Jemi në vitet 1980 kur arbëreshi Prof Bellusci, themelues i Revistës Lidhja, si dhe i Bibliotekës internacionale A. Bellusci në Frascineto\ Kalabri, studiuesi, etnograf si edhe hulumtues i botës arbëreshe dhe arvanitase, merrte makinën e tij dhe me shpenzimet e veta zbriste në Greqinë e arvanitasve jo për të bërë pushimet, as si tregëtar dogmash ideologjish, por për merrte ato udhë për rreth 40 vjet për të mësuar sa më shumë për kulturën, për të vërtetën mbi këtë popull autokton që është ende i gjallë, shpesh i pa prekur, i panjohur, i pa studiuar ashtu siç duhet, e mbi të gjitha ku prehen të parët e shumë arbëreshëve të Italisë.
Ndërsa shfletoj në arkivin e Qëndrës Albanologjike A. Bellusci pranë Bibliotekës, themeluar rreth vitev 1970 më bie në sy letra e një arvanitasi nga Patra i cili quhet Jorgo Maruga .
Kush ishte arvanitas Jorgo Maruga?
Jorgo Marugas, ishte një arvanitas i lindur në Patra me profesion inxhinjer, një gazetar shumë i mirë, hulmtues i cili ishte i interesuar për problemet historike dhe etnografike të popullit arvanitas. Mouruga kishte mësuar autodidakt të shkruante gjuhën standarte shqipe,si dhe fliste në mënyrën më të përsosur. Martohet me një arvanitase, një grua fisnike quajtur Flora.
Në vitin 1976 Maruga themelon revistën mujore“Dialogoi”, e cila dilte një herë në muaj. Jetëgjësia e saj ishtë vetëm 8 vjet, dhe kjo për shkak se Maruga, ndërron jetë gjatë një operacioni per apandesitin në 1985. Periodiku përmbledh 41 numëra.
At Bellusci njihet me Maruogën rreth viteve 1980. Kishte qenë mertropoliti arvanitas në Karnidhi\ Korinth, Pandeleimon Karanikollas që i kishte lidhur me njeri tjetrin. Kishte mjaftuar një telefonatë dhe ata ishin takuar.Miqësia e tyre filloi menjëherë sikur të ishin njohur prej kohësh. Lidhja e tyre ishte pothuajse shumë vëllazërore.
Maruga vjen në Itali mysafir tek At Bellusci i cili e shoqëron dhe e njeh me botën arbëreshe. Mahnitet kur shikon këtë arqipelag arbëresh në këtë tokë latine dhe së bashku nisin projekte për ringjalljen e botës arvanitase po ashtu edhe atë arbëreshe.
Si fillim At Bellusci sygjeron Maruga që në revistën e tij të shkruaj me alfabetin e Manastirit, sepse alfabeti teknik grek nuk është aspak sufiçent për gjuhën shqipe. Ne kemi nevojë për 36 shkronjat tona- thotë Bellusci- po të përdorim alafabetin grek fjala “Besa”, që është edhe organ i shoqatës “Marko Boçiari” në greqisht shkruhet si në shqip “Mbesa”,që merr kuptim tjetër në shqip.
Bellusci rrëfen se si Maruga-s i kishin pëlqyer disa artikuj të revistës Lidhjes, dhe ishte përqëndruar tek argumenti i një artikulli “Matrice arbëror”, ku At Bellusci në mënyrën analitike e trajtoi këtë temë duke e vendosur botën arbëreshe në binarët “da Matrice a Radice”, vijushmëria ku fokusohet ndërgjegjia arbëreshe dhe përmblidhet akordi; erdhëm nga toka mëmë dhe rrënjët i vendosëm në një atdhe që nuk ishte yni, por që atë territor e metamorfozuam në territor të tonin, pa harruar kurrë ato troje të gjyshërve tanë.
Disa prej informcioneve mbi botën arbëreshe Maruga i mori nëpërmjet gazetës “Lidhja” , por gjithashtu edhe nga vizita e tij në disa komuna arbëreshe i shoqëruar nga At Bellusci. Të gjitha këto përshtypje ai i hodhi në gazetën e tij “ Dialogoi”në numërin e fundit 41.
At Bellusci e ka konsideruar nr 41 të revistës “Dialogoi”; një amanet, një himn, një britëm që Maruga i thërriste botës mbarë, e mbi të gjitha popullit të vet arvanitas që të ringjalleshin, sepse arbëreshët kishin dhënë modelin e tyre për mos u asimiluar. Maruga shpresat, ëndrrat, mendimet i vendosi në “meridianin Arberëror” dhe hyri në zemrën e arbëreshëvet!
Revista me 48 faqe shkruar në gjuhën shqipe është e numëri i fundit, për arsye se Maruga menjëherë pas daljes së këtij numëri humbet jetën në spital gjatë një operacioni për apandesitin.
Në vijim po japim disa pika mbi në revistën e tij “Dialogoi” 41 .
Morugas e karakterizonte një guxim burrëror. Në nr 41 të revistës si askush tjetër ai i drejtohet kundër klerikëve të Elladës arvanitase. I kritikon ata dhe iu thotë që të merrnin shembullin e Arbëreshëve që për të ruajtur gjuhën, identitetin kishin krijuar në gjuhë arbërore liturgjinë e Shën Janit.
Maruga ishte shumë largpamës, ai arrriti të evidenconte faktin se për të ruajtur gjuhën ishte e rëndësishme përdorimin e një Koine nacional , si në rastin e gjuhës liturgjike të arbëreshëve të Italisë bërë në 1968. Liturgjia Hyjnore u përkëthye në arbërisht dhe peshkop i asaj periudhe ishte Stamate. Ky hap ishte një shëmbull i shkëlqyer i kishës bizantine arbëreshe në Itali, shëmbull që duhet të merrte kisha arvanitase në Greqi
Nëse kisha arvanitase e priftërinjëve arvanitase do të relizonin që shërbimet kishtar( mesh) të kryhet në gjuhën arbërore do të kishte qenë një revoluzion i madh për rujatjen e gjuhës dhe identitetit arbëror.
Maruga i konsideroi arbëreshët:
- themelues të “terzo Elenismo” në Kalabri dhe Sicili.
- Ata vazhdojnë mbajnë gjallë kujtimin dhe vatrat e etërve të tyre të lënë në More dhe Koronën, atdheu i tyre i lënë me dhimbje.
- Arbëreshët janë ata që i quajnë “grekë të Italisë”
- ruajnë, gjuhën, kostume, këngë, tradita, etje
- janë vëllezër të të njëjtit gjak me të njëjtën gjuhë si arvanitasit .
- janë një popull i mbrekullueshëm, heroik, një popull i luftrave homerike, që dhanë një rol të rëndësishëm në bashkimin e Italisë.
“Një kalivjot kur erdhi në Piana degli albanesi\ Itali me të drejtë u shpreh: “falë tyre (arbëreshëve) ndihem krenar të jem arvanitas”. Të njëjtën gjë provova edhe unë kur shkova dhe preka trojet e arbëreshëve- thotë Maruga. Ishte At Bellusci që më ftoi një javë në shtëpinë e tij dhe më shoqëroi në fshatrat ku ndieja ato cicërima, ato tinguj të ngrohtë të gjuhës arbëreshe në gojat e atyre njërëzve të thjeshtë, që shikoja nëpër sheshe. U mbrekullova kur hyra në ato kisha, u përlota kur më shtëngonin dhe më përqafonin sikur të isha vëllau i tyre dhe thash: “Ky popull të vjedh zemrën”
Maruga dhe gazeta “Dialogoi”
Revista “Dalogoi” kishte një rëndësi të madhe,për arsye se Maruga ishte i pari që krijoi një listë që vendosi të gjitha fshatrat arvanitase, të cilat i ndau në krahina dhe me toponimin origjinal të tyre. Të gjitha këto fshatra përbënin një numër mbi 3 miljon arvanitas, nga 5 miljon banor që kishte Greqia e asaj kohe. Kjo do të thoshte se më tepër se gjysma e popullsisë ishte me origjinë arvanitase.
Ky fakt i bezdisi më se tepërmi autoritetet e asaj kohe.
Unë me revistën Lidhja” i dhashë jetë, edhe Revistës arvanitase “Dialogoi”.
Tek revista “Lidhja” shkruaja:
Është për tu amiruar thellësisht shpirti i Jorgo Marougas por edhe shpirti i aktivitetit të tij kulturor. Revista “Dialogoi” e cila ishte motra e revistës “Lidhja”.
Këto dy revista publikonin dhe shpërndanin informacione dhe shkembime akademike, kulturore, arberore, midis intelektualve arberor, por edhe shkembime e korrispondenca vellzëraore te arberoreve te thjeshtë. Kujtoj si sot, numerin e parë, të revistës (Dialogoi), Mars 1976, ku trajtoheshin argumenta, historike, gjuhësor e, etnografike letrare të arvanitasve. Ishte një material i gjerë. Një thesar i vërtet, mbi arvanitasit. Dhe une tek revista ime iu beja nje apel:
– Në qoftë se do të shfletoni numërat e revistës të koleksionit “Dialogoi”[nr 26-1979, fq 32-33; Nr. 27,1980,fq19-21; Nr,29,1980,fq13-17; Nr,37, 1983 fq12-13]. Revista është një minierë informazioni, lajme, të dhëna argumenta dhe kërkime në terren.
Është shumë interesante puna e vellaut e mikut tim Marougas, i cili realizoi edhe një list të njësie administrative, shqipfoles-arvanitas, të marra nga censimenti i viteve 1951, 1961, 1971. (Listën do ta gjeni tek revista Lidhja fq 209, Maji 1984). (Revista “Dialogoi” me adresën Metaksaton 7- Nikaia- Greqi)
Maruga kishte një dashuri të madhe për Shqipërinë. Në “Dialogoi”, nr. 27, 1978, f.3 Maruga shkruan hollë e gjatë për këtë udhëtim ku dashuria për Shqipërinë i futet në shpirt me një bindje të thellë. Në kët numër ai shprehet: Shqipëria është mëma-madhe e sëmurë, e cila do ndihmuar me dashuri dhe me të gjitha fuqitë, pa asnjë dallim ideologjik.
Marugasi lidhet me profesorë, poetë dhe shkrimtarë shqiptarë dhe boton mbi jetën e Migjenit, për Fatos Arapin (Dialogoi, nr.35,1982), Të tjerë artikuj të fort i gjëjmë në “Dialogoi”, nr. 24 dhe nr. 25, 1979; Trajtoi temën mbi termetin në Shqipëri (Dialogoi, nr. 28,1980).
Prof. Dr. Mahir Domi shkruan mbi arbëreshët tek (Dialogoi, nr. 35,1982), po ashtu dhe Naum Prifti .
Për botim “Thimi Mitko-Vepra”, Tiranë 1981, Maruga kishte dhënë një kontribut të madh me materiale, edhe në “Parathënië” as një falenderim për Jorgo nga professor Qemal Haxhihasani. Këtë mungesë- thotë At Bellusci – Maruga e ndjeu si një thikë në zemër. Kur më rrëfente i kishte sytë e mbushur me lot, dhe po me pika loti më shkroi letrën.
Margua këtë bashkpunim nuk e donte si lavdi për veten e vet, që në fund të fundit ishte puna e tij, por këtë e kërkoi si bashkpunim me tokën mëmë. Ai donte diçka të zyrtarizuar ku të vinte në dukje bashkëpunimin kulturor arbëror-shqiptar për të kapërcyer muret e politikantëve dhe pëngesat ideologjike të rregjimit të asaj kohe.
Më datë 8 \07 1982 Jorgos Maruga , i drejtohet Arbëreshit Antonio Belluscit me një letër, ku në brendësi të saj ishte edhe letra që Maruga i drejtohej profesorit Qamil Haxhihanit në atë kohë.
Ja një fragment nga kjo letër:
….. “Pyetja tënde për veprimtarinë time botuese letrare- shkencore më çuditi shumë. Dëshiroj të informoj se:
- Revista ime “ Dialogoi\Dhjallogji”, vazhdon-qoftë me vështirësi- të botohet. Kam botuar numrin 34-të dhe tani përgatit nr 35-të . Rreth 40 copë të kësaj reviste i dërgoj rregullisht në Shqipëri nëpërmjet ambasadës në Athinë, prandaj nuk e di pse nuk i keni marrë.
- Kam dërguar prapë nëpërmjet ambasadës
- një artikull mbi origjinën shqiptare- vllahe të Kollokotronsve”
- Një përrallë arvanitase 2 faqesh me titullin” Plakat”
- Dy poema për mëmën e heroit arvanitas Vaso Llasko nga Lepsina
E disa materiale të tjera.
Ska nevojë të them se nuk i kam parë të botuara në shtypin shqiptar. Sigurisht do të jenë edhe këto të penguara nga këshilltarët (qeveritar?) të shtypit të huaj?
- Ditët e fundit Gjykata Greke dhe lejen për Shoqatën “ Lidhja Arvanitase të Greqisë”, e cila u krijua me inisiativën time , është një realitet. Radio televizioni grek më 1 Mji dha një teleportazh, dhe i gjithë shtypi grek shkroi për këtë ngjarje.
Akoma gazeta ELEFTHEROTIPIA botoi një intervistën time për shoqatën e arvanitasit
Gazeta më e madhe e Patras PELLOPONISOS, botoi më 24\4 e 22\05. 1982 dy artikuj më të mëdha për toponomastikën shqiptare të Ahaias e të MORESË, dhe për prejardhjen shumë të lashtë të shqiptarëve në Greqi e në Ballkan. Për këtë temë u interesuan shumë studiues të e profesorë nga Universiteti e Sorbonit dhe të Oksfordit, nuk u interesuan vetëm këshilltarët e shtypit të huaj, sepse ata janë të preokupuar me shkrimtarët grek , disa të të cilëve- dua të të them- s’kanë asnjë vlerë këtu në Greqi.
Vëllai im i dashur më ka marrë malli shumë për ju, por siç duket shteti shqiptar nuk dëshiron të më ftojë dy vjet rresht me rradhë në Shqipëri. Më duket se këshilltarët –qeveritarë nuk e japin lejen!
Mund të mendojnë se veprimtaria ime u bë e rrezikshme pëe Shqipëri! Megjithkëtë unë jam kurdoherë me shpirt e zemër- pranë shqiptarëve e Shqipërisë.
Të uroj shëndet e gëzim. Të japësh shumë të fala Mustafait .
Me dashuri vëllazërore
Jorgos Marugas .
PSH. Me gjithë respektin që ndjej për ty, dua të të them se letra ime nuk është e mbyllur. Mund ta përdorësh kudo që dëshiron.
I njëjtë
G.M
Maruga dhe ndjenja mbi-kombëtare arbërore
Maruga luftonte dhe shkruante me gjuhën arbërore për t’i gjetur rrënjat në Homerin
(“Dialogoi”, nr.32, 1981), mbi toponimët arbërorë (“Dialogoi”, nr.39, 1984), dhe mbi-emrat
arbërorë të ellenëve e sotme (“Dialogoi”,nr. 39,1984).
I lartësoi ballin arbërorëve duke shkruar një listë të gjatë mbi Krye-ministrat arbërorë që
kanë qenë udhëheqës në Greqi, si Pavlos Kunturiotis (1855-1935), Theodoros Pangalos (1878-1952), Demetrio Jorgo Bulgaris (1802-1877), Jorgo Kuntudiotis (1782-1858), Diomidi Kiriako, 1811-1869), Lisandri Diomidhi (1875-1950), Thanasi Miaulli (1857-1861), Ndon Kriezi (1796-1865), Kiços Zavella (1805-1855), Lisandri Korizi (1885-1941), Manol Repulli (1863-1924), Kosta Kanari (1790-1877). (“Dialogoi”, nr. 33,1981).Maruga është i pari që me guxim boton listen e gjithë katundëve arbërorë, krahinë për krahinë, duke e dokumentuar atë me emrin e vjeter dhe me numrin e popullsisë. Kështu kemi listen e plotë e emrave e katundëve arbërorë në këto krahina të Elladhes:Katundet arbërorë në Atiqi, ( Dialogoi, n.26,1979); në Beoci ( Dialogoi, n.27,1980); në Peloponezë ( Dialogoi, n.29,1980); në Traçia e Thaso (Dialogoi, n.34, 1982); në Akaia ( Dialogoi, n.36,1982, Andrea Karlos); në Eube (Dialogoi, n.37,1983, Jani Gjikas); në Ydra (Dialogoi, n.37,1983).
Bashkëpunojnë me Marugën etnologu i madh Vangjeli Ljapi, avokat; Jani Karabishi, Jorgo Milisi, S.G. Panajotopulu, Stavro Gjoka, Jorgo Stamataqi, Kristo Dervenohoriti. Avv. Vangjel Ljapi nga Elefsina-Mandra shkruan jetën arbërore shekullore në “Dialogoi” Hodhi këngët në martesat , në vajtimet, në gratë arbërore. Cdo shkrimtar arbëror në “Dialogoi” ka një mision të lartë: krenaria e arbërorëve !
Atë që Marugasi kërkonte në Shqipëri e gjeti në Arbërinë tonë pesëshekullore- thotë At Bellusci- Duke biseduar çdo javë me të në telefon ai më tregonte problemet dhe veshtirësitë e tij.
“Mësova dhe kuptova më shumë gjëra këtu në mes të juve këtu se në gjithë jetën time”- më tha një ditë ai i përlotur.
Letra në origjinal i Marougas Jorgos
“Prift vëlla, kur i lexova mëmes sime / Tekstet dhe poemat e tu /E di ç’më tha?/ Ore, djal, ata flasin gluhëzen / si flasim edhe neve / ata flasën pastër arbërishte/ Revista tënde, vëlla / mua m’preku zëmbren / më mbushi me hare / më bëri shumë përifan(shumë) / për vëllezërit tanë eroikë / e Bujarë arbëreshë / me të cilët njohëm / për herë të parë / Bësoj se në të ardhmen / do të kemi shumë raste / të shkëmbëjmë mendime /Nani nuk do të thom njatër farë / Vetëm një / Ti je burrë / me shkronja të mbëdha / Të rrosh sa rrojnë mallët / Imzot ta jap guxim / e këmbëngulje arbëreshë / që të vazhdosh / ketë punë t’madhe ç’ke filluar / deri në fund / Të puth, vëlla i ndenjur / mbi një shkëmb gjigandi / anës Kronës së bukur / para Detit Jonë të kaltër / nën qiellin hadhjar / të Methonës të shënjtë / Të përshëndes, vëlla /me një lule të kuqe / nga vatrat tanë të Morësë së ëmble / Patrasso 29.02.1984, Marougas Jorgos. (Afieroma tous Arbëreshi, Dialogoi, Atene, 41, 1984, 1-45).
Në vitin 1985 arvanitasi Jorgo Maruga do formontë ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqisë’’. Por në ketë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis. ‘’Lidhja’’ me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrintë në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe me guxim për të nxjerrë në pahë Greqinë e Arvanitasve.
At Bellusci është shprehur tekstualisht: Maruga ishte si gjiganti i parë që muar me duar një shkëmb te madh për të hapur dyert e mbyllura për çeshtjen kombëtare arbërore në Greqi si edhe në Shqipëri!
Arvanitasit dhe arbëreshët rrethuar nga deti, ku as sirenat, as pushtuesit, as i haji as poltika, miq dhe armiq qofshin ata nuk arritën ti ndanin, dhe me gjithë pengesat që hasën arritën të sillnin deri në ditët e sotme dëshmin që janë vëllezër të të njejtit gjak. Ata janë në kozmo, herë pranë bjeshkëve, dhe herë pranë krojeve të kristalta ku dimri ndonjëherë është i egër e vera zhuritëse.
Ata vazhdojnë të jenë atje, me plisin e bardhë, me fustanellat palë palë, me këmbët në valët e detit, atje ku era e Zefirit zbut bubullimat e vashat të bekuara si gjeraqina mbathin kostumet e tyre të artë, e të mahnitura shoqërojnë me vështrimet e tyre krenare vallen e Osman Takës e këndojnë O e bukura More.
Nën qiell vetëtimat flokë kuqe firmosin mbi gurët e bardhë epitafet e shekujve.
Diku një falkua, pak më tutje një shqiponjë që luan me rrezet e diellit lindor.
Në liqenin e akullt arbëror sot nuk ka jetë, ngjyrat janë mbuluar nga një bardhësi alabastre.
Nuk mund të fshehesh Diellin, e nuk mund të mashtrosh kodin e gjakut.
Një nga figurat e shquar Panagjotis Canenellopoulos ka thënë: Gjaku shqiptar rrjedh në venat e Greqisë. Ne grekët jemi shqiptar ka deklaruar ai!
Ornela Radovicka. Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, pranë Bibliotekës A. Bellusci\ Frascineto\ Calabri