• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tregimi për zonjat e suksesit shqiptar- ideja që jeton pa kohë

March 24, 2023 by s p

Nga Flora Nikolla/

Është ngazëllim kur mbyll siparin e një aktiviteti dhe kur ti sheh se ke dhënë gëzim dhe konkretësi mbi idetë e përcaktuara qartazi në një udhë të gjatë dhe ku qëllimet janë tashmë të bashkuara, konkrete si në vijimësi ashtu edhe në ardhmëri.Praktika inteligjente e këtij shekull, pragmatizimi, ndoshta ta kufizion kohën e sistemin e jetës tënde, por hera herës të kujton në qetësi se, ti e ke rritur një ide, e ke përcuar tek të tjerë, e ke ndërtuar e ke parë duke e jetuar dhe ke qëmëtuar veten paskësaj kur çdo gjë ka mbaruar me një emër fisnik, të madh e të përgjegjshëm mbi vete që quhet Albanian Excellence .Kështu po më ndodh edhe tani, kur në një natë marsi me erë të ngrohtë pranvere, jam ulur në vëndin tim të prefruar në shtëpinë time në Tiranë, të shkruaj këto rreshta …Për çfarë ? Kam gëzim të shkruaj mbi një ide që më lindi në Nju Jork në vitin 2016… e të tregoj ku ndodhet kjo ide në këtë natë marsi të vitit 2023 … Cila ishte ideja që të lindi atëhere? Të tregoja për zonjat e suksesit shqiptar … Cila ishte pikënisja ? Motra ime ….një mjeke e realizuar me një karierrë brilante në Nju Jork, por edhe miket shqiptare të motrës time, me një jetë dinjitoze, të barabartë ndoshta edhe me amerikanin më të mirë …! Si jetonin, punonin, luftonin këto vajza shqiptare për të ndërtuar jetën familjare, profesionale, njerëzore…, suksesin e tyre në një nga pikat më të rëndësishmë të planetit?Kështu u shkrua libri “Zonjat shqiptare në Nju Jork” së bashku me Kozeta Zylon , për t’u konkretizuar bukur në një mbrëmje Gala shtatori, ku zonja nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi ,u ngjitën në skenën e Simphoni Space në Manhattan me regji e skena nga Andis Gjoni.Zonjat shqiptare në Nju Jork , hapi siparin e kësaj udhe të gjatë më pikënisje këtë ide që u mbështet fort nga një Memorandum të nënshkruar në firmë të parë, nga Kreu i shtetit shqiptar të asaj kohe Shkëlqesia e tij, zoti Bujar Nishani . Memorandumi quhej , “Të qënët grua në shekullin e XXI” .Nga detyrat e këtij memorandumi pikënisi sërish hartimi dhe nënshkrimi në Nju Jork në vitin 2018, i Peticionit për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë në vitin 1999, më pas Albanian Excellence do të themelonte çmimin, “Zonjë që bën Shqipërinë”, çmimi, “Zonjë që bën Shqiptarinë”, shoqëruar edhe me botimin e dy librave përkatës ku mbi bazë të një pyetësori, zonjat tregonin pikat kyçe se si e kishin realizuar suksesin .Idea për të treguar për zonjat e suksesit shqiptar vijonte bukur … Dhe kështu në këtë kudër të kësaj ideje, zonjat e suksesit shqiptar tregonin jetën e tyre, në intervista të shkruara, në dalje televizive, në mbrëmje Gala, plot jetë , me tinguj… me zanore të zëshme e të pazëshme, me vullnet , zell , ambicie, e me plot dashuri për jetën , zhvillimin , ecjen përpara të fënijëve të tyre, të punës dhe të qëllimeve të tyre veshur me erën e mirë të të qënit grua… Jetët paralele e të shumëllojshme të zonjave shqiptare , bashkoheshin në një pikë të përbashkët, të qënët shqiptare dinjiteti, të qënët të barabrata mes të barabartëve kudo që ishin , ku jetonin dhe ku punonin,“121 Jetë suksesi në 121 foto “, do të ishte një tjetër rrëfim i bukur i zonjave të suksesit shqiptar kudo janë . Shekulli i XXI në memorandumin e Nju Jorkut tashti do të ishte në 121 foto … Një rrugëtim që nisi në kopshtin presidencial me mikpritjen e presidentit të Republikës së asaj kohe, Shkëlqesia e tij, zoti Ilir Meta, e që do të vijonte të përshfaqej në Pogradec, Patos, Strugë, Uqin, Prishtinë, Preshevë, mision i vërtetë vlerash pa shumë komente e fjalë që teprojnë …Po pse 100 dhe 21? Sepse Albanian Excellence e nisi jetën në mbushjen e 100 të viteve të jetës së shtetit shqiptar … simbolikë e goditur tani që kujtoj duke shkruar këto rreshta idenë e bukur të tregimit të jetës së gruas së suksesit .Idea, ky përfaqësim mendor që lind , mbi bazën e arsyes apo të imagjinatës , mendoj se qëllon e godet fort kur vijëson e rimbushet me ide të reja , forcohet e pasurohet, rritet më tej … piqet për të qënë sukses … Si arrihet ? Me shumë mund , në mënyrë shumë sistematike, konseguente … , herë me vlerësim monetar dhe here jo … Por në këtë natë me erë pranvere, di të them se misioni që te jep ideja është kaq hapsinor e pa kufinj sa ti sa më shumë e ndjek aq më shumë hapsirë e jetë të hapet para teje… (qesh) as të lëshon dhe as e lëshon…!!! Ja kështu është edhe tregimi i bukur për zonjat e suksesit shqiptar nën siglen domëthenëse Albanian Excellence vijoi bukur me “Suksesi i zonjave shqitare dje dhe sot-sfidat e së ardhmes”, një takim i nivelit të lartë të zonjave të suksesit shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare. Qershia mbi tortë e këtij takimi ishte një sallon që ju kushtua zonjave të sukssesit shqiptar ga Londra. Tri ditët e këtij takimi , ishin ditë të mbushura me emocion rrëfimi njerëzor të zonjave… Muzikë, arte, mjekësi, biznes, sistem bankar, media, estetikë, biznes, politikë, konceptuar në sallone, ishin fokusi i këtij takimi me të paktën 100 zonja nga e gjithë hapësira mbarëshqiptare dhe jo vetëm. Tematika e mirëpërcaktuar e kësaj konference i ngrinte këto zonja padiskutim në një rang akademik, por hapsira e shpirtit të tyre, qëmësia së bashku, i bëri të vërteta në zë e në shpirt.Jo rrallë herë gjatë konferencës, referati e tema e tyre e shkruar, qëndronin fluide mbi tavolinë e loti i tyre njerëzor pa dashje e njomte këtë fletë të menduar e të shkruar në ditët frenetike që jetojnë. Ishin të vërteta ne jetën e tyre profesionale dhe njerëzore,në tregimin e tyre të suksesit tregonin pa droje se nuk kishte qënë e lehtë qoftë edhe nga dhuna verbale e seksit të kundërt. Krijimi i aleancës së zonjave të suksesit shqiptar , ishte një nga konkluzionet e kësaj konference. Çfarë është kjo Aleancë ?Së pari një zë më shumë në jetën Planetit tonë, një zë që do të flasë më dinjitet për cdo dukuri e fenomen që ndodh e që do një qasje , së dyti krijimi i një data base i zonjave të suksesit shqiptar kudo janë , një potencial i fuqishëm njerëzor e profesional në vijimësinë idesë që më lindi në Nju Jork , frymëzuar nga njeriu im më i dashur e që më bën gjithnjë krenare kudo jam .Por ajo që më jep ngazëllim në këtë ndarje dite, është gëzimi që pashë në sytë e të gjitha zonjave të suksesit shqiptar, dëshira për të qënë mike pavarësisht se ku jetojnë …Një dëshirë pa kushte për të qënë së bashku në këtë rrugëtim të Albanian Excellence .Unë them se kjo është arritja më e madhe e idesë që më lindi në Nju Jork pë të treguar për zonjat e suksesit shqiptar : Të qënët gjithnjë së bashku nën siglen e kuptimtë të Albanian Excellence … , të qënët së bashku,pa mllefe e mëri, por me shumë dashuri e mirësi sepse së bashku jemi më të forta !!!

Filed Under: Kronike Tagged With: Flora Nikolla

Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona t’i promovojnë shtetet në SHBA, Kanada dhe Izrael

March 24, 2023 by s p

Shani Pnishi/

Donat Syla, ish-konsull i përgjithshëm i Kosovës në Toronto të Kanadasë, u ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës që të përkrahin një iniciativë të nisur nga ai për prezantimin e vlerave më të mira kombëtare para botës. Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se deri më tani janë publikuar nëntë artikuj në revista prestigjioze në SHBA, Izrael dhe Kanada, përmes së cilave promovohen të dyja shtetet. “Kjo ka ardhur si rezultat i vizitëss së mikut tim, gazetarit Dave Gordon në fillim në Kosovë pastaj edhe në Shqipëri gjatë shtatorit të vitit të kaluar” ka thënë ai. “Artikujt ne keto revista prestigjioze kanë pasur impakt të madh në prezantimin e vlerave më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë para hebrenjeve të mbarë botës”. Syla ka njoftuar se një grup prej gjatë gazetarësh pritet të vijnë nga Kanadaja dhe SHBA-ja për të vizituar Kosovën dhe Shqipërinë gjatë muajit gusht të këtij viti, dhe si rrjedhojë do të ngritet imazhi i vendeve tona para botës. “Impakti i punes së tyre në ndërtimin e imazhit atraktiv të vendeve tona do të ishte pakrahasimisht më i madh sesa kosto që duhet të bartin institucionet në suportimin e vizites së tyre”. Në një deklaratë për gazetën “Dielli” Syla thekson: “Qëllimi i vizistës së tyre është të shkruajnë për historinë, traditën, kulturën dhe mikpritjen shqiptare. Planifikohet që vizita të jetë rreth shtatë ditë, dhe gjatë kësaj kohe ata do të vizitojnë vendet me peshë historike dhe kulturore në trojet shqiptare”.Ai e ka bërë publike ftesën që ia ka adresuar ministres së jashtme të Shqipërisë Olta Xhacka, ministres së jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, ministres për kulturë të Shqipërisë Elva Margariti dhe ministrit për kulturë në Kosovë Hajrulla Çeku. Edhe sa ishte në detyrë në Kanada, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto të Kanadasë së bashku me organizatën hebreje të këtij qyteti “Yad Vashem” patën organizuar një ngjarje domethënëse për dy komunitetet këtu: shqiptare dhe hebreje. Të dyja bashkorganizuan ekspozitën me fotografi të shqiptarëve të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare që i dolën në ndihmë popullit mik hebre në periudhën më të vështirë për ta, në Luftën e Dytë Botërore. Ekspozita e quajtur “Besa- Kodi i Nderit” u hap në prani të një numri të konsiderueshëm të komunitetit shqiptar dhe hebre në Kanada, si dhe në praninë e korit diplomatik në Toronto. Ngjarja qe pasquruar me pozitivitet nga disa media kanadeze.

Filed Under: Emigracion Tagged With: donat syla

Agjërimi, adhurimi më unifikues i këtij muaji

March 24, 2023 by s p

Endrit Himaj/

Ramazani është një muaj i shenjtë në Islam, i cili përfshin agjërimin, lutjen dhe dhënien e solidaritetin. Në SHBA, ka një numër të konsiderueshëm të komuniteteve myslimane shqiptare, dhe kjo periudhë është e nje rëndësie të veçantë për kultivimin e vlerave tona dhe afrimin me Zotin e me njëri-tjetrin.Në këtë muaj, myslimanët shqiptarë në SHBA kryejnë agjërimin si adhurimi me unifikues i këtij muaji, dhe gjithashtu janë më të përkushtuar në aktivitete të ndryshme të fejes, si lutje dhe lexim i Kuranit. Gjithashtu, ata shfrytëzojnë këtë periudhë për të dhënë në mënyrë të larmishme dhe të ndihmuar ata që janë në nevojë.Komunitetet myslimane shqiptare në SHBA janë të njohur për organizimin e iftareve, dhe pjesëmarrës shpeshherë jane jo vetem agjerues shqiptar por edhe pjesetar nga shume komunitete tjera, e kjo si nje tregues i vlerave tona kombetare si bujaria e zemergjerësia. Nga kjo na vjen dhe shprehaj ‘shtepia e Shqiptarit e Zotit dhe e Mikut’. Këto iftare jenë edhe një mundësi e mire për të mbledhur fonde për qëllime humanitare dhe të ndihmuar qendrat fetare e kulturore.Përveç kësaj, shumë komunitete shqiptare organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore dhe fetare në këtë muaj, si festivale, konferenca dhe tryeza të diskutimit, për të festuar dhe perjeturar këtë muaj të shenjtë në mënyra të ndryshme.Për shumë myslimanë shqiptarë në SHBA, Ramazani është një periudhë e rëndësishme e bashkësisë dhe kultures, dhe ata e shfrytëzojnë atë për të rritur përkushtimin e tyre ndaj fejes dhe ndaj njëri-tjetrit.Ramazan të bereqetshëm e lutje të pranuara!

Filed Under: Fejton Tagged With: endrit himaj

Presidentja Vjosa Osmani: NATO-ja parandaloi shfarosjen e popullit të Kosovës

March 24, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ambasadorë të shteteve të QUINT-it, kanë bërë homazhe te Memoriali u ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 24 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s, me të cilin iu dha fundi gjenocidit të regjimit gjenocidal të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.Presidentja Osmani theksoi se vullneti i popullit të Kosovës për liri mori mbështetjen e duhur nga ana e botës së perëndimore, botës së lirë, e cila u vu në anën ë duhur të historisë, në anën e së drejtës.“Miku i madh i Kosovës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në ditën e dhënies së urdhrit për fillimin e bombardimeve në një fjalim historik të tij, deklaroi se: ‘forca jonë ushtarake iu bashkuan aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës’”, theksoi Presidentja Osmani.Më tej, Presidentja Osmani theksoi se NATO-ja ia pamundësoi regjimit kriminal spastrimin etnik të popullit të Kosovës.“Prandaj u jemi përherë mirënjohës. 24 Marsi është dita e kthesës, shpresës dhe lirisë. Do ta përsërisim çdo herë se populli i Kosovës ishte viktimë më 1999, ndërkaq Serbia ishte agresore. Kështu do të jetë gjithnjë në analet e historisë”, është shprehur Presidentja Osmani.Sipas Presidentes Osmani, liria është një guri themeltar i dinjitetit njerëzor.“Megjithatë, këto vlera nuk janë gjithmonë të lehta për t’u ruajtur. Po jetojmë në një kohë kërcënimesh për të gjithë ne. Prandaj, sërish botës së lirë i duhet unitet kundrejt tiranëve, autoktratëve e diktatorëve. Ne duhet ta dëshmojmë se paqja dhe liria nuk janë ideale të dëshiruara, por realitete të jetuara. Ne e çmojmë kontributin e miqve tanë, ndaj duke ruajtur aleancën me partnerët tanë do ta ruajmë lirinë dhe të ardhmen tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.Presidentja Osmani ka falënderuar gra e burra të shteteve anëtarë të NATO-s, për kontributin e tyre më 1999 për lirinë e Kosovës dhe ka potencuar se secili nga ta gëzon mirënjohjen e thellë e të vazhdueshme të popullit të Kosovës.

Filed Under: Politike

Oda Amerikane përshëndet marrëveshjen për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

March 24, 2023 by s p

Prishtinë, 24 mars 2023 – Oda Ekonomike Amerikane përshëndet marrëveshjen e arritur së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.Oda Amerikane beson fuqishëm se marrëveshja do të hapë mundësitë e zhvillimit ekonomik për të dyja shtetet, duke përmirësuar shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve.Derisa të dyja shtetet konfirmojnë obligimin e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të shkuara, Oda Amerikane përsërit thirrjen e saj për Qeverinë e Kosovës që t’i bashkohet iniciativës së Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë për treg të përbashkët rajonal, të sipas dakordimit të bërë në Uashington më 4 shtator 2020.Oda Amerikane u bënë gjithashtu thirrje të dyja shteteve që të respektojnë zotimet e dhëna më parë për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Zhvillimi i infrastrukturës së transportit, së bashku me njohjen reciproke të diplomave universitare dhe certifikimeve profesionale do të mundësojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, si edhe lirinë e ofrimit të shërbimeve, duke përmirësuar në këtë mënyrë mobilitetin e bizneseve dhe profesionistëve brenda hapësirës së Ballkanit të Hapur.Në fund, duke kuptuar rëndësinë që marrëveshja do të ketë për Kosovën, Serbinë dhe rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të përkrahë përpjekjet e mëtejme për normalizim ekonomik, duke avokuar pranë qeverive për heqjen e barrierave ekzistuese, si dhe do të ofrojë mundësi rrjetëzimi për bizneset në tërë rajonin.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1757
  • 1758
  • 1759
  • 1760
  • 1761
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT