• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Guri i budallait dhe mendja e zgjuar

March 25, 2023 by s p

Alfons Grishaj/

Te parët tanë na kanë treguar se si  budallai hodhi një gurë në lumë dhe 100 të zgjuar nuk e nxorën dot. Kjo nënkupon se sa kohë e humbur është kur i mençuri merret me budallain dhe sa ngjashmëri ka në momentin kur pasioni errëson  logjiken. 

Në spitalin e të sëmurëve mendor të Shkodrës, një i sëmurë  mendor rrinte me orë të tëra me sy tek  një vrimë Dr . Sandër Ashta , bëhet kurjoz dhe mendon, dreq o punë çfarë sheh ai  tek ajo birë ?! I afrohet të sëmurit, duke e pyetur, – a munem me e   pa  edhe unë atë biren që  rri ti  me orë  tana ?! – Po more doktor , shihe ! Dr. Sandri,  pasi e shikoi vrimën dhe nuk pa as insekt apo gjë tjetër  i kthehet të sëmurit, – Po çka dreqin sheh në këtë birë  !?  I sëmuri i përgjigjet, – Ej ej  doktor ! Unë kam nji vit qi po munohem me  e gjetë  e nuk po  munem e ti  po don me e gjetë për nji minut!…Dr. Sandri e shikoi me vëmendje , duke iu drejtuar me humor Shkodran, – nesër kam me të ba dalje nga spitali , – po përse ?,  i përgjigjet i sëmuri .- du me të zëvendësu unë , ia ktheu,  doktori…

Ashtu dhe siç kam shkrojtur në disa shkrime për paranojën, që mbetet furra e shkrirjes së çdo konceptimi normal, duke rënduar kolapsin e arsyes së humbur për çdo second , minut , orë  e ditë. Në këtë udhëtim paranoja  merr me vete dhe të tjerë që nuk e kuptojnë ose nuk e kanë nivelin e duhur intelektual… por dhe intelektualë që  hiqen sikur e kanë të plotë panoramen e grigjes dhe psikologjisë njerëzore.

Mosbalancimi i shkallës së perceptimt të kuriozitetit sjell gjykim të  varfër dhe  tek më i zgjuari,  duke e bërë  palë  me nonsensin. 

Disa ditë më parë një paranojak paraqitet tek Teqeja Bektashjane si udhëheqësi i Organizates Vatra, duke kompromentuar dhe disa persona që i kishte rreth vetes, për të kamufluar qëllimin e tij të sëmurë. Sigurisht këta  të fundit nuk e dinin çfarë kish psonisur paranoja  që i udhëhiqte  drejt  turpit. I sëmuri mendor , në krye të viktimave hyn tek Teqeja  dhe zë tavolinen e Vatres në emër të saj. Ai nuk mjaftohet me kaq, por sëbashku më të tjerët largohet duke i bërë bisht pagesës së biletave  të darkës. 

Babai i Teqesë, kërkoi shpjegim se kush ishin personat që kishin zënë tavolinë në emrin tonë, kur ne vetë qemë present në këtë takim. Anëtari i Kryesisë i tregoi se personat në fjalë nuk kanë lidhje aspak me Vatrën. Mjaftoi shpjegimi logjik i përfaqësuesit të Vatrës që paranojaku të bëhej nongrata  në këtë institucion sikurse është nongrata prej muajsh në Vatër. 

Saga vazhdon:  cudibërësi i Teqesë paraqitet si përfaqësues i Vatrës tek një Television i djathtë në Shqipëri, dhe opa!  Gazetari kurioz për lajme melodramatike  e sensacionale e teori konspirative jo vetëm që i beson, por bie keq në gracken paranoide, duke bërë dhe grimasa me  prononcim  “kërcënues”,  “ dmth, Vatra nuk e do  Syrin !”, paditur se Vatra kish dhënë disa intervista tek ky  Televizion si tregues vlerash nacionale. 

Fatkeqësisht, sipas një informacioni te brendëshëm, gazetari  para se të bënte këtë intervistë “ famoze interkontinetale” kish rënë prehë e Flër De Mari, mjeranja e  përvuajtëshmerisë  rrejshme që besimin  e ka sanall në pellgun e kënetës  së pistë. 

Të zgjuarit nuk merren me bira muri e gardhi, nuk merren me fjalë boshe e shifra të stisura që nuk kanë as bazë logjike e shkencore. Nuk merren me aventurierë, të  cilët mendojnë se  revolucioni fillon me xhinkalla dhe udhëhiqet me dangalla. Nuk bëhen palë me parazitizmin dhe inkompetencën. Nuk trumpetojnë leckën mendim ndryshe dhe arnën, “arritje kualitative!”

Të zgjuarit, nuk e mbjellin të keqen  si karafil në bahçet  dhe institucionet e tyre,  as në qytet, por përpiqen t’a sikterisin sa  më larg kufinjve të shtetit të vet.

Bota është mbushur me provokatorë, budallenj e shpirtëhumbur. Shpirtëhumburi e ngre budallain, “lider,  profesor!”. Ndërsa “profesori” e ngre shpirtëhumburin në panteon…Sarkazëm apo mjegull mëngjezi mbi pullazet tradicionale ? Mendoj se, sa më fallso të jetë ana deklamative e poemës së dashurisë hipokrite  aq më zero  bëhet   ana  narrative ! 

Bill Walsh,  says : Someone will declare , “I am The leader!”  and expect everyone to get in line and follow him or her to the gates of heaven or hell . My experience is that it doesn’t happen that way. Others follow you based on quality of your actions rather than magnitude of your declaration.”

Ligaçi, gjithnjë ka dëshirë që  lëkurën e vet të konsumuar t’ia veshë dikuj tjetër, duke harruar se lëkura e gjarpërit  mbetet gjithnjë gurëve e ferrave dhe shpesh në fund të bishtit si zile.…

Nuk është i  zgjur ai person që hyn në punët e të tjerëve (pa asnjë të drejtë dhe kontribut), duke bërë  rolin e ideologut, dekalogut  dhe kritikut, bash në një shoqëri serioze që sakrifikon dhe punon për qëllime të larta, deri në sublimitet. 

Në torfën e njerëzve të devotshëm mbin çdo fidan që zhvillohet  shëndetshëm papasur nevojë për hijen fallso të Eminencave  Gri. 

Kënga dhe lira  e artë e Orfeut  bëri  sirenat të pushojnë, por kur kënga dhe melodia njerëzore është e pafuqishme ndaj zhurmës “sirenave”, është më mirë që humanizmi të fanitet si aurora borealis,  valltarja e ngjyrave  që  lind nga era e rreptë diellore, por që  toka i kthen në  mrekulli qiellore . 

Mendoj se, njerëzit kanë  format personale perceptive në lirinë e universit tyre që i ndihmon në arritje ose i shkërmoq në dështime. Sa më reale dhe krijuese  të jenë format perceptive aq më  efektive  dhe pozitive janë arritjet. 

Franklin Dilano Roosvelt, thoshte: “Njerëzit nuk janë të burgosurit e fatit, por të burgosurit e mendjes tyre ”. 

Filed Under: Politike Tagged With: alfons Grishaj

“Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!

March 24, 2023 by s p

Gjeneral ®  Piro Ahmetaj

Pa asnjë mëdyshje, agresioni ushtarak i Rusisë – Putiniste kundër terësisë teritoriale të një vendi sovran (Ukrainës),mbetet gjithashtu një kërcënim, sfidë dhe këmbanë e fortë alarmipër sistemin dhe instrumentatglobale të sigurisë. Përveçluftës në Ukrainë, mësimet e nxjerra ngaoperacionet dhe angazhimet e gjata të NATO-s në Irak, Afganistani, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, etj si dhe pesha ekërcënimeve kibernetike, etj po/dotë shërbejnë si domosdoshmëri kritike për të transformuar dhe modenizuar jo vetëminstitutionet e sigurise globale (UN/NATO)por edheato kombëtare të çdo vendi. Nga ana tjetër duhet ta ripërsërisim se për30 vendet e NATO-s, tërësia teritoriale mbetet përgjegjësi kolektive (Artikulli 5). Kjo është thelbësore, por kurrësesi një dhuratë e përjetshme pasi sejcili nga 30 vendet kanëobligimin të zhvillojnë  kapacitete që i pëkasin për përmbushjen e misionit të përballjes së Aleancës me rreziqet konvecionale, ose sulmetushtarake. Prandaj çdo vend i NATO-s,por jo vetëm ato, po zhvillojnë Strategji(që harmonizon objektivat, mënyrat dhe mjetet/buxhetet)si dhe po modernizon aftesitë operacionaletë fokusuaranë mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave Kombëtare. 

Si parim, rishikimi perodik i Strategjisë“imponohet”nga dinamika e ambjentit te sigurisë, nga pesha erreziqeve si dhe respektivisht impaktit të tyrendaj interesave kombetare. Po ashtu, përtej emërtimit, rishikimi ciklik i Strategjive Nacionale mbetet sidomosdoshmëri kritikejo vetēm për të modernizuar instrumentat dhe kapacitetet e sigurisë kombëtarepor edhe për tëreflektuar ndryshimet e konceptit strategjik të NATO-ssi dhe përmbushur detyrimet në kuadër të NATO, EU, UN, etj. Përtej modestisë tepëruar, në kapacitetin e ekspertit me experiencë në reformat e Sigurisë Kombëtare, Rajonale & NATO-ssi dhenë pëgatitjene dokumentave strategjik (SSK, SU, RSM-2013,PAZH, etj)po paraqes një vlerësim me gjetje, parime si dhe10rekomandime strategjikepër domosdoshmërine ehartimit të Strategjisë së Mbrojtjes dhe Zhvillimit të Interesave Kombëtare (SM&ZhIK) të Republikës së Shqipërisë:

  1. Vullnet, përpjekje dhe masa gjithëpërfshirësejo vetëm në rrafshin e vendimarrjes Politike, por nëtë gjitha hallkat, Institucionet, Agjensitë Shtetërore si dhe fazat e përgatitjes së draftit të Strategjisë. Përmë qartë, grupi i punës nuk do duhet kurrësesi të përbëhet nga vetëm “burokrat të emëruar”, por nga personalitete të mirënjohur, shtetarë të përgjegjshëm, patriot mëndjehapur si dhe me eksperiencëtë spikatur në fushën e mendimit strategjik dhe reformave të sigurisë kombëtare.
  2. Gjithëpërfshirje dhe konsensus sa me i gjerë. Shpresoj që 32 vjettë kemimesuar se një Strategji pa konsensus apo e prodhuar nëfrymë konfliktuale, mbetet një dokument i padobishëm, pra një dokument inventar, që dublikon “pa kurrfarë lidhje” programin e qeverisë së radhës.

Është po ashtu fakt se në shumë se 3 dekada të përpjekjeve të RSh për ndërtimin e Shtetit demokratik, të bazuar në parimin “check and balance”, një nga vlerat e gjithë-pranuara që do duhet të “gjunjëzohej/t” klasa politike mbeten çështjet e Interesave Kombëtare. Në shtesë, kjo qasje do të demostronte edhe pjekuri dhe përgjegjshmëri të klasës politike dhe po ashtu do sherbejë si një mesazh i fort pozitiv për parnerët strategjik, SHBA, NATO, BE etj.

  • Vizion strategjik, për të peshuardhe balancuar skenaret e kërcenimeve të mundshme meinteresatkombëtare. Prandaj nëpërgatitjen e SM&ZhIK, duhet angazhuar personalitete me ekspertizë  dhe integritet të spikatur në fushen e politikës, ekonomisë, diplomacisë, inteligjencës, informacionit/IT, gjeneralë;emergjencat civile, policia e shtetit, akademia e shkencave, etj.  
  • Konsultim me aktorët e shoqërisë civile, qëndrat e studimeve strategjike, akademikë të mirënjohur dhe grupet e interesit është jo vetëm një “kërkesë në modë”, por para së gjithash një detyrim dhe prove e përgjegjshmërisë shtetërore,me qëlim për ti dhënë dokumentit të Strategjisë dimension dhegaranci aplikative. Nuk është shpikje, p.sh në NATO dhe vendet perëndimore, për zhvillimin e dokumenteve strategjikë angazhojnëpersonalitete ose“grup të urtësh” si dhe ekspertë me peshë strategjike dhe jo vetëm grupe pune nga “burokracia/zyrtarë të emeruar”! 
  • Kohezionitmbarëkombëtar. Organizimi i konferencave shkencore apo dëgjesave publike për strategjinë, duke hapur edhe një website të posaçëm, ku çdo qytetar i interesuar shpreh mendimet e veta. Me tej, produkti doduhet të konsultohet me Kolegjin e NATO-s,  “Qendrën Marshall”, NDU/USA, etj për të marrë edhe “çertifikatën” e institucioneve elitare nëfushën e mendimit gjeostrategjik.  

E parë nga sa sipërpërmendur, çdo produkt (Strategji) burokratike, pra që do i mungonte gjithëperfshirja, konsensusi dhe konsultimi do “mbetej në klasë si dokument inventar” dhe kështu do ti shkonte shprehja Amerikane “breathing new life into dead reckoning”, ose e përkthyer, “i/e vdekur pa e lindur ende” !? 

  • Mirëpeshimirreziqeve dhe së mjedisit të sigurisë. Ukraina na tregoi qartë, se jetojmë në një realitet, ku nuk janë zhdukur përgjithmonë rreziqetkonvencionale, ose sulmet ushtarake ndaj integritetit territorial. Ndërsa po ashtu Krimea, Kosova, Bosnja, etj na kanë treguar, se kërcënimet po sofistikohen nëpërmjet përdorimit të formave të reja si referendumet e mbështetura nga jashtë, fondamentalizmit fetar, destabilitetit financiar, krimit të organizuar, axhendës së politikanëve të korruptuar, qeverisjet e dështuara, etj.  
  • Anëtaresimi në BE, tëriKonfirmohet jovetëm si  mision dhe opsion i vetēmpor edhesi njëprojekt që i bashkon mbarëshqiptarët, rreth vlerave perëndimore, të drejten e jetës, fjalës, pronës dhe tregut tëlirë. Ose ethënë më mirë nga një mëndje atërore, si Profesor Sami Repishti: “integrimi në  bashkesinë e vlerave Euroatlantike  (BE me 450 milion banorë) mbetet shprehje e aspiratës dhe Fat i bardhë i të ardhmes së  Shqiperisë dhe Kosovës“!
  • Moderizimi i kapaciteteveoperacionale përpërballjenmeemergjencat/fatëkeqësit natyrore, industriale dhe njerëzore. Ndërsa mbetet ende të përmirësohen mekanizmat e kontrollit civil demokratik të strukturave/agjensive përgjegjëse, për të mos lënë hapësira të devijimit nga misioni Kushtetues, si dhe për mëtepër, për të shmangur shpërdorimit nga klientet e pushtetit të burimeve të mbrojtjes kombëtare.
  • Objektivat strategjikedo duhet të shoqërohen me njëPlan/Matricë veprimi me aktivitete, përgjegjësi shtetërore të matshme si dhe mbështetje me financa adekuate.

Thënë këtë, do duhet paraprakisht tëngrihejAgjensia eSigurise Kombetare (ASK), e cila do tëshërbejë për t’jusiguruar në kohë reale, Autoriteteve të larta shtetërore, pikturën dhe peshën  e kërcënimeve ndaj interesave Kombetare, si dhe do të luajë një rol thelbësor në formulimin e dokumentave baze te Sigurisë Kombëtare,  përgatitjen e paketës ligjore, monitorimin e realizimit të objektivave sipas matricës së detyrimeve ndërinstitucionale, etj !

  1. Përmbushjen e detyrimeve dhe përmirësimini kredibilitetit të RSh në NATOdhe parnerët Strategjik (USA). Ndërkohë, 14 vjet pas anëtarësimit, Shqiptarët e kanë tejkaluar perceptimin e NATO-s si “bank alienësh”që garanton falas paprekshmërinë teritoriale të 30 vendeve anëtare! Thënëkëtë, RSh iduhet tëarrijëBuxhetin e Mbrojtjes në 2% të GDP-së, qëpër vitin tjetër, 2024.

Në shtesë,  do t’i riKëshilloja publikisht aktorët politik dhe faktorët institucional nltë Tiranës dhe Prishtinës që për interesat jetike kombëtare: “të përulen në gjunjë para përgjegjësive shtetërore, duke projektuar dhe zyrtarizuar një qasjetëdrejtë dhe të mënçur(Dyshtete sovranenjë komb i vetëm)qëpërfshin sovranitetin por fokusohet nëmbrojtjen dhe zhvillimin e interesave mbarëkombëtare. E ritheksoj se kjo “qasje e fortë por e vonuar” nuk kërcënon asnjë vend, përkundrazi do të kontribuojë si balancë dhe garanci shtesë për paqen afatgjatë dhe axhhenden Euroatlantike të rajonit. Për të tejkaluar edhe një “kujdes diplomatik”, sjellim shembullin e vendeve skandinave (Norvegji, Suedi, Finlandë); Balltike (Lituani, Letoni, Estoni);të Vishegradit,qasjen zyrtare tëTurqisë dhe Greqisë në raport me Qipron, rastin USA me Islandën, etj.  

Me këtër rast, ri-konfirmoj, se: “mbetem sa I përkushtuar aq edhe i përulur për të kontribuar me experiencë dhe eskpertizë strategjike nëpërgatitjen e Strategjisë së Mbrojtjes dhe Zhvillimit të Interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë” ! 

Filed Under: Komente

Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës

March 24, 2023 by s p

-Para 24 viteve, në-24 Mars 1999, për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës NATO prirë nga Amerika nisi bombardimet kundër forcave kriminale të Serbisë/

-Në Kosovë, në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve të aviacionit të NATO-s kundër forcave serbe – terrorit e gjenocidit/

-Në rrethana terri, të ndërprerjes së energjisë elektrike e lidhjeve telefonike, lajmin e madh edhe për gjithë botën e raportoja nga Prishtina me lidhje satelitore, të mundësuar nga  vëllai Demë Jashari, që ishte në Lozanë – Zvicër e që edhe e shkruante me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës… Media shqiptare ka shkruar se isha gazetari i vetëm që transmetoja nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën…/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 24 Mars 2023/  U bënë 24 vjet nga 24 Marsi 1999 – Dita kur ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, kundër terrorit e gjenocidit, i hapi shteg lirisë së Kosovës.

Është kjo edhe një ditë e mirënjohjes e falënderimit të përjetshëm për botën demokratike që nuk lejoi spastrimin etnik dhe zhbërjen e  shumicës shqiptare të Kosovës.

Prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para 24 viteve, në 24 Mars 1999, për Kosovën e popullin e saj ndodhi fillimi i ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s me goditjet nga aviacioni luftarak të pozicioneve të forcave serbe që po bënin krime, masakronin e dëbonin shqiptarët në fushatën e egër të spastrimit etnik.

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 raportoja nga Prishtina në Tiranë se rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve ajrore të NATO-s.

Përshkruaja situatën në kryeqytetin e Kosovës në atë orë historike: “Nga goditjet dridheshin xhamat e ndërtesave në Prishtinë, ndërsa vazhdimisht dëgjoheshin sirenat e alarmit”.

 Shtoja se, “pas pak çastesh të goditjeve, e tërë Prishtina dhe Kosova mbeti në terr”, meqë u ndërprenë dritat, furnizimet me energji elektrike.

Raportoja edhe se, “para goditjeve, automjete të blinduara me trupa serbe dhe armë në gjendje gatishmrie, lëviznin nëpër të gjitha rrugët e shkreta të Prishtinës, që ngjan në qytet fantazmë. Pas goditjeve, këto lëvizje tankesh dhe blindash nuk shihen më”.

Dhe, “kohë pas kohe, nëpër qytet, dëgjohen breshëri armësh”, përfundoja lajmin e parë për nisjen e bombardimeve.

Lajmin e jepja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), për të cilën raportoja nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi të Kosovës.

Po atë lajm e dërgoja edhe për Radio Tiranën, me të cilën pastaj u lidha edhe drejtpërdrejtë në raportime, derisa në ato rrethana terri e lufte në Kosovë nuk mund të lexohej Agjencia Shtetërore-Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë as nuk mund të shihej Televizioni Shqiptar.

  Lajmet për ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s në Kosovë shkonin për gjithë kombin shqiptar edhe për botën, të raportuara nga Prishtina, nga lagjeja Ulpiana, nga banesa ime e mbushur refugjatë nga zonat e luftës.

Refugjatët sollën përvojat e tyre të pas dëbimit nga shtëpitë, të strehimit maleve, se si të bëhej dritë në terr kur s’ka as qirinj, duke ndezur ndonjë leckë të futur në vaj ushqimi të mbushur në gjysëmpatate të gërryer nga brenda. Nën atë dritëz po shkruaja lajm tjetër, ndërsa po dëgjoja lajme në një radio të vogël me bateri – tranzistor, derisa shkallëve të ndërtesës dëgjoheshin rrapllimat e ushtarëve e policëve serbë që nga momenti i nisjes së bombardimeve kishin ikur nga rrugët e sheshet ku ishin.

Nga radioja e vogël dgjohej edhe zëri i shpresës dhe besimit të madh, fjala e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton që i drejtohej Kombit Amerikan.

 “Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksonte në atë ditë e orë historike Presidenti i SHBA-ve, Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë fliste për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

Ai zë i lirisë – liria për Kosovën po vinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…Nga Amerika dhe aleatët…

Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

Ajo dritë shpëtimtare e lirie ishte e paralajmëruar…

Më pak se një vit më parë, në 29 Maj 1998, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, bëhej e ditur se Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…

Në fillimet e pranverës së para 24 viteve, ndërhyrja e NATO-s pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje – Francë, që kishte nisur në  6 Shkurt 1999 kishte përfunduar në 18 Mars me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar.

Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit, në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin  e Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…

Po në atë 5 Mars 1999 kam raportuar edhe për një takim të Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova me Senatorin Amerikan Robert Doll – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, që ishte edhe një paralajmërim lirie. Takimi shumë i rëndësishëm u mbajt në Shkup-Maqedoni, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë-Kosovë…

Viteve të ecjes drejt pavarësisë së Kosovës, Presidenti historik Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës  Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…

Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.

Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Në vitin e luftës e lirisë 1999, edhe derisa bisedohej në Konferencën ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje-Paris, regjimi i Beogradit kishte sjellë në Kosovë paisje luftarake e trupa ushtarake shtesë, që mund të arrinin në 130.000, sipas vlerësimeve të kohës.

Ndërkohë, për shkak të rreziqeve,  shumica e reporterëve të mediave ndërkombëtare bashkë me Misionin Vëzhgues të OSBE-së ishin larguar nga Kosova para fillimit të ndërhyrjes së Aleancës Veriatlantike. Edhe në ato rrethana vazhdoja pa ndalur asnjëherë raportimet nga Kosova për në Shqipëri…

E, në 24 Mars 1999, ishin orët u fundit para fillimit të bombardimeve të NATO-s kur kërkonim mundësinë e fundit për të dhënë nga Prishtina në Tiranë lajmin e madh të pritur, pasi lidhjet telefonike do bëheshin të pamundura.

Të provojmë me lidhje satelitore në mbrëmje, u morëm vesh me vëllain Demë Jashari në Zvicër. Dhe, ishim në linjë në momentin e pritur, nga Prishtina në Lozanë – Zvicër raportoja me telefon derisa po ndodhte lajmin e madh edhe për gjithë botën që e shkruante vëllai Dema me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës…

Dhe, vazhdoja raportimet…Media shqiptare ka shkruar edhe se isha gazetari i vetëm që transmetoja nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën në 24 Mars 1999.

“PERVJETORI/ Rrëfimi i reporterit të vetëm që transmetonte nga Prishtina: Ç’ndodhi kur bombardoi NATO?”, është titulli i portalit TESHESHI për shkrimin që ia kam dërguar në 24 Mars 2015 gazetarit në Tiranë, Ylli Pata,  i cili ka punuar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë shumë vite dhe ishte aty edhe në ditën historike të 24 Marsit 1999 të fillimit të bombardimeve mbi caqet e forcave serbe të aviacionit të Aleancës Veriatlantike.

“Sot mbushen 16 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në mbrojtje të Kosovës.

Behlul Jashari është gazetari i vetëm që raportonte nga Prishtina për ngjarjen në kushte tejet të vështira. Në atë kohë Jashari ishte korespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare…”, ka shkruar ai në portalin ku theksohej se po botonin “kujtimet e reporterit që transmetonte nga një vend i fshehtë në kryeqytet”…

Mëngjesin e parë të pas fillimit të bombaredimeve, lajmet që dhash nga Kosova drejt Tiranës ishin për situatën në Prishtinë dhe për ekzekutimet nga forcat serbe gjatë natës të shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Mitrovicë, veprimtarëve e intelektualëve – udhëheqësit komunal Agim Hajrizi bashkë me nënën dhe djalin 12 vjeçar dhe poetit Latif Berisha.

Ai mëngjes i 25 Marsit 1999  sillte lajme të reja se forcat kriminale serbe gjatë natës  kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, në Prishtinë kishin rrëmbyr në shtëpi avokatin e veprimtarin e njohur për të drejtat e liritë njerëzore, Bajram Kelmendi, me dy bijtë e tij, të cilët i ekzekutuan. Forcat serbe kishin djegur edhe selitë e institucioneve të rëndësishme kosovare e ndërkombëtare, përfshirë zyrat që ndodheshin në një shtëpi shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Edhe në mëngjes, si edhe natën, Prishtina dukej si një qytet fantazmë, rrugët dhe sheshet ishin të zbrazëta.  Tanket dhe makineria tjetër serbe e luftës, që një ditë më parë i mbushnin rrugët e sheshet, kishin ikur dhe ishin fshehur edhe nëpër lagje për t’i pasur banorët  shqiptarë mburojë të gjallë. Nëpër shumë pika kishte snajperë serbë dhe njerëzit qëndronin të mbyllur në shtëpi, të rrethuar me kërcënimin e madh të forcave serbe, por me gëzimin e besimin e plotë se liria e Kosovës po vinte.

Atë mëngjes të parë të pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 u këput edhe mundësia e fundit e lidhjes me telefon dhe e raportimit dhe nisa kërkimin e ndonjë mundësie tjetër, duke ndërruar edhe vendbanimin shkaku i rrezikut të qëndrimit të mëtejmë në banesë, e pastaj edhe duke u larguar nga Prishtina drejt Kufirit jugor të Kosovës, prej nga vazhdoja raportimet.

“Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”, ishte titulli lajmit të 6 Majit 1999  i raportimeve që i bëja nga Kufiri jugor i Kosovës.

Lajmi, ku në ato rrethana nuk përmenda burimin – telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh nga një nënë mburojë e gjallë bashkë me familjen e saj alarmonte: 

“Shumë banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe
po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të
qëndrojnë në shtepitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur
armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëpër objekte që
mund të bombardohen nga NATO-ja… Shumë familje janë detyruar të qëndrojnë për disa ditë me
radhë pranë postes së re të Prishtines, në lagjen Dardania…”.

Cak i goditjeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forcave serbe ishte edhe ndërtesa e postës së vjetër që ishte bërë edhe bazë ushtarake e që u zhbë e nuk është më e ishte pranë ndërtesës së tashme kryesore të Qeverisë së Kosovës te Sheshi Gjargj Kastrioti – Skënderbeu në Prishtinë.

 Raportimet që bëja dëshmonin se forcat serbe vazhdonin fushatën për dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova. U dëbuan afër një milion shqiptarë, shumica në Shqipëri. Më shumë se 12 mijë arrinte numri i shqiptarëve të vrarë e masakruar, edhe të groposur në varreza masive, në mëse 6 mijë arrinte numri i të zhdukurve, qytetet dhe fshatrat shqiptare digjeshin e plaçkiteshin nga forcat ushtareke, policore e paramilitare serbe të Milosheviçit – kasapit të Ballkanit, që pas vitesh përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë…

Ende pa kaluar tre muaj nga fillimi, bombardimet përfunduan në 10 Qershor 1999, pasi një ditë më parë në Kumanovë, qytet në Maqedoni ku një pjesë e madhe e popullsisë janë shqiptarë, ishte arritur  Marrëveshja mes NATO-s dhe Beogradit për tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të Alancës Veriatlantike në Kosovë.
Dita e Lirisë dhe Paqes, e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, erdhi në 12 Qershor 1999. Në mëngjesin e asaj dite të lume, në orën 05 e 17 minuta, tanket e para të NATO-s hynë në Kosovë duke kaluar kufirin me Maqedoninë në Bllacë – Han të Elezit, drejt Prishtinës, e të nesërmen nga Shqipëria, duke kaluar kufirin në Morin-Vërmicë, drejt Prizrenit…

Edhe në atë ditë e orë  historike një lajm tjetër të madh se në Kosovë po ndodhte liria e raportoja drejt Tiranës – në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të NATO-s  që kalonte kufirin jugor në Han të Elezit drejt Grykës së Kaçanikut…

Kosova, pas hyrjes së trupave të NATO-s – KFOR-it, u administrua sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri në 17 Shkurtin histotik  2008 të shpalljes së Pavarësisë së njohur deri sot nga 117 shtete të botës…

 Njëmbëdhjet vite pas takimit të 29 Majit 1998 në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në seancën solemne të Kuvendit të Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. 
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton. 
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

PRESIDENTI HISTORIK RUGOVA:  24 MARSI I VITIT 1999 KA HYRË NË HISTORINË MODERNE TË KOSOVËS

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në mesazhin e urimit në vitin 2002 bënte të ditur se kishte vendosur të kërkoj nga Kuvendi i Kosovës që ditën e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë 12 Qershorin ta shpallë Ditë të Lirisë së Kosovës, që do të festohet në të gjithë vendin. Gjatë viteve të lirisë Presidenti Rugova mesazhe urimi drejtonte në çdo përvjetor të 24 Marsit 1999, kur nisi ndërhyrja shpëtimtare me aviacion e NATO-s  që i hapi shteg Ditës së Lirisë së Kosovës:

VITI 2003 – RUGOVA: DITA E 24 MARSIT TË VITIT 1999 DO TË MBETET NDËR DATAT MË TË RËNDËSISHME NË HISTORINË E KOSOVËS

Prishtinë, 24 Mars 2003/ Në katërvjetorin e sulmeve ajrore të të NATO-s për mbrojtjen e popullit të Kosovës, Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova u ka drejtuar qytetarëve të Kosovës këtë mesazh:

Me rastin e 24 Marsit, Ditës së fillimit të fushatës ajrore të SHBA-ve dhe NATO-s për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta.

Sivjet e festojmë 4-vjetorin e fillimit të fushatës ajrore për lirinë e vendit tonë. Dita e 24 Marsit të vitit 1999 do të mbetet si njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

  
Në këtë 4-vjetor, do pranuar se Kosova ka bërë një progres të madh në të gjitha fushat e jetës.

Njëherësh në këtë përvjetor të katërt do theksuar objektivat e institucioneve dhe të popullit të Kosovës, siç janë: zhvillimi ekonomik, privatizimi, vendet e reja të punës për të rinjtë, dhe integrimi i grupeve etnike në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Poashtu, objektiv madhor për të gjithë ne është njohja formale e pavarësisë së Kosovës, që duhet ta arrijmë së bashku me miqtë tanë.


Në këtë ditë feste, urime të përzemërta u shprehim UNMIK-ut, OSBE-së dhe organizatave joqeveritare që po veprojnë në Kosovë. Urime të thella nga zemra u bëjmë komandantëve dhe ushtarëve të NATO-s/KFOR-it, që po bëjnë sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës.  

Njëherësh, urimet tona ua drejtojmë përfaqësive diplomatike në Prishtinë.

 
Në këtë ditë feste të Kosovës, përshëndesim Presidentin Bush që bashkë me Kryeministrin Bler po udhëheq forcat e koalicionit në Irak për lirinë dhe demokracinë e këtij vendi dhe për forcimin e paqes botërore.

Përshëndetjet tona ia drejtojmë Presidentit Shirak, Kancelarit Shreder dhe Kryeministrit Berluskoni, që po përkrahin Kosovën në zhvillimin e saj.

VITI 2004: MESAZH I PRESIDENTIT TË KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA, NË 5-VJETORIN E FUSHATËS AJORORE TË NATO-s PËR KOSOVËN

Prishtinë, 24 Mars 2004/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar një mesazh qytetarëve të Kosovës me rastin e 5-vjetorit të fushatës ajrore të NATO-s për Kosovën, që nisi më 24 Mars 1999. Më poshtë po e japim tekstin e plotë të mesazhit të Presidentit Rugova:


Me rastin e 5-vjetorit të Ditës së fushatës ajrore të NATO-s për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta.


Në këtë vit jubilar do thënë se 24 Marsi i vitit 1999 ka hyrë në historinë moderne të Kosovës si njëra ndër datat më të rëndësishme. Tashmë kjo ditë konsiderohet si ditë historike për vendin tonë.


Në këtë 5-vjetor do theksuar se Kosova ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Institucionet e Kosovës janë të përqëndruara dhe po punojnë në realizimin e objektivave të zhvillimit ekonomik dhe demokratik, të krijimit të vendeve të reja të punës, të stabilitetit politik si dhe të integrimit të grupeve etnike në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.


Në rrugën tonë të progresit, ne këto ditë patëm trazira ku u përdor dhuna e papranueshme për ne, dhe po bëjmë përpjekje të përbashkëta për tejkalimin e gjendjes.


Jemi optimistë se këtë gjendje do ta përmirësojmë së shpejti dhe do të fuqizojmë progresin e vendit tonë të shtrenjtë.


Gjithsesi objektiv madhor për gjithë popullin dhe qytetarët është njohja formale e pavarësisë së Kosovës sa më shpejt, çfarë do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Këtë do ta realizojmë së bashku me miqtë e Kosovës.


Në këtë ditë feste, urime të përzemërta u shprehim ushtarëve dhe komandantëve të zonave të NATO-s/KFOR-it si dhe gjeneralit Kamerhof, që po bëjnë mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.


Urime të sinqerta i shprehim UNMIK-ut dhe OSBE-së.


Njëkohësisht urimet tona ua drejtojmë dhe përfaqësive diplomatike në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.


Në këtë ditë feste përshëndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Blair, Presidentin Shirak, Kancelarin Shreder dhe Kryeministrin Berluskoni, që po e përkrahin vendin tonë në rrugën e zhvillimit dhe të prosperitetit.


Si gjithmonë, përshëndetje të veçantë i drejtojmë Papa Gjon Palit II, që gjithnjë kujdeset dhe lutet për Kosovën.


Zoti e bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë KFOR-in! Zoti e bekoftë Kosovën tonë të dashur! Gëzuar 24 Marsi 2004 jubilar!

VITI 2002-MESAZHI I PRESIDENTIT RUGOVA: 12 QERSHORI ËSHTË NJË NGA DITËT MË TË MËDHA NË HISTORINË E KOSOVËS

Prishtinë, 11 Qershor 2002/  Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 12 Qershorit – Ditës së hyrjes së trupave të NATO-s që vlerësohet si ditë e çlirimit të Kosovës, u ka drejtuar sot një mesazh qytetarëve të Kosovës. Në këtë mesazh thuhet:

– Qyetarë të nderuar të Kosovës,
Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që është Ditë e lirisë së Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta.
Dita e 12 Qershorit është një nga ditët më të mëdha në historinë e Kosovës – të Dardanisë antike.

Sot, pas tri vjetësh, do pranuar se Kosova e lirë ka pasur një progres të madh në të gjitha segmentet e jetës, falë miqve tanë dhe popullit të gjallë e dinamik të Kosovës.


Prandaj, njohja formale e Pavarësisë së Kosovës shtrohet si detyrë e drejtpërdrejtë në të cilën po punojmë intensivisht.


Me këtë rast urime të ngrohta u shprehim ushtarëve dhe Komandantit të KFOR-it, gjeneralit Valenten.
Poashtu, urime të përzemërta i shprehim kryeadministratorit të Kosovës, zotit Mihael Steiner dhe OSBE-së.


Urime të sinqerta u shprehim përfaqësuesve diplomatikë në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.


Në këtë ditë gëzimi të lirisë së Kosovës përshëndesim presidentin Bush, kryeministrin Bler, presidentin Shirak, kancelarin Shrëder dhe kryeministrin Berluskoni.


Përshëndetje të madhe i dërgojmë Papa Gjon Pali II për kujdesin e tij për Kosovën.


Zonja dhe zotërinj,


Dëshiroj t’ju njoftoj se sot kam vendosur të kërkoj nga Kuvendi i Kosovës që ditën e 12 Qershorit ta shpallë Ditë të Lirisë së Kosovës, që do të festohet në të gjithë vendin.


Gëzuar Dita e Lirisë.


Zoti e bekoftë Kosovën, – thuhet në fund të mesazhit të presidentit të Kosovës.

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËRJETSHËM PËR MIRËPRITJEN E PËRKUJDESJEN VËLLAZËRORE SHQIPTARE PËR TË DËBUARIT NGA KOSOVA – REFUGJATË TË LUFTËS SË PËRFUNDUAR NË PRANVERËN E LIRISË TË VITIT 1999

Si korrespondent në Prishtinë i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, në vitin 1999 të kohës së luftës, të dëbimit të mëse 1 milion shqiptarëve nga Kosova, për rreth dy muaj “selia” e raportimeve të mia ishte kufiri jugor i Kosovës, si dhe Tetova e fshati i afërt Dobrosht – shtëpia e familjes së Mesut Veselit, ku më parë kishin mbërritur njerëz të familjes sime të dëbuar nga forcat serbe… Raportoja edhe nga Shkupi e vende tjera në Maqedoni.

 Akreditimi mu dha nga Ministria e Informatave e Maqedonisë të njëjtën ditë të kërkesës dërguar me telefax nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në 5 Prill 1999. Ishte mëngjesi i ditës sime të parë refugjat jashtë kampit të Bllacës, ku pas qëndrimit disaditësh natën kisha kaluar kufirin…

Mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm për mirëpritjen e përkujdesjen vëllazërore shqiptare për të dëbuarit nga Kosova refugjatë të luftës së përfunduar në pranverën e lirisë të vitit 1999.

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari

LIRIE (LYDIA) MEMETI, NJË HISTORI SHQIPTARE FRYMËZUESE

March 24, 2023 by s p

Intervistoi: Mirela Kanini

Në Chicago kanë shkëlqyer plot shqiptarë që kanë emigruar dhe në fusha të ndryshme. Këtë radhë sjellim para jush historinë inspiruese të një nga grave më të njohura dhe më të sukseshme, me origjinë nga Prespsa e Maqedonisë Veriore, zonjën Lirie (Lydia )Memeti. Nuk do të mjaftonte as një memuar për të treguar historine e saj por jam e sigurtë që përgjigjet e goditura që ajo ka dhënë në keto 10 pyetje do ti gjejnë inspiruese të gjithë.⁃

Kush është Lirie Memeti?⁃

Une jam nënë e tre fëmijëve, gjyshe e 7 nipërve dhe mbesave, bashkëshorte, presidente e shoqatës Albanian American women association, pronare e Remax Legends (lifetime achievement, top 1% around the world).⁃ Që të arrini aty ku jeni sot sigurisht keni patur veshtirësi.

Na tregoni pak mbi jetën tuaj

-Në moshën 17 vjecare kam emigruar në Amerikë pa ditur as anglisht , pa para dhe madje me ëndrrat për shkollen të thyera në mes. Ishin vitet 70-të. U martova dhe në moshën 18 vjeçare u bëra nënë me lindjen e djalit . Në moshën 20 vjeçare u bëra nënë përsëri me lindjen e 2 vajzave binjake . Isha pra një 20 vjeçare me tre fëmijë tashmë. Më mundonte çdo ditë ideja se si do përparoja dhe kjo nuk ishte jeta që kisha ëndërruar. I ankohesha bashkëshortit që kjo nuk ishte Amerika që kisha përfytyruar unë. Dikush pastaj më tha të mos e humb shpresën se Zoti është I pari dhe Amerika e dyta, thjesht duhet të gjej rrugën time. Morëm një vendim me bashkëshortin, atë që ti dërgonin fëmijët tek vjehrra në Prespë ku i lamë për 3 vjet ndërkohë që ne punonim të mblidhnim para. Ishte një sakrificë e jashtëzakonshme larg tyre por nuk ishte e vetmja. Unë isha gruaja e parë të thyeja akullin në përparim. Në komunitetin tonë në atë kohë konsiderohej e turpshme të punonte gruaja edhe pse ishim në Amerikë. Ato nuk ngisnin makina gjithashtu ose të ndiqnin studimet. Gruaja sipas tyre e kishte vendin në shtëpi të kujdesej për burrin dhe të rriste fëmijët. Mu desh të shpërfill këtë mentalitet dhe kështu kam qënë femra e parë që kam ngarë makinën dhe e para të shkoj në shkollë për real estate broker. Theva me pak fjalë dy tabu ndërkohë që në atë kohë edhe në USA ky profesion dominohej nga burrat. Ky ishte pra një revolucion.

⁃ Kur menduat që kjo është rruga juaj?

Para se të merrja këtë drejtim për 4-5 vjet unë dhe bashkëshorti punuam shumë dhe me paratë e fituara morëm një restorant. Tërhoqëm dhe fëmijët por prapë nuk isha e kënaqur kur i shihja që i zinte gjumi nëpër kolltuqet e restorantit derisa ne të mbaronim punën. Ndaj puna si real estate broker me jepte mundësi të isha me fëmijët dhe merresha me edukimin e tyre. Njëra nga vajzat sot është doktoreshë me klinikën e saj private, njëra shkencëtare, ndërsa djali ka kompaninë e tij Iloan mortgage me shtrirje në 14 shtete të Amerikës. Vazhdimisht kam ndjekur kurse dhe programe të ndryshme për të edukuar më tej veten. Sot pothuajse të gjitha gratë e anëve tona ngasin makinën. Ndjej satisfaksion kur më përmendin që duke parë fëmijët e tu edhe ne I inkurajuam fëmijët tane të ndjekin studimet. Një vajzë që sot është producente në një nga stacionet kryesore të Chicagos më tha njëherë që prej teje duke të parë se sa lart u ngjite Ti babai na lejoi të vazhdojmë shkollën. Shumë të tjera më thoshin “ I wanted to be you” dhe vërtet sot ato janë doktoresha, mësuese ect. Mua gjithashtu më janë dhënë çmime të ndryshme nga Diaspora dhe mediat Jo vetëm për arritjet por edhe për ndihmën që i kemi dhënë komunitetit e bamirësitë e organizuara.

⁃ A ishte e vështirë të hapje biznesin tënd? Sigurisht, asgjë nuk është e lehtë në fillim por këmbëngulja dhe sakrificat janë natyra ime e dytë.⁃ Si arritët që sot të jeni një nga “top selling companies?”

⁃ Me punë, devotshmëri dhe duke ndjekur intuitën. Përpiqesha të ndihmoja klientët në bazë te buxhetit por edhe kam inspiruar dhe drejtuar disa që sot janë kthyer në multimilionerë duke ndjekur metodat e mia dhe drejtimin tim.

⁃ A keni pasur ndonjëherë momente që keni dashur të tërhiqeni? Jo, asnjëherë. Nuk I lë gjërat kurrë në mes të rrugës.

⁃ Kush janë planet tuaja për të ardhmen.

Të vazhdoj të punoj, të ndihmoj njerzit dhe të ndjek pasionin tim. Të ndihmoj gjeneratat e reja të jenë produktive.⁃ Çfarë është një gjë që do ti rekomandoje njerzve sot për ti inspiruar. Ndiq pasionin dhe çdo gjë që bën bëje duke dhënë maksimumin për të arritur objektivin.

⁃ Kush janë hobi tuajat?-Noti, basketbolli, kercimi madje tranoj në këtë fushë. Udhëtimet Ect.

⁃ Një citat që ju pëlqen?

-Mos u dorëzo kurrë. Kij besim në Zot dhe Amerikën.

Filed Under: Mergata

Vjena – Qytet i Requiemeve – Requiem për Musinenë!

March 24, 2023 by s p

Bisedë me Gjergj Jozef Kolën

Mbi takimin e organizuar në sallën e Kongreseve në Europahaus . Vjenë! Intelektualja e rrallë Musine Kokalari, nyje e randsishme e kulturës shqiptare, mblodhi nji grup dashamirës të kulturës shqiptare në Vjenë! Arsyeja ishte e thjeshtë: Te kjo figurë janë bashkë: Intelektualja, Shkrimtarja, Politikania, Martirja po edhe Modeli moral i nji shoqnie që prej kohësh e ka pranuar se degradimi i saj asht e vetmja zgjidhje tashma e shpallun në heshtje… Në Vjenë, kam zbritë për s’pari herë, po kaq shumë e dashtun m’ka qenë Vjena, për gjithçka ka ba ajo për historinë tona, sa e ndjeva nji qytet tejet familjar, i dashtun e mikpritës sa e ndjeva qytetin pjesë e diçkaje të randësishme që ka jetue mbrenda meje dhe vetëm prej kësaj bisede me Gjergj Jozef Kolën, ma së fundmi u gjet njaj i bekuem çelës me e vendosë harmoninë midis asaj që ashtë histori edhe i asaj që asht bashkëkohsi! Kët bisedë në formë interviste asht frut i nji bashkëpunimi të hershëm me zotin Kola, por që kësaj here u ndalëm ma gjatë të figura e Musinesë.

Jozef Radi – Vjenë, 21 mars 2023

Si autor i nji drame mbi Musine Kokalarin dhe jo vetëm por edhe fakt që kjo dramë u vu në skenë prej “Teatri për të Rinj” në Shkup, i cili pat edhe vleresime europiane, desha të di cilat janë ndjesitë tua si autor për kët udhëtim të dyfishtë artistik të veprës suej në 40 vjetorin e largimit të Musinësë?

– Qysh se jam njoftë me jetën e Musinesë nuk m’asht nda për asnji çast figura e saj, derisa u krijue edhe kjo dramë, që e kam quejtë Requiem. Vjena asht qyteti i Requiemeve të famshme të Mozartit, Bethovenit, Haydenit e këtu pata qetsinë me e zbritë deri në fund dhimbën krenare të Musinesë. Nji njeri, nji zojushë shqiptare që vuen 20 vjet burg e mandej edhe 15 vjet internim, me vdekë aty prej sëmundjes së pamjekueme, tash e 40 vite të shkueme, pa u thye asnjiherë, porse tue ruejtë dinjitetin njerzor, asht nji ndeshje e jashtzakonshme për nji shkrimtar, aq ma tepër që vetë Musineja ishte e tillë…Ftesa në Festivalin europian të dramës dhe nderimi me disa Diploma natyrisht asht nji kunorzim i jashtzakonshëm për Musinenë, po edhe për të tanë ne. Musine Kokalari mbrrin në Vjenë përmes nji projekt që solli emocione e përcolli edhe nji mesazh humanizmi e frymë largpamësie.

A vlen me u përsëritë ky mesazh në tjera realitete shqiptare e me tjerë personazhe në epiqendër?!

Së pari gjej rast me ju falenderue Ju dhe gjithë të tjerët që morën rrugën e gjatë si Shën Pali dikur prej Jerusalemi m’u ndalë në Durrës, edhe ju erdhët prej larg dikush prej Ancone, dikush prej Gjinokastre, dikush prej Prishtine, e dikush prej Tirane, me sjellë në Vjenë sekush nji mesazh cilësor për Musinene. Në Vjenë vijnë mjaft personalitete të ndryshme shqiptare, porse shumë pak vijnë për art, letërsi o përkujtime figurash të martirizueme! Besoj se kjo ishte nji eksperiencë pozitive, porse s’ka nisë me Musinene. Fjala vjen, vitin e shkuem kena pasë nji kuvendim për Martin Camajn, edhe mendoj me e vazhdue kët cikël përkujtimesh! Mendoj se në Vjenë ku ka nisë edhe zanafilla e pavarësisë sonë, kanë me gjetë zbatim edhe idetë e sipërpërmenduna…

Ç’ka mendoni se mund të bahet ma mirë në nji tjetër organizim për Musinenë apo për ndonji tjetër personazh të kulturës shqiptare ende në hije prej politika e 80 vjeçare?!

Organizime të tilla komplekse shërbejnë edhe si eksperiencë edhe padyshim mund të perfeksionohen në shumë elementë. Në kët Konferencë kanë shprehë dëshirë me ardhë edhe tjerë studjues, shkrimtarë porse rrethanat s’e kanë ba të mujtun. Falenderoj edhe zonjën Nashi Broker, që merret prej vitesh me Musinenë, dhe nuk u ba e mundun që të ishte pjesmarrëse. Pastaj tashma të gjithë e dijmë se shteti shqiptar, ndryshe prej shumë shtetesh tjera, asht thuejse inekzistent në art, kulturë e sidomos letërsi. (në tallava jo) Edhe nji takim i Shkrimtarëve të Diasporës që u ba para tre vjetësh në Tiranë, në panele ishin shkrimtarët që siç u thona na n’Shkodër që: “S’e kane kalu Urën e Bahçallëkut…” në vend që kjo të drejtohet prej vetë shkrimtarve të Diasporës! Konferenca në fjalë ishte shumplanëshe, me personazhe e trajtime prej mjaft fushave.

Ç’ka mund të queni risi e këtij organizimi në Vjenën ku bajmë nyje edhe shumë figura që janë shkelë prej diktaturës?!

Risija qëndron të fakti se u banë përpjekje që Figurën e Musinesë me e ndriçue prej shumë kahjesh të ndryshme. Nga koha e studimeve, shkrue në kujtesën fisnike të Dr. Lazër Radit e përcjellë me dinjitet nga Ju zoti Radi; kujtimet e familjarëve nën reflektimin e ngrohtë e të dhimbshëm të Arjeta Kokalarit; studimi analitik i nji nji vepre të saj nga penda e mprehtë e filologes, Dr. Elona Gjata, nga trajtimi paralel në kohna i shkrimtares Angjelina Marku; po edhe përshëndetja dashamire e shkrimtares dhe politikanes, Flutura Açka. Mendoj se nji risi dhe pikë e fuqishme ishte edhe shfaqja e disa pjesëve të dramës që solli emocione të fuqishme për krejt pjesmarrësit, dhe e shoqnueme në gjermanisht prej aktores së njoftun austriake Elke Hagen! Për dramën në fjalë po ta besoj nji ‘sekret’. Në fund të saj ka nji skenë mes Musinesë dhe personazhit mito-real Shpend Bardhi. Ndërkohë që Musineja naltëson poetin kombtar At Gjergj Fishtën, Shpend Bardhi dënon shkrimtarët e oborrit komunist… Kjo skenë asht lanë jashtë. Në frymën e kompromisit e mos me ecë gjithnji me parimin: “për nji plesht me djegë jorganin”, Fundja këto pleshtat e realsocializmit koha ka me i djegë vetë nji ditë, o ndoshta i ka djegë e hala s’e kanë marrë vesh!

Si i gjykoni mardhaniet e shtetit shqiptar me figurat intelektuale të persekutuara prej Diktaturës ku ban pjesë edhe Musineja, Marie Tuci, Nane Tereza… gra madhështore që në fakt ju i keni përcjellë përmes veprave tua?!

Shteti shqiptar ka veç nji interes: Fasadën, e asnjiherë themelet e kombit shqiptar! Kjo asht nji fatkeqsi e madhe për ne si komb. Këto tri figura monumentale të kombit shqiptar s’i kujton askush ashtu si duhet, mbasi janë në themele të qëndresës së tij, porse vetëm merren me fasadën e shndritshme, të sapolyeme, së cilës i bjene ngjyra me shiun e parë kur i qesin në bulevard! Asnji film, asnji dramë të ngjitun në skenë, asnji opera, asnji monument si duhet, pra, vepra që i qindrojnë shekujve për këto tri zojusha legjendare na nuk kena. Drama për “Nane Terezën” mori e vendin e parë prej komisionit të kulturës në Bashkinë e Shkodrës, porse drejtoresha e teatrit znj. Kacarosi nuk pranoi me e vu në skenë. Shteti shqiptar postkomunist asht kujdesë që ndër institucione të artit me vendosë “Njeriun e ri” që e ka përgatitë në 45 vjet diktaturë e mos më lanë askënd me prekë themelet, veç m’u kujdesë për fasadën…

Cili mund t’jetë nji angazhim i juej promovues dhe cila ka me qenë vepra e fundit që ka me u botue prej Jush?!

Angazhimi jem promovues asht si gjithnji ai i shkrimtarëve e poetëve të vërtetë, artistave antiestablishment në kryeqytetin e muzikës botnore, në Vjenë. Mendoj se nji shkrimtar duhet me lanë vepra edhe “mbasi t’kalojnë n’amshim”, libra të pabotuem, si ai ylli që edhe kur shuhet në univers vazhdon me e pru dritën në botën tonë, vepra që njashtu siç i ndodhi Franz Kafkës, nji shkrimtarit vjenez, i lindun në Prage, prej prindësh hebrej e sllavë, që shkroi gjermanisht apo edhe Migjenit, nji shkrimtar shkodran, me prind ortodoks e gjuhë serbo-kroate në shkollë e familje, që shkroi shqip, e që iu botue vepra mbasi u largue prej kësaj bote.N’se këto vepra të pabotueme kanë me gjetë rrugën drejt publikut e drejt skenës asht kjo nji prove dashnije edhe talentesh të vërtetë.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1756
  • 1757
  • 1758
  • 1759
  • 1760
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT