• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lamtumirë Blerina Bardhok Loka -Lamtumirë Blerina Jonë

March 2, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Vdekja jote më la nje boshllëk në zemër, por ajo do të mbushet me dashurinë që ndamë u shpreh bashkëshorti i saj Lekë Preçi.Me dhimbje dhe lot në sy e morëm lajmin e trishtë nga Marko Kepi për ikjen e parakohshme të mikes sonë Blerina Bardhok Loka. Komuniteti Shqiptar në New York dhe më gjerë u trondit thellë nga ikja e parakohshme e Blerinës e cila e la jetën e saj përgjysmë në moshën e trëndafiltë, 36 vjeçe.Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. anëtare e së cilës është prej vitesh, ndërsa bashkëshorti i saj Lekë Preçi është n/kryetar, me lot ne sy e pritën vdekjen e saj. Lekë Preçi bashkëshorti i saj, kur vajtëm në spital me Qemalin në Manhattan këto ditë tek Blerina për ta vizituar, më tregoi se e dinte që ishte e sëmurë që kur u martuan në Itali, më 2014, por dashuria dhe sinqeriteti i saj triumfoi mbi të keqen. Ne e jetuam jetën të dy si bashkëshort, sepse ajo e donte jetën me shpirt, e donte familjen, e donte Amerikën. Unë pashë tek ajo magjinë e shpirtit të kristaltë, bukurinë e sjelljes dhe më bënte që të mos i ndjeja kurrë sakrificat. Ajo që më dhëmb në shpirt ( ndërkohë ndalon dhe ngashëehet në lot) është princesha Altea se do të rritet pa nënë. Sa e dobët ishja përballë kësaj situate, por natyrshëm mora forcë pë t’i dhënë kurajo, për t’i qenë pranë familjes në këto momente duke i thënë se Altea ka një baba që do t’i jetë pranë gjithë jetën e saj. Ajo e kishte ëndërr tha Leka që vajza jonë princesha Altea të lindte në Amerikë dhe e realizuam. Ajo u kurua në spitalet më të mira në botë. Amerika ia zgjati jetën, ndërkohë që në Shqipëri dhe Itali i kishin dhënë shumë pak vite shpresë. Sa herë e takoja shihja tek Blerina se kishte një sens humori dhe paqe në sytë e saj të mëdhenj dhe të bukur. Kur ai fliste për virtytet e mrekullueshme të Blerinës, i thashë nuk më duket çudi Lekë, ngase ajo është mbesa e Zef Lokës, një nga burrat e rrallë dhe shumë finsik që kam njohur. Është shumë e dhimbshme të shikoje Nënë Davën duke i ndenjur tek koka ardhur enkas nga Shqipëria për të qenë pranë ditëve të fundit të saj, apo vëllain Ndrecën i cili nuk pushonte së gëlltituri lotët e tij. Ndërkohë telefonatat binin papushim si psh e vëllait të saj Gjovalinit nga Tirana i cili po bëhej gati për të ardhur në New York. Çfarë situatash të dhimbshme sheh dhe që nuk ke si i mposht, por ja duke qenë bashkë tha Mark Qehaja kryetar Nderi pranë kësaj shoqate dhe duke ngushëlluar njeri-tjetrin dhimbjet bëhen dhe më të lehta. Blerina iku në muajin e çeljes së gjethit, në muajin e pranverës, në muajin që do të blerojnë fushat, pemët, ashtu siç kishte emrin e blertë. Ajo lindi, më 5 Maj 1986 në Fan të Mirditës dhe mbaroi sot, më 1 Mars, 2023, në New York. Ajo është bijë e Fanit të Mirditës dhe shkollën e mesme e ka kryer atje, ndërsa më vonë jetoi në Tiranë, Itali dhe New York. Që nga viti 2015 ajo është banore e Nju Jorkut bashkë me Lekën i cili ka hapur një kompani ndërtimi dhe është I suksesshëm. Ajo la pas vajzën e saj Altea e cila e rriti plot pekule nëne. Altea është 8 vjeçe dhe jetoftë sa malet e Shqipërisë.Blerina dha frymën e fundit në spital në Manhattan, në “Memorial Sloan Kettering Cancer Center”, rrethuar nga bashkëshorti i saj Leka, nënë Dava, vëllezërit Gjovalini dhe Ndreca, motra Diana, dhe dy kunatat e saj Martine dhe Tone. Humbja e një bashkëshorteje është një nga dhimbjet më të vështira emocionale që një person duhet të durojë, por gjen ngushëllim kur kujton jetën e bukur që ka kaluar dhe pasurinë e patundshme që i ka dhuruar si princeshën Altea.Dashuria e Blerinës është gjithmonë me Altean e saj. Humbja e nënës është një nga dhimbjet më të thella që një zemër mund të njohë. Por mirësia, kujdesi dhe mençuria e saj do te jetojnë – si një trashëgimi dashurie per Altean dhe Lekën. Të qoftë dheu i lehtë Blerina jonë!Drite të pastë të shpirti në Parajsë atje ku ke vendin nuse e bukur dhe e blertë!1 Mars, 2023Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Blerina Bardhok Loka, Kozeta Zylo

Sot, përkujtojmë Besëlidhjen e Lezhës

March 2, 2023 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

579 vite më parë, më 2 mars 1444, në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës”. Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.Vendimet e kuvendit ishin:1. Krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun.2. Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm. 3. Krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve.

Filed Under: Histori

Zgjedhjet në Malësi me rëndësi jo vetëm lokale

March 2, 2023 by s p

Në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 5 mars do të marrin pjesë 4 koalicione dhe 3 parti politike, të cilat garojnë për 32 këshilltarë në parlamentin lokal në Tuz, duke qenë zgjedhjet e dyta në komunën e pavarur, që për nga pesha që kanë nuk janë vetëm me rëndësi lokale, sepse përmes qeverisjës së suksesshme do të avancohet autonomia lokale në favor të realizimit të te drejtave qytetare e nacionale si kudo në botën demokratike.

Nail Draga/

Në votimin e të dielës me 5 mars 2023, qytetarët me të drejtë vote që sipas regjistrit janë 12.387, do të kenë mundësi të votojnë në shtatë lista zgjedhore, ku kryesoret janë dy: koalicioni “Forumi shqiptar”(ASH,LDMZ,UNSH,LDMZ) dhe “Rruga e drejtë”(DPS,UDSH,PB,SD), ndërsa dy koalicionet tjera (PD, Forca) dhe Lista për Tuzin dhe PSD, si dhe tre parti politike(SNP,SPP,DCG) do të përpiqen për të kaluar pragun elektoral, për të qenë pjesë e skenës politike lokale. Qytetarët e Malësisë të cilët kanë të drejt vote, do të dijnë të bëjnë dallimin për katër vite sepse gjatë këtij mandati Forumi Shqiptar në qeverisje lokale ka dëshmuar angazhim maksimal në arritjen e objektivave, duke marrë parasysh se ka trashëguar një strukturë të papërshtashme në shumë drejtime. Nëse e krahasojmë me kohën e shkuar kur në pushtet ishte DPS-i dallimet janë të mëdha, sepse Malësia i ngjasonte vetëm bashkësive lokale, sepse pushteti qendror ndaj kësaj krahine kishte qasje injoruese, që dëshmohet me mos investime në infrastrukturë e gjetiu, dekada me radhë. Dhe nuk ka si të ishte ndryshe, sepse pushtetit i interesonin votat nga Malësia, për të udhëhequr në Podgoricë e jo investime për mirëqenien e popullsisë në këtë mjedis.Të arriturat, nuk mund të mohohenTë gjithë ata që dyshuan në pamundësinë e funksionimit të komunës së pavarur mbetën të zhgënjyer, sepse qeverisja lokale në Tuz i demantoi në çdo aspekt. E dhëna se për katër vite buxheti i komunës është rritur për 512%, duke ndryshuar infrastukrurën rrugore, hapja e fabirikave, ndërsa mbeshtetja e bujqësisë është rritur për 2.735%, në raport me vitin 2019, dëshmon arsyeshmërinë e komunës së pavarur.Po ashtu janë mbeshtetur veprimtaritë arsimore, kulturore, turistike e sportive, ku duhet veçuar KF”Deçiqi” etj. Nuk ka dilemë se gjatë veprimtarisë së pushtetit lokal janë treguar edhe dobësi të ndryshme, por ata nuk mund të eliminojnë të arriturat, që janë dëshmi dhe arsyeshmëri e ekzistimit të komunës së pavarur. Madje funksionimi i pushtetit lokal në këtë mandat ka befasuar edhe ata të cilët kanë dyshuar ne menaxhimin dhe funksionimin e komunës së pavarur. Sepse të tillët kanë qenë të mësuar të jenë në kuadër të Podgoricës, duke dëshmuar paftësi profesionale dhe servilizëm shoqëror, për të punuar për të tjerët e jo për vetën, përkatësisht Malësinë. Nuk ka dilemë se dallimet janë të dukshme dhe çdo qytetarë në Malësi e dinë se të mbeshtetja e DPS-it në të kaluarën ishte kohë e humbur, sepse ata janë shkaktarët e moszhvillimit dekada me radhë dhe emigrimit të shqiptarëve në botën e jashtme, andaj askush nuk dëshiron rikthim pas, si para vitit 2019. Dështimi i Ulqinit, mësim për MalësinëZgjedhjet lokale paraqesin rastin praktik për partitë politike në organizimin dhe manaxhimin e fushatës para dhe paszgjedhore.Në këtë aspekt para zgjedhjeve me 3 mars 2019 në Malësi, subjektët politike patën mundësi të mësojnë nga Ulqini, përkatësisht nga zgjedhjet e mbajtura aty me 4 shkurt 2018. Ndonëse shqiptarët në këtë komunë përmes tre partive nacionale politike arriten të marrin shumicën parlamentare lokale me 18 këshilltarë(Forca 8, PD 7 dhe UDSH 3), ata zhgënjyen sepse nuk arriten kompromis pas zgjedhjeve për formimin e pushtetit lokal, por ia dhuruan pushtetin DPS-it, duke zgjedhur kryetarin e komunës së Ulqinit nga ana e tyre. Ky veprim disfatist, dëshmoi se në rënd të parë ishin interesat personale e klanëve të ndryshme në lidhje me pushtetin qendror e jo parimet demokratike. Por, një dështim i tillë i partive politike shqiptare në Ulqin, ishte mësim për të njëjtat në Malësi, duke dëshmuar se të urtit mësojnë nga gabimet e të tjerëve. Pikërisht me qasje racionale, partitë shqiptare në Malësi për zgjedhjet e 3 marsit 2019, arritën koalicion parazgjedhor me emërtimin “Forumi Shqiptar”, për të votuar për vehten, se mjaft kanë votuar për të tjerët, duke dëshmuar ndërgjegje politike e kombëtare.Bashkimi siguroi fitorën Dita e votimit me 3 mars 2019 ishte ditë historike për Malësinë, sepse për herë të parë pas 62 viteve votohej për komunë të pavarur, andaj nuk ishte befasi interesimi i madh i mediave nga hapësira shqiptare dhe më gjerë, duke qenë lajmi kryesor i ditës. Këtij konstatimi duhet shtuar edhe ardhjen e diasporës shqiptare nga Malësia për të marrë pjesë në votim, të cilët i dhanë një peshë të veçantë kombëtare duke moblizuar votuesit për të dalë në zgjedhje, kryesisht mbeshtetësit e “Forumit Shqiptar”. Ishte kjo një sakrificë e tyre duke udhëtuar me mijëra kilometra, për të mbeshtetur vendlindjen dhe identitetin kombëtar në këtë kohë të krizës morale. Në regjistrin zgjedhor ishin 11904 votues, që kanë pasur mundësi të votojnë në 30 vendvotime për të zgjedhur 32 këshilltar, ndërsa në zgjedhje kanë marrë pjesë 6 lista zgjedhore, e nga to 5 parti politike(DPS,SD,SNP,BS,DCG) e 1 koalicion(Forumi Shqiptar). Sipas rezultatëve zyrtare të shpallura nga KZK i Komunës së Tuzit del së në votim kanë marrë pjesë 7824 qytetarë apo 65.7%, ndersa sipas subjekteve politike “Forumi Shqiptar”(ASH-LDSH-UDSH) fitoi 3683 vota apo 16 mandate këshilltarësh, DPS 2490 vota 10 mandate, BS 961 vota 4 mandate,SD 361 vota 1 mandat dhe DCG 235 vota dhe 1 mandat, ndërsa SNP 86 vota pa mandat.Ndonëse “Forumi Shqiptar” ishte fitues i zgjedhjeve, për të marrë shumicën parlamentare i duhej vetëm 1 mandat të këshilltarit. Nga ana tjetër humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte DPS, sepse humbi 4 këshilltar nga zgjedhjet e fundit në vitin 2017, duke kaluar në opozitë në pushtetin e ri lokal në Tuz.Një votë vendosi mandatin e këshilltarit Në zgjedhjet politike jo rrallë ndodhin momente të veçanta e kjo ka të bëjë sidomos me rastin e numërimit të votave dhe ndarjës së mandatëve. Madje nga përvoja e deritashme dihet se ka pasur jo vetëm numërime, por edhe rinumërime e madje edhe përsëritje të vendvotimeve që kanë ndikuar në rezultain definitiv të zgjedhjeve. Pikërisht, kësaj here në KZK në Tuz dy ditë pas zgjedhjeve ndodhi rinumërimi i votave, me të vetmin qellim për të vërtetuar votat për Demokratët e MZ(DCG), sepse ata ishin me mundësi reale për të humbur mandatin e këshilltarit, sepse në pyetje ishte vetëm një votë. Por, edhe pse u bë rinumërimi nuk ndodhi një gjë e tillë, sepse 235 vota ishin në kufirin e 3% dhe mandati për Demokratët e MZ ishte i vulosur. Por, po të ndodhte diçka e tillë atëhërë DPS-i do të kishte një mandat me tepër, ku do të kishim një situatë aspak të përshtatshme, sepse “Forumi Shqiptar” në njëren anë do kishte 16 mandate e të gjithë të tjerët së bashku me DPS-in do kishin 16 mandate, që do të ishte moment i veçantë dhe i diskutueshëm për formimin e pushtetit lokal në Tuz. Malësia të udhëheqet nga malësorëtRaste të tilla ndodhin por shumë rrallë, andaj në zgjedhjet e 5 marsit jemi të bindur se subjektët politike pjesëmarrëse kanë një përvojë me shumë dhe do të bëjnë llogaritë elektorale. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse përvoja e kaluar duhet të jetë mësim për të tashmën dhe të ardhmën. Malësia duhet të udhëhiqet nga malësorët, sepse janë në shtëpinë dhe në tokën e tyre, ndërsa mbeshtetja e diasporës në këto zgjedhje është obligim jo vetëm moral ndaj tyre. Pas zgjedhjeve me emrin MalësiaDhe në fund uroj që parlamenti lokal i përbërjës së re, të inicojë propozimin dhe të marrë vendimin që komuna të quhet me emrin Malësia, qe është vlerë autentike kombëtare dhe e pranueshme për të gjithë qytetarët e saj. Do të ishte ky testi i parë demokratik në nivel lokal dhe qendror, duke dëshmuar kapacitet demokratik sipas standardëve ndërkombëtare.(Mars 2023)

Filed Under: Rajon Tagged With: Nail Draga

Një libër i ri për lirinë, shpresën dhe të ardhmen, Beqir Sina sjell “Rob – Një biografi për dy kohë”

March 2, 2023 by s p

Një libër i ri për lirinë, shpresën dhe të ardhmen, Beqir Sina sjell “Rob – Një biografi për dy kohë” – Fedatata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA të promovojë më 5 Mars ora 2 pm në Royal Regency Hotel – Yonkers NY 165 Tuckahoe Rd 10710- librin e Gazetarit Beqir Sina “Rob – Një biografi për dy kohë”, me parathënie të Ilir Ikonomit , redaktor Ilirjan Agolli .Libri prej më shumë se 400 faqesh, botim i “Tirana Times”, paraqet jetën e autorit nën komunizëm dhe lirinë që ai gjeti në Amerikë.Autori lindi në internim, në Savër të Lushnjes në vitin 1957 dhe fati i tij ishte i vulosur që nga ai çast. Në mënyrë sureale, pa lindur mirë, atij i ishin mohuar të gjitha të drejtat njerëzore dhe duhej që jetën ta kalonte në mjerim.Autori Sina përshkruan brutalitetin e regjimit, por këtë e jep në një formë të re. Ai sjell një rrëfim të pa sforcuar, flet me vetpërmbajtje dhe me të njëjtin durim që ai dhe familja e tij treguan në vitet e gjata të vuajtjeve në Savër.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Beqir Sina

In Memoriam Sejfulla Malëshova (March 2, 1901 – June 9, 1971)

March 2, 2023 by s p

Sejfulla Malëshova ende na thotë si ta duam Shqipërinë

Naum Prifti/

Poema e Sejfulla Malëshovës Unë e dua Shqipërinë është një himn lirik atdhedashurije ngjashëm me poezinë Bagëti e Bujqësi e poetit tonë kombëtar Naim Frashëri. Vargjet aq të ndjera dhe me muzikalitet të rrallë recitoheshin nga populli edhe në kohën kur autori i tyre ishte anatemuar si armik nga regjimi komunist shqiptar. Poezinë “Unë e dua Shqipërinë” e lexova për herë të parë në antologjinë e klasës së I të shkollës unike. I magjepsur prej bukurisë së saj e mësova menjëherë përmendësh dhe nuk e harrova kurrë. Sot e kësaj dite unë dhe vajzat e mia e recitojmë së bashku poemthin që është një nga perlat e letërsisë shqiptare si edhe nga pjesët më të dashura të repertorit të familjes Prifti. Në përmbledhjen e kujtimeve të mia për profesorin kam shkruar për një episod që ngjau gjatë një stërvitje ushtarake në vitet ’70 kur një oficer nisi të recitonte vargjet:“Këmbëkryq përmbi selishte Po nis këngën pleqërishte,Ndez çibukun dhe kujtojDjalërinë që më shkoj.”I nxitur nga kureshtje e pata pyetur oficerin nëse e dinte se të kujt ishin vargjet.-Nuk e di, – më tha,- por më pëlqejnë.Nuk ia zbulova emrin teksa buzëqesha me ironinë se atij autori që sistemi po orvatej t’ia shuante emrin po jetësohej në vargje të përcjella gojarisht edhe nga një oficer që i shërbente po atij regjimi. Poezitë e Sejfulla Malëshovës të shkruara në prag dhe gjatë viteve të luftës dhe të mbledhura në vëllimin “Vjersha” më 1945 çelën shtegun drejt metodës së realizmit socialist pavarësisht se më vonë kjo metodë u bë gangrena e letërsisë. Veç kësaj, një nga paradokset ose më mirë absurditetet e komunizmit shqiptar manifestohej para ekraneve tona atëherë kur në mbyllje të çdo kongresi të PPSH-së, Byroja Politike edhe delegatët këndonin bashkarisht “Internacionalen” e poetit francez Eugjen Potje përkthyer shqip nga ‘liberal-oportunisti’ Sejfulla Malëshova.Një prijës i Platformës KombëtareShkrimet publicistike të Malëshovës ishin orientim për platformën kombëtare. Faik Konica dhe Fan Noli e konsideronin “poetin rebel” Lame Kodra si dishepullin e tyre si edhe bashkëpunëtor të rangut të parë. Në botimet e Federatës “Vatra” në Amerikë dhe në publikime të tjera shqiptare dëshmohet veprimtaria, inteligjenca dhe patriotizmi i Sejfulla Malëshovës. Fan Noli, i cili ia njihte zotësitë intelektuale dhe atdhetare, e mori në kabinetin e tij qeveritar në 1924. Malëshova ishte një nga veprimtarët e KONARE-së (Komiteti i Çlirimit Nacional) e krijuar në Vjenë nga emigrantët e majtë. Përveç studimeve filozofike e politike-ushtarake, Sejfulla Malëshova kishte mbrojtur disa grada shkencore dhe ishte njohës i disa gjuhëve. Si bashkëpunëtor shkencor në Akademinë e Shkencave të Moskës, Sejfulla Malëshova në koordinim me shumë patriotë atdhedashës shqiptarë ishte në krye të lëvizjes për një Shqipëri të lirë. Ai ishte aktivist me përvojë revolucionare dhe konsiderohej prijës i përpjekjeve të emigracionit shqiptar për çlirimin e vendit. Parashikimi i Sejfulla Malëshovës për Partinë Komuniste shqiptareKompleksi i inferioritetit të Enver Hoxhës u shpërblye nga akti i përjashtimit të Profesorit Sejfulla Malëshova. Në të vërtetë Malëshova ishte intelektuali i parë i përndjekur sepse pas tij të gjithë ata që guxuan ta kritikonin Enverin në Plenumin e Beratit e pësuan dhe u eliminuan njëri pas tjetrit nga mjeshtri i prapaskenave. Në tetor 1944 Sejfulla Malëshova e demaskoi Enver Hoxhën në mbledhjen e Pleniumit të Beratit për lëkundje të vijës së partisë midis dy ekstremeve, oportunizëm dhe sektarizëm. Vrasjet e kundërshtarëve politikë nga njësitet guerile dhe nga atentatorët, në rrugë dhe lokale, të kryera me urdhër të Partisë, ai i cilësoi akte terroriste. Në mënyrë të veçantë ai vërejti se deklarata e vrasjeve “në emër të popullit” nuk kishte asnjë bazë ligjore. Malëshova paralajmëroi se po të vazhdohej në këtë rrugë, partia do të katandisej në një bandë me vrasës e kriminelë, parashikim i cili u vërtetua plotësisht brenda pak viteve. Profesor Malëshova bëri një gabim të pafalshëm taktik kur propozoi krijimin e postit të kryetarit të Partisë. Nuk kishte kandidat më të kualifikuar që i përmbushte të gjitha premisat e mundshme veç Sejfullait. Bagazhi i tij veç të tjerave përmbante aktivitet të gjatë patriotik krahas shumë figurave të shquara kombëtare. Propozimi për kryetar në mbledhjen e Beratit ishte sfidues për Enver Hoxhën sepse detyrimisht sekretari do të spostohej në plan të dytë, prandaj e hodhi poshtë si të panevojshëm dhe të parakohshëm. Do përmend shkurtimisht se për politikën e jashme Sejfullai udhëzonte të mbahej distancë e njëjtë si ndaj Bashkimit Sovjetik, ashtu edhe ndaj Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Por vënia e Aleatëve në të njëjtin plan sfidonte Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik, çka i dha rast Enver Hoxhës ta damkoste si oportunist; ndër programet e politikës së brendshme Malëshova kërkonte përkrahje shtetërore për ngritjen e tregut privat, gjë që ju mjaftoi partiakëve për ta etiketuar si liberal. Për mënjanimin e Malëshovës, Enver Hoxha kërkoi mbështetjen e Koçi Xoxes, Pandi Kristos, Tuk Jakovës, Kristo Themelkos, Gogo Nushit, Hysni Kapos. Të partishmit me arsim të kufizuar e hoqën qafe me një ndjenjë lehtësimi profesorin erudit, dijenitë dhe horizonti i të cilit zbulonte defiçitet e tyre. Në vitin 1947 Sejfulla Malëshova u përjashtua nga Byroja Politike, i akuzuar si oportunist dhe properëndimor. Pas përjashtimit, filloi e tatëpjesta e pafund e profesor Malëshovës. E shkarkuan nga posti i Ministrit të Arsimit, madje nuk e lanë as kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve. Në gusht 1947 u provokua Konferenca III e Lidhjes së Shkrimtarëve. Doktor Dishnicës iu kërkua të bënte autokritikë për parathënien e tij në librin “Vjersha” të Sejfulla Malëshovës ku ai i jepte atribute të çmuara autorit si poet e mendimtar. Ndryshe nga ç’pritej, Dr. Ymer Dishnica deklaroi se nuk i hiqte asnjë presje parathënies që kishte shkruar. Kjo i zemëroi autoritetet dhe si pasojë Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica dhe Skënder Luarasi u përjashtuan nga Lidhja dhe u shkarkuan nga detyrat që kishin. Sejfulla Malëshovën e degdisën në Patos me detyrën e magazinierit të një depoje, Ministrin e Shëndetësisë Doktor Dishnicën e dërguan mjek të thjeshtë në Spitalin e Tiranës, pastaj e “transferuan” në Berat, ndërsa Luarasin e hoqën nga Drejtoria e Teksteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe e emëruan mësues në Shkollën Pedagogjike. Internimi Malëshova u internua në Patos përpara se të transferohej në Fier. Në periudhat e shkurtëra të zbutjes së luftës së klasave, Sejfullai vinte në Tiranë për punë personale, sigurisht duke marrë leje nga Dega e Brendshme e Fierit. Zbutjet ishin si pranvera të parakohshme, të cilat pasoheshin gjithmonë nga acare dimri më të hidhura. Gjatë internimit, Malëshova duhej të paraqitej në Degë për të vërtetuar që ishte aty. Dy herë ditën, në mëngjes e mbrëmje, vendasit e kureshtarët e shihnin profesorin të kalonte para sportelit të dezhurnit të Degës së Brendshme, duke ngritur dorën lart, si t’i thoshte: “Jam këtu!” ritual që vazhdoi deri në ditët e fundit të jetës më 1971. Lame Kodra Shqipëruesi i Shumë Veprave KlasikeLame Kodra (pseudonimi letrar i Sejfulla Malëshovës) është përkthyesi i shumë poezive të zgjedhura dhe veprave me famë botërore, midis të cilave: “Ançari” i Pushkinit, “Punëtorët e Avlemendit” i Heinrik Haines, “Mbreti i Tulës” nga Gëte, cikël me poezi nga Nekrasovi, prozë nga Bokaçio dhe F. Argondica, “Kopshti i qershive” i Çehovit, prozat poetike të periudhës romantike të Gorkit “Zgalemi” dhe “Stuhija”. Stili mjeshtëror i përkthimeve është i dallueshëm edhe për nga mënyra e ruajtjes së kadencës dhe ritmit pa disonancë të origjinalit si tek “Zgalemi”: “Mbi të thinjin shesh të detit, era fryn dhe mblidhen retë. Midis detit edhe reve, kryelartë shkon Zgalemi si e zezë vetëtimë. Prek me krahë ai valët, si shigjetë ngritet reve, dhe këthet dhe retë gjegjin gazin-kthimë të asaj shprese.”Në periudhën e zbutjes së tensionit politik, në kohën e miqësisë me Krushovin, Malëshovës iu lutën të përkthente nga origjinali dramën e Çehovit “Kopshti i qershive”. Ai e përktheu, por u zhgënjye kur nuk e pa emrin e përkthyesit në frontespic. Protestoi te drejtoria e shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” se e kishin mashtruar, se nuk ishte e drejtë të mos figuronte emri i tij, por ankesa nuk u përfill. Duket se urdhri për t’ia fshirë emrin kishte ardhur nga lart. Shtëpia Botuese iu lut të përkthente edhe vepra të tjera, me kusht që të mos i vihej emri, por Lame Kodra, edhe pse kishte nevoja të ngushtshme të kompensonte rrogën e tij qesharake si magazinier, nuk pranoi. Për të, dinjiteti personal kishte më shumë vlerë se shpërblimi material.Paradoksi i Demokratit të AnatemuarShpesh kam dëgjuar pyetjen: Si shpëtoi Sejfullai? Si ngjau që Enver Hoxha nuk e pushkatoi apo nuk e burgosi atë ndërsa figura të tjera më pak të njohura dhe me më pak peshë i capërleu? Mendoj se Enver Hoxha nuk shihte kurrfarë rreziku prej tij, as imediat, as potencial, mbasi Sejfullai ishte tip meditativ, i mbyllur në vetvete, njeri i letrave, pa shokë, pa shoqëri, i vetmuar si asket. Partia e eliminoi Sejfulla Malëshovën duke e dënuar me vdekje civile të ngadaltë, të mënjanuar, i lënë për tu harruar. Por Sejfulla Malëshova ishte vizionar atdhedashës, demokrat dhe erudit emrin e të cilit nuk arritën ta shuajnë dot kurrë. Me krijimtarinë e tij letrare “poeti rebel Lame Kodra”, siç e quanin atë Noli dhe Konica, solli një prurje të re në letërsinë dhe kulturën shqipe.2 mars – Përvjetori i LindjesNë ditën e përvjetorit të lindjes së Profesorit Sejfulla Malëshova, unë ju ftoj të themi të gjithë së bashku vargjet e pavdekshme të poemthit të tij Unë e dua Shqipërinë: S’kam çiflig e s’kam pallate,S’kam dyqan me katër kate,Po e dua ShqipërinëPër një stan në Trebeshinë,Për një shkarp e për një gur,Për një gardh e për një mur,Për kasollen mbi Selishtë,Për dy ara në Zallishtë,Për një lopë e për një gomar,Për një Balo, një manar.Unë e dua ShqipërinëSi bari dhe si fshatar.Unë e dua Shqipërinë,Për tërfilin mbi lëndinë,Për një vajzë gjeraqinë,Dhe për ujët që buronNga një shkëmb e gurgullonNëpër lisa gjetheshumë,Edhe zbret përposh në lumë.Unë e dua ShqipërinëPër një lule trëndelinë,Për një zog që fluturon,Për bilbilin që këndonNë ato ferra në ato hijeKëngë malli e dashurie,Këngë shpirti të helmuar.Unë e dua ShqipërinëSi poet i dhemshuruar.Unë e dua ShqipërinëQë nga Korça e Vraninë,Ku del bujku që me natëMe parmendë dhe me shatë,Mbjell e korr me djell, me hënëDhe s’ka bukë për të ngrënë,Ku nallbani dhe samarxhiuMjeshtri, kallfa e kallajxhiu,Krrusen ditë e krrusen natë,që të hanë bukë thatë,Ku hamalli nëpër skelaNgarkon hekur dhe varela,Këmbë zbathur, brekë çjerrëPunon vetëm për të tjerë.Unë e dua ShqipërinëQë nga Shkupi e Janinë,Ku një popull derëziHeq e vuan robëriPo ka shpirtin luftëtar.Unë e dua ShqipërinëSi shqiptar e bir shqiptar.Foto: Sejfulla Malëshova gjatë një fjalimi. Fotoreporteri i panjohur, Arkivi Qendror i Shtetit (Public Domain) WikimediaNaum Prifti, fotografuar nga Roland Tasho

Filed Under: ESSE Tagged With: Naum Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1808
  • 1809
  • 1810
  • 1811
  • 1812
  • …
  • 2789
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT