• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qëndrimi i regjimit komunist dhe Enver Hoxhës ndaj refugjatëve çamë

April 27, 2024 by s p

Prof.as.dr. Hasan Bello/

Nga marsi 1944 deri në gusht 1945 Shqipëria e Jugut u mbush me refugjatët çamë, të cilët u dyndën në brendësi të territorit të shtetit amë për t`i shpëtuar masakrave greke. Me mijëra banorë të të gjitha moshave mbi të cilët po ushtrohej një nga spastrimet etnike më të egra, me shpresën se do të gjenin mbështetje te shteti shqiptar, nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër.

Por cili ishte qëndrimi i regjimit komunist dhe i Enver Hoxhës ndaj refugjatëve çamë ?

Propaganda komuniste ka trumbentuar dhe është mburrur gjoja me ndihmën që qeveria komuniste dhe drejtuesi i saj i ka dhënë çamëve. Në fakt, ndihma ka qenë tepër e kufizuar. Kjo, jo vetëm për shkak të mundësive ekonomike të atyre viteve. Por, për arsye se në qarqet drejtuese të lidershipit politik të PKSh-së, ekzistonte bindja se popullsia çame ishte nën ndikimin e reaksionit. Me këtë nënkuptonte ndjenjat patriotike dhe kontributin e nacionalistëve çamë, të cilët kishin mbajtur një qëndrim të distancuar ndaj lëvizjes komuniste.

Pjesa dërrmuese e popullsisë çame gjeti mbështetje te banorët e Konispolit, Shalësit dhe fshatrave përqark duke u përhapur më pas në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Sipas dokumentacionit, 95% e tyre vuanin për strehim dhe kushtet më minimale të jetesës. Kjo për shkak të neglizhencës së administratës shtetërore, gjë, që pohohet nga Këshillat Antifashistë çamë. Ndërsa misioni britanik në Tiranë i raportonte eprorëve në Londër se refugjatët çamë ishin shpërndarë në pjesët më të varfëra dhe në zonat periferike të qyteteve shqiptare. Sipas britanikëve, administrata shqiptare ishte plotësisht e ndërgjegjshme për gjendjen e tyre, por ajo nuk kishte dëshirë që tu jepte ndihmën e nevojshme. Në raport theksohet se, shteti shqiptar kishte bërë shumë pak, për të mos thënë asgjë për refugjatët çamë.

Një ndihmë jashtzakonisht të madhe në këtë periudhë në mbështetje të kësaj popullsie që u largua me dhunë nga trojet e saj nga politika genocidale e shtetit grek dha UNRRA (Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rindërtim), e cila, akordoi 1.450.000 dollarë. Një shumë e konsiderueshme për kohën. Ndërsa nga shteti shqiptar vetëm një numri të kufizuar refugjatësh iu dha 250 gr bukë në ditë. Një sasi krejtësisht e pamjaftueshme.

Si pasojë e këtyre kushteve, mungesës së strehimit dhe urisë brenda pak muajve vdiqën 2755 persona, gati sa gjysma ose më tepër se numri i mbi 5000 çamëve që masakruan grekët.

Nuk mjaftuan këto, por regjimi komunist duke nisur nga viti 1947 krijoi një komision hetimor për krimet e kryera nga “bashkëpunëtorët” e okupatorëve italianë e gjermanë në Çamëri. Kjo fushatë kishte dy qëllime: të eleminonte elementët nacionalistë gjoja në emër të bashkëpunimit me pushtuesit nazifashistë dhe të ushtronte presion mbi ata persona që nuk i bindeshin instrumentalizimit politik nga regjimi komunist.

Organet shtetërore filluan të mbledhin deklarata nga një pjesë e emigrantëve çamë kundër pjesës tjetër, për të vërtetuar gjoja bashkëpunimin e tyre me gjermanët. Në bazë këtyre deponimeve, u goditën njerëz të pafajshëm dhe u zhvillua një proces diferencimi ideologjik, i cili mbolli përçarje.

Kjo politikë anikombëtare kishte një prapaskenë politike, e cila i kishte rrënjët në bashkëpunimin dhe bisedimet e fshehta të regjimit komunist dhe Enver Hoxhës me Partinë Komuniste Greke dhe palët e përfshira në konfliktin civil në Greqi. Sipas marrëveshjes së dakordësuar mes palëve të mësipërme, shteti shqiptar duhej të mobilizonte 3000-4000 refugjatë çamë.

Por megjith angazhimin e administratës dhe mekanizmave partiakë, çamët u treguan largpamës. Ata nuk pranuan të bëheshin palë në luftën civile, që kishte shpërthyer në Greqi. Sipas raporteve të Sigurimit të Shtetit, ata deklaronin se “ne nuk u besojmë grekëve”, “ne mund të luftojmë vetëm me flamurin e Ushtrisë Shqiptare” etj. Pas shumë përpjekjeve, u arrit të mobilizoheshin vetëm 130 persona. Ky dështim u shoqërua me persekutimin dhe propagandën antishqiptare kinse për “pabesinë e çamëve”. (Në fakt të pabesë u treguan komunistët, të cilët për 45 vite masakruan jo vetëm shqiptarët, por dhe njëri-tjetrin, duke përdorur metoda monstruoze, çnjerëzore dhe procese të montuara gjyqësore).

Një akt tjetër i paprecedentë ishte vendimi i qeverisë komuniste në pranverë të vitit 1953, për ndërrimin e shtetësisë së çamëve pa marrë parasysh pikëpamjet dhe dëshirat e tyre. Kjo u bë në mënyrë të fshehtë dhe pa u bërë e ditur zyrtarisht. Madje, në kundërshtim edhe me sugjerimet e Byrosë Juridike të Kuvendit Popullor, e cila i raportoi Këshillit të Ministrave se heqja e shtetësisë greke ishte në kundërshtim me të drejtën publike ndërkombëtare. Edhe sot ky vendim ka pasoja të rënda për perspektivën e zgjidhjes juridike të çështjes çame.

Përgjatë regjimit komunist çamët dhe kosovarët ishin dy kategoritë kryesore në fokus të organeve policore dhe Sigurimit të Shtetit, si persona të dyshuar kundër regjimit dhe për rrezikshmëri të lartë shoqërore. Asnjë ministër dhe drejtues i nivelit të lartë nuk u lejua të vinte nga këto krahina, për të cilat, shteti shqiptar për 45 vjet me radhë, nuk e ngriti zërin në asnjë forum ndërkombëtar. Fatkeqsisht, heshtja vazhdon!

(Në kujtim të 80-vjetorit të spastrimit etnik të popullsisë çame nga shteti grek dhe të gjyshes time, e cila në përpjekje për të ndihmuar refugjatët çamë, të strehuar në ullishtet e gjyshit tim Hasan Bello në Konispol, megjithëse ishte lehonë, u sëmur rëndë dhe vdiq!)

Filed Under: Komente

“KOSOVA – HISTORI E SHKURTËR”

April 27, 2024 by s p

Jusuf Buxhovi/

Botimi i tretë i plotësuar

Botimi i tretë i “Kosovës – histori e shkurtër”, që doli këto ditë nga shtypi, ka disa plotësime të rëndësishme, si fryt i punës së mëtutjeshme hulumtuese. Ato pasqyrohen në tri fusha: atë të lashtësisë, te hipoteza e lidhjes pellazge-ilire; te trinomi i mbretërive ilire: Dardanisë, Maqedonisë dhe Epirit si epiqendër e antikitetit si dhe te demistifikimi i mëtutjeshëm i qëndrimeve të historiografisë serbe rreth dinastisë Nemanjane të Rashës si “shtet mesjetar serb” si dhe argumentimit se nuk ka pasë Kishë autoqefale ortodokse serbe në mesjetë nga viti 1217, por një auotnomi të përkohshme nga Peshkopata e Ohrit në përputhje me rrethanat që solli Rënia e Konstatinopojës gjatë kryqëzatës së katërtë dhe themelimi i Perandorisë Katolike në Konstadinopojë nga viti 1204-1267, me ç’rast, kthimi qendrës së Perandorisë së Bizantit nga Nikeja në Konstantinopojë paraqet edhe fundin e autonomive të Peshkopatës së Zhiqes (Rashës) dhe asaj bullgare.

Qendrimi rreth Rashës, fillimisht si zhupani, despotat dhe së fundit mbretëri në kuadër të mozaikut të feudeve dhe despotateve të pavarura të Ilirikut gjatë dy shekujve të fundit të Bizantit, me anën e dëshmive të shumta mesjetare, nga ato të priftit Duklanin, te perandorëve të Bizantit Konstantin Porfirogeniti dhe Kantakuzeni si dhe të kronistëve të shumtë të kohës, del se në të gjitha burimet meritore Rasha shfaqet si Rassa, Rasien, Rasi e të tjera si entitet i pavarur dhe askund si “Mbretëri serbe” apo si “Perandori serbe” me qendër në Kosovë. Përkundrazi, nga të dhënat e Perandorit Kantakuzen dhe të tjera, mbretëria e Rashës paraqitet me prejardhje tribale, ndërsa Rasha si Tribalija, paçka se historiografia serbe rasianët dhe Rashën i konverton në serb dhe Serbi! Në këtë kontekst sillën edhe disa burime të tjera ku demistifikohet i ashtuquajturi “Zakomik i Dushanit” i R. Novakoviqit gjoja si themel i “shtetit mesjetar serb”, si një sajesë e disa versioneve të rishkruara dhe të falsifikuara kishtare në shekullin XIX të drejtuara nga qendra sllaviste në Vjenë, Odesë dhe Beograd në mënyrë që t’i krijohet “platforma zakonore” shtetetit serb të njohur në Kongresin e Berlinit në vitin 1878.

Krahas këtyre plotësimeve, në këtë botim, vëmendje e rëndësishme i kushtohet edhe të ashtuquajturës tezë “arnautashe”, të sajuar në shekullin XIX nga një pjesë e autorëve të sllavistëve të Vjenës, sipas të cilëve shqiptarët myslimanë janë serbë, që fillimisht pranuan islamin në shekullin XVI për t’u shqiptarizuar dhunshëm në shekullin XVIII. Këto teza të Garashaninit, Cvijiqit dhe të pjesës më të madhe të historianëve serbë, pranohen edhe nga një pjesë e mirë e historianëve të huaj bashkëkohorë (N. Malcolm dhe O. J. Shmitt)!

Një vend të rëndësishëm në këtë plotësim zë edhe përudha e luftës nacionalçlirimtare dhe ndryshimet që solli në planin shoqëror-politik shqiptar, ato te pushtimit fashisht italian të Shqipërisë (1939-1943) si dhe të pushtimit gjerman 1941-1945, ku fillimisht, nga 1941-1943, pas shpërbërjes së Jugosllavisë së Versajes kemi “tokat e lirueme” me Shqipërinë e Musolinit, ndërsa nga viti 1943-1944, pas kapitullimit të Italisë shfaqet Qeveria Shqiptare si shtet etnik nën ombrellën e Vermahtit gjerman, në një hapërisë prej 74 mijë kilometrash katrore. Kjo problematikë komplekse shihet jashtë diktatit ideologjik dhe jashtë anatemës së “kuislingëve” dhe të “krijesave fashishte”, të cilat edhe më tutje ngarkojnë disukursin e historiografis insitucionale shqiptare.

Filed Under: Histori

Banesa Qytetare shqiptare e shekullit XIX në Shqipërinë veri-lindore

April 26, 2024 by s p

Nga Qazim Namani: Dr. Arkeologji Trashëgimi Kulturore

Banesa qytetare në territorin e Kosovës së sotme e shekullit XVIII-XIX, është tërësia e mbarë banesave të ndërtuara në mbarë qytetet e hapësirës së Kosovës, në periudhën kohore të përmendur, pavarësisht prej përkatësisë së porositësit dhe ndërtuesve, tipit dhe vlerave arkitektonike-teknike.

Në fillim të shekullit XIX me fuqizimin e klasës feudale shqiptare, fillojnë të shfaqen marrëdhëniet kapitaliste që ndikuan në zhvillimin e ndërtimeve në mbarë qytetet tona.

Banesa qytetare më hajat dhe çardak kanë afri me banesat fshatare të këtyre tipave, por se hajatet dhe çardakët të banesave qytetare kanë një organizim më të mirë në qoshk si mjedise të mirëfillta verore.

Në qytetet e Kosovës, për shkak të dimrave të ashpër shoqëruar me sasi të mëdha bore, banesat përdhese ngritën në lartësi, madje deri 1,20 m, prej truallit të oborrit.

Studime të këtij tipi të banesës qytetare në Kosovë është bërë më parë kryesisht nga studiues serbë, të cilët kanë krijuar dokumentacionin teknik, i cili lejon të njihet, madje saktë kompozimi vëllimor, përbërësi themelor i banesës Këto dokumente të kryera gjatë viteve 1955-56 kanë përparësinë, sepse në ato vite këto banesa ruheshin në gjendje të mirë teknike dhe nuk iu kanë nënshtruar ndryshimeve të thella

Është e kuptueshme se pikërisht në këtë periudhë kohore ishte faza e rrënimit të shumë komplekseve dhe çarshive të vjetra në mbarë qytetet e Kosovës, por megjithatë një numër i këtyre banesave mbijetoi dhe u morën në mbrojtje të ligjit.

Objektet arkitektonike, ndërtimet e vogla me volum pa arritje të vlerave monumentale duhet të zhvlerësohen për arsye dhe motive madhore. Faktori kryesor për të qenë një objekt monument është vlera historike e monumentit. Sidoqoftë, zhvillimi ekonomik si faktor i rëndësishëm i njerëzimit luan rol të madh në mbrojtjen e vlerave të trashëguara kulturore edhe pse diferencimi shoqëror është i pranishëm në zhvillimin e një shoqërie.

Ky tip i banesës deri kohët e fundit është ruajtur mjaft mirë në qytetin e Gjakovës e më pak në Prishtinë, Pejë, Vushtrri, Mitrovicë, Gjilan, Janjevë etj. Bartësit e këtyre banesave kryesisht ishin shqiptarët sepse serbët nuk banonin pothuajse fare në qytete gjatë shekujve XVIII-XIX, këtë e vërteton dhe studiuesi serb akademik, Branisllav Kojic. Po të kemi parasysh se në Kosovë nuk kemi vendosje të kolonëve turq, mund të pohojmë për praninë e përhershme të shqiptarëve nëpër qytetet e Kosovës.

Branislav Kojić, që në vitin 1931, shfaqi interesim për studimin e banesave qytetare në Kosovë, dhe këtë trashëgimi arkitekturore e emërtoi “Arkitekturë profane ballkanike”. Emin Riza e Nijazi Haliti besuan dhe e kuptuan se Kojici ishte i shtyrë që të anashkalojë trashëgiminë shqiptare në këtë fushë.

Branislav Kojiçi po ashtu, nuk shkëputet prej koncepteve se banesat tradicionale, si pjesë e arkitekturës popullore, u dashka lidhur domosdo me burime krijese. Sipas tij, arkitektura e vjetër qytetare në Kosovë ishte e njëjtë me ndërtimet profane në Ballkan dhe ne perëndim të Azisë së Vogël, e cila u përvetësua dhe u shpërnda nga turqit, duke qenë krijim greko-bizantin.

Këto hipoteza u hodhën në vitin 1968, kur ende nuk kishte studime sistematike të vendeve ballkanike për këto çështje më përjashtim të disa trajtesave. Shembulli i Kojicit, fatkeqësisht pa qenë i vetmi, përmban qëndrime të shtrembëruara, duke pohuar se popullsia serbe kinse është autoktone që në kohë të vjetra.

Gjorgje Petroviqi, i cili trajtoi mjediset e hapura të banesës, hajatin në katin përdhese dhe çardakun në kat, duke pohuar se ky tip banese njihej para ardhjes së osmanëve në Ballkan. Ky autor pohon se shqiptarët kinse paskan ardhur në Kosovë, para rreth tre shekujve dhe e paskan sjellë tipin e shtëpisë së mbyllur me divan hane, duke pohuar se në qytetet e Kosovës jetonin kryesisht turq, se shtëpitë me çardak kanë tipare orientale, ndërsa shtëpitë me hajat u lidhkan me truallin e Serbisë.

Sllobodan Nenadoviq në një artikull i ka trajtuar banesat në qytetin e Prizrenit, sipas të cilit vlerat e trashëgimisë në fushën e banesës qytetare në Kosovë i plotësojnë tri parimet kryesore të arkitekturës së shëndoshë, funksionin, konstruksionin dhe estetiken, është me interes pohimi i tij se shqiptarët kanë ndërtuar me të njëjtin stil si në banesën turke. Ranko Findik i ka shkruar dy artikuj për banesën qytetare të Vushtrrisë dhe Janjevës gjatë viteve 1955/56. Findik për banesën në qytetin e Vushtrrisë një artikull më të plotë e ka botuar në Revistën: Antikitetet e Kosovës-Metehisë, Vëllimi I, Prishtinë 1961, fq. 259-275.

Për mjeshtër të ndërtimit gjatë kësaj periudhe kanë shkruar edhe udhëpërshkrues të ndryshëm që i vizituan trevat shqiptare. “Muratorët në Turqinë Evropiane, janë të gjithë nga Shqipëria” shkruan Hahn në vitin 1854. Për mjeshtër muratorë të Dibrës shkruan edhe një autor tjetër anglez (Hanry Tozer, 1829), duke i quajtur si më të mirët në Turqinë Evropiane.

Këto të dhëna vërtetojnë bindshëm se bartës të ndërtimeve arkitektonike në të gjitha llojet dhe gjinitë e ndërtimeve duke e përfshirë edhe banesën qytetare në Gadishullin Ilirik (Ballkan) ishin shqiptarët.

Shtëpitë qytetare shqiptare të shekujve XVIII dhe XIX ruajnë një inventar të gjerë artikujsh shtëpiakë, të veshmbathjes, fjetjes, kuzhinës, stolisje të ndryshme, artikuj të filigranit, armë, pëlhura të qëndisura etj. Me luftën e parë botërore vërehet re se është bërë shthurja dhe shkatërrimi i plotë i esnafeve.

Në Turqi si studiues i banesës popullore në Ballkan është shquar Seldat Eldem me veprën e tij “Planimetrit e shtëpive turke”. Pohimi i tij se shtëpitë turke i kanë zëvendësuar tipat e shtëpive tjera ekzistuese në Ballkan qysh në shekujt XV e XVI-të, shpreh idenë e importimit të stilit të banesës. Emin Riza dhe Nijazi Haliti, theksojnë se autori e ka shprehur idenë e tij pa i njohur ndërtimet para ardhjes së turqve në Ballkan, kur dihet se në atë kohë turqit jetonin në tenda.

Nga studiuesit e sotëm turq shquhet Reha Gunai. Sipas tij “Banesat turke mund të definohen si lloje të banesave në të cilat turqit kanë jetuar gjatë historisë”. Në studimet e tij ai e përmend odën, ku origjinën e kësaj banese e vendos në Azinë qendrore, duke kërkuar lidhje me banesën megaron dhe madje edhe me tendën turke.

Ndër autorët shqiptar të Kosovës kontribut të madh për studimin e llojeve të banesave janë shquar: Mark Krasniqi, Fejaz Drançolli, Flamur Doli, Nijazi Haliti, etj.

Në Shqipëri, kontribut në studimin e banesës në viset shqiptare të Kosovës kanë dhënë Emin Riza, Pirro Thomon, i cili mbështet tezen se kulla është vazhdim i banesës me çardak. Këtë tezë e mbështet dhe Ali Muka, i cili mendon se kullës si banesë prej guri i pararend shtëpia çardak.

Këto shtëpi bënë pjesë ndër shtëpitë më të bukura të tipit banesë me qoshk në qytetet shqiptare.

Shtëpitë e tilla në kompozimin e katit tregojnë qartë kalimin e tipit të banesës prej çardakut në qoshkun e gjerë dhe të hapur. Banesa e tipit me qoshk në kronologjinë e ndërtimeve zë vend mbas tipave të banesave me hajat dhe asaj me çardak.

Si objekte me vlera të larta arkitektonike dhe historike shtëpitë e tilla bënë pjesë në krijimtarinë arkitekturore të popullatës autoktone shqiptare që pasqyrojnë një pasuri kulturore me vlera të mirëfillta burimore dhe kombëtare të shqiptarëve.

Këto shtëpi si objekt banimi karakterizohen për kah kompozimi vëllimor, arkitekturorë dhe materialit teknik të kohës së ndërtimit dhe fuqizimit të pashallëqeve shqiptare. Shtëpitë e familjeve të pasura zakonisht janë dy kate ku në secilin kat kemi ndarje prej tri mjedisesh, atij qendror dhe dy anësor. Në të shumtën e rasteve në katin përdhes pjesa qendrore formohet prej sallonit të pajisur me oxhak, një dhome për pushim ditor dhe para hyrjes. Prej para hyrjes ngritën shtyllat e drurit për të mbajtur strukturën e qoshkut. Në katin e sipërm kemi ndarje në dy mjedise, ndërsa ana fundore dhe ballore përdoreshin për qëndrim të qetë. Në mes të dy mjediseve në shume raste ndodhej një kthinë e vogël. Nga para hyrja ngritshin shkallët prej druri që qojnë në katin e dytë në para hyrjen e sallonit në kat dhe me dalje në qoshkun në anën ballore të shtëpisë. Qoshku i këtyre shtëpive kishte hapësirë të mjaftueshme për qëndrim ditor familjar gjatë stinës së verës. Sallonet ndërlidhës në katin e dytë kanë nga dy mjedise të pajisura me oxhak. Dhomat e qifteve për fjetje të këtyre shtëpive ishin në mjedisin e majtë dhe të djathtë në katin e dytë e të cilat pajiseshin edhe me ambiente sanitare. Tavanet dhe dollapët e këtyre shtëpive janë të punuara me ornamente të gdhendura në dru.

Çatitë e këtyre shtëpive zakonisht janë katër kullim uji me strehë të mbyllur dhe të lëshuar për afër 1m larg mureve të objektit. Muret e shtëpisë janë të suvatuara dhe të lyera me gëlqere të shuar. Dritaret janë të punuara prej druri me ndriçim të gjerë në anën ballore, ku çdo dritare në të gjitha anët është e pajisur me shufra metali për të siguruar nga hyrjet e padëshiruara brenda objektit.

Këto banesa qytetare zakonisht janë ndërtuar në mes të oborrit dhe të larguara nga rruga. Sipas pozitës së ndërtimit lënë vend të kuptohet se përveç objekteve tjera ndihmëse këto familje e kishin edhe odën për miq në ballin kryesor të oborrit përbri rrugës ku ishin të ndërtuar edhe objektet tjera ndihmëse me funksione të qarta të tyre. Pranë odës së miqve oborri mbyllej me dyer të mëdha tradicionale nëpër të cilat hyhej me qerre, ndërsa pranë dyerve është edhe porta hyrëse për familjar dhe miq.

Familjet Borgjeze dhe tregtare të pasura qytetare të qyteteve shqiptare në shekullin XVIII e deri në gjysmën e dytë të shekullit XX kishin një lidhje të ngushtë me ekonominë bujqësore, andaj edhe njiheshin si familje që kishin prona të mëdha bujqësore në rrethinën e qyteteve.

Brendia e oborrit të këtyre shtëpive kryesisht ishte me kopsht për nevojat familjare përderisa shtëpia rrethohej me lule të llojeve të ndryshme shumëvjeçare dhe se zonale. Në oborr mbilleshin edhe fruta pemësh zakonisht pëlqehej druri i blirit, arrës, dudat, mollës, dardhës etj. Familje të pasura qytetare mundë të kuptohet se e kishin edhe objektin ndihmës të gatimit në oborrin e tyre që shoqërohej me një depo ushqimesh ku si element kryesor ishte oxhaku për gatim e që zakonisht punohej më thjeshte se sa oxhaqet në hapësirat e banimit. Po ashtu në organizimin e oborrit bënin pjesë edhe objektet sanitare për miq dhe për familje. Dhomat e qifteve për fjetje të këtyre shtëpive ishin ndodheshin në katin e dytë e të cilat pajiseshin edhe me ambiente sanitare. Në oborrin e këtyre familjeve ekzistonin edhe objekte bujqësore, objekte për mjete pune, kafshë, shpezë, hambari dhe objekt për ruajtjen e ushqimeve të cilat duhej të mbaheshin të freskëta, pasi që shumica prej tyre punoheshin prej qumështi. Në hambar ruheshin produktet bujqësore, drithërat që korreshin gjatë një sezone verore.

Në territorin e sotëm të Kosovës, stili i ndërtimit ka qenë në nivel të lartë. Në këtë kohë si vendbanime të fortifikuar kishin mbetur shumë pak, prej të cilëve veçoheshin kështjella e Prizrenit, një lagje rreth kështjellës së Artanës, Vushtrrisë dhe Kaçanikut. Ndërtimet në qytete zakonisht ndaheshin në disa kategori, varësisht nga ekonomia familjare e qytetarëve. Për kah stili i ndërtimit shquheshin shumë shtëpi të bukura, me oborre të mëdha të rrethuara me avlli të larta dhe ndriçim të mjaftueshëm. Shtëpitë të ndërtuar në mes të oborreve zakonisht ishin shtëpitë e bejlerëve dhe qytetarëve të pasur, që kryesisht ngriheshin rreth pazareve dhe objekteve publike.

Rrugët ishin të shtruara me kalldrëme dhe në qendër të qyteteve ishin pak më të gjera, ndërsa në lagjet periferike ishin më të ngushta dhe dredhuese, shumica prej tyre të pashtruara dhe me shtëpi të shpërndara pa ndonjë renditje.

Shtëpitë ishin të grupuar në lagje, të cilat shpesh emërtoheshin sipas familjeve më të pasura dhe më të njohura. Në çdo lagje kishte burime uji, të sjellë me tuba që nga kohët e mëhershme. Çdo lagje kishte zakonisht objektet e kultit dhe varrezat e veta. Shtëpitë e familjeve të pasura ishin të ndërtuara sipas porosisë me çardak dhe me dekorime të shumta në tavane, dollapë, oxhaqe luksoze për kohën etj.

Lidhur me qëndrimet e studiuesve serb për banesën qytetare në trevat shqiptare më së miri tregon Jovan Jonicijević i cili kur shkruan për “Konakun e Pashës” në Vrajë thotë se; konaku është ndërtuar në vitin 1765 nga Raif Beg Gjinolli që sot është ndër kopjet më të mira të stilit ballkanik në Serbinë e jugut. Kjo shtëpi është murosur me konstruksion të drurit dhe të mbushur me tulla. Shtëpia është dy kafshe dhe në të dy katet ekzistojnë para hyrjet e mëdha të lidhura me shkallë druri. Prej para hyrjeve, hyhej në dhoma me tavane të dekoruara dhe me oxhaqe.

Objekti pranë rrugës në të cilin hyhej përmes dyerve të mbuluara shërbente për qëndrim të meshkujve, ndërsa objekti në oborr shërbente për qëndrim të grave. Katet e sipërme të këtyre dy objekteve lidheshin përmes shkallëve të drurit.

Pas pushtimit të këtyre trevave shqiptare në krizën lindore kjo shtëpi është shfrytëzuar për organizim të jetës shoqërore në qytetin e Vrajës. Prej vitit 1881 e deri në vitin 1932 kjo shtëpi shërbeu si shkollë (Gjimnaz), më pas komunë, ndërsa sot këtu ndodhet Muzeu Popullor i Vrajës (shiko fig. 180).

Për fuqizimin e familjes Gjinolli në shekullin XVII dhe XVIII, dëshmon edhe fakti se kjo familje në fund të shekullit XVII e bartën selinë e Sanxhakut nga Vushtrria në Prishtinë. Nga të dhënat e kohës mundë të pohojmë se familja Gjinolli si duket ishte nga fshati Keqekollë, komuna e Prishtinës e shpërngulur Prishtinë e në Artanë dhe nga Artana në shekullin e XVIII e themelon qytetin e sotëm të Gjilanit.

Muhamet Ternava shkruan se sipas regjistrimit të shekullit XV “Gjinova Kulla” gjendet në “Nahinë e Treboshnicës”në mes Gllasit të epërm (sot Lagje në Koliq) dhe Papratincës sot (Prapashtica). Në mes Koliqit dhe Prapashticës sot shtrihet Kështjella në fshati Keqekollë, andaj mendoi se kulla në këtë fshat ishte e familjes Gjinolli. Pjesëtar të kësaj familje gjatë shekullit XIV, jetonin edhe në Janjevë dhe në Raguzë. Familja Gjini me origjinë nga Janjeva që në shekullin XIV, jetonte në Raguzë, njihej si ndër familjet më aristokrate të qytetit.

Kjo tipologji e banesës qytetare, të ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë gjatë shekullit XVIII e XIX, ishte e shtrirë në të gjitha qytetet shqiptare të Gadishullit e më gjerë, në Bullgari, Greqi, Bosnjë etj. Aftësia e mjeshtërve shqiptar në ndërtimin e banesës qytetare dëshmohen edhe sot Në qytetin e Gjirokastrës dhe Beratit.

Në vijim po ofrojmë foto nga shtëpitë qytetare të ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë në qytetet e ndryshme, e me fokus të veçantë nga qytetet veri lindore shqiptare.

Shtëpi qytetare Raif Beg Gjinollit në Vrajë – Shtëpi qytetare në Tetovë

Ky kompleks i objekteve profane në qytetin e Nishit, i ndërtuar pranë lumit të qytetit, përbëhej nga dy pjesë të ndara, hasnin e vjetër dhe Hanin e ri, të cilat ishin të lidhura mes veti si një kompleks banimi shume funksional. Rreth viteve gjashtëdhjeta të shekullit XIX. Beqir beu në anën perëndimore e ndërtoi një han të ri. Pas pushtimit të qytetit të Nishit në vitin 1978, në këtë objekt u vendos princi i Serbisë Milan Obrenovici dhe administrata publike serbe.

Përveç objekteve të banimit, të gjitha pronat e shqiptarëve u konfiskuan, dhe me to u shpërblyen ushtarakët dhe qeveritarë serbë. Pjesa më e madhe e popullatës shqiptare u shpërngulën në drejtim të P. Osmane, shteteve tjera fqinjë dhe trevave shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

Ata banorë shqiptar që mbetën në tokat e tyre, iu nënshtruan asimilimit të shpejtë, dhe në tokat e tyre u sollën, po ashtu shqiptar e vllah gjysmë të sllavizuar.

Procesin e asimilimit të shpejtë, e mundësuan edhe luftërat ballkanike, dhe mbetja e këtyre trevave nën sundimin serbë edhe pas Luftës së Parë Botërore.

Shtëpia e Selim Zekës dhe osman Smakës ne Krushec

Konsiderohet një pasuri kulturore me rëndësi të madhe dhe i përket objekteve më të vjetra të ruajtura. Mendohet se është ndërtuar në fund të shekullit të 18-të ose në fillim të shekullit të 19-të. Përveç vlerave arkitekturore, ai është i rëndësishëm edhe për historinë kulturore të qytetit Kjo shtëpi unike, sot plot me bukuri, por edhe me histori

Pas pushtimit të Krushecit pronar i kësaj shtëpie është bërë, familja e Stojan Simiqit, kumbari i princit Millosh Obrenoviç

Shtëpia është dykatëshe me hajat të mbështetur në shtylla, Kati përdhe është ndërtuar me gurë dhe kati i parë me çatma. Kati i sipërm, i cili shërben si muze, Ambienti i muzeut ndryshon herë pas here, kështu që për këtë shtëpi ka shumë foto dhe pamje të ndryshme.

Në Leskovc kishte tre saraj (pallate) ose banesa të njohura me arkitekturë të avancuar qytetare shqiptare të ndërtuara po ashtu nga mjeshtër shqiptar. Një nga shtëpitë më të bukura qytetare shqiptare ishte shtëpia e Ismail Pashës.

Gragolub Trajkovic në librin: “Iz Proslosti Leskovca i Okoline”, botuar në vitin 1977, në Leskoc shkruan duke e cituar Johann Georg von Hahn (1854), se shtëpia e Ismail Pashës në Leskoc dhe ajo e Mahmit Pashë Begollit në Pejë janë ndër shtëpitë më të njohura në terë Shqipërinë.

Nga ky burim kuptojmë se pronar, dhe ndërtues të shtëpive qytetare në qytetin e Leskocit ishin shqiptarët, dhe se kjo trevë deri në vitin 1878/79, ishte e banuar me shqiptar autokton, andaj edhe njihej si Arnautluk (Shqipëri). Shih faksimilen nga libri i Trajkovicit.

Shtëpi qytetare të ndërtuara në Leskoc gjatë shekullit XIX nga mjeshtër shqiptar

Për ne është me interes të theksojmë se tradita e ndërtimeve të shtëpive qytetare me kalimin e kohës nga mjeshtër shqiptar u bart edhe në fshatra, por edhe kudo që shkuan në vende tjera, mjeshtërit shqiptar e bartën traditën dhe stilin e ndërtimeve të shtëpive qytetare në shumë qytete të P. Osmane.

Shtëpi të ndërtuara nga popullata shqiptare në territorin e Bullgarisë.

Vlen të theksohet se mjeshtrit shqiptar ndërtuan edhe në vendet fqinjë pasi u dëbuan nga vendbanimet e tyre autoktone.

Ne po veçojmë dy fshatra në Bullgari, fshatin Mandrica dhe Kosova ne malet e Rodopeve, ku shqiptarët lanë gjurmët e tyre në fushën e arkitekturës popullore. Për fat të keq banorët e këtyre fshatrave tani janë integruar në shoqërinë bullgare dhe janë asimiluar. Në fshatin Mandricë ende mund të hasen banorë të moshuar të cilët e flasin gjuhën shqipe.

Bazuar në disa të dhëna por edhe nga disa shkrime mund të pohojmë se fshati “Kosovo” ne malet e Rodopeve ishte një fshat i cili u themelua pas dëbimit të shqiptarëve nga fshati Pllana e Madhe në Sanxhakun e Nishit. Nuk ka të dhëna të sakta se kurë këta banorë nga Pllana, u vendosën në këtë lokalitet, të cilin e pagëzuan Kosova, por besojmë të jetë shekulli XIX, por që ju nënshtruan një presioni të shpejtë të asimilimit. Ajo që bie në sy është arkitektura e punimit të shtëpive, ku një numër i madh prej tyre ruhen si monumente të kulturës në Bullgari.

Mandrica është një fshat tjetër shqiptar në Bullgari, që gjendet në pjesën më lindore të maleve Rodope pranë kufirit bullgarë-grek. Për këtë fshat kemi burime të shkruara se u themelua në shekullin e XVII, nga shqiptar të ardhur nga rrethinat e Korçës. Banorët e këtij fshati deri më tani e ruajtën kujtesën, veshjen dhe traditën shqiptare.

Nga këto burime që u dhanë më lartë, vërtetohen edhe shkrimet e udhëpërshkruesve të huaj, se mjeshtrit shqiptar të ndërtimit ishin ndër më të njohurit, në Evropën Jug-lindore.

Filed Under: Reportazh

Arbëreshët e Italisë – Takimi i madh i Tiranës

April 26, 2024 by s p

Arbëreshët e Italisë – Takimi i madh i Tiranës.

Filed Under: Kronike

A është Stresi ngjitës? Studimet thonë po – dhe ja se si të merreni me të

April 26, 2024 by s p

Nga Rafel Floqi, nga libri ne proces “Psikologjia e Vetvetes”/

Unë mund ta dalloj stresin e gruas sime në mënyrën se si ai ecën; zemërimi i vajzës sime njëmbëdhjetë vjeçare në rënkimin e saj të ulët e të zgjatur. Brenda pak minutash, ky tension sipërfaqësor ka bërë që nofulla ime të shtrëngohet. Këto ditë, emocionet fluturojnë nëpër shtëpinë tonë si një lojë e shpejtë ping-pongu – është kaq e lehtë të përthithësh humorin e keq të dikujt tjetër dhe më pas ta devijosh atë energji negative te personi tjetër.

Kur pandemia na detyroi të afroheshim, kërcënimi për të kapur stresin e dikujt tjetër – qoftë nga anëtarët e familjes, shokët e dhomës apo edhe ndërveprimet sociale në internet – dukej gjithnjë i pranishëm. Kjo spirale, isha mirënjohës që mësova, nuk është e gjitha në kokën time – në fakt është e mbështetur nga shkenca: Një numër i madh provash tregojnë se stresi është një formë e të ashtuquajturës ngjitje emocionale dhe në fakt mund të përhapet midis anëtarëve që grupohen jashtëzakonisht shpejt—dhe kanë një efekt të zgjatur që zgjat për orë të tëra, madje edhe ditë.

“Ne i kapim natyrshëm emocionet e njerëzve të tjerë në mënyrë të pavetëdijshme, ashtu si mund të marrim njw tw ftohtw”, thotë Laurie Santos, Ph.D., një shkencëtare njohëse dhe profesore e psikologjisë në Universitetin Yale, e cila drejton podkastin e The Happiness Lab. “Ne jemi shumë më të prekur nga njerëzit pwrreth nesh sesa mund të mendojmë, për sa i përket sjelljeve dhe zakoneve.”

Hulumtimet tregojnë se shikimi i njerëzve duke kaluar nëpër një provë stresuese – të tilla si dhënia e një prezantimi dhe kryerja e aritmetikës mendore para të tjerëve – mund të rrisë rrahjet e zemrës dhe nivelet e kortizolit tek vëzhguesit, thotë Tony Buchanan, Ph.D., bashkëdrejtor i neuroshkencës. program në Universitetin Saint Louis në St. Buchanan ndihmoi në zhvillimin e një paradigme kërkimore, Emphatic Trier Social Stres Test, për të ilustruar këtë fenomen.

Efekti i valëzimit, thotë ai, është i integruar në biologjinë tonë për mbijetesës. “Tek kafshët që jetojnë në grupe, si njerëzit, shanset tuaja për të mbijetuar janë më të mëdha nëse i kushtoni vëmendje stresit të të tjerëve, si një shenjë paralajmëruese e rrezikut dhe mobilizoni burimet e brendshme për t’i bërë muskujt tuaj të punojnë për të ikur nga ajo situatë,” shpjegon ai.

Sot, kërcënimi për t’u ngrënë nga një grabitqar është pothuajse inekzistent, por ne ende i marrim këto sinjale – madje edhe në mënyra shumë delikate. Jaideep Bains, Ph.D., një profesor i fiziologjisë dhe një hetues kryesor i laboratorit Stressynomics në Universitetin e Calgary, Kanada, ka zbuluar se minjtë e stresuar lëshojnë një erë, një “feromon alarmi”, që zbulohet nga minj të tjerë, të cilët mund të shpjegojë rrugën e ngjitjes emocionale edhe tek ne. “Qarqet e trurit që i përgjigjen stresit janë të ngjashme te minjtë dhe njerëzit,” thotë ai. Është interesante se mekanizmat tanë të përballimit mund të ndryshojnë sipas gjinisë, megjithatë – në një studim ku minjtë femra ndanë stresin e tyre me një partner, nivelet e tyre të stresit u ulën, por e njëjta gjë nuk ishte e vërtetë për minjtë meshkuj.

Marrja: Metodat qetësuese nuk janë universale – ajo që funksionon për ju mund të mos i ngushëllojë të tjerët.

Në shtëpinë time, koha para ekranit dhe lëvizja në Instagram janë shpesh një arratisje nga atmosferat negative, por ndërveprimet virtuale gjithashtu mund të shkaktojnë një përgjigje stresi, zbulon Stephanie Dimitroff, Ph.D, një studiuese klinike neuropsikologjike në Universitetin e Konstanz, Gjermani. Në një studim të vitit 2017, Dimitroff rekrutoi vullnetarë të moshës së kolegjit, i lidhi me monitorët EKG dhe i kërkoi të shikonin një seri videosh të njerëzve që përjetonin nivele të ndryshme stresi. “Rrahjet e zemrës së vëzhguesve ndryshonin bazuar në nivelin e stresit të videove dhe sinkronizoheshin më shpejt nëse personi kishte një nivel të lartë ndjeshmërie afektive – ose aftësinë për të ndjerë automatikisht emocionet e atyre që ju rrethojnë,” thotë ajo. Kjo mund të shpjegojë pse shikimi i lajmeve shkakton panik tek shumë njerëz, dhe koha më pak e shmangshme para ekranit, si p.sh. qëndrimi në Zoom gjatë me kolegë të zemëruar, mund t’ju bëjë gjithashtu të ndiheni të shqetësuar.

Çuditërisht, Dimitroff është i bindur se thithja e stresit të të tjerëve mund të jetë një gjë e mirë. Eja përsëri? “Është baza e ndjeshmërisë dhe pa ngjitje emocionale, do të ishte më e vështirë të kuptosh se çfarë po përjetojnë të tjerët,” thekson ajo. Megjithatë, Dimitroff bën dallimin midis stresit akut – atyre pengesave të përkohshme si kapja në trafik ose dështimi në një test – dhe stresit kronik e afatgjatë, i cili mund të zgjasë me muaj dhe të ketë efekte të dëmshme për shëndetin. Pavarësisht nga lloji i stresit, ajo thotë: “Për fat të keq nuk ka kurë magjike, por ka disa teknika që kanë treguar përfitime”. Duke filluar me këtë: Riformuloni situatën. “Njihni se stresi nuk është një dështim, ai është atje për një arsye evolucionare,” thotë Dimitroff. “Dhe nëse jeni të prirur ndaj ngjitjes së stresit, ka të ngjarë të kapni të gjitha emocionet nga të tjerët – duke përfshirë lumturinë.”

Këtu, më shumë strategji të mbështetura nga kërkimi për të mos qenë imun ndaj stresit të dorës së dytë, por për të mësuar të përballeni me të, në mënyrë që të mund të tërhiqeni dhe të ndaloni përhapjen tek ata në rrethin tuaj.

Merrni një hap mendor Mbrapa

Ndryshimet e trurit mund të zbulohen pothuajse menjëherë kur trupi është i ekspozuar ndaj stresit dhe në varësi të kontekstit, efektet mund të “zgjatin minuta në ditë nëse jeni vazhdimisht i ekspozuar”, thotë Buchanan. Kur nuk mund ta largoni stresorin (përshëndetje, fëmijë dhe partnerë), “provoni një teknikë të terapisë konjitive të sjelljes dhe shikoni stresin si një sfidë për t’u kapërcyer dhe jo një kërcënim për ju personalisht”, thotë Buchanan. Është e ngjashme me shkëputjen e dhembshur – ju mund të jeni të sjellshëm, të vëmendshëm dhe të respektueshëm, por të vendosni kufirin për t’u investuar emocionalisht në rregullimin e gjërave që janë përtej kontrollit tuaj.

Mbajeni hapësirën dhe merrni frymë

“Unë mendoj se tani kemi të bëjmë me një sasi të paprecedente stresi,” thotë Maryam Ajayi, një shëruese energjie me bazë në L.A. dhe themeluese e Dive In Well. Strategjia e saj: “Kur ndihem në ankth, do ta pyes veten nëse ajo që ndiej është stresi im apo i dikujt tjetër”. Kjo shpesh krijon një tampon mendor, dhe prej andej, ajo mbështetet në punën e frymëmarrjes për të qetësuar sistemin nervor, veçanërisht metodën e kutisë: thithni ngadalë për katër akuza, mbajeni frymën për katër akuza dhe më pas nxirrni për katër akuza. “Bëni këtë për katër minuta,” thotë Ajayi.

Ngrihu për të qetësuar

Stresi i rastit mund të ndryshojë trurin në të njëjtën mënyrë si stresi primar – ai ndryshon neuronet e hormoneve që çlirojnë kortikotropinën, të cilët kontrollojnë lirimin e kortizolit, ndër veprimet e tjera, thotë Bains. Për të luftuar këtë reagim, merrni parasysh ushtrimet, të cilat mund të kenë efekte pozitive në tru. E rëndësishmja, megjithatë, aktiviteti duhet të jetë i këndshëm, thotë Bains. “Përndryshe, është ushtrim i detyruar dhe kjo mund ta përkeqësojë stresin në vend që ta minimizojë atë.” Pavarësisht nëse vraponi, rrotulloheni ose kërceni, mbajeni atë argëtues në vend që të përqendroheni tepër te metrikat si miljet ose minutat e regjistruara.

Praktikoni Higjienën e Mirë Emocionale

Thirrja ose dërgimi i mesazheve me një mik për të shfryer mund të ndihet mirë në këtë moment, por gjithashtu e kalon stresin tuaj te marrësi. Në vend të kësaj, Ajayi preferon ditarin si një formë të shëndetshme çlirimi. “Unë bëj disa faqe çdo mëngjes – nuk duhet të jetë poetike, vetëm rrjedha të lira të vetëdijes. Lërini të gjitha emocionet tuaja të shfaqen.” Pastaj mbylleni librin dhe vazhdoni ditën. Gjithashtu e dobishme: Shënoni disa gjëra për të cilat jeni mirënjohës, për të ndryshuar këndvështrimin tuaj. “Është e bazuar në këto kohë stresuese,” thotë Ajayi.

Forconi sistemin tuaj imunitar emocional

Ne nuk mund të qëndrojmë të qetë përballë tensionit nëse tashmë jemi djegur, thotë Ajayi. Kur synoni fillimisht nevojat tuaja, do të jeni më elastik dhe më pak të prirur të reagoni ndaj nxitësve të stresit të të tjerëve. Bëj çdo kujdes për veten që të qetëson: Ajayi betohet për shëtitje të thjeshta por efektive jashtë për të pastruar kokën dhe banjat gjatë natës: “Më pëlqen ta mbush vaskën me kripëra Epsom, vajra esencialë dhe lule. Rituali më mbush me forcë dhe më heq gjërat që nuk më shërbejnë më.”

Ulni ndjenjat e këqija

Ndonjëherë thjesht duhet të largosh emocionet e vështira, thotë Santos, i cili rekomandon një teknikë përballimi nga psikologia dhe ekspertja e meditimit Tara Brach të quajtur RAIN: Njihni se çfarë po ndodh; lejo që përvoja të jetë aty; hetoni se çfarë ndjenjash lindin për ju; dhe ushqehuni me zgjidhje pozitive. (“I kërkoj shoqes sime të më dërgojë fotot e maces së saj,” ofron Santos.) “Emocionet janë si një valë, por mund të ulesh me të, të marrësh frymë dhe të shikosh se ajo valë largohet”, thotë ajo.

Konsideroni praktikën një formë meditimi që mund ta bëni kudo, në çdo kohë. “Është t’i lëmë gjërat me mendje dhe pa paragjykim,” thotë Santos. “Ky është një ilaç i mirë.”

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1009
  • 1010
  • 1011
  • 1012
  • 1013
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT