• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË SIRTAR

July 24, 2023 by s p

Muç Xhepa/

Pranverë në Uashington. Magji lulesh qershie buzë Potomakut, rreth memorialeve të Ruzveltit, Xhefërsonit, Luther Kingut dhe Uashington Mollit, dhuratë japoneze e vitit 1912, kur u përcaktua edhe Shqipëria londineze. Poetët i këndojnë bukurisë së tyre. I kanë kënduar edhe në burgun e Burrelit luleve të qershizës, që nuk thahej; e ushqente gjaku i heronjve antikomunistë. Lulet e saj – metaforë e jetës.

Kryeqyteti të krijon ndjesinë e paqes, mirësisë dhe gëzimit. Secili në punë të vet. I sapoardhur nga fronti i revolucionit antikomunist, ruaja ende të freskët trishtimin që pashë te sytë e lordit Nikolas Bethell kur erdhi në Elbasan.

– Takova njerëz të bukur, të zgjuar, ngado që shkova, – më tha ai. – Përse kjo varfëri ekstreme në qendër të bollëkut? Si ju lamë kështu?!

Kërkoi të vizitonte një fshat të thellë malor. Zgjodha Shmilin, ku pata punuar si mësues, tragjikisht zona që kishte strehuar Neronin.

Pa u sistemuar mirë në punën e re, telefonova mikun e gjyshit tim, profesorin Arshi Pipa. Kishin qenë bashkë në “Kënetën e vdekjes”, në Maliq. Zëri i tij tingëlloi i ëmbël, i afërt.

– Hajde kur të jesh i lirë, – dhe më tregoi si ta gjeja shtëpinë e tij.

Në fundjavë i telefonova sërish. Ishte mëngjes, flladi i freskët me aromë lulesh të mbushte plot shpresë. Ai po priste te dera, krahëhapur, me sytë që rrezatonin urtësi.

– Mirë se erdhe, përfaqësues i xhonturqve! – qeshi me zë.

– Vij si diversant, – ia ktheva unë.

– Të ndalojnë të takohesh me mua! – tha me shpoti.

Profesori kishte shkruar një artikull të gjatë, ku i quante zyrtarët e administratës së re “xhonturq”. Shkrimi kishte lënë shije të hidhur te ministri i Jashtëm i kohës.

Foli gjatë për vuajtjet në “Kënetën e vdekjes” dhe më dhuroi librin e tij, “Libri i burgut”. Thesar vuajtjesh e heroizmi.

Dhimbjen e kishte marrë me vete, e kishte sjellë në Uashington, me shpresën e madhe se do ndikonte te qeveria amerikane që të ndërhynte me trupa në Shqipëri.

– U takova me zyrtarë të lartë porsa erdha, – tha, – më pritën me interes, dëgjonin e pyesnin, kërkonin të dinin më shumë seç kishin informacion, por koha shkonte dhe asgjë nuk lëvizte. Atëherë kërkova të flas me zyrtarin që drejtonte operacionet në vendet komuniste.

Profesori ndezi cigaren, psherëtiu thellë e vazhdoi:

– Ai më priti në zyrë, më dëgjoi me vëmendje dhe, në fund, kur pa se fillova të shfaq dëshpërim e mosbesim, ndryshoi tonin, hapi një sirtar të vogël, nxori një dosje të mbyllur dhe, sikur të ishim miq të hershëm, tha: “Kjo është Shqipëria; nuk i ka ardhur koha të hapet. Fillo të japësh mësim në universitetet tona, mësoju studentëve ç’është komunizmi, ndaj me ta eksperiencën tënde të hidhur”. Humba në mendime, – vazhdoi profesori, – m’u shfaqën shokët që lash në ferr, besimi që kishin se do të çliroheshin shpejt. Do të kalonin shumë vite, – psherëtiu, – që komunizmi të hante vetveten.

Dhe ndryshoi bisedën. Filloi të më tregojë për vëllain e gjyshes sime, i cili jetonte në Nju-Jork.

– E kam shumë mik, që në rininë e hershme, Faik Mirakun. Mbështetu tek ai dhe miqtë tanë të përbashkët; do të mësosh shumë prej tyre.

I tronditur lashë profesorin në tryezën e punës mbi një shkrim filozofik, që e kishte në mbarim e sipër, dhe dola. Rrugën për te metroja e bëra në këmbë. Në zemër më shponte zëri i tij dhe i Leka Totos. Kur nisa të punoja në ambasadën tonë në Uashington, Leka më porositi të trokisja në çdo zyrë të administratës amerikane e të kërkoja ndihmë.

– Do të ndërtojmë Shqipërinë e lirë e të begatë, – më tha plot shpresë.

Ishte pranvera e vitit 1994.

Arshi Pipa

Filed Under: LETERSI Tagged With: Muc Xhepa

REVOLUCIONI KINEZ DHE AI SOROSIAN ENVERIAN

July 24, 2023 by s p

Zef Pergega/

Dacibau kineze: 100 shkolla 100 nallane…

… Antikrishti hidhte errësirën mbi shpirtin e shqiptarëve neper hale!

Synimet e para të rojeve të Kuqe përfshinin tempuj budiste, kisha dhe xhami, të cilat u rrafshuan në tokë ose u shndërruan në përdorime të tjera. Tekste të shenjta, si dhe shkrime konfuciane, u dogjën, bashkë me statujat fetare dhe vepra arti të tjera. Midis 1966 dhe 1976, të rinjtë e Kinës u ngritën në një përpjekje për të spastruar kombin e “Katër Oldave”: zakonet e vjetra, kulturën e vjetër, zakonet e prapanike dhe idetë e nje bore qe pengon. Në gusht të vitit 1966, Mao Zedong bëri thirrje për fillimin e një Revolucioni Kulturor në Plenumin e K.Q. komunist, kinez Ai kërkoi krijimin e trupave të “Rojeve të Kuqe ” për të ndëshkuar zyrtarët e partisë dhe çdo person tjetër që tregoi tendenca borgjeze.

Çdo objekt i lidhur me të kaluarën para-revolucionare të Kinës ishte i detyruar të shkatërrohej.

Pothuajse 1, 800 njerëz u vranë vetëm në Pekin në gusht dhe shtator të vitit 1966.Të gjitha llojet e antikave dhe objekteve u morën nga muzetë dhe shtëpitë private. Ata u shkatërruan si simbole të “të menduarit të vjetër”. Tekstet e pavlefshme historike dhe fetare gjithashtu u dogjën në hi. Kuadro të rinj nga qyteti u dërguan për të jetuar në fermë dhe për të mësuar nga fshatarët.

Me keto e forma te tjera te dhunes gjakatare mendonte se do te mbante pushtetin nga lakmia e kundershtareve.

Pra njeriu i ri me uniforme ushtarake dhe I shperlare nga truri erdhi ne jete…me mesime e parime ideologjike. Vajzat me kombonishe me pushke e kazem ne dore e yllin e kuq ne balle…

Mberriti ne Shqiperi me njehere rrethi i se keqes aziatike. Enveri mori ne dore armen e diktatures dhe e plazmoi revulucionin kinez ne cdo fryme te qelbur te jetes. E tha fjalen qe perloti njerezit: “Sikur te isha njezet vjec do te shkoja me plot deshire ne fshatin socialist”, por njehere nuk e pa fshatin qe hante buke e sheqer e punonin nga mengjesi ne koperative ne are ne pike te dillit e te shiut. Revulucioni kinez i adaptur vershoj si nje lum gjaku ne burgje e kampe perqendrimi. Mbyllja e kisha, xhamiave e teqeve, vrasja dhe persekutimi I 160 priftave dhe mugeshave katolike, 28 lider muslima dhe shtate ortodoks

Çmenduria e regjimit komunist, shkatërroi 2172 faltore prejt të cilave: 740 xhami, 609 kisha ortodokse, 158 kisha katolike e 530 teqe.

Besimi shekullor i shqiptarëve në fenë e tyre brez pas brezi ishte goditur ashpër. Të gjithë duhet të besonin vetëm tek çmenduria e një grupi njerëzish që propogandonin “revolucionin kulturor”, i cili në thelb kishte shkatërrimin e vlerave individuale dhe mendimit të lirë, e zëvendësimin e tij me injorancën dhe devotshmërinë tek partia e vetme, që me çdo kosto duhet të qëndronte në pushtet.

Goditja ndaj tempujve ishte goditje ndaj shpresave të atyre shqiptarëve, që mendonin se kjo epokë e errët e historisë do të përfundonte një ditë. Këta gurë u dergjën mbi themelet e lashta, bashkë me shpirtin e shqiptarëve për dhjetëra vjet e ndërsa koha kalon e ëndrra për të qenë të lirë sërish u rizgjua, duket se ata do të vazhdojnë të dergjen këtu…

Kmeret e kuq ne fakt luften dhe revolucionin kulturor e drejtoun kudra katolikeve dhe institucione fetare. Vetem nje dite ne Shkoder u dogjen 40 mije libra, aty ku ishte dhe deshmonte zemra e historise dhe cultures shqiptare.

Baballaret e kmereve vdiqen po bijte u kthyen me me egersi ndaj popullit. Per ti hedhur hi sy shpreses hodhen ne Shqiperi diktaturen Sorosiane me e keqe dhe mashtruese se Mao Ce Duni, Enveri, Stalini, lindi fara e Edit sa erdh u zgjat si bolle e trashe ne fyt te shqiptarir. Shaterroi arsimin dhe kulturen. Ngriti harem ne zyra dhe media, duke promovuar njeri-tjetrin me shkerdhatacionin me te madh. Betonizoj Shqiperine dhe shembi tempullin e kulutres Teatrin Kombetar. Dogji cdo vlere te trasheguar edhe ne menyre te fshete krijuar nga shkollat europiane. Nxori nga harta e investimeve Veriun, duke ushqyer tek ata vella vrasjen. Per nje vije uji u vrane 8.500 vete dhe u larguan nga Shqiperia 1.5 milion njerez.

Sorosi ndertoj ne Shqiperi shoqerine e shaleve te hapura, ku mbodhi te gjitha mbeturinat e sistemit komunist si fosile te ndyta i leu me boje amerike dhe i derdhi si thite neper administrate dhe ne media. Mediat jane shume, more shume me perdreq se “Zeri i Popullit”, sa nevojtorja e saj i ka kapilaret ne cdo television, sa jashte njerezve u vjen turp ta quajne veten shqipetare. Shikoni mediat shqiptare kane peshkuar vetem dy vete ne Amerike nga 1 milion e 200 mije shqiptare, ku cdo vite diplomohen 20 mije student neper universitetet amerikane, ndersa keta televizione preferojne keto dy fosile injorante, pa formim e pa bonsens. Keta media propogandojne perseri shkrimtaret e realizmit socialit qe ia bene gropen letersise kombetare. Qindra shkrimtare e poete jashte te shkolluar ne shkolla presticioze nuk perfshihen ne shkolla as ne emisione televizive. Kam pa qe tallin Fishten si Agron Llaka dhe Mamaq-qiu.

Nxenesit nuk e njohin Martin Camaj, Ernest Koliqin, Nexhat Peshkepine, Selahedin Velaj, Abatin e Mirdites, Nelo Drizarin, Koste Cekrezin, Van Kristo, Vasil Pani, Zef Nekaj e Mehill Markun, te gjithe keta profesore ne universitetet Amerikane, nuk e njohin as ia kan idene per Zef Oroshin, perkthyesin e Bibles, Xhevat Kallajxhi, Athanas Gegen, Nexhmije Zajmin, George Tames, Bilal Xhaferrin, Zef Palin, te gjithe me libra e botime famoze….por njerezia rrin ne bythe te realizmit socialit, stimuluar nga shoqeia e shaleve te hapura te Sorosit…vajzat shqiptare jane te bukura pjalme dashnie, …por turp me e shit virgjerine me keta mounstra te botes antinjeri globale…me 100 sandale e shiringa droge. Keta ne Shqipni e Kosove nuk e njohin Lazer Sheldine , Prenk Ndrevashen, Prenk Gruden…jo more cfare jane hedh te zgrapin cdo gje.

Me keto koka komuniteti shqiptar ne Amerike ka nderuar letersine dhe kulturen boterore…por keto kane vdekur me gjithe veprat e tyre qe nuk kane hyre ne Shqiperi sepse cdo qelize kontrollon revulucioni Sorosian…!

Njerez mbani syte nga shalet e hapura se aty do ta keni prindin e dyte dhe Europen!. Marrja ju qofte se mohuat stergysherit tuaj!

Filed Under: Uncategorized

“ZAKONIKU” I DUSHANIT – GURTHEMEL I MASHTRIMEVE TË HISTORIOGRAFISË SERBE!

July 24, 2023 by s p

Ndonëse rënia e ish Jugosllavisë, me shfaqjen e shteteve të pavarura: Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundit Kosovës, ndryshoi realitetet shtetërore, me çka te shumë nga këta popuj filloi edhe dekonspirimi i “amzës së jugosllavizmit” të mbështetur mbi platformën e “Naçërtanjes” së Garashaninit, megjithatë, te shqiptarët, në të dy anët e kufirit, në masë të madhe vazhdon diktati i historiografisë serbomadhe, që me riaktivizimin e sintagmës së “botës serbe”, po mban peng politikisht dhe kulturalisht Kosovën!

Jusuf Buxhovi

Shthurja e Bizantit me anën e formacioneve të tjera autonome shoqërore dhe politike (feudeve, zhupanive dhe dinastive), siç ishin edhe “Despotati i Epirit”, “Despotati i Artës”dhe “Regnum Albaniae” e vitit 1272-1296 dhe të tjerave deri në shekullin XV kur do të marrë fund kjo perandori, në ato rrethana dramatike dhe fare të paqëndrueshme për nga realitetet shoqërore dhe politike, nxori në pah në njërën anë faktorët vendorë mbi të cilët perceptoheshin po edhe ndërtoheshin interesat e Lindjes dhe të Perëndimit për ndikim sa më të madh, kryesisht me anën e faktorit kishë, siç ishte rasti me Perandorinë Katolike të Kostandinopojës pas Kryqëzatës së katërt më 1204-1264 dhe të “Despotatit të Epirit”, dhe në tjetrën anë, pretenduesit për fronin e Bizantit, ndër të cilët duhet dalluar dinastinë Nemanjane të Rashës, e cila gjatë kohë së Stefan Dushanit (1331-1355) ia doli që të jetë forca kryesore e Bizantit, që u quajt edhe “Illyricum Magnum”.

Natyrisht se faktori Rashë, i parë në përputhje me realitetet e kohës dhe jashtë interpretimeve dhe përvetësime, nga ato që do të t’i bëhen nga ana e historiografisë serbe, asaj ruse dhe shkollës së sllavistëve të Vjenës në shekullin XIX, e nxjerr atë nga pengu i këtij keqinterpretimi, pra i përvetësimit joshkencor, siç është paraqitja e saj “themel të shtetit mesjetar serb” dhe, po ashtu, ia merr të drejtën Kishës Ortodokse Serbe, që të përvetësojë krishterimin ortodoks me liturgji të sllavishtes së vjetër kishtare. Jashtë këtyre përvetësimeve antihistorike, Rashës dhe dinastisë Nemanjane, i kthehet pamja e saj historike me faktorët shoqërorë, politik nga antikiteti (origjina tribale) si dhe roli i saj në hapësirën e Dardanisë, atë të Maqedonisë dhe të Epirit si forcë hegjemone në zhvillimet që e përcollën Bizantin nga shekulli XII – XV kur do të shembet përfundimisht.

Vendosja e shtetit mesjetar serb mbi dihominë e faktorëve joshkencorë: kishë-komb – duke u injoruar bërthama sllave nga shfaqja e saj e deri te shtrirja, që më së paku lidhet me gjeografinë historike të tyre siç paraqitet nga serbët dhe, njëherësh duke u përvetësuar sllavizmi si konglomerat etnik dhe, duke u konvertuar popujt antikë tribalët, dardanët, keltët dhe të tjerët në serbë në përputhje me fantazinë e Priftit të Duklës nga “Gesta Regnum Sclavorum” (Kralevstvo slovena) e Orbinit – paraqet spektrin argumentues të rrëzimit të falsifikimeve, që për një kohë të gjatë, edhe janë pranuar, nga shkaku se ka munguar qasja kritike dhe objektive shkencore ndaj tyre.

Për t’u argumentuar këto shtrembërime, mistifikime, përvetësime dhe falsifikime ndër më të ndryshmet mbi bazat e një platforme shtetmadhe dhe ideologjie hegjemoniste sllavo-ortodokse, që u shfaqen nga “Naçertanja” e vitit 1844 e deri te programet e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të viteve 1937, 1944 dhe së fundit të viti 1986, përqendrimi bie mbi pasqyrimin e falsifikimit të dokumenteve mesjetare nga ana e Kishës Ortodokse Serbe në përputhje me konceptet shtetmëdha dhe ato hegjemoniste të projektuara në Rusi nga mesi i shekullit XVIII, me ç’rast pikënisje janë ato të autorëve bizantinë, pastaj literatura hagjiografike me theks të veçantë te përpjekjet që dinastia e Nemanjajve dhe Rasha të nxirret “themel i shtetit mesjetar serb” jashtë konteksteve kohore dhe jashtë raporteve shoqërore dhe politike të atyre rrethanave, ndërsa kisha e Rashës gjoja me autoqefali nga mesjeta. Ndonëse ishte fjala për një shkëputje të përkohshme nga Peshkopata e Ohrit, së cilës do t’i bashkëngjitet pas pak, së cilës madje i atribuohet liturgjia në gjuhën serbe, edhe pse dihet se ajo ishte një gjuhë kishtare e vjetër (amalgam midis sllavishtes dhe bullgarishtes), ngaqë gjuhë serbe do të ketë në gjysmën e dytë të shekullit XIX pasi që do ta formojë V. Karaxhiqi me ndihmën e shkollës sllaviste të Vjenës. Të kësaj natyre janë edhe shumë nga “monografitë” për jetën kishtare serbe si dhe jetëshkrimet rreth jetës dhe veprës së dinastisë Nemanja, të rishkruara ose të falsifikuara, gjithnjë me arsyetimet joshkencore “të përpunimit të tyre”, në përputhje me qëndrimet hegjemoniste.

Ndër këto rrëfime të mbështetura në hagjiografi (literaturë kishtare, bien në sy botimet “Sveti Sava – Sabrana Dela” të botuara nga T. Jovanoviq, Beograd 1998, “Stevan Prvovenčani – Sabrana dela”, nga Georgievski-Jovanović, pastaj “Živopis Svetog Save” nga Teodosije Hilan-darski si dhe vepra e Konstantin Filozofit “Povest slovina – Žitije despota Sre-fana Lararevića“, Beograd 1989, me ç’rast pranohet që ato janë të sajuara në Odesë në shekullin XVIII sipas disa rrëfimeve të priftërinjve të atjeshëm!

Ngjashëm ndodh edhe me veprën “emblematike” të S. Novakoviqi “Zakonik Cara Dušana,cara srpskog 1349-1354”, Beograd 1870, në parathënien e së cilës pranohet se „Kanuni mesjetar nuk ekziston, por ai është arrnuar nga rrëfimet në shekullin XIX në Prizren dhe rrethinë si dhe nga disa tekste nga kishat në Vllahi dhe Rusi (Petergurg), të cilat i ka ndërlidhë Shafariku në Vjenë më 1859.

Mënyra si është ngritur kjo vepër deri te shkalla e „testamentit“ shtetëror dhe juridik të „Perandorisë“ së Stefan Dushanit në shërbim të krijimit të platformës ideologjike dhe politike të shtetit mesjetar serb për nevoja politike në shekullin XIX, që do t’i paraprijnë atij në hartën politike të Evropës të pranuar në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, përkthimi në disa gjuhë dhe shpërndarja nëpër qendrat kryesore evropiane, tregon më së miri për ndërlidhjen e shumë faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në konstruktimin e tij me anën e sajimit të dokumenteve gjoja të shkapërderdhura pa kredibilitet shkencor. Kjo formë e arnimit të „dokumenteve“ të „strukur“ nëpër kisha dhe biblioteka „të harruara“ pasqyrohet më së miri në veprën e Novakoviqit. Autori, megjithatë, duke dëshiruar që të tregojë “për vjetërsinë” e kësaj vepre, që e ka të qartë se mungon, mbështetet mbi disa shtresime të sajimeve dhe përpunimeve të teksteve që kanë për qëllim „nxjerrjen në dritë“ të „dokumenteve autentike“ me anën e ndërtimit „të pjesëve të humbura“! Siç është thënë edhe më herët, bazë e kësaj pune kanë shërbyer punëtoritë e kishave të ndryshme, në radhë të parë atyre në Hilandar, dhe të tjerave në Rusi për t’i distribuuar dokumentet e përpunuara dhe të retushuara në Vjenë, te shkolla e njohur e sllavistëve, prej nga pastaj „dokumentet meritore“ janë trajtuar nga studiuesit e ndryshëm për t’u krijuar „dosjet“ si „Monumenta slavica“ e të tjera, me të cilat janë ushqyer historitë e serbëve, të bullgarëve, të rusëve me „dokumente autentike“. Autori i „Zakonikut“, në parathenie, zbulon teknologjinë dhe infrastrukturën e përpunimit dhe të falsifikimit të dokumenteve kur merret me „historikun“ e Zakonikut, që doemos lidhet me Vjenën dhe punën e studiuesve të atjeshëm, në radhë të parë të atyre sllavë ose serbë. Kështu, pikënisja e „Zakonikut“ fillon te J. Rajiq, më 1859 te botimi „Istorie slovenskoh narodie“, për t’u bartur pastaj te Mikloshiqi, i cili do ta paraqesë në gjuhën gjermane „Lex Stepani Dušani“, Vjenë 1856, prej nga pastaj do t’i bjerë në dorë P.J. Schafarikut, i cili do ta përfshijë në librin „Pomatky drevnioh pismenietvi Jihostovanie“, në Pragë, 1860. Schafarik, tekstin nuk e dha në mënyrë integrale, meqë ai nuk ekzistonte, por e parashtroi në 9 dorëshkrime të ndryshme me pretendimin se ato „janë pjesëza të zbuluara në manastire të ndryshme (Ravanicë, Rudnik, Kazan e të tjera) gjoja nga ato të viti 1350 e deri në vitin 1700, e ku vend të rëndësishëm zë teksti nga Petërburgu i N. Nadežnjev, që njihet nga manastiri Bistrica i Vllahisë. Këto tekste, as gjuhësisht e as përmbajtësisht, nuk formojnë tërësinë e një kanuni, gjë që e pranon edhe Shafariku. Por, Novakoviq, në botimin e tij, copëzat e Shafarikut i ndërlidh me dy tekste „autentike“, nga shekulli XIX. Njëri nga Struga, i mbledhur nga një prift rus. Dhe tjetri nga Prizreni, po ashtu i mbledhur nga një prift i quajtur Sime. Tekstin nga Prizreni, gjoja nga shekulli XV, në Beograd e dërgoi mësuesi nga Smedereva, Nikolla Maslin, prej nga ai i përpunuar në Vjenë, iu dorëzua Novakoviqi që ta nxjerrë në dritë. Natyrisht se Novakoviqi u përpoq që „kredibilitetin“ dokumentues të veprës ta pasqyrojë me tekstet e Schafarikut në sllavishten e vjetër kishtare me atë serbe. Në parathënie Novakoviq shpjegon origjinën e teksteve dhe mbledhjen e tyre nga dora në dorë, që sipas tij, plotësojnë Kanunin dhe frymën e tij. Kështu, 165 fletët (listina), vijnë nga 16 mbledhës të ndryshëm, të cilëve nuk u dihen emrat, pos që thuhet se një pjesë e madhe e tyre janë rishkruar nga 6 klerikë dhe dy xhakonë në Prizren.

Meqë botimi i parë i vitit 1870, ishte me shumë shpërputhje dhe si i tillë nuk i plotësonte sa duhet kriteret themelore për t’u marrë seriozisht, Novakoviqi, pasi që të jetë emëruar kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe në viti 1886, paraqitet me versionin e dytë “të plotësuar” të “Kanunit” me disa copëza të “rizbuluara” të versionit të “Kanunit” të Strugës nga shekulli XIV dhe të Prizrenit nga shekulli XV. Aty përfshihen 106 nene, të cilat nuk paraqesin tjetër pos një bartje (kopjim) të drejtpërdrejt të akteve ligjore kishtare të Bizantit (Homokanon), të cilat, ishin në pjesë e të drejtës romake-bizantine në përputhje me kodin e Justinianit, por që rregullonin çështjet pronësor në raportet e kishës me Perandorinë, ku ajo ishte pjesëmarrëse në administrimin e pronave kishtare dhe atyre vendore. Këtyre neneve nga kodi bizantin do t’i shtohen edhe pjesët tjera, ku amputohen raportet me ritet kishtare (me katolikët) e ku shfaqen edhe disa dekrete me të cilat përcaktohen sjelljet e kishave, e ku nuk mungojnë edhe regjistrat rreth pasqyrës demografike të popullatës ku, krahas popullatës shumicë “serbe”, si pakicë, shfaqen “katunët arbanase” (arbanaski katuni) dhe “katunët vllehe” (vlaski katuni).

Nuk është për t’u habitur skenari i “pasqyrës demografike” të popullatë së “Perandorisë së Dushanit”, ku asokohe nuk ka pasë përkatësi kombëtare pos kishtare: e ritit ortodoks ( me gjuhën e liturgjisë kishtare sllaviste e vjetër dhe greqishte) dhe e ritit latin (me gjuhën e liturgjisë kishtare latinishte)! Por, është për t’u habitur, që ky konstrukt antihistorik dhe antishkencor, i sajuar nga kisha ortodokse serbe dhe historiografia serbe e shekullit XIX për qëllime hegjemoniste, është pranuar “si e vërtetë shkencore” dhe thuajse u ka shërbye që të gjitha disajnimeve të raporteve gjoja kombëtare në shtetin e imagjinuar mesjetar serb, ku ka pasë edhe disa “katune arbanase” (katolike) dhe vllehe! Kështu, ky diktat i falsifikuar i të ashtuquajturit “shtet mesjetar serb”, në saje të “verifikimit” nga historianët, linguistët, etnografët e shkollës së sllavistëve të njohur të Vjenës, është pranuar te një pjesë e mirë e historiografisë botërore për t’u bartur edhe te ajo ideologjike e ish Jugosllavisë, gjë që si e tillë, do të kopjohet e plotë edhe nga historianët shqiptarë (në të dy anët e kufirit).

Ndonëse rënia e ish Jugosllavisë, me shfaqjen e shteteve të pavarura: Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundit Kosovës, ndryshoi realitetet shtetërore, me çka te shumë nga këta popuj filloi edhe dekonspirimi i “amzës së jugosllavizmit” të mbështetur mbi platformën e “Naçërtanjes” së Garashaninit dhe epiqendrën e saj “historike” – Mbretërinë Mesjetare të Dushanit, megjithatë, te shqiptarët, në të dy anët e kufirit, në masë të madhe vazhdon diktati i historiografisë serbomadhe, diktat ky që me riaktivizimin e sintagmës së “botës serbe”, po mban peng politikisht dhe kulturalisht Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjën e Hercegovinë.

Andaj, institucioneve shkencore akademike në Shqipëri dhe Kosovë, u bie barra që të ndërmarrin hapa të organizuar hulumtues-shkencorë për t’u lirua ngas diktati i falsifikimeve të historiografisë hegjemoniste serbe. Ndonëse kjo, bazuar në qindra vepra të kësaj natyre të krijuar nga Akademia Serbe e Shkencave gjatë shekullit të fundit, nuk është punë e lehtë, megjithatë hartimi i një platforme të qartë të rishikimit të historisë në përputhje me të vërtetën shkencore, është e domosdoshme.

(Shkëputje nga “Dardania – antika, mesjeta”, botuar nga “Faik Konica” – Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” – Houston 2020).

Filed Under: Histori

Intervista e plotë e Kryeministrit Kurti për gazetën kroate “Veçernji List” e përkthyer në shqip

July 24, 2023 by s p

Është vërtet vapë në Kosovë, që zien edhe nga qielli edhe nga toka. Dhe ndërsa dielli i bën kosovarët të djersiten, në zyrën me ajër të kondicionuar të kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ndjehet një tension i lehtë. Por kryeministri i qeshur, të cilin e njoh prej vitesh, pavarësisht presioneve të shumta, duket se i qëndron besnik rrugës së tij të planifikuar.

Veçernji List: Të gjithë ju sulmojnë, që bën të duket se jeni fajtori më i madh për gjithçka, kritikat vijnë nga të gjitha anët. Çfarë po ndodh në marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar?

Kryeministri Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi, në presidentin e atjeshëm. Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër. Askush as nuk e ka imagjinuar që një vit e pesë muaj pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës, por madje do të lejonte që Sputniku të mbante bazën rajonale në Beograd. Në vend të reflektimit dhe introspeksionit të tyre, ata më godasin mua.

Brukseli dhe Uashingtoni e lejuan Vuçiqin që të mos e nënshkruante marrëveshjen nga Brukseli dhe Ohri, pastaj që ta shkelte atë marrëveshje dhe ja ku jemi në një situatë në të cilën ekziston asimetri drastike në qasje. Masa ndëshkuese ndaj meje, dhe nga ana tjetër falje për presidentin Vuçiq. Kjo është një padrejtësi. Por thonë se këto masa do të jenë afatshkurtra, të përkohshme dhe të kthyeshme, andaj të shohim. Me faktorët ndërkombëtarë, edhe evropianët edhe amerikanët, kemi komunikim dhe koordinim të rregullt, por kemi edhe dallime të vogla, herë përsa u përket taktikave, e ndonjëherë, eventualisht, strategjive. Por përsa iu përket vlerave, interesave dhe qëllimeve nuk kemi asnjë dallim.

Veçernji List: Pse vendosët t’i mbani zgjedhjet lokale përkundër faktit që bashkësia ndërkombëtare tha “mos i bëni”?

Kryeministri Kurti: Kur më 5 nëntor të vitit të kaluar katër kryetarë komunash në veri të Kosovës dhanë dorëheqje kolektive, së bashku me dhjetë deputetë në Kuvendin tonë dhe 547 policë në veri, ata në fakt donin që sistemi i Republikës sonë të shembej nga vakuumi që e krijuan. Por megjithatë kjo nuk ndodhi. Për shkak të këtij dështimi, ata u bënë edhe më agresivë. Sipas kushtetutës sonë ne duhej të kishim zgjedhje të jashtëzakonshme dhe ato ishin caktuar për 18 dhjetor. Por, para kësaj të gjithë jemi konsultuar me presidenten tonë Vjosa Osmani, të gjithë kryetarët e partive dhe zgjedhjet i kemi shtyrë për katër muaj, për fund të prillit. 

Në mes të marsit, ambasadorët e Quinti-t (Gjermania, Franca, Italia, ShBA, Britania e Madhe dhe ambasadori i BE-së në Kosovë) thanë se nëse pranojmë Aneksin e Ohrit të Marrëveshjes së Brukselit dhe shtyjmë afatin për regjistrimin e partive politike për pesë ditë, deri më 22 mars, ata do të sjellin Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndonëse e shtymë afatin dhe e pranuam aneksin e Ohrit, sërish unë isha gati të nënshkruaja, por jo edhe Vuçiqi, Lista Serbe nuk u përgjigj.

Për më tepër, përveç që bojkotuan zgjedhjet, ata po ashtu ftuan edhe të tjerët t’i bojkotojnë dhe Beogradi bëri një “bullizëm” të paprecedentë ndaj serbëve që do të donin të votonin ose të kandidonin. Në këtë mënyrë, për shembull, Aleksandar Jabllanoviq u tërhoq nga fushata dy ditë para zgjedhjeve, të cilat u mbajtën më 23 prill. Pra, ne i shtymë zgjedhjet për katër muaj, e shtymë datën e regjistrimit të partive, e pranuam edhe aneksin e Ohrit të Marrëveshjes së Brukselit, por kjo megjithatë nuk e ndryshoi situatën.

Ne na është dashur t’i mbajmë zgjedhjet. Kjo nuk ishte zgjedhje e jonë, por dispozitë e kushtetutës sonë, kërkesë e ligjit tonë. Me këtë përfunduam me katër kryetarë shqiptarë të komunave, të cilët vërtetë kanë një legjitimitet të brishtë sepse përqindja e daljes në zgjedhje ishte shumë e ulët, por megjithatë ata kanë disa përqindje në zgjedhje, ndërsa të tjerët kanë zero. Në zyrën e kryetarit të komunës mund të futesh vetëm përmes zgjedhjeve, jo me sjellje të dhunshme, jo me dhunë ndaj NATO-s, policisë dhe gazetarëve tanë, jo me shok bomba dhe plumba. Jam i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të përkohshme. Për më tepër kam bërë një lëshim shtesë duke reduktuar me 25% praninë e policisë sonë brenda dhe përreth ndërtesave. Dhe krahas kësaj, ne do të mbajmë konsultime të rregullta çdo dy javë me KFOR-in dhe EULEX-in për të vlerësuar situatën e përgjithshme të sigurisë dhe për të zvogëluar praninë e policisë sonë. 

Ne nuk po luftojmë kundër banorëve serbë, popullatës serbe, por kundër kriminelëve dhe kryerësve të krimeve të ndryshme, por jo vetëm serbë. Krimi i organizuar është multietnik. Në dy vitet e fundit kemi eliminuar 16 rrugë ilegale të kontrabandës në pjesën veriore të Kosovës. Më pas tetë laboratorë për prodhimin e barnave dhe pesë për prodhimin e kriptovalutave.

Veçernji List: Çfarë duan në të vërtete nga ju ShBA dhe BE? A e duan ata krijimin e Republika Srpska brenda Kosovës?

Kryeministri Kurti: Para së gjithash, ata duan deeskalimin e situatës në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe ne plotësisht pajtohemi me ta. Sa i përket deeskalimit, tërheqjes së policisë dhe zgjedhjeve të parakohshme, janë diçka që ata kanë kërkuar dhe ne jemi pozitivë për këtë, dhe i përgjigjemi pozitivisht kësaj kërkese. Por unë nuk mund ta nxjerr menjëherë policinë nga ato ndërtesa sepse jashtë ekzistojnë elementë të ndryshëm ekstremë të krimit të organizuar dhe në të njëjtën kohë elemente të strukturave paralele ilegale të Serbisë. Prandaj i jam përgjigjur kërkesës së tyre duke ulur proporcionalisht dhe gradualisht numrin e policëve. Nga ana tjetër kam thënë se nuk mund të detyroj askënd të japë dorëheqje apo të largohet nga ndërtesat zyrtare që janë në fakt pronë e Republikës sonë, por ejani të bëjmë zgjedhje të parakohshme. Neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale thotë se është e mundur mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nëse 20% e elektoratit bëjnë peticion dhe më pas mbahet votimi. Nëse më shumë se 50% e votuesve votojnë kundër atij kryetari, praktikisht i merret mandati. Duhet të ecim ligjërisht drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme se ka të bëjë me një Beograd zyrtar të ekstremit të djathtë, i cili në rotacion krijon probleme në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë – çdo muaj njërit prej fqinjëve i vjen radha. Ne dëshirojmë drejtësi ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka frikë nga destabilizimi dhe këtu ka një hendek.

Ky hendek zgjatet me një hendek tjetër kur komuniteti ndërkombëtar ka pritshmëri të ulëta nga Vuçiqi në të tashmen, por megjithatë shpresa të mëdha në afat të mesëm. Prandaj, sa herë që Beogradi bën një gjest pozitiv, ata e zmadhojnë atë, sepse kanë pritshmëri jashtëzakonisht të ulëta. Në këtë kuptim, komuniteti ndërkombëtar, paradoksalisht, është më optimist për Vuçiqin sesa për veten! Sigurisht unë jam optimisti më i madh, por unë jam optimist për Kosovën, për BE-në dhe NATO-n, por jo kur është fjala për Vuçiqin.

Veçernji List: Sa i jep kjo shtytje Vuçiqit, duke pasur parasysh se bashkësia ndërkombëtare po ju kritikon ju dhe jo atë? Po ashtu, lexova deklaratën e tij se ju ka krahasuar me Enver Hoxhën duke thënë se ju punoni si ai dhe se dëshironi të mos mbetet asnjë serb?

Kryeministri Kurti: Beogradi po zhvillon luftë hibride kundër Kosovës. Më thërrasin me emra të ndryshëm, sepse secila prej etiketave të tyre zbehet shpejt, kështu që duhet t’i zëvendësojnë. Çdo muaj lajmërojnë se muajin tjetër po fillon stuhi kundër serbëve në Kosovë. Nuk u vjen aspak turp që do të dalin gënjeshtarë sepse e dinë që askush nuk u çuditet më.

Ata shpeshherë dhe publikisht fantazojnë hakmarrjen e shqiptarëve ndaj serbëve në shekullin e 21-të, sepse e dinë shumë mirë se çfarë kanë bërë në Kosovë gjatë shekullit të 20-të. Ne duam dhe qëndrojmë për drejtësi pa hakmarrje dhe kundër hakmarrjes. Serbët janë qytetarë të Kosovës me të drejta dhe nevoja njerëzore dhe qytetare. Unë jam kryeministër i të gjithë atyre që dëshirojnë dhe duhet t’u shërbej të gjithëve pa dallim. Për ministër kam Nenad Rashiqin, politikanin më të njohur serb në Kosovë. Vetëm atë e urren më shumë se mua pushteti në Serbi. Beogradi dëshiron që ata të vendosin se kush është serb dhe kush jo. Për shembull veturave të serbëve nga Kosova të cilët i kanë kthyer targat e tyre në RKS në shumë raste janë djegur, por asnjë fjalë nga Beogradi për këtë. Pra, nga këndvështrimi i Beogradit, ka serbë të mirë dhe të këqij. Ata që kanë kartën e anëtarësimit të partisë në pushtet janë të mirë, ndërsa të gjithë të tjerët të këqij. 

Nga ana tjetër, ky është një konfrontim në mes të Republikës së re të Kosovës dhe një shteti që nominalisht është Republikë, por që në fakt do të dëshironte të kthehej në mbretëri. Jo vetëm demokracia, por edhe Republika po e shqetësojnë presidentin autoritar dhe ai do të donte të bëhej mbret. Nuk është rastësi që rrethi familjar i presidentit është bërë shumë më i rëndësishëm se hierarkia shtetërore dhe partia politike. Në veri të Kosovës kemi ditë të qeta dhe të mira kur nuk ka urdhër nga Beogradi për dhunë. Nga ana tjetër, në Serbi, në ekranet televizive, në reality show, e më pas në shkolla e rrugë, keni shumë dhunë dhe vrasje. Serbët në Kosovë jetojnë shumë më mirë se serbët në Serbi. Por kriminelët në Serbi jetojnë shumë më mirë sesa në Kosovë. E shihni që protestat e Vuçiqit në Kosovë janë të dhunshme, dhe protestat kundër Vuçiqit në Beograd janë paqësore. Jetën e serbëve në Kosovë ua vështirëson pikërisht Beogradi, i cili nuk i lejon ata të integrohen. Njerëzit që nuk integrohen nuk jetojnë më së miri, ndërsa ata që integrohen jetojnë më mirë.

Por Beogradi nuk dëshiron që ata të jetojnë më mirë, ai dëshiron të ushqejë disi tensionet dhe potencialin për destabilizimin. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë serbët, dhe besoj se politika duhet t’u shërbejë publikisht të gjithë qytetarëve pa diskriminim.

Veçernji List: A do të thotë kjo se Beogradi dëshiron ndarjen e Kosovës?

Kryeministri Kurti: Siç edhe duket kjo ide nuk ka vdekur. Para pesë vitesh projekti i ndarjes së Kosovës ishte brenda dialogut dhe paqësor, por sot është i dalë mendsh dhe i dhunshëm, sepse në dialog nuk mund të gjenin më interlokutor, pra bashkëbisedues, i cili do të diskutonte me qetësi për ndarjen. Dëmin më të madh në integrimin e serbëve në Kosovë e ka shkaktuar pikërisht ky projekt i ndarjes.

Unë tani dua normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë evropiane duke zbatuar marrëveshjen me të 11 pikat, për të cilën vendosëm në Bruksel më 27 shkurt, dhe kjo është para së gjithash njohje reciproke de facto. Kjo marrëveshje u bë gjithashtu pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian. Ne na duhet normalizimi dhe evropianizimi i marrëdhënieve me Serbinë, e cila si e tillë, për fat të keq, e reziston këtë fuqishëm. Fqinjësia e mirë do të thotë të gjithë në shtëpinë e tyre dhe të gjithë së bashku në lagjen evropiane. Por që nga dhjetori i vitit 2015, nuk ka pasur asnjë përparim në lidhje me kapitullin 35 në negociatat e Serbisë me Bashkimin Evropian dhe ai kapitull i referohet fqinjësisë së mirë të Serbisë me Kosovën.

Veçernji List: E keni fjalën për ato 11 pikat e marrëveshjes, a mund të më shpjegoni diçka? Ju nënshkruani marrëveshje me presidentin e Serbisë, por ai nuk e mbështet atë që nënshkruani! Si ajo  marrëveshje nuk është e nënshkruar, por është e obligueshme?

Kryeministri Kurti: Pëlqimi i lehtësuesve ndërkombëtarë, në radhë të parë i Brukselit, por edhe Uashingtonit, se nuk është obligative për Vuçiqin ta nënshkruajë atë marrëveshje bazë dhe se mund të flasë se me cilat prioritete dhe kufij do të merr pjesë në zbatimin e asaj marrëveshjeje, na ka sjellë në këtë situatë. Kjo është detyrë e BE-së, që ka thënë se sa na përket neve kjo është një marrëveshje, dhe se kjo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka karakter detyrues në kuptim të Konventës së Vjenës. Nga këndvështrimi i Brukselit, ne kemi një marrëveshje dhe ata do të ishin ata që duhet të garantonin se kjo marrëveshje nuk do të shkelet dhe se do të zbatohet.

Veçernji List: A janë ato 11 pika të pranueshme për ju?

Kryeministri Kurti: Sigurisht që janë. Dua zbatimin e të gjitha atyre pikave, pa kushte, në plotni dhe sa më shpejt.

Veçernji List: Por aty përmendet edhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe? A është kjo e pranueshme për ju?

Kryeministri Kurti: Neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, i cili lidhet me nenin 10, i cili thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese, duhet të zbatohen plotësisht. Kemi 39 marrëveshje të tilla. Dy prej tyre i referohen asociacionit të komunave me shumicë serbe nga viti 2013 dhe 2015. Unë kam thënë siç e shoh, jam gati për atë që komuniteti serb në Kosovë të organizohet më mirë për të marrë sa më shumë shërbime publike cilësore dhe që të respektohen të gjitha të drejtat e tyre, të cilat janë mjaft të gjera sipas planit të Ahtisarit, por e gjithë kjo duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese të saj dhe gjithashtu në përputhje me letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Mustafa, në të cilën shkruan se ai asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes. Por në të njëjtën kohë kemi edhe qëndrimin e qeverisë amerikane, i cili është publikuar në një tekst në të cilin shkruhet se asociacioni duhet të jetë një koordinim i kompetencave ekzistuese që kanë komunat. Për ne, etnonacionalizmi territorial është absolutisht i papranueshëm. Ky lloj nacionalizmi e ka të domosdoshëm shovinizmin dhe aparteidin, ai është në kundërshtim jo vetëm me shoqërinë qytetare, por madje edhe me nacionalizmin nacional-çlirimtar.

Ne kemi ofruar një draft vizion për komunitetin serb në Kosovë, i cili është frymëzuar nga modeli kroat i vetëmenaxhimit përmes Këshillit Kombëtar Serb. Vuçiq nuk donte të dëgjonte për të apo ta lexonte. Ai dëshiron bashkimin e komunave me shumicë serbe kundër shtetit tonë, siç është bërë në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1991. Në Kosovë 4% e popullsisë janë serbë. Por ata kanë 10 nga 38 komuna, kanë 10 vende të rezervuara nga 120 në Parlament dhe kanë 17 për qind të asambleistëve komunal në komunat tona. Po ashtu, gjuha serbe është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën në të gjitha nivelet e administratës. Do të thotë, në Kosovë ka diskriminim pozitiv, por Beogradi dëshiron Republikën Srpska brenda Kosovës. Kjo, sigurisht, nuk është e mundur. Jo vetëm që nuk është e dëshirueshme, por edhe nuk është as e mundur. Në të njëjtën kohë, Beogradi nuk dëshiron të hapë çështjen e reciprocitetit, sepse në Serbi ka më shumë pakica kombëtare sesa në Kosovë. Do të thotë, nëse doni diçka për serbët diku tjetër, duhet të mendoni edhe për pakicat në vendin tuaj. Në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë. Në Luginën e Preshevës, në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë. Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri. Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në një farë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi.

Veçernji List: Çfarë dëshiron realisht presidenti i Serbisë?

Kryeministri Kurti: Revizionizëm historik. Më 5 dhjetor 2019 ai mohoi masakrën e forcave serbe në Reçak më 15 janar 1999, duke e quajtur atë “ngjarje të fabrikuar”. Të njëjtin mohim e ka përsëritur edhe ky Aleksandri tjetër, Vulin, më 10 dhjetor 2021. Por së pari duhet të them se kjo nuk është çështje e qëllimeve të presidentit të Serbisë, por e karakterit të shtetit të tyre si i tillë. Ata duan homogjenizimin e serbëve për hegjemoninë e Serbisë.

Ata as nuk mund ta imagjinojnë, e lëre më ta përcaktojnë Serbinë pa hegjemoni. Ata i përkasin asaj rryme që disa e quajnë demokraci joliberale, e cila as nuk beson në të drejtat e njeriut dhe as nuk toleron pluralizmin politik. Në këtë kuptim, partia kryesore politike në Serbi është Kisha Ortodokse Serbe. Prandaj Vuçiq dhe Dodik duken si këshilltarë të patriarkut. Ka tre dekada që ata flasin në mbarë botën për fundamentalizmin islamik në Ballkan për të përhapur kështu më lehtë fundamentalizmin e tyre ortodoks. Ata duan një shtet, një kishë, një lider dhe një parti politike.

Ata imagjinojnë se vetëm homogjenizimi i kombit mundëson hegjemoninë territoriale të shtetit. Kundër kësaj qëndrojmë ne, popujt që u shtypën dhe u eksploatuam nga Serbia për më shumë se një shekull dhe ku ajo bëri gjenocid disa herë, sepse donte tokën tonë pa ne. Faktori i tretë është bashkësia ndërkombëtare, e cila, sipas meje, ose nuk e kupton ose mbyll veshët dhe sytë para një fakti që ne, popujt e Ballkanit, e dimë, dhe kjo është se presidenti Vuçiq e don dhe i frikësohet Kremlinit më shumë sesa Brukselit apo Uashingtonit. Zoran Gjingjiq, i cili luftoi kundër krimit të organizuar në Serbi dhe intelektualisht ishte shumë më i thellë dhe i orientuar drejt perëndimit, mbase do ta njihte pavarësinë e Kosovës. Ai u vra. Tani Aleksandar Vuçiq as nuk lufton kundër krimit të organizuar dhe as nuk dëshiron ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Unë kam dalë nga burgjet serbe para më shumë se dy dekadash, por Vuçiq nuk ka dalur nga koha kur unë isha në burg. Mbase burgu nuk është vetëm ai me grila.

Veçernji List: A kishit frikë në një moment se do të kishte luftë, për shkak të gjithë këtyre tensioneve, dhe kur Vuçiq dërgoi ushtrinë në kufi?

Kryeministri Kurti: Nëse do të ketë një luftë apo jo, varet nga Beogradi. Në këtë kuptim, situata nuk ndryshon shumë nga tre dekada më parë. Ne jemi këtu për të qenë të kujdesshëm dhe të fortë, por kurrë nuk frikësohemi. Shtetet që kanë një kompleks superioriteti, kur tkurren ose dobësohen, bëhen të rrezikshme. Sërish, Serbia është si Rusia në këtë kuptim. Por rreziku i tyre për ne nuk kthehet në frikë nga ta, por në përpjekje shtesë për zhvillim dhe demokraci. Kosova është Republikë demokratike, e cila sipas të gjitha organizatave ndërkombëtare është e para në mesin e këtyre gjashtë vendeve në Ballkanin Perëndimor sa i përket sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit. Në të njëjtën kohë, përparimin demokratik e shoqëruam me zhvillim ekonomik. Kemi pasur një rritje ekonomike mesatare prej 7.35% të Bruto Produktit Vendor në këto dy vite, eksportet dhe investimet e huaja janë dyfishuar në të njëjtën kohë, kemi shtuar më shumë se një miliard euro në vit në ekonominë tonë, ndërsa para nesh janë nevojitur tre vjet për të arritur një miliard, buxheti i shtetit është 17% më i madh se ai i mëparshmi. Pra, Kosova është një histori e suksesit të dyfishtë, ekonomisë dhe demokracisë, dhe në anën tjetër, ne jemi histori suksesi e ndërhyrjes së NATO-s 24 vjet më parë për të ndalur gjenocidin e regjimit të Millosheviqit. Për të pasur një zgjidhje me Serbinë, duhet të zbatohet marrëveshja e Brukselit. Ndërsa për pajtim, Serbia duhet të distancohet nga Millosheviqi dhe Putini, Beogradi zyrtar duhet të fajësojë ata të dy për situatën në të cilën ndodhemi ata dhe ne.

Veçernji List: Pak ditë më parë keni bërë një foto pranë fluturakes spiun, d.m.th. dronit Bajraktar, a i keni marrë në marrëveshje me komunitetin ndërkombëtar dhe Uashingtonin?

Kryeministri Kurti: Ne kemi ushtrinë tonë. Është bërë një kohë e gjatë që kur nisëm iniciativën për të pajisur ushtrinë tonë me dronët Bajraktar dhe në fund i kemi blerë. Kemi arritur një marrëveshje dhe kontratë të suksesshme me Turqinë dhe i kemi paguar dronët. Kur i morëm, ua dhashë lajmin qytetarëve tanë, nuk doja ta bëja derisa të gjithë dronët që blemë të mbërrijnë në Kosovë. Pra, është folur shumë për marrjen e dronëve nga Kosova, por nuk e kam publikuar deri sa ka ardhur në Kosovë droni i fundit për të cilin kemi nënshkruar kontratë.

Veçernji List: A mund të presim blerjen e tankeve dhe bombarduesve në të ardhmen në mënyrë që Kosova të bëhet e pavarur në mbrojtjen e saj?

Kryeministri Kurti: Ne kemi dyfishuar buxhetin vjetor për mbrojtjen e Kosovës dhe kemi rritur për 80 për qind numrin e ushtarëve. Kjo nuk është për të sulmuar dikë, por për të mbrojtur veten me sukses. E dini, rreth kufirit tonë me Serbinë ka baza sulmuese të ushtrisë dhe policisë ushtarake serbe, gjithsej 48, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm. Prandaj na duhet një ushtri e pajisur mirë që do ta mbrojë me sukses Kosovën kundër agresionit të mundshëm serb.

Veçernji List: Pavarësisht nga ndihma e bashkësisë ndërkombëtare?

Kryeministri Kurti: Ne gjithmonë llogarisim në ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë duhet të kemi edhe forcat tona. Ne aspirojmë të anëtarësohemi në NATO, për të mirën tonë, por edhe për kontributin tonë.

Veçernji List: Sa i përket Gjykatës në Hagës, ju keni ende disa persona në burg, Thaçin, Veselin dhe disa gjeneralë të tjerë, çfarë po bën qeveria e Republikës së Kosovës në këtë drejtim dhe a besoni në pafajësinë e tyre?

Kryeministri Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe antikoloniale. Unë besoj në pafajësinë e atyre që janë atje. Ne e mbështesim mbrojtjen e tyre dhe deri më tani kemi paguar si shtet mbi 16 milionë euro për mbrojtjen e tyre. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se nuk e kanë mbaruar punën e tyre sa i përket drejtësisë në territoret e ish-Jugosllavisë, sepse në vitet e nëntëdhjeta nga forcat serbe janë vrarë 150 mijë joserbë. Do të thotë që, nëse një njeri ka vrarë deri në 10 prej tyre, janë 15 mijë vrasës serikë në Serbi të cilët shëtisin lirshëm. Nga ky numër, as 1% e tyre nuk kanë përfunduar pas grilave. Edhe këtu kemi një asimetri të theksuar që bie ndesh me pajtimin e popujve tanë në Ballkanin Perëndimor.

Veçernji List: Pse nuk dëshiron të nënshkruajë Aleksandar Vuçiq?

Kryeministri Kurti: Sepse ai e di që marrëveshja që e ka pranuar përfaqëson njohjen de facto të Kosovës. Ai e ka pranuar marrëveshjen për të mos e nënshkruar dhe nuk e ka nënshkruar për të filluar pastaj shkeljen e marrëveshjes, siç bëri në Këshillin e Evropës kur votuan kundër Kosovës më 24 prill të këtij viti. E anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u nevojitet serbëve të Kosovës, por jo Beogradit zyrtar. Ne kemi bërë një marrëveshje më 2 maj të këtij viti në të cilën kemi thënë se duhet të hapen arkivat e luftës së fundit për të ditur sa më shumë për personat e zhdukur me forcë. Andin Hoti, i cili është kryetar i komisionit të qeverisë sonë për personat e zhdukur dhe është djali i të zhdukurit Ukshin Hoti, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ka kërkuar, duke u mbështetur në këtë marrëveshje, të hapen arkivat e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, përgjegjëse kryesore për shumë masakra në rajonin e Drenicës dhe për fatin e shumë personave të zhdukur, por ai nuk ka marrë asnjë përgjigje për këtë. Kemi 1617 të zhdukur nga lufta e fundit.

Veçernji List: A ka mundësi që së shpejti të takoheni me Aleksandar Vuçiqin?

Kryeministri Kurti: Herën e fundit që ishim në Bruksel, më 22 qershor, ai nuk donte të takohej me mua. Kemi pasur dy takime dypalëshe, unë në njërën anë, Vuçiq në anën tjetër, me Borrellin dhe Lajçakun. Vuçiq nuk është as konstruktiv dhe as i interesuar për bisedime që do të çonin në zbatimin e marrëveshjeve tona.

Filed Under: Rajon

Emigrantët shqiptarë në Calgary, Kanada, kthejnë sfidat në suksese

July 24, 2023 by s p

Dr. Adriana Fishta-Bejko

Studjuese e Shkencave Pedagogjike

Calgary, Kanada/

Fokusi i punës time akademike në 30 vite në diasporë ka qënë në dy kahje:
a) studimi i mënyrave më të suksesshme për të ndihmuar në integrimin e imigrantëve dhe 

b) ruajtja e identitetit kombëtar nepërmjet ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditave të vendit Amë/ mëmë. Në një studim të kohëve të fundit si pedagoge, zbulova një dukuri të re, për të cilën nuk isha e vetëdijëshme. Shumë mësues kanadezë, flisnin nën zë, dhe pretendonin/ duke thene se prindërit e fëmijëve imigrantë nuk interesohen për mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre në shkollë.

Si nënë e dy fëmijëve imigrantë, e cila i ka ndjekur dhe inkurajuar hap pas hapit fëmijët e saj që të studjonin dhe të bëheshin qytetarë të ndershëm, ky mendim i disa mësuesve kanadezë jo vetëm më lëndoi, por edhe më revoltoi. Mendimi im, ashtu si i shumë familjeve që marrin rrugën e dhimbshme të mërgimit, është se prindërit vendosin të imigrojnë për “një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, dhe natyrisht në këtë të ardhme përfshihet edhe shkollimi i fëmijëve. Atëhere, pse është krijuar ky mendim tek disa mësues kanadezë? Për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetje vizitova disa shkolla dhe, për çudinë time, zbulova që vërtetë pjesmarrja e prindërve imigrantë në veprimtaritë e shkollave (takime me prindër, festa të ndryshme, veprimtari sportive, kampionate etj) ishte shumë e pakët. Pra, mësuesit kanadeze kishin një farë të drejte në shqetësimin e tyre.

E megjithatë, përsëri, nuk doja ta besoja që prindërit imigrantë nuk interesohen për mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre në shkollë. Atëherë, përvesha mëngët dhe fillova të hulumtoj se cilat ishin arsyet që në këtë situatë edhe prindërit nuk kanë “faj” por edhe mësuesit kanë të drejtë. Pas një hulumtimi serioz në fenomenin e integrimit të imigrantëve në vendet pritëse, zbulova edhe përgjigjen e dilemës së mësipërme.

Integrimi i imigrantëve në Kanada (ndoshta edhe në vende të tjera), nuk është i lehtë dhe imigrantëve u duhet të përgatiten për të përballuar shumë sfida dhe mund të jetë me vlerë të lexojnë këtë rrëfim. Ai përmban disa “zbulime” të dobishme në lidhje me sfidat e veçanta me të cilat përballen imigrantët kur zhvendosen/vendosen në Kanada. Ky informacion mund t’ju ndihmojë duke u/ ju dhënë një ide se me çfarë do të përballeni gjatë rrugëtimit tuaj në imigracionit, përpara se të arrini sukseset e ëndërruara. 

                Në bazë të të dhënave nga Anketa Afatgjatë për Imigrantët në Kanada (LSIC) mësojmë disa nga përvojat e tyre që nga mbërritja në Kanada deri në stabilizimin dhe integrimin (shpresojmë asimiliminuk do të ndodhë) e tyre në shoqërinë kanadeze (shpresojmë që asimilimi nuk do të ndodhë). Ky studim shqyrton problemet ose vështirësitë që kanë hasur imigrantët gjatë  muajve të parë të arritjes së tyre në Kanada, duke parë në mënyrë specifike vështirësitë për gjetjen e strehimit, gjetjen e një vendi pune, aksesin në kujdesin shëndetësor dhe, në mënyrë të veçantë,  aksesin dhe integrimin e fëmijëve të tyre në arsim. Disa nga sfidat janë si rezultat i mungesave të mëposhtëme:

  • Mungesa e njohjes së përvojës ne punen e meparshme/ Mosnjohja e përvojes se mëparshme te punes nga autoritetet kanadeze- Sfida më e rëndësishme për shumicën e njerëzve që shpërngulen në Kanada është gjetja e mundësive të punësimit që përputhen me aftësitë dhe përvojën e tyre. Ekziston një kërkesë shumë e madhe për punëtorë të kualifikuar në të gjithë Kanadanë, por jo gjithmonë ka mjaft aplikantë me kualifikimet ose përvojën e duhur. Kjo mund të çojë në perspektiva pune për ata që kanë imigruar në Kanada në kërkim të punës, por mungesa e përvojës kanadeze në punë mund të jetë zhgënjyese dhe dekurajuese dhe mund të lërë shumë njerëz të ndihen shumë të zhgënjyer gjatë procesit të tyre të imigrimit/ por kerkimi i përvojës kanadeze nga punëdhenesi mund të jetë dekurajues dhe mund të lërë shumë njerëz të ndihen tepër të zhgënjyer gjatë procesit të tyre të imigrimit per shkak te mungeses se kesaj pervoje, pasi sapo kane levizur ne kete vend.  
  • Mungesa e njohjes së/ Mosnjohja e kredencialeve të huaja ose vonesat në vlerësimin e diplomave shqiptare në Kanada– Është shumë më e lehtë të vendosesh në Kanada nëse mund të përdorësh njohuritë dhe aftësitë e fituara në vendin Amë, por mund të jetë veçanërisht e  vështirë kur kualifikimet jashtë shtetit nuk kanë të njëjtën besueshmëri/ kredibilitet / nuk njihen nga institucionet në  Kanada.
  • Ka një mungesë balance midis aftësive që imigrantët sjellin e shpresojnë t’i përdorin, dhe profesioneve që punëdhënësit kanadezë shpresojnë se mund t’i plotësojnë me punën e imigrantëve. Mosbalancimi i aftësive që imigrantët sjellin e shpresojnë t’i përdorin, me profesionet që punëdhënësit kanadezë shpresojnë se mund t’i plotësojnë me punën e imigrantëve. Në disa raste, imigrantët mund ta shmangin këtë duke bërë atë që quhet “vlerësim zyrtar i ekuivalencës”, ku ata krahasojnë arsimin nga Shqipëria/Kosova me atë nga Kanadaja/ ne Kanada për të parë nëse kredencialet/diplomat janë të paktën ekuivalente. Sidoqoftë, kjo mund të marrë disa muaj për t’u përfunduar dhe ndonjëherë nuk funksionon në mënyrë të favorshme për aplikantët që shpresojnë të integrohet/ integrohen në Kanada.
  • Mungesa e njohjes serioze të gjuhës angleze të “lëvruar” (gjuha akademike)/ Mosnjohja serioze e gjuhës angleze të “lëvruar” (gjuha akademike)– Barriera gjuhësore përbën një tjetër sfidë në integrimin në Kanada. Njohja mbi nivelin mesatar (“Intermediate”) e anglishtes ose frëngjishtes kërkohet për shumicën e vendeve të punës kanadeze. Në fakt, mund të jetë një nga kërkesat kryesore për një punësim të mundëshëm dinjitoz sipas kualifikimeve të individit. 
  • Mungesa e të kuptuarit të plotë të kërkesave të kulturës kanadeze të vendit të punës/ Mos të kuptuarit/ Moskuptimi e/i plotë të kërkesave të kulturës kanadeze të vendit të punës -Kanadaja ka kulturën dhe historinë e saj unike, e cila mund ta bëjë procesin e integrimit në jetën e Kanadasë edhe më sfidues. Mund të jetë e vështirë për imigrantët të ndihen si në shtëpinë e tyre në Kanada pa ditur vlerat, perspektivat dhe normat sociale të këtij vendi, veçanërisht nëse nuk angazhohen me shoqërinë kanadeze herët, në periudhën e parë të imigrimit. Kjo mund të rezultojë që imigrantët nuk do të integrohen në shoqërinë kanadeze siç do të donin, gjë që mund të jetë zhgënjyese pas gjithë atyre përpjekjeve të tyre gjatë procesit për të ardhur në këtë vend. 

Gjithashtu, njohja e ligjeve të Kanadasë është thelbësore për këdo që jeton në këtë vend pasi u mundëson atyre të kuptojnë se si funksionojnë gjërat këtu. Kanadaja mund të jetë shumë e ndryshme nga shumë vende të tjera. Për shembull, ligjet kanadeze shpesh mund të duken të çuditshme ose të pazakonta për njerëzit që sapo kanë mbërritur në këtë vend për shkak të dallimeve kulturore ose pritshmërive të mbështetura në modelet ligjore në vendin Amë. Shumë pak kanadezë madje i dinë të gjitha ligjet e Kanadasë, e lëre (???)/ e lidhur me faktin që ligjet mund të ndryshojnë herë pas here. Kjo do të thotë që imigrantët duhet të përpiqen të  mësojnë ligjet në Kanada, në mënyrë që të njihen me këto rregulla dhe rregullore, gjë e domosdoshme për integrimin e tyre këtu.

  • Mungesa e njohurive të sakta te sistemit arsimor në Kanada/ Mosnjohja e sistemit arsimor në Kanada – Ndërsa vendosja në një vend të ri mund të përjetohet si një përvojë emocionale dërrmuese për të rriturit, veçanërisht me pengesa të shumta financiare dhe politike për t’u marrë parasysh, betejat e fëmijëve të tyre shpesh anashkalohen. Shpeshherë shqiptarët besojnë në mitin se “fëmijët do të integrohen lehtë në një vend të huaj dhe se shkollat janë njëlloj kudo në botë”. Si rezultat, aktivizimi në jetën shkollore të fëmijëve mund të mos jetë prioritet në vitet e para të jetës në imigrim. Ky hulumtim më mësoi se e vërteta është se, qofshin të lindur në Kanada apo jashtë vendit, fëmijët e familjeve imigrante shpesh përballen me sfida intensive për shkak të dallimeve midis prejardhjes së tyre kulturore, nivelit te gjuhës angleze dhe komunitetit në të cilin ata përpiqen të integrohen, gjë e cila shpesh herë krijon situata të vështira dhe të ndërlikuara për suksesin e fëmijëeve në shkollë.

Gjithashtu, prindërit e fëmijëve imigrantë shpesh fokusohen më shumë në arritjet e larta akademike të fëmijëve të tyre dhe mund të mos e kuptojnë se fëmijët po përballen me vështirësi sociale në shkollë. Sigurisht, notat janë të rëndësishme, por vetëm ato nuk janë përcaktuesi i vetëm për sa i përket suksesit të ardhshëm të karrierës ose cilësisë së jetës në Kanada.  Pikërisht në këto të dhëna idntifikuam edhe problemin, për të cilin kishin të “drejtë” edhe prindërit edhe mësuesit kanadezë. 

Megjithese situata ishte e vërtetë dhe shqetësuese “fajin” për këtë situatë e kishin dy faktorë të jashtëm që i frenonin prindërit të merrnin pjesë aktive në jetën e shkollës së fëmijëve të tyre: (Ketu mbase eshte me mire te perdoresh 1 dhe 2 ne vend te a e b)

a) fakti që nuk flisnin anglisht dhe ndruheshin se nuk do të kuptojnë se çfarë u thonin mësuesit në takim me prindër apo në veprimtaritë jashtëshkollore; dhe 

b)fakti që duke mos e njohur sistemin arsimor në Kanada (sistem demokratik i mbështetur në zhvillimin e mendimit kritik tek nxënësit dhe jo në zhvillimin e kujtesës), prindërit kishin pritshmërinë (si në Shqipëri apo Kosovë) se shkolla është përgjegjëse dhe do të mbulonte të gjitha detyrimet për fëmijët e tyre dhe pjesmarrja në takime me prinder dhe veprimtari të shkollës nuk është shumë e rëndesishme.

Komuniteti shqiptar në Kalgari e mori me shumë seriozitet këtë çështje dhe kërkoi mënyrat se si mund të ndihmonte prindërit e fëmijëve të shkollës “Foleja e Shqiponjave” duke i ndihmuar që të ndjehen të aftë për t’u integruar në jetën e shkollës së fëmijëve të tyre. Kështu lindi ideja për krijimin e një grupi studimor të përbërë nga nënat e fëmijëve të shkollës shqipe, të cilave do t’u ofroheshin mësime për të përmiresuar nivelin e njohurive te gjuhës akademike angleze dhe për të mësuar se si funksionon dhe cilat janë përgjegjesitë e prindërve në shkollat kanadeze. Nënat do të sillnin fëmijët në shkollë për të mësuar gjuhëen dhe kulturën shqipe dhe vetë do të uleshin në bankat e klasave të së njëjtës godinë për të mësuar anglishten akademike dhe kulturën kanadeze, në mënyrë të veçantë detajet e sistemit arsimor në Kanada.

Kjo nismë e bukur u mbështet fuqishëm nga shoqata shqiptaro-kanadeze në Kalgari, me kryetar z. Bledi Elshani dhe u sponsorizua nga një shoqatë ndërkombëtare e mësuesve me qendër në Texas. Ky projekt u realizua në sajë të bujarisë së Delta Kapa Gamma International, një shoqëri ndërkombëtare e mësueseve, Shoqatës Shqiptare Kanadeze të Calgary dhe Dracana GPS, shkollës online për mësimin e anglishtes. Gjithashtu, ishte një ekip i mrekullueshëm shqiptaresh të nderuara që siguruan suksesin e këtij projekt – mësueset e palodhura të shkollës shqipe Danjela Lumani, Marsela Kola, Bukurije Bllacaku, Bedrana Berberi, Anila Sinani dhe asistentja e palodhur Valbona Ugzmajli. Përmes fotove të mëposhtëme do të ndajmë momente më të spikatura nga aspekte të ndryshme të veprimtarisë së pjesmarrësve të këtij projekti. A person standing in front of a screen

Description automatically generated

Mamate shqiptare pjesemarrese ne projektin tone Qershor 2022-Qershor 2023. Keto gra te mrekullueshme jane nje perfaqesim dinjitoz i kombit Shqiptar -ata vijne nga Tirana, Pogradeci, Peja, Shkodra, Ferizaj, Korca, Fieri.

A projector screen on a stage

Description automatically generatedEkipi mbeshtetes i projektit nje-vjecar per integrimin e prinderve ne shkollimin e femijeve imigrant.

Ekipi trajnues i perbashket Shqiptaro Kanadez

A group of women standing around a table

Description automatically generated
A group of women standing in a room

Description automatically generated

Veprimtarite e organizuara nga pjesmarreset, si pjese e projektit

May be an image of 4 people, people standing and people sitting
No photo description available.

Mesueset Kanadeze ndajne me ne pervojat e tyre

Rudina Bardhi, keshilltare financiare ne Royal Canadian Bank, ndihmon prinderit te mesojne se si hapen llogari bankare te cilat i sponsorizon qeveria kanadeze per arsimimin e femijeve.            No photo description available.

A group of people on a stage

Description automatically generated
A person standing next to a child

Description automatically generated
A group of people posing for a photo

Description automatically generated
A yellow card with a bouquet of flowers on a table

Description automatically generated

    Femijet e shkolles shqipe urojne mamate per arritjet e tyre ne gjuhen shqipe

A group of people posing for a photo

Description automatically generated
A group of women standing together

Description automatically generated

Njohurite e fituara gjate ketij trajnimi zbatohen ne praktike duke organizuar veprimtari te ngjashme me ato qe organizohen ne shkollat kanadeze.

……. dhe perfundimi i sukseshem i projektit, 16 Maj 2023! I gjithe komuniteti shqiptar gezon me ne.

A group of women holding sashes

Description automatically generated
A person in a dress talking to another person

Description automatically generated

Disa foto nga ceremonia e fundit te projektit per diplomimin e ketyre mamave te mrekullueshme:

A person receiving a trophy from another person

Description automatically generated
A group of people standing around a table

Description automatically generated
A person holding a bunch of paper

Description automatically generated
A group of women sitting on a stage

Description automatically generated

Diplomat gati……..                                             Ceremonia fillon

May be an image of 11 people and text that says 'WE ARE SOPROUD OF YOU'

Cdo gje i dedikohet “vendit ku na ka rene koka”.     

Komuniteti shqiptar ne Calgary, Kanada gezon per arritjet……udhetimi vazhdon.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Adriana Bejko

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1754
  • 1755
  • 1756
  • 1757
  • 1758
  • …
  • 2982
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT