Vepra në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë./
Mbi veprën e Enver Memishaj-Lepenica “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920”, Tiranë 2012, vlerësuar prej Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh./
Nga Begë Karefil BEGAJ/
Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, studjuesi i palodhur Enver Memisha- Lepenica na siell një dhuratë të bukur ëndërrash për lexuesin dhe veçanërisht për të ndriçuar faqet e lavdishme të historisë, veprën e tij të njëmbëdhjetë “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920”
Vite më parë, në vitin 2000, në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit dhe luftëtarit Hysni Lepenica ai na dha një vepër me dokumenta që i kushtohet këtij patrioti.
Autori, si bir i Lepenicës, duhet vlerësuar nga të gjithë ne bashkëfshatarët e tij, që me kurajo, me punë, me mundim nxorri në dritë një figurë të mbuluar nga pluhuri harresës, e që i bëri nder jo vetëm Lepenicës e shquar për trima e atdhetarë por historisë së Labërisë dhe më gjerë, që është shquar në luftra për liri e pavarësi, veçanërisht në Luftën e Vlorës 1920, ku edhe u vendos fati i Shqipërisë.
Kështu që unë si mësues dhe bashkëfshatar i Enverit ndjehem krenar për këta personalitete të shquara të fshatit tonë, por edhe për Enver Lepenicën që ka zbuluar dhe evidentuar veprën atdhetare të këtyre dy burrave duke bashkangjitur emrin e tij me bijtë më të mirë e atdhetar që ka nxjerrë vendlindja jonë, Lepenica.
Me këtë rast e ndiej për detyrë të çmoj dhe të falnderoj Prof. Dr. Alqi Naqellarin dhe shkrimtarin e njohur Novruz Shehu që një vit më parë botuan librin “Enveri i Lepenicës” që i bëjnë jehonë njëmbëdhjetë veprave të botuara dhe të vlerësuara të e z. Enver Memishaj –Lepenica dhe evidentojnë rëndësinë dhe vlerat e këtyre veprave, si dhe aktivitetin e gjërë publiçistik e shoqëror të këtij personaliteti tashmë të njohur në botën kulturore shqiptare.
* * *
Libri “Major Ahmet Lepenica…”, ka marrë në studim aktivitetin atdhetar të këtij personazhi të rëndësishëm të historisë sonë: kapiten i parë dhe bashkëluftëtar i Mustafa Qemal Ataturkut, bashkëluftëtar dhe mik i Ismail Qemalit, mbrojtës i Pavarësisë Kombëtare 1912-1913, çlironjës i krahinave të jugut të Shqipërisë nga invadimi grek më 1914, Komandnat i Pargjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920, ose lavdia e tij se ishte ajo luftë që rishpalli Pavarësinë e harruar dhe të përmbysur nga Lufta e Parë Botërore, Lufta për çlirimin e Matit dhe Dibrës nga pushtuesi serb, në dimrin e vitit 1920, Komandnat i Krahut të Vjosës, në vitin 1921, Qarkkomandant i Xhandarmërisë së Gjirokastrës në vitin 1922, udhëhqës i Revolucionit të Qershorit 1924, kontribues i shquar në hallet dhe problemet e krahinës së Mesaplikut deri sa dha shpirtin e tij të bardhë në vitin 1941.
Jeta e heroit të këtij libri Ahmet Islam Canaj që në histori hyri me emrin Ahmet Lepenica, fillon si ushtar i Perandorisë Osmane dhe që për merita trimërie e zotësi ushtarake u gradua oficer, por zemra e tij rrahu vazhdimisht për atdheun e tij.
Sado me gradë e pozitë në Perandorinë osmane, kur erdhi momenti në vitet 1911 – 1912 , nuk pyeti më për grada e ofiqe por iu përgjegj thirrjes së atdheut, me dëshirë, me zemër e me besim se edhe Shqipëria do të bëhej.
Libri është ndarë në katër pjesë: Pjesa e parë: Jeta dhe vepra e major Ahmet Lepenicës, pjesa e dytë: Në krahët e këngës popullore, pjesa e tretë: Bashkëluftëtarë dhe personalitete të shquara në jetën e Ahmet Lepenicës, pjesa e katër: Dokumenta. Të katër pjesët janë harmonizuar e lidhur organikisht si vazhdim të njera tjetrës.
Në hartimin e kësaj vepre kanë ndihmuar me konsulencat e tyre: Dr. Bujar Leskaj, Dr. Iliaz Gogaj dhe Prof. Nestor Nepravishta. Vlerësimi i librit është bërë nga Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh.
Libri është paisur me kronologjinë e jetës së Ahmet Lepenicës, burimet dhe bibliografia nga Arkivi Qëndror i Shtetit Shqiptar, Instituti Historisë dhe Biblioteka Kombëtare, faksimile të dokumentave historike dhe fotografi, literature e gjerë historiografike, kujtime të botuara, folklor, shtypi i kohës dhe në fund indeksi i emrave të njerzëve, gjë që do të thotë se jemi para një punimi të mirëfilltë shkencor, që duhet të tërheqë vëmëndjen e një mase të madhe të lexuesve dhe të elitës kulturore shqiptare.
* * *
Me këtë libër, Z. Enver Memishaj, ka e përballuar me sukses një punë voluminoze studimore, që kërkon gjithë jetën e njeriut dhe ja ka arritur qëllimit që me kompetencë shkencore, me fakte, dokumenta të shumta, me analizë, argumenta bindëse e të pa kundështueshme mbështetur edhe në shtypin e kohës edhe në folklor t`i ngrejë major Ahmet Lepenicës monumentin e munguar dhe t`i kthejë historisë sonë një personalitet të shquar.
E gjith kjo punë voluminoze dhe cilësore tregon bagazhin kulturor që zotron autori, pasionin për të kërkuar të vërtetën, dashurinë për atdheun dhe vendlindjen.
Ai me kompetencën e një studjuesi na ka treguar se si shkruhet historia, si shkruhet për figura historike që kanë sakrifikuar gjithëçka për këtë atdhe për këtë truall që me të vërtetë është larë në çdo pëllëmbë me gjak shqiptari më shumë për fajet tona se sa të të huajve.
Nëpërmjet figurës së major Ahmet Lepenicës, autori jo vetëm që ka zbuluar të vërtetën historike të pa njohur por ai me durim, me punë të pa lodhur gjithëçka e ka mbështetur në dokumenta që vetëm një njeri me nivel të lartë intelektual mund ta bëjë, duke grumbulluar materiale bindëse të pa kundështueshme për të vërtetuar atë që ai shkruan, sepse ajo është e vërteta.
Kujtimet e bashkëkohësve lozin këtu një rol të rëndësishëm, pasi dihet se Lufta e Vlorës ishte një lëvizje dhe luftë ilegale, ku vlonjatët u mblodhën, kuvenduan dhe morën vendime në majat e maleve andej nga kishte ardhur gjithmobnë liria e tyre, si në malin e Dukatit, në malin e Smokthinës etj. Kujtimet duhet të pranohen si të vërteta historike, pasi ato janë grumbulluar, redaktuar dhe botuar nga Adademia e Shkencave e Shqipërisë.
Mbi bazën e këtyre dokumentave autori për herë të parë na pëshkruan, se kush e ideoi dhe e organizoi si dhe organet udhëheqëse të Luftës së Vlorës. Ai ka treguar se si dhe pse u zgjodh Ahmet Lepenica, Shef Shtabi dhe Komandant për të udhëhequr luftën, nga ana ushtarake. Autori ka evidentuar zotësinë ushtarake të tij, besimn që kishte tek ai Vlora, Labëria dhe e gjithë Shqipëria.
Në kapitullin “Rëndësia e Luftës së Vlorës” autori citon elitën e kulturës, studjuesve dhe historianëve tanë të cilët kanë arritur në të njejtin përfundim, në mirëkuptim të plotë se Lufta e Vlorës hodhi në erë planet antishqiptare të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes në Pariz, në vitin 1919 dhe 1920 dhe vendosi fatin e Shqipërisë dhe për pasojë Shqipëria në dhjetor të vitit 1920, për herë të parë në historinë e sajë u njoh edhe nga bota si shtet i pavarur.
Vlerat e studjuesit Enver Memishaj – Lepenica duken edhe në kapitullin “Lufta e Vlorës nuk mund të shvleftësohet”, në të cilin autori polemizon dhe hedh poshtë shumë përfundime dhe shtërmbrime të pa drejta dhe të pa bazuara të disa stdujuesve që kanë shkruar apo e kanë përmëndur Luftën e Vlorës.
Major Ahmet Lepenica, si një veteran pa njollë i çështjes sonë kombëtare, është renditur në radhën e atyre figurave që me përkushtim iu gjendën atdheut në ditët më të errta, me re të zeza, të vështira, pa menduar asnjëherë se çdo të fitonin për vete. E me të vërtetë, autori thekson se ai, major Ahmet Lepenica, nuk mori e nuk pranoi asgjë, në fund të Luftës së Vlorës, për kontributin e shquar që ai dha në shërbim të atdheut, siç vepruan udhëheqësit e tjerë të asaj lufte.
Ahmet Lepenica bëri pjesë në elitën e atdhetarëve të asaj kohe që nga 1911 dhe deri sa mbylli sytë më 1941, që para çdo gjëje, pasurisë e rehatisë, qetësisë e lumturisë personale vuri dashurinë për atdheun e robëruar prandaj ai qe nga të parët që ju përgjegj thirrjes së atdheut për ta shpëtuar.
Kontributi tij është dhënë në periudhat kur fati atdheut vihej në pikpyetje 1911 – 1924, kudo ku kërkohej dorë e fortë atje gjendej Ahmeti Lepenica. Ai iu përkushtua atdheut me mish e me shpirt me luftë e vetëm me luftë në çastet e momentet më të vështira duke tërhequr pas vetes tërë ata donin dhe që besonin tek liria.
Në këta njëzet vjet të lirisë, është shkruar për shumë personalitete, e sejcili ka meritat e veta e vendin e vet në histori, që duhen vlerësuar, por kur flet për udhëheqës legjendarë si major Ahmet Lepenica që komandoi dhe udhëhoqi në fitore Luftën vigane të Vlorës e vendosi fatin e Shqipërisë, duhet menduar për një vend të veçantë, sidomos në këtë 100 vjetor se ende nuk e kemi monumentin e tij se ende nga autoritetet shtetërore nuk është vlerësuar si duhet. Ndofta ky libër i z. Enver Memishaj i zgjuan nga gjumi baballarët e Kombit, natyrisht në se ata lexojnë libra!
Humbja e Revolucionit të Qershorit ishte humbja e parë dhe e fundit në jetën e tij, pas kësaj humbje tërhoq nga jeta ushtarake dhe nëpunësia shtetërore pa bujë. Jetoi në fshatin e tij praën fshatarëve hallemdhinj, duke mbetur një shembull frymëzimi për Labërinë dhe Shqipërinë se si dhe ç`duhet të bëjë shqiptari për Shqipërinë.
Ai, fillimisht ishte shok ideali me Ahmet Zogun, bashkëluftëtar trim me të në Veri dhe më pas kundështar i tij, por si fisnik pas kthimit nga egzili politik në fund të vitit 1926, nuk pranoi grada të pa meritura që ja propozoi Ahmet Zogu duke i thënë atij: “Se gradat e tua, nuk më kanë lezet, ato unë i lash në Shkallë të Tujanit”.
Autori ka përshkruar me një gjuhë të bukur e tëheqëse, herë herë duke i qëndruar besnik dialektalizmave, ngjarjet ngjarjet historike në të cilat major Ahmet Lepenica ka dhenë kontributin e tij, mbështur mbi dokumenta, kombinuar me shtypin, folklorin dhe kujtimet e bashkëkohësve, çka e bën tregimin tërheqës, bindës, dhe të pranueshëm.
* * *
Kjo vepër, së bashku edhe me veprën tjetër të Enver Lepenicës “Emblema e një epopeje”, na japin për herë të parë një përshkrim të plotë dhe të dokuemntuar të Luftës heroike që bënë shqiptarët në vitin 1920 dhe rishpallën Pavarësinë Kombëtare, si dhe u arrit në saje të kësaj luftë që Shqipëria të njihej nga Lidhja e Kombeve në dhjetor 1920.
Për herë të parë ndriçohen e saktësohen me emra dhe biografi, organet udhëheqëse të Luftës së Vlorës, Komiteti “Mbrojtjes Kombëtare”, Shtabi i Luftës, komandantët e çetave, heronjtë, dëshmorët dhe të plagosurit e asaj lufte vigane.
Për herë të parë evidentohet fakti historik se ajo luftë u ideua, u organizua dhe u udhëhoq jo nga fshatarë siç kanë shkruar historianët komunistë, por nga elita e kohë, personalitete të shquara civile dhe ushtarake që ishin diplomuar në shkollat më të mira të Perandorisë osmane si dhe në vendet e Europes. Shtabi i Luftës përbëhej prej oficerëve të shquar të Perandorisë osmane.
Autori librit evidenton faktin se atdhetarët që udhëhoqën atë luftë vigane përveç trimërisë dhe zgjuarsisë, vunë edhe pasurinë e tyre për luftën, kështu Osman Haxhiu hyri në luftë si një nga pasanikët më të mdhenj të Vlorës dhe doli andej fukara edhe shtëpinë ja dogjën italianët, kështu edhe Alem Tragjasi, Duro Shaska, Hysni Shehu, Azbi Cano, Ahmet Lepenica Hamit Selmani etj.
Për herë të parë ndriçohen disa ngjarje historike të lëna qëllimisht në harresë si pjesmarrja e batalionit vlonjat në luftë me pushtuesit serbë në Mat dhe në Dibër në dimrin e vitit 1920, dëshmorët e rënë atje etj.
Pavarësisht nga disa vlerësime, figura e Ahmet Lepenicës ishte lënë qëllimisht në harresë për arsye që dihen. Për herë të parë autori zbulon dhe evidenton madhështinë e figurës dhe veprës së Ahmet Lepenicës dhe i kthën historisë një personalitet të shquar .
Kjo punë e shquar, e Enver Lepenicës tregon se ç`mund të arrij një intelektual i përkushtuar e kërkues, kurajoz e studjues duke nxjerrë vlera për të ardhmen që të tregoi se sa e vështirë por jo e pa mundur është për të shkruar vepra që vlerësohen e dritësojnë historinë tonë.
Si përfundim, jemi para një vepëre historike që plotëson të gjitha kriteret shkencorë, përgatitur në konsulencë dhe me vlerësim të autoriteteve të njohura të kulturës shqiptare dhe këtu qëndron edhe rëndësia e kësaj vepre.
* * *
E uroj dhe e falnderoj z. Enver Memishaj- Lepenica, për këtë vepër të realizuar dhe është për të marrë shembull prej tij që ka dritësuar dhe kthyer historisë, figurëm famë madhe të major Ahmet Lepenicës.