• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Agjentёt e Vorio- Epirit, luajnё nё Shqipёri si nё njё ballo me maska

October 26, 2013 by dgreca

NGA AT’ NIKOLLA MARKU*/

Ngjarjet e fundit te ndodhura ne Greqi me partine naziste, Agimi Arte, te lene te kuptosh se shteti dhe demokracia greke jane ne standarte njerzore dhe kunder cdo marrezie politike. Shpresoja se ajo qe ndodhi me kete parti, me baze dhe filozofi dhunen dhe dallimet rraciale, do te shtrihej deri dhe ne vendin tone Shqiperi, sepse ata kane partnere strategjike ne Shqiperi si per shembull, Vangjel Dulen, Stavri Markon, Panajot Barken, Bollanon e deri tek ati shpirteror i tyre Anastas Janullatos.

Agjentet e Vorie- epirit, luajn ne Shqiperi si ne nje ballo me maska, tjeter thone dhe ndryshe veprojne, te embel nga jashte, e te hidhur nga brenda. Duke degjuar per lajmet e fundit per partine anti shqiptare dhe anti njerzore te Agimit  Arte, si per, arme dhe ushtare paramilitare te gatshem per veprime te dhunshme, per njerez te brendshem ne polici , ushtri e gjetke, me shkon mendja tek mospregatitja jone ndaj cdo veprimi ne dem te Shqiperise.

Cfar thoshte Kristo Papas i Agimit  Arte, eshte e njejte me ate cka folen Stavri Marko dhe Panajot Barka ne emisioni Opinion te tv. Klan. Edhe qendrimet e Janullatosit per kishen ne Permet dhe ne repliken bajate kunder pr. Dr. Kristo Frashrit, eshte po e njejta gjuhe. Skam pike dyshimi se Panajot Barka, Stavri Marko, Vangjel Dule dhe Janullatos, jane zgjatime te Agimit  Arte ne Shqiperi. Thjeshte shteti shqiptar, duhet te veproje njesoj si shteti grek kunder Agimit  Arte ne Greqi.

Stavri Marko, ky anti shqiptar i deklaruar dhe ne emisioni Opinion, ne menyren me arrogante duke na treguar se kur jemi bere te pavarur dhe shtet ne Shqiptaret, meritonte braktisjen e atij emisioni ne shenje proteste,  nga ata qe mendoj se jane shqiptare. Sigurisht, kulmi arrin deri aty sa te deklaroje se baza e kishes ortodokse Shqiptare jane minoritaret dhe jo shqiptaret. Stavrin nuk e pengon kush te beje ndonje kishe private per veten e tije dhe miqte e Agimit  Arte por, mendoje mire  ti zoti Stavro dhe Panajoti  reagimin shqiptar per veprimet e juaja dhe fyerjet ndaj kombit Shqiptar, komb  qe te pranon dhe ty dhe te tjere ne gjirin e tije. Stavri, mos u ngerthesh, dhe mos nxirr nga goja ligesi, sepse cfar arme perdor, ajo do te kthehet kunder.

Panajot Barka, ky elokuent dhe avokat i Janullatosit, por dhe i Agimit  Arte, na deklaron se ne shqiptaret nuk integrohemi ne Europe me mendesi te vjetra apo histori te kaluara, si ajo e kishes ortodokse kombetare Shqiptare! Cfar njeriu je zoti Barka, qe kerkon te mohosh historine e paster dhe te ndershme te kishes ortodokse kombetare Shqiptare?!. Ti zoti Barka, kerkon qe te harrojme Fan Nolin, Visarjon Xhuvanin, Kristofor Kisin?!

Ne shqiptaret tolerojme, por nuk harrojme, keshtu do te ndodhe dhe me ju. Mos e mendo apsolutisht ti Panajot dhe anti shqiptari Stavri Marko, se ne do te harrojme urrejtjen tuaj ndaj kombit Shqiptar, si dhe percarjen qe kerkoni te mbillni midis feve. Ja ku po ju them se, cdo tendece per te prishur harmonine fetare, do ti jape funde dhe ekzistences tuaj politiko-ekomomike  ne menyren me ekzemplare, sepse, Shqiperine do ta harroni njehere e mire dhe se Vorio- epiri juaj ndodhet vetem ne polin e veriut, apo Antarkdide. Ju keshilloj qe te mos provokoni zemerimin shqiptar, sepse, pastaj dhe Zoti nuk do tju meshiroje,  per arsye se, perdoret teologjine, dokmat kanonike jo per paqe dhe harmoni ,por, per shovinizem ne dem te nje populli tejet paqsor dhe bujar sic  jane kombi shqiptar.

Si u fronezua Janullatos, kete e dine te gjithe shqiptaret, si me pamje filmike, ashtu dhe me deklarime te drejta te besimtareve ortodokse. Thone, se, njeriu kur arrine moshe madhore te lakmushme, ka raste qe fillon dhe vuan nga deliri dhe endrrat e femijerise. Madje i duket vetja larkqofte, si apostojt e Krishtit, kur i thone qe nuk mbush mire dhe se po lajthit, ai behet me agresiv dhe grindavec, keshtu po ndodh dhe me doktorin e shkencave Anastas Janullatos, shkenca dhe tituj qe nuk i hyjne ne pune shqiptareve, sepse ato tituj, mund ti keshe marre nga Pons Pilati, idioti qe kryqezoi Zotin tone Jezus Krishtin.

Per kujtese te bashkombesve te mi, po rikujtoj dhe njehere deklarimin e akademikut Ylli Popa ne emisioni Opinion, : eshte takuar me Janullatosin “rastesisht”, dhe i ka kerkuar te ndihmoje per ngritjen e kishes ortodokse Shqiptare. Ylli Popa, per seriozitet dhe te vertete, duhet te prononcohet perseri, sepse Janullatos, deklaron se e moren ne telefon per nje pune te rendesishme, madje nga Izraeli, nje shtet qe ky Janullatos erdhi me avion te posacem. Me lind pyetja e drejte ,:kush genjen nga keta te dy?

Ne repliken me profesor zotin Kristo Frashri, Janullatos perpiqet te sperdridhet si gjarper kur rendit statutet e kishes nder vite, krahasuar me  kushtetutat e Shqiperise dhe me tutje, duke permendur dhe Patriarkanen Ekumenike te Stambollit. Janullatos, ti dhe ata qe te mesojne per shkrimet genjejne, Ju i shmangeni te vertetes reale. Statuti i kishes miratohet njehere dhe eshte i pejetshem, ky statut, pecakton qarte dhe prere se; Kryepeshkopi, zgjidhet prej gjaku, gjuhe, dhe kombesie shqiptare, statut i njohur nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit me vendimin TOMAS.

Janullatos perpiqet te fshihet pas ndryshimeve ne kushtetutat e Shqiperise nder vite, qenies se Shqiperise ne diktature, veprimeve ateiste te partise komuniste Shqiptare etj etj. Nga cili Sinod i shenjte i ortodoksise Shqiptare u zgjodh Janullatos, apo u fronezua sic do ai? Nga “Sinodi” qe krijoi vete me agjente te asfalise greke, duke justifikikuar se ne Shqiperi nuk kishte shqiptare te pergatitur!? Ky argument i dha te drejte per ta mbushur “Sinodin” me antare te partise Agimi  Arte, apo simpatizante?! Kujt ja shet keto drejtuesi fetar i shovinizmit grek dhe i Agimit  Arte? Ne shqiptareve?

Ky shtetas shovinist grek, merr guximin e nje te lajthituri, pse jo dhe me amnezi, te quaj nje profesor te nderuar ortodoks si Kristo Frasheri, shpifes dhe genjeshtar!  Eshte nje popull i tere qe profesorin e njeh si pasuri kombetare, per shkak te punes tije te palodhur ne dobi te kombit.

Askush nuk kerkon nga kisha ortodokse pavarur kombetare Shqiptare te ndryshoje statute sa here qe ka ndryshime ne kushtetuten e vendit. Ketu spekullon Janullatos me bashkpuntoret e tije te siper permendur, kjo eshte genjeshter dhe ky veprim eshte i paligjshem. Po ta sqaroj dhe njeher se, marveshja qe ke ti Janullatos me qeverine e Shqiperise eshte nul, sepse je i paligjshem ne krye te nje kishe jashtzakonisht serioze, sic eshte kisha ortodokse Shqiptare. Se shpejti do te kerkojme pavlefshmerine e marveshjes me qeverine dhe pse ajo eshte bere ligj ne parlament, ne menyren me te peshtire nen presion e qeverise Greke se ose bej keshtu, ose ne nuk ju mbeshtesim ne Europe. Sa turp per Greqine, nje vend qe mashtrohet nga nje palo prift nene presionin se, o bej sic themi ne, ose ne jemi kunder jush, ti Janullaotos je komandanti i ketyre urdhrave te felliqur dhe qindra vjet te vjeter. Shpejte do te gjykohesh nga organizma nderkombetare dhe nga drejtesia shqiptare por, dhe ajo e gjygjit te Hages si percares i kishes ortodokse  Shqiptare, destabilizues i harmonise fetare, tjetersim i besimit ortodoks ne ate te besimit Vori-oepir dhe shovinizem Grek. Ne kurrizin dhe ndergjegjen tende te shprishur, qendrojne te gjitha ngjarjet ne dem te kombit Shqiptar, ngjarje si, varrezat e Kelcyres, cvarrimet e te pareve tane, ngjarja ne Permet, liturgjia greke, ndarja midis minoritareve dhe shqiptareve etj etj.

Janullatos deklaron se, ne fronezimin e tije, pati proteste kunder atije, proteste e organizuar nga dy deputete te nje feje tjeter, kjo do te thote se fete e tjera nderhyjne ne kishen ortodokse Shqiptare! Ky deklarim, eshte kulmi i tentatives per te prishur harmonine fetare ne Shqiperi. Kush je ti Janullatos, qe percakton se kush i perkete fese ortodokse dhe kushe eshte ne fe tjeter apo ateist?!  Po te jeshe me ty Janullatos je ortodoks shqiptar?! Po pse,  kur linde ti Janullatos  lindi ortodoksia ne Shqiperi?!

Sakrilegji me i madh qe beni ju  Janullatos eshte, kur na afron nje thenie te Apostullit Pal te perdorur ne nje rast te veshtire, si dhe per ti shpetuar romakeve duke thene pikerisht ky Apostulli Pal se, une jam romak. Le ta zberthejme  kete pershtatje te Janullatosit, sipas thenies se Apostullit Pal. Sipas Janullatosit, lejohet ndonje dredhi, per te arritur qellimin. Kurre Apostulli pal nuk eshte nenshtruar dredhise, kjo eshte ne menyre apsolute dhe kanonike jo e vertete. Ju betohem nen bibel dhe shpirtin gjakun dhe shenjterine time per kete. Dredhija e Janullatosit, konsiston  se dhe ky njeri i thjeshte, e krahason veten me Apostullin Pal, per te thene se dhe ky eshte shqiptar ashtu sic tha the Apostulli qe eshte romak, per te shpetuar nga nje moment i veshtire. Besoj se kuptohet sa spekulluese eshte perdorimi i deklarimit te Apostullit Pal ne ngjashmeri me Shqiperine.

Ky eshte sakrilegj, spekullim dhe turp i madh per cdo besimtar kristjan dhe ortodoks. Apostulli Pal, se bashku me nje nga shkruesit e Ungjillit i perndritshmi  Luka, kane kaluar neper Iliri duke perhapur krishterimin dhe fjalen e Jezusit, kjo ngjarje na mjafton per te mos qene te varur nga askush, pervec Jezusit dhe perendise ose Atit tone Perendise se Universit.

Kjo qe them sa me siper, duhet te mjaftoje per te percaktuar se Janullatos nuk eshte as besimtar dhe jo me teper ortodoks, e me teje dhe ne krye te kishes  ortodokse Shqiptare. Janullatos eshte nje spekullant dhe ne dokmat e fese sepse, puna e vetme e tije eshte shovinizmi dhe ndarja e Shqiperise. Ai nuk eshte me agjenti i qeverise ne ilegalitet te Vorio- eprit ku merr pjese dhe Spiro Ksera por, eshte shefi i anti shqiptarizmit dhe bekues i Vorio-epirit dhe partise ogur zeze Agimi  Arte.

Me te drejte i kerkoj kishes ortodokse Greke, por dhe Patriarkanes qe, individin Janullatos, ta terheqe nga Shqiperia per shkak te zullumeve qe ben ne vendin tone, duke shkelur statut kishe, histori te Shqiperise, cenim te sovranitetit dhe harmonise fetare. Deri tani, Janullatos ka bere sic ka deshur ne organizma nderkombetare, per te perbaltur Shqiperine e brishte, per ti prishur pune ne axhenden e saje te integrimit, duke deklaruar shpifje dhe genjeshtra per cenim te besimeit ortodoks ne Shqiperi dhe fantazi te tjera, si nuk e kupton pseudo hiresi, ose me mire fyhreri (Hitleri) i Agimit  Arte  ne Greqi se cdo gje qe pergatit ti, si rasti i Permetit me autobuze dhe njerez te blere, eshte nje shemtire, qe shume shpejte dhe eurodeputetin grek, qe flet kunder Shqiperise ne parlamentin e Europes, shume shpejte do ta shohin me percmim. Ckujton ti Janullatos se, ne Keshillin  Europes apo parlamentin e saje, do ta hane vazhdimisht sapunin per djath, jo zoti ngatrrestar.Jo.  Ne Europe, do ta marrin  vesh te verteten e punes tende ne Shqiperi zoti Janullatos.  Ekzistenca  juaj Janullatos, do te shndrrohet ne nje hije te zeze.

Janullatos, ti dhe Barka, Dule, Marko, Ksera dhe disa prifterinje greke ne “Sinodin” e shenjte, qe ke ngritur ti me emrimet e tua, se shpejti do te merrni mesimin e duhur nga demokracia perendimore  dhe drejt per se drejti nga ajo europiane.

Helikopteret e udhetimeve, parate e juaja si rryshfete, nuk do te pine  me uje te “bekuar”, sepse bekimi yt me uje eshte kunder atdheeut tim dhe kombit tim, per kete ju siguroj te gjitheve.

Cirruni sa te doni, por une, nuk spekulloj, se bashku me milionat e shqiptareve, se po luaj me patriotizmin e vendit tim, ne jemi thjeshte ne sherbim te tradites tone mijra vjecare, qe eshte e ndritur, e paqme dhe bujare, sic na meson vete feja jone dhe dokma e perjetshme e bibles dhe zotit tone Jezu Krisht se bashku me Atin e shenjte ne perjetesi.

Personalisht une, por dhe stafi qe me mbeshtet, staf ortodoksesh, intelektuale, njerez te thjeshte qe pranojne te pagezohen me buken dhe veren e Jezu Krishtit, do te takohemi me Patriarkanen ekumenike, pse jo dhe me disa kisha te tjera, per te fshire bojen tende prej shenjtori mashtrues, qe te dale ne drite ligesia qe mbart kunder kombit Shqiptar.*(Titulli ne origjinal:JANULLATOS ESHTE AGIMI I ARTE I GREQISE)

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Agimi i Arte i Greqise, AT Nikolla Marku, Janullatos

“PSE NUK DENONCOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT ?!”

October 26, 2013 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI*/

Ne Foto: Bisedimet me 4 – 11 Shkurt 1945 në Jalta…/

Mbas bombardimit të Tiranës, vetem ky “mur”…mbeti në Europë!/

Tue shikue këte copë “muri” që shumkujtë i duket si “monument”, më shkon nëpërmend një fjalë popullore: “Ishin nda rrisqet!”, kështu, thonë disa…

Plot 70 vjetë që “Historia e Shqipnisë”, ka marrë pamjen e disa legjendave, ku me vështirësi mundesh me kuptue se kapitujt e saj, nuk janë “përralla” të mbledhuna nga goja e Popullit, po janë të menduem e të shkruem prej “dr. prof. e akademikëve” tanë të dijtun…si thonë disa: “deri aty!” Edhe sot të bajnë me mendue “ku, kishim vojtë!?”

Mercenarët në Shqipni “drejtojnë” shtetin… Mercenarët janë edhe “akademikë” të Akademisë së Shkencave të RSh, dhe po, prap mercenarët, janë “dr. Prof.” e disa universiteteve të Shqipnisë… bash ata, që jo vetem shkruejnë “Historinë”, po edhe janë tue pergatitë “brezin” e dijetarëve t’ ardhshëm! Dhe, ma e shemtuemja gja asht se edhe ata e dijnë mirë, se po pergatisin një brez tjeter mashtruesish e gënjeshtarësh si veten.

Cili shtet në Europë nuk ka një Histori të vertetë të shkrueme, si Shqipnia?

Nga viti 1939 Shqipnia kje e pushtueme nga Italia fashiste dhe ma vonë, në 1943 në Shqipni, erdhën forcat ushtarake gjermane. Në relacionin e Militarbefehlshaber Sudost të Vermahtit Gjerman, shkruhet: “Një administrim ushtarak në kuptimin e mirëfilltë në Shqipëri, nuk ekzistoi… Politika e Gjermanisë pati si parim prijës rëspektimin e Shqipërisë si Shtet neutral dhe i pavarur.” Ishte e para herë në Histori, që Shqipnia ishte bashkue me Trojet e veta të mohueme dhe të masakrueme…

Në pragun e sulmit gjerman ndaj Jugosllavisë, Stalini ka nenshkrue një Traktat me Beogradin, dy palët i qendruen “besnikë” per aqsa u interesoi…Këte vertetoi Jalta!

Nga libri i z. Henry Kissinger “Diplomacia”, botue në Tiranë, 1999, kam mujtë me krijue bindje të plota per të gjitha ata fakte historike, që per vite të tana nuk i “kishe lexue në asnjë dokument historik të botuem.” Ju falemnderës z. Kissinger!

Kush ishin komunistët “tanë” dhe kush e formoi Partinë Komuniste tek ne?

Pse Aleatët u lidhën me komunistë, dhe pse i ndihmuen ata tradhëtarë?

Ruzvelti deklaron në Jalta: “Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barren e rindertimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit.” (fq. 396)

Nuk ua kishin tregue padronëve Aleatë, oficerët e tyne që ishin nder Malet tona besen, burrninë e bujarinë e Shqiptarëve të Veriut, që per 4 vjet nuk u vra një oficer?

“Ruzvelti e pranonte një pjesë të mirë të strategjisë së Çërçillit, por nuk mund të pranonte zbarkimin në Ballkan.” (fq. 404)

Nuk e dinin Aleatët se mercenarët e PKSh, janë të shitun tek bolsheviku Tito, dhe se Enver Hoxha asht një tradhëtar anadollak, që do të shesin Shqipninë tek sllavët, per të mbushë xhepat…dhe se, lufta e tij kishte subjekt shkatrrimin e Veriut të Shqipnisë?

A e dinin Aleatët qendrimin e Shtetit dhe të Shqiptarëve ndaj çifutëve tek ne?

Po, sa çifutë mërrijtën në ShBA me pasaporta Shqiptare, a e dinte Ruzvelti?

“Ruzvelti pranoi planin e Stalinit, per të spostuar kufijtë e Polonisë në Perëndim dhe vuri në dukje se nuk do ti bënte presion Stalinit per Balltikun…dhe as per të spostuar në Perëndim dhe kufirin Perëndomor deri në lumin Oder…” (fq. 411)

Po kur vune firmen në dokumentin e “Vendimeve të Jaltës”, nga 4 deri 11 Shkurt 1945, nuk ua vrau synin as Ruzveltit dhe as Çërçillit, “mungesa” e Shtetit Shqiptar, si Shtet i Lirë, demokratik dhe i Pavarun në Harten e Ballkanit të pergjakun?

Ruzvelti shkruen: “Mendoi se ai (Stalini FR), është përfaqësuesi i vërtetë i zemres dhe i shpirtit të Rusisë, dhe unë besoj se ne do të shkojmë shumë mirë me të dhe me popullin rus – vërtetë shumë mirë.” (fq. 413)

Atëherë, pse po sakrifikohej Europa Lindore deri poshtë në Shqipni Europjane?

Pse Aleatët në Jalta ishin kunder vendosjes së demokracisë, në zgjedhjet e 2 Dhjetorit të vitit 1945, dhe pse u pajtuen me vendosjen e diktaturës komuniste në Shqipni?

Nuk ishin të dijtun per perpjekjet e Popullit Shqiptar nder shekuj me shpetue nga zgjedha sllave e aziatike e osmanllinjëve, dhe sa i kishte kushtue këtij Populli lufta?

“Dy vitet e para të luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatatura komuniste... ‘demokraci të reja’ Jugosllavia, Polonia, Çekosllovakia dhe Shqipëria.”

Sa pushkë kanë shprazë Aleatët per me na “çlirue” këta 100 vjetë, apo duhen pyet:

Sa sterlina dhe mitraloza i keni dhurue Enver Hoxhës, per me zhdukë Atdhetarët?

Kur u pushkatue grupi antikomunist “Bashkimi Shqiptar” i drejtuem nga një demokrat 25 vjeçar Mark Çuni, që kerkoi zgjedhje pluraliste në Shqipni, ku ishin ata Aleatët që predikonin “Liri, Demokraci dhe Barazi mes Popujve të Botës!”?

Nuk i kishte shpjegue padronëve Aleatë, koloneli Niell, kerkesen e Don Ndre Zadejës, dhe cila ishte e ardhmja e jonë, kur u pat takue me té në qelen e Sheldisë?

As pushkatimin e Don Ndreut me Prekë Calin… nuk e morën vesh Aleatët?

As pushkatimin e deputetëve dhe qeveritarëve Europjanë në Tiranë, nuk ua tha asnjë nga oficerët e misioneve të tyne, as mbasi u takue me ta Imz. Vinçenc Prennushi, në zyret e misionit anglez dhe i shpjegoi persekucionin e katolikëve në Shqipni?

Ku perfundoi Imz. Jul Bonatti, mbasi anglezët e sollen nga Roma në vitin 1946, dhe ua dorzuen komunistëve të Tiranës, që e derguen në manikomjo…çka u ba me Té?

Po, Mark Gjomarkagjoni me dhjetra ushtarakë tjerë… që Aleatët, u thanë: “Ju, na  pritni nder male e shpella, se shpejt rikthehemi me vendosë demokracinë, çka u banë?

Po, per perkthyesit me Aleatët, z.z. Xhelë Meta, Ndrekë Kodheli etj., a moren vesh çka bani E. Hoxha, e ku perfunduen kufomat e Tyne, vetem pse dinin “sekretet”?

***

Kush ishin Aleatët ? – Ruzvelti, Stalini dhe Çërçilli…

Kush e bombardoi Tiranën me 13 Tetor 1943 ? – Aleatët…

Kush ua dorzoi Shqipninë, Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit…?

***

“Numri i sovjetikëve të vrarë (përfshirë civilët) ishte mbi 20 miljonë. Perveç kësaj, numri i të vdekurve në spastrimet e Stalinit, kampet e përqendrimit, kolektivizimin e detyruar dhe uria e krijuar qellimisht, llogaritet 20 miljonë të tjerë e ndoshta, 15 miljonë vetë mbijetuan burgun e gulagun.” (“Diplomacia” fq. 438). Kjo ngjau në BRSS…

Pa hy nder shifrat e panjohuna të shteteve të Europës Lindore, sot me të drejtë duhet të pyesim: “Sa asht numri i të vramëve dhe të zhdukunëve nder burgjet, kampet e shfarosjes apo të masakrimit komunist në Shtetin Shqiptar, dhe ajo ma kryesoria:

PSE NUK DËNOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT NË EUROPË DHE NË SHTETIN MA TË SHPARTALLUEM E TË VARFEN, SHQIPNINË EUROPJANE ?

***

Presidenti Ronald Reagan, porsa mori postin e Presidentit Amerikan me 20 Janar 1981, shpalli menjëherë në programin e Tij idenë e përkryeme:

“Objektivi që unë propozoj asht lehtësisht i arritshëm:

Inkurajimi i infrastrukturës së demokracisë: Sistemi i një shtypi të lirë, shoqatave, partive politike, universiteteve, të cilët do të lejojnë njerëzit me zgjedhë lirshëm rrugën e tyne… Perandoria e së keqes luftohet me mediat e lira, shoqni civile, partitë politike dhe intelektuali i mirfilltë.”

Fjala e Tij historike mbyllej:

“Le të nisim përpjekjen finale drejt ma së mirës: Kryqëzatën për Liri”.

 Të shpresojmë !

*13  TETOR  1943-70 VJETORI I BOMBARDIMIT Të TIRANëS-Pjesa e III/

Melbourne, Tetor 2013.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, jalta, krimet e komunizmit, pse nuk denoncohen

NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT, PELLUMB LAMAJ

October 26, 2013 by dgreca

STATUJЁS SЁ LIRISЁ/

Pёllumb Lamaj /Ish i Dёnuar Politik nё Burgun e Spaҫit/
Ah Statujё, Statujё e Lirisё/
Sa ёndrra rinie u fishkёn mbi ballё,/
Jehona dashurie qё kurrё nuk u dhuruan,/
Sa kafka martirёsh mbetur pa varr!/

Ah Statujё, Statujё e Lirisё/
E vetmja dritё, i vetmi zjarr,/
E vetmja ёndёrr ku shpresat udhёtojnё,/
Pёrzier me klithma, kulluar nё gjak!/

Ah Statujё, Statujё e Lirisё/
E vetmja shpresё qё na mban gjallё,/
Por edhe po ikёm pa u takuar,/
Besomё, do vijnё tё tё puthin vrasёsit tanё…/

Spaҫ, 1979

GJITHЁ JETЁN MBETA REBEL

 

Gjithё jetёn time mbeta rebel
Nganjёherё as vetё nuk e di pse
Di vetёm qё paqe bёra me veten
Dhe kurrё nuk e ndёrroj kёtё fole`

Kurrё nuk u bёra pjesё e politikёs
Dhe pse Rininё ma kalbёn nё burg
Ёshtё strofka e horrave dhe intrigёs
Konspiracioni me emrin KURVE…..

C’janё vallё lolot e oborrit,c’janё
Poetё,deputetё qё kocka lёpijnё
Gjithё jetёn mbesin vec uturakё
Mjeranё qё s’e prekin dot Lirinё…..

 

BRENDA KATЁR MURESH

 

Brenda katёr muresh
Rrethuar nga terri,
Zvarritem pa rreshtur
S’po di nga lind dielli.

Brenda katёr muresh
Shtangur nga vetmia,
Hijet mё rrethojnё
Nxin e tёrё qelia.

Brenda katёr muresh
Kruspull nga tё ftohtit,
Pres tё vijё mesnata
T’i drejtohem Zotit.

Brenda katёr muresh
Dhe pse natё e thellё,
Mё kot pres unё Zotin
Ai ёshtё nё qiell.

Pёllumb Lamaj
Spaҫ 1979

—

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Pellumb Lamaj, poezi, spac

GARIBALDINËT DHE SHQIPTARËT

October 25, 2013 by dgreca

GARIBALDINËT U TËRHOQËN KUR MËSUAN SE NË RADHËT E TURQËVE KISHTE SHQIPTARË/

Dielli-Arkiv: Pas një telegram nga Roma të botuar në Progresso Italo-Americano të New Yorkut, katërmbëdhjetë italianë, që kishin shkuar të lëftojnë për Greqinë kundër Turqisë, në trup të Garibaldinëve, u hoqnë nga sheshi i luftës posa mësuan që bashkë me ushtrinë turke ndodheshin edhe grupe shqiptarësh. Nër këta Garibaldinë fisnikë, që s’deshën të lëftojnë me vëllezërit shqiptarë, janë edhe Kapidani (Jyzbashi) Davide della Valle, nga Venediku, me Liutenantin(mylazimin)Cipriano Facchinetti, nga Lombardia.(Dielli 5 dhjetor 1912)

Filed Under: Histori Tagged With: Dielli 1912, Garibaldinet dhe shqiptaret

NJË PREZENTIM I GJITHANSHËM KULTUROR SHQIPTAR NË VARA TË SUEDISË

October 25, 2013 by dgreca

Shkruan:  Sokol Demaku/ Suedi/

Me ftesë të Këshillit komunal të kulturës së qyteti Vara në Suedi, anëtarët e Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni nga Borås i Suedisë mbremjën e 25 tetorit 2013 prezentuan më dinjitet Kulturën dhe Gjuhën shqipe për miqt suedez në një mbremje kulturore organizua nga Këshilli komuanl i kulturës këtu e ku pjesëmarës ishin disa shoqata kulturore suedeze.

Ishte kënaqesi të jesh pjesëmarës i një manifestimi të tillë kulturor, në mesin e miqëve suedez në një mbremje te tillë kulturore, ku temë boshte ishte kultura dhe basahkëpunimi ndërkultoror mes shoqatave kulturore që veprojnë në qutete të ndryshme në Suedi.

Anëtar të Krysisë së QKSH Migjeni nga Borås, në fillim miqtë e pranishëm suedez i informaun për punëne e tyre, kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare në poërgjithësi, të cilët treguan një interesim të jashtëzakonshëm, për gjuhën, kulturën dhe traditën shqipe, pastaj ata i infomuan të pranishmit me punën dhe aktivitete e kësaj shoqate kulturore me seli në Borås.

Ishte mjaft impresionues për ta puna e anëtareve të shoqates dhe prezentimi i të arriturave të shqiptareve në Borås me rrethinë, botimi i revitës Dituria,  ku më këtë rast Bibliotës së qytetit Vara iu dhuruan nga dy egzemplar të cdo numri të revitës, pastaj prezetimi i punës së radio Diturisë dhe fillimi i punës me kanalin TV në gjuhën shqipe TV Dituria.

Lidhur me këte¨para të pranishmëve u shfaq një film dokumentar i punuar nga ana e redaksisë së TV Dituria mbi punëne e anëtareve të kesaj shqotate si dhe punëne e TV dhe radio Diturisë në Borås të suedisë.

Temë boshte këtë brëmje ishte kultura dhe kultura e veshjes shqiptare. Lidhur më këtëu shfaqen sekunca nga filmi dokumnetar “Veshja tradiocionale shqiptare ne Kosovë” punuar sipas skenarit dhe idesë së Bora Balaj nga “Bora fashion”.

Interesim të madh tek të pranishmit zgjoj qështja e gjuhës shiqpe e ku u parashtruan pytje të shumta lidhur me këtë si dhe për kulturën dhe traditën e shqiptarëve në përgjithësi.

Besojmë se takime te tilla me shoqtat suedeze dhe miqtë suedez ia vlenë të kemi sa me shumë në te ardhmen në menyrë që të njejtit të kenë dhe marrin sa me shumë informacione për gjuhën, kulturën dhe traditën shqitare.

Interesim të vecant tek të prnaishmit zgjoj puna me fëmije dhe të rinje, organzimi i pritjes së Vitit të ri, ardhja e babadimrit kosovar në Suedi dhe shpërndarja e dhuratave për fëmijët shqiptar, krejt kjo një vepër dhe punë e  vyer e anëtareve të QKSH Migjeni në Borås.

Bëri jehonë puna e me prezentimin e veshjeve kombëtare shqiptare në Borås të Suedisë, vite më parë, nga fotot e prezentuara për mysafirët në Vara.

Besojmë se edhe në të ardhmen këta njerëz të vyer të traditës dhe kulturës edhe ne vende tjera dhe qytete tjera do jenë prezetn me një prezentim  të tillë të kulturës sonë.

Filed Under: Kulture Tagged With: prezantim ne Vara, Sokol Demaku, Suedi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5116
  • 5117
  • 5118
  • 5119
  • 5120
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT