• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DITAR PËR QEVERINË RAMA – ETËRIT E VENDIT DHE KRERËT E SHTETIT KANË STATUSIN E TYRE

September 16, 2013 by dgreca

– Referim Republikës së Italisë/

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Dje kryeministri i sapodekretuar z.Edi Rama zhvilloi mbledhjen e parë të qeverisë e cila zgjati disa minuta, ku u morën tri vendime, që u publikuan menjëherë në faqen ueb. Po i citoj tekstualisht : “Sot, në datë 15 shtator 2013, Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime: 1. Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit; 2. Miratimin e Kodit Etik Ministror; 3. Ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë”.

Po ndalem tek vendimi i parë i qeverisë i zëvendësimit të portretit të Presidentit të Republikës me atë të Atit të Pavarësisë. Në Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë në Nenin 86 tek kapitulli „PRESIDENTI I REPUBLIKËS“, paragrafi 1 thuhet: „Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.“ Pra është një figurë mbi partitë, e cila sqarohet edhe në paragrafët e mëposhtëm të Kushtetutës.

Në Nenin 87 të Kushtetutës të Shqipërisë në paragrafin 1. dhe 2. shkruhet: „1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh… 2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij.“

Kjo mënyrë zgjedhje, i krijon mundësinë çdo maxhorance që ka një përfaqësim me tri të pestat e parlamentit të zgjedhë një president sipas vullnetit të kryeministrit, pra krijohet shkas për abuzim të pushtetit, që prodhon një institucion kukull me pavarësi të cënuar. Meqë maxhoranca aktuale e ka pothuaj këtë përfaqësim dhe një nga objektivat e saj është ndërtimi i shtetit ligjor, kjo i jep shans qeverisë Rama që të hap një debat të gjërë për ndryshimin e Kushtetutës të Shqipërisë që zgjedhja e Presidentit të vijë me votë popullore.

Sipas Kushtetutës të Republikës të Shqipërisë, presidenti është Figura Nr.1 e shtetit shqiptar. Kryetari i Kuvendit është nr. 2 dhe Kryeministri nr.3. Ky pozicion nuk e dobëson rolin e premierit në një Republikë Parlamentare, pra de jure e de facto kryeministri i Shqipërisë është njeriu më i fuqishëm i vendit, por sipas protokollit shtetëror fotografia e kreut të shtetit duhet të qëndrojë e varur në zyrat publike.

Meqë kryeministri i Shqipërisë i referohet protokolleve të shteteve Perëndimore dhe bën shumë mirë, edhe unë po bëj të njëjtën gjë, po i referohem ueb-it të qeverisë italiane – të Këshillit të Ministrave të Republikës të Italisë – po e vendos edhe linkun që mund ta klikojë kush dëshiron.http://www.governo.it/Presidenza/ufficio_cerimoniale/cerimoniale/bandiera_esposizione.htmNë këtë ueb –Ufficio del Cerimoniale di Stato – Zyra e Ceremonive Shtetërore përcakton rregullat e përdorimit të flamurit tringjyrësh. Në paragrafin me titullin « Esposizione delle bandiere all’interno degli uffici pubblici » – « Ekspozimi i flamujve brënda zyrave publike » shkruhet si më poshtë : « Flamuri i Republikës dhe ai i Bashkimit Europian gjendet në zyrat e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe Nënsekretarit të Shtetit; të titullarëve drejtues të drejtorive apo zyrave në administratën qendrore të Shtetit…, të titullarëve më të lartë të institucioneve të enteve publike në rrang kombëtar, të titullarëve më të lartë institucioneve të pavarura; të drejtuesave të institucioneve të drejtësisë; të drejtuesave në përfaqësitë diplomatike, në konsullatat dhe institucionet kulturore të Italisë jashtë vendit. »

Zyra e Ceremonive Shtetërore pranë Këshillit të Ministrave të Republikës të Italisë në të njëjtin paragraft ë ekspozimit të flamurit italian vazhdon si më poshtë:

« Negli stessi luoghi si espone anche il ritratto del Capo dello Stato. » – «Në të njëjtat vende gjithashtu vendoset edhe portreti i Kreut të Shtetit » Duke mbetur në vendin fqinj, si një vend demokratik që ia vlen shumë t’i referohemi. Më 2011 u kremtua 150 vjetori i Bashkimit të Italisë, me nderimet më të larta për Etërit e Italisë të bashkuar, Camillo Benso Cavour, Giuseppe Mazzini, Giuseppe Garibaldi, Vittorio Emanuele II°, por kjo s’do të thotë që portretet e këtyre burrave të ndritur të vendosen në vend të portretit të kreut të shtetit.

Ne jemi duke pritur nga Rama, dhe uroj që t’i mbajë premtimet, sepse kjo është në interesin e shqiptarëve dhe vendit, por z.Kryeministër duhet ta ketë të qartë se fitorja e 23 qershorit nuk ishte fitore e tij personale, por ishte një fitore prej dështimit dhe disfatës të pararendësit të tij.

Filed Under: Featured Tagged With: Elida Buçpapaj, Qeveria Rama

Marrëveshja e Konsipolit dhe antifashizmi i çamëve

September 16, 2013 by dgreca

Greku Aleksis Janari (Miltjadhi Qiriani) denoncon Greqinë/
Çamëria pjesëmarrëse aktive në Luftën II Boërore./

Shkruan: Hyqmet  ZANE/

Dëshmitë historike që i kanë shkruajtur kombet, janë të pavdekshme dhe një nga treguesit e së vërtetës që përballet me çdo shtrembërim që kërkohet t’i bëhet asaj nga qarqet dhe rrethanat e kohës. Kur vjen fjala për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve, eskluzivisht mendja të shkon tek çështja më shumë e debatuar dhe më e denigruar siç është çështja çame dhe genocidi grek mbi Çamërinë.
Ata që e vërtetojnë këtë janë dëshmitarët okularë që e vuajtën genocidin, janë nënat dhe fëmijët, janë baballarët dhe gjyshërit, janë kancelaritë europiane dhe vetë grekët që i bënë masakrat në ato vite fundlufte të Luftës II Botërore. Për këtë çështje janë shkruar dhe thënë shumë fjalë dhe janë bërë shumë deklarata. Një nga ato të ashtuquajtura pretendime greke që kërkon të justifikojë masakrat dhe genocidin çnjerëzr, është absurdi i “bashkëpunimit me okupatorin gjatë Luftës II Botërore” Shumë herë kemi folur dhe kemi dhënë dëshmi të kundërshtimit dhe hedhjes poshtë të pretendimeve të tilla uktrashoviniste greke, siç është edhe fakti që babai im, (Nuri Emin Zane, Hajri fetahu, Osman Zenel Taka dhe mezan Jonuzi) dhe shumë e shumë të tjerë  që që u bënë viktimat e persekutimit në kampet e internimit në Gjermani, po ashtu sie dhe e persekutimit grek dhe atij komunist në
Shqipëri. Por më shumë se kaq është edhe një dokument tjetër historik, si dëshmi e së vërtetës mbi qëndrimin e shqiptarëve të Çamerisë në Luftën e Dytë Botërore, siç është “Marrëveshja e Konispolit”.
Marrëveshja e Konispolit
Më 10 gusht 1944 u zhvillua takimi i përbashkët mes përfaqësuesit të Frontit të Çlirimit të Çamërisë dhe përfaqësuesit të Frontit Çlirimtar të Greqisë (EAM), si dhe të delegacionit të Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH) për Gjirokastrën (Shqipëri) për të shqyrtuar problemet e minoritetit shqiptar në Greqi dhe të minoritetit grek në Shqipëri.
Mbledhja mori vendimet e mëposhtme :
Për shkak të paragjykimeve shekullore, gabimeve të njëpasnjëshme, krimeve të disa keqbërësve dhe propagandës shoviniste të disa qarqeve, për minoritetin shqiptar dhe për atë grek u krijua një gjendje e tillë, e cila po i lë mjaft forca në neutralitet, të kundërta me njëra- tjetrën dhe rrjedhimisht të pafuqishme për pjesëmarrjen në luftën antifashiste që po bëjnë  të dy popujt, grekët dhe shqiptarët. Shenjat e ditëve të fundit tregojnë se katastrofa nuk vonon të vijë, nëse mbyllen sytë dhe nuk ndërmerren iniciativa nga ata që ndodhen pranë ngjarjeve.
Krijimi i nje organizate antifashiste për çdo minoritet është një nevojë emergjente. Një predispozicion i tillë është shfaqur qartë nga minoriteti grek dhe ndihet i gjallë edhe në mes të të njëjtave subjekte në Çamëri. Krijimi i organizatave antifashiste respektive, gjithashtu u mbyll gojën shovinistëve që flasin për tradhëti kombëtare.
Kjo zgjidhje në rrugën e luftës së sotme për çlirim dhe vetëvendosje të popujve, do t’i vëllazërojë të dy popujt fqinjë. Kjo është e vetmja mënyrë e përshtatshme dhe e frytshme.
Organizatat antifashiste do të udhëhiqen nga një këshill i përbërë prej një përfaqësuesi shqiptar, një grek dhe nga një përfaqësues i minoritetit. Sa për një palë aq edhe për tjetrën, në Këshill do të bëjë pjesë edhe një përfaqësues i misionit anglez. Ky i fundit do të marrë pjesë vetëm nëse kërkohet nga minoriteti.
E njëjta mënyrë do të zbatohet edhe për organizimin ushtarak.
Jepet amnisti e plotë ndaj të gjithë atyre që me sjelljen e tyre, sa me veprimtarinë politike aq edhe në jetën private i kanë shërbyer fashizmit dhe shovinizmit.
Të dy organizatat, greke dhe shqiptare, garantojnë për sot dhe për të ardhmen, jetën, nderin dhe pasurinë e popujve minoritarë.
Ky vendim do t’u njoftohet që të dy popujve dhe vihet qysh sot në zbatim. Do t’u njoftohet gjithashtu dhe organizmave eprorë.
Statuti i organizatave antifashiste të minoriteteve do të përfshijë klauzola për pjesëmarrjen aktive të të dy popujve në luftë. Përveç propagandës antifashiste, ndalohet çdo propagandë tjetër, edhe ajo shoviniste.
Shtypi i të dy organizatave do të ndihmojë edukim politik të popujve dhe të dy minoriteteve.
Për frontin Çlirimtar të Çamërisë
Rexhep Plaku
Për EAM-in
Aleksis Janaris
Për PKSH
Çeliku

Duhet thënë me vërtetësi dhe kompetencë dokumentare se ky dokument është botuar për herë të parë në librin “Organizimi antifashiste i minoritetit grek në Shqipëri 1943-1944” i autorit Aleksis Janaris dhe është ribotuar në broshurën nacionaliste “Momente të panjohura nga drama e Epirit”, 1989. duhet thënë gjithashtu se Aleksis Janari është pseudonim i Miltjadhi Qiriani, ndërsa Çeliku është Bedri Spahiu
Nga ana tjetërm është e rëndësishme të pohojmë se “Marrëveshja e Konispolit” është edhe një dëshmi tjetër e cila hedhë poshtë akuzat greke ndaj popullsisë së martirizuar të Çamërisë si bashkpunëtorë me pushtuesit nazi-fashist. Edhe para këtij takimi edhe më pas popullata e Çamërisë u rreshtua në rradhët e lëvizjes antifashiste si në formacionet e EAM-ELAS-it grek, po kështu edhe në rradhët e formacioneve të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Shqipërisë. Mbas kësaj marrëveshje, përfaqsuesit e Çamërisë u mblodhën në fshatin Shalës të Konispolit në Kongresin e Parë dhe formuan organizatën me emrin “Këshilli Antifashist Çam”, si e vetmja organizatë përfaqsuese e popullatës së Çamërisë. Kjo organizatë mbrojti interesat e popullatës Çame edhe pas Luftës së Dytë Botërore, deri më 1948.
Është fakt historik se minoriteti grek në Shqipëri përkrahu Luftën Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, por kontributi dhe pjesëmarrja e popullatës çame ishte akoma më e madhe dhe e materializuar në disa njësi dhe formacione luftarake. Ndonëse qeveritë greke e mohojnë ose e mbajnë të fshehur kontributín e shqiptarëve të Çamërisë si dhe pjesmarrjen e tyre në rradhët e Lëvizjes Antifashiste të popullit grek, është fakt historik se vetëm në Divizionin e 8-të, Regjimenti i 15-të të ELAS-it bënte pjesë dhe Batalioni i quajtur “mikst” (shqiptaro-grek), në rradhët e të cilit u rreshtuan dhe luftuan mbi 500 partizanë çame. Në Shqipëri kemi po kështu përfaqsues të kësaj popullate në të dyja anët e kufirit shqiptaro-grek që u rreshtuan në rradhët e formacioneve luftarake shqiptare si Batalioni “Çamëria” si dhe në rradhët e brigadave të ndryshme, ku dhanë jetën me dhjetra shqiptarë të
Çamërisë. Gjithashtu është fakt se krijimi i Komitetit Antifashist Çam është përgjigja më e mirë historike që kjo popullatë i ka dhënë marrëveshjes së Konispolit, ndërkohë në rradhët e minoritetit grek në Shqipëri nuk ekziston një organizim i tillë. Madje siç dëshmon edhe ky dokument me mjaft vlerë historike, që vetë autori grek e nxjerr në dritë, minoriteti grek nuk prezantohet si palë nënshkruese dhe pjesëmarrëse direkt në këtë dokument, ashtu siç është pjesëmarrja dhe firma e përfaqsuesit të Frontit për Çlirimin e Çamërisë, Rexhep Plaku.
Ky dokument hedh dritë plotësisht mbi kohën kur shqiptarët e Çamërisë me pa të drejtë akuzohen dhe dëbohen me dhunë nga vatrat e tyre në mënyrë kolektive dhe po në mënyrë kolektive vazhdojnë të persekutohen politikisht nga shteti i sotëm grek dhe nga ata që e kishin për detyrë t`i mbronin. Në të njëjtën kohë, publikimi i këtij dokumenti është një aktakuzë edhe  për ata që janë përgjegjës të Luftës Çlirimtare të të dy popujve, që kanë heshtur dhe vazhdojnë të heshtin, duke mos ju përmbajtur detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja tri palëshe e firmosur më 1944 mbi mbrojtjen e jetës dhe të pasurisë të popujve minoritarë.
***
Shënim. Për botimin e këtij dokumenti ndihmuan zotërinjtë :
Ahmet Giaffo (Xhafo) – President i Shoqërisë për të Drejtat e Njeriut të Çamërisë, USA
Petrit Begati (Kasemi) – Austri. (Ish diplomat çam në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe referent i marrëdhënieve shqiptaro-greke për vitet 1992-1996)
Epilog
Dokumentimet e herëpashershme që bëhen nga studiues çamë veçanërisht, por edhe në disa raste nga studiues të tjerë, kanë një dallim të madh në paraqitjen e tyre. Njëherazi kanë edhe një mangësi të madhe jo në përmbajtjen e tyre, por në mosmbështejtne që bëhet nga Akademia e Shkencavre të Republikës së Shqipërisë. Mangësia e pazakontë për një institucion të lartë jo politik qëndron në faktin se asnjëherë nuk janë trajtuar apo përmbledhur këto dokumentime në favor të çështjes mbarëkombëtare shqiptare për të folur e para kjo Akademi në emër të të vërtetave që gjithsesi qarkullojnë si vetmitare në një atmosferë të rtazuar. Janë shumë e shumë pikëpyetje që kanë nevojë të trajtohen dhe shtjellohen në mënyrë shkencore për çështjen e trojeve kombëtare jasht ëkufijëve të Shqipërisë, pro që asnjëherë nuk janë vlerësuar si të tilla.
Përkundër kkësaj Akademie qëndorjnë Akademitë e Greqisë dhe maqedonisë, Asebisë dhe malit të Zi të cilat nuk lenë rast të shkjë kot pa u dhënë përgjigje shkencpre dhe dokumentare problemeve që u paraqiten, qoftë edhe duke trilluar në kurriz të shqiptarëve. Në këtë kuadër them se studiuesit çam, duke futur këtu edhe njerin nga më të përkushtuarit, profesorine e nderuar 91 vjeçar Ibrahim D. Hoxha që i vetëm ka realizuar dy enciklopedi Jugshqiptare si monumente të të vëretave dhe që vlejnë si pika referimi edhe për Akademinë Shqiptare. Ndoshta ka ardhur koha për të thënë zërin tonë si ♪5amë edhe përmes një institucioni si Akademia e Shkencave të Republikës së Shqiëprisë e cila deri tani ka bërë me dashje shurdhmemecin  për temat e interesave të madhe mbarëshqiptare.
Përgatiti për botim : Hyqmet  ZANE

Filed Under: Histori Tagged With: Hyqmet Zane, marreveshja e Konispolit

Pensionisti me këmbën te drunjtë

September 16, 2013 by dgreca

Tregim nga Kristaq TURTULLI/

Më besoni është e mundshme të jesh i gjymtuar, sakat, me një këmbë e gjysmë. Të tërheqësh gjithë jetën, pas vetes një protezë të konsumuar druri. Nuk je si gjithë të tjerët, që ecin lirshëm, vrapojnë, kërcejnë, dancojnë, luajnë me dy porta, kacavirren dhe ku di unë se çfarë tjetër. I gëzohen trupit kur shikohen në pasqyrë të zhveshur gollomesh, qeshin të lumtur, shkrihen prej kënaqësisë. Ndërsa unë me eshtra më pak dhe sa herë jam parë e shihem në pasqyrë rrëqethem.

Duhet të më kuptoni, është një mundim i pa përshkruar të tërheqësh zvarrë jo vetëm një këmbë të poshtër druri, por e njëherësh mbart mbi supe kapotën e rëndë të brengave dhe halleve torturuese. Ndjehesh sikur je i lidhur me zinxhirë çeliku. Si një i burgosur i përjetshëm, në kthinën e harruar e të neveritshme të nënvleftësimit. Të mundon shpjegimi ndaj asaj që fshihet dhe të vërtetës së plagosur rëndë. Je si i hallakatur mes indiferencës, hipokrizisë e çmendurisë së botës dhe i mbërthyer nga mendime tmerrësisht sfilitëse. Të duket vetja sikur je skllav i padijes, i brengës, padrejtësisë. Cungu dhe proteza e drunjtë janë klithma ngjethëse në zbrazëtirë. Truri im është mpakur, mbledhur si oshaf, lodhur prej trusnisë, zemra si zemberek ore i shkurdisur. Klithma ime  e shuar, protesta kundrejt pamundësisë, shndërrohet në një mundim zvarritës, i lemerishëm, si eshtrat e zbardhura të një kafshë prehistorike të lënë në humbëtirë ku gërryejnë vazhdimisht erërat e forta dhe tajfunet.

E ç’ jam unë! Oh, ju lutem a mund ta përjetoni zhgënjimin shpartallues të një plaku sakat, me kocka e  gjymtyrë të shkulura prej trupit, shumë vite më parë. Të flakura në sepeten e shqyer të harresës..!

Ndaj ec kokulur me merakun e rrëzimit të papritur dhe krisjes së tmerrshme brenda vetes. Tërheq këmbën zvarrë, në trotuarin me pllaka të thyera, pranë xhamave të mëdha të hotel turizmit për të shkuar në arkën e  sigurimeve shoqërore, ku tërheq rregullisht pensionin mujor. Të gjithë kanë hije të drejta elegante. Ndërsa hija ime lëviz cungueshëm, reflektohet në xhame dhe në ujëra, si një degë e thyer peme që përdridhet dhe përthyhet në imazhin e ujërave të lyrosura. Brenga ime është e gjithanshme.

Duart e rreshkura i kam rrasur thellë në xhepat e pardesysë së vjetër, të zbardhur si për të ruajtur baraspeshimin.

Koha është e vrenjtur, mbështjellë me mjegull të  lehtë, të përhimë dhe here pas here qëmton dëborë. Atje ku kanë mbetur ende gjurmë të pa shkrira prej qëmtimit të dëborës, më duket sikur ka një ngjyrosje mellani, blu të errët, kalimtarët nuk guxojnë ta shkelin por e anashkalojnë, duke pritur të shkrijë lagështira lodhëse e ditës. Një hop kujtova se mos dëbora qe përlyer prej kallamarit me bojë shkrimi të përmbysur aksidentalisht i ndonjë fëmije shkolle. Këmba e drunjtë është vjetërsuar, plasaritur dhe nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më e pavolitshme, por që është pjesë e pandarë e trupit tim. Kam dëgjuar që diku jashtë shtetit përgatiten këmbë plastike të lehta dhe shumë të manovrueshme, por duhet një torbë pazari me të holla ndërsa pensioni im simbolik është vetëm një fjalë goje.

Gruaja Anjëze dhe djali im Xhuvi më grindin gjithnjë. Ma hedhin mua fajin për çdo gjë dhe gjithçka që ka ndodhur dhe do të ndodhë. Sikur unë të jem pika e referimit të fillimit e të mbarimit të kësaj bote të mbarsur me halle dhe rrëmete. Më vjen të bërtas, të ulërij në kupë të qiellit: Hej, heshtni! More të uruar, nuk u lodhët së broçkullituri, së më ndëshkuari? Më lini një copë herë të mbledh kockat si kërmill, të qetësoj trurin e lodhur, të prehem i qetë, pa zhurmë dhe shamatë. More të dashurit e mi të shtrenjtë as vetë nuk e kuptoni se çfarë kërkoni prej meje. Kush jam unë, e çfarë dreqi ta marrë jam unë. Hë flisni, çfarë! Veç një pensionist sakat që me durim qëndroj në radhë e gjatë për të marrë pensionin. Pres emrin të më dalë në listën e paralajmërimit të fundit për të shkuan përmatanë, atje, ku ikën dhe nuk kthehesh më. Të më shterohet përfundimisht vaji, të shuhet kandili i jetës sime sakate dhe të pakuptimtë. Eh! Ku i dihet ndoshta çuditërisht pas vdekjes mund të shfaqem në formën e  një protezë e mundimshme druri për dikë tjetër,që ndoshta mund të jetë idealist dhe fatkeq si unë.

E shoh fort mirë. Anjeza nuk është më e pafjalë dhe e urtë si dikur, është bërë tmerrësisht e paduruar, nevrike dhe topatane, ia mban anën djalit, Xhuvit i cili gjithnjë më thotë pa më parë në sy:

-Ku ishe ti baba kur u shtrua në tavolinë me zulmë dhe bujë bakllavaja e fitimtarit? Apo le shurupin e bakllavasë të zaharosej derisa të bëhej e hidhur pelin? Përse nuk je si të tjerët që ditën dhe e vërtitën?

-Unë ku isha?! Të lutem bir griji sytë, më vështro në sy, nuk ta thotë zemra, veç të llomotit gjuha. Më pyet ku isha unë, hë unë?! Kam qenë si gjithmonë e përherë në ballë të luftës dhe të punës, me përkushtim, thjeshtësi dhe ndershmëri.

-Po çfarë qullose o baba?

-Çfarë qullosa?

-Ku je ti dhe ku janë të tjerët?

-Mjaft! Përse më lodhni me gjepura dhe nuk më vështroni në sy? Nuk e shihni, nuk u plasin sytë! Më duhet të tërheq në labirintin e ngushtë dhe me kthesa të viteve të vështira një protezë të poshtër druri. Nuk jam si të tjerët! Hë, përse nuk jam si të tjerët e përse duhet të jem si ata. Sigurisht nuk jam si të  tjerët. Unë s’kam këmbë por një cung dhe ata i kanë të dy këmbët e shëndosha, nuk baresin por vrapojnë.

-Duhet të ishe si të tjerët,- më buçasin veshët: -Këmba e drunjtë, gjaku i derdhur në luftë, me meritë duhet të jepte copën më të mirë të tortës apo të bakllavasë dhe jo të mbeteshim të varfër deri në dhembje.

Të rrëmbeja unë copën më të mirë të bakllavasë?! Jo, kurrë, po shokët që u vranë? Ata trima që ranë në luftë, që dhanë jetën për një ideal. Ata të gjorë s’kanë gojë të flasin të kërkojnë. Vallë ata nuk kanë të drejtë më shumë se të gjithë! Ju lutem ikni, më lini te qetë, vetëm, me heshtjen, vuajtjen dhe mundimin tim. Kam faj unë që nuk jam si të tjerët.

Më është mërzitur jeta, mbart brengën e madhe mbi vete, dua të bredh i vetëm, me hidhësinë e marazit në gjuhë. Të flak tutje fjalët helmëta që më janë mbërthyet mbi trup si grerëza. Të ec, të gjykoj nëse mundem, ti bie qytetit të ndryshkur kryq dhe tërthor, duke baritur si breshkë e vjetër që i kërcet shpina…

Buzë trotuarit dy metra larg meje qëndroi me zhurmë dhe frenoi me forcë një makinë kartë e re që më spërkati me baltë, më bëri laq. U mata të bërtisja me sa zë që kisha në kokë. Ti shkrehesha shoferit, ti thosha, ore, nuk të plasën sytë, se sheh, ka njerëz që ecin në trotuare.

Në çast gjuha më ngriu, mu bë njëlloj, si cungu i këmbës. Kur pashë që me ceremoni u hap dera e makinës dhe me madhështi zbriti… Reshat Meçka! I vjetër por i mbajtur, i fryrë, gjoks përpara, i shëndoshë, Fytyrë kuq, dukej sikur do ti pëlciste kur prej vetëkënaqësisë dhe shëndetit. Të jetë vërtet Reshati ky! Ai më hodhi një vështrim indiferent, nënvleftësues, përbuzës dhe bariti me madhështi drejt shkallëve të hotel turizmit.

Reshat Meçka! Anjeza dhe djali Xhuvi ma përmendin gjithnjë këtë emër, ma shpifin, ma venë si shembull përpara. Ata nuk e dinë kush është Reshat Meçka, prandaj i dëgjoja pa u kushtuar shumë vëmendje. I përlyer me lym nga koka deri në këmbë prej makinës së tij. I nënvleftësuar e përbuzur. Më bëri të më vinte keq për veten dhe gjithë jetën time. Të më rrëqetheshe trupi deri në palcë….

Çfarë bëre o Reshat Meçka! Përse më dole përsëri përpara o Reshat Meçka. Pikërisht tani kur më ha dhe më kruan i gjithë trupi prej marazit. Shkoje ore tutje, qyteti ka boll trotuare ku mund të ndalosh makinën.

Por ky Reshat Meçka nuk dëgjoi, më shpartalloj dhe njëherësh më shkundi trupin tim të drobitur me gjithë lecka….

– E sheh ku është Reshat Meçka, e sheh! Atij i ndrit lëkura, ndërsa  ti, si rrjepacak i përlyer me baltë,- Më foli zëri pas veshit.

-Ku dini ju gjë,-gati sa nuk bërtita:- Nuk dua të jem si ai.

-Sigurisht nuk je si ai. Ti je me një këmbë, ai me dy këmbë, i gjatë i shëndoshë si ka,- më buçiti zëri pas veshit.

-Mjaft, mjaft, mjaft! Ikni tutje. Më lini me gjithë hallin tim,- bërtita. Dhe zura veshët me duar. Por zërat ishin kokëforta mi dërmonin gishtërinjtë…

-Çfarë bëre o Reshat Meçka!- bërtita i çakërdisur.

-Hë! Pse çfarë bëra? – ia bëri Reshati me shikim të mjegullt.

-Ore me gjithë mend e zbraze koburen mbi ta,- rënkova me trishtim dhe u mbështeta në bërrylin e majtë. Vështrova sy zgurdulluar trupat e të dy qëlluarve me plumba, të rënë njëri mbi tjetrin. Të gjorët përpëliteshin në grahmat e pragvdekjes. Pellgu i gjakut filloi të rridhte curril prej plagëve të porsa shkaktuara, e po përpinte hapësirë në dyshemenë e mermertë dhe turrej drejt meje. Kërceva si të më kish pickuar zekthi dhe u tërhoqa pas me mundim. Përgjatë rrëzimit këmba e cunguar më ish përgjakur.

-Hëm të dhimbsen këta derra?

-Po ti i vrave?!- gërhita.

– Ç’ tu bëja, ti tarnanisja. E zbraza koburen, koburja për tu zbrazur është bërë, – hungëriti Reshati dhe i fryu kobures që lëshonte akoma tym:- Nuk i pe qelbësirat, për këtë copë mut kuti tu sulën si përbindësha për të mbytur. Të poshtrit, të pangopurit, gjithë jetën na kanë pirë gjakun.

-Dhe ti Reshat për këtë copë mut kuti, i bëre fërtele tak- fak, hë! – mërmërita. Koka më buçiste.

Dhembjet e këmbës së cunguar më thernin në shpirt. Kafshova buzën dhe u ngërdhesha, pa u ndarë shikimin dy të mjerëve që po mbërtheheshin prej zbehtësisë dhe akullsisë të pamëshirshme së vdekjes.

Ishte bastisja e tretë që bënim në shtëpinë e tregtarit të qytetit Ndini Frati. Pas shumë presioneve, torturave më në fund Ndinit trup vogël me kokë të shukët ju hap goja, hëm…m… m, hum…m…m, sikur fliste honi i thellë dhe jo njeriu. Shokët e grupit hetimor të dërmuar flakën përdhe veglat e torturave, u ndehën, përqendruan të gjitha shqisat për të zbërthyer pëshpërimën e rëndë si të ngrihej nga fund bota. Ata me të drejtë u nervozuan. Përsërite prapë, i bërtitën, fol maskara, trego, ku i ke fshehur qypet me florinj? Hape gryken, përgjigju. Hëm…m…m, hum…m…m.  Shokët e grupit hetimor fshinë djersët, ngritën mjetet e torturave dhe u bënë gati për mësymje të re. Mos do të shtrohesh prapë në torturë, të ngordhësh si qen. Merre vesh njëherë e mirë o pusht i keq, nuk ka mëshirë për klasën e përmbysur. Ngordhi koha juaj. Ndini Frati u përdrodh, u deformua, volli me gulçe dhe honi i thellë polli të fshehtën… Më në fund u kuptua, bërtitën shokët e grupit hetimor dhe gjëmuan jashtë në rrugët e përbaltura. Qypat e fshehura me florinj u gjeten aty ku nuk mendohej, qenë groposur në kopsht, thellë në tokë e mbi to me djallëzi Ndini imcak kish mbjellë trëndafila dhe tulipanë. Shokët e grupit hetimor morën frymë të lehtësuar. Urdhëruan të mbartnin tregtarin e torturuar Ndini Frati në kthinën e labirintit të kthetrës ku firmoseshin formalitetet përfundimtare. Meqenëse unë dhe Reshatin ishim të caktuar për grumbullimin dhe rruajtjen e sendeve të sekuestruara, na urdhëruan ti mbartnin qypet me florinj në zyrat e komandës së qarkut.

Befas në mesnatën e ditës tjetër kur ish ftohtë dhe binte botë me flashka të mëdha erdhi informata e fundit për fshehjen e kutisë me xhevahire dhe takëme grash nga një ish shërbyes i shtëpisë. Të lodhur dhe të pagjumë shokët e grupit hetimor e shkulën Ndini Fratin prej kthinës së kthetrës, e shpunë zvarrë në qilarin e ingranazheve të zbërthimit dhe e vunë sërish në torturë. Tregtari imcak ish bërë kockë  lëkurë, nuk përballoi më, honi shumë shpejt u shtrydh dhe u zbërthye. Komanda e qarkut urdhëroi mua dhe Reshatin të shkonim ta gjenim dhe ta sekuestronim.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt, sa hap e mbyll sytë. Trokitën me potere çokun e bronztë të fiksuar në portën e rëndë me dru are. Derën na i hapi i biri i Ndinit dhe e reja, të dy ishin të verdhë dyllë më fytyrë dhe të llahtarisur. Pa u thënë gjysmë fjale i shtymë pas derës dhe hymë me vrull në shtëpinë e madhe, të ftohtë dhe të boshatisur. Informacioni ish i përpiktë. Hë, hë, druri vëlla ka dalë nga xheneti, nuk ka me të dëngla e mëngra. Rrëzuam me kazmë disa tulla e kur po zgjatesha të merrja kutinë e argjende që gjetëm të fshehur në cepin e majtë të vatrës dëgjova zërin e përgjëruar të nuses bukuroshe të veshur me mëndafsh:-Ju lutem vetëm këtë mos ma merrni, është prika ime.Më pas u dëgjuan klithma të trishtuara dhe qarje me kuje. Me bisht të syrit pashë disa duar që u ngutën për të ma rrëmbyer kutinë e argjend. Me rrëmbim dhe instinktivisht lëviza djathtas për tu shmangur, këmba e drunjtë nuk mu urdhërua, humba ekuilibrin, u rrëzova. Atë çast dëgjova disa krisma gjëmuese revolveri, dy trupat e çiftit të ri u këputën si të prerë me kosore dhe u dergjën përdhe, të mbytur në gjak, një metër larg meje.

Ndjeja dhembje në këmbën e prerë, proteza kish lëvizur prej vendit duke më shkaktuar gjakosje.

-Nuk vritet njeriu për një copë kuti o Reshat,- i thashë me inat. Vendosa gjurin e këmbës së shëndoshë dhe bëra të ngrihesha. – Këta të gjorë nuk mundën as të më preknin. Rrëzimi ndodhi prej kësaj dreq këmbe.

-Nuk të prekën,- bërtiti me sa kish në kokë Reshati.

-Jo, nuk më prekën.

– Punë dreqi. Përse nuk të prekën? Tani më thua mua që nuk të prekën! Çfarë tu bëjmë këtyre borgjezëve që po përpëliten akoma?!

-Ti hapje sytë,- iu shkreha,- duhet të jemi të matur. Njeriu nuk është krimb.

Reshati ngriti supet.

-Hëm, ti hapja sytë! Duhet të jemi të matur, hë! Ja që nuk jemi të matur, jemi të rinj, na zien gjaku në damarë,- ia bëri Reshati, futi koburen në brez dhe shtrëngoi rripin e pantallonave.

-Dhe këta që dergjen përdhe janë të rinj si ne,- i thashë.

-Këta janë reaksionarë, tregtarë, s’janë si ne. Ç’u bë u bë. Hajt të bëjmë një raport për ngjarjen, për rrezikshmërinë e paraqitur prej tyre, ta firmosim të dy dhe ta dorëzojmë në komandë,- mërmëriti Reshati me sytë e ngulur tek nusja e re. Penuari i saj i mëndafsh i ish zbërthyer, shkalafitur, përlyer me gjak. Ajo ish vetën në të linjtat gati të tejdukshme.

-Borgjezja e dreqit edhe pse e cofur ka një zbehtësi provokuese marramendëse,- mërmëriti Reshati.

I biri i Ndinit, imcak si i ati, sy zgurdulluar po jepte grahmat e fundit.

U ngrita me vështirësi dhe u ula në stolin aty pranë. Reshati me kureshtje të madhe hapi kapakun e kutisë të gdhendur në ar dhe rrëmoi një copë herë aty.

-Çfarë takëme janë ato o Reshat?- e pyeta.

-Rraqe të poshtra borgjeze. Rangulla të ndyra, si ato që mbajnë zuskat nëpër bordello,- ia bëri Reshati dhe mbylli kutinë.

-Ma jep kutinë ta shoh,- këmbëngula.

Reshat Meçka me pishman më zgjati kutinë ku në të ishin gdhendur dy engjëllushë të artë. Kutia brenda ish veshur me kadife të butë, të kuq dhe në të kish unaza të çmuara, xhevahire dhe byzylykë vezullues, më shumë më tërhoqi vëmendjen një unazë e trashë floriri me gur blu rrezatues. Nuk kisha parë në jetën time sende të tilla shkëlqimtare. Reshati nuk më la ti sodisja gjatë, ma tërhoqi kutinë me sytë që i zverdhonin prej lakmisë dhe e futi në çantën ushtarake.

U përpoqa të fiksoja protezën e drunjtë pas cungut të këmbës së lënduar, u shtrembërova më dysh prej dhembjeve, ishte punë që s’bëhej.

-Hajt të çoj në spital,- tha Reshati.

– Jo, jo, në fillim çojmë kutinë në komandë, pastaj do kthehem të mjekoj këtë dreq cung në spital,- thashë ne inat dhe vështrova me dyshim drejt tij.

Sa herë bëheshin kontrolle dhe bastisje në shtëpitë e tregtarëve, e zbulonim qypa të groposura me florinj të madhësive të ndryshme, shokët na i jepnin mallin e sekuestruar në besim, për ti çuar në komandën e qarkut e të cilat ishin pa inventar.

‘Qelbësirat, groposet floriri, djersa, mundi i popullit. Paraja është krijuar për ti shërbyer njerëzve, të blenë me to ushqime dhe veshmbathje, jo të fshihet vrimave, grindej Reshati, vështronte me kujdes rreth e rrotull dhe përlante me lezet disa monedha dhe i fuste me nxitim në xhep.

‘Çfarë bën o Reshat, i thosha, florinjtë e sekuestruara i përkasin popullit fukara.

‘Pse unë e ti, a nuk jemi popull fukara, ma kthente Reshati, të ëmën s’ ëmës, nuk ua kemi ditur asnjëherë lezetin këtyre verdhushkave të qelbura. Merr e ca ti se nuk përmbyset bota.

‘Janë të popullit o Reshat, të thashë,’ këmbëngulja.

‘He, he, populli nuk e la këmbën në luftë, ti e le, ma kthente Reshati dhe përdridhte buzët e trasha, po dëgjo, kafshoje gjuhën përpara se të flasësh.’

Reshat Meçka hodhi çantën ushtarake në shpinë me kutinë me takëmet e çmuara borgjeze dhe i fërshëlleu një karroce që qëndronte e mbrehur në cep të kinemasë Maxhestik.

-Hej, eja shpejt këtu, shtjere menjëherë këtë shokun në spital.

Reshati pa u vënë veshin kundërshtimeve të mia, më ngrit peshë dhe më hipi në karrocën e pistë dhe pa më përshëndetur, me hap të shpejtë ktheu bërrylin e postës së vjetër…

Çfarë bëre o Reshat Meçka!

Nuk doja ti zgjoja, ti shkundja prej pluhurit të gjatë, ti kujtoja, ti risillja nëpër mend dhe më në fund… Ah më në fund, të vija në lëvizje buzët e holla të rrudhosura e të hapja gojën. Në kamaren time të holluar kanë mbetur si bedena të një kështjelle të çakërdisur, të sfilitur prej kohë zgjatjes, vetëm tre dhembë të përparmë, të poshtëm, të verdhë, gjysmë të kalbura në pritje të rrëzimit të paralajmëruar. Dhe aty tek tuk, nëpër të, si të kërkosh nëpër rrënoja, mezi dallohen rrënjët e dhëmbëve dhe dhëmballëve të thyera.

Nuk doja kurrsesi ti përmendja o Reshat Meçka. Nuk mund të them që isha unë, me ndërgjegjësimin tim, por ishe ti me të tjerët që me megalomani dhe moskokëçarje më shtytë dhunshëm, shkallmuat derën e ronitur të së djeshmes ku qëndronin të fshehura, të groposura. I shtrënguat me forcë, i shkundët, por u ngeli ndër duar myku dhe u mbyti kalbësira. Çuditërish u dëgjua rropamë e madhe, duhej të ishit shurdhuar veshët ndaj nuk dëgjuat shungullimën që u ngrit së thelli, si një uragan dhe që tronditi trupin tim të munduar.

Kisha vendosur përfundimisht të mos i rikthehesha, një të pakthyere, ngaqë analizat e stërholluara, në tehun ndryshkur të vetmisë shpesh herë janë thikë të mprehta me dy presa. Le të qëndronin atje ku kishin mbetur, duke mbartur me vete shembjen dhe harrimin shumëvjeçar.

Jo nuk mundesha të doja o Reshat Meçka, nuk mundesha…

Sa vite kanë ikur qysh atëherë, shumë e shumë vite. Kanë rrjedhur ujëra të kthjellëta e të turbullta nëpër shkëmbinjtë e thepisur, në ultësirat, rrëpirat dhe zigzaget e jetës. Janë ndërruar stinët, festuar përvjetorët, kongreset dhe planet pesëvjeçarë. Unë jam ai që isha me trokëllimën e çakërdisur të hapave të mia në kalldrëm, pa ndryshime të qenësishme, vetëm më i mplakur. Po ajo shtëpi, muri i kopshtit në krah të rrugës që shembet çdo vit kur fillojnë reshjet. Dikur rrogëtar i vogël, në fabrikën e qelqit, fryja dhe numëroja vazo e shishe, me përparësen e zbardhur e të përcëlluar deri në fund të këmbëve. I pandryshueshëm, i vendosur, i sertë, kokë mushkë, i sinqertë, i betuar.

Kur isha i ri, pesëmbëdhjetë vjeç dola në mal me shokë për të luftuar armikun, sikur do shkonin për piknik, me pantallona të shkurtra dhe këmishë të hollë pambuku. Nata në mal ish e ftohtë, nuk mund të flija. Zbrita poshtë në stan, çobani plak më dha disa tesha të vjetra por që ishin të ngrohta. Në pritën e parë të qafës së Lamës, disa partizanë të vjetër të fshehur pas një shkëmbi, bërtitën, o burra të hidhemi në sulm mbi ta, dhe pa e zgjatur shumë u shkëputa me vrull prej llogores ku isha, u hodha në sulm i pari mbi ta. Mu bë sikur nuk isha unë, djaloshi pesëmbëdhjetë vjeçar, por një krijesë në shpërthim, më rrëmbeu magjia dërmuese e luftës. Ngado breshëri, shpërthime, shkëndijime, flakërima, e sa hap e mbyll sytë u gjenda i shtrirë përdhe. E kisha ngrënë një cifël të madhe murtaje në këmbë. Isha shumë i ri dhe nuk dija se çfarë ish frika dhe kërcënimi real i vdekjes shkaktuar prej luftës. Këmba mu gangrenizua. Më thanë duhet ta presësh këmbën mbi gju, ndryshe do vdesësh.

‘Duhet prerë këmba?’ pyeta për siguri e sikur bëhej fjalë për dikë tjetër.

‘Po, duhet prerë,’ më thanë.

‘Prijeni,’ u thashë.

‘Por ne nuk kemi narkozë, dhe as sharrë operacioni, veç sharrë druri,’ më thanë.

Mblodha supet dhe u shtriva. Prerja e këmbës nuk ish lojë por një torturë e vërtetë. Sharra preu me shpejtësi lëkurën dhe venat e para. O zot çfarë dhembje! Klitha, të çmendur, me gjithë mend e keni të prisni një këmbë me sharrë druri. Hiqeni atë sharrë, zhdukuni më lini të vdes, të poshtër, por ish tepër vonë. Fillova të bërtisja, të shaja, të kërcënoja, të ulërija, të këndoja me shpirt ndër dhembë, për të përballuar dhembjet e tmerrshme, sharra prej druri po hynte thellë në kockë, më pas, nuk kujtoj asgjë, humba ndjenjat.

U rrëzova, u ngrita me qindra herë, u gjakosa, qava prej dhembjeve në qoshe të shtëpisë, në vetmi, derisa u mësova të çapitem si lavjerrës, në këmbë, me këmbë të dhunshme të drunjtë dhe asnjëherë si të tjerët.

Trokëllinte këmba ime e drunjtë në kalldrëmet e rrugicave të ngushta. Bashkëqytetarët mërmërisnin nën vete, po vjen invalidi me këmbë druri dhe më hapnin rrugë. Kujtoja se ish respekt për merita lufte. I mëshoja më tepër këmbës së drunjtë me krenari gati qesharake. Nuk mund ta kuptoja se pas respektit të shtirur, fshihej keqardhja, mëshira. Më në fund gjeta Anjëzën, vajzë të urtë fshati, krijova familje në shtëpinë e të parëve, poshtë rrugës. Anjëza mu bë krahë, më ndihmon të heq dhe të vë këmbën e drunjtë dhe në gjithë punët e shtëpisë dhe më dhuroi një djalë. Ndërkohë përpara syve të mi  rriteshin, burrëroheshin, ngriheshin në pozitë dhe përmbyseshin shumë veta prej radhëve tona. Nuk më vinte keq për ta, për mendimin tim merrnin atë që meritonin, firot janë të pranueshme, vetën flamurin e fitoreve të mbanin lart. Atje lart sipër mbi re ku qëndronte i madhi, e  besoja dhe isha i bindur që atje lart ishte përsosmëria dhe nuk bëheshin kurrë gabime.

Dhe ti o Reshat Meçka, ashpri, i zellshmi, me ballin lart, ishe i kudo ndodhur, me betimin ndaj idealit dhe përkushtimin shembullor.

Dikur më quanin: i ‘përbetuari’ tani duke nënqeshur pëshpëritin pas shpine: ‘sakat-fanatiku i mjerë,’ por nuk është e vërtetë. Njeriu e ka një moral, nuk jam mësuar të kërcej si karkaleci. E dua dhe e mbaj në shpirt idealin tim. Paçka se të tjerët e pështynë e shkelën e flakën si lëvere. Siç e shihni tani jam pensionist i varfër. Kur më mbarohen të hollat pa mëdyshje shënoj emrin në listën e bukës. Shitësja bukuroshe më vështron me trishtim dhe mbledh buzët e plota si dy kokrra qershie. Nuk i mërzitem sepse çdo ditë ndjej përdredhjen e buzëve pas shpine. A nuk është e neveritshme e deri ku mund të shkojë marrëzia e njerëzve?

Ndërkohë rrëgjimi im është më i dukshëm. Jam bërë si kosore e ndryshkur, lënë në harresë, diku në cep të haurit. Vërtitem si kërmill në shtëpinë që gjendet poshtë rrugës, që mbart lagështirë. Muri mbajtës nën rrugë, shëmbet çdo vit kur fillon lagështira dhe prej peshës së rëndë të makinave që janë shtuar shumë këto vitet e fundit. Dikur ashtu çalë-çalë, pastroja dherat, hiqja gurët mënjanë dhe e ngrija murin e rrëzuar. Vitet e fundit murin e rrëzuar e ngre djali im Xhuvi duke sharë dhe grindur. Unë nuk i flas, e çfarë ti them. Djali punon tornitor me turne dhe lodhet shumë…

Nuk doja të gërmoja, të hapja monopatin e thellë, të mbuluar qyshkur prej dherave, fletëve të kalbura, karthjeve të thata, luleve, përmbysjeve, rrëmbimeve, shpronësimeve, fjalimeve, dekorimeve, premtimeve, dëshirave, ëndrrave të stisura të përfunduara në sirtar. Ky monopat ka humbur së qëni është ngjeshur bërë gur prej mjeteve të rënda dhe hapave, marshimeve, paradave dhe zboreve të qindra e mijëra vetëve.

Më falni o njerëz të duruar, gjithsesi po e shtoj me dhimbje dhe trishtim, në kllapa të trasha: (Tashmë askush nuk  ka më moral, por është karavidhe.) Ndërsa zëri brenda vetes, edhe pse është zë plaku të shastisur, pëshpërit, më sukullit veshët çdo ditë se njeriu asnjëherë nuk ka pasur moral, të gjitha kanë qenë gjoja de, përshpirtje të moralit. Dua ta përzë zërin brenda vetes. Kruaj veshët me inat, të cilat më janë bërë llapushë, por zëri i dytë nuk pranon të bindet e të largohet. Është bërë zë i fortë, i bezdisshëm, aq sa më shurdhon, më ka shkatërruar përfundimisht gjumin dhe shëndetin…

Çfarë bëre o Reshat Meçka!

Përse më dole përsëri përpara o Reshat Meçka pikërisht tani kur më është mërzitur tmerrësisht vetja. Kur po më ha dhe më kruan i gjithë trupi prej marazit. Shko ore tutje, qyteti ka boll trotuare ku mund të ndalosh makinën. Ti Reshat Meçka më vështrove me indiferentizëm nga lart poshtë, ngrite krahun dhe shtrove me madhështi ato pesë qime të lyera me bojë, ku në gisht të shkëlqen unaza e artë me gurin e çmuar vezullues të viktimave. Unë u zbytha më thellë sikur u hyra brenda në murin me suva të thërrmuar. Ndoshta mund të jem përpirë prej imazhit të ngjyrosur të xhamave të mëdha. Dua të bërtas në kupë të qiellit. Nuk të hyri asgjë gjemb në këmbë o Reshat Meçka. Kërceve si karkalec nga një magazinë në tjetrën, nga një shef kuadri në anëtar byroje. Në gërmadhën e vjetër të Naumit, tregtarit të pushkatuar ndërtove shtëpi elbasanase, me oborr të madh përpara dhe prapa.  Por tani o Reshat Meçka me ndryshimin e sistemeve e ndërtove shtëpinë trekatëshe, i nxore takëmet e borgjezëve të dikurshëm, unazat dhe xhevahiret e fshehura dhe hape dyqanin e bizhuterive në qendër të qytetit.

Çfarë bëre o Reshat Meçka, përse nuk u zbythe tutje!

Por ti dreq Reshat Meçka më shpartallove dhe njëherësh më shkunde trupin tim të drobitur me gjithë lecka. Unë jam ai që isha, djalosh idealist plot ëndrra dhe dëshira të pambukta, që hëngra ciflën e granatës në pritën e parë. Përballova dhimbjet e tmerrshme kur mu pre këmba me sharrë druri pa narkozë.

E kupton o Reshat Meçka, o qen i biri i qenit se çfarë po ndodh me mua! Në çfarë luftë rraskapitëse jam me veten. Në ketë botë të flamosur nuk e di a ec apo zvarritem, por kaq di, që jam kokulur si dikur, kam qenë dhe mbetem i ndershëm, me merakun e përhershëm të rrëzimit të papritur, duke hequr këmbën e drunjtë zvarrë. E di ti o pusht, që nuk mu ndanë asnjëherë radhët e gjata, e shpesh kur më mbaron pensioni marr bukë me listë, zvarritem si një breshkë e vjetër, duke tërhequr pas vetes protezën e plasaritur dhe të drunjtë.

E kupton o Reshat Meçka, o biri i bushtrës. Si kërmill po ec, po shkoj të marr pensionin tim skandaloz. Jo, nuk jam kërmill dhe nuk do jem kurrë kërmill deri në frymën e fundit. Jam njeri dreqi ta marrë, me gjak dhe rremba, që kam një zemër, të thjeshtë, të mplakur, të lodhur, të drobitur. Ndërsa ti o Reshat Meçka nuk je njeri, por je lubi, oktapod, përbindësh, dreqi me brirë. Nuk e di, në jam naiv, i trashë nga mendja, i luajtur nga fiqiri, apo pleqëria dhe rrëgjimi i halleve më ka katandisur për ibret të zotit, në një thes të vjetër me byk e kashtë. Por përsëri ta them me bindje o Reshat Meçka që jam njeri. Ndoshta e mira e shumëvuajtura ime Anjeze e djali im Xhuvi kanë të drejtë dhe kjo kaploqja ime e shkretë nuk do të bindet, për djall ka mbetur qytyk, me mendime të prapambetura si më parë.

Kam një brengë dhe një dert të madh, më shumë se ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve dhe oqeaneve, ndaj ju lutem shumë more vëllezër, në keni mëshirë, mos e mundoni këtë plak të rrëgjuar, ma thoni:

Çfarë ndryshimi ka, nga partizani i dikurshëm Reshat Meçka dhe shokët e tij, që gjoja luftuan për liri, drejtësi, barazi. Tashmë këta malukatë i sheh të krekosur, të pasuruar, të pangopur dhe prej atyre të mjerëve, klasës që e quajtëm të përmbysur, gjakpirës, tregtarë të poshtër, katilë, të cilët i shpronësuam, i përndoqëm, i burgosëm, i vramë pa mëshirë si të ishin kakarroçë?

Më dëgjoni? Po e përsërit, ne u përpoqëm  ti shfarosnim me zjarr dhe me hekur, ata që me mund në qindra vjet, në brezni, vunë kamje dhe pasuri, luftuan për komb dhe atdhe. Ndërsa ti Reshat Meçka me shokë qysh në fillim tradhtuat idealin, gjakun e të rënëve, vodhët, u pasuruat brenda një nate, jeni më të keq se të këqijtë. Cilët kanë qenë dhe janë katilë dhe rezilë, ata që u munduam ti shfarosnim me zjarr e me hekur, apo jeni ju Reshat Meçka me shokë?

Oh, ju lutem, ju lutem shumë zbërthejeni fillin e këtij lëmshi të koklavitur, më thoni, më tregoni, mos më mundoni. Siç e shihni jam plak, me një këmbë, mund të vdes shumë shpejt dhe fatkeqësisht do marr me vete në atë botë, në varr, padijen, naivitetin, ndershmërinë e një veterani sakat të dalë mode?

Më besoni as vetë nuk di se çfarë kërkoj. Nuk e di kujt ti drejtohem, kujt ti hapem; vetes, miqësisë, njerëzisë në qoftë se do mundimin të më përgjigjen. Ti kthehem marrëzisë, çmendurisë? Kujt?! Kudo është shurdhëri. Nuk e di…nuk e di…nuk e di…

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: e drunjet, Kristaq Turtulli, pensionisti me kemben, Tregim

Comments from Wall Street – Gold Standard

September 16, 2013 by dgreca

By Nick Markola, CIMA®/

For centuries, long before the beginning of the recorded history, gold has been a sought-after precious metal for coinage, jewelry, and other arts. According to the Wikipedia definition, gold is a dense, soft, shiny, malleable, and ductile metal. It is a chemical element with the symbol Au and atomic number 79. In Latin Aurum means glow of sunrise. Others believe that it means shining dawn or glowing dawn. While true origin of the name or its factual meaning can be debated, the fact that gold has made a permanent place in some investor portfolios, or holdings of Central Banks globally isn’t for much debate. Some investors have had gold in the portfolios for a long time but it appears as if the media coverage of gold has increased since the Great Recession of 2008 and early 2009. More recently, in the past few weeks, after years of steady positive returns, gold experienced a price decline not seen in the past 30 years. The double digit price decline left investors asking, is this a time to totally get out of gold, stay on the sidelines or buy.

Over the centuries, gold has been used for monetary exchange. Entries in Wikipedia explain that this was done either by issuance and recognition of gold coins or through gold convertible paper instruments by establishing gold standards in which the total value of issued money is represented in a store of gold reserves. The first gold coins of the Grecian age were struck around 700 BC. European economies re-established the minting of gold as coinage during the thirteenth and fourteenth centuries. In fact, at the beginning of World War I, the warring nations, in order to inflate their currencies and finance the war, moved to a fractional gold standard. It was not until after World War II that gold was replaced by a system of convertible currency. This was done after the Bretton Woods Conference at Bretton Woods in New Hampshire in July of 1944.

For a long time, gold has been used as an investment, however storing it for investment purposes is a challenge. Many holders of gold store it in the form of a bullion (the word bullion originates from Frecnh which meant “boiling” or melting house) coins or bars. Typically, investors hold gold as a hedge against inflation or other market declines and economic disruptions. Gold is also widely used in jewelry. This is the part that many Albanians know well, especially the young brides. As we know, in some parts, the family’s worth or status is measured by how much gold jewelry they lavish on a bride. For all the young grooms and their families, there was some good news around the 15th of this month. After rising six fold in the past 12 years, (yes, that is correct, gold rose six fold in the past 12 years) gold prices plunged 9.1% on April 15, 2013. This was the largest the largest drop in gold prices since 1983. Now the grooms and their families can save some money, with lower gold prices, in their quest to impress the bride, her family and all onlookers. Gold prices peaked and reached the all time high of $1,921.15 an ounce in September 2011. Last week, the yellow metal tumbled to its 26-month low price of $1,347.95. This is an approximately 30% drop in the price of gold from its peak, thus making it all more affordable for the young Albanian grooms to lavish and shower their brides with gold jewelry.

Many investors are scrambling how to interpret the recent decline in gold prices and are asking whether this is a good entry point or should they wait longer. Others that had not ventured in the yellow metal may have more questions about the recent price decline. One of the questions that may be on many investors and potential investors’ minds is what triggered the decline in gold prices recently. We all know that gold is a precious metal with a limited supply. According to GFMS Ltd. an independent precious metals consultant specializing in gold and based in London, only a 171,300 tons of gold have been mined in the entire human history. Gold supplies furthermore are limited and finite.  The answer to the above question appears to be Cyprus. Cyprus was in the news in the past few months after they needed a financial bailout and depositors in their largest bank sustained large losses. There were subsequent reports The Central Bank of Cyprus may have to sell its gold reserves as part of the conditions to Europe’s bailout of the island. It appears that some investors may have been nervous that such a move would push the gold prices down and they did not want to take a possible hit. Some believe that this led to a rush for the exit and a chain reaction that followed probably lead to the biggest drop in gold prices in 30 years. The end result was an approximately 30% price decline in gold from its peak in September 2011. Many Central Banks took a hit as the value of their gold reserves declined significantly. For example the Reserve Bank of India saw the value of its gold reserves drop from $34 billion in September 2011 to $24 billion last week.

It remains to be seen where gold prices go from current levels. Baron’s reported that last week, hedge funds reduced by 8.2% their bets on lower gold prices, while they left the same their bets on a rally in gold prices. Some Central Banks have been vocal to argue that the drop in gold prices is a buying opportunity. However, it remains to be seen if they are putting their money where their mouth is, or whether they are just looking to support an increase in price of gold via their comments so the value of their gold reserves increases too. In any event, gold could be a diversifier in some investment portfolios. Doing your homework is key and the most important step. It is more important than playing the dangerous game of trying to predict prices. Before deciding whether you are a long term investor in gold, or just a speculator, take the time to do exhaustive homework. Who knows, the result may just surprise you.

* The writer is the Co-Founder of APEN and the President of Vatra Westchester Branch

Filed Under: Analiza Tagged With: Comments from Wall Street, Gold Standard, Nick Markola

AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA – FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT

September 16, 2013 by dgreca

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/

Njëra palë hoqi dorë nga tundimi për ta mbajtur Azem Hajdarin në kornizën e figurës partiake, tjetra palë hoqi dorë nga ngurimi për ta pranuar Azem Hajdarin në dimensionet e tij reale tejpartiake kombëtare. Kjo, në atë masë sa të bëhej e mundur që Lideri Studentor i Dhjetorit, themeluesi i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i parë i saj, katër herë i zgjedhur deputet me votën e lirë të shqiptarëve në Kuvendin e Shqipërisë, të rivarroset me nderime nga shqiptarët dhe politikanët e tyre dhe të gjejë prehjen e përjetshme në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, çka Azem Hajdarit i ishte mohuar për 15 vjet rresht.

Një padrejtësi e gjatë dhe mizore ndaj atij që më pak se gjithkush i meritoi padrejtësitë, atij që padrejtësisht u largua nga jeta në kuadrin e një intrige ballkanike, të ekzekutuar materialisht nga Tirana politike e kohës.

Pa dashur ndoshta, Gabriel Partosh, gazetari britanik që u muar shumë me çështjen shqiptare në vitet 1990, sillte skemën nëpër të cilën ka kaluar ‘vrasja e karakterit’, deri në vrasjen fizike të Azem Hajdarit. ‘Vrasja e karakterit’, dihet, është një term i shpikur nga mafia, por një praktikë e marrë hua nga politika dhe e stërholluar prej saj, për t’iu rikthyer sërish politikës me kamatën përkatëse. Kjo praktikë nëpërmjet demonizimit të tejskajshëm të figurës së personit të vënë në objektiv, parapërgatit terrenin në opinionin e gjerë, në opinionin zyrtar dhe në vetë gjendjen shpirtërore të të ‘dënuarit’, në mënyrë që vrasja e personit, pra vrasja fizike, të jetë thjeshtë lëvizje e ftohtë e një mekanizmi, siç është shkrepja e një arme, prekja e një butoni e tjerë.

Partosh, në stilin e arkivuesit të rastit ‘Hajdari’, në nekrologjinë ‘Azem Hajdari’ të botuar ato ditë në ‘The Independent’, e përshkruan Azem Hajdarin si një politikan opozitar dhe ish lider studentor 35 vjeçar, si një figurë me shumë armiq personalë dhe politikë sa pakkush tjetër ose sa askush tjetër. “Vrasja e Hajdarit, i cili luajti një rol prijës në lëvizjen për demokraci kundër regjimit komunist më 1990, erdhi si kulmim i disa incidenteve të dhunshme ndaj tij, duke përfshirë edhe atentatet kundër jetës së tij. Më spektakolari i këtyre ka ndodhur gati saktësisht një vit më parë, kur ia u plagos rëndë në një  incident me të shtëna brenda parlamentit shqiptar. Vrasja e tij i i dha fund karrierës tetëvjeçare politike, e cila ishte në fillimin sa në fundin e saj.”

Kështu shkruan Partosh, për të vazhduar me prejardhjen e Hajdarit “nga një familje e varfër malore në rajonin verior të Tropojës, njohur për traditat e saj të trimërisë, dhunës dhe gjakmarrjes, si dhe për varfërinë sa dhe për mbështetjen në kontrabandën ndërkufitare me Kosovën”.

“Trim, i pakompromis dhe me një fuqi populiste, Hajdari spikati si lider natyral i lëvizjes stundentore. Brenda ditësh ai u bë një nga themeluesit e PD, e para parti jokomuniste në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore dhe u zgjodh kryetari i parë i saj. Por qëndrimi i Hajdarit në krye të PD ishte i shkurtër. Dy muaj më vonë ai u zëvendësua në krye të partisë nga Sali Berisha, kardiologu që u çua nga Ramiz Alia, lideri i fundit stalinist i Shqipërisë, për të biseduar me studentët. Që atëherë, marrëdhëniet e tij ambivalente dhe periodikisht të paqeta me Berishën, një tjetër i ardhur nga rajoni i Tropojës, e përcaktuan pjesën më të madhe të karrierës së tij. U desh një vit derisa PD i fitonte zgjedhjet parlamentare dhe Berisha u bë president në prill të vitit 1992. Hajdari nuk mori post qeveritar. Në vend të tyre ai pati postin e kreut të komisionit parlamentar të rendit dhe të SHIKut – policisë së re sekrete.”

Partoshi shkruan më poshtë: ” Ndërkohë, ndikimi i Hajdarit po zvogëlohej me shpejtësi. Brenda disa muajsh që PD mori pushtetin, Hajdari ishte në telash ngaqë bëri kritika ndaj qeverisë së re në një intervistë televizive e cila nuk u dha asnjëherë. Hajdari pastaj u largua për pak muaj me një bursë në Shtetet e Bashkuara në një lëvizje që dukej e skicuar për ta mënjanuar atë. Hajdari mbeti një disident të cilit nuk i mbyllej goja kurrë. Më 1993 ai u gjet fajtor se sulmoi një koleg zyrtar të PD, ndonëse u mjaftua me një paralajmërim ndaj tij. Në një rast ai kërcënoi të qëllojë veten nëse policia nuk ndalonte se dëbuari një grup ish të burgosurish politikë të kohës së komunizmit nga një ndërtesë ku ata po bënin një grevë urie në mbështetje të marrjes së shpërblimeve më të mira nga shteti. Për një çast Hajdari tentoi të bashkohet me Aleancën Demokratike, partinë që kishte dalë nga DP apo madje të krijonte një organizatë të re me anëtarë të tjerë të zhgënjyer të lëvizjes studentore. Por perspektivat gjithandje dukeshin të errëta, kështu që ai qëndroi në PD, partinë që qëndroi vendosmërisht në pushtet deri në kolapsin e firmave mashtruese piramidale në fillim të vitit 1997.”

“Besnikërit rajonale dhe personale, çimentoja e politikës shqiptare, e mbajtën atë brenda orbitës së Berishës, edhe kur ata kishin mosmarrëveshje. Një përpjekje e tillë ishte orvatja e pasuksesshme e Hajdarit më 1996 për të marrë në dorë federatën kryesore të sindikatave të Shqipërisë, një veprim që u bë nga zhgënjimi për mungesën e ndikimit të tij brenda PDsë. Vitet e tëhuajtjes me Berishën morën fund me humbjen shkatërrimtare të PD në zgjedhjet e vitit 1997 të cilat pasuan kryengritjen kundër regjimit të Berishës kur ranë skemat piramidale. Shumë nga zyrtarët e lartë të Berishës e lanë politikën ose nuk arritën të rizgjidhen në parlament. Hajdari, nga ana tjetër, nuk kishte qenë në qeveri dhe nuk mbahej përgjegjës për rrënimet e vitit të mëparshëm. Ai gjithashtu kishte rimarrë disi popullaritetin e tij nga koha e demonstratave studentore. Hajdari tash doli si një shoqërues i afërt i Berishës në opozitë. Por natyra e tij luftarake nuk kishte ndryshuar. Në shtator 1997 u përfshi në një përplasje me Gafur Mazrekun, një deputet i Partisë Socialiste të kryeministrit Fatos Nano, në një debat lidhur me rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ndonëse opozita i paraqiti të shtënat si pjesë të fushatës politike kundër PDsë, kjo pati krejtësisht pamjen e një hakmarrjeje dhe Mazreku u dënua me 11 vjet. Brenda gjashtë muajsh Hajdari pati përsëri një përfrikësim. Pas një incidenti ku truprojat e detyruan shefin e policisë të qytetit verior të Shkodrës për t’ua liruar vendet VIP në stadiumin lokal të futbollit, policët e bllokuan rrugën për të mos e lejuar makinën e tij të rikthehet në Tiranë. Pas disa orësh të ndalimit të tyre, shoqëruesit e Hajdarit u çarmatosën. Sjellja konfrontuese e Hajdarit e bëri atë një tokmak kundër qeverisë Nano e cila po përpiqej, me një sukses të kufizuar, të rikthejë rendin dhe ligjin në vitin pas kryengritjes.”

Partosh vë pikë në fund të çdo fjalie. Duke dashur të japë përgjigje përfundimtare për gjithçka, në fakt ai lë edhe shumë pikëpyetje në nekrologjinë që i ka bërë Azemit: “Vdekja e tij – në një breshëri plumbash – përmbante të gjitha të dhënat e një vrasjeje profesioniste për çka PD fajësoi qeverinë. Por, me të gjithë ata armiq të cilët ai i bëri në jetën e tij personale, sipërmarrëse dhe politike përgjatë viteve, mundet që të mos bëhet kurrë e qartë se për çfarë arsyeje Hajdari u vra. Hajdari, i cili la pas një grua të vejë dhe dy fëmijë, ishte një karakter i rrallë që kishte pasur një ekzistencë të rrezikshme. Për shumicën e kohës fati ishte në anën e tij; por më në fund ai e braktisi në mes të dhunës që u bë karakteristikë e përditshme e Shqipërisë postkomuniste.”

I kam sjellë këtu të cituara e jo të perifrazuara ato çka shkruan Partosh, pa dashur të paragjykoj apo të gjykoj. Ndërkohë vështrimet që vijojnë më poshtë, i ndriçojnë në një dritë, nga kënde të tjera, pamje të tjera dhe kohë të tjera, derisa të arrijnë tek kuptimi i sotëm i figurës dhe veprës së Azem Hajdarit.

Më 12 dhjetor 1990, ditën e mitingut gjigant prej 80 000 vetash, ku shpallej themelimi i partisë së parë opozitare të Shqipërisë, siç shkruante në “New York Times” atë ditë i dërguari special i gazetës në Tiranë David Bindner, Azem Hajdari kërkonte bashkimin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Partia Demokratike duhet të punojë për bashkimin paqësor të Shqipërisë dhe Kosovës thoshte Azemi. Kjo thirrje mund të shkaktojë fërkime me Beogradin, komentonte gazetari. Bindner shkruante se Azem Hajdari, student 28 vjeçar i filozofisë, luajti rol udhëheqës në organizimin e revoltës studentore.

Vizioni paqësor i Liderit Studentor të Dhjetorit Azem Hajdari për bashkimin kombëtar dhe vizioni paqësor të Liderit Indendentist Ibrahim Rugova për Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane nuk janë aspak përjashtuese, përkundrazi janë plotësisht përfshirëse ndaj njëra tjetrës. Azem Hajdari dhe Ibrahim Rugova do të ishin jetë të ndërprera aq sa figura të jashtëzakonshme, shembullore, të historisë sonë moderne. Të parit më herët kundërshtarët politikë njëzëshëm me armiqtë e kombit do t’ia merrnin shpirtin, të dytit, më vonë, të njëjtët, me të njëjtën mizori, do t’ia gërryenin shpirtin. Azem Hajdari dhe Ibrahim Rugova janë të vetmit në politikën moderne shqiptare që, pas vdekjes, njohin lartësim të pareshtur të figurës së tyre. Ata janë të vetmit që kundërshtarët e tyre politikë, nuk do tua këmbenin jetën, por do t’ua këmbenin me siguri trashëgiminë e tyre në historinë e kombit. Janë të vetmit që kundërshtarët e tyre ua kanë zili dhe do t’ua kenë zili deri në vdekje veprën që ata lanë pas vetes dhe lavdinë që merr përmasa gjithnjë e më sfiduese.

Në rrethanat e shpërthimit të luftës në Kosovë, tashmë Azem Hajdari do të paraqitej nga propaganda e Tiranës dhe nja dy kryeqyteteve të tjera ballkanike, jo vetëm si rrezik ndaj klasës politike të Shqipërisë. Prandaj kundërshtarët e tij para opinionit të huaj do ta paraqitnin si figurë trubulluese nacionaliste. Dhe vrasja e Azem Hajdarit do të ndodhte, në mënyrë sistematikisht të paralajmëruar, para syve të opinionit të brendshëm e atij të jashtëm gati ditë pas dite, duke i ngritur prita, duke i bërë atentate të dështuara, duke e plagosur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe, më në fund, duke e eleminuar para dyerve të Partisë Demokratike.

Vrasja e Azem Hajdarit është më se politike, ajo është vrasje shtetërore, e organizuar nga Tirana e asaj kohe, e shërbyer edhe nga vendet fqinje. Vrasja pak ditë më vonë e Ahmet Krasniqit, ministrit të parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, e sqaron dhe e shpjegon si autorësinë, ashtu edhe motivimin e vrasjes së Azem Hajdarit.

Këtë aspekt e nënvizon, në mënyrë të veçantë, anëtari i Kongresit amerikan Eliot Engel në deklaratën që paraqiti në Dhomën e Përfaqësuesve për të nderuar Azem Hajdarin, udhëheqësin e lëvizjes për demokraci në Shqipëri në 15 vjetorin e vrasjes: “Gjatë konfliktit në Kosovës, thuhet në deklaratën e Kongresmenit Engel, Azemi mbështeti gjithashtu lëvizjen e Kosovës për liri e pavarësi, duke i kushtuar asaj kohë dhe energji.”

Më tej, duke iu kërkuar kolegëve të përkujtojnë Azem Hajdarin për kontributin historik në ndërtimin e demokracisë në Shqipëri  numri dy i Dhomës së Përfaqësuesve, i takuar disa herë me Azemin që na fillimi i vitit 1990 kur ishte pjesë e një delegacioni shqiptar në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, deklaron: “Përmes fjalëve dhe veprave, Azem Hajdari tregoi se liria nuk dhurohet, por fitohet me përpjekje, vendosmëri dhe besim. Azem Hajdari, i cili u vu në krye të lëvizjes studentore që përshpejtoi rënien e komunizmit në Shqipëri, u vra më 12 shtator 1998. Ai kishte mundur t’i mbijetonte një atentati të mëparshëm në vitin 1997 brenda parlamentit shqiptar, ku mori plagë të rënda. Azem Hajdari ishte një mbrojtës i fuqishëm i vlerave demokratike dhe hero për shumë shqiptarë.”

Tashmë, pra, në Perëndim e veçanërisht në Amerikë, është kristalizuar qëndrimi ndaj motivit dhe autorësisë së vrasjes së Heroit Azem Hajdari. Engel thekson se Hajdari është hero për shumë shqiptarë. Këtë  aspekt e vë në spikamë, në një shkrim me rastin e 15 vjetori të vrasjes së Azemit, edhe biznesmeni i shquar shqiptaro-amerikan, ish botues i gazetës ‘Illyria’, Harry Bajraktari, kur shkruan se Azem Hajdari kishte vizionin e një udhëheqësi të shquar dhe gëzoi dashurinë e shqiptarëve kudo që janë.  Azemi, pas vdekjes, është mbajtës i urdhërave më të lartë, dhënë atij nga Presidentët Rugova, Moisiu dhe Topi. Ai mori titullin Qytetar Nderi në Tiranë dhe në pothuaj të gjitha bashkitë e komunat e Shqipërisë. Dhe këtë e mori në vitet kur Partia Demokratike e Shqipërisë ishte në opozitë.

Dashuria e shqiptarëve për Azem Hajdarin dhe Ibrahim Rugovën, pra, nuk ka njohur luhatje, nuk ka njohur zbritje, ka njohur vetëm rritje dhe do të njohë vetëm rritje sa më shumë që të kalojë koha. Ata janë dy figurat më të dashura për shqiptarët në gjithë historinë moderne të kombit tonë. Përpjekjet për t’u matur me ta vetëm sa i vë në pozita dobësie politikanët dhe figurat e tjera të sotme. Mungesa e vlerësimit dhe respektit ndaj tyre vetëm sa tregon mungesën e emancipimit qytetar dhe politik të figurave të sotme shqiptare.

Lulzim Basha, në cilësinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe të kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, sidomos në cilësinë e nismëtarit dhe të bashkorganizatorit të veprimtarive për 15 vjetorin e rënies së Heroit Azem Hajdari, me shumë të drejtë nënvizoi se Azem Hajdari është një figurë që thërret për bashkim. Edhe bashkorganizatori tjetër, kryetari i ri i Kuvendit, i dalluar si politikan me intuitë të veçantë, nënvizoi rëndësinë e realizimit të ëndrrës së Azem Hajdarit dhe të gjeneratës së tij. Nuk mund të kesh Shqipërinë e gjeneratës së ardhshme pa realizuar Shqipërinë e brezit të Dhjetorit 1990 të shprehur në thirrjen e tyre: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!

Në ceremoninë e rivarrimit të Heroit Azem Hajdari muarën pjesë të gjithë ish presidentët e pluralizmit, presidenti aktual, ish kryeministra, kryetari i ri i kuvendit, disa nga ministrat e qeverisë së re, deputetë të të gjithë krahëve të politikës, diplomatët kryesorë perëndimorë, si dhe një masë e madhe qytetarësh. Pavarësisht se veprimtaria ishte e improvizuar dhe kishte mangësi, përmban vlerë të madhe historike për zhvillimet tona kombëtare dhe demokratike.

Ra në sy mungesa e kryeministrit të ri qoftë në ceremoni, qoftë në mediat sociale, qoftë në paraqitjet e tij ndaj gazetarëve. Aq sa ra në sy mungesa e emrit të Ibrahim Rugovës në fjalën e mbajtur ditë më vonë në Kuvendin e Kosovës. Fjalimi hapej me emrin e Rexhep Qosjes dhe përjashtohej emri i liderit historik të Kosovës, duke e transformuar Kuvendin në një forum partiak dhe jo shtetëror. Nderimet që i bëri tek varri i Presidentit historik të Kosovës dhe fjalët e mira që tha, nuk e zbehen atë që ndodhi në Kuvend. Të marrësh mendjen e Shkëlzen Maliqit dhe Baton Haxhiut, të bëhesh rob i protkollit të Prishtinës zyrtare që në Tiranë, do të thotë të përfundosh duke vënë në dyshim vlerat e vizitës tënde të parë shtetërore, të një simbolike të posaçme, në cilësinë e re që të dha 23 qershori.

Azem Hajdari dhe Ibrahim Rugova janë dy figura bashkuese dhe empancipuese të politikës dhe të kombit shqiptar. Ekskluzivitetin e figurave të tilla, në gjithë modernitetin tonë, e ka dhe duket se do ta mbajë vetëm e djathta shqiptare.

Në intervistën e dhënë më 20 shtator 1998 nga Parisi për gazetën ‘Illyria’ që del në Nju Jork, ku e përcaktonte vrasjen e Azem Hajdarit në tradhti politike, Ismail Kadare kërkonte: “Duhet që shteti shqiptar të dënojë në mënyrë të vërtetë dhe jo karikaturale, jo vetëm ata që e kryen krimin, sidomos ata që e shtynë dhe e organizuan atë”. Pra, rasti Azem Hajdari mbetet i paarkivueshëm ndër breza, deri në ndriçimin e tij absolutisht të plotë.

Deri sa ta realizojë porosinë e Kadaresë për dhënien e drejtësisë ndaj vrasjes së Heroit Azem Hajdari, shteti shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e konspiracionit ndaj bijve më të mirë të kombit tonë, vazhdon të jetë larg së qeni shtet ligjor, larg së shkëputuri nga tranzicioni i stërgjatë dhe i stërlodhshëm postkomunist.

Filed Under: Analiza Tagged With: Azem hajdari, Ibrahim Rugova, Skender Bucpapaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5186
  • 5187
  • 5188
  • 5189
  • 5190
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT