• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rob – Autobiografia dhe Trashegimia e Beqir Sines

March 7, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

5 mars – Takimi i sotëm në sallën e Regency Hotel i kushtohet librit autobiografik Robnga Beqir Sina botuar në Shqipëri nga shtëpia botuese Tirana Times vitin e kaluar. Eveçanta e jetës së tij nuk është se ai e fillon atë si i dënuar nga regjimi komunist – sepsenë atë sistem jeta e dikujt mund të niste në përndjekje – por në faktin se përndjekja eBeqirit nis përpara se të filloj jeta e tij. E veçanta e dytë lidhet me faktin se Beqir Sinambijetoi dhe jo vetëm mbijetoi por arriti të na e thotë rrëfimin e tij, gjë që nuk mundënta bënin shumë të tjerë. Dhe së fundi, duke na e treguar historinë e tij nga disa prizme sidjalë, si baba, si ish i përndjekur, si emigrant, pjesë të jetës së Beqirit gjejnë rezonancë teçdonjeri nga ne. Natyrisht ai ka pasur shumë për të thënë përpara se të vinte ngaShqipëria në Amerikë në vitin 1992 por ardhja këtu i dha Beqirit besimin, kurajon dhemundësitë për të krijuar këtë autobiografi me episode nga jeta e tij plot dhembje, mengjarje mbresëlënëse dhe momente të karrierës së tij tridhjetvjeçare në gazetari.Gazetaria u bë platforma e tij për të njohur bashkësinë shqiptare duke informuarpublikun për veprimtaritë e komunitetit por nëpërmjet saj Beqiri gjeti vetveten dheforcën për të shprehur përvojën e tij jetësore.Libri Rob nga Beqir Sina është koleksion i përvojave dhe kujtimeve të cilat janëekskluzivisht të tijat por njëherët aty reflektohet historia e një brezi të tërë të ish tëpersekutuarve apo të denuarve në kampet e punës në Shqipëri si edhe përvoja e shumëemigranteve që largohen nga vendet e tyre dhe vijnë në Amerikë. Ai rrëfen për veten porduke treguar historinë e tij, Beqir Sina rezonon me breza të tërë.Në një pjesë të librit Beqiri kujton ngjarje e veprimtari të caktuara përgjate tri dekadavenë momente kyçe për historinë e bashkësisë shqiptare dhe kauzës kombëtare. NëAmerikë ai njohu shqiptarët e brezit të babait të tij që erdhën të arratisur nga Shqipëriakomuniste por gjithmonë mbajtën Shqipërinë në zemër, takoi rrethin e miqve të babait,aktististët e lëvizjes Legaliteti dhe njohu rolin e tyre në bashkësine shqiptare, si përshembull mbështetjen që ata i kanë dhanë Federatës Pan Shqiptare të Amerikës Vatra.Por po ashtu në Amerikë Beqiri u ndesh edhe me shqiptarë që frikësoheshin prej tij – mësaktë prej biografise së tij – siç rrëfen ai në episodin kur si gazetar nuk e lejuan të hyj nëtakimin e komunitetit me Presidentin Mejdani në një hotel në Nju Jork. Beqiri gjithashtuflet për disa figura të dalluara të bashkësisë dhe përshkruan me admirim shqiptarëtaltruistë dhe modestë, donatorët e mëdhenj të kauzës kombëtare që nuk rrahin gjoksindhe nuk rendin pas reklamës.Beqir Sina ka kryer shkollën e gazetarisë në Amerikë por në të vërtetë shkolla e Beqiritka qenë gjithë jeta e tij. Gazetaria u bë identiteti i tij profesional ndërsa formimin e tij sinjeri ai ia dedikon familjes. Edhe pse i rritur larg babait, lidhja babë-e-bir zë vendqendror në jetën e tij dhe është motiv kyç në libër. Pse ka rëndësi kjo? Sepse Beqiri endjen se tani i takon atij ta përcjell këtë trashëgimi më tej. Ashtu si babai i tij Rasimi,përpara tij, edhe Beqiri e le amanetin te femijët e tij, vajza Neda dhe biri i tij Avi, i cilisiç përshkruhet në libër, lexon çdo lloj literature për të kuptuar më mirë se nga kemiardhur dhe ku jemi. Kjo është trashëgimia që le pas Beqir Sina.

Filed Under: Komunitet

Vargjet poetike të Poeteshës së njohur Ardita Jatru të përkthyera në gjuhën angleze nga Raimonda MOISIU

March 7, 2023 by s p

Ardita Jatru was born on April 1972 in Tirana Albania.  She was able to publish four poetry books and a novel during her lifetime. In 2018, Transcendent Zero Press published her collection of poems, entitled “66 kilos of solitude”. Her poems have been translated into English Greek, Romanian, French and German and Ardita Tartu’s poems have appeared in Albanian and international anthologies and poetry reviews, and in many literary journals around the world. The poems in the collection are mostly personal and lyric poems. Her city is called “City of serenades, which transformed Korca into the host city for the International Poetry Festival “Korca Poetry Evenings” (“Netët Korçare te Poezisë”) in Korca, Albania and she was awarded the prize “The most beautiful poem”. She’s an active member over the years in f14 Thessaloniki community of photographers and has been participated in several group exhibitions.
She is the general secretary of the Association of Albanian Immigrant Writers in Thessaloniki “The Green Branch”. She lived in Thessaloniki since the fall of the communist regime in 1990

 A bird’s pecking on my window 

On a cold frosty morning, it’s a bird 

pecking on my window. 

The sun slips beyond the horizon, 

And then it comes, 

With a sunbeam in its tongue,

Pushing a little further the wildness 

Of the deeper twilight’s shadow…

It comes and it goes, 

Somewhere among the noise,

Till the sun shines from another kingdom,  

And leaving some breadcrumbs on the ledge,

at night!

On that ledge, 

That an angel has bowed her head,  

As holding a loaf of bread in hand, 

And waiting for her mother to come home, 

by the night shift! 

Then walking hand in hand with her, 

Selling mother’s blood at the nearest lab!   

I guess that’s my fate,

Sleeping secure, on a quiet conscience, 

And time after time, hitting the glass   

in his own image!

Një zog që çukit në dritaren time

Është një zog që çukit mëngjesin e ngrirë 

në dritaren time.

Dielli kalon në anën tjetër dhe 

vjen ai, me një rreze diell në gojë 

për të shtyrë edhe pak 

kllapinë e bujshme të muzgut.

Ikën, vjen, në mes të zhurmës

gjer të ndizet dielli në tjetër mbretëri.

I lë natën ca thërrime buke në parvaz.

Në parvazin që ka ulur kokën një ëngjëll 

me bukë në dorë

e pret t’i shfaqet nëna nga turni i natës

e për dore

të nisen të dyja, në këmbë 

për tek laboratori i gjakut.

E marr me mend, që fati im

kërkon të flerë me ndërgjegje të qetë

dhe herë pas herë godet xhamin me

shëmbëlltyrën e vet.

Old Wounds 

Talked about anxiety, hidden thoughts 

and our fate, 

In some way, we talked about the old wounds 

Which came rushing back in, 

That none could tear the bandages away! 

With those shriveled hands that she could

care more, 

Saying that wrapped around the fingers,

on the back and tied up in knots, 

knots, knots…

Started grieving as if she was dead 

before her eyes,

Why these broken hearted men kept coming 

back into her life, 

Why she’s healing their pain and bandaging 

their wounds, 

When none of them, tossing and 

turning in her bed at night! 

Suddenly, a singer burst out singing,  

In an improvised scene round the corner 

of the tavern,

Started singing a mournful wail,  

For the survivors and victims, 

Some of them cutting into the veins,

While others clapped the hands, 

and shedding tears together! 

Plagë të vjetra

Flisnim për ankthin, mendimet dhe fatin.

Gjithë biseda sillej rreth plagëve

që s’u gjend kush t’ja ndërronte fashot.

Por me duart e rreshkura që ajo duhej 

të kujdesej më shumë, thoshte

i ngatërroheshin nëpër gishta

prapa shpine dhe krijonte nyje, nyje, nyje.

Dhe nisi të qante sikur i kish vdekur vetja e saj para syve,

pse në jetë i afroheshin burra të plagosur në zemër,

pse duhej kjo t’u mëkonte plagët kur asnjëri prej tyre

nuk gjindej tani në shtratin e saj natën.

Një çast del një këngëtar në 

skenën e improvizuar në qosh të tavernës

dhe nisi të qante dhe ai një këngë 

për të mbijetuarit nga fatkeqësitë. 

Ca prenë damarët

ca duartrokitëm me dënesë.

The sky beyond the glass

Some day, I gazed up at the sky each night,  

Through a tiny broken glass in my window, 

That’s brightening up the right side, 

By a faraway star in the grey twilight, 

I thought it was a fragile spirit,  

Or the God’s eyes on me, 

But I never asked; 

Why there’re no curtains on the windows? 

It’s all understood!

It’s a fine kind of freedom,

Not being known by all of us!   

Built the stairways, 

And spread my dreams above the clouds.  

But the dreams came back again, 

Tied up in the rain ropes, 

Falling down from my sky 

Where the airplanes never fly! 

Counted up the years on my fingers, 

I couldn’t wait to grow up, 

To become my mother’s unreal dream, 

But I kept on changing my desires, 

Just like the seasons change, the seasons flow!

Now I watch the rain, 

that’s raining ropes the same like then, 

And still I write about deep blue skies, 

As a grown-up girl, that never became 

her mother’s unreal dream! 

Qielli përtej qelqit

Dikur shihja qiellin 

nga katrorja e vogël prej qelqi e dhomës

dhe fekste qartë në të djathtë të saj 

në muzg një yll i largët,

pandehja se qe shpirt që qeshte

a zoti vetë që më ndiqte me sy.

Nuk pyeta asnjëherë 

pse dritaret s’kishin perde.

Ishte e vetëkuptueshme.

Ishte një lloj lirie 

që nuk njihej nga të gjithë.

Ndërtoja shkallë 

dhe zbarkoja ëndrrat 

mbi barkun e reve

Por ëndrrat ktheheshin sërish 

me litarë shiu 

nga copa ime e qiellit 

ku aeroplanë s’kishin kaluar kurrë.

Numëroja vitet me gishta

dhe mezi prisja të rritesha 

Të bëhesha ëndrra e pamundur e nënës

por unë, dëshirat 

i ndërroja sipas stinëve.

Tani shoh shiun 

që bie njëjtë litarë 

si atëherë dhe shkruaj 

për qiej të gjerë, të qartë e të thellë

vajzë e rritur 

që nuk u bëra ëndrra e pamundur e nënës.

Just beyond the river shore

As it seems this frosty wind,

It’s dripping so hard freeze in 

a hedge of thorns around the wall  

that’s between my eyesight and 

the whole field, which is stretched too far,

just beyond the river shore! 

Maybe, we did not “ask” to come 

this icy wind and fall of the frozen rain, 

But they came out blowing all around, 

For saving us from the cold! 

In the meantime,  

Let the animals playing and 

let the birds singing in the yard! 

They’ve been waiting for this moment,

All their life, 

‘Which we call it, a big effort as well!  

…tej në breg të lumit… 

Mbase kjo ngricë, do të ngrijë dhe ferrat 

në murin që ndahet me fushën

dhe shikimi im, do vrapojë të shtrihet gjer 

tej në breg të lumit. 

Mbase kjo ngricë që s’deshëm

por erdhi

na shpëton vërtetë nga të ftohtit.

Ndërkohë, le të lozin kafshët dhe shpendët 

në oborr.

Kishin pritur për këtë çast

që ne e quajmë mundimin më të madh.

The Mirror 

Sometimes,

There’s someone you’re longing to see,  

And walking in the street, 

You meet a man, a dying man, 

Someone you used to know,

Barely,  

Greet him: 

“How are you?”

I am dead! 

I’m dead too! 

Just like you! 

Then you take a chance on him, 

Talking in emotions;

“You look handsome, 

but your face has turned pale 

as deadly pale! 

And then you go back home,

And push the door, 

The stomach flips across the threshold,

Shuffle your feet,  

And you give a hug to a priest! 

Then standing right in front

 of the mirror, 

Suddenly you see the dead man, 

The dying man, 

That you met him before

Across the street, 

Felt like you had known him forever…

Pasqyra

Ndonjëherë

Të merr malli të takosh dikë. 

Del në rrugë.

Takon një të vdekur që njeh.

E përshëndet.

Si je?

I vdekur.

I vdekur dhe unë!

Dhe shfrytëzon rastin 

t’i thuash përmallshëm,

dukesh hijshëm

por i zbehtë.

Kthehesh në shtëpi.

Shtyn derën,

stomakun e nxjerr në prag.

Heq këmbët,

var krahët mbi një prift,

shkon para pasqyrës 

papritur

sheh të vdekurin 

që takove në rrugë më parë.

Written in Albanian by Ardita Jatru

Translated in English by Raimonda MOISIU 

Filed Under: ESSE Tagged With: Rajmonda Moisiu

Ligji bën sehir, nami në Tik-Tok me “çapaçulet” e qendrave të masazheve që ofrojnë sherbime seksuale 

March 7, 2023 by s p

Photo by: https://www.elconfidencial.com

Artikull investigativ

Nëntitulli: ‘Drejtësia e metë’, pronarët i shpëtojnë burgut, e pësojnë punonjëset e varfëra

E.L. është vetëm 29 vjeçe, nënë me dy fëmijë të mitur, bashkëshorti e ka dhunuar dhe braktisur duke e lënë në mes të katër rrugëve të vetme, pa një çati mbi kokë. Për t’u siguruar të vegjëlve të saj ushqim dhe një strehë për të fjetur, detyrohet që të kërkojë punë. Duke mos pasur fatin dhe mundësinë për të gjetur një punë të përshtatshme për të, detyrohet që të shesë edhe trupin, jo në rrugë, por e rekrutuar si një masazhatore, ku paguhet (në të zezë) me një shumë prej 20 mijë lekësh të reja. 

“Kam një vit e pak që kam nisur këtu. Bashkëshorti më ka braktisur. Fëmijët i kam të vegjël. S’kam punuar kurrë më parë, pasi jam dashuruar që në adoleshencë me të dhe ai na ka mbajtur. Kushtet e këqija ekonomike më çuan në rrethana të padëshiruara, ku ai më dhunonte dhe nuk siguronim dot as jetesën minimale për fëmijët. Shumë gjëra ndodhën mes nesh dhe shkuam drejt ndarjes, edhe pse jo ligjore, pasi nuk kishim para ta ndiqnim nëpër gjyqe”, shpjegon E.L., e cila nuk do të identifikohet. 

E pyetur rreth kushteve të punës te qendra e masazhit ku punon, ajo tregon se merr një pagë nën minimalen, pasi paguhet në të zezë dhe se është e detyruar që të kryejë shërbime ekstra për të fituar më shumë para. Ku për masazh çmimi është 40 mijë lekë të vjetra, seksi 60 mijë lekë të vjetra ndërsa ai oral 30 mijë lekë të vjetra. 

“E kemi të detyruar që të mos marrim më shumë, pasi nuk duhet të humbasim klientelën, që të vijnë prapë”, – sqaron më tej 29-vjeçarja. 

Policia dhe organet ligjzbatuese në shumicën e rasteve e kanë patur të pamundur ta godasin këtë fenomen, që shpesh herë rezultojnë të përfshira vajza dhe gra me vështirësi të theksuara ekonomike, sikurse është edhe rasti tjetër i shtetases A.D., e cila është një nga të dënuarat nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për prostitucion, me dy muaj burg, konvertuar në 4 muaj punë komunitare. Në rrëfimin e dhënë para trupit gjykues ajo ka pranuar fajësinë, duke treguar se shkak  për rrugëtimin e saj është bërë gjendja e rënduar ekonomike pas divorcit me bashkëshortin, me të cilin ka edhe fëmijë. 

Ajo ka rrëfyer gjithë rrugëtimin e saj lidhur me ushtrimin e prostitucionit në një nga qendrat e masazheve ku ajo punonte në bllok, ku përveç punës, shtetasja A.D. u ka ofruar klientëve edhe seks në këmbim të parave. 

Në vendimin e gjykatës, më nr. 1568, të datës 27 korrik 2020, shihet se pronari i qendrës, shtetasi me inicialet M.M. është shpallur i pafajshëm, ndërkohë që punonjësja e tij fajtore. Sikurse në shumë nga dënimet e dhëna nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pronarët dhe administratorët e këtyre bizneseve shpëtojnë ndërsa punonjëset dënohen. 

Sipas avokates Jerina Lëngu, zbatimi i ligjit në këto raste është i metë, ndaj shtohen dita-ditës këto lloj biznesesh të paligjshme.

“Në shumicën e rasteve, shfrytëzuesit dhe trafikantët i shpëtojnë dënimit pasi rastet e shfrytëzimit të prostitucionit apo trafikimit manipulohen dhe paraqiten në gjykatë sikur janë raste të ushtrimit të prostitucionit. Sa më sipër tregon në fakt që zbatimi i ligjit në këtë rast është i metë. Organet kompetente, me dashje apo neglizhencë, lejojnë që të krijohen lehtësira që trafikantët dhe shfrytëzuesit të mos dënohen”- pohon ajo.

Tik-TOKU, aplikacioni që po ushqen prostitucionin

Nëse deri në vitin 2020, ishte ‘Instagrami’, aplikacioni që po bënte kërdinë në gjetjen e klientëve nga këto qendra masazhesh, që ofrojnë dhe shërbime të tjera, tashmë, është Tik-Toku dhe vetë Reality Show ‘Big Brother’, që përmes personazheve të tij përdoret për të tërhequr klientët. 

Në një kontroll të detajuar të bërë në këtë program, shohim dhjetëra profile të qendrave të masazheve, që përfaqësohen me foto tejet provokuese të vajzave të reja, që punojnë aty. 

Pjesa më e madhe e fotove tregojnë të pasmet e vajzave, që shoqërohen me mbishkrime të tilla si  “Çapaçulja e Luizit’, ‘Flakë, flakë’, “Buzat lluksi, aty ku relaksi dhe kënaqësia s’kanë kufij”, “Ai rremn grun po dal me çunat dhe vjen per masazh te Bella”, “Femrat vdesin ta dinë me detaje historinë seksuale me shokun e ngushtë”, e të tjera mbishkrime të tilla që nënkuptohen si mesazhe për gjetjen e klientelës, shpesh herë shoqëruar edhe me muzikë, me këngë po ashtu provokuese si ajo e Mozzik “O ta hangsha p…” e të tjera. 

C:\Users\Acer\Desktop\Diploma Eva\foto provokuese bella spa.PNG
C:\Users\Acer\Desktop\Diploma Eva\bella spa capaculja.PNG

Një nga qendrat që bën promovime të tilla është edhe ajo ‘Gogo SPA’, që në QKB rezulton në emër të shtetases K.M., e cila sipas burimeve konfidenciale është partnerja e shtetasit A. R., vëllait të shtetasit M.R., i cili u dënua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 1777, më 16.06.2021 me një vit burg për “shfrytëzim prostitucioni” dhe ‘mbajtje të lokaleve për prostitucion’ në qendrën e masazheve “Focus Center SPA”. Përveç kësaj, në ekstraktin e QKB-së, shohim që shtetasja K.M., ka ndryshuar shpesh herë emrat e qendrave të masazhit nga GOGO SPA në ‘KING SPA’, ‘QUEEN SPA’, ashtu sikurse dhe numrat e kontaktit dhe adresat për secilën. 

Ndërkohë në një postim në WhatsApp, rreth datës 21 shkurt 2023 njoftojnë ndryshimin e vendodhjes së biznesit dhe të emrit në ‘Masazhe Grande’ , duke mos i bërë përshtypje as organeve ligjvënëse për këto lëvizje të dyshimta, sikurse janë dhe postimet e shpeshta provokuese në rrjetet sociale apo ‘foletë’ e paligjshme që gjithashtu funksionojnë për prostitucion. 

Edhe ortakja e saj, shtetasja A.L., 23 vjeçe, e dënuar më parë më 2 muaj burg (në të njëjtim vendim me nr. 1777), të konvertuar në 100 orë punë në interes publik, brenda një kohe prej 6 muajsh dhe gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, thuhet në vendim, ndërkohë një verifikim i thjesht në QKB, na njeh me veprimtarinë e shtetases, e cila pas tre muajsh, nga 16 qershori i 2021-it kur është dënuar me vendim të formës prerë, më 13 shtator 2021 ka çelur biznesin e ri të qendrës së masazhit Sweet & Realx SPA, e cila vazhdon të jetë me statusin aktiv edhe pse burime pranë uniformave blu na tregojnë se shtetasja në fjalë është shpallur në kërkim po për të njëjtën veprimtari të paligjshme, prostitucionin. 

Statistikat/ Rritje e frikshme e numrit të bizneseve si qendra masazhi

Të dhënat zyrtare tregojnë se 5109 biznese të emërtuara si “Floktore dhe trajtime të tjera të bukurisë”, “Aktivitete të tjera të mirëmbajtjes trupore”, janë të regjistruara në total në rang kombëtar. Tirana kryeson me numrin më të madh, 2739 të tilla, për të vijuar  më tej me Durrësin me 581 prej tyre, ndërsa Dibra ka numrin më të ulet sipas Drejtorisë së Tatimeve. Vetëm në trevjeçarin e fundit janë regjistruar 1135 biznese të reja të këtij lloji që kanë në fokus trajtimin e bukurisë, ku disa prej tyre të cilat nuk janë të saktësuara në terminologjinë ligjore si “Qendra mesazhi”. 330 biznese të tilla janë regjistruar më shumë se në vitin 2020, 433 në 2021-in dhe 372 në vetëm gjashtë mujorin e parë të vitit 2022.  

Rritja e numrit të këtyre bizneseve ka sjellë edhe shtimin e numrit të atyre që mund të cilësohen si fole prostitucioni. Gjatë operacioneve të fundit policore janë evidentuar disa qendra ku në dukje ushtrohej aktiviteti i trajtimit të fizioterapisë ose masazheve, por në të vërtetë ushtrohej prostitucion. 

Disa nga këto qendra të mbyllura pas aksioneve të policisë janë “Lefteri Beauty Centre”, “Tirana Masazh”, “Pushi Masazh”, “Smart spa”, “SPA Megu”, “SPA Billionere”, ‘La belle Spa’ e të tjera. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë vitit 2020 janë evidentuar 20 raste të ushtrimit të prostitucionit në “qendrat e masazheve”, në vitin 2021 10 të tilla , ndërsa në vitin 2022 janë goditur nga policia në operacione të ndryshme 17 ambiente ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme, ku janë vënë në pranga 13 shtetas dhe një rast i regjistruar në janar të 2023-it. 

Edhe pse ligji shqiptar është mjaft i qartë, kur bëhet fjalë për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit, që sipas kodit penal dënohet me gjobë deri në 3 vite burg, ndërsa për shfrytëzim prostitucioni, ndëshkimi bëhet me gjobë deri në 5 vite burg, sa i takon veprës penale të mbajtjes së lokaleve për prostitucion ligji parashikon dënimin deri në 10 vite burg. Por në përgjithësi organet ligjzbatuese dhe gjykatat i “tolerojnë” personat e akuzuar për këto vepra penale, ku shumica e tyre përfundojnë me dënime minimale apo me shërbim prove.  

Por, duket se ky biznes i ka ‘rritur punën’ këtij të fundit për shkak të numrit të madh të vajzave që rezultojnë të dënuara, sikurse e pohon edhe vetë drejtori Eriant Kulluri.  

“Përveç rasteve të shumta të të dënuarve për vjedhje, dhunë, që kanë qenë të zakonshme, në tri vitet e fundit janë shtuar edhe rastet e vajzave që janë dënuar për prostitucion”, – tregon ai.  

Në statistikat e marra nga Drejtoria e Shërbimit Provës, në trevjeçarin e fundit numërohen 30 raste, ku 21 prej tyre janë vajza, 4 në kategorinë e shfrytëzim prostitucioni dhe 17 raste të dënuara për prostitucion. 14 vajza/gra janë dënuar vetëm në vitin 2021, 13 prej tyre për prostitucion dhe 1 për shfrytëzim prostitucioni. 

Çdo vit numri i të dënuarave femra për këto shkelje ligjore është rritur, sikurse e tregojnë edhe statistikat e shpjeguara më lart. Ashtu sikurse është rritur edhe numri i të dënuarve për krime seksuale. Shifrat e publikuara në vjetarin e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë një realitet të hidhur për vrasjen e vajzës/gruas për shkak të seksit. Në trevjeçarin e fundit rastet e krimeve seksuale nga viti në vit janë në rritje, teksa shohim që vetëm në vitin 2021, janë regjistruar plot 21 raste, ndryshe nga viti 2019-të me 11 raste, në 2020-ën 7 raste dhe në janar të 2022-it 9 raste, duke kujtuar që është llogaritur vetëm një muaj i këtij viti. 

DEBATI PËR LEGALIZIMIN E PROSTITUCIONIT – PRO DHE KUNDËR 

Prej vitesh është diskutuar shpesh për legalizimin e shtëpive publike, sa herë që goditej ndonjë rast i trafikimit të qenies njerëzore. Por, a është gati shoqëria shqiptare për ta legalizuar?  

Akademiku Artan Fuga në arsyetimin e tij pranon që është e nevojshme hapja e një qendre të cilën e emërton “Shërbime të rregulluara të seksit”, edhe pse i qëndron fort mendimit që shoqëria nuk do të jetë gati për ta pritur një risi të tillë. 

“Jam pro, por të kontrolluar nga ana mjekësore, etikisht, financiarisht dhe juridikisht. Sidomos mbrojtja e punonjëseve të seksit. Nuk do ta quaja prostitucion, por “Shërbime seksuale të rregulluara. Shoqëria kurrë nuk është gati as ka qenë ndonjëherë gati për këtë. As shoqëritë e tjera. Por, kjo plotëson kërkesa të pakicës. Shoqëria bëhet gati kur sigurohet, mbrohet dhe edukohet”.  

Edhe juristja Jerina Lëngu mendon se shoqëria shqiptare ende nuk është e përgatitur për liberalizimin e këtij fenomeni, “çka për shoqërinë tonë do të ishte një “traumë” e vërtete”..  

“Nuk e di nëse shoqëria jonë është gati për ta hedhur këtë hap dhe sa efektiv do ishte ky dekriminalizim pasi mendoj që ka hapësira të shumta për abuzim, gjë që mund të përkeqësonte edhe më tej pozitën e personave që ushtrojnë profesionin duke favorizuar, në të kundërt, shfrytëzuesit apo trafikantët, por këtë herë të legjitimuar”, tregon Jerina Lëngu.  

Ndryshe mendon sociologia Marsida Simo, e cila është kategorikisht kundër legalizimit të Shtëpive Publike, duke theksuar se është një profesion që ndikon negativisht në jetën dhe psikologjinë e vajzave që e ushtrojnë, te cilat mbeten me pasoja të rënda, sikurse është edhe depresioni që i çon në vetëvrasje. 

“Nuk mendoj se legalizimi i prostitucionit do të ulte fenomenet negative që janë prezente në vendin tonë. Nuk është një zgjidhje e zgjuar kundër dhunimit të vajzave/grave në tërësi të dhunojmë një pakicë nga ana tjetër, sepse prostitucioni është dhunë gjithsesi edhe nëse kryhet me “dëshirë””.  

Ajo ndalet te çështja ekonomike, që sipas saj i detyron vajzat apo gratë ta bëjnë një punë të tillë, në të kundërt nuk do ta bënin.  

“ Në vendin tonë gratë që ushtrojnë prostitucion vijnë nga familje të cilat i kanë braktisur, janë në gjendje ekonomike jo stabël dhe nuk do ngrinin zë në raste padrejtësie apo abuzimi. Po ashtu do doja të përmendja edhe pasojat psikologjike të një vajze/gruaje e cila ka ushtruar prostitucion të cilat janë të parikuperueshme duke nisur që nga: traumat, stresi post traumatik, ankthi, depresioni, izolimi social, përjashtimi social, vështirësi në integrimin e një jetë normale, vetëvrasja”, – tregon Marsida Simo. 

KLERIKËT FETARË NJËZËRI KUNDËR

Të njëjtit mendim i qëndrojnë edhe tre klerikët fetarë, hoxhë Ahmet Kalaja, pastor Paulin Vilajeti dhe përfaqësuesi i komunitetit katolik, Dom Arben Gilaj. Sikurse edhe më parë komunitetet fetare kanë dalë njëzëri kundër idesë së “shitjes së trupit të femrës”. 

“Nëse diçka nuk është e mirë, atëherë nuk duhet të promovohet por të edukohet shoqëria për dashurinë e vërtetë e jo për reduktimin e personit në shfrytëzim të trupit e të personit deri në çuarjen në skllavëri. Duhet të edukohet shoqëria të ketë respekt për veten e vet e për tjetrin e jo e kundërta”, pohon Dom Arben Gilaj, ashtu sikurse në krahun tjetër, hoxhë Ahmet Kalaja i qëndron të njëjtit arsyetim ku thotë se duhet promovuar e mira.  

“Ne duhet të promovojmë atë që është e mirë, legjitime. Feja edhe adultëria nuk kanë gjuhë të përbashkët përveçse pendimi i sinqertë”, shprehet ai. 

Media dhe mjekësia më shumë ‘PRO’ legalizimit

Edhe gazetari i kronikës Ermal Vija mendon që legalizimi i prostitucionit nuk është ende gati për shkak se Shqipëria ka shumë probleme dhe mbi të gjitha mungon infrastruktura shëndetësore. Por ndryshe mendon kolegia e tij, gazetarja Etleva Delia. 

“Nisur nga rrethanat, rastet e shtuara (kryesisht me të mitura e të mitur) unë jam pro legalizimit të prostitucionit, që do të sillte një kontroll social dhe shëndetësor nga ana e institucioneve përkatëse, por nga ana tjetër do të ndikonte drejtpërdrejt në uljen e rasteve të abuzimeve seksuale. Kryesisht për këtë arsye, do ishte e nevojshme që të shikohej mundësia e legalizimit të prostitucionit” pohon Etleva Delia, e cila na zbulon se ky projektligj është gati për t’u miratuar nga autoritetet përkatëse. 

“Sipas informacioneve që kam nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, baza ligjore pothuajse është gati, por për arsye të ndryshme projekti zvarritet duke mos u finalizuar prej vitesh. Le të shpresojmë që institucionet përkatëse të marrin një vendim sa më shpejt. Për mendimin tim legalizimi i prostitucionit do të sillte reduktim të krimeve seksuale, dramave sociale në familje, por edhe probleme shëndetësore që lindin nga sëmundje seksualisht të transmetueshme”, përfundon ajo.  

Ndërsa mjekja Naile Baliaj është pro nëse kjo veprimtari do jetë e kontrolluar nga bluzat e bardha dhe ligji.

“Për mua si individ, si nënë, si grua, familja është e shenjtë dhe do isha kundra parimisht. Mirëpo, duke parë që në vende më të zhvilluara sesa ne ka funksionuar, do të isha pro në rast se dhe këtu do të kontrollohej po njësoj, si nga ligji dhe nga mjekësia. Pasi legalizimi mendoj do të ulte gjithë zallamahinë e përdhunimeve apo incesteve që ndodhin fatkeqësisht apo dhe të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme”.  

Mjekja thotë se problem mbetet mentalitetit që vazhdon t’i pengojë të rinjtë të flasin për seksin apo kontrollet mjekësore.  

“Është një problem i madh mentaliteti këtu. Seksi është tabu në përqindjen më të madhe të popullsisë. Prej vitesh punoj mjeke këtu në kryeqytet dhe vë re që vajzat e reja kanë shumë kompleks për të kërkuar një rekomandim për t’u vizituar te gjinekologu. Madje shoh vajza e gra të shoqëruara nga burrat për vizita të tilla dhe kur janë shtatzënë. Fillimisht duhet të mësohen me kulturën e seksit dhe të informohen e të komunikojnë me mjekët, pasi kjo është ende tabu. Kanë turp të flasin ose zgjedhin të shkojnë në privat të shoqëruar nga partnerët ose në rrethe të vogla shoqërore”, rrëfen ajo. 

SHOQËRIA CIVILE  E  NDARË PËR LEGALIZIMIN, MË SHUMË PRO SESA KUNDËR

Janë të paktë individët e shoqërisë civile që mendojnë se legalizimi është zgjidhje pozitive, edhe pse para pak vitesh (2012), një pjesë e mirë e saj dhe drejtues të shoqatave të ndryshme kërkuan në Komisionin e Ligjeve, që në ndryshimet në Kodin Penal, të futej legalizimi i prostitucionit. 

Për këtë çështje kanë mendimet të ndryshme dhe të rinjtë e sotëm. 

Anderson Kurti, ish-futbollist dhe Irgis Hysenaj, me një diferencë prej 7 vitesh në moshë, breza të ndryshëm por qëndrim të njëjtë. Të dy në parim janë kundër për shumë arsye, ku theksohet familja dhe gjendja psikologjike e femrës.  

“Në parim jam kundër, sepse një marrëdhënie duhet të ndërtohet në bazë të ndjenjave. Plus femrat të cilat shesin trupin kalojnë në një gjendje të rëndë psikologjike. Por nga ana tjetër mendoj që duhet legalizuar pasi do të ulte sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe meqenëse kohët e fundit është përhapur ilegalisht, ndoshta më i kontrolluar do ulte edhe numrin e krimeve seksuale”, shprehet Andersoni, ashtu sikurse edhe Irgisi, që nuk beson se ky ligj do ta zhdukte prostitucionin ilegal. 

“E marrim të mirëqenë faktin se ajo/ai ka dëshirë ta bëjë këtë punë. Sa e mbrojtur është? Sa shanse ka që të mos bjerë nën kontrollin e grupeve kriminale. Sa i rrezikohet jeta nga klientë të dhunshëm? Të pakta, nëse ka drejtësi dhe polici funksionale. A e kemi? Ende jo!  

Unë nuk e di nëse këto punonjëse seksi, do ta bënin këtë punë nëse do të kishin të tjera alternativa. Ky është një debat shumë i gjerë, që analizohet në aspektin ekonomik, njerëzor, juridik, social e fetar. Përgjigjja ime është vetëm për ato/ata që e zgjedhin këtë profesion me vullnet të plotë”, thotë me bindjen e tij gazetari sportiv i Klan News.  

Nga ana tjetër Genta Tufa, si grua dhe nënë, e sheh në një këndvështrim më të detajuar, ku ndihet e frikësuar për djalin e saj të mitur, pas rasteve të shumta që janë pasqyruar në media të pedofilëve apo maniakëve seksualë. 

“Shoh nëpër parqe burra në moshë kaq perversë dhe shpesh ndihem e kërcënuar për vetë dhe fëmijën. Mendoj që legalizimi dhe hapja e një shtëpie publike ku do gjejë veten ky target grup do jetë një lehtësim dhe do bien ndjeshëm rastet e përdhunimeve. Unë jam pro legalizimit dhe mendoj që edhe Shqipëria është gati ndonëse është pak tabu, jam e sigurt që frekuentimi i tyre do jetë i konsiderueshëm”, shprehet ndër të tjera ajo. 

Po brezi i moshës 50-të apo 60-të, a janë i këtij mendimi? “Po. Shumë pro”. Pikërisht kështu u përgjigj z. Osman K. dhe znj. Maria M. , të moshës 50-të e 60-të. Breza të ndryshëm por me një kthjelltësi dhe përgjigje spontane pa siklet.  

“Ne jemi pro. Pse të jemi kundër? Më mirë të përdhunojnë cepave, të kryejnë marrëdhënie me gra e burra që nuk e dinë nëse janë apo jo të prekur nga ndonjë sëmundje apo në kushte dhe vende të kontrolluara me mjekësi dhe ligj? Shumë më mirë të legalizohet, madje duhej të ishte legalizuar prej kohësh. Ekziston që ekziston kështu, i shohim plot nëpër lajme. U kap ky, u kap ajo”, thonë njëzëri të dy.  

A do të mundet shteti shqiptar ta kontrollojë në nivelet e vendeve anëtarë në BE si Belgjika, fqinji ynë, Greqia apo Gjermania, që e kanë kthyer në “biznes fitimprurës” këtë ‘industri seksi’? Është një debat i gjerë që e ndan shoqërinë në dy fronte, të cilët padyshim gjejnë arsyet e tyre bindëse për të qenë PRO apo Kundër. E megjithatë, mbetet të presim se si do të pritet në parlament ky ligj. Nëse do të jenë PRO edhe përfaqësuesit e popullit. 

Disa vite më parë, fjala “prostitutë” është hequr prej revistave mjekësore dhe është zëvendësuar me “punonjëse të seksit”.  

E gjithë ideja e ndryshimit të terminologjisë gjuhësore qëndron mbi nevojën për ta paraqitur çështjen e vjetër të prostitucionit si çdo biznes tjetër i ligjshëm dhe i ndershëm.  

Filed Under: Kronike Tagged With: eva marku

BETEJA E SHEKULLIT QË NDRYSHOI HISTORINË E KOSOVËS

March 6, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Në mëngjesin e 5 marsit të vitit 1998, shteti kriminal serb do të sulmojë kullën e Komandantit Historik të UÇK-së Adem Jashari dhe gjithë familjen e tij. Lufta e ushtrisë çlirimtare në fillim hasi në vështirësi nga faktori ndërkombëtar që dhanë deklarata kundër veprimtarisë çlirimtare te UÇK-së. Vendimi që u mor në zyrën e kriminelit S.Millosheviq, kryetar i Serbisë, dhe me përkrahjen e shumicës se këshilltarëve të tij, që të zhduket familja e Komandantit Adem Jashari, dhe që me ketë të shuhet ideja për një luftë çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës, doli e dështuar. Kjo llogaritje ishte e gabuar, që duke u përdorur makineria ushtarake serbe ndaj një familje emblemtatike, siç ishte familja e Adem Jasharit, të shuhet ideja e lirisë së Kosovës. Pas rënies së Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, shqiptarët e Kosovës mundën frikën ndaj regjimit serb dhe filluan të rreshtohen masivisht në radhët e UÇK-së. Beteja treditore, më 5, 6 dhe 7 mars 1998 nga familja Jashari në Prekaz të Skënderajit vuri themelet e lirisë së Kosovës.Sot, në këtë ditë të shënuar, kujtojmë sulmin mbi familjen Jashari. Sakrifica e tyre u bë dritë e lirisë së Kosovës. Kjo betejë ndryshoi historinë, sepse u bë frymëzim për çdo shqiptar që t’i merrte armët e të luftonte për liri. Ato ditë të kësaj beteje epike, edhe ata më skeptikët, më pesimistët, e panë se rruga e vetme që çonte drejt lirisë, ishte lufta çlirimtare. Kjo betejë, pra u bë frymëzim për shumë të rinj e të reja që u rreshtuan në radhët e UÇK-së dhe kështu kombi shqiptar anekënd trojeve të veta, u bashkua në këtë rrugë të fitores së madhe historike.Përjetësisht, do t’u jemi mirënjohës ndaj atyre grave dhe burrave, që u flijuan dhe u bënë gurthemel i lirisë së Kosovës.I përjetshëm qoftë kujtimi, respekti e vlerësimi për ta!Lavdi

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Lulzim Nika

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në programin e betimit të Asamblestit të NY John D. Zaccaro, Jr

March 6, 2023 by s p

Nga Qemal Zylo/

Asambleisti i shtetit të Nju Jorkut John D. Zaccaro, Jr bëri betimin si Asambleist i zgjedhur në Distrikin 80 në Bronx. Në ketë ceremoni nderonte me pjesëmarrjen e tij Udhëheqësi i shumicës në Senat, Senatori Charles E. Schumer dhe Kongresisti Ritchie Torres.Ceremonia e inagurimit u organiuzua në teatrin Rotunda, Jacobi Medical Center (1400 Pelham Parkway South) Bronx. Asambleisti i shtetit të Nju Jork-ut John Zaccaro u betua për mbrojtjen e kushtetutës para z. Carl E. Heastie i cili është Kryetari i 100-të i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut.Me krenari morëm pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm për komunitetin e Bronxit dhe më gjerë. Shtoj këtu se kemi qenë si TV Alba Life në ditën e inagurimit si Asambleist për z.Mark Gjonaj Nderi i Kombit. Nxënësit nën drejtimin e mësueseve Mehrije Istrefaj Shala dhe Kade Lajqi së bashku me prindërit morën pjesë në këtë ditë, pasi shkolla e Bronxit do të performonte këngë dhe valle në shqip. Ishte krenari të shikoje në skenë me plot konfidencë dhe profesionalizëm nxënësit e shkollës dhe të duartrokiteshin nga politikanë të lartë dhe populli amerikan. Është shumë e veçantë dhe e rrallë që në një ditë të tillë në ditën e betimit të një politikani amerikan të ketë në program dhe përfaqësues nga komuniteti shqiptar si shkollë shqipe. Kjo flet qartë se populli shqiptar është vital, po dëgjohet në botë më shumë se në çdo shekull dhe Gjuha Shqipe po njihet kudo për historinë e saj dhe rrënjët e thella. Ata kënduan këngën Hymn:Gjuha Shqipe Gjuha Jonë. Refreni i këngës si: Mezi presim shkollën shqipe/ Që të flasim dhe të mësojmë/ Me shkronjat e alfabetit/ Si ëngjëjt Kombin e mbrojmë/ u shoqërua nën duartrokitje të stuhishme ku ndihej qartë se ata morën vemendjen e amerikanëve dhe të politikanëve. Programi ishte i pasur në performancë dhe në detaje të tjera. Misioni ynë kombëtar është jo vetëm mësimi i Gjuhës Shqipe, por dhe të përgatisim dhe t’i frymëzojmë për të ecur sa më larg dhe lart në udhën e dijes dhe të drejtimit.Asambleisti John D. Zaccaro, Jr është nje shembull i shkëlqyer për brezin e ri. Asambleisti Zaccaro e njeh mirë Shkollën Shqipe Alba Life pasi ka qenë për vizitë në ditën e fillimit të mësimit në Bronx për vitin akademik 2022-2023 bashkë me senatoren e shtetit të Nju Jorkut Natalia Fernandez një vajzë e prindërve emigrantë. Programi ishte realizuar me profesionalizëm dhe kulturë përgatitur nga znj. Ornela Beshiri shefe e kabinetit të Asambleistit të shtetit të Nju Jorkut.Në emër të Shkollës Shqipe Alba Life i uroj suksese të mëtejshme dhe punë të mbarë Asambleistit më të ri të shtetit të Nju Jork-ut z.John D. Zaccaro, Jr5 Mars, 2023Staten Isalnd, New York

Filed Under: Kronike Tagged With: Qemal Zylo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1800
  • 1801
  • 1802
  • 1803
  • 1804
  • …
  • 2790
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT