• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JO VETEM TARGAT…

December 26, 2022 by s p

Ajet Delaj/

Loja politike e thënë në mënyrën më të bute të mundshme pasi realisht është një luftë e hapur me Serbinë që zbaton skenarët rus që ka për qëllim të zhbëjë vetë pavarësinë e Kosovës duhet përballuar nga të gjithë ne, së bashku.

Në cilin shtet të botës një shtet i jep vetes të drejtë të ndërhyjë në jetën e brëndshme të një shteti tjetër edhe kur bëhet fjalë për pakica kombëtare?

Në asnjë.

Në cilin shtet të botës pakicat kombëtare në mënyrë demonstrative nuk paguajnë taksat, ujin, dritat, tarifat e mjeteve private të transportit.

Në asnjë.

Përpara se të filozofojmë se si duhet të sillet Albin Kurti me Serbinë e ndërkombëtarët, duhet që gjithsecili shqiptar që flet shqip duhet ti bëjë vetes një pyetje të thjeshtë :

Kush e pruni Kosovën në këtë ditë halli me marrveshjet skalleruese të bëra nën diktatin e Serbisë?

A ka ndonjë ndryshim në qëndrimet e z.Kurti në opozitë me tani në veprimtarinë si Kryeministri i Kosovës përsa i përket raporteve dhe përballjes me trashëgimtarët ideologjik e shpirtëror të Millisheviçit në Beograd.

Unë them JO e pikërisht për atë premtim e këtë qëndrim e ka votuar populli i Kosovës.

Nëse i referohemi ambasadores se Kosovës të para ca viteve drejtuar ish klasës politike se e keni “dhi” unë po shkoj pak më tej kur dëgjoj e shikoj politikane e analistë në Kosovë.

Akuzojne Albin Kurtin për faqen e zezë të tyre që mynxyrën që i kanë hedhur sipër Kosovës përgjatë 20 viteve nuk po e fshin me profesionalizëm e shpejt z Kurti.

Kjo është turp e pafytyrësi.

Për mua detyrë e çdo shqiptari që flet shqip është të rreshtohet në mbështetje të Kryeministrit të Kosovës në përpjekjen e tij për ti kthyer sovaranitetin Kosovës atë sovranitet që e ka fituar me luftë së bashku me aleatët në 1999-tën stampuar në Kuvendin e Kosovës në 2008 dhe që e ka konfirmuar gjykata e Hagës.

Albin Kurti po lufton për atë sovranitet që e kanë kufizuar të shiturit e Kosovës me fusnota e gjithfarë poshtërsish të inicuara në Beograd e Moskë.

Lufta dhe përpjekja për konsolidimin e sovranitetit e lirisë së Atdheut është detyrim që buron nga qenia shqiptar.

Kam bindjen se Kryeministri Kurti pavarësisht bindjeve të tij ideologjike që mund të mos jemi dakort shumë nga ne është plotësisht në shërbim të Atdheut në përballjen e tij e të ekipit të tij me Serbinë e pikërisht për këtë duhet ta mbështesim fort.

Ata që kane shtrënguar kosovarët të braktisin Atdheun madje duke kaluar nga shpia e hasmit me se pakti duhet të heshtin se bashku me zuzarët e tyre që për etikë quhen analistë e media, natyrisht jo të gjithë pasi nuk besoj se kanë gjë për të thënë e për të dhënë në shërbim të Atdheut.

Lufta per liri, indipendencë, e dinjitet njerëzor është e vështirë por padyshim e lavdishme e ata që e bëjnë janë bijtë e martirët e Atdheut. God Bless all.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ajet Delaj

BOTOHET ROMANI “ FȄMIJȄRI E THINJUR” I SHKRIMTARES ZHANETA BARXHAJ

December 26, 2022 by s p

-Disa vlerësime për romanin “ Fëmijëri e thinjur”:

Ky libër mbart një melodi të egër dhe një tjetër të ëmbël, që rrjedhin trishtueshëm si nga gryka vetmitare e një cule (ah, në këtë rast duhet thënë e një longari, sepse rrëfyesit- vetiu dhe melodia – janë dy), nga ajo dorë e lëmuar që kalon butë përmbi peisazhe të ashpra dhe ngaqë i gjithë teksti, i thurur si një qilim prej një fëmije, është i varur aty tek oborri i fëminisë, duke na lejuar ta shohim atë jo vetëm nga ana e mbarë, por edhe e prapme: të shohim kandrrat e bubuzhelat që kanë gëluar nën të, por edhe thiletë, fijet e bëra komb etj. Ndihet shqetësimi për të shpuar medoemos në truallin gjuhësor – libri është i pasur me frazeologjizma, krahinorizma e dialektlizma – por sonda që shpon këtë truall duhet të jetë pajisur me një kokë diamanti në majë, sepse kështu shkohet më thellë.

Synimi i shkrimtarit duhet të jetë habia e lexuesit, ndjellja e vëmendjes, mbajtja vazhdimisht në tension e saj. Këtë lloj vëmendjeje- le ta quajmë një lloj qengji të llajërt- shkrimtari bën çmos ta lidhë me tërkuzën lara-lara te vetë strumbullari i fabulës, për të kullotur tërfilin e zi të shkronjave në lëndinat e faqeve. Por mund të ndodhë që befas ai të mërzitet, të shikojë haje të tjera në çairet e imagjinatës. A e ka shkrimtari instiktin për ta ndjerë këtë dhe me çfarë marifetesh e ndjell sërish në faqet e veta, çfarë dredhish e teknikash përdor? Mendoj se te ty kjo është bërë në disa mënyra, por më e rëndësishmja është zgjedhja e kompozicionit: sfondi dhe personazhi. Rrëfyesi i parë tregon sfondin, ngjyrat dhe bojrat e tij, rrëfyesi i dytë tregon vetëveten. Burma që shkallëzon intensitetin emocional është te gishtat e tu dhe ata e njohin mirë gradacionin. Mund të zgjatesha më shumë, por të gjitha mund të përmblidhen veç tek fjala “i bukur”, e cila mbart brenda vetes ngjyresa të tilla që si thonë dot shkrime të tëra…

Balil GJINI

*** *** ***

“Një periudhë e ngulitur për keq në ndërgjegjen e kombit, e sjellë përmes vështrimit qortues të një fëmije, të cilit iu nëpërkëmbën e iu thinjën ëndrrat atëherë kur ato duhej veçse të lulëzonin. Një fëmijëri a rini e gjymtuar, si pasojë e shoqërisë ende të papërgatitur për të ndenjur mbi këmbët e veta e që s’di të orientohet në çastet më të vështira të ekzistencës së saj. Pas ardhjes në letërsi përmes një poezie të spikatur, ku shquhet menjëherë finesa dhe eleganca e vargut, Zhaneta Barxhaj ia del të jetë vetvetja edhe në prozën e gjatë, me një frazë të pangarkuar nga teprica të panevojshme, duke ruajtur raportet mes elementeve kyçe të romanit, dialogut konçiz e kompozicionit të zhdërvjellët, si treguesit më të qenësishëm të stilit të saj.”

Thanas MEDI

*** *** ***

“Është e vërtetë që toka dhe natyra jetojnë me shpirtin e njerëzve që rrinë në të”. Këto fjalë të autores në romanin “Fëmijëri e thinjur”, rrokin thelbin e krejt monologut dramatik në këtë rrëfim ngjethës. Monologimi nuk ngërthen vetëm zërin e një personazhi, por të një brezi të tërë të humbur. Ky tekst është autobiografia letrare e personazhit rrëfimtar dhe biografia e një populli. Rrëfimi u përngjan peizazheve të trishta që zgjohen përmes fjalës. Befasuese dhe absurde ngjarjet në këto peizazhe, po aq sa befasues dhe jehonë e absurdit bëhet rrëfimi. E dërrmuar harta shpirtërore e Shqipërisë së asaj kohe, e dërrmuar gjendja shpirtërore e rrëfyesit dhe lexuesit. Kjo e fundit është pa dyshim arritja e Zhaneta Barxhajt në këtë roman: saga e saj e dhimbjes si autore bëhet saora saga e vetë lexuesit. Teksti nuk ka pezm në ngjizjen e situatave. Janë situatat e rrëfyera me vërtetësi lakuriqe, ato që e krijojnë pezmin gjatë leximit. As nuk akuzohet kurrkush. Në këtë mënyrë jemi të gjithë të akuzuar. Jemi fëmijë të thinjur të një epoke mjerane, në një atdhe mjeran, që në vend që të mësojë të thinjë tragjeditë, thinj pa pikë mëshire të ardhmen e tij.

Toka dhe natyra e peizazheve të tragjedisë 97 është një tatuazh që mbetet i freskët në shpirtin e lexuesit që për më tepër nuk e ka përjetuar atë kohë si dëshmitar okular. Këtij lloj lexuesi madje i krijohet pështjellimi se dëshmia ka qenë prej kohësh brenda tij, por ai thjesht ka heshtur për të mos lënduar të tjerët përreth.”

Alisa VELAJ

Filed Under: ESSE Tagged With: zhaneta barxhaj

NJË KUJTESË E VOGËL PËR 103 VJETORIN E NJË MASAKRE  TË MADHE… 

December 26, 2022 by s p

NGA NDUE  BACAJ /

26 Dhjetori i vitit 1919 na kujton masakren serbo-malazeze mbi banorët e Hotit. Rrënojat e Qytezës janë të vetmet dëshmitare okulare të “mbijetuara” tash 103 vite… Po ti vizitosh edhe sot rrënojat e Qytezës, edhe pse nuk kanë gojë me folë, sapo të ulësh në mes tyre, të mbyllësh sytë dhe ta imagjinosh këtë krim apo masakër të mbi një shekulli më parë, të duket se çdo gur i këtyre rrenojave të lëshon një za, një za të thekshëm, që vjen nga thellësia e kujtesës të lame me gjakë e lotë, të tregon një histori trimërie, qëndrese e papërkulshmerie, të atyre hotjanëve që u vranë  trupin, por kurr zemren e shpirtin e patriotizmit të këtyre trojeve nga më shqiptaret e Shqiperisë Etnike… Për realizimin e synimeve të tyre shovene, serbo-malazezët kishin si piksynim të nënshtronin Hotin, me anën e një ekspedite ndëshkimore ushtarake, me qellim masakrimin e të gjithë atyre burrave (mashkujve të aftë për pushkë)… Realizimi i këtij qellimi ogurzi nuk ishte i lehtë pasi pjesa më e madhe e hotjanëve (trojeve nën Malin e Zi)  të aftë për armë ishin larguar nga shtepiat e tyre dhe ishin strehuar në trojet e Hotit në Shqipëri… Ushtria serbo-malazeze nuk kishte tager ta kalojnë kufirin, prandaj vendosën t’i  çojnë njerzit e vetë për të bisedua me hotën, dhe për t’i  bindin të kthehen në shtëpitë e veta duke u thënë: “Kthehuni në shtepiat tuaja në besë të Zotit e Savo Pjetrit.”. (Gjon Toma Berishaj,Deçiqi Krenaria e Malësisë, Tua 2009, fq.254). Por kjo “besë” siç dihet kishte qënë fatale, ndaj edhe sot thuhet për besëprerit, si “besa” e Savo Pjetrit…Ushtria serbo-malazez duke “shfrytëzuar” edhe ditën e festës të Krishtlindjes me “armën” e tyre “diplomatike”, pabesinë, mashtrimin e tradhtinë arritën që me daten 25 dhjetor 1919 të hynte në Hot, dhe nga familjet hotjane që i konsideronin si pengesat kryesore në arritjen e qellimeve të tyre shovene, të marrin peng qindra hotjanë. Dhjetra nga këta do ti ekzekutonin me 26 dhjetor 1919 në Qytezen e Hotit (në Drume të Borës), ndërsa qindra të tjerët, të lidhur duarsh do t’i dergonte në hapsanën e Podgoricës, ku shkjau u kishte “menduar” një vdekje më të ngadaltë, por më të mundimshme. Kam dëgjuar nga trashigimia gojore (por edhe e shkruar…) se numri i të vrarëve hotjanë në këtë masakër serbo-malazeze “varion” nga 64 deri në 74 hotjanë, (në mesin e tyre nga ndonjë trashigimi gojore thuhet se ishin edhe dy kastratas që kishin ndodhur në Hot si miq), ndërsa mendohet se u burgosen rreth 200 vetë… Hotjanët e ekzekutuar “akuzoheshin” për të vetmin “faj” pa faj se ishin shqiptar autokton që donin pa hile trojet e veta etnike, të cilat i kishin banuar të parët, që me krijimin e jetës njerzore në këtë cep të Europës e Ballkanit, kur siç shkruan në “Iliaden shqiptare” (Lahuten e Malcisë fq.105), patrioti i madh i pendë-artë i kombit shqiptar, At Gjergj Fishta, shkjetë serbo-malazezë në ato kohë endeshin: 

“… Atje larg, po kah Urali ,   

nëpër ato breshta  t’larta,

sillej shkjau si shkerbe mali , 

tuj kerkue per molla t’tharta , 

kur  n’këto  vise të Ballkanit , 

të parë tonë Pellazgët  motit,

 ………………………………

Kishin ligje e frone të  mbara,

 e gjatë shtegut  t’qytetnimit ,

ishin shty ata larg përpara … 

Në perkujtim e nderim të të vrarëve nga ushtria serbo-malazeze në Kushe Hot është ngritur një memorial me këta 31 emra: 

Zef  Vuji  Junçaj,  

Zef  Vaseli  Junçaj,  

Gjeto  Luka  Junçaj,  

Bac  Elezi  Junçaj,    

Maç  Çuni Junçaj, 

Tomë  Kola Junçaj, 

Zog Alia  Junçaj,  

Zef  Marku Lajçaj,    

Gjon  Preka Lakaj,    

 Gjeto  Preka Lakaj,    

 Zef  Gjetja  Lakaj,    

Nikollë Gjetja  Lakaj,   

Gjon Mark Bori,   

Mark Haxhija,  

Lukë  Nikë  Anaj,    

Pretash Preka  Deçkaj,    

Gjon  Lulashi Deçkaj,    

Zef  Marku Deçkaj,    

Zef Mark Drekaj,    

Gjon  Preçi  Gjonaj,    

Pjetër Preçi Gjonaj,    

Lulash Zefi  Gjonaj,  

Gjeto Zefi Gjonaj,  

Martin  Keqi  Gjonaj,    

Gjon Nika  Pepaj,    

Prekë Gjoni Pepaj,    

Nikë  Gjoni Pepaj,    

Nikollë  Gjoni  Pepaj,  

Pjetër Gjekë Ujkvukaj, 

Marash  Gjekë Ujkvukaj,    

Dodë  Prekë  Drekaj.  

Por në memorial ka mundësi  për t’u shënuar  edhe emra të tjerë të vertetuar si të rënë në këtë masaker. 

Ngritja e memorialit në Kushe-Hot, me 31 emra të pushkatuarve nga serbo-malazezët me 26 dhjetor 1919, (edhe pse jo e plotë me emra), na kujton atë çfarë thoshte mbi një shekull më parë patrioti i madh Luigj  Gurakuqi: “Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekson kujtimin e tyre, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e monumete, ai popull tregon se ka ndergjegje, ka ndjesi të holla, se e njeh mirësjelljen e ka dëshirë me u sjellë simbas shembullit të të mëdhenjëve dhe heronjëve të vet”.(Histori e Popullit Shqiptar, fq.343, Prishtinë 1969).. Duke dashur t’a mbyllë këtë kujtesë m’u kujtuan disa vargje nga “Lahuta e Malcisë”, vargje të cilët nuk po mundem pa i cituar: 

“…E njaj gjak që kanë dikue, 

bane Zot që t’jesë tue vlue
per m’i nxe zemren shqiptarit, 

për kah vendi e gjuha e t’parit…”. ( At jergj Fishta, Lahuta e Malcisë, fq.60, Romë 1991)..

V00: Më hollësisht, madje edhe me disa emra të tjerë të vrarësh përveç 31 emrave të memorialit gjindet në librin tim me titull: “LUFTA E KOPLIKUT” 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË”, fq.51-61, botim i vitit 2020, nga ku “mora” me shkurtime këtë shkrim-kujtesë…

Në foto: Memoriali i ngritur në Kushe Hot në përkujtim të të vrarëve  nga ushtria serbo-malazeze…  

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

FESTIMI I KËRSHËNDELLAVE NË KATEDRALEN “NËNA TEREZE” NË PRISHTINË

December 25, 2022 by s p

Begzad Baliu/

Festë e Kërshëndellave ka zbritur në Prishtinë

Mes të ftohtit dhe mjegullës së zezë, si futa e përrallave të gjyshërve tanë

Rri strukur katedralja “Nëna Terezë”, si e vrarë në faj

Mbretëresha Teutë harruar nga Evropa, pret në karrigen e parë

Hesht si të kishte dalë nga pikturat naive të Amanda Wite

Pret të vinë brenda politikanë që kurrë nuk i kanë besuar zotit

Ushtarakë që shajnë zotin sa herë japin urdhra

Fqinjët myslimanë që festojnë Ditën e Shëngjergjit më 6 maj!

Është natë dhe mjegull e dendur e Prishtinës Katedralen mbulon!

Ajo lëvizë ngadalë në të majtë e në të djathtë me sytë e hapur drejt Krishtit

Është ftohtë dhe në errësirën e mjegullës

Katedralja “Nëna Terezë” rrëshqet thellë vertikalisht në errësirë

Një dritë vetëm një dritë duket në fillim të shekullit që hymë

Ca zëra të paartikuluar vinë nga jashtë

Zëra që hyjnë nga dera, nga dritarja nga porta e kambanës

Ç’po ndodh

Mbretëreshë, grua, kërcu a fallxheshë

Kush je ti?

Mbretëresha Teutë ngrin në vend si një pikturë naive

Dhe nuk e lëvizin dot as rëniet e kambanës

Krismat e kambanës nuk vijnë nga lartë, po nga thellësi e tokës

Zërat shtohen por ende të paartikulueshëm

Gruaja kërcu kthehet nga Porta e madhe

Hapen kanatet e mëdha të Katedrales

Jashtë është ende errësirë dhe mjegullnajë – zi si futa

Zëra të përzier vinë gjithnjë e më shumë

Errësira i bënë më të frikshëm se ç’janë

Mbretëresha Teutë kthehet nga Krishti Mbret

Turma lutet: Allah!Allah!Allah!

Lutu Madhëri, lutu, edhe këta besimtarë të Zotit janë!

Krishti mbret ngre duart lartë, po zëri nuk i del a nuk i dëgjohet

Qindra njerëz: burra, gra, fëmijë, hyjnë me pisha të ndezura në duar

Hyjnë nga dyert e mëdha, nga dritaret, nga dera e kambanës

Paqe! Paqe! Paqe!

Pajtim! Pajtim! Pajtim!

Afrohen pranë gruas kërcu, pranë Krishtit Mbret

Për një çast hapet Kupola e Katedrales dhe qielli njëkohësisht

Kambana bie pa pushim dhe zëri vjen nga lart

Të gjithë drejtojnë duart lartë dhe shohin tek fluturojnë shpirtrat e Skënderbeut dhe Nënës Terezë

Kambana bie pa pushim

Qytetarët ngrenë duart lart ose bëjnë kryq

Bien në gjunjë e luten si në xhami

Mbretëresha Teutë i drejtohet Krishtit: ç’po ndodh Madhëri

Në vend të pishtarëve qytetarët mbajnë në duar librin e lutjeve

(Ajo afrohet sa te njëri sa te tjetri dhe i shikon me habi)

Krisht nuk e kanë në dorë Bibël, Kuran, Tevrat!

Në vend të tyre paskan librin “Profeti” të Halil Xhibranit

Krishti i Madh, ku je?

Zoti i Im, cili je?

Filed Under: LETERSI

Historia befasuese e këngëve të Krishtlindjeve në SHBA

December 25, 2022 by s p

Përgatiti Rafael Floqi/

Historia e këngëve të Krishtlindjeve tregon se, në të gjitha epokat si sot, festimet popullore shpesh u rezistuan festimeve fetare të imponuara nga autoritetet

Çdo vit, duke filluar nga nëntori, më pëlqen të shoh lajmet e këngës ikonike të festave të Mariah Carey të fillojnë të shfaqen në lajmet e mediave sociale. Megjithëse nuk jam shumë adhurues i këngës, vlerësoj që njerëzit janë të emocionuar të dëgjojnë muzikën që u mungon për njëmbëdhjetë muaj. Është sezoni “All I Want for Christmas Is You”. Edhe pse klasikja e Krishtlindjeve e grupit punk irlandez, “Fairytale of New York”, merr më pak likes në internet, ai menjëherë të fut në frymën e festave. Duke shkruar në Maclean’s në vitin 2018, gazetari Stephen Maher e shpalli atë këngën më të mirë të Krishtlindjes – një pohim i guximshëm dhe i pasaktë, pasi ka shumë këngë më të mira. Por është një këngë e shkëlqyer. Protagonisti i saj e kalon natën e Krishtlindjes në një tank me alkool i dehur të qytetit të Nju Jorkut – një mënyrë veçanërisht e përshtatshme për të kaluar pushimet nëse duam ta trajtojmë atë tradicionalisht.

Shumica e njerëzve mund të mos llogarisin “All I Want for Christmas Is You” ose “Fairytale of New York” në kenget tradicionale të muzikës së Krishtlindjes. Por të dyja këto këngë, në gëzimin e tyre, me shprehjet e dashurisë dhe mallit, kapjes, madje edhe dehjes së kësaj të fundit, janë më afër origjinës së këngëve të Krishtlindjeve nga sa mund të prisnit.

Unë jam i dhënë pas muzikës së Krishtlindjeve. Muzika shtrihej në shtatë shekuj, nga këngët mesjetare te meloditë e lezetshme dhe tërheqëse pop. Pavarësisht se kur janë shkruar dhe si janë strukturuar, këngët e Krishtlindjeve kanë një autenticitet të përjetshëm rreth tyre. Me historinë e tyre të pasur, ata janë pjesë të barabarta popullore, të gëzueshme, solemne, fetare dhe, po, laike. Për disa, laikja është profane në Krishtlindje, duke e bërë festën një vend të përhershëm për debate se si duhet të festohet.

E ashtuquajtura Lufta për Krishtlindje, që është bërë e zakonshme në SHBA, është mënyra se si komentuesit konservatorë e kanë përshtatur sekularizimin në rritje të festës. Ajo që i mungon kësaj proteste është se festimet kulturore që shënojnë festat e dimrit kanë përzier gjithmonë festimet fetare dhe laike të ngjarjeve të shumta, duke përfshirë Krishtlindjet, Ditën e Shën Stefanit (një ditë që përkujton Shën Stefanin, martirin e parë të krishterë, dhe tani është më shumë i njohur zakonisht si Boxing Day), Vitin e Ri dhe Epifaninë. (Përveç: Është e sjellshme dhe e saktë t’i urosh një të krishteri “Festa të Gëzuara” këtë kohë të vitit, përveç nëse vërtet dëshiron t’i urosh të mirat vetëm në një ditë nga shumë.)

Gjatë shekujve, ndërsa festimet e Krishtlindjeve u zhvendosën midis anes laike dhe fetare te festave, po ashtu edhe këngët që i lidhim tani me stinën. Dhe, nëse dëgjoni me vëmendje, këngët zbulojnë se shekullarizimi i Krishtlindjeve nuk po e shkatërron atë. Po e kthen festën në rrënjët e saj.

Këngët kanë qenë prej kohësh thelbësore për festimin e sezonit të Krishtlindjeve dhe, si të tilla, evoluan përmes brezave të normave kulturore. Këngët tradicionale që ne njohim sot mund të gjurmohen në ringjalljen e këngëve nga fillimi deri në mesin e viteve 1800 – nga muzika që ishte kënduar për shekuj më parë. Por ato janë gjithashtu relativisht të reja: mendohet se praktikisht nuk ka pasur këngë para vitit 1200, megjithëse Libri i Këndëve të Oksfordit daton këngët më të hershme në vitin 1400, ose afërsisht fillimin e Rilindjes në Angli, pas së cilës ata shpërtheu në popullaritet. Ishte gjatë kësaj periudhe që muzika përparoi nga këndimi dhe këngët polifonike, me dy ton në harmonitë që hodhën themelet për muzikën moderne perëndimore. Gjatë shekujve në vijim, kur Reforma Protestante u përhap në Evropë, këngët e këngëve u ndikuan nga kthimi dhe kthimi midis shtypjes puritane dhe shtesave festive.

Oxford Book of Carols, një antologji përfundimtare, u botua në 1928 nga Percy Dearmer, Martin Shaw dhe Ralph Vaughan Williams. Oxford Book of Carols shpjegon se ku shumë nga këngët – tekstet dhe meloditë e përfshira – rrethunë nga. Autorët morën nga të dhënat arkivore, të tilla si antologjia e 1833 e antikuarit William Sandys, këngët e Krishtlindjeve, Ancient and Modern, si dhe nga kujtimet: ata shkuan në fshatrat angleze, u kërkuan njerëzve t’u këndonin këngë dhe i shkruanin ato. Vaughan Williams dhe Shaw organizuan shumë nga meloditë në harmoni që mbeten standarde edhe sot e kësaj dite. Këngët janë këngë të thjeshta që mund të këndohen në harmoni ose jo, të shoqëruara nga një tastierë ose tela, dhe zakonisht të shkruara për të lavdëruar Zotin dhe që përdoren në shërbimin fetar të krishterë.

Por jo gjithmonë. Kur këngët e këngëve u shfaqën për herë të parë, ato ishin më afër muzikës së sotme pop se çdo gjë tjetër: një përzierje e muzikës së kërcimit dhe adhurimit fetar, duke u mbështetur në ndikimet folklorike dhe duke pasqyruar politikën e kohës. Në parathënien e The Oxford Book of Carols, Dearmer, një prift dhe socialist i përkushtuar, shpjegon se këngët e këngëve u shfaqën fillimisht në kontrast me meloditë solemne që ishin standarde brenda mureve të kishës, duke formuar themelin e muzikës moderne perëndimore. “Për shkak se këngët bazoheshin në muzikën e vallëzimit, ajo nuk u shfaq deri në mbylljen e epokës së gjatë puritane që zgjati gjatë epokës së errët dhe deri në periudhën mesjetare,” shkruan ai. “Kënga ishte në fakt një shenjë”. . . të emancipimit të popullit nga puritanizmi i vjetër, i cili për kaq shumë shekuj kishte shtypur vallen dhe dramën, denoncoi këngën komunale dhe luftoi kundër prirjes së njerëzve për t’u shpërngulur në kishë në festivale. Gjatë gjithë viteve 1400 në Angli, një formë tjetër muzikore u rrit krahas këngës: balada. Të dyja ishin lloje këngësh narrative me tekste përshkruese. Kantautorët shpesh ishin të varfër, megjithëse baladat ishin gjithashtu të njohura në mesin e elitës. Këngët shpesh merrnin formë balade, shkruan Dearmer, duke përdorur atë që njihet si masë e zakonshme, një rregullim strofash poetike me katër rreshta të alternuara midis tetë dhe gjashtë rrokjeve (mendoni “O qyteti i vogël i Betlehemit”). Nuk është rastësi që këto dy zhanre u shfaqën së bashku në një kohë kur tregimi, festa, gëzimi dhe vajtimi po gjenin shprehje të reja në muzikë.

Këngët, në veçanti, u bënë sinonim i festimeve festive, veçanërisht Krishtlindjeve. Kënga “Make We Merry”, një melodi laike e shkruar rreth fillimit të viteve 1500, u bën thirrje burrave të vijnë në festivalin e Krishtlindjeve për të kënduar. Por, në vitin 1647, parlamenti puritan i Anglisë ndaloi festimet e Ditës së Krishtlindjeve, ndër festimet e tjera. Ishte ndoshta lufta më e afërt që ka qenë ndonjëherë me një luftë të vërtetë në Krishtlindje. Ajo u zhvillua nga protestantët, veçanërisht puritanët, kundër një feste që ishte bërë e njohur për dehjen dhe shthurjen e saj dhe lidhjen e saj me katolicizmin. Ndalimi përfshiu edhe festime private në shtëpi dhe shkaktoi trazira kundër qeverisë. Dearmer citon një trakt politik nga viti 1656 që e përshkruante festën e Krishtlindjes si “Ditën e Festës së Paganëve të vjetër, për nder të Saturnit idhull-Perëndi i tyre, Dita e Masazhit të Papistëve, Dita e Shpirtjeve të Njeriut Profan, Dita e Idhullit të Njeriut Supersticioz, Dita e Idhujve të Shumëllojave , e Satanit. . . Dita e Punës, Dita e Agjërimit të Njeriut të Vërtetë të Krishterit.” Traktati vazhdon duke thënë se “asgjë më shumë nuk e pengon punën e Ungjillit gjatë gjithë vitit, sesa respektimi i Ditës së Idhujve një herë në vit”. Nën sundimin puritan, Krishtlindjet duhej të ishin një kohë agjërimi, jo një festë. Këngët dhe traditat e tjera të Krishtlindjeve duhej të kalonin të shuheshin. Ato ishin «ruajtur në këngën popullore», shkruan Dearmer, në fletët e gjera të shkruara në mënyrë të vrazhdë. Megjithëse ndalimi u shfuqizua pasi Charles II mori fronin anglez në 1660, këngët e këngëve nuk u kthyen menjëherë në shoqërinë kryesore. Por fshatarët vazhduan të këndojnë këngët e vjetra dhe t’i përcjellin ato brezave.

Muzika tradicionale laike ka mbetur një pjesë kyçe e kanunit muzikor të Krishtlindjeve: ka “Jingle Bells”, për shembull, një këngë që nuk ka të bëjë fare me Krishtlindjet dhe “Tëmbëdhjetë Ditët e Krishtlindjeve”. Një nga këngët e preferuara, “Carol of the Bells”, nuk ishte një këngë e Krishtlindjeve, por një këngë popullore ukrainase për t’i uruar njerëzve gëzim në vitin e ri. Zakonisht këndohej nga vajza adoleshente, të cilat shpërbleheshin me ëmbëlsira të ndryshme. “I Saw Three Ships” është një këngë tjetër, melodia e së cilës u shfaq në antologjinë e Sandys, por me gjasë daton nga një këngë popullore angleze që këngëtarët udhëtues do ta interpretonin në Mesjetë. Në një antologji këngësh të botuar në vitin 1905, John Camden Hotten shkroi se kënga “ka qenë gjithmonë një e preferuar e madhe për analfabetët dhe nga çuditshmëria e saj nuk do të jetë e pakënaqur edhe për më të rafinuarit”.

“Sepse është koha për të ngrënë, për të pirë dhe për të gëzuar, / Derisa birra të derdhet e plot dhe uiski të jetë mbaruar.”

Filed Under: ESSE Tagged With: Rafael Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1910
  • 1911
  • 1912
  • 1913
  • 1914
  • …
  • 2785
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT