• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Arvanitasi Jorgos Marugas dhe arbëreshi Antonio Bellusci 

August 30, 2023 by s p

Jemi në vitet 1980  kur arbëreshi Prof Bellusci, themelues i Revistës Lidhja, si dhe i Bibliotekës internacionale  A. Bellusci në Frascineto\ Kalabri, studiuesi, etnograf si edhe  hulumtues i botës arbëreshe dhe arvanitase, merrte makinën e tij dhe me shpenzimet e veta zbriste në Greqinë e arvanitasve jo për të bërë pushimet, as si tregëtar dogmash ideologjish, por për merrte ato udhë për rreth 40 vjet për të mësuar sa më shumë për kulturën, për të vërtetën mbi këtë popull autokton që është ende i gjallë,  shpesh i  pa prekur, i panjohur, i pa studiuar ashtu siç duhet, e mbi të gjitha ku prehen të parët e shumë arbëreshëve të Italisë.  

Ndërsa shfletoj në  arkivin e Qëndrës Albanologjike A. Bellusci pranë Bibliotekës, themeluar  rreth vitev 1970 më bie në sy letra e një arvanitasi nga Patra i cili quhet Jorgo Maruga . 

Kush ishte arvanitas Jorgo Maruga? 

Jorgo Marugas, ishte një arvanitas i lindur në Patra me profesion inxhinjer, një gazetar shumë i mirë, hulmtues i cili  ishte i interesuar për problemet historike dhe etnografike të popullit arvanitas. Mouruga kishte mësuar autodidakt të shkruante  gjuhën standarte shqipe,si dhe  fliste në mënyrën më të përsosur. Martohet me një arvanitase, një grua fisnike quajtur Flora.

Në vitin 1976 Maruga  themelon revistën mujore“Dialogoi”, e cila dilte një herë në muaj. Jetëgjësia e saj ishtë vetëm 8 vjet, dhe kjo për shkak se Maruga, ndërron jetë gjatë një operacioni per apandesitin në 1985. Periodiku  përmbledh 41 numëra. 

At Bellusci njihet me Maruogën rreth viteve 1980. Kishte qenë mertropoliti arvanitas në Karnidhi\ Korinth, Pandeleimon Karanikollas që i kishte lidhur me njeri tjetrin. Kishte mjaftuar një telefonatë dhe ata ishin takuar.Miqësia e tyre filloi menjëherë sikur të ishin njohur prej kohësh. Lidhja e tyre ishte pothuajse shumë vëllazërore. 

Maruga  vjen në Itali mysafir tek At Bellusci i cili e shoqëron dhe e njeh me botën arbëreshe. Mahnitet kur shikon këtë arqipelag  arbëresh në këtë tokë latine dhe së bashku nisin projekte për ringjalljen e botës arvanitase po ashtu edhe atë arbëreshe. 

Si fillim At Bellusci sygjeron  Maruga që në revistën e tij të shkruaj me  alfabetin e Manastirit, sepse alfabeti teknik grek nuk është aspak sufiçent për gjuhën shqipe. Ne kemi nevojë për 36 shkronjat tona- thotë Bellusci- po të përdorim alafabetin grek  fjala “Besa”, që është edhe  organ i shoqatës “Marko Boçiari” në greqisht shkruhet si në shqip “Mbesa”,që merr kuptim  tjetër në shqip. 

Bellusci rrëfen se si Maruga-s  i kishin pëlqyer disa artikuj të revistës Lidhjes, dhe ishte përqëndruar tek argumenti  i një artikulli  “Matrice arbëror”,  ku At Bellusci në mënyrën  analitike e trajtoi këtë temë duke e vendosur botën arbëreshe  në binarët “da Matrice a Radice”, vijushmëria ku fokusohet ndërgjegjia arbëreshe dhe përmblidhet akordi; erdhëm nga toka mëmë dhe rrënjët i vendosëm  në një atdhe që nuk ishte yni, por që atë territor e metamorfozuam  në territor të tonin, pa harruar kurrë ato troje të gjyshërve tanë. 

Disa prej informcioneve  mbi botën arbëreshe Maruga i mori  nëpërmjet  gazetës “Lidhja” , por gjithashtu edhe nga vizita e tij në disa komuna arbëreshe i shoqëruar nga At Bellusci. Të gjitha këto përshtypje ai  i hodhi në gazetën e tij “ Dialogoi”në numërin e fundit 41.  

At Bellusci e ka konsideruar nr 41 të revistës “Dialogoi”;  një amanet, një himn, një britëm që Maruga  i thërriste botës mbarë, e mbi të gjitha popullit të vet arvanitas që të ringjalleshin, sepse arbëreshët kishin dhënë modelin e tyre për mos u asimiluar. Maruga  shpresat, ëndrrat, mendimet i vendosi në “meridianin Arberëror”  dhe  hyri në zemrën e arbëreshëvet!

Revista me 48 faqe shkruar në gjuhën shqipe është e numëri i fundit,  për arsye se Maruga menjëherë pas daljes së këtij numëri  humbet jetën në spital gjatë një operacioni për apandesitin. 

Në vijim po japim disa pika mbi  në revistën e tij “Dialogoi” 41 . 

Morugas  e karakterizonte një guxim burrëror. Në nr 41 të revistës si askush tjetër ai i drejtohet kundër klerikëve të Elladës arvanitase. I kritikon ata dhe iu thotë që të merrnin shembullin e Arbëreshëve që për të ruajtur gjuhën, identitetin kishin krijuar në gjuhë arbërore  liturgjinë e Shën Janit.

Maruga  ishte  shumë largpamës, ai arrriti të evidenconte faktin se për të ruajtur gjuhën  ishte e rëndësishme përdorimin e një  Koine nacional , si në rastin  e gjuhës liturgjike të arbëreshëve të Italisë  bërë në 1968. Liturgjia Hyjnore u përkëthye në arbërisht dhe peshkop i asaj periudhe ishte Stamate. Ky hap ishte një shëmbull i shkëlqyer i kishës bizantine arbëreshe në Itali, shëmbull që duhet të merrte kisha arvanitase në Greqi 

Nëse kisha arvanitase e priftërinjëve arvanitase do të relizonin që shërbimet kishtar( mesh) të kryhet  në gjuhën arbërore do të kishte  qenë një revoluzion i madh  për rujatjen e gjuhës dhe identitetit arbëror. 

Maruga i konsideroi arbëreshët: 

  1. themelues të “terzo Elenismo” në Kalabri dhe Sicili. 
  2. Ata vazhdojnë mbajnë gjallë kujtimin  dhe vatrat e etërve të tyre të lënë në More dhe Koronën, atdheu i tyre i lënë me dhimbje.
  3. Arbëreshët janë ata që i quajnë “grekë të Italisë”
  4.  ruajnë, gjuhën, kostume, këngë, tradita, etje
  5.  janë vëllezër të të njëjtit gjak  me të njëjtën gjuhë si arvanitasit . 
  6. janë një popull i mbrekullueshëm, heroik, një popull i luftrave homerike, që dhanë një rol të rëndësishëm në bashkimin e Italisë.

“Një kalivjot kur erdhi në Piana degli albanesi\ Itali me të drejtë u shpreh: “falë tyre  (arbëreshëve) ndihem krenar të jem arvanitas”. Të njëjtën gjë provova edhe unë  kur shkova dhe preka trojet e arbëreshëve- thotë Maruga. Ishte At Bellusci që më ftoi një javë në shtëpinë e tij dhe më shoqëroi në fshatrat ku ndieja ato cicërima, ato tinguj të ngrohtë të gjuhës arbëreshe në gojat e atyre njërëzve të thjeshtë, që shikoja nëpër sheshe. U mbrekullova kur hyra në ato kisha, u përlota kur më shtëngonin dhe më përqafonin sikur të isha vëllau i tyre  dhe thash: “Ky popull të vjedh zemrën”  

Maruga dhe gazeta “Dialogoi” 

Revista “Dalogoi” kishte një rëndësi të madhe,për arsye se Maruga ishte i pari që krijoi një listë që vendosi  të gjitha fshatrat arvanitase, të cilat i ndau në krahina dhe me toponimin origjinal të tyre. Të gjitha këto fshatra përbënin një numër mbi 3 miljon arvanitas,  nga 5 miljon banor që kishte Greqia e asaj kohe. Kjo do të thoshte se më tepër  se gjysma e popullsisë ishte me origjinë arvanitase. 

Ky fakt i bezdisi më se tepërmi autoritetet e asaj kohe.

Unë me revistën Lidhja” i dhashë jetë, edhe Revistës arvanitase “Dialogoi”.

Tek revista “Lidhja” shkruaja: 

Është për tu amiruar thellësisht shpirti i Jorgo Marougas por edhe shpirti i aktivitetit të tij kulturor.  Revista “Dialogoi” e cila  ishte motra e revistës “Lidhja”. 

Këto dy revista publikonin dhe shpërndanin informacione dhe shkembime akademike, kulturore, arberore, midis intelektualve arberor, por edhe shkembime e korrispondenca vellzëraore te arberoreve te thjeshtë.  Kujtoj si sot, numerin e parë, të revistës (Dialogoi), Mars 1976, ku  trajtoheshin argumenta, historike, gjuhësor e, etnografike letrare të arvanitasve. Ishte  një material i gjerë. Një thesar i vërtet, mbi arvanitasit. Dhe une tek revista ime  iu beja nje apel:

– Në qoftë se do të shfletoni numërat e revistës të koleksionit “Dialogoi”[nr 26-1979, fq 32-33;  Nr. 27,1980,fq19-21; Nr,29,1980,fq13-17; Nr,37, 1983 fq12-13]. Revista  është  një minierë informazioni, lajme, të dhëna argumenta dhe kërkime në terren. 

Është shumë interesante  puna e vellaut e mikut  tim Marougas,  i cili realizoi edhe një list të njësie administrative,  shqipfoles-arvanitas, të marra nga censimenti i viteve 1951, 1961, 1971. (Listën do ta gjeni tek revista Lidhja fq 209, Maji 1984). (Revista “Dialogoi” me adresën  Metaksaton 7- Nikaia- Greqi)   

Maruga kishte një dashuri të madhe për Shqipërinë.  Në “Dialogoi”, nr. 27, 1978, f.3 Maruga shkruan hollë e gjatë për këtë udhëtim ku dashuria për Shqipërinë  i futet në shpirt me një bindje të thellë. Në kët numër ai shprehet: Shqipëria është mëma-madhe e sëmurë, e cila do ndihmuar me dashuri dhe me të gjitha fuqitë, pa asnjë dallim ideologjik.

Marugasi lidhet me profesorë, poetë dhe shkrimtarë shqiptarë dhe boton mbi jetën e  Migjenit, për Fatos Arapin (Dialogoi, nr.35,1982), Të tjerë artikuj të fort i gjëjmë në “Dialogoi”, nr. 24 dhe nr. 25, 1979; Trajtoi temën mbi termetin në Shqipëri (Dialogoi, nr. 28,1980). 

Prof. Dr. Mahir Domi shkruan mbi arbëreshët tek (Dialogoi, nr. 35,1982), po ashtu dhe Naum Prifti . 

Për botim “Thimi Mitko-Vepra”, Tiranë 1981, Maruga kishte dhënë një kontribut të madh me materiale, edhe në “Parathënië” as një falenderim për Jorgo nga  professor Qemal Haxhihasani.  Këtë  mungesë- thotë At Bellusci – Maruga  e ndjeu si një thikë në zemër. Kur më rrëfente  i kishte sytë e mbushur me lot, dhe po me pika loti më shkroi letrën.

Margua këtë bashkpunim nuk e donte si  lavdi për veten e vet, që në fund të fundit ishte puna e tij, por këtë e kërkoi si  bashkpunim  me tokën mëmë. Ai  donte diçka të zyrtarizuar ku  të vinte në dukje bashkëpunimin kulturor arbëror-shqiptar për të kapërcyer muret e  politikantëve dhe  pëngesat ideologjike të rregjimit të asaj kohe.

Më datë 8 \07 1982 Jorgos Maruga ,  i drejtohet Arbëreshit  Antonio Belluscit me një letër, ku në brendësi të saj ishte edhe letra që Maruga  i drejtohej profesorit  Qamil Haxhihanit në atë kohë.

Ja një fragment nga kjo letër:

….. “Pyetja tënde për veprimtarinë time botuese letrare- shkencore më çuditi shumë. Dëshiroj të informoj se: 

  1. Revista ime “ Dialogoi\Dhjallogji”, vazhdon-qoftë me vështirësi- të botohet. Kam botuar numrin 34-të dhe tani përgatit nr 35-të . Rreth 40 copë të kësaj reviste i dërgoj rregullisht në Shqipëri nëpërmjet ambasadës në Athinë, prandaj nuk  e di pse nuk i keni marrë. 
  2. Kam dërguar prapë nëpërmjet ambasadës
  1.  një artikull mbi origjinën shqiptare- vllahe të Kollokotronsve”
  2. Një përrallë arvanitase  2 faqesh me titullin” Plakat”
  3. Dy poema për mëmën e heroit arvanitas Vaso Llasko nga Lepsina

E disa materiale të tjera. 

Ska nevojë të them se nuk i kam parë të botuara në shtypin shqiptar. Sigurisht do të jenë edhe këto të penguara nga këshilltarët (qeveritar?) të shtypit të huaj?

  1. Ditët e  fundit Gjykata Greke dhe lejen për Shoqatën “ Lidhja Arvanitase të Greqisë”, e cila u krijua me inisiativën time , është një realitet.  Radio televizioni grek  më 1 Mji dha një teleportazh, dhe i gjithë shtypi grek shkroi për këtë ngjarje.

Akoma gazeta ELEFTHEROTIPIA botoi një intervistën time për shoqatën e arvanitasit 

Gazeta më e madhe e Patras PELLOPONISOS, botoi më 24\4 e 22\05. 1982 dy artikuj më të mëdha për toponomastikën shqiptare të Ahaias e të MORESË, dhe për prejardhjen shumë të lashtë të shqiptarëve në Greqi e në Ballkan. Për këtë temë u interesuan shumë studiues të e profesorë nga Universiteti e Sorbonit dhe të Oksfordit, nuk u interesuan vetëm këshilltarët e shtypit të huaj, sepse ata janë të preokupuar me shkrimtarët grek , disa të të cilëve- dua të të them- s’kanë asnjë vlerë këtu në Greqi. 

Vëllai im i dashur më ka marrë malli shumë për ju, por siç duket shteti shqiptar nuk dëshiron të më ftojë dy vjet rresht me rradhë në Shqipëri. Më duket se këshilltarët –qeveritarë nuk e japin lejen!

Mund të mendojnë se veprimtaria ime u bë e rrezikshme pëe Shqipëri! Megjithkëtë unë jam  kurdoherë me shpirt  e zemër- pranë shqiptarëve  e Shqipërisë. 

Të uroj shëndet e gëzim. Të japësh shumë të fala Mustafait . 

Me dashuri vëllazërore 

Jorgos Marugas .

PSH. Me gjithë respektin që  ndjej për ty, dua të të them se letra ime nuk është e mbyllur. Mund ta përdorësh kudo që dëshiron. 

I njëjtë 

G.M 

Maruga dhe ndjenja mbi-kombëtare arbërore

Maruga luftonte dhe shkruante me gjuhën arbërore  për t’i  gjetur rrënjat në Homerin 

(“Dialogoi”, nr.32, 1981), mbi  toponimët arbërorë (“Dialogoi”, nr.39, 1984), dhe mbi-emrat 

arbërorë të ellenëve e  sotme (“Dialogoi”,nr. 39,1984).

I lartësoi ballin arbërorëve duke shkruar një listë të gjatë mbi Krye-ministrat arbërorë që 

kanë qenë udhëheqës në Greqi, si  Pavlos Kunturiotis (1855-1935), Theodoros Pangalos (1878-1952), Demetrio Jorgo Bulgaris (1802-1877), Jorgo Kuntudiotis (1782-1858), Diomidi Kiriako, 1811-1869), Lisandri Diomidhi (1875-1950), Thanasi Miaulli (1857-1861), Ndon Kriezi (1796-1865),  Kiços Zavella (1805-1855), Lisandri Korizi (1885-1941),  Manol Repulli (1863-1924), Kosta Kanari (1790-1877). (“Dialogoi”, nr. 33,1981).Maruga është i pari që me guxim boton listen e gjithë  katundëve arbërorë, krahinë për krahinë, duke e dokumentuar atë me emrin e vjeter dhe me numrin e popullsisë. Kështu kemi listen e plotë e emrave e katundëve arbërorë në këto krahina të Elladhes:Katundet arbërorë në Atiqi, ( Dialogoi, n.26,1979); në Beoci ( Dialogoi, n.27,1980); në Peloponezë ( Dialogoi, n.29,1980); në  Traçia e Thaso (Dialogoi, n.34, 1982); në Akaia  ( Dialogoi, n.36,1982, Andrea Karlos); në Eube (Dialogoi, n.37,1983,   Jani Gjikas); në  Ydra (Dialogoi, n.37,1983).

Bashkëpunojnë me Marugën etnologu i madh Vangjeli Ljapi, avokat; Jani Karabishi, Jorgo  Milisi, S.G. Panajotopulu, Stavro Gjoka, Jorgo Stamataqi,  Kristo Dervenohoriti. Avv. Vangjel Ljapi nga Elefsina-Mandra shkruan jetën arbërore shekullore në “Dialogoi” Hodhi këngët në martesat , në  vajtimet, në gratë arbërore. Cdo shkrimtar arbëror në “Dialogoi” ka një mision të lartë: krenaria e arbërorëve !

Atë që Marugasi kërkonte në Shqipëri e gjeti në Arbërinë tonë pesëshekullore- thotë At Bellusci-  Duke biseduar çdo javë me të në telefon ai më tregonte problemet dhe veshtirësitë e tij. 

“Mësova dhe kuptova më shumë gjëra këtu në mes të juve këtu se në gjithë jetën time”- më tha një ditë ai i përlotur.  

Letra në origjinal i Marougas  Jorgos 

“Prift vëlla, kur i lexova mëmes sime / Tekstet dhe poemat e tu /E di ç’më tha?/ Ore, djal, ata flasin  gluhëzen / si flasim edhe neve / ata flasën pastër arbërishte/ Revista tënde, vëlla / mua m’preku zëmbren / më mbushi me hare /  më bëri shumë përifan(shumë) / për vëllezërit tanë eroikë / e Bujarë arbëreshë / me të cilët njohëm / për herë të parë / Bësoj se në të ardhmen  / do të kemi shumë raste / të shkëmbëjmë mendime /Nani nuk do të thom  njatër farë / Vetëm një / Ti  je burrë / me shkronja të mbëdha / Të rrosh sa rrojnë mallët / Imzot ta jap guxim / e këmbëngulje arbëreshë / që të vazhdosh / ketë punë t’madhe ç’ke filluar / deri në fund / Të puth, vëlla i ndenjur / mbi një shkëmb gjigandi / anës Kronës së bukur / para Detit Jonë të kaltër /  nën qiellin hadhjar / të Methonës të shënjtë / Të përshëndes, vëlla /me një lule të kuqe / nga vatrat tanë të Morësë së ëmble / Patrasso 29.02.1984, Marougas  Jorgos. (Afieroma tous Arbëreshi, Dialogoi, Atene, 41, 1984, 1-45).

Në vitin 1985 arvanitasi Jorgo Maruga do formontë ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqisë’’. Por në ketë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis. ‘’Lidhja’’ me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrintë në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe me guxim për të nxjerrë në pahë  Greqinë e Arvanitasve. 

At Bellusci është shprehur tekstualisht: Maruga  ishte si gjiganti i parë që muar me duar një shkëmb te madh për të hapur dyert e mbyllura  për çeshtjen kombëtare arbërore në Greqi si edhe në Shqipëri!

Arvanitasit dhe arbëreshët rrethuar nga deti, ku as sirenat, as pushtuesit, as i haji as poltika, miq dhe armiq qofshin ata nuk arritën ti ndanin, dhe me gjithë  pengesat që hasën arritën të sillnin deri në ditët e sotme dëshmin që janë vëllezër të të njejtit gjak. Ata janë në kozmo, herë pranë bjeshkëve, dhe herë pranë  krojeve të kristalta ku dimri ndonjëherë është i egër e vera zhuritëse.  

Ata vazhdojnë të jenë atje, me plisin e bardhë, me fustanellat palë palë, me këmbët në valët e detit, atje ku era e Zefirit zbut bubullimat  e vashat të bekuara si gjeraqina mbathin kostumet e tyre të artë,  e të mahnitura shoqërojnë me vështrimet e tyre  krenare vallen e Osman Takës e këndojnë O e bukura More. 

Nën qiell  vetëtimat flokë kuqe firmosin mbi gurët e bardhë epitafet e shekujve. 

Diku një falkua, pak më tutje  një shqiponjë që luan me rrezet e diellit lindor. 

Në liqenin e akullt arbëror sot  nuk ka jetë, ngjyrat janë mbuluar nga një bardhësi alabastre. 

  Nuk mund të fshehesh Diellin,  e nuk mund të mashtrosh kodin e gjakut.  

Një nga figurat e shquar Panagjotis Canenellopoulos ka thënë: Gjaku shqiptar rrjedh në venat e Greqisë. Ne grekët jemi shqiptar ka deklaruar ai!

Ornela Radovicka. Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, pranë Bibliotekës A. Bellusci\ Frascineto\ Calabri

Filed Under: Analiza

The Albanian town that TikTok emptied

August 30, 2023 by s p

The Albanian town that TikTok emptied

  • By Isobel Cockerell 
  • Photography by Louiza Vradi 

This is an article appeared in the British Press related to Town of Kukës and dhe the illegal immigration to Great Britan. 

“I once had an idea in the back of my mind to leave this place and go abroad,” Besmir Billa told me earlier this year as we sipped tea in the town of Kukes, not far from Albania’s Accursed Mountains. “Of course, like everybody else, I’ve thought about it.”

The mountains rose up all around us like a great black wall. Across the valley, we could see a half-constructed, rusty bridge, suspended in mid-air. Above it stood an abandoned, blackened building that served during Albania’s 45-year period of communist rule as a state-run summer camp for workers on holiday. 

The Big Idea: Shifting Borders

Borders are liminal, notional spaces made more unstable by unparalleled migration, geopolitical ambition and the use of technology to transcend and, conversely, reinforce borders. Perhaps the most urgent contemporary question is how we now imagine and conceptualize boundaries. And, as a result, how we think about community.

In this special issue are stories of postcolonial maps, of dissidents tracked in places of refuge, of migrants whose bodies become the borderline, and of frontier management outsourced by rich countries to much poorer ones.

Since the fall of communism in 1991, Kukes has lost roughly half of its population. In recent years, thousands of young people — mostly boys and men — have rolled the dice and journeyed to England, often on small boats and without proper paperwork. 

Fifteen years ago, people would come to Kukes from all over the region for market day, where they would sell animals and produce. The streets once rang with their voices. Those who’ve lived in Kukes for decades remember it well. Nowadays, it’s much quieter.

Billa, 32, chose not to leave. He found a job in his hometown and stayed with his family. But for a person his age, he’s unusual.

You can feel the emptiness everywhere you go, he told me. “Doctors all go abroad. The restaurants are always looking for bartenders or waiters. If you want a plumber, you can’t find one.” Billa’s car broke down recently. Luckily, he loves fixing things himself — because it’s difficult to find a mechanic.

Besmir Billa playing a traditional Albanian instrument, called the cifteli, in Kukes. 

All the while, there is a parallel reality playing out far from home, one that the people of Kukes see in glimpses on TikTok and Instagram. Their feeds show them a highly curated view of what their lives might look like if they left this place: good jobs, plenty of money, shopping at designer stores and riding around London in fast cars. 

In Kukes, by comparison, times are tough. Salaries are low, prices are rising every week and there are frequent power outages. Many families can barely afford to heat their homes or pay their rent. For young people growing up in the town, it’s difficult to persuade them that there’s a future here.

Three days before I met Billa, a gaggle of teenage boys chased a convoy of flashy cars down the street. A Ferrari, an Audi and a Mercedes had pulled into town, revving their engines and honking triumphantly. The videos were uploaded to TikTok, where they were viewed and reposted tens of thousands of times.

Behind the wheel were TikTok stars Dijonis Biba and Aleks Vishaj, on a victory lap around the remote region. They’re local heroes: They left Albania for the U.K. years ago, became influencers with hundreds of thousands of followers, and now they’re back, equipped with cars, money and notoriety.

Vishaj, dubbed the “King of TikTok” by the British tabloids, was reportedly convicted of robbery in the U.K. and deported in 2021. Biba, a rapper, made headlines in the British right-wing press the same year for posting instructions to YouTube on how to enter the U.K. with false documents. Police then found him working in a secret cannabis house in Coventry. He was eventually sentenced to 15 months in prison. 

The pair now travel the world, uploading TikTok videos of their high-end lifestyle: jet skiing in Dubai, hanging out in high-rise hotels, driving their Ferrari with the needle touching 300 kilometers per hour (180 mph) through the tunnel outside Kukes. 

Billa’s nephews, who are seven and 11, were keen to meet him and get a selfie when they came to town, like every other kid in Kukes. 

“Young people are so affected by these models, and they’re addicted to social media. Emigrants come back for a holiday, just for a few days, and it’s really hard for us,” Billa said. 

Billa is worried about his nephews, who are being exposed to luxury lifestyle videos from the U.K., which go against the values that he’s trying to teach them. They haven’t yet said they want to leave the country, but he’s afraid that they might start talking about it one day. “They show me how they want a really expensive car, or tell me they want to be social media influencers. It’s really hard for me to know what to say to them,” he said.

Billa feels like he’s fighting against an algorithm, trying to show his nephews that the lifestyle that the videos promote isn’t real. “I’m very concerned about it. There’s this emphasis for kids and teenagers to get rich quickly by emigrating. It’s ruining society. It’s a source of misinformation because it’s not real life. It’s just an illusion, to get likes and attention.”

And he knows that the TikTok videos that his nephews watch every day aren’t representative of what life is really like in the U.K. “They don’t tell the darker story,” he said.

The Gjallica mountains rise up around Kukes, one of the poorest cities in Europe. 

In 2022, the number of people leaving Albania for the U.K. ticked up dramatically, as well as the number of those seeking asylum, at around 16,000, more than triple the previous year. According to the Migration Observatory at the University of Oxford, one reason for the uptick in claims may be that Albanians who lack proper immigration status are more likely to be identified, leading them to claim asylum in order to delay being deported. But Albanians claiming asylum are also often victims of blood feuds — long-standing disputes between communities, often resulting in cycles of revenge — and viciously exploitative trafficking networks that threaten them and their families if they return to Albania.

By 2022, Albanian criminal gangs in Britain were in control of the country’s illegal marijuana-growing trade, taking over from Vietnamese gangs who had previously dominated the market. The U.K.’s lockdown — with its quiet streets and newly empty businesses and buildings — likely created the perfect conditions for setting up new cannabis farms all over the country. During lockdown, these gangs expanded production and needed an ever-growing labor force to tend the plants — growing them under high-wattage lamps, watering them and treating them with chemicals and fertilizers. So they started recruiting. 

Everyone in Kukes remembers it: The price of passage from Albania to the U.K. on a truck or small boat suddenly dropped when Covid-19 restrictions began to ease. Before the pandemic, smugglers typically charged 18,000 pounds (around $22,800) to take Albanians across the channel. But last year, posts started popping up on TikTok advertising knock-down prices to Britain starting at around 4,000 pounds (around $5,000). 

People in Kukes told me that even if they weren’t interested in being smuggled abroad, TikTok’s algorithm would feed them smuggling content — so while they were watching other unrelated videos, suddenly an anonymous post advertising cheap passage to the U.K. would appear on their “For You” feed.

TikTok became an important recruitment tool. Videos advertising “Black Friday sales” offered special discounts after Boris Johnson’s resignation, telling people to hurry before a new prime minister took office, or when the U.K. Home Office announced its policy to relocate migrants to Rwanda. People remember one post that even encouraged Albanians to come and pay their respects to Queen Elizabeth II when she died in September last year. There was a sense of urgency to the posts, motivating people to move to the U.K. while they still could, lest the opportunity slip away. 

The videos didn’t go into detail about what lay just beneath the surface. Criminal gangs offered to pay for people’s passage to Britain, on the condition they worked for them when they arrived. They were then typically forced to work on cannabis farms to pay off the money they owed, according to anti-human trafficking advocacy groups and the families that I met in Kukes. 

Elma Tushi, 17, in Kukes, Albania. 

“I imagined my first steps in England to be so different,” said David, 33, who first left Albania for Britain in 2014 after years of struggling to find a steady job. He could barely support his son, then a toddler, or his mother, who was having health problems and couldn’t afford her medicine. He successfully made the trip across the channel by stowing away in a truck from northern France. 

He still remembers the frightened face of the Polish driver who discovered him hiding in the wheel well of the truck, having already reached the outskirts of London. David made his way into the city and slept rough for several weeks. “I looked at everyone walking by, sometimes recognizing Albanians in the crowd and asking them to buy me bread. I couldn’t believe what was happening to me.” 

He found himself half-hoping the police might catch him and send him home. “I was so desperate. But another part of me said to myself, ‘You went through all of these struggles, and now you’re going to give up?’”

David, who asked us to identify him with a pseudonym to protect his safety, found work in a car wash. He was paid 35 pounds (about $44) a day. “To me, it felt like a lot,” he said. “I concentrated on saving money every moment of the day, with every bite of food I took,” he told me, describing how he would live for three or four days on a tub of yogurt and a package of bread from the grocery chain Lidl, so that he could send money home to his family.

At the car wash, his boss told him to smile at the customers to earn tips. “That’s not something we’re used to in Albania,” he said. “I would give them the keys and try to smile, but it was like this fake, frozen, hard smile.”

Like David, many Albanians begin their lives in the U.K. by working in the shadow economy, often at car washes or construction sites where they’re paid in cash. While there, they can be targeted by criminal gangs with offers of more lucrative work in the drug trade. In recent years, gangs have funneled Albanian workers from the informal labor market into cannabis grow houses. 

Top of Form

Bottom of Form

Top of Form

Bottom of Form

David said he was careful to avoid the lure of gangsters. At the French border, someone recognized him as Albanian and approached, offering him a “lucky ticket” to England with free accommodation when he arrived. He knew what price he would have to pay — and ran. “You have to make deals with them and work for them,” he told me, “and then you get sucked into a criminal life forever.”

It’s a structure that traps people in a cycle of crime and debt: Once in the U.K., they have no documents and are at the mercy of their bosses, who threaten to report them to the police or turn them into the immigration authorities if they don’t do as they say. 

Gang leaders manipulate and intimidate their workers, said Anxhela Bruci, Albania coordinator at the anti-trafficking foundation Arise, who I met in Tirana, the Albanian capital. “They use deception, telling people, ‘You don’t have any documents, I’m going to report you to the police, I have evidence you have been working here.’ There’s that fear of going to prison and never seeing your family again.” 

Gangs, Bruci told me, will also make personal threats against the safety of their victims’ families. “They would say, ‘I’m going to kill your family. I’m going to kill your brother. I know where he lives.’ So you’re trapped, you’re not able to escape.”

She described how workers often aren’t allowed to leave the cannabis houses they’re working in, and are given no access to Wi-Fi or internet. Some are paid salaries of 600-800 pounds (about $760-$1,010) a month. Others, she added, are effectively bonded labor, working to pay back the money they owe for their passage to Britain. It’s a stark difference from the lavish lifestyles they were promised.

As for telling their friends and family back home about their situation, it’s all but impossible. “It becomes extremely dangerous to speak up,” said Bruci. Instead, once they do get online, they feel obliged to post a success story. “They want to be seen as brave. We still view the man as the savior of the family,” said Bruci, who is herself Albanian.

Bruci believes that some people posting on TikTok about their positive experience going to the U.K. could be “soldiers” for traffickers. “Some of them are also victims of modern slavery themselves and then they have to recruit people in order to get out of their own trafficking situation.”

As I was reporting this story, summer was just around the bend and open season for recruitment had begun. A quick search in Albanian on TikTok brought up a mass of new videos advertising crossings to the U.K. If you typed in “Angli” — Albanian for “England” — on TikTok the top three videos to appear all involved people making their way into the UK. One was a post advertising cheap crossings, and the other two were Albanians recording videos of their journeys across the channel. After we flagged this to TikTok, those particular posts were removed. New posts, however, still pop up every day.

With the British government laser-focused on small boat crossings, and drones buzzing over the beaches of northern France, traveling by truck was being promoted at a reduced price of 3,000 pounds (about $3,800). And a new luxury option was also on offer — speedboat crossings from Belgium to Britain that cost around 10,000 pounds (about $12,650) per person.

Kevin Morgan, TikTok’s head of trust and safety for Africa, Europe and the Middle East, said the company has a “zero tolerance approach to human smuggling and trafficking,” and permanently bans offending accounts. TikTok told me it had Albanian-speaking moderators working for the platform, but would not specify how many. 

In March, TikTok announced a new policy as part of this zero-tolerance approach. The company said it would automatically redirect users who searched for particular keywords and phrases to anti-trafficking sites. In June, the U.K.’s Border Force told the Times that they believed TikTok’s controls had helped lower the numbers of small boat crossings into Britain. Some videos used typos on purpose to get around TikTok’s controls. As recently as mid-August, a search on TikTok brought up a video with a menu of options to enter Britain — via truck, plane or dinghy.

In Kukes, residents follow British immigration policy with the same zeal as they do TikTok videos from Britain. They trade stories and anecdotes about their friends, brothers and husbands. Though their TikTok feeds rarely show the reality of life in London, some young people in Kukes know all is not as it seems.

“The conditions are very miserable, they don’t eat very well, they don’t wash their clothes, they don’t have much time to live their lives,” said Evis Zeneli, 26, as we scrolled through TikTok videos posted by her friends in the U.K., showing a constant stream of designer shopping trips to Gucci, Chanel and Louis Vuitton.

It’s the same for a 19-year-old woman I met whose former classmate left last year. Going by his social media posts, life looks great — all fast cars and piles of British banknotes. But during private conversations, they talk about how difficult his life really is. The videos don’t show it, she told me, but he is working in a cannabis grow house. 

“He’s not feeling very happy. Because he doesn’t have papers, he’s obliged to work in this illegal way. But he says life is still better over there than it is here,” she said.

 “It’s like the boys have gone extinct,” she added. At her local park, which used to be a hangout spot for teenagers, she only sees old people now.

Dergoi per botim Rafael Floqi

Filed Under: Emigracion

Lironi heroin dhe luftetarin Dritan Goxhaj sa me pare!

August 30, 2023 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Arrestimi i koleget tone Dritan Goxhaj per interes te gjyqtareve te huaj antishqiptare eshte nje gabim i madh i radhes.

Dritani se bashku me babain e tij komandantin Dilaver Goxhaj ish zv/ Shef i Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se ju bashkuan luftes per çlirim dhe pavaresi kunder okupatorit serb.

Ata rrezikuan jeten e tyre babe e bir duke bere krenar te gjithe shqiptaret kudo ne bote dhe duke kontribuar drejte perdrejte ne fushat e luftimit.

Te gjitha qeverite Shqiptare duhet te kishin bere me shume per te vleresuar si duhet kete kontribut kaq madhor , por ne menyre te veçante qeveria e sotme nuk duhej te dorezonte per interes te spiuneve te Serbise luftetarin e shquar dhe heroin Dritan Goxhaj.

Personalisht edhe une e mbeshtes me zemer protesten qe do te zhvillohet neser ne Presidence ne oren 18:00, me shpresen se ketij tubimi paqesor do ti bashkohen te gjithe patriotet Shqiptare.

Filed Under: Sociale

Për Amerikën, Përjeta është Mirënjohëse

August 30, 2023 by s p

Vargje te Shtatoret nga Behlul Jashari/

Në ditëmirën e Kosovës përshëndes me mirëmëngjes
Si në sheti në histori me Amerikën eci nëpër Prishtinë
Nëpër Bulevardin Xhorxh Bush te Katedrajla Shën Nënë Tereza
Shkoj te Shtatorja e Bill Klinton në Sheshin me emrin e tij në Dardani
E aty pranë te Shtatorja e Robert Doll që çeli mëngjesin e parë
Dhe rrugës me emrin e tij shkoj te Shtatorja e Medlin Olbrajt
Në Sheshin me emrin e saj te Newborn Simbol i shtetit të ri
Shtrëngoj duart me Shtatoret
E Njerëzve Simbole
Të Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
Flas dhe falënderoj shumë e shqip
Shkruaj dhe në vjershë vargje vijnë fjalët
Zemra falënderon
Përjeta është mirënjohëse
Për Amerikën

Prishtinë, 31 Gusht 2020

SHËNIM I SOTËM-30 GUSHT 2023: PRISHTINA ME TRE SHTATORE TË PERSONALITETEVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

PRISHTINË, 30 Gusht 2023- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

Këto vargje i shkruajta në mëngjesin e parë pas ditës nga e cila në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht 2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është shtatorja e tretë e personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
Në Prishtinë në 1 Nëtor 2009 është përuruar Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij, ndërsa në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj.
Në Kryeqytetin e Kosovës është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë…

Filed Under: Reportazh

Varret e hapura në Kosovë presin të vërtetën

August 30, 2023 by s p

Albin Kurti/

Pesha e mungesës rëndon mbi familjet e 1617 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Nënat presin ditën kur do të vendosin nga një lule në kujtim të më të dashurve të tyre. Atyre që u rrëmbyen e zhdukën me dhunë nga autoritetet e Serbisë urdhërdhënëse dhe ekzekutore.

Pas rënies së Millosheviqit, në Serbi u zbuluan pesë varreza të mëdha masive, me gjithsej 950 njerëz tonë të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer, në Batajnicë, Peruqac, Petrovo Selo, Rudnicë e Kizhevak. Serbia ende vazhdon të qëndrojë mbi varre masive teksa i mohon ato.

Sot e gjithnjë u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve tonë, për të zbardhur fatin e tyre dhe për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë ushtarakë e policorë për këto krime.

Me angazhimin institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës, ne po vazhdojmë punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve.

Si zotim i yni ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi, po themelojmë Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Me ndryshimet që kemi bërë në legjislacionin përkatës, institucionet tona të drejtësisë mund të ndjekin dhe të dënojnë kryerësit e krimeve të luftës në mungesë, kudo që ata janë.

Për të rritur kapacitetet për të trajtuar krimet e luftës, kemi shtuar buxhetin për 50 pozita për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ndërsa në Policinë e Kosovës, nga një sektor, kemi ngritur Drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Luftës që do të ketë 41 hetues.

Në korrik shënuam hapin përfundimtar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Shteti ynë, Qeveria e Republikës së Kosovës, janë të përkushtuar dhe po angazhohen për të vërtetën, për të gjitha zhdukjet me dhunë që kanë ndodhur në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, nderojmë të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Nuk do të ndalemi kurrë, derisa të dihet fati i tyre.

Të gjithëve na mungojnë.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1486
  • 1487
  • 1488
  • 1489
  • 1490
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT