• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHTATEDHJETË VJETË MË PARË NDODHI MASAKRA GËRHOTIT

August 29, 2013 by dgreca

NGA Dr. PRENJO IMERAJ/

Më 14 shtator të këtij viti mbushen plot 70 vjetë nga tragjedia e Grehotit.Tridhjetë e tre dëshmorët e Grehotit, të cilët Partia Komuniste Shqiptare i kishte shpallur armiq të popullit dhe të Partisë, duke u denigruar edhe varret, ndërsa familjet që lanë pas ju nënështruan morsës së luftës klasore të pa skrupulltë, më në fund me ardhjen e shtetit demokratik u vendosën në pjedestalin e lavdisë kombëtare.  Ata qysh nga viti 1992 prehen në varrezën e Dëshmorëve e ngritur atje ku ranë këtu e shtatëdhjetë vjetë më parë. Në vitin që jemi, varreza u rindërtua dhe zbukurua në mënyrë dinjitoze.

Për luftën e Grehotit kanë shkruar shumë shqiptarë, dëshmitarë okularë, ish komunistë, nacionalistë madje edhe miq të huaj, por sot ne po sjellim përpara lexuesit se ç’kanë lënë pas me kujtimet e tyre luftëtarët e divizionit fashist Italian Peruxhia që u ndeshën në mënyrë të pa barabartë me çetën nacionaliste “Shqiponja” të komanduara nga Hysni Lepenica. Nuk po bëjmë asnjë koment, për manovrën djallëzore të komunistëve shqiptarë,qëndrimin konseguent në politikën e ditës të oficerit anglez Tilman,atashuar pranë shtabit partizan të zonës parë operative Vlorë-Gjirokastër dhe pabesinë e komandantit të divizionit fashist Kiminelo, që i pat premtuar prefektit të Gjirokastrës Veip Runa se divizioni do i dorëzohej forcave nacionaliste…

XHIOVANI BONOMI

“Shqipëri 1943. Marshimi tragjik i ushtrisë italiane nga Tepelena e Gjirokastra në Sarandë”.

Bietti Milano, Itali 1983(f. 71-87)

                             Përktheu nga italishtja Etleva L. Memisha. Mars 1999

“Gjatë aksionit një komision partizanësh hyri në kampin tonë duke ofruar ndihmë  kundër nacionalistëve.Gjenerali iu përgjigj që momemantilisht nuk kishm nevojë…”

KAPITULLI I DYTE

Momente dramatike                                                                                                   

1- Paralajmërimet e para. 

      Në fakt në Gjirokastër jeta nuk shkon vaj. Pretendimet nga ana e partizanëve rriten, godasin në qendër dhe konfuzioni është më i madh.

Për ti mbajtur momentalisht në mbikqyrje dhe për të fituar kohë, stimulohen më datën 11 dhe 12 shtator marrëveshje me partizanët dhe nacionalistët. Që të dy këta të krisur pretendojnë që ne t’u dorëzojmë armët. Përgjigja jonë është kategorike: “Nuk do t’u dorëzojmë kurrë armët të huajve, do t’i marrim me vete në Itali”.

Ata mendojnë se kanë të  bëjnë me frikacakë, me të ndrojtur. Po, kemi humbur luftën dhe ndërgjegja na ka impresionuar, por nuk do të ndodhë kurrë që një ushtar Italian të frikësohet nga prepotenca. Kërkojnë me të gjitha mënyrat të na bëjnë të dorëzohemi me lajka dhe më pas me kërcënime. Shoku Boldini që kishte guxuar të hynte në Gjirokastër, për të blerë, u ndalua nga një patrullë nacionaliste dhe u çua në burgjet e kështjellës.Pas disa orësh u pyet para kryetarit të nacionalistëve të Gjirokastrës dhe, pasi u pyet mbi motivin e vajtjes në qytet ia bënë të qartë se ne e kishim humbur luftën, që ishim në tehun e shpatës dhe na leverdiste të futeshim në radhët e tyre. E liruan me qëllimin e caktuar që të vinte e të bënte propaganda tek ne. Mbas ditën e dates 11 u shpërndamë nja 40 burra gjysëm kilometri jashtë “qytetit” ushtarak për të bërë dru për kuzhinën. Mbi mal, para nesh, shohim të kalojnë grupe të ndryshme partizane që marshojnë drejt Gjirokastrës.Tenente Kalvieri jep urdhër për të hapur zjarr. I bindemi urdhërit, hapim zjarr për rreth një orë, por partizanët nuk përgjigjen. Kthehemi në kamp. Për të na bindur të pranojmë dorëzimin partizanët na dërguan edhe dy ushtarë të batalionit të parë tek ne, të cilët do të bënin propaganda mes nesh, me kusht që të ktheheshin në një orë të caktuar, për ndryshe do të vrisnin të burgosurit italianë që gjendeshin në duart e tyre.  Vazhdojnë të vijnë në komandën tonë ambasadorë të të dy partive.  Përgjigja jonë është gjithmonë e mesme…

***

“Më datën 11 në mëngjes tek sa u zgjuam-tregon Koralia-patëm surprizën e madhe që të mos shihnim më asnjë gjerman në qytetin ushtarak dhe as rrethinat.  Urtë e butë ishin larguar gjatë natës. Për ç’farë motivi dhe pse në këtë mënyrë? Më mirë kështu. Armët janë akoma në duart tona. Mbrëmjen e 13-ës nacionalistët rreth 200 pushtuan krahun e majtë të qytetit ushtarak. Prandaj edhe ne jemi gati në pozicione, ndërsa Kolonel Lanca shkon për të biseduar. Më datën 11 hyri batalioni i 3-të, më datën 12 ose 13-të hyri batalioni i dytë çiklist”.

***

Datë 12 dhe 13 të shtatorit sollën dy batalione në Gjirokastër dhe kam përshtypjen e qartë që në këtë qytet ushtarak, siç kemi raportuar, mbretëron kaosi.                 Dhe në të vërtetë Gjirokastra jeton në kaos, një  influencë jo të vogël ushtronte edhe ajo që transmetohej në radio.  Lajmet nga Italia nuk ishin aspak ngushëlluese. Shpresonim që aleatët të merrnin me shpejtësi gadishullin dhe të hynin me flotë në Adriatik, por në fakt…  gjermanët kishin përparuar dhe anglo-amerikanët ngelën të gozhduar.    Një moment i bukur; radio transmeton giovanezza dhe lajmëroi lindjen e Republikës Sociale Fashiste.  U çorientuam. Çfarë po ndodh në Itali?  E kishi marrë qeverinë fashistët?  Radio Palermo na jepte lajme për qeverinë e Badolios, por të rralla,  të rastësishme, të shqetësuara. Italia kishte rënë në errësirë. Kush dinte të mbijetonte ishte i zoti…  Ne, larg Atdheut, në një tokë të huaj dhe armike, nuk po ia dilnim mbanë. Për fat radio  jonë u prish dhe kështu mbetëm plotësisht në errësirë për gjithçka.

Pas katër ditësh siç ishte parashikuar, autoblindat gjermane ato që kishin hyrë në fushën e Gjirokastrës për të na surveriuar, u larguan duke u drejtuar si edhe kollonat pararendëse, rrugës së Tepelenës.Ne u ndiem të çliruar.                              Ajo ditë ishte një përzjerje gëzimi dhe hareje, qetësie dhe prehje.Të gjithë bënin plane, ndonjë hidhte propozime në erë.Ushtarët u irituan, për të mos thënë u turbulluan.

2- Të rrethuar

Për të kuptuar sa u munduam dhe pozicionin tonë, duhet të kesh një ide topografike të paktën të përafërtë të qytetit.  Gjirokastra vendoset mbi një shpat të luginës së Drinos, i cili rrjedh drejt Vjosës.  Lumi rrjedh në një drejtim që shkon nga Gjirokastra në  Tepelenë ndërmjet dy vargje malesh të lartë dhe të ngushtë dhe lugina paraqitet si një koridor jo i këndshëm dhe i egër, në fundin e së cilës gjarpëron lumi.  Në mesin e bregut fillon rruga që të çon në Janinë.  Gjysëm kilometri përpara Gjirokastrës lugina zgjerohet.  Malet largohen rreth 3 ose 4 kilometra, duke arritur përsëri të marrin formën e koridorit, por më lirshëm se i pari pas 6-7 kilometrash.  Formohet kështu një trekëndësh hapsinor relativisht i mysët dhe i mbyllur në të katër anët.  Gjirokastra shtrihet në një shkëmb gipsi që hyn lehtësisht në trekëndësh.

I ashtuquajturi qytet ushtarak është një hapësirë që shtrihet mbi një plan të sheshtë dhe mjaft i rastësishëm, në të cilin ka baraka dhe vila druri për ushtarët dhe oficerë italianë.  Ishte ndërtuar poshtë Gjirokastrës rreth 500 metra në veri nga shtrati i lumit.  Pozicioni siç shihet ishte I disfavorshëm.

Të dominuar nga malet dhe qyteti civil, të mbyllur mes kreshtash të larta, nuk kishim veç dy koridorë të ngushtë për dalje.  Për aeroplanët përbënim një objekt përfundimtar.                                                                                            Mëngjezin e datës 13 na u paraqit një surprisë e çuditëshme.  Flamuj të  kuq me shqiponja valëviteshin mbi Gjirokastër dhe mbi malet në jug përballë nesh, flamuj të tjerë të kuq pa emblemë valëviteshin në veri prapa krahëve tanë.  E pamë të çuditur këtë gjë të re.  Ç’kuptim kishte?  E mësuam të vërtetën në mesditë.

Komunistët ose më saktë rebelët partizanë nën komandën e një majori anglez Tilman pushtuan zonën në veri perëndim;  nacionalistët kishin pushtuar qytetin e Gjirokastrës dhe malet në jug-lindje. Ne ishim të rrethuar dhe të gozhduar.       

 Nga malet përpara qytetit tregon Koralia – zbresin një numër i madh shqiptarësh të armatosur që drejtohen drejt qytetit. Rreth ores 10 shohim të vijnë nga drejtimi i Manastirit, nga rruga e Tepelenës, rreth 200 shqiptarë të armatosur.  Kalojnë pranë qytetit ushtarak duke na parë me përçmim e neveri.  Pasi kanë arritur tek komanda e regjimentit, ndalojnë, pastaj me urdhër të një oficeri të tyre zënë pozicione në grope, me pushkët në drejtim tonë.  E vëzhgojmë këtë manovër të tyre, kuptojmë që është përgatitje por nuk dyshojmë për gjë tjetër.

Pastaj, pothuaj mbas një çerek ore ngrihen dhe shkojnë të pozicionohen pas bregut të lumit.  Të tjerë vazhdojnë të vini për disa orë.  Na kalojnë përpara, të gjithë me një ndjenjë superioriteti dhe largohen për gjatë lumit.  Në të njëjtën kohë shohim se nga malet përballë Gjirokastrës, nga të gjitha anët, zbresin me mijëra si këta mendje lehtë dhe derdhen rreth qyteti ushtarak. Jemi të rrethuar nga tre anët nga nacionalistët, prapa krahëve nga ana e malit kemi partizanët.  Kuptojmë që situata është vështirësuar, jemi preh e një qetësie  që shpreh atmosferë lufte.  Zbresim në pozicione, përgatitemi për mbrojtje.  Armiku ka kompletuar rrethimin”.

***

Për të sqaruar më mirë atë që ndodhi më vonë po shtojmë këtu dëshminë e qartë dhe të gjallë doktor Andorno:  “Qyteti ushtarak ishte shkrumbëzuar nga temperature 54 gradë e diellit.  Poshtë tendave dhe në baraka trupat gjysmë të zhveshur prisnin që koha të kalonte dhe të vinte fresku i mbrëmjes.  Poshtë tendave të artilerisë pak oficerë me gjoksin përjashta, kullojnë  djersë dhe pinë gllënkat e fundit të birrës, luajnë me letra, të tjerë shihnin të heshtur me bërrylat e mbështetur në tavolinë.  Kush mund të flinte kur lufta kish mbaruar.  Mendja shetiste dhe zemra ikte e vinte në një mijë mënyra të ndryshme, por gjithnjë e burgosur.  Përpara nesh  shkëmbinjtë prej dollomiti ishin si rezistencë për nxehtësinë që mbyste lagështinë e tokës dhe të fushave.  Pak pas kazermave dhe barikadave të vogla rruga ishte edhe më e bardhë.  Drinosi ishte katandisur në një vijëzë dhe burimet ishin zhdukur në të dy anët e lumit.  Gjithëçka ishte e pa lëvizëshme, çdo gjë djallëzisht e heshtur si qetësia pararendëse e stuhisë.  Robër të vetvetes!  Megjithatë diçka lëvizte atje sipër mbas mbarimit të sheshtë.

“Shikoni, shikoni atje sipër tha dikush dhe tregoi me gisht drejt kështjellës mbi kodër”. Të gjithë u kthyen.                                                                                 “Ej cilët janë ata”-tha veterani Stefanini me theksin e tij fjorentin.                                               -“Unë nuk shoh asgjë”-thirri tenente Pozeto i qorruar.                            “Ta hajë dreqi shikoni ç’farë rreshti dhe shikoni në të djathtë një kolonë tjetër që zbret, edhe në fushë. Dhe pamja e të gjithëve u bë më e zymtë .  Nga tenda e artilerisë situata zotërohej mirë.  Nga malet zbrisnin njerëz, ushtarakë me qylaf të bardhë shqiptare, armë në sup dhe flamuj të kuq me shqiponjën shqiptare.  Udhëhiqnin kalorësit me kuajt e tyre të dobët dhe zbrisnin drejt nesh. Largësia ajrore midis nesh dhe atyre ishte një kilometer.  Janë shqiptarë dhe shqiponja e zezë në fushë të kuqe tregon që janë nacionalistë.  Sa të shtëna ishin drejtuar mbi ato kodra në netët e shkuara, kur ndonjë dritëz na dukej si sinjal. Dhe tani ja ku janë duke zbritur drejt nesh.  Po afrohen kështu ngadalë sikur po shkojnë në shetitje.  Zërat e përhapur nëpër qytet nga masa e të pa punëve po vijnë tani drejt nesh.  Tani dallohen qartë.  Në pamje të parë nuk kanë asnjë shenjë se duan luftë, megjithatë duken absolutisht inkoshientë.  Qyteti sikur murmurin.  Disa lëviznin.  Të gjithë lëviznin. Disa thërrisnin.  Pastaj zëra të kryqëzuar.  Urdhëron komanda.  Tendat acarohen, barakat vjellin ushtarë nga kapanonet, në grupe, në masë, të izoluar.  Dhe pastaj mbas trinçesë.                                                                                                               Secili në vendin e vet ende të pa vendosur, të gatshëm në pritje.  Lufta ka mbaruar.  Bateria gati,  njerëz të lodhur, zile telefonash, komandat transmetoheshin gojë më gojë. Ndonjë arrin me vonesë dhe fundoset në teren bashkë me shokun dhe ngrin, pushka dhe toka me arrogancë prekin mjekrat tona.

Nga sipër nacionalistët vijnë si për një paradë të çuditëshme.  Kjo radhë elementësh pak sipër tokës, ndaluar si në një lojë të çuditëshme. Tani janë shumë afër.  Shumë duken të pa armatosur.  “Mos qëlloni” ishte urdhëri për ne. “Prisni komandën.  Do të sulmojmë vetëm në qoftë se na sulmojnë”. Sa janë? 600, 800?           Ç’farë duan?  Nuk mund të ecet kështu me kapadaillëk përpara mijëra njerëzve të armatosur. Të gjithëve na kapin ethet. Tani po kalojnë në fushën e aviacionit me qetësi, duke folur mes tyre me sytë përdhe gati të pa përgjegjshëm përderi sa guxojnë. Ne ndjekim avancimin e tyre dhe i shikojmë drejt e në sy si për t’i pyetur për situatën. Ç’farë duan?  Pse vijnë kështu indiferentë kur e dinë që mijëra gojë zjarri janë fiksuar dhe janë gati të marrin shenjë trupat e tyre?  Masa e qetë afrohej ngadalë ndërsa duart tona shtrëngonin me nervozizëm armët. Veshët tanë  tashmë kishin nisur të dëgjonin oshtimat.  Por urdhëri është të mos qëllojmë dhe përsëritet nga komandantët. Në kullën e përgjimit në mes të qytetit ushtarak qëndrojnë komandantët e artilerisë dhe pushkatarëve.  Edhe gjenerali është në vendin e tij. Ç’do gjë është gati dhe situata është gjithmonë në disfavorin tonë, që shohim rrethin të mbyllet dhe nuk mund të gjuajmë sipas urdhërit që na është dhënë.

(Botoi Dielli ne numrine Gushtit 2013.Vijon ne numrin e ardhshem)

 

Filed Under: Histori Tagged With: 70 vjet nag beteja, Ahmet Lepenica, Dr. Prenjo Imeraj, e Gerhotit

MAJOR AHMET LEPENICA NJE HERO I RISHPALLJES SË PAVARËSISË KOMBËTARE

November 22, 2012 by dgreca

Mesazhet dhe idetë që na sjell Enver Memishaj – Lepenica me veprën “Major Ahmet Lepenica … “/

 Nga Gani Ratkocieri, studjues, “Mësues i Popullit”/

 Në 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, që filloi ditën fatlume të 28 nëntorit 1912, duhet vlerësuar e kujtuar edhe  Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlorës e vitit 1920, sepse këto ngjarje vulosën me gjak dhe rishpallën Pavarësinë Kombëtare të harruar e të përmbysur nga  Lufta e Parë Botërore.

Është përfundimi i arritur në mirëkuptim të plotë prej të gjithë historianëve dhe studjuesve, sepse: Fuqitë e mëdha më 17 dhjetor 1912 nuk e pranuam pavarësinë e Shqipërisë, por vendosën që Shqipëria të ishte autonome nën sovranitetin e Sulltanit, ndërsa më 29 korrik 1913 Shqipërinë e shpallën principatë autonome sovrane  dhe të  trashëgueshme.

Lufta e Parë Botërore: 4 gusht 1914 – 11 nëntor 1918, e përmbysi Pavarësinë e Shqipërisë dhe Fuqitë e Mëdha, më 26 prill 1915, e ndanë Shqipërinë në copa, copa ndërmjet Greqisë, Serbisë dhe Italisë. Në këto kushte patriotët shqiptarë të zhgënjyer nga Fuqitë e Mëdha, i dualën zot vetes me Kongresin e Lushnjes dhe Luftën Heroike të Vlorës, në vitin 1920.

Enver Lepenica me veprën  “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920”, vjen të dritësojë një prej herojve të Epopesë së Vlorës më 1920, një personalitet të shquar të asaj lufte komandantin e sajë, major Ahmet Lepenicën.

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare janë botuar disa monografi për figura që kanë dhënë kontribut  të madh për të mbritur në 28 nëntor 1912.

Por pavarësisht rëndësisë së këtyre veprave, me përjashtim të gazetave “ 55 “ dhe gazetës “Republika” pjesa tjetër e  shtypit dhe televizionit heshtin!?

Këtë fat ka pasur edhe vepra e njëmbëdhjetë e botuar nga studjuesi apasionuar Enver Memishaj-Lepenica “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Luftës së Vlorës 1920”. Një libër voluminoz prej 500 faqesh, i shkruar me pasion kombëtar, duke dritësuar jo vetëm major Ahmet Lepenicën por krahas tij edhe figura të tjera që luftuan nën komandën e tij.

*    *    *

Në trajtimin e figurës famëmadhe të major Ahmet Lepenicës, autori  është treguar objektiv, pa pasion, njohës i mirë i kushteve e rrethanave historike në të cilat ka jetuar, vepruar e luftuar major Ahmet Lepenica. Ngjarjet historike janë mbështetur në dokumenta e fakte të kohës, në kujtime të botuara dhe në folklor, pra kemi një trajtim shkecor të ngjarjeve dhe heroit të veprës, gjë që e ka vënë re me të drejtë edhe Prof. Dr. Bardhosh Gaçe në vlerësimin e veprës.

Në këtë mënyrë është trajtuar e përshkruar edhe Lufta heroike e Vlorës e vitit 1920.Vepra të këtij lloi i ndihmojnë historianët, për të shkruar me objektivitet historinë tonë kombëtare.

Përmbajtja e veprës është trajtuar sipas rendit kronologjik, pjesmarrja e heroit në lëvizjen Xhontruke, lufta e tij në krah të heroit kombëtar të Turqisë Mustafa Qemal Ataturkut, por sapo u shpall Pavarësia Kombëtare këta oficerë atdhetarë erdhën dhe dhanë kontributin e tyre për themelimin e shtetit shqiptar, policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë.

Autori ka përshkruar bukur takimin e Ahmet Lepenicës me Isa Boletinin në Vlorë: “Trimat u kuptuan shpejt. Ahmet Lepenica i Labërisë u bë mik me Isa Boletinin e Kosovës, miqësi që simbolizonte bashkimin e kombit tonë”, f.40

Një vend të veçantë i ka kushtuar autori kushteve dhe rrethanave historike në të cilat u shpall Pavarësia Kombëtare, mbrojtja e shtetit shqiptar, nga ujqit e jashtëm dhe çakejtë e brendshëm të tipit të Esat Pashë Toptanit, apo Haxhi Qamilit. Autori ka dijtur të nxjerrë në dukje rolin që ka luajtur major Ahmet Lepenica në këto amulli e mjegulla, ngritje e ulje të historisë sonë: kudo ku kërkohej një dorë e fortë thirrej ky atdhetar trim i cili me atdhetari, zgjuarsi dhe aftësi të larta ushtarake zgjidhte situatën ashu siç e donin iteresat e atdheut.

Në libër është vlerësuar veçanërisht bashkëpinimi dhe roli i Isa Boletinit dhe Ahmet  Lepenicës, të cilët detyruan mbeturinat e ushtrisë së Shefqet Turgut Pashës që marshonin drejt Vlorës së pa fuqishme të ktheheshin në Vjosë dhe të niseshin për në vendin e tyre nga limani i Semanit:

“Ismail Qemali e kuptoi rrezikun dhe ngarkoi dy heronj, Isa Boletinin dhe Ahmet Lepenicën, të cilët u dolën turqve përpara në Vjosë, duke e detyruar Xhavit Pashën të nisej nga limani i Semanit. Asnjë shërbim tjetër të mos i kishin bërë atdheut Isa Boletini me kosovarët e tij trima dhe Ahmet Lepenica, kjo do të mjaftonte për t`i dhënë atij një vend nderi në historinë tonë kombëtare”, sepse ata shpëtuan Pavarësinë e Shqipërisë, f.41.

Studjuesi Enver Lepenica, ndoshta ndër të parët ka përshkruar heroizmin e 400 luftëtarëve të Isa Boletinit që nën komandën e major Ahmet Lepenicës luftuan me trimëri dhe çliruan krahinat jugore të Shqipërisë nga pushtimi grek.

“Qeveria e Vlorës dërgoi një kompani prej 120 luftëtarësh dhe vuri në dispozicion të Ahmet Lepenicës edhe 400 “djemtë” e Isa Boletinit. Me këto forca Ahmeti çliroi Leskovikun, Kolonjën, Tepelenën, Gjirokastrën dhe Përmetin”, f. 57.

Figura e Ahmet Lepenicës është dritësuar e ndriçuar edhe në luftën që ai ka bërë kundër tradhëtive të brendshme, nga tadhëtarë të lidhur me pushtuesin, ose të mbetur skllevër të otomanizmit, ose për interesa e kapriço personale siç ishte rasti bejlerëve të Cakranit.

Autori me nje gjuhë të bukur e llogjike mbështetur në dokumenta e fakte e ka trajtur figurën e major Ahmet Lepenicës si një gjigand i pamposhtur që vjen duke u rritur, deri sa vijmë në Kongresin e Lushnjes që ai e mbron me armë. Ishte kohë e trazuar dhe pa këtë mbrojtje ai Kongres që shpëtoi Shqipërinë nuk mund të bëhej, prandaj lavdia bie mbi këta burra që e mbrojtën.

Në këtë vijueshmëri të ngjarjeve historike autori na shpie tëk lavdia e Ahmet Lepenicës në Epopenë e Vlorës në atë ngjarje famëmadhe e të lavdishme që në histori ka hyre me emrin Lufta e Vlores 1920.

Enver Lepenica është autori parë që e përshkruan të plotë këtë epope që bënë vlonjatët dhe më pas populli shqitar. Me Komitetin e “Mbrojtjes Kombëtare”, me në krye Osman Haxhinë, me shtabin e luftës më në krye major Ahmet Lepenicën, me çetat e fshatrave të Vlorës, Tepelenës dhe me ato të qyteteve të tjera që erdhën në Vlorë pas datës 10 qershor 1920.

Është e rëndësishme gjithashtu se autori në një kapitull ka botuar faksimile të dokumentave që mbështesin ngjarjet historike që ai trajton, si dhe një kapitull për këngët që i ka ngritur populli major Ahmet Lepenicës, këtij biri të shquar të tij. Veçanërisht të tërheq vëmëndjen urdhëri i emërimit të major Ahmet Lepenicës: Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare. Një urdhër i shkruar me dorë, në majë të malit të Beunit, mbi fshatin Vajzë i firmosur nga 12 anëtarët e Komitetit si dhe me vulën e atij Komiteti.

Lufta e Vlorës dhe roli që major Ahmet Lepenica luajti në këtë epope vigane të popullit tonë zë me të drejtë vendin më të madh në libër.

Asnjë tjetër nuk e ka përshkruar aq bukur  tërë zhvillimin e kësaj luftë heroike, bazuar në dokumenta arkivale, në shtypin e kohës, në kujtimet e luftëtarëve të botuara,  dhe në këngët popullore. Lufta e Vlorës ishte një “Termopile” e vërtetë, madje ja kalon asaj sepse falë kësaj lufte Shqipëria u çlirua, u bashkua dhe në dhjetor të atij viti për herë të parë u njoh si shtet edhe nga bota e jashtëme.

Autori mbështetur edhe në gjykimet e historianëve të shquar si Prof. Dr. Muin Çami etj arrin në përfundimin se “merita kryesore e fitores në fushën ushtarake në Luftën e Vlorës, i përket pa diskutim këtij burri të harruar dhe të mohuar padrejtësisht”, f. 179

Është meritë e autorit që citon në ligjiratë të drejtë shumë studjues e historianë, për ngjarje dhe fenomene historike çka i bën përfundimet e arritura prej tija të pa diskutueshme.

*     *     *

Vlerat dhe rëndësia e këtij libri për historinë tonë qëndrojnë veçanërisht në faktet se :Ahmet Lepenica ka qënë një demokrat i vërtetë. Ai gjatë periudhës 1911 deri më 1924, periudha më e vështirë e historisë sonë kur diskutohej në se do të kishte Shqipëri apo jo dha ndihmesën e tij të vyer dhe vendimtare, duke marrë pjesë në të gjitha ngjarjet historike që vendosej fati Shqipërisë. Ai kurrë nuk pa interesat personale, por mbi të gjitha vuri interesat e atdheut të tij. Ai nuk la pas as fëmijë, as pasuri dhe asgjë prej gjëje por la pas veprën dhe emrin e tij të mirë si shembull frumëzimi për brezat e ardhshëm dhe si ide se mbi të gjitha duhet vëmë interesat e atdheut pavarësisht nga sakrificat që duhet të bëjmë.

 Enver Memishaj Lepenica, me veprën e vet,  ka meritën e madhe sepse e zbuloi e ndriçoi dhe e përshkroi major Ahmet Lepenicën, duke ja kthyer historisë sonë ashtu madhështor, heroik, atdhetar dhe veteran i çështjes sonë kombëtare pa njollë, pra i ngriti atij monumentin që meritone, në peidestalin e nderuar të burrave të kombit tonë.

Nga ana tjetë në këtë vepër kemi për herë të parë një përshkrim të plotë dhe të dokumentuar të Luftës së Vlorës 1920

Për vlerësimin dhe lartësimin e figurës famëmadhe të ushtarakut të pa mposhtur, veteranit pa njollë dhe atdhetarit të shquar duhet të kemi parasysh përfundimin e arritur nga autori në këtë libër se “ Në ato kohëra ishte trimëri e madhe të ishje shqiptar, por ishte trimëri edhe më e madhe të ishje ushtar si major Ahmet Lepenica, një ushtar i ndipedencës sonë kombëtare”.

Gjuha e autorit është e thjeshte e qartë dhe e kuptueshme pa ngarkesa të tepërta, pa prekur gjuhën dialektore kur autori citon në ligjiratë të drejtë personazhet historik. Kjo mënyrë të treguari e bën lexuesin të arri vetë përfundimin e ngjarjeve historike para se ta lexojë në libër nga autori. Jeta dhe kontributi heroit të librit major Ahmet Lepenicës, në historinë e Shqipërisë, shtrihet në një periudhë të gjatë kohore prej vitit 1905 kur ai hyri në lëvizjën Kombëtare, po veçanërisht gjatë periudhës kur po ngrihej shteti shqiptar e bëhej Shqipëria, të treguara e dokumentuara shumë bukur nga autori, çka e kthen librin në një enciklpoedi të vogës të historisë sonë

Në fund të veprës së tij autori ka dhënë bibliografinë: Arkivi Qëndror i Shtetit, Biblioteka Kombëtare, Dokumenta, literatura historiografike me 105 libra duke shënuar edhe faqet ku flitet për major Ahmet Lepenicën, Kujtimet e botuara nga institucione shkencore, folklorin, shtypin 51 gazeta shqiptare dhe të huaja, 15 revista të ndryshme, artikuj që autori ka botuar për major Ahmet Lepenicën  që nga viti 1978, dhe në fund ky kapitull mbyllet me indeksin e emrave, gjith ky aparat e ngre veprën që anaizojmë në një vepër të mirëfilltë shkencore.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ahmet Lepenica, Enver Lepenica, Gani Ratkoceri

NJË LIBËR ME DRITË PËR PROFILIN PA NJOLLA TË NJË VIGANI TË HISTORISË SONË

November 5, 2012 by dgreca

Nga Albert HABAZAJ/ studiues*/

Lexuesi vlonjat, kurveleshas, tepelenas, mallakastriot, elbasanas, tiranas, dëshnicas, koplikas, dibran,çam, lab- himariot e lumas, shqiptarët e Malit të Zi e të Maqedonisë, edhe shqiptarët e Amerikës, edhe të gjithë ata njerëz që ndjejnë se në trupin e tyre ( kudo ku jetojnë nëpër botë) pulson gjak shqiptari, në nderim të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, kanë fatin të marrin e të gëzojnë një dhuratë me shumë vlerë kombëtare. Është një libër me dritë për profilin e një veterani kombëtar pa njollë. Është shpirti i pastër, zemra bujare dhe mendja e kthjellët e fisnikut të tejdukshëm, zotërisë Enver Memishaj- Lepenica që bën këtë dhurim vëllezërve shqiptarë dhe miqve dashamirës të Vlorës e Shqipërisë. Është libri “Major Ahmet Lepenica Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare, në Luftën e Vlorës, 1920” monografi historiko-folklorike që autori na fal dhe ne krenohemi, se kemi një xhevahir në dorë për 100 vjetorin e krijimit të shtetit kombëtar shqiptar.

Në librin për Ahmet Lepenicën jepet rruga e jetës kombëtare e major Ahmet Lepenicës sipas kriterit kronologjik. Ahmet Labi shfaqet si bashkëkohës i reformatorit, “babait të turqve” Mustafa Qemal, Plakut të Urtë të Flamurit dhe Bacës Isë e trimave të tjerë të mendimit dhe të veprimit. Në të gjitha ngarjet e mëdha të kohës jetoi aktivisht: Më 1912-’13 shfaqet patrioti i arsimuar si mbrojtës i Pavarësisë Kombëtare. Më 1920 shkëlqeu si Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare dhe, me Luftën e Vlorës, gremisën në det Perandorinë e Re Romake, që u vërsul si grabitqare nga Apeninet, por u tërhoq pa lavdi. Më 1921 Majori na shfaqet komandant i krahut të Vjosës. Më 1922 Qarkkomandant i xhandarmërisë, Gjirokastër dhe më 1924-ën, 52 vjeçari është i mbushur me idealet kombëtare, duke u evidentuar në udhëheqje të Revolucionit të Qeshorit me Fan Nolin, Bajram Currin, Elez Isufin e burra të tjerë të vlertë kombëtarisht. Rrojti dhe 17 vjet mbas të parës, të vetmes dhe të fundit humbje në fushën e betejës, deri sa 69 vjeç dha frymën e fundit në duart e Selvi Ali Mëhilles, gruas së tij besnike nga Dukati.

Për këtë material që po paraqes, kam tri pika referimi: 1- Luftën e Vlorës si ngjarje e ndodhur historike, 2- Ahmet Lepenicën si një figurë që peshoi në këtë luftë dhe 3-Enver Memishën si autor i monografisë për Epopenë e çlirimit të trojeve tona me komandantin e saj ushtarak Ahmet Canin, që populli në respekt të veprës së tij e thirri Ahmet Lepenica, kurse miqtë e lartë dhe Paria e vendit e folën Ahmet Labi.

1- Nga “Historia e Shqipërisë” vëllimi II; Tiranë: 1965, Lufta e Vlorës trajtohet në mënyrë të përgjithshme, sintetike dhe vlerësohet për fitoren dhe entuziazmin që ndezi ndër shqiptarët e Lirisë; përmenden edhe emrat e Osman Haxhiut, Qazim Koculit, Ahmet Lepenicës si dhe emri i Selam Musait. Përmenden, nuk mohohen, por tepër thatë, si të qe një nga ato njoftimet e zakonshme të ATSH, që ajo jep rëndom, për rutinë pune. Më tej heshje apo më keq degradim i vlerave të mirëfillta e të vërteta historike. Në Erën e Re Shqiptare (mbas vitit 1990 deri më sot), Lufta e Vlorës, ka gjetur mirëkuptimin e të gjithë palëve: të politikanëve, qytetarëve dhe historianëve dhe është trajtuar realisht, duke e vlerëuar si një ngjarje që vendosi fatet e Shqipërisë. Në këtë libër Lufta e Vlorës jepet e shtrirë në gjerësi dhe në thellësi, ashtu siç ka ndodhur dhe mbetet në kujtesën e Kombit: Rishpallje e Pavarësisë Kombëtare, Pavarësia konkrete e Shqipërisë. Komentet e tepërta janë ujëra që s’duhen.

2- Enver Lepenica, ky bir i Labërisë së Brendshme të Lumit të Vlorës, e ka ravijëzuar portretin e tij si studiues serioz qysh 15 vjet më parë e në vijimësi me 11 vepra të botuara të gjinisë publicistike dhe historike, duke qenë mik i së vërtetës, djalë Shqipërie dhe punëtor i vlerësuar për shërbimet që i bën kulturës sonë. Bashkë me nderimin e prof. Alqi Naqellarit dhe studiuesit e shkrimtarit Novruz Xh. Shehu, që më vitin 2010 me botimin e veprës “Enveri i Lepenicës”– një buqetë e freskët për 65 vjetorin e lindjes, Enver Imer Memishaj meriton sinqerisht edhe mirënjohjen dhe respektin tonë. Me figurën e Ahmet Lepenicës autori ka kohë të gjatë që është angazhuar. Qysh para 30 vjetësh ai ka botuar artikuj në gazeta të ndryshme lokale e kombëtare në Shqipëri kushtuar patriotit lepeniciot me arsim të lartë ushtarak, i cili udhëhoqi me zotësi beteja që konkluduan me çlirimin e Vlorës e krahinave të saj më 1920-ën e lavdishme. Edhe ky libër për komandatin ushtarak të Njëzetës është produkt i dashurisë për vendlindjen që ka autori, trashëguar edhe gjenetikisht, respekt konkret ndaj Lepenicës, Mesaplikut, Labërisë dhe gjithë Shqipërisë. Ky libër nxjerr në pah edhe një herë fuqishëm vlerat shkrimore e botuese të autorit dhe është, për mendimin tim, vula e përkushtimit të një studiuesi për çështjen e Atdheut dhe ndaj trimërisë e heroizmit të një ushtaraku, të cilat Ahmet Lepenica i kishte natyrshëm virtyte e cilësi të ushqyera në vatrën familjare të Esma e Islam Canit, qysh më 1872, kur leu. Nëpërmjet këtij punimi dëshiroj të evidentoj se janë botuar shumë libra për Luftën e Vlorës e trimat e saj nga Ago Agaj, Gani Iljazi (Habazaj), prof. Muin Çami, prof. Viron Koka e Sazan Xhelo, prof. Bardhosh Gaçe, apo edhe nga firma të tjera më minore në historiografi, sidomos për personazhe konkretë të kësaj epopeje.

Nga botimet e periudhës postkomuniste e këtej, parë në fokusin e hierarkisë së vlerave të figurave historike të asaj lufte të gjerë popullore, ku mori pjesë i gjithë komuniteti i udhëhequr nga Paria e vendit me Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare, ky libër është ndër tre librat më të vyer botuar deri më sot. Të parin vlerësoj librin “Emblema e një epopeje”, shkruar po nga Enver Memishaj- Lepenica; 2- monografinë e madhe “Osman Haxhiu” me autor buldozerin e kulturës dhe historisë së Vlorës prof. dr. Bardhosh Gaçe dhe 3- “Major Ahmet Lepenica…”, ky libër për të cilin sot po diskutojmë me kënaqësi e nderim. Ndërsa për nga rëndësia e lëndës, dëndësia e besueshmëria e informacionit që jep, “Major Ahmeti” i autorit E. Memishaj qëndron shumë i vlerësuar e dinjitoz në krahë të librave më të plotë të historiografisë shqiptare.

Përse e vlerësoj këtë libër, që autori i dhuron 100 vjetorit të Pavarësisë? Së pari, është angazhim shumë dimensional që autori bën për herë të parë në kushtim të një vigani të Luftës së Vlorës dhe jo vetëm të kësaj ngjarjeje kombëtare.

Së dyti, është jetëshkrim i plotë i rrugës kombëtare të major Ahmet Lepenicës, i pari, siç thashë dhe i vetmi, që besoj se nuk mund të ketë një të dytë kaq të plotësuar.

Së treti, vërej një harmonizim të organizuar siç duhet të trashëgimisë historike me trashëgimin kulturor dhe me ato tufa lulesh folklorike, që autori përzgjodhi në këtë monografi me njësitë folklorike nga epika historike kushtuar Ahmet Lepenicës, këtij emri pa njolla në histori. Në këtë këndvështrim dalloj vëmendjen ndaj trashëgimisë historike, që autori njeh më mirë.

Në këtë libër, pas një leximi të kujdeshshëm dhe gjatë studimit të monografisë, vërej transparencën dhe turbullësirën si raport ndaj çështjes së Luftës së Vlorës, udhëheqësve dhe luftëtarëve të saj, që autori e ka trajtuar me koherencë e guxim intelektual, duke u matur edhe me “deshtë përçorë” të historiografisë shqiptare apo me figura të njohura, që kanë lënë gjurmë në kulturën tonë, por që, sipas autorit, kanë qëndrime të pasakta, të njëanëshme dhe zbehin ndriçimin vigan të Luftës së Vlorës dhe trimave çlirimtarë.

Ky libër, më i riu e më i ploti i autorit na shëron edhe kombëtarisht, sepse kirurgu historiko-folklorik, miku ynë i mirë Enver Memishaj vlerëson kriteret shkencore të botimit, sidomos dy elementët e domosdoshëm për një botim biografik: 1-dokumentin historik dhe 2- dëshminë historike, duke i dhënë përparësi, normalisht, dokumentit historik.

Dihet historia, por Enver Memishaj ka meritën se ka plotësuar faqe të munguara jo vetëm në historinë lokale por edhe në përmasa më të gjera, se ka zbardhur portrete të harruara (nuk dihet çdo të ndodhte me Ahmet Lepenicën, po të rronte pas Luftës së Dytë Botërore, se ai vdiq sapo u fut 41- shi dhe në Shqipëri). Memishaj u ka hequr pluhurin e harresës, bëzhdilet ngarkuar padrejtësisht figurave të pluhurosura nga regjimi totalitar. Fatkeqësisht, tjetër gjë janë historishkruesit dhe tjetër gjë të mbajturit mend nga historibërësit, historijetuesit dhe kujtesa sociale e komunitetit ku kanë jetuar e vepruar për kombin personazhet historikë të këtij vendi. U realizoftë rezonanca e këtyre dy shtyllave, që lënë gjurmë përgjatë rrjedhave të kohës për t’u përcjellë brezave vërtetësinë jetësore!

Njihet historia, por Enver Memishaj, me metodologjinë e kulturën që është plotësuar gjatë jetës, përdor një gjuhë të pastër e të kuptueshme; kur duhet, përdor edhe të folurën dialektore, që fiksohet lehtë e qartë në memorie me tipologjinë e identitetit, që evidenton me tekstin e shkruar. Kam kuptuar qëndrimin e shëndetshëm kritik të autorit për vështrimin dhe shkrimin koherent të kësaj lufte të drejtë, e cila synonte shporrjen e kolonizatorëve nga trojet shqiptare të pushtuara; po ashtu edhe vlerësimin e tij që i bën luftës së luftëtarëve të trojeve autoktone. Lufta e Vlorës ka patur formacione të rregullta, të organizuara me çeta, me gjerësi e shkallëzim luftimi dhe me vertikalitet korrekt drejtimi. Nga ky truall studimor doli punimi i E. Memishajt për të portretizuar njërin nga personazhet kryesorë të Njëzetës, njërin nga komandantët ushtarakë të asaj epopeje, patriotin e ditur Ahmet Lepenica.

Siç e shpreha, në këtë libër shfaqet guximi atdhetar e intelektual i autorit, që ndez dhe ndjenjën e debatit, pa fyer diversitetin e kulturave të individëve e komuniteteve të ndryshme. Enver Memishaj jep kontribut konkret kombëtar për vlerësim real të figurave madhore të pavlerësuar gjer sot. Ai nuk i shërben glorifikimit të pamerituar, për hir të denigrimit monist. Autori i paraqet siç janë personazhet e luftës, apo, në rastin konkret, heroin e tij, me koloritin e qëndrimit në kohë e në hapësirë, parë nga konteksi i duhur për një studiues, që punon saktë edhe me institucionin verbal të aparatit bibliografik.

Ndihem mirë që jam mik i autorit, por sidomos që paraardhësit e mi Murat Miftar Tërbaçi e Gani Iljaz Abazi ishin edhe miq të Ahmet Lepenicës, Osmën Haxhiut, Qazim Koculit, Duro Shaskës, Qazim Kokoshit, Hamit Selmanit, Alem Mehmetit, Ali Beqirit, Hysni Shehut, Azbi Canos, Sali Bedinit, Myqerem Hamzarajt, Beqir Sulos, Meçan Selamit, Rexhep Sulejmanit, Halim Xhelos e tërë atyre luftëtarëve të kombit. Edhe unë do të përpiqem ta justifikoj, në kushtet që jetojmë, këtë fakt të nderuar e dinjitoz.

Të dritëroftë pena e shpirtit të pastër dhe e mendjes së kthjellët, o zotëri Enver Memishë Lepenicë Bujari! Faleminderit!

Vlorë; e shtunë, 10.11. 2012

*) Kumtesa është mbajtur në diskutimin e librit “Major Ahmet Lepenica…” të autorit Enver Memishaj- Lepenica

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ahmet Lepenica, Albert Habazaj, Enver Memishaj, Major

I KTHEHET HISTORISË NJË NGA ATDHETARËT QË RISHPALLËN PAVARËSINË KOMBËTARE, NË VITIN 1920

November 2, 2012 by dgreca

Vepra në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë./

Mbi veprën e Enver Memishaj-Lepenica “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920”, Tiranë 2012, vlerësuar prej Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh./

 Nga Begë Karefil  BEGAJ/

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, studjuesi i palodhur Enver Memisha-  Lepenica na siell një dhuratë të bukur ëndërrash për  lexuesin dhe veçanërisht për  të ndriçuar faqet e lavdishme të historisë, veprën e tij të njëmbëdhjetë “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920”

Vite më parë, në vitin 2000, në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit dhe luftëtarit Hysni Lepenica ai na dha një vepër me dokumenta që i kushtohet këtij patrioti.

Autori, si bir i Lepenicës, duhet vlerësuar nga të gjithë ne bashkëfshatarët e tij, që me kurajo, me punë, me mundim nxorri në dritë një figurë të mbuluar nga pluhuri harresës, e që i bëri nder jo vetëm Lepenicës e shquar për trima e atdhetarë por historisë së Labërisë dhe më gjerë, që është shquar në luftra për liri e pavarësi, veçanërisht në Luftën e Vlorës 1920, ku edhe u vendos fati i Shqipërisë.

Kështu që unë si mësues dhe bashkëfshatar i Enverit ndjehem krenar për këta personalitete të shquara të fshatit tonë, por edhe për Enver Lepenicën që ka zbuluar dhe evidentuar veprën atdhetare të këtyre dy burrave duke bashkangjitur emrin e tij me bijtë më të mirë e atdhetar që ka nxjerrë vendlindja jonë, Lepenica.

Me këtë rast e ndiej për detyrë të çmoj dhe të falnderoj Prof. Dr. Alqi Naqellarin dhe shkrimtarin e njohur Novruz Shehu që një vit më parë botuan librin “Enveri i Lepenicës” që i bëjnë jehonë njëmbëdhjetë veprave të botuara dhe të vlerësuara të e z. Enver Memishaj –Lepenica dhe evidentojnë rëndësinë dhe vlerat e këtyre veprave, si dhe aktivitetin e gjërë publiçistik e shoqëror të këtij personaliteti tashmë të njohur në botën kulturore shqiptare.

*    *    *

Libri “Major Ahmet Lepenica…”, ka marrë në studim aktivitetin atdhetar të këtij personazhi të rëndësishëm të historisë sonë: kapiten i parë dhe bashkëluftëtar i Mustafa Qemal Ataturkut, bashkëluftëtar dhe mik i Ismail Qemalit, mbrojtës i Pavarësisë Kombëtare 1912-1913, çlironjës i krahinave të jugut të Shqipërisë nga invadimi grek më 1914, Komandnat i Pargjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920, ose lavdia e tij se ishte ajo luftë që rishpalli Pavarësinë e harruar dhe të përmbysur nga Lufta e Parë Botërore, Lufta për çlirimin e Matit dhe Dibrës nga pushtuesi serb, në dimrin e vitit 1920, Komandnat i Krahut të Vjosës, në vitin 1921, Qarkkomandant i Xhandarmërisë së Gjirokastrës në vitin 1922, udhëhqës i Revolucionit të Qershorit 1924, kontribues i shquar në hallet dhe problemet e krahinës së Mesaplikut deri sa dha shpirtin e tij të bardhë në vitin 1941.

Jeta e heroit të këtij libri Ahmet Islam Canaj që në histori hyri me emrin Ahmet Lepenica, fillon si ushtar i Perandorisë Osmane dhe që për merita trimërie e zotësi ushtarake u gradua oficer, por zemra e tij rrahu vazhdimisht për atdheun e tij.

Sado me gradë e pozitë  në Perandorinë osmane, kur erdhi momenti në vitet 1911 – 1912 , nuk pyeti më për grada e ofiqe  por iu përgjegj  thirrjes së atdheut, me dëshirë, me zemër e me besim se edhe Shqipëria do të bëhej.

Libri është ndarë në katër pjesë: Pjesa e parë: Jeta dhe vepra e major Ahmet Lepenicës, pjesa e dytë: Në krahët e këngës popullore, pjesa e tretë: Bashkëluftëtarë dhe personalitete të shquara në jetën e Ahmet Lepenicës, pjesa e katër: Dokumenta. Të katër pjesët janë  harmonizuar e lidhur organikisht si vazhdim të njera tjetrës.

 

Në hartimin e kësaj vepre kanë ndihmuar me konsulencat e tyre: Dr. Bujar Leskaj, Dr. Iliaz Gogaj dhe Prof. Nestor Nepravishta. Vlerësimi i librit është bërë nga Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh.

Libri është paisur me kronologjinë e jetës së Ahmet Lepenicës, burimet dhe bibliografia nga   Arkivi Qëndror i Shtetit Shqiptar, Instituti Historisë dhe Biblioteka Kombëtare, faksimile të dokumentave historike dhe fotografi,  literature e gjerë historiografike, kujtime të botuara, folklor, shtypi i kohës  dhe në fund indeksi i emrave të njerzëve, gjë që do të thotë se jemi para një punimi të mirëfilltë shkencor, që duhet të tërheqë vëmëndjen e një mase të madhe të lexuesve dhe të elitës kulturore shqiptare.

*   *   *

Me këtë libër, Z. Enver Memishaj, ka e përballuar me sukses një punë voluminoze studimore, që kërkon gjithë jetën e njeriut dhe ja ka arritur qëllimit që me  kompetencë shkencore, me fakte, dokumenta të shumta, me analizë, argumenta bindëse e të pa kundështueshme  mbështetur edhe në shtypin e kohës edhe në folklor t`i ngrejë major Ahmet Lepenicës monumentin e munguar dhe t`i kthejë historisë sonë një personalitet të shquar.

E gjith kjo punë voluminoze dhe cilësore tregon bagazhin kulturor që zotron autori, pasionin për të  kërkuar të vërtetën, dashurinë për atdheun dhe vendlindjen.

Ai me kompetencën e një studjuesi na ka treguar se si shkruhet historia, si shkruhet për figura historike  që kanë sakrifikuar gjithëçka për këtë atdhe për këtë truall  që me të vërtetë është larë në çdo pëllëmbë me gjak shqiptari  më shumë për fajet tona se sa të të huajve.

Nëpërmjet figurës së major Ahmet Lepenicës, autori  jo vetëm që ka zbuluar të vërtetën historike të  pa njohur  por ai me durim, me punë të pa lodhur  gjithëçka e ka mbështetur  në dokumenta  që vetëm një njeri me nivel të lartë  intelektual mund ta bëjë, duke grumbulluar  materiale bindëse  të pa kundështueshme  për të vërtetuar atë që ai shkruan, sepse ajo është  e vërteta.

Kujtimet e bashkëkohësve lozin këtu një rol të rëndësishëm, pasi dihet se Lufta e Vlorës ishte një lëvizje dhe luftë ilegale, ku vlonjatët  u mblodhën, kuvenduan dhe morën vendime në majat e maleve andej nga kishte ardhur gjithmobnë liria e tyre, si në malin e Dukatit, në malin e Smokthinës etj. Kujtimet duhet të pranohen si të vërteta historike, pasi ato janë grumbulluar, redaktuar dhe botuar nga Adademia e Shkencave e Shqipërisë.

Mbi bazën e këtyre dokumentave autori për herë të parë na pëshkruan, se kush e ideoi dhe e organizoi si dhe organet udhëheqëse të Luftës së Vlorës. Ai ka treguar se si dhe pse u zgjodh Ahmet Lepenica, Shef Shtabi dhe Komandant  për të udhëhequr luftën, nga ana ushtarake. Autori ka evidentuar zotësinë ushtarake të tij, besimn që kishte tek ai Vlora, Labëria dhe e gjithë Shqipëria.

Në kapitullin “Rëndësia e Luftës së Vlorës” autori citon elitën e kulturës, studjuesve dhe historianëve tanë të cilët kanë arritur në të njejtin përfundim, në mirëkuptim të plotë se Lufta e Vlorës hodhi në erë planet antishqiptare të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes në Pariz, në vitin 1919 dhe 1920 dhe vendosi fatin e Shqipërisë dhe për pasojë Shqipëria në dhjetor të vitit 1920, për herë të parë në historinë e sajë u njoh edhe nga bota si shtet i pavarur.

Vlerat e studjuesit Enver Memishaj – Lepenica duken edhe në kapitullin “Lufta e Vlorës nuk mund të shvleftësohet”, në të cilin autori polemizon dhe hedh poshtë shumë përfundime dhe shtërmbrime të pa drejta dhe të pa bazuara të disa stdujuesve që kanë shkruar apo e kanë përmëndur Luftën e Vlorës.

Major Ahmet Lepenica, si një veteran pa njollë i çështjes sonë kombëtare, është renditur në radhën e atyre figurave që me përkushtim  iu gjendën atdheut  në ditët më të errta, me re të zeza, të vështira, pa menduar asnjëherë se çdo të fitonin për vete. E me të vërtetë, autori thekson se ai, major Ahmet Lepenica, nuk mori e nuk pranoi asgjë, në fund të Luftës së Vlorës, për kontributin e shquar që ai dha në shërbim të atdheut, siç vepruan udhëheqësit e tjerë të asaj lufte.

Ahmet Lepenica bëri pjesë në elitën e atdhetarëve të asaj kohe që nga 1911 dhe deri sa mbylli sytë më 1941, që para çdo gjëje, pasurisë e rehatisë, qetësisë e lumturisë  personale  vuri dashurinë  për atdheun  e robëruar  prandaj ai qe nga  të parët që ju përgjegj  thirrjes së atdheut për ta shpëtuar.

Kontributi tij është dhënë në periudhat kur fati atdheut vihej në pikpyetje 1911 – 1924, kudo ku kërkohej dorë e fortë atje gjendej Ahmeti Lepenica. Ai iu përkushtua atdheut me mish e me shpirt me luftë e vetëm me luftë në çastet e momentet më të vështira duke tërhequr pas vetes tërë ata  donin dhe që besonin tek liria.

Në këta njëzet vjet të lirisë, është shkruar për shumë personalitete, e sejcili ka meritat e veta  e vendin e vet në histori, që duhen vlerësuar,  por kur flet për udhëheqës legjendarë si major Ahmet Lepenica  që komandoi dhe udhëhoqi në fitore Luftën vigane të Vlorës e vendosi fatin e Shqipërisë,  duhet menduar për një vend të veçantë, sidomos në këtë 100 vjetor se ende nuk e kemi monumentin e tij se ende nga autoritetet shtetërore nuk është vlerësuar si duhet. Ndofta ky libër i z. Enver Memishaj i zgjuan nga gjumi baballarët e Kombit, natyrisht në se ata lexojnë libra!

Humbja e Revolucionit të Qershorit ishte humbja e parë dhe e fundit në jetën e tij, pas kësaj humbje  tërhoq nga jeta ushtarake dhe nëpunësia shtetërore pa bujë. Jetoi në fshatin e tij praën fshatarëve hallemdhinj, duke mbetur një shembull frymëzimi për Labërinë dhe Shqipërinë se si dhe ç`duhet të bëjë shqiptari për Shqipërinë.

Ai, fillimisht ishte shok ideali me Ahmet Zogun, bashkëluftëtar trim me të në Veri dhe më pas kundështar i tij, por si fisnik pas kthimit nga egzili politik në fund të vitit 1926, nuk pranoi grada të pa meritura që ja propozoi Ahmet Zogu duke i thënë atij: “Se gradat e tua, nuk më kanë lezet, ato unë i lash në Shkallë të Tujanit”.

Autori ka përshkruar me një gjuhë të bukur e tëheqëse, herë herë duke i qëndruar besnik dialektalizmave, ngjarjet ngjarjet historike në të cilat major Ahmet Lepenica ka dhenë kontributin e tij, mbështur mbi dokumenta, kombinuar me shtypin, folklorin dhe kujtimet e bashkëkohësve, çka e bën tregimin tërheqës, bindës, dhe të pranueshëm.

*    *    *

Kjo vepër, së bashku edhe me veprën tjetër të Enver Lepenicës “Emblema e një epopeje”, na japin për herë të parë një përshkrim të plotë dhe të dokuemntuar të Luftës heroike që bënë shqiptarët në vitin 1920 dhe rishpallën Pavarësinë Kombëtare, si dhe u arrit në saje të kësaj luftë që Shqipëria të njihej nga Lidhja e Kombeve në dhjetor 1920.

Për herë të parë ndriçohen e saktësohen me emra dhe biografi, organet udhëheqëse të Luftës së Vlorës, Komiteti “Mbrojtjes Kombëtare”, Shtabi i Luftës, komandantët e çetave, heronjtë, dëshmorët dhe të plagosurit e asaj lufte vigane.

Për herë të parë evidentohet fakti historik se ajo luftë u ideua, u organizua dhe u udhëhoq jo nga fshatarë siç kanë shkruar historianët komunistë, por nga elita e kohë, personalitete të shquara civile dhe ushtarake që ishin diplomuar në shkollat më të mira të Perandorisë osmane si  dhe në vendet e Europes. Shtabi i Luftës përbëhej prej oficerëve të shquar të Perandorisë osmane.

Autori librit evidenton faktin se atdhetarët që udhëhoqën atë luftë vigane përveç trimërisë dhe zgjuarsisë, vunë edhe pasurinë e tyre për luftën, kështu Osman Haxhiu hyri në luftë si një nga pasanikët më të mdhenj të Vlorës dhe doli andej fukara edhe shtëpinë ja dogjën italianët, kështu edhe Alem Tragjasi, Duro Shaska, Hysni Shehu, Azbi Cano, Ahmet Lepenica Hamit Selmani etj.

Për herë të parë  ndriçohen disa ngjarje historike të lëna qëllimisht në harresë si pjesmarrja e batalionit vlonjat në luftë me pushtuesit serbë në Mat dhe në Dibër në dimrin e vitit 1920, dëshmorët e rënë atje etj.

 

Pavarësisht nga disa vlerësime, figura e Ahmet Lepenicës ishte lënë qëllimisht në harresë për arsye që dihen. Për herë të parë autori zbulon dhe evidenton madhështinë e figurës dhe veprës së Ahmet Lepenicës dhe i kthën historisë një personalitet të shquar .

Kjo punë e shquar, e Enver Lepenicës tregon se ç`mund të arrij një intelektual i përkushtuar e kërkues, kurajoz e studjues  duke nxjerrë vlera për të ardhmen që të tregoi se sa e vështirë por jo e pa mundur  është për të shkruar vepra që vlerësohen e dritësojnë historinë tonë.

Si përfundim, jemi para një vepëre historike që plotëson të gjitha kriteret shkencorë, përgatitur në konsulencë dhe me vlerësim të autoriteteve të njohura të kulturës shqiptare dhe këtu qëndron edhe rëndësia e kësaj vepre.

*    *    *

E uroj dhe e falnderoj z. Enver Memishaj- Lepenica, për këtë vepër të realizuar dhe është për të marrë shembull prej tij që ka dritësuar dhe kthyer historisë, figurëm famë madhe të major Ahmet Lepenicës.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ahmet Lepenica, Bege Begaj, Enver Memishaj

Artikujt e fundit

  • Vulgu dhe intelektualët
  • Një ikje e parakohshme kolegu
  • Telenovela Broja Vazhdon
  • “Në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe”
  • Kolë Bojaxhiu, në ditëvdekjen e tij …
  • KOSOVA, DRIDHMA MUZIKE E LUFTE
  • LE MATIN (1914) / INTERVISTA ME TURHAN PASHËN DHE FILIP NOGËN PAS KËSHILLIT TË MINISTRAVE NË LIDHJE ME KRYENGRITJEN KUNDËR PRINC VIDIT
  • Dom Ndre Zadeja, pézmi i Zija Vukës dhe Pader Anton Harapi… pa varr
  • Shqiptarët e Amerikës në lot e dhimbje përcollën në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun
  • Havzi Nela, 34 vjet pas varjes në litar të poetit të fundit antikomunist në Evropë
  • GJEKË MARINAJ, POETI ERUDIT MALËSOR SHQIPTARO – AMERIKAN PO PUSHTON BOTËN ME POEZINË E TIJ
  • DY DIJETARE POETE NE SHERBIM TE KOMBIT, AT BERNARDIN PALAJ  – AT DONAT KURTI
  • KOSOVA DHE VENDET E BE-së QË S’E KANË NJOHUR ATË
  • 1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES
  • Kur Djemtë e Skelës u përleshën me “Vullnetarët e Enverit”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT