• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“RRETHIMI I SHKODRËS”I BARLETIT TANI NE ANGLISHT” THE SIEGE OF SHKODRA”

January 30, 2013 by dgreca

PËRKUJTOHET HEROI KOMBËTAR SKËNDERBEU DHE BËHET NJOHJA E PARË NË SHBA ME BOTIMIN NË GJUHËN ANGLISHT TË LIBRIT “THE SIEGE OF SHKODRA” TË MARIN BARLETIT “RRETHIMI I SHKODRËS”/

/NGA ARDIAN MURRAJ/

 Një veprimtari për Skënderbeun në kujtim të 545-vjetorit të vdekjes si dhe njohja me botimin më të ri “Rrethimi i Shkodrës” ishin dy tematika të simpoziumit të mbajtur në bibliotekën e qytetit të Usterit, Masaçusets,New England, me bashkëkombasit shqiptarë, shkrimtarë, historianë, shkencetarë, poetë dhe artistë dhe gazetarë nga Usteri e Bostoni si dhe miqtë e shteteve fqinjë nga New York, Connecticut dhe Rhode Island. 

Organizatorët Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) dhe Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI synuan që të sjellin në kohë vlera të rëndësishme të historisë së shqiptarëve e cila me Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun si figurë botërore janë një pjesë e historisë së shquar të tyre. Dokumenta historike për Skënderbeun, qëndresën shqiptare, arbëreshët, pushtimin pesë shekullor, pavarësinë 1912-ës, e më pas Luftën e Dytë Botërore, diktaturën 50 vjeçare komuniste, erën e demokracisë me tërsinë e problemeve të saj si dhe kontributin e shkrimeve dhe të letersisë të shkruar në shqip dhe të përkthyer në anglisht e sollën gjatë veprimtarisë referues dhe ligjërues të njohur tashmë në diasporë.

Artur Vrekaj, kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore Kombi përshëndeti pjesëmarrësit si dhe drejtoi mbarëvajtjen e Simpoziumit që në fillim u shpreh:-“ Sot nderojmë heroin Kombetar Gjergj Kastrioti Skënderbeun në 545- vjetorin e vdekjes dhe promovimin e librit “Rrethimi i Shkodrës” (në anglisht). Falenderojmë për pjesëmarrjen z. Joseph DioGuardi Kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Nju Jork), një ambasador i çështjes shqiptare për 25 vjet nga brigjet e Adriatikut ku ne lindëm në verilindje të Atlantikut ku ne shqiptarët zgjodhëm të rrojmë, ku shqiptarët ndër breza jetojnë dhe trashëgojnë Historinë Botërore të Skënderbeut si kampion i lirisë, i flamurit dhe i krishtërimit. Ne i urojmë mirësardhjen zonjës Shirley Cloyes DioGuardi , Këshilltare e Çështjes Shqiptare për Ballkanin e LQSHA. Sinqerisht, ne nuk mund të gjejmë nje çift si Dioguardët që kanë punuar kaq shumë për çështjen shqiptare. Më gjeni një çift që familja e tyre të përmbledh tre kombe, amerikane, italiane dhe shqiptare… Në vitin 1929, babai i tij vjen në Nju Jork në moshën 15 vjeçare nga Greci, nje nga fshatrat arbereshe te Italise ku u sistemuan ushtaret e Skenderbeut pas thyerjes se francezeve me 1461. Joseph DioGuardi i lindur këtu përfaqësoi edhe kongresmenin e parë me origjinë shqiptare nga historia shekullore e emigrantëve shqiptare të amerikës. Ai është një nga njerëzit më të përkushtuar dhe që vazhdon edhe sot të mbrojë çështjen shqiptare”. 

Ish përfaqësuesi në Kongresin Amerikan Joseph DioGuardi u ndal në kujtimet arbëreshe, si dhe tërheqjen pas historisë dhe studimit të kohës së Skenderbeut. Në shumë drejtime ai tregoi se kjo figurë legjendare dhe krenarie i ka shërbyer vetë atij të lidhet më shumë me Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ç’ka është më e rëndësishmja zëri i tyre të dëgjohej në politikën e lartë të Uashingtonit prej 1984 e paundalur, ku mund të përmendim punën dhe përpjekjet për Kosovën si dhe Rezolutën e Kongresit Amerikan për Skenderbeun më Tetor të 2005-ës.

Bashkëngjitur kësaj përpjekjeje zj. Shirley Cloyes DioGuardi epokën e Skënderbeut e lidhi me të sotmen. Atë që shqiptarët si komb të marrin mirënjohje nga bota e qytetëruar për sa kanë bërë dhe sakrifikuar, por edhe atë që është në duart e tyre të ngrenë figurën e vendit të vet me zhvillimet e demokracisë dhe të shtetit ligjor, me dije dhe zhvillim ekonomik në çdo aspekt të jetës. Në këtë drejtim çështja kombëtare në përvojën dhe përgjëgjesitë e bashkëkombasve emigrantë në SHBA tregon shumë ku pavarësisht nga besimi dhe bindjet politike, liria e fjalës dhe e vërteta e historisë i kanë dhënë atyre mejtet e duhura, diplomacinë për ta bërë të njohur në botë se kush janë shqiptarët, një shembull që shkon sot drejtpërdrejt në vemendjen e shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre si dhe drejtuesve e shtetit dhe politikanëve për të mbajtur qëndrime të drejta dhe të veprojnë krahas botës së zhvilluar.

Aristotel Mici, shkrimtar dhe historian trajtoi studimin e tij “Shtegëtimi i armëve të Skenderbeut” i cili është pjesë e librit më tëe ri të tij “Himni i Flamurit” botuar me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Raimonda Moisiu shkrimtare, poete e publiciste në materialin e saj nënvizoi se shqiptarët “… e njohin atë dhe vetëm atë për Hero Kombëtar-Gjergj Kastrioti Skenderbeun!”

Kasëm Kaso shkrimtar dhe veteran i Luftës së Dytë Botërore pasqyroi aftësinë e Skënderbeut si strateg ushtarak duke detajuar mënyrat e luftimit për të thyer ushtri të mëdha në numër si ajo e Perandorisë Osmane.

Lediana Stillo poete dhe përkthyese ligjëroi pjesën poetike të shkruar për Skënderbeun nga Bajroni si dhe disa nga krijimet e saj më të fundit.

Krisela Karaja , Zv/ Kryetare e Shoqatës së Studentëve të Kënektikatit (Connecticut), përcolli rezolutën për Skënderbeun që votoi më 2005 Kongresi Amerikan në kuadrin e 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Artur Vrekaj, poet paraqiti njohjen me Librin “Rrethimi i Shkodrës” i përkthyer në anglisht nga nënshtetasi amerikan David Hosaflook. Libri i botuar me firmën e Marin Barletit më 1504 u përkthye nëe shqip nga Henrik Lacaj më 1962. Pra një vepër vertetë kala e qëndresës (monumentale), e mbetur 458 vjet në gjuhën latine pa u përkthyer në shqip ose së paku 508 vjet më pas për t’u përkthyer e nxjerrë në dritë në gjuhën anglisht, si për t’i kujtuar “vetë historisë ndëshkimin e harresës” . Kjo është njohja e parë që i bëhet këtij libri-dramë në tokën amerikane.

Ai vuri në dukje fjalët e autorit përkthyes: “Sot anglishtfolësit mund të lexojnë për trimërinë shkodrane dhe për kurajën heroike që e mbrojti Evropën nga pushtimi turk për një dekadë pas vdekjes së Skënderbeut”… të cilës i shkojnë fare mirë për përforcim edhe forca e rezolutës së kongresit amerikan mbi Skënderbeun më 2005 : “Duke pasur parasysh se populli shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut ndaloi rënien e Romës dhe të të tërë Italisë nën sundimin e Perandorisë Otomane, duke i hapur kështu rrugën Rilindjes italiane). 

Gjithashtu përshëndetën simpoziumin: Rita Saliu poete dhe humaniste,Rozi Theohari shkrimtare dhe poete, Hafiz Kabashi kryetar i Shoqatës Kosova Boston, Imer Berisha –zv/konsull i Kosovës në Nju Jork, Mëhill Velaj zv/Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-AmerikanëHA si dhe Xhelal Pepaj bashkëkombas-vizitor nga Peja e Kosovës. 

Në mbyllje të kësaj veprimtarie Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI e Usterit të Masaçusetsit nderoi ish-përfaqësuesin e kongresit amerikan z.Joseph DioGuardi, Kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA), dhe Shirley Cloyes, Këshilltare për Çështjen Kombëtare në Ballkan (të LQSHA) me motivacion:”Për mbështetjen dhe ndihmën për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjen Kombëtare Shqiptare”. 

Plot emocion shqiptarët e mbledhur në takim e fiksuan këtë kujtim në fotografi dhe bashkë me to shpesh u përmendën fjalët e urtësisë popullore dhe të patriotëve shqiptarë.. “Gurë gurë bëhet Murë…”kalatë dhe qëndresa si dhe thënia e Nolit:- “ Mbahu nëno mos ki frikë se ke djemtë në amerikë!”.
Uster, Masaçusets- 26 Janar, 2013.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Balrlet, DioGuardi, kombi

DioGuardi: Barleti hapi një dritare në historinë madhështore të popullit shqiptar

January 30, 2013 by dgreca

Ish-kongresmeni amerikan dhe presidenti Albanian-American Civic League flet për botimin në anglisht por dhe ribotimin e plotësuar në shqip të veprës monumentale të Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës”

 NEW YORK :  “Ribotimi dhe përkthimi në anglisht i librit “Rrethimi i Shkodrës” i ka shërbyer një brezi të ri dhe të arsimuar shqiptarësh, duke hapur një dritare në historinë madhështore të popullit shqiptar.” Kështu shprehet ish-kongresmeni amerikan, njëkohësisht president i “Albanian-American Civic League”, Joseph Dio Guardi.  “Rrethimi i Shkodrës çmohet si vepra e parë e letërsisë historiografike shqiptare. U hartua në latinisht (De obsidione Scodrensi) dhe u botua për herë të parë në Venedik më 1504/1505, pothuajse 100 vjet pas lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Veprën e përktheu në shqip për herë të parë studiuesi i shquar Henrik Lacaj më 1962, në përvjetorin e 50-të të Pavarësisë së Shqipërisë.

     Më vonë u ribotua disa herë, por për fat të keq, ka shumë vite që nuk është në qarkullim. Edhe pse vepra është monumentale siç e ka cilësuar edhe shkrimtari Ismail Kadare, ajo është pak a shumë e panjohur në Perëndim, aq sa është e panjohur ngjarja historike që përshkruhet në të. Kjo ka qenë arsyeja që ka nxitur një pastor të quajtur David  Hosaflook që të botojë për herë të parë në gjuhën angleze librin “Rrethimi i Shkodrës”. Ky variant i përgatitur në gjuhën angleze nga David Hosaflook është botuar edhe në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Onufri”.

       Promovimi i librit organizohet sot në Muzeun Historik në orën 18.00.  David  Hosaflook është një pastor ungjillor që erdhi në Shqipëri në vitin 1992. U vendos në qytetin e Shkodrës, ku fillimisht nisi të mësonte gjuhën shqipe. Në Shkodër pranë një trotuari ku shiteshin libra të vjetër  e pa për herë të parë botimin e parë të veprës së Marin Barletit “Rrethimi i Shkodrës”. Botimi i këtij libri është përshëndetur edhe nga ish-kongresmeni me origjinë shqiptare Joseph DioGuardi. Ai shprehet ndër të tjera për këtë botim se brezi i ri sidomos i shqiptarëve që jetojnë në Amerikë duhet të mësojë historinë e Shqipërisë.

      “Ky brez duhet të mësojë të vërtetën rreth një ndër ngjarjeve më të rëndësishme të historisë evropiane. Kisha dijeni për rolin historik të Gjergj Kastriotit ‘Skanderbeut’, por kur lexova “Rrethimin e Shkodrës”, kuptova se nuk e njihja historinë rrënqethëse të qëndrimit shqiptar që kishte vazhduar pa ndërprerje edhe pas vdekjes së Skënderbeut. “Rrethimi i Shkodrës” e bën mbrojtjen e Shkodrës të gëzojë një famë së paku të barazvlefshme me rrethimet e Krujës ndër analët e betejave më të madhe të kohërave – një grusht luftëtarësh kundër një ushtrie kolosale! Pushtimin që udhëhoqi personalisht Sulltan Mehmeti II ‘Pushtuesi’ e ka përshkruar kaq bukur Marin Barleti, saqë lexuesi nuk do të mund të luajë nga vendi pa mbaruar tër?sisht leximin e librit.”- tha DioGuardi.

      Ndërsa vetë përkthyesi David Hosaflook shprehet se botimi në anglisht vlen për komunitetin e shqiptarëve jashtë atdheut. “Ka shumë prej tyre që nuk e dinë gjuhën shqipe, prandaj kanë nevojë të mësojnë rreth historisë së vendit të origjinës, qoftë edhe në gjuhën që po bëhet gjuha e tyre amtare. Së dyti, historianëve që merren me historinë e Ballkanit, Shqipërisë, Perandorisë Osmane apo të Republikës së Venedikut etj. Ka kaq shumë informacion në këtë libër.”  Ribotimi në shqip i kësaj vepre që promovohet sot nga botimet “Onufri” sjell për herë të parë veprën e plotë të Barletit duke sjellë jo vetëm referencat e kohës por dhe harta dhe gravura të asaj beteje. “Rrethimi i Shkodrës është një nga episodet më mbresëlënëse të luftës midis Perëndimit dhe Gjysmëhënës.”- shkruan historiani gjerman Franz Babinger një nga studiuesit e veprës së Barletit. Ndërsa albanologu Robert Elsi e ka cilësuar si një burim parësor të Historisë së Ballkanit. “Lufta për Shkodrën përcaktoi fatin e ardhshëm të shqiptarëve në histori.”- thotë historiani Ferid Duka.

     Ndërsa historiania italiane Luçia Nadin (autore e librit “Shqipëria e rigjetur”) thotë se kjo vepër bëri të njohur ndër shekuj dhe në të gjithë Evropën luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve. Libri është ilustruar edhe me shumë skica dhe harta. Janë disa harta dhe skica të Shkodrës dhe të Shqipërisë veriperëndimore; një nga histografi Piri Resi, e vitit 1520, një nga hartografi venedikas Giovanni Camocio, e vitit 1570, dhe një nga hartografi Vicenzo Coronelli, e vitit 1700. Por harta që është prezantuar në fillim të këtij botimi është një rikrijim që është realizuar bazuar nga të dhënat që jep Marin Barleti.Kjo hartë është rikrijuar nga përkthyesi i librit, me ndihmën e arkeologëve Ardit Miti dhe Zamir Tafilica. Gjithashtu, në libër janë pasqyruar edhe disa vepra arti me shpjegimet përkatëse. Vizatimet brenda tekstit me pamje betejash janë marrë nga versioni origjinal i veprës së Barletit botuar në latinisht. Thuhet se këto vizatime kanë si autor Jost Amman-in. Në fund është një skicë që prezantohet për herë të parë e që ka si autor Lorenzo Gatteri-n dhe i përket vitit 1860. Ai e ka përshkruar Rrethimin e Shkodrës si një nga betejat më të rëndësishme.

 (Përgatiti në shqip Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane  – Albanian American Civic League)

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Barleti, DioGuardi, historia shqiptare

AMBASADORI ARVIZU KESHILLON ALEANCEN KUQ E ZI

January 29, 2013 by dgreca

Arvizu – Spahiut: Shmangni rrëshqitjen në retorika nacionaliste/

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është takuar sot me kreun e aleancës “Kuqezi” Kreshnik Spahiu.
Takimi mes ambasadorit Arvizu dhe Spahiut është zhvilluar në zyrat qëndrore të kësaj force politike ndërsa në fokus të bisedimeve kanë qënë zgjedhjet e 23 qershorit.
Në një prononcim për mediat pas takimit, ambasadori Arvizu ka vlerësuar konkurrencën në politikë por ka këshilluar të shmanget rrëshqitja drejt retorikës nacionaliste.
“Konkurrenca politike është gjë e mirë, në çdo lloj demokracie duhet të ketë një konkurrencë të tillë. Për këtë arsye vlerësojmë pjesëmarrjen e saj aktive në këtë fushatë. Kemi folur për platformën, theksin e fortë që kanë, shtetin ligjor dhe antikorrupsionin. Ne gjithashtu folëm për atë që është e rëndësishme për çdo parti në vend dhe SHBA, që të flitet në mënyrë të moderuar për vazhdimësinë në rajon prandaj e kam nxitur Spahiun në këtë kuptim që patriotizmi është gjë e mirë, por është e rëndësishme që në axhendën tuaj të shmanget tundimi që të rrëshqitet drejt retorikës nacionaliste, e cila mund të jetë kundër stabilitetit dhe moderacionit për të cilën folëm dhe kemi marrë garanci prej tij dhe lidershipit të AK-së që në fakt politika e tyre do të jetë siguria” tha Arvizu.
Ndërsa kreu i AK-së Kreshnik Spahiu është shprehur se forca politike që ai përfaqëson do të publikojë platformën politike e cila do të ketë në fokus luftën kundër korrupsionit.
“Shqipëria është në prag të zgjedhjeve më vendimtare për shqiptarët, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe për të ardhmen e procesit të gjithë shqipatreve në rajon dhe natyrisht për standardet e integrimit ta gjithë shqiptarëve na BE. AK tashmë do ta prezantoja programin dhe platformen e saj të orientuar në një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, për ta nxjerrë për të parën herë nga harta e zezë Shqipërinë, si një nga vendet më të korruptuar në të gjithë Europën si një nga vendet e përfshira në trafiqe dhe me probleme të krimit të organizuar ” tha Spahiu.
Ai ka theksuar gjithashtu se AK-ja do të kërkojë edhe hartimin e një ligji për kufizimin e mandateve të lidershipit politik.
“Aleanca “Kuqezi” do të kërkojë një ligj për vendosjen e standarteve ashtu si në SHBA-ja ku ndryshon lideri edhe në Shqipëri të kufizohet mandati i lidershipit politik shqiptar, jo më shumë se dy mandate, duke filluar nga kryetarët e komunave, të bashkive, kryeminitri, presidenti, liderët e partive, etj” tha Spahiu.(BS)

Filed Under: Kronike Tagged With: Aleanca Kuq e Zi, ambasadori Arvizu, keshillohet nga

TRAGJEDIA E QYTETIT TIM HISTORIK

January 29, 2013 by dgreca

NGA IBRAHIM KOLARI/

 Prej disa vitesh jetoj midis Dibres dhe New Yorkut midis varferise dibrane dhe luksit amerikan, por me ne fund vendosa qe pergjithmone te jetoj ne Dibren time, ne token qe me lindi duke kandiduar per kryetar Komune si i pamvarur. Duke kerkuar perkrahjen e popullit te thjeshte dhe partive politike per nje Diber me te bukur, per me shume vende pune qe Dibranet mos braktisin me kete toke,per ti thene STOP mergimit.
Dibranet edhe sot, ashtu si ne shekullin e kaluar po marrin rrugen e lodhshme dhe te dhimbshme te mergimit, duke braktisur vendlindjen per te mos u kthyer me kurre te gjalle, por vetem me arkivolet qe eshtrat tu prehen ne Dibren e varfer. Shumica e kandidateve per kryetar komune ne vitet e shkuara kane premtuar gjithmon se do hapin vende te reja pune ,do ndertonin shkolla, do kujdeseshin per infrastrukturen e qytetit per ruge dhe trotuare qe automjetet dhe qytetaret te ecin lirshem dhe te sigurt. Ata premtonin se do punonin per nje qytet te paster, me shume uje dhe mirqenie per banoret, por pasi uleshin ne karrigen e bute te Komunes ata i haronin premtimet dhe perseri kishin nje Diber jo te paster, me mungesa te ujit, nuk jane ndertuar asnje fabrike, asnje shtepi pleqesh. Por dibranet a e meritojne kete gjendje te mjerueshme ?

Kuptohet asnjehere, sepse ne dibranet jemi pasardhesit e Skenderbeut, kryengritesit e cetave kombetare qe kundershtuan cdo perdhoses te tokes arberore. Dibra dhe dibranet i rezistuan tragjedise se madhe te vitit 1913 ku pati shperngulje te banoreve per mos me kthyer me kurre, por edhe pas 100 vitesh nga ajo tragjedi ne po ndeshemi me nje tragjedi edhe me te rene, te braktisjes nga bijte e saj qe nuk e kthejne koken pas. Dhe faji me i madh i tragjedise se Dibres bie mbi ne. Dibranet te pas vitit 1990 ishin deputet, ministria,gjeneral shefa te UCK, por ata nuk bene asgje per Dibren, nuk shtruan asnje meter rruge me asfalt, ata ulen me kete harese te shkuaren e historise Dibrane.

Diaspora shqiptare prej shume vitesh i ka respektuar politikanet, deputetet, ministrat, kryetaret e komunaveqe vinin ne SHBA per vizita. Ketyre u siguronin takime me personalitete te larta te Amerikes, shtronin darka solidarizimi per ngritjen e ekonomise ne Maqedoni, ne Dibër Natyrale ,por shqiptaro- amerikanet gjithmon kur vizitonim vendlindjen verenin se asnje ndryshim nuk ishte bere,asnje investim me fondet qe u kishim besuar,atehere vendosem vete te investojme ne vendlindje ,ne Dibren tone. Kur investova mbi 1 milion dollare ne Diber shumica e miqve te mi ishin pesimiste sepse do humbisja te tere pasurine qe kisha bere ne SHBA por une kisha vendosur te beja dicka per Dibren time. Bleva nje ndermarje duke punesuar kryefamiljare qe e kishin gjendjen ekonomike shume te dobet per tju siguruar nje rroge per te ardhmen e familjeve te tyre. U mundova prej kaq vitesh te beja dicka me shume per qytetaret e vendlindjes time, por ndesha ne vesh te shurdher sepse politikaneve tane nuk ju intereson jeta dhe familja e votuesve te tyre. Ata kane nevoje vetem ne diten e votimeve dhe pas asaj dite votuesi genjehet, harohet,poshterohet dhe injorohet tej masa. Por votuesi nuk e meritojne kete poshterim,ata meritojne respektin me te madh sepse ju kane besuar voten, per te ardhmen e tyre.

Mendoj se me ne fund ka ardhur koha qe disa gjera per dibranet ,por edhe per qytetaret ne Maqedoni diaspora shqiptare duhet ti menaxhoje vete, pra nese do kemi neser kretar Komune i ardhur nga SHBA ose Evropa atehere do te krijohet besimi i investitoreve te huaj per te financuar Dibren. Dibra ka me shume nevoje se kurre qe mergimtaret te investojne ne Diber me mirbesim duke kontribuar ne te gjitha sferat e jetes, ekonomise, kultures per me shume mirqenie per qytetaret. Me qellim qe qytetari mos kete 10 euro vetem diten e votimeve, por ai te kete nje rroge mujore te sigurte per te ardhmen e femijeve, votuesi nuk ka nevoje qe vetem diten e votimeve pakon me sheqer,makarona, vaj dhe miell por ne dollapin e tij ushqimor te kete gjithmone ushqime dhe shume sende tjera te nevojshme.

Ashtu si disa vite me pare kur mora guximin per te investuar ne Diber po e marr guximin per te konkuruar per Kryetar Komune i pamvarur,por qe ti arrijme qellimet humanitare,per nje jete me te mire ,une kam nevoje per perkrahjen e qytetareve, kam per voten e sinqerte, per te hapur vende te reja pune, per te mos e mare rrugen e lodhshme dhe te dhimbshme te mergimit me femijet tane. Une po ju drejtohem me sinqeritet dhe veprat e mia humane qe kam financuar nder vite ne Diber ,Shqiperi,Kosove dhe SHBA.Une e dua Dibren e madhe ashtu sic duhet te jete ne te vertete,por ne sot kemi nje Diber te braktisur, te haruar, te shkateruar ne te gjithe sferat e jetes, mua kjo me dhemb shume, une ndihem keq kur shoh femijet qe lypin, trishtohem kur nje prind nuk mund t’ia plotosoje deshirat elementare femijeve te tij. Une ika i varfer nga Dibra ne moshen e njome, por i faleminderohem Amerikes qe me dha mundesine te krijoj nje pasuri, qe femijet e mi te kene nje te ardhshme te sigurte ,prandaj une ju lutem sot bashkeqytetareve te mij te me japin mundesine per te udhehequr Komunen e Dibres qe te gjithe se bashku te mundemi te ndryshojme per te mire ekonomimine e qytetit tone.

Pra te dashur qytetare pagesa ime mujore si kryetar Komune nuk do te perdoret ne xhirollogarine time , por do te perdoret per nxenesit e shkollave neper fakullteteve ku te jete e nevojshme. Pagesa ime si kryetar Komune le te jete 1 euro ne vit.

Filed Under: Editorial Tagged With: Dibra, historik, Ibrahim Kolari, Tragjedia e qytetit tim

Nuk mund të preket dinjiteti i askujt!

January 29, 2013 by dgreca

Ne foto, nga e majta ne te djathte: Ish ambasadori amerikan ne Shqiperi ne vitet e para te demokracise, W. Rajerson, Ekrem Bardha, Kujtim Qafa dhe Gjeto Ivezaj, te cilet ndihmuan ne demokratizimin e Shqiperise ne vitin 1992. Foto e marre nga celebrimi i 100 Vjetorit te Pavaresise ne Ambasaden Shqiptare ne Washington me 11 Dhjetor 2012/

 Shkruar nga: Gjeto Ivezaj/

Po bëhët afro një vit që futen pengesa, kur bëhet fjalë për krijimin e një përfaqësimi dinjitoz të komunitetit shqiptar në Detroit, saqë kohët e fundit Don Fran Kola i afrohet një propozimi dinjitoz, duke “larguar” nga vetja, dmth Kisha, disa përgjegjësi që i ka mbuluar prej vitesh. Në mungesë të organizimit shtetror të emigrantve , gjegjësisht në aktivitetet patriotike dhe kombëtare, pasi punët dhe sherbimet e tjera funksionojne me ligjet e vendit ku jetojme e punojmë.

Eshtë kjo pikërisht fusha ma abuzive ku shqiptaret ne emigrim mundohen me qit në pah ato vlera që deshirojnë t’i kenë, por në fakt nuk i kanë. Pamundësia e të rënit në sy të “përsonalitetit” të tyre, mundohen të ulin dhe të fyejnë dinjitetin dhe mundësinë që kanë pasë e kanë të tjerët, që kanë bërë një emër të mirë, falë punës së tyre të mirë.

Përpiqemi t’i ndjekim dhe suportojmë, me mundësitë tona, mediat që ka komuniteti ynë, në gjuhën tonë. Kjo për shumë arsye, por më së pari për të mbajtë e ruajt gjuhën, traditat dhe vyrtytet me te larta te njohura dhe vlerësuara prej shumë studiuseve të huaj.

E bash pikërisht këtu, drejtuesit e mediave nuk duhet të bienë në cënimin e dinjitetit të askujt, për asnjë lloj interesi, sidomos kur duan të dalin në ballë të kombtarzmit disa përsona që nuk kanë bërë kurrë me shumë se disa darka e dreka falas, edhe pse kanë afro dy dekada në këtë komunitet, duke i pasë mundësitë me u duk, para se të kritikojnë në formën me vulgare punët e të tjerëve. Nuk është as në nderin e tyre, por as të mediave që ua hapin rrugën, duke ulë shumë vlerat profesionale të një bisede, nga e cila duhet mësuar e jo përçarë, siç mundohen të bëjnë në jo pak raste.

Kush më mirë se aktivisti dhe biznesmeni i njohur Ekrem Bardha mundet me ndihmuar, ashtu siç edhe ka ndihmuar, në problemet e komunitetit shqiptar të Detroitit. Prej vitesh e dekadash ai ka pasë dhe ka kontakte me Senatin e Kongresin Amerikan, me shumë përsonalitete të këtij vendi, ku ne ndjehemi me mirë se askund, duke u pritur nga disa Presidentë e duke u ftuar familjarisht në shtëpitë e tyre. Jam i binsdur se ata, të cilët sot flasin dhe mundohen me lobu në shtetin amë me hek Ekremin prej Konsull Nderi, nuk munden me i pasë arritjet e tij të një dite, edhe sikur të shtrojnë një mijë darka falas, edhe sikur t’i marrin edhe njëmijë mirënjohje shoqatash kulturore e të bëjnë darka dekorimesh, siç i kanë bërë deri më sot.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ekrem bardha, Gjeto Ivezaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5594
  • 5595
  • 5596
  • 5597
  • 5598
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT