Më lejoni të shkruaj të vërtetën edhe në së ajo ju lëndon- Fahri XHARA/
SHKRUAN: DR. GJELOSH NIKOLLA/
Historianët, etnografët, studiusit, hulumtuësit e kanë ruajtur të gjallë brez pas brezi historinë për luftrat dhe betejat e ketij populli të etur për liri dhe pamvarësi. Keta janë zëdhënesit më të mirë të vertetës historike, sakrificës dhe heroizmit në shekuj. Më gjakun e ketij populli është shkruar historia, prandaj duam apo nuk duam ne “Historia ka vend për të gjithë”. Të gjithë e dijmë së kur shkruhet më urdhër, ajo, Historia nuk paraqet realitet, po që së i deformon ngjarjet historike i humbet realiteti dhe kur plotëson dëshirat e njenit apo tjetrit përsëri humbet dhe tretet e verteta për brezat që vijnë. Jo gjithëmonë liria dhe atëdheu mund të mbrohet me pushkë dhe në këtë menyrë kemi humbur shumë, por aq sa na duhet buka për të jetuar na duhet shkollimi dhe dituria për brezat qëvijnë. .
Populli i Iballës dhe të krahinës së saj kurrë nuk paten frikë nga dituria dhe mendimi, por gjithëmonë kanë çfrytezuar mundësinë të kuvendojnë dhe të mesojnë nga më të diturit sepse arsimi është arma më e fortë për të ndryshuar gjithë çka. Atëdhetaret e Iballës Vocerr Prela, Frrok Kol Pemati, Palush Pjetra, etj., rreth vitit 1900 e konsideruan nevojë të domosdoshme hapjen e një shkollë shqipe në Iballe. Për këtë veprimtari madhore ata biseduan dhe bashkëpunuan më Imzot Lazer Mjeda dhe vëllain e tij Dom Ndre Mjeda. Këta atëdhetar ketij vullneti të ligjëshëm ju përgjigjen me njëherë thirrjes dhe deshires së popullit të Iballes duke e nxitur këtë nismë patriotike. Po pse u zgjodh pikerisht dom Ndre Mjeda?. Sipas Luigj Thaçit (shkrimtar) thotë së vijmë nga alpet nga Iballja që para 200 vjetësh. Në lagjen e Mirakajve të Iballës, familja e Gjokë Thaçit ka patur shtëpinë ku gjënden edhe sot gërmadhat e banimit të dikurshem (Mentor Quku, “MJEDA”, Vellimi I, fq.33). Kjo vërtetohet edhe nga Teodor Ippen konsull i Austro-Hungarisë në Shkoder në periudhën (1897-1904). Gjyshi i Imzot Gaspër Thaçit është një kohësisht edhe gjyshi i Lazër e Ndre Mjedës që është një arsye plus, pra Thaçët (Gjokë Thaçi) është daja i tyre dhe kishin miqësi më Kryezezët dhe kjo duhet të ketë influencuar për martesën e Luke Thaçit më Jak Zefin e Kryeziut (Mentor Quku, “Mjeda”,volumi I, fq.35). Duke patur këtë lidhje me Iballën Ndre Mjeda dhe Emzot Lazër Mjeda (Ipeshkv i Dioqezës së Sapës) një kohësisht duke parë dëshiren dhe vullnetin e mirë të Iballasve u bënë nxitës kryesor për ngritjen e shkollës. Për këtë bashkëvepruan me bijtë kreshnik të Iballës Vocerr Prela, Frrok Kolë Pematin, Palush Pjetra, etj., dhe më 15 tetor 1903 filloj mësimi me rreth 20 nxënës shumica djem. Për ndjekjen e punimeve dhe të fiancave u caktua famullitari i Iballës At Zef Mesi një kohësisht dhe për mos marrëveshjet që mund të lindin. .
Shumë shpejtë filloj kundërshtimi i disa muslimanve shqiptar të këtij fshati të sajura nga intrigat e sundimit turk me pretekstin se shkolla që tepër afer xhamisë.Vocerr Prela Frrok K. Pemati, Palush Pjetra, etj., u bëjnë thirrje vllazënive të veta e për këtë ngatërresë qenë gati bajraku i Bugjonit më Frrok K. Bajraktarin dhe Qerim Sokolin. Më një herë erdhi Berisha me prijsat e saj Markiq Doda, Pjeter Ndue Prendi, Mehill Shpendi, etj., të cilëve pasi ju referua situata pa humbur kohë rrokën armët kunder dy lagjeve Buqaj dhe Zotni. Lëvizja zgjati pak ditë dhe më qënë së nuk donim gjak-derdhje u dogjën dy shtëpi, ajo e Haxhi Brahimit dhe e Hysni Sokolit. Për të shuar këtë grindje që mund të ndizte një kryengritje pasi plani i qeverisë turke nuk u realizua, atëherë kjo e fundit dërgoj një ushtri më rreth 1000 veta për të djeg dhe rrënuar shtëpitë e organizatorve të kësaj levizje.
Emzot Mjeda u lajmerua nga inisiatorët e hapejes së shkollës i cili me ndihmen e konsullit Austriak një dashamirës i vertetë i shqiptarëve u muar vesh më valiun e Shkodrës dhe u dha urdhër që ushtria të kthehet mbrapa sepse shkolla e Iballës është nën mbrojtjen dhe përkrahjen e Austro-Hungarezve. Mbas kësaj ngjarje dëshira dhe vullneti u shumë fishua, dhe pa vonuar ndërtesa mbaroj së ndërtuari. Një kullë 2 katëshe më 8 (tetë) dhoma e paisur me të gjitha orenditë të përshtatëshme për mësim që nuk lente asgjë mangut të një shkollë qyteti. Pamjen e kësaj shkollë e paraqet mjaft mire në broshuren e botuar në Vjenë nga Franz Nopcsa në vepren e tij ”Shqipëria Katolike e Veriut”, ashtu dhe kalendari “DIJA”i vitit 1908, fq.262. Në këtë shkollë sherbeu si mësues Z. Kol Zezaj i cili vazhdoj deri në vitin 1907. Ky mësues në Iballë erdhi familjarisht. Gjatë kësaj periudhë shumë djem mësuan shkrim e këndim por më e rendësishme ishte së mësuesi Pukjan Kol Zezaj ngjalli ndjenjat patriotike në zemrat e këtyre malësorve. Përsëri nga nxitjet turke u ringjallë urrejtja kundër shkollës të cilen e dogjen dhe deri më 16 qershor 1934 fshati Iballë mbeti pa lokal shkollor por mësimi bëhej nëpër shtepitë private. Sot për djegëjen e shkollës duhet të mendojmë qetësisht dhe realisht sepse u dogj më urdher të administratës së perandorisë otomane. ”Abdul Hamiti i 2 (dytë) sulltan i perandorisë osmane më 31 maj 1779 ku percaktohej sakët marrja në mbrojtje nga ana e tuqve e kultures dhe gjuhës greke dhe së duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën (Thessaloniki) më 14 korrik 1999. Kuptohet së veprimi i shemtuar i disa bashkë fshatarve të Iballës ishte organizim i qeverisë perandorake për të ngjallur urrejtje dhe vëlla vrasje në këtë zonë të Iballës të pa pushtuar (AQSH, F170,V.1937,D53,F.107-110. Veli Haklaj Veteranët e Pavarësisë f.603-605). .
Atëdhetaria, dashuria e popullit patriot të krahinës së Iballës nuk ka të ndalur kunder pushtuesit turk. Frrok Kol Pemati, Palush Pjetra, etj., gjënden kudo në bashkëpunim më patriotët e tjerë si Halil Musa i Kabashit, Marash Marku i Qelëzes, Zenel Aga i Iballës, Qerim Sokoli i Bugjonit, Mhiell Shpendi dhe Pjeter Shpendi i Berishës, etj. Këta trima e patriot lëshuan kushtrimin shokëve të vetë duke ju treguar qëllimin. Luftëtarët therrisnin: “Nuk kthehemi me e dijtë së me sopata luftojmë, mjaft që të mos mbetemi nën thëmbren (thundrën) e osmanllinjevë” ( A.Q.SH,F.170,V.1937,D.53,F.110-111. Veli Haklaj.Veteranët e Pavarësisë,f.606-607).
Vocerr Prela, Frrok K. Pemati, Palush Pjetra, Zenel Aga, etj., pa humbur kohë dërgojnë Bibë Ndojen në Shkoder për të kërkuar ndihma materjale dhe morale nga Emzot Lazër Mjeda, Emzot Pregë Doçi abat i Mirditës, Prengë Pasha, Konsullit të Austrisë e personazheve të tjerë të mirë të njohur për përkrahjen e maleve në ndihmë atëdhetarizmit.
Mjaft vitale dhe krenari është edhe nisma e 64 malësorve të krahinës së Iballës me në krye Bib Ndue Mirakën dhe Frrok Kol Bajraktari për blerjen e armëve në Malin e Zi dhe qëndresa ndaj shantazheve të gjeneralit Vasoviq të cilit ju përgjigjen: Ne kemi ardhur tek juve për të blerë armë dhe municione duke menduar se Tuqia është armiku jonë i përbashkët, por, jo per të tradhëtuar atdheun tonë (Hylli I dritës, 4-2011, vjeti XXXI, Shkodër). .
Të lidhur me besa-besë formojnë ballin e luftimit duke pasë në krye organizator dhe inspirues Emzot Gaspër Thaçi, famullitar i Qelezës. Qëllimi kryesor ishte ngritja e flamurit kombtar në saraijn e kajmekamit të Pukës duke mos e njoftë më atë të Turqisë. Më një organizim të përkryer nën drejtimin e Emzot Gaspër Thaçit dhe burrave të lartë permendur, mesyjnë trimnisht për një përplasje me forcat turke me marrë saraijnë e kajmekamit natyrisht duke lënë të vrarë e të plagosur disa ushtar dhe civil në anën e turkut, dhe ngrihet flamuri shqipëtar i cili më ngallënim të plotë valëvitej në ajrin e pastër të Pukës. Një kohësisht gjobiten përkrahësit e osmanllinjëve nga Kryeziu, Kabashi etj. Më vonë shkojnë në Shkoder Frrok K. Pemati, Mëhill Shpendi dhe Pjetër Ndue Shpendi nga Berisha, Zenel Aga të Iballës, Qerim Sokoli nga Bugjoni, Vocerr Prela, etj., të cilet më shumë deshirë morën pjesë për ngritjen e flamurit në kalanë e Rozafatit, por ky hap nuk u arrit sepse Esat Pasha me tradhëti vrau Hasan Rizan, organizator i madh dhe idealist i kombit shqipëtar. Gjithënjë të pa lodhur më 14 korrik 1912 Frrok K. Pemati, Palush Pjetra, Zenel Aga, Halil Hyseni së bashku më përfaqësues të Berishës dhe të Bugjonit morën pjesë në mbledhejen e përgjithëshme që u mbajt në Shkup. Përfaqësues nga të gjitha krahinat formuan organizatën e madhe “Besa Shqipëtare”më qëllim që të ngrihej si kudo në shqiperi edhe në Kosovë flamurin e shqiperisë, gjithë ashtu të ishim të bashkuar për të përballuar mësymjet turke, serbe, malazezë dhe greke. Më vonë shperthen (pelcet) lufta ballkanike dhe qëllimi mbetet për tu plotësuar nga kryetari i çetave Bajram Curri i lidhur ngushtë me patriot e lart permendur (A.Sh.Q.F.170,V.1937,D.53,Fq.111-112 Veli Haklaj,Veteranët e Pavaresisë,fq.606-607). Qëllimi i mbledhejes së Shkupit mbeti i pa realizuar. Gjermania me qëllim të përkrahëjes shqipëtare sidomos të maleve kishte sjellë 1500 armë (Mauzere) për ti shpërndar në qarkun e Kosovës kundër serbisë. Si anëntar i komisionit ndër të tjerë të shumë krahinave ishte edhe Frrok Kol Pemati nga Iballja që ndihmoj në shpërndarjen e armëve, sidomos u interesua që krahina e tij të mos mbetët pa armë. Në vitin 1920 Jugosllavia zaptoj Kosovën deri në lumin Drin, por Bajram Curri për mos më mbet nën sundimin serb vjen në Iballe më qëllim që të krijoj lidhje më krahinën e Pukës dhe të Shkodres. I ndjekur dhe i kërkuar nga Serbia Bajram Curri qëndroj plotë 6 muaj në Iballe në shtëpinë e Frrok Kol Pematit dhe të Zenel Agës i cili i kishte krahët e vetë më të sigurt dhe më të fortë. Pë të ndihmuar lëvizëjen Bajram Currit i duheshin të holla dhe këto i gjëndën dhe i jepen pa hezitim nga Frrok Kol Pemati 80 lira turke. Pa filluar kryengritja zbulohen familjet që e ndihmuan Bajram Currin që ishin Frrok Kol Pemati dhe Zenel Aga. Më qënë se këta patriot ishte vështirë me i kap si dënim Jugosllavia dërgon një aeroplan më qëllim të bombardohen shtëpitë e këtyre trimave që e ndihmuan Bajram Currin. Ditën e parë bombardohet shtëpia e Frrok Kol Pematit duke hedhur rreth 60 predha, shtëpia e cila shpëtoi ndersa rrënohen 2 (dy) të tjera dhe u plagosen 6 (gjashtë) veta nga lagjja Koprat i Iballës. Qëllimi sllav nuk u plotësua, shtëpia e Frrok Kol Pematit shpëtoj, pastaj ditën e 3 (tretë) përsëri ai aeroplan hodhi 16 (gjashtëmbëdhjetë) predha të cilat prishen disa bereqetë e ara pa shkaktuar ndonjë dëm të madh. Më vonë gjithnjë këta patriot e shoqëruan Bajram Currin kudo. Kontributi i dhënë prej tyre nga viti 1904-1920 që shumë i fortë dhe i madhë si moralisht dhe materjalisht pa asnjë lloj interesi apo shpërblimi, por vetëm nga ndjenjat e pastra atëdhetare. Këta patriot kanë dijtë me i çmuar dhe me i nderuar fjalet: Atëdhe, Liri, Flamur (A.Q.SH.F.170,V.1937,D.53,Fq.113-114. Veli Haklaj; Veteranët e Pavaresisë, fq.608-610). Në vazhdim të patriotizmit nga populli i Iballës dhe të krahinës së saj Bibë Ndoja në vitin 1903 dërgoj në shkollën e vetme shqipe të asaj kohë atë franqeskane në Shkodër një djal të shtëpisë së vet, djalin e Kolë Nikë Alisë së Fletit dhe të bajraktarit të Bugjonit. Në vitin 1907 dërgoj në shkollë të birin Kol Bib Mirakën dhe Zef Pjetër Pematin prej Iballje. Pagoj 250 lira turke për të blerë municione për të ndihmuar kryengritjen në Kosovë në kohen e luftës së Kaçanikut. Këtë ndërgjegje patriotike e pat konsolidue në takimet dhe bisedat e shpeshta më Emzot P. Doçi abat i Mirditës, Emzot Mjedën, Preng Pashën dhe me Konsullin e Ausrisë një shqiptar dashës. Eshtë njerzore dhe patriotike të theksojmë dhe të njohim opinionin me veprimtarinë e Dom Gaspër Thaçit i cili me të filluar aktivitetin në famullinë e Qelezës u bë protagonist në zgjimin e ndërgjegjës patriotike të popullit për të luftuar kundër pushtimit turk. Dom Gaspër Thaçi ishte organizatori dhe komandanti i kryengritjës. Po kështu thirrjes së tij ju përgjigjen famullitari i Fierzës At Danjel Stajka, famullitari i Berishës At Tom Bicaj dhe famullitari i Iballës Fra Gentile Biella më origjinë Italiane që ka shërbyer në Iballë nga 14/05/1907 deri me 06/07/1915. Këta prftërinjë hoqën rrobat e kishës e lanë detyrën e bariut shpirtëror dhe ju bashkuan luftës sepse atëdheu dhe liria ishin më të shenjta së detyra e tyre. GaspërThaçi natën e Shën Palit më 28 qershor organizon sulmin kundër pushtuesit, pra për atdheun shkeli parimet e besimit. Don Gaspri dhuroj gjithë pasurinë e tij duke dhënë bukë luftetarve dhe vetëm një ditë ka shpërnda 200 teste fishek ku një teste kushtonte 1 mixhid. Më 8 dhjetor 1912 ngrihet flamuri të kisha e Qelezës . Populli duke derdh lot përmallimi dhe gëzimi festuan më batare pushkësh dhe po atë ditë ky flamur ju dha Marash Mark Palushit duke e deklaruar bajraktar. Ushtria serbe në këtë kohë gjendej gjithë rrugës nga Kosova deri në Lezhë dhe në rrethinat e Shkodrës. Duke ndigjuar krismat e pushkve bënë mbledhëjen shtatëmadhëria në Pukë. Dom Gaspri dergoj 3 (tre) përfaqësues, Nikollë Gjokën nga Qeleza, Marash Mark Nikën nga Midha dhe Kol Gjergjin nga Dedajt si dhe i pregatiti për përgjigjet për biseden së çfarë përgjigje do të jepnin. Eshtë një kujtim i këndeshem dhe përmallim me dijtë dialogun e ketyre 3 burrave me komandantin serb Kataniq. Komandanti: Ç’ka qënë ajo denam me pushkë?. Përgjigja: Kena pasë një gezim të jashtëzakonshem. Komandanti: Çfarë gëzimi keni pasë?. Përgjigja: Na ka ardhë lajmi së tash 11 ditë është ngritë bajraku (Flamuri) i Shqipënisë në Vlonë. Komandanti:Ku e dini ju?. Përgjigja: Kryetari i komitetit tonë Z. Dom Gaspri kapasë lajmin, pra Ipeshki. Komandanti: Nuk është e vertetë. Ipeshkvi dhe prifti ju mashtrojnë. Në shqipëni jemi ne e nuk kena me e lëshua. Përgjigja: Ne, Ipeshkvi nuk na ka rrejtë as nuk na rrenë kurrë, as nuk asht i shitur as nuk na shet. E dijmë më siguri së më 28 nandor të muajt të kalum në Vlonë është ngrit bajraku (Flamuri) i Shqipenisë më pelqimin e krajlive të mëdha. Prandaj e dime na mbasi tash sa kohë kena derdh gjak për me fitue lirinë, duam bashkimin me vllaznit tonë dhe kemi ngritë edhe na bajrakun e Shqipënisë te kisha e jonë. Komandanti: Pse nuk baheni me ne?, se edhe na luftojmë me qitë turkun jashtë. Përgjgja: Na as nuk jena turq as nuk jena serb por jena kanë, jemi e do të jena shqipëtar. Na e dijmë se shqipënia ka dalë në veti me sundue shqipëtari vendin e vet. Sot kena bajrakun (Flamurin) tonë për atë do të luftojmë e do të vdesim. Nuk duhet harruar se Z. Zenel Aga i Pukës ishte që në fillim simpatizant i levizëjes e kurdo që e qiti rasti, kurrë nuk pati frikë dhe bënte propogandë në favor të kryengritësve (Kol B.Miraka, A.Q.SH.F.170,V.1937,D.53,fq 99-105; Hylli i Dritës, Shtator-tetor 1937.Nr. 9-10.fq, 459-468). .
Në fund të nëntorit 1944 erdhi çlirimi i vendit tonë, respekt e mirënjohëje për ata djem dhe vajza që luftuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e atëdheut. Regjimi komunist në emër të diktaturës së proletariatit vendoi pushtetin e tij të egër dhe kriminal ndaj popullit dhe kundërshtarve të tij ideologjik dhe politik. Makineria propogandistike e Partisë Komuniste ishte tepër efikase dhe i çfrytezoj në maksimum deshirat e popullit fukara për liri. Kjo makineri kishte dy anët e medaljes: Së pari, ishte shumë njerzore, thjeshtë i vinte përshtat popullit. Mashtrimi nuk kishte kufij sa që në teserën e partisë komuniste vendosen thënjet e ungjillit, mos vraj, mos vidh, mos kurvero, mos lakmo mallin e huaj, mos dil dëshmitar në gënjeshtra etj, etj. Me këtë propogandë ata arriten që të mashtrojnë dhe hypnotizojnë edhe KRISHTIN ku edhe ai u gëzua se popullit shqiptarë i erdhi shpëtimi. Së dyti, ana tjetër e medaljes ishte shkatërruese dhe njolla më e zezë e makinës propogandistike e Partisë Komuniste me “SLLOGANIN” kush nuk është më “NEVE” ai është armik i popullit. Filloj lufta e klasave. Në këtë mënyrë filloj privatizimi i patriotizmit të popullit shqipëtar. Filluan atentatet kundër patriotve dhe familjeve të tyre duke i burgosur, internuar dhe duke i cilësuar kulak. Më vonë vjen atentati tjetër kunder patriotëve duke dhënë tituj të ndryshem patriotik nga Presidiumi i Kuvendit Popullor pjesëtarve të familjeve që kanë spiunuar kryengritjen (kryengritësit) e vitit 1912 dhe kanë luftuar kunder tyre më armë në dorë duke përkrahur forcat e ushtrisë pushtuese osmane. Atentatet vazhdojnë me kundërshtarët ideologjik dhe politik duke i quajtur armiq të popullit. Por pse nuk e don ideollogjinë komuniste nuk do të thotë se je armik i popullit. Atentati vazhdon kunder intelektualve pa dallim krahine apo feje që ishin të shkolluar në perendim, veçanarisht kundër intelektualve katolik dhe sidomos kunder klerikëve katolik duke sajuar lloje, lloje shpifëjesh kundër tyre që më çdo kusht ti bëjmë armiq. Priftrinjët katolik Dom Gaspër Thaçi, At Danjel Stajka, At Tomë Bici dhe Fra Gentile Biella hoqën rrobat e kishës dhe ju bashkuan kryengritjes, Gaspër Thaçi ishte personi numer 1(një) për ngritjen e flamurit në Pukë. Atë herë ku qëndron tradhëtia dhe armiqësia e tij ndaj kombit??!!. Në vend që të kishte një bust apo monument në qytetin e Pukës atij shteti komunist i ka zhdukur edhe kockat, nuk i dihet as varri i tij (Gazeta Telegraf,Emzot Gasper Thaçi,fq.11. 19 tetor 2018). A nuk është atentat kunder patriotizmit??. Më lart shkruam për aktivitetin patriotik të burrave të Iballës dhe të krahinës së saj mes të cilëve edhe për para ardhesit e Kol B.Mirakës, aktivitet që e kishin filluar pa lind Kola (D.L më 5 dhjetor 1899) në Iballë. Shkurtimisht folëm dhe për aktivitetin patriotik të familjës së Frrok Kolë Pemati keshtu shtrohet pyetja që keto 2 familje të mëdha pse u sulmuan dhe u denigruan në çdo aspekt??!!. Gabimi i vetëm i këtyre atëdhetarve ishte se: ” Nëna i lindi patriot”. Në këtë rast qeveria komunisto-sllave u fsheh mbas gishtit të dorës duke u justifikuar më Kol Bibën duke e quajtur (armik i popullit)?! dhe kolabracionist. Atij çdo epitet mund ti vihej por armik jo. Ai u gjend në një pozicion të pa përshtateshm për situaten e krijuar. Ai që kundershtar ideologjik dhe politik i betuar kundër komunizmit por kurrë armik i popullit, ai nuk ka vra njeri në jetën e tij, përkundrazi ka shpëtuar me mijëra jetë. Në vitin 1941 merr pjesë në luftën kundër jugosllave ku dhe plagoset dhe tërë jeten mbetet invalid me paterica. Në artikullin historik “Kështjella e Shkodrës” të revistës Drini të vitit 1941f litet për kontributin e çetave të Kol Bibë Mirakës dhe të Ndokë Gjeloshit (Drini, viti2, nr 6, Tiranë e premte, 1 gusht 1941, keshtjella e shkodres fq.3. origj. italisht perkthyer nga Qemal Velia) të cilët mbrojten anën e djathtë të kalasë. Një urdhër i tij i datës 31 gusht 1943 detyronte paisjen me pasaporta shqipëtare për të gjithë hebrejt që ndodheshin në vëndin tone në atë kohë. Një moment shumë i rëndësishem në referimet në librin e Faik Qukut është refuzimi që Kol B.Miraka i bëri shumës së parave që hebrejt kishin vendosur ti jepnin atij si shpërblim për kohen kur shpëtoj 2000 hebrejt nga nazizmi gjerman. Edhe në kohen kur ishte në mëgrim në Romë, hebrejt që jetonin aty në Romë e njohën ish ministrin që u kishte shpëtuar jetën dhe vazhduan më kembë ngulje për ta ndihmuar. Megjithëse ai jetonte më ndihma bamirësie nga një kuvend françeskan dhe përsëri ai refuzoj shumën e parave. Ja dokumenti më të cilin Kol B. Miraka shpetoj 2000 hebrejt. Telegram:Prefekturave Tiranë, Drejtorisë Pergjithëshme, Policisë Tiranë. Lutemi që të gjithë Hebrejve nënshtetas shqiptar që kërkojnë pasaport për Itali; tu lëshohen pa u sjellë asnjë pengim për vehte dhe familjarët e tyre.Të porositen kuesturat që të shkapercejnë çdo formalitet pasi çështja ka rendësi të veçantë politike. Për visitim nga delegacioni Italian të interesuarit kujdesem vetë. Ministri Kol Bibë Miraka. .
Mretnia Shqipetare, Ministria e Puneve Brendshme, Zyra Politike., Tiranë më 31.8.1943. Nr.1984. Prefekturës Tiranë. Shkurtimi pasaportë për Itali. Lutemi që të quajturve Rafael Natam e Salomon Konforte më gjithë familjet e tyre tu leshohet menjëherë pasaporta për të udhetuar në Itali. Ministri Kol Bibe Miraka. (Faik Quku “Qendresa Shqipetare Gjatë Luftës së dytë Botërore. Viti 1941-1943”). ….”Letër e hapur”, Deri kur në sherbim të armikut drejtuar Abaz Ermenit nga Kolë Bibë Miraka Nju-Jork – qershor 1967. .
….”E dijm mirëfillt së komunizmi më ka tha loçkën e zemres, më ka mbytë në gjak e rroposë gjithë çka asht e kandëshme për jetën e njeriut. Më gjithë këtë, po të jetë që Greqia a kushdo tjetër sulmon Shqiperinë për të grabit tokë shqipetarë unë edhe Enver Hoxhës kisha më ju vu në dispozicion, kështu në moshë pleqënijet e i gjymtuem si jam për të mbrojtë integritetin tokësor të Atdheut si ushtar i thjeshtë e pa asnjë konditë, E pra jam i denum më vdekje nga ai rregjim”. .
Ju lutem thojeni ku qendron tradhëtia dhe armiqësia e këtij “burr Shteti,, pë Kombin e tij, ndaj popullit dhe vëndit të tij !! ??. Në vitin 1967 me orientim të partisë shtet ngriten rininë e qytetit të Durresit me pretekst zhukjen e mbeturinave patriarkale por veçanarisht kunder besimeve fetare në përgjithesi duke na shpallur shtet laik. Në të vertetë ky ishte atentati vdekje prurës përfundimtar kundër intelektualve katolik që ishin pro prendimor dhe sidomos kunder priftrinjeve katolik. Kështu e vranë trurin intelektual që ishin kundershtar ideologjik por kurrë armiq. Duke i vrarë trurin i vranë dhe shpirtin popullit të vet sidomos atij katolik. Disponohen mijra dokumente që vertetojnë krimet e komunizmit kundër këtij komuniteti që në të vertetë është trashigimi dhe pasuri kombetare. Nuk do flas për ketë temë por do t’u referohem zoterinjeve: .
1. Faik Konica citon: “Katolikët shqiptar janë shkak që u mbajt gjallë gjerë më sot, kombësia e jonë”.
2. Ismail Kadare citon: “Pavarësisht së janë të pakët në numur, përfaqësojnë fenë e parë të shqipetarve. Ata kanë një zbritje vertikale në historinë dhe kulturën shqiptare të pa shembëllt. Ata i kanë dhënë kombit shqiptar simbole dhe shënja themelore nga Gjergj Kastrioti tek Nënë Tereza (Shën Tereza). Ata janë ura më e vjetër,asnjë herë e shembur që lidh Shqiprinë më Europën”. .
3. Mbreti Zog I. Datë 01.01.1938 citon: “Falë kishës katolike dhe manastireve në Shqipëri, ne ja arritëm të mbajmë gjallë gjuhën tonë. Nën perandorinë osmane ishte e ndaluar të flisje shqip, vetëm turqishtja lejohej. Por nepër manastire ishte ndryshe,prandaj ne u kemi atyre një borgj të madh që e mbajtën të gjallë gjuhën tonë”. .
4. Profesor Sami Repishti (Shkrimtar,Humanist,dhe Historian)thotë:”Kushdo që e njef historinë e krishterimit në Shqipëri dhe rolin që ka lujtë popullësia dhe kleri katolik në vendin tonë që nga zanafilla….arrinë në perfundimin e pa evitushëm së çdo gja që ka të bëjë më shqiperinë dhe mbi jetesën e popullit shqiptar,mban në berthamen e vet elementin shqipetar katolik. Aty u ruajt gjuha shqipe, aty u mbrojtë toka shqiptare, aty u mbajten lidhjet e pa ndërpreme më Europën”. .
5. Pashko Vasa, rilindasi i jone i madhe thote: Për Shqiptarët dielli linde atje ku perendon. .
6. Suljeman Agë Vokshi, që në vitin 1870 -‘’75 pas Kongresit të Berlinit jep mendimin: Në politiken e jashtme Atdheu i ynë (trojet Shqiptare) duhet të lidhen me Inglizin (Anglinë) dhe Italinë, sepse me Italinë kemi një det në mes dhe nuk kemi kurrfar kufiri tokesore (Mehmet Vokshi, “Fisi Vokshi”’ Tirane 1931, f.109-111).
Por e kundërta ndodhi, Partia Komuniste u lidhe me sllavet , armiku kryesorë i Kombit tonë ndër shekuj. Me dështimin e sistemit komunist në Shqipëri në vitet “90, këto familje komuniste qenë të parat që u nisen dhe u sistemuan në perendimin e “keq” dhe aq të urryer deri në atë kohë për ta !?. Kjo do të thotë barkun në Europë dhe kokën në Moskë dhe orient. .
Sistemi komunist punoj për shtrembërimin dhe deformimin e fakteve të verteta historike. Sot historianët e mbajtur nga nomenklatura komuniste dhe qeveritarët e ardhur nga ajo kohë janë tepër agresiv ndaj atyre që po shpalosin dokumentat e të vërtetave të mohura dhe të fshehura. Mohimi i të vertetës Kombetare është çkombëtarizim. Edward Marrou shkruan: ”Hapi i parë në likuijdimin e një populli është të fshihni kujtesën e tij. Shkaterroni librat e tij. Atëherë vini dikë të shkruaj libra të rinj, të krijojnë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para së të kalojë shumë kohë kombi do harroj çfarë është dhe çfarë qe”. Historia nuk mund të prezantohet vetëm nga lertërshkuesit historianë. Ajo (Historia) duhet të shkruhet nga faktet dhe të vërtetat historike, ajo duhet të shkruhet në menyrë vertikale dhe realiste. Në qoftë së do të vazhdojmë të heshtim atëherë do të përfundojë në tradheti të historisë tonë të gdhendur me gjakun dhe sakrificat e ketij populli patriot në mijra vjecare .