Të dielën me 2 Shkurt 2014 u mblodh Këshilli i Vatrës, i cili vendosi që me 26 prill 2014 të mblidhet Kuvendi i punës i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”./
Të dielën me 2 shkurt u mblodh në mjediset e Shtëpisë së Vatrës Këshilli i Vatrës nën drejtimin e dy nëkryetarëve , z. Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati.
Takimin e ka hapur zv/Kryetari Agim Rexhaj, i cili e njoftoi Këshillin me rendin e ditës dhe informoi për zhvillimet në viset shqiptare, gjendjen në Shqipëri, mosmarrja e statusit, gjendja në Maqedoni- shqetësimi i bashkadhetarëve për devijimin e lumit Radika, problemet në Kosovë, bisedimet Kosovë-Serbi, që nuk i kaën dhënë asgjë Kosovës, ndërsa Serbisë-statusin e kandidatit për në BE, ndërkohë që Shqipërisë i refuzohet, ndërsa Evropa hesht për mohimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nga ana tjetër shqiptarët në Mal të Zi, vazhdojnë të prezantojnë mosmarrëveshje mes forcave politike, duke shtuar në zinxhirin e humbjeve edhe humbjen e mazhorancës në Ulqin, -ai prezantoi edhe problemet e pazgjidhura të komunitetit cam etj.
Zv/kryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati informoi Këshillin për protestën kundër Peshkopit grek të Shqipërisë të udhëhequr nga “Rrënjët Shqiptare” dhe e mbështetur fuqisshëm nga Vatra dhe organizatat e tjera të komunitetit. Ai tregoi për të gjitha takimet që u zhvilluan para protestës, duke u ndalur vecanërisht në takimin që u zhvillua mbrëmjen e 27 Janarin në zyrën e ansambleistit Mark Gjonaj, i cili ishte moderator i takimit. Z. Bushati solli detaje nga qëndrimi i përfaqësuesëve të Vatrës në këtë takim si dhe përcjelljen e mesazhit të Kryetarit të Vatrës, dr. Gjon Bucaj, për bishop Nikon.
Më pas z. Bushati informoi për protestën që u zhvillua në mbrëmjen e 28 Janarit në hyrje të Universitetit të Fordhamit, ku përfaqësimi i vatrës ishte i kënaqshëm.
Në këtë pikë të rendit të ditës informoi edhe anëtari i Këshillit të Vatrës, Zef Balaj, i cili ishte i pranishëm në të dy takimet, si në atë që u zhvillua në datën 25 janar në Shtëpinë e Vatrës ashtu edhe në takimin e dytë të zhvilluar në zyrën e z. Mark Gjonaj.
Në këtë pikë diskutuan edhe Kris Kirka, Dalip Greca, Uk Gjonbalaj, dr. Skënder Murtezani, e të tjerë.
Një informacion të zgjeruar solli zv/kryetari Bushati edhe rreth veprimtarisë përkujtimore kushtuar Gjeneral Abaz Kupi, ku pati përfaqësimine vet edhe Vatra, vizitës që bëri në Vatër z. Eduard Ndreu etj.
Një informacion të detajuar për gjendjen financiare të Vatrës dha arkëtari Marjan Cubi. Edhe rreth kësaj pike pati diskutime.
U shoqërua me duartrokitje dhurimi i 1000 dollarëve nga vatrani Mustafë Elezaj.
Editori i gazetës, Dalip Greca paraqiti një raport me shkrim për gazetën Dielli, gjendjen e saj, problematikat e trajtuara, bashkëpunimet, etj. Ai kërkoi më shumë bashkëpunim nga degët e Vatrës, më shumë kontribute në shkrime nga Kryesia e Vatrës, nga Këshilli, më shumë mbështetje financiare nga biznesmenët vatranë etj. Po ashtu ai kërkoi që Dielli duhet me domosdo të ketë edhe editorin e anglishtes me qëllim që gazeta të ketë më shumë efekte në insitucionet amerikane. Gazeta , tha ai, shkon në Departamentin e shtetit, në Librarinë e Kongresit, në Librari të shumta, Universitete dhe institucione amerikane, dhe duhet të ketë më shumë shkrime në anglisht. Një arsye tjetër për të forcuar këtë seksion është edhe shtimi i interesimit të berzit të ri të lindur në ShBA. Që ta marrin gazetën ata duhet të gjejnë veten.
Gjatë mbledhjes së Këshillit u diskutua edhe për komisionin që po punon me Kanunoren duke i bërë shtesa në përshtatje me kohën e sotme. Ky komision i kryesuar nga juristi Bashkim Musabelliu, ka në përbërje të vet edhe juristë të tjerë si: Adrian Neritani, Vedat Gashi, Adrian Gjoka, Ylli Cakami, Nazo Veliu. Në këtë komision kontribuojnë edh kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj,editori i Diellit Dalip Greca, Kris Kirka, Zef Balaj , Zef Përndocaj etj.
Ky komision do të cojë më tej punën e nisur që nga Kuvendi i shkuar për të sjellë përmiërsimet e diktuara nga koha Kanunores.
U bënë diskutime edhe rreth Kuvendit të Vatrës dhe u ra në një mendje që ai të mblidhet me 26 prill 2014. Ai do të jetë një kuvend pune.
U diskutua edhe për masat përgatitore për festimin e 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës me 16 Shkurt 2014 në Maestro’s Restorant.
U diskutuan edhe probleme të tjera të parashikuara në rendin e ditës.(Korresp i Diellit)