• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

30 Under 30: Hedge Fund Gadfly Turns Biotech Entrepreneur

December 28, 2012 by dgreca

Martin Shkreli selected as top 30 under 30 by Forbes/

 Martin Shkreli, the 29-year old founder of MSMB Capital in New York, is best known to investors as an activist who battled billionaires and entrenched drug industry executives through blog posts, shareholder letters, regulatory filings, and even an attempted hostile takeover.

But now Shkreli says that he is giving the fund’s money back to investors to focus on a new effort: a startup, called Retrophin, of which he is chief executive. The company is getting ready to start a clinical trial of its most advanced drug, code-named RE-021, in the first quarter of 2013. Shkreli is optimistic, based on conversations with the Food and Drug Administration, that this single study might be enough to obtain accelerated approval for the medicine in the U.S.

“I’d like to focus on my life on creating new medicines for people who are suffering from rare disease,” says Shkreli. Shkreli is member of the Forbes 30 under 30 in Finance.

As part of his plan for Retrophin, the company is going public today through a reverse-merger, buying Desert Gateway in order to trade over-the-counter under the symbol (OTCBB: RTRX). Shkreli says he plans to list the company on the Nasdaq in early 2013.

Reverse mergers are usually seen as a warning sign for investors, although they have been used before by biotechnology companies who cited the unfavorable market for initial public offerings. Most notably, Infinity Pharmaceuticals, one of the best-performing biotech stocks this year, went public through a reverse merger.

Shkreli started his hedge-fund career in 2000 at Cramer, Berkowitz. He is best known to biotech investors for a 2011 hostile takeover attempt of Amag Pharmaceuticals, done for the specific purpose of firing the company’s management and stopping a proposed merger with Allos Therapeutics. When the merger plans stopped, so did Shkreli. He also filed a petition with the FDA arguing that an inhaled insulin from the Mannkind, the biotech firm run by billionaire Al Mann, should not be approved. It was not. At the time, he was short Mannkind shares. He publicly criticized Pfizer‘s decision to replace chief executive Jeffrey Kindler with Ian Read, arguing the company needed a fresh perspective.

Citizens for Responsibility and Ethics In Washington, a Beltway group that targets special interests, has accused Shkreli of “trying to foist his medical views on the FDA.”

Shkreli tired of trying to reshape drug development from the outside, and found an opportunity in a rare disease called focal segmental glomerulosclerosis (FSGS), a leading cause of kidney failure that afflicts 50,000 people in the U.S. Most are diagnosed as children.

There was scientific reason to believe that a drug that combined the action of two different kinds of hypertension medicines could help slow the build-up of protein in the urine and the damage to the kidneys from the disease. Shkreli knew that Ligand Pharmaceuticals and Bristol-Myers Squibb had been working on such a drug and licensed it.

“Martin and Retrophin approached me, which is really quite unique,” says Howard Trachtman, the director of pediatric nephrology at NYU Langone Medical Center and the lead investigator of Retrophin’s planned trial. “I’m hoping they’ll be able to pull this off.

“It’s really remarkable that they’re willing to look at FSGS as their first test. But I can speak to personal experience with other drug companies where they have been gunshy about venturing into this disease. It’s hard to succeed and we need new ideas and I think that’s pretty impressive.”

In September Retrophin named Stephen Aselage, a marketing executive from BioMarin, as its chief executive officer. But Shkreli has instead retained the CEO. Aselage remains involved with the company, Shkreli says.

So far Retrophin has raised $4 million in a series A round. Shkreli says he can’t disclose how much the company has in the bank but says the company is largely funded on an “as-it-goes” basis.

Filed Under: Histori Tagged With: Martin Shkreli

XHORXH H. W. BUSH DHE PARALAJMERIMI I KRISHTLINDJES 20-VJETË MË PARË

December 28, 2012 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Të Ënjten u njoftua se ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh H.W. Bush vazhdon të qendrojë në pavionin e kujdesit intensiv në spitalin Metodist të Hjustonit në Teksas.   Fillimisht ai u shtrua ne spital me 23 Nëntor sepse vuante nga bronkiti por,  siç duket gjendja e tij ka ardhur duke u përkeqsuar dhe tani është nën mbikqyrjen intensive të mjekëve pas një seri ndërlikimesh mjekësore, përfshirë edhe ethet.   Megjithë gjëndjen e rëndë shëndëtsore, media amerikane citon zëdhënsin e ish-presidentit Bush se ai është në gjendje të komunikojë me mjekët e tij dhe mjekët në përgjithësi janë optimistë se ish-presidenti do të mund ta kalojë edhe këte sfidë.

Ish presidenti 88 vjeçar u shtrua në spital muajin e kaluar nga bronkiti. Zëdhënësi i tij tha se zoti Bush u transferua në pavionin e kujdesit intensiv të djelën pas një seri komplikacionesh, përfshirë edhe ethet e vazhdueshme.    Pritet që ai të vazhdojë të qendrojë në spital, ndoshta për një kohë të pacaktuar megjithëse sipas shefes së stafit të ish-presidentit Bush, atij është duke iu berë “perkujdesja më e mirë mjekësore në botë. ”

Ish-presidenti republikan Xhorxh Bush, i cili eshte në moshen 88 vjecare, ka shërbyer si presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një afat presidencial, prej vitit 1989 e deri ne vitin 1993.   Në historinë amerikane dhe botërore ai do të njihet për udhëheqjen e koalicionit të gjerë të kombeve, koalicion ky që detyroi tërheqjen e forcave irakiane të diktatorit Sadam Hussein nga Kuvajti në vitin 1991.   Zoti Bush, si rradhë ndonjë udheheqës tjetër amerikan, ka pasur një karjerë të gjatë prej katër dekadash me detyra të ndryshme me rëndësi në qeverine federale dhe në Kongresin amerikan. Ai ka shërbyer si anëtar i Kongresit, si ambasador i Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara, si ambasador në Republikën Popullore të Kinës pas rivendosjes së marrëdhënjeve diplomatike midis Pekinit dhe Uashingtonit, si drejtor i CIA-s dhe pas një fushate të ashpër për president mekundërshtarin e tij republikan Ronald Reagan. Kur ky i fundit zgjidhet president, Zoti Bush shërben si zëvendës-president i Presidentit Ronald Reagan për dy afate, nga viti 1981 e deri ne 1989.

Por për ne shqiptarët, ish-presidenti Xhorxh H. W. Bush do të mbahet mendë për të ashtuquajturin “paralajmërim i Krishtlindjes”, një letër secrete këjo që ai i pat dërguar presidentit të atëhershëm serb, dhe kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloseviç.  Ishte ekkzaktërisht 20-vjetë më pare këtë javë, më 25 Dhjetor – Ditën e Krishtlindjes të vitit 1992.   Mesazhi i ish-presidentit Bush ishte i qartë dhe i përpikët dhe nuk lente hapësirë për dyshim:  “Në rast se në Kosovë ndodhë një konflikt i cili shkaktohet nga provokimet serbe, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatëshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë si edhe mbrenda vetë territorit të Serbisë.”

Kjo deklaratë e Presidentit Bush u bë më vonë baza e politikës amerikane ndaj Kosovës për dekadën shumë të vështirë për shqiptarët e Kosovës gjatë 1990-ave.   Këjo politikë e Uashingtonit, e përcaktuar nga Presidenti Xhorxh Bush, u përsërit here pas here gjatë 90-ave nga Presidenti demokrat Bill Klinton dhe zyrtarët e lartë të administratës së tij.   “Jemi të gatëshëm të përgjigjemi ndaj serbëve, në rast të një konflikti në Kosovë, i shkaktuar ose i provokuar nga Serbet”,  pat thënë Sekretari i Shtetit në administraten e ish-Presidentit Klinton, Uorren Kristofer me 13 Shkurt 1993.   Dhe, “Politika amerikane nuk ka ndryshuar” pat deklaruar më 4 Mars të vitit 1998, Robert Gelbard, përfaqsues i posaçëm amerikan për Ballkanin kur u pyet nëse ishte gjithnjë në fuqi paralajmërimi i Presidentit Bush.    Dhe më në fund,  vet ish-Presidenti Bill Klinton, në Mars të vitit 1999 tha në Uashington se, “Vija e kuqe ishte shkelur….dhe nuk besoj se duhet të rrimë duarkryq ndërsa mijëra veta vriten e masakrohen dhe varrosen në fusha topi, para se ne të bejme diçka”, pë t’I ndaluar ato.   Me 24 Mars, 1999, Presidenti Klinton urdhëroi fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s kundër objektivave serbe në Kosovë dhe anë e mbanë Serbisë.

Ishte pra këjo politikë amerikane, e përcaktuar dhe e deklaruar nga ish-presidenti republikan Xhorxh H. W. Bush  — dhe e zbatuar nga ish-presidenti demokrat Bill Klinton, e cila më në fund bëri të mundur përdorimin e të vetmit opcion që kishte Amerika dhe aleatët e saj evropianë kundër forcave serbe, e që ishte përdorimi i forcës ushtarake kundër Serbisë për masakrat në Kosovë dhe për shpërnguljen e detyrueshme  të qindra mijëra shqiptarëve nga trojet e veta.  Ishte këjo një politikë  që më në fund vendosi fatin e Millosheviqit dhe të Serbisë — por më me rëndësi për historinë e kombit shqiptar është se këjo  politikë e durueshme dhe serioze e prononcuar nga presidenti Xhorxh Bush dhe e përkrahur nga republikanët dhe demokratët, dy partitë kryesore të Shteteve të Bashkuara — ajo që më në fund çoi në çlirimin e Kosovës nga forcat ushtarake dhe policore terroriste serbe dhe përfundimisht, në pavarësinë e shtetit të Kosoves, 5-vjetori i së cilës festohet brenda disa javëve.

Duke i uruar shërim të shpejtë dhe shëndet në ditët që i kanë mbetur në këtë botë — në këtë 20-vjetor të paralajmërimit të Krishtlindjes që ai bëri më 25 Dhjetor, 1992 kundër shkeljes së vijes së kuqe në Kosovë nga forcat ushtarake dhe policore të Millosheviçit  — me mirënjohje dhe falenderim përkujtojmë dhe lutemi për shëndetin e ish-presidentit Xhorxh H. W. Bush.

Filed Under: Editorial, Opinion Tagged With: Frank shkreli, Krishtlindjet, paralajmeroii, Xhorxh w Bush

RESHAT KRIPA I DERGON LETER TE HAPUR ISH PRESIDENTIT TOPI

December 28, 2012 by dgreca

I nderuar zoti Topi,/

Shkak për këtë letër të hapur u bë një shkrim në  “Gazeta Shqiptare” Nr.5860 datë 22 dhjetor 2012, mbi fjalimin që keni mbajtur  në prezantimin e degës së partisë tuaj në Tiranë. Në editorialin “Pushteti të konsumon” të kësaj gazetë, lexoj lajmin “Në qeverinë e Berishës, sa më i korruptuar, aq më lart ngjitesh”. I shtyrë nga kureshtja hap faqen pesë ku është ky shkrim dhe lexoj titullin: “Topi: Berisha, stalinisti i fundit, duhet ta heqim” dhe, midis të tjerash, në një shkrim të shkurtër, lexoj: “në qeverisjen e sotme të Sali Berishës, sa më i korruptuar të jesh aq më shumë ngjit shkallët e karrierës në qeveri, në administratë, në sistemin e drejtësisë e në listat për deputet të partisë”.

Ditët e fundit politikanët tanë i kanë mbërthyer ethet e zgjedhjeve. Të gjithë, të majtë dhe të djathtë, nuk lenë më vrer pa derdhur mbi kundërshtarët e tyre politikë. Nëpër faqet e shtypit të përditshëm lexon lloj-lloj epitetesh që këta politikanë përdorin në shërbim të linjës që ata përfaqësojnë. Një gjë e tillë është e natyrshme në një situatë të tillë. Por çudia qëndron në atë që disa politikanë harrojnë nga kanë ardhur dhe akuzat e tyre, po t’i analizosh me gjakftohtësi, bien mbi vetë ata. Një gjë e tillë ndodhi edhe me fjalën tuaj. Le ta analizojmë.

Natyrisht, kur dëgjon një fjalim të tillë një lexues i zakonshëm thotë me veten e tij: Bobo, të mjerët ne, në çfarë bote jetojmë! Një nga këta lexues jam edhe unë. Edhe mua, për një çast, më duket sikur jetoj në një botë ku nuk të sheh syri veçse politikanë dallaveraxhinj dhe servilë, gjykatës dhe punonjës administrate të korruptuar deri në fyt dhe vetëm fare pak individë të ndershëm. Por kur kthjellohem, në mendje më lindin mendime të tjera të cilat nuk jam në gjendje t’i shpjegoj. Ndaj do të doja t’ju pyesja :

-Kur është bërë e tillë qeveria e Berishës, pasi jeni larguar ju nga posti i Presidentit të Republikës apo ka qenë edhe më parë e tillë?

Në rast se do të ishte varianti i parë, do të kisha qenë dhe unë dakord me ju. Por një gjë e tillë më duket e pamundur pasi, si ka mundësi që një qeveri që ka qenë model, dhe kjo sipas vetë deklaratave tuaja të asaj periudhe, të korruptohet brenda një kohe kaq të shkurtër prej jo më shumë se gjashtë muajsh. Kështu që mbetet varianti i dytë kur kjo qeveri paska qenë përbërë nga element të korruptuar. Atëherë më lindin mendime të tjera dhe këto dua t’i shpreh.

Ju zoti Topi karrierën tuaj në Partinë Demokratike e nisët si shumë të tjerë, si një anëtar i zakonshëm i saj dhe me kohë filluat ngritjen tuaj në përgjegjësi të ndryshme si Ministër, Nënkryetar i partisë, Kryetar i grupit parlamentar për të përfunduar si President i Republikës. Si mundët t’i kalonit këto shkallë të karrierës tuaj? Mos vallë edhe ju paskeni qenë i korruptuar? Një gjë të tillë ju e pohoni vetë kur thoni se në qeverinë e Berishës rruga e vetme për t’u ngjitur ishte korrupsioni. Po zoti Oketa, mos vallë ishte i korruptuar kur arriti deri në postin e Zëvendëskryeministrir të Shqipërisë? Po zoti Biberaj që arriti deri Kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, mos ishte i tillë?  Mund të vazhdoja edhe më tej por besoj se mjafton vetëm me këto tre shembuj për sot.

Ajo që më tërheq më tepër vëmendjen në fjalën tuaj, të cituar më sipër, është fakti se edhe në sistemin e drejtësisë, gjithmonë sipas jush, duhet të jesh i korruptuar që të bësh karrierë. Por ju, mor zotni, keni qenë Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ishit ju së bashku me Nënkryetarin tuaj që sot drejton Aleancën Kuq e Zi, që propozonit se kush do të emërohej në gjykatat e rretheve, ato të Apelit apo Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Në këto gjykata edhe sot e kësaj dite janë pothuajse po ata gjyqtarë që i keni emëruar juve. Si e lejuat ju, drejtuesi kryesor i tyre që  në krye të gjykatave të të gjitha shkallëve të ishin njerëz të korruptuar?  Një logjikë e tillë të shpie në atë që edhe ju paskeni qenë të korruptuar.

Në partinë tuaj, kam marrë vesh se janë edhe disa ish-të përndjekur politikë. Unë nuk i përkas atyre njerëzve që vjellin vrerë karshi të tjerëve që, ndonse janë të shtresës së tyre, kanë mendime të ndryshme me ta. Unë nuk mund të them se ata nuk janë të përndjekur pasi kjo do të ishte e barabartë sikur të thoja edhe për veten time. Por di, gjithashtu, se në gjirin e të përndjekurve politikë ka patur edhe nga ata që  bënin “Hosana Baraba”, siç shkruante Noli i madh. E pra disa nga këta tipa  mundën të mbaronin shkollat e larta dhe, madje, të shkonin edhe për specializim në Romë apo vende të tjera në një kohë kur ati i tyre kishte qenë i dënuar politikë. Përse kjo mundësi nuk ju dha fëmijve të mi, pikërisht vajzës time të vogël, nxënëse me rezultate të shkëlqyera që, kur u paraqit në konkursin për shkollën e baletit, nuk e fitoi vetëm e vetën pse ishte bija e një të dënuari politik? A mund të ma jepni përgjigjen e kësaj pyetje?

Për të thënë të vërtetën kam patur gjithmonë besim te personaliteti juaj. Për këtë mund të bindeni nëse do të lexoni shkrimin tim të datës 18 korrik 2007, botuar në gazetën “Tema” Nr. 2134 me titull “Besoj te Bamiri”. Po ju citoj vetëm një frazë nga ky shkrim:

“Bamir Topi ka krijuar një ndjenjë besimi dhe respekti me veprimtarinë e tij politike të deritanishme. Kam besimin gjithashtu se ai do të dijë të manovrojë me zgjuarsi në marrëdhëniet  midis  dy  krahëve  të  politikës, duke u bërë një gjykatës i denjë në raportet ndërmjet tyre”.

Por, nuk ndodhi kështu. Veprimtaria juaj si President i Republikës nuk e justifikoi besimin tim. Kjo u duk që kur nuk pranuat të nënshkruani ligjin e lustracionit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ligj i cili u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e përbërë nga gjykatës të cilët ndëshkoheshin pikërisht nga ky ligj. Në rast se e shihni të arsyeshme lexoni shkrimin tjetër timin me titull “Jemi edhe ne, i nderuar zoti President”, botuar në gazetat “Metropol” Nr. 2224 dhe “55” Nr. 330 (4395) datë 30 nëntor 2010, për të cilin ju as që denjuat të përgjigjeshit. Më lejoni të citoj disa fragmente nga ky shkrim:

Vitin e kaluar ish kryetari ynë pati një takim me ju, ku ju kërkoi që në listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë të përfshiheshin edhe propozimet tona. Ne atëherë ju propozuam pesë kandidatura, të gjitha të goditura dhe sipas kritereve të caktuara. Keni bërë shumë propozime, por  kandidaturat tona nuk paskan patur vend. Në të kundërt, kandidatura të tilla si ajo e Vangjel Kostës, që në ndërgjegjen e tij mban dënimin politik të Agron Ficos, Adnan Ballës dhe Kastriot Marës apo të tjerëve që Kuvendi i Shqipërisë i hodhi poshtë, dërgoheshin nga ana juaj për emërim.                 

Ne jua themi hapur, i nderuar zoti President, nuk kemi qenë dakord me ju edhe kur dekoronit ata që na vranë dhe na masakruan. Më lejoni të përmend këtu prokurorin Skënder Breca (paçka se më vonë e anulluat atë vendim) apo gjykatësit Njazi Jaho dhe Fatmira Laskaj.  Nuk kemi qenë dakord edhe kur dekoratën e akorduar martirit Havzi Nela, me rekomandimin e cilit të ashtuquajtur të përndjekur politikë,  ia dorëzuat ish gruas së tij, që ligjërisht e kishte ndarë disa vjet më  parë  se  ai  të ekzekutohej, duke lënë në hije vëllezërit  që kishin sakrifikuar.

Para disa muajve lexuam në median elektronike një njoftim se një delegacion i Kombeve të Bashkuara i paska kërkuar Shqipërisë të dënojë krimet e komunizmit. Lidhur me sa më lart është ngritur komisioni i hetimit të krimeve të komunizmit. Ne mendojmë se duhet ta ndihmojmë këtë komision me të gjitha mundësitë tona.  Por ndihma nuk mund të bëhet kur në organet e drejtësisë vazhdojnë të qëndrojnë ende ish persekutorët tanë. Mos harroni!                                          Dua t’ju pyes, i nderuar zotni, si nuk ju drodh dora kur nënshkruat dekorimin e kriminelëve që kishin çuar në ekzekutimin e martirëve të Spaçit, Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho  apo Qafës së Barit, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli, njëlloj si paraardhësi juaj me dekorimin e vrasësit të poetit Havzi Nela? Si nuk pyetët, të paktën, ndonjerën nga shoqatat e të përndjekurve politik më parë? Ju thoni se i përkisni shtresës së të përndjekurve politikë. Atëherë si i kryet këto veprime? Edhe për këto, po patët kurajo duhet të përgjigjeni.                                                                                                             Këto mendime më lindën kur lexova fjalët tuaja në shkrimin e botuar në “Gazeta Shqiptare”. Ndaj dua t’ju bëj edhe disa pyetje të  tjera:

-Përse  u larguat nga partia që ju ngriti në majat më të larta të hirarkisë shtetërore dhe partiake? Mos vallë do të kishte qenë më e arsyeshme, më dinjitoze dhe më e ndershme të kishit qëndruar në gjirin e saj dhe atje ta zhvillonit luftën për demokratizimin e mëtejshëm të kësaj partie? A e dini se jeni i vetmi ish-President Republike që themeloni një parti tjetër politike, rivale të partisë së cilës i përkisnit deri atëherë, qysh disa muaj më parë se të mbaronit mandatin e presidentit?

Përgjigjen këtyre pyetjeve, po mundët, jepjani juve.

 

Me sinqeritet

 

Reshat   Kripa

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste

të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: i shkruan, presidentit, reshat kripa, Topi

Burrat e “pazëvendësueshëm” të vendit

December 28, 2012 by dgreca

Sa arritën shqiptarët,t`i “deshifrojnë” bisedat e përgjuara ?!/

Nga Gani Qarri/

Për çudi vetëm dy-tre ditë më parë,tanimë kur afera e bisedave të përgjuara kishte filluar të harrohej, pas sa kohësh argëtimi e shpotitje me atmosferën e krijuar nga to në opinion, kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, bëri sikur kërkoj njëfarë si falje publike për skandalin e lartcekur.Por, në vend se paraqitja e tij të tingëllonte vërtet si pendim, ai dëshmoi edhe një herë se i mbetet besnik parimit të nepotizmit, duke e cilësuar edhe dajën e “dashur” si anëtarë të familjes ,për të cilin, si nip i mirë që është z.Grabovci, u dashka të “luftoj për të,sepse sipas tij ai që nuk luftuaka për punësimin edhe të dajallarëve, nuk paska si të jetë i mirë as për popull……skandaloze , apo jo ?!

Megjithatë, edhe nëse dikush, nisur nga qëllimi më i mirë, ende shpreson se ndoshta ndonjëri që i ka mbetur sadopak ndërgjegje e pa prishur njerëzore, ruan në brendësi dëshirën të cilën nuk guxon ta shpreh hapur, në mënyrë që të mos i “lëndojë” shokët e partisë dhe bashkëpunëtorët e keqpërdorimeve, për zëvendësimin e tij nga dikush paksa më i pa zhveshur moralisht,aferat e cekura e kanë zbehur “funksionin” e këtyre njerëzve tërësisht nga çdo lloj “misioni” normal.

Ndaj, edhe ligjërisht,po të kishte diçka të tillë kundër të fortëve në Kosovë, ata nuk kanë mbetur më as përfaqësues formal të këtij populli të varfër,në pozitë as në parlament, por ja që nuk ka as nuk guxon kush t`ua përkujtojë atyre këtë gjë.

Mjerisht,edhe në këto kohë të rënda që po kalon Kosova, shumica e deputetëve në parlamentin e saj,mbeten të “përzgjedhurit” me porosi dhe vota të vjedhura, të cilët shëmtojnë emrin e përfaqësuesit të popullit dhe vejnë në dyshim seriozitetin e Parlamentit të “okupuar” të Kosovës nga njerëz të katapultuar me metoda të tilla të pa ligjshme.

Këta jo vetëm se janë deleguar me “pronto” porosi në Kuvendin e shtetit,por siç treguan edhe shembujt e fundit,kurrë nuk e kanë kuptuar funksionin që e kanë dhe nuk e dinë as vet më, se pse janë aty.

Për aq më keq,dëmi nuk përfundon vetëm me personin që ata përfaqësojnë, pasi që sjelljet e tyre edhe parlamentit i`a kanë qitur faqen e zezë, i cili me këtë përmbajtja është bërë turpi i Botës dhe jo vetëm i këtij vendi të izoluar në tërësi si mos më keq.

Parlamentar të tillë me “muhabetet” e tyre denigrues nga goja e të cilëve dalin sharjet më vulgare, ndaj figurave të njohura dhe një popull të tërë,turpërojnë shtetin dhe institucionet e tij, shumë më tepër se ç’mendojnë dainjtë e tillë, para vendorëve dhe ndërkombëtarëve.

Ata,me sjelljet e ulëta,asgjësuan edhe shpresën më dashamirëse, nëse vërtetë ka pasur ndokush tek ta ndonjëherë, në të cilën tanimë nuk mund të besoj asnjeri.

Në vendet e tilla ku ligjin e bën nepotizmi dhe korrupsioni sipas stilit dhe qeverisjes së tipit “pronto” me porosi përmes telefonash dhe kafenesh ,ku vendimet për fatin e njerëzve merren përmes qitjes fall, nga filxhanët e kthyer përmbys të kafesë në restorantet e njohura të kryeqytetit, bie për tokë çdo perspektivë e dëshiruar për këtë vend,si vet fati i përmbysur i këtij populli të mjerë e të izoluar.

Ndaj,pas skandalit të këtyre bisedave, çdo shqiptar dhe banor i Kosovës ,duhet t`ia vejë gishtin kokës, të mendojë mirë dhe përfundimisht ta pyes veten se çka mund të pres nga deputet të tillë, për familjen, fëmijët dhe ardhmërinë e tyre të vrarë pariparueshëm.

 

Populli i këtij vendi, duhet ta studioj thellë dhe sqarojë në tërësi se çka i duhet vendit të tyre një kuvend i tillë me deputet që qëndrojnë mbi ligjin,ndaj të cilëve nuk mund të veprojë drejtësia as shteti ligjor dhe për pasojë për vite të tëra, kur janë në pyetje veprimet e njerëzve të tillë,nuk gjen zbatim asnjë rregull legjislature e mirëfilltë.

 

Deputet dhe funksionar si këta me këso sjelljesh dëshmojnë hapur se gjendja e rëndë,izolimi dhe varfëria e shqiptarëve nuk kanë qenë kurrë brengë e tyre, kurse pozitat shtetërore ata i shfrytëzojnë vetëm për pasurimin personal, punësimin e dajallarëve dhe të afërmeve tjerë si dhe krijimin e jetës përrallore për vete dhe familjen, derisa Kosova numëron rreth 300 mijë të papunë me kualifikime nga më të ndryshmet,mijëra familje që mezi mbijetojnë me ndihma sociale dhe vuajnë edhe për bukën e pa mjaftueshme, duke mos pasur asnjë anëtar të punësuar.

Ndaj,nga përgjimet përfundimisht u vërtetua se vuajtja e këtij populli nuk ka qenë asnjëherë shqetësim real për këta kuvendarë të majmur në kurrizin e tij, veprimet praktike dhe deklaratat pa censurë të të cilëve dëshmojnë hapur se ata nuk ndjejnë asgjë për atdheun dhe njerëzit e varfër e të pa krahë të këtij vendi.

 

Patriotizmi i tyre,matet me paranë që ata fitojnë ,kurse veshja me pushtet shfrytëzohet për zhvatje dhe grumbullim pasurish jo gjithherë të ligjshme.

Kështu që me të drejtë lind pyetja, athua vallë-vërtetë nuk arritën shqiptarët ti deshifrojnë bisedat e tilla që dhanë prova se në sallën e Parlamentit të Kosovës dhe jashtë ndodhin ngjarje të cilat janë më tepër se të mjaftueshme për shkarkimin e politik-bërësve të tillë të cilët janë kthyer në funksionarët më të çuditshëm në këto hapësira të Evropës?!

Parlamentarët dhe qeveritarët që bashkëpunojnë në korrupsion, nepotizëm e veprime tjera të nëndheshme, nuk e meritojnë të përfaqësojnë askënd dhe as të mbeten më në parlament apo funksione shtetërore.

Këta njerëz tanimë njihen nga të gjithë si frymëzues të keqsjelljes, antikulturës, pandershmërisë dhe mbretër të pandëshkueshmërisë,të cilët sundojnë këtë vend të vogël ku çdo gjë vihet në lëvizje përmes nepotizmit ,korrupsionit dhe parasë.

Ata nuk qajnë kokën as për vendimet e organizatës “Transparency International”ani pse ajo me fakte, kualifikon Kosovën ndër vendet më të korruptuara në Evropë dhe Botë.

Parlamenti ynë është i mbushur me deputet të katapultuar nga industria e votave të vjedhura me shumicë, manipulimet zgjedhore dhe ndërkëmbëzat, brendapartiake e ndërpartiake që pa të drejtë- paguhen nga xhepat e zbrazur të shqiptarëve të cilët njihen si populli më i varfër në rajon.

Deputetët e tillë i shërbejnë vetëm vetvetes, familjarëve të tyre, dajallarëve, farefisit, bashkëpartiakëve dhe të njohurve tjerë, të cilët ditë dhe natë luftojnë me të gjitha mënyrat për ta mbytur të vërtetën e hidhur dhe mbuluar padrejtësitë që ata sot i bëjnë këtij populli në të gjitha lëmit e jetës, si në punësim, kulturë, arsim etj. duke vrarë edhe ato pak shpresa për perspektivën e munguar e cila siç duket- po bëhet gjithnjë e më largët për shqiptarët, nga veprimet e këtyre funksionarëve azgan që janë vënë mbi drejtësinë e frikësuar dhe të politizuar…

Madje, sipas shkrimeve në media, udhëheqësit e vendit morën guximin e tepruar,që për mes një “Komisioni për arsim” të bëjnë edhe fshirjen e ngutshme të kujtesës më të ndritshme kombëtare në tekstet shkollore të historisë, gjeografisë,e deri te ato të muzikës dhe letërsisë, sipas porosive turke dhe serbe për heqjen e tërësishme të frymës së trimërisë dhe heroizmave shqiptare nga librat e lartpërmendur shkollor.

Sipas asaj që mësojmë nga shtypi dhe historia e kaluar e popullit tonë,kështu ishte vepruar edhe dikur gjatë kohës nën pushtim përmes Komisionit të atëhershëm të caktuar nga Beogradi, për pastrimin e librave nga fryma kombëtare shqiptare,por ja që kështu veprohet edhe tani.

Sepse në Kosovë, edhe sot paska njerëz të tillë që mbajnë funksione të rëndësishme në ministri e vende kyçe me peshë të lartë shtetërore,të cilët jo vetëm se janë ulur këmbëkryq mbi ligjin dhe drejtësinë, por pa asnjë hezitim dhe me dëshirë,kokë më vete- ndryshojnë të kaluarën e bujshme dhe pjesët më të ndritshme të historisë së kombit tonë.

Ndaj siç shihet,këta “burra” të fort e të paprekshëm,pa zgjedhje të reja dhe ndryshime të mëdha ligjore, nuk ka kush që mund ti zbres as shkarkojë nga funksionet e pa merituara edhe pse tanimë dihet hapur se një pjesë e mirë e tyre, pa të drejtë vazhdojnë ti mbajnë ato.

 

Cyrih, 27 dhjetor 2012

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Burrat e pazevendesueshem, Gani Qarri

Media, opozita e vërtetë

December 28, 2012 by dgreca

NGA SALI BERISHA*/

Është një rast i veçantë për mua t’ju përshëndes shumë përzemërsisht ju, të përshëndes të gjithë punonjësit e të gjitha niveleve të shtypit të shkruar dhe atij elektronik, të përulem me nderimin më të madh para jush, rolit tuaj të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare. Në Shqipëri kanë ndryshuar shumë gjëra, por sot, në rrafshin demokratik, pasuria më e madhe e vendit, në mënyrë të padiskutueshme, janë mediat e tij, media të cilat në një përpjekje të gjithanshme përpiqen të tejshkojnë me rreze drite çdo qelizë, çdo skutë, çdo labirint të shoqërisë sonë, media të cilat kanë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në fushën informative, por po kaq në atë kulturore, artistike, investigative, të gjithanshme.
Unë kam një arsye më të veçantë për të qenë mirënjohës ndaj jush. Të gjithë politikanët duhet të jenë mirënjohës ndaj mediave, sepse, në fakt, më shumë se atyre pakkujt i detyrojnë karrierën. Por, unë kam arsye të dyfishtë, sepse gjatë këtij mandati de facto ju keni qenë opozita e vendit, një opozitë e shkëlqyer. Kjo është e vërteta. Nuk ka asgjë më të vështirë për një qeveri, në një vend dhe shoqëri të lirë, sesa të qeverisë pa opozitë. Ishte thënë në mënyrë të përsëritur pas zgjedhjeve të vitit 2009, por unë kisha mendim tjetër, isha i bindur se vendi nuk ishte pa opozitë. Mediat në Shqipëri përbëjnë realisht pluralitetin më të fuqishëm të vendit. Kjo është e vërteta dhe ky është zhvillimi më pozitiv i këtyre njëzet viteve. Ky pluralitet është një vlerë kolosale për lirinë e shqiptarëve. Ndaj dhe unë ju ftova juve sonte për t’ju falënderuar me shumë mirënjohje për rolin tuaj të jashtëzakonshëm që luani në shoqërinë shqiptare.
Kam edhe një arsye tjetër, specifike për këtë vit. Ne shqiptarët kremtuam këtë vit 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në rast se jemi një traditë relativisht e shkëlqyer në mitingje, nuk mund të them se jemi të tillë në festa, por të gjithë ne u befasuam në këtë 100-vjetor, pasi para nesh befas u shfaq lëvizja festive popullore më e madhe në historinë tonë kombëtare. Natyrisht, jashtë çdo lloj arsyeje se kjo ishte një lëvizje zyrtarisht e organizuar. Jo, kjo ishte një lëvizje zyrtarisht e organizuar aq sa ishte zyrtarisht i organizuar mitingu i Xhejms Bejkërit në maj të vitit ’91. Por nuk ka diskutim që kjo lëvizje, pas së cilës shqiptarët nuk do të jenë më kurrë kombi që ishin, kishte katalistët e saj. Dhe unë besoj se ju keni qenë ndër katalistët më kryesorë. Lëvizja, sigurisht, duhet studiuar dhe lexuar me shumë vëmendje, por një gjë është e sigurtë, ajo e tëra ishte një shenjë e bashkimit kombëtar. Unë kam bindjen se mesazhi i ditës së 100-vjetorit do të lexohet me ndershmëri nga të gjithë shqiptarët. Kam bindjen se mediat do të qëndrojnë në krye të kësaj përpjekjeje. Ajo që ndodhi në 28 Nëntor ishte një vërshim i papërmbajtur, i paparë, i ndjenjave të dashurisë, respektit, të atdhetarisë së shqiptarëve në të katër anët e botës. Ajo lëvizje e tërë ishte në shenjë bashkimi. Ajo ka leksionin e madh – shqiptarët nuk duhet kurrë të pushojnë së punuari për të ndërtuar idealin e tyre më suprem, idealin e bashkimit kombëtar. Ata nuk kanë asnjë arsye të qëndrojnë nënshtruar në trojet e tyre mijëravjeçare. Ata janë të fundit që numërojnë të rënët në trojet e tyre. Sot në Kosovë janë mijëra e mijëra familje shqiptare, të cilat ende kanë të patharë gjakun e vajzave dhe djemve të tyre të rënë për liri. Kjo është e vërtetë për shqiptarët në Maqedoni. Pra, ishte një kushtrim. Ndaj dhe ftesa ime për ju, gra dhe burra, vajza dhe djem të emancipuar, është se nuk duhet kurrë të përtojmë dhe të hezitojmë të shohim të vërtetat në sy. Përndryshe, ne mund të viktimizohemi prej tyre. Askush nuk duhet të trembet nga nacionalizmi shqiptar. Ballkani përjetoi stuhitë më të egra nacionaliste në fundin e shekullit që shkoi. Nacionalizmi shqiptar ishte nacionalizmi më qytetar, ishte nacionalizëm tërësisht i frymëzuar nga vlerat e lirisë. Dhe do të ishte e pafalshme që për shkak të barbarive të nacionalizmave të tjerë ne të vendosnim në një shtrat nacionalizmin qytetar shqiptar. Është nacionalizëm i bazuar mbi kulturën, gjuhën, nuk është nacionalizëm i bazuar mbi urrejtjen, mbi shfarosjen, mbi ekstreminimin. Në tërë kulturën tonë, në tërë doktrinat tona, ne nuk kemi dhe nuk kemi pasur doktrina shfarosëse për kombe të tjera.
U ndala në këtë çështje, sepse, në fakt, ju keni dhënë një kontribut shumë të madh gjatë këtij viti me shkrimet tuaja, me analizat tuaja, me botimet tuaja në qëmtimin e të vërtetave historike. Kemi patur shumë nevojë për të njohur të vërteta tona, sepse me injorancë ecën drejt errësirës, ecën pas, nuk di ku shkon. Ndaj dhe kam besim të madh se ky proces i bashkimit me njëri-tjetrin, i bashkimit me Evropën do të ketë promotor të fuqishëm mediat shqiptare. Procesi i bashkimit evropian përbën mrekullinë më të madhe të Evropës së të gjitha kohërave, por nuk mund të themi se ai i jep përgjigje totale përfundimtare çështjes së bashkimit të shqiptarëve. E domosdoshme është të ndjekim besnikërisht atë rrjedhë, e domosdoshme është të përcaktojmë standarde të tjera, të cilat të bëjnë të mundshëm që në kufij të parëndësishëm shqiptarët të ndjehen një kudo që ndodhen. Kjo është e rëndësishme për të ruajtur materien. Kjo është e rëndësishme për të ruajtur territorin. Kjo është e rëndësishme për të ruajtur të ardhmen që meritojmë.
Dua ta mbyll këtë fjalë timen duke ju lexuar një pamflet të jashtëzakonshëm të njeriut që ndoshta themeloi gazetarinë moderne shqiptare. Po jua lexoj këtë që ta keni si imunitet nga të gjitha ndikimet.
Ja çfarë i shkruan Faik Konica një gazetari, mikut të tij, që kishte vendosur të botonte një gazetë: “I dashur mik – në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha, shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohet edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je ‘hamall’ e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysmë gegnisht, gjysmë toskërisht, do të thonë se është ‘çervish’. Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë, do të thonë se prish punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të japë Sulltani të holla që ta pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla, je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi ta shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e Fuqisë së Madhe, s’qenke shqiptar i vërtetë. Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi”.
Gëzuar!

Fjala e Kryeministrit Berisha në pritjen koktej për mediat, me rastin e festave të fundvitit

 

Filed Under: Editorial Tagged With: Media, opozita e vertete, Sali berisha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5641
  • 5642
  • 5643
  • 5644
  • 5645
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT