• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Koha për zbërthimin e krimit edhe në Kosovë

February 2, 2014 by dgreca

Nga Gani Qarri/

Frika dhe pasiguria, gjithmonë kanë qenë shkaktare të moszbardhjes së krimeve kudo. Ndaj,që në kohën e fashizmit,vetëm një shkrimtar i madh si Thomas Mann, mundi të shprehte qëndrimin e tij kundërshtues ndaj kësaj ideologjie të rrezikshme në Italinë e atyre viteve. Madje ai këtë e bëri në njërën nga novelat e tij më të njohura si “Mario dhe magjistari”duke marrë si shembull personazhin e tij kryesor, të njohur si magjistari Çipola, i cili ishte në gjendje të magjepste gjithë publikun. Në këtë mënyrë i referohej Duçes, apo udhëheqësit të fashizmit i cili njëjtë si magjistari, me aftësitë e tij hipnotizuese, përmes një ideje të sëmurë si fashizmi, qe në gjendje të vejë një popull të tërë në gjumë dhe ti besoj atij verbërisht për disa vite me radhë.

Edhe shqiptarët, pas një ankthi dhe frike të pa fund,të cilët ka kohë që të lënë përshtypjen e një opinioni të lodhur e të molisur deri në përulje,sidomos në Kosovë, pas zbulimit të një bande vrastare në Shqipëri dhe vizitën e dy mysafirëve UDB-ist, në emisionin Rubikon të Kohavizionit,bëjnë sikur janë zgjuar dhe atë shumë zhurmshëm nga dremitja e kamotshme, duke nxjerr në plan të parë çështjen e spiunëve, me të cilët shqiptarët që sa kohë bëjnë gjumë të rehatshëm “martesor”, duke u kënaqur me vellon e tyre të zbukuruar artificialisht, pa vrarë ndërgjegjen se kush ishin dhe çfarë bënë ata në të vërtetë deri dje.

Me “zbërthimet” e fundit, ka shpërthyer një arenë debatesh nga shumë njerëz, shpeshherë kontradiktore dhe me protagonistë të pa pajtuar asnjëherë ndërmjet veti,nga fakti se shumë kush mund ta ketë mizën nën kapuç dhe tani frikësohen nga rënia e makijazhit të vjetërsuar të ndërtuar artificialisht,por që mund të çirren keq me hapjen e gojës së ish sigurimsave, të cilët mund të dinë shumëçka për pjesën e “mbuluar” të stafit të UDB-s.

Madje këtë e vërteton për gazetën Expres edhe ish gazetari shqiptar Agim Mehmeti, tash e pesë vjet bashkëpunëtor i komisionit shtetëror për lustracion në qeverinë e FYROM-it, i cili duke u nisur vetëm nga dosjet që kanë kaluar përmes duarve të tij, deklaron se Kosova edhe sikur t’i kishte dosjet, nuk do të ishte në gjendje që t’i hapte, sa të ndjeshme janë ato sot.

Ky fakt besoj se flet shumë për popullin tonë dhe dëshmon edhe njëherë më tepër për krejt shqiptarët e mashtruar, se në të gjitha majat e udhëheqësisë shtetërore e institucionale, ka aq shumë bashkëpunëtor të UDB-s, sa askush nga ne,nuk do ta ketë marr me mend, deri më tani.

Kështu edhe mund të vetëkuptohet arsyeja e vërtetë se pse bëhet kaq shumë zhurmë kundër spiunëve të njohur nga  spiunët ende të “fshehtë”, ngase ata sigurisht nuk duan të “zbardhen” për publikun edhe emrat e tyre të katranosur,të cilët mundën të siguronin për vete mbulesa të “bardha” fallso, duke menduar se do të mbeten përjetë të panjohur dhe të pa prekshëm nga zhveshja e maskave që ia ndërtuan artificialisht vetes.

Në këtë yrysh përpjekjesh “vullnetare” për ta mjegulluar sa më tepër opinionin publik me njohurit e tyre “të sigurta” nuk janë të pakët edhe “sqarues” “legjendar”e të gjithëdijshëm” të cilët,për vite të tëra- më tepër janë bërë përrallë duke e ngarkuar së tepërmi me gjithfarë “shtrembërimesh” bagazhin e madh të dëshpërimeve të popullit shqiptar, dhe rënduar shqetësimet e njerëzve të prekur nga fatkeqësitë, të cilët me të drejtë prisnin dhe shpresonin në sqarime të njëmendta, nga bashkëkombësit.

Kjo far e keqe,jo vetëm se ra papritur në këto troje por ajo bëri vend dhe uzurpoi edhe sofrën familjare në vatrat tona duke lënë mbresën e vajeve, gjëmave e dënesave, nga varfëria, plagët dhe vrasjet, jo gjithmonë me arsye bindëse,por ndoshta edhe për inate personale, “kapuçin e tyre të gjatë” apo edhe lavdinë e madhe që ata donin ti thurnin vetvetes duke ecur mbi gjakun shqiptar.

Ndaj, nëse dy-tre veta u deklaruan se dinë diçka për spiunazhin dhe argatët e Serbisë në Qeveri, Polici, FSK, Universitet e Parlament, kjo nuk do të thotë apriori se dëshmia e tyre është për tu hedhur pa asnjë studim, edhe nëse deklaratat e tyre për momentin nuk kanë forcën e të ngriturit padi,por që mund të shërbejnë si shtytje për nisjen e një hetimi të mirëfilltë ndaj të gjithë atyre që dyshohen për çfarëdo lloj krimi në këto hapësira.

Sepse,sado që thëniet e spiunëve nxijnë aq rëndë mbi kujtesën e shqiptarëve si ndonjë dorëshkrim i frikshëm mbi aktet tmerruese të tragjedive të zhvilluara para, gjatë dhe pas lufte mbi ta, nga ajo sa ne pamë në emisionin Rubikon, UDB-istët, flisnin qartë dhe nuk ndjeheshin aq të përgjumur sa të mos u besohet asgjë. Madje, fjalët që thanë ishin të kuptueshme dhe pa asnjë hamendje,ndaj nga kjo del se në thëniet e tyre diçka serioze ekziston dhe ata dinë jo pak, për ato që flasin.

Shprehjet e përdorura nuk ishin metafora të thëna përçartë as përgjumshëm, por ishin fjalë të cilat mund të qojnë në shtjellimin e  fijes së lëmshit të krimeve të pa zbardhura deri më tani, të cilat për fatkeqësinë tonë të cilës ende nuk po i shihet fundi, mund të jenë edhe një e vërtetë e hidhur,me të cilën populli ynë duhet të ballafaqohet, sado e madhe dhe e rëndë që të jetë ajo për ne….

Ndaj, të gjithë ata që e ndjejnë veten të pastër dhe të pa ngarkuar me gjynahe ndaj popullit të vet,nuk kanë pse të ndjehen kaq të prekur dhe të sulmojnë autorët me kaq nervozizëm të pashembullt, para se të hulumtohen rastet. Drejtësia guxon ti marrë seriozisht dhe shkas për nisjen e hetimeve thëniet e tyre, deri në zbardhjen e fakteve,të cilat do ta nxirrnin të vërtetën në shesh, ngase këta tek e fundit janë njerëz të një shërbimi sekret,për të cilin ju vet na keni “bindur” se nuk mbante “rrogëtar” dosido.

Nisja e hetimeve duhet të bëhet edhe për shkakun se tanimë është koha për zbërthimin e të panjohurave edhe në Kosovë, duke marrë shembull edhe suksesin më të freskët kundër krimit të organizuar në Shqipëri, ku mu personi i cili qoi në kapjen e “bandës së bombave” me inicialet N.Gj. më kot kishte provuar të paraqiste rastin e vrasjeve në policinë e Durrësit që me 17 Janar 2014,

Madje,për aq më keq,ai në vend se të mirëpritej e ndihmohej, fatkeqësisht ishte trajtuar si i çmendur duke mos u marrë seriozisht as paralajmërimi i tij për tragjedinë pasuese që do të ndodhte,ndaj vetëm 6 ditë më vonë, më 23 Janar 2014, u vra edhe një shqiptar i suksesshëm me emrin Xhemal Çela, duke u hedhë në erë me tritol nga po ajo bandë të cilën N.Gj. donte ta bënte të njohur për policinë e cila e refuzoi kallëzimin e tij.

Kështu që dëshpërimi me organet e rendit,e  le të shpresojmë se edhe dëshira për shpëtimin e  jetës së personave të tjerë të cilët ai i dinte se ishin në listën e likuidimit,detyruan dëshmitarin që kallëzimin e tij ta bënte të njohur para “Gazetës shqiptare” dhe “News 24”, të cilin më pas do ta ftonin edhe në polica, rast ky që u kthye në fat për shpëtimin e një biznesmenit tjetër shqiptar, vrasja e të cilit ishte caktuar të kryhej më  25 Janar të vitit 2014.

Ndaj, nuk thuhet më kot se rasti është mbret i ngjarjeve, përndryshe pa këtë rast dhe mundimin e këtij dëshmitari, kushedi se sa jetëra njerëzish do të kishin përfunduar në prita me vrasje e tritol dhe nëse do të hetohej ndonjëherë, kush e di se kur dhe pas sa kohe do të ishte zbuluar ky grup kaq i rrezikshëm.

Madje, N.Gj, apo njeriu që qoi në kapjen e bandës së likuidimeve serike në Shqipëri, pas pranimit të pjesëmarrjes së tij në aktet e kryera dhe rrëfimit mbi krimet, si furnizues me tritol i të dyshuarit për vrasje me pagesë Julian Sinanaj,para gjykatës vendore nuk kishte kërkuar të pamundurën dhe asgjë më shumë sesa sigurinë e pjesëtarëve të familjes së tij, nga porositësit e vrasjeve të cilët ende ndodhen jashtë grilave.

Raste të ngjashme me siguri ka pasur shumë, kudo në trojet tona, por mjerisht njëjtë si në Shqipëri edhe Në Kosovë,ka polic që hanë në të dy krahët si puna e shoferit të biznesmenit Ilir Karçini,i cili nuk qenka polic- do si do, por mbaka edhe pozitë të lartë në policinë e Durrësit, ndaj ai duke qenë i njohur me rrjedhën e ngjarjeve, qëllimisht paska refuzua pranimin e dëshmitarit madje e paska trajtuar atë edhe si të çmendur,duke shtyrë qëllimshëm kohën e marrjes së dëshmisë, derisa të realizohej porosia për vrasjen e konkurrentit të ish shefit të tij të cilit i kishte shërbyer si shofer.

Kështu që e përsëris, se secili shqiptar beson se jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë ka shumë njerëz të cilët mund të jenë penduar për veprat e tyre, siç ka ndodhë në disa raste, të cilët janë të gatshëm të denoncojnë edhe tani krimet dhe bashkëveprimtarët, por nga droja e bashkëpunëtorëve të krimit brenda policisë, mospërfillja dhe dëshpërimi për mosofrim të sigurisë për bashkëfamiljarët, i bënë ata të ndihen të pasigurt dhe të frikësuar ndaj edhe janë tërhequr nga kallëzimet edhe pse mund të dinë e njoftojnë për shumë raste të pazbuluara.

Vetë fakti se edhe i penduari i rastit të fundit në Shqipëri, nuk është pranuar që në momentin kur ai është lajmëruar në polici për të paraqitur aktivitetin kriminal, të një prej bandave më të rrezikshme e cila për vite të tëra, paska operuar pa asnjë problem në tri qytetet kryesore të vendit, si në Vlorë, Durrës dhe Tiranë, gjë që vetëm pak dit më vonë ka quar edhe në një vrasje makabre e cila mund të evitohej dhe shpëtohej jeta e një njeriu të suksesshëm shqiptar, tregon se edhe në strukturat shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës,ka zyrtar të involvuar thellë në krim, të cilët me vetëdije ndihmojnë tragjeditë që u ndodhin shqiptarëve të të gjitha trojeve tona, në dy dekadat e fundit të ashtuquajtura të demokracisë.

Ndaj,jo vetëm se deklaratat e mysafirëve të “Rubikonit” duhet trajtuar me kujdes dhe hulumtuar seriozisht, qofshin ato edhe anekdota të përgatitura mirë  dhe me profesionalitetin e UDB-s, por nuk duhet hezituar që të ftohen në ndihmë edhe specialist të jashtëm,për  gjetjen e vërtetësisë,si dhe me një kampanjë të organizuar publike,të  inkurajohen të gjithë personat e mundshëm për lajmërimin e rasteve që dinë dhe ofrimin e dëshmive që mund të kenë ata mbi krimet në vendin e tyre, ku pas shumë dështimeve të njëpasnjëshme në sistemin e kalbur të drejtësisë kosovare, edhe pëshpëritjet nën zë, janë kthyer në ankth dhe akte dyshimi, të cilat nga pasiguria e madhe që mbretëron sot, tërheqin vëmendjen e secilit. Ndaj është koha më e përshtatshme për zbërthimin sa më parë të spiunëve dhe bandave edhe në Kosovë, pa marr parasysh pozitat e tyre,institucionin dhe “thirrjet” që ata “posedojnë”.

(Gani Qarri /  Cyrih, 2 Shkurt 2014)

 

Filed Under: Analiza Tagged With: edhe ne Kosove, Gani Qarri, Koha per zbarthimin e krimit

PASI TË KEMI BËRË SHTET ATËHERË MERREMI ME NACIONALIZMIN

February 2, 2014 by dgreca

TË QENIT NË MËRGIM TË OFRON NJË ARMË TË FORTË, SEPSE ATËHERE VENDIN KU U LINDE E VAJTON DHE GJYKON MË OBJEKTIVISHT/-thotë peoti dhe mërgimtari elbasanas me qendirm në Holandë Rezart Paluqi/

Nga Sokol DEMAKU/

 Tematika ime është njeriu i ndodhur përballë pesë pushteteve: natyrës, vdekjes, politikës, fesë dhe dashurisë…  Duhet frenuar urgjentisht nacionalizmi artificial skënderbean. Fillohet me atdhedashurinë përpara. Mbasi të kemi bërë shtet atëherë mund të merremi me nacionalizëm. Shqipëria do dalë nga balta tridhjetëshekullore vetëm nëse të keqen e kërkon tek trupi i saj, ose vetëreflektim siç quhet ndryshe dhe jo siç bëri diktatori, duke e kërkuar atë gjithmonë jasht zemrës shqiptare. Evropa duhet konsideruar jo si një çek i bardhë, por një gozhdë ku është varur pasqyra shqiptare, (e cila për momentin edhe thyer copë e çikë) të cilët duke e parë veten e tyre lakuriq në të, do të zbulojnë dhe rifitojnë vetëbesimin e humbur. Trupi dhe dheu flori, dheu pjellor, detërat tanë që na pollën janë të evropianizuar.

Një prezantim të shkurtër.

Kam lindur në Elbasan ku edhe kam jetuar deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Im atë ka punuar në një fabrikë elbasanase, nëna, elektriçiste në kombinatin metalurgjik. Kam një motër dhe një vëlla.

I lindur në qytetin Elbasanit, ku edhe kaluat rinin tuaj, çfarë mundë të na thoni për atë kohë për vendlindjen tuaj?

Rinia ime është karakterizuar nga një varfëri tipike të asaj kohe, e ngjyrosur me nostalgjinë dhe trishtimin e saj. Prindërit punonin me tre turne në fabrika, dhe çelësin e shtëpisë e mbaja në qafë. Argëtimet ishin të kufizuara. Shkoja ose të peshkoja në lumin e Shkumbinit, ose ndiqja ndonjë ndeshje futbolli dhe dy herë në muaj prindërit më dërgonin në këndin e vetëm të lojërave në atë kohë. Pjesën tjetër të kohës e kaloja në ullishtat e bukura të Elbasanit, ose duke lypur ndonjë karamele ose çumçakëz shoferëve daneze që importonin domate nga Elbasani.

Shkollimin fillore dh të mesëm keni bërë në qytetin tuaj të lindjes mund të na thuash më shumë për jetën tuaj në rini?

Sa i përket shkollës fillore, të vetmet kujtime që më kanë mbetur, janë betimi që bënim çdo mëngjes në oborrin e shkollës ndaj Partisë dhe xhaxhit Enver; rreptësia e mësuesit të vizatimit, i cili më tërhiqte veshët ngaqë sipas tij nuk kisha fare shije për të kombinuar ngjyrat si edhe dorën e rëndë të dentistes së shkollës. Shkollën e mesme m’u desh ta braktis për shkak të rrëzimit të diktaturës hoxhiste. Si i tërë brezi im, edhe mua më fshikulloi si i marrë me vete, tufani i emigracionit.

Ndërsa në lagje, mbaj mend shtëllungat e tymit të metalurgjisë, të cilat shpesh davaritenin aq ulët, saqë në panik kujtoja se kishin marrë flakë mbeturinat ose perdet e fqinjve të katit të parë.

Marëdhënia ime me bashkëmoshatarët ka qenë xhunglore. Bashkëmoshatari i katit të parë, ishte kapoja e lagjes, sepse në kampionatin e mundjes, boksit mashkullor, ai rradhitej i pari. Ndërsa unë u rendita i parafundit. Arrita të hedh tuç vetëm fqinjin të katit të dytë. Para tij sillesha si gangster, ndërsa përpara të tjerëve sillesha si një pulë e lagur. Më ofendonin ose shuplakonin kur të donin, ngaqë unë nuk reagoja ndaj agresivitetit të tyre. Dhuna dhe konfliktet trupore më dukeshin të panevojshme.

Emigrant në Greqi, kujtimet e juaja nga kjo kohë e rinisë suaj në punë me brezin e ri, një paralele mes punës si i ri në vendlindje dhe asaj në mërgim?

Kanë qenë vite të ngatërrueshme. Emigrova me një eufori erotike, pak a shumë indiane, kur evropianët i dhuruan atyre copa pasqyre. Por shkëlqimi i emigracionit në Greqi u zbeh shumë shpejt, sepse atëherë sic e dimë të gjithë emigracioni zyrtar ndalohej. Kufijtë grekë i kam kapërcyer shtatë herë duke udhëtuar çdo herë shtatë ditë, pra rreth pesëdhjetë ditë në këmbë për pak liri perëndimore. Megjithatë, edhe ky emigracion primitiv, pati bukurinë e tij. Duke qenë se unë kisha statusin e skllavit, grekët reflektuan shpesh dashuri prindërore, duke na ushqyer, gatuar në një tenxhere, prej ku hanin edhe fëmijtë e tyre. Sa më i madh ishte presioni policor grek, dhuna që ata ushtronin gjatë arrestimit në lagjet e fshatit, aq më shumë ata na mëshironin dhe afroheshin me ne. Kësaj epoke barbare i erdhi fundi në vitin 1997 kur edhe u legalizuam.

Ka qenë shumë e vështirë të kombinoja emigracionin klandestin me vendlindjen.

Mallëngjimi që kisha për Shqipërinë, shuhej fill mbas një jave që isha kthyer në Elbasan, sepse atëherë zgjohej ankthi: si do i kapërcej përsëri malet greke? A do më zënë ushtarët grekë apo jo? A do më hajë ujku, apo vrasë a grabisë ndonjë bandë shqiptare në malet greke apo jo? Dhe nëse arrij në fushën e punës, a do më arrestojë policia në bodrumet greke ku flinim apo jo?    Këto kujtime i kam hedhur në romanin tim të parë, autobiografik, titulluar: “Deti pa dallgë”

Pas Greqise emigrim i serishëm por kësaj radhe në Holandë, cfare ju shtyri në këtë?

Mbas vitit 1997, emigrova nga Maqedonia greke në ishullin grek të Mitilinit.          Atje zbulova një Greqi krejt tjetër, ca grekë naivë, shpirtmirë, por edhe të evropianizuar më shumë se sa athinasit, për shkak të kontakteve të tyre me turistët nga çdo anë e botës. Atje, u njohta me shumë holandezë, gjatë punësimit tim në një restaurant grek. Më bëri përshtypje të thellë thjeshtësia dhe inteligjenca e tyre e lartë. Thashë: do jetë kënaqësi të jetoj midis këtij populli. Dhe intuita ime nuk gaboi as edhe një grimë. Mund të them, se nëse dje holandezët kanë qenë kolonizatorët më të egër evropianë, sot janë sipas mendimit tim populli më demokratik në të gjithë botën.

Qysh kur keni filluar të merreni me shkrime, cilat janë shkrimet e juaja te para dhe ku i keni publikua në atë kohë ato?

 

Poezinë e parë e kam shkruar disi vonë, në vitin e tymtë, 1997, atëherë kur Shqipëria vlente më pak se një Arkë me pará. Prej andej erdhi edhe frymëzimi. Po në atë kohë kam botuar rregullisht në gazetën lokale të Elbasanit.    Kam qenë edhe korrespondenti i saj nga Greqia, ku mblidhja informacaione rreth proçesit të legalizimeve të lejeve të qëndrimit të shqiptarëve në Greqi. Disa prej poezive të mia të para, që i kam për zemër janë botuar në gazetat lokale të Mitilinit, ndërsa njëra është botuar në një ndër revistat më të njohura të asaj kohe, titulluar: Max.

Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë kohore. Cila është tema dhe motivi ne veprat e juaja?

Tematika ime është njeriu i ndodhur përballë pesë pushteteve: natyrës, vdekjes, politikës, fesë dhe dashurisë. Në çdo roman unë përpiqem që njeriu dhe pesë pushtetet e lartpërmendur të kalojnë relativisht paqësisht nëpërmjet të njëjte ure. Por edhe kur njeriu shpërthen në një konflikt me pesë pushtetet e përjetshme, atëherë përpiqem që ta sinjalizoj njeriun për rreziqet që i kanosen, duke krijuar personazhe që e japin shembullin e mirë se si ai mund të dalë nga ai konflikt me sa më pak plagë? Popujt unë i ëndërroj jo si qindra pemë që ndodhen larg njëra-tjetrës, por qindra gjethe të të njëjtës pemë. Ata, pra përpiqem t’i afroj sa më shumë nëpërmjet letërsisë, e cila për mua është një pemë e vetme universale.

Nga e merrni frymëzimin, çfarë është tema apo subjekti në veprat e juaja?

Frymëzimi im buron prej teatrit tragjik të jetës. E keqja gjuan vazhdimisht penallti, dhe e bukura e plagosur rëndë përpiqet të presë topin, që shpesh janë kokat e njerëzve të vrarë, ose shpirtërat e gjakosur të njerëzve. Duke qenë i vetëdijshëm për këtë ndeshje të pabarabartë, përpiqem të inkurajoj të bukurën, dritën e lirisë ta luftojë tëkeqen me vepra letrare, ku rolet ndryshojnë: e bukura gjuan më shumë penallti… Jam shkrimtar me prejardhje ballkanike, dhe dua që Ballkani të marrë përfundimisht lamtumirë nga dramat tragjike të grekëve të lashtë. Fatkeqësisht letërsia e sotme shqiptare e më gjërë, po i riprodhon ato me forcë, dhe kjo është fatale për fatin e dritës dhe lirisë njerëzore.

Evropa skandinave e arriti në një shkallë të lartë të arratiset nga rrethi vicioz i dramacitetit Eskilian. Shpresoj që t’u jap dorën ballkanasve për të dalë nga gropa e zezë, të cilën helenët e lashtë e letrarizuan tragjikisht e pafundësisht.

Tjetër burim frymëzimi është lufta ndaj monotonisë që mbizotëron kryesisht në vendet me mirëqënie të lartë, si në Holandë. Një poezi materialisht kushton pak bojë dhe një copë letër dhe një dialog disa-minutësh çdo ditë me vetveten ose natyrën përreth. Po kështu edhe lumturia e vërtetë: pak bukë, një copë djathë, një të puthur të sinqertë, dy palë çorape dhe një kuvertë për t’u mbuluar. Nëpërmjet shembujsh të tillë mund të smpraset monotonia njerëzore, e cila shpesh është më e dhimbshme se sa varfëria.

Ju keni botuar në shqip, çka ka botuar deri më tani Rezarti?

Në shqip kam botuar dy romane: “Deti pa dallgë “ dhe “Dallendyshet pa fole”. Në sirtar fle këtu e tre muaj romani im i tretë. Kam shkruar edhe mbi njëqind poezi në shqip. Sapo kam filluar romanin e katërt në shqip, të cilin do ja kushtoj genocidit çam.

Kur kemi te bëjmë me mërgimin, ju lutem një krahasim mes atij grek dhe holandez?

Grekët i konsiderojnë thellë në shpirt emigrantët is barbarë, ndërsa holandezët nuk i shohin vetëm si nevojë krahu pune por edhe pasurim i kulturës së tyre , sepse ata duan të mësojnë shumë prej kulturave të huaja. Grekët i shohin emigrantët si kërcënim të drejtpërdrejtë, nuk është e rastit që edhe fjala ksenofobi është greke. Holandezët dhe në përgjithësi ish vendet koloniale, kanë përfituar përvojë të madhe me popujt e huaj, ndërsa grekët kanë mbetur ende në guackën e tyre shekullore raciste, të cilën epoka bizantine e përforëcoi edhe më shumë.

Nëse punon fort, paguan taksat rregullisht dhe nuk merresh me krime, holandezi t’i hap të gjitha dyert. Ndërsa grekun e bën mik vetëm nëse çpersonalizohesh: hedh poshtë rrënjët e tuaja: fenë, emrin, gjuhën, kulturën. Nuk është e rastit që edhe kryetari i bashkisë së Rotterdamit është me prejardhje Marokene. Imagjinoni, sikur kryetari i bashkisë se Selanikut të ishte shqiptar?

Ju keni botuar edhe në Greqi, me cilat të përditshme keni bashkëpunuar?

Siç e thashë edhe më sipër, meqë mbas vitit 1997 emigrova ne Mitilini, shkrova rreth dyzet poezi në greqisht, disa prej tyre u botuan në disa revista greke dhe gazetat lokale. Më vonë, shkrova disa ese që trajtonin hallkat dhe problemet e bashkëjetesës shumëkulturore, të cilat u botuan në gazetën lokale, Dimokratis. Kam qenë bashkëpunëtor i kësaj gazete për disa vite, madje kryeredaktorin e gazetës, Jorgos Skufos, e kam pasur edhe mik të mirë. Ne besonim se grekët duhet të bënin një dallim midis emigrantëve nikoqirë dhe progresivë, dhe pakicës së emigrantëve kriminelë. Shpesh herë ai i bëri thirrje në gazetën e tij grekëve të distancohenin nga rracizmi gjithëpërfshirës.

Keni botua në greqisht apo në shqip?

Rreth botimeve të mia në greqisht dhe shqip fola më sipër. Dua të shtoj se qysh kur shkela këmbën në Holandë në vitin 2005, përvetësova në kohë rekord gjuhën holandeze, dhe fillova të shkruaj qysh atëherë poezi drejtpërdrejt në holandisht. Në vitin 2006 botova ciklin e parë me poezi në holandisht “Hoe smaken de tranen van jouw medemens”? (shqip: i ke pirë ndonjëherë lotët e fqinjit tënd?) Jam këtu e tetë vjet anëtar i klubit poetik të qytetit ku jetoj(i vetmi me prejardhje të huaj nga 14 anëtarët e tij) Marr pjesë rregullisht në aktivitetet poetike që organizon qyteti por edhe më gjërë. Kam dhënë disa intervista për gazeta të ndryshme regjionale. Një ndër poezitë e mia është përfshirë në antologjinë poetike holandeze me temë: poezitë më të bukura të të gjitha kohërave rreth “Motit”!

Sa jeni ju i kënaqur me punën në shkolla në mërgim kur kemi të bëjmë me lëndën e Gjuhës shqipe, sa është ky mësim sot efektiv tek fëmijët mërgimtar?

Mesa di unë, zemra e komunitetit shqiptar në Holandë rreh në Roterdam dhe Deventer. Kam dëgjuar se atje shkollat holandeze disponojnë lëndën e shqipes në programet e tyre. Di gjithashtu se egziston një mësues i shqipes po në Rotterdam. Shkurt, shqiptarët nga Kosova, i japin më shumë rëndësi mësimdhënies së shqipes tek brezat e rinj, të tjerët shumë më pak, ose fare dhe kjo lë shumë për të dëshiruar. Prindërit e tyre prezantohen në publik më mirë në anglisht se sa në shqip.

Cfarë mundë të na thoni rreth integrimit të shqiptarëve këtu në mërgim?

Emigrantet shqiptarë këtu shkëlqejnë edhë në drejtimin e keq dhe atë të mirë. Në Holandë egzistojnë ose super-kriminelë shqiptarë ose shqiptarë me arsim të lartë, të diplomuar në Universitetet e njohura holandeze. Egziston edhe një grup i vogël që përbën nivelin e mesëm ose te ulet profesional. Fatkeqesisht, shqiptarët kriminelë janë ambasadorë shumë të fuqishëm për Shqipërinë tonë të vogël. Shqiptarët e tjerë, që mbartin bagazhe të fuqishme artistike ose profesionale, janë të përçarë. Edhe kur shkëlqejnë, xixëllojnë si ca xixëllonja egoiste, te vetme, çka e bën të pamundur të shkrijnë errësirën që krijojnë gjestet e kampit kriminel shqiptar.

Një shkrimtar, një publicist, të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër si është Rezarti nga natyra?

Rezarti nga natyra është shumë kurioz të mësojë, zhbirojë arsyet e sjelljeve negative dhe pozitive të njerëzve. Rezarti është impulsiv, sarkastik, i drejtpërdrejtë, vuan nga alergjia ndaj gënjeshtarëve, puthadorësve, dhe është i cinik ndaj shkrimtarëve që tradhtojnë fjalën ose të vërtetën lakuriqe, për interesat e tyre personale.  Shpesh është i padurueshëm dhe kërkon gjithnjë e më shumë nga vetvetja. Ai nuk vrapon mbrapa turmes por edhe nuk e humbet ate nga syte. Sillet dhe jeton aq thjeshtë, saqë shpesh ata qe e njohin për herë të parë thonë: ky, shkrimtar?

Ju jeni shkrimtar, si e ndieni veten si shkrimtar në mërgim?

Të qenit në mërgim të ofron një armë të fortë, sepse atëherë vendin ku u linde e vrojton dhe gjykon më objektivisht. Holanda më kulturën e saj të thellë demokratike dhe respektimin esktrem të kulturave të ndryshme më bën të ndjehem më universal, dhe besoj edhe më fort se bashkëjetesa e kulturave të ndryshme është e mundshme nëse ne i respektojmë ato mjaftueshëm. Të jetuarit në mërgim sjell në vetvete për mua edhe një vuajtje të tmerrshme, kur shoh shqiptarët ose popuj të ngjashëm me të, të kërcejnë në baltë si ca bretkosa të dehura, por në fund të fundit të mallkojnë moçalin, ndërkohë që ata moçalin e kanë krijuar vetë. Dhe unë, ose çdo shkrimtar në emigracion dëshiron ta ndihmojë popullin e tij, por nuk mundet: atëherë është njëlloj sikur të të lidhin në trungun e një peme dhe keqtrajtojnë fëminë m’u para syve të tuaj. Një pafuqi e skëterrtë është kjo…

Kohëvë të fundit keni në dorë romanin tuaj më të ri për çfarë bëhet fjalë në te?

Për këtë fola edhe më sipër. Romani i tretë që fle tre muaj në sirtar i kushtohet hapjes së dosjeve të diktaturës, ndërsa i katërti që kam në duar, i kushtohet genocidit çam.

Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret pa marrë parasysh se ku, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne për të mirë?

Duhet frenuar urgjentisht nacionalizmi artificial skënderbean. Fillohet me atdhedashurinë përpara. Mbasi të kemi bërë shtet atëherë mund të merremi me nacionalizëm. Shqipëria do dalë nga balta tridhjetëshekullore vetëm nëse të keqen e kërkon tek trupi i saj, ose vetëreflektim siç quhet ndryshe dhe jo siç bëri diktatori, duke e kërkuar atë gjithmonë jasht zemrës shqiptare. Evropa duhet konsideruar jo si një çek i bardhë, por një gozhdë ku është varur pasqyra shqiptare, (e cila për momentin edhe thyer copë e çikë) të cilët duke e parë veten e tyre lakuriq në të, do të zbulojnë dhe rifitojnë vetëbesimin e humbur. Trupi dhe dheu flori, dheu pjellor, detërat tanë që na pollën janë të evropianizuar. Na mbetet për të evropianizuar vetëm mendjen. Duhet gjithashtu kultivuar humanizmi. Evropa e sotme karakterizohet për natyrën e saj sociale, prandaj nëse duam të bëhemi evropianë duhet të mendojmë për shtresat e  pafuqishme, duke  i ofruar secilit një portofol elegant.

Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqiptare?

Politika shqiptare vuan nga dy sëmundje, ose thënë ndryshe: është një bishë grabitqare që vuan nga kanceri hoxhist. Duhet filluar më hapjen e dosjeve së diktaturës dhe pastaj terapinë anti-hajdute. Ndërsa ajo kosovare vuan vetëm nga një sëmundje: pirateria shqiptare tridhjetëshekullore.

Sa i përket Kosovës dhe Shqipërisë, është fat i madh që Kosova u çlirua nga zgjedha sllave. Por udhëheqësit kosovarë duhen të përkujdesen për mirëqënien e kosovarëve, dhe të mos e detyrojnë atë të pyesë vetveten çdo mëngjes fatalisht: a ishim më mirë nën rregjimin millosheviçian apo sot nën rregjimin shqiptar?

Momentalisht jam kundra bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Është sikur dy doktorë të panvarur, të vendosin që operacionet në të ardhmen t’i bëjnë së bashku, ndërkohë që ata, pra doktorët, u vjedhin serumin pacientëve të tyre. Doktorët duhet të bëjnë një terapi ndaj grabitjes së serumit, dhe më pas të bashkohen për të operuar sëbashku. Përndryshe turpi i dështimit do të ishte më i madh, nëse dy doktorë nuk janë në gjendje të operojnë me sukses një pacient.

Përveç artit te të shkruarit, publicistikes, si e kalon kohën e lirë Rezarti?

Më pëlqen të shëtis nëpër parqe, ngas biçikletën, lexoj vetëm titujt e gazetave, ndjek dokumentarë historikë, t’i qëndroj bashkëshortes dhe fëmijve sa më pranë, qesh dhe qaj me oji me marrëzinë shqiptare dhe popujve të krahasueshëm me të.

Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?

Në jetë më lumturon kur njerëzit buzëqeshin më shumë, aq më tepër kur atyre ua dhuroj unë buzëqeshjen nëpërmjet letërsisë ose ndihmës time materiale.  Ajo që më mundon më shumë është gropa e zezë ku njerëzimi ka rënë me dhjetëra herë dhe mund të bjerë edhe në të ardhmen. Në rastin më të keq, shpresoj që ta vesh gropën me një batanije, dyshek letrar, me qëllim që njerëzimi të thyejë sa më pak gjymtyrë të trupit. Unë shkruaj sepse kjo botë nuk është shfarosur ende. Për aq sa kohë ajo nuk do të jetë shfarosur unë dotë shkruaj, duke shpresuar që datën fatale të shfarosjes të tij, ta shtyj sadopak, disa ditë, muaj, vite apo shekuj…

Ju faleminderit për këtë intervistë, ua shpërblefsha me letërsi dhe humanizëm!

Rezart Palluqi, Amsterdam, 31 janar, 2014

 

 

 

Filed Under: Featured

GURËT E RUBINIT ATDHETAR TË AZGAN HAKLAJT

February 2, 2014 by dgreca

Nga Sali MANDRI/

Personaliteti i Azgan Haklaj përbëhet nga tre gurë të ndritshëm Rubini.Guri i parë është guri politik, ku Haklaj me karizmën dhe qëndresën e pashembullt u bë një model i triumfit të lirisë dhe të drejtave njerëzore, qoftë edhe nga qelitë e neo-diktaturës ku e izoluan për shkak të hapsirave të lirisë që ai zotronte brenda shpirti të tij.

Guri i dytë është guri artistik. Artist i lindur, bir i ujrave të kristalta dhe i drurëve magjik shekullor. Haklaj e kishte dhe e ka “thembrën e Akilit” në këmbë, teksa në valle fluturon si shqiponjat e maleve të tij krenare.

Guri i tretë, jo më pak i ndritshëm, është ai publicistik, angazhimi i tij në vektorin e të drejtës shqiptare kundër devijimit dhe manipullimit historik, kundër dallkaukëve dhe puthadorëve, kundër jeniçerëve të së keqes dhe kurorëshkelësve të atdhetarisë.

Të tre këto gurë vezullues bashkohen e shkrihen me diamantin e madh të veprimtarit të përkushtuar të çështjes kombëtare, duke vazhduar devizën e të parëve të tij, që u bënë flakadanë lirie në qiellin e qëndresës shqiptare.

Nëse të parët e tij i kulmuan armët e lavdisë në betejat e trojeve etnike Azgan Haklaj, ky pinjoll i ri i derës historike kulmon mbresa, reflektimet, replikat, shpirtin polemik në qindra shkrime dhe opinione që synojnë të mbajnë ndezur pishtarin e të drejtës kombëtare.

Azgan Haklaj e ka marrë gurin e vendlindjes, gurin e Shkëlzenit dhe e ka mbjellë me dashuri kudo ku ka shkelur:  në Tiranë, Shkup, Kumanovë, Prishtinë, Gjilan,Artë e Filat, e ka mbjellë në Sarandë në thellësi të ujrave të Jonit, në malet e Sharrit, në grykat e Kaçanikut, në ugarët e Lushnjës e Ksamilit, në Shosh, Theth, Kelmend, Dibër, Lumë, Drenicë, bashkë me tingujt magjikë të Arif Vladit, Fatmira Breçanit, Gëzim Nikës, Shaban Zenelit, bashkë me trazimet poetike të Ali Podrimjes, Azem Shkrelit, Ismail  Kadaresë, Dritëro Agollit, Hamit Aliajt, në ujëvarën e hapave magjik të Besim Zekthit, Rexhep Çelikut e Liri Cingut duke qenë vetë një artist i përmasave europiane.

 

Si president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, ka mbjellë në çdo cep të Shqipërisë jo vetëm këngën dhe vallen, vargun poetik dhe meloditë e etno-fisnikës sonë kolektive, por edhe shpirtin e tij të bardhë si bora e Korabit dhe Shkëlzenit.

Azgan Haklaj e ka marrë gurin mitologjik të Sifizit dhe e ka ngjitur përpjetë kohës së tij me një kurajo dhe mundim sizifian, por ndyshe nga heroi mitik Haklaj e çon gurin gjer në majë dhe nuk e lë të rrokulliset poshtë.

Shqiptaria e Haklajt, shqiptaria e Fishtës, Konicës, Lasgushit, Mjedës, Ali Ahmetit, Dedë Gjo Lulit, Nënë Terezës, Ibrahim Rugovës, Ismail Kadaresë, Ramush Haradinajt, është Shqiptaria Reale, e cila tashmë nuk është një iluzion por një realitet në veprim.

Për nga shpirti polemist Haklaj mund të quhet një Konicë i ri. Por ai nuk e ka polemikën qëllim në vetëvete, por një mundësi për të shprehur opinion e tij të shëndetshëm dhe për të vënë piketa atdhetarie në kohën e tij.

Librat e Azgan Haklajt janë dëshmi e gjithë kësaj tabloje mbresëlënëse, të cilën ai e ka krijuar me një përkushtim të admirueshëm.

Librat e tij janë një tjetër Gur Rubini që i bashkohen vektorit të shpresës shqiptare për një komb natyral në Europë.

* Poet, publicist,   Dibër

 

Filed Under: ESSE Tagged With: atdhetar, Azgan haklaj, guret e rubinit, Sali mandri

ME 26 PRILL DO TË MBLIDHET KUVENDI I VATRËS

February 2, 2014 by dgreca

 Të dielën me 2 Shkurt 2014 u mblodh Këshilli i Vatrës, i cili vendosi që me 26 prill 2014 të mblidhet Kuvendi i punës i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”./

Të dielën me 2 shkurt u mblodh në mjediset e Shtëpisë së Vatrës Këshilli i Vatrës nën drejtimin e dy nëkryetarëve , z. Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati.

Takimin e ka hapur zv/Kryetari Agim Rexhaj, i cili e njoftoi Këshillin me rendin e ditës dhe informoi për zhvillimet në viset shqiptare, gjendjen në Shqipëri, mosmarrja e statusit, gjendja në Maqedoni- shqetësimi i bashkadhetarëve për devijimin e lumit Radika, problemet në Kosovë, bisedimet Kosovë-Serbi, që nuk i kaën dhënë asgjë Kosovës, ndërsa Serbisë-statusin e kandidatit për në BE, ndërkohë që Shqipërisë i refuzohet, ndërsa Evropa hesht për mohimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nga ana tjetër shqiptarët në Mal të Zi, vazhdojnë të prezantojnë mosmarrëveshje mes forcave politike, duke shtuar në zinxhirin e humbjeve edhe humbjen e mazhorancës në Ulqin, -ai prezantoi edhe problemet e pazgjidhura të komunitetit cam etj.

Zv/kryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati informoi Këshillin për protestën kundër Peshkopit grek të Shqipërisë të udhëhequr nga “Rrënjët Shqiptare” dhe e mbështetur fuqisshëm nga Vatra dhe organizatat e tjera të komunitetit. Ai tregoi për të gjitha takimet që u zhvilluan para protestës, duke u ndalur vecanërisht në takimin që u zhvillua mbrëmjen e 27 Janarin në zyrën e ansambleistit Mark Gjonaj, i cili ishte moderator i takimit. Z. Bushati solli detaje nga qëndrimi i përfaqësuesëve të Vatrës në këtë takim si dhe përcjelljen e mesazhit të Kryetarit të Vatrës, dr. Gjon Bucaj, për  bishop Nikon.

Më pas z. Bushati informoi për protestën që u zhvillua në mbrëmjen e 28 Janarit në hyrje të Universitetit të  Fordhamit, ku përfaqësimi i vatrës ishte i kënaqshëm.

Në këtë pikë të rendit të ditës informoi edhe anëtari i Këshillit të Vatrës, Zef Balaj, i cili ishte i pranishëm në të dy takimet, si në atë që u zhvillua në datën 25 janar në Shtëpinë e Vatrës ashtu edhe në takimin e dytë të zhvilluar në zyrën e z. Mark Gjonaj.

Në këtë pikë diskutuan edhe Kris Kirka, Dalip Greca, Uk Gjonbalaj, dr. Skënder Murtezani,  e të tjerë.

Një informacion të zgjeruar solli zv/kryetari Bushati edhe rreth veprimtarisë përkujtimore kushtuar Gjeneral Abaz Kupi, ku pati përfaqësimine  vet edhe Vatra, vizitës që bëri në Vatër z. Eduard Ndreu etj.

Një informacion të detajuar për gjendjen financiare të Vatrës dha arkëtari Marjan Cubi. Edhe rreth kësaj pike pati diskutime.

U shoqërua me duartrokitje dhurimi i 1000 dollarëve nga vatrani Mustafë Elezaj.

Editori i gazetës, Dalip Greca paraqiti një raport me shkrim për gazetën Dielli, gjendjen e saj, problematikat e trajtuara, bashkëpunimet, etj. Ai kërkoi më shumë bashkëpunim nga degët e Vatrës, më shumë kontribute në shkrime nga Kryesia e Vatrës, nga Këshilli, më shumë mbështetje financiare nga biznesmenët vatranë etj. Po ashtu ai kërkoi që Dielli duhet me domosdo të ketë edhe editorin e anglishtes me qëllim që gazeta të ketë më shumë efekte në insitucionet amerikane. Gazeta , tha ai, shkon në Departamentin e shtetit, në Librarinë e Kongresit, në Librari të shumta, Universitete dhe institucione amerikane, dhe duhet të ketë më shumë shkrime në anglisht. Një arsye tjetër për të forcuar këtë seksion është edhe shtimi i interesimit të berzit të ri të lindur në ShBA. Që ta marrin gazetën ata duhet të gjejnë veten.

Gjatë mbledhjes së Këshillit u diskutua edhe për komisionin që po punon me Kanunoren duke i bërë shtesa në përshtatje me kohën e sotme. Ky komision i kryesuar nga juristi Bashkim Musabelliu, ka në përbërje të vet edhe juristë të tjerë si: Adrian Neritani, Vedat Gashi, Adrian Gjoka, Ylli Cakami, Nazo Veliu. Në këtë komision kontribuojnë edh kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj,editori i Diellit Dalip Greca, Kris Kirka, Zef Balaj , Zef Përndocaj etj.

Ky komision do të cojë më tej punën e nisur që nga Kuvendi i shkuar për të sjellë përmiërsimet e diktuara nga koha Kanunores.

U bënë diskutime edhe rreth Kuvendit të Vatrës dhe u ra në një mendje që ai të mblidhet me 26 prill 2014. Ai do të jetë një kuvend pune.

U diskutua edhe për masat përgatitore për festimin e 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës me 16 Shkurt 2014 në Maestro’s Restorant.

U diskutuan  edhe probleme të tjera të parashikuara në rendin e ditës.(Korresp i Diellit)

Filed Under: Komunitet Tagged With: 26 prill-Kuvendi i vatres, U mblodh keshilli i vatres

KONFERENCA E MUNIHUT DHE OLIGARKIA E BALLKANIT

February 2, 2014 by dgreca

Ne Foto:  Salla ku u mbajtë konferenca në Hotel Bayerischer Hof (Kuhlmann).

Nga Frank Shkreli//

Të djelën më dy shkurt, në Munih të Gjermanisë morën fund punimet e “Konferencës së Munihut”, e 50-ta e radhës mbi sfidat e sigurisë në Europë dhe në botë.  Sipas organizuesve, në konferencën e sivjetme morën pjesë, përveç afër 20 udhëheqës shtetesh e qeverishë dhe rreth 50-ministrave të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes, edhe shumë përfaqsues të medias dhe të shoqërive civile nga vende të ndryshsme.  ”Konferenca e Munihut”, gjatë dekadave të kaluara është e njohur si një prej forumeve ndërkombëtare më me rëndësi, ku janë debatuar dhe shkëmbyer mendimet nga vendimarrësit më të lartë ndërkombëtarë në lidhje me sfidat e mbrojtjes dhe të sigurisë, me të cilat përballet bota tani dhe në të ardhmen, por tema kryesore e bisedimeve të kësaj konference ka qenë gjithmonë zhvillimi  dhe përforcimi i marrëdhënjeve trans-atlantike midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës.”Konferenca e Munihut”, kryetar i së cilës është ambasadori Wolfgang Ischinger, u hap të premten nga Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, i cili foli mbi rolin e Gjermanisë në botë.   Udhëheqsi gjerman tha se, “Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë gjithmonë një burim i pashterrur sigurie” dhe bëri thirrje , “që Gjermania dhe aleatët e saj europianë, duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.”Për më tepër, theksoi Presidenti gjerman Gauck — i cili vet e ka pësuar keq për disa vite në burgjet komuniste të ish Gjermanisë Lindore — “se për Gjermaninë dhe për aleatët e saj duhet të jetë diçka e natyrshëme, që të mos refuzojnë kurrë, por të mbështesin popujt e të tjerë kur shkeljet e të drejtave të tyre bazë, përfundojnë në gjenocid, në krime lufte, në spastrime etnike ose në krime kundër njerëzimit.”Ish i burgosuri i regjimit komunist gjermano-lindor, tani president i Gjermanisë, njërit prej vendeve më të fuqishme në botë, i tha “Konferencës së Munihut”, se “Regjimet brutale nuk duhet të lejohen të fshehen pas perdes së parimeve të sovranitetit shtetëror dhe të mos ndërhyrjes”.Ainënvijoi  edhekonceptin e ”përgjegjësisë për të mbrojtur” të pafajshmit e cilit do vend qoftë nga barbarizmat çnjerzore, si një “përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar”, kur vet shteti dhe qeveria e tyre dështojnë të bëjnë një gjë të tillë.  Presidenti gjerman u bëri thirrje bashkombasve të vet që të vazhdojnë të jenë të angazhuar ndaj bashkpunimit me “aleatët tanë europianë dhe me miqët tanë në organizatën e Atlantikut Verior”, ashtuqë të “mos harrojmë, të mos lëmë pas dore dhe të mos tradhëtojmë vlerat universale të njeriut, por t’i zbatojmë ato së bashku me miqtë dhe aleatët tanë, të jetojmë në bazë të këtyre vlerave të përbashkëta dhe t’i mbrojmë ato kudo e kurdoherëqë të kërcënohen ato”, përfundoi Presidenti i Gjermanisë Federale.

Shtetet e Bashkuara u përfaqsuan në ”Konferencën e Munihut” me një delegacion të nivelit të lartë, kryesuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Çak Hegel,ndërkohë që përfshinte edhe anëtarë të Kongresit, si dhe ish-zyrtarë të lartë, siç është Henri Kisinger.   Xhon Kerri, duke kujtuar fëmijërinë tij në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore, ku i ati shërbente si diplomat në atë kohë, ndërsa po fliste për Planin Marshall të ndihmave amerikane për rindërtimin e Europës së pas luftës, i tha konferencës se sot, “Vizioni i guximshëm i Xhorxh Marshall-it, kërkon prej nesh që të mendojmë për diçka më shumë se vetëm të ngrejmë ndërtesa të reja.  Periudha e Xhorxh Marshall-it ishte një periudhë që dëshmoi mbështetjen dhe angazhimin amerikan për ri-ndërtimin e një kontinenti.  Por ajo periudhë ishte diçka më shumë se rindërtimi i një kontinenti”, tha ai. Sekretari Amerikan Kerri vazhdoi duke thënë se Plani Marshall, ” në të vërtetë ishte, rindërtimi i një ideje, ishte rindërtimi i një vizioni, i bazuar mbi një seri parimesh, që përfundoi në themelimin e një aleance, që vetëm disa vite më pare, as që nuk mund të merrej me mendë se mund të krijohej.”

Sekretari Amerikan i Shtetit tha se gjatë gjithë jetës së tij ishte i vetdijshëm se, “Shtetet e Bashkuara dhe Europa janë më të forta kur janë të bashkuara për paqë dhe begati, kur kemi të njëjtin qendrim për një mbrojtje të fortë dhe  për një siguri të përbashkët, por njëkohësisht edhe kur së bashku mbështesim lirinë dhe vlerat e përbashkëta njerëzore.” Përballë sfidave me të cilat përballet sot bota, ai tha se “duhet të bëjmë më shumë, në mbështetje të këtyre vlerave të përbashkëta, dhe jo vetëm të flasim për to”.Dhe shtoi se duhet të mendojmë më seriozisht dhe të punojmë më shumë ashtuqë të mund të përballemi me kërcënimet ndaj vlerave tona të përbashkëta dhe universale të njeriut.

Kryediplomati amerikan përmendi kërcënimet nga terrorizmi, nga ekstremizmi dhe radikalizmi fetar që, sipas tij, rrezikojnë  shtetet e dështuara dhe ato në dështim e sipër.  Europa, tha Zoti Kerri nuk është ende e ”tërë, e lirë dhe në paqë”, dhe shtoi se për t’u përballur me sukses me sfidat e sotëme, “Amerika ka nevojë për një Europë të fortë, por dhe Europa ka nevojë për një Amerikë të angazhuar” dhe jo izolacioniste.  Izolacionizmi, tha Xhon Kerri, nuk është një opcion për asnjërën palë.

Kryediplomati amerikan qe shumë i sinqertë me të pranishmit, duke thënë se të gjitha këto që i tha nuk ishin një leksion për askënd, pasi pranoi se vet demokracia amerikane nuk është e përsosur, në të vërtetë tha Zoti Kerri, është një sistem që gjithmonë është në përsosje e sipër, ”Jemi krenarë”, shtoi ai, se ”ne përpiqemi që të përsosim sistemin tonë në mënyrë të hapur e transparente, me përgjegjësi për ta reformuar, për ta ndrequr ku e kur është e nevojshme dhe për ta përforcuar atë kur duhet.”  Kështuqë, tha ai, ne i bashkohemi  këtij dialogu me ju këtu në Munih, duke ditur dhe duke pranuar të metat tona, por pranimi i mangësive tona nuk do të thotë se ne nuk do themi gjërat ashtu siç i shohim në vende të tjera duke u bazuar në pikpamjet dhe vlerat tona.  Ai foli për ngjarjet në Ukrainë, duke thënë se lufta për për një të ardhme demokratike në Europë, sot për sot, nuk është askund më e rëndësishme se në Ukrainë.  Sekretari Amerikan i Shtetit u angazhua se, “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian qëndrojnë pranë popullit ukrainas në këtë luftë”, dhe shtoi se shumica e popullit ukrainas dëshiron të jetojë në një vend të lirë, demokratik, në siguri dhe begati.   Ai tha gjithashtu se nuk duhet të ketë asnjë dyshim në qëndrimin tonë për të folur haptazi dhe me vendosmëri, në raste kur të  shkelen vlerat dhe interesat tona, kudo në botë.

Duke vazhduar të fliste për vlerat e përbashkëta, nga fundi i fjalimit të tij, Zoti Kerri një kritikë të posaçme rezervoi për ata që i quajti ”oligarkë” në Europën Lindore dhe në Balkan, duke thënë se, “Fakti është se ne shohim tendenca shqetsuese në shumë rajone të Europës Qendrore dhe Lindore, si dhe në vendet e Ballkanit.  Aspiratat e qytetarëve po shtypen dhe po shkelen nga interesat e oligarkëve të korruptuar, interesa këto të cilat përdorin paratë për t’i mbyllur gojën opozitës politike dhe kundërshtarëve, për të blerë politikanët dhe entet mediatike, dhe për të dobësuar pavarësinë e gjykatave dhe njëkohësisht ata përdorin trysni duke abuzuar me të drejtat e organizatave jo-qeveritare për të ekzistuar dhe për të vepruar”, në ambientin e tyre, tha Xhon Kerri.

Kjo kritikë e Zotit Kerri ndaj disa vendeve ku oligarkët, sidomos në Ballkan, kanë uzurpuar jetën politike dhe ekonomike, e ku ata në shumë raste kontrollojnë dhe përdorin median për manipulimin politikanëve dhe të zgjedhjeve, është një referencë e  qartë se në këtë mes bota perëndimore nuk ndanë me pasurinë e përbashkët tëvlerave universale, për të cilat u fol në Konferencën e Munihut, me vendet ku oligarkët dhe interesat e tyre i kanë zënë frymën shoqërisë dhe zhvillimit të saj demokratik dhe ku kanë helmuar e korruptuar klasën politike dhe median për interes të tyre. Analistë të çështjeve ballkanike kanë thënë se përqendrimi i medias në duartë e këtyre oligarkëve dhe politikanëve të fuqishëm, kërcënon seriozisht pavarësinë e medias, pasi mungesa e pavarësisë financiare të enteve mediatike i bën ato të varen politikisht dhe të kontrollohen nga këta oligarkë.   Kjo gjëndje përkeqsohet edhe më shumë kur oligarkët vendas, sidomos ata të vendeve ballkanike, bashkpunojnë me oligarkët nga shtete të tjera, veçanërisht ata të ardhur nga Rusia, Turqia dhe ndonjë vend tjetër.  Shtypi i huaj ka shkruar shpesh për këta oligarkë të Ballkanit dhe për influencën e tyre negative në zhvillimet demokratike të këtyre vendeve, por mund të jetë hera e parë që një zyrtar i lartë amerikan, në nivelin e kryediplomatit Kerri, i përmend oligarkët si një klasë e veçantë me influencë në këtë pjesë të botës, të cilët përbëjnë pengesën kryesore të zhvillimit  të mirëfilltë demokratik, ndër të tjera të pavarësisë së gjykatave, të lirisë së medias dhe lirive të tjera demokratike.  Siç duket, Sekretari i Shtetit me deklaratën e tij në Munih në lidhje me atmosferën negative politike dhe ekonomike të krijuar nga oligarkët në Ballkan tha tërthorazi se, për derisa kjo gjëndje nuk përmirësohet  –me këto vende nuk mund të ketë partneritet serioz as ndarje të vlerave perëndimore, siç janë dinjiteti njerëzor, liria, demokracia, barazia, zbatimi i ligjit dhetë drejtat bazë universale të njeriut.  Si rrjedhim, shtoi ai, Europaende  nuk është ende “një e tërë, në paqë dhe e bashkuar”.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck tha se këto vlera universale duhet të mbështeten dhe të mbrohen së bashku me miqtë dhe partenerët tanë në organizmat euro-atlantike, përfshirë NATO-n.  Ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Çak Hegel, duke llogaritur në një përkrahje më të madhe nga partnerët europianë, tha se “Partneritet, do të thotë partneritet!  Çdo vend anëtar duhet të marrë pjesë dhe të luaj rolin që i takon”, dhe shtoi se “nëqoftse konsiderohet se sigurimi i një kombi nuk meriton një investim të tillë partneriteti dhe nëqoftse udhëheqja e një vendi nuk dëshiron të punojë për një investim të tillë, atëherë ai vend” sipas tij, “nuk ka udhëheqjen që meriton — dhe siç na mëson historia, mund të thuhet se e ardhmja e atij vendi është në rrezik”, paralajmëroi Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Çak Hegel.  Andaj, minimizimi i rolit dhe i influencës mbytëse të oligarkëve në jetën politike dhe ekonomike të vendeve të Ballkanit, do të ishte një ndër hapat kryesorë që do të përshpejtonte integrimin e plotë euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.  Për ndryshe fjalët e udhëheqsve të këtyre vendeve, se ata janë serioz për integrimin e tyre në Bashkimin Europian, si dhe për një partneritet të denjë dhe me vlera të përbashkëta  mbeten vetëm aq, fjalë dhe asgjë tjetër. Të pakën kjo është historia e 20-vjetëve të fundit!

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, Konferenca e Munihut, Oligarkia e Ballkanit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4900
  • 4901
  • 4902
  • 4903
  • 4904
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT