• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KLASA POLITIKE E SHQIPËRISË DJE, SOT DHE NESËR

September 10, 2019 by dgreca


Shkruan: Thanas L. Gjika/Në fakt klasë politike në Shqipëri pas L2B, kur sundoi diktatura komuniste, nuk ka pasur realisht. Gjithëçka vendosej prej drejtuesit të PKSH/PPSH-së. Trimëria e partizanëve që kishin dalë malit për të dhënë jetën për liri e demokraci, u fashit shejt. Ish-partizanët që u emëruan nëpër poste zyrtare u transformuan shumë shpejt në shërbëtorë besnikë të diktaturës e diktatorit. Askush nuk reagonte ndaj vendimeve të udhëheqësit edhe kur e shihte se ato ishin të padrejta, edhe kur arrestoheshin njerëz të pafajshëm, madje dhe shokë të tyre ish-partizanë. Mendimi politik u bë monopol i udhëheqësit të partisë. Ky rizgjidhej gjithnjë me 100% të votave. Plenumet e partisë dhe diskutimet e anëtarëve të Byrosë Politike ishin një farsë, dëshmi e servilizmit të skajshëm.
         Në vitet 1990-1992 u zhvillua një luftë paqësore për krijimin e pluralizmit dhe për ndërrimin e regjimit. Ish-të dënuarit e ndërgjegjes të dalë nga burgjet dhe kampet e internimit u entusiazmuan. Bashkë me ta edhe shumë njerëz të thjeshtë i pranuan si liderë udhëheqësit e Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Balli Kombëtar, Partisë së Legalitetit, etj. Fjalimet e këtyre politikanëve të rinj pëlqeheshin sepse shanin e kritikonin diktaturën komuniste që e kishte varfëruar, terorrizuar e manipuluar popullin. Pëlqeheshin sepse në shumë fjalime e artikuj shpaloseshin dënimet e padrejta të shumë shqiptarëve që ishin burgosur, internuar ose pushkatuar. Të përndjekur të talentuar si Lazër Radi, Eugjen Melika, Atë Zef Pëllumbi, Visar Zhiti, Uran Butka, Pjetër Pepa e shumë të tjerë filluan të shkruanin dhe botonin kujtime nga jeta e tyre plot tortura e vuajtje duke treguar me vërtetësi dhe pa kërkuar revansh. Po delnin në dritë shumë fakte të panjohur mbi vrasje të padrejta pa gjyqe ose me gjyqe falco, mbi luftën që u ishin bërë intelektualëve, klerikëve e pasanikëve prej shërbëtorëve të droguar të diktaturës komuniste. Leximi i këtyre veprave e nxiti lindjen e urrejtjes te njerëzit e ndershëm, të cilët kaluan nga gjendja e njeriut të heshtur e të nënshtruar në simpatizantë të të përndjekurve.
         Mirëpo kjo lloj lufte mbeti vetëm me vënie në dukje të krimeve. Krimet dhe kriminelët nuk i dënoi, pronën nuk ua ktheu pronarëve të shpronësuar. Shumë ish-shërbëtorë të regjimit që kapitulloi me turp morën përsëri poste në pushtet, kurse të përndjekurit, sipas planit Katovica u lanë mënjanë, madje as shpërblimet e ditëve të burgut nuk iu dhanë sa e si duhej. Pas riardhjes në pushtet të Partisë Socialiste më 2013 e sidomos pas vitit 2018 Edi Rama, Kryeminstri i vendit, është kthyer në një prepotent që vetë firmos e vetë vulos, si një neokomunist. Shumë ish-komunistë, e tashmë neokomunistë, si deputeti Spartak Braho, janë hedhur në sulm kundër punës së ndershme të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, e sidomos kundër intelektualit të shquar Agron Tufa, drejtor i këtij instituti. Po ashtu dhe ish-drejtori i burgut të Spacit, zoti Edmond Caja iu sul me shpifje poetit e shkrimtrit të talentuar Visar Zhiti.
         Në të njëjtën kohë respekti për Sali Berishën me shokë ka pësuar rënie, por ende shumë njerëz kanë mbetur simpatizanë të tij e të Partisë Demokratike. Simpatiantët e liderëve politikë të shqiptarëve ndahen kryesisht në dy, njëra palë simpatizon Edi Ramën, kurse tjetra Sali Berishën. Kjo dëshmon se për nga formimi politik, ne jemi ende një popull i paformuar si duhet. Faik Konica ka thënë shumë herët: “Shqiptarët shkojnë pas individëve dhe jo pas ideve”.
         Për fatin tonë të mirë, këto vitet e fundit, kanë dalë disa intelektualë që po i nxjerrin në dukje gabimet e rënda të klasës së sotme politike. Midis tyre shkëlqejnë Profesor Sami Repishti, avokati Spartak Ngjela, gazetari Frank Shkreli, etj.
         Te gazeta Dielli e 28 gushtit 2019 në artikullin e Profesor Sami Repishtit “Kur të prishim Shqiperinë ku do të vemi?” dhe në artikullin e Spartak Ngjelës “Kur një vend ka sjellë në pushtet injorantë, populli është i detyruar të dëgjojë sharje individësh dhe jo qeverisje të përgjegjshme” botuar te gazeta Tema e 8 shtatorit 2019, ngrihet problemi shqetësues i gjendjes së klasës politike të Shqipërisë të këtyre 28 vjetëve të fundit. Të dy autorët japin karakterizime të goditura për klasën politike që po sundon Shqipërinë me mungesë përgjegjësie. Të dy autorët e venë theksin te fakti se politikanët e pas vitit 1991 merren me sharje individësh, por nuk hapin debat për zhvillimin kombëtar, për ndërtimin e një strategjisë për mirëqeverisjen e Shqipërisë.
         “Loja me sharje dhe fyerje e me denoncime të kota, ka vetëm një qëllim: pushtet dhe para.” – thekson avokat Ngjela dhe vijon: “Por paraja tani do të hyjë nën hetim nga reforma antikorrupsion.”  Këtë hetim ai e quan “shpëtim i shqiptarëve”, sepse qeverisja e këtyre viteve sipas tij ka qenë “një pushtim sui generis i shoqërisë shqiptare nga një bandë kriminelësh.” Dhe, si shpesh herë, ai shprehet me optimizëm se “reforma antikorrupsion”, që ndërmorrën aleatët tanë perëndimore pasi panë se vetë shqiptarët nuk e kryenin dot, do të përfundojë me sukses.
         Profesor Repishti nga ana e tij i mëshon edhe nevojës për krijimin e një partie të vërtetë opozitare, e cila të largohet nga rruga e derisotme e politikës shqiptare dhe të merret me krijimin e strategjisë për mirëqeverisjen e vendit.
         Gazetari Frank Shkreli, i shqetësuar për acarimin e grindjeve dhe mosmarrëveshjeve partiake, u përpoq të nxitë mirëkuptim midis forcave politike duke komentuar në disa gazeta vargjet e poetit Martin Camaj, poetit të lartësive, i cili para vdekjes, më 1992 hodhi kushtrimin:
“Avitu, njeri! Afrohuni shqiptarë!
Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë
Si bima prej fare në pranverë”.
         Kjo thirrje e formuluar në vitet e para të pluralizmit, ka qenë, është e do të mbetet imperative për shqiptarët e përçarë, të cilët për 50 vjet u ushqyen me ideologjinë komuniste të luftës së klasave, kurse sot vijojnë të ushqehen me grindje e sharje prej liderëve të partive të sotme. Politika e atëhershme e luftës së klasave dhe politika e sotme e grindjeve dhe sharjeve individuale midis liderëve partiakë, ka ngulitur te shqiptarët urrejtjen për njerëzit që mendojnë ndryshe, pra për bashkëqytetarët e tyre. Kjo situatë krijon një ngërç për të nesërmen e klasës sonë politike.
         Dua të theksoj se dhe unë besoj selufta kundër korrupsionit do të kryehet me sukses dhe populli do të shpëtojë nga banda kriminaleqë e ka sunduar këto 30 vjet. Por, si më shkruajnë në e-mail Profesor Repishti dhe gazetari Shkreli, ka rrezik që pas kësaj fitoreje ekziston mundësia e një dështimi të ri, sepse ne shqiptarët dhe aleatët tanë jemi të papërgatirur dhe nuk kemi kuadro, të cilët të kenë një formim të lartë qytetar e politik për të mos rënë viktima të korrupsionit. Mos ndodhë si me ish-partizanët që ranë vitktima të politikës diktatoriale të Enver Hoxhës dhe si me ish-demokratët e ish-socialistët e ish-republikanët, etj, të cilët pasi erdhën në pushtet u dhanë pas fitimit korruptiv duke harruar detyrën ndaj popullit që i pati zgjedhur. Ata, ashtu si ish-partizanët u kthyen në besnikë të udhëheqësve të partive të tyre, të ciat nuk ishin aspak parti të vërteta demokratike, eurosocialiste, republikane, etj.
         Për të arritur që të kemi një klasë të re politike nesër, e cila t’i qëndron larg korrupsionit dhe shkeljeve të ligjit, duhet punuar seriozisht dhe sa më shpejt në bashkëpunim dhe me aleatët tanë perëndimorë për të kualifikuar kuadro me formim solid juridik, politik dhe shoqëror. Gjithashtu duhet krijuar e votuar një ligj, sipas të cilit të ndalohet vënia në lista për t’u zgjedhur deputetë e njerëzve që kanë marrë pjesë në qevritë e viteve 1944-2019. Sepse, si ka thënë Faik Konca në qershor 1924 “Nuk mund të krijohet një godinë e re me qereste të vjetër”.
         Krahas këtyre dukurive mendoj që të gjithë intelektualët: artistë, shkrimtarë, studiues, gazetarë, analistë, etj të punojnë për krijimin e mirëkuptimit midis shqiptarëve. Na duhet të hedhim tutje urrejtjen për njeriun që mendon ndryshe. Na duhet që secili të bëjë katarsën e vet për gabimet dhe krimet që ka bërë gjatë viteve të diktaturës dhe viteve të tranzicionit.
         Pa dënuar krimet dhe gabimet, pa ia kthyer pronën të zotit dhe pa kryer shpëlarjen midis nesh, pa kërkuar të falur për krimet e gabimet që kryen prej nesh ose prej prindërve tanë dhe pa ua falur këto gabime e krime atyre që kërkojnë falje, nuk mund të vijë pajtimi dhe uniteti kombëtar. E kemi thënë dhe po e rithemi se pa realizuar pajtimin dhe unitetin komëtar nuk ka si vjen përparimi shoqëror, politik dhe ekonomik, sepse pa këto vleranuk ka si të krijojmë nesër një klasë politike që të respektojë me rigorozitet ligjin dhe t’i rrijë larg korrupsionit…
 

Filed Under: Politike Tagged With: Thanas Gjika-Klasa politike e Shqiperise

NE…

September 10, 2019 by dgreca

…ne/
Nga Astrit Lulushi/

Sikur fuqia e popullit/
Të përmblidhej në një fshesë/
Ose të shndërrohej/
Si shkopi i Mosiut/
Me fuqinë e Zotit/
Politikanë që kemi sot/
Me një goditje, baltë e pluhur/
Do të bëheshin, ose gjarpërinj/
Kokën do të nxirrnin dhe populli/
Me hapjen e detit do të mbyste/
Çdonjerin prej tyre/
Ose fshesa do t’i përfshinte;/
Të paktën kështu, vendi/
Rishtaz do të ngrihej
Me njerëz të cilë mendojnë
Që nuk presin derisa
Mendimi t’u mohohet;
Sepse Moisiun, bija e Faraonit
E bëri djalin i saj,
Dhe e quajti “e Mora nga Uji”
Për t’a rritur më shumë
Se sa një Hero Eksodi.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Astrit Lulushi-Ne-Fuqia e popullit

KUJTESA- 11 SHTATOR 1981: TEK KAMPI I BALLSHIT…

September 10, 2019 by dgreca

NGA FRITZ RADOVANI/1947 Don MARK HASI (1920 – 1981) 27 Vjeç, i merthyem me thikë në gjuhë per tavolinë nga hetuesi barbar komunist Nesti Kopali, në hetuesinë e vitit 1947…

7 PRILL 1967 Don Marku asht i pari Klerik Katolik Shqiptar, që arrestohet mbas një mbledhjes në Institutin Pedagogjik Shkoder, në frymen e “Revolucionit Kultural” dhe, fillon hetimet me terroristët Dhimiter Shkodrani, Elham Gjika dhe Ali Xhunga… 

PRILL 1968 Mbas një viti tortura dhe masakra dënohet me pushkatim, po i kthehet vendimi me dënim 25 vjet, pa u dijtë as sot pse u quejt “për tradhti ndaj Atdheut”…

Fillon Kalvarin e kampeve të punës, ndonse ishte me zemer të shkatrrueme në tortura. 

Nga arrestimi në 1946, u lirue në 1954 mbas 7 vjetësh. Ndersa mbas arrestimit 1967, me 11 SHTATOR 1981,Vdes në Kampin e Ballshit, tue u mbyllë jeten në Rrëfim të Fundit me Don Mikel Koliqin, ku edhe varroset deri në 1992, që u Rivarros në Rrëmaji.   

21 VJET i burgosun vetem pse ishte Klerik Katolik, vinte nga një Familje Burrash dhe si Burrat dha Shpirt pa njollosë as veten as shokët me të cilët u arrestue dhe vuejti. 

E njoha në vitin 1954, kur doli nga burgosja e parë. Ishte Klerik autoritar, predikues i persosun, njohës i At Fishtës, aktor i “Judës Makabe” kur ishte student në Seminarin e Jezuitve Shkoder dhe, kangtar i rradhë që si Ai pak kush i këndonte kangët e bukra të kompozitorit Gac Çuni, i cili edhe Ai vdiq në burg pak para se me plotsue dënimin. 

Pak ditë para arrestimit dytë i ka thanë Nanës sime: “Kur erdhen me na kontrollue dhomat e Argjipeshkvisë, ate që na ka ba Angjelin Kumrija, nuk na e ka ba as sigurimi!”

Këta pak rreshta janë vetem një Kujtesë e qendrimit Burrnor ndaj miqsisë sonë! 

            Melbouerne 10 Shtator 2019.

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz Radovani-Don Mark Hasi-Hetuesi Nesti Kopali

VATRA- PROMOVIM DHE MEMORANDUM BASHKËPUNIMI ME INSTITUTIN E TRASHËGIMSË NË SHKUP

September 9, 2019 by dgreca

– TË DIELËN, 15 SHTATOR 2019, Ora 2.00 P.M. NË VATËR, NË BASHKËPUNIM ME INSTITUTIN E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE-SHKUP, NË JAVËN E VEPRIMTARIVE PËR NËNË TEREZËN, ORGANIZOHET PROMOVIMI I VËLLIMIT “100 VJET NGA VDEKJA E KOLË BOJAXHIU”…

– NË ORËN 12.00 TË DATËS 15 SHTATOR, NË KISHËN ZOJA E SHKODRËS, DO TË ORGANIZOHET MESHA KUSHTUAR BABAIT TË NËNË TEREZËS, KOLË BOJAXHIU-

Federata Pan Shqiptare e Amerikës”VATRA” ka krijuar bashkëpunim të ngushtë me institucione shkencore të trojeve etnike. Tre vite të shkuara, Vatra hartoi plan bashkëpunimi me Institutin e Historisë në Kosovë për aktivitete të përbashkëta, ndërsa vitin e shkuar në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore -Shkup, Vatra, krahas veprimtarive të tjera organizoi edhe veprimtaritë përmbyllse kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me atë rast në Vatër u dhuruan nga Drejtori i Institutit, Prof. Dr. Skender Asani, botime kushtuar historisë  komëbtare dhe asaj të shqiptarëve në Maqedoni.

Drejtori Skënder Asani me bashkëpunëtorët e tij do të jenë të Dielën e 15 Shtatorit, në orën 12 të drekës në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”, ku do të organizohet Mesha kushtuar Babait të Shënjtëreshës Nënë Tereza, Kolë Bojaxhiu.

Menjëherë pas meshës mysafirët do të jenë në VATËR, ku do të organizohet në orën 2. P.M. provimi i librit me kumtesat kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së Kolë Bojaxhiu, mbajtur nga studiues të njohur shqiptar në konferencën e organizuar në Shkup me 1 gusht 2019 nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore-Shkup në bashkëpunim me Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore-Shkup Prof. Dr. Skënder Asani shoqërohet gjatë veprimtarive në SHBA dhe ne VATER nga Dr. Elmedina Asani dhe Prof. dr. Zeqirja Ibrahimi, sekretar Shkencor i Institutit.

Krahas promivimit mendohet që në Vatër të nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit me Institutin e Trashëgimisë në Shkup.

Vatra fton studuesit dhe të interesuarit që të bëhen pjesë e kësaj veprimtarie me vlera historike dhe kombëtare.

ADRESA

VATRA

2437 SOUTHERN BLVD

BRONX, NY 10458

Mund të konfirmoni pjesmarrjen edhe në Emailin-gazetadielli@gmail.com

Filed Under: Featured Tagged With: Vatra-Instituti Shkup-Kole Bojaxhiu

PSE SERBIA PO I FSHINË ADRESAT E QYTETARËVE VETËM NË MEDVEGJË E BUJANOVC?

September 9, 2019 by dgreca

Serbia po vazhdon t’i shkelë të drejtat e shqiptarëve në tri Komunat sidomos në Komunën e Medvegjes. Mijërave prej tyre u janë fshirë adresat e vendbanimeve në regjistrat civil. Një gjë e tillë u ka pamundësuar atyre edhe nxjerrjen e leternjoftimëve, Beogradi ka nisur tash e një kohë fushatë të egër ndaj shqiptarëve në Medvegjë.

Rreth 5000 shqiptarë janë shlyer nga listat e regjistri civil për shka të ndërrimit të vendbanimit.

Samir Shahini, aktivisti poltik me shifra tregon që këto rregulla kryesisht janë bërë kundër shqiptarëve në Serbi.

“ Rreh 0.01% të adresave që janë shitur maksimumi shkon në 2% Medvegja dhe 2% në Bujanovc, mirëpo Medvegja nuk është e vetmja komunë ku ka lëvizshmëri kaq të madhe ka pasur edhe në Nish e Beograd”.

Sipas Shahinit shqiptarët e Medvegjës janë të zhgënjyer nga Kosova e Shqipëria, pasi nuk pritet më mirë prej Serbisë përveq spastrim etnik tek shqiptarët.

“Ne nuk mundemi me prit më mirë prej Serbisë, si shqiptarë e kemi mësu këtë , me u ripërsërit dhe na është përforcu bindja, por kemi prit nga shteti i Kosovës, i cili ka ka këta shqiptarë në vijë kufitare”.

Në këto zgjedhje qytetarët e Medvegjës duhet të zgjedhin 25 asamblistë të rinj, e të cilët më pas, do të zgjedhin kryetarin e Komunës.(Kortezi-Insajderi)

Filed Under: Analiza Tagged With: Serbia-fshine adresat-Bujanoc

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 890
  • 891
  • 892
  • 893
  • 894
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT