• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARTAN SHABANI, EMIGRANTI ARTIST

October 29, 2013 by dgreca

PORTRETI I NJE ARTISTI QË KA ÇARË FILLIMISHT UDHËT  E DETEVE TË BOTËS  SI EMIGRANT DHE MË PAS SHKONTE NËPËR GALERITE  E ARTEVE TË BOTËS SI I FTUAR I TYRE/

 NGA GËZIM LLOJDIA*/
1.Emigrimi/
Një piktor vlonjatë  që ka çarë fillimisht udhët  e deteve të botës  si emigrant dhe më pas shkonte nëpër galerit  e arteve të botës si i ftuar i tyre është emëruar së fundmi drejtor i galerisë së arteve.Zgjedhjen do ta quaja racionale duke e njohur personalisht Artanin që ka carë udhët e jetës me forcën e tij shpirtërore.Artani sot është një emërë i njohur në botën e artit dhe i ftuar, i shumë evenimenteve kulturore në vendet fqinje por edhe deri në Parisë,Londër,New Jork.
Quhet Artan Shabani,piktor qe jetuar në këto kohës tranzicioni  mes Venezies dhe Vlores.Në udhët e emigrimit ishte edhe ky djalosh kur mërgoi nga brigjet e qytetit të tij të lindjes Vlora. Udha e emigrantit është së pari hapësira,që përshkruhet nga drita dhe shpresa. Busulla orjentuese e tyre ruan vetëm një kah :drejt. Udha e emigrantëve është edhe udha më e vështirë e botës. Zbuluar,shiut dimëror. Erës lemeritëse, ftohmës që të depërtonte në palcë dhe rreziqeve. Shqiptarët nëpër anije merrnin udhët e botës. Udha e emigrantëve nëpër det udhëhiqet nga bashi i anijes .Por të gjitha udhët e tyre,në një pikë bashkohen. Në perëndim. Artan Shabani me turrën e emigrantëve të nisur nga qyteti jugor një mbrëmje zbritën në brigjet e Salentos.
2.Dy pasione
Shenja të veçantisë quajmë : përjetësisht,kohën që nxë kohën ,moti –motin,sekondi -sekondën. “Pasqyra “ku tejqyrët shpirti nga ku do të lexohen ardhmëria e talentit. Mërmërima jetësore ka në brendi të guackës,ura qelqore ato janë hënore apo diellore që do të shprehin fatin ku është i strukur lënda ,që do të veproj duke nxjerr në pah talentin. Kështu përveçse e gdhendur në tenin jetësore rrodhi edhe fati i shkruar. Kishte pesë vjet që endej me violonçelin duke kërkuar ëmbëlsin e tingullit. Në moshën 18 vjeç u diplomua për herë të parë në shkollën e arteve në Vlorë. Agron Dine piktor i njohur mjeshtër i madh nga shkolla e pikturës vlonjate ma kishte zënë në gojë emrin e Shabanit si nxënës të tij, kur ai i hyri pikturës pasioni të tij , lënda e kësaj të fundit ishte më dinamike, për të shprehur artin e tij jo më me tinguj dhe nota muzikore ,që në të vërtetë ngjasonin si heliografe të padeshifrueshme për një njeri që nuk shkruan muzikë, në telajo arti derdhe fuqinë dhe magjinë e ti.Gjuha e kësaj të fundit e heshtur vërtetë sjell mesazhe.
-Çdo vepër arti,shkruan A.Schopehauer -përpiqet, ne kuptimin e mirëfillte te fjalës, për te treguar jetën dhe sendet ashtu si janë ne te vërtetë, por qe nuk mund te kuptohen menjëherë nga gjithkush, për shkak te mjegullës se rastësive objektive e subjektive. Arti e largon këtë mjegull.
Veprat e poeteve, te skulptoreve e te artisteve te arteve figurative ne përgjithësi, mbajnë te hapur një thesar te dijes se thelle, pikërisht sepse prej tyre flet vete dija e natyrës te sendeve, nga ku ato interpretojnë vetëm shprehjet nëpërmjet qartësimit e përsëritjes me te pastër. Prandaj, gjithkush qe lexon poezinë ose shikon veprën e artit figurativ duhet te bashkëpunoje me mjetet e tij për te bere te nxirret ne pah kjo dije, për pasoje, do te kuptoje prej tyre vetëm aq sa do t’i japë aftësia e edukimi i tij, ashtu si ne detin e thelle çdo lundrues mund te lëshoje thellësimatësin vetëm deri atje ku arrin gjatësia e tij. Artan Shabani preku dy fusha. Piktura i zgjoi pasionin ëndrrën e ëndrrës. Pasioni fle por gjithsesi nuk mund të shuhet. Kështu më rrëfehet A.Shabani. Pikturat e tij stolin korridoret e universitet ku punojë. Një udhëtim nëpër këtë koleksion është si në ëndërr.. Atje i gjen ngjyrat dhe lëndën, që ke dëshiruar. Elipse rrathësh,agojnë shenja fjalësh. Pjesët e ngrira,do të shkrihen. Prej mahnisë.
3. Klientët –Zidane , Stalone, ish-kryeministri Bler
Veçantia e piktorit Artan Shabani mbetet tek shitja e veprave dhe klientela e tij që përfaqësohet nga personazhe VIP të botës. Zinedin Zidane ka blerë disa piktura të artisti Shabani. Silvester Stalone, aktor i filmave hollivudianë i njohur në vendin tonë rroku ka në ambientet e tij piktura të artistit vlonjate. Ish-kryeministri anglez Tony Bler gjithashtu ka piktura të Shabanit.
Shabani më tregon se këtë kopje që gjendet aty në murr , pikturën origjinale ja ka dhuruar Bujar Leskaj i njohur si një ndër koleksionistët e veçantë shqiptarë të pikturës.
4. Si ja dhuroi Papa Gjon Palit II portretin e nënë Terezës
Artan Shabani in udienza dal Papa Shtëpia e Arbëreshëve të Italisë(La Casa degli Albanesi d’ Italia ) shkruan:Artan Shabani në takim me Papën.Vatikan, 17 mars 2004 – Një pikturë e titulluar “Nënë Tereza”, puna e të riut të talentuar shqiptar Artan Shabani i është dhënë Papës Gjon Pali II. Sheshi Shën Pjetrit – Vatikan – Artisti Artan Shabani tregon Papa Gjon Pali II pikturën e tij: “Nënë Tereza”, vaj në kanavacë .Foto të një takim të paharrueshëm:.Artan Shabani përshëndet Papa Gjon Pali II.
Portreti “Nënë Tereza” është një punë e realizuar në vaj, ka dimensionet 55 x 65 cm. dhe është punuar me rastin e shenjtërimit të bamirëses së shquar me orgjinë shqiptare, Goxhe Bojaxhiu.
Piktura e artistit vlonjat nuk qëndrojë në fondin e pikturave të arkivit të Vatikanit, por në kishën e “Shën-Thanasit” e cila ndodhet në qendër të Romës
Piktura, paraqet Nenën e Përdëllyer të Mbarë Botës shkruan gazetari TV francez V.Qesari-e cila mban shtrënguar në gjoks një fëmijë. E realizuar me mjaft mjeshtëri, tabloja përmban brenda saj një mesazh e gjendje emocionale tëpër të fortë. Pikërisht idenë e dashurisë së pakufishme që Nëna e Shenjtë kish për Njerëzit e Zotin ndërkohë që, fëmija të cilin ajo mban shtrënguar në gjoks, ngjan si një kryq e duket si imazhi i krishtëzuar i Jezusit- fëmijë. Kësisoj, tabloja përmban edhe simbolikën e vetë jetës e veprës së shquar të kësaj Nëne, e cila përjetoi thellësisht e në çdo çast gjithë dhembjet, helmin e përdëllimin e mbarë botës së vuajtur.
( Ai aktualisht bashkëpunon me 2 muze dhe 13 galeri europiane ). Pikturat e tij ndodhen tashmë në koleksione të ndryshme private në Spanjë, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi, Japoni etj. Artan Shabani ka marrë pjesë në më shumë se 80 ekspozita në vende të ndryshme. Kohët e fundit, ai fitoi çmimin e parë në festivalin e gjashtë të “Contemporary Painting” në San Remo ( Itali ) e gjithashtu një çmim tjetër “International Art Exhibition” në Roquebrune Cap Martin ( Francë. ).Galeri art “The promenade gallery”ekspozuar ë emra të njohur të artit bashkëkohor .
-Nena e arteve te dobishme është nevoja; thotë A.Schopehauer -ajo e arteve te bukura, tepria. Te parat kane për atë intelektin, te dytat gjeniun, -i cili është vete një lloj teprie, d.m.th tepri e forcës se njohjes mbi masën e kërkuar për t’i shërbyer vullnetit, dëshirës. Piktori A.Shabani sipas idesë time sundon ngjyrat.
5. Bota e kritikës së huaj e vlerëson
Carla Bretone ( kritike arti – “Arti s’duhet të pasqyrojë por duhet të jetë klithma e lumturisë së dorës së artistit mbi pëlhurë” pohonte Ejler Bille më 1948. Dhe ajo e Artan Shabanit duket sikur pasqyron së ploti këtë përkufizim. Punët e tij përbëhen nga hedhje të forta ngjyrash të lexueshme, me një efekt thjeshtësie dhe ekspresion të padiskutueshme. Dhe, është pikërisht në ngjyrë që ky artist ka zbuluar instrumentin kryesor të imagjinatës se vet e të paraqitjes së realitetit. E krahasuar nga shumë si dora e Van Gogut dhe e vlerës së artit së tij, teknika e pikturës së Shabanit dallohet efektivisht për penelatat e saj të dendura e të trasha, të cilat lëshojnë mbi pëlhurë kokrriza pigmenti qe s’të ndahen nga sytë” .
Paolo Levi ( kritik i njohur arti, gazetar në “La Reppublica” )-”Vepra e Shabanit s’është pasqyrë e një artizani ngjyrash i cili vepron vetëm ne saje të zotësisë së tij teknike. Ajo, përkundrazi – për fatin e mire të syve tanë – ka të dhënat e një piktori apo më mirë të themi të një kompozitori muzikor i cili di të shprehet me siguri profesionale, me kontraste kromatike, me timbre tonesh të larta e të ulta, jo sipas gjendjes së vet shpirtërore, por sipas nevojës ekspresive e cila e bën të ekzaltojë dritë-hije të brendshme e të jashtme e ku poezia është nënshkrimi i punëve të tij “.
Haider Bucar ( kritik arti ) “Artan Shabani është një ekspresionist “par exellence” e, kjo shprehet me aftësinë e tij të transmetimit të emocioneve kromatike, nëpërmjet penelatave të shpejta e të pakta. Ai është një artist “puro”, skllav i dashurisë së tij për të pikturuar. Ai e sheh botën përreth si muzën e tij frymëzuese e pastaj shpirtin e saj e hedh në telajo. Deti është pothuajse gjithmonë i pranishëm në punët e tij, por jo si diçka e largët, si një hapësirë uji që shtrihet mes nesh e horizontit. Ai është një det që jeton brenda shpirtit të tij e që here pas here i mbush tablotë e tij me një forcë të hatashme tipike për shpirtin njerëzor…Një piktor që jeton me ndjenja e emocione të tilla duhet të cilësohet pa tjetër si një artist i vërtetë e, Artan Shabani, ka të ngjeshura në punën e tij gjithë ndijimet që bota përreth na transmeton…”.
 Msc.Anetar i Akademise Evropiane te Arteve

Filed Under: Kulture Tagged With: aratn shabani, Gezim Llojdia

Kosova nis rrugëtimin për në BE

October 29, 2013 by dgreca

Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nisur takimin e parë në kuadër të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. 

Kryenegociatorja kosovare Vlora Çitku në një konferencë për media bashkë me kryenegociatorin nga Komisionin Evropian Joost Korte thanë se negociata fillimisht do të zhvillohen në katër fusha në atë politike, tregtare, në përafrimin e legjislacionit, si dhe politikave të bashkëpunimit.
Në hapje e takimit të parë të negociatave, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nisja e këtyre negociatave është meritë e të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe partive politike të Kosovës.
Sipas tij, nga ky moment, Kosova po nis rrugëtimin e saj të sigurt drejt BE-së, që do të pasohet më pas edhe me integrimin e saj në NATO.
“Sot është një ditë historike, sepse po fillon një kapitull i ri në procesin integrues të vendit tonë dhe po fillon një proces i ri i cili ndodhë njëherë në historinë e çdo shteti, pra edhe në historinë e Kosovës”, tha Thaçi.
“Po fillon zyrtarisht një proces që shpie drejt anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ky moment përputhet plotësisht me vizionin tonë për të qenë anëtar i BE-së dhe NATO“, tha Thaçi.
Në konferencë për media e cila është mbajtur në orët e pasdites në Qeverinë e Kosovës, ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku tha se mbetet një rrugë e gjatë deri te nënshkrimi i marrëveshjes.
“Dita e sotme është vërtetë historike sepse shënon hapjen e një epoke të re mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo do të jetë një rrugë e gjatë dhe dinamika e këtij procesi do te varet në masë të madhe edhe nga aftësia jonë për të çuar përpara reformat e nevojshme. E reformat shumë më lehtë mund të arrihen kur ka konsensus te plotë”, tha Çitaku.
Bashkimi Evropian synon të përfundojë negociatat për MSA-në me Kosovën deri në pranverën e 2014-ës, ndërsa planifikon ta nënshkruajë atë në verën e atij viti.
Joost Korte, zëvendësdrejtori gjeneral në drejtorinë për zgjerim të Komisionit Evropian tha se marrëveshja “është një mundësi të cilën duhet ta kapë Kosova”.
Pas diskutimeve fillestare mbi liberalizimin e tregut dhe tregun e brendshëm ai paralajmëroi vazhdimin për tri apo katër kapituj të marrëveshjes në takimin e radhës që do të mbahet më 27 nëntor në Prishtinë.
“Sot kemi diskutuar 3 kapituj të marrëveshjes dhe mendoj se për takimin e radhës më 27 nëntor kanë mbetur katër apo pesë kapituj të tjerë. Atëherë do të kemi përmbushur në fakt pothuajse të gjithë draft-marrëveshjen. Në ndërkohë, do të krijohen tri grupe punuese për t’u marrë me këto çështje në aspektin teknik”, u shpreh ai.
Korte hodhi poshtë mundësinë që, për shkak të pesë shteteve evropiane që nuk njohin pavarësinë e Kosovës të paraqiten pengesa në nënshkrimin e marrëveshjes.
Marrëveshja për Stabilizim Asociim me Kosovën, sipas tij, do të nënshkruhet në emër të BE-së.
Nga gjithsejtë 28 vende anëtarë të BE-së, pesë prej tyre, Spanja, Qipro, Sllovakia, Greqia dhe Rumania ende nuk e kanë njohur shtetësinë e vendit.(Kortezi Arton Konushevci)

 

Filed Under: Featured

SHQIPERIA ZBRET 5 SHKALLE

October 29, 2013 by dgreca

“Doing Business”, Shqipëria humbet 5 vende/

Banka Botërore publikoi sot raportin vjetor Doing Business 2014, një vëzhgim mbi lehtësirat e të bërit biznes në 189 vende të botës. Krahasuar me vitin e kaluar kur Shqipëria renditej e 85-ta në klasifikim, këtë herë ajo ka humbur 5 pozicione, duke u renditur në vend të 90-të.
Raporti merr në shqyrtim 10 tregues të cilët lidhen me kompleksitetin dhe kostot e proceseve rregulatore si dhe me kuadrin ligjor dhe institucional me të cilin ndeshet një aktivitet biznesi. Pothuajse të gjithë treguesit për Shqipërinë kanë mbetur të pandryshuar, sipas raportit të këtij viti, dhe vendi përmendet vetëm se ka lehtësuar pagesat për korporatat, të cilat, taksat mbi të ardhurat mund t’i paguajnë tanimë cdo tremujor.
Përkeqësimi i pozicionit të Shqipërisë duket se është ndikuar më së shumti nga përmirësimet e vendeve të tjera, ndërkohë që në ndryshim nga një vit më parë, në listë janë shtuar edhe katër shtete të tjera.
Shqipëria vazhdon të ruajë një vlerësim mjaft pozitiv përsa i përket treguesve që lidhen me marrjen e një kredie apo me mbrojtjen që gëzojnë investitorët, ku ajo është respektivisht në vend të 13 dhe 14, në përmirësim nga viti i shkuar. Ajo është gjithashtu në pozicion të mirë edhe me treguesit që lidhen me zgjidhjen e problemeve të likuiditetit (klasifikohet e 62-ta) apo dhe me hapjen e një biznesi, ku klasifikohet e 76-a, 14 pozicione më keq se një vit më parë e ku rezulton që të ketë një shtim në procedura dhe një rritje të lehtë të kostove.
Ndërkohë që Shqipëria vazhdon të mbetet e fundit në treguesin për lejet e ndërtimit, ashtu si dhe gjatë viteve të shkuara. Një vlerësim negativ sërish edhe për kriterin e energjisë, që mat lehtësinë me të cilën një biznes mund të sigurojë furnizimin elektrik. Shqipëria është e 158-a.
Ndonëse ende në brezin e fundit të klasifikimit, Shqipëria ka përmirësuar pozitën e saj përsa i përket pagesës së taksave, duke u renditur e 146, nga vendi i 160 në të cilin ndodhej vitin e shkuar. Ndërsa ka një përkeqësim të fortë, duke humbur 39 pozicione, në treguesin e respektimit të kontratave, ku nga vendi i 85-të ka shkuar në të 124-in.

Filed Under: Sociale Tagged With: Banka Boterore, shqiperia

ALFABETI I NATËS

October 29, 2013 by dgreca

Nga Vjollca PASKU/

Errësira kalon nëpër sytë e mi.Jam në pyll duke ecur dhe për një çast përpëlit qerpikët.Pikëzat e yjeve rregullojnë  pesëkëndorin në kapelen memece të qiellit.Largësia që më ndan me ta është gjumi i ditës së bardhë.Duke ecur, një grimcë lagështie e epidermës së natës,më qëndron në buzë. Puthje  flagrante e errësirës,që pasohet me të tjera.Kodi i mistereve të territ, lind muskujt e buzëqeshjes të gjuhës së kozmozit.Hijet e pemëve bëhen njësh me errësirën. Në sytë e mëdhenj të bufit  si orë nate,zbulohet kërshëria e ndonjë prej aventurave të zogjve më të vegjël.Gjinkalla sintonizon zërin me karkalecin.Gjarpri si një lëkurë rrëkeje rrëshqet nëpër gjethe dhe vërshëllen moskokçarës.Këndojnë  kuaket e gjoleve për të ndezur bukurine e dashurisë.Brumbujt dhe milingonat lëvizin antenat për të marrë sinjale nga hëna.Një pëshpërim drethke më thotë;’tani do të ndodhë mrekullia’Zëra..të magjishme  u hapën në gjithësi.Polifoni e pangjashme me kordat toksore apo frymore të krijuara nga erërat njerëzore. Ngjizje e tonalitetit të zjarrit, qiellit e tokës, zgjatoheshin në një melodi hyjnore,fuqizuar nga gjithësia.Qelqi i artë i hënës u thye nga diagrami i harpës magjike me një amplitud të lartë sinusoidale. Drita e saj u derdh dhe u përpi nga ajri..Ah…shtoj-za-vallet…këndonin dhe vallëzonin duke formuar një kërthizë  toke,si flakë tempulli. Ajri tërhiqej prej vakumit të frymëmarrjes së tyre, dhe shpupuritej prej krahëve valltare virtuozitetin  mijëvjeçar e krijonte valëzime ajrore.Sytë e shtojzavalleve vështronin si vesa e qiellit.Flokët I kishin të gjatë, si zgjatimi vektorial i reve të bardha mbi  mal, veshur me pëlhurë argjendi, me shalle të gjelbërt natyror.Oh …Bukuri e flakës së virgjër.Bukuri e dritës së pashfaqur e agimit.Bukuri e oqeanit mbledhur në thembrën e horizontit para perëndimit..Jam si në ëndërr..Një copëz dritëhënëze e fshehur u fik në qënien time, duke më dhënë ekstazën e saj.Fluturimi në sytë e mi skanoi gjithë aerodromin e qiellit, gjithë akset e gjerësisë dhe gjatësisë së pyllit, gjithë himnin e natyrës së errët..Ndjeja lumturi…Copëzat e natës u shpërbënë si një duhmë buqete, dhe shtojzavallet ikën rrufe.Agimi menaxhoi grimcat e dritës. Sytë njerëzorë u hapën për të  realizuar ëndrrat e natës. Ajri rimoi frymëmarrjen e ditës.Nuk e di?A do të ishte më mirë të isha një qënie e lumtur e natës, apo një brengë e zhurmës së ditës?

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: alfabeti i nates, esse, Vjollca Pasku

Mos harroni, jemi edhe ne!

October 29, 2013 by dgreca

Nga Reshat   Kripa/Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës/

Shqipëria sot jeton në botën e çudirave. Përse do të thoni ju, të nderuar lexues? Sepse kushdo, i djathtë apo i majtë, politikan apo i paparti (nuk e di nëse mund te ketë në vendin tonë ndonjë që nuk i përket asnjë partie), analist apo gazetar  është përfshirë në vorbullën e kësaj Shqipërie të çuditshme.  Sot, në vendin tonë je i lirë të shprehësh çdo lloj mbroçkullash që të do zemra, të çdo lloj ngjyrash të jenë ato dhe turma, si një kope e bindur, beson ato që i vinë më për shtat. Është për të ardhur keq, por sot vendin kryesor e zenë mashtrimet dhe llafollogjia propagandistike e trashëguar nga regjimi i përmbysur dhe kjo fillon që nga kupola drejtuese dhe deri në shtresat më të ulta të popullsisë.

Një sentencë e njohur thotë: “Oh, drejtësi, drejtësi, shumë krime kryhen nën emrin tënd!” A është e vleshme kjo sentencë për vendin tonë? Unë mendoj se po. Përse? Sepse këtu ekziston demagodgjia e premtimeve të pambajtura dhe më e keqja, ata që premtuan, nuk kanë as pikën e turpit për të përgënjeshtruar thëniet e tyre. Kjo është Shqipëria e sotme.

Flitet dhe çfarë nuk flitet. Flitet që rendi në Shqipëri paska qenë për tokë dhe tani e tutje do të gjejë vendin e merituar. Sa do të dëshironim që një gjë e tillë të realizohej! Madje për këtë u shkarkuan edhe qindra kuadro të nomenklaturës së kaluar. Por  në të vërtetë ne shohim se për çdo ditë në rrugët e vendit ndodhin vrasje nga më të padëgjuarat ndonjëherë. Është herët shpejt për zgjidhjen e këtij problemi, thonë drejtuesit e shtetit. Edhe unë jam dakord me ta. Do të presim dhe do të shohim. Por, nëqoftëse , me kalimin e kohës, asnjë ndryshim nuk do të ndodhë, çfarë do të thonë zotërinjtë e kupolës drejtuese?

Para disa ditësh pesë të rinj të moshës 17-18 vjeç humbën jetën në një aksident automobilistik. Aksidente të tjera po ndodhin në rrugët e  adheut. Të tjerë persona po humbasin jetën. Çfarë po bënë policia rrugore për parandalimin e tyre? Asgjë. Vazhdon e  njejta gjendje si në të kaluarën. Atëherë, çfarë shërbyen zëvendësimet e gati njëqind kuadrove të policisë rrugore Koha tregoi se asgjë.

Solla vetëm dy shembuj të jetës së përditshme dhe mund të vazhdoja edhe më tej. Por nuk dua të zgjatem. Dua të përqëndrohem në problemet që i përkasin shresës time, që unë i përkas, shtresës së ish-të përndjekurve politikë.  Çfarë ndryshimi do të sjellë ndërrimi i pushteteve në Shqipëri për këtë shtresë? Gjatë fushatës elektorale drejtuesit e sotëm bënë shumë premtime. Natyrisht, në rast se do t’i realizojnë këto, kjo do të ishte një tregues se edhe e majta shqiptare është e interesuar për këtë shtresë. Kjo do të tregonte se nuk është vetëm e djathta që i ka përkrahur. Kjo do të ishte një përmbysje e mentalitetit të deri tanishëm dhe kjo do të ishte një gjë e mirë.

Por si paraqitet gjendja reale në vendin tonë? Ne konstatojmë se, në rradhët e të pezulluarve nga puna, një pjesë e mirë e tyre i përkasin pikërisht kësaj shtrese. Unë mund t’i cilësoja me emrat përkatës, por po e le për një herë tjetër, në rast se pala e prekur do e kërkonte një gjë të tillë. Gjithashtu, në rradhët e të emëruarve të rinj në institucionet e ndryshme nuk shohim asnjë të propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë. Drejtuesit e sotëm mund të shpikin lloj-lloj shoqatash inekzistente që, në përbërjen e tyre, kanë vetëm një individ që nuk përfaqëson asgjë përveç emrit të tij të përlyer. Në rast se ekzistojnë të tilla shoqata do t’ju lutesha të na paraqisnin vendimin e gjykatës që i ka miratuar, përbërjen e saj, degët e rretheve, selitë përkatëse dhe  elementë të tjerë që vërtetojnë ekzistencën e tyre. Për fat të keq, shoqata të tilla me këto  të  dhëna  janë  fare  pak,  për  të  mos  thënë  vetëm  një,  Shoqata  Antikomuniste  e  të Përndjekurve   Politikë   Demokratë  të  Shqipërisë,  anëtare  me  të   drejta   të  plota  e  Shoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit me qendër në Berlin.

I shkruaj këto se gjatë fushatës elektorale drejtuesit e sotëm krijuan edhe një “grup me të përndjekur politikë” për të hartuar një program për këtë shtresë dhe, në të vërtetë, ky program u hartua dhe u shpallën publikisht shifrat e tij. Më lejoni t’ju paraqes disa pika të këtij programi:

  1. Ngritja  e  masës  së  dëmshpërblimit  financiar nga 2000 lekë për ditë dënimi në 25 euro

ose 3500 lekë për ditë dënimi.

  1. Pagesa në mënyrë të menjëhershme e atyre që kanë  mbushur  moshën 75 vjeç për burrat

dhe 70 vjeç për gratë.

  1. Përfundimi  i  dëmshpërblimit financiar për të përndjekurit politikë në  një periudhë  prej

dy vjetësh.

Këto ishin tre premtimet kryesore të drejtuesve të sotëm. Deri tani, megjithse kanë kaluar gati dy muaj nga marrja e pushtetit nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë, në asnjërën nga konferencat e shumta të zhvilluara prej tyre, për këto çështje. As edhe një premtim të vetëm se çfarë do të bëhet në të ardhmen për këtë shtresë. Kjo na lë një shije të hidhur, na lë përshtypjen se gjithshka ishte një demagogji e shpifur, njëlloj si ato të sistemit të përmbysur që u mundua, më kot, të na diskriminonte dhe të na zhdukte fare nga faqja e dheut, por që nuk mundi t’ia arrinte kurrë. Lidhur me sa më sipër, më vjen keq edhe për ata “ish-të përndjekur politikë” që u përdorën si manekinë në duart e mjeshtërve të mashtrimit dhe që sot nuk e ngrenë më zërin.

Pak më sipër citova tre premtimet e bëra nga drejtuesit e pushtetit të sotëm. Por, kërkesat e të përndjekurve politikë nuk janë vetëm këto, madje unë do të thoja se këto do të ishin të fundit e kërkesave të tyre. Para tyre unë do të rendisja ato më themeloret të sanksionuara në Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë të miratuar në vitin 2006, pamvarësisht se sundimtarët e sotëm dolën jashtë salle kur miratohej ajo rezolutë. Le t’i rendisim ato:

Dënoni diktatorin Enver Hoxha si ideatorin, frymëzuesin, drejtuesin dhe ekzekutuesin e sistemit diktatorial komunist në Europën Lindore.

Hapni dosjet e ish-bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës publike qëndrore e lokale si dhe të mediave kombëtare audio-vizive apo të shkruara.

Akordoni një fond për gjetjen e të rënëve nga diktatura komuniste për arsye politike dhe rivarrosjen e tyre në një varrezë të veçantë, si në vendet e tjera të Europës Lindore, ku të afermit të mund të vendosin  një tufë me lule apo të dredhin dy pika lot për kujtim të tyre.

Bëni rishikimin e historisë së Shqipërisë për të paraqitur realitetin e asaj periudhe të manipuluar dhe rishikoni tekstet shkollore të mbushura me propagandën komuniste.

Hapni muzetë në qendrat kryesore të persekutimit politikë dhe ngrini memorialin         qëndror të të rënëve nga diktatura për të cilin ka vite që është marrë vendim nga Kuvendi i Shqipërisë.

Së fundi organizoni konferncën kombëtare me pjesëmarrjen  e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të përndjekurve, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve për krimet e kryera nga regjimi totalitar komunist. Sot shohim që zhvillohen konferenca edhe per romët apo për gejt. Nuk e di nëse këta konsiderohen më të rëndësishëm se të përndjekurit politikë.

Në rast se do të bëni këto, ju do të tregoni se jeni me të vërtetë ashtu siç keni premtuar. Në të kundërt do të mbeteni sharlatanë gënjeshtarë të pamoralshëm që atë që premtojnë sot nuk e kanë për turp ta mohojnë nesër.

Ne jemi në pritje.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Jemi dhe ne, reshat kripa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5110
  • 5111
  • 5112
  • 5113
  • 5114
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT