• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REZISTENCA NACIONALISTE NE STRUGE DHE MASAKRA E LLADORISHTIT

November 2, 2012 by dgreca

Shkruan Eugen SHEHU/

Ndonëse në një largësi kohore prej gati shtatë deceniesh (28.tetor.1944), ndonëse midis shumë të vërtetash të mëdha historike që po ndriçohen, ende mbi epopenë nacionaliste të Strugës, në tetor-nëntor 1944 ka vetëm terr. Të mësuar me gënjeshtrat sllavomaqedonase, të indoktrinuar prej sentencës mjerane se “historinë  e bëjnë fitimtarët’’ mjaft prej bashkëkombasve të mij, ende ndihen të ndrojtur, t`u afrohen të vërtetave të mëdha, ngjarjeve  reale, luftrave epokale që zhvilluan burrat nacionalistë të Maqedonisë Shqiptare. Por mendoj se më tepër nga çdo komb ballkanik, ne shqiptarët kemi nevojë të hedhim dritë mbi të vërtetat e mëdha, ne kemi nevojë të ngremë në piedestalin e nderit të kombit, pikërisht ata nacionalistë, atë varg burrash  me nam, që ndonëse e parashihnin fatin e zymtë të vatanit, askurrë nuk u ligështuan përkundrazi luftuan deri në fishekun e fundit e deri në pikën e mbrame të gjakut.

Në kontekst të ngjarjeve në ato vite, e shoh të udhës  të them se edhe përpara tetorit të viti 1944, nga sllavokomunistë maqedonas si edhe forca të caktuara shoviniste bullgare,  ishin bërë disa përpjekje për të nënshtruar banorët e Maqedonisë Shqiptare dhe veçmas, për arsye të pozicionit gjeostrategjik, ata të Strugës dhe Ohrit. Por të gjitha këto përpjekje, ndeshën në qëndrimin burrëror të shqiptarëve të këtyre trevave, të cilët, me pushkën hedhur krahut, u shëndrruan në karakolle të fuqishme qëndrese.

E rëndësishme është të theksohet, se sidomos pas kapitullimit të Italisë,  në vjeshtën e viti 1943, banorët e Maqedonisë Shqiptare, u ndjenë më afër realizimit të ëndrrës së tyre për Shqipërinë Etnike, me ç`rast nuk kursyen as përpjekjet dhe as sakrificat sublime. Një ngjarje me rëndësi në ato ditë, do të ishte dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar  të Tiranës ( 15 tetor 1943). Nuk mund të jetë e rastit që përfaqësues në këtë kuvend historik ishin shqiptarë nga të gjitha trevat arbërore dhe gjithashtu nuk mund të ishte e rastit që, Maqedoninë Shqiptare e përfaqësonin aty 12 burra. Fill pas organizimit të mbrojtjes kombëtare shqiptare, mbi këto treva u derdhën reparte të tëra sllavomaqedonase, të armatosur mirë dhe kur ndeshën në revoltën nacionaliste, u larguan nga sytë këmbët.

E shoh të udhës  të sjellë në këtë publikim, një pasazh të vetëm të shkruar me dorën e historianëve, ish-drejtues të Akademive të Shkencave të Shkupit, lidhur sidomos me luftimet, në këto zona,  në dimrin e viti 1943-1944. Ja çfarë ata kanë pranuar zyrtarisht: “Me gjithë trimërinë e jashtzakonshme të treguar, në dhjetor të vitit 1943,  njësitë e UNÇ dhe APJ, u detyruan, përpara numrit të madh gjerman dhe ballistë, të lenë territorin e lirë të Maqedonisë perëndimore dhe të përqëndrohen në rajonin e Kozhuvit’’ ( Historia e popullit maqedonas, Shkup 1983, faqe 332)

Kjo goditje e nacionalistëve të Maqedonisë Shqiptare, kundër nacionalçlirimtarëve sllavomaqedonas, merrte vlera të mëdha, pos aspekteve strategjike-ushtarake dhe morale, kjo për faktin  se në vjeshtën e e viti 1943, kundër forcave nacionaliste të Maqedonisë Shqiptare, ishin hedhur në sulm  të papërmbajtur propogandistikë jo vetëm shovinistët bullgarë e sllavomaqedonas, por edhe vetë nacionalçlirimtarët shqiptarë. Klika komuniste e Tiranës, nëpërmjet krerëve Vukmanoviq Tempo dhe Haxhi Lleshi, duke jetuar me ëndrrat boshe të vllezërisë “së pandashme’’ me popujt sllavë, patën mundur të formonin asaj kohe disa aradha partizane, të cilat, në ndonjë rast u ishin kundërvënë edhe forcave të Mefail Zajazit dhe Xhem Gostivarit.

Të mos harrojmë se në vjeshtën e vitit 1943, shtabi Madhor i Maqedonisë, i cili, merrte udhëzime, porosi e vendime direkt nga Beogradi, pat shpërndarë në mijëra kopje, në krejt trevat e Maqedonisë Shqiptare, të famshmin “Manifest’’ në të cilin i thurreshin hymne fitoreve  “të lavdishme’’ të ushtrisë maqedonase, nën flamurin e Republikës së Krushevës. Sipas këtij Manifesti,  gjithë popujt e Ballkanit, ishin bashkuar në luftë për krijimin e lidhjes vëllazërore federative të popujve të  gadishullit, në sajë të barazisë së plotë nacionale dhe pranimit të së drejtës për vetvendosje të popujve.

Në fund të këtij Manifesti kryekëput ideologjik dhe demagogjik thuhej tekstualisht: “Vëllezër dhe motra shqiptarë!

Okupatori fashist gjerman dhe shërbëtorët e tij, fashistët shqiptaro-mëdhenj dhe hegjemonistët, mundohen që t`ju shtyjnë në luftë vëllavrasëse, dhe luftë fetare. Ata që sot duan të paraqesin çështjen e kufijve të nesërm,  përpiqen që të shkatërrojnë unitetin mes popullit maqedonas dhe atij shqiptar, unitet, i cili, është farkëtuar në luftime të mëdha e të vështira kundër okupatorit.

…Dijeni se ushtritë e bashkuara të të gjithë popujve të Ballkanit sot po luftojnë për t`u krijuar një federatë ballkanike dhe ne, vlen t`i kontribuojmë këtij qëllimi të madh duke e forcuar unitetin tonë, sepse kështu i godasim më fortë armiqtë e këtij uniteti.’’ (“Istrorijski Arhiv Komunistiçke Partije Jugoslavije’’ vëllim VII, faqe 260).

Pikërisht duke u treguar shqiptarëve përralla për vetvendosje dhe familje “të lumtur” ballkanike, sllavomaqedonasit donin t`i ngulnin thikën pas shpine, lëvizje epokale të nacionalizmit shqiptar. Por ata askurrë nuk mundën ta bënin këtë. Betejat e mëdha të zhvilluara në Strugë, në tetor-nëntorin e vitit 1944 dëshmojnë për këtë. Gjaku i derdhur në luftën vëllavrasëse akuzon ende ato monstra të urryera dhe butaforeske të komunizmit famëkeq, i cili  në përpjekjet për denatyrimin e shqiptarëve, shkroi veç faqe turpi e humbjeje.

 

DHELPËRIA DINAKE KOMUNISTE

 

Ç`mund të ishte nga pikpamja strategjike Struga, ajo trevë autoktone shqiptare ? Po të kemi parasysh tetorin e viti 1944, në rrafsh të veprimeve  luftarake të RAIHUT TË TRETË, bindemi lehtas se tërheqja e trupave gjermane nga jugu i Ballkanit drejt Europës Qëndrore ishte i pashmangsgëm. Forcat kryesore të grupimit ushtarak gjerman nën inicialin “E’’, patën nisur në fillim të tetorit 1944, përqëndrimin e tyre në Strugë dhe më pas i drejtoheshin viseve të Evropës nëpërmjet kalimeve të tyre, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova. Pikërisht në këtë pikë kyçe, duke dashur që më tepër se pikë frontale, nacionalçlirimtarët shqiptarë e maqedonas, të kryenin ndonjë luftim për propagandë, ata filluan përqëndrimin drejt Strugës.

Por nuk ishte vetëm aspekti propagandistik, ai që i shtynte sllavomaqedonasit të rrethonin për të çliruar Strugën. Edhe vetë shtabi ushtarak i Beogradit, e kishte të qartë se forcat gjermane nuk  kishin asnjë arsye të rrinin në Strugë. Madje,logjikisht nëse do të sulmoheshin, ato forca sigurisht do të zgjasnin qëndrimin aty. Kryesorja, për shtabin ushtarak maqedonas, ishte gjakderdhja midis shqiptarëve. Për ta ishte e qartë, se mjaft familje të shquara atdhetare të Strugës e rrethinave, gëzonin respektin e forcave gjermane. Nisur nga qëllimet strategjike të tyre, gjermanët deklaruan që në fillim se nuk kishin kurrëfarë ëndre për pushtimin e Shqipërisë, ndonëse duhet të kalonin andej dhe të dislokoheshin për të ruajtur shpinën nga ndonjë zbarkim i mundshëm angloamerikan në Adriatik. Nuk ka si të spjegohet ndryshe fakti  që në vitet 1943-1944, në mes të Strugës valëvitej flamuri kuqezi arbëror, në shkollat e fshatrave  më të largët mësohej  gjuha shqipe dhe krejt administrata vendore bashkëpunonte thellësisht me shtetin amë.

Shtabi ushtarak i Divizionit 48, maqedonas e kishte fortë të qartë se me flamurin e vet, ai nuk mund të hynte kurrë në Strugë, ndaj duke shfrytëzuar lidhjet ‘’vëllazërore’’ me klikën komuniste të Tiranës, thirri në ndihmë Brigadën e IV-Nacionalçlirimtare, e cila, në përbërje të saj kishte mbi 90 për qind, luftëtarë shqiptarë. Parë në këtë rrafsh, platforma shovene e vëllavrasëse do të funksiononte më së miri, nëse nacionalistët e asaj treve do të mbyllnin sytë përpara kësaj dhelpërie. Vetë kuadro udhëheqës të Brigadës së IV të Maqedonisë shqiptare, kanë pranuar se ata kërkuan takim me krerët e Ballit Kombëtar në Strugë, me ç`rast të bashkonin armët kundër gjermanëve, për çlirimin e Strugës. Por, në këtë takim, nacionalistët struganë, ua bënë të qartë nacionaçlirimtarëve se Struga ishte e çliruar. Pushteti vendor funksiononte normalisht, po ashtu shkollat e gjithçka. Sa për gjermanët, komanda e xhardarmërisë shqiptare ishte marrë vesh që asnjë armë të mos ngrihej kundër njëri-tjetrit, pasi ata brenda 8-9 ditëve do të linin përfundimisht garnizonet e tyre në Strugë. Në të kundërt, nëse mbi trupat gjermane do të hapej zjarr, atëherë vepronin ligjet e luftës.

Por i gjithë ky spjegim, nuk u pëlqeu as Qemal  Agolli as Nafi Sulejmanit,  kuptohet as Lube Marinovskit e Danica Popovskës. Qemal Agolli (ish komisar i Brigadës së IV.Nacionalçlirimtare) nuk kish se si të binte në ujdi me vëllezërit e tij prej gjaku kur shkruante në trakte maqedonisht pas të tjerave: “Sikurse u  prishën teoritë  dhe metodat e Gestapos, ashtu si u bënë hi e pluhur edhe fjalët helmuese të ballistëve, dhe tradhëtarëve të popullit maqedonas. Ata janë kriminelët e luftës popullore që thoshin se nuk ka ardhur koh për luftë… Ata thoshin se lëvizja nacional çlirimtare është pluhur përpara syve, se me atë lëvizje udhëheqin komunistët- shovinistë nën maskën e pansllavizmit.” (Gazeta “Naroden Vojnik’’ qershor 1944)

Pra ishte mëse e qartë se flamuri kuqezi, në krye të Brigadës IV-të Maqedonisë Shqiptare, nuk shkonte për t`u valëvitur në Stugë, pse aty në bashki,  xhandarmëri e shkolla veç flamuri ynë kombëtar valonte, por shkonte aty i mbajtur në duar mjeranësh, që të shkaktonin gjakderdhje vëllezërish, për  të ngritur më tej, në Strugën arbërore, flamurin maqedonas. Çelte në këtë mënyrë siparin, tragjedia e madhe kur shqiptarët duhet të vriteshin mes vetes për idetë bolshevike, duke iu larguar kontinuitetit shpirtëror të tyre. Kjo luftë tek e mbramja, ishte shprehje e drejtpërdrejtë e  vendimeve të marra në manastirin e Prohos Pçinjskit,  në mbledhjen e parë të ASNOM-it, ku pos të tjerave u  aprovua vendimi për ngritjen e gjyqit për kundërvajtje ndaj nderit kombëtar maqedonas.

Në 16 tetor 1944, natën duke dashur të rrethojnë nacionalistët e fshatit Kalishtë (Strugë), forcat nacionalçlirimtare të Brigadës së IV të Maqedonisë shqiptare, hasin në rezistencë të fuqishme. Luftimet vazhdojnë për tri orë rresht dhe ndonëse të dy palët e njihnin terrenin, ishin nacionalçlirimtarët që u tërhoqën duke dashur t`u tregonin gjermanëve se ish vetëm një mosmarrëveshje, midis shqiptarëve dhe asgjë tjetër. Në agun e datës 17, batalioni që sulmoi Kalishtën, ishte zmbrapsur kryesisht në pozicionet e veta.

Po në këtë ditë, nacionalçlirimtarët shqiptarë, mësyjnë drejt “bandave” balliste të Llabunishtit, të udhëhequra prej atdhetarit të shquar, Murat Llabunishti dhe bashkëpunëtorëve të tij. Burrat e Llalbunishtit, ndonëse të paarmatosur siç duhej, iu bënë ballë sulmeve të njëpasnjëshëm të nacionalçlirimtarëve shqiptarë. E vërteta është se shtabi i Brigadës së IV-, i kishte bashkërenduar detyrat e veta luftarake me Divizionin e 48 maqedonas, por ushtarët sllavomaqedonas as që nuk u afroheshin fshatrave të Strugës. Ata mjaftoheshin me dërgimin e armatimit, minicionit si dhe ndihmave të tjera të logjistikës.

Veleshta do të ishte një tjetër drejtim i mësymjes së nacionalçlirimtarëve. Edhe në këtë rast, aty u dërgua një batalion i Brigadës 20 sulmuese shqiptare, e cila, bashkërendonte veprimet  me Brigadën e Parë Maqedonase. Ndonëse nacionalçlirimtarët, kishin filluar të godisnin me murtaja, shtëpitë e ballistëve, kundër tyre u ngritën në këmbë, i gjithë fshati, i cili me armë në dorë po e shëndrronte çdo shtëpi në një kështjellë. Dikush nga shqiptarët e këtij fshati, ngriti në dritare të shtëpisë së tij dykatëshe flamurin kuqezi, duke menduar  se ata që sulmonin, nëse ishin shqiptarë, do të tërhiqeshin. Po lufta sa vinte dhe ashpërsohej ndaj gjëmimi rritej. Duke dashur të merrnin pa tjetër Veleshtën, nacionalçlirimtarët shqiptarë dërguan përforcime të reja. Por më pas, u muar vesh se po shkonte drejt fshatit nacionalisti tjetër i shquar Faik Dobovjani me rreth 80 trima, ndaj shtabi sllavomaqedonas urdhëroi pushimin e luftës, ngase në rast të thyerjes së Brigadës 20 sulmuese, duhet të fuste në luftim Brigadën e Parë Maqedonase.

Lidhur me rreptësinë e kësaj beteje, në shtabin luftarak të klikës komuniste të Tiranës do të shkonin disa informacione. Në njërin prej   tyre, pas të tjerave  do të shkruhej teksualisht: “Lufta jonë në këto vise sa vjen e  bëhet më e vështirë. Ballistët deri dje na i kishin paraqitur si hakmarrës e gjakatarë, po në fakt ne po i bijem në qafë. Ata nëpër shtëpi kanë flamurin e tyre dhe ne kurrfarë bashkëpunimi të tyre me gjermanët nuk po shohim… Kur shohim të na vritet ndonjë shok, zemra na pikon gjak nga dhimbja”. (Arkivi Qëndror i Ushtrisë-Tiranë. Fondi Brigada 20 sulmuese. K.4, dosja 11).

 

REZISTENCA NACIONALISTE

 

Më 18 tetor 1944, shtabi ushtarak maqedon dha urdhër për kinse çlirimin e Strugës nga gjermanët, edhe kësaj radhe ishin nacionalçlirimtarët shqiptarë që u vërsulën për të marrë qytetin. Por vetëm pas disa orësh luftimesh, ata u tërhoqën duke lënë pas disa dhjetra të vrarë, të pafajshëm. Pas këtij sulmi, ka qenë nacionalisti Shevki Leni, komandant i xhandarmërisë së Strugës, i cili, ka marrë kontakte me krerë të nacionalçlirimtarëve maqedonas e shqiptarë, duke iu spjeguar atyre, mbi qëndrimin vetëm disa ditor të forcave gjermane në qytet. Pikërisht për këtë, për të mos derdhur gjakun e pafajshëm, krejt në mënyrë absurde, për të mos rrënuar shtëpitë dhe shkollat, ky nacionalist premtoi se me largimin e gjermanëve do të ishte i gatshëm të linte atë detyrë. Por edhe kësaj radhe bolshevikët maqedonas e shqiptarë, këta nxënës të zellshëm të gjeneralismit Tito, nuk pranuan. Ç`prej atij momenti, Shevki Leni  u kthye në qytet dhe u spjegoi burrave nacionalistë të Strugës, se qëllimi kryesor i sllavomaqedonasve ishte vëllavrasja dhe jo aksionet kundër gjermanëve.

Më 25 tetor 1944, Brigada IV- e Maqedonisë shqiptare, duke marrë urdhër direkt nga komanda maqedonase e Divizionit 48, nisi të marrshonte në drejtim të fshatit Ladorisht. Ende pa rënë muzgu, aradhat nacionalçlirimtare, u ndalën në një pyll të vogël, në të hyrë të Ladurishtës, prej nacionalistëve të armatosur të këtij fshati. Jo më kot, komanda maqedonase pat zgjedhur për kurban Ladorishtin. Ky fshat banohej njëqind për qind prej shqiptarëve, të cilët, patën rrëfyer me vepra se nuk mund të duronin mbi krye zgjedhën sllavomaqedonase. Sipas dokumenteve, që gjenden në arkivin qëndror të Ushtrisë, në Tiranë, komanda e Brigadës së IV, ka kërkuar të zërë, pozicione në Ladorisht, për të sulmuar prej andej, autokolonat gjermane në tërheqje e sipër. Nacionalistët e Ladorishtit, midis të cilëve trimat: Mefail Dauti, Ajdin Hoxha, Bajram Ismaili, Hajdar Kolonja etj,  u këshilluan me nacionalçlirimtarët që pritat kundër gjermanëve, mund të bëheshin larg qendrave të banuara, përpara madje se ata të hynin në Manastir dhe jo këtu ku pasojat mund  ishin të mëdha.

Por ende pa mbaruar mirë biseda, komisari i batalionit tretë të Brigadës së IV, të Maqedonisë shqiptare, Lube Martinovski,  duke fyer e sharë më fjalët më të ndyra burrat e Ladorishtit, se kinse janë agjentë të Xhem Gostivarit, ka urdhëruar hapjen e zjarrit. Duke përfituar nga errësira që pat rënë dhe pylli i dendur, nacionalistët e Ladorishtit, mundën të pengojnë për disa orë përparimin e nacionalçlirimtarëve në drejtim të fshatit.  me të dëgjuar pushkë, radhët e nacionalistëve u shtuan dhe në agun e 26 tetorit u zhvilluan luftime të rrepta.

Sidoqoftë, një grusht burrash trima, nuk mund të përballonin dy batalione nacionalçlirimtarësh të armatosur më së miri. Për më tej, udhëzimet e Ballit Kombëtar për Maqedoninë Shqiptare, në ato momente, ishin për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur luftën vëllavrasëse. Kësisoj ata preferuan tërheqjen duke përcjellë edhe dhimbjen për luftëtarë të nacionalizmit që i shtrin përdhe dora vrastare e vëllaut prej një gjaku. Por edhe prej nacionalçlirimtarëve pati humbje. Në informacionin që komanda e Brigadës dërgonte disa ditë më vonë, pos të tjerave shkruhej: “Përsëri luftime të rrepta në Ladorisht, por këtë radhë kundër forcave balliste. Të ftohtit, terreni i panjohur, bënë  që një kompani të shpërndahej, krejt. Prej saj 7 shokë u vranë ndërsa janë plagosur 5 të tjerë”. (Arkivi Qëndror i Ushtrisë-Tiranë. Fondi Brigada  20 sulmuese. K. 4 dosja 11)

Dy ditë më vonë prej pozicioneve pothuajse brenda fshatit Ladorisht, njësitë luftarake nacionalçlirimtare ndërmuarën një sulm të fuqishëm kundër një autokolone gjermane që vinte nga Greqia, duke dashur të hyjë në Shqipëri. Komanda gjermane e Strugës, me të dgjuar të shtënat  e para, dha urdhër të ndalej autokolona, duke thirrur menjëherë Shevki Lenin të ndërmjetësonte për këtë luftim që mund të shmangej. Por ende pa mbërritur ky i fundit në Ladorisht, luftimet kishin hyrë në fazën më kritike. Atëherë në ndihmë të autokolonës mbërritën forca të reja nga garnizoni gjerman në Strugë, duke i fryrë akoma më tej zjarrit të ndezur. Në mbrëmjen e 27 tetorit, kolona gjermane u vu sërish në lëvizje, ndërsa nacionalçlirimtarët, ngarendnin të mblidheshin e të numëronin të vrarët dhe të plagosurit shqiptarë, nën urdhërat e sllavomaqedonasve.

 

MASAKRA E LLADORISHTIT

 

Të nesërmen, më 28 tetor 1944 komanda gjermane e Strugës, duke iu përmbajtur kushteve të vendosura më parë ndërmorri një operacion spastrimi ndaj popullsisë së pafajshme të Ladorishtit. Dhjetra shtëpi u dogjën dhe mbi 100 banorë të Ladorishtit u pushkatuan. Ende sot në Ladorisht ka një lapidar, mbi këtë barbarizëm hitlerian. Por ende sot në asnjë faqe (prej miliona faqeve manipulatore të historisë sonë) nuk thuhet se kush kanë qenë shkaktarët e vërtetë të masakrës. Duke u ndriçuar këto ngjarje, mendoj se ndriçohen më mirë parrullat demagogjike për kinse vëllazërimin shqiptaro-sllavomaqedonas.Masakra e Ladorishtit, u shërben të gjithë shqiptarëve, të cilët të ndarë në dy barrikada ideologjike po derdhnin gjakun e pafajshëm të njëri-tjetrit. Por nëse nacionalistët ( të urdhëhequr prej Murat Llabunishtit, Faik Dobovjanit, Nazim Tateshit etj) i ulën përnjimend  pushkët ndaj vëllezërve të tyre, nacionalçlirimtarët shqiptarë, vazhduan masakrën deri në likuidimin e nacionalistit të mbramë të Maqedonisë Shqiptare. Edhe ky disponim shpirtëror është lënë në harresë prej historiografisë sonë.  Por harresa  të tilla mund të rëndojnë së tepërmi në ndërgjegjen e kombit.

Mbas ngjarjes së dhimbshme të Ladorishtit, lëvizja nacionaliste në këtë trevë, u ndje më e sigurtë në qytetin e Strugës, ku me largimin përfundimtar të gjermanëve, çështja shqiptare virej përballë dilemave të mëdha dhe privacioneve të rrezikshme. Më 18 nëndor 1944, atëherë kur reparti i fundit gjerman po linte Strugën duke kapërcyer në kufirin politik shqiptar, nacionalçlirimtarët nuk munguan të bëjn “sulmin” përfundimtar mbi armikun. Ky “sulm”, në të cilin merrnin pjesë mbi 2000 nacionalçlirimtarë, nuk mund të kalonte pa retorikat bombastike, propagandistike të shtabit  ushtarak sllavomaqedonas, për kinse shpirt të paepur të luftëtarëve maqedonas.

Por nacionalçlirimtarët shqiptarë dhe popullsia e gënjyer pas  ëndrrave komuniste, e provuan trishtimin e madh që në ditën  e parë të festës në Strugë. Në sheshin, në mes të qytetit, komanda e divizionit 48 maqedonas, hoqi flamurin shqiptarë dhe vuri atë sllavomaqedonas. Historishkruesit tipik komunist, edhe në ditët e sotme nuk ndahen dot prej naivitetit gjenetik. Kështu, në një prej botimeve të fundit për Brigadën e IV-të Maqedonisë shqiptare, lidhur me flamurin kuqezi thuhet: “Struga u çlirua vetëm nga Br4Sh dhe populli i saj i priti partizanët me entuziazëm dhe brohoritje të mëdha. Por krerët e shovinizmit probullgar, qysh në ditët e para të çlirimit, nxorrën krye. Ata filluan të mos respektonin mbajtjen e dy flamujve ( shqiptarë dhe maqedonas) duke iu kundërvënë urdhërit të shtabit” “(V.Kasapi, H.Çipuri “Çlirimtarët shqiptarë nga Dibra në Zagreb”. Tiranë 1995, faqe 84)

Duke folur për kinse dhjetra beteja “të lavdishme” të nacionalçlirimtarëve shqiptarë, këta kalemxhinj dhe aradha e gjatë mjerane e tyre, nuk përmend faktin kokëfortë sa  pak ushtarë apo oficerë gjermanë u vranë. Ata druhen t`u afrohen të vërtetave të mëdha, të arkivave, apo memories së kombit të tyre. Ata nuk përmendin dhe e keqja është se duhet t`i  çojnë drejt harrimit të përjetshëm ato qindra e mijra jetë njerëzore, të cilat u flijuan vetëm e vetëm nga shitja e klikës komuniste të Tiranës, tek armiku shekullor i shqiptarëve. Dhe paradoksi qëndron pas të tjerave në faktin se ndërsa këto jetë njerëzish kërkonin ndihmë prej krimit makabër, nacionalçlirimtarët shqiptarë ëndërronin parajsën e bashkësisë së sllavëve të jugut nën kujdesin “atëror” të baba Stalinit.

Në këtë konteks, mendoj se bën përjashtim, libri i botuar nga G.Ostreni. Lidhur me ngjarjet që analizuam më lart, ai ka dalë në konkluzion : “Pas 12 ditë luftimesh, Brigada Katër Shqiptare, më 8 nëndor 19944 e mori Strugën, duke lënë 35 të vrarë dhe afër 60 të plagosur e të zënë robër. Pra, vazhdoi vrasja dhe plagosja e shumë shqiptarëve mes vete” (G.Ostreni “Shpresa dhe zhgënjimi i shqiptarëve në Maqedoni, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore”, Prishtinë 2000, faqe 180)

Për vetë kohën dhe vendin në të cilën u lind dhe u zhvillua lëvizja nacionaliste në Strugë e rrethina, pati rëndësi tejet të madhe, në rrafsh të krejt lëvizjes nacionaliste shqiptare. Kjo lëvizje,  në të gjithë aspektin e saj, kundërshtoi në thelb pikërisht metodat sllave të luftës nacionalçlirimtare, të cilat nuk synonin luftën frontale me okupatorin, por goditjen e këtij prej qëndrave të banuara (përgjithësisht fshatrave me qind për qind shqiptarë) për të parë paskësaj raprezaljet e okupatorit ndaj banorëve të pafajshëm. Për më tej, lëvizja nacionaliste e struganëve, kundër njësive të armatosura sllavomaqedonase, mund të themi se parandaloi deri në një farë mase luftën vëllavrasëse.

Është e kuptueshme se një ndër objektivat e Beogradit të asaj periudhe, ka qenë që shqiptarët të luftonin kundër njëri-tjetrit, ngase vetëm kështu mund të arrihej lehtë kolonizimi i tyre. E shoh të udhës, të sjellë në këto rreshta, kujtimet e një ish luftëtarri shqiptar të Brigadës së Katërt Shqiptare, i cili,  shkruan teksualisht: “Katër ditë mbas lirimit të Strugës, brigada asht radhue në formacion luftarak, në oborrin e kazermave. të gjithë presim. Dikush përshpëriste se kemi “Pokret”. Këtë fjalë e përdorin shpesh partizanët. E kanë përdorë prej ditës së parë që filloi lufta. Në shqip thuhet “Lëvizje” domethanë: mbath opingat! “Pokret” e mirë, edhe ky duhet. Të gjithë në heshtje përgatitemi dhe presim urdhër. Po atë ditë u nisëm në drejtim të verilindjes. Atje ku asht Xhema dhe Mefaili që ende sulmojnë. Flamuri i pushtetit popullor duhet të valojë edhe atje.” (Gazeta “Flaka e vllazrimit” Nga jeta e Brigadës së Katërt Shqiptare, 7 maj 1945)

Komentet pas kësaj më duken të tepërta.Struga u pushtua nga sllavokomunistët me ndihmën e komunistëve nga shteti amë,dhe ajo tashmë iu nënshtrua kolonializimit sllavomaqedonas,dhe kalvarit të mënxyrshëm komunist për shtatë decenie me rradhë deri në ditët e sodit.Masakra e Lladorishtit le të na shërbejë ti kuptojmë më mire lojërat e dinakëritë sllavomaqedonase kundrejt shqiptarëve.

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shehu, rezistenca nacionaliste

I KTHEHET HISTORISË NJË NGA ATDHETARËT QË RISHPALLËN PAVARËSINË KOMBËTARE, NË VITIN 1920

November 2, 2012 by dgreca

Vepra në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë./

Mbi veprën e Enver Memishaj-Lepenica “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920”, Tiranë 2012, vlerësuar prej Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh./

 Nga Begë Karefil  BEGAJ/

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, studjuesi i palodhur Enver Memisha-  Lepenica na siell një dhuratë të bukur ëndërrash për  lexuesin dhe veçanërisht për  të ndriçuar faqet e lavdishme të historisë, veprën e tij të njëmbëdhjetë “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920”

Vite më parë, në vitin 2000, në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit dhe luftëtarit Hysni Lepenica ai na dha një vepër me dokumenta që i kushtohet këtij patrioti.

Autori, si bir i Lepenicës, duhet vlerësuar nga të gjithë ne bashkëfshatarët e tij, që me kurajo, me punë, me mundim nxorri në dritë një figurë të mbuluar nga pluhuri harresës, e që i bëri nder jo vetëm Lepenicës e shquar për trima e atdhetarë por historisë së Labërisë dhe më gjerë, që është shquar në luftra për liri e pavarësi, veçanërisht në Luftën e Vlorës 1920, ku edhe u vendos fati i Shqipërisë.

Kështu që unë si mësues dhe bashkëfshatar i Enverit ndjehem krenar për këta personalitete të shquara të fshatit tonë, por edhe për Enver Lepenicën që ka zbuluar dhe evidentuar veprën atdhetare të këtyre dy burrave duke bashkangjitur emrin e tij me bijtë më të mirë e atdhetar që ka nxjerrë vendlindja jonë, Lepenica.

Me këtë rast e ndiej për detyrë të çmoj dhe të falnderoj Prof. Dr. Alqi Naqellarin dhe shkrimtarin e njohur Novruz Shehu që një vit më parë botuan librin “Enveri i Lepenicës” që i bëjnë jehonë njëmbëdhjetë veprave të botuara dhe të vlerësuara të e z. Enver Memishaj –Lepenica dhe evidentojnë rëndësinë dhe vlerat e këtyre veprave, si dhe aktivitetin e gjërë publiçistik e shoqëror të këtij personaliteti tashmë të njohur në botën kulturore shqiptare.

*    *    *

Libri “Major Ahmet Lepenica…”, ka marrë në studim aktivitetin atdhetar të këtij personazhi të rëndësishëm të historisë sonë: kapiten i parë dhe bashkëluftëtar i Mustafa Qemal Ataturkut, bashkëluftëtar dhe mik i Ismail Qemalit, mbrojtës i Pavarësisë Kombëtare 1912-1913, çlironjës i krahinave të jugut të Shqipërisë nga invadimi grek më 1914, Komandnat i Pargjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920, ose lavdia e tij se ishte ajo luftë që rishpalli Pavarësinë e harruar dhe të përmbysur nga Lufta e Parë Botërore, Lufta për çlirimin e Matit dhe Dibrës nga pushtuesi serb, në dimrin e vitit 1920, Komandnat i Krahut të Vjosës, në vitin 1921, Qarkkomandant i Xhandarmërisë së Gjirokastrës në vitin 1922, udhëhqës i Revolucionit të Qershorit 1924, kontribues i shquar në hallet dhe problemet e krahinës së Mesaplikut deri sa dha shpirtin e tij të bardhë në vitin 1941.

Jeta e heroit të këtij libri Ahmet Islam Canaj që në histori hyri me emrin Ahmet Lepenica, fillon si ushtar i Perandorisë Osmane dhe që për merita trimërie e zotësi ushtarake u gradua oficer, por zemra e tij rrahu vazhdimisht për atdheun e tij.

Sado me gradë e pozitë  në Perandorinë osmane, kur erdhi momenti në vitet 1911 – 1912 , nuk pyeti më për grada e ofiqe  por iu përgjegj  thirrjes së atdheut, me dëshirë, me zemër e me besim se edhe Shqipëria do të bëhej.

Libri është ndarë në katër pjesë: Pjesa e parë: Jeta dhe vepra e major Ahmet Lepenicës, pjesa e dytë: Në krahët e këngës popullore, pjesa e tretë: Bashkëluftëtarë dhe personalitete të shquara në jetën e Ahmet Lepenicës, pjesa e katër: Dokumenta. Të katër pjesët janë  harmonizuar e lidhur organikisht si vazhdim të njera tjetrës.

 

Në hartimin e kësaj vepre kanë ndihmuar me konsulencat e tyre: Dr. Bujar Leskaj, Dr. Iliaz Gogaj dhe Prof. Nestor Nepravishta. Vlerësimi i librit është bërë nga Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh.

Libri është paisur me kronologjinë e jetës së Ahmet Lepenicës, burimet dhe bibliografia nga   Arkivi Qëndror i Shtetit Shqiptar, Instituti Historisë dhe Biblioteka Kombëtare, faksimile të dokumentave historike dhe fotografi,  literature e gjerë historiografike, kujtime të botuara, folklor, shtypi i kohës  dhe në fund indeksi i emrave të njerzëve, gjë që do të thotë se jemi para një punimi të mirëfilltë shkencor, që duhet të tërheqë vëmëndjen e një mase të madhe të lexuesve dhe të elitës kulturore shqiptare.

*   *   *

Me këtë libër, Z. Enver Memishaj, ka e përballuar me sukses një punë voluminoze studimore, që kërkon gjithë jetën e njeriut dhe ja ka arritur qëllimit që me  kompetencë shkencore, me fakte, dokumenta të shumta, me analizë, argumenta bindëse e të pa kundështueshme  mbështetur edhe në shtypin e kohës edhe në folklor t`i ngrejë major Ahmet Lepenicës monumentin e munguar dhe t`i kthejë historisë sonë një personalitet të shquar.

E gjith kjo punë voluminoze dhe cilësore tregon bagazhin kulturor që zotron autori, pasionin për të  kërkuar të vërtetën, dashurinë për atdheun dhe vendlindjen.

Ai me kompetencën e një studjuesi na ka treguar se si shkruhet historia, si shkruhet për figura historike  që kanë sakrifikuar gjithëçka për këtë atdhe për këtë truall  që me të vërtetë është larë në çdo pëllëmbë me gjak shqiptari  më shumë për fajet tona se sa të të huajve.

Nëpërmjet figurës së major Ahmet Lepenicës, autori  jo vetëm që ka zbuluar të vërtetën historike të  pa njohur  por ai me durim, me punë të pa lodhur  gjithëçka e ka mbështetur  në dokumenta  që vetëm një njeri me nivel të lartë  intelektual mund ta bëjë, duke grumbulluar  materiale bindëse  të pa kundështueshme  për të vërtetuar atë që ai shkruan, sepse ajo është  e vërteta.

Kujtimet e bashkëkohësve lozin këtu një rol të rëndësishëm, pasi dihet se Lufta e Vlorës ishte një lëvizje dhe luftë ilegale, ku vlonjatët  u mblodhën, kuvenduan dhe morën vendime në majat e maleve andej nga kishte ardhur gjithmobnë liria e tyre, si në malin e Dukatit, në malin e Smokthinës etj. Kujtimet duhet të pranohen si të vërteta historike, pasi ato janë grumbulluar, redaktuar dhe botuar nga Adademia e Shkencave e Shqipërisë.

Mbi bazën e këtyre dokumentave autori për herë të parë na pëshkruan, se kush e ideoi dhe e organizoi si dhe organet udhëheqëse të Luftës së Vlorës. Ai ka treguar se si dhe pse u zgjodh Ahmet Lepenica, Shef Shtabi dhe Komandant  për të udhëhequr luftën, nga ana ushtarake. Autori ka evidentuar zotësinë ushtarake të tij, besimn që kishte tek ai Vlora, Labëria dhe e gjithë Shqipëria.

Në kapitullin “Rëndësia e Luftës së Vlorës” autori citon elitën e kulturës, studjuesve dhe historianëve tanë të cilët kanë arritur në të njejtin përfundim, në mirëkuptim të plotë se Lufta e Vlorës hodhi në erë planet antishqiptare të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes në Pariz, në vitin 1919 dhe 1920 dhe vendosi fatin e Shqipërisë dhe për pasojë Shqipëria në dhjetor të vitit 1920, për herë të parë në historinë e sajë u njoh edhe nga bota si shtet i pavarur.

Vlerat e studjuesit Enver Memishaj – Lepenica duken edhe në kapitullin “Lufta e Vlorës nuk mund të shvleftësohet”, në të cilin autori polemizon dhe hedh poshtë shumë përfundime dhe shtërmbrime të pa drejta dhe të pa bazuara të disa stdujuesve që kanë shkruar apo e kanë përmëndur Luftën e Vlorës.

Major Ahmet Lepenica, si një veteran pa njollë i çështjes sonë kombëtare, është renditur në radhën e atyre figurave që me përkushtim  iu gjendën atdheut  në ditët më të errta, me re të zeza, të vështira, pa menduar asnjëherë se çdo të fitonin për vete. E me të vërtetë, autori thekson se ai, major Ahmet Lepenica, nuk mori e nuk pranoi asgjë, në fund të Luftës së Vlorës, për kontributin e shquar që ai dha në shërbim të atdheut, siç vepruan udhëheqësit e tjerë të asaj lufte.

Ahmet Lepenica bëri pjesë në elitën e atdhetarëve të asaj kohe që nga 1911 dhe deri sa mbylli sytë më 1941, që para çdo gjëje, pasurisë e rehatisë, qetësisë e lumturisë  personale  vuri dashurinë  për atdheun  e robëruar  prandaj ai qe nga  të parët që ju përgjegj  thirrjes së atdheut për ta shpëtuar.

Kontributi tij është dhënë në periudhat kur fati atdheut vihej në pikpyetje 1911 – 1924, kudo ku kërkohej dorë e fortë atje gjendej Ahmeti Lepenica. Ai iu përkushtua atdheut me mish e me shpirt me luftë e vetëm me luftë në çastet e momentet më të vështira duke tërhequr pas vetes tërë ata  donin dhe që besonin tek liria.

Në këta njëzet vjet të lirisë, është shkruar për shumë personalitete, e sejcili ka meritat e veta  e vendin e vet në histori, që duhen vlerësuar,  por kur flet për udhëheqës legjendarë si major Ahmet Lepenica  që komandoi dhe udhëhoqi në fitore Luftën vigane të Vlorës e vendosi fatin e Shqipërisë,  duhet menduar për një vend të veçantë, sidomos në këtë 100 vjetor se ende nuk e kemi monumentin e tij se ende nga autoritetet shtetërore nuk është vlerësuar si duhet. Ndofta ky libër i z. Enver Memishaj i zgjuan nga gjumi baballarët e Kombit, natyrisht në se ata lexojnë libra!

Humbja e Revolucionit të Qershorit ishte humbja e parë dhe e fundit në jetën e tij, pas kësaj humbje  tërhoq nga jeta ushtarake dhe nëpunësia shtetërore pa bujë. Jetoi në fshatin e tij praën fshatarëve hallemdhinj, duke mbetur një shembull frymëzimi për Labërinë dhe Shqipërinë se si dhe ç`duhet të bëjë shqiptari për Shqipërinë.

Ai, fillimisht ishte shok ideali me Ahmet Zogun, bashkëluftëtar trim me të në Veri dhe më pas kundështar i tij, por si fisnik pas kthimit nga egzili politik në fund të vitit 1926, nuk pranoi grada të pa meritura që ja propozoi Ahmet Zogu duke i thënë atij: “Se gradat e tua, nuk më kanë lezet, ato unë i lash në Shkallë të Tujanit”.

Autori ka përshkruar me një gjuhë të bukur e tëheqëse, herë herë duke i qëndruar besnik dialektalizmave, ngjarjet ngjarjet historike në të cilat major Ahmet Lepenica ka dhenë kontributin e tij, mbështur mbi dokumenta, kombinuar me shtypin, folklorin dhe kujtimet e bashkëkohësve, çka e bën tregimin tërheqës, bindës, dhe të pranueshëm.

*    *    *

Kjo vepër, së bashku edhe me veprën tjetër të Enver Lepenicës “Emblema e një epopeje”, na japin për herë të parë një përshkrim të plotë dhe të dokuemntuar të Luftës heroike që bënë shqiptarët në vitin 1920 dhe rishpallën Pavarësinë Kombëtare, si dhe u arrit në saje të kësaj luftë që Shqipëria të njihej nga Lidhja e Kombeve në dhjetor 1920.

Për herë të parë ndriçohen e saktësohen me emra dhe biografi, organet udhëheqëse të Luftës së Vlorës, Komiteti “Mbrojtjes Kombëtare”, Shtabi i Luftës, komandantët e çetave, heronjtë, dëshmorët dhe të plagosurit e asaj lufte vigane.

Për herë të parë evidentohet fakti historik se ajo luftë u ideua, u organizua dhe u udhëhoq jo nga fshatarë siç kanë shkruar historianët komunistë, por nga elita e kohë, personalitete të shquara civile dhe ushtarake që ishin diplomuar në shkollat më të mira të Perandorisë osmane si  dhe në vendet e Europes. Shtabi i Luftës përbëhej prej oficerëve të shquar të Perandorisë osmane.

Autori librit evidenton faktin se atdhetarët që udhëhoqën atë luftë vigane përveç trimërisë dhe zgjuarsisë, vunë edhe pasurinë e tyre për luftën, kështu Osman Haxhiu hyri në luftë si një nga pasanikët më të mdhenj të Vlorës dhe doli andej fukara edhe shtëpinë ja dogjën italianët, kështu edhe Alem Tragjasi, Duro Shaska, Hysni Shehu, Azbi Cano, Ahmet Lepenica Hamit Selmani etj.

Për herë të parë  ndriçohen disa ngjarje historike të lëna qëllimisht në harresë si pjesmarrja e batalionit vlonjat në luftë me pushtuesit serbë në Mat dhe në Dibër në dimrin e vitit 1920, dëshmorët e rënë atje etj.

 

Pavarësisht nga disa vlerësime, figura e Ahmet Lepenicës ishte lënë qëllimisht në harresë për arsye që dihen. Për herë të parë autori zbulon dhe evidenton madhështinë e figurës dhe veprës së Ahmet Lepenicës dhe i kthën historisë një personalitet të shquar .

Kjo punë e shquar, e Enver Lepenicës tregon se ç`mund të arrij një intelektual i përkushtuar e kërkues, kurajoz e studjues  duke nxjerrë vlera për të ardhmen që të tregoi se sa e vështirë por jo e pa mundur  është për të shkruar vepra që vlerësohen e dritësojnë historinë tonë.

Si përfundim, jemi para një vepëre historike që plotëson të gjitha kriteret shkencorë, përgatitur në konsulencë dhe me vlerësim të autoriteteve të njohura të kulturës shqiptare dhe këtu qëndron edhe rëndësia e kësaj vepre.

*    *    *

E uroj dhe e falnderoj z. Enver Memishaj- Lepenica, për këtë vepër të realizuar dhe është për të marrë shembull prej tij që ka dritësuar dhe kthyer historisë, figurëm famë madhe të major Ahmet Lepenicës.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ahmet Lepenica, Bege Begaj, Enver Memishaj

PhaZe (Arben Rugova) makes special appearance to celebrate Albania’s 100 Annual Independence in New York

November 2, 2012 by dgreca

The hottest singer in hip rock PhaZe is making special several appearances throughout November and December to promote his recent release, “Jam Shqiptar” (Eng.I’m Albanian). To celebrate this historical and momentous event, PhaZe will appear live at the Maestro’s Restaurant (1703 Bronxdale Avenue, Bronx, NY) on Sunday, November 4, 2012. Doors open at 6:00pm, and the celebration includes, dinner, open bar, traditional fold dances, music and comedy by Albania’s most renowned artists (www.albanianculturetv.org).

PhaZe is performing his number #1 hit, and Gem Belushi will take the stage representing Eagles Up (EU) Entertainment. PhaZe is an affiliate of EU (www.eugang.com). The event is scheduled to telecast on Albanian Culture TV, which is also celebrating its 15thanniversary on this special night.

“It is an honor to perform ‘Jam Shqiptar’ on such a meaningful night, Albania’s impendence. The Albanian heritage is a unique celebration in the sense that there is unity, respect, tolerance and deep appreciation for cultural traditions. My goal is to strengthen these values through my positive music and influence the younger generation in understanding these social/cultural factors. I am grateful to great community leaders such as Dalip Greca and Adem Belliu for promoting the Albanian history and bringing cultural awareness for the New York community,”stated PhaZe.

Phaze is considered to be an influential brilliant artist, whose individuality, uniqueness and creativity define a new genre of music. PhaZe is continually pushing the envelope to greater artistic heights. The singer-songwriter possesses a rare talent and versatility which allows him to reach a very large public.

Filed Under: Kulture Tagged With: 100 Annual, Albani's, Indipendent, PhaZe, to celebrate

BONATA PRANON PËRDHUNIMIN

November 2, 2012 by dgreca

Vullnet Mato/

 ( Tregim nga një ngjarje e vërtetë) /

       Zervistët lanë tre kufomat në dhomë dhe nxorën nusen e  re te dera. Oficeri mjekrosh që quhej Zafir, një dyzetvjeçar me dy  dhëmbët e parë të mbirë larg njëri-tjetrit,  drejtoi automatikun te  gjoksi i nuses dhe i tha asaj me sintaksën e tij të pistë:      – Do pranosh të të q… pa britma e klithma si mace e egër, apo të të vras një herë, pastaj të ta bëj atë punë?… E tronditur nga lemeria e vrasjes së burrit dhe dy prindërve të tij, ajo nuk arri të hapte gojën.      -Fol, se njësoj është për ty, unë  prapë do të të q… siç ua kam bërë dhe të tjerave, kur kanë qenë akoma të ngrohta!…      Bonatës i shkuan të dridhur a dhe vështroi me frikë  automatikun e tij. Por befas u mahnit aq shumë, sa nuk po u besonte  syve. Arma kishte të gdhendur te kondaku i drunjtë emrin e Izetit të  saj, i cili e kish dorëzuar në këshill që t’u tregonin grekëve besën, të mos bëhej luftë. Pasi kishin premtuar se qetësinë do ta ruante ushtria, të mos prekej njeri “as me një lule”. Por këta paskëshin marrë armët e  besës, për të vrarë pabesisht çamët… Papritmas ai automatik i të  shoqit të vrarë, sikur të kishte magnetin e shpirtit të tij, ia fshiu  frikën çuditërisht, aq sa të mos mendonte fare për turpërimin e saj.      – Fol, se nuk kam kohë të merrem me ty, do ta pranosh  pallën vetë, apo jo! – i briti fort oficer Zafiri, duke ia ngjeshur  tytën në mes të dy gjinjve.      – Po. – pranoi ajo ftohtë, me sytë te kondaku i automatikut.      – Endaksi, embros, shkojmë, ta bëj me nge poshtë në konak, që të mos i kem përpara syve këto kërmat këtu sipër.      Ata zbritën shkallët me nxitim dy e nga dy, teksa Zafiri shtrëngonte krahun e Bonatën vogëlushe, duke e tërhiqur pas vetes me  forcë.      Hynë nënvete, në konakun e zjarrit, ku në të dy anët e  oxhakut ishin shtruar dy shilte të pambukta. Oficeri e çoi nusen e re te shiltja e krahut të majtë, ku ishin mbështetur pas murit dy jastëkë me  thekë të qëndisur. Në shilten tjetër u ul këmbëkryq, me automatikun mes  këmbëve, zervisti i vjetër që i kish kaluar të pesëdhjetat. Kurse  zervisti i ri,  me utomatikun në dorë, priste radhën, mbi një baule të  madhe prej druri, përballë derës, pasi i kish vënë rezen prej hekuri.      – Ç’bel që paska, alvanisa e mutit, një të rrokur dore! – u habit djaloshi zervist, duke vështruar mesin e hollë që i dukej nuses nën bluzën e bardhë sipër tumaneve dhe e pyeti :      -Sa vjeç je ?      -Njëzetë. – shqiptoi ajo me dridhje buzë.      -Sa ditë ke martuar ?- e pyeti mjekrosh Zafiri me kureshtje.      -Pardje.-tha ajo me zë të mekur.      -Eh, ta shihte këtë gazelë Napolon Zerva ynë, do prishej që në këmbë e do i rrinte përsipër një javë të tërë, sa t’i uleshin nja tre kile dhjamë nga fuçia e barkut! – qeshi zervisti i ri, i ulur te  baulja.      – Do ia shpiem peshqesh, kur të mbarojmë punë vetë, – i  ktheu oficer Zafiri, – Ta pallojë dhe ai që kjo qumështore e bukur të  pjellë një Napolon të vogël, po nuk i zuri sot fara jonë.      -Po të më pyesin mua, këto çamet e bukura nuk duhet t’i  vrasim, po t’i lëmë me barrë, të na zbukurojnë racën greke.- tha  zervisti i ulur te baulja. –Ato nuset dhe vajzat që i mbyllën shokët  tanë në xhami, me kopenë e grave për t’i ndërzyer me radhë, kot u  ngjitën shkallëve, ku del hoxha të këndojë dhe u hodhën nga minarja sot  në mëngjes…       – Siç duket, deshën të imitojnë gratë suljote që u  hodhën nga shkëmbi në kohën Pashait, – shtoi zervisti i vjetër. Kjo nuse qenka e zgjuar që pranoi jetën, përpara  asaj plaçkës që ka në mes të  shalëve.      Oficer Zafiri, me një të tërhequr fort të dorës i shqeu Bonatës kopsat e gjoksit dhe ia nxori gjinjtë përjashta.       – Shikoni more, ç’sisë paska, tamam si dy shegë në degë me gjithë sumbullat e luleve…      Zervistët e tjerë shqyen sytë epshorë.      -Mbase ai gomari yt nuk arriti të të prishte, nga frika që krisën pushkët në fshat !- e pyeti  oficer Zafiri.      Bonata heshti sikur ta kishin futur në tabut.      – Fol !- klithi Zafiri, – Të ka prishur apo jo?      -Jo, – u gjegj kot ajo me gjysmë zëri.      – Do të prish unë tani! – tha oficer Zafiri me kënaqësi, duke zbërthyer menjëherë rripin dhe lëshoi përtokë pantallonat  ushtarake, teksa iu duk organi mashkullor që ia kishte ngritur këmishën  përpjetë.      Zervisti i ri te baulja qeshi fort, pa ia hequr sytë gjoksit të bardhë të nuses që ngjante si dy toptha hasude taze.      – Moooore, po ti, agapitemu, e paske sa një pallë  gomari!… – u habit zervisti i vjetër. – Kështu si ti duhet të jenë të  terë oficerët grekë, jo vetëm trima, po edhe pallosh për gratë e armiqve tanë. Pa hë shpejt, se dua të shoh si do e durojë kjo mëshqerra e njomë tërë atë hu gardhi!      Mjekrosh Zafiri gazmoi, duke vështruar një çast me  mburrje organin e tij dhe i tha, duke përplasur gjuhën në hapësirën mes  dy dhëmbëve të parë :      -Shikomë, se kur t’ia hipi, do kthej prapanicën nga ti,  të më shohësh edhe koqet, i kam në terezi, apo njërën më poshtë e  tjetrën më lart.      – Ashtu, more palikaris, ashtu do më ngrihet edhe mua, me këtë Greta Garbo nga të filmave…      Oficer Zafiri me organin në dorë si kobure të drejtuar nga Bonata, e urdhëroi me padurim:      – Shpejt, zgjidh ushkurin e tumaneve, se të tjerat t’i shqyej unë!       Bonata filloi të zgjidh ushkurin, teksa në një fragment  të sekondës, bishti i syrit i rrëshqiti padashur te automatiku i Izetit  varur në murin aty pranë, të cilin ia kish mësuar si i hiqej siguresa  dhe si shkrehej këmbëza, një ditë para se ta dorëzonte, kur u kthye nga  Gallatai, ku kishin dalë gjithë trimat të mbronin fshatin. Ajo menjëherë lëshoi tumanet te këmbët me patiqet e nusërisë dhe vetëtimthi, sa hap e mbyll sytë, rrëmbeu automatikun nga gozhda.      Një batare e tmerrshme dhe krejt e papritur nga asnjëri prej tyre, ushtoi shurdhueshëm në të gjithë konakun e zjarrit…      Pastaj për pak çaste ra shurdhëria e vdekjes. Kur tymi i barutit të dalë prej dhjetëra gëzhojave u ngrit në tavan, sytë e  Bonatës mundën të dallojnë organin mashkullor të Zafirit,  shqyer nga  plumbat, si një copë zorrë kau që pikonte gjak, mbi kofshët e trupit të  tij të plandosur. Dhe pak më tej dy zervistët e tjerë të rënë mbi njëri  tjetrin, pa arritur të ngrinin drejt saj tytat e armëve të tyre. Bonata ndjeu pështirosje nga gjithë ai gjak grek që kish  njomur dysheme dhe kishte spërkatur muret e shtëpisë çame. Asaj i erdhi  për të vjellë. Lidhi tumanet dhe shkoi me vrap, hapi baulen, ku kish ca  rroba të veta dhe mori aty cipunin e zi. U mbështoll me të bashkë me  automatikun e Izetit. Shkoi te dera dhe mbajti vesh… Rreth e qark  ushtonin armët nëpër shtëpi të tjera, ku zervistët e tërbuar po korrnin  pa mëshirë burra, gra të pabindura, fëmijë dhe pleq, për të boshatisur  fshatin.      Në një cep të gardhit ishte shtrirë i gjakosur qeni i  madh i shtëpisë, të cilin ata e kishin vrarë që në të lehurat e para,  kur sapo kishin ardhur. Bonata rrëshqiti me kujdes si hije në muzgun që  krijonte tenda e hardhisë sipër shkallëve dhe hyri në odë. Izeti kish  rënë përmbys sikur flinte mbi pellgun e gjakut. Kurse i ati dhe e ëma e  tij, të shtrirë mbi dyshemenë me dërrasa, mbaheshin ende me duart  shtrënguar te njëri-tjetri, sikur po i luteshin zotit për paqe  njerëzore.      Bonata e ktheu Izetin drejt dhe e puthi në buzët e ftohta duke i pëshpëritur:      -Xhani im, s’na lanë zagarët ta gëzonim zoinë bashkë, po hakën tënde ta mora unë!… – pastaj duke nxituar me lot në sy, mori  jorganët mbi sepete dhe i mbuloi të tre, sikur flinin.       Zbriti shkallët me kujdes, duke u dridhur nga frika, se  mos shfaqeshin zervistë të tjerë diku afër. Kapërceu gardhin e përkulur  deri afër tokës, me automatikun që i pengonte ecjen, derisa hyri në  kopshtin e mbjellë me misër dhe me fshesë. Më tej zbriti në përroin e  errësuar nga muzgu i pasdites. Nëpër pellgje aty këtu shquheshin kufoma  fshatarësh me kokë të prera. Fshati qënkish kthyer i gjithi në  kasaphanë.      Ajo mori rrugën e vetme, por e trimëruar nga automatiku i Izetit nën cibune. Kaloi nëpër rrethinat anash Mininës, Filatit, Koskës dhe natën vonë doli në Qafëbotë të Konispolit. Aty dëgjoi nga një bari, që shqeu sytë mbi automatikun dhe guximin e saj, se në atë vend kishin  kaluar gjatë ditës, disa qindra çamë të mërguar. U ndal një copë herë,  sa për t’u çlodhur dhe për të mbushur gjoksin me ajër Shqipërie.  

Filed Under: Kulture Tagged With: ngjarje e vertete, Tregim, Vullnet Mato

100 VJET SHQIPËRI- NE AUSTRI

November 2, 2012 by dgreca

INSTITUTI PËR “DANUBIN DHE EVROPËN QENDRORE E JUGLINDORE“- NË 100 VJETROIN E SHQIPËRISË/

NGA GEZIM LLOJDIA/

Instituti për „Danubin dhe Evropën qendrore e juglindore“ – idm, “think tank-u” me i rëndesishem në Evrope për ketë hapësire gjeografike, organizoi nen pjesëmarrjen e personaliteteve te larta nga politika, diplomacia dhe ekonomia austriake si dhe vende te tjera te rajonit, trupit diplomatik nga vendet e Ballkanit mbledhjen e përgjithshme te tij si dhe simpoziumin: „100 jahre albanien“- „100 vjet Shqipëri“ .Ky aktivitet i zhvilloi punimet ditën e marte, 30 tetor 2012, ora 18.30, ne Akademinë ushtarake „Theresianum“-burgplatz 1, a-2700 ne Ëiener Neustadt, nje qytet barock gati 50 km nga Vienna. Përshëndetja dhe hapja e simpoziumit nga: Gjeneralmajor Norbert Sinn – komandant i akademisë ushtarake „theresianum“.diskutuan: Erhard Busek – president .Genc Pollo – ministër për inovacionin dhe teknologjinë e informacionit

Neritan Ceka – arkeolog dhe këshilltar i kryeministrit për kulturën Oliver Jens Schmitt – historian, prof. ne universitetin e Vjenës .Fate V elaj – president i „forum Ëeltoffen international“;Moderator: Andreas Breinbauer – rektor i Me poshtë mund te lexoni një sinteze te fjalës se Fate Velaj ne ketë dialog mbi 100 vjetorin e pavarësisë se Shqipërisë. I nderuari dr. Busek, i dashur Erhard. Kur dr. Busek me telefonoi dhe me tha se dëshironte qe unë t‘i bashkohesha këtij paneli diskutantesh mbi 100 vjetorin e pavarësisë se Shqipërisë, ndodhesha ne Fier, një qytet disa km larg qytetit ku u shpall kjo pavarësi. sigurisht ne po atë moment iu përgjigja: „po! do te jem patjetër“,një përgjigje qe me doli menjëherë dhe nga thellësia e bindjes sime te plote për dy arsye:

– E para ishte se unë jam nga Vlora, vendi ku u shpall pavarësia por dhe me origjine nga Kanina, vendlindja e njeriut qe shpalli pavarësinë, Ismail Qemalit, një diplomant i extra class i cili kishte ruajtur thelle ne zemër ëndrrën shekullore te popullit te tij, atë te një vendi te pavarur.

– E dyta ishte prej asaj qe me dr. Busek me lidh një miqësi e vjetër, e cila lindi dhe u forcua nga një këndvështrim i njëjte mbi te ardhmen evropiane te Ballkanit, këndvështrim ky qe u manifestua nga një bashkëpunim i vyer neper simpoziume, konferenca, iniciativa politiko-kulturore ne shume vende përfshire këtu Viennen, me startimin e iniciativës sime te pare jashtë Austrie, atë me titull „ndërmjet Danubit dhe Nilit“ qe e çova dhe ne Kajro, apo ato ne Berlin, Bruksel, Alpbach, Salzburg, Beograd, Shkup, Bukuresht, Tirane, Vlore, etj., gjë për te cilën i jam mirënjohës qe me dëgjoi, me besoi dhe me shoqëroi shpirtërisht, mendërisht dhe fizikisht ne këtë punën time ne dhe për Evropën. Danke Erhard! Ky simpozium është ndërtuar për te diskutuar mbi nje ngjarje te madhe ne historinë e kombit shqiptar, si dhe te te gjithë hapësirës shqip folëse, mbasi kjo date nuk i përket vetëm Shqipërisë se sotme por edhe Kosovës, pjese te Maqedonisë e te malit te zi, ashtu si dhe gjithë shqiptareve kudo ku ata janë. njëkohësisht ajo i përket edhe Austrisë, mbasi është shteti qe ka qene garant i mbrojtjes se pavarësisë se Shqipërisë, si dhe aleat i madh i saj. unë nuk kam për qellim sot te sjelle fakte e detaje te reja mbi momentet te cilat shoqëruan këtë akt final te historisë se Shqipërisë, mbasi ky panel eshte i ndërtuar ne mënyre te tille qe nuk krijon hapësira boshe por, ajo qe unë jam i interesuar dhe qe është dhe arsyeja perse unë sot jam këtu, fakti prej te cilit do te me duhet te ndriçoje sadopak hapësirën kohore te se ardhmes se Shqipërisë, atë te periudhës 2012-2112.Nëse do te me pyesnin sot, se cfare i duhet Shqipërisë se sotme ne këtë vigjilje te 100 vjetorit te pavarësisë se saj, unë do t’i përgjigjesha vetëm me dy fjale:„Një ide e qarte dhe një vizion“.Historia 100 vjeçare e Shqipërisë, prej shpalljes se pavarësisë dhe deri me sot, është e mbushur me ngjarje te cilat populli im nuk i kishte te nevojshme dhe aq me tepër te domosdoshme për t‘i përjetuar. eksperimente politike dhe ekonomike te pafundme te cilat e lodhen, e robëruan dhe e izoluan atë e mbajtën larg nga ëndrrat gjeopolitike te atyre qe shpallen pavarësinë dhe ne te njëjtën kohe i dhëne përkufizimin absolut se ky popull nuk është ne gjendje te orientoje te ardhmen e tij, ne atë drejtim nga e cila rrjedh dhe adn-ja e tij: kultura perëndimore. Tashme ne jemi ne fillimin e një shekulli te ri, atë te pavarësisë, te periudhës 2012-2112. si ne çdo vend te botes ky vit jubilar festohet dhe për këto festime ka pasur dhe një kohe përgatitore relativisht te gjate. por ajo qe vërtet mua me ra ne sy ne këtë vit jubilar dhe qe ne fund me hidhëruan pa mase, ishin se gjate gjithë vitit nuk u dëgjua asgjë me shume se „melodia“ e debateve funebre, te nje klase politike e drejtuese te sterlodhur nga ethet e delirit e te patjetersueshmerise se tyre ne histori.

Pra, mbi gjithshka u fol ne fillim te këtij viti jubilar. si fillim u tha se do te merrnim statusin e vendit kandidat mbasi e mbështesim ate ne merita te cilat nuk na mungojnë, u tha se do ndërtoheshin vepra madhështore, një stadium i madh futbolli, me i madhi ne rajon dhe qe ngeli vetëm një fjalim gjestional. mandej u tha se do te ndërtohej një parlament i ri mbi gërmadhat e se kaluarës mizore, parlamenti me i madh ne rajon por qe ngeli vetëm një show gjestional. u tha se do ndërtoheshin monumente, statuja te dhjetëra personaliteteve te historisë. sikur nuk kishte mjaftuar koha 100 vjeçare për tu bere këto por duhesh pritur viti 2012 për t‘i përjetësuar ata.

Por, fatkeqësisht te nderuara zonja dhe zotërinj nuk u tha asgjë ne ketë 100 vjetor se a do te ndërtohej një monument apo areal politiko-kulturor dedikuar shekullit te ri te pavarësisë qe po hynim, atë te pavarësisë se mendimit, te ideve, te vizioneve, ëndrrave te brezit te ri qe ne mbyllje te një epoke 50 vjeçare te izolimit dhe mbajtjes larg Evropës ne fillim te viteve 90 thërrisnin me zë kumbonjes: „e duam Shqipërinë si gjithë Evropa“, ku tashme fëmijët e tyre njëzete vjecar nuk janë si brezi e moshataret e tyre neper Evrope, nisur nga ajo cka baballarët e tyre u premtuan.

nëse unë, te nderuara zonja dhe zotërinj, qysh ne fillim ju tregova se telefonata e dr. Busek me gjeti ne Fier, nuk thashë se me gjeti ne rruge e sipër, por ne fier për t‘u stacionuar aty. ne një qytet qe përpara syve dhe thelle ne zemër ka vendosur te ardhmen e tij evropiane dhe, për ta realizuar atë, jo pa qellim me qytetet me „thirri“ te realizoja idenë time te vjetër, atë te „Evropa plaza“, një shesh qe i kushtohet kontinentit tone, identitetit tone te përbashkët e te ardhmes se përbashkët evropiane. idea ime e ndërtimit te „Evropa plaza“ ne Fier, vjen mbas suksesit te dertimit te „Evropa bulevard – 100 hapa drejt Evropës“ ne Pogradec i cili nga miqtë tanë evropian është klasifikuar si projekti me prestigjioz ne përmbushjen e sloganit te bashkimit evropian „ta bashkojmë Evropën nëpërmjet kulturës“. imagjinoni te nderuar zonja dhe zotërinj, një rrugice te vogël te një qyteti te vogël jashtë hapësirës e bashkimit evropian. një rrugice 250 m e gjate e cila shnderohet nga një jete normale rrugice, ne një bulevard ku prejtesohen emrat e 100 personaliteteve me te rendesishme te historisë se Evropës, qysh nga antikiteti deri me sot. nje bulevard qe mbi shpatulla mban historinë mijëra vjeçare te kontinentit tone paraqitur bukur nëpërmjet veprave te artit ne mermer dhe hekur.„Evropa plaza“ ne fier është një dimension i ri i ndërtimit te shesheve, larg ideve te vjetra te përdorimit te shesheve për mitingje dhe tubime. një shesh i ideuar dhe i konceptuar si një simbol i asaj qe qyteti dëshiron: një përkushtim i te ardhmes se tij, asaj ne zemër te Evropës nëpërmjet një vepre arti ne lartësinë prej 11m dhe një instalacioni me 50 tubo qe lëvizin nga 2 deri ne 12 m te gjata, ku do te prezantohet mikpritja e ngrohte e qytetit qe njihet nga te gjithë si qyteti i tolerancës ne një bote-globe me diametër 7m brenda se cilës qëndron kontinenti blu, si bluja e bashkimit evropian, e se ardhmes se përbashkët ne shtëpinë evropiane.projekti ka për qëllim të paraqesë historinë e përbashkët evropiane, ta vendosë atë thellë në ndërgjegjen e popullsisë në veçanti të rinisë, dhe mbi të gjitha të paraqesë specifikat e çdo identiteti në një kuadër më të përgjithshëm pluralist, evropian. këto projekte fituan zemrat e miqve tanë te mëdhenj si: jose Manual Barosso, Benita Ferrero Ëaldner, Ëerner Faymann, Vaclav Havel apo çmimi nobel Imre Kertesz, ministra, mendimtar e filozof, dramaturg e poet…e te gjithë këta shkruajten për një rrugice 250m e nje shesh te vogël e jo për autostrada e rruge qe inaugurohen përditë. ne jemi te bindur se inaugurimi i „Evropa plaza“ne fier do te jete një feste e madhe e evropianeve për Evropën, e cila do te shërbejë si simbol i asaj se historia jeton dhe se e ardhmja ka një ngjyre: atë blu të Evropës së bashkuar. Ne fund te nderuara zonja dhe zotërinj do me duhet te perserise atë qe është edhe ideja ime e patjetërsueshme se Evropa e bashkuar përpara se te jete një union ekonomik, është një union vlerash te përbashkëta dhe qe Shqipëria te behet pjese e këtij unioni vlerash, duhet te rishikoje dhe ridimensionoje vlerat e saj, ato te dialogut, mirëbesimit dhe te tolerancës. Në fund, me lejoni te nderuara zonja dhe zotërinj ti rikthehem diskutimit te prof. Oliver Jens Schmitt.I nderuari dr. Schmitt,ju ne referatin tuaj u munduat te ndriçonit një hapësire kohore 100 vjeçare te historisë se Shqipërisë ne vetëm 10 minuta dhe ajo qe me beri përshtypje me shume ishte retorika dhe ngazëllimi me te cilin ju ne mënyrë sistematike folët vetëm për problematikat e popullit shqiptar duke e paraqitur shpalljen e pavaresise si një fenomen rastësie, dhe ekzistencën 100 vjeçare te tij akoma me rastësor. ju ne referatin tuaj folët për një Shqipëri qe vetëm probleme gjeneron dhe nuk përmendet një gjë a ndihmese qe ky popull ka dhënë kulturës evropiane…sigurisht qe Shqipëria nuk është Austria, sigurisht qe nuk është as Franca e Anglia por nuk mund te presësh me shume nga një popull qe për 500 vjet ka qene nen pushtimin e një perandorie obskure e ne cep te saj ku edhe ai ndriçim i asaj perandorie nuk kishte mundemi te depërtonte deri ne kufijtë e vendit tim. shpallja e pavarësisë ishte një ëndërr, qe sado u vonua ne realizim erdhi me ne fund por qe u shoqërua me ngjarjet fatale për kontinentin si fillimi i luftës se pare botërore, prishja e e strukturës se aleatit te madh te saj, perandorisë austro-hungareze, pushtimin nga Italia….lufta e dyte botërore e deri ne 50 vjet diktature komuniste. mos valle është Shqipëria fajtore edhe për këto? komunizmin nuk e shpiken shqiptaret, ai u shpik diku larg por u soll ne Shqipëri dhe fatin e Shqipërisë e përjetuan edhe shtete me një strukture e kulture me solide se ajo .Sigurisht qe Shqipëria është një vend fragil por unë nuk e mbështesë mendimin tuaj se vendi im është një faktor problematik dhe mosstabiliteti ne rajon. e kundërta është i nderuari profesor!!! Shqipëria është stabiliteti i rajonit dhe këtu me duhet te sjelle ne kujtese te kësaj salle, akademisë ushtarake qe bane emrin e perandoreshës Maria Theresia se nga territori i Shqipërisë nuk është startuar asnjë agresion a lufte karshi popujve te tjerë por e kundërta ka ndodhur dhe ne jemi dëshmitare te historisë recente, asaj te luftës ne Kosovë ku Austria dha një ndihmese e qe i nderuari gjeneralmajor Norbert Sinn e përmendi dhe ku ambasadoret e vendeve pjesëmarrëse ne këtë salle, ne veçanti ai i Kosovës mund ta vërtetojnë se nuk ishte Kosova ,por Serbia ajo qe beri gjenocidin…

Nw fund me duhet te sjelle ne kujtese vitin 2006, atë kur dr. Busek me ftoi te organizoja një expo ne forumin evropian te alpbach-ut. „Shqipëria-e pare ndryshe“ e quajta unë këtë expo me fotografi e referat dhe qe fitoi zemrat e mendjet e te gjithëve e qe jam i bindur se do fitoje zemrat e mendjet e te gjithëve atyre qe do vizitojnë Shqipërinë.Moderatori i këtij simpoziumi, prof. Birnbauer kur me prezantoi mua tha se ne 2003 me është dhënë një medalje ne kryeministrinë e Austrisë për merita te veçanta, ne 2011 presidenti I parlamentit evropian me dha medaljen “european citizen” për merita te veçante për bashkimin evropian e vlerësime. e pra, unë, Fate Velaj nga Kanina erdha ne Austri si askushi por tregova se Shqipëria ka djem e vajza si unë nga te cilët mund te përfitojë Evropa dhe bota.

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: 100 vjet, Gezim Llojdia, Shqiperi-Austri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5720
  • 5721
  • 5722
  • 5723
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT