• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ATENTAT PATRIOTIZMIT

June 23, 2019 by dgreca

Më lejoni të shkruaj të vërtetën edhe në së ajo ju lëndon- Fahri XHARA/

      SHKRUAN: DR. GJELOSH NIKOLLA/

Historianët, etnografët, studiusit, hulumtuësit e kanë ruajtur të gjallë brez pas brezi historinë për luftrat dhe betejat e ketij populli të etur për liri dhe pamvarësi. Keta janë zëdhënesit më të mirë të vertetës historike, sakrificës dhe heroizmit në shekuj. Më gjakun e ketij populli është shkruar historia, prandaj duam apo nuk duam  ne  “Historia ka vend për të gjithë”.  Të gjithë e dijmë së kur shkruhet më urdhër, ajo, Historia nuk paraqet realitet, po që së i deformon ngjarjet historike i humbet realiteti dhe kur plotëson dëshirat e njenit apo tjetrit përsëri humbet dhe tretet e verteta për brezat që vijnë. Jo gjithëmonë liria dhe atëdheu mund të mbrohet me pushkë dhe në këtë menyrë kemi humbur shumë, por aq sa na duhet buka për të jetuar na duhet shkollimi dhe dituria për brezat qëvijnë.                                                      .
Populli i Iballës dhe të krahinës së saj kurrë nuk paten frikë nga dituria dhe  mendimi, por gjithëmonë kanë çfrytezuar mundësinë të kuvendojnë dhe të mesojnë nga më të diturit sepse arsimi është arma më e fortë për të ndryshuar gjithë çka. Atëdhetaret e Iballës Vocerr Prela, Frrok Kol Pemati, Palush Pjetra, etj., rreth vitit 1900 e konsideruan nevojë të domosdoshme hapjen e një shkollë shqipe në Iballe. Për këtë veprimtari madhore ata biseduan dhe bashkëpunuan më Imzot Lazer Mjeda dhe vëllain e tij Dom Ndre Mjeda. Këta atëdhetar ketij vullneti të ligjëshëm ju përgjigjen me njëherë thirrjes dhe deshires së popullit të Iballes duke e nxitur këtë nismë patriotike. Po pse u zgjodh pikerisht dom Ndre Mjeda?. Sipas Luigj Thaçit (shkrimtar) thotë së vijmë nga alpet nga Iballja që para 200 vjetësh. Në lagjen e Mirakajve të Iballës, familja e Gjokë Thaçit ka patur shtëpinë ku gjënden edhe sot gërmadhat e banimit të dikurshem (Mentor Quku, “MJEDA”, Vellimi I, fq.33). Kjo vërtetohet edhe nga Teodor Ippen konsull i Austro-Hungarisë në Shkoder në periudhën (1897-1904). Gjyshi i Imzot Gaspër Thaçit është një kohësisht edhe gjyshi i Lazër e Ndre Mjedës që është një arsye plus, pra Thaçët (Gjokë Thaçi) është daja i tyre dhe kishin miqësi më Kryezezët dhe kjo duhet të ketë  influencuar për martesën e Luke Thaçit më Jak Zefin e Kryeziut (Mentor Quku, “Mjeda”,volumi I, fq.35). Duke patur këtë lidhje me Iballën Ndre Mjeda dhe Emzot Lazër Mjeda (Ipeshkv i Dioqezës së Sapës) një kohësisht duke parë dëshiren dhe vullnetin e mirë të Iballasve u bënë nxitës kryesor për ngritjen e shkollës. Për këtë bashkëvepruan me bijtë kreshnik të Iballës Vocerr Prela, Frrok Kolë Pematin, Palush Pjetra, etj., dhe më 15 tetor 1903 filloj mësimi me rreth 20 nxënës shumica djem. Për ndjekjen e punimeve dhe të fiancave u caktua famullitari i Iballës At Zef Mesi një kohësisht dhe për mos  marrëveshjet që mund të lindin.                                                                          .
 Shumë shpejtë filloj kundërshtimi i disa muslimanve shqiptar të këtij fshati të sajura nga intrigat e sundimit turk me pretekstin se shkolla që tepër afer xhamisë.Vocerr Prela Frrok K. Pemati, Palush Pjetra, etj., u bëjnë thirrje vllazënive të veta e për këtë ngatërresë qenë gati bajraku i Bugjonit më Frrok K. Bajraktarin dhe Qerim Sokolin. Më një herë erdhi Berisha me prijsat e saj Markiq Doda, Pjeter Ndue Prendi, Mehill Shpendi, etj., të cilëve pasi ju referua situata pa humbur kohë rrokën armët kunder dy lagjeve Buqaj dhe Zotni. Lëvizja zgjati pak ditë dhe më qënë së nuk donim gjak-derdhje  u dogjën dy shtëpi, ajo e Haxhi Brahimit dhe e Hysni Sokolit. Për të shuar këtë grindje që mund të ndizte një kryengritje pasi plani i qeverisë turke nuk u realizua, atëherë kjo e fundit dërgoj një ushtri më rreth 1000 veta për të djeg dhe rrënuar shtëpitë e organizatorve të kësaj levizje.
     Emzot Mjeda u lajmerua nga inisiatorët e hapejes së shkollës i cili me ndihmen e konsullit Austriak një dashamirës i vertetë i shqiptarëve u muar vesh më valiun e Shkodrës dhe u dha urdhër që ushtria të kthehet mbrapa sepse shkolla e Iballës është nën mbrojtjen dhe përkrahjen e Austro-Hungarezve. Mbas kësaj ngjarje dëshira dhe vullneti u shumë fishua, dhe pa vonuar ndërtesa mbaroj së ndërtuari. Një kullë 2 katëshe më 8 (tetë) dhoma e paisur me të gjitha orenditë të përshtatëshme për mësim që nuk lente asgjë mangut të një shkollë qyteti. Pamjen e kësaj shkollë e paraqet mjaft mire në broshuren e botuar në Vjenë nga Franz Nopcsa në vepren e tij ”Shqipëria Katolike e Veriut”, ashtu dhe kalendari “DIJA”i vitit 1908, fq.262. Në këtë shkollë sherbeu si mësues Z. Kol Zezaj i cili vazhdoj deri në vitin 1907. Ky mësues në Iballë erdhi familjarisht. Gjatë kësaj periudhë shumë djem mësuan shkrim e këndim por më e rendësishme ishte së mësuesi Pukjan Kol Zezaj ngjalli ndjenjat patriotike në zemrat e këtyre malësorve. Përsëri nga nxitjet turke u ringjallë urrejtja kundër shkollës të cilen e dogjen dhe deri më 16 qershor 1934 fshati Iballë mbeti pa lokal shkollor por mësimi bëhej nëpër shtepitë private. Sot për djegëjen e shkollës duhet të mendojmë qetësisht dhe realisht sepse u dogj më urdher të administratës së perandorisë otomane. ”Abdul Hamiti i 2 (dytë) sulltan i perandorisë osmane më 31 maj 1779 ku percaktohej sakët marrja në mbrojtje nga ana e tuqve e kultures dhe gjuhës greke dhe së duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën (Thessaloniki) më 14 korrik 1999. Kuptohet së veprimi i shemtuar i disa bashkë fshatarve  të Iballës ishte organizim i qeverisë perandorake për të ngjallur urrejtje dhe vëlla vrasje në këtë zonë të Iballës të pa pushtuar (AQSH, F170,V.1937,D53,F.107-110. Veli Haklaj Veteranët e Pavarësisë f.603-605).                                    .
    Atëdhetaria, dashuria e popullit patriot të krahinës së Iballës nuk ka të ndalur kunder pushtuesit turk. Frrok Kol Pemati, Palush Pjetra, etj., gjënden kudo në bashkëpunim më patriotët e tjerë si Halil Musa i Kabashit, Marash Marku i Qelëzes, Zenel Aga i Iballës, Qerim Sokoli i Bugjonit, Mhiell Shpendi dhe Pjeter Shpendi i Berishës, etj. Këta trima e patriot lëshuan kushtrimin shokëve të vetë duke ju treguar qëllimin. Luftëtarët therrisnin: “Nuk kthehemi me e dijtë së me sopata luftojmë, mjaft që të mos mbetemi nën thëmbren (thundrën) e osmanllinjevë” (     A.Q.SH,F.170,V.1937,D.53,F.110-111. Veli Haklaj.Veteranët e Pavarësisë,f.606-607).     
    Vocerr Prela, Frrok K. Pemati, Palush Pjetra, Zenel Aga, etj., pa humbur kohë dërgojnë Bibë Ndojen në Shkoder për të kërkuar ndihma materjale dhe morale nga Emzot Lazër Mjeda, Emzot Pregë Doçi abat i Mirditës, Prengë Pasha, Konsullit të Austrisë e personazheve të tjerë të mirë të njohur për përkrahjen e maleve në ndihmë atëdhetarizmit.
      Mjaft vitale dhe  krenari është edhe nisma e 64 malësorve të krahinës së Iballës me në krye Bib Ndue Mirakën dhe Frrok Kol Bajraktari për blerjen e armëve në Malin e Zi dhe qëndresa ndaj shantazheve të gjeneralit Vasoviq të cilit ju përgjigjen:  Ne kemi ardhur tek juve për të blerë armë dhe municione duke menduar se Tuqia është armiku jonë i përbashkët, por, jo per të tradhëtuar atdheun tonë (Hylli I dritës, 4-2011, vjeti XXXI, Shkodër).                                                 .
 Të lidhur me besa-besë formojnë  ballin e luftimit duke pasë në krye  organizator dhe inspirues Emzot Gaspër Thaçi, famullitar i Qelezës. Qëllimi kryesor ishte ngritja e flamurit kombtar në saraijn e kajmekamit të Pukës duke mos e njoftë më atë të Turqisë. Më një organizim të përkryer nën drejtimin e Emzot Gaspër Thaçit dhe burrave të lartë permendur, mesyjnë trimnisht për një përplasje me forcat turke me marrë saraijnë e kajmekamit natyrisht duke lënë të vrarë e të plagosur disa ushtar dhe civil në anën e turkut, dhe ngrihet flamuri shqipëtar i cili më ngallënim të plotë valëvitej në ajrin e pastër të Pukës.   Një kohësisht gjobiten përkrahësit e osmanllinjëve nga Kryeziu, Kabashi  etj.    Më vonë shkojnë në Shkoder Frrok  K. Pemati, Mëhill Shpendi dhe Pjetër Ndue Shpendi nga Berisha, Zenel Aga të Iballës, Qerim Sokoli nga Bugjoni, Vocerr Prela, etj., të cilet më shumë deshirë morën pjesë për ngritjen e flamurit në kalanë e Rozafatit, por ky hap nuk u arrit sepse Esat Pasha me tradhëti vrau Hasan Rizan, organizator i madh dhe idealist i kombit shqipëtar. Gjithënjë të pa lodhur më 14 korrik 1912 Frrok K. Pemati, Palush Pjetra, Zenel Aga, Halil Hyseni së bashku më përfaqësues të Berishës dhe të Bugjonit morën pjesë në mbledhejen e përgjithëshme që u mbajt në Shkup. Përfaqësues nga të gjitha krahinat formuan organizatën e madhe “Besa Shqipëtare”më qëllim që të ngrihej si kudo në shqiperi edhe në Kosovë flamurin e shqiperisë, gjithë ashtu të ishim të bashkuar për të përballuar mësymjet turke, serbe, malazezë  dhe greke. Më vonë shperthen (pelcet) lufta ballkanike dhe qëllimi mbetet për tu plotësuar nga kryetari i çetave Bajram Curri i lidhur ngushtë me patriot e lart permendur (A.Sh.Q.F.170,V.1937,D.53,Fq.111-112 Veli Haklaj,Veteranët e Pavaresisë,fq.606-607). Qëllimi i mbledhejes së Shkupit mbeti i pa realizuar. Gjermania me qëllim të përkrahëjes  shqipëtare sidomos të maleve kishte sjellë 1500 armë (Mauzere) për ti shpërndar në qarkun e Kosovës kundër serbisë. Si anëntar i komisionit ndër të tjerë të shumë krahinave ishte edhe Frrok Kol Pemati nga Iballja që ndihmoj në shpërndarjen e armëve,  sidomos u interesua që krahina e tij të mos mbetët pa armë. Në vitin 1920 Jugosllavia zaptoj Kosovën deri në lumin Drin, por Bajram Curri për mos më mbet nën sundimin serb vjen në Iballe më qëllim që të krijoj lidhje  më krahinën e Pukës  dhe të Shkodres. I ndjekur dhe i kërkuar nga Serbia Bajram Curri  qëndroj plotë 6 muaj në Iballe në shtëpinë e Frrok Kol Pematit dhe të Zenel Agës i cili i kishte krahët e vetë më të sigurt dhe më të fortë. Pë të ndihmuar lëvizëjen Bajram Currit i duheshin të holla dhe këto i gjëndën dhe i jepen pa hezitim nga Frrok Kol Pemati 80 lira turke. Pa filluar kryengritja zbulohen familjet që e ndihmuan Bajram Currin që ishin Frrok Kol Pemati dhe Zenel Aga. Më qënë se këta patriot ishte vështirë me i kap si dënim Jugosllavia dërgon një aeroplan më qëllim të bombardohen shtëpitë e këtyre trimave që e ndihmuan Bajram Currin. Ditën e parë bombardohet shtëpia e Frrok Kol Pematit duke hedhur rreth 60 predha, shtëpia e cila shpëtoi ndersa rrënohen 2 (dy) të tjera dhe u plagosen 6 (gjashtë) veta nga lagjja Koprat i Iballës. Qëllimi sllav nuk u plotësua, shtëpia e Frrok Kol Pematit shpëtoj, pastaj ditën e 3 (tretë) përsëri ai aeroplan hodhi 16 (gjashtëmbëdhjetë) predha të cilat prishen disa bereqetë e ara pa shkaktuar ndonjë dëm të madh. Më vonë gjithnjë këta patriot e shoqëruan Bajram Currin kudo. Kontributi i dhënë prej tyre nga viti  1904-1920 që shumë i fortë dhe i madhë si moralisht dhe materjalisht pa asnjë lloj interesi apo shpërblimi, por vetëm nga ndjenjat e pastra atëdhetare. Këta patriot kanë dijtë me i çmuar dhe me i nderuar fjalet: Atëdhe, Liri, Flamur (A.Q.SH.F.170,V.1937,D.53,Fq.113-114. Veli Haklaj; Veteranët e Pavaresisë, fq.608-610). Në vazhdim të patriotizmit nga populli i Iballës dhe të krahinës së saj Bibë Ndoja në vitin 1903 dërgoj në shkollën e vetme shqipe të asaj kohë atë franqeskane në Shkodër një djal të shtëpisë së vet, djalin e Kolë Nikë Alisë së Fletit dhe të bajraktarit të Bugjonit. Në vitin 1907 dërgoj në shkollë të birin Kol Bib Mirakën dhe Zef Pjetër Pematin prej Iballje. Pagoj 250 lira turke për të blerë municione për të ndihmuar kryengritjen në Kosovë në kohen e luftës së Kaçanikut. Këtë ndërgjegje patriotike e pat konsolidue në takimet dhe bisedat e shpeshta më Emzot P. Doçi abat i Mirditës, Emzot Mjedën, Preng Pashën dhe me Konsullin e Ausrisë një shqiptar dashës. Eshtë njerzore dhe patriotike të theksojmë dhe të njohim opinionin me veprimtarinë e Dom Gaspër Thaçit i cili me të filluar aktivitetin në  famullinë e Qelezës u bë protagonist në zgjimin e ndërgjegjës patriotike të popullit për të luftuar kundër pushtimit turk. Dom Gaspër Thaçi ishte  organizatori dhe komandanti i kryengritjës. Po kështu thirrjes së tij ju përgjigjen famullitari i Fierzës At Danjel Stajka, famullitari i Berishës At Tom Bicaj dhe famullitari i Iballës Fra Gentile Biella më origjinë Italiane që ka shërbyer në Iballë  nga 14/05/1907 deri me 06/07/1915. Këta prftërinjë hoqën rrobat e kishës e lanë detyrën e bariut  shpirtëror dhe ju bashkuan luftës sepse atëdheu dhe liria ishin më të shenjta  së detyra e tyre. GaspërThaçi natën e Shën Palit më 28 qershor organizon sulmin kundër pushtuesit, pra për atdheun shkeli parimet e besimit. Don Gaspri dhuroj gjithë pasurinë e tij duke dhënë bukë luftetarve dhe vetëm një ditë ka shpërnda 200 teste fishek ku një teste kushtonte 1 mixhid. Më 8 dhjetor 1912 ngrihet flamuri të kisha e Qelezës . Populli duke derdh lot përmallimi dhe gëzimi festuan më batare pushkësh dhe po atë ditë ky flamur ju dha  Marash Mark  Palushit duke e deklaruar  bajraktar. Ushtria serbe në këtë kohë  gjendej  gjithë rrugës nga Kosova deri në Lezhë dhe në rrethinat e Shkodrës. Duke ndigjuar  krismat e pushkve bënë mbledhëjen shtatëmadhëria në Pukë. Dom Gaspri dergoj 3 (tre) përfaqësues, Nikollë Gjokën nga Qeleza, Marash Mark Nikën nga Midha dhe Kol Gjergjin nga Dedajt si dhe i pregatiti për përgjigjet për biseden së çfarë përgjigje do të jepnin. Eshtë një kujtim i këndeshem dhe  përmallim me dijtë dialogun e ketyre 3 burrave me komandantin serb Kataniq. Komandanti: Ç’ka qënë ajo denam me pushkë?. Përgjigja: Kena pasë një gezim të jashtëzakonshem. Komandanti:  Çfarë  gëzimi keni pasë?. Përgjigja: Na ka ardhë lajmi së tash 11 ditë është ngritë bajraku (Flamuri) i Shqipënisë në  Vlonë.   Komandanti:Ku e dini ju?. Përgjigja: Kryetari i komitetit tonë Z. Dom Gaspri kapasë lajmin, pra Ipeshki. Komandanti: Nuk është e vertetë. Ipeshkvi dhe prifti ju mashtrojnë. Në shqipëni jemi ne e nuk kena me e lëshua. Përgjigja: Ne, Ipeshkvi nuk na ka rrejtë as nuk na rrenë kurrë, as nuk asht i shitur as nuk na shet. E dijmë më siguri së më 28 nandor të muajt të kalum në Vlonë është ngrit bajraku (Flamuri) i Shqipenisë më pelqimin e krajlive të mëdha. Prandaj e dime na mbasi tash sa kohë kena derdh gjak për me fitue lirinë, duam bashkimin me vllaznit tonë dhe kemi ngritë edhe na bajrakun e Shqipënisë te kisha e jonë. Komandanti: Pse nuk baheni me ne?, se edhe na luftojmë me qitë turkun jashtë. Përgjgja: Na as nuk jena turq as nuk jena serb por jena kanë, jemi e do të jena shqipëtar. Na e dijmë se shqipënia ka dalë në veti me sundue shqipëtari vendin e vet. Sot kena bajrakun (Flamurin) tonë për atë do të luftojmë  e do të vdesim. Nuk duhet harruar se Z. Zenel Aga i Pukës ishte që në fillim simpatizant i levizëjes e kurdo që e qiti rasti, kurrë nuk pati frikë dhe bënte propogandë në favor të kryengritësve (Kol B.Miraka, A.Q.SH.F.170,V.1937,D.53,fq 99-105; Hylli i Dritës, Shtator-tetor 1937.Nr. 9-10.fq, 459-468).                                                                                      .
 Në fund të nëntorit 1944 erdhi çlirimi i vendit tonë, respekt e mirënjohëje për ata djem dhe vajza që luftuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e atëdheut. Regjimi komunist në emër të diktaturës së proletariatit vendoi pushtetin e tij të egër dhe kriminal ndaj popullit dhe kundërshtarve të tij ideologjik dhe politik.  Makineria propogandistike e Partisë Komuniste ishte tepër efikase dhe i çfrytezoj në maksimum deshirat e popullit fukara për liri. Kjo makineri kishte dy anët e medaljes: Së pari, ishte shumë njerzore, thjeshtë i vinte përshtat popullit. Mashtrimi nuk kishte kufij sa që në teserën e partisë komuniste vendosen thënjet e ungjillit, mos vraj, mos vidh, mos kurvero, mos lakmo mallin e huaj, mos dil dëshmitar në gënjeshtra etj, etj. Me këtë propogandë ata arriten që të mashtrojnë  dhe   hypnotizojnë  edhe  KRISHTIN  ku edhe ai u gëzua se popullit shqiptarë i erdhi shpëtimi. Së dyti, ana tjetër e medaljes ishte shkatërruese dhe njolla më e zezë e makinës propogandistike  e Partisë Komuniste me “SLLOGANIN” kush nuk është më “NEVE” ai është armik i popullit. Filloj lufta e klasave. Në këtë mënyrë  filloj privatizimi i patriotizmit të popullit shqipëtar. Filluan atentatet kundër patriotve dhe familjeve të tyre duke i burgosur, internuar dhe duke i cilësuar kulak. Më vonë vjen atentati tjetër kunder patriotëve duke dhënë tituj të ndryshem patriotik nga Presidiumi i Kuvendit Popullor pjesëtarve të familjeve që kanë spiunuar kryengritjen (kryengritësit) e vitit 1912 dhe kanë luftuar kunder tyre më armë në dorë duke përkrahur forcat e ushtrisë pushtuese osmane. Atentatet vazhdojnë me kundërshtarët ideologjik dhe politik duke i quajtur armiq të popullit. Por pse nuk e don ideollogjinë komuniste nuk do të thotë se je armik i popullit. Atentati vazhdon kunder intelektualve pa dallim krahine apo feje që ishin të shkolluar në perendim, veçanarisht kundër intelektualve katolik dhe sidomos kunder klerikëve katolik duke sajuar lloje, lloje shpifëjesh kundër tyre që më çdo kusht ti bëjmë armiq. Priftrinjët katolik Dom Gaspër Thaçi, At Danjel Stajka, At Tomë Bici dhe Fra Gentile Biella hoqën rrobat e kishës dhe ju bashkuan kryengritjes, Gaspër Thaçi ishte personi numer 1(një) për ngritjen e flamurit në Pukë. Atë herë ku qëndron tradhëtia dhe armiqësia e tij ndaj kombit??!!. Në vend që të kishte një bust apo monument në qytetin e Pukës atij shteti komunist i ka zhdukur edhe kockat, nuk i dihet as varri i tij (Gazeta Telegraf,Emzot Gasper Thaçi,fq.11. 19 tetor 2018).  A  nuk është  atentat  kunder patriotizmit??. Më lart shkruam për aktivitetin patriotik të burrave të Iballës dhe të krahinës së saj mes të cilëve edhe për para ardhesit e Kol B.Mirakës, aktivitet që e kishin filluar pa lind Kola (D.L më 5 dhjetor 1899) në Iballë. Shkurtimisht folëm dhe  për aktivitetin patriotik të familjës së Frrok Kolë Pemati keshtu shtrohet pyetja që keto 2 familje të mëdha pse u sulmuan dhe u denigruan në çdo aspekt??!!. Gabimi i vetëm i këtyre atëdhetarve ishte se: ” Nëna i lindi patriot”. Në këtë rast qeveria komunisto-sllave u fsheh mbas gishtit të dorës duke u justifikuar më Kol Bibën duke e quajtur (armik i popullit)?! dhe kolabracionist. Atij çdo epitet mund ti vihej por armik jo. Ai u gjend në një pozicion të pa përshtateshm për situaten e krijuar. Ai që kundershtar ideologjik dhe politik i betuar kundër komunizmit por kurrë  armik i popullit, ai nuk ka vra njeri në jetën e tij, përkundrazi ka shpëtuar me mijëra jetë. Në vitin 1941 merr pjesë në luftën kundër jugosllave ku dhe plagoset dhe tërë jeten mbetet invalid me paterica. Në artikullin historik “Kështjella e Shkodrës” të revistës Drini të vitit 1941f litet për kontributin e çetave të Kol Bibë Mirakës dhe të Ndokë Gjeloshit (Drini, viti2, nr 6, Tiranë e premte, 1 gusht 1941, keshtjella e shkodres fq.3. origj. italisht perkthyer nga Qemal Velia) të cilët mbrojten anën e djathtë të kalasë. Një urdhër i tij i datës 31 gusht 1943 detyronte paisjen me pasaporta shqipëtare për të gjithë hebrejt që ndodheshin në vëndin tone në atë kohë. Një moment shumë i rëndësishem në referimet në librin e Faik Qukut është refuzimi që Kol B.Miraka i bëri shumës së parave që hebrejt kishin vendosur ti jepnin atij si shpërblim për kohen kur shpëtoj 2000 hebrejt nga nazizmi gjerman. Edhe në kohen kur ishte në mëgrim në Romë, hebrejt që jetonin aty në Romë e njohën ish ministrin që u kishte shpëtuar jetën dhe vazhduan më kembë ngulje për ta ndihmuar. Megjithëse ai jetonte më ndihma bamirësie nga një kuvend françeskan dhe përsëri ai refuzoj shumën e parave.  Ja  dokumenti më të cilin Kol B. Miraka shpetoj 2000 hebrejt. Telegram:Prefekturave Tiranë, Drejtorisë Pergjithëshme, Policisë Tiranë. Lutemi që të gjithë Hebrejve nënshtetas shqiptar që kërkojnë pasaport për Itali; tu lëshohen pa u sjellë asnjë pengim për vehte dhe familjarët e tyre.Të porositen kuesturat që të shkapercejnë çdo formalitet pasi çështja ka rendësi të veçantë  politike. Për visitim nga delegacioni Italian të interesuarit kujdesem vetë. Ministri Kol Bibë Miraka.                                                 .
  Mretnia Shqipetare, Ministria e Puneve  Brendshme, Zyra Politike., Tiranë më 31.8.1943.  Nr.1984.  Prefekturës Tiranë. Shkurtimi pasaportë për Itali. Lutemi që të quajturve Rafael Natam e Salomon Konforte më gjithë familjet e tyre tu leshohet menjëherë pasaporta për të udhetuar në Itali. Ministri Kol Bibe Miraka.
(Faik Quku “Qendresa Shqipetare Gjatë Luftës së dytë Botërore. Viti 1941-1943”). ….”Letër e  hapur”, Deri kur në sherbim të armikut drejtuar Abaz Ermenit nga Kolë Bibë Miraka Nju-Jork – qershor 1967.                             .
….”E dijm mirëfillt së komunizmi më ka tha loçkën e zemres, më ka mbytë në gjak e rroposë gjithë çka asht e kandëshme për jetën e njeriut. Më gjithë këtë, po të jetë që Greqia a kushdo tjetër sulmon Shqiperinë për të grabit tokë shqipetarë unë edhe Enver Hoxhës kisha më ju vu në dispozicion, kështu në moshë pleqënijet e i gjymtuem si jam për të mbrojtë integritetin tokësor të Atdheut si ushtar i thjeshtë e pa asnjë konditë,  E pra jam  i denum  më vdekje nga ai rregjim”.                                             .
    Ju lutem thojeni ku qendron tradhëtia dhe armiqësia e këtij “burr Shteti,, pë Kombin e tij, ndaj popullit dhe vëndit të tij !! ??. Në vitin 1967 me orientim të partisë shtet ngriten rininë e qytetit të Durresit me pretekst zhukjen e mbeturinave patriarkale por veçanarisht kunder besimeve fetare në përgjithesi duke na shpallur shtet laik. Në të vertetë ky ishte atentati vdekje prurës përfundimtar kundër intelektualve katolik që ishin pro prendimor dhe sidomos kunder priftrinjeve katolik. Kështu e vranë trurin intelektual që ishin kundershtar ideologjik por kurrë armiq. Duke i vrarë trurin i vranë dhe shpirtin popullit të vet sidomos atij katolik. Disponohen mijra dokumente që vertetojnë krimet e komunizmit kundër këtij komuniteti që në të vertetë është trashigimi dhe pasuri kombetare. Nuk do flas për ketë temë por do t’u referohem zoterinjeve:                                                      .
     1. Faik Konica citon: “Katolikët shqiptar janë shkak që u mbajt  gjallë gjerë më sot,  kombësia e jonë”.                                                                                                    
     2. Ismail Kadare citon: “Pavarësisht së janë të pakët në numur, përfaqësojnë fenë e parë të shqipetarve. Ata kanë një zbritje vertikale në historinë dhe kulturën shqiptare të pa shembëllt. Ata i kanë dhënë kombit shqiptar simbole dhe shënja themelore nga Gjergj Kastrioti tek Nënë Tereza (Shën Tereza). Ata janë ura më e vjetër,asnjë herë e shembur që lidh Shqiprinë më Europën”.                                                 .
     3. Mbreti  Zog I. Datë 01.01.1938 citon: “Falë kishës katolike dhe manastireve në Shqipëri, ne ja arritëm të mbajmë gjallë gjuhën tonë. Nën perandorinë osmane ishte e ndaluar të flisje shqip, vetëm turqishtja lejohej. Por nepër manastire ishte ndryshe,prandaj ne u kemi atyre një borgj të madh që e mbajtën të gjallë gjuhën tonë”.                                   .                                                                                                                                     
4. Profesor Sami Repishti (Shkrimtar,Humanist,dhe Historian)thotë:”Kushdo që e njef historinë e krishterimit në Shqipëri dhe rolin që ka lujtë popullësia dhe kleri katolik në vendin tonë që nga zanafilla….arrinë në perfundimin e pa evitushëm së çdo gja që ka të bëjë më shqiperinë dhe mbi jetesën e popullit shqiptar,mban në berthamen e vet elementin shqipetar katolik. Aty u ruajt gjuha shqipe, aty u mbrojtë toka shqiptare, aty u mbajten lidhjet e pa ndërpreme më Europën”.                                                              .
5. Pashko Vasa, rilindasi i jone i madhe thote: Për Shqiptarët dielli linde atje ku perendon.                                  .
6. Suljeman Agë Vokshi, që në vitin 1870 -‘’75 pas Kongresit të Berlinit jep mendimin: Në politiken e jashtme Atdheu i ynë (trojet Shqiptare) duhet të lidhen me Inglizin (Anglinë) dhe Italinë, sepse me Italinë kemi një det në mes dhe nuk kemi kurrfar kufiri tokesore (Mehmet Vokshi, “Fisi Vokshi”’ Tirane 1931, f.109-111).
     Por e kundërta ndodhi, Partia Komuniste u lidhe me sllavet , armiku kryesorë i Kombit tonë ndër shekuj. Me dështimin e sistemit komunist në Shqipëri në vitet “90, këto familje komuniste qenë të parat që u nisen dhe u sistemuan në perendimin e “keq”  dhe aq të urryer deri në atë kohë për ta !?. Kjo do të thotë barkun në Europë dhe kokën në Moskë dhe orient.                                             .
   Sistemi komunist punoj  për shtrembërimin dhe deformimin e fakteve të verteta historike. Sot historianët e mbajtur nga nomenklatura komuniste dhe qeveritarët e ardhur nga ajo kohë janë tepër agresiv ndaj atyre që po shpalosin dokumentat e të vërtetave të mohura dhe të fshehura. Mohimi i të vertetës Kombetare është çkombëtarizim. Edward Marrou shkruan: ”Hapi i parë në likuijdimin e një populli është të fshihni kujtesën e tij. Shkaterroni librat e tij. Atëherë vini dikë të shkruaj libra të rinj, të krijojnë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para së të kalojë shumë kohë kombi do harroj çfarë është dhe çfarë qe”.  Historia nuk mund të prezantohet vetëm nga lertërshkuesit historianë. Ajo (Historia) duhet të shkruhet nga faktet dhe të vërtetat historike, ajo duhet të shkruhet në menyrë vertikale dhe realiste. Në qoftë së do të vazhdojmë të heshtim atëherë do të përfundojë në tradheti të historisë tonë të gdhendur me gjakun dhe sakrificat e ketij populli patriot në mijra vjecare . 

Shkolla e Iballes në vitin 1905 /

Shkolla e Iballes-1905/

Filed Under: Histori Tagged With: Dr. Gjelosh Nikolla- Atentat Patriotizmit

PAARSYESHMËRIA E POLITIKËS

June 23, 2019 by dgreca

NGA EUGJEN MERLIKA/

“Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime/

Ndër kta vllazën shoq me shoq/

Kush e ndan me fjalë e shkrime/

Ç’ka natyra vetë përpoq”/-NDRE MJEDA-/

Mungojnë pak ditë nga 30 qershori, një datë që ka marrë shembëlltyrën e diçkaje të panjohur, të paparashikueshme, të një përbindëshi që mund të përpijë në pak orë, jo vetëm qetësinë e shqiptarëve por edhe shpresat e tyre për një Vend normal. Mbizotëron ideja se në këtë Vend arsyeja është terratisur, duke i lëshuar vendin një paarsyeshmërie që ka pushtuar të gjitha institucionet e brishta që krijoi kalesa e pambaruar drejt modelit të shtetit të së drejtës.

            Arsyeja ka braktisur Opozitën që, në një çast të caktuar vendosi të heqë dorë nga përgjegjësia e politikës së zakonshme në selitë e caktuara për të e për të dalë në rrugë, duke përqafuar anonimatin për formë, duke lënë jetimë qindra mijra shqiptare e shqiptarë që i kanë votuar, por që nuk e shohin politikën si një lëvizje guerrilesh të përjetëshme në dobi të interesave të aktorëve të saj. Paarsyeshmëria ka mbërthyer fort shumicën qeverisëse, që në mbrojtje të një emri, edhe se i drejtuesit të saj, nuk nguron t’a  kthejë Shqipërinë në një teatër absurd, në të cilin të zotërojë kaosi institucional e njerëzor, larg respektimit t’atyre rregullave, të cilat ajo vetë i shpalos si trofe fitoresh të shtetit bashkëkohor perëndimor. Paarsyeshmëria e bën atë shumicë të arrijë në një vendim hipotetik të largimit nga detyra tw kryetarit të shtetit, aleatit të një legjislature, të cilin ajo vetë e kishte votuar jo më shumë se dy vjet më parë, për t’a “hequr qafe” nga ndërlikimet e luftës politike që parashikohej të ndërronte rrjedhën e saj të viteve 2013 – 2017.

            Paarsyeshmëria ka kaplluar edhe kryetarin e shtetit që, në pamundësi për të luajtur rolin e tij të ligjshëm si autoritet garant për të gjithë qytetarët e, po ashtu, për të qënë personalitet përmbi palët, gjatë më shumë se katër muajve të trazirave nuk ka qënë në gjëndje të krijojë kushtet e nevojshme për një normalizim të gjëndjes politike në prag të një afati zgjedhor të caktuar prej atij vetë, por merr një vendim të diskutueshëm, i cil nuk i a arrin qëllimit, por e bën më të pasigurtë atë. Arsyeja do të donte që ai vendim duhej të vinte si pasojë e një tavoline ku të thirreshin të dy palët “ndërluftuese” e të caktohej një tjetër datë. Ndoshta kryetari Meta është sprovuar për një gjë të tillë pa një përfundim si pasojë e kryeneçësisë së dy palëve. Ndoshta nuk i a ka arritur, edhe se ai ditët e fundit ka pohuar bisedat me ta, sepse të dy palët kanë vënë kushte “të panegociushme” bisedimesh, një term që përjashton në mënyrë të prerë çdo mundësi zgjidhjeje të çfarëdo kundërshtie të mundëshme. I vënë në një pozitë aspak të këndëshme, atë të spektatorit pasiv të një furtune që paralajmërojnë regjizorët dhe aktorët e kësaj shfaqjeje të rradhës së politikës, ai nuk ruan drejtpeshimin që e detyron roli që ka, por bëhet palë në kundërshtinë e rradhës, duke e shmangur përkohësisht “mollën e sherrit” që u bë dita e zgjedhjeve vendore, pra duke ligjësuar kërkesën e Opozitës, në të cilën si figurë e dytë është vetë gruaja e tij, një tjetër fakt kundërthënës për një demokraci normale.

            Kështu i hapet rruga një kundërshtie të zyrtarizuar mes atyre që e quajnë dekretin presidencial të ligjësuar e të drejtë (Opozita e një pjesë e opinionit publik dhe shprehësve të tij në media) dhe shumicës qeverisëse që e quan “zero” atë vendim  e madje kundërvepron me një fjalor aspak “diplomatik” kundrejt autorit të tij, që do apo nuk do ajo, mbetet në karrigen e kryetarit të shtetit. Kësaj katrahure institucionale e logjike i shtohen edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve që kuptojnë pak problemet e shqiptarëve, por që, me të drejtë, bëjnë thirrje kundër përdorimit të dhunës, ashtu sikurse me fjalë i bashkohen kësaj ideje të gjithë lojtarët e kësaj skene tragjikomike. Rezultati i deri sotëm, pa asnjë viktimë në gjithë këta muaj, i jep nder të gjithë palëve, edhe se episodet vandale në qendrat e KZAZ-ve të disa rretheve, nuk janë shëmbuj të pëlqyeshëm.

            Publikimi i përgjimevet të bisedave telefonike qe një katalizator i fuqishëm i dukurive të politikës. Ata treguan, për aq sa mund të gjykohet si sasi e si përzgjedhje, honin e turpshëm në të cilin ka rënë politika shqiptare, pa asnjë shpresë daljeje. Ata qenë shkëndija udhërrëfyese të një përçudnimi moral e institucional, të denjë jo për një Vënd t’Evropës, por as për republikat e bananeve apo ato të botës së katërt. Ata treguan në mënyrë të padiskutueshme se në bazën e veprimtarisë së pushtetit të sotëm është mashtrimi, paligjësia, vjedhja e blerja e votave, pasojë e një banditizmi politik të paskrupullt, që është i papranueshëm për asnjë parim moral apo zgjedhje politike.

            Ajo që është më shqetësuese në këtë kuadër të zi të politikës sonë është fakti që kjo histori nuk është një episod rastësor i kryeministrit të sotëm apo bashkëpuntorëve të tij të një partie. Me që dukuria e tjetërsimit të votave është bërë kronike në këta vite të pas komnizmit, ajo është kthyer në një kolerë nga e cila askush nuk është i paprekur. Mjafton të kujtohen thasët me miell të disa viteve më parë të shpërndarë “bujarisht” nga LSI-ja, apo “lojrat” me kutitë e votimit e votimet disa herë të militantëve në të njëjtën ditë shumë vite më parë. Ndoshta nën drejtimin e Rilindjes së Edi Ramës ka marrë forma e përmasa të pazakonta, por si dukuri është e pranishme në të gjitha veprimtaritë zgjedhore, duke hyrë thellë në mendësinë e kësaj klase politike pas komuniste që ka ecur në hullinë e etërve biologjikë e shpirtërorë.

            Përfundimi i sendërtimit në praktikë të asaj mendësie është një demokraturë partitokratike që nuk premton asgjë të mirë as për të sotmen as për t’ardhmen e Shqipërisë. Gabimi që bëhet në analizën e kësaj dukurie të shëmtuar është se ajo nuk konsiderohet si një e keqe e madhe e vënë në sistem, por si një shprehje e së keqes  së individëve më në zë të saj, t’atyre që kanë mbajtur në gati tridhjetë vite postet drejtuese të katrahurës. Sigurisht ata kanë pjesën e tyre të madhe të përgjegjësisë, por do t’ishte naive të besohej  se mjafton që të shmangeshin politikisht ata e problemet e Shqipërisë do të merrnin rrugën e zgjidhjes. E keqja është në shtrirjen dhe thellësinë e regjimit në shumicën dërmuese të shqiptarëve që, dashje pa dashje, për të mbijetuar janë të detyruar të inkuadrohen në të. Përgjimet dhe kundërveprimet ndaj tyre vërtetojnë këtë fakt, prandaj gjërat mbeten në vend dhe arsyeja nuk futet në punë për të gjetur rrugë më të dobishme. Nëse Opozita do t’ishte vërtetë e vendosur të shkallmonte sistemin , për të cilin ka edhe ajo vetë pjesën e saj të përgjegjësisë së padiskutueshme, arsyeja do t’a këshillonte të vazhdonte luftën e saj në selitë institucionale, duke paditur çdo ditë me fakte e argumenta, me fjalë e jo me shashka drejtuar policisë të gjitha të këqijat e regjimit. Në vend që të kërkonte  si kusht “të panegociushëm” dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër, me iluzionin foshnjarak se ai akt mjaftonte për të zgjidhur problemet, duhej të vazhdonte përballimin me qeverinë e partinë në pushtet, në çdo tavolinë a sallë ku diskutoheshin çështjet e reformave të ndryshme të jetës politike, administrative, ekonomike, gjyqësore, në ndryshimet kushtetuese e reformën zgjedhore etj deri tek pjesëmarrja në votime, pavarësisht se si i quante ato. Opozita ka bërë të kundërtën e gjithë këtyre opsioneve duke u vetëdënuar për papërgjegjshmëri të plotë. Meritë duhet t’i jepet atyre pak deputetëve që nuk pranuan vetëvrasjen institucionale, por vazhduan të qëndrojnë në kuvend, duke shpalosur shpesh qëndrime të denja e të dobishme.

            Por paarsyeshmëria e Opozitës pasohet nga një tjetër mungesë arsyeje, këtë herë nga ana e kryeministrit dhe pasuesve të tij që, për të mos çuar Vendin drejt një konflikti vëllavrasës, për më tepër në dritën e ngjarjeve të fundit katalizatore të dhunës, do të kishte vendosur të hiqte dorë nga posti shtetëror, pa u merakosur shumë për “preçedentin” që do të krijohej, mbasi ai tashmë është i konsoliduar e nuk mund të shmanget përderisa sistemi është i kalbur. Përgjimet nuk janë vetëm “indicje” që duhen “përcaktuar” nga ndonjë prokuror apo gjykatës, simbas filozofisë së pushtetit, por tregues të pakundërshtueshëm  të një realiteti tepër mjeran të politikës shqiptare, së cilës i është hapur tashmë “vazoja e Pandorës”, aq më tepër po të mbajmë parasysh se ata janë vetëm maja e ajzbergut e akullnajës së stërmadhe të saj.

            Kjo është Shqipëria e sotme, rezultat tragjikomik i tre dhjetëvjeçarësh demokrature e sprovash mafioze të mendësisë komuniste, të sendërtuar mbi shkretëtirën e vlerave të rrafshuara morale e të “njerëzve të rinj”, të krijuar nga diktatura të cilën e kujtojnë me mall ende një pjesë e shqiptarëve.

            Në këtë kuadër dëshiroj të ve në dukje një tjetër fakt, simbas mendimit tim modest, shumë të rëndësishëm e ndoshta përcaktues në zhvillimet e ditëve të pritme, atë të ftesës së forumit të intelektualëve Tirana, drejtuar dy forcave politike kundështare, për t’u ulur në një tavolinë së bashku me ta, për të gjetur një mënyrë të qytetëruar e madje edhe në traditën më të mirë të Kuvendeve të Arbërit, një zgjidhje që do të shmangëte një ballafaqim të padobishëm e me pasoja të rënda e të panjohura për sot e për t’ardhmen e Vendit.

            Në çaste dramatike të një shoqërie bëhet e detyrueshme që pjesa më e mirë e saj, të ndërmarrë nismën për të vetëdijesuar  politikën e verbuar nga pasioni për rreziqet që i kanosen Vendit nga veprimet e saj shkatërrimtare. Është e domosdoshme që shoqëria civile të ndërmjetësojë e që, nëpërmjet punës së saj bindëse e mendimit të ndritur, të mund të imponohet, në situata të pazakonta, edhe kundrejt të zgjedhurve të popullit, kur ata nuk shohin humnerën drejt së cilës po e shpien atë. Duke vlerësuar lart këtë hap të Forumit uroj që personazhet politikë të ftuar të kenë largpamësinë e pjekurinë e nevojshme për t’i u përgjigjur me përgjegjësinë e duhur kësaj nisme, për të hapur një rreze shprese në kapërximin denjësisht e qytetërisht edhe të kësaj krize të thellë, për t’i kursyer Vendit tonë të tjera fatkeqësi, për të kërkuar udhën e drejtë të ecjes përpara të tij, pavarësisht mosbesimit që frymëzon klasa e tij politike.

            Qershor 2019                                                      Eugjen Merlika 

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika-Paarsyeshmeria e Politikes

KUR LETËRSIA I VJEN NË NDIHMË HISTORISË…

June 23, 2019 by dgreca

– Mes komunistëve dhe nacionalistëve ka pasur një periudhë të butë të marrëdhënieve të tyre. Kjo ka ndodhur midis dy shtatorëve 1942-1943- /

– Ylli Polovina ka pasur guximin të tejkalojë mbi legjendat e thurrura padrejtësisht nga politikanët komunistë apo ata historianë që të detyruar, kanë shtrembëruar realitetin, pra edhe mbi shumë opinione të gabuara, dhe t`i qëndrojë besnik vetëm atyre që në rrethana të caktuara kanë ngjarë./

NGA SHPENDI TOPOLLAJ/*

Tepër i vëmendshëm në temat që zgjedh dhe shumë skrupuloz në trajtimin eruditiv të tyre, Ylli Polvina, me të gjithë librat e tij të shumtë, ku mjeshtërisht di të alternojë letërsinë me historinë, është bërë një autor mjaft i respektuar dhe i kërkuar nga lexuesit e çdo kategorie. Kjo bije në sy se dhe te libri i botuar tash së fundi, kushtuar familjes mjaft të njohur kolonjare të Butkallinjve, e cila s`është tjetër veçse një ilustrim mjaft i goditur i gjithçkaje ngjau në Shqipërinë e gjithë shekullit që lamë pas. Dy kapele kuptimplota të vendosura në kopertinë; njëra e oficerit me simbol yllin e kuq dhe tjetra qeleshe e bardhë me shqiponjën e zezë të nacionalistëve, armike për vdekje mes tyre, të paralajmërojnë për gjithësa do ndeshësh gjatë leximit të këtij libri me ngjashmëri romani. Komunistë e ballistë, partizanë e bashkëpunëtorë të armikut, bejlerë e fshatarë të varfër, shtypës e të shtypur, patriotë e tradhtarë, pasanikë e shërbëtorë, trima e frikacakë, etj. janë epitetet inatçore dhe aq dëmprurëse që nuk na janë ndarë prej dekadash të tëra dhe nga përçarja e të cilave ende sot e kësaj dite nuk po e marrim veten. Është punuar djallëzisht për hir të pushtetit, për ta mbajtur ndezur këtë luftë të turpshme mes shqiptarëve, pa e vrarë mendjen aspak se pikërisht ky zjarr përvëlues ferri, na ka dëmtuar shumë e shumë më tepër se vetë pushtimi i armiqve ndër shekuj. Kemi një jetë të tërë që altoparlantët trullosës të propagandas hileqare na e kanë topitur mendjen deri në ekstrem, dhe vazhdojmë ta shohim njëri – tjetrin me egërsi, si kundërshtarë të papajtueshëm. Pikërisht kjo psikologji primitive që na mundon e pengon në çdo hap që bëjmë dhe na shndërron në qesharakë në sytë e botës të  qytetëruar, natyrisht që ka qenë dhe vështirësia më e madhe që autorin Polovina e ka stepur para se t`i futet punës për shkruarjen e këtij libri. Lukiani, “Volteri i  lashtësisë klasike”, duke dhënë këshillat e tij të mençura sesi duhet shkruar historia, ka thënë se “Detyra e historianit nuk është si ajo e oratorit; ajo që është e nevojshme të thuhet, duhet thënë ashtu siç është në të vërtetë. Sepse ajo që u bë, u bë e mori fund; lipset vetëm të renditet materiali dhe të parashtrohet në rregull” Dhe vazhdon: “Kësisoj historiani duhet të vrasë mendjen jo se çfarë të thotë, por se si ta thotë.” Dhe Ylli Polovina ka pasur guximin të tejkalojë mbi legjendat e thurrura padrejtësisht nga politikanët komunistë apo ata historianë që të detyruar, kanë shtrembëruar realitetin, pra edhe mbi shumë opinione të gabuara, dhe t`i qëndrojë besnik vetëm atyre që në rrethana të caktuara kanë ngjarë. Dhe dashje pa dashje, në ato ngjarje që përshkruan, ka korrigjuar shmangiet nga e vërteta historike. Në këtë mënyrë, ai ka ndjekur rrugën sokratike për të kryer detyrën më të lartë, atë të kërkimit të së vërtetës. Kështu është natyra njerëzore, e koklavitur dhe e ndikuar nga rrethanat. Prandaj, nobelisti H. Hesse thosh se “Kurrë njeriu nuk është përsosshmërisht i shenjtë apo errësisht mëkatar.” Të tillë janë dhe personazhet që ka nxjerrë familja Butka, që aq bukur i portretizon Ylli Polovina dhe ku vendin më të rëndësishëm e zë jeta e Fetahut dhe patjetër ajo e djalit të xhaxhait të tij Safetit, thuajse vëllait të tij, pasi Fetahut, babanë, ja vranë në 1911- ën, kështu që atë dhe Qemalin i rriti Saliu. Kuptohet që ndodhitë kanë të domosdoshme vendosjen në kohë dhe hapësirë. Ylli vetë nuk është kolonjar, por unë si i tillë jam befasuar dhe mrekulluar nga pikturimet e tij për vendet, zakonet, atdhetarinë, trimërinë, dëshirën për dije dhe kulturë, bujarinë, mikpritjen, besnikërinë e deri gatimet e banorëve të atyre fshatrave. Kam ndier aromën e papërsëritshme të atij vendi, mirësinë e banorëve të saj, shijen e veçantë të gatimeve të atyre grave të papërtuara e nikoqire, melodinë e atyre këngëve. Ai hyn në botën e tyre të brendshme, hulumton atje, përligj e justifikon sjelljet e tyre. Na tregon se në familjen e Butkajve apo në atë trevë, asgjë nuk vjen nga hiçi. Patriotizmi dhe virtytet e tjera, si gjithçka tjetër, janë të trashëguara. Njerëzit janë sa paqësorë aq dhe luftëtarë të paepur, kur vendin e kërcënojnë të huajt. Nuk e kanë për gjë të rrokin armët dhe duke lënë ngrohtësinë e zjarrit të vatrës dhe fëmijët e gratë pa përkrahje, të marrin malet me dëborë, ku i ftohti të than e uria të grin. Dhe s`dihet në kthehesh i gjallë. Dhe në këto situata të rënda, ruajnë qetësinë dhe shpesh krijojnë vjersha. Kush e ka lexuar librin me poezi të Sali Butkës apo ato që na jep në këtë libër Polovina si krijime nga partizani Muharrem Butka, bindet lehtë për natyrën e kolonjarit. Janë të njohura trimëritë e Sali Butkës apo djalit të tij dëshmor Ganiut etj. por nga familja e tyre, personalitete si Safeti, Fetahu etj. gjithnjë për të njëjtin qëllim, përdorën autoritetin dhe ndikimin e tyre për shtimin e radhëve të luftëtarëve për lirinë e vendit, në çetat që ata komandonin. Dhe në u rreshtuan në krahë të ndryshëm, kjo ndodhi se të tilla ishin rrethanat historike; njëri përkrahte idetë komuniste dhe shpresonte në to, tjetri nuk e shihte dot me sy, nënshtrimin ndaj të huajve e sidomos atyre serbë që ende nuk qenë shlyer nga kujtesa popullore krimet e përbindshme që kishin bërë ndaj popullit tonë.  Por si mund të ishte armik, fjala vjen intelektuali i shquar Safet Butka, i rritur në një familje që e kishte të pikturuar sa një faqe muri, flamurin kombëtar nga i mirënjohuri Sotir Zografi? Si mund të pajtohej ai, i biri i të madhit Sali Butka, i internuari nga italianët në Ventotene, me armiqtë e Shqipërisë? Kush nuk e ka lexuar, le ta lexojë librin e mikut tim të mirë, e historianit serioz, prof. Uranit për kontributin e paçmuar që babai i tij Safeti, ka dhënë për ndiçimin e mendjeve të shqiptarëve nëpërmjet rritjes së cilësisë të shkollave të asaj kohe. Dhe e tëra kjo, jo me llafe, por me dokumente zyrtare. Ndaj ndien neveri kur sheh pas kaq vitesh sesi shkruante për vetëvrasjen e tij Qarkori i Korçës: “Safet Butka, sabotator i Lëvizjes Nacional – Çlirimtare dhe ndihmës i fashizmit për ta përçarë dhe për ta hedhur në vëllavrasje popullin shqiptar”. Personalisht, jam bir i partizanit të orëve të para të Çetës së Kolonjës dhe batalionit “Hakmarrja” dhe e di mirë se im atë në luftën e Blushit u plagos në kokë nga ballistët. Por mos vallë duhet të mbetem i verbër në gënjeshtrat e komunizmit që ende vazhdon të mbjellë ndarje mes shqiptarëve të pafajshëm. Enver Hoxha me shokë damkosi, burgosi e pushkatoi ata që i kishte në krah gjatë gjithë asaj kohe dhe si faqezi që ish, nuk e vriste aspak ndërgjegja për  njerëz që gëzonin autoritet në popull pa menduar ideologjikisht e politikisht si ai e ca më shumë që mund t`i rrezikonin karrigen e pushtetit. Polovina mjaft qartë dhe me vepra e veprime protagonistësh, na e ka dhënë luftën për pushtet dhe si futej ajo deri brenda gjirit të familjes. Nuk ka qenë në traditën e shqiptarit, por komunizmi e realizoi poshtërsisht të armiqsonte edhe vëllanë me vëllanë. T`i armiqësonte deri atje sa t`i vinin pushkën njëri – tjetrit. Turp! Kur u shpreha pak më lart se ky libër është ndërtuar si një roman, kisha parasysh se ai depërton deri në disa hollësi të çuditshme, vendesh, ngjarjesh e karakteresh. Pa folur pastaj për një vijimësi e harmoni ndodhish në kohë. Nuk është e lehtë të flasësh me data e orë apo me dëshmitarë e dialogje mes tyre, me aq saktësi. Ashtu sikurse autori nuk ka fshehur asgjë nga të mirat apo mangësitë e personazheve. Vetëm kështu ai bëhet më i besueshëm për lexuesin. Askënd nuk e gjykon për veprimet e tij; ai vetëm jep faktin. Atë punë le ta bëjnë vetë lexuesit. Dhe lexuesi i ka ment në kokë, nuk ka pse gënjehet më. E sheh se Safeti është një nga patriotët më të mëdhenj e sedërqar, i cili nuk e duron peshën e imponuar të vëllavrasjes, Fetahu vuan padrejtësisht burgjeve dhe internimeve, sikurse sheh mizoritë e xhelatëve të sigurimit që janë çnjerëzore, hakmarrja ndaj familjeve të të dënuarve është përtej çdo përfytyrimi, terrori dhe përgjimi i çdo të dyshuari nuk ndalen, varfërimi i popullit vjen duke u trashur, izolimi i pashembullt, dëshira për ta lënë vendin nuk rresht, historia shtrembërohet sipas rastit, e sidomos dëshirave të vetë udhëheqësit paranojak. Ai shpif pa pikën e gajles për kë t`i mbushet mendja. Si shkruan në një botim, nuk shkruan në tjetrin. Ylli Polovina, rigoroz në kërkesat ndaj vetes, ka shfrytëzuar edhe mjaft dokumente që flasin vetë rreth këtyre ngjarjeve dhe personazheve. Edhe qëndrimi i grave të kësaj familje të madhe, vajzave apo nuseve është si i amazonave. Ato paraqiten burrnesha dhe dinë t`i përballojnë me dinjitet dhe ndershmëri fatet, vuajtjet, sakrificat e privacionet e burrave të tyre, për të mos thënë se ishin si ato që ndeshi lundërtari spanjoll Orelana në brigjet e lumit Maranon dhe i kishin të gjitha cilësitë për të shërbyer si modele të statujës së Polikletit. Ndodh që edhe në mal të shkonin pas bashkëshortëve, siç është rasti i të shoqes së Muharremit, partizanit trim dhe i vlerësuar edhe nga lugati Enver Hoxha. Kur ata nuk janë në shtëpi, dinë t`u dali për zot fëmijëve dhe të presin e përcjellin me të gjitha nderimet miqtë, partizanë a ballistë qofshin ata. Kur burrat janë në burg, i ndjekin me trasta në duar dhe asnjëherë nuk ankohen ndaj tyre kur i fusin në ndonjë kasolle për kafshët. E tillë është e gjithë familja e Sali Butkës. Ndaj dhe të tillë mbeten edhe atje në arrati a mërgim ku janë vendosur, siç na jepet në libër rasti i arkitektit Qemal Butka, i cili që nga Amerika nuk e harroi kurrë vendlindjen e tij dhe për të cilën pasi e vizitoi thosh: “Ishte e lodhur dhe e drobitur Shqipëria, kur e pashë. M`u duk kockë e lëkurë. Por unë kam shpresë se ajo do të bëhet” . Dhe patjetër do të bëhet, se njerëz si Butkallinjtë ka ende ky vend dhe shkrimtarë të përgjegjshëm, të ndershëm e kurajozë si Ylli Polovina që aq bukur e korrigjojnë historinë, do kemi përherë mes nesh. Ashtu sikurse kishte Franca dikur, nga ata që shpresonin se do bëhej më mirë, sipas dëshirës së V. Hygoit: “Ah sikur vargu im, varg i gjallë e plot furi / Të mund të shtypte dhe të bënte shkrumb e hi / Çdo sofist dhe tiran shpirtzi!”

*    (Rreth librit “Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka” të Ylli Polovinës)

Filed Under: LETERSI Tagged With: Ylli Polovina-Historia e Shqiperise-Butka- Shpend Topallaj

MJAFT ME!

June 23, 2019 by dgreca

Mjaft me: Gjendja e acaruar politike ne Shqiperi eshte e papranueshme!/

NGA SADIK ELSHANI*/

Gjendja e tanishme e acaruar ne Shqiperi ka arritur shkallen alarmuese dhe jane mjaft shqetesuese per te gjithe shqiptaret. Kembanat e rrezikut kombetar po bien ne te kater anet e Shqiperise, po bien per Shqiperine dhe te gjithe shqiptaret, por siç duket ato jane duke rene ne veshe te shurdher. Gjendja eshte mjaft e tensionuar, polarizuar dhe eshte duke e arritur piken e pakthimit, te perfshirjes se vendit ne nje vorbull shkaterrimtare, perleshje fizike e lufte qytetare, katastrofe kombetare. Dikujt ndoshta kjo gjendje nuk i duket edhe aq serioze, por shqiptaret duhet t’i njohin mire keto shenja, viti i mbrapshte 1997 duhet te na vije ndermend. Vendi shume lehte mund te kaplohet ne perleshje, stuhi vdekjepruese, por pastaj eshte shume veshtire qe ky zjarr te shuhet pa u shkaktuar deme me rrjedhoja te tmerrshme qe mund te zgjasin me dhjetevjeçare te tere, plage qe nuk sherohen lehte. Keto veprime te pamatura e te rrezikshme te politikes shqiptare jane duke e demtuar te ardhmen e Shqiperise, integrimin e saj ne strukturat Verore – Atlantike, anetaresimin ne BE. Jane duke e demtuar çeshtjen shqiptare, poziten e Kosoves ne bisedimet me Serbine dhe jane duke i kenaqur vetem armiqte tane te shumte.

Per tango duhen dy

Per te vallezuar tango duhen dy persona. Ne skenen politike shqiptare nuk ka engjuj, secila pale i ka mekatet e veta, ndoshta njera me pak e tjetra me shume, por nuk mund t’i masim tani ne nje peshoje te sakte moralizuese. Asnjera pale nuk e ka çelesin magjik per zgjidhjen e problemeve te shumta me te cilat po ballafaqohet Shqiperia dhe shoqeria shqiptare. Prandaj, duhet te arrihet nje kompromis, bashkepunim i te gjitha subjekteve politike, shoqerore, institucioneve dhe organeve shteterore, institucioneve akademike, shkencore, kulturore,shqerise qytetare, etj. Partite politike shqiptare nuk i bashkon ideali kombetar, interesat e larta kombetare, per te punuar per te miren e vendit, per ta perparuar çeshtjen shqiptare. Emerues te perbashket ato kane korrupsionin, krimin, zhvatjen e pasurise kombetare, pasurimin e paligjshem e ne kurriz te popullit, privilegjet e shumta… Prandaj, ata jane duke u kacafytur me njeri – tjetrin per ineresat e tyre vetjake dhe te klaneve te tyre dhe jo per interesat e vendit, per ta ndertuar nje shtet funkcional, te qendrueshem e demokratik, ku sundon ligji dhe jo anarkia, kaosi.

Nje proces kushtetues per largimin e udheheqesve te larte te shtetit

Rrethi i cmendurise nuk mbaron kurre ne Shqiperi, por ai vazhdon rrathe – rrathe pa u ndalur kurre: Dje thonin, Berisha ik; sot jane duke thene, Rama ik; neser do te thone, Basha ik; pasneser… Por, koha eshte, madje shkuar qe te gjithe politikanet e sotem te korruptuar te largohen nga skena politike dhe te hapin udhe per nje fillim te ri. Shteti qe ka nje jete 107 vjecare si nje shtet i pavarur duhet te kete nje ligj, kushtetute ku saktesohet ecuria ligjiore sesi duhet shkarkuar nga detyra Kryetari (Preisidenti) i vendit, Kryeministri e funksionaret tjere te larte te shtetit dhe jo kujt t’i teket e sa here t’i teket te kerkoje shkarkimin e tyre. Edhe ne ShBA gjysma e popullsise nuk e pelqen Kryetarin (Presidentin) e tanishem Donald Trump. Po ashtu, edhe presidentin para tij, Barack Obama, nuk e ka pelqyer gati gjysma e popullsise, e neser do te ndodhe e njejta gje edhe me kryetarin e ardhshem, por kurrkush nuk eshte çuar dhe nuk do te çohet ne kembe per shkarkimin e tyre, sepse ne Amerike ka nje proces kushtetues sesi shkarkohet Presidenti dhe kjo eshte detyre e Kongresit Amerikan. E njejta gje duhet te ndodhe edhe ne Shqiperi. Secila parti politike ne Shqiperi i ben te njejtat veprime kur eshte ne opozite. Kete qe po e ben opozita sot, dje e ka bere partia qe sot eshte ne pushtet kur ishte ne opozite. Te gjithe i shohin te metat, por gjithmone i shohin te metat e kundershtarit dhe jo te metat e veta. Kete e bejne edhe perkrahesit e tyre, prandaj ne kete menyre kurre nuk mund te permiresohen gabimet.

Nderhyrje e menjehershme per pajtimin e paleve kundershtare

Prandaj, keto marrezi duhet te ndalen nje here e pergjithmone, duhet nje nderhyrje e menjehershme e te gjitha forcave, mendjeve te arsyeshme, nese kane mbetur ende te tilla ne shqiptari. Presidenti (Kryetari) i Shqiperise duhet te ushtroje funksionin e tij kushtetues ne baze te nenit 86 te Kushtetutes se Shqiperise: Presidenti i Republikes eshte kryetar i Shtetit dhe poerfaqeson unitetin e popullit. Palet kundershtuese duhet te ulen rreth nje tavoline dhe te bashkebisedojne si shqiptare, si vellezer, qe nganjhere zihen, por qe i tejkalojne mospajtimet ne mes tyre. Duhet nje nderhyrje e çilter (e sinqerte) nga njerez, shoqata qe kane lidhje dhe jane te aferta me te dyja palet. Figurat tona te rendesishme kombetare, qe jane te paanshme e qe gezojne respektin e te dyja paleve, duhet t’i mbledhin ato e te arrijne nje kompromis, pajtim te pranushem per te dyja palet e qe eshte ne te mire te Shqiperise e te gjithe shqiptareve. Ne raste te tilla intelektualet duhet te ngrene zerin e te veprojne dhe jo vetem te jene vezhgues pasive. Gjendja e tanishme e acaruar eshte e papranueshme dhe nuk duhet te vazhdoje per asnje dite me teper. Mjaft kemi luftuar me armiqte tane nder shekuj, tani te mos luftojme me njeri – tjetrin. Jemi çliruar (pjeserisht) nga armiqte tane shekullore, tani te çlirohemi edhe nga vetja jone. Edhe nje here ketu te perkujtojme nje thenie te shkelqyer e mjaft keshilledhenese te Mit’hat Frasherit: “Shqiptaret do t’i fitojne te gjitha lufterat sapo te kene perfunduar betejen e fundit ndermjet tyre”. Le te jete kjo beteja e fundit ndrmjet shqiptareve!

Philadelphia, 22 qershor, 2019

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: Sadik Elshani-Mjaft me- gjendje e padurushme

Pasuria dhe njohja

June 22, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Çdo gjë ka një shpjegim. Origjina e një fenomeni, po të kërkohet, është brenda tij. Ngjarjet e sotme në Shqipëri rrjedhin nga sistemi i prishur që politikanët përpiqen ta reformojnë, ta ndreqin, kështu që njerëzit të mos dalin kurrë nga errësira e djallit dhe e mosdijes.
Filozofë të antikitetit janë marrë me çështjen e besueshmërisë së dijes. Ata e shpjegonin origjinën dhe natyrën e botës nëpërmjet miteve. Fenomene të tilla si rrufeja dhe tërmete ishin veprime që i atribiboheshin perëndive.
Të tjerë që nuk u besonin perëndive kishin shpjegimet e veta. Për shembull, në lidhje me tërmetet ata argumentonin se Toka qëndronte mbi ujë dhe kur tronditej nga valët, shkaktonte tërmete. Madje disa mendonin se bota u krijua nga uji.
Sipas filozofëve modernë, qytetërimi perëndimor filloi me Thalesin. Pas tij, Sokrati mbështeti kërkimin e njohurive nëpërmjet arsyetimit. Ai thoshte se ka tre kategori të dijes; ndjesia, besimi dhe njohja. Kjo reflektohet në thënien e tij se besimi i mbështetur nga arsyetimi është njohuri.
Platoni i besonte logjikës si mjet për të kërkuar të vërtetën. Dija varet nga mënyra me të cilën është fituar, thoshte ai. Nëse dija vjen nga përvoja, është e thjeshtuar; nëse vjen nga logjika, është e besueshme. Lidhur me njohuritë e përvojës, edhe Sokrati thoshte se njeriu me përvojë është e mundur të dijë diçka që të tjerët kurrë nuk do ta kishin mësuar. Ai e arsyeton këtë me idenë e rimishërimit, që shpirti ekziston dhe njohuria transferohet. Pra, se njerëzit kanë një pasuri të madhe edhe para se ta meritojnë atë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi-Pasuria dhe Njohja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 972
  • 973
  • 974
  • 975
  • 976
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT