• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut

March 29, 2023 by s p

Albert Vataj/

Shtatorja e Skënderbeut, e realizuar nga skulptori i mirënjohur Gëzim Muriqi, e cila do të jetë shpirtje shqiptarie për bashkëkombësit tanë në Zvicër, konsiderohet si një prej jetësimeve më lartësishme të atij që e shndërroi qëndresën e arbrit kundër turqve në histori si emblematike në historinë e botës. Kjo punë thjeshtë është madhështore në krejt madhështinë e mëkimit artistik. “Ringjallja” përmes krijimit është vetë vullneti i hyjnisë së shpirtit dhe ndjenjës kombëtare shqiptare, që përmes artistit vjen e shpërfaqet si një thirrje që e dëgjojmë edhe sot.Padyshim që nga skulptori i njohur Gëzim Muriqi kemi të bëjmë me një shtatore ndryshe të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Spikat një kurajë besimi për të sjellë të pavdekshmin, të gjallë mes të gjallëve, në erën e modernitetit. Ajo është e përmasave epike, sepse e tillë është vepra e Skënderbeut në histori, i tillë ka mbetur në kujtesën gjeneratave. Të gjithë komponentët që përbëjnë ansamblin e këtij krijim janë të kuruar mjeshtërisht. Që nga karakteristikat fizike, ashpërsia e komunikimit, shprehja e tipareve të fytyrës, drejtqëndrimi, armatura, veshja dhe gjithçka tjetër në këtë idealizim kompozimi është unike. Kjo shtatore nuk ka asnjë ngjashmëri me realizimet e mëhershme, të cilat gjithashtu e kanë sjellë Heroin Tonë Kombëtar siç fuqia krijuese që kërkon ta ballafaqojë aktin krijues me ëndjen tonë përfytyruese, me madhështinë që Skënderbeu ka zënë vend në vetëdijen tonë. Ka udhëtuar gjatë kjo legjendë, duke shigjetuar tejpërtej pesë shekuj, për të mbërritur te krijimi. Nga zërat që u harruan, librat dhe rrëfenjat që e endën me fije drite këtë shenjtor, partiturat e kanavacat që e lartësuan në përjetësi, prej gjithë përfytyrimeve dhe idealizimeve rrokaqiellur, ka ardhur ky Skënderbe në të sotmen tonë. Ka dalë nga shpirti i artistit për t’u ngjitur në apogjeun e kryeveprës së artit. Ne sot jemi të shastisur dhe magjepsur njiherash.Skënderbeu i Gëzim Muriqit vjen përmes “ringjalljes”, i shtrënguar për betejë. Përballë tij është historia që kërkon të rishkruhet, është shqiptaria që kushtron në një besë me i lidh.

Filed Under: Kulture

Mistika dhe Fizika

March 29, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Gjithçka që ekziston është vetëdije; vetëdija është e vetmja e vërtetë. Energjia është thjesht e objektivizuar në vetëdije. Ky është një kuptim kyç. Gjithçka tjetër është thjesht rezultat i vetëdijes.
Megjithatë për të qenë i vetëdijshëm duhet të jesh i vetëdijshëm për diçka; duhet të perceptosh diçka tjetër përveç vetvetes, ndryshe nga vetja jote. Vetja është aspekti subjektiv i ndërgjegjes. Ajo për të cilën ju jemi të vetëdijshëm është objekt i ndërgjegjësimit tuaj. Megjithatë edhe subjekti edhe objekti janë shumë të njëjta, ato perceptohen vetëm si të ndara brenda ndërgjegjes. Pra, në një kuptim praktik, ju mund të mendoni për energjinë si manifestim i një shtrese të caktuar të vetëdijes që ne e quajmë realitet fizik. Megjithatë, kjo nuk është vetëdije por është ndërgjegje e shndërruar në objekt. E gjithë qenia dhe e gjithë ekzistenca është vetëdije; nivelet më të larta të vetëdijes, energjia e padukshme nga e cila lindin e gjithë materia dhe ndërveprimet, dhe e gjithë materia e dukshme rreth nesh.
Besimet rreth natyrës së jetës dhe botës krijojnë modele të përsëritura të mendimit dhe imazheve të qëndrueshme në syrin e brendshëm të mendjes; ato modele të sakta të mendimit; krijojnë të gjitha përvojat që hasni në jetë. Kjo shpjegon pse çdo person percepton prova të pafundme që pikëpamjet e tij për jetën dhe botën janë të sakta. Besimet e tyre krijojnë jetën e tyre; megjithatë imagjinojnë se jeta krijon besimet e tyre. Duhet të jesh një me stuhinë, sepse të ndihesh i ndarë do të thotë ta bësh veten të pafuqishëm. Nuk mund të ndikoni në diçka nga e cila besoni se jeni krejtësisht të ndarë.
Qëllimi i mendimeve dhe imazheve tuaja do të shfaqet në stuhi. Mund ta largoni stuhinë, ta ktheni në diçka tjetër, çfarëdo që dëshironi. Jini një me stuhinë dhe ajo do të jetë një me ju.
Megjithëse shkencëtarët e shekullit të kaluar mund t’i kishin përshëndetur këto ide si absurde, elita e sotme zor se do t’i përmendte; shumica do të kundërshtonin vetëm përdorimin e një termi të tillë. Në modelin standard (të shpërthimit të madh), universi filloi si një gjendje infinite ku e gjithë hapësira ishte e njëjta hapësirë, e gjithë koha ishte e njëjta kohë, të gjitha gjërat ishin e njëjta gjë, e gjithë energjia ishte e njëjta energji dhe, e gjithë vetëdija ishte e njëjta ndërgjegje. Ne tani e dimë se, në një mënyrë krejt të pamundur për shqisat tona të zakonshme, të kufizuara njerëzore për t’u perceptuar, por lehtësisht të dallueshme nga teknikat e avancuara të vëzhgimit, Universi është pikërisht i tillë. Në këtë këndvështrim, hapësirë-koha dhe përmbajtja e saj e nxjerrin karakterin e tyre jo nga atributet e ekzistencës aktuale, por nga cilësitë e qenësishme të vetëdijes sonë dhe mjeteve të perceptimit. Një e vërtetë e thellë shkencore qëndron në shprehjen poetike se ngritja e një gishti të vetëm shqetëson yllin më të largët. Mund të mos ketë një shpjegim fizik “normal” dhe është e kotë të spekulosh – bufat janë të njohur me fishkëllima të tilla në errësirë. Fizika kuantike ofron një version modern të spiritualitetit të lashtë. Në një univers të krijuar nga energjia, gjithçka është e ngatërruar, gjithçka është një. Mistiku dhe fizikani arrijnë në të njëjtin përfundim; njëri duke u nisur nga sfera e brendshme, tjetri nga bota e jashtme. Harmonia midis pikëpamjeve të tyre konfirmon urtësinë e lashtë se realiteti i jashtëm është identik me realitetin brenda nesh.
Photo: Cosmos Magazine

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

“Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!

March 29, 2023 by s p

Shkruan: Vaxhid Sejdiu

Ein Bild, das Text, Decke, Im Haus, Person enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Në Aachen të Gjermanisë, në prani të shumë bashkëkombësve, u bë promovimi i librit të  Mustafë Krasniqit me titull “Atdhetari i shtigjeve të lirisë” kushtuar heroit të kombit Xhavit Hazirit. 

Një mbrëmje që tuboi qindra bashkatdhetarë, të cilët kishin ardhur jo vetëm për të marrë monografinë, por edhe për ta nderuar, e për ta kujtuar heroin e kombit Xhavit Hazirin. Një mbrëmje që solli të kaluarën e afërt të shqiptarëve në atdhe dhe në mërgatë, përpjekjet e popullit shqiptarë në luftë për liri dhe çlirim kombëtar. Një mbrëmje, e cila ktheu kujtesën tonë në fund të shekullit XX, në ato ditë të vështira ku shqiptari nën thundrën e hekurt luftonte për jetë a vdekje. Një mbrëmje ku nëpërmjet personifikimit të figurës së heroit, u nderuan dhe u kujtuan të gjithë ata, të cilët u bënë themel të Lirisë së Kosovës.  

Programi u hap me himnin kombëtar në përcjellje edhe nga nxënësit e shkollës shqipe në Aachen, të cilët gjatë programit recituan edhe vargjet e heroit të shkruara nën hijen e tmerrit të burgjeve jugosllave, siç janë poezitë: ,, Duart shtrihen“, “Për Vitin e Ri”  apo vargjet “Në Pritje” të shkruar nga M. Krasniqi dhe “Për një trim hero kombëtar” të shkruar nga Sh. Salihu.

Ein Bild, das Decke, Im Haus, Boden, Person enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Udhëheqjen e programit e bëri mësuesja e shkollës shqipe Elizabeta Statovci, kurse në emër të Këshillit organizues mirë se ardhje pjesëmarrësve ju dëshiroi Arbër Haziri, i cili falënderoi anëtarët e Këshillit Organizues, veprimtarët, pjesëmarrësit e këtij promovimi, autorin, me një fjalë të gjithë ata, të cilët u bënë bashkë që kjo monografi dhe ky promovim të bëhen realitet.  Në pjesën e parë të programit, pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë rrëfimin e z. Binak Berisha, i cili kishte përjetuar së bashku me Xhavitin burgjet jugosllave, kazamatet më të egra të kohës. Ai evokoi kujtime gjatë kohës si dhe portretizoi figurën e heroit, duke  e përshkruar si atdhetarë i pashoqë, idealist i veçantë, njeri familjar dhe shok tepër i dashur. Gatishmëria e tij deri në sakrificë për lirinë e Kosovës ishte veti që dallohej në shpirtin liridashës të Xhavitit. Ai asnjëherë nuk e kurseu veten, por gjithmonë priu në të gjitha dallgët e organizimit ilegal të kohës duke u bërë shembulli më i mirë në mesin e bashkëveprimtarëve. Nuk kishte detyrë që i jepej dhe nuk e pranonte Xhaviti. Po në të njëjtin përshkrim ishte edhe fjala e autorit, Mustafë Krasniqit, i cili kishte pasur rastin ta njoh nga afër dhe të bashkëveprojë me të. Ai, heroin e portretizon si luftëtar lirie me gjithë gatishmërinë për t`u përballur me sfidat e kohës ditë e natë. Shok besnik, atdhetar i përkushtuar, vizionar dhe trim, në vazhdimësi punoi dhe veproi me qëllim që detyrat e aktivitetit kombëtar të ndara në mes shokësh të realizohen. Për të nuk kishte pushim, çdo kohë  e humbur ishte më shumë jetë nën robëri, gjë që ai dhe bashkëveprimtarët e tij nuk mund ta duronin. Me të drejtë autori, M. Krasniqi citon fjalët e heroit “T’i mbyllësh sytë para kësaj gjendjeje të mjerë, që e ka kapluar popullin do të thotë të mos kesh kurrfarë ndjenje kombëtare”.

Ein Bild, das Boden, Im Haus, Wand, Zimmer enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

(Binak Berisha, i cili kishte përjetuar së bashku me Xhaviti Hazirin burgjet jugosllave evokon kujtime për heroin)

Në pjesën e dytë u fol për librin, për monografinë, për strukturën e saj, por përsëri në thelb ishte vijëzimi i portretit të heroit. Fillimisht recensenti i librit, Vaxhid Sejdiu, foli për vizionin kombëtar të heroit dhe gjeneratës së tij, të trajtuar mjaft mirë në monografi. Edukimi kombëtar i heroit mund të përkufizohet në nyjet e fjalëve: gjuha, kultura kombëtare, flamuri kombëtar, identiteti kombëtar, Atdheu, Kosova, Shqipëria…dhe padyshim arrijmë në përfundim se Xhavit Haziri i takon njërës nga gjeneratat më të ndritshme të kombit shqiptar dhe vetë është një ndër luftëtarët më të denjë të saj.

Redaktori i librit Isuf Ismaili nënvizoi jo vetëm guximin dhe gatishmërinë e heroit së bashku me atdhetarët tjerë për t`i dalë zot atdheut, por edhe kontributin e tij në  unifikimin e grupeve për bashkim që vepronin në atë kohë në Kosovë dhe më gjerë, në kuadër të LPRK-së me qëllim që rezistenca kundër planeve të pushtuesit të përgatitet edhe më fortë, për të penguar politikat antishqiptare në Kosovë dhe në trojet ku jetonin shqiptarët nën ish- Jugosllavi. Dhe kur flet për monografinë dhe heroin, ai thotë, se “Mustafë Krasniqi i ka përmbledhur shumë të dhëna konkrete e jetësore të heroit Xhavit Haziri, por edhe përjetime të njëmendta të tij dhe shokëve të tjerë, që kanë ecur së bashku, kanë vepruar së bashku, kanë sakrifikuar e luftuar së bashku. Një nga shokët e veprimtarët e denjë që ka qenë i një mendje, i një rruge të mundimshme, por krenare e të shenjtë atdhetare së bashku me Xhavit Hazirin është edhe Mustafë Krasniqi, prandaj Mustafa diti të shkruajë me përkushtim, por edhe me një dashuri, mallëngjim e me një ndërlidhje të gjithanshme të përkryer profesionale.”  

Për veprën krijuese të autorit Mustafë Krasniqi, foli edhe z. Hasan Qyqalla, i cili në pika të shkurtra radhiti veprat e botuara, angazhimin e tij letrar dhe mbi të gjitha punën dhe përkushtimin e autorit rreth monografisë për heroin e kombit Xhavit Hazirin. 

Ein Bild, das Decke, Im Haus, Boden, Wand enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

(Arbër Haziri, përshëndet pjesëmarrësit dhe anëtarët e Këshillit organizues të promovimit të librit) 

Në pjesën kryesore të promovimit u shfaq filmi dokumentar kushtuar heroit të kombit Xhavit Hazirit, ku pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë dhe të shohin punën dhe angazhimin e tij në kuadër të LPRK-së, patën rastin të dëgjojnë prezantimin e konkluzioneve të organizatës për situatën politike të kohës, në Mbledhjen e tretë të LPRK-së, të mbajtur në tetor 1991 në fshatin Ujmirë, patën rastin të shohin disa sekuenca mbi veprën artistike të heroit kombëtar, punime të punuara në Burgun e Dubravës, fotografi të kohës dhe të aktivitetit patriotik. Zëri i tij liridashës zgjoi emocione të forta, jo vetëm te familjarët e tij, por te të gjithë pjesëmarrësit duke e kujtuar njërin nga atdhetarët më të mëdhenj të kohës.  Dhe në vend të përfundimit mund të shtojmë se aktiviteti kombëtar në shërbim të lirisë, arrestimi, burgu, proceset politike antishqiptare, vuajtjet, përpjekjet për të vepruar kundër pushtuesit janë në fakt pjesët e dramës së madhe shqiptare nëpër të cilat kaloi edhe vetë Heroi ashtu siç kaluan me qindra e mijëra shqiptarë. Me këtë filozofi politike identifikohet gjenerata e tij, atdhetarët, të cilët përpjekjet e tyre u sintetizuan në emblemën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë Xhavit Haziri.

(Autori i librit Mustafë Krasniqi së bashku me vëllanë e heroit, Arsim Hazirin)

Të pranishmit në emër të familjes Haziri, i përshëndeti vëllai i heroit, Arsim Haziri, i cili në mes emocioneve të forta përkujtoi heroin dhe falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen, veçanërisht autorin e librit për përkushtimin rreth monografisë. 

Në fund të këtij promovimi familja e heroit dhe autori i librit “Atdhetari i shtigjeve të Lirisë-Xhavit Haziri” librin e shpërndanë falas për të gjithë pjesëmarrësit si dhe shtruan një apero.

Filed Under: Mergata

THE UNITED STATES DAILY (1928) / AHMET ZOGU FALENDERON PRESIDENTIN AMERIKAN CALVIN COOLIDGE PËR NJOHJEN DHE URIMET E TIJ ME RASTIN E NGJITJES NË FRONIN E SHQIPËRISË (TELEGRAMI)

March 29, 2023 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Mars 2023

“The United States Daily” ka botuar, të shtunën e 22 shtatori 1928, në faqen n°2, telegramin e Ahmet Zogut dërguar asokohe presidentit amerikan Calvin Coolidge për njohjen dhe urimet e tij me rastin e ngjitjes në fronin e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti shqiptar falenderon Presidentin

Shpreh mirënjohje për njohjen dhe për punën ndihmuese të Kryqit të Kuq.

Burimi : The United States Daily, e shtunë, 22 shtator 1928, f.2
Burimi : The United States Daily, e shtunë, 22 shtator 1928, f.2

Mbreti i Shqipërisë i ka telegrafuar Presidentit Coolidge duke e falënderuar për njohjen dhe urimet e bëra me rastin e marrjes së fronit të Shqipërisë.

Telegrami i bërë publik nga Departamenti i Shtetit më 21 shtator shpreh gjithashtu mirënjohjen e popullit shqiptar për punën ndihmuese të Kryqit të Kuq Amerikan. Telegrami vijon në tekstin e plotë :

Tiranë, Shqipëri.

Shkëlqesisë së tij Calvin Coolidge, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Washington, D.C.

I prekur thellësisht nga urimet dhe përgëzimet e mira që Shkëlqesia Juaj ka shprehur me kaq dashamirësi me rastin e ngjitjes sime në fronin e Shqipërisë, nxitoj t’ju paraqes sigurinë e mirënjohjes time më të thellë për këtë akt miqësie të përzemërt ndaj meje dhe popullit shqiptar.

Me këtë rast kam kënaqësinë t’ju përcjell shprehjen e ndjenjave të mirënjohjes që populli im vazhdon të ushqejë ndaj popullit fisnik të Shteteve të Bashkuara për ndihmën humane të marrë nëpërmjet Kryqit të Kuq Amerikan në një kohë kritike.

Për më tepër, populli shqiptar është shumë mirënjohës për mikpritjen e përgjithshme që Republika e madhe e Shteteve të Bashkuara u bën me kaq lirshmëri shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, duke u dhuruar atyre përfitimet e kulturës dhe mirëqenies amerikane.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, urimet e mia më të sinqerta për lumturinë tuaj dhe për prosperitetin më të madh të popullit fisnik të Shteteve të Bashkuara.

(Nënshkruar) ZOGU

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

Kryetari Glauk Konjufca takoi ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Kongresistin Torres

March 29, 2023 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në vazhdën e vizitës së tij zyrtare në SHBA, është pritur në takim nga ish-Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi. Kryetari Konjufca dhe kongresistja Pelosi shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet në rajon dhe arenën ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, rëndësinë e avancimit në proceset euroatlantike dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i Kuvendit të Kosovës potencoi se Kosova dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtat vlera dhe parime të lirisë e demokracisë dhe se çdo ditë e më tepër po i zgjerojnë fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë. “Kosova dhe populli ynë janë të bekuar që kanë miq kaq të mrekullueshëm dhe përkrahjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara”, theksoi kryetari Konjufca. Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington DC, Ilir Dugolli dhe Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli. Vizita e kryetarit të Kuvendit në Uashington do të vazhdojë me takime të tjera në Kongresin Amerikan.

Kryetari Glauk Konjufca falënderon kongresistin Torres për përkrahjen ndaj Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka vijuar vizitën e tij zyrtare në Uashington, me takime me anëtarë të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. Në kuadër të këtyre takimeve, kryetari Konjufca është pritur nga kongresisti Ritchie Torres, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës. Kryetari Glauk Konjufca ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ​

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1749
  • 1750
  • 1751
  • 1752
  • 1753
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT