• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kolegjit i Kirurgëve të Kosovës, mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë

March 6, 2023 by s p

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike Kirurgjike kësaj radhe Moduli 4: “Mbyllja e plagës: lembot e lëkurës dhe Graftet e lëkurës”, i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza. Fal punës së përbashkët të Komiteteve për Edukim Specialistik, Komitetit për Edukimin e Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetit të Specializantëve, ky modul si 12 të tjerët është përqendruar në mbylljen e plagës duke përdorur lembot (flapat) lokale të lëkurës.Objektivi i këtij moduli ishte që specializantët të njihen me procedurat kirurgjike me të cilat përmes formimit dhe transpozicionit të flapave lokalë mund të mbyllen plagët që kanë defekt të konsiderueshëm të lëkurës. Në detaje janë sqaruar dhe demonstruar teknikat e heqjes së “veshit të qenit”, pastaj mbyllja e plagës me teknikën V-Y dhe Z-plastika.Kurse ne pjesën e dytë të modulit ligjëruesit prezantuan teknikat e graftimit (shartimit) të lëkurës me trashësi të pjesëshme dhe të plotë.Moduli 4: “Mbyllja e plagës: lembot (flapat) e lëkurës dhe Graftet e lëkurës”, është prezantuar nga ligjëruesi Ass. Dr. Ylber Zejnullahu, specialist dhe Dr. Dile Rrusta, specializante e Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike.Dr. Ylber Zejnullahu përveç teknikave kirurgjike bëri sqarime të detajuara për indikacionet kur do të përdoren këto teknika kirurgjike. Specializantët e të gjitha lëmive kirurgjike ishin shumë të interesuar për arritjen e këtyre shkathtësive dhe kërkues për sqarime të hollësishme. Dr. Ylber Zejnullahu dhe Dr. Dile u demonstruan edhe shembuj konkret nga rastet e tyre klinike. Ndërkaq, Dr. Sadik Llullaku, Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe Dr. Adem Miftari, oftalmolog, si koordinatorë të Kursit, prezantuan punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në edukimin e specializantëve dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe po vazhdon të japë kryetari i KKK-së, Prof. Dr. Rifat Latifi. Me këtë, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të misionit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale perëndimore. Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve aftësitë thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre, duke filluar nga parimet e asepsës dhe lidhjes së nyjeve, qepja-sutura e plagëve, deri të aftësitë bazë laparoskopike dhe anastomozat. Secili nga 12 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (i cili do të shërbejë si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs po marrin pjesë mbi 70 specializantë, dhe faza e parë do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023.

Filed Under: Ekonomi

Shoqatat e Anës së Malit, Krajës dhe Ulqinit festuan Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe të Mësuesit

March 6, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në mjediset e Hotelit “Hilton” në Staten Island, gratë e veshura me shije, elegance dhe plot gëzim vinin grupe grupe për të festuar së bashku Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe të Mësuesit. Tavolinat me lulet shumëngjyrëshe në çdo tavolinë sillnin dhe më shumë atmosferë dhe bukuriza në këtë mbrëmje kushtuar grave. Tri zonja të nderuara dolën në skenë dhe përshëndetën të pranishmit duke iu uruar atyre festën e mësuesit dhe të grave.Zonja Melinda Gjeloshi një aktiviste e mirënjohur në Diasporë dhe për një kohe të gjatë në grupin e drejtimit të Shoqatës “Ana e Malit” si n/kryetare, në fjalën e saj midis të tjerash frymëzoi gratë që të mbrojnë të drejtat e tyre kudo ku janë dhe ta jetojnë jetën me gjithë bukurinë e saj.Në emër të Shoqatës Kraja e cila javën e kaluar festi 30-Vjetorin e themelimit përshëndeti Zonja Venera Gjenashaj, e cila është dhe n/kryetare e shoqatës. Në emër të Shoqatës “Ulqini” përshëndeti zonja Blerina Ahmeti, një shoqatë që u krijua vitin e kaluar dhe po punon për të realizuar me sukses programin e saj.Të tria këto zonja nderuan gratë jo vetëm pjesëmarrëse, por të gjitha gratë shqiptare, në vendin amë, në Diaspore si dhe gratë e të gjitha racave në botë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.Ato thanë se po punojnë fort me programet e tyre në shoqata për t’i aktivizuar dhe më shumë gratë anëare pasi tek ato shohin një potencial të jashtëakonshëm për ta çuar shoqërinë e civilizuar dhe më përpara.Folëset kryesore të aktivitetit thanë se kjo ditë përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt, më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 Marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. Natyrisht duke marrë pjesë me laps dhe kamera në dorë në këto aktivitete në nderim të mësueseve dhe grave në mendje më enden shumë mësuese martire që sakrifikuan për Gjuhën Shqipe. E tillë ishte Parashqevi Qiriazi, “Ylli i Mëngjesit” e lindur në Manastir (tani Maqedonia e Veriut) më 2 qershor 1880, një nga figurat kryesore të emancipimit, arsimit dhe Iluminizmit Shqiptar të fundshekullit 19-të dhe fillimit të shekullit te 20-të.Gratë shqiptare në Diasporë bëjnë shumë përpjekje për të arritur suksesin, pasi ato janë siç ka thënë mikja e madhe shqiptarëve me origjinë hebre Madeleine Albright, sekretarja e parë grua e shtetit amerikan si: “Mësova të përpiqesha jo sepse kisha garanci për sukses, por sepse veprimi i përpjekjes është në vetvete e vetmja mënyrë për të mbajtur besimin në jetë.”8 Marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 10 dekada.Në këto festë u nderuan duke i përshëndetur shoqata shkodrane “Rozafa” e cila përfaqësohej nga zonja Myzafere Aliaj, anëtare e kryesisë së shoqatës. Shtoj këtu se kjo shoqatë u krijua plot sukses muajin e kaluar. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre kryetari i shoqatës “Kraja” Z. Samih Kanaqi dhe z.Xhemo Lanica kryetar i shoqatës “Ulqini”. Programi i pasur artistik e bëri dhe më të bukur dhe më vibrante atmosferën e sallës ku qindra gra vallëonin dhe gëzonin në këtë natë të shndritshme për to.Grupet artistike si Grupi i mirënjohur “Barbana”, “Ana e Malit” u shfaqën me Vallja e Pranverës, Valle me motive nga Tropoja etj.Një prezantim i bukur ishte dhe me Raffles me moderator Esmina Marisenoj. Fituesit morën disa çmime të cilat shkojnë në mbledhjen e fondeve.Këngëtarët e mirënjohur si Valdet Luka, Shpresa Gojani dhe Ilir Gjecbritaj argëtuan të pranishmit me këngë e valle nga të gjitha trojet tona shqiptare.Në këtë aktivitet ishte i ftuar TV “Alba Life” me themelues dhe producent z. Qemal Zylo. Kronika e përgatitur enkas për këtë mbrëmje do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.5 Mars, 2023Staten Island, New York

Filed Under: Mergata Tagged With: Keze Zylo

Vatra promovoi “Rob një biografi në dy kohë” me autor Beqir Sinën

March 6, 2023 by s p

Marjana Bulku/

“Rob një biografi në dy kohë” me autor Beqir Sinën u promovua dinjitetshëm nē Nju York, në një sallë të tejmbushur nga personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan e ku nuk mungonin miq të afërt , familja e autorit ajo që e ka suportuar reporterin Beqir Sina gjatë ushtrimit të gazetarisë në kontinentin e madh. E përjetova shumëfish këtë ngjarje libri : pikë së pari si dibrane që për një dibran si Beqiri që nuk u ngop kurrë me Dibrën edhe pse me rrënjë aty e që megjithatë ai e do shumë. Ndërsa si një bijëz e rritur me histori mohimesh, denigrimesh urrejtjesh pa shkak në autobigrafinë e Beqirit pashë copëza të historive të pathëna familjare me mamanë time e cila as në liri nuk arriti ta takojë kurrë babain e saj të arratisur gjatë viteve të errëta të komunizmit.Ndërsa si gazetare mund të pohoj se e kam parandjerë lindjen e këtij libri në intervistën me të në Albanian Culture Tv ku arrita të shoh dimensionin e lirisë brenda të cilës ndrydheshin fakte që duheshin çliruar …Beqir Sina, një dibran i rritur në Savër të Lushnjes.Natyrshëm lind një përse?Po kush ka dëgjuar Savrën ka nënkuptuar internimin, këtë mekanizëm famëkeq që krijoi komunizmi për ti klasifikuar , ndarë e përçarë njerêzit , sidomos fisnikët shqiptarë duke i shkëputur ata nga vendlindja dhe duke u mohuar shumë të drejta e liri.Kur flet me Beqirin nuk e ndjen dozën e vuajtjes( krenari dibrani) tek ai jetonte vitale një shpresë se nesër diçka më e mirë e pret…Mbase kjo kishte të bëjë me babain?!Atë që e kishte lënë të porsa lindur dhe që do ta takonte kur të bëhej burrë pasi Shqipëria do çelte portat e errësirës dhe izolimit sepse ai ishte arratisur ne vitet e pasçlirimit duke i lënë bashkêshorten dhe fëmijët , si shumë të arratisur të tjerë të asaj kohe.Takimi me babain në rrëfimin e tij rrjedh si një libër i pashkruar…Ndërsa kur rrëfen për gazetarinë dallohet një pasion i pamasë , ku natyrshëm është skalitur profesionalizmi prej pune e vullneti.Kur e pyes nëse ngjarja e bën lajmin apo lajmi ngjarjen ? Ai me shumë kujdes shpjegon se lajmi e kërkon gazetarin në krye të tij , si ndjekës ,verifikues, pasqyrues rigoroz i të vërtetave pa të cilat lajmi nuk është i tillë.Beqiri e ka trashëguar gazetarinë nga babai i cili bënte dhe mbante gjallë lajme edhe atëherë kur Shqipëria e shikonte Amerikën si rrezik dhe si armik.Nga vëzhgimet e mia të deritanishme kam konstatuar se ku është Beqiri është lajmi dhe kur mungon ai ngjarjes i mungon përmasa e madhe që Beqiri trupvogēl ia jep me kamera , me foto, me emra, portrete dhe çdo detaj duke u shndërruar kështu në një mik besnik i të vërtetës dhe natyrisht i të gjithëve ne .Libri i tij “Rob, një biografi në dy kohë “i qasi bashkë të dyja kohët : pa lirinë dhe lirinë duke shpalosur natyrshëm tek të dyja fisnikërinë e cila është gjenetike ;ajo as kultivohet, as transformohet, ajo vetëm trashëgohet . Ky libër është një thirrje e fortë për të vuajturit e regjimeve , gazetarët, analistët, kineastët, historianët por mbi të gjitha politikanët që përpara vendimmarrjeve që transformojnë jetë ,të ndalin duart , votat e të therrasin për arsyetim mendimin.e drejtësi .Teksa e shfletoj librin bindem përfundimisht se liria është kaq sublime aq sa edhe robin e shndërron në qenie me vlera që nderohet dhe vlerësohet.

Filed Under: Reportazh

Dashuria nuk humbet

March 6, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Në moshën 40-vjeçare, Franz Kafka, i cili nuk u martua kurrë dhe nuk kishte fëmijë, po shëtiste nëpër një park të Berlinit kur takoi një vajzë të re që po qante sepse kishte humbur kukullën e saj të preferuar. Ajo dhe Kafka e kërkuan kukullën pa sukses.Kafka i tha që ta takonte atje të nesërmen dhe do të vazhonin kërkimet.Të nesërmen, kur ende nuk e gjetën kukullën, Kafka i dha vajzës një letër “të shkruar” nga kukulla ku thuhej: “Të lutem mos qaj. Unë jam në udhëtim për të parë botën. Do t’i shkruaj aventurat e mia.Kështu filloi një histori që vazhdoi deri në fund të jetës së Kafkës.Gjatë takimeve, Kafka lexoi letrat e kukullës të shkruara me kujdes me aventura dhe biseda që vajzës i dukeshin të adhurueshme.Më në fund, Kafka i solli asaj kukullën (ai bleu një). “Nuk duket aspak si kukulla ime”, tha vajza.Kafka i dha asaj një letër tjetër në të cilën kukulla shkruante: “Udhëtimet e mia më kanë ndryshuar”. vajza e përqafoi kukullën e re dhe gjithë gëzim shkoi në shtëpi.Një vit më vonë, Kafka vdiq.Shumë vite më vonë, vajza e rritur gjeti një letër të vogël brenda kukullës. Në letrën e të nënshkruar nga Kafka, thuhej: “Gjithçka që doni me siguri do të humbasë, por në fund dashuria do të kthehet në një formë tjetër”.

Filed Under: Komente

VATRA PËRSHËNDET FITOREN E SHQIPTARËVE NË TUZ TË MALËSISË

March 6, 2023 by s p

New York, 6 Mars 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA uron përzemërsisht të gjithë shqiptarët për fitoren spektakolare në Komunën e Tuzit. Vatra beson se “Forumi Shqiptar” me në krye Nik Gjeloshajn me vizionin për të zhvilluar Malësinë, me energjitë, projektet dhe punën në dobi të mirëqënies së shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera, do ta bëjnë Tuzin një komunë model zhvillimi, përparimi, bashkëjetese ndërkomunitare.

Fitorja dhe bashkimi i shqiptarëve ishte i shkëlqyer. Kjo fitore ka gëzuar shqiptarët kudo ku jetojnë, veprojnë e punojnë. Fitorja e shqiptarëve në Malësi ishte jetike në interes të komunitetit dhe kombit shqiptar.Vatra do të jetë një zë i fuqishëm dhe do të vazhdojë ti mbështesë kurdoherë shqiptarët në të gjitha trojet etnike.

Me gëzim të madh për fitoren e shqiptarëve në Tuz,

Me nderime

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1801
  • 1802
  • 1803
  • 1804
  • 1805
  • …
  • 2790
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT