• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SI DO TË ISH BOTA PA ATA..!

September 6, 2013 by dgreca

KRISTAQ TURTULLI/

Sa shpesh vëlla këmbehen stolat prej kashte, në lëkure,/

Eja të shkojmë të nxëmë prej idiotëve…/

Mes tonë i kemi, janë me shumicë./

Të themi atë që ata nuk thonë./

Nuk janë vëllezër siamezë./

Përsëri shëmbëllejnë shumë./

Por duhet të mësojmë prej tyre./

Po të duam të jetojmë…/

Ata nuk mund të meditojnë./

Por janë realisht komodë,/

Vlerësojnë jetën e vërtetë mondane,

Pinë puro kubane,

Ngaqë nuk kanë se çfarë të thonë.

Por sa të mendojë i mençuri ata mbarojnë punë…

Vërtet vëlla duhet mësuar prej idioteve.

Mes tyre këmbejnë stolat prej kashte, në lëkure.

Ehu vëlla, ku janë ata,

Mbi trurin e lëmyshqë, flokët xhelatinë.

Lart e poshtë, e në hava.

Por nuk bëhet shaka me ta, aha..!

Të kryqëzojnë si Krishti.

Të vënë në kokë kurorë me gjemba.

Dhe të qajnë me lot krokodili.

Ata janë më të lumturit e botës,

Më të pafajshmit,

Më të dëliret,

Më të sharët,

Më trutharët,

Më të pafytyrët,

Më fajtorët,

Më vrastarët.

Por ata nuk qederosen kur i shajnë,

Nuk kanë zemberek në zemër të këputet.

Sepse të shkurdisur janë.

Por sa të mendojë i mençuri, ata mbarojnë punë…

Dhe flenë në dyshekë me pupla.

Të tjerët ikin nga sytë këmbët.

Hë vëlla, më thuaj si do të ishte bota pa ata!

Një supë pule, apo trahana.

Aha..aha…aha!

Kur s’ka të tjerë hanë bakllava…

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Kristaq Turtulli, pa ata, Si do te ishte Bota

Qarrishta,fshati qe strehoi 26 hebrej

September 6, 2013 by dgreca

Reportazh nga  Besim Dybeli*/

Në të majtë të qytetit të Librazhdit, drejt verilindjes, nis një rrugë e porsa shtruar, që të çon në Steblevë e më tej. U deshën vite e vite, që këmbët e rrugëtarëve të kësaj treve apo dhe gomat e makinave të vjetra, të ceknin për herë të parë asfaltin. Nuk bën më tepër se pesë kilometra dhe një degëzim në të djathtë, ngjitet pjerrtasi mes fshatrave Dorëz e Gizavesh të komunës Qendër, Librazhd. Autobusi ynë, mbushur me dhjetëra pasagjerë e ca vende “rezervuar” për gazetarë, ecën butë-butë mbi një shtresë zifti të hollë. Kësisoj, të krijohet ndjesia e një udhëtimi komod, pa ditur se për një distancë afro 30 kilometra, do të duhen mbi dy orë për të mbërritur në Qarrishtë. Të gjithë tunden, shkunden e mbahen fort mbi sediljet që u ka dalë skeleti i hekurt, teksa mjeti i tipit gjerman, prodhim i viteve ‘70-të, uturin me sa fuqi që ka. Pas xhamave të shtrënguar fort me bullona hekuri, syri të rrok bukuri mahnitëse. Shpate malesh, mbushur me dushqe e pisha të buta, burimet ujore që rrjedhin pa pushim nën cicërimat e zogjve, të japin imazhin sikur dëgjon “simfoninë” e pyllit. Ne, që jemi të zhytur në smogun e trashë të Elbasanit të ndotur, hapim gojë e hundë për të mbushur mushkëritë me ajrin e virgjër. Ndonjë operator qejfli romantik, teksa fshin me mëngë tisin e avullit mbi xham, përpiqet të fokusojë në kamër bukuri natyrore të rralla. Syresh, nxjerrin dhe blloqe shënimesh pa kurrfarë informacioni.

Ne, që udhëtojmë për herë të parë drejt fshatit Qarrishtë, mbetemi kureshtarë, sa për të parë këtë fshat, aq edhe për të përfytyruar se çfarë do të ndodhë atje në kujtim të asaj që ka ndodhur 70 vjet më parë. Sa më tepër i afrohesh fshatit, aq më e vështirë bëhet rruga mbi gurë, që në çdo njëqind metra duhet të kalosh gurgullimat e ujit dhe gurët e mëdhenj të përrenjve që zbresin me vrik nga vargmalet e Shebenikut, majat e të cilëve, ende qeleshebardhë. Që në nisje, ishim kuriozë për të prekur nga afër një copëz histori të shuar ndër vite të këtij fshati. Plotë shtatëdhjetë vjet më parë, aty do të strehoheshin për dy vjet 26 hebrenj prej inkuizicionit gjerman! E rrallë, por e krenarishme…

Histori e shkruar mbi gur Mure të gurtë. Çati me rrasa guri. Rrugica, shtruar me gur. Shpate malesh të gurta. Një jetë mbi gur. Historia mbetet po aty. Venitet, por nuk prishet. Njerëzit, gurë të fortë. Dy shekuj më parë, qëkurse ky vend u popullua, ka mbetur po ashtu. Nga lindja, vargmale të lartë gjer në kupë të qiellit, që e ndajnë me Maqedoninë fqinje. Nga jugu e perëndimi vargmalet e Shebenikut, që e ndajnë atë nga Rrajca e Struga. Nga veriu male të lartë, që e ndajnë nga Stebleva. Den baba den këtu mes ashpërsisë natyrore e malesh stoikë. Nën një hapësirë qiellore disa hektarëshe e mbi ngastra toke gjysmë dynymësh ende jetohet në këtë fshat mes malesh. Dielli del vonë e ikën shpejt. Blegtorët u ngjiten shpateve e pllajave pa lind e kthehen pasi perëndon. Amvisat pranë oxhaqeve që nuk u shteron zjarri, misërnike në çerep e gatime vetëm me gjalpë. Çobanët e burrat e lodhur ndër ara duhen ushqyer mirë. Jeta ka të njëjtin refren këtu. Ndërsa viti me dy stinë ka vetëm dy ngjyra. Jeshilja pa kufi në verë e bardhësia që vret në dimër. Në dy shekuj mbijetesë, dy herë ka fluturuar helikopteri mbi këtë fshat mes malesh. Një herë është ulur mbi dëborë duke marrë një të sëmurë rëndë dhe një herë tjetër, në pamundësi uljeje, ka lënë pas dhimbjen e një gruaje për lindje. Nga 200 familje, sot bujisin vetëm 40.

Të ikurit dhe të mbeturit, gjithçka e kanë shkruar mbi gurë muzealë. Kështu edhe për epopenë dyvjeçare të mbajtjes nën “gjuhë” të 26 hebrenjve, për pak se martirizues. Një ceremoni modeste Ka lindur dhe është shndërruar në traditë një festë në këtë fshat. Ajo e Bashkimit. Është konceptuar kështu, për tu ndodhur bashkë një herë në vit. Të ikurit, 160 familje dhe të mbeturit rreth 200 banorë. Brenda festës, edhe ajo e përkujtimit të dy viteve që u strehuan hebrenjtë. Qindra pjesëmarrës në atë tokë gurishtë rreth “lapidarit” ku shkruhet, “Qarrishta, besa shqiptare”. Shkruar thjeshtë, por shumë domethënëse. Në Jeruzalem, në hartën e Shqipërisë është shkruar “Zero”! Kjo, për faktin që asnjë hebre nuk është vrarë apo dorëzuar tek gjermanët. Në pritje të ambasadorit izraelit, të ardhurit e vendasit, sikur çfarë do të ndodhë! Mes tyre dhe deputeti Taulant Balla dhe Eduard Selami, që ndoshta për herë të parë përqafohen e shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin. Mbase idilizmi i festës solli këtë moment kortezie.

Ndërsa ambasadori vendos dy tufa lulesh artificiale mbi pllakën e gurtë përkujtimore, (që sa hap e mbyll sytë u rrëmbyen nga dy vocërrakë) dhe drejtohet jo me shumë optimizëm para kamerave. Me sinqeritet ai falenderon banorët e këtij fshati e në veçanti familjen Biçaku, që mbajtëm me bukë e u dhanë jetë për dy vjet bashkëkombësave të tij, e, po me këtë çiltërsi ai pranon se pasardhësit e tyre nuk janë gjendur asnjëherë këtu, për të mos thënë që nuk kish dijeni se ku mund të ndodheshin ata, shumica të shpërndarë nëpër botë! Ceremonia spostohet në oborrin e shkollës me 40 nxënës, çatia e së cilës sikur puthej me tokën. Pas muzikës tallava, ushqyer me rrymë elektrike nga një gjenerator i sjellë nga Durrësi, përshëndetjet e rastit nga kreu i komunës, Enver Shkurti. Mes të tjerash ai do të citonte: “Gjyshërit dhe prindërit tanë për dy dimra mbajtën gjallë 26 jetë hebreje në emër të besës e mikpritjes shqiptare, në emër të Zotit dhe të drejtës për të jetuar, edhe pse e dinin së jeta e tyre do të shuhej në çast nga bajonetat e karabinat gjermane, pa menduar kurrë për haraç në ditët e lirisë që do të vinin. Por, – vazhdoi ai mes të tjerave, – sot shpresoj, që distanca që ndan këtë komunitet nga jeta cilivizuese përtej këtyre maleve, do të shkurtohet edhe nga kontributi i shtetit të atyre njerëzve që ne strehuam në ato vite të vështira lufte e dimri”. Edhe pse duartrokitjet herë-herë ndërprisnin përshëndetjen e ambasadorit izraelit, që shqipërohej jo fort mirë, ky i fundit në thelb do të thoshte se “… mirënjohja ndaj familjes, Biçaku dhe miqësia jone me popullin shqiptar nuk do të shuheshin kurrë“. Dhe, … vetëm kaq. Ndërsa dy personazhet e politikës, Balla e Selami, nuk mbajtën ndonjë fjalë të rastit, “dueti” nuk i kurseu buzëqeshjet e fotot me të gjithë të pranishmit. Në një farë mënyre, i njëjti ritual edhe nga ambasadori izraelit. Dreka fshatçe rreth 5 kilometra më tej. Pikërisht në themelet e mbetura të familjes Biçaku, që sakrifikoi gjithçka për të mbetur gjallë 26 hebrenj nga shumë të tjerë të shpërndarë në vendin tonë e më gjerë…

 

Krenari apo zhgënjim?!

 

Pjesëtarë dhe pasardhës të familjes Biçaku, jo fort të privilegjuar në festën që mbart brenda saj edhe kujtimet e komunitetit të vogël hebre të strehuar në shtëpinë e tyre. Ata dhanë gjithçka në atë kohë absurde për mbajtjen e përcjelljen gjallë të atyre njerëzve. Sakrificat e papërshkruara të kësaj familjeje do të mbaheshin në sirtarë arkivash për më shumë se 50 vjet. Të djeshmit i persekutuan, pse strehuan dhe u dhanë bukë bijve të atyre që për shtetin komunist të 45 vjetëve ishin “koburja“ e ngrehur e “imperializmit amerikan”. Të sotmit, i lanë pothuajse sërish në harresë. Veç ca dekorimesh nga lobet izraelite në Amerikë e së fundi edhe në Parlamentin shqiptar, asgjë tjetër. Paradoksi mbetet në atë se persekutorët e djeshëm janë kthyer sot në tribu të atributeve të akteve humane të kësaj familjeje. Djemtë dhe mbesat e familjes, Biçaku, (sot banues në Durrës apo në Elbasan) nuk kanë shkuar më tej sesa të përfituarit e një pune sanitare e pa shtëpi. As shteti i tyre nuk u dha mirënjohje apo mbështetje konkrete, as shteti i atyre që strehuan e as pasardhësit e atyre hebrenjve që u përcollën shëndoshë e mirë, hipur mbi kuaj, pranverën e “45-ës, drejt Strugës. Aso kohe, teksa karvani kalorësiak ecte mes malesh, në të kaluar të kufirit, ata (hebrenjtë) do tu premtonin një jetë të begatë të paktën tre brezave të familjes që i kishte shpëtuar si shpërblim për jetën që u kishin shpëtuar! – “Babai im do të refuzonte që në gjallje të tij lëmoshën 30 dollarëshe që do t’i vinte privatisht nga njëri prej atyre që mbajti në shtëpinë e tij“, shprehet Muhameti duke shtuar se “vetëm ishte vlerësuar me dekorata në Amerikë”! – “ Asnjëri prej atyre që mbajtëm apo pasardhësit, nuk janë bërë të gjallë qoftë dhe për një kontakt fizik në këtë vend ku qëndruan për dy vjet gjyshërit e tyre“- pohon Natasha, mbesa e kësaj familjeje. – “Gjyshi im i mori nga Tirana e i solli këtu natën me mushka e po me mushka blinim drithë e ushqime në Strugë e Ohër për tu siguruar ushqim, por të themi të drejtën pak mirënjohje na është përcjellë“ ,– shton mbesa tjetër, Elida. Nga ç’është bërë, gjallë po përpiqet ta mbajë në këmbë shoqata e miqësie me kontributet e dhëndrit të kësaj familjeje mikpritëse, Kujtim Hasbiu. Ky i fundit mbetej organizatori i kësaj ceremonie, më së shumti për të lartësuar krenarinë e virtyteve shqiptare.

Festa ka mbaruar shpejt. Afër të perënduari të diellit, autobusi, që numëron ditët për skrap, bën rrugën e kthimit. Shoferi, i gëzuar sa s’ka, pse e vetmja ditë që i kish siguruar dyfishin e pasagjerëve, merr ç’pasagjerë gjen rrugës. Mezi arrijmë të futemi brenda. Tre veta në dy sedilje. Dhe ne të medias, si të shumtit në këmbë, mbahemi fort në ca hekura të salduar afër tavanit prej llamarine të autobusit “Benz-70”. Gratë e vajzat mbulojnë gojën me shami prej erës së rëndë e avujve të rakisë kumbullake. Një ditë e bukur, e lodhshme, por me mbresa. Në atë copëz toke shqiptare, rrethuar e harruar mes malesh, përkujtohet gjer në lartësim strehimi i 26 hebrenjve, më tepër si simbol i besës dhe mikpritjes të vendit të shqiponjave. Ndërsa i afrohemi qytetit të Elbasanit, këshilltari i ambasadorit izraelit, me celular, interesohet se kur dhe në cilat media do të jepet ndodhia e kësaj dite…

* Falenderojme autorin qe ia dergoi per botim Diellit

Filed Under: Reportazh Tagged With: 26 hebrej, fshati qe strehoi, Qarrishta

Krizat e ”pafundme” ballkanike

September 6, 2013 by dgreca

A do të vijojë Ballkani të mbetet njolla e zezë e Europës?/

Shkruan: ZAIM KUÇI/*

Riformulimi i mundshëm i gjeopolitikës në rajonin e Ballkanit. Në analizë të situatës për vendet ballkanike, sjell si informacion se, zhvillimet e fundit në rajon të japin idene se ky rajon po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike që pjellin jo vetëm nacionalizma në ekstrem, por dhe rikthim dhe hapje oreksi për zënie territori të forcave të tjera larg kufijve të tij,  që afrojnë ndoshta dhe alternativen për ndryshim kufijsh. E përforcoj këtë “hallakatjen time për ballkanin e lodhur” edhe nga Instituti gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP) me qender në Berlin i cili ka hedhur ide se, së shpejti do të kemi një rivlerësim të ri të ndryshimit të kufijve në Ballkan. Fillimisht ata e shohin si më të mundshëm një rregullim kufijsh mbi baza etnike në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni thuhet në këtë analizë, por nuk eshte kjo subjekt i këtij shkrimi, i cili del në hapesira të tjera integrimi.

Ballkani dhe kriza e re politike.  Rajoni i Ballkanit na paraqitet në dy profile, ai botës së dukshme, me kriza në rritje dhe i botës së fshehtë me intriga, si mbeturina të së kaluarës. Le të ndalemi kalimthi në këto dy anë  të rajonit tonë.

Ballkani ku ne jetojmë duket se është futur në një spirale humbjeje, qoftë kjo ekonomike dhe ajo në fushën e gjeopolitikës. Ajo që ka mbetur përherë e pandryshueshme është etja për nacionalizëm, jo në një shtet, por pothuajse tek të gjithë ku fshihen ambicje të të vjetra të shteteve mëmë, pasojë e të cilës është projektimi i një gjeopolitike të re krizore dhe se në horizont shikohet një perspektive disi jo e qartë, madje dyshuese, me skenarë të hapur ndarje dhe të tjerë, që presin momentin dhe kohën e duhur, për të dalë në skenën e hapur të kontradiktave.

Janë këta skenarë që mbajnë peng këtë territor shtrirje, që shansi e dha të jetë në pjesën më të privilegjuar gjeografike të Europës. Në Ballkan vazhdon pengu i një të kaluare historike, ku përplaseshin fetë, qytetërimet dhe ideologjitë në dimensione që kalonin rajonin tonë dhe më tej në përmasat botërore. Për këtë arsye, territori i tij ka tërhequr gjithnjë fuqi globale e rajonale për të realizuar interesat dhe prej këndej, nga ku kërkojnë bazë nisje, për t’u zgjeruar në vende e rajone të tjera të botës.

Në këtë situatë vorbulle ballkanike, nuk është tepër të shprehemi se rajoni ka vetëm një gjuhë, ai flet me gjuhën e ”forcës së armatosur” edhe pse me një ekonomi të dobët….e cila lehtësisht zhvlerëson gjuhën e dialogut, të konsesualitetit politik dhe diplomatik,aq më pak atë të bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët të popujve të vet.

Rritja e nivelit të Nacionalizmit Ballkanik

Në se vlerësojmë në terma të përgjithshme, për të gjithë popujt nacionalizmi dhe patriotizmi jane ndjenja që burojnë nga devotshmëria e të qenurit besnik ndaj kombit që kupton lidhjen e ngushtë të individit me kombin.

Pa bërë teorizma në lidhje me këto nocione është vërtetuar se në ato vende ku ka zhvillim të pamjaftueshëm ekonomik, papunësi, demokraci të brishtë, korrupsion, institucione jo në standard evropian, drejtuesit dhe politikanët sjellin për shpëtim kartën e nacionalizmit, ndjenjë që fillimisht përvehtësohet lehtësisht nga populli. Pra nacionalizmi ballkanik është sipas meje i stimuluar, vjen nga errësira dhe besnikëria që individë apo grupe të caktuara manifestojnë ndaj “interesave të kombit” ndaj “slloganeve politike ose nacionaliste” apo elita politike të papërgjegjëshme, të cilët për interesa individuale abuzojnë me turmat, manipulojnë me opinionin publik, duke i drejtuar ato në rrugë pa krye dhe në aventura të rrezikshme për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien e tyre, pra e thënë ndryshe është arkaik.

Per sa më lart,vendet e rajonit tonë tashmë e kanë krijuara “infrastrukturën” e duhur dhe lozin fuqishëm me kartën e nacionalizmit. Etja për nacionalizëm, jo në një shtet, por pothuajse tek të gjithë, pasojë e të cilës është projektimi i një gjeopolitike të re krizore dhe se në horizont shikohet një perspektive disi jo e qartë. Më tepër se kaq, ajo që përbën rrezik sot është fakti se strukturat e sigurisë, veças në shtetet e rajonit, nuk janë aktive për të ndarë shtetin dhe ritet fetare, por në një farë mënyrë shtetet gjejnë interesat në këtë përpjekje destabilizimi në propagandën fetare. Duket sikur po shfaqen lakmitë  e vjetra të Ballkanit të shekujve më parë.

Etja e dukshme për një nacionalizëm shovinist vlerësohet si një teori e rrezikshme dhe e gjithëpranuar nga vendet me vështirësi ekonomike dhe demokratike të ballkanit.

Ballkanikët, (drejtuesit) ose i shmangen nivelit të ulët ekonomik dhe flasin me gjuhën e nacionalizmit ose akoma nuk kanë kuptuar mirë dallimin mes patriotizmit dhe nacionalizmit. Në janar 1995 udhëheqësi francez Mitterrand gjatë fjalimit të tij para Parlamentit Europian nacionalizmin e ka perkufizuar, “nacionalizëm do të thotë luftë”, që kupton një ballkan që ndjell luftë.

Sipas meje, ndaljen e kësaj rrokullisje ballkanike e shikoj në atë që, Rajoni ynë duhet të ndjekë Shembujt  “shengenian” të cilët nuk i kanë munguar Europës, madje vlerësohet si kontinent i lindjes së termave që bashkojnë vendet për të punuar së bashku. Rritjes të stimuluar të tensionit ballkanik do t’i shkonte mirë për qetësim dhe rivlerësim, rikthimi i diplomacisë ballkanike në shembullin e diplomacisë franko-gjermane të pasluftës së dytë botërore, e cila jo vetëm që vendosi paqen midis dy vendeve që vinin me një histori konfliktuale, por dhe një shans për zhvillim në paqe të Europës.

Papunësia dhe Nacionalizmi sipas meje janë faktorë bazë, nxitës për zhvillimin e forcave politike ekstreme te tipit fashist (Greqi, Maqedoni, Serbi etj). Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian informon se niveli i papunësisë është i larte, më shumë se 19 milionë njerëz (12 % te popullates) janë të papunë në eurozonë, e cila ka bërë daljen e partive me programe ekstreme si psh ne Spanje, Gjermani etj.

Kërcënimet dhe Sfidat në Rajonin tonë. Rasti i RSH

Papunësia një fenomen global i shoqërisë sonë, vlerësohet si një kërcënim real. Për vendin tim, papunësia është produkt dhe pasojë i ndërrimit të sistemeve. Gjithashtu RSH po kalon një tranzicion të vështirë, i tejzgjatur, që është rrjedhojë jo vetëm e një demokracie në krijim por dhe i stimuluar kohët e fundit nga kriza ekonomike që po kalojnë vendet rrotull nesh dhe në pjesën tjetër të Evropës.

Mbas viteve 90, një popull i dalë nga një regjim totalitar, kërkoi mirëqënien e tij duke emigruar në vendet fqinjë dhe më larg. Ishte një zgjidhje afatshkurtër për RSH. Aktualisht emigracioni shqiptar (1.3miljon shqiptare) kalon vështirësinë ekonomike që kalojnë shtetet bartës (fqinje) të këtij emigracioni. Greqia ku më shumë se 25 për qind te forcës punëtore të papunë dhe Italia është në prag recesioni, vende ku emigracioni shqiptar është në shifra të larta.

Lëvizja e pakontrolluar e popullsisë, nga nje zonë në tjetër, nga fshati në qytet solli jo vetëm renien ekonomike por krijoi dhe një papunësi të dukshme sidomos tek të rinjtë. Ajo që është shqetësuese edhe për gjithë vendet e tjera ish komuniste është dyndja drejt kryeqytetit, ku kemi një mbipopullim të tij. Kjo lëvizje demografike ka bërë që të lihen terrene të pashfrytëzuara, rritje fiktive të papunësisë, rënie të prodhimeve bujqësore dhe padyshim është burim zhvillimi për një sërë fenomene negative të shoqërisë.

Etja për pasurim të menjëhershëm, sidomos tek të rinjtë, afroi interesat vetjake duke stimuluar korrupsionin dhe largoi shoqërinë tonë nga vlerat si gjeneratorë për zhvillim dhe mirëqënie.

Ekonomia u zhvillua e paplanifikuar duke krijuar bisneze fiktive të cilat nuk i rezistuan kohës dhe shumë shpejt u shkatërruan duke rritur fiktivisht papunësinë. U zhvillua një kapitalizëm i pakontrulluar, rezultat i të cilit rriti hendekun e të pasurve me të varfërit, kontradikta e të cilëve solli anët më negative të zhvillimit të shoqërisë.

Nga ana tjetër, fenomenit “Papunësi” i shtohet dhe zhvillimet e vrullshme të teknologjisë, zhvillim që padyshim ka ulur rolin e punës “artizanale” duke hedhur në rrugë shumë punëtorë.

Diferenca te dukshme te zhvillimit te ekonomise midis rajonit tone dhe pjesen tjeter te evropes perendimore ka sjellë lëvizje masive të emigrantëve ekonomike drejt këtyre vendeve që padyshim mbartin dhe problematikën e tyre per vendet pritëse. Emigracioni i planifikuar evropian do të ishte një zgjidhje normale për të kontrolluar fenomenet negative mbartëse të këtij fenomeni.

Niveli i varfërisë në rajon vlerësohet si burim për rritjen e autoritetit të “pushtetit të individit” të konsideruar si element ( i ri) destablizues i sigurisë që duhet vlerësuar si burim i terrorizmit kombetar, rajonal e global

Këta janë tregues të hapur prapambetje të rajonit tonë me pjesën tjetër evropiane, diferencat e të cilave duhen të vlerësohen seriozisht, si prag lëvizje për zgjidhje të tjera të parashikuar edhe me forcë. E vetmja mundësi për dalje nga kjo krizë është përmbysja e këtyre raporteve prapambetje duke u afruar treguesve me vendet fqinjë të pjesës tjetër: Europë. Koha ka ardhur për hapje të vendeve të reja pune për të shmangur fenomenin autoritetin të “pushtetit të individit”se sa zhvillim të forcave të armatosura.

Harta e re e Krizës Ballkanike dhe veçantitë: politike, ekonomike dhe ideologjike

Kalimthi, do ta vlerësoja rajonin tonë në këtë format sjelljeje:

Vijon një Maqedoni pa identitet dhe me trazira të brendshme, me dyshime se kur do të njihet plotësisht si shtet (1/3 e përbërë nga shqiptarë). Në rastin e mosnjohjes, çfarë pritet të ndodhë, a do të vazhdojë stato quaja, apo do të këmi lëvizje për zgjidhje ndryshe.

Një Kosovë akoma e dobët, me një qeverisje në krijim dhe e përfolur nga BE, e panjohur zyrtarisht sipas rregullave ndërkombëtare. (Më shumë se 90% e përbërë nga shqiptarë.)

Për Malin e Zi: i konsideruar “i lënë pasdore”, terren i pavlerësuar, që shumë analistë e kanë quajtur, nën pronësi ruse…

Vijon presioni rus duke mbrojtur zyrtarisht ruajtjen e teritorit serb mbi Kosovën duke e quajtur atë një shtet të vetshpallur edhe pse u krijua nga një forcë ushtarake ndërkombëtare.

Së fundmi, Serbia, provinca ruse ku pushteti akoma nuk po gjen të zotin e vet…  madje shkohet më larg, në se nuk orjentohet drejt BE …zërat janë deri dhe në humbjen e indetitetit të saj- shpërbërje.

E veçanta e çështjes greke

”Si për traditë luftërash”, po sot do të jetë prapë Ballkani si bazë nisje për një krizë të re globale, këtë radhë do të përfaqësohet me shtetin grek, me krizën më të rëndë financiare të të gjitha kohërave, duke vënë në vështirësi rajonin dhe mbijetesën e vet Bashkimit Europian. Për fat të keq Ballkani mbetet i ”përgojuari i historisë”, toka e luftërave, përplasjeve dhe konflikteve.

Greqia është e hallakatur në problemin më të zjarrtë, pasi ajo ndodhet në udhëkryqin e zgjidhjes, drejt Europës që është hedhur në ndihmë të konsiderueshme, apo drejt Rusisë që kërkon strehë në rajonin tonë, apo rikthim në perandorinë e vjetër turke (për 4 shekuj deri në vitin 1832, Greqia ishte nën sundimin turk), apo diku larg në Kinë etj. Dyshimet rriten sidomos me ndryshimet politike të të majtëve dhe të djathtëve radikalë, anti-europian, për më tepër edhe pse është anëtar i Nato-s, herë-herë shprehet kundër saj, (ndërhyrja e Nato-s në Kosovë). Greqia ndodhet në konfuzion. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë.

E quajtura ”Situata greke e Greqisë”, analistët e vlerësojnë si kohë pritje për trazira sociale. Pasuria private, e vlerësuar miliardëshe, të transferuar në bankat zviceriane, analizohet si një gjendje me prapavendim në përdorimin e tyre, nuk dihet se si dhe ku do të përdoren.

Ndjehet një lëvizje e politikës dhe të Kishës greke ndaj RSH. Është një ofensivë që duhet vlerësuar si një lëvizje destabilizuese për Jugun e Shqipërisë.

Aktualisht sot për rajonin e ballkanit është hedhur në tavolinë çështja e kufijve. Të gjitha shtetet  kanë në diskutim, sipas interpretimeve të tyre, legjitimitetin për rishikim kufijsh: Serbia-Bosnjë-Hercegovina, Shqipëri-Greqi po afrohet një debat për ujërat detare, Kosova-Maqedonia me Serbinë. Po kështu vijon debati konfliktual politik midis Maqedonisë dhe Greqisë. Nga parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës, gjatë vitit 2010 u miratua ligji për referendumin e shkëputjes etj.

Po përse kjo situatë pasigurie rajonale? Për një thjeshtëzim në analizë, le të vlerësojmë  disa nga treguesit ekonomik të rajonit tonë, premisa për pështjellime për ndryshim.

Papunësia është në nivele nga më të lartat, 15 – 40 %. Ndërkohë, 30 % e popullsisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, jeton nën nivel varfërie.

Të ardhurat  për frymë të popullsive të vendeve të rajonit janë rreth 6000-10.000 dollarë në vit, tashmë të pranuara nga këto vende. Këto të ardhura, statistikisht të deklaruara, sipas ekonomistëve merren si nivel kritik jetese, që padyshim sjellin kriza në shoqëri, janë një rrezik real që duhen vlerësuar me seriozitet.

Në vendet e rajonit, niveli i ekonomisë informale zyrtarisht është pranuar rreth 15 – 30 %, ku korrupsioni është ulur këmbëkryq dhe rrënon këtë ekonomi. (Te dhena nga “Transparency International Ëorld Corruption Index”)

Pasojat

Pasiguri dhe krizë ekonomike, nivel të lartë varfërie, krim të organizuar dhe korrupsion, si elementë bazë destabilizues të sigurisë rajonale. Vendet e Ballkanit të përfshirë në krizën ekonomike vazhdojnë të shërbejnë si vende transit të trafikut të lëndëve narkotike dhe se vlerësohet se “kanë krijuar dhe zgjerojnë në Europë organizata aktive të trafikut të drogës” .

Lindjen e partive nacionaliste, parti te cilat pervec të tjerash nxisin edhe dhunën kundër emigrantëve, duke i konsideruar ata si shkaktarë të krizës ekonomike në vendet e tyre etë tjera probleme të stimuluara nga ky kontigjent.

E përgjithshmja ballkanike: Vleresohet, herë pas here një boshllëk sigurie në rajon, një boshllëk që lejon premisa për destabilizim.

Ballkani edhe pse  është një rajon me vende të konsideruara të vogla, me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 550.000 km2 dhe një popullsi pak më të madhe se 50 milionë banorë, për Evropën konsiderohet problematik.

Lëvizjet e shumta që kanë kaluar dhe kalojnë këto vende ballkanike: Serbia, Greqia, Kosova, Maqedonia, dhe Bosnjë-Hercegovina, të çojnë në analizën se rajoni ndodhet në gjendje kërcënuese për sigurinë. Nga ana tjetër edhe institucionet, organizmat evropiane që monitorojnë apo vëzhgojnë këtë rajon janë të bindura se në këto vende ka zhvillime kaotike që udhëhiqen nga një shoqëri jo stabël, e brishtë dhe, si rrjedhoje, në situatën e krijuar, në heshtje apo disi të kamufluar thuhet se, zor se mund të shmangen kërcënimet për konfliktet e mbartura si ato etnike dhe ato të rishfaqura me qëllime politike. Qartazi, mbajtja e ligjit të luftës nga një vend antar i Nato-s (Greqia ndaj RSH) tregon, sipas meje, nivelin e ulët të sigurisë në rajon.

Mosintegrimi i Serbisë me vendet njohëse të Kosovës, kërkesat e vazhdueshme të tyre për ndarjen e Kosovës, të mbështetura në hije nga rusët, tregojnë se rajoni po shkon në kontraditë. Zhvillimet konfliktuale në rajon historikisht kanë përfunduar me ndryshimin e kufijve, ecet dhe më tej nga analistët, të cilët thonë se ka vështirësi për shmangien e rishikimit të kufijve, madje jepet dhe një fare “tolerance sjellje” që do të ishte në interes të këtij rajoni, fakti që ky ndryshim të mos i nënshtrohet fatit të ndryshimit me dhunë.

Mbështetja e fuqishme në Kosovë e lëvizjes “Vetëvendosje” ka në bazë, reagimet e ashpra të serbëve dhe të maqedonasve ndaj tyre, si dhe rritjen e rolit dinamik të shqiptarëve në terrenin ballkanik, duke shtuar dhe atë të komunitetit Çamëria.

Faktorë të tjetër të rëndësishëm janë shqiptarët e Ballkanit: shtrirja e shqiptarëve në 6 shtete të Ballkanit, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, Serbi-Lugina e Preshevës (dhe shumë shqiptarë të hershëm dhe të sotëm që banojnë në Beograd) që në raportin për vlerësimin e situatës “zgjidhje detyre”, janë forca strategjike (në operacionalitet) në prapavijat e kundërshtarit.

Elementë të tjerë të konsiderueshëm për studim sigurie janë dhe rritja e lartë e popullsisë shqiptare krahasuar me rënien e numrit të popullsive të tjera ballkanike; shkalla e lartë e emigracionit shqiptar në vendet më të zhvilluara të Europës, si vendi i parë në botë për numër popullsie. Treguesi i lartë demografik në gjeopolitikën ballkanike, numri në rritje i popullsisë shqiptare (rreth 7.5 milionë banorë), që afron me grekët, bullgarët dhe serbët; janë faktorë të rëndësishëm që duhen të vlerësohen me shumë kujdes nga Europa perëndimore. Autoriteti europian, i cili vlerësohet si kujdestar i besimit në rajonin ballkanik, duhet të përgatisë dhe të jap “vendimin luftarak” të perspektivës.

Të gjitha këto janë probleme që kërkojnë një kujdes të veçantë për zgjidhje: serbët në veriun e Kosovës kanë refuzuar të jenë pakica në shtetin e ri të saj; shqiptarët e Maqedonisë ndjehen inferior ndaj pjesës tjetër në shtetin maqedonas, ku rritja e hendekut midis shqiptarëve dhe maqedonasve u thellua edhe nga qëndrimet zyrtare, nacionaliste dhe konservatore të shtetit.

Feja në Ballkan, më shumë se sa ideologji

Historikisht është thënë se në rajonin tonë përplasen tre nga katër fetë e botës mbarë fetare.Përveç faktit që fetë janë më të vjetra dhe si rrjedhojë më konservatore sesa shtetet ku ato zhvillojnë aktivitetin e tyre. Ajo që përbën rrezik sot është fakti se strukturat e sigurisë, veças në shtetet e rajonit, nuk janë aktive për të ndarë shtetin dhe ritet fetare, por në një farë mënyrë shtetet gjejnë interesat në këtë përpjekje destabilizimi në propagandën fetare. Duket sikur po shfaqen lakmitë  e vjetra të Ballkanit të shekujve më parë.

Ne ushtarakët e vlerësojnë situatën fetare, këtë ndjeshmëri shpirtërore të “popullit”, gjithmonë kur ajo del nga korniza “besim shpirtëror”, si element negativ i sigurisë dhe se ka gjasa që ky element të skalionohet në vijën e parë për veprime të mëpastajshme për të realizuar qëllimet gjeopolitike të shtetit mbartës.

Tipike në këtë drejtim janë kërkesat, agresiviteti dhe metodat e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë e Bosnjë (dhe ato të Kishës Ortodokse në Shqipëri) një kor i vjetër Rus i Mbrojtësit të të Krishterëve, “kërkesat fetare të të cilit, në fakt ishin pretekst për qëllime politike e strategjike”[1].

Për të përmbyllur opinionin tim për këtë çështje, rikthehem kohës kur, gjatë misionit në Paris, jam pyetur e ripyetur apo provokuar, nga jo/dashamirës, për këtë çështje të deformuar dhe shumë të përfolur rreth besimit fetar në Shqipëri, dhe po shkruaj të njëjtën përgjigje edhe sot në këtë shkrim të hapur, si dikur me petkun diplomatik: Popullsia shqiptare ka predikuar në harmoni të plotë për shekuj me radhë tre fe : mysylmane, ortodokse dhe katolike…vijuar, Shqipëria do të ishte një model për Europën dhe më gjërë përsa i përket bashkëjetesës dhe tolerancës ndërmejt feve, pasi ky fenomen ka marrë përmasa globale dhe po çon në konflkte të mundshme midis shteteve dhe popujve.

Në këtë vorbull situate konfliktuale, analistët ushtarakë ngrejnë doktrinën “lufta midis dy qytetërimeve”, ndërsa shqiptarët (në kufijtë pas 1913)  të sigurt ofrojnë harmoni, kjo është për t’u bërë objekt në gjuhën e diplomacisë përtej dhe asaj ballkanike, evropiane.

A nuk janë, ky diversitet dhe tolerance idesh, një dëshmi, frymë dhe kulturë evropiane?

A janë aktualisht të qarta profilet e shpresës në Ballkan….?

Vendet e Ballkanit Perëndimor, të armiqësuara me njëra-tjetrën historikisht për shkaqe etnike, sot, e gjejnë veten të konfliktuar edhe për shkaqe të brendshme politike, gjë që ka sjellë deri edhe paralizë të funksionimit normal e të domosdoshëm të jetës politike në këto vende të Europës. Fatkeqësisht vërehet që bipolarizimi politik në vendet: Maqedoni, Serbi e Bosnjë-Hercegovina, po dhe fatkeqësisht herë-herë dhe në Shqipëri dhe Kosovë, është më i thellë se në të kaluarën.

Harta e konflikteve në rajonin tonë mbetet konstante: Bosnjë-Herzegovina është e mbërthyer në vijimësi nga tensioni etnik; marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës vijojnë me  vështirësi negociimi; Maqedonia vuan sindromën e emrit për shkak të kundërshtimit të Greqisë dhe se nuk kalon klasën për t’u bashkuar me aleancën dhe BE.

Prapambetja ballkanike vjen dhe si shtete me ekonomi dhe institucione te dobeta demokracie dhe se dyti, krijimi i shteteve qe mbijetesen e mbeshtesin ne interesin e gjeopolitik (më tepër gjeoekonomik) të komunitetit nderkombetar.

Diplomacia si faktor paqesjellës në Ballkan

Kur flasim për diplomacinë si faktor paqësjellës në Ballkan, për nga problematika që mbart ky rajon, me të drejtë themi se, ky element i rëndësishmë për zhvillimin normal të një shoqërie komplekse, shumë kombesh, etnike dhe fetare, ka qenë pak aktiv, ose  do ta përkufizonim si më pranë reales, si diplomaci e munguar.

Në një analizë të thjeshtë ballkanike, në kohë historike apo moderne, qartazi duket se kur “diplomacia e madhe”, qoftë ajo europiane, por më shumë ajo amerikane, kanë qenë serioze në dhënie kontributesh, atëherë rezultatet për rajonin kanë qënë të dukshme, situatat e sigurisë janë mbajtur nën kontroll.

Në aktualitetin e sotëm, po kjo “diplomaci e madhe” pranon faktin e një boshllëku sigurie në rajon, ka lëvizje drejt tij, por jo me efekte të  dukshme për përmirësim.

Diplomati Henry Kssinger, në librin “Diplomacia” për rajonin tonë i referohet ndihmës europiane dhe asaj të SHBA për të frenuar vendet e këtij rajoni që të mos rizhyten në një krizë tjetër e jo … “të bëhen pengje të klientëve të tyre kokëkrisur Ballkanikë me pasione të shfrenuara e me ndjenjë të kufizuar të përgjegjësisë së përgjithshme”[2].

Në qoftë se këtë boshllëk sigurie nuk e plotësojnë Europa dhe SHBA, atëherë situata mbetet e hapur për “manipulime klienteliste”.

Mënyra më e mirë për BE, për të dëbuar lodhjen e gjatë ballkanike dhe për të gjeneruar stabilitet afatgjatë në të është që të punojë së bashku me forcat reformiste të rajonit për të eliminuar ndasitë  tipike ballkanike, ekonominë informale, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Atëherë, kombet e Ballkanit mund të marrin vendin që u takon si anëtare të familjes së BE-së.

Programet e përbashkëta rajonale në fushën e mbrojtjes

Diplomacia ushtarake dhe roli parësor i saj për vendosjen e paqes në rajonin e Ballkanit.

A  do t’i bëjë forcat e armatosura të afta të krijojnë kapacitete të përbashkëta në përfitime reciproke për të na sjellë mini-shengenin e munguar ballkanik, bashkëpunimi i pritshëm, apo i shpresuar, në fushën e mbrojtjes për vendet ballkanike? Shengeni ballkanik është fushë veprimi i hapur, i betejës diplomatike ushtarake, ku diplomatët me/pa uniformë duhet të planizojnë skenarët e mundshëm strategjikë për ta fituar atë në interes të sigurisë dhe mbrojtjes rajonale.

Diplomacia Rajonale, për të përballuar periudhën e shtrëngesave financiare të kohës, duhet të nxitojë veprimtarinë e saj diplomatike ushtarake për të integruar forcat e tyre të armatosura në  konceptin e ri Strategjik të NATO-s “mbrojtja inteligjente”, si e vetmja alternativë për daljen nga situata e krijuar.

Rajonit tonë do t’i shkonte si strategji bashkëpunimi për zgjidhje shumëkombëshe, sipas formatit “të bashkojmë dhe shkëmbejmë”, “pooling and sharing” duke identifikuar të përbashkëtën e mundshme të kapaciteteve, në format dypalësh, shumëkombësh dhe rajonal.

Diplomacia ushtarake, me projektet e saj të bashkëpunimit, të zgjedhë dinamizmin për zhvillim dhe pragmatizmin, larg konformizmit dhe tradicionalizmit ballkanik, tashmë të vjetruar, të hedhë në treg një vizion ndryshe në përshtatje dhe të avancuar në kohën, të jetë një gjenerator prodhues i një mentaliteti të ri bashkëjetese, duke hapur mundësi të reja bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Diplomacia ushtarake, si kontribut sjellëse në zhvillimin e strategjisë së sigurisë, duhet të identifikojë rreziqet dhe kërcënimet e përbashkëta rajonale duke argumentuar se asnjë vend në rajon nuk ka mundësi të zhvillojë apo të mbajë të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’i bërë ballë i vetëm të gjithë spektrit të kërcënimeve të sotme apo të nesërme.

Së dyti, diplomacia ushtarake duhet të identifikojë interesat më vete të secilit shtet që përftohen nga krijimi i kapaciteteve të përbashkëta dhe t’i sjellë si “propagandë “ në tavolinën e punës për zhvillimin e politikave të mbrojtjes së vendeve ballkanike.

Së treti, të identifikojë dhe të paraqesë zhvillimin e  kapaciteteve ushtarake në fushat e ndjeshme të shoqërisë, aty ku ajo ka nevojë, si kusht, zhvillimi dhe përfitimi për të gjithë vendet në:

fushën e zhvillimit të kapaciteteve të përbashkëta apo multilaterale të emergjencave civile që vijnë nga fatkeqësitë natyrore, industriale apo të shkaktuara nga njeriu, të cilat nuk njohin kufij kombëtarë.

fushën e kapaciteteve të Arsimimit dhe Stërvitjes, të Infrastrukturës dhe Mirëmbajtjes. Përdorimi i kapaciteteve të infrastrukturës dhe të logjistikës nga vendet në nivel rajonal, ose në baza shumëkombëshe. Zhvillimi dhe shfrytëzimi i kapaciteteve dhe infrastrukturave detare të RSH nga vendet fqinje të interesuara që nuk e kanë këtë mundësi, si Kosova e Maqedonia.fushën e modernizmit, kërkimit- zhvillimit, prokurimeve të përbashkëta në fushën e …..etj.

Po kështu, në rajonalizimin e disa kapaciteteve mbrojtëse, bazuar në standardet e NATO-s, si në kapacitetet e përbashkëta rajonale dhe kombëtare për të mënjanuar sa të jetë e mundshme në dublimet ndërmjet forcave të armatosura, policisë, shërbimeve inteligjente, njësive të kontrollit kufitar, shërbimeve doganore etj.

Diplomacia e përgjithshme rajonale t’i referohet shembullit të bashkëpunimit, si ai midis vendeve të zhvilluara, Pakti Bilateral Angli-Francë, ku përfshihen shumë fusha kooperimi, nga menaxhimi i Rezervave Bërthamore deri tek krijimi i kapaciteteve kundër terrorizmit, si dhe shembullit të  pakteve  të bashkëpunimit midis vendeve më pak të zhvilluara, si vendet Baltike.

Koha ka ardhur që Ballkani të vijë me një diplomaci të re, të përbashkët ushtarake, e cila  do të jetë baza e krijimit të mini-shengenit të tij në Forcat e Armatosura.

Kontributi i deritanishëm ballkanik i diplomacisë shqiptare në fushën e mbrojtjes

Pas viteve 90-të, RSH e ardhur nga një regjim i mbyllur, u vendos në skalion të parë për bashkëpunim ballkanik, rajonal dhe më gjerë. Ajo kërkoi aderimin e saj në të gjitha organizmat e sigurisë së globit, duke afruar përveç aseteve të saj strategjike (hapësirën ajrore, detare, tokësore) dhe kontribute me trupa në operacionet e udhëhequra nga këto organizma. Rezultatet e kësaj diplomacie kanë qenë të dukshme dhe dominuese në rajonin tonë edhe pse diplomacia shqiptare vinte nga një diplomaci ushtarake inaktive.

Do ta konkretizoja vizionin shqiptar për një rajon të bashkuar me një shkrim të botuar në shtypin ushtarak për zërat kritike se “Grekët po ruajnë hapësirën shqiptare”.

“….as 4 dhe 44  avionë luftarake, as 6 dhe 66 anije luftarake, as 1 dhe 11 Brigada të Reagimit të Shpejtë, nuk mund të mbrojnë hapësirën ajrore, detare dhe tokësore të RSH. RSH tashmë e siguron dhe do ta sigurojë mbrojtjen e saj duke punuar dhe integruar gjithçka me familjen e madhe europiane dhe organizmin më të fortë dhe të sigurt në botë, NATO”.

Shpresoj dhe uroj, nëse një ditë serbët do të bëhen anëtare të Nato-s, të BE; në hapësirën ajrore respektivisht të dy vendeve të dëgjohen zhurmat e mjeteve ajrore shqiptare dhe serbe, sepse shqiptarët e pranuan në mënyrën më të mirë integrimin në Nato dhe dëshirojnë të integrohen shumë shpejt në BE.

Nëse, diplomacia ushtarake serbe, kosovare, maqedonase, malazeze, greke… do të ofronte për politikanët e vet të njëjtën formulë bashkëpunimi, rajoni shumë shpejt do të zërë vendin e munguar prej kohësh në familjen e madhe evropiane, si e vetmja shpresë për zhvillimin e tij.

Gjeopolitika rajonale do të ketë rol, në një formë të re sjellje në interes të paqes, nëse diplomacitë veças do të integrohen në një vektor zhvillimi dhe veprimi për të krijuar fusha të përbashkëta bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, institucione dhe struktura të integruara ndërshtetërore dhe kjo atëherë kur diplomacia ushtarake të ketë krijuar identitetin ballkanik, si element i rëndësishëm i sigurisë së tij.

Gjeopolitika rajonale do të formëzohet vetëm atëherë kur vendet e tij do të heqin dorë nga besimi ekzaltues dhe ekzagjerues në lavdine dhe hyjninë e kombit, i teorizuar nga filozofët, “Nacionalizmi Shovinist” dhe ta zëvendësojnë atë me “Nacionalizmin Liberal”. Them se shqiptarët e kanë kuptuar mirë leksionin e famshëm të Ersnest Renan « Qu’est – ce qu’ une nation », të cilët kanë zgjedhur si popull “Nacionalizmin Liberal”, kjo dhe për të kaluarën e hidhur të tyre.

Dalja nga kriza: kërkon vullnet gjithpërfshirës ballkanik, zhvillim politikash të hapura rajonale nën drejtimin e autoritetit evropian dhe te SHBA, atëherë do të luhet karta e vërtetë e integrimit dhe përparimit drejt saj.

***

*Kush eshte bashkepunetori i Diellit, Kolonel Zaim Kuci

Kolonel (R) Zaim Kuçi

Shkolla e Lartë e Aviacionit, Vlore

Akademia e Mbrojtjes, Tiranë.

Kolegji i Lartë i Mbrojtjes, Paris (1998-99).

Instituti Aeronautik, Paris (2001).

Akademia e Diplomacisë,Tiranë.

Disa kurse afatshkurtra për sigurinë dhe mbrojtjen në: Hollandë, Gjermani, Hungari, Kroaci dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eksperienca  në pune:

Pilot në avionët:  helikë, reaktivë, supersonikë  [Tip 61 (Jak), Mig 15/ 17/19].

Atashe i Mbrojtjes në Francë/Portugali

Këshilltar i Shefit  të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave te Armatosura.

Ne vitin 2011 ka dale ne pension te parakohshem nga forcat e armatosura.

Vijon si kordinator i Qendres Kombetare te Sigurise dhe Mbrojtjes Tirane (civil)

Ka botuar disa shkrime ne Shqiperi dhe ne Paris.

 


 

[1] Henry Kissinger, “Diplomacia”, fq.93.

[2] Henry Kssinger, “Diplomacia”, 1999, fq.194)

Filed Under: Analiza Tagged With: ballkanike, kriza e pafundme, Zaim Kuci

NË VALËT E UNIVERSIT

September 6, 2013 by dgreca

Shkruan:Shaban Cakolli/

Shkrimtari ynë i ri Avni Bellaina,mund të themi se shquhet ndër mendimtarët e rrallë të kësaj fryme, frymë e rrallë e të shkruarit të mendimeve ndryshe nga romansierët dhe poetët,ky sjell frymën e mendimit pozitiv,apo më mirë të themi frymën e ngritjes shpirtërore.Jeta e njeriut është e mbushur me shumë të

“Mendimi pozitiv”, është pjesë e shkencës – konkretisht i takon sferës së psikologjisë, është alternativ – pjesë e parapsikologjisë, apo shkrirje e këtyre te dyjave bashkë duke nxjerr në sipërfaqe një prodhim të ri, një fuqi ekzistuese në qenien njeri, por të pa shfrytëzuar sa duhet, ose fare pak, gjer më tani?

Edhe në librat e  më parshme të shkruara  më herët,”Harmonia e shpirtit” dhe”Në Valët e Universit 1″ sidomos tek ato me tregime dhe anekdota, shprehet kjo frymë në formë porosish, shprehen këto vlera jashtëzakonisht të fuqishme e madhështore të mendimit pozitiv. A do të thotë kjo, se gjeniu ynë popullorë e ka njohur këtë dhunti inspirative shumë kohë para se ajo të proklamohet si zbulim epokal  tek ne  vështirë flitej më parë,thuajse me këtë formë mendimi nisi Daut Demaku,por qysh moti ka qenë i njohur ky thellim i njohurive mentale të Lindjes dhe të arriturave shkencore Perëndimore arrira,gëzime,po edhe me vuajtëje dhe trishtime,si shkak qenësor bie dëshprimi.Avni Bellaina në mërgatën tonë veprimtarinë e vet e ka nisur me studimin e mendimit pozitiv,ku është shkolluar  në shumë seminare  Evropiane,për thellimin e njohurive të studimit të mendimit pozitiv.Pos librave të tij të më parshme”Harmonia e  Shpirtit”,”Në  Valët e Universit”,libra këto të cilat janë mirëpritur e promovuar në LSHAKSH në Gjermani,anetar i të cilës është Avni Bellaina,libri më i ri”NË VALËT E UNIVERSIT (II)”,ka depërtuar shumë më gjërë në duart e lexuesëve dhe studiuesëve të  kësaj forme mendimi,duke iu shpërnda lexuesit kosovarë dhe Europian.Avni Bellaina,kësaj radhe pati rastin një numër të madh të librit të vet të e shpërndajë në Panairin e Librit në Kosovë,si dhe të e promovoj librin e vet para asociacioneve të Lidhjes së Shkrimtarëve Europian,i cili muajin qershor u mbajt në Prishtinë.Avniu pati rastin  gjatë pushimeve verore të promovoj librin e tij në Artanë e  Vushtrri.Një shtytëje të fortë këtij promovimi ia ka dhënë edhe referuesja e talentuar  Mirsade Krasniqi,e cila duke folur gjërë e gjatë për librin,ka bërë që lexuesit të e mirëpritin këtë  libër,i cili tani me padurim po pritet nga lexuesit tanë mërgimtarë në Gjermani,ku jeton dhe vepron,shkrimtari ynë Avni Bellaina.

Të menduarit pozitiv është shumë i rëndësishëm për shoqërinë në përgjithësi,në veqanti për shoqërinë tonë shqiptare,e cila në këto vitet e fundit nga përvojat e hidhura është ngarkuar me dëshprime të mëdha.Të kërkosh ndihma mjeksore dhe medikamente në shërimin e dëshprimeve sikur duket mund dhe humbje kohe,ndihma më e mirë është aftësia e të menduarit pozitiv,mësimet shpirtërore. Avni Bellaina iu vesh veprimtarisë shpirtërore,jo vetëm ashtu sa për të shkruar,por u stërvit duke lexuar literatura të shumëta shpirtërore,duke ndjekur shumë seminare të kësaj lëmie nëpër Europë,ai fitoi ekperiencë në studimin e shpirtërores.

Avni Bellaina vitin që shkoi doli me librin e tij të parë”HARMONIA E SHPIERTIT”,libër ky që zgjoi interesim te lexuesit,kurse tani para lexuesit del me librin e tij të dytë të të njejtës natyrëNË VALËT E UNIVERSIT”.Në këtë libër zoti Bellaina na këshillon:Gjdo herë dhe gjithçka pozitivisht të mendohet nga se frenimet dhe mendimet negative negative nuk na ofrojnë jetë të lumtur.Nëse në brendinë tonë fusim kufizime dhe mungesa,kur ato kufizime i bëjmë prioritet,kemi mbjellur gjëra negative ashtu kemi mbjellur vet preokupime shpirtërore.

Më tej Avni Bellaina na kujton se ata të cilët nuk e kanë besimin në jetën që vazhdon janë shkurtpamës,të kufizuar në mendime dhe veprime.Kufizime nuk ka,ato gjenden vetëm në kokat tona,gjëra këto të sëmura që duhet të i nxjerrim nga koka,qënuk duhet të kenë vend për to. Nëse mendojmë në kufizime,apo të themi mbyllemi në këto kufizime nuk mund të kemi dëshira, gjithnjë truri duhet të jetë i pregaditur që dëshirat të i formulojmë,për këtë nevojitet të krijojmë kushte,vullnet dhe besimi për të dëshiruar.Për gjitha këto rolin e madh e luan lirimi,pra duhet të lirojmë dëshirën që të veproi në harmonim me universin por gjithnë pa kufizime.

Sipas Avni Bella ines e rëndësishmja dhe qenësorja është gjetëja e vetvetës dhe lirimi nga barra e mendimeve të trashëguara. Libri trajton tema vërtetë interesante,ai tregon se si mund të dalin rezultatet e mendimeve të papjekura,si duhet të jenë reagimet ndaj problemeve që hasim,si duhet të i fusim në veprim aftësitë e të menduarit që të përballohen problemet,kur problemet dhe zhgënjimet duken të pakaluara,si të pregaditet mendja për veprim.Ky libër i shkrimtarit tonë Avni Bellaina,lexuesit do të i shërbej në këtë kohë tundimesh të ndihmojë të u bëjë ballë presioneve dhe tundimet që kanë ndoshta jo vetëm të rinjët e sotëm,por ndoshta edhe të shtyrët në moshë duke ofruar mendime që nuk bien ndesh me mënyrën e të jetuarit pozitiv.

Sipas shkrimeve të tij kërkon njohuri,rrethana që njohin zanafillat e problemit,lypset pastaj menjanimi i frikës,këmbëngulësia në zgjidhjen e problemit,bartja e dëshirës,përpunimi i saj ,ndarëja e tyre në aspektin pozitiv dhe transmetimi i gjërave në univers.Ne shpesh përballemi me gjëra që na vështirsojnë të cilat ne mendojmë se kanë ndodhur pa arsye,megjithatë ne ndoshta gjykojmë gabimisht,por me logjikimin e thellë mësojmë se ato përvoja ndihmojnë rrugën tonë për ngritje shpirtërore.

Që të mësojmë të njohim vetën,jetën tonë,të mësojmë dashuri për te,këto shkrime që na ofron Avniu janë të plotfuqishme për të arritur në cakun që kërkojmë.Në librin e Avniut lexuesi i vemendshëm kapë njohuri nga më të ndryshmet,që shërbejnë për të lehtësuar situatat e vështira qoftë edhe problemeve me lëndë narkotike,atyre të divorcit,individit të izoluar emocialisht,kur është shumë më mirë të i ndeshësh e të i përballosh drejtpërdrejtë problemet dhe situatat e vështira. Njeriu shpirtërisht i dobët, është i prirur t’u besojë e t’u nënshtrohet të gjitha lëndimeve në jetë.

Por nëse je i fortë shpirtërisht dhe nëse nuk u beson – ato shuhen si bryma para diellit.Pra ngado që të sillesh problemet që na rrethojnë brenda universit mund të zgjidhen fillimisht me arritëjen e njohëjes së vetvetës,lirimin nga barrat që duken të pakapërcyeshme,bartjen e dëshirës ndarëjen e saj në aspekte pozitive dhe transmetimin e dëshirës në univers. Qetësia shpirtërore e ruan shëndetin, e krijon suksesin, e lumturon njeriun!) Pastaj do të nisemi edhe në rrugën e plotësimit të të gjitha dëshirave një nga një. Deri tash kemi punuar shumë për përhapjen e literaturës, sepse NJOHJA është e para.

Tash, nga DIJA (njohja) duhet të kalojmë në KUPTIMIN e dijes. Në përdorimin praktik të kësaj dijeje. Makina nuk hecën pa karburant . Një mijë përpjekëje do të jenë të kota, po nuk ihodhe karburant nuk lëvizet dot. Gëte thotë: “Mendja e fuqishme, që bën përpjekje për përdorimin praktik të dijes teorike – është mendja më e mirë në botë”.

Si për këtë libri”NË VALËT E UNIVERSIT”,i Avni Bellainës ka shumë mësime teorike që ndihmojnë të kryhen seriozisht në praktikë,nëse leguesi i vemendshëm përdorë mirë logjikën. Temat teorike të këtij libri janë shumë të gjëra,saqë në një vështrim të shkurtër nuk i kapim dot.Kjo vetëm le të shërbejnë si një hyrëje nëpër mendimet pozitive, por për të lëvizur gjërat më tej,lexuesi duhet të lexoi në tërësi dhe vëmendje këtë libër mjaft të rëndësishëm.

Ky libër nuk është gjë tjetër,veçse një forcim i interesit për mirëqenjen tonë. Edhe pse nuk ka qenë e mundur që brenda këtij vështrimi të trajtohen të gjitha përgjigjëjet, duke e lexuaruar në tërësi do të gjejmë gjëra të çmuara që na drejtojnë në burime njohëjesh të mendimeve pozitive që na mësojnë të udhëheqim jetën pa probleme.

Filed Under: Kulture Tagged With: Avni Bellaina, ne valet e universit, Shaban Cakolli

KOMBËTARJA, E PAFUQISHME NË SULM PËRBALLË SLLOVENISË

September 6, 2013 by dgreca

Ne Foto:Autori i golit Kempl dhe mesfushori I Kombetares shqiptare, Ergys Kacaj/

Kombëtarja Shqiptare po luan e pafuqishme përballë sllovenëve, vecanërisht në sulm. Edhe pse është një ndeshje afërsisht e ekuilibruar, ku shqiptarët e kanë zotëruar topin 49 përqind dhe sllovenët 51 përqind, diferencën mes dy ekipeve e ka bërë goli i shkëlqyeshëm i Kempel në minutën e 19, i cili është një lojtar tepër i rrezikshëm. Në këtë rast fajësohet mbrojtja që e la fare të lirë 22 vjecarin që të bëjë atë gjuajtje të kalibruar, e padukshme dhe befasuse për portierin tonë. Në fakt mbrojtja e Kombëtares Shqiptare nuk luajti keq, dhe i vetmi rast i kritikueshëm ishte ai golit, që na ndëshkoi.

Duket se ka një mosakord edhe në mesfushë, vecanërisht krahu i djathtë , ku po luan Rama dhe Basha. Anemizmi i sulmit është shenja më pesimiste për lojën e deritanishme dhe me Canin të vetëm, duket se e kemi gati të pamundur të shëojmë, së paku të barazojmë. Mendoj se De Biazi duhet të ndërhyjë edhe në mesfushë, edhe në sulm. Duke qenë se Islanda po humbet, edhe një barazim ne do të na mbante në lojë për ëndrrën e Brazilit. Ndoshta duhet luajtur me dy sulmues, pa rënë në kurthin e kudërsulmit slloven.

Ndryshimet ne pjesen e dyte, vecanerisht futja e Saihut, e gjalleroi sulmin. Furia kuq e zi I mbylli sllovenet ne porte, por goli nuk erdhi, qofte per mungese fati, qofte prej gardianit te portes sllovene. Gjithesesi nuk morem dot asnje pike dhe ndeshja tjeter me ishulloret e Islandes duket teper e veshtire pas sfides qe ata I bene udheheqeses se grupit, Zvicres , duke barazuar dneshjen. Nga ana tjeter edhe fitorja e Norvegjise na rrokullisi ne renditje.U duk se Cani buk dha asgje ne sulm. le te shpresojme tek “cudi” De Biazi ne ndeshjen e se martes.

RENDITJA E GRUPIT E

GRUPI E

Zvicër        15 pikë

Norvegji      11 pikë

Shqipëri      10 pikë

Islandë       10 pikë

Sllovenia     9 pikë

Qipro         4 pikë

Filed Under: Featured Tagged With: Kombetarja, me sllovenine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5206
  • 5207
  • 5208
  • 5209
  • 5210
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT