duke kėrkuar ta vėnė botėn nė fjalė. Dhe unė mendoj gjithmonė se, nė vendet jo-perėndimore nė veēanti, ku kultura moderne e romanit dhe e letėrsisė, dhe zakoni i tė lexuarit, nuk janė tė rrėnjosur, shkrimtarėt duhet tė marrin shembull, pėr tė qėndruar dhe zgjatur nė kohė, mbi ekzistenca si ajo e Flaubert dhe tė njėjėsohen me kėto modele tė shenjta.
Por kėto kėrkesa pėrmbajnė gjithashtu ca rreziqe, mbi tė cilat do tė doja tė flas tani, tridhjetė vjet mė pas. Para sė gjithash, mėnyra me tė cilėn ne e jetojmė lidhjen qė na bashkon me shkrimtarėt vetmitarė arrin lehtėsisht t’u bashkohet, nė kulturat tradicionale tė vendeve jo-perėndimore, formave dhe shprehjeve tė admirimit, tė nderimit dhe tė adhurimit qė iu kushtohen shenjtorėve dhe vetmitarėve tė mirėfilltė. Kėshtu ka qenė jetuar dhe sjellė nė Turqi modernizmi letrar. Njėlloj siē lexonin historinė vetjake tė Kafkės disa prej kėtyre shkrimtarėve, unė lexoja jetėn e Flaubert, dhjetė vjet mė pas, njėlloj sikur tė ishte njė jetė shenjtori nė traditėn e madhe sufi.
Njė nga pasojat e paparashikuara tė kėsaj etike moderniste tė letėrsisė, dhe tė kėtij tipi pėrkushtimi, ėshtė shtytja pėr t’i vlerėsuar shkrimtarėt nė varėsi tė jetės sė tyre, dhe jo tė librave tė tyre. Tė gjithė lexuesit kanė njė dėshirė tė fshehtė dhe tė pėrbashkėt: qė autori tė cilin ata e admirojnė tė ketė njė jetė pa sukses, fatkeqe, dhe tė shqetėsuar. Nė vitet 1960 dhe 1970, nė Turqi, sa mė shumė qė poetėt shkruanin poema tė kuptueshme dhe tė vlerėsuara nga tė gjithė, aq mė pak ishin tė respektuar.
Rrugėt e vendeve tė vogla tė rangut tė dytė, ku letėrsia nuk shitet, ku gazetat dhe televizionet nuk iu lėnė asnjė vend njerėzve tė letrave, janė tė mbushura pėrplot me poetė dhe shkrimtarė tė pacėnuar nė etikėn e tyre moderniste tė cilėt lėvdohen nga fakti qė librat e tyre nuk shiten dhe nuk pėrmenden nėpėr gazeta.
Problemi themelor qė unė shoh nė pėrqafimin e kėsaj etike letrare, dhe suksesi qė ajo takon gjithandej, qysh nga shprehja e saj nga Flaubert, midis njohėsve, nė Stamboll apo nė qendra tė tjera letrare jashtė Perėndimit, ėshtė qė edhe njėqind vjet mė pas, letėrsia vazhdonte tė ishte e shikuar si e destinuar vetėm pėr ca tė zgjedhur.

Mjaft shkrimtarė, nė njė ēast tė jetės sė tyre, kanė dėshiruar njėlloj si unė, “tė jenė Flaubert”. Mirėpo, pėr mendimin tim, midis shkrimtarėve qė dėshirojnė “tė jenė Flaubert”, ekzistojnė dy prirje kryesore, dhe unė do ta pėrmbledh, duke e thjeshtuar, kėtė dallim i cili nxjerr nė pah dy veēori themelore tė artit tė romanit.
Kategoria e parė e flaubertianėve janė admiruesit e zemėrimit tė veēantė dhe tė zėrit tė nxehur qė e veēorizon Flaubertin. Dua tė flas pėr kėtė zemėrim, herė ironik, herė tė tepruar, qė zgjuarsia e tij e bėnte tė gjėmonte kundėr banalitetit, rėndomėsisė sė jetės borgjeze, sipėrfaqėsisė dhe marrėzisė sė saj. Kjo ironi, e gjithėpranishme nė letėrshkėmbimin e tij, merr pėr shenjė marrėzinė njerėzore dhe sidomos atė borgjeze, dhe e nxjerr forcėn e saj nga zgjuarsia e Flaubert, por dhe nga talenti i tij tejet i veēantė prej parodisti. Nė shekullin e XX-tė, admiruesit e Flaubert, sidomos shkrimtarėt e rinj, i kanė dhėnė njė rėndėsi tė madhe imitimit tė kėsaj ironie, pėrvetėsimit tė kėtij toni shpirtėror, shfaqjes sė kėsaj maske cinike.
Kur lexojmė Lolita tė Nabokovit, prapa thumbave tė drejtuar ndaj ca tipareve tė dukshme tė American way of life, ndihet njė ndjeshmėri flaubertiani. Por nėse kjo ironi ėshtė e vetmja forcė e kėtij romani, pėrciptėsia dhe cinizmi kanė bėrė shpejt qė tė kthehen nė pėrēmim, nė pėrbuzje kundrejt jetės sė njerėzve mesatarė, jo fort tė kėnduar, apo kultura e tė cilėve ėshtė e ndryshme, zakonet e tė cilėve shquhen nga tė tonat dhe vuajnė nga krahasimi. Ėshtė me vend pra qė tė merren parasysh kėto ēėshtje, tė cilat futen tek etika, pėr tė kuptuar mėnyrėn me tė cilėn modernizmi evropian ėshtė pritur nė vendet joperėndimore.
Megjithatė, edhe pse nė zemėrim dhe tėrė ironi, Flaubert nuk ishte njė autor pėrēmues. Ai ka shpikur njė gjuhė e cila e lejon atė tė vėzhgojė nga mė afėr, nė brendėsi tė romanit, personazhet e tij, kėto qenie aq tė ndryshme nga ai. Pėr t’iu qasur nga mė pranė mendimeve tė personazheve tė tij, dhe botės sė tyre tė brendshme, Flaubert kishte zhvilluar njė teknikė dhe njė zė rrėfimor tė veēantė.
Ky zė, kjo teknikė rrėfimi, qė qe imituar mė pas, fillimisht nė Francė, pastaj nė mbarė botėn, dhe qė specialistėt e Flaubert dinė ta vlerėsojnė mė mirė se lexuesit e tij, ėshtė quajtur “stil i tėrthortė i lirė”. Kjo mėnyrė, qė ai nuk e shpiki vetė por e zhvilloi mė tej, qėndron nė mosndarjen e mendimeve tė personazheve nga mjedisi dhe ngjarjet rrethuese qė janė familjare pėr ta. Ky “stil i tėrthortė i lirė” ka pasur njė ndikim tė madh nė mjaft vende jo-perėndimore si Turqia, ku arti i romanit dhe gjuha rrėfimore moderne janė zhvilluar, zbatuar dhe vlerėsuar vetėm pas epokės sė Flaubert.
Flauberti qė unė dua dhe admiroj, ai me tė cilin njėjėsohem, ėshtė ky shkrimtar i dytė, ky autor i madh qė ka ditur tė shpikė udhė tė reja pėr tė mbėrritur, nė kornizat dhe dekoret e gjera tė romanit, por nganjėherė dhe nė pak fjalė, deri nė zemėr tė personazheve tė tij. Dhe vetėm njė shkrimtar i aftė pėr kėtė kuptim, pėr kėtė dashuri tė thellė kundrejt personazheve tė cilėn e kėrkon arti i romanit, mund tė shpallte: Zonja Bovary, jam unė!
Por Flauberti ironik dhe cingėrritės pėr tė cilin fola pak mė lart nuk ėshtė kurrė aq larg Flaubertit sentimental. Dhe pėr njė lexues qė e do Flaubertin, nuk ėshtė aspak e vėshtirė pėr ta pėrfytyruar atė si dy gjysma tė sė njėjtės zemėr. Dhe sa pėr mua, unė kam dashur gjithmonė, njėlloj si dhe mjaft shkrimtarė tė tjerė, tė njėjėsohem njėkohėsisht me shkrimtarin nė zemėrim, tejet tė nxehur kundėr njerėzimit, dhe me atė qė, duke ushqyer njė dashuri tė tillė pėr tė ngjashmit e tij, i kupton mė mirė se kushdo. Nė atė pikė qė sa herė e rilexoj, e dėgjoj veten duke thėnė : Zoti Flaubert, jam unė!
(Nga frėngjishtja: U. Nerguti, publikuar nė Jeta e Re, Prishtinė)

Filed Under: Kulture Tagged With: jam une, Orhan Pamuk, U Nerguti, Zoti Flauber

Mes perlave të ëndrrës…

February 14, 2014 by dgreca

Mes  perlave të ëndrrës…/

Nga Kiara Taormina/

Kiara Taormina (Chiara Taormina) lindi në Palermo në vitin 1973 ku dhe aktualisht banon. E apasionuar pas artit dhe kulturës orientale merret edhe me krijimtari letrare, si p.sh me poezinë haiku. Ka marrë çmime dhe është dalluar në shumë konkurse letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka qënë finaliste në konkurse të ndryshme. Poezitë dhe tregimet e saj janë botuar në antologji dhe revista letrare. Ka botuar përmbledhje me poezi Zëri i mbrëmjes në vitin 2002, Kamyja dhe tempulli i diellit në vitin 2013.

1

Hëna tek dritarja
përhap
një dritë të bardhë
mes perlave
të ëndrrës
davaritet hija
e dimrit
dora jote
mes barit të argjendtë
që valëvitet në erë
si borën i tret
lotët
që tash në mbrëmje
me valët e tyre i spërkat
kopshtet e padukshëm.

2

Thuprat e holla

të përvëluara

prej nostalgjisë

përkulen

nën qiellin

e vjeshtës.

Drita dhe hije

shpërthejnë

me harresë

në qetësinë

e një nate

që s’ka të mbaruar.

3

Zvarritet horizonti

mes shkëlqimit të ditës

dhe humnerës së errët

të natës.

Pëluhuri

i hidhur dhe i vetmuar

shkëlqen mbi tavolinën

që pret letrat

prej myku dhe braktisjeje.

Pikëlon pika

ngrohtësie të djegura

me hënën e plotë

që i fut në korniza

fushat e gjera.

Rrezet e dritës dhe mëngjesi janë

lotët e së nesërmes.

 

4

Kthehet lindja

në kujtimet e njelmëta

me të bardhë zbukuruar

me tingullin

e zerave pa kohë

që plasariten

mes tapeteve

dhe dritareve të hapura nga e shkuara.

E shoh fytyrën e të huajit

të më bëhet familjare

me bardhësinë e saposhfaqur

të harmonisë.

E shoh rrugën e ngushtë

ta ftojë keqardhjen time

thelbin e fundit të vëllazërimit

t’ia zbutë ndryshimet.

 

5

Rripa shpresash

janë fantazma në perëndim.

Rënoja të lashta që

joshin nota

në qytetet e së shkuarës.

Pleqtë kujtojnë

Tek shihen në pasqyra

me rrecka të pahijshme.

Mendojnë për rojet

e dyerve.

Fytyra të gurta

që përgjojnë

të ardhmen.

Përktheu Arjan Th. Kallço

Janar – Shkurt 2014

Filed Under: Featured Tagged With: Kiara Taormina, mes perlave

“NËNTË KAFETË E GJUMIT” SKLLAVNOR!

February 14, 2014 by dgreca

Mbi ofshàmën e ndaluar dhe kulturën e mohimit/

Nga Rexhep KASUMAJ/ Berlin/

“Dhjetë kafe gjumë kanë zbritur në këtë botë, nëntë i kanë pirë robërit dhe një të vetme të mbetur – gjithë bota tjetër”. Kështu shkruan Talmudi i mirë, duke i bërë, ashtu, pikturën më të saktë tipologjisë së gjithmonshme robnore. Këtë evokim të artë do ta mendoja si pararendje të pyetjes fundore: deri ku mund të greminoset fashitja, pritja bestyte dhe fatpajtimi me të keqen që ka, tashmë, shenjën nacionale? Më parë se konkludimi i prerë, fillimisht e pashmangshme ngjan pyetja tjetër: ka ngelur liria veçse një gëzhojë? Pa esencën lëngësore të saj? Pa mishin e butë të jetës dhe pa shpirtin e përkorë të krijimit?

     1.

Në ngarendje pas emblemës së re të demokratizmës, ideologë, aparatçikë e retorë të komunizmit janë rezervuar qyshkur si referenca e zezë e çnjerëzisë: pa ndjesinë e kultivuar humane e, ndër popujt që ishin kundërvullnetshëm pjesë perandorish, dhe pa fillesën etnike të tyre! Por konteksti i kohës sikur rrah, jo ta justifikojë, por ta shpjegojë ngrehën e hemisferës së kuqe në arenën e madhe të botës. Ishte, së paku në hapsirën e palirë arbënore, monarkia shfarosëse serbiane, dhe më pas, ariozofia përtrollisëse që i dhanë asaj frymëzim, krah dhe legjitimitet  gjysmëshekullor. Pastaj ajo, si dihet, rezultoi krejt natyrshëm në disfatë dhe sprovë dështake të historisë. Porse zezona e saj, veç formulës ekonomike stanjative, pati gjithësesi dhe kundërthënjën dialektike në përqasje ndaj nacionit, në një anë dhe njeriut, në anën tjetër. Ai, ideologjizanti e praktikanti komunist (shpesh dhe figura të denja kombi) mund ta kenë dashur, sipas mënyrës së tyre, krijesën e vet amtare. Fundja, komunizmi asnjëherë (anipse proklamohej një edukatë e tillë) nuk e përjashtonte afeksionin nacionalist. Por ishte, njëkohësisht, revanshi i dogmës fatkeqe që përthante esencën sublime të tij. Përse? Sepse, tashmë në rrafshin e dytë, vriste e shuante njeriun brënda bashkëkombësit të admiruar kot. Madje kjo vrasje, për shkak të mosligjërimit të mendimit opozitar, shpesh nuk ishte vetëm dhunësi shpirtërore e morale, por mbaronte në represalje fizike: burgje e kampe, internime e likuidime që gjunjëzonin fare popuj të gjendur në skeptrin e tiranisë. Ndaj, si mund të ishte kjo dashuri e paqme dhe e vërtetë? A mund ti shpallej kombit një dashuri e zjarrtë, ndërsa prishen pjestarët e tij? Ajo, abstrakte e shpifarake, përfundonte në levë lajthitëse që duhej të krijonte imazhin e rremë altruist dhe të shplante trurin e përpunuar të “njeriut të ri”!

Rëndesa e saj ishte ende më e përgjakur atje ku, si në trojet e Shqipërisë së jashtme, shtypja ideologjike kishte dhe një instancë tjetër ndajshtimore: okupimin e egër serbian, të cilit ajo i shërbente si veglëri komplementare në ngasjen, gati testamentale për ta arkivuar çështjen e nëpërkëmbur shqiptare. Por as sistemet e mëpasme, si ky i demokracisë parlamentare që trumpetohet më i afërti me natyrën e njeriut, nuk është i fundmi dhe as përkryer. Nuk është ende shelbimi i tij. Dhe pasardhësi i Papës së zhgënjyer Gjon Pali, Françesku reformator, do të shpallte në Encyklikën e parë, vlerësimin proverbial: “Kapitalizmi vret”! Me sa duket, në rendin e përtashëm ndëshkimor, nuk mund të etablohet assesi një sistem i harmonisë absolute toksore. Po kjo është një temë tjetër dhe, ndoshta, një luks për ata që ende përpeliten për ringjitje nga pluhnaja harrestare e kohës.

2.

Po tani ç’ndodh?

Përse kjo shmagjepsje me indipendencën, votën e tregun e lirë dhe gjenin vetiak? Ku nis krusma e saj? Armiku qindvjeçarë, përbetimi i jashtëm, vonesa objektive e ardhjes në tryezën e popujve të arrirë?

Këta përcaktues, sigurisht, nuk janë hipotetikë.  Janë të gjallë e të frigshëm. Por a mbaron këtu tabela e shkaqeve të shmagjepsjes tragjike? A janë shqiptarët, më saktë paria e përzgjedhur sovranisht, krejt dorëjashtë në fatkeqësinë e vet? Aspak! Përkundrazi!

Dhe është gjithësesi vulgu aristotelian (“Demokracia rrezikon të shndërrohet shpesh në sundim vulgu”, thoshte ai para mijëra vjetësh) që është fronësuar e sundon qenërisht, arsyeja pse ndokujt do ti shpëtojë padashje një ofshamë tek kujton “kohën e vjetër të ikur”, që më ka rastisur ta dëgjoj të shprehur në sintagmën dridhmuese: “Kur e kishim keq, jetonim më mirë!”. Ç’është e drejta, nostalgjia për kohën e bukur që s’vjen më, është një kurth i vjetër. Njeriu përherë kujton me mall rininë e humbur. Në zemër fshehet njeriu, e jo në kokë, pohonte që moti Schopenhauer. Dhe bukuria e saj, herr kujtesën në vitet e vona për ta stolisur vetëm me çastet dritësore të saj. Pra, e bukura herake që kujtohet mallëngjyeshëm nuk është gjithmonë e kohës së ikur, por e rinisë së bjerrur. Megjithatë ajo “ psherëtima përmalluese”, mbërthen, mjerisht, dhe postulatin tjetër antinomik: “atë të jetesës së mirë në kohën e keqe”! Dhe kjo është dhimbja e saj. Një dhimbje që, si do thotë Niçe, e varrosur për së gjalli ngrihej sërish pasi kishte dremitur pak! Helmi i frymës do t’kje veçse një mit i lashtë sikur t’mos kishte aftësinë e përhapjes së heshtur e ngulmëtare. Ajo tejçon rrathët e saj përtej “ofshàmësit” të mekur, atje ku nis rropama e breznisë së re republikane. Madje, e mëkuar faktorësh pëprlindës, kërcënon të marrë dhe konturat e doktrinës. Të doktrinës së pritjes. Të pritjes së një kohe të dytë të korbave…

Si përhihet kjo rrëzomë e ligë dhe ku zanafillon ajo? Si thamë, komplotet dhe armiqtë, nuk mjaftojnë për ta zbërthyer nyjën e saj. E, pra, as për ta përligjur atë! Përgjigjen, me sa duket, pa hyrë në labirinthet e lodhshme të stërhollimeve teorike, do t’na e japë i lashti burrështetar, Hamurabi madhnor. Para rreth 3500 vjetësh, u drejtohej ai sundtarëve me këshillën e përsosur: “Qeveriseni mirë popullin, se, ndryshe, çdo invazion të huaj do ta presë e përjetojë si çlirim”! Ndoshta, pra, andej vjen e ngjizet  kjo ofshàmë pikëlluese, loja dhe goditja më idhnake e ironisë së jetës! Të jesh i ndaluar e të ëndërrosh, të jesh i segreguar e të rezistosh, të jesh i kolonizuar e të luftosh flijueshëm për lirinë – dhe pastaj, së mbrami, në duar të mbash vetëm gërdhàjën e saj: të ngrënë e duhmosur nga pinjojt bastardhë, nga Edipët e shkërdhyer dhe nga Judat e shumtë si krimbat, që i pijnë gjakun t’ëmes së vet? Ah, një rrëzomë e papërballueshme në mnerin e saj dhe një çekulibrim që prek themelet e qenies kolektive.

Por terrina nxinë mëtej. Pasvështrimi s’ka si t’mos tërheq mbi vete cilësorin komod të trathtisë nga arkivi i higjienës kombdashëse. Mbase ajo dhe duket se fqinjëron me të. Po kush është, njëmend, fabrikuesi e, njëkohësisht, manipuluesi pervers i ndjeshmërisë dhe lojës diskredituese të saj? “Pësherëtitësi” i këputur si gjethi vjeshtak? Apo titullarët e harbuar të entitetit shkurtabiq? Nëse patriotizmi i vjetër etnik i moteve bizantine i ka lëshuar vëndin patriotizmit kushtetues për mëkëmbjen e një shoqërie të lirë, të përparuar dhe egalitare, aherë, legjitimisht, dhe ekuivalencën e kundërt negative – trathtinë e dikurshme etnike, do ta ketë spostuar lënda e re e saj: trathtia kushtetuese si një përceptim posesiv i pronave dhe ardhmërisë së landit të epërm shqiptar. E, për pasojë, ndërsa tek humbamanët e “ofshàmës” ilegale ajo shfaqet vetishëm, pa vullnetin a mendimin e bluar – tek shtetshaluesit e ndërkryer krejt e ndryshmja ndodh: si dijekeqësa meskinë, ata prijnë përherë me gërmadhë morali a qëllim ultësor. A nuk janë këta të dytët vetë, e askush tjetër, mbëltuesit dhe kultivatorët, rojat e autorët e “psherëtimës” mpakëse? Që këtej, pesha e fajit, zymtor e i përzitshëm, rëndon i gjithi mbi ta, mbi kalorësit e tregtizës provinciale politike. Gjëndja e makthit, kjo pengmbetje në hiret e së shkuarës, nuk është një mëkat i rezervuar i viktimës së pafat. Plebësit që shkumojnë të hipur salloneve, janë, prandaj, farkuesit e përbuzshëm të saj dhe, deduktivisht, trathtarët e vërtetë të idesë dhe çështjes së frenuar kombëtare.

3.

Rjedhimisht, shpirti i njeriut të vogël zhbiron e përballet dy udhësh shtegdalëse nga apatia përmbytëse: arratia nga realiteti apo aktivizmi qëndrestarë. Vite të tëra i refuzuar nga bota, ai kishte bërë dorëzimin pranë të parës, arratisë, që do ta shndërronte ngadalë në theror të përpjekjes për tu çliruar e realizuar në botën kujtimore: thërriste dromcat e saj të stisura, të shformuara e të sedefta, që rrekeshin të thurnin një kuazi-jetë paralele imagjinare, në mbrojtje fiktive nga padurueshmëria e jetës reale në kalvarin e mbijetesës.

Ishte mësuar të bënte qëndresë jetike, solidarësi nëvojtare e kryengritje përflakëse. Por, i tillë dhe në flatra mirëbesimi entuziast, ai tani ka humbur orientimin. S’di si t’ja bëj me të vetët. Ata e shpërdorin mjeshtërisht mungesën e kulturës politike të lirisë dhe pritjen e tij lapidare që Republika e re të marrë këmbë njëherë. Dhe pikërisht ky shpërdorim i abstenimit a shpërqëndrimit social të “ofshàmësit” të sfilitur e, sidomos i fisnikërisë atdhetare të pritjes, me njëlloj niçeanizmi primitiv, e bën klasën e guvernantëve të tij, më të poshtrën në Europë.

Athua i ka ardhur fundi mashtrimit dhe rrjeshtimit të vjetër – vetëm kundër serbit, këtij fatprerësi të përjetshëm të shqiptarëve? Dhe a janë pirë, tashmë, të nëntë kafetë e gjumit robnor?

Mbase, tradicionalisht, nuk ishte etabluar kultura e revoltës europiane të mohimit, sepse, thjeshtë, ajo është produkt e bashkërritet me shtetin kombëtar, i cili poashtu mungonte për mijëra vjet. Ndërkaq tani, për të qenë sërish e askundshme, do të merakosej sistemi  veshtar i kriptodespotisë: me shantazhimin trembës të shumicës ose korruptimin shpirtshitës të pakicës.

Ndaj, ç’lidhje strukturale ka, rëndom, mes varfërisë dhe ideologjisë? E gëzon, vallë, skamnori komoditetin e rrjeshtimeve partiake në revanin e tyre pushtetmarrës? Apo të vajtjes pas një beteje sindikale, të dyshimtë e lojalizuar, të ndehur e mbivëzhguar? Apo të ndjekë atllarë të vetëçertifikuar kombi në ankthet e tyre për lavdinë? Përgjigja është, mjerisht, negative. Ekzistenca i prinë prore identitetit. E assesi e kundërta. Ky është kodi hyjnor i këtejbotshëm. Për rrjedhojë logjike, ngurrimi përnxitet nga frika e humbjes së statusit të varfërisë. Humbje të statusit të varfërisë? E çuditshme? Në dukje mbase, por kjo s’është aspak e tillë. Sepse humbja e saj çon në një stadium tjetër ende më poshtërënës të rrokullimës: në atë të urisë kronike kur jeta merr kuptim vetëm nga të qënit gjallë. E njësojtë me vdekjen!..

Varfnjaku a ùntaku, për të qenë pjesë e lëvizjes përmbystare të mohimit, kërkojnë tjetër levë e kauzë: kërkojnë një trup popullor të primë dijes e moralit të burrave të mirë dhe prej tyre vetë. Jashtë dorëzave e maskave të partive a ideologjive të kompromituara që janë vetë promotori i keqrrnesës së tyre. Çdo epokë ka resurset, idealet dhe heronjtë e vet. Historia e një populli nuk është tjetër, veçse biografia e njerëzve të tij të mëdhenj!

4.

Dhe tash kur duket se shqiptarët (e lëvizjes protestore rektoriale), kanë bërë tutje në leksionet e lirinxënjes – nga ariozofë miturakë a kombtaristë të ribërë me afat skadence, dezhurojnë nofkat për varietetin racor (që predikojnë dëlirësinë e gjakut), për udbashizmin e posashpluar (që s’e kishim ditur kaq total, gati mbarëpopullor) dhe për komunizmin famkeq (po kush ka tagër etik ta dënojë atë, kur pothuajse të gjithë kjenë të tillë?!), tek hidhen si çelës i zbardhjes magjike të rrënjës së  keqësisë. Të nyjëtuar me uniformitetin vezullues, si nxënës të rryer të bolshevizmës, janë veç këta – vulgokratët me armatën e milicëve dhe sigurimsave parashtetërorë, pëshpëritësve e denoncuesëve, neostambollitëve e levantinëve, skribomanëve e kurvomanëve, polpotistëve e qefinlënursëve, që i mbajnë në jetë reminishencat dhe, kësaj udhe, përftimin e vakët, lajthitshëm të vakët të “ofshàmës ilegale”, për “ditët kur ishte keq, e jetohej më mirë”, të kësaj ftome aq të trishtme në sythimin e brishtë të lirisë!

Mirëpo sado dredharakë e ndërskëmbëcorë të jenë – është Hamurabi i pavdekshëm që i kap n’flagrancë dhe nxjerr në pah fytyrat e tyre shëmtane. Pushtetarët e këtij miljeu, që sipas urdhërit të species, përçmojnë dijen e urtinë, nuk denjojnë ta shohin aksiomën e tij. Le ta ndjekin aherë vuajtësit e tyre me hovin kreativ: jo për të mirëpritur invazorë, por për të kallur e rrëzuar përdhè të kësokohëshmit inkuizitorë!..

 

Filed Under: ESSE Tagged With: nente kafete e gjumit, Rexhep Kasumaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4864
  • 4865
  • 4866
  • 4867
  • 4868
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT