• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ju tregoj 67 ballistët e pushkatuar nga Mehmet Shehu, parathënia e luftës vëllavrasëse në Shqipëri

July 16, 2013 by dgreca

Homazh me rastin e 20 vjetorit të rivarrosjes së të pushkatuarve të pafajshëm në Matjan të Lushnjës/
Nga  Esat ÇOKU/
Ne Foto: Ish deputeti i PD Esat Coku, duke u intervestuar nga gazetari Beqir Sina, ne pervjetorin e perkujtimit te Abaz Kupit, prane varrit te tij ne Queens, NY/
…Masakra që kreu Mehmet Shehu në fshatin Matjan të Lushnjës(disa e quajnë masakra e Garunjasit, disa e Golemit) në tetor të vitit 1943, është ndër më të egrat në historinë e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe kundërshton historiografinë komuniste, e cila pretendoi për 50 vite se Lufta Nacional Çlirimtare nuk kishte karakter vëllavrasës, por ishte lëvizje për çlirim Kombëtar. Masakra i paraprinë luftës civile, ku marrja e pushtetit ishte qëllimi kryesor i Partisë Komuniste, e cila në vend që të luftonte pushtuesin, nxiti urrejtjen dhe u ktheu pushkën vëllezërve nacionalistë.
20 vjet më parë/Ajo ditë nuk më hiqet nga kujtesa, edhe pse kanë kaluar 20 vite. Ngjiteshim me vështirësi drejt Majës së Shkujkës për të shkuar tek vendi ku kishte ndodhur masakra, në fshatin Matjan (në fakt si vendbanim i “armiqve” ai kurrë nuk u quajt fshat sepse e lanë anonim për hir të biografisë.) E përpjeta është e thiktë dhe këmbët të rrëshqasin nga që vend është shkëmbor. Edhe pse nuk i kalon të 200 metrat, Shkujka të duket e paarritshme, po të kesh parasysh ngjitjen e saj nga niveli fushor në atë kodrinor. Kjo quhet ndryshe edhe Kodra e Shënjimit, e marrjes shenjë. Në fakt është një kodër dominante e Darësisë së Lushnjës, ka qenë strategjike në përplasjet e ushtrive pushtuese ose kalimtare. Është një emërtim që mund ta ndeshësh në topografinë ushtarake. Ndërsa vendasit e zbërthejnë ndryshe toponimin “Shkujka”- Shkoji uji; uji shkoji. Fshati që është në këmbët e kodrës, Shegasi ka shegë shumë, por jo ujë. Dikur uji pat shpërthyer majë kodrës, por barinjtë sipas legjendës, e mbushën pusin shpërthyes me delet dhe leshin e tyre dhe që atë ditë uji shkoi nga ato kodra. Pikërisht në vjeshtën e largët të vitit 1943, në rrugën gjarpërore që përdridhej mes masiveve shkëmbore hiqej zvarrë edhe kolona e djemve të Myzeqesë, që patën pranuar thirrjen e Ballit Kombëtar për të çliruar Atdheun. Ata ishin çarmatosur në fshatin Golem dhe ashtu duarlidhur mezi çapiteshin në atë të përpjetë që të merrte frymën. Ku po i çonin? Askush nuk e dinte. Përshpëritej se atje po i priste Mehmet Shehu i tmerrshëm, komandanti i Brigadës së Parë Partizane. Ata që i shoqëronin nuk u treguan gjë, veç u thanë se do t’i çonin atje në shtabin partizan.Kur dolëm në majën e kodrës, dhe hodhëm sytë poshtë, në fushën e paanë të Myzeqesë, na u duk se qëndronim në një ballkon gjigand, ku syri dallonte pas fushës dhe kodrave të Gërmenit, kaltërsinë e detit Adriatik. Atë kohë drejtoja Shoqatën e të Përndjekurve Politikë të Lushnjës. Isha edhe pjesë e Komitetit Ekzekutiv Pluralist. Bashkë me mua ishte edhe sekretari i komitetit Pluralist, gazetari Dalip Greca. Ai ishte pjesë e asaj zone dhe e njihte mirë edhe terrenin, edhe njerëzit, edhe ngjarjen tragjike që kishte ndodhur. Fshati i tij ishte fqinj me Matjanët. Kontributi i tij në atë rivarrim, u vlerësua nga shoqata e të përndjekurve.Banorët e Matjanëve u mblodhën shpejt sapo zbritëm në fshat. Met Matjani me Faikun na japin mikpritje. Kishin ardhur dhe fqinjë të tjerë sapo kishin dëgjuar për qëllimin e vizitës tonë atje. Një zonjë e vjetër në moshë na tregoi: Isha nuse e sapo ardhur atëherë kur ndodhi masakra. Netëve ulërinin qenët dhe ujqërit nga gjaku. Fshati ishte i rrethuar me pyje. Ishte një vjeshtë e ngrohtë kur u vranë ata të gjorë. Aso kohe ne i sillnim bagëtitë për të pushuar në shtëpi deri pasdreke dhe i lëshonim sërish nëpër pyje e lëndina. Edhe unë po përcillja bagëtinë së bashku me kunatin. Ata e kishin kryer masakrën, por ne dëgjuam një rënkim të zgjatur, që na e sëmboi në zemër. Të gjorit nuk i kishte dalë shpirti dhe ai, komandanti i egër kishte urdhëruar një çupë partizane, po ma prish gjumin ai rënkim. Ç’pret? Një breshëri arme ishte dëgjuar dhe zëri qe mekë… Një nga të moshuarit na tregoi: Ishin më shumë se 200 robërit ballistë, që kishin sjellë partizanët para komandantit Mehmet Shehu. Disa nga ata që kishin të njohur në radhët e partizanëve shpëtuan; të tjerëve iu bë thirrje: Kush bashkohet me ne, i falet jeta. Në radhët e ballistëve kishte edhe të rinj të moshës 16-17 vjeçare, kishte edhe të moshës 65 vjeçare. Shumica ishin mbi 20 vjet. Disa prisnin ditën e dasmës, disa kishin lënë nuset në shtëpi, të tjerët fëmijët. Shumica e ballistëve kishte kthyer sytë nga Rakip Xhepa. Mehmeti i qe drejtuar atij: Bashkohu me ne? -Derr bëhem dhe komunist Jo!- i qe përgjigjur Rakipi. Kaq ishte dashur dhe krismat kishin korrë jetë shqiptarësh të pafajshëm. 67 jetë të pafajshme u shuan. Për 45 vjet të gjitha familjet e të vrarëve u trajtuan si familje të armikut të klasës, ku biografia shkatërroi jetë të tjera, la pa arsimuar qindra të rinj, dhe shërbeu si kontingjent për të mbushur burgjet.

Nderimi i viktimave

Shoqëria shqiptare nuk ishte çliruar ende nga makthi i komunizmit kur Shoqata e të Përndjekurve Politikë të Lushnjës së bashku me Komitetin Pluralist morën vendimin që të nderonin viktimat. U desh një përplasje e fortë me shoqatën e Veteranëve të rrethit, të cilët vazhdonin që t’i quanin armiq të pushkatuarit. Debate deri në mesnatë, por ata nuk lëshuan rrugë. Madje paralajmëruan se qytetin do ta kishim kundër në ditën e varrimit të eshtrave dhe se ata do të punonin kundër. U përpoqëm t’i bindnim, por kur e pamë se gjithçka ishte e kotë, u përcollëm edhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv Pluralist të rrethit se varrimi do të bëhej përbri parcelës ku ishte varreza e dëshmorëve të rrethit. Ky vendim i zemëroi edhe më shumë. E braktisën takimin që u organizua në zyrën e sekretarit të Komitetit ekzekutiv, detyrë që atë kohë e kryente Dalip Greca. Nuk u tërhoqëm. Ekipi i shoqatës i drejtuar nga Esat Çoku, kryetar dhe i mbështetur nga Vasil Sylari, Hajdar Xhafa, Naim Stravecka, Sherif Kaloshi, Njiazi Bylykbashi e të tjerë, nuk u tërhoqën, edhe kur veteranët paralajmëruan se do të bënin gjithçka që ky aktivitet të dështonte. Në debat me ta mbaj mend se u thashë: Ju nuk po pranoni pajtimin e të vdekurve, po si do të pajtoheni me ne të gjallët, që na keni burgosur e persekutuar? Pasi i mblodhëm eshtrat e të pushkatuarve, i futëm në arkivole, i zbritëm në qytet, nga të gjitha anët vërshuan kërkesa nga të afërmit e viktimave: Na i lini një natë t’i qajmë në shtëpitë tona! Shumica ishin nga Divjaka dhe Çerma. Ua dhamë. Ishte një takim i dhimbshëm mes të gjallëve dhe të vdekurve. Një solidaritet i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Lushnjës, Divjakës, Çermës dhe zonave përreth. Ata shkonin dhe ngushëllonin dhe i qanin me ligje sipas zakonit. Nuk i kishte qarë njeri në kohëvdekjen e tyre. I kishin groposur si kafshë në një faqe kodre duke hapur një gropë të madhe atje tek Matjanët. Një miting i përmortshëm me një pjesëmarrje të madhe u organizua në qendër të Divjakës nga Shoqata e të Përndjekurve, mbështetur nga Partia Demokratike dhe Partia Republikane. Në krye ishin; mjeku antikomunist Ihsan Çabej, Seit Prishta, Jovan Rudha, Llazar Sako, Perikli Sota, Xhevit Çela, Gëzim Hajdari, Ilir Zhiti, Hajdar Qerreti, Ylli Sefa, Fred Haxhiu, Liliana Beçka e shumë të tjerë. Një montazh letrar i përcjellë nga Perikli Sota e bëri trumën të përlotej. Telekronisti Viktor Davidhi e filmoi të plotë procesionin. Gazeta “Ora e fjalës” shkroi reportazhin e ceremonisë. Dua të veçoj kontributin dhe mbështetjen e kryesisë së Komitetit Ekzekutiv ët rrethit, Fetah Elezi – kryetar, Seit Prishta-zv/kryetar dhe Dalip Greca – sekretar. Ata ishin njësh me shoqatën e të përndjekurve në të gjitha fazat e ceremonisë, caktimin e vendvarrimit, nxjerrjen e fondeve dhe gjithçka tjetër. Dita e 11 shkurtit dhe mungesa e kërkimit të faljes/Dita e 11 shkurtit ishte e veçantë në qytetin e Lushnjës. Sheshi kryesor i qytetit ishte i vogël për ta mbajtur gjithë atë turmë. 67 arkivole i prinin marshimit drejt kodrës së varrezave të dëshmorëve, ku do të varroseshin edhe ata që qenë konsideruar “armiq”. Lushnja e fiseve të përndjekura; Sefajt, Korreshët, Çelajt, Xhindolët, Murrizët, Sinajt, Kërçit, Matjanët, së bashku me banorët e persekutuar të ish kampeve të internimit të Gradishtës, Grabianit, Savrës, Gjazës, Pluk, Çermë, kishin zbritur atë ditë në shesh, jo për hakmarrje, por për dinjitet dhe nderim të viktimave. Sa shumë lule kishin sjellë lushnjarët atë ditë morti! Nga altoparlantet e vendosura nëpër shtyllat e rrugës, dëgjohej apeli emër për emër i 67 burrave që nga tradhtarë të shpallur padrejtësisht, po ktheheshin në shtratin e lavdisë së munguar për 48 vite.Mbaj mend se në fjalimin përcjellës, u kërkova ndjesë të pranishmëve se për të nisë atë fjalë përcjellëse, kisha marrë hua një shprehje të Patër Anton Harapit, tek po përcillte eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit në vitin 1936, “Ndalni burrat e Gjirokastrës, Shkodra e ka një fjalë me Ju!”. Këtë thirrje doja t’u drejtoja sot para se këto arkivole t’i fusim në dhe’ edhe atyre martirëve që u ndëshkuan me plumba pa bërë asnjë faj. Atë fjalë desha t’u përcillja edhe unë dëshmorëve tanë, që u ndëshkuan pse luftuan për Shqipëri etnike, ndryshe nga komunistët, që donin një Shqipëri pa Kosovë e pa Çamëri, në miqësi me sllavët.Dhe shpalosa para turmës që lotonte fjalë zemre. Ceremonia e varrimit ishte madhështore. Veteranët na vëzhgonin nga larg. Nuk u ndjenë mirë që armiqtë e shpallur nga ata u varrosën pranë e pranë dëshmorëve. Ne në fakt kishim pajtuar të vdekurit, por jo të gjallët. Ne as sot s’ndjehemi të pajtuar. Si do të ndjehem unë i tillë, kur në Parlamentin Shqiptar, bashkë me mua si deputet i PD ishte edhe ai i PS, ish-hetuesi im? Si do të ndjehej familja ime që për 45 vjet u burgos e syrgjynos burgjeve dhe bëri jo pak por 70 vite, babai, dy vëllezërit dhe unë? As hetuesi im nuk më tha një herë”më fal”, qoftë edhe për formalitet a kortezi njerëzore. E prita këtë ndjesë që ai ta shqiptonte nga foltorja e Kuvendit, por jo, nuk e pati kurajon. Madje as kur ia kërkova unë. Si do të ndjehemi të pajtuar ku të gjithë ishët dhe bijtë e bllokut kërkojnë ende revansh në radhët e Partisë Socialiste? Si do të çlirohet Shqipëria nga e djeshmja e tmerrshme, kur Ministri i Brendshëm i fundit të kohës së diktaturës, është 20 vite aktiv në politikë?

Lista e 67 ballistëve që u pushkatuan nga Mehmet Shehu: Ndoni Miti Sako, Fani Zoi Trungu, Gori Siku Todi, Jani Spiro Gjeka, Jorgji Spiro Gjoni, Jorgji Xhovan Lala, Kozma Andon Zhuka, Nasi Spiro Zhuka, Koli Xhovan Tashi, Kristo Joti Shkoza, Loni Naun Bita, Llazi Llambi Prifti, Liti Nasi Shkoza, Mihal Tasi Bita, Nasi Llazi Janko, Nasi Simon Sako, Nasi Leksi Zaho, Perikli Kozma Prendi, Pali Teni Zaka, Ristan Gjergji Bani, Simon Nuni Gjini, Stefan Ndoi Prendi, Trifon Leksi Gjeka, Trifon Kozma Gjoni, Todi Spiro Gjyrgji, Vasil Koci Përboti, Myslym Haxhi Bedalli, Ram Koci, Bajram Jeshili, Medi Pirra, Bajram Pepa, Rako Nako, Hysen Dupi, Arif Muço, Rakip Xhepa, Shaqir Sula, Elmaz Xhepa, Çaush Xhepa, Latif Karafili, Shaban Sina, Asllan Vrapi, Hysen Ismaili, Murat Meshani, Bajram Bilbili, Ismail Koçiu, Muhamet Kasmi, Alush Kasmi, Shemsi Arapi, Skënder Arapi, Ymer Bullari, Sabri Bullari, Beqir Cani, Haxhi Sina, Tafil Lluzha, Ibrahim Lluzha, Arif Halili, Kadri Murrizi, Ismail Murrizi, Hysen Murrizi, Haxhi Murrizi, Gaqi Ndoni, Ndini Ndoni, Isuf Buzi, Shyqeri Leka, Ramazan Kofsha, Shefik Tata, Gori Lala.(Dielli –arkiv)

Filed Under: Histori Tagged With: 67 ballistet, Esat Coku, ju tregoj, mehmet Shehu, qe pushkatoi

Vazhdon gara Basha-Olldashi per zevendesimin e Berishes

July 16, 2013 by dgreca

Olldashi: PD rrëzon Ramën në 2015-ën, Basha: Klika marksiste erdhi në pushtet përmes mashtrimit/

Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi vlerësoi procesin e zgjedhjeve brenda formacionit më të madh të së djathtës në Shqipëri, si një garë vlerash dhe që i jep anëtarësisë peshë në vendimmarrje. Në prezantim të platformës së tij për drejtimin e Partisë Demokratike pas dorëheqjes së liderit historik të demokratëve Sali Berisha, Olldashi foli edhe për avantazhet që e sjellin atë më konkurrues në këtë proces. Këto deklarata Olldashi i bëri në takimet që zhvilloi me strukturat e PD-së në Krujë, Fushë-Krujë dhe në Vorë. “Besoj se në këtë garë kam avantazhe: së pari, e njoh këtë strukturë më mirë, sepse kam një kohë më të gjatë dhe e kam njohur në kohë dhe nivele të ndryshme. E kam njohur pra gradualisht dhe jo menjëherë në drejtim. Së dyti, kam avantazh eksperiencën opozitare, unë e di çfarë është Partia Demokratike në opozitë, sepse kam qenë pjesë e saj në opozitë, sepse unë e di se çfarë është opozita, është një gjë krejt tjetër nga partia në pushtet, është një betejë krejt e ndryshme dhe që kërkon patjetër një ekspertizë dhe një eksperiencë. Së treti, avantazh është fakti që jam në Parlament dhe beteja mes mazhorancës dhe opozitës zhvillohet në Parlament dhe e katërta, që e kam të gjithë kohën në dispozicion për t’ja përkushtuar betejës politike që duhet të bëjë Partia Demokratike”. Në analizë të potencialeve të Partisë Demokratike dhe të historikut të saj në veprimet opozitare, Sokol Olldashi garantoi se demokratët kthehen në shumicë politike më 2015, në betejën e parë elektorale, në zgjedhjet lokale. “Detyra jonë si opozitë nuk është që ne të presim që ata të bien, detyra jonë është që t’i rrëzojmë. Ky është misioni ynë dhe këtë ne duhet të bëjmë në Parlament. Ne nuk kemi kohë të rrimë në opozitë, nuk kemi kohë të presim zullumet e këtij koalicioni që ka ardhur në pushtet. Partia Demokratike ka mision t’i rrëzojë një ditë e më parë, me të gjitha mjetet demokratike që njeh sistemi. Në vitin 1992, ne kemi fituar vetëm. Në vitin 2005 kemi fituar vetëm, më 2009 fituam vetëm dhe ne do të fitojmë në përballjen e parë elektorale me ta, që nuk është 2017, por zgjedhjet lokale 2015. Ne duhet të fitojmë pas dy vjetësh”. Në takimet në formatin e bashkëbisedimeve me aktivistë të PD-së në Krujë, Fushë-Krujë dhe në Vorë, Olldashi zbërtheu në detaje projektin e tij për rikthimin e Partisë Demokratike në destinacionin e përhershëm të saj, në forcë të parë politike. Platforma Olldashi synon rikthimin e vëmendjes tek militanca, që siç e quan ai është palca e një force politike. Ndërsa kërkon që paralelisht të ndërtohen mekanizimi i rezultatit, mekanizmi i karrierës dhe inventari i kontributeve për të vënë në punë motorët e jetës politike brenda Partisë Demokratike.

Ta rrëzojnë kundërshtarin në përballjen e parë elektorale
“Partia Demokratike e rrëzon Edi Ramën në zgjedhjet e 2015-ës”. Kështu deklaroi Sokol Olldashi, gjatë takimeve me aktivistë dhe drejtues politikë në Librazhd, Rrogozhinë dhe Kavajë, në vijim të fushatës së tij për t’u votëbesuar si kryetari i ardhshëm i Partisë Demokratike. Sokol Olldashi tërhoqi vëmendjen se, demokratët nuk mund të presin që kundërshtari i tyre të bie vetë, por duhet ta rrëzojnë atë në përballjen e parë elektorale. Olldashi tha se, Partia Demokratike me një strukturë të balancuar, të vënë nën stimul dhe përgjegjësi dhe me një njohje të pangatërruar të kontributeve, kthehet në një makineri politike dominuese në terren, që nuk mund ta ndalë asgjë dhe askush. “Ne nuk mund të presim që ata të bien vetë nga pushteti. Ne nuk mund të presim të humbasë Edi Rama. Jo, ne nuk do të presim. Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën. Por, që të rrëzojmë Edi Ramën, duhet domosdoshmërit të bëjmë disa ndërhyrje: Duhet një betejë e tmerrshme opozitare në Parlament, por me një strukturë të balancuar, të vënë edhe nën përgjegjësi, edhe mbi stimul dhe të inventarizuar me kontributet e gjithsecilit, në mënyrë që partia të jetë e drejtë me gjithsecilin. Këto ndërhyrje e bëjnë Partinë Demokratike dinamike, e bëjnë dominante në terren, e bëjnë absolutisht një makineri që nuk ka asgjë që ta ndalë. Dhe në qoftë se mekanizimi do të funksionojë dhe ne, që në ditën e parë do të bëjmë një betejë të jashtëzakonshme opozitare në Parlament, unë jam i bindur që ne rikthehemi fitues në përballjen e parë elektorale që kemi me kundërshtarin tonë, në zgjedhjet lokale të vitit 2015”, theksoi Olldashi. Në bisedë me strukturat e Partisë Demokratike në Librazhd, Rrogozhinë dhe Kavajë, Sokol Olldashi foli për paketën e ristrukturimit të institucioneve të PD-së dhe për aksionin opozitar. Duke përforcuar qëndrimet për një konfigurim të qartë të poleve politike në vend, Sokol Olldashi tha se, në politikën shqiptare nuk mund të ketë më lojtarë mesfushorë. “Kundërshtari ynë në bllok është ish-Partia e Punës, ndërsa Partia Demokratike është shtëpia e opozitarëve”, deklaroi Olldashi.

PD duhet t’ia kthejë partinë, militantit
Sokol Olldashi, kandidat për postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë deklaroi në Elbasan se, ringritja e Partisë Demokratike nuk fillon nga kryetari i ri, por nga institucionalizimi i marrëdhënies me qelizën bazë, militantët. Në referencë të paketës për ristrukturimin e PD-së, Sokol Olldashi kërkoi të përcaktohen me statut: mekanizmi i rezultatit dhe mekanizmi i karrierës. “PD duhet t’ia kthejë “partinë” militantit!”, deklaroi zoti Olldashi për të vënë në kohë të plotë pune, të gjithë motorët e kësaj force politike, gjigante. “Ringritja, fillimi i ri i Partisë Demokratike nuk fillon nga kryetari i ri, fillon nga institucionalizimi i marrëdhënies me qelizën bazë të partisë, asnjë organizëm nuk mund të funksionojë nqs nuk funksionon qeliza bazë, nqs nuk funksionon AND-ja. Dhe ADN-ja e Partisë Demokratike nuk është kryetari, nuk është Kryesia, nuk është Këshilli Kombëtar, është demokrati i thjeshtë. Partia Demokratike duhet të ndërtojë me shpejtësi inventarin e kontributeve për secilin anëtarë të saj. Vetëm kështu do të jemi në gjendje që t’i japim gjithsecilit meritën që ka”, tha Olldashi. Në bashkëbisedimin me demokratët e Elbasanit, Sokol Olldashi theksoi rëndësinë e një veprimi të fortë opozitar për të kthyer Partinë Demokratike në një kohë sa më të shkurtër, në destinacionin e përhershëm të saj, fitoren. Piramida e gënjeshtrave të Ramës ka nisur të rrëzohet, tha Olldashi dhe PD ka përpara një mur që shembet lehtë. “Shikoni, çfarë po ndodh me administratën. Kanë deklaruar për vite me rradhë që ky vend ka 1 milion të papunë dhe sot deklaruan që ka vetëm 5 mijë e 300 aplikime në Partinë Socialiste. Ku janë 1 milion të papunët?! E gjithë piramida e gënjeshtrave elektorale të Edi Ramës do të fillojë të çmontohet një e nga një. Ne duhet të vazhdojmë dialogun më intensiv të mundshëm me qytetarët shqiptarë për të rrëzuar çdo skemë, çdo premtim, çdo politikë të shpallur, gjoja prej tyre”, përfundoi Olldashi. Kandidati për drejtimin e partisë më të madhe të së djathtës në vend, Sokol Olldashi, në vijim të takimeve në Qarkun e Elbasanit, për prezantimin e platformës së tij për t’u votëbesuar si kryetari i ardhshëm i Partisë Demokratike, u takua edhe me anëtarët e kësaj partie në Cërrik dhe Gramsh.

 

Basha: Erdhen në pushtet përmes mashtrimit

 

Kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën e tij të drejtimit të kësaj partie, në Njësitë Bashkiake Nr. 5, 6 dhe 7 në kryeqytet. Zoti Basha ka theksuar se, në platformën e tij, çdo anëtar i PD do të vendosë përmes votës, për drejtuesit e partisë dhe kandidatët për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme.“Të garantojmë jo vetëm që të dëgjohet zëri i çdo anëtari, por të respektohet zëri i çdo anëtari. Çdo anëtar të ketë të drejtën që të ketë një zë të barabartë, pra një votë, në çdo vendimmarrje të rëndësishme të PD, nga niveli i organizimit deri në nivelin e përzgjedhjes së kandidaturave tona, për përballje lokale dhe qendrore”, theksoi Basha. Gjithashtu kandidati për kryetar, ka theksuar se PD duhet të jetë në qendër të një fronti opozitar, i cili të përfshijë përveç aleatëve historikë të kësaj partie, të gjithë të mashtruarit e mazhorancës së re. “Duhet të jemi të gatshëm të nisim që sot aksionin tonë opozitar, me të gjithë aleatët tanë shoqërorë, me të persekutuarit, pronarët, me rininë, me botën akademike, me shoqërinë civile, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të fillojmë t’u faktojmë ditë për ditë zullumqarëve të 23 qershorit, se kanë përballë një forcë të gatshme për t’u përballur çdo çast me zullumin e tyre, por po kështu për të ofruar alternativën e së nesërmes”, theksoi Basha. Mazhoranca e 23 qershorit është e vetmja në botën demokratike, e ndërtuar mbi mashtrimin dhe shitblerjen e votës, ku misioni i saj, siç po faktohet çdo ditë nuk është zhvillimi, por zhbërja e arritjeve të këtij vendi. “S’ka asnjë shtet, asnjë shoqëri në historinë e Evropës, që të jetë ndërtuar mbi dy vlera, mashtrime piramidale dhe shitblerje votash. U kemi lënë një vend me rrugë të reja, u kemi lënë një vend me rini të mirëarsimuar, u kemi lënë një vend me administratë funksionale. Në vend që të mendojnë se si të ecin më përpara, në raport me dëshirat e problemet e qytetarëve, mendojnë në mënyrën më absurde se si të zhbëjnë arritjet tona”, përfundoi Basha.

Klika marksiste erdhi në pushtet përmes mashtrimit
Në fundjavë, kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën e tij të drejtimit të kësaj partie, në Bilisht, Tepelenë dhe Ersekë. Zoti Basha ka theksuar se mazhoranca e re, ende pa ardhur në pushtet ka filluar të tërhiqet nga premtimet e saj, duke u faktuar shqiptarëve, se projekti i saj ishte thjesht dhe vetëm mashtrim. “Asnjë forcë demokratike, vetëm klikat marksiste vijnë në pushtet me mashtrime dhe premtimet e tyre, çdo ditë po faktohen që janë mashtrime, nga të cilat po fillojnë të tërhiqen akoma pa u zhdukur boja nga gishti i votuesve të mashtruar të 23 qershorit. Premtuan heqjen e taksave për 95% të shqiptarëve dhe kritikuan taksën tonë të sheshtë, por pardje thanë se, taksa e Sali Berishës qenka taksa më e mirë për ekonominë. Premtuan shëndetësi falas, por tani na thonë që: “jo, s’kemi marrëveshje koalicioni, do të jetë falas apo jo”. Premtuan 300 mijë vende pune, por kanë filluar me konkurse në faqen zyrtare të Internetit të Partisë Socialiste, çka paralajmëron pushime masive të administratës dhe zëvendësimin e tyre me militantë, mendësi kryekëput e partisë-shtet”, theksoi zoti Basha. Kjo mazhorancë e premtimeve piramidale, sipas Bashës duhet të përballet çdo ditë dhe çdo orë me mazhorancën morale të shumicës së shqiptarëve. Zoti Basha ka theksuar se, PD ka qenë që në krijim të saj dhe mbetet edhe sot, e vetmja shpresë e shqiptarëve për zhvillim dhe integrim. Partia Demokratike, e cila bëri realitet ëndrrat shekullore të shqiptarëve, sipas Bashës do të jetë e gatshme që nesër t’u kthejë shqiptarëve shpresën për të ardhmen. “Përballë na kanë ne, Partinë Demokratike të Shqipërisë, Partinë Demokratike të Sali Berishës, Partinë Demokratike të Azem Hajdarit dhe Gramoz Pashkos, që shembën komunizmin, eliminuan pasojat e tij, vunë bazën e parë të ekonomisë së tregut. Jemi ne që krijuam trashëgiminë e mirëqenies përmes punësimit, punësimit përmes investimeve, investime përmes një klime biznesi të paparaleltë në stimuj dhe lehtësira. Për këtë, jemi dhe duhet të jemi në çdo moment krenarë, kokëlartë dhe dinjitozë!”, theksoi Basha.

Mirënjohje ndaj anëtarësisë së PD
“Si kryetar i PD, do të mbaj një kontakt të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetës, me çdo anëtar e militant”, ky ishte zotimi që kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha, mbajti gjatë prezantimit të platformës së tij në Leskovik, Përmet dhe Paskuqan. Zoti Basha e ka konsideruar si një nga arsyet e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, mungesën e vëmendjes dhe mirënjohjes ndaj anëtarësisë së PD si dhe garantoi se si kryetar i PD, do të mbajë një kontakt të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetës, me çdo anëtar e militant të PD. “Një gjë mund t’ua them sot, jo si konkluzion, por si mendimin tim personal, si zërin tim individual, si anëtar i PD, se një ndër arsyet e humbjes ka qenë mungesa e vëmendjes dhe mungesa e mirënjohjes ndaj anëtarëve dhe militantëve të PD, ndaj dhe pika e parë e asaj që duhet të bëjmë si parti politike është të korrigjojmë këtë gabim dhe ta nisim, duke bërë të mundur, që në bazë të kontributit të çdo anëtari nga dita e parë e themelimit të partisë e deri më sot të vlerësohen edhe meritat, sot në opozitë dhe nesër në pushtet. Personalisht angazhohem, nëse më besohet kjo detyrë e lartë, që të mbaj një kontakt të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetës, me çdo anëtar e militant të PD”, deklaroi zoti Basha. Sipas Bashës, mazhoranca e re ka nisur që sot të zmbrapset nga premtimet e saj, me pretendimin se projekti i saj është për 8 vjet dhe jo për katër. “Partia Demokratike, tha Basha, duhet të jetë gati të rikthehet si mazhoranca e shpresës, për ëndrrat dhe aspiratat e shqiptarëve”. “Që sot kanë filluar të zmbrapsen si akrepi dhe të justifikohen në mënyrën më të paturpshme, se objektivat me të cilat morën pushtetin, mashtrimet e rilindjes së mashtrimit i paskan bërë për 8 vjet, por shqiptarët i votuan për 4 vite. Sot, na lind detyra të bëhemi gati, në mënyrë që duke i shkurtuar ditët kësaj mazhorance të mashtrimit, ne të jemi gati një orë e më parë, për t’u rikthyer si mazhoranca e shpresës dhe si forca e vetme, ku mund të mbështeten shqiptarët e ndershëm për ëndrrat e aspiratat e tyre”. Po ashtu, Basha ka theksuar se, Partia Demokratike do të jetë në qendër të një opozite të gjerë, përballë rilindjes së mashtrimit. “Që sot, ne duhet ta vendosim veten tonë në qendër të një fronti të gjerë opozitar, me të gjithë faktorët shoqërorë, të përndjekurit, pronarët, rinia, biznesi i vogël dhe i mesëm deri tek faktorët e tjerë shoqërorë, bota akademike, shoqëria civile, të cilët e kuptojnë se, mazhoranca e zullumit të 23 qershorit është në konflikt interesi me interesat e tyre dhe kanë shpresë që PD do të jetë mbrojtja, avokatja e interesave të tyre”, theksoi Basha.

Filed Under: Komente Tagged With: basha-Olldashi, Gara per te PD

Sikur t`ishte Dija gjallë?

July 16, 2013 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

“Edhe un dojsha me i vazhdue mësimet, por s’më lanë. Eme njerkë, herë mbas here, i flitte t’im et mbi kotësin e mësimit për femna dhe mbi nevojën e mbulesës s’eme. Por ai deri atëherë nuk i a pat vu veshin. E- nashti vonë pat nisë me u ndrydhë nën ndikimet e saj. Nji mbasdarke, pak para se të fillonte vjeti shkolluer, ndigjova se po i thoshte njerka:

– Ajo lypset të mbulohet ma. Asht turp prej botës që t’a nxjerrim gocën jashtë si nji kaureshë të llastueme e të pafrenueme.

– Mirë, moj grue, por ajo ende asht e vogël – përgjegji ai?!

– Kush asht e vogël? A nuk shef se asht bamë sa nji pelë?

– E shof se ka dhanë shtat, por nuk më duket se asht bamë për t’u mshefë.

– Ndigjo burrë! Ajo duhet mbulue dhe lypset hjekë nga shkolla ma. Ç’i lypset shkolla asaj? Mos i mësojnë në shkollë Kuran e punë Ahireti? M’u verbofshin syt n’u mësojnë ndonji punë të mbarë. Ajo mbas sodit duhet të rrijë në shtëpi, të stërvitet me gatue, me qepë e me arnue dhe me la e me lye. “(Haki Stërmilli, 1936)

Po Dije duhet të mbyllesh se je  ende në vitin 1936. E , ke për të kaluar vite të tëra të jetës ,nëse je gjallë që të shohësh që edhe stërmbesave tuaja po iu propozohet e njejta gjë .

Babai i Dijes s`e  ka ditur që :” duke e pasur një vetvete me një pajë shpirtërore të madhe dhe të shumanshme, si mundemi të luftojmë që ta shëmtojmë vetvetën.”

Por Dija duhej të mbyllej përkundër asaj që i takonte : “Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq  kapacitetin kafkor më të madh në Europë ”(Rudolf Virchow 1878).

Po pse duhej atëherë të mbyllej Dija ,po pse duhej hjekur nga shkolla ,sepse në shkolla nuk ”mësojnë në shkollë Kuran e punë Ahireti” Sepse në shlolla nuk ”mësohej ndonjë punë e mbarë”. Shtëpia ka nevojë për femër , që të rritë fëmij ,”të stërvitet me gatue, me qepë e me arnue dhe me la e me lye.” E hiq më tepër.

Babai i Dijës nuk e dinte asokohe se çka shkruante Tursun Beu i Sulltan Fatihut:” Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra. Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T’i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë. (Kronikat e Tursun Beut) ”

Dija në ditarin e saj vazhdon: ” Të nesërmen në mëngjes shkova ke Xha Sadiku dhe e lajmova Hamitin mbi sa kisha ndigjue. Ai u nxë e u ba prush. M’u zotue se do të përpiqesh me i a kthye mendjen t’im eti. Me të vërtetë ai u mundue, por nuk bani dobi. Em atë më ndaloi nga shkolla dhe më mbylli në shtëpi…. Mbas dy ditësh më mveshën nji çarçaf të zi dhe më vunë në fytyrë nji peçe të zezë e të trashë.”

Po Dija nuk guxonte t`a thoshte babait këto:” “Popujt që kanë patur të bëjnë me Ilirët gjatë shekujve kanë qenë kolonizatorë,pushtonjës ushtarakë ose migrantë endacakë.Këta nuk kanë patur kontakt të barabartëme të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe.Por,ndërsa,ndrydhja e tyre ka qenë më forte për disa fise e vise,ka qenë shumë me dobët ose nuk është ndier aspak nder fise e vise të tjera.Disa nga këta popuj,nuk kanë lënë gjurmë veçse në qytetrim: kurse disa të tjerë kanë lënë shumë gjak ndër fiset e pushtuara.Vetëm ai grup i Ilirve që më vonë u quajt me emrin Shqiptar,qëndroi m’i pastërti dhe,me gjithë se e ndjeu mjaft ndikesen e qytetërimit të huaj,mbeti gati krejt i paprekur për nga raca.”

.Po si të mbyllet ,një popull krejt i paprekur nga raca?

E kërkoja Dijen e Haki Stërmillit dhe të bisedoja me te që ti tregoja se ç`po ndodhë me ne kohëve të fundit,  porse thoshja  ose ishte mplakur shumë ose kishte vdekur ( kishte lindur ne vitin imagjinar 1919) . Deshja të bisedoja me  të dhe ti spjegoja se si po mundohen sot ,të na i mbyllin gocat e racës shqiptare  së pari me shami (faza e parë disa vjeqare) dhe pastaj “ të mveshën me  nji çarçaf të zi dhe në fytyrë nji peçe të zezë e të trashë.”( faza  e vazhdimit).  Sikur t`ishte Dija gjallë !

Sveta Protiq ( 1913) shkruan “ Që kur  qështja shqiptare ka filluar të ngritet e posaqërisht në kohën e fundit ( Koha e Konferencës së Londrës) , ka hyrë në modë që shqiptarët të paraqiten me disa karakteristika të posaçme dhe karaktreri i tyre shumë tërhjekës dhe simpatik. Por Matej Protiqi shkruan duke e cituar Dr. Kurt Hassert-in”(1989: “ Shqiptarët janë në atë nivel të zhvillimit në të cilin ishin të parët e tyre para mijëra vjetësh.” kurse një farë Chopeni sipas Protiqit paska pas shkruar’”Shqiptarët i kanë vetit dhe zakonet e njerëzve të egjër , dhe ata nuk kanë mundur të ndryshohen as edhe nga pushtuesit “( “Albanski problem, 1913”) –

Por edhe sot kur qështja shqiptare u ngrit në nivelet më të larta botërore “ kur hyri në modë që shqiptarët të paraqiten me karakteristika të posaçme dhe  me karakter shumë tërhjekës dhe simpatik” ,filloi lufta e errësimit , së pari me femrën shqiptare Kërkohet një “despotizëm familiar me normat e moralit sundues që e ndrydhin personalitetin e femrës shqiptare.”

Por edhe atëherë e edhe sot ,mos ishte/ është  kjo një: I tillë është rasti i “bamirësit” musliman Hajredin Hoxha, i njohur si Dine Hoxha, me emrin e të cilit njihet xhamia që është në fillim të Rrugës së Kavajës në Tiranë, për shkak se ai dhuroi truallin për ndërtimin e saj në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Studiuesi shqiptar nga Kosova, Halim Purellku, vitin e kaluar ka botuar një libër, për të cilin ka përdorur ndër të tjera edhe të dhëna të nxjerra nga arkivat e Beogradit. Në këtë libër jepen fakte se Dine Hoxha ishte agjent i paguar i Beogradit. Sipas arkivave serbe Dine Hoxha ka marrë para dhe armë nga serbët në disa raste. (Halim Purellku, “Zona e pushtimit jugosllav në Shqipëri: 1918-1921”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë 2012, f. 118-120) Halim Purellku jep edhe referencat e plotë nga arkivat e Beogradit në serbisht. Referencat që dhashë më lart janë vetëm disa prej atyre që jep Halim Purellku. Në 1920, kur dibranët i dhanë ultimatum duke e kërcënuar me asgjësim, Dine Hoxha bëri sikur i shkëputi lidhjet me serbët, por koha tregoi se kjo nuk kishte qenë e vërtetë. Është sa ironike aq edhe domethënëse që xhamia e njohur si më radikale islamike në Shqipëri, çka është ajo e Rrugës së Kavajës, është vepër e një agjenti serb! Kështu i donte dhe i do demonologjia e Serbisë shqiptarët, radikalë islamikë, ashtu që serbët t’ ia paraqesin shqiptarët Europës si rrezik të madh. Dine Hoxhës tashmë i kanë bërë edhe një këngë lavdëruese, por që nën dritën e të dhënave arkivore fiton një konotacion sarkastik: “O kush është Dinia gjithkush e di e/Burrë i mençur zemërstuhi e”.  Tashmë gjithkush e di se cili është Dine Hoxha: agjent i Serbisë, falë pareve të së cilës u tregua bamirës dhe na la në mes të Tiranës xhaminë radikale.( Kastriot Myftaraj )

Por Dija nuk është gjallë , stërmbesat e saja do ta përjetojnë kohën e saj.O sa do të vajtonte e shkreta!

 

Fahri Xharra ,14.Korrik 2013

Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: Dija gjalle, Fahri Xharra, Sikur te ishte

Mesazh i Editori per lexuesit online te Diellit

July 15, 2013 by dgreca

Të nderuar lexues të Diellit/

Ju falenderoj shumë për kohën që i kushtoni Gazetës tonë në publikimin e përditshëm online. Duke vlerësuar angazhimin tuaj, ne e freskojmë gazetën dy dhe tre herë në ditë. Vecanërisht falenderojmë bashkëpunëtorët tanë që janë shtuar shumë. Ne ndjehemi shumë të vlerësuar për numrin e madhe të lexuesëve dhe të komentuesëve, por profesionalizmi, na dikton që të tërheqim vëmendjen e disa prej komentuesëve ekstremistë, që nuk njohin kufinj. Nëse ti si lexues nuk ndan të njëjtin mendim me artikullshkruesin, kjo nuk do të thotë se ke të drejtë ta ofendosh atë apo të shpifësh për atë.

Do t’ju lutesha shumë lexuesëve  të Diellit online, kur bëjnë komente duhet të ruajnë etikën, të mos fyejnë, të mos shpifin dhe të mos thashethemojnë. Ti nuk ke të drejtë që ta bësh kënd komunist, kur ai nuk ka qenë anëtar i PPSH ose ta bësh spiun kur me ligj nuk janë hapur dosjet. Ti nuk mund t’i thuash dikujt që e ka profesion gazetarinë- se nuk di të shkruash. Natyrisht që secili ka të drejtën e  vet të japë opinionin ashtu sic e gjykon ai, por kur kalohet masa, adminsitratorët do të ndërhyjnë dhe do t’i fshijnë komentet. Kanë qenë të pahijshme ofezat dhe shpifjet që kanë shoqëruar ndonjë autor shkrimi, i cili ka kaluar kufijtë, ka marrë pozicionin e një gjykatësi për të përcaktuar profesionalizmin e gazetarëve dhe kanë sajuar dhe thashetheme. Natyrisht që shpifja është e patolerueshme dhe ne nuk do të lejojmë më që në faqet e Diellit të shpifet, të shahet, të thashethemohet, apo të ofendohet .Të prekurëve nga komentet online në gazetën Dielli, ju kërkojmë ndjesë.

Në mirëkuptim

Editori i Diellit

Dalip Greca

Filed Under: Editorial Tagged With: dalip greca, mesazh i editorit, per lexuesit online

Si morrat në fanellën palarë të dimrit…

July 15, 2013 by dgreca

Tregim nga KRISTAQ TURTULLI/

Dora ime trokiti e ngurtësuar si çok në portën e vjetër. Dera e madhe u drodh dhe rrugica e kalldrëmtë oshtiu. Më në fund dera u lëkund menteshat e ndryshkura gërvishtën, rënkuan. Përpara meje u ndeh dhe u drodh një lëpirje e fishkur drite dhe më pas iu shfaq hija gati e përthyer e një plake të gërmuqur. Ish mëma e Mujo Mborjes. Trupi im u ndeh, por plaka e imët më preu rrugën qëndroi si statujë. Më përshëndeti ftohtë, me frikë dhe mëdyshje. Duart e saj gjithë kokalla rënduan në dorezën e derës për ta mbyllur.

Hodha një këmbë për të hyrë, mëma e Mujo Mborjes u nguc e alarmuar pranë derës, nuk më hapi udhë. Qafa e rrudhur iu drodh. Buzëqesha me mirësjellje dhe shmanga plakën prej dere të fisme. Gruan e bërë sa një grusht njeri të doktor Mborjes, me diplomë të mohuar e më pas të sekuestruar.

-Mos..,- mërmëriti plaka gjithë ankth, zhubrat e fytyrës iu shkundën:- Mos.

Më ngjau si një lëmsh i bardhë, i shpërvjelur, ngecur e bërë si nyje në këndin e derës. Nuk ia vura veshin, lëviza pjerrtas, hyra në korridor. Trupi i saj u lëkund si lavjerrës, u bë gati për rënie. Nuk pandeha se e shtyra. O zot, a mund të shtyhet një plakë. Instinktivisht zgjata krahun e majtë, e mbajta. Ajo mbërtheu gishtërinjtë pas krahut tim. Mezi mbushej me frymë. S’lëviza.

Mujo Mborja u dha në krye të shkallëve fytyrë zbehtë dhe këmishë zbërthyer.

– Të tha mëma që s’pres njeri,- bërtiti që lart dhe vështroi me bisht të syrit, gjithë inat trupin e kërrusur të mëmës. E cila u mblodh:- Përse erdhe?

– Përse erdha!- ia ktheva i fyer dhe shkunda pallton në korridor:- Erdha. Trokita në derë, hyra në konakun e Mujo Mborjes. Me sa di është mikpritës.

-Ka qenë,-mërmëriti Mujo me shikim të mbërthyer në derën ku humbi mëma:-Ka qenë. Por nuk është më…

Nuk i ktheva përgjigje. S’më përzinte Mujo Mborja, por tensioni i ngrehur në familje dhe përgjegjësia e braktisur. Ndoshta dobësia e shpërfytyruar e burrit sedërlli përballë aktit të dënueshëm për vetëvrasje mbetur në tentative! Thonjtë e pista të vdekjes kishin mbetur të ngulura, të zhgënjyera në hatullat e shtëpisë së vjetër, pa mundur të përlanin viktimën fatkeqe që kërkoi të vetëvritej.

Fytyra më përvëlonte prej thëllimit. Ndjeva se mërdhija, kapota e qullur më rëndonte, por nuk guxoja ta hiqja, mund të dilja përjashta në borë, erë dhe thëllim. Por këtu ish tjetër thëllim, nuk të përcëllon fytyrën por shpirtin. Në furtunën dhe pështjellim mbarë familjar qe e drejta e tij të mos mirëpriste. U kapërdiva me vështirësi e hodha për së treti vështrimin përtej dritares ku binte dëborë e imët e dendur, e vërtitej me furi prej erës së marrë. Era e tërbuar merrte dëborën me tërsëllëm, e shkulte prej çative, e rrotullonte e bënte fugë dhe e flakte tutje.

Nuk më mbajti vendi kur mësova prej gruas lajmin e tmerrshëm lidhur me tentativën për vetëvrasje e Mujo Mborjes. Prej një jave s’isha mbledhur në shtëpi, qeshë në kryeqytet. Brodha nga një zyrë në tjetrën për shkak të një prone të babait, të përvetësuar me pa të drejtë nga dikush tjetër. Humba kohë, shpenzova të holla dhe dola si ruajtur qethur. Gardhi i dendur i burokratëve nuk mund të çahej.

E pyeta gruan në ish plotësisht e sigurt për lajmin e kobshëm. Ajo më pa vëngër. Nuk i kish dalë inati në paaftësinë time për të rimarrë pronat e babait, e ndërkohë shpenzova në mënyrë skandaloze kursimet familjare, si të isha në gjënë e hasmit. U mbrojta sa munda, i thashë, se rruga të shkon një djall e gjysmë, hotelet janë shtrenjtuar dhe restorantet po ashtu. Shkove me taksi, si afendiko, s’ tu dhimbsën lekët. S’ mu dhimbsën lekët?! Jo moj, jo, udhëtova me një furgon gërdallë, e me një shofer axhami që xhani tim e di. Bile u ngjesha në fund të furgonit se nuk kish vende. Ky axhamiu që posa kish rënë në timon, i merrte kthesat me shpejtësi e forcë sa të gjithë pasagjerëve u vinte koka vërdalle, zorrët na shkundeshin, na vinin në gojë, gati për të kërcyer jashtë. Por gruas nuk i mbushej qypi. Duke nënqeshur me ironi të hapur, më tha: Si jeni ju burrat, si jeni, dyshues, dyshues dhe hë..! Ka informacion më të sigurt se Shega, gruaja e tij, e shkak për këtë tentativë të çmendur u bë mbledhja e partisë.

U trondita. Mujo Mborja të bënte vetëvrasje! Miku im i vjetër u rezistoi me stoicizëm peripecive të pafundme të përndjekjeve dhe jetës së vështirë! E kur gjithçka u zbardh, lindi më në fund shpresa për një ditë më të mirë, ndriçoi dielli i lirisë, demokracisë, çmendurisht tenton ti japë fund jetës që është aq e vyer me aktin e rëndë, të dënueshëm të vetëvrasjes! E pritëm me ankth këtë ditë fatlume dhe s’ish natyra e stoikut Mujo Mborja të arrinte në kryente aktin e tmerrshëm, hata, ndaj u shqetësova.

U vesha me nxitim, ngjesha pallton, mbulova kokën me kapelë. Lashë prapa llomotitjet e gruas dhe eca si i çakërdisur nëpër rrugë. Era e marrë më shtynte, më pickonte, më fshikullonte fytyrën, dëbora më qullte. Nuk i kushtoja rëndësi asgjëje, e çfarë ndodhte rreth meje. Njëri prej miqve të mi kish tentuar të kryente gjëmë të madhe për vete dhe familjen. Kur u ndodha përpara derës, trokita. E kuptova që kisha ecur pa parë se ku dhe ndjehesha tejet i lodhur, i djersirë, si një kalë gërdallë dhe i mbuluar fund e krye me borë.

Mu duk sikur në cep të korridorit dallova ndriçimin shqetësues të dy syve që më luteshin me përdëllim, mund të ishin sytë e Shegës, ose mëmës.

Palltoja e rënduar prej lagështirës së dëborës më akullonte, më rëndonte. Djersa po thahej, më ftohte, por nuk mund ta hiqja. Eca disa hapa drejt derës, vendosa dorën në dorezën e ftohtë. Qëndrova. Isha në mëdyshjen e ikjes. Mu bë sikur pas meje dëgjova hapa të lehtë. Sigurisht më bënin veshët. E harrova në çast shkëndijimin lutës, përgjërues të syve të Shegës ose mëmës. Ndjeva ngurtësi e mpirje në dorën e majtë. Dora më qëndronte akoma mbërthyer pas derës së ftohtë, mu duk sikur lëkura po ngrinte pas saj. E largova me frikë dhe e rasa në xhepin e palltos për ta ngrohur.

Mujo u zhduk pas derës së majtë. Mbeta vetëm në korridorin e ftohtë. Doja të pija cigare, kërkova nëpër xhepa, e harrova shkrepësen në shtëpi. Vështrova përreth të shihja ndonjë çakmak ose shkrepëse, e atëherë e kuptova që ambienti dergjej në gjysmë errësirë dhe një llambë vajguri përpëlitej gjysmë qorre në cep të derës. Gjurmët e traditës së vjetër, aristokrate ndjeheshin në disa sende të amortizuara, shpëtuar rastësisht prej shkatërrimit dhe shpërdorimit dhe gjysmë errësira e shtonte akoma më tepër shpërfytyrimin. Ç’u ka hipur këtyre kështu të mbyllin dritat dhe të ndezin kandilat e vajgurit, fare pranë fundit të shekullit të njëzetë dhe kur shtëpia u rrezikua seriozisht prej një vdekje të llahtarshme. Ndoshta i mundon akoma ankthi, trusnia e së shkuarës. Llamba përpëlitej gjithë ankim në cep të derës dhe unë ndjeja gjithnjë e më tepër të ftohtë. Nuk kisha përse ta fshehja, po ndjeja një farë pendese që morra rrugën mes erës së çmendur, dëborës, trokita dhe hyra në këtë familje ku u bë lojë e çakërdisur për ti dhënë fund jetës me vetëvrasje. Ndoshta mbeti në tentativë e shprehur në bisedë, në inat e sipër me fjalë, pa mundur të realizohej. Gratë si gra i zmadhojnë gjërat, për tu nxehur pizgat e tërbuar burrat, me frikën e veprimit të mëvonshëm, të paralajmëruar. Tentativën e shprehur me fjalë e bëjnë akt skandaloz.

Vendosa të ikja, ish e pakuptimtë qëndrimi vetëm, në një shtëpi të huaj, në mes të korridorit të ftohtë, në përpëlitjen e mekur të dritës. Ku u ndje aq pranë lëkundja e litarit dhe përdridhja e hijeve së bashku me hatanë e papërfunduar. Ndjeva që dikush më preku lehtë në sup. Trupi mu drodh. Kërceva i trembur dhe hodha një hap prapa. Harrova një moment se ku ndodhesha dhe klithma mu gropos në hon së bashku me pështymën. Shikimi mu përvol dhe më në fund mu kthjellua. Ish Shega, fytyra e saj mu duk e ligur dhe tmerrësisht e zbehtë. Ku janë dritat isha gati të bërtisja, por nuk fola.

-Bëre mirë që nuk ike,- më pëshpëriti Shega dhe me zë të ligur shtoi:- Mbledhja e fundit e asaj dreq partie u bë shkak për këtë tmerr.

U ktheva plotësisht nga ajo. Sa shumë parti u shtuan vitet e fundit, sa shumë parti, në këtë amulli, si morrat në fanellën e palarë të dimrit! Në gjysmën errësirën sunduese të korridorit, trupi i saj i derdhur si lastar mu duk i tkurrur, i vogël, i mbledhur, si e ciknosur. Si një flakës drite e dridhshme në mugëtirë. Edhe pse Shega po mplakej, përsëri seç kish diçka që e bënte gjithnjë të dallueshme nga femrat e tjera të moshës së saj.

-Dritat Shega, dritat ku janë?- pyeta gjithë akth, dhe shtova,- nuk i duhet më terri kësaj shtëpie.

– Nuk i duhet hë! Nuk shkulen lehtë çaponjtë e errësirës. Dritat i preva vetë,- dëgjova nga lart zërin e grindur të Mujos, sa oshtiu e gjithë shtëpia. Në duar mbante një shandan tre qirinjsh dhe shtoi, – do kishe bërë mirë të ishe larguar.

-E morra vesh do ik, mos ma thuaj dy herë. Por mos harro, jemi miq!- i thashë. Po më hipte inati. Më mirë të kisha qëndruar në rrebeshin e gruas.

-Ç’na the, jemi miq, hë, jemi miq!- bërtiti Mujo dhe shtoi me zë të ngjirur aq sa dritat e zbehta të qirinjve u përpëlitën, u bënë gati për tu shuar.

-E o miq jemi, s’jemi kodoshë,- bërtita dhe unë.

– Kodoshë, po. Nuk ka ka miq në këtë botë të shpifur,- gërhiti Mujo.

-Mjaft Mujo, mjaft,-iu lut Shega,- të lutem mos na çmend! Tu përgjërova me dorë në zemër dhe lot në sy, Mujo mos u merr me politikë, por ti nuk më dëgjove…

-Nuk të dëgjova, hë? Të mos merrem me politikë, hë! Kush ka të drejtë më shumë se ne sot të merret me politikë, hë, fol?- bërtiti Mujo: – Kush? Si dje dhe sot ata, vetëm ata, po ne, hë, po ne, në fund të listës?!

-Politika do morra, horra, pushta, jo burra,- këmbënguli Shega.

-Mos më çaj kokën. Po mos u more me politikë ngelesh me gisht në gojë. Si nuk më kuptove njëherë. Kam dert Shega, kupton kaq gjë. Kam dert të madh. Dhe ti moj grua e gjorë ke dert më të rëndë se unë.

-Kam,- u përgjigj Shega gati në të qarë,- kam shumë, po ç’të bëj….

-E di moj zemër e di. Nga ta dija unë që ata qëllimisht do flaknin përdhe atë monedhë të poshtër, të harruar nëpër dosje. Fol, nga ta dija. Nuk u kënaqe o grua me varjen time,-klithi Mujo.

-Unë të kënaqesha më varjen tënde, që më hëngrët motja më hëngrët,- rënkoi mes lotëve Shega dhe u lëshua pa fuqi në dysheme,- ki një çikë mëshirë për mua të gjorën, mor më rëndo më tepër Mujo, mos. Të lutem, po më dridhet akoma trupi prej mundimit të djeshëm dhe tmerrit të sotëm.

U ndjeva bosh dhe i tepërt në këtë sherr të dhimbshëm familjar. Gjysmë errësira e bënte më mistik. Broçkullat e gruas sime për pronësi dhe shpenzime bajate mu dukën hiç gjë. Nuk dija si të veproja.

-Mirë më fal,-dëgjova Mujon të fliste.

Shega vazhdonte të qante.

-Të thashë më fal, de,- u grind Mujo.

Mujo qëndroi i menduar, mbështetur në parmakët e drunjta të shkallëve, në mëdyshjen e flakjes përdhe prej së larti. Në çastin që do klithja i trembur në parandalim të rrëzimit, ai i bëri me shenjë të shoqes të largohej, të ikte në kuzhinë. Me zë të ngjirur mu drejtua mua:

-Po të duash eja lart.

I hutuar u ktheva me rrëmbim dhe gati sa nuk u gremisa në shkallinën e parë. Mujo ngriti shandanin mbi krye, më bëri dritë. Fillova të ngjitja shkallët prej dërrase të shtëpisë së vjetër që kërcisnin e rënkonin sa më cingërisnin nervat. Ngjitja më dukej tejet e vështirë, më mbahej fryma. Mujo më priti me fytyrë të ngrirë dhe më udhëhoqi në dhomën pranë. Vendosi shandanin me tre qirinj mbi tavolinë dhe u ul në kolltukun e vjetër, të ngrënë të atit, doktor Mborjes. I mençuri, doktor plak, iku pa ndjerë, mes librave të vjetra dhe pluhurit, dha shpirt një vit më parë në këtë kolltuk të konsumuar. Edhe pse të gjorit i ish mohuar e drejta e ushtrimit të profesionit, kish qenë një mjek i mrekullueshëm. Hallexhinjtë e sëmurë rëndë, të pashpresë, shkonin tinës vizitoheshin tek ai dhe linin ndonjë monedhë metalike poshtë librave.

-Ndizi dritat Mujo, mos i qëro robt e shtëpisë.

-Ti ndez dritat, a!- më foli me sarkazëm.

-Po, dhe më trego ku e keni kutinë e siguresave?- e pyeta.

-Ulu dhe lëri siguresat,- ma ktheu ftohtë.

U ula ku munda.

– Qorra dje dhe qorra sot,- më foli me të keq Mujo.

– Jo Mujo, s’jemi më qorra,- ia ktheva. Mora shkrepësen e lënë në tavolinë e ndeza cigaren. E thitha me vrull si të zbusja ankthin e pakuptimtë dhe stresin e krijuar.

Kryqëzova duart rreth gjunjëve që kishin filluar të më ftoheshin. Mujo u shkul prej hijes së kolltukut, fërkoi ballin, pastaj qëndroi i dehur duke më ngulur sytë e vegjël, që mu dukën tmerrësisht të errët. Qafën e mbante të mbështjellë me garzë të trashë dhe qirinjtë në shandan kërcisnin.

-Qorra jemi dhe të fëlliqur bile,- foli me zë të ngjirur,-bëre mirë që nuk u more me politikë. Përgjatë varjes e ndjeva vdekjen shumë pranë, është e frikshme. Por unë isha i vendosur në ikjen përfundimtare.

Ngrita supet, lëviza me vrull në stol dhe vështrova nga ai. Nuk dija ç’të thosha. Prita. Të gjithë i tremben vdekjes. Të rrëmben dhe nuk të kthen më. Gjysmë errësira e dhomës, lëpirjet e mpita të flakëve të qirinjve dhe perden e rënda, krijonin imazhe të turbullta. Më mbahej fryma. Mu krijua një ankth i nderë dhe tymi i qirinjve më përvëlonte sytë.

– E pe fantazmën e babës?- më pyeti befas Mujo.

-Çfarë! Fantazmë!- klitha me gjysmë zëri. Mu ngjeth mishtë. O Zot dhe shfaqja e fantazmave i duhet kësaj shtëpie. Një hop pandeha se Mujo Mborja nuk e kish marrë akoma veten prej shtrëngimit të lirarit. Prashiste në hava, shikonte syhapur ëndrra dhe fantazma me vampirë.- Ku?!

-Në korridor, kudo. Mos gënje, e di që e pe.

Pa më lënë të flisja, të kundërshtoja, më pyeti:

-Të kujtohet fajkoi që mbante baba dikur?

-Fajkoi! Po më kujtohet,- i thashë. Ne ishim shumë të vegjël. Ne mrekullonte fajkoi i bukur, shikim mprehtë, me krenarinë, lirinë, madhështinë dhe fluturimin. Vërtitej krahëhapur në qiellin e kaltër, doktori i fërshëllente, fajkoi kthehej, vinte pingul si shigjetë dhe qëndronte në krahun e veshur më lëkurë mbrojtëse të doktorit.

– Fajkoi hyri si vetëtimë prej dritares së ngushtë, çau me vrull perden dhe terrin. Rrahu krahët me zhurmë, qëndroi në trarin ku ish lidhur litari dhe gjendesha i varur, filloi ta godiste me sqep. Litari që zgjedha për varje ish i trashë, më shtrëngonte qafën, po më ikte fryma. Përpëlitja e mbytja ish e afërt dhe bota shkiste me rrokopujë, po kthehej përmbys…

-S’ma merr mendja të jetë gjallë ai fajkua,- i thashë.

-Mos më ndërpre,- më foli me inat Mujo dhe vazhdoi:-Fajkoi rrahu krahët, kërceu, e sa hap e mbyll sytë u tjetërsua, u zmadhua, u bë si baba. Rrëzova kokën të mos shihja. Nuk më besohej të ish fantazma e babës. Një moment kujtova se ish e poshtra, vdekja që luante me mua, duke marrë formën e shpendit fajkua e herë siluetën e babës. Baba dukej krejt i gjallë dhe sytë i kish shumë të trishtuar. Flokëbardha të gjata, deri në fund të këmbëve, gjithë pluhur. Mbante veshur rroba të vjetra, zhele, copë- copë. Nuk munda ta pyesja, babë ku i ke teshat e reja dhe pse me flokë aq të gjatë? Ai u shkëput dhe zgjati duart skeletore të më ndalte. Nuk kam parë kurrë vështrim aq të brengosur sa e babës. Shkundi pluhurin prej flokëve, flaku teshat e vjetra dhe u mbështoll fund e krye me pelerinë:

‘Marrëzia, urrejtja primitive dhe lufta e komunizmit na i shpuri thikën deri në kockë biri im, por nuk na vrau. Pse e lëshove veten e vetëvritesh prej shkakut të llumrave dhe mbetjeve të lehonës demokraci,’ më foli ashpër baba dhe u përpoq të më ngrinte peshë.

Nuk munda ti ktheja përgjigje, gjuhën e kisha të trashë dhe trupi po lëshohej, më qullej. Hijet hungëritën, u kërleshën dhe u shtynë në cep të qilarit. Por seç kish ca vargonj të tjerë që babën e pengonin. Shikimi i tij trishtohej gjithnjë e më shumë. Drita hynte e copëtuar nëpërmjet plasave. Figura e babës dridhej, e herë shfaqej dhe herë zhdukej. Fryma dalëngadalë po më tretej…

-Çlodhu pak, – i thashë Mujos.

-Jo,- këmbënguli ai:- Prej babës dhe gruas, Shegës, gjendem gjallë. Ajo dreqe më përgjonte në çdo hap. Unë i preva dritat me qëllim që pjesëtarët e familjes të mos shihnin gjë. Nuk e di, kështu ma tha truri, por fantazma e babës e lajmëroi. Shega ulëriti si e çmendur: mos Mujo mos ma bëj këtë gjëmë. Shkallmoi derën me sëpatë, preu litarin, i thirri mëmës dhe të dyja me mëmën më shkulën gjysmë i vdekur prej qilarit ku dergjesha si një trung…

Mujo heshti. U tërhoq, ngriti jakën e penuarit dhe u mbështoll me petkun e rëndë të errësirës. Mu duk sikur humbi në kolltukun e madh dhe lëkurë të ronitur. Diku në qoshe të murit mu bë sikur shkau rrëshqanthi fantazma skeletore e të atit, doktorit dhe shkoi e u ngjesh në kolltuk pas të birit. I dhemb shpirti plakut për të birin, mendova. Përnjëherë mu duk sikur në atë kolltuk, i ati i vdekur dhe i biri i gjallë shëmbëllenin njëlloj dhe zëvendësonin njëri tjetrin. Ish një lëvizje dhe lojë marramendëse. Mujo ish bërë njësh me kolltukun e vjetër. Nuk doja të më shfaqej fantazma e ligur e të atit, doktorit. U gëlltita dhe fërkova sytë. Zotëroi heshtje e thellë, mu tha gjuha. Mbi kokën time tringëlloi me potere ora e varur në mur. U drodha, u shurdhova. Prej hutimit dogja gishtin në cigare.

Vështrova ngulët nga Mujo dhe u kapërdiva me vështirësi. Për një moment, me ankth e frikë përfytyrova përdredhjen e hijeve në qilar dhe lëkundjen e mundimshme të Mujos në litar. Shpina mu ftoh, mu bë sikur dëgjova klithma, ulërima të llahtarisura dhe lojën e mekur të fantazmave. Merakun e hapur të vdekurve dhe çmendurinë e rrethit të mbyllur të gjallëve. Më pas zhurmë e madhe dhe pluhuri mbytës i rrëzimit. Mujo nxori kutinë e duhanit dhe drodhi një cigare.

– Është e tmerrshme dhe marrëzi varja në litar, – fola. Përnjëherësh u pendova, kafshova gjuhën për këtë budallallëk me brirë. Ti përmendesh të varurit litarin.

-Nuk është aq e tmerrshme,- mërmëriti i menduar Mujo dhe vazhdoi: -Për mua më shumë është mundim të rrëfej, është stërmundim të hesht, sidoqoftë është mjerim i madh kur në errësirë mprehim dhëmbët të tjerët. Dritat i preva përpara se të kryeja aktin. Le të më rrëmbente terri. Ç’është jeta, një lëkundje e parëndësishme litari. Prej territ dalim dhe në terr shkojmë. Shega u përplas me errësirën, dërmoi gjunjët, shkuli perden që kisha mbuluar dritaren e ngushtë të qilarit dhe u ngatërrua me litarët e varjes. Ajo klithi, qau dhe shkuli flokët. Mendon se jam njeri dobët? E di, të dobëtit kërkojnë të vetëvriten. Baba prej varrit më fshikulloi. Por nuk është ashtu. Akti i vetëvrasjes e kërkon një çmim të madh. Proteston në mënyrë gërryese mbi pamundësinë dhe klithmën e thekshme ndaj ligësisë e çmendurisë. Ti e njeh Haxhi Çalin që shet artikuj me shumicë e pakicë në pazar, i biri i të cilit rrëmbeu ne mes te kishës vajzën jetime të Floridës së bukur, kur vinte kurorë dhe i mbathi në Itali.

-E njoh thua,- ia bëra dhe shtrëngova dhembët: – Ky dreq Haxhi Çali më futi në sherr me gruan dhe po më nxjerr thinjë me pronën e babait. Në tokën time po hedh themele. Unë bredh nga një zyrë në tjetrën, harxhoj kursimet e mbledhura si plaka qelbin. U tregoj tapinë për zgjidhjen e së drejtës së pronës. Haxhi Çali zgërdhihet pas shpine, paguan para, dollarë, euro, hedh në themelet e mia gurrë e llaç, ngre dyqane dhe shtëpi.

-E ai makuti, Haxhi Çali, në mbledhjen e fundit më hodhi një shikim të mprehtë, gjithë xhelozi dhe ligësi, – nisi të fliste me ngadalë Mujo:- E vështrova me dashamirësi e pa mëri. Ndonjë nga ne mund të hedhë kandidaturën edhe për deputet, i thashë. Ai shkundi kokën si kalë. Haxhiu është bërë rrumbullak, ka vënë bark dhe mban kravatë me flutura. U ngrit kur nuk e prisja, më vështroi me bisht të syrit dhe nguli thikën pas shpine, tha: ‘Unë si anëtar i kryesisë, them se, sa peshë ka ndershmëria dhe besueshmëria e një burri që zgjidhet, kur Mujo Mborja ka firmosur…’ Më beso, ngriva, u bëra dru. Mujo thithi cigaren e dredhur trashë që kundërmonte erë të rëndë. ‘Në sallë zotëroi një heshtje e thellë. Të gjitha shikimet e helmëta u ngulën mbi mua. Doja të flisja, të protestoja, të mbrohesha, të sqarohesha, të bërtisja; Dhe ti o Haxhi Çali dhe ti ma bëre këtë gjëmë dhe ti?! Dikur të shpëtova jetën o Haxhi, kur Ramë kokëmushka bërtiste si i shkalluar, Haxhi Çali je si gjarpër, prandaj do ta shtyp kokën si gjarprit dhe ngriti gurin e rëndë të shtypte vërtet kokën e të flakte në pusin e skëterrës. Mos Ramë, i thashë, të kujtohet. Ikë më lër, ky vetën të kafshojë di, bërtiste Rama. E shtyra me forcë Ramë kokëmushkën, por guri më ra në këmbë dhe më nxiu gishtërinjtë. Në kundërshtim nga ato që mendova, mu lidh gjuha, heshta. Çdo gjë mu duk e përmbysur. Ne këtu në parti duhet të jemi të hapur, le të ngrihet, të flasë, të sqarohet, të mbrohet, dëgjova. U ngrita, ika. Zhaurima mbeti prapa, në përgatitje të uraganit të madh.

-Ta kishe lënë ti a shtypte kokën Ramë kokëmushka,- i thashë,- ai po përlan palcën e qytetit.

-Nuk e lashë, atëherë Haxhiu mu dhimbs, qante dhe ish lëngaraqur bërë si kërmill. Është një sfilitje e gjatë e pafund dhe çmimi i vdekjes apo vetëvrasjes nuk ka ndonjë vlerë. Haxhi Çali më qëlloi me shigjetë në zemër. Majën e mprehtë të shigjetës kish lyer me helmin vdekjeprurës të kobrës. Klithma e Haxhi Çalit çau mes përmes qiellin kur tha për firmosjen. Firmosja, ose jo firmosja është tjetër çështje…

Dhe ti o Haxhi Çali dhe ti!

Më beso është kalvar i gjatë. Ata buzëqeshën me djallëzi dhe kërkuan me ngulm të firmosja. Më afruan mundësi, punë të qëndrueshme, fshehje të biografisë, më bënë presion. Refuzova me përbuzje, atëherë me nënqeshje cinike më larguan nga puna, si mësues, më flakën në prodhim. Do më shumë, më thanë. Refuzova prerë dhe pranova të punoja në bonifikim. Kujtova se më harruan ngaqë nuk isha vetëm unë, njëherësh isha i mbytur nga djersa dhe i përlyer me baltën e verdhë të bonifikimit. Punoja si kafshë. Balta, varfëria dhe mundimi nuk linin shteg për të ngacmuar. Një copë herë mora frymë i lehtësuar, shyqyr zotit na lanë të qetë në varfërinë dhe mundimin tonë. Balta, djersa u tha shpejt. Ata ia behën në mesnatë si çakej, është pak, shumë pak, thanë dhe arrestuan babanë. Ju të tjerët ngarkoni leckat, të zhdukeni. Gazi me babanë e lidhur preu majtas, drejt lindjes. Qielli u ça prej rrufesë. Makina tundej dhe shkundej në rrugë e pa rrugë. Mëma mbuloi fytyrën dhe qau. Nata rënkoi. Ne të tjerët ishim mbledhur në fund të karrocerisë, s’bëzanim. Në mëngjesin e ftohtë u gjendëm në një fshat të thellë mes malesh, mbuluar nga bora e trashë. Ku të jetojmë, i pyeta me gjysmë zëri. Ja, pastroni këtë kasolle prej borës dhe bajgave dhe jetoni aty në qoftë se doni të mbeteni gjallë. S’fola. Vështrova kreshtat e maleve të larta, dëborën e rëndë, mjerimin, tretjen dhe thashë me vete, shyqyr, na degdisën larg, do të na harrojnë, siç harrohet një send i flakur tutje dhe mbulohet prej borës dhe ngricës. Sepse ka edhe më keq. Ka të keqe më të madhe se ky syrgjynin o Mujo, më tha Shega me lot në sy? Nuk i ktheva përgjigje. Ka, dëgjova një zë prapa veshit.

Urdhërimi i ashpër, i prerë për të firmosur më erdhi një mbrëmje dimri të egër. Nëna dergjej e sëmurë rëndë, me të ftohur, kish temperaturë të lartë. Ne nuk lejoheshim të zbrisnim në qytet ta vizitonim tek mjeku. Kërcënimi, egërsia dhe tajfuni shkundnin kasollen tonë dhe nëna rënkonte. Së bashku me Shegan i vunë nënës kupa, e për fat të mirë, e kaloi lumin. Gëzimi i vakët i përmirësimit të nënës na u tret në buzë. Kundërshtimi im i prerë dha rezultatin e pritshëm, arrestimin. Kamioni ikte duke u lëkundur nëpër rrugën e përbaltur, me gropa të fshatit, më morri me vete të lidhur si kafshë. Paska më keq, mërmëriti me dhembje dhe tmerr Shega. Ka, dëgjova përsëri zërin prapa veshit.

Pas lashë dy gra pa mbrojte e Dolorezën, vajzën time të mitur. Kamioni tundej dhe shkundej, koka më përplasej pas mbështetëses metalike ku isha lidhur. Ishim si të shkalafitur, si mos më keq; tre krijesa të pambrojtura femërore mbetën të ngujuara në një skërkë të vetmuar dhe dy krijesa mashkullore u arrestuan, burgosur, torturuar, flakur në qelitë e tmerrshme të Hanit me dy porta.

Do të pyesësh cila ishte arsyeja e kësaj përndjekje të pamëshirshme, shkaku qe bastard; im atë specialist në mjekësi, patriot dhe njohës i mirë i anglishtes shoqëroi majorin anglez në luftë. Bridhnin maleve për të takuar forcat luftuese, krijuar një paqe dhe bashkëpunim mes tyre. Emri i babait u shkrua me rreth të kuq, sipas tyre; të jesh i pasur, intelektual i shquar, njohësi mirë e anglishtes, bashkëpunëtor i anglezit dhe amerikanit, në ndihmë të shuarjes së vëllavrasjes, luftës civile, është mëkat i madh, tmerri vetë! Më thuaj ku qëndronte krimi i babës, faji im, i familjes, që u detyruam të tërhiqim si skllevër vuajtjen dhe përndjekjen? Thuaj, çfarë dreq shorti na ra në pjesë!

Qe çmenduri e llahtarshme klithma përtej varrit dhe zgavrës së llavës për firmosje prej hetuesve ndaj skeletorëve të burgosur. Ne ishim kufoma të pa mbuluara, të groposura në birucat me të tmerrshme të Hanit me dy porta. Ditë e natë të vënë nën pranga e hekurta dhe torturë të vazhdueshme.

Dikush prej ne ulëriti:

-Shporruni hije të poshtra me gjithë firma.

-Firmat janë shpata, kosore, thika,- ia pat një tjetër.

-Thoni janë thika, kosore firmat, sa idiotë jeni more të mjerë! Sa vlerë ka një firmë, kur jemi në vallen e pështirë të vdekjes,-gërhiti Haxhi Çali.

– I marrë hesht! Vdekja për ne është xhan o lule!

– A je në vete Mujo, firma shkruhet me bojë dhe qullet, zhduket me ujë!

-Firma është si bushtra,- ia bëri një tjetër,- të lëpin dhe të kafshon.

S’ ishin gjë tjetër veç mërmëritjet e mia nëpër gjumë. Haxhi Çali më qëndronte mbi kokë, më nxiste, më ngacmonte. Si të gjithë të burgosurit e tjerë të flakur në qeli pas torturave, xhelatët na mbanin në mengene dhe jeta lëkundej si cipë e hollë qepe në dritaren e ngushtë me hekura të përdredhura të birucës. Përsëri lëkundej fleta e brymtë, kërkohej firmosja si këmisha e përgjakur e të vrarit, bërë shoshë nga plumbat, ndehur në tel, paralajmërimi i mortit të afërt. I vdekjes së paralajmëruar pa mëshirë dhe kthim. Të gjithë i sfiliste ajo fletë çfarëdo që priste me kënaqësi vrastare të hidhej firma. Në realitet s’ ish fletë çfarëdo por, këmishë e përgjakur. Na marroste, ishim pafuqi e në dorë të tyre. Këmishët e përgjakura lëkundeshin prej erërave, gjëmonin si kambana, të ndehura mbi retë e dendura, në cepat e zverdhur të yjeve përgjatë qiellit…

E kërkova babanë. E kishin degdisur në katin e fundmë të birucave, ku skeletet zbardhonin nën vezullimin e dridhshëm e gjakësor të dhëmbëve të minjve. Një gardian u zgërdhi e me tha se, babai e drodhi këmbën me vakt e me kohë. Si doktor që ish e nderuan duke e groposur nën qershizë. Qershizë i thoshin një trungu të kalbur të ngulur në tokë si relikt e kalbëzimit.

Një mëngjes të zymtë dy gardianë më shkulën prej brezit të gjashtë të nëntokës dhe më ngjitën duke më tërhequr zvarrë në brezin e dytë. Prej aty mund të shihja zverdhimin, skërmitjen e hënës dhe klithmën e çjerrë të kukuvajkës. Më dhanë të pija ujë të ndenjur me krimba të hollë të bardhë. Gjithsesi uji ish komod, në krahasim me etjen e madhe, më njomi buzët e përzhitura. Në pjatën e ciflosur lëkundeshin morat dhe tartabiqet. Supa më fashiti tallazin e urisë. Kisha ditë pa futur gjë në gojë dhe zorra po më thahej. Në pamundësi ushqimi, morrat dhe tartabiqet kishin përfunduar në pellgun e nxehtë të kazanit, sikundër unë në grackën e ndyrë të tmerrshmit Hani me dy porta.

Mendova se ish afruar dita e gjyqit. Një copë herë vështrova rrezet e holla, të dridhshme të dritës dhe mora frymë i lehtësuar. Sido që të ishte gjyqi, sarkazëm e neveritshme dhe vendimi i gjykatës, kërbaç pas koke, përsëri i lante hesapet një herë e mirë. I jepte fatkeqit të groposur trastën e transferimit prej birucave të errëta të torturës të hetuesisë, të bashkohej me tufën e laraskave të mjerimit. Degdisjen së bashku me të tjerët në burgjet e mundimit dhe të vdekjes së ngadalshme.

-Kërkojnë firmosjen,- dëgjova një zë të mbytur prej fundit të birucës. U ktheva dhe u mundova të shquaja njeriun që foli përtej errësirës. Hija shtyu shkëmbin e lagësht dhe dallova Haxhi Çalin, mikun e largët të familjes,-kush është më i rrezikshëm, kafshimi i kobrës apo firmosja?

-Kërkojnë firmosjen,- mërmërita. Nuk vështrova Haxhiun por piklat e ujit që vareshin si litarë dhe binin përdhe, – nuk u lodhën!

-Ata nuk lodhen kurrë. Kafshimi dhe helmi i kobrës vdes luanë Mujo. Firmë është një zhgarravitje boje përpara jetës,-ia bëri Haxhi Çali u dhe u mbështoll me errësirë. Unë nuk shquaja asgjë.

Pas disa minutash rrapëlliu dera e birucës më morën me vete. Dikush më qëlloi prapa kokës, trupi mu var. Kovat me ujë të ftohtë e klithmat e çjerra më sollën në vete. Drita e fortë e një llambe më varej mbi krye. Më verboi.

-Firmos kafshë,- më thanë.

Ata nuk pyesnin, të hetonin për mëkatin, krimin e supozuar për të cilin u arrestova. Bërtisnin, ulërinin rrëzë veshit vetëm një gjë, të ndehja këmishën përgjakur në skaj të qiellit tim, të firmosja.

-Çdo gjë është në dorën tuaj, mund edhe të më vrisni. Hidheni vetë firmën,- u thashë.

Ata u zgërdhinë.

-Ne gozhdojmë dhe nxijmë botën me miliona firma. Ne jemi jeta e ardhmja, bota. Por…kur ju qelbësira, milingona, shkarravisni firmën në atë copë letër, ne shohim përdredhjen, tjetërsimin, qullosjen, zhburrërimin deri tek asgjësimi,- më thanë.

Nuk fola, ata u ngërdheshën dhe me vunë në torturë.

Isha i mbështjellë në qethurin e përgjakjes së torturave të njëpasnjëshme. I ënjtur, i sfilitur, i flakur mes pellgut të zi. Dhe i bombarduar prej llomotitjeve të pandërprera të Haxhi Çalit, prej kthinës së errësirës së lagësht ku ish mbështjellë. Mendoja se njeriu e di pashmangshmërinë e përkohshmërisë të gjithësisë e të vetes. Do bëhet pluhur një ditë, do zhgërryhen minjtë, kërmijtë dhe gjarpërinjtë. Shpejt a vonë nuk kam për ta parë vezullimin diellor, lotimin e vesës, magjinë e mëngjesit dhe mrekullinë e ylberit. Buzagazin e ëmbël, qumështor të vajzës kur porsa shkëputet prej krahëve të purpurta të gjumit.

Në minutat e fundit të jetës do shoh vetëm përballjen me egërsinë të xhelatit Bëzi Kule. Ndyrësirë i pashpirt, dy metra i gjatë, si një gorillë zbritur nga fshatrat e thella të Mokrës, me marrëzinë dhe revanshin e inferioritetit të pështirë të njerëzve. Rrotullohet mirësia dhe ndershmëria kah territ, bëhet lëvere në duart xhelatit Bëzi Kule, përbindësh pa tru e mëshirë. Fatkeqi i vënë në torturë s’mundet, thërret me ngulm, prej thellësive të shpirtit. Vdekja ngjan e ëmbël, pret të vijë ta marrë pa shumë ceremoni. Qaja pa zë dhe rënkoja.

Haxhi Çali u shkul prej territ. Shkundi kuvertën e pistë, të mbushur me morra e tartabiqe dhe qëndroi në këmbë mbi mua.

-Mujo, akoma ngulmon si mushka. Je në vete o kokëgdhe! Jemi tanët bre, një fis, një farë, prandaj të flas hapur. Përse kërkon vuajtjen me qiri? Firma nuk është siç mendon, këmishë gjaku e ndehur në tel, përgjakur prej plumbave të gjakmarrjes, por një paçavure e pavlerë e vënë në torturë,-foli mbytur dhe më shkundi nga krahët,- më dëgjon Mujo Mbroja, thirri mendjes.

U ktheva me vështirësi kah tij, më dhembte i gjithë trupi prej torturave.

-Të dëgjoj o Haxhi Çali, të dëgjoj,- mërmërita. U kollita, pështyva gjak dhe shtova,- emrin e kam Mujo prandaj i thërres mendjes. Nuk thyhem lehtë prej torturave. Le të vdes, punë e madhe. Mos harro Haxhi Çali, bëhet fjalë për nderin dhe dinjitetin e burrit. Mujo i kreshnikëve, preferoi forcën prej zanave me qëndrue e luftue.

– Nderi, dinjiteti i burrit. Aha, ç’na shkrive gazit Mujo Mborja! Sa naiv që je. Të gënjen mendja more i shkretë, kujton se je Mujo i legjendës! Jo more i gjorë, jo, je Mujo i qilizmës, kokorroç i qelisë, një numër e asgjë tjetrë. Për çfarë lloj nderi e ke fjalën bre? Sipas mendjen sime, nderi dhe dinjitetit burrit është bërë lëvere, përzierë gjak e baltë në qelitë e nëndheshme të Hanit me dy porta.

-Jo, nuk jam dhe nuk do jem kurrë kokorroç i qelisë, apo numër. Jam njeri dreqi e morri. Pranoj të vdes si njeri dhe jo si lëvere. Firmën nuk hedh dhe pikë. Burri edhe në momentin e fundit të jetës qëndron për një nder dhe moral,- i fola me inat dhe mllef. Ngrita kokën dhe vështrova Haxhiun pjerrët,- Xhike, thuaj të vërtetën, e ke hedhur firmën, ke pranuar që më flet kështu?

Haxhiu përdrodhi buzët e trasha dhe bërbëliti.

-Të thashë, sa vlerë ka një firmë e hedhur në torturë. Gruaja hyn në nderin dhe moralit e burrit?

-Gruaja është shenjtëria e burrit, e shqiptarit Haxhi Çali, nuk e di këtë ti a!

– E di,- mërmëriti Haxhi Çali,- sigurisht e di. Ka burrë nëne të mos e dijë.

Më vështroi ngulët një copë herë. U kollit, rënkoi, erdhi vërdallë qelisë dhe u zhduk përsëri. Mbeta vetëm, por fjalët e tij qëndronin të varura si qyre në muret e lagështa.

Më mbërtheu gjumi i rëndë, i lidhur pas bisedës me Haxhi Çalin, e tek mendimi i shenjtë se burri që është burrë e ka një nder dhe një moral. Të ndjehet i përgjegjshëm për tu bërë ballë torturave. Është njolloj si të jesh mbërthyer pas një peme të lartë, jetëdhënëse. I kapur fort pas trungut, me të dy duart, përpiqesh të ngjitesh lart në majë, qielli dukej si kurorë dhe ish i kaltër, i kthjellët më tepër se kurrë. Ndjehesh i plotë. Një dorë e butë më ledhaton lehtë, flokët, qafën, buzët, fytyrën. Ish gruaja, Shega! Asnjëherë nuk e kisha kërkuar dhe parë në ëndërr në qelinë e ferrit gruan time, Shegën. Ajo përkuli kokën ngadalë, shmangu flokët e dredhura, të derdhura, i hodhi mbi shpatulla si ujëvarë dhe më puthi. Unë lëpiva buzët,u ripërtëriva, puthja ishte e freskët, magjike, e papërsëritshme.

Por nuk ish e thënë të arrija në mesin e gjelbër të pemës dhe të shijoja deri në fund shijen e puthjes. Më ngritën me përdhunë, më tërhoqën zvarrë, më futën në qelinë e torturave. Drita e fortë mi lëbyri sytë. I mbajta një copë herë sytë e mbyllur. Kur i hapa, u ndesha me sytë e trishtuar, të përmbytur prej lotëve të gruas sime, Shegës. Ajo qëndronte e lidhur e bardhë dhe gjysmë e zhveshur.

Shega, ç’do Shega në qelinë e tmerrit, kur e arrestuan! Burgu është për burra, jo për gra. O zot, janë në vete, kanë mëshirë këta, vetëm atë jo, oh ju lutem, vetëm atë jo! Preket, shpërdorohet, torturohet femra në pafajësi, gruaja, nëna e fëmijës. Por…dhe unë jam i pafajshëm. Mirëpo jam i biri i doktorit, i cili shoqëroi përfaqësuesin anglez. Çfarë faji ka bërë e mjera që e mbajnë lidhur dhe lënë gjysmë të zhveshur në të ftohtin e hidhur, në ciknën e janarit.

Vetëtimthi Bëzi Kule u kthye nga unë e më ngjeshi një grusht të fortë turinjve. Më pas zbrazi një batare. Qeshje, zgërdhije. U plasa përdhe i zalisur. Dëgjova nëpër mjegull klithmën e Shegës dhe asgjë tjetër. Më hodhën kova me ujë të ftohtë. U përmenda, vështrimin e kisha të mjegullt, si të më ish hedhur një pelte e trashë. Koka më buçiste dhe nuk kisha fuqi të ngrihesha më këmbë. Torturat e vazhdueshme më kishin bërë të thyeshëm si qelqi.

– Çohu se të pret zana, të japë gji, more Mujo kreshniku,- dëgjova.

U përpoqa të pastroja shikimin të shihja nga Shega ç’po ndodhte me të, e torturonin keqas në praninë time. Një masë e ngurtë, më pengonte, ish e errët e rëndë. U zvarrita më tej të shihja, trupi më shponte dhe priste gjithandej. Masa e ngurtë rrëndonte mbi qepalla dhe nuk ish gjë tjetër veçse se gjaku im, i trashur, i mpiksur, shtrirë në gjithë fytyrën, trupin.

– Le të çepkatim së bashku çështjen e burrit, nderit, dinjitetit dhe moralit,- dëgjova,- Ke filluar të na shesësh edhe mend. Hëm, një plehrë, qelbësirë armik si ti, llapashit. Shërbimi dhe firma është nderi e morali. Mos i kërko ato në qeli…

Nderi dhe morali, dinjiteti dhe ndershmëria.., më buçiste koka. Ç’kuptim kanë këto fjalë të shenjta në kasaphanën e torturave..! Përnjëherësh mu kujtua biseda e bërë para një dite me Haxhi Çalin. Unë u flisja hijeve, territ dhe jo atij. Të jetë mi qelie Haxhi Çali, jemi dhe prej një fisi dhe një farë. Hiqet më i vuajturi prej të tjerëve mbështjellë me kuvertën e pistë, të shkalafitur, gjithë morra dhe pleshta. Vërtitet si hije nga një qeli në tjetër qeli, zhduket sikur e përpin dheu dhe shfaqet përsëri!

-Është paralajmërimi i fundit për të firmosur,- më thanë.

-Mujo të lutem më thuaj, ka më keq se kaq,- rënkoi Shega krahëvarur.

-Sigurisht ka dhe më keq,- dëgjova.

Paskëtaj gjithçka po shkonte drejt një pështjellje, përmbysje, rrokopujë të ngjethëse. Qelia e torturave filloi të mblidhej, të tkurrej të zgjatohej, të bymehej, të fryhej, të shpërthente dhe unë ngjaja si një amebë e flakur në një pellg me baltë të qelbur. Fytyrat filluan të deformoheshin, krahët po zgjateshin dhe këmbët po shtrembëroheshin. Po bëhej një zhveshje e përbindshme. Me epshin e pashpirt. Një lakuriqësi zvetënuese, gjakësore, lemeritëse. Qëndroja i zhveshur, i lidhur, i kryqëzuar, i përgjakur. I pazoti të bëja veprimin më të vogël për tu ngritur, lëvizur, kundërshtuar, mbrojtur të shenjtën gruan time dhe luftuar. Ish një gjë e zakonshme në birucat e nëndheshme të Hanit me dy porta, që viktimat e pambrojtura të hidhnin vallen e llahtarshme të torturave.

O zot. Përse po flak përdhe rrobat e xhelatit, të përlyera me gjak dhe zhvishet lakuriq përbindëshi Bëzi Kule! Shega gjendej e flakur në shtatin e drunjtë të torturave dhe bërtiste:

‘-Mujo, nuk ka më keq se kaq, nuk ka…’

Drejt saj në lakuriqësi pështirosësh, qime nxirosëse, po shkonte duke ecur si gorillë, -mekanizma e torturave, xhelati Bëzi Kule. Dëgjoja zgërdhije dhe qeshje të çmendura. Sytë e bukur të Shegës ishin shpërfytyruar, hapur tej mase sikur do të shqyheshin, kërcenin jashtë. Në to shihja lutje për ndihmë, tmerr dhe llahtarë. Ajo lëvizte krahët dhe këmbët, klithte, bërtiste. Më ndihmo o Zot, më kthjello o zot! Të jetë ngjitje e pështirë e qepallave të mia apo një e vërtetë që nuk mund ta durojë dot burri, nderi, jeta! Gjaku rridhte pa ndërprerje…

-Të poshtër, largojini duart nga gruaja ime,- bërtita me sa zë që kisha,- ju nuk jeni shqiptarë dhe as burra. Mjaft, nuk mundem më…

Gjithçka ngriu, u pre si me thike dhe iku tatëpjetë. Loja e verbërisë dhe hijeve qelbej në atë qeli…

Unë me naivitet u përpoqa ti harroja të gjitha. I hodha pas shpine, shtriva dorën e miqësisë dhe paqes, sepse e di fort mirë që demokracia nuk do revanshe. Por nuk harron Haxhi Çali, prandaj më qëlloi me shigjetë të helmatisur pas shpine. Mirë i thoshte Ramë kokëmushka, gjarpër je dhe shkuar gjarprit o Haxhi Çali..!

Mujo heshti, befas e mbërtheu një kollë e keqe. Shkuli me forcë dhe nervozizëm garzën e përgjakur që mbante qafën shtrënguar. Drita elektrike e dhomës vetëtiu. U platita kur pashë qafën e lënduar, të fryrë, të mavijosur të Mujos.

Majat e thonjve të vdekjes kishin mbetur ende atje. Por kjo ish një pjesë, e sipërfaqshme mbase e shërueshme. Por kur majat e thonjve të pistë të vdekjes ngulen tinëzisht ne zemër është pashërueshme…

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: e palare, si morrat ne fanellen, te dimrit, Tregim nga Kristaq Turtulli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5337
  • 5338
  • 5339
  • 5340
  • 5341
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT