• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRTEJ KAUZËS SË VERIUT TË KOSOVËS

July 22, 2023 by s p

A DUHET TË FLASË POLITIKA?

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Me këtë shkrim do të mundohet të sjellë një mendim ndryshe të pandikuar politikisht objektiv ndaj zhvillimeve politike jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Të preokupuar me situatën e tanishme që po ngulfatet nga politika apo politikanët e papërgjegjshëm, të cilët me apo pavetëdije po sjellin një rrezik të paparashikueshëm të vendit. Duke u shitur si “filozofë, patriotë, trima, e sherifa” në Kuvendin e shpresës, të besimit që duhet të ishte. Me gjithë këtë pamje të shëmtuar të përdorimit të forcës, me grushta e sharje dhe përdorimin e gjuhës së poshtërimeve, dëshmonin se janë kategoria më e ultë e vlerës kombëtare e njerëzore. Pavarësisht se edhe mund të kenë titullin e doktorit, profesorit, deputetit, ministrit, apo çka tjetër.

Kjo pamje tmerruese, që po i ndodhë politikës së Kosovës në ditët e sotme është papjekuri, inatçore, karrieristë, lideriste dhe mbi të gjitha bajraktariste. Në kohën kur duhet të flisnim me një gjuhë në mbrojtjen e vlerave kombëtare, duke pasur si në obligim moral porosinë e programit të rilindjes kombëtare “Një komb, një gjuhë dhe një flamur” dhe gjakun e dëshmorëve, që ranë për lirinë dhe bashkimin e atdheut. Megjithatë, politika jonë – e sotmja dhe e djeshmja, bëhet si hiena kundër njëri-tjetrit, duke harruar dhjetëra mira të vrarë e të masakruar, të dhunuar e të ndjekur nga politika fashiste serbe, që kishte si qëllim aktin e pastrimit të Kosovës nga shqiptarët. Si dëshmi, kjo që ndodhi vetëm në luftën e fundit, pa i përmendur tragjeditë tjera; Si ajo e Traktatit të Shën Stefanit, kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër e tjera të shumta që u bënë në dëme të Shqiptarëve.

Në ato konferenca, që pamëshirshëm e copëtuan Shqipërinë nga fuqitë e mëdha, duke ua dhënë peshqesh shteteve të krijuara në tokat shqiptare. Shteteve, të cilat kurrë nuk kanë fituar me luftë, por në tavolinë; Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, që kishin mbështetje nga Rusia, Franca dhe Anglia.

Pra, politikanët e sotëm, të djeshmit dhe ata që do të vijnë është dashur ta ndërtojnë një strategji, e cila do të fliste dhe vepronte në interes të kombit dhe popullit, pavarësisht se cilit krahë politik i takon. Kjo është dashur dhe duhet të jetë bazamenti i shtetit. Jo të zgjedhurit e popullit të bijën nën ndikimin e politikanëve të pandërgjegjshëm e të papërgjegjshëm, sidomos të atyre servileve, që për një copë pushtet japin edhe shtetin.

Kërkojmë nga deputetët e politikanët, qofshin majtistë apo djathtistë, që mjerisht pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë idenë e përcaktimeve ideologjike, e mos të flasim për një pjesë të deputetëve të cilët jo që nuk kanë përcaktime ideologjike, por që as nuk kanë idenë se ç`janë këto si definicione. Qëllimi i këtij lloj “deputeti”, “politikani” ishte rruga se si të vij deri te karrierizmi, apo edhe te përfitimi i pasurisë pa meritë, qoftë edhe përmes forcës me grushta. Fatkeqësisht, kjo mendësi e tyre për pushtet nuk i bën nder popullit, por shkel mbi çdo vlerë kombëtare në dëm të shtetit.

Pra, çfarë duhet të ishte qëndrimi i politikës shqiptare në përgjithësi përballë politikave të së kaluarës, konkretisht politika e sotme duhet të flasë përtej asaj të Veriut të Kosovës?

Po i përmendi disa arsye:

Do të duhej të fillojë nga Traktati i Shën Stefanit, Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Nga programi i Rilindjes Kombëtare me synim të riparimit të historisë, që kishin si kërkesë të vetme çlirimin e vendit, bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm dhe zhvillimin ekonomik, shoqëror e kulturor të shtetit të ri shqiptar. Gjë që këtë qëllim e kishte dhe lufta çlirimtare e Kosovës, UÇK-ja. Por, fatëkeqësisht politika e pasluftës, e cila ka rrëshqitur në filozofinë e politikës së premtimeve, duke u fshehur pas premive, me premtime se “ne jemi ata të shpresës”, ata që do t’i realizojmë kërkesat e vullnetin të popullit. Realisht, për fat të keq kjo po rezulton shumë më ndryshe se ato premtime që ua kishin dhënë popullit, të zgjedhurit me votën e popullit.

Të merrej me organizimin e grupeve profesionale, që vë në pah gjenocidin serb të ushtruar mbi popullatën e pafajshme e të pambrojtur shqiptare dhe të krijohen komisione përkatëse:

Kundër gjenocidit, të të pagjeturve, të dëmtimit të pasurisë shtetërore dhe asaj private, të pensioneve, të cilat kanë mbetur nën juridiksionin e administratës serbe. Kundër kriminelëve që sot janë në maje të shtetit serb, të atyre që kanë dhunuar mbi 20.000 shqiptare dhe kanë vrarë fëmijë, gra e pleq, mbi 15.000 veta.

Të merren me mbrojtjen e ushtarëve të lirisë, të cilët padrejtësisht po mbahen në paraburgime apo në burgime. Dhe po gjykohen në emër të krimit të luftës, duke e kriminalizuar UÇK. Të merren me shpifjet e atyre që kanë gënjyer dhe kanë dhënë fakte të rrejshme, të paguar nga mafia e shtetit serb. Gjithsesi të jetë kundër atyre që kanë dëshmuar dhe po dëshmojnë të pavërteta në gjykatën speciale të Hagës. Të bëhej ligji për ilustracionin, i atyre njerëzve që i kanë dënuar liridashësit e sot janë në mesin e pushtetarëve me ndikim.

Të krijohet një komision ligjor kundër atyre që fyejnë dinjitetin e ushtarit, të veteranit të UÇK-së, të krijohet një komision kundër atyre që fyejnë të gjitha komunitetet, konkretisht kombin shqiptar në Kosovë. Ngaqë komunitet, apo etni dhe komb “Kosovar” s’ka. Ata që i mohojnë të drejtën e më se dy milion shqiptarëve, për të qenë shqiptarë, ndaj tyre duhet me përgjegjësi të merret ligji. Se nuk mund të jetë e njëjtë në një Kosovë me mbi 95 % shqiptarë, 5% të komuniteteve tjera, prej 5% mund të jenë 3% serbë.

Pra, politika dhe politikanët e Kosovës duhet të jenë në interes të kombit dhe jo të karrierizmit, hajnisë dhe jashtë interesave të përgjithshme të kombit shqiptar, gjithsesi duke i respektuar të drejtat e komuniteteve, të cilat janë më pak se 5%.

Duke mos u marrë me emra të përveçëm dhe partitë politike, po ndalemi te fenomeni, i cili është bërë dukuri për politikën shqiptare. Që sa më shumë të gënjesh, apo të thurësh elozhe që i bënë vetës apo partisë, me popullizëm, shitje trimëri e atdhetarizëm, apo me sloganin e famshëm për bashkim e luftë kundër korrupsionit, se do të krijosh besimin e popullit për pushtet, apo mbajtjen e pushtetit. Këto premtime kanë gjymtuar vullnetin e popullit, kanë thyer shpirtin e atdhetarit, të ushtarit, veteranit, mbi të gjitha të rinisë. Që në saje të këtij fenomeni shpërfillës populli ka mbetur në rrugë qorre dhe shpresë tjetër nuk gjen vetëm ikjen, zbrazja e Kosovës nga rinia, mjekët, të diplomuarit dhe të tjerët që presin të diplomojnë dhe me diploma të ikin. Të ikin larg atdheut, për të gjetur një vende pune jashtë shtetit.

Të bashkuar ta thërrasim ndërgjegjen e kombit të mblidhen në një pikë të arsyes, t’i lëmë inatet, unin për pushtet pa meritë dhe t’i qasemi me zemër e mendje zgjedhjes së çështjes kombëtare shqiptare! Mbi të gjitha, ta ndërtojmë atdheun me moral dhe dinjitet, ta forcojmë bindjen e shqiptarëve dhe të etnive tjera se çdo qeveritar, apo deputet të mos jetë karrierist e hajdut. Ta krijojmë besimin dhe të mos krijojmë huti dhe përçarje mes popullatës, siç dhe keni filluar ta shkallmoni mërgatën. Vetëm në këto muajt e fundit sa e sa njerëz të politikës e nder ta edhe deputetë, në vend se të flasin për ikjen e mërgatës dhe për shkollën shqipe, që për fat të keq as 3% e fëmijëve në mërgatë nuk e ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe, ata për këtë dukuri tepër të dhimbshme e shqetësuese as që e vrasin mendjen. Thjesht as që e diskutojnë, por vrapojnë për të hapur pika partiake. Ky angazhim i politikës jo vetëm që është i gabuar, por është edhe i tmerrshëm, që përmes kësaj forme po mundohet ta ndajë mërgimtarin në ngjyra, edhe pse pas fundit të luftës së Kosovës u shuan partitë në mërgatë e tash u ringjall kjo lëngatë partiake.

Pra, përpos këtyre që i cekëm më lart me çka e justifikojnë qëndrimin në pushtet ish-pushtetarët dhe të pushtetshmit e sotëm?

Duke thënë se po e luftojmë nepotizmin, hajninë, korrupsionin.

Po luftoni kundër varfërisë, rritjes së çmimeve.

Po angazhoheni kundër ikjes së rinisë, mjekëve dhe për ta bërë më të mirë mirëqenien.

Po luftojmë për ta mbrojtur Veriun e Kosovës.

Po luftojmë për drejtësi, që dikush harxhon e nuk paguan, ata që paguajnë edhe për këta që harxhojnë, siç është rasti me rrymën në pjesën veriore të Kosovës.

Për ta ruajtur gjuhën dhe vlerën e saj.

Për të dërguar përfaqësues diplomatikë të merituar e jo me shkolla të mesme, e të paditur.

Pra, për t’ju besuar se vërtet jeni për shtetin e jo pushtetin, të jeni afër popullit, duke u shërbyer interesave të tyre e jo duke i tmerruar, me rritjen e çmimeve, injorimin, përbuzjen dhe me afera të shumta e çka jo tjetër, që nuk duhet t’i bënte kjo qeveri, as ato të shkuarat, sepse politika dhe qeverisja janë çështje publike. Për të cilët paguheni nga taksat e popullit, jo për ta zhvatur dhe në fund për ta lënë rrugëve si lypsarë, apo duke ikur nga pushteti, që ia ka rënduar apo po ia rëndon jetën njeriut.

Nuk mjafton vetëm të thuhet se po e luftojmë të keqen, por duhet dëshmuar së pari se nuk jeni në këto ujëra të turbullta, o njerëz të përkohshëm.

Filed Under: Interviste

Kalandar-22 Korrik 2010: Kosova shtet fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku Serbia ishte ankuar kundër Pavarësisë

July 22, 2023 by s p

-Para 13 viteve, në  ditë historike – 22 Korrik 2010, Kosova shtet doli fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) pas një ankese që Serbia kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik të vitit 2008/

-Në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar në ditën e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, atëherë Ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni fliste në telefon nga Haga: Sigurt se do të ketë njohje të reja për Kosovën…/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 22 Korrik 2023/ Kosova fituese përballë Serbisë doli para 13 viteve, kur Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha pas një ankese që Serbia i kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës  së Pavrësisë së Kosovës  në 17 Shkurt 2008  “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”.

“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej.

Atëherë, para 13 viteve, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, e cilësonte vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si “të qartë” dhe që “nuk lë vend për dyshime”, se pavarësia e Kosovës është bërë në përputhje me të drejtën ndrëkombëtare.

“Gjykata konstatoi, me shumicë dërmuese, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Mendimi i Gjykatës është eksplicit dhe i qartë, dhe nuk lë vend për dyshim”, thuhej në deklaratën e ministrit Hyseni, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat”, vazhdonte më tej deklarata.

“Tani presim njohje të mëtejme të Kosovës. U bëjmë thirrje shteteve që e kanë shtyrë njohjen e Republikës së Kosovës në pritje të Mendimit të Gjykatës, që tani të vendosin për njohjen (e Kosovës)”, thuhej në deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.

ARKIV, 22 KORRIK 2010 – INTERVISTA QË KAM ZHVILLUAR NË DITËN E VENDIMIT TE GJND – MINISTRI HYSENI FLET NGA HAGA: ME BEOGRADIN NUK DO TË KETË BISEDIME PËR STATUSIN E KOSOVËS, NDARJE APO SHKËMBIM TERRITORESH

 -Ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar në ditën e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND)  para 12 viteve: Marrëdhëniet e mira me Serbinë, interes i përbashkët për integrim në BE e NATO/

Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) tregoi qartë se pavarësia e Kosovës nuk ka krijuar asnjë precedent dhe se është në interes të Ballkanit Perëndimor, deklaronte ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni në një intervistë ekskluzive që kam zhvilluar para 13 viteve për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë. “Opinioni këshilldhëns i GJND-së, tregoi qartë se pavarësia e Kosovës, nuk ka krijuar asnjë precedent dhe se është në interes të Ballkanit Perëndimor”, tha ministri Hyseni, në intervistë telefonike nga Haga.

Ministri Hyseni në 22 Korrik 2010 ishte i pranishëm kur GJND dha mendimin këshillimor në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u shpreh në favor të pavarësisë së Kosovës. Presidenti i GJND-së Hiasashio Ovada deklaroi se pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë kosovare tha se, “ne e dimë që Kosova dhe Serbia e kanë të ardhmen e tyre në BE dhe NATO, e për këtë arsye marrëdhëniet e mira fqinjësore janë të domosdoshme”. Ai nënvizoi se “këtë fakt, e kemi përcaktuar qartë prej kohësh, tani është në dorën e Serbisë që të tregohet në nivelin e përgjegjësive të duhura”.

 Hyseni vuri në dukje se “nga vendimi i GJND-së, nuk ka asgjë që do të mund linte mundësi sado të vogla që të hidheshin dilema rreth shtetësisë së Republikës së Kosovës”.

Ministri pohoi se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi varet ekskluzivisht nga Serbia. “Kemi shprehur vullnetin për raporte të mira fqinjësore me Serbinë, sikurse i kemi ndërtuar me të gjithë fqinjët e tjerë por ky rast është interes i përbashkët”, tha ai.

 Hyseni rithekson faktin se me Beogradin nuk do të ketë bisedime për statusin e Kosovës, ndarje apo shkëmbim territoresh, ide rreth të cilave është spekuluar muajt e fundit. “Kosova dhe Serbia janë fqinjë të përhershëm dhe si të tillë, sot apo nesër, pas një kohe apo pas shumë kohësh, do duhet të bisedojnë për çështje të natyrës praktike që i lidhin këto vende të pavarura dhe sovrane”, tha Hyseni.

Ministri i Jashtëm kosovar, Skender Hyseni, u shpreh i sigurt se do të ketë njohje të reja për Kosovën pasi ka një numër vendesh që janë zotuar për këtë ndërsa u bëri thirrje shteteve që nuk e kanë njohur ende, e veçanërisht atyre vendeve që kanë pritur opinionin këshilldhënës të GJND-së, që ta bëjnë këtë sa më parë.

Kosova shpalli pavarësinë në 17 Shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga 69 shtete, theksohej në fund të intervistës së 22 Korrikut 2010.

Ndërsa, deri tani – 13 vjet pas Opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Kosova është njohur nga 117 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

KOSOVA PËRGADITET PËR GJND – RAPORTIM QË KAM BËRË MË 15 TETOR 2008:

PRISHTINË, 15 Tetor 2008/ –  Sir Michael Wood nga Mbretëria e Bashkuar do t’i prijë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sapo kumtuan institucionet më të larta kosovare, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi.

Deklaratën për shtyp në lidhje me përgatitjet dhe procedimet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në një konferencë për media, të sapo mbajtur në Presidencë, ku ishin edhe presidenti Fatmir Sejdiu e kryeparlamentari Jakup Krasniqi, e paraqiti kryeministri Hashim Thaçi, pas konsultimeve të krerëve të institucioneve kosovare.

Më poshtë po e japim të plotë deklaratën:

Deklaratë për shtyp në lidhje me përgatitjet dhe procedimet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

·       Kemi kënaqësinë e madhe të shpallim se Qeveria e Kosovës, pas konsultimeve me Presidentin e Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, dhe Kryetarin e Parlamentit, z. Jakup Krasniqi, si dhe konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertët ligjorë, ka zgjedhur Sir Michael Wood nga Mbretëria e Bashkuar t’i prijë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

·        Z. Wood është një nga juristët më të shquar dhe përgatitur ndërkombëtarë të së sotmes, dhe jemi me fat që ai është i gatshëm të paraqesë rastin tonë para GJND-së.  Sir Michael Wood ka shërbyer si këshilltar ligjor në Zyrën e Jashtme dhe të Komonveltit të Mbretërisë së Bashkuar prej vitit 1999 deri më 2006.   Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ai mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Dejtonit dhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999. 

·       Z. Wood është paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë shumë herë dhe ka punuar në shumë raste të njohura të drejtës ndërkombëtare, përfshirë Mendimin Këshilldhënës të GJND-së për Pasojat Ligjore të Ndërtimit të Murit në Territorin e Okupuar Palestinez.

·       Angazhimi i tij i kohëgjatë në çështjet e së drejtës ndërkombëtare të ndërlidhura më progresin e Kosovës drejt pavarësisë, e bën atë të kualifikuar në mënyrë unike për të përfaqësuar interesat tona kombëtare para gjykatës, dhe kemi besim të madh në gjykimin dhe përvojën e tij. 

·       U takuam sot me z. Wood për ta diskutuar rastin e Kosovës dhe paraqitjen tonë. Kosova ka një rast të fortë, dhe synojmë të demonstrojmë para gjykatës se nuk ka asgjë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës që shkel të drejtën ndërkombëtare.

·       51 shtete nga e tërë bota tashmë kanë njohur se Kosova është shtet i pavarur me qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe kushtetutë moderne që ofron garanci të bollshme për të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj, dhe posaçërisht komunitetet e saj pakicë. 

·       Gjatë javëve dhe muajve të vijim, z. Wood do të punojë ngushtë me Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar paraqitjen tonë para gjykatës. 

·       Në koordinim me ne, ai do të mbledhë një ekip ndërkombëtar ligjor të kalibrit më të lartë.  Sipas nevojës, ekipi i tij ligjor do të përdorë ekspertizën vendore në Kosovë për të formuluar rastin më të fortë të mundshëm. 

·       Koordinimin e kësaj përpjekjeje ia kemi besuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila do të merr rolin prijës në emër të Qeverisë së Kosovës. Dëshirojmë që sërish të shprehim besimin tonë të palëkundur në ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe do të vazhdojmë të ndjekim njohjet ndërkombëtare gjatë zhvillimit të procesit para GJND-së. Dëshirojmë të theksojmë se kemi besim të plotë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, organin kryesor gjyqësor të Kombeve të Bashkuara.

GAZETA TRADICIONALE E KOSOVËS  RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008

  Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, Kryeredaktor i së cilës isha, për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI.

Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.

Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: RILINDJA JU URON SHPALLJEN DHE NJOHJEN E KOSOVËS SHTET I PAVARUR.

Filed Under: Politike

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vjen në tokën e vet shqiptare

July 21, 2023 by s p

Nik Gjeloshaj/

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, udhërrëfyesi i kombit shqiptar, kryeheroi dhe frymëzimi ynë i fuqisë dhe trimërisë, krenaria e qëndresës dhe bashkimit të shqiptarëve do të vendoset në vendin më të bukur që ka Malësia, në sheshin qendror, që njëkohësisht edhe sheshi do të fitojë emrin “Sheshi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Në tokën e vetë shqiptare, do të rrijë krenar përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit, pranë institucionit më të lartë arsimor, gjimnazit tonë, në rrugën kryesore të qytetit ku gërshetohën shkolla fillore, kopshti, Qëndra kulturore-informative Malësia, shtëpia e shëndetit, si dhe së shpejti edhe të stadiumit të ri të qytetit. Në këtë mënyrë, Skënderbeu nderohet duke e respektuar të kaluarën por edhe të shërbej që të jetë aty ku gërshetohën e ardhmja dhe zhvillimi!

Njëjtë sikur në kohën e tij, sikur edhe e meriton, në kuvendin komunal vendimi sot u soll pa asnjë votë kunder e as apstenim, të gjithë në sallë të kuvendit komunal ishin Për – Skënderbeu vjen në vend shqiptar, në tokë shqiptare të qeverisur nga parti shqiptare.

Sheshin e financoi kryeqendra e shqiptarëve Tirana, përmendorën do ta realizojmë me diasporën tonë, si projekt të shumëpritur nga ata!

Filed Under: Opinion

Binjaku i Nënë Terezës

July 21, 2023 by s p

Ndriçim Kulla/

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, edhe unë, si shumë të tjerë që kishin pasionin e të shkruarit dhe ishin si të dehur nga liria e të shprehurit, e fituar befasisht, bëja shumë projekte, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kishin gjasa për t’u realizuar kurrë. Një nga projektet e mia të asaj kohe ishte që të shkruaja një libër biografik për Nënë Terezën. Unë mendoja se me qenë se Nënë Tereza ishte shqiptare, duhej që për të të kishte dhe një biografi të shkruar nga një shqiptar (atëherë nuk më kishte rënë ende në dorë biografia e parë për Nënë Terezën e botuar në Itali nga një shqiptar, Dom Lush Gjergji). Në atë kohë isha emigrant në Greqi, ashtu si qindra mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët kishin qenë të detyruar të merrnin rrugët e botës për të siguruar jetesën. Atmosferën time shpirtërore të asaj kohe e kam përshkruar në librin tim “Shi i egër” (“Phoenix”, 1996). Diku duhet ta kem edhe sot një fletore me shënime për biografinë që mendoja të shkruaja për Nënë Terezën. Më pas kjo fletore mbeti në grumbullin e shënimeve, siç e ka çdo krijues, dhe një pjese e madhe e të cilave nuk kanë për t’u përdorur ndoshta kurrë, se i tillë është procesi i krijimit, siç e përshkruan saktë edhe Ismail Kadare në librin “Ftesë në studio”.Vite më pas, duke punuar mbi një monografi për At Giuseppe (Zef) Valentinin, vura re një pikëpjekje të çuditshme mes jetës së tij dhe asaj të Nënë Terezës. Pikërisht në vitin 1922, kur Zef Valentini erdhi për herë të parë në Shqipëri, Nënë Terezës, që atëherë ishte dymbëdhjetë vjeç, iu shfaq për herë të parë dëshira për t’u bërë murgeshë, domethënë iu shfaq vokacioni, siç thuhet në gjuhën teologjike. Biografi i saj indian, Navin Kaula, shkruan në të parën biografi të autorizuar për të, duke u bazuar në rrëfimet e saj:

“Kur banoja me prindërit në Shkup dhe sapo kisha mbushur dymbëdhjetë vjeç, më lindi dëshira të bëhesha murgeshë”, kujton Nënë Tereza.

Kështu, pikërisht në kohën që Nënë Terezës iu shfaq së pari ajo ndjenjë, e cila do të përbënte pikënisjen e misionit të saj madhështor në botë, një misionar i madh katolik vinte në Shqipëri. A nuk duket se këtu Providenca (ndikimi hyjnor) ka ndërhyrë duke krijuar një lloj sistemi feedback, siç quhet në shkencat e natyrës një marrëdhënie ushqyese e ndërsjellë brenda një cikli? Në shkencat e natyrës shembulli i atij që quhet positive feedback është: “X krijon më shumë Y dhe ky nga ana e tij krijon më shumë X”.

A nuk është krijuar edhe një marrëdhënie e ngjashme mes At Zef Valentinit dhe Nënë Terezës? Kuptohet pa dijeninë e tyre. Pikërisht në vitin kur shqiptares më të famshme e më të madhe të të gjitha kohërave, i lindi ndjenja që do ta largonte nga vendlindja për ta bërë misionare globale, gjë që nuk mund të mos pranohet se krijoi një mungesë për botën shqiptare të ngushtë, në Shqipëri, në atdheun e Nënë Terezës, erdhi një misionar i madh kulturor si At Zef Valentini, i cili do të bënte për kombin e saj shërbime po ashtu të jashtëzakonshme, si ato ajo që bëri për Indinë dhe botën, por në një fushë tjetër, në atë të kulturës. Kjo përkitje të bën të admirosh atë sistem të mrekullueshëm që ka krijuar Kisha Katolike në shekuj e që funksionon vetiu, që plotëson me diçka aty ku diçka merr për ta çuar në tjetër vend. Zef Valentini dhe Nënë Tereza, jezuiti i porsa shuguruar 22-vjeçar dhe vajza 12-vjeçare nga Shkupi, ndonëse krejt të panjohur mes tyre, në një çast u lidhën si foshnjat siameze dhe kjo lidhje vazhdoi gjithë jetën, ndonëse nuk ka të dhëna që ata të jenë takuar ndonjëherë.

Sa më tepër që thellohesha në kërkimet për jetën dhe veprimtarinë e At Zef Valentinit, aq më e qartë bëhej kjo pikëpjekje e jetës së tij me atë të Nënë Terezës. Ishte vetëm një pjesë e ngjashmërisë së madhe të jetëve të tyre. Gjithmonë e më tepër po më krijohej ideja se biografia ime për Zef Valentinin do të duhej të ishte një libër i dyfishtë, pra një biografi për të dhe për Nënë Terezën, diçka e ngjashme me metodën që kishte përdorur Plutarku te “Jetë paralele”.Pikërisht këtë jam munduar të skalit në këtë vepër nga më të dashurat që unë kam shkruajtur dhe besoj se ja kam arritur.

Filed Under: Kulture

ÇAMËRIA SHQIPTARE NA THERRET

July 21, 2023 by s p

Sali Bollati/

Po mbushen 79 vjet prej fillimit të Genocidit grek ndaj shqiptarëve të te Çamërisë Shqiptare.

Isha vetëm 7 vjec; por nuk mund të harroj të martën e 27 Qershorit 1944 kur Nena Betulla, shume e dashur na zgjon e na ngre nga shtrati me nxitim duke mbledhur një pjesë plackash për motren e vogël 2 vjecare Makbulen. Nisemi për në shtëpinë e daj Muhametit që ndodhej në qendër të Paramithise, pranë sahatit të qytetit. Tezja na hap deren; por në një moment Qazimi djali i xhaxhaitI i flet me zë të lartë Babait tone : O Braho ngrehu e të ikim sa më parë se nazi fashistat greke filluan të na vrasin ne Çamet Shqiptare; Babai i shtrenjtë u përgjigj a nuk i sheh fëmijet që kam përqark të përqafuar e nuk mund ti lë vetëm. Daj Qazua u largua dhe vdiq ne Tirane me 1982. Ne dere ndegjohen goditje te renda dhe me tu ngritur ta hapi deren, Babain e rrembyen monarkofashistat greke dhe mbasi i mblodhen ne shkolle bashke me burrat e tjere I pushkatuan ne oborrin e shkolles dhe nuk e pame me te shtrenjtin Babain tone shume te dashur 46 vjecar. Mbas disa oresh u nisem per ne shtepin tone-vellai I madh 13 vjecar Ferhati deshi te shkonte te shtepia e halles moshatar me djalin e saje Avniun;por rruges e vrane monarkofashistat edhe nuk e pame me as ate.

Kur arritem ne oborrin e shtepise te tmerruar filluam te qajme se gjetem Gjyshin Imam Muharemin 82 vjec te vdekur. E kishin rrembyer dhe mbas zvarritjeve neper shkalle e paten vrare.Atehere Nena e shkrete na morri perseri te na strehonte te Medreseja aty prane. Shtroi nje batanije ne oborr dhe na mblodhi duke na keshilluar me pjese nga Kurani. Por nuk kaloi shume kur nje officer erdhi e rrembeu; nena kerkoi qe te me merte edhe mua me vehte, por greku nuk pranoi dhe ajo nxorri nga gjoksi e me dha nje foto te vogel te babait dashur duke me thene rruaje se nuk kam tjeter. Mbas pake ndegjuam pushken qe vrane Nena Betullen 36 vjecare brenda ne Xhamin e Bollatateve .Mbasi na grumbulluan ne burg, ose kamp perqendrimi; atje, tezja na mblodhi mua me vellain e vogel Farukun 5 vjec, motrat 9 e 2 vjecare. Aty ne burg vdiq Gjyshja 72 dhe motra e vogel Makbule 2 vjecare; ndersa Faruku 5 vjecar I semure vdiq rruges afer Dukatit te Vlores.

Keshtu mbetem vetem dy, motra 9 vjecare dhe une prane tezes,nenes se dyte me se e vertete ne jete. qe I kishin vrare te shoqin Nelo Demin 27 vjecar bashke me vellezerit dhe prinderit e tij; per ne dhe femijen e saje -Tasinin 3 muajsh na u be nje nene me se e vertete dhe shume e dashur.

Neve si familje humbem 7 persona shume te dashur ;bashke me ta ne Paramithi u vrane dhe u masakruan mbi 600-njeres te tjere te pafajshem, kryesisht femije dhe te moshuar dhe ne gjithe Camerine mbi 2900; duke perzene me dhune mbi 30,000 Shqiptare Came nga shtepijat dhe Trojet Etnike Mijeravjecare Shqiptare.

Poeti Atdhetar Gjergj Komnino,ja si e pershkruan kete Holokaust te publikuar ne gazeten “Zeri I Camerise” me 25 gusht 1945: ;

Paramithi, Paramithi

O pellg me gjak,O vend fatzi

Aty ku hyn fashisti grek,

Ku hapen varre me hendek,

Ku çdo hendek është një varr

Për çdo Çam për çdo Shqiptar,

Ku një zervist, nazist-gjerman,

Një katil, një shpirt katran

Po bën batërdi,

Jo s’është grek

As palikar

Për trimëri,

Po një kusar

Një mercenar

Një faqezi.

Është turp I tokës ku u le,

Një I pabesë, një I pafe,

O dorë mizore me çfarë mënyre

Lakmitë gjaksore t’u ngosën?

Ku janë kufomat të bëra vandak

Të shtrira përdhe pa faj pa gjak,

Ku vallë u groposën?

Paramithi, qivur I mjerë

Ku janë gjashtëqind të nderë

Ne dokumentat e Departamentit teShtetit te SHBA , me nr. 84/3 te Misionit Ushtarak Amerikan ne Tirane 1945-1946; shkruhet: “Sipas informacioneve qe kam mundur te mbledh ne lidhje me , me Ceshtjen Came, me 1944-1945; autoritetet greke kryen ne Greqine veriPerendimore, masakra te tmershme duke vrare mbi 2900 njeres te pafajshem kryesisht femije dhe pleq dhe I debuan me dhune afro 30.000 banore Came nga shtepite e tyre mbasi u kishin rrembyer edhe tokat ku ata kishin jetuar ne shekuj”

. Jani Shara ne librin e tije “istoria tis Periohis Igumenitsa”, botuar ne Athine me 1958, shkruan :”…Familja e Imam Muharem Bollatit qe u masakrua ne menyre shtazarake, nuk ka pasur as fajin me te vogel!” Por qellimet e verteta te shovinizmit grek per masakrat dhe pastrimin e Camerise nga Shqiptaret autoktone , i verteton gjenerali famekeq grek N. Zerva ne nje leter qe I shkruan me 1956 mikut dhe ish bashkepuntorit te tije ne masakrat:”I dashur Jani, bejua te qarte njerezve se ne e kryem detyren tone qe na ishte ngarkuar per pastrimin e atdheut nga Camet muslimane qendruan mbi 500 vjete ne qafe te helenizmoit, duke ju mundesuar malesoreve tane te zbresin e jetojne ne fushat pjellore(libri Spiro Muselimi-Istoriko Peripato ana tis Thesprotia”;Janine 1974).

Në pajtim me politikën shoviniste të “megaliidhesë”, që nga pushtimi i Çamërisë më 1913, autoritetet greke i kanë konsideruar çamët-ortodoksë si grekë, ndersa ata myslimanë si turko-shqiptarë. Persekutimet, shpronësimet, ndalimi dhe mos-hapja e asnjë shkolle në gjuhën shqipe kishin të vetmin qëllim , të mohonin Shqiptarinë e Çamërisë.

Kjo eshte nje pjese e vogel e jetes time feminore; Zoti me dha force te mbijetoj, me dha vullnetin te mesoj, me dha drejtimin e edukimit e dashurine njerezore;por mbi te gjitha me ruajti ne memorie dhe thelle ne zemren time perjetimet e diteve te tmershme, te atij vendi ku qeshja dhe qaja; qe per mua mbetet thesari qe do t’jua leje niperve e mbesave, kushurinjeve dhe miqeve te Vertete Shqiptare.

Historia e Camerise Shqiptare , si krahina me jugore e Trojeve Etnike, qe prej Gjirit te Artes me shtrirjen gjeografike ,gjuhen(gluhen Camerisht),emertimet e vendbanimeve te bashkevendasve si e flet miku nga Preveza z. Niko Stilo kulturen, veshjet me muziken traditat Adhetare mikepritjen si e ka lene Amanet te shkruar Fan NOLI I Madh I Shqiptarizmes se Vertete Fetare: “ “ Ne do Buke e Bujari,

Ne do Bese e Trimeri,

Ne do njerez per katandi,

Shko e gjeje ne Cameri”

Po Ashtu Naimi I Frashellinjeve Atdhetare na ka lene: “CAMERISHTJA GLUHE PERENDIE”! si Dialekti me I vjeter I Shqipes me te cilin eshte perkthyer edhe MESHARI I Gjon Buzukut me 1555. Keto si edhe emertimet e vendbanimeve( pavaresisht pushtimeve te ndryshme); si e shkruan .Spiro Muselimi ne librin e ribotuar disa here ne Greqi:”Historiko Peripata ana tis Thesprotia”: e gjithe Cameria(Thesprotia) deri ne vitin 1913 fliste SHQIP dhe te gjitha vendbabanimet ne Shqip Shendjelle, Vreshteza, Rapeza,Grika, Lopesi, Mazreku, Ledhesa, Kuqi e Qafa(edhe sot ekesaj dite ne Sulin Shqiptar te M.Bocarit), Varfani e shume te tjere qe mbas 1945 jua kane ndryshuar; pavaresisht se Peshkopi I Paramithise ishte detyruar te perkthei Dhjaten e RE me 1870 ne gjuhen Shqipe sepse Camet e krishtere nuk e kuptonin meshen e te djeles ne greqisht. Si vellezer te nje gjaku jo vetem ne femijet luanim e gezoheshim me njeritjetrin pa kurfare dallimi fetar; bile Baba Efendiu si e nderonim Gjyshin tone; ne pashket na mbushte qeset me veze per ti shperndare tek familjet e shokeve te krishtere Came

Per keto maredhanie miqesore me njeri tjetrin; ketu dua te theksoj nje shkrim te botuar me 14 mars te ketij viti ne gazeten PARAMITHIAONLINE: “Grate Epirote Ne Takimin e 8 Marsit ne Sidney te Australise kujtojne me mallengjim e krenari Grate Shqiptare -Trimereshat Suliote ndihmuan me arme e ushqime burrat e tyre Shqiptare Suliote ne luften kunder trupave osmane me 1792; mbas fitores se turqeve jo vetem nuk u dorezuan, por u ngjiten ne maje te shkembinjeve prej nga u hodhen ne humnere se bashku me femijet e tyre ne duar qe krenoheshin me PIRRON e EPIRIT dhe Aleksandrin e Madh te Molloseve Iliriane”(Gazeta New York Times me 2 shkurt 1880) .Po keshtu ne kryengritjen e pavaresise greke te 1821 nga 100 udheheqesit e luftes 90 prej tyre ishin Shqiptare Came dh Arvanitas.Fillimisht udheheqesi I revolucionit grek Dh. Ipsilanti, u drejtohej figurave me te spikatura te Camerise: “Shume kurajoze Kryetar Pronjo dhe Capari dhe gjithe Cameve Ju Pershendes! Une dhe Atdheu Ju Falenderojme. Dhe tani duke u bashkuar me ne per Liri, konsideroheni si vellezerit tane(J.Filimenos,Dokimion Istoriko peritis Eleniqi Epanastesios 1858-1860); Studjuesi Arvanias A.Kola shkruan:”Pertej cdo dyshimi fuqia dhe pushteti I klerit grek sundoi deri sot dhe cdo gje qe u krijua gjate asaj kohe,vulosi dhe historine e Greqise dhe perbejne burimin e fatekeqesise shumevjecare” Dihet simbas te ashtuquajtur “Megalidea” vetem ata te besimit ortodoks quhen greke dhe cdo banor tjeter I Greqise qe nuk I perket atij besimi duhet te greqezohet ose te zhduket andej.Pa harruar metropolitanin e ri te Paramithise Neofitin I cili me 1913 leshoi pamfletin: “Te gjitha vajzat e krishtera duhet te regjistrohen dhe te vazhdojne mesimet ne gjuhen greke, qe neser kur te behen nena te mos u flasin femijeve ne gjuhen shqipe”

Mbas pritjes Vellazerore te burrave te mbetur gjalle nga populli Shqiptar; qeveria komuniste internoi 500 burra Came te mbetur gjalle sepse nuk pranuan te shkojne te luftojne per forcat komuniste greke ne Greqi. Te gjithe bashke kerkuan te vene atje vetem me Flamurin Kombetar Shqiptar! Fatekeqesisht keshtu filloi “harresa” e Genocidit grek ndaj Shqiptareve te Camerise qe vazhdon edhe sot atje.

Po te shikojme Miken e Bekuar Amerikane, jo vetem ketu ne NY Flamuret Kuq e Zi lejohen me krenari te Shpalosen kudo dhe ne Bulevardet e New Yorkut vit per vit mijera Shqiptare te cdo krahine nen drejtimin e Rrenjeve Shqiptare te Marko Kepit, me pjesemarje edhe te Shume Nderuarit z.Marin Mema; dhe z.Mark Gjonaj(lindur ketu, por gjuhen e traditat Shqiptare I ka ne Mendje e Zemer); me moton CHAMERIA IS ALBANIAN kerkohet DREJTESI ne mbeshtetje te Legjislacioneve Nderkombetare ne MBROJTJE e te DREJTAVE TE NJERIUT-HUMAN RIGHTS FOR CHAMERIA! .Intelektuale Atdhetare si ish Drejtori I Zerit Amerikes z.Frank Shkreli, Studjuesa e Nderuar z.Pertefe Leka dhe shume Intelektuale Atdhetare te tjere me moton EDHE UNE JAM CAM! Publikojne vazhdimisht Shkrime Shume te Cmuara per MOSHARRESEN E CAMERISE SHQIPTARE!

Por kohet e fundit nje Mrekulli per MARTIRET e CAMERISE u Shpalos edhe ne Buenos Aires te Argjentines nga ARQIPESHKOPI I KISHES ORTODOKSE ARBERESHE ALEJANDRO I VETE E EMERUAR “ UNE JAM CAM”-PESHKOP FAN NOLI me LITURGJINE E FAMSHME CAMERIA ESHTE SHQIPTARE!!:

Kryepeshkop +Fan Noli: “Çamët janë Shqiptarë dhe vendi i tyre është Çamëria”

“Çamëria është një plagë e hapur që bleeds(pikon gjak)leksander në secilin prej nesh” Kryepeshkop + Aleksander i Shqiptarëve-Bir Shqiponje

Mirëmëngjesi, të nderuar Bashkatdhetarë, Vëllezër dhe Motra Shqiptarë, Miqësi e dashur të Shqipërisë: ju dëshiroj, shumë shëndet dhe begati, me familjet e juaja: Me rastin e 76º Vjetorit Genocidit Çam, nga fanatizëm i frikacak grek, ku u masakruan 100.000 Shqiptarë, 27 / 6 / 1944 – 2020, sot, ora 20.30, mbahet ne Kishës Ortodokse Shqiptare e Buenos Aires – Argjentinë, Liturgjia Hyjnore (Mesha) dhe Ceremoni Përshpirtjeje, në kontekst aktuell të 100 ditëve të karantinës këtu në Argjentinë nga COVID-19…

Çamëria je Dritë e Kombit Shqiptarĕ!!! Plagët e Çamëve nuk mbyllën kurr!!! Çamëria është një plagë e hapur që bleeds në secilin prej nesh!!! Homazh per te gjithe ata Martire qe u masakruan!!! Sotë kujtojmë me nder dhe respekt dhe shume dhimbje, në Argjentinë, dhe bota, në Vjetorin Gjenocidi Çam, Gjenocidi shovinizmi grek mbi popullsinë Shqiptare 27 / 6 / 1944 – 2020!!! E gjithë kjo tmerr dhe masakër filloi natën e 27 qershorit 1944, zervistët, tinëz ranë natën në Paramithi, si kasapët në therrtore, me hanxharë, të vrarët arritën mbi 600 vetë… Nuk duhet harruar, sepse përmes na vranë, na masakruan dhe na pushtojnë!!! Duhet ne si Komb të reagojmë për zbardhjen e këtoj krimi njerëzor dhe ta kthejmë Dinjitetin Kombëtarë edhe në Çamëri!!! Ne të gjithë Shqiptarët e kemi detyrim të bëjmë Homazhe!!! Nderim e Shume Respekt pa fund per te gjithe ata qe u perzune me force nga trojet e shtepite e tyre!!! Nuk harrojmë Genocidin e Popullit Çam, eshte Gjak Shqiptari!!! Çamëria, nuk ju harrojmë, Holokausti i ndërgjegjes njerëzore, klith dhe denoncon!!! Ditë zije sot për Kombin tonë!!! As, në asnjë mënyrë ta harrojme edhe ate te vitit 1914!!! Shqipëria jeton në Heronjtë dhe Martire e tyre!!! Homazh per te gjithe ata Martire qe u masakruan!!! Nderim e Shume Respekt per te gjithe ata qe u perzune me force nga trojet e shtepite e tyre!!! Kujto vellezrit e ti Çam dhe Genocidin e Popullit ton… Ky eshte gjak Shqiptari!!! Nuk duhet harruar Gjenocid turqit, serbët e greke, me shekuj kane bere Gjenocid dhe barbarie mbi popullsinë Shqiptare!!! Lavdi dhe u prehte ne Paqe!!! I përjetshëm kujtimi!!! Çamëria ti kthejm trojet tona te Nene Shqiperia!!! Një dhe një mijë herë unë do të përsëris britmën e shenjtë: Lavdi Deshmoreve, perhere Jeten dhe Vepren tende te Lavdishme te cilat brezat e ardhshem duhet ti mbajne si nje gje te Shenjte per Popullin tone, qofshin nëse Bektashi, Mysliman, Ateist apo Krishterë, eja afer Gjakut tende: Çameria nuk harrohet kurr!!! Rrofte Çamëria dhe Çamet!!! Shqipëria jeton në Heronjtë dhe Martire e tyre!!! Lavdi Dëshmorëve të Kombit!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Lavdi Dëshmorëve të Kombit që ranë për Çlirimin!!! Lavdi Dëshmorëve të flijuar në mbrojtje të Atdheut!!! Gjaku Stërgjyshor i tyre u bëftë pishtar ndriçues për Bashkimin e Popullit dhe të Kombit në atë natyrale!!! Rrofte Çameria dhe Çamet!!!! Rrnoft Cameria dhe Populli i saj Kreshnik!!! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! ! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Zoti e Bekofte Racen e bukur Ilire!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët, me gjith Kombin kuq e zi kudo janë në botë!!! Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot Aleksander I Shqiptareve Kryepeshkop -BirShqiponje UNE JAM CAMERIA!1

Persa mesiper nuk nevojitet asnje koment, sepse Kryepeshkopi Aleksander si Frymezues I ZOTIT te MADHERISHEM dhe NDJEKES I SHEN KOSTANDINIT ILLIRIAN; jo vetem qe e njeh, por edhe e shpalos me Dinjitet vazhdimisht Historine dhe Ngjarjet e ndryshme Atdhetare Shqiptare per te gjitha Trojet Etnike.Nepermjet Liturgjise se mesiperme, qe jo vetem lexuar, por MIREKUPTUAR si nga institucionet e ndryshme Kulturore Historike por edhe nga organet shteterore; nisur nga “Udheheqesi I helenizmoit grek-medalje te dhuruar ne Jeruzalem nga kisha Ortodokse greke “zhgarvitesit” te gjitheckaje E.Rama; paharruar Berishen “nongrata” qe perzgjedhe kryetar bashkije nje antishqiptar qe ka grisur Flamurin Tone Kombetar, duke u krenuar me te ashtu quajtur VE.?!Te cilet Bashke me “shoket” e tyre I perulen urdher porosive te antishqiptarit te “shqiptarizuar” Janullatos dhe Vuciqit te “Ballkanit te hapur”; per te mbrojtur pasurite e tyre te vjedhura nga populli.

Ketu nuk duhet te presim e te harrojme ne te lindurit dhe pasardhesit eCAMERISE SHQIPTARE te cdo qyteti e fshati; por te BASHKUAR( pa harruar edhe anen financiare) ne drejtimin e Fondacionit CAMERIA :HASAN TASINI me inisiativen e Rifilluar kohet e fundit duke Shpalosur Kulturen, Historine e Traditat CAME ; te paraqitemi prane Institucioneve Nderkombetare te MBROJTJES se te DREJTAVE TE NJERIUT

Sali Bollati-Cam Shqiptaro Amerikan New York 26 Qershor 2023

Filed Under: Histori Tagged With: Sali bollati

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1757
  • 1758
  • 1759
  • 1760
  • 1761
  • …
  • 2982
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT