• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

WASHINGTON POST: Për Hillaryn – mbase koha që të garojë për presidente

March 26, 2013 by dgreca

Pavarësisht se çka bën Barack Obama, ai nuk mund t’i shmanget hijes së ish rivales së tij politike.
Hillary Clinton, pas udhëtimeve globale me ç’rast i vizitoi vendet dhe popujt, të cilëve vështirë u dëgjohet zëri në këtë kontinent, po del në qendër të vëmendjes, edhe pa i prekur shkallët e skenës, shkruan e përditshmja Washington Post, në fillim të artikullit të saj për të ardhmen e ish sekretares amerikane të shtetit.
Presidenti Obama e vizitoi Lindjen e Mesme, ka bërë histori derisa fliste për luftën në Siri, për Iranin dhe për paqen ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, ndërsa në skenën e brendshme qarkullon një Pyetje e Madhe: a do të garoj Hillary?
Pak njerëz, dhe shumë më pak femra, kanë zgjuar aq shumë interesim sa Hillary Clinton. Ajo bartë një barrë unike duke qenë diçka për çdokënd: e dashur, e përbuzur, e admiruar, e frikësuar, model për të tjerët, politikane, nënë, bashkëshorte, hakmarrëse, qortuese, muzë. Ajo është njëfarë rebusi, shkruan Washington Post dhe e shtron pyetjen “ajo po garon për presidente, apo jo”?
Pa dyshim se çështja që sillet në mendjen e zonjës Hillary është a të garoj përsëri për zyrën më të lartë, një çështje përcëlluese dhe torturuese.
Kjo gjithmonë ishte çështje. Pa evitueshmëria e saj është legjendë. Ish shërbyesja publike, që u bë bashkëshorte e Bill Clintonit, përfundimisht është e gatshme për lavdinë e saj, në kohën e saj.
Atëherë erdhi gjëja më e papritur, ky person Obama, i cili doli në skenë nga një yll i largët dhe i verboi masat me dritën e tij. Suksesi i tij, për fat të keq, ishte më i madh se i saj dhe Hillary edhe njëherë është dashur të pres, shkruan Washington Post.
A do të garoj ajo përsëri për presidencë? A do ta përcaktoj ajo fatin e saj?Apo fati i saj do të venitet në faqet e mundësive të humbura, koha e keqe dhe premtimet e thyera?
E përditshmja Washington Post shkruan se i ka pyetur disa bashkëpunëtorë të afërt të Hillary Clintonit nëse ajo do të garoj dhe të gjithë ata e thonë të njëjtën gjë: “nuk kam ide”.
Dyshoj se kjo është e vërtetë dhe se Hillary me të vërtetë nuk e di. Me përjashtim të asaj se ajo e di, dhe të gjithë kolegët e saj me të vërtetë e dinë dhe të gjithë ne e dimë. Si mund të shmanget Hillary Clinton nga detyra e cila mendohej se do të jetë e saj? Harrojeni fatin. Çka të thuhet për detyrën? A nuk e ka për detyrë femra e parë, që ka gjasë reale për tu bërë presidente e Shteteve të Bashkuara, të garoj dhe të fitoj?
Do të jetë rraskapitëse. Koha paraqet një kundërshtar, meqë Hillary në vitit 2016 do t’i ketë 69 vjeç. Katër vitet e kaluara ishin brutale dhe ajo i tregoi efektet e udhëtimit të vazhdueshëm, presionit të pafund dhe të një mungese fisnike të vëmendjes për krenarinë e saj.
Fushata presidenciale, megjithëqë e njohur, do të jetë më e keqe, meqë do të ketë shumë angazhim dhe do të jetë një rrugë e tmerrshme, veçanërisht për një grua, e cila ndoshta duhet të mendoj për mbesa dhe nipër…
Por, Hillary nuk është pjekëse e ëmbëlsirave, siç e dimë. Tash është përfundimisht koha e drejtë. Popullariteti i saj është më i lartë se kurdoherë më parë. Ajo është e admiruar në mbarë botën. Ajo i ka arritur sukseset e saj jo nga trashëgimia (martesa me Billin), por nëpërmjet aftësive të saj dhe, po, me djersën e saj, shkruan Washington Post.
Ajo ia doli që nëpërmjet punës së mundimshme dhe ndershmërisë së plotë t’i asgjësojë përkujtimet e viteve të mëhershme si Dama e Parë dhe femra e cila qëndroi pranë bashkëshortit të saj, edhe atëherë kur shumë femra nuk do ta bëninkëtë.
Jo rastësisht votat e femrave janë të saja. Bile, edhe femrat republikane do ta kenë vështirë të mos votojnë për Hillaryn. Nëse jo për të, për kë atëherë?
Qartazi, propozimi “Hillary Clinton për presidente” ka më tepër pyetje se përgjigje. Por, të gjitha llogaritë përfundojnë në këtë pikë: ajo esencialisht për këtë moment ka punuar gjatë gjithë jetës së saj. Opinioni është i përgatitur për presidente, shkruan në fund të artikullit e përditshmja Washington Post.(Përgatiti Fatmir Bujupi)

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Hillary Klinton, koha per presidente, Washington Post

Shoqata Camëria dhe PDIU i përgjigjen zëdhënësit të vetëemruar të Qeverisë në Greke në Tiranë, Vangjel Dule

March 26, 2013 by dgreca

Nga Artan Tane*

Deklaratat e djeshme të zëdhënesit të vetëemëruar të qeverisë greke në Tiranë, Vangjel Dule se klika të cilën drejton do të refuzojë ftesat për bashkëpunim të partive politike që janë në koalicion me PDIU-në, vërtetojnë qëndrimin tonë të kahershëm se Dule, Bollano & co, nuk përfaqësojnë minoritetin grek e aq me pak të drejtat e njeriut që trumbetojnë. Çështja çame, e cila fal PDIU është sot në qendër të politikës shqiptare, nuk mund të zvenitet nga tentativat e pashpresa të kamikazëve të Athinës në Tiranë. Ajo, si një çështje e të drejtave të njeriut nuk mund të goditet nga shoviniste si z. Dule.

PDIU e ndan prerazi z. Dule me ato pak vota që merr nga vëllezrit tanë minoritarë dhe i bën thirrje të ndalojë provokimet ndaj shqiptarëve, përndryshe do të pësoje fatin e shovinistëve dhe fashistëve të larguar me votën e qytetarëve nga skena politike e shoqërore. Nga ana tjetër PDIU vlerëson faktin që për herë të parë në histori, të gjitha partitë politike në vend, me përjashtim Partinë Bashkimi për të Drejtat e Athinës e kanë çështjen çame në programin e tyre, përfshi këtu edhe të shantazhuarit prej Dules, e është çasti që mesazhi i shoqërisë shqiptare të kthehet në mesazh politik, duke votuar rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame në Kuvend. Dilema që vendos Dule: ose me të drejta e njeriut pra rezolutën, ose me tekat e Agimit të Artë e simotrës së saj në Shqipëri, PBDNJ, e ka marrë prej kohësh përgjigjen e kombit tonë. Tani mbetet që edhe ndërgjegja e çdo deputeti të veprojë në emër të së drejtës, së vërtetës dhe të integrimit.

*Deklarata e mbajtur nga Sekretari Politik i PDIU dhe kryetari i Shoqatës “Çamëria”, zoti Ardian Tana

Filed Under: Kronike Tagged With: Artan tane, Cameria, PDIU, Vangjel Dule

MISIONI I POETIT

March 26, 2013 by dgreca

Nga Artur Vrekaj/

Poeti jeton të sotmen duke vargëzuar më shumë për të nesërmen.

Ai vërtet nuk fle ose fle shumë më pak se të tjerët.

Endërron dashurisht të nesërmen që të jetë e bukur për të gjithë, pa dallim.

Për të bardhët, të zestë, të verdhët e rracëshartuarit.

Edhe për të salindurit, edhe për të palindurit .

Ashtu si lulërimi, edhe trashëgimia e jetës njerëzore ka bukurinë e saj.

Nëse lulet flasin me gjuhën e ngjyrave, njerëzit ua kanë dhënë këtë mision poetëve pa ndonjë testament.

Sepse ata dinë :

të përzgjedhin fjalën që duhet të vargëzojnë;

ta duan dashurisht vargun si nëna – fëmijën;

të plotësojnë sadopak atë zgavërim shpirtëror që krijohet nga plagë të vjetra e të reja.

Poetët lindin vetvetiu. Pa mik.

Kemi fat që pasioni i përzgjedh poetët.

Poetët nuk bien nga qielli. Ata e zbresin qiellin në sytë Tuaj.

Ata dinë ta thërresin Diellin edhe  në ditë me re.

Sepse  edukojnë e zbukurojnë jetesën në komunitet. Pa detyrim.

Thjesht me respekt njerëzor  të njeriut ndaj njeriut por edhe të mirësjelljes  së njeriut ndaj natyrës.

Poeti sugjeron më shumë ligjet e pashkruara që e zbukurojnë jetën, sepse ato vijnë përmes gjakut pse jo edhe përmes vargut poetik.

Këtë nënkupton dhe me vargje!

Mirëkuptimin.
Për më shumë harmoni.

Sepse nuk ka shkollë dashurie!

Përvec asaj dashurie që kemi në gene prej prindërve, por edhe permes  trashëgimise dashurore po prej tyre ne na duhet ta ushqejmë dashurinë me ëndrra dhe me fjalëmjalta të përditshme!

Vetëm poeti e hymnizon këtë fakt.

Se jeta ka vërtetë kuptim!

Si ligji i gravitetit!

Si dita me Diell!

Si e qeshura e bujkut në arë kur ka marrë frytet e të lashtave që ka mbjellë.

Si buzëqeshja jonë e lindur dashurisht fytyrave tona njerëzore si nënkuptim i sa e sa fjalëve të pathëna për të dashurit tanë.

Ndaj pasioni thërret poetin që ta përsosë edhe fjalën e pathënë!

Ti kemi shpirtrat e lulëruar edhe kur pranvera vjen vonë!

Se ka poetë ndaj edhe lulërimi është ndër ne edhe i pandihur nga ne.

Nëse mbjellim të gjithë nga një lule si shprehje e ëndrrave të bukura që shohim apo duam të shohim, patjetër që do të frymëzojmë më shumë vajza e djem të bëhen poetë.

Dhe shoqëria do të mrekullohet më shumë!

Sikundër cdonjëri nga ne! Do të marrë më shumë erë parfumi të freskët!

Edhe Dielli do të ndritë më shumë kur do të shohë njerëz të lumturuar.

Sepse sheh më shumë dashuri të ripërtërië ndër ne!

Edhe një poet i vetëm përndez ndjenja të forta tek njeriu sikundër tek një shoqëri e tërë!

E thërret koha!

Zoti ja bën më të lehtë misionin kur e ngre edhe këtë të fundit nga gjumi!

Që gjurmët e vargjeve të mbeten edhe gurëve si qemerë të domethënieve të jetëve tona!

Se ka një horizont që pret ta puthë Diellin, ndaj ka njerëz të bukur jetëdashës e vargjedashës që vërtet dinë të lumturojnë shpirtat me lexim të parë!

Ndaj edhe poeti shtegton qielllëndinave të rrëfejë  ëndrrën e së nesërmes në rrugëtimin e pandalshëm të kohës.

Një hap më përpara se të gjithë ne!

Për fatin e ëndrrave të bëra! Jo vetëm për vete!

Ndaj edhe vargjet kanë më shumë peshë mendimi kur u këndohen të gjithëve,

ne!

Dhe misioni i poetit vazhdon! Fjalë pas fjale! Varg pas vargu!

Librat e poetit janë një bashkëbisedim në formë amaneti.

Që përjetësia e fjalës poetike të dritohet më shumë!

Ndaj misioni i poetit është i pambaruar!

26Mars 2013

 

Filed Under: Kulture Tagged With: artur vrekaj, Misioni i poetit

NJË NËNË NUK NA KA BËRË- PO NJË VEND KEMI TË TËRË

March 26, 2013 by dgreca

NE PERGJIGJE TE PYETJES:KUSH E KA QEVERISUR VLOREN QE NGA VITI 1900?/

NGA GËZIM LLOJDIA/

1.Kur gërmëzojmë emrin e qytetit tonë. Silueta e qytetit. Ndër kohët e lashta. Historia përmend  trazimet ndër shekuj, që kanë qenë shtysa për të treguar qëndresën e tij. Shpallja e pavarësisë në këtë qytet si fakti që ,dielli në lindje agon. Lufta e Vlorës dhe lufta e dytë e përbotshme. Paslufta nxori regjimin, që u vendos në gjysmën  e Evropës. Gjurmët e tij ende të pafshira janë dëshmi, që do të ruhen ndër breznit tonë. Si një plagë, që kullon nga e pëgëra lindje.

2. Me kokën në pragun e historisë,  breg më breg ,shkulmë nxjerr në zemëratën dimërore. Kërkimi im ka një pikënisje. Qyteti ynë ka pasur administratën dhe drejtuesit e tij ndër kohëra ç’praj shekullit të shuar janë një numër figurash të pazakonta,me kontribute. Historia ruhet me dëshmi .Rojtarë janë dëshmitarët. Në listën e madhe të mos harresë janë emrat e kryetarëve të bashkisë, që kanë drejtuar qytetin. Ata kanë qeverisur qytetin tonë ndër vite të brishta të trazuara ishin vitet dhe ja dolën, që qyteti ynë të mirë administrohet ndër të gjithë kohët e shekullit të shkuar ndër më të vështirët shekuj në historinë tonë.

3. C’praj vitit 2008,kohë kur u bë propozimi në Këshillin e Bashkisë  Vlorë janë fshirë rreth 5 vite.Asnjë bust nuk është vendosur sot në qytet për kontributin e kryetarëve të bashkisë.Një nënë nuk na ka bërë- po një vend kemi të tërë. Vendi  i tyre për kontributin e dhënë duhej të ishte në një ndër lulishtet e qytetit. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza si gjithë të tjerët,por me një kontribut të madh në dallim nga të tjerët. Mungesa e fondeve është shkaku madhor.Shteti duhet të kishte krijuar  një fond të vecantë për të vlerwsuar kujtimin e tyre ndër pervjetorët, që kryhen. Shteti duhet të krijojë një fond,për të përjetësuar emrat e ndritur të të gjithë patriotëve shqiptarë, në Vlorë,Korcë,Shkodër,Tiranë e gjetkë. ”Mëma jonë,Shqipëri,-Sa shenjtorë mbanë në gji?Këta shenjtorë të fjalës,të pushkës,penës u larguan nga kjo botë ngase të gjithë janë të vdekshëm. Mirëpo harresa jonë për p veprën e tyre të pavdekshme mbetet e pafalshme.Një fond i veçantë duhej krijuar. A mos duhej administruar nga MTKRS për të realizuar bustet dhe monumentet e një sërë figurash atdhetare anembanë vendit? Mendimi i   një studiuesi për  ngritjen e një këshill për vlerësimin dhe ngritjen e memorialëve të tyre është mëse i drejtë. Pyetja mund të shtrohet më thjeshtë. A do të ngrihet ndonjëherë ky këshill? Dhjetëra figura patriotësh ende nuk kanë një varrë,nuk kanë një pllakë përkujtimore.Godina apo banesa historike janë aktualisht të harruara, të shkatërruara gjithsesi ,që nuk  tregojnë  vlera qytetërimi.

4.Cilët ishin emrat ,që do të kishin një bust ndër lulishtet e Vlorës?Në mos sot nesër sigurisht do ta kenë. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza e trishtuara  të harruar në kohë prehjen e madhe dhe të përhershme.Nga siti i bashkise sjell të gjithë të dhënat e tyre.Disa të dhëna për disa kryetarë bashkie të këtij qyteti. Janë figura si Nuredin bej Vlora,I biri Ferit Pashë Vlores, ish kryeministër i Turqisë ne vitet 1902-1908. Nuredin beu një nga personalitetet e shquar te familjes Vlora. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkise se Vlorës.

Abedin Nepravishta.U lind 1889 ne Kuç te Kurveleshit. Me 1931 prefekt i Vlorës dhe  1 muaj zevendesisht kryetar i bashkise. Më 1 tetor 1930 emërohet prefekt ne Korçe. Me 1931 – 1933 prefekt ne Vlore. Me 11 shtator 1933 – 9 dhjetor 1935.

Arshi Halili. Ne legjislaturën 1925-­1928, pas vdekjes se deputetit Elmas Xhaferi u zgjodh deputet. Dhe pastaj Krvetar i Bashkise se Vlores. Emrat e tjerë Ali,Asllani , Abaz Mezini,Qazim Kokoshi,Ibrahim Abdullai etj.

KRYETARET  E BASHKIVE TË QYTETIT BREGDETAR DERI PAS CLIRIMIT

Sistemi i bashkive ne Shqiperi ka patur here pas here ndërprerje ne kohe. Qysh para 1912 kane funksionuar”Kryekatundaret”ose Kryetaret e Bashkive. Ky sistem vazhdoi deri ne fund te 1944 kur u vendosen Komitetet Ekzekutive dhe rifilloi ne vitin 1992.Ne fillim te shekullit XX Vlora kishte një popullsi prej 8.000 banoresh dhe administrohej nga Kryekatundari, qe sot quhet “Kryetar i Bashkise” : Nder te paret qe njohim si Kryekatundare apo Kryetar Bashkie jane: Shahin Kolonja, Ali Spahiu, Abas Mezini dhe Ibrahim Avdullahu te pasuar nga Osman Haxhiu i cili njihet edhe si prefekt i Vlorës. Ne 1918 me emrin “Kryetar Bashkie” është Ali Asllani i cili ne 1920 ia la vendin Qazim Kokoshit. Ne vitin 1925 Kryetar i Bashkise u zgjodh Nuredin bej Vlora e pas tij Arshi Halili {Xhindi}.

Ne vitin 1934 përsëri Ali Asllani deri ne prill te 1939. Pas një ndërprerje, ne 1943 Kryetar Bashkie perVloren u caktua Myhedin Haxhiu. Pas lufte, nuk ka Bashki, këtë rol e luante Kryetari i Komitetit. Rexhep Sulejmani dhe Avdul Agal­liu ishin teparet Kryetare te Komitetit Ekzekutiv te Qytetit.

Shahin Kolonja, 1900

Ishte kryetar i pare i Bashkise se Vlores, ose kryekatundar, siç quhej ne atë kohe.

Ali Spahiu (Skrapari) 1903-1908.Kishte kryer shkollën e larte ne Stamboll, anëtar i klubit”Bashkimi”Stamboll.

1-Abas Mezini, 1908 – Mars 1909

Familja Mezini eshte nje nga familjet me te vjetra te Vlorës dhe me nje aktivitet te shquar patriotik. Ne Komisionin përgatitor për shpalljen e Pavarësisë Abas Mezini ishte shume aktiv, ne shtepine e tij bëheshin mbledhjet me te rëndësishme. Kryekatundari mbështeti fuqimisht Ismail Qemalin dhe qeverinë e tij. Ne te gjitha aktivitetet e kohës merrte pjese Abas Mezini.

2-Ibrahim Avdullahu 1912-1914

Ka kryer shkollën e larte per Drejtesi ne Stamboll. Një nga themeluesit e Klubit Labëria”dhe drejtues i tij, për ketë arsye Ibrahim Avdullahu, Elmas Xhaferi,Mu~o Sharra, Durro Shaska dhe Ali Beqiri u kapen nga turqit, ne vitin 1908, u shpunë ne Stamboll dhe rrezikonin denimin me vdekje. Kur u kthye ne atdhe vazhdoi aktivitetin dhe ishte një nga njerëzit me te afërt te Ismail Qe­malit Pas shpalljes se pavarësisë është Kryekatundari i Vlores. Ne mars te 1914 shkon ne France si përfaqësues i Vlorës për tu këshilluar me Ismail Qemalin Ne 1914 kryeson negociatat me rebelet për te shpëtuar Vlorën nga shkatërrimi. Kryengritësit kerkuan largimin e tij si kryetar i katundarisë. Një nga personalite­tet me me influence ne Vlore. Ne vitin 1923 vuri Kandidaturën për deputet.

3-Osman Haxhiu (Nenprefekt i Fierit)

Pas largimit te Ibrahim Avdullahut si Kryekatundar u vendos qe administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu ne emrin e prefektit. I biri i Miftiut te Vlorës Haxhi Muhametit dhe një nga familjet me te pasura te Vlorës. Shume aktiv qe ne fillim te shekullit, një nga mbështetësit kryesor te Ismail Qemalit. Me vone do te këtë një karriere te shkëlqyer, Kryetar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” te Luftës se Vlorës, delegat ne Kongresin e Lushnjes, deputet ne parlamentin shqiptar.

4-Ali Asllani – 1918.Personalitet shtetëror, diplomat, poet i shquar i Vlores. Mbaroi shkollën e lart Politiko-Juridike-Administrative ne Turqi ne vitin 1906. Shërbeu ne administratën turke ne Janine e Bulu, deri ne shpalljen e pavarësisë. Punoi si sekretar i Ismail Qemalit,nënprefekt i Fierit, sekretar i administratës se Vlorës, sekre­tar shteti. Dy here Kryetar Bashkie ne Vlore, përfaqësoi shtetin shqiptare ne Trieste, ne Sofje dhe Athine. Shkroi shume poema dhe poezi. U zgjodh anëtar i Institutit te Shkencave ne vitin 1913. Zotëronte gjuhet: turqisht, persisht, gre­qisht, italisht dhe frëngjisht.

5-Qazim Kokoshi – 1920.Me aktivitet te shquar patriotik e politik. Firmosi aktin e pavarësisë, ne shtabin e Luftës se Vlores, senator, deputet, ne 1920 u zgjodh Kryetar i Bashkise Vlore.

6- Nuredin bej Vlora .I biri Ferit Pash Vlores, ish kryeministër i Turqisë. Nuredin beu, një nga person­alitetet e shquar te familjes Vlora dhe te Vlorës. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkise se Vlorës. Gjate mandatit te tij pruri makinen per te lar rrugët e Vlorës, vendosi sirenën për orarin e punës dhe te shkollës. Ishte i ndjeshëm ndaj te gjithë atyre qe vuanin.. Iku jashtë shtetit dhe vdiq ne Hajdenberg te Gjermanisë ne vitin 1964

7-Arshi Halili (Xhindi)legjislaturën 1925-1928, pas vdekjes se deputetit Elmas Xhaferi u zgjodh deputet. Dhe pastaj Kryetar i Bashkise se Vlorës.

Gjate luftës u rreshtua familjarisht me forcat antifashiste. Djali i tij ing.Mynyr Xhindi ishte nje nga udheqesit e partisë komuniste te qarkut te Vlorës. Per rivalitet ndërmjet udhëheqjes komuniste, Mynyri u vra pabesisht nga shoket e tij. Pas lufte Arshi Halili dhe djemte e tij Fejziu dhe Murati vuajtën dënime te ndryshme neper burgjet e diktaturës. Vdiq ne Shkodër, pran djalit te tij dr. Batjarit.

8-Abedin Nepravishta.U lind 1889 ne Kuç te Kurveleshit. Mbaroi gjimna­zin dhe Shkollën e Larte Administrative “Mylkie” te Stambollit me 1911. Shërbeu si sekretar ne Ministrinë e Financave te Perandorisë Osmane, atashe ne vilajetin e Janinës e Prefekturën e Beratit, dhe si profesor i matematikes ne gjimnazin e Beratit.Me 1922 prefekt ne Elbasan, Shkodër. Me 19?2 – 1923 prefekt ne Durrës. Me 1925 – 19?4 prefekt Shkoder. Me 1925 drejtor i Banke Kombëtare re Shqipërisë. Me 1926 -19?8 prefekt ne Durrës. Me 1929 se bashku me disa tregtare durrsake formojnë shoqërinë ndërtuese “Krahu”, qe e drejtoi deri me 1 tetor 1930,  u emërua prefekt ne Korçe. Me 1931 prefekt i Vlorës dhe i muaj zevendesisht kryetar i bashkise. Më 1 tetor 1930 emërohet prefekt ne Korçe. M 1931 – 1933 prefekt ne Vlore. Me 11 sht:ator 1933 – 9 dhjetor 1935 .

Kryetarë të tjerë të bashkisë së Vlorës kanë qenë:/

Myhedin Haxhiu/

Lindi ne Vlore ne 15 maj 1909 dhe vdiq ne 1 janar 1979 ne Filadelfia. Studimet e larta i kreu ne Vjene, ne fakultetin e shkencave diplomatike. Punoi ne administrimin e pasurisë se madhe te familjes se tij. Kur gjermanet erdhën ne Vlore, fundi i vitit 1943, kërkuan nga paria e Vlores qe te vendosnin një kryetar Bashkie, ne te kundërt komanda ushtarake gjermane do te merrte përgjegjësin për çdo gjë ne Vlore. Ne kushtet e luftes dhe nen komandën gjermane, detyra e kryetarit te bashk­ise ishte shume e vështire, Myhedini e pranoi detyrën pas nje deklarate qe i beri parisë se Vlorës për te shpëtuar c’te mundem ne Vlore, po sakrifikoj Myhedini”… U përpoq dhe beri aq sa mundi. Hebrenjtë qe banonin ne Vlore i pajisi me dokumente dhe i coi ne Trevllazer, per t’i shpëtuar nga raprezaljet gjermane. Ne nëntor 1944 shkon ne Itali dhe ne 1948 ne Turqi, ku dha mësimin e gjermanishtes ne Stamboll dhe Izmir. Zotëronte gjuhet gjermane, angleze, turke dhe italiane. Ne vitin 1956 shkon ne Amerike. Behet anëtar i federates Vatra. Vdiq ne Filadelfia.

Xhemil Vlora, 1909-1912.Ka qene kryekatundar i Vlorës ne nje periudhe e cila dominohej nga administrata turke dhe lëvizja popullore për pavarësinë nga Turqia.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, kush e ka qeverisur Vloren, qe nga viti 1900

“NUSE NË DERËN E HASMIT”

March 26, 2013 by dgreca

Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA*/

– Unë sot, pas kësaj që mësova nga ti, duhet të ndihem i lumtur. Më lejo ta përsëris edhe njëherë: unë sot duhet të ndihem djali më i lumtur, më fatlumi,
ashtu siç ndihet çdo mashkull për krijesën e tij të parë… U mendua një çast nëse ishte e përshtatshme dita e sotme për t’i treguar atë plagën e rëndë që e kishte ruajtur sekret prej saj. Vendosi t’i hapej, nuk mund të priste më.
– Mua më ka dënuar fati pa ardhur akoma në këtë jetë, e dashur Lea! Nuk dua që krijesa ime e parë, nëse është djalë, të dënohet nga fati, ashtu siç jam dënuar unë. Mbase të duken marrëzira të çuditshme këto që po t’i them tani. Ke dëgjuar ndonjë mashkull që fëmijën e parë nuk e do të jetë djalë?… Ja, unë jam një i tillë. Ndoshta nuk i kushtove shumë rëndësi bisedës sime në fillim. Të kërkova falje. Po, po, falje të kërkova….

– Lea! Lea e dashur! Qetësohu! Ndihesh mirë? – Zëri i doli i shurdhët. “O Zot! Të lutem më ndihmo!” – foli me vete ankueshëm dhe dhimbshëm.
– Lea… – bërtiti fort. I preku mjekrën duke i tundur lehtë kokën. I fërkoi supet dhe damarët e qafës.
Ajo po e vështronte përhumbshëm.
– Liridon, të lutem më ndihmo të ulem në stol… – mezi i foli. Zëri i doli i çjerrë dhe i përvajshëm.
Ai psherëtiu i lehtësuar; e kapi nga krahët dhe e tërhoqi lart. U ulën në stol. I hodhi dorën në qafë. I preku flokët, ia mikloi kokën dhe ia mbështeti në kraharorin e tij.
Midis dënesës dhe dhimbjes nga ajo e papritur, me zë pikëllues dhe të trishtuar, regëtiu vetëm fjalët: “Pse Liridon?”.
– E dashura ime! Këtë pyetje ia bëjmë edhe ne shpesh vetes. Pse ky fat për ne? Pse duhet të dënoheshim edhe ne, unë dhe motra ime, pa dalë akoma në këtë jetë?! – Zëri i tij dilte i dëshpëruar. Fytyra i rrezatonte dhimbje.
– Si ndihesh? … Të përgjërohem, e dashur!… Të dua shumë, shumë!
– Ah, more Liridon! Po më rëndojnë si plumb në zemër fjalët që po dëgjoj. Nuk dua ta besoj. Më thuaj, të lutem, se nuk janë të vërteta të gjitha ato që më the. Më thuaj, i dashur, se e gjitha kjo është një shaka e hidhur, mizore… – Fytyra e saj kishte marrë ngjyrën e dheut.
– Besomë në çdo fjalë, e dashur!… Besomë! … Kjo është e vërteta, një e vërtetë e hidhur, e kobshme.
Në kulmin e dëshpërimit, ajo foli me zë të ulët dhe vajtues, por ai e dëgjoi
………………………….

Nuk ia falim as Liridonit, as juve që e keni ruajtur të fshehtën deri tani, kur djali juaj e la shtatzënë Lean! Ndoshta mendonit se kështu do të na futnit në çark!…Gaboheni!
Liridoni shtrëngoi fort dhëmbët. Në fytyrë iu dallua lëvizja e nofullave. I gëlltiti mundimshëm ato fjalë të Vjolës. Donte përsëri të fliste, por respektoi prapë të atin të vazhdonte bisedën.
– Vjola, je me shkollë të lartë, moj bijë, je intelektuale dhe mos fol me gjuhën e çarqeve. Nuk kemi ardhur sot këtu të nxjerrim viktimën nga çarku, sepse askush nuk është viktimë, as Lea. Ajo është nusja e djalit tonë.
– Nëse do bëhet nusja e djalit tuaj… Ata tani janë akoma të fejuar, – ndërhyri Vjola, përsëri e prerë në ato që mendonte.
– Lea është nusja e djalit tonë, – vazhdoi përsëri Fuati. – Unë jam akoma gjallë dhe këta të dy do të martohen dhe do të trashëgohen me jetë të gjatë e të lumtur. Fëmija që është ngjizur në barkun e Leas, do zhvillohet e do rritet i mbarë. Nuk jemi për abortim, siç mendoni ju.
– Abortimin as ne nuk e dëshirojmë, kurrsesi! Besojmë në Zot, por në rastin tuaj, të familjes suaj, pra, abortimi është i pranueshëm dhe… – Këtu Vjola e ndërpreu bisedën. Ajo donte të thoshte: “Fejesa duhet të prishet sa më parë”.

……………………………………………………………………………………………………
– Vërtet do na vritet babi, Liridon?!… Oh, Zot i madh! Më beso vëlla, çdo ditë, kur kthehem në shtëpi, një mendim i dhimbshëm më ngacmon e s’’më lë të qetë, ma godet trurin si me çekiç, një pyetje dyshuese i bëj vetes: do ta gjej babin brenda vallë, apo… do të
ketë shkuar në Shqipëri… për të ikur nga kjo jetë? – Zëri i doli i dridhur, i dhimbshëm dhe fjalët të shkëputura. – Oh, unë e mjera, sa më dhimbset babai! Oh, sa shumë e dua, Liridon! Është babai më i mirë në botë…
Liridoni nuk po gjente dot fjalët e përshtatshme që t’i përgjigjej të motrës, pastaj me zë të dridhur tha: – Pse nuk po na lënka edhe neve fati i mbrapshtë ta gëzojmë jetën, moj motër! Të gjithë e duam babin tonë të mirë, të shtrenjtin tonë. Më duket sikur jam unë fajtor, Xhilda, sikur dhe Lea e djali im janë fajtor, që babi ka marrë atë vendim të dhimbshëm. Vdekja, për çdo njeri është e paparashikueshme dhe askush nuk e di se kur dhe nga i vjen. Por, të nisesh me dëshirë, ose më mirë të them, i detyruar me dëshirë në udhën e hidhur të vdekjes, t’i shkosh asaj vetë me këmbët e tua e t’i dorëzohesh, ky është, ndoshta, i vetmi rast që po ndodh me babanë tonë…
– Liridon, po më këputet shpirti. Më beso, vëlla! Edhe nga fjalët e tua që po dëgjoj tani, më vijnë të dridhura. Por Arbrin, ama, nuk duhet ta zësh asnjëherë me gojë. Ai është krijesa e re e Zotit. Ai është shpirti, jeta, gëzimi, lumturia i të gjithë familjes sonë. Ai është një engjëll. Një engjëll i pafajshëm, si mundet të jetë fajtor?!… Ç’po flet, vëlla i dashur?
– Sepse, pikërisht motër, duart vrastare duan të vrasin edhe engjëj të pafajshëm. Xhilda, ti këtë e di prej kohësh. A nuk isha edhe unë atëherë një engjëll i tillë që duhet të vritesha? Madje edhe sot kërkojnë të më vrasin!
– Liridon, të lutem, mjaft! Mjaft, vëlla! Por edhe për Lean më vjen shumë keq. Unë jam vetë vajzë dhe e kuptoj shumë mirë gjendjen e saj shpirtërore…

…………………………………………………………………………………….

“Dora njerëzore, thua ti vëlla! Ashtu është, vërtet. Veç, ajo dorë njerëzore bën të mira e të liga. Shkon në kishë njeriu, zgjat dorën dhe me të merr dhe ndez qiriun. Me dorë, me gishtat e dorës njeriu bën kryqin, i falet Zotit për shëndetin e tij dhe të familjes, për faljet e mëkateve… Faljen! Faljen e mëkateve! Me dorë prek ikonat e shenjtorëve si për të marrë bekimin e tyre. Por, është po e njëjta dorë njerëzore që shkrep armën vrastare për të marrë jetë njerëzish të pafajshëm…” Ashtu po i ndodhte edhe në atë çast, ndërsa mbante
në dorë qirinjtë. Dora po i dridhej. Afroi qiriun e parë për ta ndezur te një tjetër. Nuk po e kuptonte se pse dylli i lëngësht që i derdhej poshtë iu duk si rrjedhë loti. Çuditërisht, ndoshta nga dridhja e dorës, ndoshta nga flladi i lehtë që po frynte në atë çast, qiriu i tij u fik sapo e vendosi në mbajtëse. I trokitën përsëri në vesh fjalët e Evelinës duke ia goditur ndërgjegjen. Tundi kokën trishtueshëm… Hapi pëllëmbën e dorës tjetër me gishta të bashkuar për të penguar erën dhe e ndezi përsëri. Më në fund ndezi edhe qirinjtë e tjerë dhe i vendosi me radhë në mbajtëse. Ndërkaq, e shoqja i kishte ndezur të sajat dhe po e priste pak hapa më tutje…

*Fragmenti eshte marre nga romani I Pandeli Simsise, i sapo botuar nga Shtepia Botuse”Toena” ne Tirane.
BOTIMET TOENA
Tiranë, 2013
Botuese: Irena Toçi
Redaktor: Bardhyl Xhama
Korrektore letrare: Arlinda Rrushi
Përkujdesja grafike: Albana Kura
Kopertina: Lavdie Cenmurati
ISBN 978 – 99943 – 1 – 886- 5

Filed Under: Kulture Tagged With: e hasmit, nuse ne deren, Perr Pandeli Simsia, roman, Toena

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5529
  • 5530
  • 5531
  • 5532
  • 5533
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT