• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Feniksi i Himarës” si një kryevepër njerëzore edhe në amëshim

July 29, 2023 by s p

Aleksandër Çipa/

Ka një shekull që mbetet aureoliku i Polifonisë Shqiptare. Eshtrat e tij nën këtë mermer të thjeshtë, janë bërë dritë që rrezëllin me gjithë fuqinë dhe dritat, përjetësisht në këngën shqiptare. Në varrezat e thjeshta të Himarës kala, nën këtë lis si të porositur prej De Radës, prehet poeti më i madh i të gjitha kohërave të polifonisë shqiptare. I konsideruar nga shtypi shqiptar i viteve ’30 si ” Feniksi i Himarës”, Nestor Muko Marioti, i njohur si Neço Muko, për disa dekada ishte varr-humbur në Himarë. Një tjetër poet pasardhës i tij, Lefter Çipa, adhurues si Ai i këngës dhe vjershërimit të Neços, tashmë i amëshimtë si Ai, ia gjeti varrin dhe tashmë fansat, adhuruesit dhe gjithë artdashësit e këngës himariote mund ta bëjnë një ndalesë tek ky memorial i ” Feniksit të Himarës”…

Në Himarë do të duhej me kohë të ishte shtatorja e lartë e Neço Mukos. Ashtu sikundër do të duhej të ishte monumenti i lartë mbi syprinën e detit, i kryeveprës së Poetit të Himarës, kryemetaforës së tij ” Vajzë e Valeve”, sikundër e ka propozuar eruditi i papërsëdytshëm, poeti dhe shkrimtari Moikom Zeqo.

Neço Muko Marioti është poeti që në këtë vis rivalizon edhe Malet e Vetëtimës, Brigjet e këtij Joni dhe vetë historinë mijëravjeçare të Akrokerauneve.

Sepse poetët si Neço Marioti, vendosin një referencë me kohën: jo me paraardhjen e tyre, por që nga koha e tyre dhe në gjithë ardhmërinë e ardhme…

Ka një shekull që ky poet sodit përjetësinë e tij nga amëshimi. Ndërsa arti i tij, mbetet frymë dhe shenjë identifikimi kombëtar, për më autentiken vlerë të kulturës shqiptare:- Fosforinën Vënçe Shqiptare- Polifoninë…

” Ju të bukur zogj,

Tek ju kam një shpresë,..”

Himarë Kala,

27 Korrik 2023

Filed Under: ESSE Tagged With: aleksander Cipa

PSE NUK LEJOHET VENDOSJA E SHTATORES SË SKËNDERBEUT NË QENDËR TË BUJANOCIT?

July 29, 2023 by s p

Refik Hasani/

Më 7 janar të vitit 2007  u dha propozimi dhe u shkrua në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në gjithë hapsirat Shqiptare për inciativën dhe propozimin për ngritjen e shtatores së heroit tonë Kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit. Në vend që të vendoset shtatorja e heroit tonë Kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit me një manifestim, shenim madhështor siç u mendua. Është parashtruar edhe kërkesë me shkrim më datën 15.10.2008, e cila ju është  dorëzuar organeve përgjegjëse në Bujanoc për ngritjen e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit. 

Jo vetëm ende që nuk është ngritur shtatorja e heroit tonë Kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit, por edhe lapidari  kushtuar dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ishte vendosur para objektit të komunës së Preshevës që është hequr 20 janar 2013, nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vet. Mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i të drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendumi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.

E pa evitueshme pse nuk lejohet vendosja e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit, sepse mbi të gjitha, ky Rajon nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine. Këto tri komuna jan  më të pa zhvilluara dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare e jo vetëm. Nëse vendimet e Kuvendit Komunal të Bujanocit, nuk marrin miratimin edhe të Ministrisë përkatëse të Republikës së Serbisë, atëherë kjo, mbetët që vullneti  i kësaj Komune të ankimohet edhe në  Gjykatën Kushtetuese, dhe instanca e mekanizma të BE-ë. 

Filed Under: Opinion

Oda Amerikane i kërkon Qeverisë së Kosovës që të adresojë menjëherë sfidat e rritjes ekonomike

July 29, 2023 by s p

Oda Amerikane i kërkon Qeverisë së Kosovës që të adresojë menjëherë sfidat e rritjes ekonomike

Prishtinë, 28 korrik 2023 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njeh potencialin e madh të Kosovës si një destinacion i rëndësishëm për investime. Megjithatë, nuk mund të injorohen konkluzionet shqetësuese të nxjerra në Deklaratat e Klimës së Investimeve për Kosovën të publikuara së fundmi nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit. Këto gjetje, duke theksuar ndërhyrjen thelbësore politike në ekonomi dhe mungesën e dialogut publiko-privat, vënë në spikamë aftësinë e vendit për të tërhequr investimet e huaja direkte (IHD), që janë vendimtare për zhvillimin ekonomik.

Është shqetësuese të shihet se çështje të tilla jo vetëm që po ndikojnë në imazhin ndërkombëtar, por gjithashtu po nxisin pakënaqësi në mesin e qytetarëve të Kosovës. Hulumtimi i fundit i Pulsit Publik nga UNDP-ja ka treguar se vetëm 17.7% e qytetarëve janë të kënaqur me drejtimin ekonomik të Kosovës. Kjo statistikë sinjalizon një nevojë urgjente për ndryshim dhe përmirësim sistematik në qeverisjen ekonomike duke nënvizuar peshën e detyrave që duhen zbatuar.

Çështja e rritjes së ndërhyrjeve politike në ekonomi dhe gjyqësor minon drejtpërdrejt besimin e investitorëve, pengon dinamikën e tregut dhe përbën rrezik të konsiderueshëm për investitorët e mundshëm. Kjo ndërhyrje vë në dyshim reputacionin e Kosovës si një mjedis stabil dhe i parashikueshëm për investime. Pa adresuar këtë, vendi rrezikon të gërryejë më tej besimin e investitorëve dhe qytetarëve të tij.

Në mënyrë të ngjashme, mungesa e një dialogu funksional dhe sistematik publiko-privat, pavarësisht rregulloreve që detyrojnë konsultimin publik, është një çështje shqetësuese. Aprovimi i rregullave të reja shpesh pa diskutime thelbësore me palët e interesit krijon një mjedis rregullator të paparashikueshëm që mund të pengojë investitorët.

Përtej këtyre çështjeve, vendi duhet të adresojë edhe sfidat e tjera të rëndësishme, si integrimi i kufizuar ekonomik rajonal dhe global, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, furnizimi jo i besueshëm me energji dhe vështirësitë në vendosjen e të drejtave pronësore. Sektori i madh joformal dhe korrupsioni i shfrenuar vazhdojnë të jenë pengues për investitorët, ndërsa të mbështeturit e madh në përkrahjen financiare ndërkombëtare dhe remitencat vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë afatgjatë të ekonomisë së Kosovës.

Qeveria duhet të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të zbutur këto shqetësime. Eliminimi i ndërhyrjeve politike, vendosja e një dialogu efektiv publiko-privat dhe zbatimi i strategjive për të luftuar korrupsionin dhe për të përmirësuar infrastrukturën e Kosovës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të agjendës së Qeverisë. Duke nxitur një klimë transparence, parashikueshmërie dhe dialogu të hapur, vendi do të përmirësojë me doemos imazhin e tij para investitorëve të huaj.

Filed Under: Ekonomi

ALBANIA’S GOLGOTHA

July 29, 2023 by s p

Gjon Kadeli/

            

THE ATROCITIES COMMITTED BY SERBS DURING THE BALKAN WARS 1912-1913 COLLECTED BY LEO FREUNDLICH,  WHICH WARE PUBLISHED IN VIENA  AUSTRIA IN 1913

In the following pages are discribet, the horrific  atrocities committed  by the Serbs against Albanians. WER   THE BLOD LUST OF THE SERBS The Daily Telegraph. During the marching through Albania, the Serbs, have not only treacherously executed unarmed  Albanians, but in their awful savagery, they have also murdered difensless people woman, children, the elderly and even infants on their mothers bosom

                                  THE ALBANIANS MUST BE EXTERMINATED

In regard to the news report that 300 Albanians from Luma, who carried no arms were shot i  Prizren without legal proceeding, The Frankfurter Zeitung wrote this, “It seems that in this particular case, the Serbian troops are to be blamed for the carnage At the beginning of the war, we were openly told by Serbian officials “We shall exterminate the Alabanians Since the last fall Serbian troops crossed the border and occupied land inhabiteted by Albanians, one blood bath after another has been commited

                                GENOCIDE WAR

In an article published in the Kreuzzaitung, Professor Sshieeman declares in this article that Serbs are waging a war of genocide against the Albanians. They woodlike to exterminate this nation root and branches. The whar correspondent of the Danish newspaper Riget, Fritz Magunessen, describes as fallaws, the comportment of the Sers in regard of the Albanian population: The war making of the Serbs in Macedonia is characterized by a frightful slaughter of the Albanian population. The army is waging a horrible war of genocide. According to the declarations made by officers and soldiers 3000 Albanians were killed between Kumanovo Shkup and 8000 around Prishtina. In the district of Luma 27 villages were completely destroyed, and inhabitants including  children . Women and children were literally wrapped in straw and burned alive before the eyes of their captivated fathers. Pregnant women were torn to pieces in a horrible way and the unborn child set on the bayonet. The wellkown journalist Johan Stadmuller said in connection with the war in the Ballcan that the Serbs, because of their behavior, somehow convey the impression that there is something demoniacal about them. In connelction with what happened during Albania’s Golgotha, it is important to mention alsaw what has written the British Anthropologist,, historian and journalist Mary Edith Durham. She spend many years in the Ballcans and knows the history of that area. In connection with the Balcan wars, she said the fallowing: The Serbs, once free from Turkish yoke, tried to impose upon other nations, be they Catholics or Moslems, a yoke which was much havier than that of the Turks. “No Turk” Wrote Miss Durham “ever treated Armeniens worse than did the Sers treated the Albanians ,in thew name of  the Orthodox Church. According to Leo Freundlich 25000 Albanians lost their lives as a result of massacres commitet by the Serbs during the Balcan wars. However, experts assert  that the number is much higher According to the French scholar Ami Boue, this figures give an idie, as to the extent of the Albanian genocide, which was achived with verious means, inconcciible in the twentieth century Europe.

Filed Under: Komente Tagged With: Gjon kadeli

Vrasja e Pleqve në Lashtësi

July 27, 2023 by s p

NGA NDREK GJINI/

Njerëzit në lashtësi nuk brakstisnin dhe vrisnin vetëm fëmijët sakatë dhe ato të padeshiruar por edhe pleqtë.

Pak kohë më parë pata shkruar rreth braktisjes dhe vrasjes së fëmijëve. Por e njëta gjë ndodhte edhe me pleqtë. Kur grupet e njerëzve të lashtë e ndjenin se një plak është barrë e rëndë për fisin ato e vrisnin apo e braktisnin në pyll në mënyrë qe ai të vdiste.

Senicid, ose geronticid, quhet praktika e vrasjes së të moshuarve ose braktisjes së tyre, apo ajo e hedhjes së tyre nga shkembinjtë në rastet kur ato nuk mund të kujdeseshin më për veten e tyre dhe ishin të pa-aftë të punonin më për të siguruar ushqimin e tyre.

India

Në shtetin jugor indian të Tamil Nadu, kjo praktike megjithëse e paligjshme ekziston ende dhe njihet  si thalaikoothal.  Thuhet se kjo praktikë ndodh dhjetra ose ndoshta qindra herë çdo vit. Kjo gjë realisht është e paligjshme, por gjithësesi praktikohet fshehtësisht.

Inuitët

Edhe tek Inuitët të cilët janë një grup fisesh indigjenë që banojnë në rajonet arktike dhe subarktike të Greenlandës, Kanadasë, Alaskës dhe Rusisë praktikohej vrasja e pleqve.

Në kohët e hershme, Inuitët i linin të moshuarit e tyre në akull për të vdekur. Kjo ndodhte sidomos  kur kishte mungesa në ushqime. Rasti i fundit i njohur i kësaj praktike tek Inuitët ka ndodhur në vitin 1939.

Një praktikë e tillë ka ekzistuar edhe në Japoninë e lashtë. Ajo quhej Ubasute, që do të thotë braktisja e të moshuarve. Në të kaluarën e largët, thuhej se një i afërm e merrte plakën ose plakun e sëmure dhe e çonte në një mal, ose ndonjë vend tjetër të largët të shkretë dhe linte atje për të vdekur.

Skandinavia

Edhe në Skandinavi në kohët e lashta praktikohej vrasja e pleqve. Ajo quhej Attestupa. Në folklorin nordik, Attestupa është një shkëmb ku njerëzit e moshuar thuhej se hidheshin për të vdekur.

Madje edhe në Serbi zbatohej një praktikë e tillë. Quhej Lapot. Lapot është një praktikë e vjetër serbe e vrasjes së prindërve ose anëtarëve të tjerë të moshuar të familjes pasi ato bëheshin barrë financiare për familjen. Fjala “lapot” do të thotë “baltë” në serbisht, dhe kjo praktikë thuhet se e ka origjinën në malësitë lindore të Serbisë, në rajonin e Zajeçarit.

T. R. Georgevitch (Dordevic), në vitin 1918 shruan, se vrasjet kryheshin me sëpatë ose shkop dhe i gjithë fshati ftohej të merrte pjesë. Në disa raste, shkruan ai,  viktimës i hidhnin miell misri në kokë që të nënkuptonte atë që vrasësi ishte mungesa e misrit dhe jo familja.

Greqia dhe Roma e Lashtë

Tim G.Parkin në librin e tij Old Age in the Roman World, naofron tetëmbëdhjetë raste të vrasjes se pleqve. Nga këto raste, thotë ai, vetëm dy prej tyre ndodhën në shoqërinë e lashtë greke; një tjetër ndodhi në shoqërinë romake, ndërsa pjesa tjetër ndodhën në vende të tjera. Një shembull që ofron Parkin është ai i ishullit Keos në Detin Egje. Megjithëse ekzistojnë shumë variante të ndryshme të këtyre historive thuhet se kjo praktikë mund të ketë filluar kur Athinasit rrethuan ishullin Keian. Në një përpjekje për të patur një furnizim të bollshëm me ushqim, Keianët votuan që të gjithë njerëzit mbi 60 vjeç të vdisnin përmes vetëvrasjes ose duke pirë helmin.  Rasti tjetër i vrasjes së pleqve është ai që ndodhi  gjatë kohës romake në ishullin e Sardenjës, ku vrasjet e baballarëve mbi 70-vjeçarë u bënë nga djemtë e tyre.

Pra në shumicën e rasteve në lashtësi kur ushqimi mbaronte, të moshuarit dhe të sëmurët shiheshin si barrë e rëndë që shpenzonin burimet ushqimore të komunitetit. Kështu që në raste jo të rralla ata vriteshin ose hidheshin në det. Madje ndonjëherë  edhe varroseshin të gjallë, mbylleshin në të ftohtë ose i linin të vdisnin nga uria. Shumë më shpesh ata thjesht braktiseshin në pyll për të vdekur. Viktima mund të dërgohej në shkretëtirë dhe të lihej atje. Ose natën i gjithë fisi mund të largohej pasi i moshuari te flinte dhe e linin aty që ai të vdiste. Nëse fisi do të rimëkëmbëshin papritur me pasuri dhe ushqime, ata edhe mund të ktheheshin për t’i marrë sërish pleqtë që kishin lënë pas. Plaku i braktisur do të mirëpritet gjithashtu si një anëtar i plotë i komunitetit nëse ai mund të ishte i zoti të bënte rrugën e tij për tek vendbanimi i ri i fisit që kishin ikur duke e braktisur atë në pyll. Por në të shumtën e rasteve ai nuk ia arrinte ta bënte këtë rrugë për shkak të moshës, sëmundjeve dhe mungesës së ushqimit.

Filed Under: Fejton Tagged With: ndrek gjini

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1747
  • 1748
  • 1749
  • 1750
  • 1751
  • …
  • 2982
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT