• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jeta eshte levizje;Levizja shpreh jeten

January 18, 2013 by dgreca

(Analizë   psikologjike)/

Nga Prof. Dr. Hazbi Shehu/ New York/ Materia ndodhet në hapesire. Ajo lëviz dhe ndryshon. Qeniet e gjalla lidhen  me materien (planeti ynë, etj). Ato lindin, lëvizin dhe vdesin. Ky është rezultati i studimeve të deritanishëm. Njeriu i lashtë ka lëvizur gjithë kohën, për të kërkuar ushqimin; nëpër pyje, këneta, kodra, lumenj, dete, etj. Ishte instikti për të ngrenë dhe jo arsyetimi se: “Po nuk hengre do të vdesësh”. Ata jetonin rreth 30-40 veta, në mos më shumë në një shpellë. Kjo mënyrë jetese i shkaktonte vështirësi në frymëmarrje. Truri i tyre nuk e kuptonte situatën e rendë në të cilën ndodhej, por instikti i brendshëm vetëmbrojtes për ajër të pastër i detyronte ata të largoheshin herë pas here nga shpella. Njeriu primitiv i asaj kohe nuk mendonte se duhej të lëvizte për të jetuar. Po të kishte të siguruar brenda shpellës ushqimin, ujin, etj; atij nuk do ti duhej të dilte jashtë saj, përveç se për të thithur ajrin e pastër sa herë që do t’ja kërkonte organizmi. Ai nuk e kuptonte se ç’ishte jeta, si lindi dhe se një ditë do të vdiste, etj. Ata kryenin veprime të pavetëdijshme dhe orientoheshin nga  uria dhe instikti i brendshëm, për të mbrojtur fëmijt e tyre. Sot instikti për të siguruar ushqimin dhe  për të mbrojtur fëmijet është  zbehur, sepse vepron llogjika dhe arsyetimi për jetën. Ka shumë raste që të pasurit, nga fundi i jetës, nuk ja lenë pasurinë fëmijëve të tyre. Sot arsyetohet: “Po nuk më shërbeve (qofsh dhe gjak i tyre), nuk të shpërblej”. Lëvizja e vazhdushme në kohë e djemve Shqiptarë dhe patriotë (si Skënderbeu, Ismail Qemali, etj) bëri që të mbijetonte kombi ynë Shqiptar. Shqiptarët dhe të emigruar në vende të huaja, mendjen, zemrën dhe shpirtin e kanë pasur dhe e kanë tek vendlindja e tyre.

Lëvizja mban gjallë dhe përtërin jo vetëm një njeri, apo një komb, por të gjithë njerëzimin. Ka lëvizje që shprehet kundra zhvillimit dhe që kërkon ta kthej prapa njerëzimin. E tillë ishte lëvizja e drejtuar nga partia nazisto-fashiste, diktatura komuniste ,e tj., që kërkonte të skllavëronte botën me forcën e diktaturës, etj. Lëvizja është produkt i jetës; domosdoshmëri për qeniet e gjalla. Njeriu duhet të lëvizi pjesët e trupit, që të kuptojë se është gjallë. Jo vetëm përgatitja e ushqimit, por dhe të ngrenit, të pirit, etj, janë forma të lëvizjes. Lëvizja nuk ka kufi; edhe kur njeriu vdes, ai pr`apë lëviz; sepse trupi i tij tretet dhe lëviz bashkë me tokën.

Kur shohim dallëndyshet themi se erdhi Pranvera. Kjo stinë e bukur që ngroh zemrat, madje dhe fukaranë e bën të qeshë. Hapen dritaret, dëgjohen cicërimat e  zogjve dhe ndihet ngrohtësia e rrezeve të diellit. Fytyrat qeshin dhe zemrat lehtësohen nga ngarkesa e të ftohtit dimëror. Ndriçimi stinor i lehtëson  vuajtjet dhe shton gëzimet tek njerëzit. Ajo që e transformon madje mund ta shkatërrojë njeriun, është faktori i brendshëm; lëvizja e shprehur me anë të gjendjes shpirtërore. Një zemër e ngrohtë e njeriut, me shpirt të madh e shkrin dëborën, e bën ate optimist, ta dojë jetën, ti dojë njerëzit edhe kur është  në maj të malit dhe në mes të të ftohtit. Njeriu i pastër i krijuar nga fuqia e mbinatyrshme, me zemër dhe shpirt ngadhmues e çan akullin, për të shpëtuar të varfërin nga akullimi i varfërisë. Eshtë  zemra dhe shpirti  I njeriut,që sjellin Prandverën dhe jo, ndrrimi stinor. Njeriu I mirë nuk lodhet,por I përkëdhel njerzit[ kryesisht të varfërit], sa herë që janë në nevoj.Lëvizja jasht arsyes së një llogjike të caktuar, shkakton fatkeqsi, që I dëmton njerzit.  Kur I dhuruan nji të varfri një thes me miell,ai I falenderoi ,por nuk ndjeu gëzim. Ndërsa, kur  I njoftuan se  shkenca gjeti medicinën,që do ta shpëtoi djalin  e tij nga vdekja, ai u hodh përpjet,nga gëzimi I madh shpirtror.

Toka lëviz. Ajo rrotullohet rreth Diellit dhe rreth vehtes. Po të mos lëvizte toka  do të kishim të njejtën temperatur në çdo pjes të saj. Në disa kontinente nxehtësia do të ishte e vazhdushme; ndërsa në  pjesët e tjera  do të predominonte I ftohti I madh.Pa lëvizje nuk do të zhvilloheshin  qeniet e gjalla në planetin tonë. Po të mos lëvizi gjaku në damarët e njeriut; nuk do punonte jo vetëm truri,  por asnje pjesë e trupit të tij.Njeriu do transformohej në një copë mishi I kalbur,ose I ngrirë në frigorifer.

Dikush pyeti një shkencëtar: “Lëvizja është jetë;apo jeta  lëvizje”?! I dashur  ju përgjigj ai: nuk mund  ta përfytyroj fjalën lëvizje pa e lidhur me materien[ të ngurt  dhe të lengët]. Ekziston truri I njeriut, që na jep mundësin neve,  të mendojmë se toka  dhe qeniet e gjalla lëvizin. Kush e krijoi trurin, këte substance speciale dhe enugmatike që,  dha mundësi ta shohin, ta studjojnë, ta zbërthejnë dhe ta transformojnë botën?!Ky tru  duke e transformuar botën primare; prodhon të mira dhe të këqija, për qeniet e gjalla.

Lëvizja e brendshme në qeniet e gjalla,bimët,e tj., shpreh jetën e tyre në zhvillim.

 Ç’do qenie lind, zhvillohet dhe vdes ose thahet[bimët, e tj.]. Kjo forcë e brendshme lufton për mbijetes, dhe përpiqet të përballoi  goditjet nga lëvizjet e jashtme[ nxehtsia ,të ftohtit, era ,e tj. Si rrjedhoj I veprimit të forcave të jashtme mbi qëniet  e gjalla,bimët e tj.;forcat e brendshme[lëvizjet]të tyre dobsohen ose dhe shuhen. Ato  I coptojnë qëniet e gjalla, bimët e tj.,duke I transformuar, në një formë tjetër të ekzistencës . Pra, kur shuhet lëvizja e brendshme e qënieve të gjalla ,bimëve, e tj.;trupi I tyre  do të ndodhet  nën veprimin e lëvizjeve të jashtme [Diellit,planetëve ,asteroidëve, nxehtësis, të ftohtit, erës e tj.]. Kush  I lindi, apo I krijoi  lëvizjet e bredshme, tek qëniet e gjalla, bimët ,e tj.?! Brenda kufirit të vendosur, nga krijuesi I qënieve të gjalla; njeriu mund  ti kontrolloi dhe orientoi lëvizjet e brendshme ,që të marr masa,për tu mbrojtur nga veprimi  shkatërrues I  lëvizjeve të jashtme. Truri kërkon vazhdimisht gjak të pastër dhe të  bollshëm ,që të punoi normalisht. Këtë kërkes mund ta plotsoi dhe duhet ta plotsoi   njeriu ,me anë të ushqimit , të lëvizjeve trupore, mendore me  vetvehten e tij dhe në raport me botën, që e rrethon.Sa do, që të interesohet njeriu,  për zgjatjen e jetës;ajo nuk mund ta kaloi  kohën e përcaktuar nga përvoja e deri tanishme e njerzimit,kufi I cili është përcaktuar nga fuqia e mbinatyrshme[ rreth 120 vjeçë].Po kështu  është dhe lëvizja e brendshme e nje  shteti,rajoni e tj. ,që mund të kontrollohet dhe të orientohet , sipas interesave të njerzve, që jetojnë dhe punojnë në ate rajon ,shtet , etj.

Lëvizja e jashtme lidhet me proçeset e sistemit Diellor[ të nxehtit , të ftohtit, erërat e fuqishme ,e tj.] Njeriu  përpiqet ti kontrolloi dhe ti orientoi këto  forca të natyrës, por, jo rrallë ato paraqiten  shumë të fuqishme, shkatërruese, të pa përballueshme dhe sjellin deme të paimagjinueshme.

Edhe në planetin ose tokën tonë shprehen lëvizjet e brendshme.Teoria e tektonikës  pllakave ka  vërtetuar se: toka përbehet nga blloqe të mëdha, të cilat gjith kohën janë në lëvizje. Nga përplasja e tyre formohen çarje të mëdha,nga ku shpërthen lava e lengëshme, nëpërmjet vullkaneve, ndërsa nga ana tjetër  ndodhin rrudhosje që, shprehen me formimin e maleve.Ne shohim me syt tona, shpërthimin e vullkaneve dhe lavën e lëngshme, që lëviz.  Gjithashtu shohim blloqe shkëmbenjësh , që bien nga majat  e larta të maleve, në humnerë[ pjesët më të ulta].Si shpëthimi I vullkaneve i shprehur me anë të lavës lëngshme, ashtu dhe formimi I maleve ,janë  rezultat I proçeseve të brendshme të tokës. Një tjetër shprehje e lëvizjeve të brendshme të tokës  janë tërmetet ,që jo vetëm I shohim, por ndjejmë katastrofat e jashtzakonshme, qe sjellin në sipërfaqen e tokës dhe vdekjen qidra mijra njerzësh. Pra, vet toka jonë zien brenda vehtes saj, dhe si rrjedhoi I këtyre proçeseve transformohet. Kjo shprehet qarte  në pamjen e jashtme të saj,por  forma e jashtme e tokës, është dhe në ndikimin  direkt të faktorit[Lëvizjeve] të jashtëm të sistemit  Diellor. Me lëvizje të jashtme do të kuptojmë marrëdheniet e tokës me sistemin Diellor, planetët ,e tj., që ndodhen në hapsirën qiellore. Veprimi I tyre mbi tokën, kondicionohet nga energjia  e sejcilit, distanca dhe proçeset, që ndodhin gjatë kohës në hapsirë. Truri thotë populli plaket. Kur lind njeriu dhe truri  është i freskët,por menjëher  ato ndodhen    , jo vetëm nën veprimin e lëvizjeve të brendshme,por dhe atyre të jashtme.Këtu hyjnë: jo vetëm nxehtësia e Diellit, të ftohtit, e tj.;por dhe  veprimet ose  lëvizjet e njeriut brenda vehtes dhe në marrëdhenie me njerzit . Këto lëvizje të jashtme godisin trurin e njeriut dhe si rrjedhoi ai, mund të humbas gjykimin dhe orientimin normal, për vehte dhe në raport me të tjerët. Këto goditje , në saj të lëvizjeve të jashtme e transformojnë trurin, duke I shkaktuar, mpirje,bllokim të pjesëshëm dhe plakje të parakohshme. Truri nuk mund të zhvillohet[ të lëviz] normalisht pa influencën  e lëvizjeve të jashtme .Njeriu nuk mund të jetoi vetëm, ai është I detyruar të jetë në mes të njerzëve dhe sipasoi truri,  do të ambjentohet me goditjet e jashtme. A vihen në lëvizje të gjitha pjesët, që përbejnë trurin?! Është e vështir, që ti përgjigjet ekzakt kësaj pyetje vet truri I njeriut?!. Vetëm krijuesi I trurit mund të përgjigjet. Si truri,toka dhe gjithshka në hapsirën e qiellit  janë në lëvizje dhe  në zhvillim .Kjo vërtetohet nga zbulimet në hapsirën qiellore dhe shpikjet e mahnitshme, që ka kryer truri I njeriut me kalimin e kohës, gjatë jetës tij në zhvillim. Influencat e jashtme në trurin e njeriut ,që shprehen me ngjarje tronditëse si vrasjet, luftrat;muzika, arti në përgjithsi e tj.; influencojnë direkt në ndjenjat e brendshme të njeriut me anë të shqisave[ syrit, veshët, e tj.] dhe prekjeve me anë të pjesëve të trupit. Ka pasur raste, kur njeriu I prekur nga ngjarjet për rreth  tij, të bjerë në koma ose dhe të vdes.

Gjithshka materiale , që ekziston në  hapsirë transformohet në një formë tjetër të materies me kalimin e kohës ;p. sh. Toka, dikur ka qenë një e terë, me kalimin e kohës është coptuar në blloqe, që shprehet me anë të kontinenteve,  që vërejmë sot.Të gjitha këto janë rezultat I lëvizjes së vet materies të ngurtë dhe qenieve të gjalla.

Si dashuria dhe urrejtja,  tek vet njeriu, janë shprehje të lëvizjeve të brendshme shpirtrore, që gjykohen dhe drejtohen nga truri. Këto shpërthime të brendshme ngacmohen dhe nxiten nga ndërhyrja e faktorit të  jashtëm, tek vet njeriu. Është e vështirë ti zhdukësh ose ti shuash forcat e jashtme[ ngacmimet, e tj.]brenda  shoqëris njerzore.Me gjithate mendoj se: mund të zbatohet teoria e lëvizjes së ekujlibrit. Të gjendet një masë ekujlibri, për të zvogluar ngacmimet e jashtme; në mënyrë që, njeriu  të ketë dashuri për njeriun  dhe jo urrejtje. Një faktor kryesor  I jashtëm është paraja, që kondicionon mirëqenien e njeriut. Thuhet herë herë në popull , se ai njeri është I mirë?!.Atëhere, për deri sa ekziston njeriu I mirë, pse mos të krijohen kushtet të kemi njerëz të mirë.?!

Ç’eshtë bomba atomike apo bomba me hidrogjen?! Një forcë lëvizëse e brendshme e materies e studiuar, e zbërthyer dhe e venë në përdorim nga  truri I njeriut.Pra, truri I njeriut, kjo substancë enigmatike, ka zbuluar,shpikur;do të shpiki, do të zbuloi dhe do ta zbërthei akoma më thellë materien; deri në kufirin e përcaktuar,  nga krijuesi I tij. Truri do të vazhdoi të shpiki dhe të zbuloi, sa do ta çudis dhe vet njeriun, por asnjëher nuk do të arrij të zbuloi se kush e krijoi vet ate.Vetëm ai, që e krijoi trurin e njeh dhe e di forcën,  energjinë e jashtzakonshme, te kësaj mase të çuditshme?!.Me anë të shqisave tona  ne shohim nëpërmjet aparaturave speciale ,materien në hapsirën qiellore[Diellin, planetet,asteroidet, e tj] ,lëvizjet e tyre dhe proçeset, që ndodhin në to.Pikërisht është truri ai,  që shpiku  bombën atomike dhe ate me hidrogjen.Ky rezultat çuditi  botën;por më e rëndësishme është se mahniti vet njeriun, që e shpiku, për energjin e jashtzakonshme  që zotëron materia brenda saj?! Ky nuk është fundi I shpikjeve dhe zbulimeve të trurit të njeriut?! Dikur ecnim në kembë, për distanca të gjata; sot fluturojmë me avion dhe raketa në hapsirën qiellore. Dikur ngroheshim me zjarrin e thjesht prej druri, ndriçoheshim me qiri,e tj.; sot  duke përdorur energjinë atomike apo me hidrogjen;  ndërtojmë ose shkatrrojmë botën. Ç’far do të shpiki apo zbuloi truri I njeriut në të ardhmen?! Askush nuk e di përveç fuqis së mbinatyrshme?!

Si zhvillohet truri?! Nga kontakti me natyrën dhe vet njerzit?!Apo e zhvillon forca e mbinatyrshme, në mënyrë graduale?!.Energjia dhe forca zbuluese duhet dhe mund, të kenë ekzistuar edhe në trurin  e njeriut të lashtë apo primitivë?!Në se e pranojmë këtë hipotezë , atëhere del pyetja :  përse, truri I njeriut i asaj kohe nuk ka shpikur apo zbuluar?!Njera nga përgjigjet  mendoj  të jetë: mos vallë, ky tru ka qenë në gjumë dhe nuk prekej nga forcat e natyrës?! Apo mos vallë truri I njeriut të sotëm nuk  është I njejtë me ate të njeriut primitiv; si nga forma dhe përmbajtja?!Apo ndoshta  ky tru I njeriut primitiv me kalimin e kohës, në kontakt me forcat e jashtme të natyrës  filloi të  zhvillohej[ lëvizte] gradualisht?! Apo gjithshka është vepër e atij,  që krijoi njeriun dhe trurin e tij?!

Largimi I njeriut  në  mënyrë të papritur,kur sheh ose bie në kontakt me rrezikun[kur dikush kërkon  ta godas, qoftë ky njeri ,apo kafsh e egër; ose dhe kur është përball furtunave me shi , dëborë, erërave të fuqishme, e tj.]; është instikti i vetmbrojtjes, apo urdhër I llogjikës së trurit ?!. Po kafsha përse,  largohet menjëher, kur sheh se duan ta vrasin, apo ta robnojnë?!çfar  përgjigje apo shpjegimi I duhet dhenë, kësaj skene?! Duhet ta pranojmë si instikt të vetmbrojtjes apo urdhër i turit të kafshës?!

Njeriu ka ndryshuar me kalimin e kohës; kjo vërtetohet nga  kontakti  I tij, me natyrën dhe me vet njeri tjetrin. Njeriu primitiv nuk trembesh nga kafshët ,bile  ai përleshej me to. Njeriu I sotëm I trembet përplasjes me kafshët e egra dhe merr masa  mbrojtëse.Kjo tregon se, truri injeriut nuk ka arsyetuar njësoj gjatë jetë së tij, nga primitivi deri  në kohën e sotme.

Krijimi i parasë për komunikim shpreh një tjetër lëvizje, apo veprim të trurit  në kohë.

Vet proçesi i të menduarit është ose shpreh  një lëvizje,p.sh.:Je duke punuar,kur në çast të shkon mendja, tek një ngjarje ,që ka ndodhur, pak më parë;ose dhjetra vjetë të shkuar; dhe fillon e gjykon ate ngjarje me vehten tende ose me të tjerët që ndodhen me ty.

Lindja e njeriut shpreh  lëvizje. Lëvizja e brendshme   fillon me qarje.; ndërsa, lëvizja e jashtme shprehet me anë të trupit dhe gjymtyrave te tij. Kjo lëvizje fillon të shuhet me plakjen e tij dhe mbaron kur njeriu vdes. I njejti proçes vepron tek kafshët dhe tek bimët..

Lëvizja ndryshon brenda vet nje njeriu, nga lindja   e deri në vdekje; por ajo ndryshon, dhe në njerëz të ndryshëm.

Sa po njeriu lind fillon të lëviz, instiktivisht ,por jo se e mendon lëvizjen. Ai ushqehet,por nuk mendon se ushqimi është I nevojshëm për zhvillimin dhe rritjen e tij. Edhe, seksi zhvillohet instiktivisht. Fëmija kur arrin  zhvillimin e pjekuris seksuale kryen seks,pa e gjykuar se ku të çon ky veprim [kjo lëvizje]. Pra dhe seksi  zhvillohe[kryhet], para ,se njeriu të mendoi për të ardhmen e jetës tij. Seksi fillon si nevoj e organizmit. Kur kalon mosha e rinis, njeriu fillon të mendoi për të ardhmen e vet, dhe kjo vjen në saj të veprimit të forcave  të jashtme[ të lëvizjeve të jashtme], të jetës me botën, që e rrethon. Pikërisht ,kjo botë influencon ,që ai të mendoi se ç’eshtë jeta?!; si duhet jetuar?!Influenca e botës jashtme, mund të jetë pozitive ose negative, për të ardhmen e tij. Në botën e jashtme me të cilën ai kontakton sheh veprimet [lëvizjet] e njerzëve. Me forcën [lëvizjen] e tij të brendshme,që drejtohet dhe orientohet  nga truri,ai fillon të gjykoi veprimin e njerzëve, që e rrethojnë dhe zgjedh rrugën e jetës. Këtu  rolë të veçantë luan,shkalla e lartësis  së zhvillimit të trurit. Një pjesë e mirë e njerzëve zgjedhin rrugën, në të cilën jeton dhe vepron shumica e njerzimit.Duhet thenë se nuk janë të paktë ata të rinjë ,që marrin rrugën e gabuar të korrupsionit si: përdorimi I drogës, harxhimi I pareve në kumar,kryerja e vjedhjeve, prostitucioni,vrasjet; etj. A duhet menduar se një pjes e trurit ,[ ajo e gjykimit  të drejt të fenomeneve të jetës],gjatë kësaj kohe, ka qenë e mpir, e bllokuar dhe nuk ka funksionuar?! A po ka qenë në gjumë?! Me kalimin e moshës, kur njeriu pëson ndonjë fatkeqsi si: aksident fizik, humbje të pasuris, e tj.[lëvizje e keqe në jetë]; atëhere ,ai do të filloi të mendoi se nuk kishte zgjedhur rrugën e  duhur në jetë.?!Për disa mund të jetë vonë dhe nuk arrijnë të  bejnë kthesë, për të kaluar në një jetë normale njerzore.Por ka shumë njerëz, që lëvizjen e gabuar   e kthejnë në lëvizje të rregullt, për të ardhmen  e tyre.  Njeriu, po ta përdori mirë dhe drejt  llogjikën me anë të trurit  të tij; mund të arrij çudira në shkencë ,artë dhe kudo [Anshtain, Shekspiri, e tj.]. Ai po të zhvilloi një jetë normale, të krijoi familje të rregullt, të punoi, të bëj jetë të gjallë[ lëvizje fizike, mendore, e tj.]; do të ketë shëndet ,pasuri dhe do të jetoi mirë.Në se nuk do të zgjedhi  rrugën e përshtatshme , do të humbasi, shëndetin,familjen,pasurinë, e tj. Këto do të varen jo vetëm nga, lëvizjet e brendshme të trurit tij,por dhe faktorët [lëvizjet]e jashtëm, si kontakti me njerzit,qeverria,e tj., që nga njëherë janë aq të fuqishëm,  sa e dërmojnë njeriun dhe I sjellin atij demtime të renda , p.sh. diktatura komuniste në vendin tonë. Kështu njerëz dhe specialitë të mirë janë goditur  rendë nga regjimi në fuqi, duke u burgosurdhe pushkatuar pa faj,vetëm për interesat e regjimit diktatorial.[konkretisht,specialistët e Institutit gjeologjik të naftës e të gazit në Fier].

Shumë të rinj nuk e përmbajnë vehten para pasionit, për dëfrimin e instiktit tyre të brendshëm, të tërhequr nga përkëdheljet e jetës  të botës që e rrethon. Ata  përdorin shprehjen: deri sa jetojmë, duhet  të provojmë gjithshka , që na jep jeta. Duhet  llogjikë shumë e fortë ,që ti kunder vihesh shprehjeve të tilla ç’thurrëse dhe të mos tundohesh nga lëvizje të tilla negative.Për t’ju shmangur dëfrimeve  negative, duhet të zgjedhësh një drejtim të caktuar në jetë, që te lidhet me aftësit dhe mundësit e ç’do njeriu. Kështu për tu larguar nga  rruga e keqe, njeriu duhet , të zhvilloi pasionin e vet ,p. sh. në art,  muzike, shkencë, sport, e tj. Këto janë format  normale të jetës, të punës,të dëfrimit, e tj.,për te pasur një të arthme njerzore të ndritur. Kështu duke  zhvilluar pasionin, jo vetëm, që do të prodhosh vepra, për njerzimin, jo vetëm, që do të krijosh famë,por  do të pasurohesh dhe do të krijohen kushtet, për një jetë më të mirë,për vehte, për familjen dhe të tjerët. Duke vepruar në këtë mynyrë, nuk do të kesh  as kohë për veprime të pista.

Lëvizja e trurit ka prodhuar njerëz  të mëdhenj “thotë populli”. Të tillë si Shekspiri , njeriun e shpirtit dhe të ndjenjave; Anshtaini, njeriun dhe përfaqësuesin e mendjes më të ndritur  botrore.Në përgjithsi truri I njeriut ka lëvizur  drejt zhvillimit ,që shprehet me arritjet e veprave madhështore të njerzimit. Anshtaini,  kur arriti në moshë 40 vjeçare ; kërkesës njerzëve për shpikje të reja ju përgjigj: Unë tani jam plak; dhe mos prisni veprat, për të cilat ju ëndërroni. Sot njerëz të veçantë,shkencëtarë,artist,e tj., po shpikin dhe krijojnë vepra dhe kur janë të moshuar. Pra  mund të supozohet që ,me kalimin e kohës ,truri I njeriut  fillon të zhvillohet dhe të fusi në funksionim pjesë të tjera tij, të pa prekura  deri tani ,ose që kanë qenë në gjumë?!

Disa njerëz , të kapur nga  problemet personale, familjare ose dhe në marrdheniet me  njerzit e tjerë, që  i rrethojnë dhe duke mos I dhenë zgjidhje atyre e gjejnë  prehjen tek drogat e ndryshme si; rakia,duhani e tj. Kjo ndodhë sipasoj e  paaftësis së tyre, për ti dhenë zgjidhjen e duhur problemeve të jetës. Truri i tyre, jo vetëm nuk lëviz në drejtimin e duhur, për zgjidhjen e  rrugës së jetës normale, por mpihet dhe bllokohet nga veprimi I drogës. Populli e shpreh këtë gjendje me mungesën e vullnetit dhe shprehet: ai njeri nuk gjen forca  të kapërxej hallet e tij. Ky bllokim ose mosfunksionim  i trurit, si rrjedhoj I përdorimit  të drogës ose  të tjera vese jo të mira shoqërore ,qoftë dhe për një periudhe të shkurtër demton shëndetin e njeriut. Kur truri nuk lëviz, ngrin ose kalbet dhe I vjen era thotë populli. Pra është e nevojshme  të  gjenden rrugët , që truri i njeriut të  funksionoj vazhdimisht. Këtë e ka në dorë vet njeriu. Ai duhet ti largohet veseve te këqia,duke hapur front pune për vehten e tij . Në rradhë të parë duhet të luftoi kundra dëshirave  të  përkohshme, të embla, por të rrezikshme , për shëndetin, duke i krijuar semundje  ne  trupin e tij dhe në tru; njëkohësisht dhe për të ardhmen e tij në shoqëri.

Veprimi i forcave [lëvizjeve] të jashtme mbi ato të brendëshme tek njeriu varet dhe nga gjendja shpirtrore, në të cilën ai  ndodhet. Këto  lëvizje të jashtme, duke vepruar mbi njeriun  mund të sjellin  kënaqsi,por jo rrallë ndodhe, që duke prekur ndjenjat njerzore I kujtojnë ngjarjet  e kaluara dhe I shkaktojne goditje të forta shpirtrore, që lenë pasoja të rrezikshme?! Kështu p. sh. Një marsh I fort muzikor i kujton ndokujt luftrat dhe përplasjet e tij, me njerëz të padëshëruar të asaj kohe dhe ai  fillon e  nxihet në fytyrë nga hakmarrja  njerzore.?!Ka raste, që  një fjalë e rendë, ofenduese  e shprehur nga një njeri, e detyron tjetrin të përdor grushtin, për të goditur ose dhe pistoletën, për të vrarë. Duhet pasur kujdes dhe menduar mirë, para se njeriu të shpreh mendimin e tij; sepse mund të sjelli kënaqësi shpitërore,por ndoshta dhe irritim  të ndjenjave, që të çojnë  në shpërthim  të goditjeve fatale.Bukuria, thjeshtesia dhe mençuria e njeriut, qendron në njohjen , zbërthimin dhe përdorimin e kombinimit të lëvizjeve të brendëshme, me ato të jashtme. Përdorimi I arsyeshëm i këtyre lëvizjeve mund të sjellë: vllazërimin dhe bashkimin e njerzëve,por  ka jo më pak raste, që shkaktojnë përçarje,urrejtje dhe vrasje midis personave te veçantë ose dhe grupe njerzish.

Njeriu nuk e ka parë proçesin e lindjes së tij; ate ja kanë treguar të tjerët[prindërit, të afërmit, e tj.] ;por ai nuk e di as, kur do të vdesë ;dhe nuk ka për ta mësuar kurr?!sepse proçesin e vdekjes së tij, do ta  shohin të tjerët[ fëmijt, të afëfmit, e tj.].

Lëvizja e  brendëshme e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, gjithmon ka qenë, në rendin e ditës dhe zhvillohej  vazhdimisht ,por nuk e arrinte qëllimin, sepse nuk kombinohej dhe ndihmohej nga faktori [lëvizja] e jashtme. Këtë çeshtje e zgjidhi  Ismail Qemal bej Vlora. Ai si dipllomat bisedoi me përfaqësuesit e shteteve të mëdhenj  të Europës dhe  më gjerë dhe argumentoi me zgjuarsi dhe me fakte lashtësin  shqiptare të Kombit tonë,kufit etnike,gjuhën me të vjetër,  në Ballkan dhe atdhedashurinë e Shqiptarëve në shekuj. Kështu ai krijoi  lidhjen e lëvizjeve të brendëshme te patriotëve shqiptarë ,që luftonin për lirin e atdheut me faktorin [lëvizjen ] e jashtëm, duke krijuar  kushtet, për ngritjen e flamurit dhe njohjen e pavarësis të Shqipërisë, nga përfaqësuesit e të gjithë shteteve të botës.

Skënderbeu që kur ishte gjeneral  në shtatmadhorinë e ushtrisë  Turke,mendonte për  pavarësinë dhe krijimin e një shteti  Shqiptarë, por vetëm, kur u be I njohur si luftëtar dhe gjeneral i madh nga Europa dhe bota, atëhere filloi te verë në zbatim planin e vet,për shkëputjen nga perandoria  Turke dhe të luftoi kundër saj , për të krijuar shtetin  Shqiptarë. Pra duhej kombinimi I dëshirës [lëvizjes] së tij të brendëshme me faktorin [lëvizjen] e jashtëm,për të luftuar  një fuqi të madhe siç ishte Turqia në ate kohë.Duke analizuar zhvillimin e jetes te Skënderbeut dhe Ismail Qemali une arrij në konkluzion se:  Ata jane  Atdhetarët dhe patriotët më të mëdhenj dhe më të  spikatur ,sepse kanë venë  Atdhetarizmin dhe patriotizmin, para interesit personal.Kjo  mbasi ata megjithse kishin arritur majat ne perandorinë  Turke, rehatin dhe të gjitha të mirat; I braktisën ato  vetëm, për hirë të Atdheut  dhe vendlindjes së tyre. Ja pse , këta të dy, unë I konsideroj korifejt dhe njerzit me ideal më te lartë, për  të gjitha trojet Shqiptare.

Po kështu edhe gjatë regjimit komunist në Shqipëri, kishte vazhdimisht persona dhe grupe që, ngrinin krye kundër diktaturës; megjithse regjimi në fuqi i burgoste dhe i pushkatonte. Me gjithe sakrificat e vazhdushme të njerzëve apo grupeve , që shprehnin  lëvizjet e brendëshme   për liri  dhe demokraci, vetmohimi    i  tyre nuk u realizua.Kjo shpjegohet se këto përpjekje ishin të izoluara dhe nuk u ndihmuan nga faktori  [lëvizja] i jashtëm . Vetëm në vitin 1990, kur  u kombinua  lëvizja  e brendëshme me faktorin[lëvizjen] e  jashtëm ,d.m.th.  dëshira dhe ndihma e shteteve të mëdhenj, u realizua liria dhe demokracia në Shqipëri.

Jeta zhvillohet dhe ecën përpara, vetëm në saj të kombinimit ose lidhjes të lëvizjeve të brendëshme me ato  të jashtme. Lëvizjet e brendëshme dhe të jashtme,janë të pavarura;por megjithate nuk mund të ekzistojnë pa njera tjetrën. Lëvizja e bredshme ndryshon brenda   të njejtit njeri,sepse ai shpesh paraqitet optimist por  jo rrallë dhe pesimist; pasi ky proçes i ndjenjave shpirtrore influencohet nga bota që e rrethon. Lëvizjet e brendshme janë të ndryshme, në njerëz të ndryshëm. Dikush është optimist, bile I qeshur;ndërsa  një tjetër,paraqitet pesimist. Ka njerëz,që nuk mund të kryejnë vrasje; ndësa  për ndonjerin “ populli  thotë”: ka lindur vrasës.

Këto proçese ndodhin dhe tek kafshët; veçse ndryshon shkalla e zhvillimit të kryerjes së  tyre. Kështu , lëvizja e brendshme tek kafshët nuk shpreh pesimizëm as optimizëm;p. sh.gjarpëri  të pickon,  apo luani të kafshon,e tj. ;sepse ato nuk kanë mëshirë; nuk kanë ndjenja dhe nuk gjykojnë për të falur. Kafsha për tu mbrojtur përdor armën, që zotron[dikush dhembët, tjetri helmin, e tj,]. Të gjitha kafshët kanë të përbashkët  lëvizjet, për tu vetmbrojtur  ose për të mbrojtur e fëmijt e tyre.

Forma më e shprehur e lëvizjeve të brendshme dhe të jashtme të qenieve të gjalla është krijimi i familjeve. Me zhdukjen e familjeve do të shuhet dhe jeta e qenieve të gjalla!

Studimi dhe analiza e lëvizjeve të brendëshme dhe të jashtme të qenieve të gjalla, vërteton, se me kalimin e kohës, diçka [material] e re I shtohet jetës së qenieve të gjalla. I njejti proçes ndodhë dhe në planetin tonë. Në  sipërfaqen e tokës vazhdimisht shtohet material i ri ,nga derdhja e lavës së  nxehtë,si rrjedhoi  I shpërthimit të vullkaneve. Këto janë vërtetuar me anë të aparateve speciale, por  dhe nga syri I vet njeriut.

Lëvizja shpreh  ekzistencën e materies në të gjitha format e saj. Njeriu  sheh, ndigjon,prek, e tj.,ndryshimet dhe zhvillimin e materies në saj të lëvizjes. Kjo shprehet në jetën   e qenieve të gjalla.  Ky ndryshim dhe zhvillim  vërehet dhe ne planetin[tokën ] tonë, por në një formë të ngadalsuar. Të gjitha këto proçese lëvizëse, njeriu, jo vetëm I sheh, ndigjon, prek ,e tj.,por dhe I jeton, prandaj dhe I pranon.

Kur lindën qeniet e gjalla?! Si u krijuan ato?! Kur do të jetë fundi I tyre?!Dhe si do të jetë ai?!

Kur u krijua planeti ynë dhe gjithsia?! Si u krijuan ato?! Kur do të jetë bfundi I tyre?!Dhe si do të jetë ai?!

Truri I njeriut vazhdon të studjoi gjithsinë. Ka zbuluar  dhe do të zbuloi sekretet e saj, në të ardhmen duke mahnitur dhe vet njeriun?! Por deri tani ky tru nuk ka arritur ti përgjigjet me fakte  pyetjeve të mësipërme?!

Truri I njeriut ka krijuar dhe  vazhdimisht krijon hipoteza?! Por hipotezat mbeten  hipoteza?!

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: analize psikologjike, Hazbi shehu, Jeta eshte Levizja

NJE ZE I VECANTE NE LETRAT SHQIPE

January 18, 2013 by dgreca

INTERVISTE ME SHKRIMTARIN VULLNET MATO/ -Në përjetimin tim të realizmit socialist, kritika ishte një shkop, i cili nga njëra anë kishte një topuz me thumba të mprehtë për të talentuarit dhe nga ana tjetër, një furçe me fije mëndafshi për mediokrit e indoktrinuar. Sot kritika letrare ka shkuar për pushime të gjata në ishuj e Paqësorit. Unë ndjeva kohët e fundit për herë të parë kritikën e vërtetë shkencore për prozën time, në shkrimin e akademikut Fatmir Terziu te fjala e Lirë e Londrës./

NGA RAJMONDA MOISIU/

“Punoni sikur do jetoni njëmijë vjet …../

 Peripecite e hapësirave të largëta janë pjesë e natyrës njerëzore, gati në mënyrë të përafërt me trurin e krijuesit, nga e cila lind një poezi, prozë apo edhe një refleksion i çastit. Fakti që një krijues i hedh në letër, tregon pasionin, aftësinë për të vazhduar me fisnikërinë e një profesioni, kuptimi i të cilit është integriteti i asaj ç’ka të shtyn të shkruash. Në rastin konkret shkrimtari Vullnet Mato, për herë të parë botoi një poemë, të redaktuar nga i ndjeri Vath Koreshi, që e bëri të ndjehej si Juri Gagarini, që në ato ditë po i vinte botës përqark me raketë, duke përfytyruar ato hapësira të largëta të rrugës krijuese për t’u bërë shkrimtar. Pas saj vjen romani “Ujësinor”, duke na treguar detajet e rrugës së jetës. Fjalën njerëzore dhe edukuese të prindërve, mendimin se njeriu i mirë është thesar dhe virtyt ta fitosh, botimin i poemës dhe i romanit, profesioni e tij të mësuesisë, pasionin për të shkruar, si një vorbullë magjike që e tërheq, ai i sheh si përvoja të vyera, të cilat i kanë dhënë mundësinë për të promovuar karrierën e tij si shkrimtar. Në galaktikën e tij krijuese letrare numërohen plot tetembedhjete vepra. Ndërmjet të cilave shquhen romani “Damkosja e Engjëjve”, “Vajza e Kyçur”, “Marrëzia e madhe”, “Matura e paharruar”etj. I cilësuar dhe vlerësuar nga kritika e kohës si një shkrimtar cilësor që dallon me mjeshtërinë e penës së tij: “Është mjeshtëria e Matos që depërton deri thellë ngulmave vjetroshe të shkulë çibanë dhe mërzitma. Jeta e njeriut e deliri i tij, në sfilitën letrare të Bernard Show-t dhe të Matos gatuhet i tillë” (F.Terziu). Tani kontrastin e fortë të personalitetit të njeriut në dy kohë ai e shikon sa të rëndësishëm aq edhe me pozitivitet për ta krijuar. Shkrimtari dhe poeti Vullnet Mato, një nga zërat më të njohur në letrat shqipe, një njeri modest dhe shumë i sinqertë, na tregon për audiencën e lexuesve detaje të rëndësishmete jetes dhe krijimtwrise letrare, disa herë duke përdorur sqimën e batutës inteligjente, paksa sarkastike, por shumë popullore, këndshëm dhe me një emocion të papërshkruar.
-Keni lindur duke qeshur apo duke qarë dhe pse?
-Duhet të kem lindur duke qeshur, sepse ndjehem gjithmonë me humor të mirë. Ndoshta e kam kompensim për të mos i ndjerë vuajtjet e fatit, nga fëmijëria deri në vitet ’90, kur ngriu lufta klasore. 
-Ku keni lindur? Jeni nga ku lindët, apo nga ku banoni? Po fëmijët tuaj nga e konsiderojnë veten dhe pse?
-U mbolla në Sarandë, lidha kokrra në Librazhd dhe do korrem në Tiranë. Fëmijët deklarohen sarandiotë, megjithëse Sarandën e kanë pare me sy në moshë madhore. U pëlqen shumë Saranda me det dhe me njerëz të qetë.
-Kush jua ka vënë emrin? Cili është mesazhi i emrit? Do donit ta ndryshoni?
-Emrin ma ka vënë gjyshi Xhaferr Mato. Me dëshirën, për të trashëguar vullnet të fortë, siç ka ndodhur. Djali i madh emigrant ka dashur ta ndërroj në Vasil, për të marrë pension në Greqi. Por unë preferoj të vuaj me pensionin e vogël shqiptar, duke menduar se vuajtjet në atdhe e fisnikërojnë shqiptarin.
-Ku e kaluat fëmijërinë?Cili është kujtimi më i bukur dhe më i shëmtuar?
-Fëmijërinë e kalova në Sarandë. Kujtimi më i bukur është kur nxora nga deti koshin prej teli me 12 peshq dhe gëzova nënën me vëllezërit e uritur. Kujtimi më i shëmtuar është, dënimi me vdekje, duke na hoqën triskat e bukës, se nëna me shtatë fëmijë nuk pranoi ta ndante babanë e burgosur për agjitacion dhe propagandë.
-Çfarë mbani mend se keni mësuar për herë të parë nga nëna, apo nga babai? Po nga mësuesi? Po nga shoqëria? Po në moshën e parë dhe të dytë?
-Nga nëna kam mësuar të bëhem memec para fjalëve politike, për të shpëtuar nga burgu. Nga mësuesi kam mësuar se në Australi ka më shumë lepuj se njerëz. Nga shoqëria kam mësuar se në botë ka më shumë hajdutë dhe kriminelë, prej të cilëve duhet ruajtur. Në moshën madhore kam kuptuar se një njeri i mirë është një thesar, të cilin duhet ta fitoj.
-Kush ka ndikuar më shumë në formimin tuaj, nëna apo babai, apo shkolla e shoqëria?
-Në edukimin tim ka ndikuar shpirtmadhësia e nënës, dhe intelekti i babait. Në formimin tim kanë ndikuar disa mijëra libra të lexuar. Shkolla dhe shoqëria kanë ndikuar pak. Më tepër kam ndikuar vetë mbi to, me profesionet dhe marifetet për të bërë ca gjëra që nuk i bënin të tjerët.

-Po në shkollë, cila ka qenë lënda që u ka pëlqyer më shumë?
-Më ka pëlqyer më shumë letërsia, psikologjia dhe astronomia. 
-Cilat fenomene ndikuan në formimin Tuaj si shkrimtar e poet? 
-E fillova me hartimet që lexonte mësuesi i shtatëvjeçares para klasës. Vijova me disa vjershëza, të cilat, si ato çupërlinat fanatike, nuk dolën nga dhomat e trurit për t’i parë djemuria. Pastaj u pllenova nga jeta ime me peripeci nëpër hapësira të largëta, ku në mënyrë të përafërt, truri i krijuesit mbetet shtatzënë. Dhe linda një poemë. Kur i ndjeri redaktor Vath Koreshi e lexoi dhe tha se do ta botonte menjëherë të nesërmen në një faqe të gazetës “Zëri i Rinisë”, dola në bulevardin kryesor të Tiranës, dhe ndjehesha si Juri Gagarini, që ato ditë po i sillej tokës përqark me raketë. Më pas botova romanin për sharrëtarët “Ujësinor” që u shtyp dhe priti tre muaj i paketuar, derisa nuk pati ndonjë vërejtje nga disa dhjetëra zyra të larta partiake e shtetërore, ku e çuan për verifikim. 
– Më tej krijimtaria u diktua nga nevoja, koha apo dëshira për një të tillë?
-Syri i eprorëve diktatorial zbutej disi para atij që kishte fituar besimin e botimit. Ndonëse pati edhe ndonjë kapter ushtrie që më mori inat pikërisht për këtë fakt e tha: ”Sa di ti, më di mushka mua!” Por kryesisht pasioni ishte vorbulla magjike që më rrëmbeu e s’më lëshon, derisa të më çojë në thellësitë përfundimtare të jetës. Tani kur më pyesin, sa fëmijë ke? U them 19 dhe të gjithë të gjallë. 3 m’i ka bërë gruaja dhe 16 i kam lindur vetë. 
-Si e keni krijuar familjen, me mblesëri, me rekomandim, apo me dashuri, apo u ka martuar shoqëria, partia policia dhe si ka qenë jeta juaj familjare?
-Jam martuar me dashuri të penguar, duke e rrëmbyer gruan si hajdut klasik. Partia dhe policia më kanë hedhur baltë, që të mos më afrohej grua nga sfera komuniste. Pastaj jetën familjare ma ka bërë gruaja të shkëlqyer, edhe kur kemi pasur në pjatë dy gisht bukë e një copë presh. 
-Ç’është dashuria për Ju? Cilat janë dashuritë Tuaja? Sa i ruani ato brenda shpirtit e krijimtarisë Tuaj, si relikte të çmuara? Kur një njeri e ndjen se ka të tilla?
-Dashuria e vërtetë është si zanë, shumë flasin por pak e kanë parë dhe ajo të vjen një herë në jetë. Të tjerat më pas janë dashuri, po nuk ngjajnë me të, sepse janë iluzionet e saj. Unë kam rënë kokë e këmbë në dashuri qysh në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç me vajzën që grabita. Tani më duket sikur kam lindur i martuar. Në krijimtarinë time dashuria është majaja që mpiks veprën. Ka në të ndjesi të ëmbla dhe pak humor. Sepse e tillë është vet ajo. Në kuptimin më të gjerë, njeriu në çdo paraqitje të tij, duhet të jetë vetëm fytyra e dashurisë. Ai që nuk ndjen dashuri për askënd, ka shpirt krimineli. 
-Ç’punë të mira keni bërë? Po të liga, me dashje apo pa dashje?
-Kam bërë ca libra që m’i kanë pëlqyer, dhe ndonjë punë të “ligë” me konsensus.
-Pse nuk u bëtë jurist, mjek, apo inxhinier dhe pse u bëre mësues?
-U bëra ai që jam, se nuk do desha të bëhem si askush tjetër nga ana profesionale. Kam pasur parim të lakmoj ato profesione që nuk arrihen lehtë.
-Kur dhe ku e keni marrë rrogën e parë, si ju duk e si ju duket paraja?
-Jeta ka provuar se pas nënës dhe babait legal, vjen baba “Leku” i adoptuar, me të cilin kam ruajtur vazhdimësinë time jetësore, të gruas dhe të fëmijëve të mi. Rrogën e parë e kam marrë duke bërë e shitur krehra alumini për çmorritje. Pastaj si operator kinemaje.
-Ç’mendim keni për moralin, apo ai ka dalë jashtë mode? Cili është emëruesi i përbashkët që mban familjen tuaj të rregullt, të mirë?
-Morali ka vlerë vetëm kur e ke vetë. Kur ua rekomandon të tjerëve bëhesh Ufo.
-Po për karakterin çfarë opinioni keni? Jeni i ngadaltë, i nxituar, i qetë, nevrik, indiferent apo aktiv në jetë e shoqëri?
-I kam të gjitha cilësitë e karakterit, i qetë, i nxituar, nevrik, indiferent dhe aktiv, në rastet kur duhet me qenë patjetër një i tillë, për të mos qenë budalla.
-Ç’është familja për ju? Dhe kë doni më shumë nga pjesëtarët?
-Familja për mua është parajsa tokësore. Nipat, Rei dhe Agi, janë engjëjt e saj. Shoqëria dhe miqësia janë purgatori i përzier me të mirë dhe gjysmë të mirë. Ferri është mjedisi me njerëz të liq.
-Cili është opinioni juaj për shoqërinë e miqësinë dje dhe sot?
-Shoqëria e djeshme kishte më shumë servilë dhe miqësia qe më tepër një ombrellë biografike. Sot raportet kanë ndryshuar, me domosdoshmërinë për një shoqëri dhe miqësi të ndërsjellë pa paragjykime. Miq e shoke dashamires si në internet, rrallë kam pasur.
-Cili është koncepti juaj për kombin, pushtetin, partitë, dhe për demokracinë në vendin tonë?
-Kombi është për mua mitra nga kam dalë dhe guri i varrit ku do futem. Pushtetin historikisht e kanë marrë në dorë maskarenjtë dhe të paaftët. Partitë janë prostituta, për të shkuar me to kodoshët e politikës. Sa më pak të kishim, aq më i ndershëm do të ishte vendi ynë. Demokracia është një bukuroshe, së cilës ende nuk ia kemi parë mirë sytë.
-Kush u pëlqen më shumë liria, puna, apo qejfi?
-Më pëlqen liria brenda kufijve të mi, drejtësia e fituar me hak, puna që më jep kënaqësi dhe argetimi pas një pune të lodhshme.
-A e ndjeni veten të lirë e të qetë në punë, në jetë, në shoqëri e miqësi?
-Ndjehem i dëshiruar për lirinë me caqe, për qetësinë në lagje, për jetën në paqe dhe për shoqërinë e miqësinë intelektuale.
-Keni inat? Mbani mëri? Grindeni me shokët? Me gruan? Me komshinjtë?
-Kam inat dhe mbaj mëri me një spiun. Shokëve grindavec u shmangem me marifet. Me gruan jam brenda një rropullie, si stomaku me zorrët, që merren vesh pa e nxjerrë sherrin përjashta. Me komshinjtë, veç përshëndetjeve, urimeve dhe rasteve njerëzore, nuk shkëmbej fjalë të tepërta.
-Cilët janë miqtë tuaj më të mirë, të cilës moshë, dje dhe sot?
-Miqtë e mi më të mirë janë ata që më ndjejnë se më kanë mik. Dhe lexuesit kudo qofshin, të çdo moshe dhe të çdo kohe. Te miqtë dhe mikeshat e përveçme për talentin dhe mençurinë, bëni pjesë në rreshtat e pare ju, zonja Raimonda. 
-A gatuan, çfarë gatuan vetë? Ushqimi i preferuar? Pija që u pëlqen?
-Gatuaj ca gjëra që më ka mësuar gruaja, kur ikën te njerëzit e saj në Korçë. Ushqimi im i preferuar janë barishtet, që, ndryshe nga kafshët, i dua të ziera. Më pëlqen pak raki pa hile nga ajo e Fterrës.
-Çfarë të gëzon, çfarë të mërzit a të bezdis?

-Më gëzon shëndeti i mirë, më mërzit gripi, më bezdisin llafazanët.
-Cilat janë raportet tuaja me shefin, ju pëlqejnë shefat, pse po pse jo?
-Kam shërbyer në disa punë, ku përgjithësisht, shef i punës sime, kam qenë vet. Shefat e mëdhenj i kam dashur pak, më kanë dashur më tepër se bëja punën.
-Krijon apo shuan konfliktet me shoqërinë, me kolegët, apo drejtuesit në punë?
-Konfliktet kanë qenë si meteorët, që janë djegur në atmosferën përqark, pa arritur deri te sipërfaqja ime, sepse jam rrotulluar në orbitat larg tyre.
-Kursen? Ke huqe? Qeras apo të qerasin më shumë?
-Si pensionist nuk kam ç’kursej, se harxhimi dhe çmimet janë mbi sasinë e lëmoshës shtetërore që më jepet. Kali i kuq e ka ndonjë huq. Qeras ata që më qerasin, për të mos mbetur borxhli.
-A lexoni dhe çfarë preferoni? 
-Lexoj siç ha bukë i urituri. Kam intuitë për të zgjedhur ato libra që duhen lexuar.
-Kë ndiqni më shumë, lajmet, apo emisionet artistike?
-Ndjek lajmet flesh, pa komentet lesh e li. Ndjek të gjitha emisionet artistike që meritojnë të më cungojnë gjumin e shtrenjtë.
-Cili është momenti më i bukur i jetës suaj, po më i hidhuri?
-Momenti më i bukur është kur notoj në det dhe së fundi kur bashkëfshatarët e mi të prirë nga djaloshi Besmir Zani ma gdhendën emrin në shkemb… Më i hidhuri është kur s’kam para në xhep. 
-Ambicia juaj për para, pushtet, qejf, apo ?
-Nuk kam pasur ambicie për para. Ambicien për pushtet e urrej si vet pushtetin, që të shumtën e herës na ka shtypur. Qejfin e quaj dhuratë qiellore, si kohën me diell. Kam ambicie vetëm me ata që u hipin raketave për në kozmos.
-Cilat këngë ju pëlqejnë më shumë, llojet, këngëtarët?
-Mund të duket e çuditshme, por më pëlqejnë të gjithë tingujt muzikor që nxjerr njeriu i globit. Më ka mahnitur kënga kineze “Fshatarja e bukur” dhe një këngë dasme eskimeze. Vdes për çiftelinë e Veriut dhe fyejt e barinjve të Jugut. Tallavaja më hedh përpjetë. Opera më lulëzon mendimet për madhështinë e botës njerëzore. Më pëlqejnë këngëtaret e veshura. Ato lakuriq më duket sikur janë larg këngës dhe fare pranë seksit.
-Cili shkrimtar e artist ju pëlqen dhe pse?
-Më pëlqejnë shumë shkrimtarë dhe artistë. Por njësoj si me lulet e një kopshti, nuk mund të them cila është më e bukur.
-Çfarë iu ka mbetur peng që dëshironi ta hidhni ne letër?
Kontrasti i fortë i personalitetit të njeriut në dy kohët e jetuara.
– Çfarë po shkruani aktualisht? Planet e së ardhmes?
-Po përgatis një përmbledhje me poezi të zgjedhura nga të gjithë vëllimet e botuar, duke i shtuar dhe shumë poezi të viteve të fundit. Gjithashtu jam duke shkruar një roman me temë aktuale për dinjitetin njerëzor.

– Ç’mendim keni për kritikën e mirëfilltë letrare?
-Në përjetimin tim të realizmit socialist, kritika ishte një shkop, i cili nga njëra anë kishte një topuz me thumba të mprehtë për të talentuarit dhe nga ana tjetër, një furçe me fije mëndafshi për mediokrit e indoktrinuar. Sot kritika letrare ka shkuar për pushime të gjata në ishuj e Paqësorit. Unë ndjeva kohët e fundit për herë të parë kritikën e vërtetë shkencore për prozën time, në shkrimin e akademikut Fatmir Terziu te fjala e Lirë e Londrës.
-Ku do të dëshiroje të jetoje, në Shqipëri, në Francë, në Amerikë apo?
-Do dëshiroja të jetoja në verë në Sarandë dhe në dimër në Tiranë. Jam një pemë që nuk mund të aklimatizohem në Francë, në Amerikë, apo gjetkë. Sepse do të thahesha shpejt për t’u kthyer në Shqipëri si trung i ambalazhuar.
-Çfarë mesazhi do u përcillni lexuesve tanë dhe çfarë do u këshilloni?
-Mesazhi që u përcjell lexuesve, shokëve dhe miqve nga përvoja ime është: Punoni sikur do jetoni njëmijë vjet dhe mundohuni të jetoni sikur pas një viti vjen apokalipsi. Mos u falni politikanëve dashuri dhe duartrokitje që nuk ua kthejnë kurrë. Mos kujtoni se ka idhuj dhe supernjerëz aq të mëdhenj sa t’u përuleni, përderisa ashtu si ju, të gjithë shkojnë në wc. Duajini fëmijët shumë, por mos i urreni aq shumë duke i përkëdhelur shumë. Mundësisht i puthni në gjumë. Ju përqafoj juve dhe te gjithë lexuesit dashamires në bote.

Intervistoi RAIMONDA MOISIU

Filed Under: Interviste, Kulture Tagged With: Interviste, Rajmonda Moisiu, Vullnet Mato

MINISTRI I JASHTEM SHQIPTAR I KERKOI AMBASADORIT GREK HEQJEN E LIGJIT TE LUFTES

January 17, 2013 by dgreca

TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti ka kerkuar nga ambasadori grek ne vendin tone bashkepunim per nje zgjidhje te pranueshme per ujerat detare dhe shfuqizimin nga Greqia te ligjit te luftes.

Kerkesa eshte bere gjate takimit te perbashket te mbajtur te enjten e 17 Janarit ne Ministrine e Jashtme, ku Panariti priti Ambasadorin e ri të Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas.

Ambasadori Rokanas shprehu vullnetin e tij për të punuar me vendosmëri për dinamizmin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai siguroi se Greqia mbështet fuqimisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të asistuar në terma konkretë Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE.

Gjatë takimit, u diskutua mbi hapat që të dy palët do të ndërmarrin për dinamizmin marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë kuadër, të dy qeveritë po punojnë për të zhvilluar së shpejti një takim në formatin ndërqeveritar G-G.

Ministri Panariti kërkoi nga pala greke shtyrjen e moratoriumit që lejon qytetarët shqiptarë të udhëtojnë me dokumentat aktuale që kanë në përdorim, duke qenë se palët kanë avancuar në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për këtë çështje.

Dy bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se duhet punuar së bashku për të arritur një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët lidhur me çështjen e delimitimit detar, mbështetur në legjislacionin ndërkombëtar dhe të drejtën e brendshme të të dy vendeve.

Panariti përsëriti kërkesën për shfuqizimin e “Ligjit të Luftës”, një ligj absurd i vjetër i Greqisë, veprim i cili do t`i çonte në një stad të ri në marrëdhëniet e dy vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me shqetësim moslejimin e kalimit të shtetasve shqiptarë në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, për shkak të mënyrës së shkrimit të toponimeve greke në pasaportat e tyre.(Panorama)

Filed Under: Rajon Tagged With: ambasadori grek, Edmond Panariti, Leonidas Rokanas

NJOFTIM NGA KRYETARI I VATRËS

January 17, 2013 by dgreca

Sipas një njoftimi të Kryetarit të VATRËS, dr. Gjon Bucaj, këtë të shtunë, me 19 Janar, në orën 1.00 pasdite, në Shtëpinë e Vatrës, në adresën, 2437 Southern BLVD, do të organizohet mbledhja e Vatrës, ku përvec anëtarëve të Këshillit, janë të ftuar edhe kryetarët ose përfaqësues të Shoqatave të komunitetit shqiptar në New York dhe rrethina.

Tema kryesore në këtë takim do të jetë organizimi i festimit të 5 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe probleme të tjera.

Në mbledhjen e mëparshmë të Vatrës me komunitetin ishte vendosur që festimi i Pavarësisë së  Kosovës të organizohet me 17 Shkurt 2013, në Restorantin Maestros. Në takim do të diskutohet për detaje të festimeve.

Janë të lutur drejtuesit e Shoqatave që të mos mungojnë në këtë takim.

Përcjellim edhe një herë Njoftimin për Festimin e  5 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shpërndarë pak ditë më parë:

 

  BASHKOHUNI ME NE NË 5 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

VATRA DHE BASHKËSIA SHQIPTARE NË NEY YORK ME RRETHINA DO TË KREMTOJNË  5 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS ME 17 SHKURT

Njoftohet komuniteti shqiptar në New York dhe në rrethina se Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” dhe Bashkësia Shqiptare do të kremtojnë 5 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt 2013. Kremtimi do të bëhet nga ora 12 te drekes deri në 5 pm në restorantin e  njohur  MAESTRO’S, që ndodhet në  :

ADRESËN:

 MAESTRO’S

1703  Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462

Filed Under: Kronike Tagged With: dr. Bucaj, i Vatres, nga Kryetari, Njoftim

KALENDAR HISTORIK, ME 15 JANAR U NDA NGA JETA ERNEST KOLIQI

January 17, 2013 by dgreca

Ernest Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë më 15 janar 1975. Është cilësuar si një ndër prozatorët më të mëdhenj. Ndërsa në poezi,siç shprehet një studiues, Koliqi u angazhua me synimin që thekson Elioti: “Asnjë art nuk është më kombëtar se poezia”. Mjaftuan dy librat me tregime “Hija e maleve” (Zarë, 1929) dhe “Tregtarë flamujsh” (Tiranë 1935) që Koliqi të zerë kryet e vendit në prozë, bashkë me Kutelin, sikundër për Poradecin mjaftuan “Vallja e yjve” dhe “Ylli i zemrës” të zerë kryet e vendit në poezi. Mendimi kritik, ndërsa Konicën e cilëson “nismëtar të prozës moderne shqipe”, Koliqin e shënon “themelues të prozës moderne shqipe”. Në krijime poetike, përveç vëllimit “Gjurmë stinësh” (1933), “Kangjelet e Rilindjes”, apo “Symfonia e shqipeve”, etj, kulmohet me “Pasqyrat e Narçizit”, me shtatë poemthat në prozë. Sipas studiuesit A. Plasari, po ta gjykonim një gjysmë shekulli të letërsisë shqipe me rreptësinë e Kurtiusit (Curtius), do të na shfaqej parasysh i hirtë e i ftohtë “zinxhiri i pashkatërrueshëm i një tradite mediokriteti,” mbi të cilin ngrihen kryeveprat e jashtëzakonshme, “Pasqyrat” e Koliqit, “Tat Tanushi” i Kutelit, “Dranja” e Martin Camajt, që e kapërcejnë realitetin e një historie letërsie. 

Kur theksojmë që Koliqi jo rastësisht zgjodhi poezinë, kemi parasysh jo vetëm krijimtarinë poetike të tij, por edhe momentet më jetësore dhe domethënëse të autorit që e lidhin natyrshëm me artin e fjalës. “Kur më lulëzuen në shpirt gjashtëmbëdhjetë pranvera të freskëta, Zana ma dha ngushllimin e shfrimit muzikuer të fjalëve.” Është koha kur studion në Itali, (i filloi studimet më 1918) dhe në Bergamo themeloi të përjavshmen “Noi giovani” (Ne të rinjtë), ku botoi vjershat e para në italisht. Ishte 18- vjeçar, kur u kthye në Shqipëri, kur fitoi konkursin e Ministrisë së Arsimit për një himn kombëtar nga një juri ku bënte pjesë Fishta, Noli, Mit’hat Frashëri, Luigj Gurakuqi. Këtë “shfrim muzikuer të fjalëve” po ta ndjekim nëpër etapat krijuese të autorit, do të vemë re se poeti e realizon duke u ushqyer nga tre burime kryesore: Burimi i parë është Shkodra dhe më pas viset arbëreshe. Burimi i dytë janë gojëdhënat, këngët, përrallat e gjithçka folklorike, si Cikli i Kreshnikëve, rreth të cilave bëri studime dhe mbrojti tezë doktorature. Burimi i tretë është kultura italiane e botërore, që mori qysh herët, kur shkollohej në Itali, kulturë prej së cilës mori e dha. Përvetësoi modele poetike, jo duke imituar, por duke asimiluar dhe pastaj aplikuar në shqip. Tregoi aftësi vrojtuese, imagjinatë të begatë, zhdërvjelltësi përpunuese dhe asimiluese të lëndës së vendlindjes, duke e shndërruar atë në poezi atdhetare, në ditiramb për gjuhën shqipe, në këngë malli e përgjërimi për Shkodrën, në tingëllimë dashurie, ku ndiehet “shfrimi muzikuer i fjalëve”. 

Poeti evokon lashtësinë ilire, kohën e Skënderbeut, kohën e lulëzimit qytetar të Shkodrës, kohën e mërgimit politik, ku dhe mbylli sytë papritur. Ndërsa hapësira gjeografike që rrok vështrimi dhe imagjinata e tij poetike kalon “përtej avullis, rreth kumbonares, nëpër qiell të bardhë e ma larg, në male të Shqipnis, mbi udha të detit, në pambarim të gjithësisë. Shkruan “Tingëllimat e mallit”, ku qan se larg tij lulëzon Shkodra, pastaj kur e humbet shpresën e rikthimit dërgon shtatë tekste poezie testament nën titullin “Bijës sime”, poezi tronditëse që dëshmon lidhjen e pazgjidhshme me qytetin e lindjes. Poezia “Shqipninë e mora me vete”, që të kujton dhe një varg të nobelistit grek Seferis, që ka qënë dhe konsull në Korçë, “kudo që shkoj Greqinë e marr me vete si një plagë,” është sintezë e lëndës poetike,që u shndërrua në shpirtin dhe artin e poetit. Koliqi ecën në vazhdën e rilindasve të mëdhenj për të evokuar e lartësuar lashtësinë dhe shenjën më të patjetërsueshme të etnitetit dhe identitetit të shqiptarëve, fjalën shqipe. Shkroi poezinë “Gjuha shqipe”, siç kanë bërë Naimi, Mjeda, Fishta, Poradeci, Kuteli, Kadareja.
Kulmin e këngës së vet me këtë temë mendojmë se e arrin në poezinë “Ditiramb trako-ilir”, që siç e shënon edhe titulli shpreh edhe qëndrimin himnizues edhe konceptin që kish vetë Koliqi për prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe. 

Ernest Koliqi vazhdoi traditën e të mëdhenjve të qarkut letrar të Shkodrës. Duke përthithur dhe asimiluar kulturën poetike arbëreshe, kulturën poetike klasike dhe moderne, veçanërisht atë latino-italiane. Gjatë 60 vjetëve të punës si erudit dhe krijues i nivelit të lartë lëvroi një poezi me lëndë tërësisht shqiptare e ambiente shkodrane. Motivet e kësaj poezie evokojnë veçanërisht lashtësinë e racës vitale të të parëve, të bujarisë dhe fisnikërisë, evokojnë gjuhën shqipe, doket dhe zakonet, duke aspiruar që mbi trungun e lashtë stërgjyshor të shartohet filizi i ri i qytetërimit perëndimor. Është këngëtari dashnor më i plotë dhe më i begatë i Shkodrës,”pasqyrë e odave të mëdhaja,trapazan i shtëpisë shkodrane që censhëm përpunuen daltat mjeshtrore” Nëpërmjet një lirike plot ndjeshmëri dhe ngjyrë të kopshteve dhe të qiellit shkodran, pasqyroi çaste intime dhe përjetime sublime, një botë të zakonshme dhe të jashtëzakonshme të jetës shkodrane nga këndvështrimi i një zotniu fisnik dhe të kulturuar që studimin në dhé të huaj e ve tërësisht në shërbim të përparimit të atdheut dhe kulturës kombëtare.Mjafton të kujtojmë se ” gjatë vitit shkolluer 1941-42,si Titullar i Arsimit,dërgon në Kosovë 200 mësues e mësuese.ma në fund erdhi çasti historik i hapjes së Shkollës së parë të plotë të mesme në gjuhën shqipe,realizue më 12 Dhjetor 1941″. Përkthen poetë të mëdhenj shqiptarë në italisht (Fishta,Ali Asllani), përkthen poetë të mëdhenj italianë në shqip. 
Ernest Koliqi edhe nëpërmjet poezisë që lëvroi është zë i veçantë i një malli të zhuritur atdhetari dhe qytetari modern, i nostalgjisë së një pinjolli dyersh fisnike dhe dashnori të përgjëruar. Detajet, gjetjet poetike, peisazhin, ngjyrat e stinëve, zërat e kopshteve, misteret e natës dhe magjepsjet e njeriut përballë natyrës dhe çasteve sublime të jetës që përjetoi, i ktheu në figurë poetike, në kumbime dhe ritme të vargut herë klasik, herë modern. Në mënyrë të ndërgjegjshme solli reflekse të vargut deradian, si te “Kangjellet e Rilindjes”. Lëvroi veçanërisht tingëllimën si jehonë të ndikimit të Petrarkës dhe si vazhdues i vetëdijshëm i mjeshtërisë dhe porosisë së Mjedës. “Mjedja na kishte mësue shorti që ka fjala kur zgjidhet me kujdes. Ai dinte të pajtojë në shkrim të vetin mënyrat e shprehjeve stilistike ma moderne, (asokohe çmohej shortia kumbore e lyrikës symboliste dhe përsosja e ftofët, por skalitëse e vargut parnasian,) me ekzigjencat e veshit shqiptar.” Me kryeveprën “Pasqyrat e Narçizit” dëshmoi aftësi të jashtëzakonshme krijuesi, që mitin universal ta shndërrojë në biografi poetike, në meditacion dhe ëndërrim të riu për qytetërimin perëndimor, shartuar në trungun e lashtësisë arbërore. 

 

NGA KRIJIMTARIA E ERNEST KOLIQIT

 

SHKODRA NE MENGJESE

Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,
kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.

Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.

E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:

skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë. 

KRONI I KATUNDIT
Shtegu qi çon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzë mbramje me buljere në krah, dalin gra e vajza për me mbushun uj në krue. Ndeshen udhës shoqe me shoqe e shëndrrojnë dy fjalë.
Dita asht e mundshme ndër katunde e ato biseda mbramjeje disi janë nji pushim e nji argtim. E ndërsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushë buljerat nji nga nji tue kendue. Secilës vajzë e secilës grue i kendon nga nji kange te veçante, përse kroni te tana i njef. Vajzat i njef të vogla e i pau dalkadalë tue u rritë; gratë i njef nuse e i pau dalkadalë tue u plakë. Pasqyra e qetë e ujit mban kujtimin e të gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtë, i kendon gjithkuj kangen e mallëngjyeshme të kohës së kalueme. Por pak kush din ta marrë vesht… E shumta kalojnë habitshëm. Shuejnë etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnë. Kjo, ndoshta, asht ma mirë për to, sepse kanga e kronit shëndrrohet në vaj, tue jehue në thellsit e shpirtit. Atëherë ma mirë mos me ndigjue. 

GJUHA SHQIPE
Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra
Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
O gjuhe e folun n`bote ende ferishte
S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte,
Perse Athina s`kishte
Emen as Roma, kur e rrept ushtove
Nder vepra katallajsh qi nper jehona
Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove,
Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.

Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
Naten e diten rrinte atje perdore,
Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime
T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore:
Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
N`at mot qi zota shpesh perbujte toka
Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja,
Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
Me msy t`Helenit barkat tregetuese
Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja,
Ty t`kelthitte n`timue anijetari
Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
E permbi val` shkembuese
Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
U afrojshin n`breg anijat prej agimit,
Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.

Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe,
O ghuhe e folun per trimij pranvera,
E tok na mbajte nder pushtime t`hueja
Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
As kur u ndam n`besime e doke tjera;
E shekujve potera
Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare
Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
Por prap kumbimet n`buze i ke krenare
Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.

Thue buza e kangatarve te paemen
Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
Ket permallim qi mungullon mbi t`emen
E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit?
N` kthjelltin e dites s`sotit
Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa
Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
E eme ahmarrse e gojve qi harresa
N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.

Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete
E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete
Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
Ku me lshue tingujt nise
N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
T`njom edhe virgjin? Egersija jote
Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?

O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku
Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande,
Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
Thjeshtin e ambel t`ande
Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
Buzes amtare kush ia ven, ti casin
Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.

O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi;
Ti kris si za burije
Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije:
E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
Tue t`ndie fishkllojn` prej smire,
Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera.

(Kortezi Zeri Yt)

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Ernest Koliqi, me 15 Janar 1995, u nda nga jeta

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5613
  • 5614
  • 5615
  • 5616
  • 5617
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT